Friday, 29 February 2008

AUTORI KOMPLEKS I GRIMIMIT LETRAR


Nga Fatmir Terziu

Janë në fakt vitet 90 që sollën atë telepati të shfaqur nga Baliu në veprën e tij për Ballkanin. E pati shprehur ai qysh herët por në dramën e tij krokama e një shpendi që parandjell të keqen ose fatkeqësinë në gjuhën e autorit ndeshet me një mori figurash të tjera që nisin me ujin e bardhë, qumështin e nënës e bitisin me ujin e zi që ndoshta kalon nën urën që lidh mendimet e Baliut. Një autor kompleks, dhe një ngulmues në fushën e tij, madje edhe një hulumtues didakt që përkryhet në arritjet e tij vepër-edukim. Në mënyrë të pashmangshme kjo nënvizohet nën autografin e tij që shkëput nje mori vlerash. Duke analizuar këtë shikon një rimashkullorëzim në tërësinë e studimit të tij përgjatë një burrërie që zbret nga shekujt dhe si në një karrocë të kohërave të hershme udhëton deri në pajtonët modern që bredhin ëndërrat njërëzore gjithandej. Në këtë gjeografi të mendimit letrar, Baliu mbin në mesin e një plejade krijuesish shqiptarë që synojnë të kuantatojnë ritmin krijues dhe të mbesin në mesin e së tërës letrare, për të synuar një ecje, ndoshta edhe një finish ndryshe. Drama “KAFENEJA BALLKANIKE”, ose (Udhëzime për Teatrin Evropian), sic e titullon autori është një rrugëtim i tillë. Në të dhe në rrugëtimin e tij janë të gjithë princat e shteteve ballkanike dhe shtatë ambasadorë të shteteve të bashkuara të Europës dhe të Amerikës. Dhe pastaj është një hierarki shërbzesish njërëyore të profesioneve që gatuan autori për të plotësuar itinerarin e tij të mesayhit mes një gërshetimi popullor dhe atij që gjendet në mesin e përygjedhjes letrare dhe krijuese në fuahën e dramës. Një skript që ndryshon tjeshtësinë e gjuhës në veta të ndryshme dhe që synon një plotësim detajues e linguistiko të dëshiruar. Në njërën anë autori boshtëzon idenë e tij dhe në anën tjetër grimon me një njohuri të tejdukshme në siparet e popullores dhe historisë për të prodhuar një diagram dramatike me një apriori domethënëse dhe reantakulare deri në detaj. Në një kompleks ku sundon njohuria e autorit dhe historikja e rikërkuar bukur prej tij një ndjesi suksesi parashihet e freskët, dihatëse dhe pështjellëse në tërë fizionominë e trukut të dramës si zhanër letra më vete. Autori largon pastichiot e tepërta dhe sjedh një tryezë letrare të këndshme, që pushtetëzohet nën një dukuri burrërore. Ai këtu përbën mjeshtërinë e situatës letrare që ndeshet në një arritje që I përket grimimit detajues e tepër të arrirë të karakterit. Kjo e bën natyrshëm Baliun një figurë krijuese në një rrugë me shtigje të guximshme, por që duan kurreshtje dhe durim për të kryer atë që duhet dhe pritet dhe jo vetëm atë që synohet.
Ndryshe ndodh në poezinë dhe studimin e autorit, ku gërshetohet tërë kompleksi I qënies njërëzore, ku spikat e gjithë tërësia gjini, madje me një përkëdheli letrare për femroren. Le te citojme kete:
“Autorët e mi favoritë janë ata që i përkasin aestetizmit në atë quhet ‘pekulare’, ose në gjuhët latine ‘virtuosos’ [unë e dua këtë fjalë, sepse është shumë ngushtë në kuptim me ‘virtue’] sic është DiMaggio, Joe Louis, The Yankee Clipper, The Brown Bomber... Të shkruarit në të ashtuquajturën ‘medium’ nga shpirtmirësia e pasur” (Frank Lentricchia, “The Edge of Night”) dhe le te kuptojme thelbin...
Vazhdon…
Veprat e Begzad Baliut:
  • Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.
  • Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.
  • Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi) Prishtinë, 2005.
  • Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Tiranë, 2006.
  • Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashk.), Prishtinë, 2005.
  • Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.
  • Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.
  • Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.
  • Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashk.) Prishtinë, 2004.
  • Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashk.), Prishtinë, 1996-2000.
  • Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996; Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.
  • Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.
  • Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.
  • Koncepte gjuhësore, Prishtinë, 2007. (ne shtyp)
  • Referenca albanologjike, Prishtinë, 2007(ne shtyp)
  • Toponimi dhe identitet, Prishtinë, 2007 (ne shtyp)

Tuesday, 26 February 2008

Eklipsi ...


Nga Aleko Likaj
Bordo, France







Vere



Mentor Kikia qe ishte miku im e njekohesisht kryeredaktor tek "Koha Jone" ne ate periudhe, me kishte thene nje here ne redaksi se kerkonte nje reportazh nga Uzina e armeve te Gramshit. Natyrisht me problemet e saj pikerisht ne kete kohe ku arsenali i prodhuar aty ndodhej ne duart e popullates.
Rastin e gjeta pak dite me vone. Udhetova me makinen e nje shokut tim cerrikas qe ishte dhender aty. Mesdita na zuri ne Çekin, fshat 4 kilometra perpara se te hysh ne Gramsh.
Para nje porte te ndryshkur e nje rrethimi me tela e gjemba, nuk pritem shume.Roja, nje burre i shkurter dhe me kapelen e rrezuar mbi vetullen e djethte, gjithe djerse,nuk mund qe te bente leshim.Pas disa minutash u rrikthye ndersa ne prisnim nen diellin e nxehte te asaj vere duke vene nga nje gazete mbi koke. Per mua e kishte sjelle nje lloj leje. Deri tek zyra e administrates. Shoferi qe me shoqeronte, jo.
Cerrikasi qe nuk u deshperua me tha se aty afer kishte disa te njohur dhe "po kalonte nga ata deri sa une te mbarroja pune. Keshtu u be.
- E kemi mbyllur uzinen- me tha nje punonjes aty qe kishte bere edhe detyren e mjeshtrit. - Kjo ushqente qytetin. - Mjeshti beri me koke ne drejtim te disa banesave te ulta e dy uxhakeve metalik qe dukeshin krejt te ndryshkur e te heshtur si vete vapa. - Afro peseqind familje merrnin rrogen ketu.Tani kemi vetem nje repart eksperimental qe nuk i kalon te 30 personat- tha ai ndersa shikonte nga dritarja gjysem e hapur nje oxhak tjeter me tulla te vjetra qe ngrihej pas çatise se nje godine perpara nesh.
- Kemi,prodhuar arme ketu e jo shaka. Tani po vrasim veten me to - tha nje zyrtar me floke te rena e syze krejt te bardha qe u gjet ne bisede ne ate dhome gjysem te zhveshur e dale boje.
Une shenova disa shifra ne bllok nga ato qe me solli zyrtari, ndersa e rregjistrova ne diktofon gjithe biseden.Vetem kaq. Nuk mund qe ti vizitoja ato ambjente. Sipas mjeshtrit nuk ishte fjala me per "sekret" por per te zbatuar disa "rregulla" qe kishin qene te shkruara qe me krijimin e saj.Shenova perseri edhe disa emra e adresa njerezish e ish specialistesh qe kishin qene krenaria e dikurshme e kesaj uzine,per ti takuar disa çaste me vone ne qytet. Pastaj mjeshtri,per "njerzillek", a ndoshta per te bere adetin e mikpritesit , me shoqeroi jashte uzines deri ne nje ambjent klubi fshati,disa hapa ne krah te djathte te portes se ndryshkur .
Pasi hodhem nga nje gote pije freskuese te shoqeruar nga pas me nje kafe te forte, me duhej qe te takoja cerrikasin. Do te udhetonim per ne Gramsh.
Mjeshtri i uzines pyeti dy a tre fshatare aty per mysafirin,e nje adoleshent , na tha,se e kishte pare " larte nga tunelet". Mbi nje koder ne krahun e djathte te uzines se Çekinit,ku ushtria kishte hapur ne fundvitet 70 te kater tunele. Ato sherbenin per mbajtjen e kunderajroreve qe duhej te mbronin fabriken e armeve.. Ne realitet ato ishin bunkere te medhenj me nje infrastrukture per tu patur zili per kohen kun nisen qe te bejne hije aty prane kodres se Çekinit.Ishin te paisur me dhoma e ambjente te tjera strehimi. Tre prej tyre ishin te kyçura ende.Dukeshin te pa mirembajtura perreth.
Cerrikasi, na ktheu pergjigje me çunakun adoleshent se "na priste tek tuneli". U ngrita. Nuk kisha se ç'te beja me. Shoferi ishte ulur ne nje tavoline tip ushtarake perpara bunkerit e qe ishte kthyer ne shtepi nen hijen e nje tende formuar me gjethe e dege pemesh.I zoti i shtepise qe i bente shoqeri cerrikasit, nje djale i ri qe nuk i kishte kaluar te 30 pranverat, kishte rreshtuar mbi tavoline disa suko, lengje frutash.Nezir e quanin. Mbiemrin nuk i a mesova dot ne ate moment. Kishin qene rrefugjate ne Greqi dy vite te shkuar se bashku me cerrikasin. Atje me sa dukej, ishin njohur e kishin zene edhe miqesine.
Na priti e na nderoi, ashtu siç bejne banoret e mrekullueshem te asaj treve. Njerez me zemer te hapur,te qeshur e te gatshem per te bere "therrorine" me te madhe, ashtu "siç e kerkon zakoni". natyrisht per mikun.Por ne nuk i a kishim ngene "drekes se forte" aty ne Çekin, ndonese Neziri na u lut e sterlut me "aman" e me " me qafsh".Pune qe s'behej.
- Nxitojme - i thashe.
Tjetri tundi koken i pikelluar...
- Paske bere nje zgjidhje te mire.- hodha syte brenda ku leviznin ne sfondin gjysem te erret te bunkerit-shtepi ,dy femije te vegjel pese a gjashte vjeçar.
- Eshte nje histori me vete kjo pune. E sheh ate ndertesen gjysem te rrezuar? Ka qene objekt i uzines.Aty kam jetuar perpara nje muaji.U rrezua e gjitha.Nje here thashe, qe ta rringrija e meremetoja pak,per ta mbajtur ashtu ne kembe.Po pastaj ndrrova mendje. U futa ne kete bunker. Eshte vend i sigurte. Gjithe beton mo-o-o.Thone se ka mbritur edhe dita e qametit. Kemi eklipsin perpara.- Neziri, hoqi cigaren mendueshem dhe kaloi kemben e djathte mbi te majten. Psheretiu ne nje çast duke e hedhur veshtrimin pertej kodrave , mbi Devoll.
Vura buzen ne gaz pastaj qesha me naivitetin e ketij njeriu te mire e babaxhan. Kuptova se ne nje fare menyre ai ishte e kishte mbetur viktime edhe e ndonje thashethemi qe qarkullonte per fenomenin natyror,qe pritej e qe natyrisht,nuk do te ishte as edhe i permasave tragjike, veçse si nje dukuri kalimtare.
Neziri , si per tu justifikuar me tegoi se kishte qene punonjes i kesaj uzine. Fshatar nga nje zone e larget ne malesi,qe kishte mundur te siguronte nje vend pune,qe ndryshonte si "nata me diten",nga ajo e kooperatives.Para tre vjetesh ishte sistemuar me gruan e femijet aty ne ndertesen e braktisur. Po kishte qene e veshtire me pas per te,sepse u rrezikohej jeta e tyre...
...Nje histori me dhimbje njerezore...
Pasi u kthyem nga Gramshi ne mbremje vone e ku tashme reportazhi per uzinen qe prodhonte dikur arme kishte marre forme, brenda vetes sime, vendosa per nje çast qe te mos e perfshija "bohemen" e Nezirit qe ishte rritur brenda mureve ku gatuhej vdekja e te tjereve.Me dukej sikur do ta rrendoja ate familje qe kishte mbetur kesisoj ne mes te "udhes se madhe". Dhe ashtu bera, disa ore,me vone.
Tre dite para fenomenit natyror u ndodha ne shkollen e mesme te Kodovjatit, rrindertuar nga xhenjeret e NATO-s gjate asaj vere. Nje kameraman gramshiot qe kishte punuar per shume vite me pare si koorespodent ne RTVSH, me tha ne intimitet.
- A e di qe nje familje ne fshatin Çekin,ka hyre ne nje prej tuneleve te ushtrise?. Ka frike nga eklipsi. Eshte lajm per ty.
Ne çast u kujtova per Nezirin e familjen e tij. Kujtova mikpritjen e bujarine e gramshiotit. Historia qe e kishte trembur ate. Dhe qesha me veten.
Mbasditen e se nesermes ne shtepine time po ndiqia emisionin "Trupi dhe shendeti". Qe ne fillim doktor Flamur Topi i shqetesuar,zuri te tregoje per teleshikuesin."Ndersa vija ne redaksi per te pergatitur kete emision,ndesha ne nje lajm te çuditshem,ne nje gazetë të perditeshme,qe eshte serioze per ne te gjithe, nje lajm per nje familje ne afersi te Gramshit qe ishte strehuar ne nje bunker tunel nga frika e eklipsit..."
Historia e gramshiotit u lakua disa here edhe gjate dites se ketij fenomeni.Nje televizion privat ne Tirane transmetonte drejtpersedrejti pamjet e paperseritura te eklipsit diellor qe konsiderohej si me i rendesishmi i shekullit. Profesori i nderuar Minai, qe ishte edhe ne studio i pranishem per te komentuar gjithe etapat e ketij eklipsi diellor nepermjet pamjeve ne ekran qe kishin filluar qe nga Melburni i Australise i drejtohej here pas here pikerisht ndodhise me gramshiotin.Pra, disa ore me pare se ky fenomen do te shfaqej i pjesshem edhe ne Shqiperi.
Ne fakt nje eklips i tille u duk se solli ne nje menyre alegorike edhe nje faqe krejt te re te atyre diteve. Mbase mbylli ciklin e nje kohe qe kishte nisur te numeronte ditet mbrapsht ne jeten e nje vendi i cili ishte zhytur ne nje kaos te plote. Egzaktesisht u duk se na ndau vertete. Kishte filluar qe te funksiononte shteti.
...Ndodh ne jeten e nje kombi edhe keshtu.

Saturday, 23 February 2008

NASE JANI, NJË KOD NË PROZËN SHQIPE



Nga Fatmir Terziu


“Shallozarja” apo “brashnjarja” e recetës linguistike të Nase Janit, është një moto më shumë për të kapërcyer analizën e një dushi letraro-gjuhëformues në aspektin e së bukurës dhe të shëmtuarës që prodhohet në tregimin dhe prozën shqiptare. Dy fjalë janë pak, por edhe mjaft të depërtosh në një pikënisje që të shpie aty ku autori stacionon bagazhin e tij letraro-artistik. Aty nga ku pulson pasuria e një fantazie kërkuese, aty lançohet edhe imagjinata prodhuese, që në tërësi ka për detyrë pasurimin e gjuhës, pasurimin e saj me detaje të reja dhe me timbre të dëgjueshme e komunikuese. Tregimi “Vajza pa Fustan ose Artistja e Hollivudit” ka që në prezantim një pasuri të tillë, që e bën lexuesin dyfish të angazuar. Në aspektin e parë si një zbulues të ndjenjave strukturore dhe në aspektin e dytë si një sinkronizues në transparencën që autori i dedikon kompleksit gjuhësor të prodhuar prej tij e të lëvruar në tabanin popullor. Pena e Janit dhe kërkimi i tij shkencor kanë një vlerë të paaritshme në këtë mes pasi ato bashkërendojnë misionin e tyre dhe flasin në një hap dhe me një timbër në realitetin e së bukurës apo të shëmtuarës në prozë. Thyerja e një tradite të kapërcimit të ngjarjes në vend e në kohë, q ndodhi edhe si një risi e re e hapjes me botën, dha një shans të ri në këtë drejtim, ku përcaktoi edhe hapësirën e detajit dhe shprehisë në kalvarin e tejdukshëm të prekshmërisë morale në sensin e kuptimit logjik të bukurisë dhe shëmtisë njërëzore dhe aspekteve e praktikave që lidhin dhe ndërlidhin njeriun dhe jetën e tij me botën ku shtrihet qenia e tij, apo me botën që e rrethon në çdo çast. Ana kronologjike që ndërtohet nën pushtetin e lapsit të Janit, nukështë vetëm në gjuhësoren e tij shpotitëse të gudulisjes së lehtë të fjalës ‘behare’, por në kompetencën e penës së tij të plotësojë funksionin mbartës të një logjike, filozofie dhe miti shqiptar që prodhoohet nga shpërthimi kohor. Bukuria shqiptare në prozën e Janit, shndërrohet në një mit. Një mit që edhe i madhi Roland Barthez, do t’a kishte zili dhe do t’a kërkonte deri në detajin më të vogël në teorinë e tij, të fjalës së shprehur si mit. Nga ana tjetër Stuart Hall, kur ndërtoi teorinë e tij të famshme të kodit në prozë, natyrshëm që pati si një shtysë nga ajo tendoset në këtë funksion, pra rrënqethja gjuhësore në procesin e mesazhit të prodhuar nga kodifikimi dhe de-kodifikimi i prozës në aspektin gjuhësor. Le të shkojmë në thelbin e shkrimit tonë. “Papapushti” është një kod më vete, në tërë prezencën e romanit “Çmendina” të Nase Janit . Ai që kupton teorinë e Hall, natyrshëm e shikon qartë atë, mjafton të përmendim dy ose tre fjali si detaj: “i vinte aty një grua e papjellë”, që në fakt me një korrigjim të vogël të foljes ajo do të plotësohej në tërë këtë anë të teorisë së Stuart Hall (Shënimi: i vendoste aty një grua e papjellë, shënimi im). Fjalia tjetër si plotësim is ë parës, “burri i të papjellës ishte punëtor i ndershëm.” Dhe së treti fjalia që zbulon kodin, “…kërkonte të bëhej nënë, sit ë gjitha gjinifemrat e botës…”. Këtu natyrshëm lehtësohet edhe ajo ndjenjë apo tifozëri personale nga kënde jashtë kritike, që përfshihet në insinuatën individuale si një tekst-pretekst homogjen në kritikë, duke linçuar një arritje të një autori e duke pedaluar një tjetër. Në shembujt e mësipërm lehtësisht kuptohet diagrama e kodit që pret e përcjell arritje-prurjen letrare model. Në angazhimin krijues të Janit, një situatë e tillë është në dy nivele, që herë-herë nivelohen e herë-herë tejkompetitojnë njëra-tjetrën. Kështu ndodh edhe në krijimtarinë e Agollit, kur ndonjëherë ai tenton shumë dhe e shpreh me shumë pak fjalë, pra në mënyrë poetike. Këtu është stili dhe jo emergjenca e një talenti që lëvron në shumë gjini, apo vetëm në prozë e poezi. Pra këtu prodhohet një produkt prozaik që në kritikë njihet si një amendament më vete, kur a ii nënshtrohet stilit me të cilin bashkëkomunikon autori me lexuesin.

AMENDAMENTI PROZAIK

Paraqitja e krijimtarisë së një autori që lëvron në të gjitha gjinitë e prozës, siç është Nase Jani, i cili ka frymëzim poezinë, tregimin, novelën dhe ka provuar edhe romanin, është një dialektikë më vete. Në këtë zinxhir lidhjesh që komandohet në tërë hallkat lidhëse nga kritika, kopsimi i situatave logjike katërfishohet. Ndodh kështu sepse vet jeta është në një vrapim. Këtu janë shumë pak gjëra të pastra që definitivisht kthejnë pikën në histori. Amendamenti prozaik është një lëvizje që buron nën pushtetin e stilit dhe hapësirës që krijohet nga fizionomia e detajit që pasqyron autori në krijimtarinë e tij. Ky funksion detajesh shpërqëndrohet në këndvështrimin analitik që shekulli i 21-të në të cilin jetojmë kalkuloi në hapësirën krijuese shqiptare, atë që dikush e quan vazhdimësi, apo dikush tendencë lidhjeje midis modernes, pra bashkëkohores dhe tradicionales në fushën e krijimit. Situata për krijuesit e prozës tani është ndryshuar komplet dhe ata që besojnë në idetë e veta kanë gati çdo gjë që ti vendosin në jetë. Këtë padyshim e krijon edhe një amendament që vetë proza ka krijuar, por edhe shkolla e ndryshme që përfaqëson intuitën krijuese të autorëve të ndryshëm. Këtu buron edhe ajo që amendamenti e kategorizon si një dhunti të autorit, apo mjeshtëri për të zgjedhur afreskun në dobi të penelatës së tij treguese. Kjo shihet qartë në krijimtarinë e Janit, si në tregimin e tij, novelën po aq edhe në romanin e tij. Nuk është eksperimentale, nuk është një metodologji jashtëkompleks, apo jashtëtraditë, por ka një ngjyrim modest e tepër delikat. Kështu ndodh me tregimin “Gjysmëkomça”, ku variacioni temp-logjik-kusht-mesazh, kalon në një linjë lidhëse me retorikën: “Ç’do të jetë kjo gjysmëkomçë? Kujt i ka rënë? Pse nuk është komçë e plotë, por gjysmë komçë? Gjysma tjetër ka rënë diku apo jeton në trupin e ndonjë xhakete? Është mashkullore, domethënë komçë burri. Po e ç’lloj burri do të jetë?” Në linjën e lartpërmendur pastaj thiret në skenë logjika që të gatuajë edhe mesazhin filozofik të së tërës. Është ajo që autori sjell si një detaj përzgjedhës në kreun e tregimit: “ishte një komçë e këputur në mes, që e gjeta nën këmbët e një stoli të drunjtë, te lulishtja pa trëndafila, në një kënd të qytetit.” Nëpërmjet nyjës argument, si pjesë e kësaj filozofie ngjizet edhe kërshëria. Tendenca që kjo të jetë e qartë e bën sita e dorës mjeshtërore që sjell një sinkronizim tepër të arritur në tregimin “Rusja e bukur”, ku vetëm një detaj folklorik dhe një grimcë nga gjuha e këngës së saj qartëson gjithë kontekstin ku sillet onomatopeja dhe homonologjia artistike, si dy figura që krijojnë një hapësirë të shprehuri lirshëm në penelatën e peisazhit. “Çdo behar, kurbetllinjtë e qyteteve, ktheheshin në fshat, së bashku me gratë e fëmijët e tyre… Bëheshin shëtitje nga Korija e Manastirit, nga Kreci apo Lepusheti, ku ndizeshin lodrat e vegjëlisë…” Veprimi në këtë kontekst nuk mund të shihet i shkëputur nga gjeografia në të cilën ai kryhet apo realizohet nga prezenca e karaktereve imagjinarë. Këtu kemi me një homonimologji të detajuar mjeshtërisht dhe që prodhon ngjashmëri të stisur e të gatuar mirë. Duke mos e zgjatur, pra këtu është një detaj që shihet pak a shumë në tërë prozën bashkëkohore, në tërë atë prozë që shihet qartë nga tërësia e pushtetshme e amendamentit prozaik.

FJALA E SHKRUAR: NJË SY PËR NJË VESH

Princi Modupe shkruajti në këtë kontekst, me fjalë të shkruara, në ditët e tij, duke perifrazuar jo pa qëllim të qënit Afrikan-perëndimor [siç shprehet literatura moderne]:

“Një hapësirë e tejngjeshur në shtëpinë e priftit Perry ishte edhe librambajtësja e tij… Unë dalëngadalë kuptova se në shenjat e lëna nëpër faqe të ndryshme të librave ishin fjalët më të ngjeshura, fjalët më të vështira për tu kuptuar. Çdokush mund të lexojë të deshifrojë simbolet dhe të arrijë të deshifrojë këto fjalë në mendimin e tij, dhe ai pra deshifruesi, kurrë nuk do të gjej një lehtësi për tek rruga të cilën ai e krijoi vetë nga mendimi i tij. …”

Në këtë postulat të treguar nëpër faqe librash për të shkruarën, dhe gjetjen vështirë të interpretimit apo kuptimit të saj, natyrshëm nuk mund të shfaqet e gjitha nga një prozë që ende vazhdon rritjen e saj, dhe synon një nivel akoma më pikant në pozicionin e fituar prej kohësh. Supozo atë, pra fjalën e vështirë, të nënvizuar ose jo, por të pikasur si të tillë në një prozë të shkurtër, të gjatë apo edhe disi mesatare. Kultura jonë tradicionale e tejmbrusur drejt një kulture me synim perëndimin, ka filluar të ndërtojë në fjalën e shkruar, atë ndikim që ia kanë falur edhe lehtësitë e sotme komunikuese që fillojnë nga telefoni e mbarojnë tek interneti me gjithë komplekset e tij. Ndoshta edhe ilustrimi imagjinar apo dhe figuracioni përshkrues janë sadopak në të njëjtën linjë, në linjën që proza mendon se ecën ashtu më e lehtësuar, si ai sakati kur veç patericave të tij, ka edhe dy apo tre vetë që e mbajnë për krahu sipas rradhës. Në këtë gjymtim padashje gjen ndonjëherë edhe pena të mëdha. Në këtë zymti ‘lehtësuese’ ndonjëherë prehet edhe vetë e shkruara ndryshe. Richard Wise kumton një zgjidhje, në fakt që ndodhet si një kacafytje me vetë nocionin ndryshim në aspektin poetik të poezisë dhe aspektin poetik të prozës, apo në një dëshirë e simpatizim të saj. Wise gjen këtë zgjidhje në një detaj të cilin tregimi i Nase Janit e huazon padashje nga pasuria gjuhësore e të shkruarit. Tek tregimi “Heshtja përvëluese” provokimi i lidhjeve sintaksore grumbullon një tendencë që zbret e zbret në një sinkronizim të plotë me ngjarjen. Kemi një bashkëbisedim të qetë e metamorfoz, por kemi edhe një dialog të zhdërvjelltë. Kemi një pyetje-përgjigje, por kemi edhe të anasjelltën e pyetje-përgjigjes. Pra një tendencë që fokusohet në fjalën e shkruar, nën një mirëkuptim të asaj që modernja na afron si një modul për të shkruarit bashkëkohor: “një sy për një vesh”. Edhe tek tregimi në fjalë ky derivat duket qartë. Bie në sy lehtë një komunikim i thjeshtë, një fjali e shkurtër, një strukturë ç’lodhëse dhe një ripërsëritje togfjalëshi për të ngulitur kuptimin. Kështu ndodh kur autori ripërsërit gati treherë “kaloi një muaj…”, duke shtuar retiçencën si një mendim të suposuar në vazhdim e sipër. Por retiçenca është më tej edhe një detaj tjetër që suporton fjalën e shkruar. Në këto përdorime ajo duket komode në justifikimin e përdorimit: “e fyer…”; “e turpëruar…”; “e mallkuar nga fati…” dhe natyrshëm mund të quhet një detaj tjetër dallues nën pushtetin e fjalës së shkruar të Janit.



Vazhdon….

Friday, 22 February 2008

KULLA DHE PREZANTIMI I REALITETIT


1. PREZANTIMI I REALITETIT DHE TREGIMI I SHKURTËR

Prezantimi i realitetit na kujton neve atë anë teorike, ose atë që një teori reale mund të tregojë se si një tregim i shkurtër ekspozon delikatesën e subjektivizmit dhe pamundësinë ose dështimin tonë për të rrokur të gjithë pikturën e realitetit. Ky prezantim duket në dy pika; në atë që quhet ‘realitet i humbur’ dhe në kurbën ose parabolën e fantazisë, që prodhohet nga autori. Tregimi i shkurtër i Pellumb Kulles, i analizuar, e tregon thuajse bashkë edhe përllogaritjen e humbur të realitetit, edhe kurbën e fantazisë, të cilën ne e deshifrojmë në mendjen tonë. Pëllumb Kulla është tregimtari që sjedh një model në këtë rrugë të pasqyrimit të reales, në tone gëzimi apo trishtimi me një ndërthurje potenciale të figurës letrare dhe fantazisë së pasur të tij. Shkrimtari dhe skenaristi shqiptar, Teodor Laço, është i pari që e vëzhgon këtë në kompleksin Kulla. Ai thekson se kjo burron në atë që ai e quan “nur i buzëgazit”. Sipas Laços tregimi i shkurtër i Pëllumb Kullës ‘i jep nurin e buzëgazit kolamës së tregimit në tregimin e shkurtër”. Një teori e tillë është përfaqësuar që herët në analizën kritike botërore nga analisti i famshëm, i njohur si një Lakanian i kohës moderne. Në analizën e tij të prezantimit të reales ai shprehet se është e domosdoshme që tregimi i shkurtër të zgjidh problemin në të mirë të autoritetit të subjektit duke parakaluar në modestinë e ordinares dhe duke sjellur në sy të lexuesit një pamje ndryshe nga ajo që detyron fuqia e aspektit. Pra prezantimi i realitetit është një emergjencë që lidhet me zërin e autorit dhe përcjellje e këtij zëri të padëgjueshëm në derivate të ndryshme e në nivele të ndryshme lexuesish, si një pikë tepër e rrëndësishme për të gjetur zgjidhje gjërash për shumë kontribues të kësaj fushe. Kulla jep një mesazh të dukshëm në këtë pikë. Ai përzgjedh argumentin në një përpunim fantastik të fantazisë së tij dhe e përcjell atë në një sitë të nivelit tepër komunikues që të përtypet nga të gjithë.

Vazhdon… FJALA E LIRE

Tuesday, 19 February 2008

MANUSHAQJA

FATMIR TERZIU -
(tregim)
- Mami, mam… pse më quajte me emrin e kësaj luleje? Mami, ma… më dëgjon? Më dëgjon… e mami më thuaj? - thuajse përsëriste gati ç'do minutë refrenin e kësaj retorike atë ditë, ajo vogëlushja ledhatushe, e vetmja e Dlirës, ose "jeta e saj" siç shprehej ajo gati përherë.
Të gjithë habiteshin me qëndrimin e Dlirës për të bijen. Kukull e kaluar kukullës. E mbante si një kone për dore. E mbante shumë pastër dhe e vishte bukur. Kur s'ia prishte për gjë. I përgjigjej në çast. Por kjo pyetje se si kishte ngelur pa pergjigje për "dritën e syve të saj". As vetë s'e kuptonte pse s'i thoshte një pergjigje, qoftë dhe negative, ose sa për të fishkur kuriozitetin e vajzës…
Jo! - mërmëriti prerë ajo. Jo! Kurrë…! - shtoi më pas. Unë s'do të flas për këtë emër, s'do të hap gojën? - shtoi më vete, jam betuar njëherë e përgjithmonë, ndërsa shihte vogëlushen që priste një përgjigje, drejt në sy.

Ca pika loti e tradhëtuan në çast. U mundua ta mbante veten, teksa e rroku vajzën përdore dhe filloi lojën e zakonshme mes luleve.
- E më kap? Hajde më kap? - i tha vogëlushes.
Ajo rrinte dhe me brishtësinë e saj vëzhgonte të ëmen e gati pulsonte ndryshimin e saj, nga çasti në çast.
E vogël, por djallëzore - mendoi Dlira.
- Mami…? - tentoi të fliste prapë vajza, por ajo me një të qeshur gati të papërsëritshëm e me gishtin tregues drejtuar një peme, hijesoi kërshërinë e vajzës. Aty, ndanë degëve të një peme motake, dy gushëkuqe cicëronin dhe pickëliteshin me njëra-tjetrën. Zogjtë jepnin e merrnin me të tyren.
- I sheh? - nderhyri Dlira, duke ndërprerë të qeshurën dhe duke treguar nga zogjtë. I sheh ata luajnë, qeshin e argëtohen. Nuk mërziten. Nuk pyesin. Nuk flasin. Vetëm këngë dine ata. Ah sikur të ishte dhe me ne kjo punë. Pse ne njerëzit jemi më shumë se papagallë? Pse ne jemi si… Po si jemi ne vallë?
- E, mami si jemi ne vallë? - pyeti vogëlushja.
- Ah, ne jemi njerëz. Ne nuk fluturojmë. Ne nuk cicërojmë. Ne nuk dimë të luajmë si zogj. Ne…
- Po ne këndojmë o ma. - tha vajza. Ja mami, dhe me dy buzëkat e vockla ia nisi:

"Manushaqe lule jete,
Manushaqe.
Ti s'je …"

Dhe më pas ia nisën të dyja, mëmë e bijë, si në kor:

"Je si lule pranvere
pa trokitur të gjen pas dere
je si erëmirësie
je pushteti i kësaj gjithësie…".
Por vajza zor s'e harroi atë pyetje që i ishte ngjitur atë ditë në mendje e s'i hiqej dot. Sërish në të sajen.
- Mami, të lutem…?
- Të lutem bijë, - ia ktheu ajo. Më mirë le të këndojmë. Ta them më vonë. Ta them …

Si thash unë? - pyeti veten. Si thash? E çka t'i them?
Atë ditë sapo kishte mbaruar provimet e lirimit në klasen e tetëvjeçarës. Një bluzë të bardhë. Fjongo të kuqe. Fustan me lule të çelura në të kuqrremtë e sfond bojëhiri. Sandale plastike, nga ato të NISH Goma Durrës dhe një çantë basmeje nën sqetull. Të gjitha enkas për atë ditë. Dhuratë sa nga njëri aq edhe nga tjetri pjesëtar i familjes. Ecte dhe kërcente. Ecte pa drojtje. Kaloi rrugën e Bariut dhe më tej u fut në Luginën e Manushaqeve. Fresku pranveror i lugines dhe flladi paksa shpotitës që frynte i kishin ndarë shtegun në mes dhe ca balluke mbi ballë i jepnin një lezetim tepër joshës femëror. Ishte një yll në atë luginë të blertë që vende-vende shumëzohej tërësisht me ngjyrat pafund të stinës.

Sapo u fut mes pemëve dëgjoi ca hapa. Pastaj një shushurimë. Pastaj një hije. Pastaj pa një mëngë xhakete pas një trungu pemeje të moçme. Vazhdoi rrugën. Po zhurma e ndiqte. Nuk i ndahej. Më pas nuk dëgjoi gjë. Dikush ia kishte zënë gojen nga pas. Tentoi por më kot. Më kot. Pas disa minutash gjeti forcë të lëvizte vetëm duart, ashtu e shtrirë në kurriz. Gjeti një gur dhe e goditi në kokë.

Pas goditjes shfryu që të lirohej totalisht nga ajo peshë, nga ai tmerr. Pa atë, fytyrën e atij të larë në gjak dhe sikur të ishte një drenushë nën grykën e shigjetës së gjahtarit u zhduk në luginë.
Pas disa minutash u gjet në shtëpi. Vendosi të mos fliste për ç'ka i ndodhi. E mbajti sekret. Gati një muaj zgjati heshtja e saj, se pastaj shenjat e rrobave ishin ato që i sollën policinë në derën e shtëpisë. Foli e qau. Foli dhe qau me ditë e me netë…
Më pas vetë gjeti rrugën drejt spitalit. Vendosi të ..., të bënte atë qe kish dëgjuar se e kishin bërë dhjetëra gra. E ndërsa gjendej aty pranë doktoreshës, mendimet i zienin si kazan rakie në kokë. Pa debatuar me askend, as pa sqaruar, teksa shihte mamijen që përgadiste gërshërë e ca pinca, u ngrit dhe fluturoi shkallëve. "Jo, s'do ta bëjë këtë! Kjo është jeta ime.

Pasi bebushja e vogël doli në dritë, ajo i vuri emrin e atij vendi që i fishku lulëzimin. Tani e bija rritet dhe pse është në Universitet, prapë pranë ka mamin e saj. Ende, vetë çuditet për këtë instikt, ndërsa të tjerët habiten me këtë mama.

Habiten me Dlirën, nënën e Manushaqes.


DORAKU

(tregim)

E ndjeu të ftohtin që vinte nga të çarat e derës. Më shumë e ndjeu pas një dremitjeje të lehtë, ose më saktë pas atij shikimi të stërgjatur të asaj dite tepër të gjatë për të. Të atij shikimi që për orë të tëra s'iu hoq nga ajo derë. Dhe ashtu duke mërdhirë iu afrua derës e mbështetur mirë e mirë mbi dorakun e bastunit. U ul te të çarat e derës dhe mori një zarf me një emër. Vetëm me atë të marrësit. U largua pastaj me të në gji dhe nxitoi t'a hapte. U mbështoll me atë velenxën e leshtë e të vjetër dhe duke iu dridhur duart e hapi zarfin. Nxori një kartolinë, kushedi sa të vjetër e kushedi sa herë të përdorur, por me mbishkrime të fshira me kujdes e me një urim në të: "Gjithë të mirat në ditëlindjen tënde!" Dhe sërish u mbështoll me velenxë. Në moment mbylli qepallat dhe diçka buzëqeshi në dremitje e sipër. Ishte kartolina e vetme që kish marrë në atë ditë të saj të çmuar të gjashtëdhjetë viteve jetë. Disi e lumturuar në vetvete pastaj fjeti gjatë, ashtu nën velenxë, me kartolinën e strukur thellë në gji…
Një trokitje në derë ia prishi ëndrrën dhe dremitjen. Brofi. Priti të dytën dhe foli.
-Kush?
-Lule, lule… lule. Jemi ne të shkollës që ndajmë lule në …
-Lule? - pyeti më vete dhe u shtang. Lule? - tha sërrish dhe… hapi derën.
-Gëzuar nënë! Gëzuar festën! Është mirë edhe ti të festosh…
Në qytezën e saj të vogël ishte festa e luleve. Ajo përkiste pikërisht në ditëlindjen e saj. Ajo e kish harruar prej vitesh atë. Kish harruar që fëmijët ndanin lule në atë ditë e sipas traditës duhej t'u jepje ndonjë karamele ose ndonjë monedhë. Por ajo ish përhumbur e tëra. Ende s'e kuptonte të vërtetën.
-Lule?! Kush u kujtua për mua, jo… jo… jeni gabim, vazhdoi përsëri dhe diç foli më vete. Femijët e panë të hutuar dhe u larguan. Ndërkohë mori tufën e luleve dhe me kujdes e vendosi mbi dritare në një kavanoz me ujë të freskët. Shihte lulet, shihte dhe kartolinën. Shihte shkrimin e hallakatur në të dhe pastaj prapë hidhte sytë tek lulet në dritare. Sa keq e kam shkruar këtë kartolinë, - tha pastaj dhe e vuri aty në zarf duke u përlotur.
Deri vonë atë pasdite ndejti aty pranë luleve në dritare. Shihte çiftet se si vinin, bënin dashuri, rrinin një copë herë ndanë parmakut dhe gardhishtes së shtëpisë së saj, që ngjante si e braktisur dhe pa ndriçim në të, e iknin. Në fakt të dashuruarit ishin vizitorët e vetëm të asaj pjese të qytezës, më saktë të shtëpisë së saj. I shihte ndonjëhere deri në detaje. Edhe atë natë ashtu bëri. Pa e pa shumë. Aty nga ora 10 e natës një çift i çuditshëm erdhi dhe krijoi shamatë e poterë. Erdhën me të zënë dhe s'pushuan. Ajo u bë më kureshtare. Edhe duke bërë dashuri nuk pushonin debatin.
Ajo dëgjonte krejt dialogun e tyre.
-Është mirë kështu si të thashë? - dëgjove, i tha djaloshi zeshkan vajzës me të cilën sapo kishte përfunduar së bëri dashuri.
-Me një fjalë kaq e pata unë? - ia ktheu ajo.
-Po pse më mirë të më zhdukin, ose të na zhdukin thuaj? - shtoi ai.
-E di, e di që kështu… - deshi të vazhdonte ajo, por ai me një të rrëmbyer për krahu e ndërpreu.
-Kështu të them unë dhe pikë. Ata tani do të shohin më shumë kush dhe cili është bërë mik e krushk me vrasësit. E kupton? E kupton? - turfulloi ai.
Plaka afronte e afronte veshin afër e më afër dritares. I dridhej trupi në çast, teksa kujtoi atë martesë të sajën, atë kobin e jetës së saj dhe solli ndërmend ç'e kish gjetur më pas. Burrin ia kishin vrarë natën dhe atë e detyruan të kyçej e të mos dilte më në ajër të pastër. E braktisën të gjithë. U harrua për së gjalli.
Dhe ashtu mes asaj gjendjeje të trishtuar në çast, dëgjoi sërish një kërcitje. Pastaj një tjetër. Më pas një çapitje. Pastaj një zhurmë. Një zvarritje. Një shushurimë xhakete. E s'dëgjonte dot më. Valë zhurmash i kishin bllokuar të çarat e dëgjimit.
Pa ndjesi reale, ashtu e tromaksur, e hutuar bërtiti me sa fuqi që kishte: Mos! Mos! Dhe as që e kuptoi pse e bëri këtë.
Sakaq, djaloshi zeshkan dëgjoi britmën, hapi veshët mirë dhe rendi, andej nga erdhi zëri, në derën e plakës. E rrëzoi me një të shtyrë derën dhe u gjend brenda. Plaka gati kishte ngrirë në dritare, ndërsa ai pa dhënë as edhe një shans për të, pa dy e pa tre, shau ndyrë dhe zbrazi sërrish revolen. Tani në trupin e saj. Lulet që ranë bashkë me kavanozin, aty mbi të, nga dritarja u përzien pastaj me gjakun e saj. Duart i kishin ngrirë mbi dorakun e bastunit, shokun e saj dhe dëshmitarin e vetëm të jetës dhe ndodhisë së saj. Ndërsa pak më poshtë, ashtu e skuqur me gjakun e saj, kishte mbetur kartolina… , urimi i vetëm dhe i fundit i ditëlindjes së saj.



KARAKAFTJA

(tregim)

Me majat e gishtave eci deri në fund. E përhimtë, e drojtur, e lezetosur. Se ç'kishte marrë një pamje deti të lezetshme, nën atë veshjen kaki. E tërhoqa menjëherë më pranë vetes dhe fillova të çmendem më shumë. S'di pse, më shumë e më shumë më bënte për vete. Një tendë na ndante me të tjerët. Vetëm një tendë. E një palë gjallesa kapërdiheshin në atë tendë. E në tendat e tjera e njëjta punë. Karakaftet, vetëm ato në të tyren. Rrinin e shikonin nga kanja me ujë si të ndrojtura. E ndiqnin tërë këtë veprim tonin, si një tufëz e pandjeshme. E aty në kanen me ushqim për to, ujin e fresket të burimit rrëzë Kodrës së Mështeknave, ato ishin të vetmet dëshmitare, pse jo dhe të vetmet që habiteshin e ndiqnin me vëmendje e qetësi dihamat tona që egërsoheshin nga çasti në çast. E tërë dita ishte më pas e jona. Edhe nata. Edhe java. Dhe orët u bënë më pas më të kalueshme. Iknin pa u ndier aty në tendë. Akrepat zhdukeshin tutje pas dymbëdhjetave të shumta të atyre ditëve, pa mesnatë e pa mesditë për ne. Por karakaftet s'ishin më dëshmitare për akrepat. Ato kishin ulur kokat dhe ashtu si të dremitura, buzërrudhura ishin gati në asfiksi të plotë.
A thua edhe akrepat luajnë me ne?
Po…, luajnë? Harrove ti që një orë s'e duroje etjen. Po atyre ua ke kthyer kokën? U ke hedhur ndonjë pikë ujë tjetër tërë këta ditë? Dhe dialogu më dukej sikur bëhej në tendë, sikur dikush akoma më pranë saj më ndëshkonte këtë shpërfillje ndaj tyre. Por ishte tepër vonë. Kokat e tyre nuk ngriheshin më. Ato kishin pushtuar grykën e kanes, e cila për çudi ishte plot me ujë. Po pse janë tharë karakaftet?! Pseeeee…Pseeeee?! E në çast nisa të qaja e të qaja me dënesë për këto krijesa të botës bimore, që për mua ishin më të shtrenjtat e kësaj bote, me të cilat u miqësova qysh kur isha student. E në çast qaja e qaja, ndërsa tek koka e krevatit pashë nënën që më thërriste me të madhe të zgjohesha. U ngrita pa dhënë shpjegim, por i dërmuar, i tronditur dhe ende me ndjesinë e ëndrrës. Lava sytë dhe pashë orën, që me të vërtetë kishte fluturuar drejt tetës, kohë në të cilën fillonte mësimi në shkollën ku jepja mësim.

-2-

Drejtori një mesoburrë, me një palë pantallona tipike, si ushtarake, ai tipi i partiakut të asaj kohe, më zuri rrugën dhe nisi me ato të vetat, krejt pa takt për vonesën time. E durova aty në mes të rrugës, para njërëzve e para kokave të qindra nxënësve që zgjateshin nga dritaret e s'di pse nisa t'a shpërfillja. Ah thashë me vete, kjo vonesë. Nuk kisha justifikim. Nejse nisa mësimin, por krejt i lodhur nga mendimet.
Përse më dolën ato karakafte sërish? Unë i kisha harruar ato? Kishte më shumë se dy vjet që edhe Kodrën e Mështeknave nuk e vizitoja më? E mes këtyre retorikave isha përhumbur sërish, aq sa nxënësit të shtangur, pa asnjë zhurmë më ndiqnin vetëm me habi. U shkunda dhe vendosa të përqëndrohem. Edhe ajo ditë iku si ikën edhe plot të tjera më pas. Unë gati-gati po i harroja karakaftet, po harroja tërë atë mesele që më lidhte me to, tërë atë histori që …

-3-

Ishte fundjavë. Në Kodrën e Mështeknave sapo kishin filluar të çelin karakaftet, lulet tepër karakteristike, erëmira e tepër të veçanta, të cilat ashtu si dhe manushaqet, janë lajmëtare të pranverës në anët tona. Mblodha një tufë të madhe prej tyre dhe …
Ajo ishte gati dy vjet më e vogël se unë. Jetonte në anë të qytetit. Dhe kisha kohë që e pikasja, e ndiqja nga pas, i qeshja dhe ajo qeshte, por më zhdukej me vrap. Një ditë më nxorri xhaxheshën, atë shitësen e bulmetit për të më sharë. Një ditë një djalë. Më tha se ishte kushëriri i saj. Një tjetër ditë prindërit e saj më dolën në rrugë, duke më sharë e duke më kërcënuar… E unë s'e shihja më si më parë.
…Atë ditë marsi kursi i tyre kishte mbrëmje dëfrimi. E kishin lënë në fundjavë, pikërisht në shtëpinë e saj, në atë shtëpi karakteristike e të bollshme, dykatëshe, me oborr të madh e bahçe me pemë përreth. Unë me tufën e karakafteve në dorë, ashtu gjysëmhutaq, por me një guxim që ende s'e kuptoj nga vinte, u ngjita në një nga pemët që rrethonin oborrin e shtëpisë së saj dhe që aty shihja gati si në pëllëmbë të dorës, tërë festën e kursit të saj. Ajo ishte si përrallore, ishte…e ç'të them si ishte bërë. Filloi muzika në një magnetofon të madh, që në atë kohë zor se mund të mendoje të kishe një të atillë dhe nisën vallëzimet. Ajo vallëzimin e parë nuk kërceu, as të dytin. Të tretin kërceu me një gjatovinë, tip oklaije, e më pas nuk di më ç'ndodhi. Unë kërceva nga pema dhe ashtu me tufën në dorë ika drejt saj. Muzika ndaloi. Vetëm më shikonin…
E, s'keni parë karakafte? Lule janë… E lulet për lule janë thashë dhe ia zgjata t'ia jap duke… Nuk fola.
Ajo nisi muzikën dhe atë pasdite kërcyem gjatë e gjatë…
Unë nuk di s'e ç'u tha për mua, nuk di më asgjë. Dhe kurrë nuk mësova dot. Kurrë nuk e pashë më atë. Shkova në rrugën që e ndiqja, por s'e shihja. Shkova të trokas në shtëpinë e saj, por dy gra me përparëse të bardha më thanë, s'e ajo shtëpi që prej dy javësh ishte bërë kopsht fëmijësh… Familjen e saj e kishin internuar…

LUAN XHULI DHE DY POPUJ MIQ




Autori Luan Xhuli ka tash mbi 15 vjet ne Greqi, emigrant dhe tanime punon ne fushen e letrave letrare atje. Eshte nga Babani i Devollit. Eshte I lidhur cmendurisht me atdheun e tij. Personalisht jemi njohur ne internet dhe me ka telefonuar disa here qenga toka helene ketu ne Tirane, derisa me se fundi u takuam…

RIZA LAHI

Novela e tij “Ariani” …Njeri nga 4 librat qe me dhuroi, qe une e perfundova branda nates, megjithse jam i zhytur ne punet e mia, ka te beje me maredheniet mes te dy popujve tane. Jane dy popuj qe e duan muziken shume . Eshte e pamundur qe te jene keta popuj shpirtliq, megjith incidentet e shumta qe kane ndodhur, kesaj radhe, mbi kushedi se sa bij nenash shqiptare qe kane lene atdheun per njate kafshate buke dhe i jane vervitur Greqise , o legalisht , ose ilegalisht.

Xhuli e njeh shume mire kete situate, kete ndjenje qe fryn anekend neper shtypin e Tiranes… Ariani, pra, eshte nje djalosh qe ka vendose te kaloje ne Greqi me te fejuaen e tij. Te kaloje monopateve. Mirepo e mberthejne ushtaret greke. Kete e rrahin dhe vajzen ia perdhunojne derisa ajo vdes. Xhul, pra, eshte marre deri edhe ne kete maskarallek e pafytyresi, krim e poshtersi te paperfytyrueshme. Ama, kujdes. Luan Xhuli, qekur ka kapur penen me “bismilah”,ka qene i mallengjyer, i mbushur me dashuri dhe jo me urrejtje, i bindur se shpirti i njeriut eshte i bukur, nuk eshte i shemtuar, i zi, i keq.

Njeri nga perdhunuesit e llahtareshem, edhe ai , bir i nje nene greke, psh, i jep te pije viktimes se tije te “portokallada” duke i thene se nuk eshte njeri i keq, por se i pelqen seksi, etj. …E c’mund te bente me teper Luani, se sa kaq, per ta zbutur sadopak kete bajgesire ? Dajloshi Arian…Aq i edukuar, i rritur me pekule ne shtepine e tij, befas….eshte perplasur ne mes te bulevardit pa ndjenja. Ka qene i stermunduar duke punuar ne ndertim. Alamet djali ka punuar me keq se sklleverit e piramidave.

Dhe trupi i tij nuk ka duruar me. Mu ne mes te bulevardit te Athines eshte perplasur perdhe si nje beduin mes shkretetires qe e erpin rera pas pak.E tmerreshme. Njeri nga kalimtaret greke u thote njerezve se ky, me siguri qe eshte “allvanos” sepse paska shenja qe qenka punetore ndertimi, ku punojne djmete tane…te shkretet djemta tane. Mirepo, jane njerez te thejshte te popullit grek qe nderhyjne dhe djaloshi jo etem gjendet ne spital, mjekohet e sherohet, por eshte ter kohes nen perkujdesjen e nje vajze greke qe bie me te ne dashuri ne kushtet kur ai ishte duke vdekur. Kam pershtypjen qe, Luan Xhuli, duke shkruajtur kete liber te ngrohte, te embel, te “mirke” per maredheniet mes dy popujve tane, dy kulturave tona, ka shkruar qe nga barrikada e sukseseshme e medias, intelektualeve dhe politikaneve greke.

A nuk ka qene kjo kategori grekesh qe ka denoncuar e para pislleqet, poshtersirat dhe krimet qe jane bree ndaj emigranteve shqiptare ne Greqine e sotme? Eshte paksa brengosese qe, ky shkrimtar njihet ne kushtet e tanishme me shume ne median letrare greke sesa ne atdheun e tij.

Poezi nga Luan Xhuli.

“MASKA E KOHËS”







Gështenjat.

(për vajzat e mia.)



Sa ishin të vogëla,

ndejtën të mbështjella,

deri sa një ditë

çanë pelenat e blerta

për të na treguar

sa shumë ishin ritur e zbukuruar...



Janë gështenja pylli,

a dy vajzat e mia..?

pyes veten

pa menduar

zjarrin e pjekjes...



Për mua mbeten

Gështenjëza...





Aritmetikë



Njeriu,

Sapo nis të numurojë,

Të parën gjë që bën,

Radhit ato që do më shumë...



Mbledh,

Nuk zbret,

gjithë jetën e vet...



Nëna



Tek ky qylim ku shkelni,

janë duart e nënës sime,

kujdes, mos ja vrisni...!



Mbi këto qindizma të bukuruara,

janë sytë e nënës sime,

kujdes mos e verboni!



Mbi këtë triko të thurur,

Janë ëndërrat e nënës sime,

Kujdes, mos ja trembni!..



Mbi këtë tablo që shikoni,

Është shpirti i nënës sime,

Kujdes mos e mërzisni!



Ky njeri para jush,

Është pasqyrë e një jete të ikur,

Unë jam gjaku i nënës.





Vajza nga bregu.



Njoha një vajzë nga Bregu,

Me sy deti e krahë përqafimi,

Me zemër të përgjysmuar me timen...



Njoha një vajzë nga Bregu,

Me flokë ere e shpirt dafine,

Të dashuruar me brigjet e rinisë sime...





Njoha një vajzë nga Bregu,

Që ngre përherë dallgë...



Riviera ime...





Lulet në ballkon.



U vishkën

në ditët që mungova

e të murzitura

më mbajtën mëri.

S’më folën

E buzëqeshia u mungoi mbi petale...



Kur mësuan të vërtetën

M’u dhuruan buqetë,

Për përvjetorin e ikjes

Së nënës nga kjo jetë...



Gjysmëmolla.



E lashë gjysmëmollën e kafshuar,

Mbi kopertinën e librit të sapobotuar...



Kujtova, padashur

Gjysmën e viteve të jetës,

Duke patur frikë ti numuroj gjer në fund...



I hodha një sy asaj gjysmëmolle të kafshuar,

Që kishte nisur të mblidhte buzët nga fishkja...

Mendova ëmbëlsinë e shijuar

Dhe këtë gjysmëmollë të mbetur,

Më... e më të zvogëluar...







Ndërrim stine.



Ishte bërë këmisha e palarë,

E ndërova...

Ishte vjetëruar xhaketa,

Bleva një tjetër...,

Ishte shkatërruar motori,

E rregullova..

Ishin pluhurosur librat në rafte,

I pastrova...



Vetëm viteve të mia,

S’u bëra dot gjë...

Të varura në kremastarin e supeve,

Më shohin pa më folur...





Nostalgji.



Çezma është tharë nga etja,

Hardhitë, të lodhura, me sytë nga rruga presin...

Gurët janë plasaritur nga agonia,

E streha e avllisë është varur nga të qarët...



Kohë kam i malluar,

Ku puthjen e nënës si ngrohtësi behari,

E freskonte zëri (bass) i babait...



Mungojnë shumë gjëra,

shumë,

shumë..,

siç mungova dhe unë...


Monday, 18 February 2008

XHEVAT LATIFI: LEXIMI PËR TË TREGUAR

Nga Fatmir Terziu
“Dashurisë i vjen era epsh
qenosesh edhe vetë në kohë qenësh
poetët bëjnë punë mbi letra t’zverdhura
këndojnë këngë të qivitosura i falen parave të pista
automobilat luksoz vrasin lady Dajanën
shtohen lutjet për kërkëllimë qindarkash
Me mjete të sofistikuara të shekullit atomik
Vërtetohet se Liria nuk egziston
u postua dhe u bart në Marsin e mistershëm
civilizimi e shpuri duke u zgërdhirë
Për të mbetur berza e numrave ku njeriu është malli më i lirë
në ekspozitë kolektive.”

Ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton në librin e tij “Jeta ime” (2004) thotë se shumë njërëz i bëjnë komentet e tyre nga nivele të ndryshme por që pikëtakohen ose ndërlidhen në tre kategori. Në njërën shqetësohen për vitet e rinisë, në tjetërn për efektet e asaj moshe dhe në të tretën në lidhjet e kësaj moshe me progresin apo regresin në jetë. Kjo thënie edhe pse thuhet nga një politikan i kalibrit siç është Klinton, në thelb ka një huazim nga kritika letrare. Edhe në kritikën letrare të kohëve të fundit këto tre lidhje kanë derivate të njëjta argumentimesh dhe komentesh. Të paktën në kritikën e avancuar amerikano-britanike ka një strukturë që pak a shumë ka në thelb një verteber argumenti të ndërlidhur në këtë tematikë ku shfaqen komentet, por që në fakt ka një motivim dhe një synim të përafërt. Në frymën e asajt që quhet, ‘lexim për të treguar’, argumenti analitik ka një brazdë të ndërtuar mirë, ka një hulli ku kritika depërton lehtë dhe gjen fjollëzën që flet, që tregon dhe lexohet për të treguar. Richard Wise, njëri nga kritikët më të avancuar që e sheh ‘kulturën e sotme në këtë tis’ në librin e tij Multimedia një shikim krtik, e ligjëron këtë. Duke ndjekur këtë shteg që sot ka diktuar kritika letrare unë gjeta një pikëlidhje ‘lexim-treguese’ në veprën e bollshme të Xhevat Latifit, poetit që ka latuar mirë e bukur fjalën shqipe në kuadratin e larmishëm të ngjyrymeve artistike me të cilat ai kundron në bahçen e plotëbegatshme të traditës shqiptare të poezisë të lëvruar në të gjitha trevat me shqiptarë. Latifi ka një sintaksë që flet në një situatë bashkëkohore. Ai tenton thjesht dhe realizon bukur. Është në fakt një përkëdhelje që ai dhuron poezisë së tij, veprës së tij. Unë nuk e njoh autorin, por njoh poezinë e tij, dhe kështu nëpërmjet poezisë së tij unë i lexoj qëllimin, synimin, dhe madje i gjej edhe modestinë dhe talentin e tij. Poezinë e tij e gjeta në faqen muzeum të letërsisë shqipe, Seguraëeb.nl, dhe talentin e tij e gjeta po aty të shtruar qetë e bukur në mesin e bujarisë mikpritëse që të fal poezia shqip, që ka burim frymëzimi traditën shqiptare, sofrën e madhe shqiptare të shtruar nga Jugu në Veri e nga Perëndimi në Lindje.
Autori gjen “SHI NË FLOKUN TËND” dhe pastaj përçon mesazhin domethënës teksa kalkulon gjithë potencialin e tij detajues të shpreh se “Njeriu vizaton bardh e zi llahtarinë”. Ai sheh si një njeri i përditësisë, por edhe si një qenie njërëzore me kostumin e poetit, atë që ai e titullon: “ROBËRI ARTISTIKE”. I këndon dhe i thurr pastaj një vend të kritikueshëm dashurisë, ku ai zbulon se asaj pra,
“Dashurisë i vjen era epsh
qenosesh edhe vetë në kohë qenësh
poetët bëjnë punë mbi letra t’zverdhura
këndojnë këngë të qivitosura i falen parave të pista
automobilat luksoz vrasin lady Dajanën
shtohen lutjet për kërkëllimë qindarkash
Me mjete të sofistikuara të shekullit atomik
Vërtetohet se Liria nuk egziston
u postua dhe u bart në Marsin e mistershëm
civilizimi e shpuri duke u zgërdhirë
Për të mbetur berza e numrave ku njeriu është malli më i lirë
në ekspozitë kolektive.”
Diku ai bashkëudhëton më pas me kohën në kohë të ndryshme. Dhe kohën e thërret si një dëshmitar për historinë, e thërret të ringrej terrenin e duhur për të shkuarën, të sotmen e të nesërmen. Si një metafor e shpirtit të tij pastaj del edhe ajo që gjendet tek “URA”:

“Në urë Isa Boletini
Shitohet xhamadani
Na vranë
e thatë Podgorica kundërmon
liqeni i Shkodrës
i thellë Syri i hasmit
ushqen nishan qenin e çartur
e çartet vetë.”
Historia nuk është thjesht një kalim rasti, nuk është një rrugëtim i thjeshtë poetik. Historia për të ka plagë dhe si e tillë ajo sjell, shëron dhe harron plagë. Ndërsa disa plagë mbesin të tilla si “MASAKRA E GJILANIT”:

“gjithëfarë krrokasjesh rrugëve
djeget ithët era e blirit
njëmijëenëntëqindekatërdhjetëekatër
herë ju thashë
unë Mulla Idriz Gjilani
porta e atdheut është te Molla e Kuqe
dhe në grykë të karajfiles
amin”

Në hapësirën që rreket midis kohëve historike, latifi paraqet edhe hapësirën fizike, të prekshmen, larg utopikes, jashtë asaj që mbetet vetëm hamendësi. Ai sheh tek “QYTETI I BARDHË TIK-TAK E ZEZA” se si “Tik-takët si këmbana harxhojnë sekondat’ dhe ‘akademikët, priftërinjët, memorandojnë korin e ushujzave”. Por autori nuk harron të gjej edhe detajet e duhura të hulumtojë një krodinatë që pasthirmohet e pastaj hiberbolizohet derisa
“…këmishë e thurën hynë thellë në mish
ashti im buzë që dridhen si miu në fushë
sa vonon sa shumë zgjatë një minute…”.
Se ndryshe s’ka si të kamuflohet një qetësi, një ‘Hongahop’ që trazohet nga “Vemja dhe shkuja, hosia e gjakut të pa tharë… Dhe në fakt vargjet këtu s’duan koment:
“hongahop një kryq i vjetër
gjysmë hëna e kuqe
frenjëza e zonjës që nuk përfillë
bishtin e vetë merr dallgë kolli i keq
eteri i mërrolur i Ballkanit me varre
të shprishura si flokë dame.”
Në siparin historik ku autori lexon retinën e historisë, ai natyrshëm di edhe të mbrohet, jot ë frikësohet e të shushatet. Ai di por edhe tregon se “tërhuzet’ ndërsa
“Vetulla puthë nishan të kuqërremtë
se kush mund ta dijë
tërhuzem nga njeriu tinëzak
një copë lëkurë tërhiqet nga dy buaj të tredhur
kalërojnë nishani dhe vetulla
minjët e gjerizit gjejnë strehë
puthet lëmyshku i palcës pëlcet deri në kupë
llahtarinë ëndrra Vetë ëndrra është rreth i mbyllur
regjet nga hithat shetitorja…”

E kush më bukur se poeti mund të gjej pragun e shekujve, madje edhe ndërrimin e tyre?! Ai i ka fiksuar ato në lëvizjen e tyre amorfe, dhe njërin e ka veçuar në gjuhën e tij poetike:
“Shekulli njëzetë gëlltitë luftën e fundit
histori e rëndë në një cd virtuale
klith dhembjen
E therrjes me armë muzeale
thikë
qengel ...
prapë ikje biblike
në ekspozitë Holokausti
nga sateliti vëzhgimet e Fosileve
Lufta B-52 humbja asnjë ushtar
rrezet Ultravjollce trandin nga ëndrra
Kosova bëhet kërthizë e botës.”

E ndërsa ne i shohim pikënisjen dhe i pikëtakojmë rrugën për t’ia uruar të mbarë poetit Latifi, ajo që shënohet në atë ‘lexim për tu treguar’ është një mesazh vlerash tek “RRUGA”:

“Edhe një copë rrugë deri në tokën e shpëtimit
as njerëz as kufinj nuk duken gjëkundi
sall lecka të shkyera të grave mbi shpinë

edhe një copë rrugë bartim peshën e tokës
buzët kanë relief të vijëzuar plazmasi
paska kufinj tmerri nënë
mbetën dëshmitar që u flasin plagët
kepi i shpresës së mirë qullet me lotë
që bien si lëkura trupit
shkruhet shifra UNHCR”.

'TUNG TUNG' NJE XHAZ... NJE BLUZ

Anëtarët e xhaz-bendit “Tung Tung” njihen 'mes vete' qysh nga mosha e re, më saktë që kur filluan te bëjnë hapat e parë në jete e ne muzikë. Fillimisht i përkushtohen muzikës popullore shqiptare, duke e kultivuar me pasion të thellë e më vonë edhe zhanreve te tjera të muzikës botërore, e sidomos xhazit dhe bluzit. Gjatë rrugëtimit të tyre në botën e muzikës, nuk mungon shoqërimi i tyre me njëri-tjetrin, duke realizuar herë pas here edhe ndonjë bashkëpunim të ndërsjellë, që megjithatë mund ta quajmë të karakterit incidental, qe njihet ne tempin perendimor, ose ne gjuhen qe ky zhaner perzgjedh per te. Është dashur të kalojnë vite të tëra përkushtim ndaj muzikës, akumulim i një përvoje dhe pjekurie të konsiderueshme muzikore, për t’u kryqëzuar më në fund rrugët muzikore të këtyre artistëve dhe si rezultat të lind xhaz-bendi “Tung Tung”. Dëshira për të frymuar së bashku si bend, ka qenë e pranishme qysh moti tek secili prej anëtarëve të grupit, por megjithatë duhej të piqen ca kushte e rrethana dhe të pritet të vijë momenti i qëlluar që të ndërmerret një hap i tillë. Ndërkaq se ky ka qenë hap tejet i qëlluar, u dëshmua menjëherë me incizimin e albumit të parë në vitin 2003, gjë që merret si promovim zyrtar i bendit para auditoriumit më të gjerë. Bagazhi i pasur i akumuluar gjatë karrierës shumëvjeçare, anëtarëve të grupit u ka lejuar të bëjnë njëlloj eksperimenti në pikëpamje muzikore, duke gërshetuar muzikën popullore shqiptare me atë xhaz dhe bluz. Si rezultat i njohjes shumë të mirë të këtyre zhanreve muzikore si dhe interpretimit me përkushtim dhe pasion, lindi një muzikë tejet interesante, e qetë dhe e këndshme, e cila u mirëprit nga publiku.

Bendi është i përbërë nga anëtarët: Adnan Ajdini, Afrim Aziri, Arben Ajdini dhe Bashkim Aziri, që të gjithë nga Shkupi.
Emri i grupit “Tung Tung” jo rrallë herë ngjallë kureshtjen e njerëzve rreth domethënies së tij, kështu që anëtarëve të grupit shpeshherë u parashtrohen pyetje në këtë drejtim. Për shqipfolësit besojmë se nuk duhet ndonjë sqarim, por për të tjerët, të cilëve ky emër u duket i pazakontë, jemi të mendimit se nevojitet një sqarim i shkurtër. Atëherë, emri “Tung Tung” është shkurtesë e fjalës së vjetër përshëndetëse shqipe “Tungjatjeta”, që i thuhet dikujt në formë urimi me kuptimin t’i zgjatet jeta

Saturday, 16 February 2008

PËRGJIGJE KUCEDRIMIT GJYSËMSHEKULLOR

Nga Fatmir Terziu

Në hapësirën e majme shqiptare ngjashmëria me simptomën duket një dehje poetike. Nën një gërvishtje të shkaktuar në fushatën pompoze të majmërisë, qoftë të asaj që shtrydh legjenda apo asaj që katapulton historia e shkruar nga djaj të majmosur ose të vënë nën hijen e Rrapit që ushqehet nga batuta popullore padyshim një kostum kaq filozofik ndeshet në platformën e sajuar dhe i përgjgjet nuses-plakë që calon nën vello, duke stigmatizuar ende ‘lugën e floririt’ që nxori goja e 'qafirit' teksa pushtoi mendjet e cetës së tij grabitëse me 100 a 200 petrita, skiftera apo ku mund të dijë një histori reale që u zhgaravit në legjendën 50-vjet histori dhe u zhubros në katedrën me fill të kuq.
Epopeja e Rrapit e Novruz Abilekajt duket se është ilaci më i mirë për këtë kucedrim gjysëmshekullor…
Nje gjuhe e thjeshte, por e situr mire ne tabanin filozofik-popullor, sjell nen hijen e Rrapit njw histori rrapash, ndoshta jo per te 'kwrkuar ato rrenje qe dikush ne krijimtarine e tij klasike, kishte gjetur ate qe me vone e trumbetoi te mire 'si nje rrap madheshtor, ..., aty ndane rrapash, aty ku pra ai shikonte se... rrenjet e asaj cete banditeske kishin mbire ...'. Me sakte flet vet Epopeja e Rrapit si nje pergjigje per kucedrimin gjysemshekullor...

LEXO VAZHDIMIN TEK FJALA E LIRE

EPOPEJA E RRAPIT
(legjendë për ata që bënë 50 vjet histori)

1.
Ai u kujtua i pari
anës rrugës mbolli një rrap.
Më parë kishin mbjellë dafinë,
shegë, … mollë, … qershi.
Pemë pa trung të trashë.

Ai u kujtua i pari,
zgjodhi farën e mbolli një rrap.

Ish djalë i bukur;
trup të hedhur,
buzëqeshje tërheqëse,
sy depërtues,
(i mençur ?!).
…Mendimi e rrëmbente lart.

Anës rrugës mbolli një rrap.
U ul në majë të rrapit.

Rrapi thelloi rrënjët,
shtriu degët,
u hap, … u hap, … u hap.
Sa bimë rreth tij sythonin,
luteshin për jetë,
shihnin nga qielli, nga nëntoka, në horizont;
rrap, … rrap, … rrap.
Të mjerat thaheshin,
pluhur, baltë, pleh bëheshin
të stërzmadhohej rrapi.

2.
Kish thënë:
O degë e gjethe,
rrënjë e trungje,
zogj e miza,
insekte ku jeni,
s’ka si rrapi.
Shijoni frutat e rralla,
të papërsëritshme.
Uluni në hije,
në hijen e padepërtueshme.
Gëzoni jetën në bythë të rrapit.
Bota, qendra, fanari, parajsa,
ekzistojnë mbi rrap, nëpër rrap, nën rrap.

3.
Të jetë kështu?!..
Dyshonin insekte, miza, gjethe, degë.
Pjesë trungu brente dyshimi.

Zogjtë e rrapit cicëronin:
Kështu është, kështu.
Krahët duke rrahur
nëpër degë e gjethe,
pendëndritur, zëbukur,
përhapnin besim:
Rrapi është rruzulli,
është qielli,
gjithësia.
Të doni rrapin
dhe mbjellësin,
deri në flijim.

Zogjtë e rrapit,
nga kafazi i bukur
përhapnin besim.

4.
Degët dëgjonin,
ngazëlleheshin , përkëdheleshin, drithëroheshin,
hidhnin valle.

Gjethet gjethetrokisnin, flijoheshin,
vetëvarroseshin përqark.
Me kufomat e tyre
mbulonin bimët
që nën hijen e rrapit
thaheshin.

Rrënjët nguleshin thellë,
më thellë,
të rronte sa malet ,
të mos kish mort Ai,
dhe rrapi.

Mizat grumbuj dheu sillnin,
i ngjeshnin,
i çimentonin në bythë të rrapit,
secila një pofkë gjente;
aty gjumë, … bukë, … hale,
valle dhe hare.

Shpërbleheshin zogjtë me kafaz të ri,
dhe prapë:ci-ci,ci-ci,
para nënës, gruas, fëmijëve,
rrapi të rroj,
të rroj rrapi.
I përkasim rrapit.
Rrapit i përkasim.
Gjithkush,
gjithçka,
gjithkund për rrapin.

Rrap gjithë bota!
Në majë,
përjetë mbjellësi!

5.
Vërshëllente pylli,
eeej, kujdes nga rrapi;
ka gjethe të madhe,
hije të rëndë,
trung të trashë.
Kokrrat s'i hahen,
lëngu s'i pihet,
zgavërohet,
eshkën shton,
… edhe kërpudhat.
Mbillet ,
s'i gjenden rrënjët,
humnerë lë tek shkulet..

Kujdes nga rrapi.
Vërshëllente pylli
...nga përtej rrugës.

6.
Ai

rrapin
mbolli
edhe këto
i dinte.
Për çdo degë, për çdo rrënjë a rrënjëz,
për gjethe a filizë,
menunë e saktë kishte.

Gjethet lindnin e binin,
një e një,
aty e këtu
të gjitha për rrapin
dhe bashkë kurrë.

Kur dimri bënte i madh,
gjethet ndryshkeshin, dridheshin, këputeshin,
ktheheshin në baltë.
Zbriste Ai,
nën sqetull një kafaz,
në të;
skifter, laraskë, buf, qukapik, kanarinë me zë bas.
… Vet Zot që sundon lart.

I turrej pyllit,
klithmë lëshonte.
Mes parcelës së majtë përmireshin ujqër e tigra,
dhe në parcelën e djathtë frikeshin luanët,
ia mbathnin.
Skëterrë për urithët,
thellë strukeshin,
nën rrap .

Gjetheve s'u rëndonte zverdhja,
s'u dhimsej këputja;
brohorisnin:
flakë në pyll,
u shpërbë pylli,
ngordhën urithët,
ka vetëm rrap,
vetëm rrap,
urraaaa...!

Kjo ndodhi në dimër,
në dimrin e madh.
...Rrëfeu kanarina me zë bas.

7.
Fësh-fësh frynte era,
sillte nga pylli melodi,
gjethet të gjitha në shpirt drithëroheshin,
naivet majtas-djathtas lëviznin,
pa dalluar erë lindjeje a perëndimi.

Loçkës së rrapit, pa e-mail
ç'ne e-mail?!
pa celular,
ku celular?!
pa telefon,
s'bën telefon;
pa kartë,
kurrë me kartë,
i vinte urdhëri nga lartë:
Shkundi ato gjethe,
hidhi në pleh,
mbuloi
dhe...
të ruash atje.
Buuuum.! Shëëëëëët.!

Askënd s'dënojmë ne.
Dënon gjykatësi , prokurori.
Vendosin degët, gjethet, mizat.
Ato e dinë ç'fat duan.
Ato e zgjedhin melodinë.

Fësh-fësh era nga pylli sillte tingull të ri.
Gjethet mbyllnin veshët,
prisnin veshët,
nxirrnin sytë,
gjumi t'i zinte.
S'do gjumi.

Bien gjethet një nga një.

8.
Shtoheshin zogjtë,
cicërinin, pyesnin:
si të duket, si të tingëllon ty?
Ë..? Loçkë, më thuaj,
do t'i pëlqej Atij?
Loçka bën gojë dhe qesh,
hi-hi-hi,
unë nuk di, ... unë nuk di,
loçkë jam,
s'mbaj përgjegjësi.
Dhe shkon loçka diku e thotë:
Atje ,
kujdes,
është një,
pyet në cicërin mirë,
ç'tjetër ka në mendje?
...qafiri.
Buuuum!... Shëëët!...

Veç zogj më të mënçur ka,
pa pyetur kuptojnë, mësojnë fjalë,
rregullojnë melodi për rrapin,
mbi rrap ngjitin Atë,
skifterin, shqiponjën, mbinjerinë,
e çojnë gjethe më gjethe,
nënagjethet i japin të pi,
dhallë, ujë bore, a lëng trëndafili.

Fanda? Koka kola? Uiski?
Jo!… Jo!… Jo!...
Janë pije xhungle.
Mbjellësi do ujë,
ujë dhe dhallë do.

9.
Sidoqoftë dhe rrapi,
si rrap,
me vitet u plak.
U hap zgavra,
në rrëzë të rrapit nxinte,
dhe gjethet , dhe degët kur binin,
nga plakja, nga era, veçanërisht nga prerja,
i përpinte.

Mbahet mend njëherë;
sa gjysma e rrapit u shkëput një degë,
lëshoi kërcëllim,
flakëroi gjithë rrapi,
zgavra u bë shpellë,
gjethet të zverdhura vështronin në erë:
Ç'të jetë?! … Ç'të jetë?!
Loçkat jepnin shpjegim,
sillnin qetësi:
shshëëët..!
s'është gjë,
hiç gjë,
të rrojnë mizat,
të rroni ju,
të rroj Ai.
Kjo vetë u thye,
përgjonte lindje, jug , veri e perëndim.
Ish qafë përdredhur që në fillim.
Shshëëëët.!

10.
Ora është orë,
ha vehten, ha kafshë, ha gurë,
dhe perandorë.
Rrëzoi nga maja e rrapit
dhe mbjellësin e madh,
me zhurmë e tërsëllimë
sa toka u ça,
sa gjethe e degë u shpërndanë.
Lotë, … britma, …shpresë,
hata.

Zgavra gojëhapur,
e thithi,
ah,
tjetër,
tjetër a ka?

Gjithë degët, nëndegët, gjethet dhe zogjtë,
(të parët zogjtë),
një ton hekur varën në qafë,
tre tonë ai që kishte kafaz.

Mizat u mbytën në vaj.

11
Cëk-cëk nën rrugë,
bijt’ e mizave hapën një vrimë,
e ngushtë vrima,
por dilte në pyll.
U përfol, u sha ,
si jashtëqitje ato miza u pështyn.
Një ditë,dy;
dikush tha:
Ç' vrimë e hatashme,
sa dritë, sa mirë,
ç'para-a-jsë!
S'ish vrimë,
ish vetëtimë.

Shpejt të parët e zogjëve shtegtuan.
Klithën:
Foleja u prish, fojeja u prish,
të ikim, gjetkë të këndojmë,
të tjera këngë, motive të tjera,
Gjethet janë gjethe,
të bëjnë hije, të mbulojnë,
të kthejnë në dhe.
Drejt pyllit, … drejt pyllit,
me radhë, … pa radhë.
Atje melodi ,
atje pleqëri,
atje bukë .
Të hamë,
të mos na hanë.

12.
Legjënda, legjendë është,
e thonë edhe ndryshe,
(e thashë kështu),
por fjalët e mëposhtëme,
thuhen gjithëmonë, kudo,
dhe këtu:
Mbjellësi hijerëndë i lumtur iku,
pafund turma nga pas,
degë, degëza ,
zogj,
gjethe, gjethe,
miza, miza, miza,
ç' bisht i gjatë!
Kujtonin ç'u solli,
Shumë apo pak?
… Dritare e derëmbyllur s'dinin
në kish dritë jashtë.

Mbetur nën hijen e rrapit,
turma lebetitej , ... lebetitej.
Kolaps.

13.
Qukapiku ngriti sqepin;
quk-quk, këtu spatë, atje sharrë.
Quk-quk fort qysqinë, vini zjarr!
Dhe u bë mbi gjithë mbretër
Zjarrmëtar.

Mblodhi rrugës njëqind vetë,
Me pishtarë ndezur në dorë:
Bëri shtet.

Degë, gjethe edhe miza fërkojnë sytë,
Kokëposhtë e shohin botën;
Rënia e parë, rënie e dytë, rënie e tretë!?
Medet! Medet!

POEZIA E LULJETA LLESHANAKUT: FËMIJËT E NATYRËS

Luljeta Lleshanaku

poezi



PËRMBAJTJA:

1. Meditim me shkumë në fytyrë
2. Zogj dhe karbon
3. Autoportret ne silic
4. Misteri i lutjeve
5. E hëna në shtatë ditë
6. Aromë qumështi
7. Nuk është koha e...
8. Fëmijët e natyrës
9. Veçanërisht në mëngjes
10. Në pritje të një poezie
11. Rrëfim në vetën e tretë
12. Sorollatjet e lirisë
13. Një degë ë lulëzuar bajameje
14. Lidhur me hipermetropinë
15. Një palë këpucë të reja
16. Hije në dëborë
17. Kinemaja
18. Kuptimi i një udhëtimi
19. Libra të verdhë
20. Kur dashuria jep një shenjë
21. Berlin. Hotel Citadine
22. Një palë sandale nën pemë
23. Duke ndjekur filmin e mbrëmjes
24. Si dreqin vishet kjo këmishë
25. Kopështi me domate
26. Ajo që ne dimë për Pompein
27. Violina
28. Mënyrë për t’u afruar
29. Shah
30. Mama, unë dhe instruksionet e shpëtimit
31. Në listën e gjërave për t’u bërë
32. Po tani?!!
33. Pak riparim
34. Të harruarit
35. Në mungesë të ujrave
36. Tranzit
37. Ata nxitojnë të vdesin
38. Flashback 1
39. Flashback 2
40. Flashback 3
41. Një tjetër dëshmitar
42. Ti je njëra nga ne
43. Ca ulje e ngritje diafragme
44. Në vendin pa emër
45. Për pak vëmendje


MEDITIM ME SHKUMË NË FYTYRË

Një rruajtje pas pune, e përse duhet?!!
Njëlloj si im atë,
shumë kohë më parë,
para një pasqyre të venitur, plasa-plasa
si një kaçamak i gatuar pa yndyrë.
Edhe ai rruhej, tamam në këtë orë,
më një brisk që rrëshqiste nga lart-poshtë,
duke hapur një shteg të pastër nga tëmthat në mjekër
si fjalët e apostullit. E ndërsa gjuha e mbështjellë kërmill
zbrazte njërën faqe dhe mbushte tjetrën,
e folura e tij më vinte rikoshet përmes xhamit:
“Fuqia e burrit, bir, matet me gjërat që nuk bën.
Pasioni mbahet fshehur, si fruti i rrepës!”

Ishte njëlloj si të thyeje një rregull,
kur unë, vite më vonë
në mëngjes herët, pa zënë punë me dorë
nxirrja ferrën time nga lëkura
duke përdorur fshehtas veglat e tim eti.

Kur dora filloi të më dridhej, unë kërkova një zot,
Nuk qe e vështirë. Njëlloj si të kërkosh një berber, në atë lagje
që e njeh në pëllëmbë të dorës.
Ai nuk e ka zakon të të pyes: “Ç’farë mund të bëj për ty djalosh?”
Kryqi është më i vjetër se njeriu.

Dhe ja, ku jam, pa asnjë prerje,
i ndriçuar nga llamba e hipofizës në zverk.
një rruajtje e pastër- siç i thoshte im atë- i cili,
kur vdekja erdhi ta merrte,
të merrte fytyrën e tij të parruar prej ditësh
si një grumbull milingonash rreken të përmbysin në vrimë një kokërr gruri,
mblodhi shuk retinat, siç mbledh shuk pecetën
fëmija,
kur e detyrojnë të ngrihet i pangopur
nga tryeza.












ZOGJ DHE KARBON

Po afron koha
kur poetët u rikthehen sërish stinës së zogjve
duke fshirë me mëngë gjurmët e karbonit mbi letër.

Ne njohim veç vendqendrimet e tyre;
harku është i ikshëm. Të njëjtin hark
bën edhe shkopi në duart e ciceronit në muze
duke u ndalur çdoherë në të njëjtat pika:
Vaterlo, Itakë, Kajro e Berlin…

Atje ku historia, e imja dhe e gjithkujt
ndalet një hop dhe merr frymë thellë
koha frenon.
Koha tjetër është veç tymëra, bagazhe që zbresin e ngjiten
flamuj të vegjël konduktorësh.
Koha tjetër është veç imagjinatë…

Unë s’e mbaj mend se kur ka qenë hera e fundit
që mbajta frymën.
Ishte verë. Gusht. Qielli i gërvishtur
me vija të freskëta, të kuqe, si pëllëmbë kopshtari.
Të sapomartuarit silleshin gjithë gaz rreth shtëpisë sime.
Erdhi frymëmarrja.
E vetmja pemë që fërgëllonte në fushë
i shndërroi ata në dy copa të mëdha letre
i dënoi në laradashe të përjetshme.






















AUTOPORTRET NË SILIC

Portreti im nuk ka ndryshuar edhe aq,
me kokën pak të anuar sikur kërkon ndjesë.
Ndjesë për se, ndjesë për cfarë
ndjesë se ndodhesha në vendin e gabuar, në kohën e duhur
apo në vendin e duhur, në kohën e gabuar
apo të dyja bashkë? Ndjesë se isha prani atëherë
kur më ishte kërkuar të isha e padukshme.
Mos e kërcit lugën kur ha, mos ëndërro me zë,
atje ku digjesh- mos bëj tym, atje ku lahesh- mos bëj shkumë,
atje ku shkërmoqesh- pendët merri me vete,
atje ku shpirti rrëzohet me lastik të këputur nëpër këmbë, ik e mos i dil për zot,
dhe, besomë, jeta është më e lehtë
nëse je i padukshëm.
Dhe unë ndoqa atë rrugë që mu tha.
Qelq. Fillimisht isha xhami plot sharje i dritareve të shkollës fillore,
që lexohej veç në ditë pluhuri.
Më pas një monokël- ajo ç’ka besonte njëri sy, tjetri e vinte në dyshim.
Dhe vonë fillova të shkruaj… Isha xhami i trashë
i një teleskopi,
që yjet t’i jep në pëllëmbë të dorës.
Syri i njeriut po ai- i lodhur,
dhe yjet po ato- miliona vite dritë larg
gjithsesi unë nuk jam një lajm i rremë, por, veç i parakohshëm,
mashtrimi im është vetëm distancë.

Mbase ndonjëherë nuk do të jem më qenia e padukshme,
kufiri dredhacak midis dy botëve,
do të kem zë, ngjyrë, e lexueshme edhe në një ditë me shi
unë që e di mirë se një përkulje e ndrojtur koke para fotografit
është vetëm alibi.


















MISTERI I LUTJEVE

Në familjen time
lutjet bëheshin fshehtas
me zë të ulët, me një hundë të skuqur nën jorgan,
gati mërmëritje,
me një psherëtimë në fillim dhe fund
të hollë, e të pastër si një garzë.

Përreth shtëpisë,
kishte vetëm një palë shkallë për t`u ngjitur
ato të drunjtat, të mbështetura gjithë vitin pas murit,
për riparimin e tjegullave në gusht para shirave.
Në vend të engjëjve,
hipnin e zbritnin burra
që vuanin nga shiatiku.

Ata luteshin duke u shikuar sy më sy me Të,
si në një marrëveshje kryezotësh
duke kërkuar nje shtyrje afati.

„Zot, me jep forcë!” e asgjë më shumë,
se ishin pasardhësit e Esaut,
të bekuar, me të vetmen gjë që mbeti prej Jakobit,
-shpatën.

Në shtëpinë time
lutja ishte një dobësi,
që nuk përflitej kurrë,
si të bërit dashuri.

Dhe njësoj
si të bërit dashuri
pasohej nga nata e frikshme e trupit.
















E HËNA NË SHTATË DITË

I.

E hëna është një këpucë teke;
me tjetrën, ndoshta po argëtohet qeni i lidhur tek porta.
Dielli del gjithmone nga një deriçkë
dhe derdhet si krundet nëpër rrugë- gjithsesi i panevojshëm.
Burrat që zbresin zallit
me trupin drejt, e duart të lidhura pas shpine
janë nisur për askund.
Ata ngjajnë me thepin e pushkës në vijën e shënjestrës;
duhet te mbash frymën për t’i fiksuar.
Pështyma e tyre akoma e hidhur nga kafeja
dhe mbi jakat e xhaketave- barriera zbokthi
apo flamuj të bardhë dorëzimi.
Javë të tëra pa rënë një pikë shi. Përroi i vetem digjet nga sifilisi.
Një fëmijë i përvidhet së ëmës; nuk do të shkojë në shkollë.
Është nëntë vjeç, dhe mbledh e zbret me gishtat e nxirë me arra të njoma
vitet që i kanë mbetur deri në rekrutim.
Përtej dhjetës, ai është i hutuar.
Vizaton rreth vetes nje rreth të madh në pluhur
si një copë lëkurë e shënuar
atje ku do të kryhet një heqje tumori..



























II.

Si salmonët, lënë detin dhe i ngjiten grykëderdhjes se lumit
kur vjen koha e dyzimit,
- dasmorët, bëjne nje hap prapa në histori
ndërsa kthehen te nesërmen, me sytë përdhe, duke i kërkuar lëkurët,
të zonjës së shtëpisë:
“E imja eshte krejt e bardhë, me manikur ne thonj!”
“E imja është e butë, dhe ka nje damkë djegjeje hekuri në parakrah”
“E imja mban erë sherebel; pa kanavacë e pa astar!”
“E imja është e magjepsur; mund ta veshësh nga te dyja anet!”
“Më jep një çfarë të mundesh, pak rëndësi ka!”

Ja dhe Mustafai, pijaneci…,
me kokën e ngjitur në të djathtë të trupit.
Ai është shenjti i së hënës- fajtor për gjithçka
ndërsa përthith mallkimet e të tjerëve
si një copë pambuk e lagur me akool,
përmbi plagë.































III.

Para gjumit bota kthehet nën qepallë
si ushtria nën një hark triumfi, e ngopur në kotësinë e vet,
Në fund të kolonës-plaçka e luftës
-riti i përnatshëm i bashkimit trup me trup,
ajo muzikë rrecka-rrecka
që mjafton sa për të fshehur
motivin për të cilin u zgjuam sot në mëngjes
e aq më tepër, atë, për të cilin duhet të zgjohemi nesër.

Llamba shuhet për herë të fundit.
dhe gjaku iu rikthye qarkullimit te vogël.





































IV.

Kur ime gjyshe erdhi nuse ketu,
shtëpia ishte bosh: vetëm armët varur e një emër të mirë.
Me kaq pak gjëra, asaj iu desh të ndërtonte një qytet
të gjejë nje palë shpatulla për një kokë.
E filloi duke mbjellë një kajsi para shtëpisë.
Dhe më tej një të dytë. Si një deadline,
apo si dora e vënë para fytyrës
që fryma të kthehej e ngrohtë mbrapsht.
Pastaj prej trupit te saj pikuan fëmijët
shiu nga tenda prej llamarine.
Ata që ranë në tokë të butë u harruan; të tjerët mbi çimento
ia dolën mbanë.
E ata që mbijetuan,
sot e kësaj dite janë ngurosur në një fotografi bardhë e zi
me kostumet prej stofi dhe shtegun e qartë të flokëve me brilantinë
të parehatshëm,
si brenda një jete të marrë hua.































V.

Lodrat e prishura ishin argëtimi im.
Zebra, karroca kineze e akullores me kurdisje,
që im atë m’i solli dhuratë për Vit të Ri,
asgjë nuk vlenin
ishin si torta me kremin e lëpirë fshehtas në kuzhinë
derisa diçka metalike u thyhej përbrenda
dhe hidheshin tej të panevojshme …
Atëherë ua hapja barqet, ingranazhet mikroskopikë, bateritë
pa e ditur se kisha bërë hapin tim të parë drejt të kuptuarit,
si liri nga funksioni.

Kur për herë të parë pashë një pikturë të vërtetë,
bëra disa hapa mbrapa, instiktivisht, me thembra,
po zgjidhja pikën e vdekjes,
nga ku mund të hyja në brendinë e gjërave.

Ndërsa me njerëzit ishte tjetër gjë,
ata i ndërtova vetë. Njerëzit i desha,
qëllimisht jo deri në fund. Asnjëri prej tyre
nuk preku tavanin e kaltër me kokë,
si shtëpitë e lëna në mes, me një plasmas në vend të çatisë
kur sapo ka filluar vjeshta e lagësht e të kuptuarit.


























VI.

Ja, ku është ai burri i ndershëm, burri i drejtë,
me fytyrën e shkundur mirë nga thërrimet
si një shtroje pikniku.
Soji i tij nuk mbetet kurrë pa punë:
“Kam një vrimë të gatshme në gjoks,
a ka kush ndonje gozhdë për të ngulur?”

Të njejtën gjë ka bërë edhe stërgjyshi,
edhe gjyshi, babai..
Ndoshta të njëjtin zanat do të ketë edhe i biri, për analogji.
Ai që pikërisht tani, i ka ngulur sytë si diçkaje të pavlerë
(hapu dhe e futu!)
herët e vonë.

“Sa larg do të shkoj?”- e kishte pyetur një herë i biri
“Aq sa mos ta humbasësh veten nga sytë!”
Mund të kishte qenë një ëndërr, sepse pema e tij gjenealogjike
u dogj nga rrufeja
dhe një erë e mirë prej uluweah u përhap nëpër katund.





























VII.

Kundërmim rrënjësh. Shirat kthehen në zgjoin e vet
si bletët, të gjithë njëherësh, pa hierarki. Është traditë.
E për të dalluar shirat e freskët nga ata melankolikë
të mbarsur mbi kodrina gjatë verës,
unë mbyll njërin vesh, njëlloj siç perceptohet identiteti.

Im ungj më kërkon një fazzoletto për të fshirë syzet,
e quan kështu, që prej kohës kur ishte për kurim nga
bronkopneumonia në Firence,
kohë për të cilën ai flet
si për muajin e mjaltit.
Ai tashmë ka dëftesën e notave të mia simestrale në dorë
gjaku i pulson në tëmtha; çështje për jetë e vdekje.
Varet prej tij
të përcaktojë
në jam një tullë për shtëpi
apo gur për një kullë bari.
Dhe ajo dorë që pritet të më godasë
është manual përdorimi që lexohet vetëm një herë
por, ulluqet në pëllëmbë, vijat e tij të fatit,
janë të vetmet që nuk do të më lënë shenjë.

Djalli e marrtë! Më sill një fazzoletto!

























VIII.

Nëse ke një lëkurë të zezë,
Buzëqeshja jotë duhet të jetë e përkryer.
Ajo s’mund të jetë gjysmake dhe as me dhëmbët copë-copë.
F. e di këtë. Ajo mban zi për të birin,
Hap dritaren herët, ndez sobën me vajguri e me një copë telegram të spërdredhur,
pastron oborrin, ushqen pulat, gatuan sa për dhjetë vetë
fikson karrigen e saj me krahë sfinksi përballë derës
dhe si çdo ditë kapet si një skifter, fort me kthetra
pas rregullit
formës,
duke joshur si kuadratet në fushat me grurë
atë pjesë të saj, që fluturon pamëshirshëm në vijë të drejtë
dhe që nuk e prek tokën.

Ajo i merr përshëndetjet me sy.
Rruga i hapet nga të dyja krahët.
si e djela midis ditëve të javës, e caktuar për mirënjohje
dhe meditim.





























IX.

Në mes je i shpëtuar- thoshnin latinët
Mbulesa e qëndisur në mesin e tryezës,
Tryeza në mesin e qilimit.
Qilimi në mesin e dhomës.
Dhoma në mesin e shtëpisë.
Shtëpia në mesin e bllokut.
Blloku në mesin e qytetit.
Qyteti në mesin e hartës.
Harta në mesin e dërrasës së zezë.
Dhe dërrasa e zezë.
Në mesin e hiçit.

Lola është një engjëll. Balli i saj nuk është rritur që kur ishte tetë vjeç,
për të ruajtur të njejtën qendër graviteti. Dhe ajo pëlqen skajet, qoshet
pavarësisht se veten e gjen gjithmonë në mes të një autobusi
kur njerëzit turren drejt hyrjes dhe daljes.

Fqinjët e mi janë njerëz të pashkollë,
nuk kanë dëgjuar asgjë për estetikën,
dhe zor se kanë lexuar gjë mbi boshtin, simetrinë dhe të vërtetën absolute.
Por, ata lëshohen instiktivisht drejt mesit
ashtu si koka e burrit lëshohet krejtësisht në prehrin e gruas,
që me një palë gërshërë, pabesisht, deri nesër
do ta bëjë atë më të prekshëm se kurrë.
























X.

Përgatitjet për dimër nuk janë një zakon
por, shqisë. Flakim nga vetja, makthet tona të tëpërta,
si objektet nga një anije e ngecur në cektinë.

Taedium vitae* është ora lokale që nuk bën më punë
Përderisa vetëm një erë fasulesh të ziera na ndan nga fqinjët.
Dhe nga parardhësit, një ëndërr sipër stufës.

Mes meje dhe fuqive të mia nuk ka asnjë ndërmjetës.
era predikon rreth e rrotull me zë hundor prej profeti te rremë.

Vitet përbrenda rrokullisen me kollotumba, pjerrësirës së ngrirë,
duke fshehur instiktivisht kokën midis gjunjëve.

Kufijtë rrudhen. Edhe pse më abstrakt se kurrë
trupi është atdheu im pa himn.
me të cilin prekem në kllapi, në kufijtë e ekzistencës
si buzët e nënës mbi ballin e fëmijës me temperaturë…

kur është fjala
për mbijetesë.

























*taedum vitae- lat. mbingopje nga jeta

AROME QUMËSHTI

(Ne kujtim te H.Kupit)

Tani,
pas shumë e shumë vjetësh
mbase mund të pyes veten
se ç`më lidhte me atë burrë shtatëdhjetëvjeçar,
me atë trung të vjetër qershie.

Ndanim shumë kohë bashkë…
Tregonte ëndrrat e një nate më parë
me lëvizje të shkathëta të duarve
si lopatat që pastrojnë rrugën nga dëbora.
Lexonte fletët e reja e ditarit
të shkruara gjatë vapës,
duke i paraprirë me gishtin tregues, çdo presjeje,
çdo fjale, çdo pauze …
si fati nganjëherë i paraprin kohës.

Flitnim anglisht
një anglishte arkaike, të mësuar në burgje:
si i thone “ajrit”, “familjes”, “urës”
“orës” si i thonë,
me një “o“ të dëshpëruar, që mezi kapej,
si një fije e thinjur floku në krëhër.

Prej tij mësova te pyes “Si je ?”
duke e shikuar tjetrin drejt e në sy.

Mbi oxhak ,
fotografite e grave te familjes
të gjalla e të vdekura, njëlloj të përkulura në skaje,
me duar të kryqëzuara në bark
si shtëpi të gozhduara nga epidemitë.

E njëjta gjë, çdo ditë,
për orë e orë me radhë
deri kur unë shfaqja shenja padurimi
apo qumështi i deles derdhej mbi zjarr.

Kohë më vonë, kur ditaret do të zhdukeshin,
kur qershia do te pritej, oxhaku do te shembej
e fotografitë do të çgozhdoheshin nga heshtja e tyre,
do të ndjeja therëse në hundë aromën e qumështit të djegur
-afati i leximit kishte skaduar!

Nuk isha më fëmijë
qe t’më besohej testamenti i leximit.

…se ti flasësh një fëmije
është njëlloj si të shkelësh mbi gjethe të njoma
pa pritur kurrë të të pyesin “pse“ dhe “si“.















































NUK ËSHTË KOHA PËR…

Nuk është koha për ndryshime
Dhe me sa mbaj mend unë
asnjëherë nuk ka qenë një kohë e tillë.

Shtëpia frenon. Mbase gjithçka është kaq e rremë.
Gorricat, unazat,..makina e qumështit,.. fëmijët e ngecur
si gjilpërat me kokë
në një xhaketë pa jakë tek rrobaqepësi
që pret për një tjetër provë…

Zakonisht, hemofilia dhe nevoja për ndryshim
trashëgohet në linjë mashkullore.
Burrat mund t’i njohësh vetëm në profil
(si monedhën romake me kokën e Cezarit),
me shikim të ngulur drejt humbjes.

Kurse gratë janë ato,
që nuk harrojnë të ndezin llambën e verandës në mbrëmje
rrethuar nga mushkonjat,
me bindjen se pavarësisht se si,
çfarë është shkruar për të ndodhur, do të ndodhë.





























FËMIJËT E NATYRËS

B. flet për botën tjetër
me të njejtën siguri
që bujku var rrobat e tij të punës
në mbrëmje vonë, pas derës.

Nuk është një shaka...

Për vite me radhë, ai ndoqi vijat paralele
të karrocës së të atit të paralizuar
që lidheshin nyje, tamam atje ku hapësira ishte më e madhe;
ishin nyje të forta, si nyjet e lidhëzave të këpucëve
të lidhura me padurim, kur, diçka i pret jashtë.
Dhe kur më vonë, gruaja e la,
me sa mban mend, ishte verë,
si zakonisht, ai, shkoi në kopësht,
mblodhi frutat e kalbura të rrëzuara gjatë natës
për të mbajtur grerëzat larg.
Kur ajo doli,
ai e mbylli portën lehtë, pa mllef, si të ishin kopsat e shpinës
së fustanit të saj të mbrëmjes.
Dhe hëngri mëngjes si zakonisht, duke e shijuar çdo kafshatë
me mirëjohje,
pa përdoruar dhëmballët e pjekurisë,
ashtu si besimtarët e ulur në radhët e para,
përtypin psalmet, të djelave në kishë.

Fëmijët që kurrë nuk i pati
vazhdojnë të kthehen vonë në shtëpi,
të djersitur nga loja, të pistë, me gënjeshtrën e tyre të radhës në majë të gjuhës,
ai i dëgjon me ëndje ndërsa pret thonjtë dhe dyshimet
si një fetus që përgatitet të hyjë në placentë.

Historia ndodh gjithmonë jashtë tij
dhe si mirëmbajtësi i hekurudhës,
ai ia pastron rrugën nga barërat, gurët,
..shtrëngon ndonjë vidë të liruar.
Ai nuk e sheh, po, e njeh fuqinë
dhe e di më mirë se kushdo
se kur është momenti të largohet nga udha
duke përgjuar me veshin e mbështetur
pas shine.




VEÇANËRISHT NË MËNGJES

Në mëngjes, veçanërisht në mëngjes
pjesët e mia të trupit shtrihen pa imazh, pa krisëm, pa formë,
si një armë e çmontuar mbi sofrabez.

E djeshmja është guri vullkanik
e sosur në llojin e vet
nuk ke se ç’farë t’i heqësh, por as ç’ti shtosh.

Është ai tjetri, ajo deltinë e shtrirë në krah
që e njeh përmendësh manualin e kombinimit
si edhe të shtënën boshe, gjuajtjen e provës:
“A nuk është koha për një kafe?”

Edhe nëse ai akoma fle
me atë fytyrë të panjohuri, pa kujtesë, që njerëzit kanë zakonisht në gjumë
është pikërisht ai që e njeh atë kod,
ndërsa rrjedh si një lumë pranë një kolonie ciganësh
pa nëkuptuar
as burimin dhe as fundin.





























NË PRITJE TË NJË POEZIE

Në pritje të një poezie
të ashpër, të palatuar, jashtë kontrollit
diçka që të çlirohej nga errësira ime
e patrazuar nga mallkimi
si një korb i bardhë.

Fjalë që vijnë vetiu dhe pa synuar askund
- një e shtënë pa objektiv
si të shtënat paralajmëruese të armëve në ajër
ne tokat e sapopushtuara.

Një poezi që të burojë nga gjoksi,
dhe jo nga mendja.

E deri kur ajo te vijë
unë po qetësoj vështrimin tim në një gotë të përfunduar qumështi
mbi tryezë. Zënkat e fëmijeve në dhomen ngjitur.
Në gjoks gota pritet nga gjurma rrethore e bardhë e laktozës,
dhe unë në grykë- nga një ngërç i argjendtë,
si një kapëse metalike pecetash
kur të ftuarit vonojnë të vijnë…



























RRËFIM NË VETËN E TRETË

Ajo zë fill
kur fillon të kërkosh një errësirë të ngjashme
me veten, si rimën në vargun pasues,
për pak muzikë, apo shkëmbim karboni si lulet në mbrëmje,
ajo- ndjesia e të qenit dyzet vjeç.
Dhe është vetëm çështje stili,
mënyra se si ato vendosen mbi
njera-tjetrën. Sepse nuk pritet më përplasje, dhe as zhurmë,
goditja më e fortë tashmë është marrë,
si statujat, së pari, e marrin atë në hundë.

Një grua afër të dyzetave
është një hije në kërkim të objektit
një e folur në vetën e tretë;
varg mësimesh, me shënime të vockla të kuqe djathtas,
dhe nënvizimesh. Zbrazëtitë midis rreshtave janë si mishi, si trupi
- vendpushime të shkurtra, pas derës së dentistit
nga ku hyn edhe del
duhma e arsenikut.
Përvojë.., përvojë.., përvojë,
zigzage të vogla, dhe sensi i së plotës
me të cilin, krimbi i mëndafshit bren gjethet e manit
duke u nisur nga maja.

Ajo bën paqe me gjithçka: mban sirtarët në rregull,
dhe bën joga,
duke praktikuar shpirtin si një start
ngjitjesh dhe zbritjesh.

..kur i afrohesh të dyzetave,
ose më mirë: nëse i afrohesh të dyzetave,
sepse të jesh dyzet nuk është një ligj nganjëherë,
por, një zgjedhje
siç zgjedhim në park atë stolin me shpinë nga rruga
nëse nuk presim dikë.













SOROLLATJET E LIRISË

Jo gjithmonë mallkimi
i shmanget gjurmëve të kuqe të gjakut
mbi arkitraun e portës

Ajo stuhi e fortë, e pakthyeshme ndjek pikërisht ata
që besojnë se shkojnë drejt Tokës së Premtuar
dhe i përçan rrugës.

Kujtoj endjet e mia të ngazëllyera,
endjet dhjetëvjeçare
si piruni rreth marengës së bardhë.
Pashë shpirtin tim të firojë prej kurmit të ngrohtë
si aroma prej luleve të çelura gjatë natës.

Nuk qe kjo liria. Liria nuk kishte qenë hapësirë.
Liria ishte ngjitje vertikale
hedhja e trastave me rërë prej ballonit
pezulli e frikshme.
Me sa zell e shkund trupin tim tani nga gjithë këto
ashtu siç shkund qilimin nga pluhuri
dhe arabeskat zgjohen nga ky gjumë ëndërrimtar.

Tani ndihem e çliruar prej iluzionit të lirisë
Tashmë jam e lirë.

























NJË DEGË E LULËZUAR BAJAMEJE

Nuk dihet se kur mund të më shfaqet përsëri ajo –
Dashuria, që të ndjek me një sy të fortë e të pashmangshëm
deri thellë,
si ngjalën, Shqiponja e Detit.

Ndoshta atëherë
kur edhe tronditja më e vogël mund të më shkërmoqë
si një varg të tharë, të zverdhur duhani.
Do të jetë e dhimbshme
të përballosh sidomos mëngjesin,
një degë të lulëzuar bajameje mbi murin copë-copë.

Atëherë kur dielli nuk çohet më kurrë në zenit
Por, si kungulli rritet e rëndohet horizontalisht
e fshihet i përgjumur mes degëve të blerta të kopshtit.

Sidoqoftë, mos e refuzo,
nuk është sfidë, është bujari.

Edhe rrugët që të çojnë në Alaskë
aty–këtu zgjohen.
Tabelat e mbetura buzë minierave të mbyllura
përpiqen të kujtojnë rrokjet e dëmtuara.
vagonat me gur të zinj që dikur dilnin nga nëntoka e ngrohtë.























LIDHUR ME HIPERMETROPINË

Mos më vër faj, nëse kam humbur sensin e të shikuarit afër.
Jam rritur pa një puthje në ballë në mbrëmje para gjumit
si gjiri i detit pa një liman. S’kam dëgjuar kurrë hapa të fshehtë
poshtë dritares, dhe rrallëherë pëshpërima në vesh.
Ullinjtë në oborr, ishin pronë e shtetit;
kanotjere e bërë shoshë nga vrimat- gjatë dimrave më të begatë,
dhe asnjëra prej kokrrave nuk mbërrinte në tryezë.
Dhe s’jam trembur kurrë nga një gotë e thyer
me shenjat e mia të buzëve- mund të kishte qenë një bestytni,
-asgjë nuk thyhej, enët laheshin atypëraty.
S’kam pasur kurrë një sirtar
që të mos lehte si kone e rrahur sa herë që futja duart.
Dhe s’e di se ç’është farfurima e një këmishe nate
fshehurazi midis dhomave.
dhe as se ç’është ngrohtësia e drunjtë e gjërave posesive
si parmakët prej druri, që të çojnë gjithmonë pagabueshëm
në katin ku ëndërrohet... , prekja e mëdafshtë e astarit..,
- sendet të cilëve unë u përkas dhe më përkasin.
Që atëherë, forca ime nuk vjen nga brenda
por, së jashtmi,
- një copë mish i tymosur
në mëshirë të kripës dhe acarit.

Dhe s’e kam ndjerë ndonjëherë shijen e ëmbël të fajit mbi vete
dhe as atë të athtën e pendimit. Përderisa dhe ai, ndahej si hallva
në ditën e përshpirtjes, me të tjerët.






















NJË PALË KËPUCË TË REJA

Prapë një palë këpucë të reja për ty.
Këtu vera është gjithë pluhur
dhe dimrit lagështira të tërheq skutave të saj të errëta
si miun një paketë e mbetur biskotash.

Ka ndodhur ditë më parë.
E ato vazhdojnë të rrinë të paprekura në kuti
kurriz më kurriz.

Është më se e bekuar rrezja që bie mbi ne
si mbi një natura morte
syri i përqëndruar i vizitorit;
një pjatë me fruta gjithë lëng të stinës,
midis tyre një thikë gjithë shkëlqim,
që e ka humbur kuptimin e rrezikut
njësoj joshëse dhe paqësore

O Zot, çfarë qe e gjitha kjo,
ç’dorë e preu njëherësh gjithë misterin rreth nesh
pa e zgjedhur, siç pritet bari për lepujt.

Një palë këpucë
që ti t’i gëzohesh një mënyre të re ecjeje në tokë.
Mbase po e mbaj peng fluturimin tënd
duke ëndërruar gjithmonë kërcitjen e tyre në darkë
kur ato i afrohen portës.






















HIJE NË DËBORË

Nuk qe dëborë e parakohshme. Hijet manushaqe
u ulën përreth zjarreve të bardha të pemëve
si barinj të dremitur.
Hija gri e mënjanuar e gardheve – klavikulat e gruas
që ëndërronin kthimin e thinjur të burrit
- kthimin e tij të mbramë.

Micelet ndalen në prag.
Një makinë e parkuar prej shumë orësh
rrok një copë të zezë toke nën vete.
Radioja pluskon mbi valët e veta jashtë vëmendjes –
një varkë dhe gjahtarët klandestinë të ngjalave
nën mushama të zeza fosforeshente.
Mbi tavolinë
fëmija vizaton me dorën e vogël që i dridhet
drurë të mëdhenj e të shtrembër.

Kori u ul në gjunjë.
Asgjë s’bëzan rreth e rrotull
Siç e sheh,
erdhi çasti të dëgjosh zërin tënd,
atë zë që kurrë nuk e ke njohur.

Ngrej kokën e shoh të vetmin yll në një natë të tillë
Yllin e gabuar që kam ndjekur prej kohësh
i paformë dhe i frikshëm, si një grykë e thyer shisheje.






















KINEMAJA

Doemos,
e djela e kinemasë
do të ishte një e djelë me shi
me çadrat e zeza e të mëdha
që ndesheshin para sportelit.

Biletat e grisura, portieri çalaman
si një akuarel i tymosur
varur shtrembur mbi murin e kuzhinës.
Zinim pa të drejtë vendet e para,
shkëmbenim pa u parë në sy fara luledielli
- metoniminë e pjekur në zjarre celuloze tekstesh didaktike.
Dhe kur dritat fikeshin, një rreze pluhuri që vinte nga një kuadrat
pas shpine, shënonte kokat tona me aoreolë
si familjen e shenjtë në pikturat bizantine.

Përherë pothuajse i njëjti film
me kolonat e dëmtuara zanore
që kërcisnin si grushta të pafund orizi
mbi veturën e bardhë
të të sapomartuarëve. Dhe aktorët
të bukur, pa kujtesë
që putheshin si gjithmonë për herë të parë.

Në çdo ditë të jetës do të shfaqej makthi i një fund-filmi:
këmbët qull dhe rrathët e shenjtë mbi krye,
si gardhi pas kurrizit të zonjës së shtëpisë,
prej ku sapo janë mbledhur rrobat e thara
të larme dhe erëmira.



















KUPTIMI I NJË UDHËTIMI

Gjithë ky udhëtim i gjatë
vetëm për të zgjedhur vendin ku do të vdesim
si ngjalat që i rikthehen Karaibeve
dhe elefantët humusit të butë të breglumenjve.

Ku do të vdesë i fundit imazhi im
cila derë do të përplaset më fort nga rryma e fortë.
Nuk ka vdekje mes mjerimit a madhështisë
shtrati ynë do të jetë vetëm një palë sy
do të jetë shpirti që shkëputet i fundit prej nesh
po me kaq vështirësi
sa druri i arrës
prej hijes së vet.

Shihni seç gjumë të thellë bën kjo grua
një gjumë foshnjeje
që nuk do t’i shkonte për shtat
moshës së saj të thyer:
është hija e arrës që nuk është mbjellë akoma
është një jetë e pajetuar.

Si zakonisht syzet e kryqëzuara afër shtratit
duke pritur një frymë që t’i mjegullojë
Përtej tyre objektet vijnë të zmadhuara, të prekshme, të qarta,
të papërpunuara
si në ditën e parë të krijimit të botës.

Kurse unë, si një bishë e rëndë dhe dembele
rrëmoj me thonj mbi të njëjtin vend, dhèun nën këmbë.
E nëse ky do të ishte vendi im i zgjedhur
atëherë unë kurrë nuk do të mund ta dëgjoj atë degë që thyhet
qindra kilometra larg meje,
ceremoninë madheshtore të pyllit në dimër
me një zemër të ftohtë akull
si zemra e dëborës.













LIBRA TË VERDHË

Një kohë që s’ka shumë të vërteta
nuk ka as tabu. Ndoshta ky libër i verdhë është njëra nga të paktat,
ndonëse gjithçka që mbetet prej tij në mendje
është akti i fshehjes.

Është vapë. Darka serviret me ngathtësi dhe si çdo natë
në orën e caktuar. Ora kur ne mbulojmë njëri-tjetrin në ekuinoks.
Diçka e gatuar shpejt, një kokë viçi. Hisja ime është gjuha.
Thonë se po të hash gjuhë, gjuha të rritet,
dhe po të hash syrin, do të kesh shenjë të mirë.
E nëse ha libra, do të hash veten, pak e ngapak, nga qoshet në qendër
si makinë korrëse, në fermat kolektive.

Nga kreu i tavolinës vijnë leksione mbi evolucionin,
“Të fortët vdesin; më të dobëtit mbijetojnë!”
në një mënyrë krejt orgjinale
duke mëshiruar lythet me dorë.

Dhe asgjë nuk e dallon nga një darkë e shenjtë
ku në porcione të barabartë ndahet buka dhe shpirti
të vërtetat e vetme- të lexuara fshehtas
e të mistifikuara gjatë shkëmbimit
si librat e verdhë.
























KUR DASHURIA JEP NJË SHENJË..

Ajo futet ne rrjedhën e gjërave me arrogancë,
si heshtja që pason trokitjet e çekiçit të gjyqtarit
gjatë seancës.

Gjithë qenia perkundet, nga puhia me e vogel,
nje are e ardhur gruri
që pret për t`u korrur.

I thua vetes se je e mbrojtur,
se tashmë je vetëm një shpinë
një shpinë e fortë, pa gjoks, pa bark,
pa kërthizë,
(veçanërisht pa kërthizë)
si tavani i qilarit
mbi ushqimet e konservuara për dimër.

Zmbrapsem një moment
e gatshme për t’ia filluar çdo herë nga fillimi
me një paletë te pastër piktori
e një vrimë të errët në mes.

E nis për të disatën herë atë rrugë
fundin e së cilës e njoh mirë,
si prekjen metalike ne xhep të fishekut
të cilin, gjatë rrethimit,
ushtari i mirë
e ruan për vete.





















BERLIN. HOTEL CITADINE

Eshte mbrëmje. Jashtë dy- tri taksi te vëna ne pritje
të ndonjë kalimtari që ka humbur rrugën.

Dhoma është ashtu siç e lashë në mëngjes,
përveç çarçafëve të ndërruar
dhe zhumës së lehtë të shiut që mbi xhama kercet
si një tufë lulesh të thara
kur u ndërrojmë vendin.

Dhe i njejti mesazh në sekretarinë telefonike:
një zë burri, i regjistruar muaj më parë, për një tjetër grua,
për dikë që është fshirë me të njëjtit peshqirë
të larë dhe parfumuar.

E kthej mesazhin mbrapsht, e dëgjoj disa herë…
Kryqëzohem si direku me një erë të panjohur
duke shmangur pyetjen:“Ç`farë mund të ketë ndodhur më pas ?“

Më në fund mund të shtrihem në atë shtrat
te rregulluar nga duar anonime,
do të tendosem midis gjërave te mia te humbura
(pyetjeve që u ngutën të merrnin përgjigje)
si një fill tregues prej mëndafshi
midis fleteve te sapolexuara te librit.
























NJË PALË SANDALE NËN PEMË

Kaq ishte e gjitha.
Trupi, fryma dhe pema
Tashmë janë në sintoni të plotë.
Pema ? Cila pemë ?!! Nuk ka asnjë pemë përtej dritares
që të mund të lakmojë
paqen e trupave, si të nxjerrë nga deti
cep më cep.

Duhet pak guxim
për të hapur sytë e për t`u ndeshur
me atë gjë të frikshme, që na pret më pas
si të shohësh hënën, hënën në kupë të qiellit, në pikë të ditës
-tamam atë gjë që do të ishte kaq mahnitëse në kohën e vet.

Barku im kontrakton rrallë
si kokë kobre
me gjahun në grykë.
I yti, merr e jep, pa pauza, pa nënkuptime,
përmbyllës, si nje manifest.

Asgjë më nuk do të ketë më atë forcë
por vetëm therma të vogla pa klithëm mbi porcelan
thika ëmbëlsirash.
rutinë.
dhe përfytyrimit i vjen fundi
kur era trupëzohet në një send.

Cila pemë ?!!

Tashmë fryma është e rregullt
gramatikë,
fije bari dhe baltë.
fole e sapobraktisur nga synimi.

Buzëqeshim lehtë, pa thonj, pa thembra,
si një palë sandale
rrëzë trungut të pemës.











DUKE NDJEKUR FILMIN E MBRËMJES

Duke u përkundur
në kureshtjen e filmit të mbrëmjes
të katër, ne, ngjajmë me copëzat e të njejtit objekt
të mëdha e të vogla,
mbi një sitë të imët arkeologësh.

Brinjë, bërryle, supe, gjunjë
të mbështetur tek njëri- tjetri lirshëm
dhe një iluzion që projektohet dridhshëm
nga ekrani
në arkitekturën tonë jonike prej mishi.

“Ne mund të kishim qenë të lumtur” thua ti
me të njëjtën dhimbshuri
si të ishte fjala për qenin e shtëpisë, të lidhur në oborr,
në një natë te frikshme kur vetëtimat ecin këmbëzbathur mbi thëngjij.
Fikim dritat. Bëhemi gati për gjumë.
Mendjet tona zverdhin si dy limonë në errësirë
të thartë, të hidhur, të pakënaqur nga vetja.

“Ne mundet të.., sikur……!”

E fshihemi në një përqafim të pafrymë
thjesht për të mos folur
thjesht nga frika se do të na duhet të tregojmë
një histori që ende nuk e njohim,
ndërsa nuk ka asnjë të lehur qeni, në oborr.

..si copat e argjilës përmbi sitë.
pa e kuptuar se ata janë vetë historia,
një histori e vetme
e treguar në disa mënyra.
















SI DREQIN VISHET KJO KËMISHË

Nga vishet kjo e mallkuar këmishë?
Sidoqë ta kthej, etiketa më shfaqet sërish në grykë
dhe marka e prodhimit më zë frymën.
Ndërsa duhet vendosur: të shëmbet a të mos shembet kjo shtëpi,
është e vjetër, shtëpitë rrënohen nga brenda,
fëmijëri e rini bashkë, po kujt i hyn më në punë?
Kujt i hyn punë një copë çertifikatë e stilit gotik a bizantin
dëshmia ime e pafajësisë?
Kujt i hyn në punë kjo dhomë e ftohtë gjumi
kur në mëngjes ti ishe një shalqin i plasur
duke fshehur me duar e këmbë farëzat e zeza;
ky korridor gjithë lagështirë, spazmat e të cilit
e lindnin njeriun para kohe.
Kujt i hyjnë në punë çesmat, në dreq shkofshin;
dimrit të ngrira dhe verës të thata
një lojë “kukafshehti”, një habitore e zënë në fyt.
Ballkoni, qilari i druve, karrigia ku vareshin rrobat e ditës;
ato merrnin nga ngrohësia ime dhe rrallëherë jepnin.
Dhe nuk është fundi i botës,
t’i japësh përshëndetjen e fundit fqinjit, tashti dhëmbërënë;
që frushullon si brenda një qeseje plasmasi.
Dhe as nuk është fundi i botës të presësh fikun në oborr
fundja, bezdi qe; pa u pjekur mirë, duhej të ruaje hajdutin i vogël,
“bastardin”, djalin e marrë ne jetimore,
për të cilën e ëma thoshte se i erdhi dhuratë nga qielli,
me një shportë vezësh, vënë pas porte.

Nëse e gjitha kjo nuk ka kurrfarë rëndësie
atëherë për se dyndem me kaq zell
si dhjami përreth zonave erogjene, pjesëve
që të parat e humbin funksionin?

















KOPESHTI ME DOMATE

Mjafton të nuhasësh aromen e domateve
për të sjellë ndërmend kopështin e vogël të fëmijërisë sime
copëtuar nga vija të holla uji
qe percilleshin me delikatesë
si gurmaze rosakësh. Grerëzat, përreth luleve të verdha
në një lojë të ndërsjelltë joshjeje dhe pabesie.
Çiftin i pandoflave që zgjonte dheun me poterë,
pa zbardhur mirë
kur hija dhe trupi
janë një gjë e vetme.

Kopështi i domateve
me kasollen e vogël atje në qosh
nën hije, gjunjët tanë pothujase të ndeshur mes tyre,
ndarja e kureshtjes së hershme,
për misteret e trupit,..limfën tronditëse,
habia mbi fillesën tonë të ngjashme me një bashkim viskoz resh
vetëm brenda nje sekonde,
habi qe perhapej pa formë në fytyrë
e shoqëruar me një kafshim buze
si aroma e domateve
ne muzg.

Pastaj.., mbrëmjet përkundruall kopështit
nën një llambë që gjatë ditës
tregonte gjithmonë një dhëmb të prishur,
dhe lugën ndarëse
që përplasej nervoze pas tenxheres së supes…
Më pas.. përvjedhjet tona për në shtrat,
kur babai dremiste në divan
dhe time më …- oh, ajo do të dremiste gjithmonë ne këmbë të shtratit
tërthorazi, si një trung i ngecur midis përroit.

Kam parë herë pas here burra të dremisin më pas
të vetëm, në ndenjësen e kuzhinës,
të zgjuar përballë smaltit të dritareve;
kam dëgjuar seanca frymëmarrjesh të thella
sikur po shkulnin barin e ri, nga vertebrat.

Kurse jashtë, atje
ka mbetur i paprekur kopështi i domateve,
aroma e tij e fortë në mëngjes dhe mbrëmje,
filizat e lidhur pas hunjve me rripa të bardhë
si kureshtja jonë fëminore, e lidhur pas asaj
që tashmë,
pothuajse e njohim.



AJO QË NE DIMË PËR POMPEIN

Duke folur për Pompein
qentë e ngurtësuar nga vullkani në lehjen e tyre paralajmëruese,
afresket e plasura sipas logjikës endokrine dhe jo sipas kontureve,
statujat, lulet dhe plagët e marra nëpër luftëra
njëherësh të vyshkura sa hap e mbyll sytë
dhe njërëzit e fjetur brenda tyre si poleni..,
me një zë të qëruar nga keqardhja.
Çuditërisht ishin krahët ato që dhimbnin,
si punëtorëve të skenës
në ndërrim të akteve.
Lëvizje djallëzore; Pompei ishte një skenografi e mirë
për t’u ndjerë personazhe;
përballë fatalitetit gjithçka duket e mundur.
A nuk është e tillë kërcitja e pastër e takave
në dyshemenë e muzeut,
dhe a nuk ka zjarri ngjyrën e tij sublime
brenda një kasolleje prej akulli eskimezësh ?!






























VIOLINA


Ajo gabon si femijë, ajo fle bukur
Ajo, merr fryme lehte, sikur një hardhucë mbi tjegullat e vakura nga dielli
sikur nje fije bari,
sikur nje kopsë e zbërthyer këmishe.

Unë e di se çfarë vjen pas kësaj; ajo as përpiqet.
e lëshuar e gjitha, në gjumë të thellë,
në pafuqinë e vet- një zog dimëror
që tretet në erë pa kthyer kokën pas,
si mbetje e karbonizuar fishekzjarresh.

Është e fundit herë që mund ta prek këtë kokë,
e fundit herë që mund të rrëmoj
ne fillesën e ngrohtë të gjërave. Ajo flen.
Shoh supet, kurrizin që ulet e ngrihet, e nga pagjumësia,
pamja vjen e copëtuar,
si një afresk i dëmtuar i periudhës së Rilindjes.

Kur të zgjohet,
ajo do të ketë vijat gjatësore të pantallonave të mi në fytyrë,
diku midis zgavrave misterioze të syrit dhe tejpertej ballit
E një fytyrë prej violine do të më pyes:” A fjeta ca? Si fle unë?“
S`e di, kur ti flije, nje djalosh vodhi nje kuletë
unë e pashë dhe heshta,
sepse adhurova aromën e athët që ai la pas.






















MËNYRË PËR T’U AFRUAR

Kërkoj një mënyrë për t’u afruar
diçka që s’e kam provuar kurrë më parë
pa e ciflosur as edhe një grimë statujën prej kripe
me fytyrë të kthyer mbrapa.

Nuk ka me premtime;
unë nuk i besoj edhe aq
shtëpisë së bukur me një re idilike mbi kokë.

Do të zgjedh të njëjtën rrugë nga ia mbatha një ditë
duke ndjekur gjurmët e kthetrave të arinjve
në trungjet e pemëve ku ata s’mundën të ngjiten.

Do të kthehem për të vazhduar një histori të lënë në mes
si vetëtima
në tokat e çara.

Thjesht, pa lënë kohë për arsyetim,
si maska puthitet për fytyrë,
apo dimri i afrohet tokës duke shtypur frikërat me bark.




























SHAH

Është vjeshtë. Venat në mermer
bymehen nga shirat.

Varret e të afërmve të mi,
me vetëm katër gisht kohë midis,
të vënë në radhë
si një varg makinash të bllokuara
në kryqëzim me hekurudhën.

Lufta ka marrë fund. Ajo dorezë farkëtari
që i mbante dikur, si gishtat, të gjithë bashkë
është hedhur, e panevojshme, tej.

Jashtë saj, ata janë thjesht ca të panjohur
që presin vetëm trenin të kalojë
në krahun tjetër të rrugës...

Aroma e dheut
të kujton shtëpinë
ku mungon një orë e varur në mur.

Ua pastroj emrat me kujdes në pllaka
Vitet.., si plagë të vogla në gjunjë
Dashurinë.., që tashmë djeg më pak
se një gjemb trëndafili.

Në të hyrë të varrezës
Roja që luan shah me veten në kabinë.




















MAMA, UNË DHE INSTRUKSIONET E SHPËTIMIT


E ndërsa unë kërkoj të ndaj me sy
bezdinë e këtij udhëtimi të gjatë me dikë,
vë re time më,
tek ndjek me kujdes instruksionet e shpëtimit
që stuardesa, po jep gati me bezdi,
në hyrje të sallës.

Pasi sigurohet,
lëkura e saj tendoset pa përgjigje
drejt nofullave
si lutjet drejt ikonave.

Përpiqem të kuptoj sa sa kohë më ndan
prej asaj gruaje që kam njohur dikur:
ime më nuk besonte në mrekullira,
dhe yllin e mbrëmjes e shtypte padashje sa herë
midis dy kanatave të dritares
nga frika se mos i ftoheshin fëmijët..
Ajo i besonte prekjes së saj, vetëm prekjes së saj,
logjikës horizontale te gjërave
dijes së ashpër, të ndarë dysh:
në dy duar të buhavitura nga uji dhe soda.

Pra,
sa spektatorë të vegjël e të rritur,
më ndajnë
nga kjo marionetë e vogël, lehtësisht e manipulueshme
e lidhur me tutorin,
ne mjekër e gjymtyrë.

Tamam, këtë une përpiqem të kuptoj...,
kur ajo, dinakërisht, zgjatet dhe prek me dorën e djathtë
xhaketën ngjyrë portokalli të shpëtimit nën sedilje,
njësoj si fëmijët librin e përrallave nën shtrat.













NË LISTËN E GJËRAVE PËR T`U BËRË...

Unë premtoj se së shpejti do të vij të të takoj
dhe kurre nuk e mbaj, kur është fjala për ty,

që kur ti je vetëm një rresht
në listën e gjërave për tu bërë,
gjithmonë e zëvendësueshme me dicka tjetër më të nevojshme.
Se ti je ajo gjëja që pret.

Gjithmonë, një dimër që lëmë pas;
sa e vështirë do të ketë qenë për ty,
pa një gotë çaj të ngrohtë në mbrëmje, pa një send për t’u hakmarrë
duke brejtur veten brenda mureve,
si metali dhe zhiva e mbushjes së dhëmbëve.
në havan.

Gjithmonë një verë që vjen përpara
zënkat e përnatshme të fqinjit me të birin që kthehet vonë
zëvendësojnë orën, diku aty afër mesnatës.
Fotografia ime prerë nga gazetat
e varur prej arrëze në mur,
zëvendëson kalendarin.

Dikur, kur ti të mos jesh më
unë do t`i vë një vizë të gjatë mespërmes
emrit tënd në listën e gjërave për t’u bërë,
nga e djathta në të majtë
si në shkrimet arabe urdhërat e shenjtë,
pa as më të voglën mundësi
për t’u kthyer pas.

Baba !

















PO TANI…?!!

Ai vdiq; sapo mori fund
vuajtja jote prej gruaje fatkeqe...

Nuk do të të zgjojë më kolla e tij e thatë nëpër shkallë,
nuk do të dëgjosh më broçkullat e alkoolizuara,
marrëzinë e mbretërisë së tij pa skeptër.
Nuk do të kesh se kë të mallkosh nëpër dhëmbë
ndërsa rregullon shtratin e spërkatur me thërrime duhani.
Nuk do të lodhesh më së përsërituri dy herë të njejtën fjalë
për dikë që veshët e kanë lënë.
Por, nuk do të vësh më një xhevze dyshe në zjarr
për kafenë e mëngjesit…

Tashmë që jeta është krehur mirë nga gjitha këto:
nga lëndimet, ankthi, pakënaqësia
siç pastrohet baçja nga ferrat, gjembaçët, bimët bastarde,

po tani, çfarë…?!

Kush do të të thërrasë me emër harbutërisht prej jashtë në oborr ?!

Atë gjilpërë magnetofoni që rri pezull,
kush do ta vërë në punë,
ndonëse kërkon vetëm një përkulje të vogël të dorës ?

Tani që filamenti i llambës më nuk dridhet..?

Është prishur një pakt,
nje ujdi që njerëzit bëjnë zakonisht
me jetët e tyre, me të njëjtën konfidencë
si gishtëza metalike
me gishtin tregues të rrobaqepësit.

Po tani …?!!



















PAK RIPARIM

Ditë plazhi, e zakonshme, e gjitha materie.
Ngjeshur sa më shumë të jetë e mundur pranë ujit
(më shume se kaq, mund të ishte një akuzë!)
Gjunjë, kofshë, bërryle, shputa, gishta
supe, klavikula, damarë, gravura kockash, pore të dëmtuara nga brisku,
sqetulla si fiq vjeshtorë, kurthe krahërori, pulpa, celulit,
dhe barqe, si orë të ngecura.
Barqe fertilë, si orë tavoline,
barqe muskulozë, si orët e stacioneve hekurudhore,
barqe të butë, si orët me qostek
barqe konveksë, si orët e kurdisura në mbrëmje
barqet të operuar, abstraktë si orët diellore
barqe asimetrikë, si orët e marra dhuratë
barqe puritanë, si orët me shifra romake
barqe të përgjumur, si orët rezistente ndaj ujit
barqe epshorë, si orët me lavjerrës
dhe barqe bujarë, si ora a palexueshme e bukëpjekësit.
Të gjithë sa janë,
presin të ndodhë mrekullia
të hapet deti, për të dalë në bregun tjetër të arsyes,
arsyen trupore,
të renditur pa rregull, pa rrang shoqëror, pa kronologji, pa indekse alfabetikë,
piktura të mbështetura në mur
duke pritur radhën për restaurim.

I djersitur, i veshur deri në grykë,
me shputat që i përcëllojnë nga rëra
shfaqet i papërfillur, gazetashitësi zeshkan
-lajmi i ditës në dorë,
siç është e paadaptueshme fryma, mrekullia e momentit,
nga kryevepra tek kopja.













TË HARRUARIT

E folura është datimi ynë historik me karbon
dhe jo realiteti linear. Njerëzit flasin, ndërsa macet vetëm perceptojnë thjeshtë, bardhë e zi si plane arratisjeje,
me shigjeta, kryqe dhe vija të ndërprera.

Është zogu i mëngjesit, thonë, ai që merr gjithë ngrohtësinë e ditës.
por, jo kafshët shtëpiake; unë thithja energjinë e njerëzve që më rrinin afër,
si macet,
e vetmja energji e pastër, e njëanshme, pa asgjë në shkëmbim,
energjia me të cilën një copë akulli verbon gotën e ujit
dhe që qytetërimet i përcjellin njëri-tjetrit:
të menduarit me zë.

Njerëzit e mi admironin me zë, habiteshin me zë,
vuanin me zë dhe heshtnin me zë.
Fruti i tyre piqej para kohe në serë.

Asgjë heroike. Por, ku një natë, në fshehtësi
hoxha këndoi pas darke për ne vargjet e Kuranit,
unë e humba lidhjen me ta. Ata mendonin më,
ndërsa koteshin me bërylat e mbështetur
tek njeri-tjetri, si vreshta pas të vjeli
që nuk ka më nevojë për roje.
























NË MUNGESË TË UJËRAVE..


E djelë. Nga tabanet e këpucëve
në korridor
tretet plazma e dëbores dhe amnezia e rrugëve e shkurtra.

Llamba 150W në mes të dhomës,
si një copë e verdhë djathi, në një çark mërzie.
Ime më punon me shtiza, duke numëruar nën zë;
ajo e di gjithmonë sa duhet, dhe kur ndërrohen radhët
e ngjitur si një copë stuko në qoshe të asaj dritareje
që sa vjen e bëhet më e qartë.
Ajo është një jaskëk i vogël gjilpërash
që e njeh mrekullisht artin e nënshtrimit.
përpiqet të ma mësojë edhe mua,
edhe sime motre
tri kukulla Matrioshka, të renditura sipas madhësisë
ajo e fundit-unë
e pashpërbëshmja.






























TRANZIT

Kur caku i njohjes rrotullohet rreth të njejtit kah të horizontit
si buleza e ajrit, në busullën e anijes së vogël të peshkimit
që kthehet çdo natë në të njejtin breg,
dhe filozofia ngrin përreth hundësh si një tym eshtak,
pranoje që kaq qe e gjitha. Erdhi momenti yt i riciklimit
me një tjetër jetë. Nirvana-
e drejta për t’u shkëmbyer me një çakall,
një peshkaqen në det të hapur, a një flutur në syrin e elefantit,
apo me fatin e nje druvari, të cilit i duhen tri orë,
për të mbërritur
në birrarinë më të afërt.
Bukur! Së paku, tani e di se gjithçka që nuk erdhi në kohën e duhur
ishte vetëm një pasthirrmë.

Dhe, megjithatë
kurrë nga goja ime nuk del një fjalë falenderimi
për atë që më mbrojti, nga gjysma e pagabueshme e gjërave
sadoqë e ftohtë, dhe munduese si një helmetë






























ATA NXITOJNË TË VDESIN

Ata po vdesin njëri pas tjetrit;
të hedhësh dhè mbi ta, u bë krejt e zakonshme
si t’i hedhësh kripën gjellës.

Janë të gjithë të një brezi, të afërmit e mi
ose më mirë të nje epoke,
e fëmijët e epokës janë si qentë e lidhur në një slitë,
në kërkim të arit:
duhet të vrapojnë, ose të rrëzohen njëherazi.

Epokat s’janë matematikë
Por, krëhëra, krëhëra që rrafshojnë çdo rebelim floku
pas një flirti të çmendur me veten.



































FLASHBACK 1

Askush nuk më vuri re
por, unë kam qenë në dasmën e prindërve të mi
me një fytyrë të thartuar
si pas të ngrënit fruta të egra
si një ftesë e lagur në xhep.

Nuk u desh shumë kohë,
derikur ime më mbylli një dritare në gjoks
dhe hapi një tjetër, të madhe, në bark,
me pamje nga rruga
prej ku mund të hynte lirshëm
aroma e kafesë
dhe ajo e bukës së thekur, në mëngjes.

Ajo e dinte se ç’donte.
unë isha qëllimi i pastër, i përkryer,
që fluturoi përvuajtshëm nga trupi i saj në atë tjetrin
si një laraskë me një diamant të ngecur në grykë
si një roman i lexuar nga faqja e tij e fundit.

E ndaluar të prekja kremrat të sapohapur mbi komodinë,
parfumet dhe pudra të papërdorura kurrë
dhe një të kuq buzësh sa një gisht tregues,
i drejtuar me nostalgji drejt vendeve te panjohura.

Unë isha atje, kur ata shkëmbyen kromozomet:
një dorë lajthi për një dorë xhenxhefil..

..dhe asnjë sekond më vonë!



















FLASHBACK 2

Është Gusht. 1972. Zagushi.
Jeshilojnë vetëm zverqet e hamenjve
që ngarkojnë mobiljet në një kamion.
“Kujdes, mos të shkelni lulet!”- këshillon ime më,
lulet që do të thahen vetëm pas tri ditësh.
Shtëpia zbrazet si me rreze Rëntgen.
Dhe keqardhja e fqinjve
shkrin si kompresë më akull
në cilëndo pjesë të trupit ta vija.

Do të shpërngulemi diku tjetër,
ku mirënjohja do të ngrijë ballkon në fytyrë
me aventurën e zgjimit të mbërthyer mbi një shkop
si gjelat prej sheqeri .

Jam vetëm tri vjeç. Nuk e di se ç`janë premtimet.
dhe nuk më kanë treguar akoma
se fëmijëria pa premtime është si bukë e zënë pa majâ
mjerisht e ëmbël, e forte dhe pa vrima.

Kurse im atë nuk duket gjëkundi.
Im atë ende nuk ka lindur.
Ai do të lindë në një kapitull tjetër,
shumë kohë më vonë
atëherë kur unë të ndjej nevojën të bëhem mbrojtëse e dikujt,
duke grumbulluar më vështirësi pak hije midis këmbëve të mia
si trup mikrofoni.





















FLASHBACK 3

Zemër nëntori. Era fryn si ndërrim epokash.
Dëbora dhe fytyra e sime mëje
presin në prapavijë
të vërtetojnë filozofinë e tyre
të të pashmangmes.
Dritat, si një varg milingonash të çojnë
në dhomën e bukës. Unë jam nusja.
Fundi i ceremonisë. E ndërsa bëhem gati për gjumë
njezet e një karfica m`i heqin me kujdes nga koka.
aq sa vitet e mia.
Nuk di pothuajse asgjë mbi jetën.
Di vetëm se në kthesa të forta
përvoja vlen më pak se dy drita të ndezura në gjoks

Përpiqem ta fsheh lumturinë time nën pushin e bardhë
si një portokalle e qëruar me kujdes
Kam dalë dinakërisht prej profecisë sime gjenetike
e kapur fort pas barkut të dashit,
prej shpellës së Ciklopit.

Po të mundohem të shtyj pak perden
me dy gishtat e ngjyrosur në majë,
do të shoh dy hije që shkojnë në harmoni mbi asfalt
instumentisti dhe violinçeli, pas koncertit,
njeriu edhe antiprofecia.























NJË TJETËR DËSHMITAR


Ç’marrëzi! E si mund të presësh të sajohet dickaja nga asgjëja
një të qarë fëmije nga autogjeneza,
megjithë çarçafët e larë dhe hekurosur,
veglat e distiluara, jodin, grykën e gatshme të koshit për zanoret e mia biologjike,
dhe mjekun e turnit të tretë që kotet në karrige,
si e zonja e shtëpisë kur pret të shoqin t’i kthehet duarbosh nga gjahu?!!
Gjysma ime e trupit, e drejtuar si katapult drejt murit të larë në insekticide,
e ka të vështirë të marrë një nxitje nga jashtë, të zgjojë pakënaqësitë e tre brezave,
si të vetmin motiv për vazhdimësi, një peng, një kauzë,
po aq të vështirë sa klithma si një zogu nate mund të zgjojë një ortek.

Një dritare përplaset, kopshtet e mbjella me duhan harkohen
përkulen me nderim ndaj shpirtit që shpiku pikëllimin. E qara vjen.
Le të shohim se cila nga gjyshet apo stërgjyshet e mia ka rënë në atë kurth,
se cila prej tyre ka zgjedhur trupin e sime bije
si dëshmitare për të treguar: atë që pa, atë që dëgjoi, atë që preku,
por, kurrsesi atë që mendon- një dëshmitareje nuk i lejohet të mendojë,
pasi ka bërë betimin mbi kopertinat e rreshkëta të së vërtetës
me pëllëmbën e saj analfabete.


























TI JE, NJËRA NGA NE

Nga shtatë ditë të javës, tetë prej tyre dalë boje
në sqetulla edhe gjoks, si rrobat e punës prej doku.
Ti je njëra nga ne.

Ndër shtatë gra, tetë prej tyre me varixhe të fryra
dhe veshka të lidhura me brez leshi.
Ti je njëra nga ne.

Më e reja imitonte dhimbjen e së ëmës, me duar në bel.
duke ndjekur rrugën më të shkurtër drejt njohjes.
Ti je njëra nga ne.

Stërpiknin rrotull, duke treguar ëndrrat me gojët e mbushura me vezë
dhe i shuanin me gurë, si zjarret që ndezin fëmijët vend e pavend.
Ti je njëra nga ne.

O do të përbuzësh, o do të përbuzin
nëse je një farë që nuk hedh rrënjë.
Por, kur unë nxirrja përbuzjen si biçakun nga xhepi
ato ma pritnin shkurt:
”Kujdes, do të presësh duart; fute brenda atë gjënë!”
Se ti je njëra nga ne.

Jetë homonime. Shkruheshin njëlloj.
E imja nuk bënte përjashtim. Dhe mjerimi është ajo makina e vjetër daktilografike,
së cilës i mungon shenja e theksit.
Ti je njëra nga ne.

Njëra nga ato,
edhe pse ndodhesha në dy vende njëkohësisht
si një telepati. Isha parandjenja e papërcaktuar e asaj
që ndodhte në një jetë tjetër, mbase të mundshme, alternative.
















CA ULJE E NGRITJE DIAFRAGME

Qyteti është zgjeruar. Një stacion i vetëm autobusi e ndan nga varreza ...
Ca ulje e ngritje diafragme.

E ulur në stol, atje, pret një vejushë. Në dorën e mbledhur grusht
të hollat e gatshme për biletën. Gjashtë muajt e parë përdorte abone.
Kur të mbërrijë në shtëpi ajo do të shpëlahet deri në llërë me alkool
edhe pse në trup nuk ka as edhe një gërvishtje.

Kurse ajo që zbret, kthen kokën të fiksojë targën e autobusit që sapo e la
njësoj si numrin e amzës.
Lulet dhe gjinjtë të varur kokëposhtë.
Bie shi i butë- një apostrof,
shkurton ligjëratën midis dy botëve

Por, në dimër, në stacion s’ka këmbë njeriu
shoferi pret për zakon me motorin ndezur, me një gjysëm-cigare
të lagur në buzë.
Pas pak, dera automatike mbyllet qartë, sustat tërhiqen në vend,
si fjalët e fundit në një pretencë.

Nuk merret vesh kush e dha i pari shenjën e afrimit
qyteti varrezës, apo varreza qytetit. Një duet tango
ku ndërsa krahët shtyjnë, kofshët tërhiqen si rrymat
në ujëra neutralë.
























NË VENDIN PA EMËR

Nuk është nevoja të mbushësh ndonjë formular
e të japësh me bezdi gjurmët e gishtave.

Asnjë i huaj nuk ka ç’të dhunojë
atje ku gjithçka është e ndërtuar me frymë;
dhe gurët për tempujt janë sjellë nga larg, me kilometra ndoshta
për të shijuar gjeometrinë e hijeve.

Nuk ka vrima çelësash, ç’farë mund të vjedhësh
atje, në qytet-shtetin e poetëve të vdekur?
Si leukoplaste mbi vetulla pas zënkave djaloshare
hiqen veç të lagura, kutitë e postës..

Qytete pa reklama. Pa gra të bukura me buzëqeshje
anti-karie. Por, rrugë, rrugë që synojnë drejt periferisë,
kufinjve të njohjes- diktaturën e një fije bari.

Ngjatjetoj. Nuk më kthehet.
Çfarë kuptimi ka t’i urosh mbarësi
atij që lind dhe vdes brenda një dite, a ndoshta brenda një ore ?

Ja, ku janë, të gjithë, mbi tavolinën time të punës,
në kopertinat e prapme, fotografitë e tyre të bëra posaçërisht,
kopështi i Edenit në sfond,
ngjitur si faturat pas rrobave të varura në pastrimin kimik.

Dhe në fund, çuditërisht nuk di të tregoj emrin e atij vendi
siç nuk ka emër një komb pa martirë.
Dezertorë po, të damkosur, si dezertorët spartanë
me gjysmën e rruar të fytyrës,
paqe me dritën dhe errësirën, njëherazi




















PËR PAK VËMENDJE

Vajza ime qesh me mënyrën se si unë i zgjedh veshjet
në stilin fëminor të “Wonderland”,
me mënyrën se si unë i mbaj flokët, të kapur gjithmonë
me një karficë në njërën anë- ajo vajza me çorape të bardhë
mbi kolovajzë që pret me nervozizëm
dikë t’i japë
shtytjen fillestare.
Të tjerët qeshin me mënyrën se si unë eci,
apo të fjeturit përmbys, apo të ngrënit me një dorë,
sikurse unë qeshja me time më
kur ajo vinte në mbledhjen e prindërve në shkollë,
me flokë ende të lagur nga banja, mbetjet e kafesë anës gojës
me rrobat e saj të gjëra, çorapet e trashë të gomuar
dhe jakat e dala mode, që kufizonin një nuskë të zverdhur nga dielli në gjoks.

Dhe ja, ku jemi, unë dhe ajo si dy planet e një oborri
-njëri para dhe tjetri prapa shtëpisë.
Të dyja duke kërkuar pak vëmendje në mënyra të ndryshme:
ajo, si rufaitë, duke luajtur një shfaqje sakrifice me shtiza nën lëkurë
dhe unë duke zhubravitur mbështjellësen prej alumini të çokollatës.
























SHËNIME MBI AUTOREN:

Luljeta Lleshanaku është lindur me 2 Prill 1968.
Është autore e këtyre librave:


- „Syte e somnambules“, Artemida, (1994)
- „Kembanat e se djeles“, Shtëpia Botuese e Lidhjes se Shkrimtareve, (1995)
- „Gjysemkubizem“, Eurorilindja, (1997)
-„Antipastorale“, Eurorilindja, (1999)
- “Palca e verdhe”, Buzuku, Prishtine, (2000)
- “Fresco“, Neë Directions Publisher, SHBA, (2002)
- “Arti i joshjes”, prozë (Lidhja e Botuesve, 2005)





































Kanë thënë për të


„ Fëmija që pagoi për mëkatet politike të prindërve të saj në Shqipërinë e Enver Hoxhës; nje poete e re e cila duket sikur ka njëqind vjet që shkruan në një gjuhë që shkruhet vetëm prej njëqind vjetësh; një poete liriko-erotike në rrënojat e shtetit.. Luljeta Lleshanaku është e vërteta, dhe po kaq e paparashikueshme si një oaz pas një mali ne Hënë“.
- ELIOT WEINBERGER


“Pra, një nga elementët që e dallon poezinë e Luljeta Lleshanakut nga të tjerat është mungesa e ndonjë komenti politik apo social. Larmia e pashoq e tematikës së poezisë së saj, që shmang reagimet sempliste ndaj të kaluarës së tmerrshme dhe të tashmes dhe të ardhmes të pasigurt, ndoshta përbën një nga cilësitë që ju siguron veprave të saj një vend ndër klasikët bashkëkohorë të letërsisë botërore. Ajo ju flet intimisht lexuesve, gjë që përbën tiparin dallues të poetëve të vërtetë, të aftë të tejkalojnë çdo kohë e kulturë.”

- PETER CONSTANDINE

“Këto poezi impresionuese mbartin një forcë shumë të ngjashme me sythet e para të pranverës , një shenjë të mbijetesës dhe jetes ngulmuese. Në ketë botë njerzore çoroditëse, një përcaktim i tillë i qartë, provon edhe një herë të vertetën tone të përbashkët. Luljeta Lleshanaku na flet të gjithëve”

- ROBERT CREELEY

„Për lexuesin amerikan, nuk ka asgjë të huaj tek veçoritë poetike të poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku. Ajo është një poete e dashurisë. Por, këtu ka një ndryshim; ajo bën qartësimin se çfarë do të thotë të jetosh në një botë të dhunshme dhe të korruptuar që depërton në botën private dhe tradhëton çdo intimitet. Vepra e saj poetike kundërshton të gjithë „të vërtetën“ publike. „Fresco“ është një libër i një inteligjence konstruktive radikale.”

- ALLEN GROSSMAN