Monday 21 January 2019

Përballë-Nikolla Pano flet për problemin më të madh të shqiptarëve, Shqipërisë


       Përballë-Nikolla Pano flet për problemin më të madh të shqiptarëve, Shqipërisë

Nikolla Pano, i lindur dhe rritur në një familje shqiptare në SHBA është një historian që flet jo vetëm për të shkuarën, por edhe për sfidat e tashme dhe të ardhme të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.
Historiani njohur e ka një përgjigje për pyetjen: cili është problemi më i madh që ka sot vendi, sipas tij është trashëgimia e hidhur dhe mungesa e fatit historik- një vend që ka arritur me vonesë dhe vështirësi atë çfarë kombe të tjera e kanë arritur me kohë. “Shqipërisë, thotë ai, i duhet gjithmonë të kapë kohën e humbur”
“Për Profesor Panon, fakti që më shumë se gjysma e popullit shqiptar u la jashtë kufijve të shtetit të krijuar më 1913, është një nga tragjeditë më të mëdha të historisë tonë” –
Sot, shqiptarët në rajon, thotë profesor Pano, duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin në fushën kulturore, ekonomike dhe politike, por nuk duhet të nguten drejt bashkimit.
Për idenë e “korrigjimin e kufijve” – historiani i njohur shqiptar thotë se është një mundësi që duhet parë, por duhet treguar shumë kujdes për të marrë në konsideratë interesat e popullsisë shqiptare dhe për të mos hapur kutinë e Pandorës në rajon.
I rritur nën ndikimin e shqiptarëve të mëdhenj si Fan Noli dhe Faik Konica, profesor Pano flet për rolin e madh dhe të pazëvëndësueshëm të lobit shqiptar shqiptar në Amerikë gjatë shekullit të kaluar, por edhe për kontributin tanishëm.
Institucionet si Vatra, Dielli, Kisha Ortodokse shqiptare, farkëtuan patriotizimin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Kur Shqipëria dhe shqiptarët ishin në rrezik, ishte kontributi i një galaksie të njohur shqiptarësh që bënë të mundur që presidentët amerikanë, disa herë gjatë një shekulli, (që nga Presidenti Uillson e deri tek Presidentët Klinton e Bush) të bënin ndërhyrje vendimtare në çaste kritike për Shqipërinë dhe Kosovën.
Duke folur për sfidat e sotme të Tiranës, Nikolla Pano thotë se duhet luftuar pabarazia sociale, bjerrja e shtresës së mesme dhe i duhet dhënë fund situatës kaotike në drejtësi. Shqipëria duhet bërë thotë ai- një vend i drejtë ku njerëzit nuk duhet të vlerësohen nga fakti se kë njohin, por nga ajo çfarë dinë.
Profesor Pano që ka vizituar shpesh Shqipërinë gjatë 45 viteve të fundit i njeh personalisht drejtuesit e tranzicionit të gjatë shqiptar- ata, thotë ai- jo gjithmonë kanë vepruar në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Më poshtë intervista e prof.Nikolla Panos me gazetarin Lutfi Dervishi
Mirëmbrëma, sonte kemi në intervistë profesorin e njohur të historisë Nikolla Pano, i cili i ndjek zhvillimet e Shqipërisë nga distanca në Amerikë, por edhe duke vizituar shpesh Shqiperinë. Vizita e tij e parë në Shqipëri është në vitin 1973. Në atë kohë ai ka qenë 39 vjeç dhe në dekadat në vijim, pas vitit 1990 është vizitor i rregullt i Shqipërisë, vendit ku kanë lindur prindërit e tij.
Profesor Pano, mirëserdhe në programin e Televizionit Publik Shqiptar.
Gëzohem shumë.
Intervistën do ta zhvillojmë në të dy gjuhët, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Shumë mirë.
Dua t’iu pyes për vizitën e parë në Shqipëri, në vitin 1973. Dua t’u pyes pak për emocionet e përziera. Në një anë, vinit për herë të parë në vendlindjen e prindërve të tu, në anën tjetër Shqipëria në atë kohë ishte një shoqëri e mbyllur, ishte nën regjimin komunist. Njerëzit nuk mund të lëviznin lirisht, nuk mund të flisnin lirisht, feja ishte e ndaluar, prona private ishte e ndaluar. A mund të na tregosh pak si e përjetuat vizitën e parë në Shqipëri?

Së pari nuk e dija se çfarë më priste. Kisha kohë që përpiqesha për të marrë një vizë. Më në fund arrita ta marr një vizë. Po prisja me mall të takohesha me njerëz të familjes time. Kisha një kushëri të parë në Korçë dhe disa kushërinj të tjerë. Nuk dija shumë për ta, me përjashtim të letrave që shkëmbeja me to,… kisha lexuar shumë për Shqipërinë. Por ende nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Por kur erdha u çudita për mirë, sepse të gjithë shqiptarët që takova, jo vetëm pjesëtarë të familjes time ishin shumë të dashur, shumë miqësor, shumë të hapur. Ishte shumë e vështirë në atë kohë të kuptoja se ky vend qeverisej nga një regjim totalitar, sepse në marrëdhëniet me familjen time më dukej sikur po takohesh me miqtë e mi në Amerkë apo në ndonjë vend tjetër të Europës.

Nuk pikase ndonjë shenjë të varfërisë apo represionit në atë kohë?

Në fillim jo, por pak më vonë kur doja të vizitoja qytete të tjera të Shqipërisë mu bë shumë e qartë se duhet të isha nën shoqërinë e një personi të besuar të regjimit, dhe më pas kur vizitova Shqipërinë, u ndaluam herë pas herë në postblloqe policie dhe shpejt e kuptova se jeta në Shqipëri nuk ishte e njëjtë me jetën në vende të tjera të Europës apo në SHBA. Kjo ishte tejet e qartë. Dhe në momentin që po largohesha nga Shqipëria ishte koha e “plenumit të katërt”, fillimi i shtypjes së intelektualëve në Shqipëri dhe ishte një nga periudhat e errëta të historisë së Shqipërisë. Mbaj mend se kur kalova në Tiranë, shihja fletërrufetë që ishin të pranishme pothuaj në gjithë qytetin dhe njerëzit ishin të shqetësuar nga çfarë po ndodhte dhe ishte edhe më e qartë për mua se Shqipëria ishte vend i shtypur, dhe i udhëhequr nga njerëz të vijës së ashpër.

Ju u lindët në SHBA më 1934 dhe prindërit e tu erdhën në Amerikë nga Korça…

Po, babai im e la Shqipërinë më 1911 dhe nëna më 1919. Ata emigruan në Amerikë. Në fillim im atë jetoi në Nju Hampsher dhe nëna ime në Mei. Më pas shkuan në Boston, aty u njohën dhe u martuan më 1930. Motra im u lind më 1931, unë u linda më 1934 dhe motra e vogël u lind më 1939.

Lindur dhe rritur në një familje shqiptare në Amerikë. Flisnit shqip?

Po flisnim shqip. U rritëm me dygjuhë dhe dy kultura siç i themi ne andej. Im ati hapi një dyqan ushqimor, kështu që natyrisht ne filluam të mësojmë edhe anglisht, nëna nisi të mësoj dhe të flasë anglisht, por në të njëjtën kohë ne flisnim shqip në shtëpi. Gjyshja vinte dhe qëndronte shpesh tek ne dhe me të ne mësuam shumë mirë shqipen. Më vonë, edhe im atë më mësoi të lexoj shqip dhe sillte në shtëpi gazetën Dielli dhe më pas edhe gazetën Iliria dhe im atë më mundësoi që të takoj edhe personalitete të shquara shqiptare si Fan Noli dhe të tjerë që jetonin në zonën e Bostonit. Ne shkonim në kishën ortodokse shqiptare të Shën Gjergjit dhe shërbesat në kishë ishin në gjuhën shqipe, dhe gradualisht ne mësuam shumë mirë gjuhën shqipe, ndoshta jo shkëlqyeshëm, sepse me kalimin e kohës ne përdornim pak më rrallë, por ne si fëmijë u rritëm duke mësuar dhe folur gjuhën shqipe në familje.

Ju jeni pagëzuar me emrin Nikolla Kristo, në nderim të shqiptarit të parë që ka shkuar në Amerikë në vitin 1886, ai kthehet disa vite më pas në Shqipëri në vitin 1892 dhe merr me vete 17 shqiptarë të tjerë dhe kjo është kolonia e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po kjo është e vërtetë, 17 djemtë ishin nga katundet e Korçës dhe ata ishin bërthama e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gradualisht në fund të shekullit 19 dhe në filim të shekullit 20 gjithnjë e më shumë shqiptarë emigruan në Amerikë dhe në fillim të Luftës së Parë Botërore, ishin afro 10 mijë shqiptarë në SHtetet e Bashkuara. Numri i saktë është pak i vështirë sepse deri në nëntor të vitit 1912, nuk kishte Shqipëri dhe shumica e atyre që erdhën kishin pasaporta turko-osmane, disa erdhën nga Greqia, disa nga Rumania, disa nga Egjipit, pra është vështirë të thuash një numër të saktë, por ne besojmë se më 1914 ishin 10 mijë shqiptarë në SHBA.

Shqiptarët që lanë Shqipërinë për Amerikën, shkuan për punë, për biznes, më ambiciozët për t’u bërë mjek, avokatë, por …jo historianë. Pse zgjodhët të bëheshin historian?

Së pari, atë që edhën në fillim erdhën për të mbijetuar, për të punuar, për të kursyer dhe disa prej tyre për t’u kthyer sërish në atdhe dhe ndoshta edhe për të nisur biznes. Por ata që ndenjën në Amerikë, mblodhën para dhe një nga arsyet që mblodhën para shumë dhe jetuan me shumë kursime, është që t’i jepnin fëmijëve një të ardhme më të mirë, psh si unë që jam brezi parë i lindur në Amerikë, prindërit donin të na dërgonin në shkollë. Unë isha i interesuar në histori, shumë shokë të mi ishin të interesuar për mjekësi, ligj apo biznes dhe kjo për shkak të lidhjeve dhe shoqërive të krijuara në fëmijëri dhe shumë zgjodhën biznesin sepse fryma e sipërmarrjes ishte nxitur nga prindërit- shumë prej tyre kishin biznese të vogla- dhe shumë prej tyre bënë goxha pasuri.

Cili ishte ndikimi që patën tek ti njerëz të mëdhenj si Fan Noli, Faik Konica, dhe më pas Stavri Skëndo?

Fan Noli, sigurisht nuk ishte vetëm lideri shpirtëror i komunitetit shqiptar, por ishte edhe lideri intelektual, ai shkroi si historian, ai shkroi shumë artikuj në gazetat e kohës, ai ishte intelektual i madh dhe shumë prej nesh, në fakt jo shumë, por disa prej nesh e adhuronim dhe kishim edhe fatin të bisedonim disa herë me Fan Nolin, ai na nxiste dhe ishte shumë i kënaqur që disa prej nesh do të studionim për historinë e Shqipërisë për kulturën shqiptare dhe betejat e shqiptarëve për të ruajtur identitetin shqiptar.

Njerëz të mëdhenj si Fan Noli dhe Faik Konica, të dy u përpoqën të jepnin kontributet e tyre në Shqipëri, por nuk ja dolën. Ishte Shqipëria vend i vogël për t’i mbajtur këtu njerëzit e mëdhenj?

Interesant është fakti se si Noli ashtu edhe Konica jetuan shumë pak vite të jetës së tyre në Shqipëri, por kurrë nuk humbën sensin e identitetit shqiptar apo kombëtar, por siç edhe ju sugjeroni, kontributin e tyre më të madh për Shqipërinë e dhanë jashtë saj. Aktivitetet e Nolit dhe Konicës për Vatrën janë shumë të rëndësishme. Kontributi Nolit dhe Konicës është shumë i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë sepse ata ndihmuan që Shtetet e Bashkuara të ktheheshin në qendrën kryesore të nacionalizmit shqiptar.

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte farkëtuesi i tre institucioneve kryesore që ndihmuan zhvillimin dhe përparimin e nacionalizmit shqiptar: së pari formimi i Kishës Ortodokse shqiptare, këtë vit përurojmë 110 vjetori e liturgjisë së parë në gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse:

Së dyti gazeta “Dielli” që ende publikohet edhe sot e kësaj dite, gazeta më e vjetër shqiptare në botë. Dhe së treti: shoqëria Vatra që funksionon edhe sot dhe ka një rol të rëndësishëm në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan. Këto 3 “institucione”, ndihmuan komunitetin shqiptar në Amerikë, dhe fortifikuan patriotizmin shqiptar. Ky është teatri në të cilën operoi Noli dhe Konica dhe duke patur parasysh që Amerika është vendi më i lirë në botë ata ishin në gjendje që të ushtronin aktivitetin e tyre krejt lirshëm, gjë që nuk do të ishte e mundur në vende të tjera të botës. Kjo ishte skena në të cilën ata operuan.

A ishte ndikimi i Nolit që ju u fokusuat në studimin e historisë shqiptare?

Po, siç e thashë, kam biseduar disa herë me Nolin për këtë. Sigurisht ka shumë pak universitete në botë që ofrojnë kurse për historinë e Shqipërisë, por unë kam bërë shumë kërkime dhe fokusi im ka qenë historia e Shqipërisë dhe historia e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nëse dikush ju pyet: çfarë është shqiptari? Si ja përshkruani shqiptarin një të huaji?

Së pari duhet t’u shpjegosh ku është Shqipëria..

...nga pikëpamja gjeografike.

..po nga pikëpamja gjeografike, në fakt jo kaq shumë tani, por kur unë kam qenë i ri, ky ishte një problem, tani duhet t’u shpjegosh diçka për historinë e Shqipërisë. Ne shqiptarëve na u është dashur të luftojmë përgjatë gjithë historisë, për të ruajtur identitetin kombëtar, një nga veçoritë është beteja për të zhvilluar gjuhën shqipe, beteja për të ngritur shtetin shqiptar dhe beteja për të arritur progres në fushën sociale dhe ekonomike, brenda shtetit shqiptar. Këta janë gjëra që njerëzit duan të dinë. Duan të dijnë nga vijmë? U flas për teoritë se nga vijmë ne, por kryesisht njerëzit duan të dinë, çfarë jemi, çfarë na bën krenar për trashëgiminë që kemi, kjo është interesante sepse ne e kemi sensin e krenarisë për trashëgiminë që ne kemi, nga heronjtë tanë ndërkombëtar- nga Skënderbeu- ai është burimi i unitetit kombëtar,… ne kemi plot intelektualë për të cilët jemi krenarë, për shembull NaimFrashëri dhe ka një listë me shqiptarë të mëdhenj, mendjendritur, Noli, Konica e shumë të tjerë, sot kemi Ismail Kadarenë dhe kemi plot të tjerë që na bëjnë krenar për trashëgiminë tonë, për atë që ne jemi dhe për aspiratat tona, ne sot duam të jemi pjesë e Europës. Por ne duam të theksojmë siç bëri Fan Noli në shumë prej shkrimeve të tij, Konica, gjithashtu, se Shqipëria është pjesë e rëndësishme e civilizimit Perëndimor, se ne tradicionalisht më shumë kemi parë nga Perëndimi se nga Lindja.

A ka qenë historia pak e padrejtë me Shqipërinë, siç ju thoni dëshira ka qenë për të parë drejt Perëndimit, por mbeti 500 vjet në Perandorinë Osmane, ka qenë Shqipëra pak e pa fat?

Patëm fatin e keq të ishim pjesë e perandorisë Osmane, na mbajti për një kohë jashtë rrjedhave të qytetërimit perëndimor, por gjithmonë kanë ekzistuar kontaktet me Perëndimin, që nga shekulli 16 dhe 17, patëm shumë klerik nga Kisha katolike, në shekullin e 18 dhe 19 patëm fillimet e lëvizjes kombëtare dhe nga u orientuan këta njerëz, ku u orientuan pionerët e lëvizjes kombëtare? Ata panë drejt Perëndimit.

Kur flasim për kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA. Vatra për një periudhë të konsiderueshme kohe, pas 1913 veproi si de facto edhe si qeveri shqiptare. Duke parë historinë, dhe rolin e presidentëve amerikanë që nga ëillsoni, te Klintoni e Bushi duket që është një politikë amerikane miqësore ndaj Shqipërisë. Ishte kjo vetëm falë kontributit të komunitetit shqiptaro- amerikan apo ka patur edhe konsiderata gjeopolitike?

Kur sheh historinë e Shqipërisë, Shqipëria e arriti pavarësinë në nëntor të 1912, pas më pak se dy vitesh nisi Lufta e Parë Botërore, vendi ishte në anarki, Shqipëria u pushtua dhe nuk kishte qeveri shqiptare dhe kishte shumë vakum politik dhe në këtë boshllëk nisi punën komuniteti shqiptaro amerikan, i prirë nga Noli, Konica dhe një galaksi e liderëve të shquar shqiptarë në SHBA. Këta njerëz krijuan Vatrën, këta njerëz panë që Shqipëria ishte në rrezik dhe kemi thirrjen: Shqipëria në rrezik dhe këta njerëz kuptuan që vendi ishte në rrezik dhe mbodhën fonde, dërguan një delegacion në Konferencën e Paqes në Paris, ishte Noli Konica dhe të tjerë miq të Shqipërisë si Çarls Telford Erikson që mbajtën kontakte me njerëz të rëndësishëm. Noli shfrytëzoi lidhjet që kishte nga Harvardi për kontakte me departamentin e shtetit. Ai pati një intervistë me ish Presidentin Theodor Rusvellt, që kishte qenë në Harvard, ai takoi Presidentin Uillson siç bënë edhe shqiptarë të tjerë dhe bindi ata për rëndësinë e ruajtes së Kombit shqiptar dhe Uillson mbajti qëndrimin që tashmë dihet në Konferencën e Paqes në Paris dhe ai nuk pranoi ndarjen Shqipërisë. Dhe nga ky moment ne kemi idenë e mikut të madh, e aleatit të madh të Shqipërisë. Roli i Uilson-it, nganjëherë ndoshta është ekzagjeruar, por sidoqoftë kemi këtë kontekst. Nëse gjykojmë aktivitetet mes dy Luftërave Botërore, kemi aktivitetin e Kryqit të Kuq amerikan, hapja e shkollave, siç është shkolla e Fultz në Tiranë, shkolla bujqësore në Kavajë. Pra. patëm bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit, kishim misionin amerikan në Tiranë, patëm kontribute konkrete, si lufta ndaj malarjes dhe kemi ende dhe sot e kësaj dite marrëdhënie të ngrohta miqësore. Për fat të keq, Shqipëria u pushtua gjatë Luftës së Dytë Botëore. Pas Luftës së Dytë të Botërore, patëm imponimin e regjimit komunist në Shqipëri. Komuniteti shqiptaro-amerikan bëri më të mirën e mundshme për t’i mbajtur gjallë lidhjet me shqiptarët në Shqipëri, lidhjet familjare dhe shoqëore… dhe pas përfundimit të regjimit komunist, edhe një herë tjetër SHBA u ofruan për të ndihmuar shtetin shqiptar.    për t’i ikur problemeve të krijuara nga makthi i gjatë komunist. Ishte presidenti Bush (i vjetri) që ndihmoi  në rivendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe sërish komuniteti shqiptaro-amerikan punoi prapa skene për të arritur këtë qëllim dhe jemi me shumë fat që kishim njerëz të tillë si Elez Biberaj, Frank Shkreli dhe të tjerë që promovonin lidhje më të ngushta mes SHBA dhe Shqipërisë.

Pra, ne kemi SHBA që janë të interesuara ta shohin Shqipërinë të çliruar nga komunizmi dhe në rrugën e progresit drejt demoklracisë. Dhe së fundi, sigurisht është edhe periudha e luftës në Kosovë. Kemi fluskin e kosovarëve nga ky rajon në SHBA. këta njerëz ishin mjaft të ndjeshëm nga pikëpamja politike dhe ata u organizuan politikisht. Ne patëm krijimin e lobit shqiptar dhe dua të theksoj se kjo nisëm u nis nga kosovarët, të ndihmuar  nga ish kongresmeni Xhozef  Dio Guardi i Nju Jorkut  dhe më vonë u fitua mbështetja e kongresmenit Engel, që ndoshta do të jetë kryetari i Komitetit për marrëdhëniet me jashtë në kongres.

Një pozicion shumë i rëndësishëm….

Shumë pozicioni rëndësishëm. Dhe mendoj se për këtë arsye ne kemi këto lidhje. Eshtë roli dhe kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan që i mban gjallë dhe i promovon këto marrëdhënie.

Roli i komunitetit shqiptaro-ameikan përgjatë gjithë historisë është mjaft i qartë. Pasi Kosova fitoi pavarësinë a ka më ndonjë rol komuniteti shqiptaro-amerikan për të luajtur sot e tutje?

            Kosova është shtet i pavarur, ashtu si edhe Shqipëria. Por ne kemi anëtar të komuniteti amerikan që kanë interes për të dy shtetet. Mendoj që komuniteti shqiptaro-amerikan dëshiron që të shoh që të dy shtetet shqipare të kenë institucione të forta demokratike, shtete ku sundon ligji, të drejtat e njeriut. Duam që të dy shtetet të zhvillohen nga pikëpamja ekonomike. Duam që të dy shtetet të jenë pjesë aktive dhe e përgjegjshme e komunitetit europian dhe botëror. Pra, ka një interes që të dy shtetet shqiptare të jenë shtete të zhvilluara me kontribute në komunitetin botëror.

Profesor Pano, le të flasim pak për çështjen shqiptare që mbeti e hapur pas konferencës së ambasadorëve në Londër, në 1913-ën. Me pavarësinë e Kosovës dhe faktin që tashmë kemi dy shtete shqiptare, si e shihni çështjen shqiptare duke pasur parasysh që tashmë shqiptarë kemi edhe në vendet e tjera fqinje, si Maqedonia, Mali i Zi apo edhe në Greqi?

            Fakti që më shumë se gjysma e popullit shqiptar u la jashtë kufijëve të shtetit të krijuar në 1913-ën është një nga tragjeditë më të mëdha të historisë tonë. Si rezultat i kësaj Kosova mbeti nën Serbinë dhe më pas nën Jugosllavinë dhe, edhe Maqedonia si pjesë e Federatës Jugosllave. Edhe në Maqedoni shqiptarët kanë qenë të diskriminuar. Nuk u lejuan të përdorin gjuhën e tyre, etj. Dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri mbeten nën regjimin komunist për një kohë të gjatë shpjegon sot dallimet. Por sidoqoftë me zhvillimet pas rënies së komunizmit, shumë lidhje të shkëputura janë vendosur dhe po zhvillohen dhe si pasojë e kësaj, mendoj se tani ekzistojnë shumë mundësi për marrëdhënie më të ngushta politike,diplomatike, ekonomike, kulturore dhe mendoj se kjo është rruga që shqiptarët në rajon duhet të ndjekin. Mendoj që e ardhmja e marrëdhënieve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe popullsisë shqiptare në rajon duhet të ndjekë një rrugë evolucionare të natyrshme. Më shumë marrëdhënie të ngushta ekononomike, politike dhe kur këto marrëdhënie të maturohen le të shohim se ku do të na çojnë. Besoj se nuk duhet të ketë një lëvizje masive të sforcuar për të krijuar një bashkim artificial mes shteteve në këtë kohë dhe sigurisht Maqedonia është në një situatë krejt tjetër nga Kosova. Gjithmonë jam në favor të një qasje evolucionare ndaj çështjes shqiptare në Ballkan.

Por liderët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të luajnë një rol duke e përshpejtuar ose duke e ngadalësuar këtë proces. A po e bëjnë ata siç duhet punën e tyre?

            Mendoj se në këtë stad e vetmja gjë për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm është se nuk duhet të nxitojmë për një marrëdhënie më të ngushtë dhe nuk duhet që në mënyrë të parakohëshme të lëvizim për marrëdhënie më të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës apo vendeve të tjera të rajonit.

Pse jo?

            Sepse do të krijohej një problem. Sepse nëse do të bashkohej sot Shqipëria me Kosovën….

Jo për t’u bashkuar, por për të nxitur hapat që do të krijonin marrëdhënie më të ngushta ekonomike, për të inkurajuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit në sferën shqiptare…

            Ky është një qëllim fisnik dhe duhet ndjekur kjo rrugë, ndërkohë që po ecet në këtë drejtim.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet sot Kosova, ju i ndiqni nga afër zhvillimet në rajon, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë. Do doja të flisnim rreth bisedimeve të fundit për statusin final në raportin me Serbinë dhe ideja e korrigjimit të kufijëve, që do të thotë se disa zona të populluara nga shqiptarët në jug të Serbisë të shkëmbehen me zonat në veri të Kosovës. Si e shihni këtë propozim? Por përgjigjen do ta doja pas një momenti të shkurtër publiciteti.

Profesor Pano cili është opinioni juaj rreth zhvillimeve të fundit gjatë pushimeve të verës sa i përket korrigjimit të kufijëve, që është një eufemizëm për ndryshimin e kufijëve. Si e shikoni këtë?

            Mendoj se është një lëvizje që ndoshta mund të eksplorohet. Por mendoj se duhet të kihet parasysh një element kryesor  që është popullsia shqiptare në Serbi, që është subjekt i këtij debati për statusin. Besoj se duhet të konsultohen me kujdes dhe është thelbësore që vendimet nuk mund të merren pa pjesëmarrjen e popullsisë shqipare. Për shembull, a duan ata të heqin dorë nga disa të drejta? çfarë do të ndodh me pensionet e tyre? çfarë do të ndodh me buxhetin për shkollën? A do të kenë mbështetje në të njëjtin nivel për aktivitetet e jetës së përditshme. Mendoj se ata duhet të pyeten dhe jam i sigurt se serbët në zonën e diskutuar në veri të Kosovës, ndoshta ata duan ndryshim kufijsh. Por duhet të ketë bisedime shumë të kujdesshme dhe shqytime të imtësishme të interesave dhe shqetësimeve për njerëzit e përfshirë dhe veçanërisht popullsisë shqiptare. Ndryshimet e kufijve mund të ndodhin përsa kohë ky proces është paqësor, që nuk bëhen me dhunë dhe unë shpresoj që para se të ndërmerret ndonjë veprim konkret, të ndodhë ky proces që unë përmenda.

Ndërsa flasim për këtë temë duket se ka një dallim mes atij që quhet pozicion europian dhe pozicionit amerikan. Pozicioni europian është se nuk duhet të ketë ndryshime kufijsh sepse nga kjo ide ka patur shumë gjakderdhje në rajon dhe nga ana tjetër ka disa zëra në Amerikë se nëse mund të arrihet një marrëveshje nuk ka asnjë problem.

            Unë bie dakord se nëse ka një përgatitje tejet të kujdesshme dhe një sqarim të plotë të opinionit publik dhe gjithësecili është dakord që të ecet përpara me marrëveshje, atëherë ky mund të ishte një hap që do t’ia vlente. Por sërish dua që ta përsëris, kjo do të kërkonte përgatitje tejet, tejet të kujdesshme, dhe nuk është një gjë që mund të merret lehtë, dhe nuk është një çështje që mund t’i besohet përgatitjeve të vetëm një qeverie.

Kufijtë e Ballkanit historikisht janë përcaktuar nga fuqitë e mëdha. A erdhi koha tashmë që për kufijtë mund të merren vesh vetë vendet në rajon?

            Unë hezitoj që t’i hyjë këtij shtegu, veçanërisht në këtë kohë.  Ka shumë probleme në Ballkan që duhen adresuar, ka probleme sociale dhe ekonomike. A do të ndikoheshin këto probleme nga ndryshimi i kufijëve? Sigurisht do të preferoja të mendohesha për këtë çështje, por në këtë periudhë të ndjeshme për historinë e Ballkanit duhet lëvizur shumë ngadaltë dhe në mënyrë racionale.

Cili mendoni se duhet të jetë pozicioni i qeverisë shqiptare për këtë çështje? Deri tani ka patur kryesisht heshtje. A ka Shqipëria një rol për të luajtur?

            Sapo hap temën e ndryshimit të kufijëve, do të ngrihen çështje të tjera, si për shembull kufijtë jugor të Shqipërisë. Kjo është një nga arsyet që nuk dua që të zhytem shumë në këtë çështje. Cilat do të ishin implikimet për shtete të tjera si Bosnje Hercegovina? Sapo fillon të flasësh për këtë çështje…..

Hapet kutia e Pandorës?

… po, është kutia e Pandorës dhe një zot e di se kur mbaron. Dhe në këtë rast rrezikon të hapësh dhe orekset e disa fuqive që historikisht kanë qenë të interesuara për rajonin. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm kur merremi me këtë çështje.

Duke folur për rajonin, janë më pak se 17 milion banorë që jetojnë këtu, por gjithsesi duket sikur ka një interes për këtë rajon, por gjithmonë e më pak interes nga SHBA dhe më shumë nga ish fuqitë perandorake, si Turqia dhe Rusia dhe një fuqi e re si Kina. është ky rajon nga pikëpamja gjeostratagjike aq i rëndësishëm sa ç’na pëlqen ne të jemi?

            Po, mendoj se interesi i vendeve si Rusia, Turqia dhe vendeve që po rriten si Kina janë pjesë e një loje të re mes fuqive. Loja që po zhvillohet….

Pa përmendur këtu BE-në…

Po, dhe ka disa konsiderata, ju shihni pansllavizmin e vjetër, rolin që Rusia po përpiqet të shfaq dukshëm në Ballkan, veçanërisht nën Putinin që ka sensin e historisë, ai po përdor edhe Kishën Ortodokse si një agjenci të ndikimit rus në rajon. Ai ka këtë interesin historik në rajon dhe e gjitha kjo është pjesë e një procesi të ri. Por ajo, për të cilën unë jam i shqetësuar, është potenciali për të krijuar destabilitet në këtë rajon.

Nga kush?

            Nga përzjeria e këtyre fuqive. Dhe një nga interesat themelore të SHBA ka qenë ruajtja e stabilitetit në Ballkan dhe refromat e tij të brendshme të tij dhe ndryshimet e brendshme, forcimi i ekonomisë dhe reformat sociale, forcimi i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e rrjedhës kryesore te ngjarjeve për të gjithë Ballkanin. Gjithë vendet e Ballkanit kanë probleme të brendshme dhe si rezultat i kësaj….

Cili është interesi specifik i SHBA?

            ShBA në mënyrë specifike duan stabilitet në rajon, SHBA duan që këto vende të zhvillojnë institucione të forta demokratike, përfaqësuese, SHBA duan të shohin sundimin e ligjit të vendosur, duan të shohin luftë ndaj korrupsionit. Pothuajse të gjitha vendet kanë një nivel të lartë korrupsioni.  SHBA duan të shohin përparim ekonomik, më shumë vëmendje për çështjet e barazisë sociale, që shtet të jenë më kohezivë dhe të kontribuojnë për zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.

çështjet e Ballkanit ndoshta nuk mbërrin kurrë në tavolinën e Presidentit të SHBA, për shkak se ka prioritete të tjera. A është administrata e re e ndërgjegjshme për  potencialet për destabilizim të rajonit, që janë ende të pranishme?

            Mendoj se në mënyrë korrekte e thatë se shqetësimet e përditshme të Ballkanit nuk mbërrinë tek Presidenti, por sigurisht kanë vëmendjen e Departamentit të Shtetit. Nëse e keni vënë re përgjatë viteve, ka pasur angazhim dhe aktivitete të zyrtarëve të lartë të administratës. Zëvendës ndihmës sekretar për çështjet e jashtme dhe shumë drejtorë të departamenteve kanë vizituar vendet e Europës Juglindore. Ata në mënyrë konstante e monitorojnë situatën, inkurajojnë qeveritë në rajon për t’u përballur me disa nga çështjet që sapo përmenda. Kemi një politikë koherente, kemi bërë avokati për reforma dhe ndërmarrjen e politikave që i bëjnë këto vende më të qëndrueshme dhe rajonin më të sigurtë. Do të thotë pra, që politika e SHBA ka qenë koherente në Ballkan dhe qëllimi i kësaj politike është që rajoni të mbetet stabël dhe ta ruaj atë që të mos bëhet siç ka qenë Ballkani i mëparshëm…..

Fuçi baruti….

            Kukull në duart e fuqive të tjera konfliktuese.

Nëse dikush nga Departamenti Amerikan i Shteti ju kërkon një këshillë se çfarë duhet bërë që ky rajon të lëvizë më shpejt drejt BE-së dhe jo të mbetet një shesh beteje për interesat e vendeve që po përmendët si Kina apo Rusia…

Siç e përmenda SHBA këtë po e bëjnë në mënyrë të vazhdueshme. Shba kanë inkurajuar reforma të ndryshme, kanë monitoruar nga afër çështjet që mund të sillnin rrezik për stabilitetin e rajonit dhe unë do t’i inkurajoja SHBA që të vijojnë t’i ndjekin këto politika, ndoshta duke u fokusuar dhe duke shtuar disa programe në rajon dhe mbi të gjitha duke vijuar me mbështetjen teknike për t’i ndihmuar këto shtete që të jenë efiçente.

Profesor Pano, ju përmendet që interesi i SHBA është që rajoni të jetë stabël, të sundojë shteti ligjor dhe të forcohen institucionet. Por ajo që po shohim, dhe jo vetëm në Shqipëri, është fenomeni i ri i rritjes së populizmit dhe liderëve të fortë. Dhe ky fenomen nuk po ndodh vetëm në rajon, por edhe në vendet europiane. Dhe liderët e fortë nuk janë në përputhje me institucionet e forta. A është ky paradoksi i kohës sonë, që në njërën atë flasim dhe predikojmë forcim institucionesh dha në anën tjetër ajo që shohim praktikisht janë liderët e fortë?

            Ne po shohim lindjen e të ashtuquajturit populizëm në Europë, por edhe në SHBA, e në Lindjen e Largët. Filipinet janë një shembull pikant. Po, ka një populizëm dhe shoqërohet me polarizimin politik, që çon në paralizën e shumë qeverive dhe krijohen kushtet për rritjen e këtyre liderëve të fortë. Njerëzit lodhen nga destabiliteti, lodhen nga konflikti dhe presin që dikush të hyjë në lojë, t’i zgjidh problemet, të vendos rregull. Ky është një rrezik dhe është shumë e vështirë për t’u ballafaqur sepse po shohim elementë të tij edhe në demokracitë e përparuara siç janë SHBA. Ne duhet t’i adrejsojmë këto çështje, qofshin ato në demokracitë e avancara apo në vende si rajoni, apo Europa Lindore apo Europa Qëndrore. Duhet t‘i adresojmë këto probleme dhe t’i bindim njerëzit që qeveritë po punojnë për ta, se interesi më i mirë i qeverive është për njerëzit dhe duhet bërë shumë punë për edukimin qytetar në shkolla. Ne sigurisht nuk duam të shkojmë tek indoktrinimi politik, por sidoqoftë njerëzit duhet të kuptojnë natyrën e problemeve që po na çon në një polarizim politik dhe rëndësinë që qeveria t’i adresojë këto çështje.

Le të kthehemi tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën. Ju keni vizituar shpesh Shqipërinë. Vizita e parë ishte në 1973-shin. Dy dekada më pas erdhët në dhjetor të vitit ‘90. Dhe që në atë kohë keni ardhur shpesh në Shqipëri. është e qartë se ka ndryshime. Por njerëzit gjithmonë e më shumë duan të largohen nga vendi dhe në vend që të përpiqen t’i ndryshojnë gjërat këtu dhe të ndryshojnë qeverinë këtu, ata ndryshojnë vendin ku duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës. Shkojnë në Gjermani, SHBA dhe vende të tjera perëndimore. A mundet që Shqipëria të kishte pasur një tranzicion më të lehtë dhe më të shpejtë se ky?

            Ky është një problem i madh. Pozicioni i Shqipërisë ka qenë tejet, tejet i vështirë. Ka kaluar një seri krizash, duke filluar me krizën ekonomike fill pas rënies së regjimit komunist. Pastaj patëm tragjedinë e madhe të skemave piramidale dhe në këtë periudhë që mund ta quash edhe si luftë civile patëm trazira që e destabilizuan edhe më tej situatën. Gjatë dekadës së parë të tranzicionit, shumë njerëz, veçanërisht të rinj, nisën të largoheshin nga vendi, disa për arsye sigurie, disa për arsye ekonomike. Ka qenë e vështirë për Shqipërinë që ekonomia e saj të ecë. Ky ka qenë, le të themi, problemi fillestar. Nuk pati Shqipëria atë nivel ekonomie që njerëzit me përvojë dhe zanate të bindeshin që të qëndronin e të mos largoheshin. Në Shqipëri nuk ka burime njerëzore. Shkolla prodhon shumë diplomantë, por jo në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Ne ende e kemi tribalizmin, betejë të ashpër politike, kemi nepotizmin dhe kjo i shkurajon shumë njerëzit dhe në Shqipëri nuk ka rëndësi se çfarë di, por kë njeh dhe kjo shton pesimizmin. Këto janë disa çështje që duhen adresuar dhe duket sikur po përsëris vetveten, por duhen krijuar kushtet brenda Shqipërisë, duhet krijuar barazia sociale. Ne po shohim në Shqipëri bjerrjen e asaj që mund të quhej klasë e mesme e zhvilluar dhe ky është një problem shumë serioz. Kemi problemin e stabilizimit të sistemit drejtësisë. Në momentin që flasim, Shqipëria ka një situatë kaotike, ndoshta edhe nga përpjekja për të struktuar nga e para sistemin gjyqësor. Kjo i shkurajon investimet e huaja në vend. Korrupsioni sigurisht që i shkurajon investimet e huaja. Aktiviteti kriminal i shkurajon investimet e huaja. Ju keni nevojë për investimet e huaja. Ju keni nevojë për aktivietet e tyre që të krijohen kushtet për të krijuar vende pune në Shqipëri, veçanërisht për të rinjtë, të cilët janë ata që duan të largohen më së shumti.

Ju thatë se në Shqipëri është më e rëndësishme kë njeh se sa çfarë di. Ju i njihni gjithë liderët politik në Shqipëri dhe po ju kërkoj një mendim të sinqertë. çfarë mendoni për liderët që një farë mënyre e kanë dominuar apo dominojnë skenën politike shqiparë gjatë këtij tranzicioni të gjatë dhe të vështirë?

            Kam patur mundësinë të njoh gjithë presidentët e Shqipërisë që nga Sali Berisha tek Bujar Nishani, edhe Ilir Metën sigurisht. Kam shumë respekt për Sali Berishën. Ai ishte një nga intelektualët më brilant që drejtoi këtë vend. Por mund të them të njëjtën gjë për Fatos Nanon. Ata ishin njerëz të zotët, por fatkeqësisht në momentin kur erdhën në pushtet u përballën me një seri të madhe problemesh, disa prej të cilave nuk i përballuan dot. Disa prej tyre u trajtuan politikisht dhe për interesa politike dhe kjo më duket pas stresuese. Dhe si pasojë e kësaj ata nuk arritën që të prodhonin lidershipin për të cilin Shqipëria kishte nevojë. Ata ranë pre e zakoneve të trashëguara nga regjimi komunist.  Shumë sociologë thonë se kjo ndodh  sepse këta njerëz u rritën në atë sistem. Kjo ishte gjithçka që ata dinin dhe kjo është arsyja që ata u sollën si liderë në mënyrën që u sollën. Por ata u përballën edhe me shumë probleme të rënda dhe mënyra se si ata u përballën me këto probleme nuk ka qenë gjithmonë në interesin më të mirë të Shqipërisë.

Me këta liderë që ju keni njohur historia do të jetë më bujare apo më e ashpër në krahasim me atë që thuhet sot në gazeta apo në televizor për ta?

            Mendoj se historia do të shoh problemet që këta liderë trashëguan, do të shohin disa nga faktorët që  ndoshta i çuan këta liderë në një shteg që ndoshta nuk ishte ai i dëshiruari, nëse ata u përpoqën të ngrinin institucione demokratike. Domethënë ju duhet ta gjykoni një lider bazuar në kushtet që kanë mbizotëruar kur ky person ishte kryetar shteti apo kryetar qeverie. Për fat të keq, siç e thashë, rruga e ndjekur nga gjenerata e parë e liderëve nuk ka qenë gjithmonë në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe kjo ka kontribuar në polarizimin dhe në problemet si krimi dhe korrupsioni, që ekzistojnë në vend dhe kjo edhe më tej pengon ardhjen e investitorëve të huaj dhe krijimin e politikave sociale që do të ishin në interesin më të mirë të shoqërisë.

Kur dikush flet për sfidat e Shqipërisë, dikush mund të pyes cili është problemi? Vend i vogël, i pasur, komb i ri, me minerale, dy dete, liqene, lumenj, kulturë dhe klimë mesdhetare dhe ende mbetet pa përgjigje pyetja e madhe: çfarë problemi ka Shqipëria që nuk po i bashkohet dot klubit të vendeve të BE-së?

            Pjesë e problemit të Shqipërisë është historia. Shqipëria ka qenë vendi më pak i zhvilluar… ndoshta Moldavia është më pak e zhvilluar. Pra, Shqipëria ka qenë vendi nga më të fundit, në mos i fundit sa i përket zhvillimit. Shqipëria nuk është se pati ndonjëherë mundësinë që të fillonte të adresonte këtë problem. Shqipëria e mori pavarësinë vetëm në vtin 1912-1913. Menjëherë nisi Lufta I Botërore. Pasoi një periudhë anarkie në Shqipëri. Pastaj kemi një restaurim të shtetit shqiptar në vitin 1921 me Kongresin e Lushnjes. Dhe më vonë kemi një betejë të fortë politikë në 1921-1924 dhe pastaj kemi ardhjen e Mbretit Zog që i duhej të stabilizonte vendin dhe të vendoste autoritetin e tij. Atij i mungonin fondet për zhvillim dhe u kthye nga Italia dhe gradualisht u bë vasal ekonomik i saj. Dhe kur u mendua se u arrit një farë progresi, Shqipëria nuk arriti kurrë që të përballej plotësisht me sfidat e veta. Zogu ia doli të bënte diçka. Ai krijoi shtetin. U ndërtua burokracia. U përpoq të ndërtonte një sistem arsimor. Ai qëndroi në pushtet nga viti 1925-1939. Pastaj Shqipëria u pushtua nga Italia dhe u kthye në shesh betejë gjatë Luftës II Botërore dhe sërish nuk pati mundësi për një progres të vërtetë. Pastaj Shqipëria mbeti nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe siç e theksuam kushtet në vend ishin të tmerrshëm. Shqipëria pati një progres të kufizuar si satelit i Bashkimit Sovjetik. Shqipëria ishte prapë vendi më pak i zhvilluar në sferën e Bashkimit Sovjetik, të udhëhequr më parë nga Stalini e më pas nga Hrushovi. Shqipëria ishte periferi. Shqipëria ishte menduar që t’i delegohej Ish Jugosllavisë. Pak gjëra ndodhën. Shqipëria lëvizi nga tutela sovjetike në tutelën kineze, por edhe kjo aleancë ra në kolaps. Pastaj Shqipëria e Enver Hoxhës ra në autarki dhe u bazua vetëm në burimet e brendshme. Kjo ishte një politikë e tmerrshme për Shqipërinë. Vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës në 1985-ën, Shqipëria filloi të kthehej gradualisht drejt Europës Perëndimore. Por nuk kishte institucioneve të zhvilluara. Pra, Shqipëria ka pasur gjithmonë një start shumë të keq. Edhe vende si Bullgaria dhe Rumania, që ishin nën regjimin komunist, kishin një gjendje ekonomike dhe një sistem më të zhvilluar. Shqipëria nuk i kishte këto institucione, që këto vende të tjera i kishin, edhe pse de facto ishin diktatura. Pra, Shqipëria ka këtë trashëgimi me të cilën po lufton. Shqipërisë gjithmonë i duhet që të kapë kohën e humbur. Shqipëria përmbysi regjimin komunist dhe kishte gjithë ato sfida për të cilën ne folëm në fillim të viteve ‘90. Shqipëria tani gradualisht po kap kohën, por institucionet do të duhet që ende të zhvillohen. Sistemi gjyqësor duhet të zhvillohet. Shqipëria po përballet me gjithë këto probleme dhe të gjitha këto e kanë një efekt në zhvillimin e saj.

Pra, historia po na përndjek. Shqipëria ka qenë në perifieri të Perandorisë së Bizantit, Perandorisë Otomane, Perandorisë Ruse dhe më pas në marrëdhënie me Kinën. A është ky momenti i parë që jemi në anën e duhur të historisë?

            Ne mund ta argumentojmë se Shqipëria ka pasur disavantazhet e veta për shkak të trashëgimisë.

Profesor Pano, do të doja t’ju bëja një pyetje për kohët e sotme. Duket sikur jetojmë në një kohë të çmendur. Nga njëra anë duket sikur jemi me fat që jetojmë në kohën e informacionit, në kohën e internetit që është një bekim nga njëra anë sepse në një dorë t’i mund të kesh botën, mund të kesh afër njerëzit ke larg, por në të njëjtën kohë ajo që ju e quani polarizim, ndarjet e hidhura mes njerëzve që njihen dhe s’njihen me njëri tjetrin….

            Në mënyrë të qartë media sociale ka anët pozitive, por ka edhe anët negative. Ndër anët negative është fakti se ke këto komunitetet e vogla në internet, por nga ana tjetër ke edhe këtë mundësinë e komunikimit të liderëve përmes rrjeteve sociale. Presidenti Trump në SHBA përdor gjerësisht rrjetet sociale. Një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale në Shqipëri është Sali Berisha, që duket se ka 500 mijë ndjekës…

Ka 1 milion, po ashtu edhe kryeministri ka 1 milione ndjekës…

            Pra, njerëz që vendosin politikat e tyre apo linjën e tyre propagandistike, sido që ta quash. Dhe këto janë disa gjëra që mund të çojnë në ato që i konsiderojmë probleme politike. Sepse njerëzit gjithmonë e më tepër po e shpenzojnë kohën në rrjetet sociale dhe gjithmonë e më tepër po shpenzojnë më pak kohë për të lexuar gazeta, libra, për të parë programe serioze në televizion. Dhe po krijohen probleme serioze, edhe në Shqipëri, sepse ju keni kaq shumë informacion dhe programe dhe keni kaq shumë debate televizive dhe shpesh nuk është se sheh ndonjë diskutim serioz të çështjeve. Me një fjali, revolucioni i medias sociale ka të mirat dhe të këqijat e veta. Një nga aspektet negative është ndikimi në jetën politike të vendit dhe në jetën kulturore dhe sociale të vendit. Dhe kjo është një gjë që ia vlen të shqetësohesh.

Pra, Shqipëria vendi që gjithmonë ka vuajtur nga të paturit pak, tani po vuan ngaqë ka shumë?

            Për këtë që po flasim, po.

Pra, në vendin që penalizoheshe për lirinë e fjalës, tani po vuajmë ngaqë po flasim shumë. Më shumë kakofoni sesa pluralizëm.

            Po.

Nëse do të ishe President i SHBA-ve, çfarë do të dëshirorje të shihje të realizuar në një vend si Shqipëria?

            Do të doja të shihja një qeveri që të niste seriozisht të përballej me sfidat që ka vendi. Do të doja të shihja një qeveri që është e shqetësuar të ndjek një politikë të jashme konstruktive, që mbështetet së pari në sigurinë kombëtare, brenda rajonit të Ballkanit dhe pastaj të krijojë ato kushte që i duhen Shqipërisë për t’u bërë pjesë e komunitetit europian, si dhe të adresojë problemet sociale që kanë kapur vendin. Këto janë gjëra që çdo president amerikan do të donte për një aleat të palëkundur si Shqipëria. Padyshim, Shqipëria është aleat i palëkundur i SHBA dhe si president i SHBA do të dëshiroja ta mbaja Shqipërinë si mike dhe aleate të palëkundur dhe besnike.

Le të vijojmë edhe me një pyetje tjetër hipotetike. Nëse do të ishit president i Rusisë, çfarë do të dëshironit të shihnit të realizuar në një vend si Shqipëria?

            Do të doja një vend më të hapur ndaj influencës ruse, do të doja një vend që të ndiqte linjën diplomatike të Rusisë dhe një Shqipëri të lidhur më ngushtë ekonomikisht me Rusinë.

Pyetja e fundit profesor Pano. Vizita e fundit që keni bërë në Shqipëria ka qenë në vitin 2013 dhe tani jemi në nëntor 2018. Si e shihni vendin pas 5 viteve, ju që vini nga SHBA, si e shihni qytetin dhe vendin?

            Sa herë vij në Shqipëri ka ndryshime të mëdha fizike, jo vetëm në Tiranë. Siç e dini, unë isha në Korçë fundjavën e kaluar dhe pashë ndryshime edhe atje. Kam udhëtuar në pjesë të tjera të vendit dhe është e qartë se ka ndryshime befasuese nga pikëpëmja fizike, por ende ka probleme serioze për t’u adresuar. Nëse Shqipëria do të jetë e suksesshme në turizëm dhe mendoj se turizmi do të jetë një faktor i rëndësishëm i ekonomisë së Shqipërisë, ka ende rrugë të papërfunduara, ka hotele që qartësisht duhet të përmirësojnë shërbimin e tyre, ka probleme të tjera. Unë dhashë një leksion për studentët e Universitetit të Tiranës, pata mundësi të flisja me studentët, ka probleme në universitete, mungesë fondesh në shkolla. Ka probleme sociale që duhen adresuar. Pra edhe njëherë, ka ndryshime të mëdha fizike, por ka ende probleme bazë që mbeten për t’u adresuar.

Profesor Pano, faleminderit për intervistën!

Faleminderit!



Tuesday 8 January 2019

E fshehta e funksionimit të botës dhe botëve, në bërthamën e Tokës


  E fshehta e funksionimit të botës dhe botëve, në bërthamën e Tokës

Konkluzion shkencor i pranuar nga Standarti Ndërkombëtar
 Nuri Dragoj
Bashkëbisedim me shkencëtarin shqiptar Vedat Shehu, që përmbys teorinë e pllakave tektonike 

 I dashur lexues! E mora inisiativën për të zhvilluar këtë bashkëbisedim me një shkencëtar të shquar shqiptar, pasi dëshiroj dhe shpresoj që esencën e teorisë që del në pah qartësidht në këtë intervistë, së pari,ta konsideroni konkluzion shkencor të ri, të nivelit botëror, të vërtetë dhe gjenial, që korrigjon dhe plotëson teorinë kozmologjike të standardizuar të origjinës së Tokës. Kjo është një teori që e ka tejkaluar rolin e vet kolosal për botëkuptimin shkencor të mohuar gjatë Epokës së Mesjetës dhe të ringjallur gjatë Rilindjes Evropiane. Së dyti,ta vështroni si arritje të Kombit,aspak inferior në të menduar dhe vepruar me logjikë shkencore për të zbuluar të vërtetën e funksionimit të proceseve dhe shfaqjes së fenomeneve në natyrë, shoqëri dhe në mendimin njerëzor. Ta konsideroni konkluzion që e ka nxjerrë nga trojet tona gjeologu i terrenit, Profesor Vedat Shehu, i diplomuar inxhinier gjeolog në Çeki (1959). 
Duke realizuar detyrat praktike, me vëmendje të rritur, ai ka zbuluar disa të vërteta gjeologjike të panjohura e të papritura për autoritetin shkencor dhe ka paraqitur koncepte të reja në raporte të punës, artikuj dhe në disertacion. 
Imagjinata dinamike tredimensionale e gjeologut, nuk ka mbetur me kaq. Ajo e shtyu atë që të lidhë procesin e formimit të shkëmbinjve të formacionit vullkanik të tipit bazalt të brezit me shkëmbinj të gjelbër (ofiolite) të Zonës Tektonike Mirdita (Shqipëri), me procesin analog që aktualisht formon bazaltët përgjatë çarjeve globale të kreshtave mes-oqeanike, më tej zbuloi që ky proces ka formuar bazaltët e Hënës, planetëve dhe të komponentëve silikatë të pluhurit kozmik. Kështu, çlirimin e nxehtësisë dhe origjinën e komponentëve molekular të magmës shkëmb-formuese në brendi të Tokës, të cilin e lidhi me procesin e çlirimit të energjisë dhe formimin e atomeve tëTabelës Periodike (me nukleosintezën) që ndodh në Diell dhe yje, dhe arriti të nxjerrë konkluzionin tronditës: “Bërthama e Tokës është objekt kozmik energjetik, yll i tipit Diell në miniaturë, brenda mbështjelljes së vet shkëmbore-silikate, ndërsa Dielli është bërthamë super-gjigante brenda mbështjelljes prej gazesh të super nxehur”. 
Mënyrën sesi shkencëtari shqiptar Vedat Shehu ka depërtuar në proceset e Bërthamës dhe ka nxjerrë këtë konkluzion të çmendur për opinionin shkencor të kristalizuar, do ta marrim vesh nga ky bashkëbisedim. Ndonjë kureshtar mund ta kërkojë edhe në faqe interneti. 


-Profesor Vedati, gëzohem që e krijuam mundësinë të bisedojmë për Gjeoteorinë apo për Teorinë tuaj të veçantë të transformimit të materies kozmike në bërthamë të Tokës, e cila korrigjon cenet e teorisë tradicionale dhe aktuale, për funksionimin e proceseve të Tokës që nga origjina, me shpresë se, nëpërmjet dialogut tonë, do të sensibilizohet opinioni i gjerë që është i prirë për kuptimin shkencor të botës nëpërmjet transformimit të materies.
 Faleminderit z. Nuri Dragoj. Edhe unë i gëzohem shumë këtij takimi, pasi njoh mirë shkrimet tuaja dhe priren për të nxjerr në pah të vërtetën. Përpjekja e një gazetari dhe studiuesi për të nxjerrë të vërtetën e mbuluar prej shpjegimesh frazeologjike të cekëta, është arsyetim me logjikë konsekuente shkencore. Ju falënderoj për këtë përpjekje ndaj teorisë time, aq më tepër që ju jeni një nga të rrallëtqë e keni vlerësuar dhe nuk po e leni të shpërfillet prej euforisë të shprehur ndaj interpretimit të Tektonikës së Pllakave, të cilën autoriteti i konsensusit shkencor e ka shpallur si të vetmin interpretim të drejtë të formimit dhe largimit të pllakave tektonike nga njëra tjetra, së bashku me blloqet e kontinenteve si pjesa qendrore më e vjetër e tyre.
-       Pavarësisht që unë nuk hyj dot në hollësira të teorisë suaj, jam përqendruar në analizën dhe riintegrimin u bëni ju fakteve të mirënjohura, të cilat më kanë orientuar për në esencën e teorisë suaj, për në boshtin e logjikës shkencore që lidhet me njohuritë e përgjithshme të funksionimit të proceseve nëpërmjet transformimit të materies në unitetin energji - materie dhe kam arritur të kuptojë mirë se edhe ky variant aktual i teorisë tuaj, i përmbledhur, konciz, me titullin “Gjeoteoria e Transformimit të Materies Kozmike”, është vazhdim i punës tuaj këmbëngulëse në terren të kombinuar me studimin shtesë nëpër biblioteka, pa u ndalur, që prej botimit të parë (1988) me titull “Toka në Zhvillim“ nëpërmjet rritjes.
   E kam kuptuar, nga komunikimi ynë këtë nivel të arritur në njohjen e teorisë dhe këmbënguljen time të përhershme në drejtim të konceptimit të Teorisë dhe argumentimit të saj. Faleminderit.
-       Në punimin shkencor që keni paraqitur dallova vërtetësinë e teorisë suaj dhe e quaj veten përkrahës konsekuent të konkluzionit tuaj esencial që, me fjalët e mia, është ky:Toka rritet sepse në strukturën energjetike të bërthamës ndodhet thelbi i saj i ultra-ngjeshur me origjinë kozmike, që nga formimi i sistemit diellor dhe qysh nga origjina është në transformim të vetvetishëm duke prodhuar grimca elementare dhe ultra-elementare që formojnë, nga një anë rrezatimin e nxehtësisë, dhe nga ana tjetër trajtën atom-molekulare të magmës që ngurtësohet në masë shkëmbore ”. Pra, nëse e riprodhova drejt konceptimin e konkluzionit që është edhe strumbullari i teorisë tuaj, a mund të më konsideroni përkrahës të teorisë tuaj dhe këtë intervistë taquajmëbashkëbisedim?

  Po, ju e keni paraqitur drejt, thjeshtë, qartë dhe në mënyrë koncize esencën e Teorisë, ndërsa përkrahjen e teorisë time e keni shprehur prej kohësh,edhe më parë; tashmë, po tregoheni përkrahës konsekuent dhe më entuziazmoni pa masë që këtë intervistë ta drejtoni në formë bashkëbisedimi. Por, obligohem të saktësojë se nxehtësia në teorinë time të transformimit të materies, nuk është diçka në vetvete. Ajo përfaqëson fushën termale të Tokës si fushë elektromagnetike, krahas fushave të tjera fizike që janë: fusha magnetike, gravitatacionale dhe e flukseve të neutrinove. 
-      Mendoj që në formë dialogu ta kuptojmë nxehtësinë si një fushë fizike të Tokës dhe teorinë ta paraqesim më të plotë, më të kthjellët dhe me tendenciozitet Kombëtar. Apo jo?
   Tamam, nëpërmjet dialogut mund ta bëjmë më të kuptueshme, në mënyrë që, cilindo që do të interesohet, të ketë mundësinë për të penetruar më thellë në të.

-      A është i nevojshëm tendencioziteti Kombëtar për interpretimin tuaj shumë të veçantë dhe me rëndësi të pazakontë për saktësimin e procesit të formimit dhe konsolidimit të Tokës,? 

   Tendencioziteti kombëtar është prirje e natyrshme e çdo kombi dhe shteti dhe detyrim i çdo individi, krenar si bir i kombit të vet. Në mënyrë demonstrative shprehet nga tifozët e skuadrave përfaqësuese të futbollit, por dhe fusha të tjera. Realisht, teoria ime ka dalë nga mundi im, por njëkohësisht ka dalë edhe nga formacionet shkëmbore të truallit Shqiptar, të cilat janë studiuar gjerësisht e thellësisht prej brezash gjeologësh. Teoria ime nuk mund të dilte nga hiçi, as nga puna e një individi, pasi në të pasqyrohet përgjithësimi i përvojës time me punën kolosale të të gjithë studiuesve të trojeve tona dhe të gjithë studiuesve anë e mbanë botës që, me interpretimet e tyre, për Tokën dhe Kozmosin, gjenden edhe në bibliotekat tona. Prandaj, mund të them që, teoria ime para së gjithash, është dëshmi e kapacitetit të Kombit, prandaj e çmoj përcaktimin tuaj që duhet parë si kontributi ynëkombëtar në progresin shkencor të njerëzimit, sepse është teori me rëndësi të veçantë që ndryshon rrjedhën e ideve që burojnë nga konformizmi i Tektonikës së Pllakave me hipotezën e standardizuar të origjinës së Tokës me madhësi fikse. 
-      Toka sipas teorisë standarde, është formuar si një masë e ngurtë prej materialit të resë kozmike që kaloi në planetët e sistemit diellor dhe natyrisht një rruzull i tillë i gurtë, siç është Toka, nuk mund të rritet duke u shkrirë prej nxehjes së çliruar kryesisht prej izotopeve radioaktiv. Ky kuptim i origjinës së Tokës është premisë e Tektonikës së Pllakave që e ka obliguar atë të shpjegojë rritjen e litosferës në madhësinë konstante të Tokës. Si mund të shkulet ky koncept nga imagjinata e opinionit të gjerë të kristalizuar dhe të pranohet zhvillimi i Tokës nëpërmjet rritjes?

   Sigurisht, masa e gurtë e Tokës nuk mund të rritet nëpërmjet procesit të njohur si shkrirje-ngrirje-shkrirje e masës shkëmbore, por rritet sepse magma me energjinë shoqëruese, duke u ngurtësuar i shtohet vazhdimisht masës së gurtë, si produkt i vazhdueshëm nga transformimi i thelbit të bërthamës. Ky fenomen i rritjes së pllakave të litosferës, hë-për-hë,është vështirë të kuptohet e të pranohet si pasojë e procesit të rritjes së Tokës. Rrjedhimisht, pyetja, se si mund të çrrënjoset nga imagjinata e opinionit të gjerë që Toka, me masë e gurtë fikse, është e pamundur që rritet apo të zgjerohet, do ta marrë përgjigjen nga kjo intervistë, domethënë kur të kuptohet që rritja e Tokës është fenomen real nga prezenca e transformimit të bërthamës prej materieje kozmike në strukturën energjetike të Tokës. 

-      Kur do të ndodhë kjo? 

   Më duket se janë krijuar kushtet që të ndodh së shpejti, por probabiliteti i ngjarjes së rastësisë edhe mund ta vonojë. 

-      Paraprakisht, para se të futemi në argumentimin e faktorit kozmik të Teorisë, le të shohim se përse Tektonika e Pllakave e shpërfilli variantin e rritjes dhe u mbështet tek standardi? 

   E shpërfilli sepse iu nënshtrua hipotezës standarde. Aktualisht pranohet se Toka, ashtu siç e theksuat edhe ju, është formuar dhe konsoliduar me masë gurore konstante, si njëri nga planetët, nga materiali i një reje pluhurore gazore kozmike, e cila është vënë në lëvizje rrotulluese nën efektin e forcës së gravitacionit dhe si pasojë grimcat prej komponentësh shkëmbor iu nënshtruan përplasjes e përngjitjes me njëra tjetrën. Ky proces shkaktoi, nga një anë, kalimin dhe ngjeshjen e materialit të resë nëpër copërina prograsivisht më të mëdha dhe qendra gravitacioni që, duke u shkrirë me njëra tjetrën, do të përfundonin në formimin gradual të planetëve në lëvizje orbitale për qark qendrës shumë e shumë më të madhe, Diellit të ardhshëm. Nga ana tjetër, prej këtij procesi, u shkaktua nukleosinteza në Diell dhe në planetë u çlirua nxehtësi kolosale që, duke e shkrirë krejt çdo planet, mbeti e akumuluar si burim i përhershëm energjie. Pas kësaj, sikurse planetët, edhe Toka i nënshtrohet ftohjes graduale, e cila, siç shihet nga aktiviteti gjeologjik, ende s’ka përfunduar, sepse ndërsa ftohja e jashtme e Tokës është e përhershme, edhe rrezatimi i nxehtësisë së akumuluar është i vazhdueshëm.
   Në planetët e afërt të tipit të Tokës u formuan planetët e vegjël prej mbështjelljeje gurore silikate, ndërsa nga planetët e largët të mëdhenj të tipit të Jupiterit u tërhoq edhe masa e gazeve të hapësirës ndërplanetare, duke formuar mbështjelljen e tyre shumë të dendur e shumë të trashë.
   Kur krejt Toka ishte në gjendje të shkrirë, u diferencuan komponentët e rendë dhe precipituan në qendër duke formuar bërthamën kryesisht prej hekur-nikeli.
   Me zbulimin e rrezatimit të lëshuar prej zbërthimit të vetvetishëm të bërthamave të izotopeve radioaktiv, u arrit në përfundimin se nxehtësia kryesore që mbanë të shkrirë brendinë dhe gjallërinë e Tokës çlirohet prej rrezatimit nga izotopet radioaktivë, ndërsa vetëm me nxehtësinë e akumuluar prej procesit të formimit të Tokës nuk mund të shpjegohet energjia që vazhdon të çlirohet nga Toka qysh nga formimi, 4.6 miliard vjet më parë. 
  Ndërsa në qendër precipitoi bërthama si një masë e rendë inerte, ftohja graduale shkaktoi ngurtësimin dhe formimin e kores së Tokës të përbërë prej shtresës më të lehtë të pozicionuar në nivelin e cekët të rruzullit, mandejvazhdoi ngurtësimi i masës së shkrirë më të rëndë të pozicionuar në nivel më të thellë. Kështu, të dyja shtresat e ngurta u quajtën së bashku litosferë,ndërsa brendia e shkrirë nën litosferë deri në bërthamë, u quajt mantel. Manteli, duke qenë nën efektet e nxehtësisë, vazhdon të jetë në lëvizje dhe shkakton proceset dhe fenomenet gjeologjike; vullkanet, tërmetet dhe lëvizjet e kores tokësore. Kjo është tabloja standarde e formimit dhe konsolidimit të Tokës me madhësi konstante.

-      Me këtë shpjegim të origjinës dhe konsolidimit të Tokës, doli në pah edhe struktura e saj, që përbëhet nga bërthama, manteli, litosfera. Duke njohur strukturën mund të shpjegohet më qartë interpretimi i proceseve gjeologjike nga Tektonika e Pllakave.

   Sigurisht, por, për të kuptuar më mirë shpjegimet e proceseve, le ta shohim më qartë dhe në mënyrë më funksionale këtë strukturë të Tokës, kështu:
  Parametrat mesatar të Tokës janë:rrezja 6374 km, vëllimi 1.1 x 10²¹ m³, densiteti 5.5 x 10²¹  T/m³, pesha 5.6 x 10²¹ tonë = 5.6x10²kilogramë.
   Struktura bazë qendër-sferikeështë renditur në dy sfera bashkëqendrore që janë: bërthama e rëndë prej hekur-nikeli dhe mbështjellja e saj e lehtë si guaskë e gurtë silikate.
   Bërthama e rendë prej hekur-nikelime rreze prej 3400 km, densitet mesatar rreth dyfishi i densiteti mesatar të Tokës, është pjesa esenciale e Tokës dhe përbëhet prej dy bërthamash qendër-sferike. Bërthama e brendshme është e ngurtë, me rreze rreth 1200 km (gati sa një e treta e krejt bërthamës), me densitet rreth 10% më të madh dhe masë rreth 11 herë më të vogël sesa bërthama e jashtme. Bërthama e jashtme e shkrirëzë intervalin tjetër të jashtëm të rrezes, trashësinë prej 2200 km, si nga vëllimi dhe nga masa është rreth 11 herë më e madhe se bërthama e brendshme. 
   Më duhet të nënvizojë se gjendja e shkrirë e bërthamës së jashtme është tregues esencial i strukturës energjetike të krejt bërthamës; nëpërmjet saj argumentohet më lehë prezenca dhe roli i thelbit të bërthamës. Por, ky vlerësim deri tani është neglizhuar, sepse nga standardi teorik, bërthama konsiderohet precipitat inert. 
   Mbështjellja e gurtë silikate e bërthamëszë trashësinë prej 2900 km, nga sipërfaqja deri në kontakt me bërthamën e jashtme të shkrirë; përbëhet nga mantelidhe, litosfera. Mantelipozicionohet nga kontakti me bërthamën e jashtme të shkrirë dreri në kontakt melitosferën; përbëhet prej shkëmbinjsh të lidhjeve silikate te renda te magnezit dhe hekurit dhe është në gjendje të ngurtë- viskoze. Masa e mantelit, nën një trysni që shtohet me thellësinë, ka një densitet të llogaritur që kalon nga 3.3 në kontakt me litosferën deri në 5.7 g/cm³ pranë kontaktit me bërthamën. Litosferaështë shtresa qendër-sferike e jashtme e pështjelljes silikate në gjendje të shtangët, të thyeshme; me trashësi që luhatet shumë nga kontinentet në oqeane. Litosfera e blloqeve kontinentalka trashësi prej rreth 40 km deri në rreth 280 km, ndërsa litosfera e fundit oqeanikështë 50 – 140 km, por në zonën e kreshtës mes oqeanike litosfera është shume e hollë; barazohet me trashësinë e kores oqeanike (deri në 5 km). Litosfera përbëhet prej dy shtresash shkëmbore, e poshtmja që ka përbërjen e mantelit prej shkëmbinjsh tip peridotit të rendë (3.3 g/cm³) prej silikatesh të magnezit dhe hekurit, ndërsa e sipërmja ështëkoria Tokësoreprej dy shtresash.
     Koria,nga ana e vet, si shtresë e sipërme e litosferës, ndryshon si trashësi dhe përbërje nga kontinentet në oqeane. Koria në kontinente ka një trashësi që luhatet nga 30 në 45 km, me përjashtim në Ande the Himalaje, ku respektivisht arrin 60 dhe 70 Km. Ndërsa koria e re e fundit oqeanik, me ndonjë përjashtim, ka trashësi shumë më të vogël mesatarisht rreth 10 km. Por në zonën e luginës tektonike të kreshtës mes oqeanike është 1 deri ne 5 km, ndërsa brenda luginës tektonike të kreshtës, koria oqeanike është në formim e sipër. Përbërja e kores përfaqësohet nga dy tipa nga korja e vjetër e fragmentuar në kontinente dhe korja e re oqeanike e vazhdueshme. Të dyja tipat e kanë shtresën e poshtme të njëjtë, por dallohen prej njëra tjetrës nga përbërja e shtresës së sipërme. 
   Shtresa e poshtme globale e kores tokësore,për të dy tipat ka të njëjtën përbërje prej shkëmbinjsh të tipit gabro (3.0 g/cm³) me silikate të përzier, si nga shtresa e poshtme e litosferës prej silikatesh të mantelit të rëndë dhe te errët-të gjelbër të tipit peridotit, minerale të magnezit dhe hekurit; (piroksenët dhe olivinat), ashtu edhe prej silikatesh të shtresës së sipërme prej shkëmbinjsh të tipit granittë grupit të feldspatëve, pa praninë e kuarcit.Por, është me trashësi të ndryshme; në kontinente ka një trashësi mesatare rreth 15 km, kurse në oqeane ka një trashësi shumë më të vogël mesatarisht rreth 10 km, me përjashtim të zonës së luginës tektonike të kreshtës mes oqeanike, ku është 1 deri në 5 km, ndërsa brenda luginës tektonike të kreshtës, koria oqeanike është në formim e sipër.
   Shtresa e sipërme e koreskontinentalepërbëhetprej shkëmbinjsh të lehtë të tipit të graniteve mengjyrë të çelët në të bardhë, densitet 2.8 g/cm³, trashësi mesatare 25 km, përmbajtje të lartë kuarci (SiO2) dhekomponentësh të grupit të feldspatëve që janë silikate: të kaliumit, natriumit, kalciumit dhe aluminit (KAlSi3O8– NaAlSi3O8– CaAl2Si2O8). Shtresa granitike e kores është formuar prej kristalizimit të shtresës sipërfaqësore të masës së shkrirë së Tokës fillestare, e përberë prej fraksionit më të lehtë.
  Shtresa e sipërme e kores oqeanikepërbëhet prej shkëmbinjsh më të rëndë të tipit të bazaltëve me ngjyrë të gjelbër të errët, densitet 3.0g/cm³, trashësi mesatare prej rreth 500m. Bazaltet, si shkëmbinj vullkanik janë formuar nga i njëjti tip magme (bazike) që ka formuar gabrot e thellësisë me kristalizim në zonën sipërfaqësore të tabanit oqeanik.
Shtresa e poshtme e koreska përbërje prej shkëmbinjsh të tipit gabro (3.0 g/cm³)prej silikatesh të përzier, kalimtarë si prej shtresës së poshtme më të rëndë dhe te errët-të gjelbër prej silikatesh të mantelit të tipit peridotit më të rëndë të magnezit dhe hekurit; piroksenët ([Mg, Fe]SiO3dhe olivina (Mg,Fe)2SiO4, ashtu edhe prej silikateshtë grupit të feldspatëve që janë silikate: të kaliumit, natriumit, kalciumit dhe aluminit (KAlSi3O8– NaAlSi3O8– CaAl2Si2O8)  të shtresës së sipërme prej shkëmbinjsh të tipit granit më të lehtë (2.7 g/cm³) dhe të çelët në të bardhë prej kuarci (SiO2) dhekomponentësh të grupit të feldspatëve që janë silikate: të kaliumit, natriumit, kalciumit dhe aluminit (KAlSi3O8– NaAlSi3O8– CaAl2Si2O8) .
   Shtresa e sipërme e koresështë prej shkëmbinjsh të tipit granit më e lehtë ( e çelët në të bardhë, prej kuarci karakteristik për granitet (SiO2) dheprej silikatesh të grupit të feldspatëve: të kaliumit, natriumit, kalciumi dhe aluminit.
   Koria,nga ana e vet, si shtresë e sipërme e litosferës, ndryshon si trashësi dhe përbërje nga kontinentet në oqeane. Koria në kontinente ka një trashësi që luhatet nga 30 në 45 km, me përjashtim në Ande the Himalaje, ku respektivisht arrin 60 dhe 70 Km. Ndërsa koria e re e fundit oqeanik, me ndonjë përjashtim, ka trashësi shumë më të vogël mesatarisht rreth 10-12 km. Por në zonën e luginës tektonike të kreshtës mes oqeanike është 1 deri ne 5 km, ndërsa brenda luginës tektonike të kreshtës, koria oqeanike është në formim e sipër.
   Tek litosfera, sidomos te pjesa e saj e sipërme, tek koria tokësore shfaqen dukuritë gjeologjike që janë rezultat i proceseve të brendshme dhe shkaktojnë zhvillimin e Tokës si planet.

-      Cilat janë dukuritë globale gjeologjike të paraqitura dhe të publikuara nga Tektonika e Pllakave për herë të parë aty nga viti 1965?
   Shumica jonë, në përgjithësi, kujtojmë sikur dukuritë globale, ekzistenca e pllakave tektonike të litosferës, zmadhimit të tyre dhe largimit tëtyre nga njëra së bashku me kontinentet nuk na qenkan realitet objektiv i zbuluar nga studimi i kores së fundit oqeanik, por të zbuluara nga interpretimi i teorisë që ka marrë emrin Tektonika e Pllakave. Përkundrazi, Tektonika e Pllakave interpreton këto procese jo si pasojë e zmadhimit te Tokës, por si pasojë e qarkullimit te magmës nëpërmjet ftohjes së jashtme dhe ngurtësimit dhe shkrirjes prej nxehjes së brendshme. Interpretimi i Tektonikës së Pllakave konfirmon teorinë e origjinës së Tokës me madhësi të pandryshueshme.
-      Dialogët e Profesor Thanas Gjatës për Vërtetësinë e Rritjes së Tokës, të publikuar si vëllim i veçantë, më kanë bërë për vete, përkrahës të rritjes së Tokës nëpërmjet transformimit të materies të ultra-ngjeshur kozmike që funksionon si thelb i bërthamës së Tokës. Por, megjithatë, pavarësisht që mohon rritjen, a nuk mund ta vështrojmë më nga afër rolin e jashtëzakonshëm të Tektonikës së Pllakave në kthesën e madhe që iu bë interpretimeve gjeologjike?
   Po, është e vërtetë që, publikimi i të dhënave nga koria e fundit oqeanik prej Tektonikës së Pllakave që dëshmonin formimin e gradual të kores oqeanike midis blloqeve (pllakave) të kores kontinentale, e ngriti në një nivel marramendës njohjen e proceseve gjeologjike që zhvillojnë Tokën: u zbulua historia e formimit të kores oqeanike, u vërtetua largimi i kontinenteve nga njëri tjetri dhe natyrisht u bë kthesë rrënjësore në interpretimet gjeologjike në disa drejtime. Faktikisht, rëndësia e Tektonikës së Pllakave qëndron tek publikimi i të dhënave nga kërkimet në koren e fundit oqeanik që dëshmojnë rritjen e pllakave tektonike dhe krejt litosferës dhe jo në interpretimin e saj të shkakut të këtij fenomeni planetar. 

-      Atëherë, meqenëse Tektonika e Pllakave është vlerësuar si teori mbarë-botërore, le të shohim faktet e prura prej saj dhe mandej le të vlerësojmë interpretimin përkatës në Tokën fikse.
   Faktet e Tektonikës së Pllakave janë realitet objektiv, ndërsa interpretimi është një marifet i sajuar i quajtur nënkalim(subduksion) që gjoja është e dhënë reale që vërteton se Toka është masë shkëmbore me bërthamë inerte të precipituar, si e tillë, në pamundësi për tu zgjeruar apo rritur.    Faktet bazë të Tektonikës së Pllakave janë: 1) koria (litosfera) e tabanit të secilit oqean përshkohet nga një vargmal gjigant që quhet kreshtë mes oqeanikeme gjatësi të përgjithshme prej 165 km, ndërsa tehu i kreshtave mes oqeanike përshkohet prej çarjes globale tektonike që ka formuar luginën tektonike të kreshtës. Çarjet globale të kreshtave mesë oqeanike kanë ndarë litosferën në plisa tektonikë që quhen pllaka tektonike.përshkohen p që për secilin oqean quhetPërgjatë kreshtës shtrihet është e ndarë në pllaka tektonike prej çarjesh globale që ndjekin luginat tektonike të kreshtave mes oqeanike për një gjatësi të përgjithshme prej 165 km; 2) përgjatë çarjeve globale që kufizojnë pllakat tektonike ngihet përpjetë dhe derdhet si llavë dhe ngurtësohet magma. Ky proces i prurjeve të magmës, duke qenë i vazhdueshëm, shkakton largimin e pllakave nga njëra tjetra dhe na aksi i çarjes, përgjatë të cili vijnë porcione të njëpasnjëshme të magmës dhe procesi vazhdon pa ndërprerje; 3) pjesa sipërfaqësore e brendshme, qendrore e çdo pllake përbëhet nga koria e vjetër e Kontinenteve e karakterizuar me shtresën e sipërme prej shkëmbinjsh tip graniti, ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqes së jashtme e pllakës përbëhet nga kore e re e formuar gradualisht prej magmës të prurë përpjetë dhe të ngurtësuar si kore e tabanit oqeanik e karakterizuar me shtresë të sipërme prej shkëmbinjsh tip bazalti; 4) Procesi i formimit të kores së tabanit oqeanik përqark plisave apo pllakave fillestare kontinentale ka filluar afro 200 milionë vjet më parë, pikërisht kur koria unike kontinentale u ça dhe u nda në kontinente të veçuar. Rrjedhimisht, shkëmbinjtë e parë të kores së tabanit oqeanik u formuan përgjatë çarjeve globale që ndanin kontinentet dhe aktualisht gjenden të përngjitur me brigjet e kontinenteve. Në këtë moment, filloi procesi i pandërprere i largimit të kontinenteve nga njëri tjetri si dhe largimi nga çarja globale kufizuese e pllakave. Ky proces i prurjeve të vazhdueshme të magmës formoi koren e tabanit oqeanik me brezat e njëpasnjëshëm të bazaltëve gjithnjë e më të rinj drejt çarjes globale të kreshtës mes oqeanike, ku në të dy anët e kësaj çarjeje globale vazhdon prurja pa ndërprerje e magmës, formimi i kores së re, zmadhimi dhe largimi i pllakave. Koria tokësore e re me shtresë të sipërme të tipit bazalt, e formuar përqark kontinenteve, zë rreth 60 % të sipërfaqes, ndërsa koria e vjetër e kontinenteve me shtresë të sipërme të tipit granit zë rreth 40% të sipërfaqes. Kjo tregon se blloqet e kontinenteve të sapo copëtuar, ishin pllakat e litosferës (kores) unike fillestare kontinentale, të cilat tashmë janë zmadhuar rreth 2.5 herë, nëpërmjet shtesës së litosferës oqeanike prej prurjes sipër të magmës dhe ngurtësimit të saj në masë shkëmbore, tregues i zmadhimit të rrezes rreth 2 herë.



-      Pse interpretimi i këtyre faktevenuk u paraqit në të dyja hipotezat alternative domethënë të nënvizohej që ky fenomen si pasojë e një procesi të panjohur e të përhershëm mund të shkaktojë zmadhimin e Rruzullit Tokësor?

   Interpretimi i këtyre fakteve u bë në pajtim me teorinë kozmologjike standarde dhe prestigjioze të formimit të Tokës si masë e gurtë dhe bërthamë inerte e precipituar, prandaj supozimi se ndoshta fenomeni mund të shpjegohej edhe nga ndonjë faktor i panjohur që mund të shkaktonte zmadhimin e Tokës nuk mund të pranohej që të shqyrtohej si hipotezë alternative e mundshme. Megjithatë, interpretimi ngathemeluesit e Tektonikës së Pllakavedhe studiuesit e njëpasnjëshëm bëri kthesë rrënjësore në shpjegimin e evolucionit të kores tokësore dhe proceseve gjeologjike. 
   Me të vërtetë, Tektonika e Pllakave bëri revolucion, siç pat bërë revolucion Teoria e Formimit te Sistemit Diellor nga Kant-Laplasidhe pasuesit e njëpasnjëshëm që Toka u formua e u konsolidua në madhësi fikse. 
   Ky zmadhim i pllakave tektonike dhe i krejt litosferës afro 2.5 herë dëfton zmadhimin e rrezes së Tokës gati 2 herë. Përderisa ky fenomen u zbulua shumë kohë më vonë se themelimi i teorisë standarde, s’kishte sesi të dihej dhe të arsyetohej që të përfshihesh në përgjithësimin e formulimit të teorisë së origjinës së Tokës me përmasa fikse nga themeluesit e dikurshëm dhe nga modifikuesit e mëvonshëm. Nën këtë kënd vështrimi, aktualisht, del nevoja që e meta e Tektonikës së Pllakave është konformizmi i saj me konceptin e Tokës me madhësi fikse që është konkluzion i standardit kozmologjik dhe jo i pamundësisë së themeluesve për të rifutur dhe ri-integruar faktet e reja në rivlerësimin origjinës së faktorit energjetik të Tokës.

-      Si shpjegohet ky qëndrim i themeluesve të Tektonikes se Pllakave?

   Themeluesit e Tektonokës së Pllakave e konsideruan fenomenin e zmadhimit të litosferës thjeshtë dukuri gjeologjike që ndodh në pajtim me shpjegimet e mirëqena gjeologjike sipas teorisë standarde.Pra, rolin e jashtëzakonshëm në shpjegimet e Tektonikës së Pllakave nuk e luajti shpjegimi i rritjes së pllakave tektonike në Tokë me madhësi fikse, por fakti i rritjes së kores oqeanike,  midis fragmenteve të super-kontinentit të lashtë; e vërteta e zbuluar rishtas, dikur e mohuar, që kontinentet largohen nga njeri tjetri sepse midis tyre formohet kore e re prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës në kushtet e standardit teorik të madhësisë së pandryshueshme të Tokës.

-      Si ka mundësi që është shpërfillur alternativa e Zgjerimit?  

 Mesa duket, Tektonika e Pllakave e ka interpretuar në mënyrë subjektive shkakun e rritjes së pllakave tektonike dhe krejt litosferës, ndoshta nga vullneti i natyrshëm i themeluesve për të qenë në pajtim tradicional me hipotezën standarde prestigjioze të konsolidimit të Tokës me madhësi fikse, ose nga që atyre nuk mund t’iu shkonte ndërmend se fenomeni i zmadhimit të litosferës mund të ishte pasojë e një procesi të panjohur që shkakton rritjen e Tokës dhe imponon ndreqjen apo rikonstruksionin e interpretimit të dikurshëm të Tokës me madhësi fikse që ka mbetur edhe interpretim aktual. Në këtë mënyrë, studiuesit e atëhershëm, të entuziazmuar që po interpretonin fenomenin e jashtëzakonshëm e të papritur të zbuluar rishtas, nuk u ndalën të arsyetonin që ky fenomen shprehte një proces të panjohur që shkaktonte zmadhimin e Tokës dhe u nxituan që ta shpjegonin në pajtim me standardin kozmologjik nën titullin Tektonika e Pllakave, menjëherë qysh nga viti 1965 e vazhdimisht. 


-      Pse ka ndonjë rol të veçantë titulli i teorisë në fjalë?

   Patjetër që, në këtë rast, ka rendësi për orientimin e përmbajtjes së teorisë. Boshti i interpretimit, apo strumbullari i Tektonikës së Pllakave është nënkalimi, i kombinuar merrymat qarkulluese nën litosferë. Nëpërmjet nënkailmit, fenomeni i jashtëzakonshëm i rritjes, i zmadhimit të pllakave, interpretohet sikur, pasi largohen nga njëra tjetra, zhyten dhe zvogëlohen në të njëjtën madhësi që zmadhohen. Ky rol i nënkalimit nuk del në pah nga titulli“Tektonika e Pllakave”. Pra, themeluesit do të duhej që teorinë ta paraqisnin sipas efekteve të nënkalimit, me titullin që t’i përkiste esencës së shpjegimit afërsisht kështu: “Pllakat Tektonike në Qarkullim”. Rrjedhimisht, me këtë titull do të dilte në pah esenca e shpjegimit të tyre që është zmadhimi i pllakave nëpërmjet lëvizjes së tyre qarkulluese dhe jo nën titullinTektonika e Pllakave si nocion në vetvete. Nën këtë titull të ri fenomeni do të paraqitej tamam si një alternativë përball variantit më të mundshëm, Zmadhimit të Tokësme titull të pranueshëm. Në qoftë se fenomeni do të paraqitej afërsisht kështu: “Pllakat Tektonike të Tokës në Zgjerim”, të dyja alternativat do të qëndronin të barabarta dhe do të quheshin dy hipoteza me premisa të kundërta. Opinioni i gjerë shkencore do t’i konsideronte të dy hipotezat si dy alternativa shkencore të pranueshme, gjersa teoricienët objektiv, nëpërmjet të dhënave të njëpasnjëshme nga kërkimet do të arrinin të zbulonin të vërtetën. 
   Si Rrjedhojë, nga analiza dhe sinteza e këtyre të dhënave që kemi aktualisht në dispozicion, del konkluzioni i prerë: “dukuria e zmadhimit të pllakave tektonike të litosferës dëfton direkt pa mëdyshje ekzistencën e ndonjë një procesi që duhet të prodhojë energjinë dhe magmën, diku brenda në bërthamë”.

-      Nga ky arsyetim që nxjerrë të vërtetën, sipas së cilës Toka rritet, përse Tektonika e Pllakave nuk duhet të qëndrojë si alternativë e kundërt e Teorisë tuaj, apo teorisë tonë për të nxjerrë të vërtetën nga ballafaqimi i të kundërtave? 

   Para se gjithash Tektonika e Pllakave e ka tejkaluar rolin si teori alternative dhe rolin e ballafaqimit për të nxjerrë të vërtetën, duke qenë teori sunduese për gjysmë shekulli. Themeluesit e saj, duke analizuar të dhënat e reja që dëshmonin largimin e kontinenteve nga njëri tjetri ishin të obliguar të kërkonin shkakun e fenomenit që largon kontinentet, të interpretuar më parë me dy variante të lëna mënjanë. Pra, duhej që zmadhimi i pllakave tektonike shqyrtohesh si pasojë e një procesi të panjohur hipoteza të mundshme të dyja alternativat; të liheshin, që nëpërmjet ballafaqimit t edhe alternativën që të veprojë në Tokën fikse apo në tokën që zmadhohet, domethënë, duhet të ishte shtruar mundësia e pranisë së një faktor të panjohur që duhet të vepronte dhe të shtroheshin variantet e mundshme me orientimin e kërkimeve dhe studimeve për zbulime të mëtejshme dhe analizë të re dhe ri-integrimin nëpërmjet logjikës konsekuente dhe abstraksionit shkencor.
 Tani thjeshtë, këtë ballafaqim dhe ri-integrim t fakteve, që janë pasoja reale, po e bëjmë ne, në këtë bashkëbisedim dhe po nxjerrim në pah të vërtetën. Për më tepër, vetë nocioni “Rritja e Tokës” është e vërteta që mohon alternativën e nxituar tashmë të konsumuar, bazën e Tektonikës së Pllakave “Tokën fikse”. 
   Mandej, përveç fakteve, që u përmendën këtu, nga Tektonika e Pllakave nuk sillet ndonjë e dhënë që të tregojë se litosfera qarkullon nëpërmjet një procesi të qarkullimit të magmës ngrirje-shkrirje-ngrirje, por prej saj argumentohet pa mëdyshje që litosfera është rritur dhe vazhdon të rritet prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës që ka filluar përqark fragmenteve të litosferës së vjetër të kontinenteve dhe, njëkohësisht, mohohet që ky fenomen është e dhënë faktike që Toka rritet ose të pakën, mund të rritet. 
   Nga ana tjetër “Rritja e Tokës nëpërmjet transformimit të materies kozmike në strukturën energjetike të bërthamës” është teori që vërteton me logjikë konsekuente shkencore shkakun e rritjes së Tokës, aspak prej një bërthame të precipituar dhe inerte, nocion i nivelit te zakonshëm konformist. Mandej, themeluesit, me titullin kategorik “Tektonika e Pllakave”, mbase pa dashje, fshehën esencën e shpjegimeve të veta dhe mohuan prerazi alternativën e kundërt “Zgjerimin e Tokës”. 

-       Ku qëndron orientimi i gabuar i Tektonikës së Pllakave?

   Po i kthehem përsëri orientimit të gabuar, esencës sëTektonikës së Plakave që është qarkullimi i litosferës, fenomen i sajuar si domosdoshmëri prej premisës së themeluesve e përkrahësve, të cilët i quajnë të vërteta e të paprekshme arsyetimet që argumentojnë hipotezën e standardizuar të origjinës së Tokës me madhësinë e saj fikse dhe formimin e bërthamës si precipitat inert. Kështu, për të argumentuar idenë e pamohueshme shekullore që Toka ka mbetur me madhësinë e formimit, me atë madhësi që ka sot, formuluan pa mundim tezën se “Po ajo madhësi prej 60% e litosferës së sotme, që është formuar nga prurjet dhe ngurtësimi i magmës, është zhytur dhe ri-shkrirë prej nxehtësisë sëbrendshmedhe, ashtu siç formohet vazhdimisht litosfera duke u ngurtësuar, edhe magma, vazhdimisht zhytet, ri-shkrihet prej nxehtësisë së brendshme dhe riciklohet si masë nga e shkrirë në të ngrirë dhe prap në të shkrirë”.
   Procesi i qarkullimit të litosferës, që supozohet nga Tektonika e Pllakave, kërkon një energji të brendshme kolosale, që nuk mund të plotësohet nga burimet e pretenduara se kanë pasur dhe kanë kapacitetin e nevojshëm për të funksionuar ky proces gjigant gjatë një kohe gjigante, që nga formimi i sistemit planetar.
   Alternativë e kundërt e Teorisë time është Teoria standarde e formimit të Tokës me madhësi fikse, së cilës unë i korrigjoj burimet e nxehtësisë që gjoja shkrijnë dhe qarkullojnë masën konstante shkëmbore. Pra, Teoria e rritjes se Tokës ballafaqohet me bazën e Tektonikes se pllakave që është standardi i origjinës së burimeve të energjisë termike që gjoja e mbajnë Tokën e gurtë në madhësi fikse.

-       Si justifikohet funksionimi i një mekanizmi të tillë që supozohet se qarkullon krejt litosferën?

   Tashmë, atje kemi mbritur, nënkalimi(subduksioni, si fjalë ndërkombëtare) i sajuar që qarkullon pllakat tektonike është ideuar duke u nisur nga koncepti që dy pllaka që largohen nga çarjet e kreshtave mes oqeanike, meqenëse largimi konsiderohet që nuk ndodh prej zmadhimit, por nëTokën me madhësi fikse, atëherë pllakat e dy oqeaneve fqinjë, duke pasur lëvizje në drejtime të kundërta, përplasen dhe në kontaktin e përplasjes, njëra pllakë zhytet nën tjetrën drejt thellësisë; ri-shkrihet prej nxehtësisë së brendshme dhe vihet në qarkullim prej rrymave konvektive (qarkulluese)duke përsëritur procesin me ri-daljen si magmë përgjatë çarjeve të kreshtave mes oqeanike, ku ngurtësohet dhe shkakton zmadhimin e pllakave dhekrejt litosferës në proces qarkullimi.
  Ky shpjegim është në pajtim me Tokën me madhësi të fiksuar dhe prandaj Tektonika e Pllakave, nënkuptohet, mekanizmi i saj i nënkalimit, është miratuar nga autoriteti shkencor si fakt.

-       Si është e mundur që nga autoriteti shkencor pranohet si fakt, nënkalimi i sajuar?
   Aktualisht, autoritetit shkencori thonë konsensus shkencor. Konsensusi është si të thuash një vendim-marrje nëpërmjet rënies dakord me votë kur një zgjidhje paraqitet, të paktën, me dy variante. Vlerësimi i largimit të pllakave nga njëra tjetra u shqyrtua si ri-vlerësim i faktit që vërteton se kontinentet largohen nga njeri tjetri, fenomen që qe shqyrtuar mjaft dekada më parë dhe nuk ishte pranuar. Në ri-vlerësimin e vendimit përkatës, u shpërfill varianti i zgjerimit (rritjes) të Tokës për dy arsye; së pari, rritja e Tokës, duke qenë në kundërshtim me konceptin standard të kristalizuar të madhësisë fikse të Tokës, vetvetiu lihet mënjanë si variant i papranueshëm; së dytilihet mënjanë edhe si hipotezë e pabazuar tek ndonjë mekanizëm që do t’a shkaktonte zgjerimin, ndërsa varianti që fenomeni të ndodhte në madhësinë fikse të Tokës konsiderohet i bazuar tek hipoteza prestigjioze kozmologjike. Nën këtë efekt vepruan interpretuesit e Tektonikës së Pllakave, duke e quajtur domosdoshmëri përcaktimin e një mekanizmi të tillë si nënkalimi(subduksioni) që të duket apo të ngjajë si fakt.
   Po e përsëris, u konsiderua domosdoshmëri që nënkalimi të arsyetohej si realdhe të imponohej si fakt që vetëton teorinë standarde kozmologjike të origjinës së Tokës. Me këtë kusht bëhet shpjegimi i detyrueshëm; litosfera që zmadhohet përgjatë thyerjeve të kreshtave mes oqeanike qarkullon në madhësinë konstante të Tokës.
   Pra, zmadhimi (zgjerimi) i Tokës mbetet hipotezë e pambështetur tek ndonjë faktor bindës që duhet të shkaktojë zmadhimin e pamundshëm të Tokës me madhësi të pandryshueshme. 
   E vërteta qëndron se konsensusi shkencornuk e ka pas njohur faktin që Tektonika e Pllakave e ka sajuar mekanizmin e nënkalimitpa pasur dijeni për cenet e Origjinës së Tokës me madhësi fikse.

-       Pra, cenet nuk qenkan të interpretimit të Tektonikës së Pllakave, por të origjinës së Tokës.
  Tamam, Tektonika e Pllakavei ka ngulur rrënjët e veta thellë në këto defekte dhe, nëpërmjet marifetit të saj, nënkalimit, ka përftuar autoritet të rremë sikur gjoja ky marifet nuk është pasojë e konformizmit me interpretimin kozmologjik por provon origjinën e Tokës fikse. Kjo është arsyeja që më shtrëngon mua të shkul autoritetin e Tektonikës së Pllakave të mbështetur në cenet e fshehur të teorisë kozmologjike të origjinës së Tokës, në mënyrë që të paktën të mos na imponohet si e vërtetë shkencore me autoritet kozmik të shtirë, por siç është një hipotezë që justifikohet me marifetin e nënkalimit.
   Ndërsa, ne, duke përcaktuar thelbin e tej-ngjeshur të bërthamës, njëkohësisht jemi duke hequr cenet apo mangësitë e teorisë standarde që janë barrierë e rreme e Tektonikës së Pllakave, e ngritur kundër argumentimit të rritjes së Tokës, që vërteton transformimin e materies kozmike në bërthamë të Tokës.

-       Cilat janë cenet e origjinës së Tokës dhe a njihen sot?

   Defektet e hipotezës standarde të origjinës së Tokës dhe të stabilizuar në përmasa fikse janë autoritet i shtirur i Tektonikës së Pllakave dhe prandaj, këto cene nuk njihen edhe sot, sepse nuk janë përgjithësuar nga ndonjë studim i posaçëm, por gjenden si sugjerime të shpërndarë, si të shprehur rastësisht nëpër artikuj.Rritja e Tokës, natyrisht, nuk mund të arsyetohet pa përcaktuar njëkohësisht cenet në shpjegimet e origjinës se Tokës fikse, d.m.th., pa zhvlerësuar mbështetjen pompoze të nënkalimit të Tektonikës së Pllakave.Megjithëse këto cene i kemi përmendur gjatë shpjegimeve të njëpasnjëshme, po i rendis këtu sidefekte të teorisë standarde, të cilat janë:
   Së pari,teoria e standardizuar nuk e shpjegon dot faktorin që ngacmoi renë e qetë kozmike të vihet në lëvizje vorbulluese e rrethore dhe të shkaktojë kalimin e materialit përbërës të saj nëpër trupat e diskut të sistemit diellor. Ndërsa faktori që shkakton rritjen e Tokës na çon tek faktori që shkaktoi lëvizjen rrotulluese dhe kalimin e materialit të resë kozmike nëobjektet e sistem diellor, nga njëra anë, si dhe nga ana tjetër shkaktoi procesin e brendshëm të zhvillimit të objekteve. 
   Së dyti,teoria standarde supozon gabimisht që nxehtësia e brendshme e Tokës (si e çdo planeti) del nga dy burime: prej akumulimit aspak të mundshëm të nxehtësisë të çliruar gjatë formimit të planetit dhe prej nxehtësisë të çliruar nga zbërthimi i izotopeve radioaktive të mangët në masën e planetit. Ndërsa, tashmë nga ndonjë studiues është llogaritur që të dy burimet hipotetike mund të prodhojnë maksimumi rreth 50% të energjisë që rrezatohet nga Toka në hapësirë dhe burimi, që duhet të plotësojë deficitin prej rreth 50%, mbetet i panjohur.Pra, përveç argumenteve tona, kjo e dhënë tregon se teoria standarde është deficitare, e mangët. 
  Së treti,bile standardi teorik supozon që bërthama ka precipituar si një masë e rëndë e shtangët, kur Toka ka pas qenë një rruzull krejt i shkrirë prej nxehtësisë nga këto burime aspak të mundshme, ndërsa, tashmë dihet se bërthama ka një strukture energjetike krejt të vetën, që duhet shpjeguar.

-       Po teoria e Zgjerimit a i ka nxjerrë në pah cenet e teorisë standarde?

   Qysh profesori Australian Samuel Karen (Samuel Carey) njëkohësisht me themeluesit e Tektonikës së Pllakave vërtetoi mungesën e nënkalimit dhe njëkohësisht argumentoi procesin e zgjerimit të Tokës duke nënvizuar se shkaku është kozmik, i vështirë për t’u përcaktuar. Edhe në disa simpoziume të organizuar prej tij dhe në dy të fundit të organizuar nga profesori Italiani Gicarlo Scalera, ku kam marre pjesë dhe unë, janë paraqitur studime që argumentojnë mungesën e nënkalimit dhe vërtetojnë zgjerimin, por, në këto studime, nuk preken cenet e Origjinës së Tokës, pavarësisht se fakti që Toka zgjerohet u dikton teoricienëve të astronomisë dhe të astrofizikës dhe fizikës së hapësirës të ri-konstruktojnë standardin e origjinës së Tokës. 

-      Më duket se edhe në kumtesën tuaj të mbajtur në simpozium nuk preken cenet e standardit, apo jo?

   Në teorinë time përcaktohet transformimi i materies së ultra dendësuar kozmike të pozicionuar si thelb i bërthamës së Tokës, si faktor që shkakton rritjen e Tokës. Përderisa, në teorinë time, është përcaktuar struktura energjetike dhe faktori që rrit Tokën i vendosur në të, vetiu bije standardi i Tokës fikse, bashkë me cenet e veta.

Ç’mund të thoni për interpretimet e teoricienëve që argumentojnë mos ekzistencën e nënkalimit nga pozitat e Tokës fikse dhe kontinenteve të palëvizshëm?

   Për sa i përket mungesës së nënkalimit, duhet theksuar se, edhe nga teoria e Tokës me madhësi të pandryshueshme dhe me kontinente të palëvizshëm, të fiksuar me bazamentin e vet, e kundërt me Tektonikën Pllakave, e njohur si teoria e oqeanizimit, vërtetohet mungesa e nënkalimitsi pamundësi e largimit të pllakave nga njëra tjetra. Teoria e oqeanizimit ka sajuar një mënyrë tjetër për të shpjeguar formimin gradual të kores së re oqeanike përqark kontinenteve të palëvizshëm. Teoricienët e këtij drejtimi hamendësojnë se gjoja tërë globi ka pasur madhësinë aktuale dhe ka qenë i mbuluar nga koria kontinentale fillestare, e cila është kthyer në oqeanike d.m.th, është oqeanizuar,sepse i është nënshtruar asimilimit gradual nga nënvetja, duke nisur nga brigjet e sotme të kontinenteve dhe duke mbritur deri tek Kreshtat aktuale mes oqeanike, ku vazhdon asimilimi i litosferës oqeanike të formuar më parë.

-       Me çfarë argumentesh Zgjerimi i Tokës vërteton mos ekzistencën e nënkalimit?
   
   Natyrisht, themeluesit e Zgjerimit, pavarësisht se nuk kanë mundur të përcaktojnë faktorin e saktë që shkakton zgjerimin (zmadhimin), ata, duke u nisur nga një logjikë shkencore konsekuente e arsyetimit dhe nën një këndvështrim të ri për vlerësimin e ngjarjeve gjeologjike, kanë argumentuar domosdoshmërinë e ekzistencës të një faktori të panjohur që shkakton procesin e zmadhimit të Tokës, krahas vërtetimit të mos-ekzistencës së nënkalimit,me këto argumente bazë:
   Së pari, nënkalimi, si faktor i zvogëlimit të pllakave të zmadhuara, mohohet vetvetiu prej alternativës që rritja e pllakave dhe e gjithë litosferës konsiderohet pasojë e rritjes së krejt Tokës dhe çështja shtrohet të rishikohen të dhënat bazë nga Toka dhe kozmosi për të kërkuar e gjetur faktorin që shkakton rritjen të quajtur Zgjerim. Aq më tepër,Zgjerimi ka mbetur si interpretim i natyrshëm dhe i vetmi variant i themeluar qysh me daljen e idesë së largimit të kontinenteve nga njeri tjetri, që tashmë mbështet në faktin marramendës të largimit të copave të kontinenteve sepse përqark tyre është formuar koria e re e fundit oqeanik që është tregues i zmadhimit. Në fakt, nëse teoricienët e Zgjerimit do të konsideronin faktor transformimin e thelbit të bërthamës, atëherë astrofizikanët Tokën do ta bënin objekt të tyre.
   Së dyti, Zmadhimi, midis tjerash, shprehet me dy fenomene të padiskutueshëm: Njeri nga fenomenet është Pllaka e Antarktidës, e cilaështë rritur rreth e rrotull me koren e tabanit oqeanik dhe është në proces rritjeje prej prurjeve sipër të magmës përgjatë të gjitha çarjeve globale të luginave tektonike mes oqeanike, ndërsa transhetë e nënkalimit nuk ekzistojnë. Fenomen i dytë i ngjashëm vërehet te Pllaka e Afrikës, e cila ndodhet duke u zmadhuar prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës si nga çarja e kreshtës së Oqeanit Atlantik nga perëndimi, dhe nga ajo e oqeanit Indian, nga lindja.
   Këto dy fakte vërtetojnë qartë se të dyja pllakat e të dy plisave kontinental largohen nga çarjet tektonike të kreshtave mes oqeanike, jo prej lëvizjes laterale (horizontale) të pllakave, mandej të fundosjes dhe ri-shkrirjes së tyre, siç interpretohet nga Tektonika e Pllakave, por prej zhvendosjes radiale (vertikale), si pasojë e rritjes së Tokës.
   Së treti, zmadhimi i Tokës është vërtetuar me anë provash prej përkrahësve të Zmadhimit: blloqet kontinentale të koresu vunë në kontakt ndaj njëri tjetrit duke interpretuar puthitjen në globin-model me rreze 1.6 herë më të vogël sesa rrezja aktuale e Tokës, që përfaqëson 40% të sipërfaqes së sotme.
  Së katërti, Me interpretimin e Zgjerimit, dhe jo me nënkalimin, shpjegohen tamam fragmentet e kores kontinentale brenda kores oqeanike të gjetura në 85 raste⁽⁵⁹⁾. Këto copa fragmentare kontinentesh janë mbetje të pështjelljes prej prurjeve të magmës gjatë procesit të zgjerimit.

-      Në bazë të raportit kore oqeanike - kore kontinental 60 % me 40% juve ju del se rrezja e Tokës është rritur 2 herë, kurse puthitja e kontinenteve bëhet e plotë në modelimin e një globi me rreze 1.6 herë më të vogël; pse kjo mospërputhje? 
   Siç më del mua, kjo mospërputhje vjen, nga që pavarësisht se puthitja bëhet praktikisht e plotë edhe me vijueshmëri formacionesh nga njeri kontinent në tjetrin, vërehet një zbrazësi në disa vende. 
   Kjo zbrazësi shpjegohet se prerja e veçuar e blloqeve të kontinenteve në modelimin përkatës është bërë sipas kontaktit të sipërfaqes së përgjithshme të kontinenteve me sipërfaqen e nivelit të oqeanit botëror që zë 33.5 % të sipërfaqes, ndërsa rreth 8 % e kores kontinentale është e mbuluar nga niveli i ujit të oqeanit dhe në modelim gabimisht ka marrë sipërfaqen e oqeanit botëror (66.5%) si sipërfaqe e tabanit oqeanik. Kështu, modelimi shpreh raportin e rrezes së sferës të formuar me sipërfaqen e përgjithshme të kontinenteve mbi ujë është 35.5 % (dhe jo 40%) e sipërfaqes globale. Këtej del mospërputhja. 

-      Pse ju teorinë e quani rritje e Tokës, ndërsa e keni paraqitur në dy simpoziume të Zgjerimit?
   Premisë e teorisë time është rritja e Tokës që realizohet nëpërmjet transformimit të materies kozmike brenda në bërthamë të Tokës, prandaj dallon rrënjësisht prej zgjerimit abstrakt, pavarësisht se te dy teoritë nisen nga e njëjta premisë që kontinentet janë fragmente të kores unike kontinentale që janë larguar nga njëri tjetri prej zhvendosjes radiale (vertikale) të shkaktuar prej rritjes së rrezes dhe jo me lëvizje tangjente (horizontale) në madhësi të fiksuar të Tokës, siç e interpreton Tektonika e Pllakave.
   Pikërisht, duke u nisur nga kjo anë e përbashkët dhe, meqenëse fenomeni ka qenë përcaktuar qysh në fillim me termin “zgjerim”, teoria ime duhej t’i përshtatej temës së simpoziumit që ishte zgjerimi, teorinë time e përshtata nën titullin “Toka në zgjerim nëpërmjet transformimit të materies kozmike në bërthamë” dhe në vëllimin e botimit të artikujve të zgjedhur u rendit në seksionin me titull “Fizika dhe Kozmologjia: Pse Toka po Zgjerohet?”.

-       Atëherë, përse edhe ju të mos e quami Teorinë tuaj “Zgjerim i Tokës”?

   Esencae procesit të rritjesështë transformimi i materies, ndërsa nocioni “zgjerim” nuk është i lidhur me ndonjë proces të natyrshëm. Pra, nocionet rritje dhe zgjerimjanë nocione krejt të ndryshme. Rritja është rezultat i procesit të ndërveprimit dhe transformimit të materies, që është strumbullar i formimit, zhvillimit dhe rritjes së specieve në botën organike nëpërmjet fotosintezës dhe metabolizmit.
   Marrim si shembull analogjinëstrukturës së një kokrre pjeshke me strukturën e Tokës. Pjeshka përbëhet nga bërthama, tuli dhe lëvorja, në mënyrë të ngjashme, Toka përbëhet nga bërthama, manteli dhe litosfera (korja). Sigurisht, bërthama e kokrrës së pjeshkës nuk ka precipituar, por është rritur së bashku me thelbin dhe pështjelljet e vet, tulin dhe lëvoren nëpërmjet një procesi të caktuar të transformimit të materies. Në përputhje me konceptin e rritjes, edhe bërthama e Tokës dhe shtresat qendër-sferike përkatëse rriten prej një procesi tjetër të përcaktuar nga unë sithelbi i bërthamës që është vetë materie kozmike në proces transformimi dhe është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë përmbi bërthamën e brendshme të ngurtë, brenda kontaktit me bërthamën e jashtme të shkrirë. 
   Natyrisht, kuptohet qartë diferenca e nocioneve Rritja e Tokësdhe Zgjerimi i Tokës;rritja realizohet nëpërmjet transformimit të materies, siç rritet një frutë, një trung peme, ndërsa termi zgjerim nuk mund të përdoret për frytin dhe gjithçka që rritet prej transformimit të materies, sepse zgjerim do të thotë fryrje si tullumbace apo top. Pasojat përkatëse të rritjes vërehen në rastin e çarjes dhe zhvendosjes të lëvozhgës së tharë të trungut të një peme apo të lëvores së prerë tënjë fryti ende në degë, krahasuar me zgjerimin si pasojë e ushtrimit të forcës dhe që nuk lë çarje që hapen, si gjurmë të zmadhimit. 

-       A është vlerësuar Zgjerimi nga konsensusi Shkencor?

    Faktikisht, Zgjerimi, në mospajtim me standardin kozmologjik të Tokës fikse dhe pa mekanizëmtë përcaktuar, është cilësuar nga konsensusi shkencor si ide e pamundshmeThelbi i bërthamës, si faktor energjetik i rritjes së Tokës, nuk është i njohur dhe futur në diskutim që të vlerësohej. Nga ana tjetër Tektonika e Pllakave me marifetin e nënkalimit, në pajtim me standardin e origjinës së Tokës me madhësi fikse është vlerësuar si interpretim i drejtë. 
   Natyrisht, koncepti i ri i thelbit të bërthamës së ultra-ngjeshur, i përcaktuar nga unë, është në mospajtim me standardin teorik dhe, si i tillë, i papranueshëm, i pa diskutueshëm nga konsensusi shkencor, aq më tepër se nuk i takon atij të interesohet vetë t’i gjejë e t’i marrë vetë në shqyrtim teoritë alternative. Ndërsa, konsensusi shkencor nuk mund të mos përfillet nga unë, sepse, e vërteta shkencore e panjohur për të, pikërisht teoria ime në pozicion shkencor kufitar midis Tokës dhe kozmosit, qëndron e pavarur krejt më vete dhe pret një konsensus shkencor të ri në të ardhmen.

-      A nuk ndjeni keqardhje, që ka tre dekada që e publikoni Teorinë dhe nuk shihni vlerësimin e duhur nga ndonjë individ apo institucion me autoritet?

   Jo, nuk ndjej asnjë keqardhje. Dihet, kur e vërteta përpiqet te dalë në dritën e diellit, e pavërteta që sundon si e vërtetë bënë çmos që të mbajë opinionin e gjerë në pozitat e vjetra. Duke ditur këtë, ndjehem shumë i kënaqur që teoria time duhet të jetë bërë e njohur; është botuar dhe referuar nga unë, në shqip dhe në Anglisht, brenda dhe jashtë vendit,nën tituj të ndryshëm dhe është reklamuar edhe nëpër faqe interneti. Gëzohem që lexohet dhe, pavarësisht se nuk është cituar, kam venë re se studiuesit janë ndikuar; ka kohë që kam kuptuar se shfaqen përmirësime në interpretimet e proceseve të brendshme të Tokës, që shpesh lidhen edhe me problemet kozmike. Ky konstatim më mobilizon që Teorinë ta plotësojë e përmirësojë vazhdimisht me të dhëna që botohen nga zbulimet dhe interpretimet e herëpashershme.

-       Ky optimizëm, guxim, këmbëngulje dhe përkushtim juaji ndaj një Teorie të re me përmasa të tilla po më habit. Kjo për faktin se has rezistence të fortë nga opinioni i gjerë shkencor, i cili mbështet Tektonikën e Pllakaveqysh kur u themelua (1965) e në vazhdim. Ku e gjeni forcën që duket sikur ecni në një udhë të mundimshme pa krye?

   Duhet të sqaroj se ç’më shtyu përnjë punë me përmasa kaq të mëdha dhe njëkohësisht si mund të kundërshtojë teorinë prestigjioze “Tektonika e Pllakave”.
   Ka shumë forca të brendshme të pasaktësuara që dalin nga konstruksioni i organizmit dhe nga ndërveprimi me mjedisin dhe përfundojnë si një forcë rezultante që e shtyn njeriun aktiv drejt realizimit të një qëllimi të pazakontë.
   Së pari është imagjinataqë stimulon forcën krijuese. Me një fjalë, më shtyu imagjinata aktive që përtej fakteve dhe interpretimeve të njohura, përfshiu edhe shumë gjëra të tjera të lidhura me fakte konkrete anësore. Imagjinata e kuptimit shkencor te varësisë së të dukshmes nga e padukshmja; si e varësisë së pasojës konkrete nga shkaku i pa diskutueshëm dhe i padukshëm, më mundësoi që të vrojtojë fenomenin e dukshëm dhe të kërkojë procesin që e shkakton, d.m.th., të nxjerre në pah të vërtetën shkencore; më shtyu ajo forcë që aplikohet në kërkimet gjeologjike në përpilimin e hipotezës së punës për të zbuluar objektin e fshehur në thellësi.
   Teoria ime, duket si e vështirë nga që trajton transformimin e një trajte kozmike të një materieje të panjohur në bërthamë të Tokës, e cila transformohet në materie të njohur atom-molekulare të proceseve kimike-inorganike dhe biokimike-organike. Por në fakt, argumenton diçka të thjeshtë brenda njohurive të mija, fuqisë time të imagjinatës, vrojtimit dhe studimit. Ja, e vërteta e thjeshtë e formimit të pandalshëm të litosferës (kores) së re në madhësi aktuale 60% përqark kontinenteve të vjetër të madhësisë totale 40% prej procesit të pandërprerë të prurjes dhe ngurtësimit të magmës. Ky raport ndërmjet kores së re ne proces formimi dhe kores së vjetër, duhet konsideruar pa mëdyshje që koria globale fillestare ka qene krejt kontinentale dhe është zmadhuar rreth 2.5 herë (nga 4O% në 100%). Kjo rritje është tezë që të shpie vetvetiu tek dalja e magmës nga bërthama e jashtme; mandej tek burimi i magmës që është thelbi i bërthamës dhe furnizon bërthamën e jashtme në gjendje të shkrirë.
   Ky këndvështrim ndaj Teorisë është ngulitur në imagjinatë dhe është kthyer në pasion dhe merak që bëhet forcë për të çuar deri në fund, nëse ka fund, vërtetimin e transformimit të materies në bërthamë të Tokës.
   Një anë tjetër e forcës që më mbanë në shtytje është mëvetësiae punës time kërkimore në drejtim të transformimit të materies kozmike në bërthamë të Tokës. Mëvetësiae kësaj pune, e nisur më shumë se katër dekada më parë, jashtë vëmendjes së ndonjë institucioni shkencor, bëri të mundur që unë të mos ndikohem nga prestigji i natyrshëm i autoritetit të standardit teorik që kalon si stafetë nga brezi në brez i studiuesve dhe kërkuesve shkencor të angazhuar nëpër institucione dhe mund të më frenonte. Për më tepër, tema e teorisë më doli papritur përpara duke kryer detyrën kërkimore të gjeologut, por nuk mund të hynte në detyrat praktike që më shtroheshin për t’i realizuar. Pra, ishte një angazhim imi jashtë qendrës së punës. Kështu, duke qenë plotësisht më vete, arrita të argumentojë se proceset gjeologjike dhe rritja e pllakave të litosferës janë pasojë e ekzistencës dhe transformimit të thelbit të bërthamës, boshtit të Teorisë sëTokës në Rritje dhe Zhvillim. 
   Imagjinata dhe abstraksioni shkencor vështron përtej ekranit që na ndanë nga e vërteta, pikërisht ky vështrim më mundëson të matem dhe mposhtë pengesën e sajuar nga Tektonika e Pllakave që qëndron nën hijen e autoritetit kozmologjik të origjinës së Tokës. 
   Pra, u mobilizova të vërtetojë që Magma, apo masa e shkrire që ngurtësohet në litosferë edhe si llavë e derdhur në sipërfaqe, e ka origjinën nga masa e shkrirë qendër-sferike e njohur si bërthamë e jashtme e lëngët dhe super nxehur, e cila furnizohet prej transformimit të thelbit të bërthamës.

-        Një diçka tjetër është e pabesueshme për opinionin; si ka mundësi që ju një gjeolog
i një territori kaq të vogël, mund të mateni me teoricienë që shqyrtojnë probleme të thella të Fizikës, astrofizikës, fizikës bërthamore, e tjera?

   Më vjen keq për këtë mosbesim që mund të shfaq opinioni. Unë nuk hyj fare në problemet e fushave të studimeve të këtyre teoricienëve. Në fakt, konkluzioni im i natyrshëm që Toka rritet prej transformimit të një materieje kozmike në bërthamë të Tokës më obligoi që unë të studiojë dhe shfrytëzojë konkluzionet e botuara të teoricienëve dhe studiuesve të shpjeguara me qartësi të admirueshme, si dhe interpretimet që ata bëjnë dhe lidhen direkt apo janë natyrshëm të lidhur me transformimin e materies në kozmos. Të dhënat nga studimet e tyre unë i vështroj të lidhura me proceset dhe fenomenet e Tokës që e studioj edhe unë si objekt kozmik. Natyrisht, edhe në kushtet e Tokës transformohet materia kozmike që nga faza e formimit të planetëve. Këtë arsyetim mund ta bënte cilido që mund t’i shtronte vetes një detyrë analoge. 

-       Është vështirë të besohet që ndonjë mund të angazhohej vullnetarisht për një çështje të tillë, apo jo? 

   Më duket se ashtu është, ma ka shprehur edhe ndonjë shok apo i afërt, si marrëzi këtë pasion, timin; sugjeronin që përse këto forca të mos ia përkushtoja profesionit të ngushtë, megjithëse nga përkushtimi i këtyre forcave në kryerjen e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve në ushtrimin e profesionit, u zhvillua mendimi për të kapur edhe gjërat që qëndronin të paprekura në periferinë e sferës së njohurive të mija dhe, kur erdhi momenti, u përfshinë në imagjinatën time. Angazhimi im me teorinë, nuk e preku kohën e punës, kualifikimin përkatës dhe kryerjen e detyrave me cilësi dhe nivel teknik dhe shkencor. Unë i përkushtohesha teorisë kur isha i lirë. Koha e lirë bruto prej afro 8 orësh në ditë shfrytëzohesh afërsisht kështu; mesatarisht 4 orë detyrime familjare nga më të ndryshmet, 1 orë personale shoqërore; 3 ore në ditë i përkisnin angazhimit tim me teorinë dhe shfrytëzohesh ndoshta edhe rreth një e treta e pushimit javor dhe vjetor. Kjo tregon se kushdo qoftë, duke bërë jetë normale, mund t’i përkushtohet një veprimtarie krijuese në mënyrë konsekuente dhe sistematike. Dihet, kur prirja individuale, e ushtruar jashtë profesionit, nëpërmjet vullnetit dhe këmbënguljes së përhershme, jo dhe aq rrallë, i ka çuar individët në majë të fushës së krijimtarisë përkatëse. 

-       Proceset gjeologjike dhe rritja e pllakave ndodhin në kore që është në sipërfaqe, si u fut në imagjinatën tuaj dhe u analizua struktura e bërthamës në qendër të Tokës?

   Ka një mori studimesh të publikuara për bërthamën e Tokës duke iu referuar skanerit të Tokës dhe veçanërisht për strukturën e bërthamës të përpiluar nga gjeofizikanët nëpërmjet valëve sizmike. Kështu unë vetvetiu e kalova mendimin prej proceseve vullkanike që ndodhin në sipërfaqen e kores në drejtim të strukturën së bërthamës dhe konstatova se ajo e precipituar dhe jo-aktive por është me strukturë energjetike. Këtej nxora përfundimin se llava vullkanike duhet ta ketë origjinën prej proceseve që ndodhin në strukturën energjetike të bërthamës. 
   Mandej, doli spontanisht konkluzioni se në qoftë se bërthama e Tokës do të ishte formuar si precipitat, siç e paraqet standardi i stabilizimit të Tokës në madhësi fikse, gjatë kohës gjigante gjeologjike, nxehtësia e akumuluar do të kishte shteruar dhe do të ishte ngurtësuar, jo vetëm bërthama e brendshme, por edhe masa e shkrire e bërthamës së jashtme dhe e tërë bërthama do të ishte një sferë e ngrirë hekur-nikeli jo-aktive brenda masës shkëmbore të krejt Tokës, si e tillë nuk mund të kishte ndikim në proceset e gjeologjike që shfaqen si fenomene në litosferë dhe Toka do të ishte e shkretë. 

Mesa duket, interpretimi juaj për strukturën e bërthamës së Tokës i takon edhe bërthamës së planetëve.

   Sigurisht, kam shqyrtuar materiale të publikuara që krahasojnë strukturën e Tokës me të planetëve të studiuar me metoda komplekse astrofizike. Kështu, të njëjtat procese që aktualisht vazhdojnë të veprojnë në Tokë, kanë vepruar në planetë; konkretisht  diferencimi i kores (litosferës) së Tokës në kontinentale dhe oqeanike është fenomen që vërehet edhe në koren e planetëve dhe planetoideve, sidomos të dallueshëm në Hënë, Mars dhe në asteroidet e mëdhenj si Ceres dhe Vespa.
  Për më tepër, komponentët e shkëmbinjve të hënave të planetëve të tjerë dhe trupat e brezit të asteroideve apo trupave të vegjël orbital të Jupiterit, të unazës së Saturnit, apo komponentët çakëll-copëzor të kometave, apo të copave, copërinave, kokrrizave, grimcave të imta deri pluhurore të hapësirave ndëryjore dhe reve kozmike. 
   Kudo, në hapësirën e sistemit diellor komponent që përbëjnë shkëmbinjtë e kanë origjinën nga ngurtësimi i masës së shkrirë, magmës të prodhuar në kushte kozmike shumë të diferencuar.
  Si përfundim, lidhjet mbizotëruese të atomeve që formojnë molekulat e mineraleve shkëmb-formues janë, po e përsëris, lidhje molekulare; nga një anëradikalët e acidit silicik [SiO4]4- dhe [Si2O7]6-, dhe nga ana tjetër jonet e metaleve më të shumtë. Nga këto kombinime krijohen një mori lidhjesh molekulare të mineraleve, komponentë të shkëmbinjve.
   Pra, formimi i magmës si masë e shkrirë shkëmbore dhe ngurtësimi i saj në formimin komponentëve shkëmbor dhe të kores shkëmbore silikate në Tokë është proces universal kozmik; shpreh domosdoshmërinë e pranisë së transformimit të trajtës së ultra-ngjeshur të materies që, në Tokë, funksionon si thelb i bërthamës.

-       Teoria juaj vërteton se akumulimi i nxehtësisë prej procesit të planet-formimit duhet të ketë shteruar prej kohësh, kurse çlirimi i nxehtësisë prej pranisë së paktë të izotopeve radioaktiv nuk mund të shkrijë as pjesërisht koren tokësore. Këtej, a nuk bëhet e qartë për studiuesit se energjia e Tokës duhet të çlirohet nga ndonjë burim tjetër, që teoria juaj e përcakton si thelb bërthame?

   Tamam ashtu është, por gjersa atëherë të dhënat, për interpretimin e proceseve që shkaktonin dukuritë gjeologjike ishin të paplota, edhe hipotezat përkatëse do të niseshin nga premisa bazë të mangëta; proceset do të shpjegoheshin se ndodhnin në një Tokë, jo vetëm me masë e madhësi të pandryshueshme, por edhe me kontinente të palëvizshëm, ndërsa nxehtësia, mendohej se ishte faktori që shkaktonte proceset dhe çlirohej nga akumulimi i saj gjatë formimit të planetit, ndërsa më vonë u gjykua se plotësohej edhe me nxehtësinë që duhej të çlirohej prej zbërthimit të bërthamave të izotopeve radioaktivë.
   Që të mendohej nga studiuesit për ndonjë burim tjetër energjie, do të duhej të njiheshin faktet e tjera të papritura, të jashtëzakonshme dhe shumë të rëndësishme, të cilat u gjetën më vonë prej studimit të kores së fundit oqeanik. Por, siç po e them vazhdimisht, autoriteti i standardit kozmik, e detyron konsensusin shkencor ta zgjidhë problemin me votë, ndërsa ne e dimë që vota ndikohet nga opinioni subjektiv, zgjidh kundërshtitë, por, jo gjithnjë mund të tregojë të vërtetën. 
   Për më tepër, aktualisht nga disa studiues është vrojtuar dhe llogaritur se nxehtësia e akumuluar gjatë procesit të origjinës, do të kishte shteruar prej kohësh. Por, në tërësi, në vend që të kërkojnë një burim tjetër që nxehtësinë ta çlirojë si njërën nga fushat fizike të Tokës, këta e imagjinojnë nxehtësinë si të vetmin rrezatim që çlirohet nga brendia e Tokës ose nga ndonjë përmbajtje shume e lartë izotopesh radioaktivë, ose nga ndonjë reaksion bërthamor në bërthamën e brendshme.

-      A mendoni se të tjerëve, mund t’ju duket sikur ju, duke shpjeguar fenomenet dhe proceset bazë gjeologjike, kaloni në probleme të kozmosit, d.m.th. jashtë problemeve tokësore?
   Tashmë është gjerësisht e njohur, Toka është planet i kozmosit, prandaj nuk duhet të ketë keqkuptim sikur Toka është e shkëputur nga ligjet universale që komandojnë objektet kozmike.  
   Teoria ime Tokën e përcakton masë shkëmbore me bërthamë energjetike, mostër e kozmosit në duart tona dhe unë jam studiues i masës shkëmbore të Tokës; studiues i një planeti të një sistemi planetar të galaktikës tonë, ku llogaritet të ndodhen dhjetëra miliarda sisteme planetare dhe disa herë më shumë planetë. Për më tepër, komponentët e copave, copërinave, kokrrizave, apo grimcave të imta deri pluhurore të hapësirave ndëryjore dhe reve kozmikejanë komponentë të njëjtë të shkëmbinjve që formojnë planetët, planetoidet dhe asteroidët dhe e kanë origjinën nga ngurtësimi i masës së shkrirë, magmës të prodhuar në kushte kozmike shumë të diferencuara.
   Pavarësisht se Toka tërheq copa e copërina shkëmbore, në teorinë time argumentohet se masa mbizotëruese shkëmbore e Tokës nuk është formuar vetëm nga akumulimi copërinave të resë kozmike; edhe aktualisht magma nuk formohet sepse nxehtësia shkrinë shkëmbin dhe shkëmbi formohet se masa e shkrirë e shkëmbit ngurtësohet e bëhet përsëri shkëmb, përkundrazi, formimi i shkëmbinjve dhe i krejt proceseve gjeologjike është, ashtu siç e kam përcaktuar unë qysh në botimin e parë (1988) dhe në publikimet e më vonshme në artikuj, diskutime dhe libra, pavarësisht nga titujt e ndryshëm të paraqitjes, një objekt kozmik, mostër e universit në duart e mia si studiues i saj, gjeolog i përkushtuar njohjes së thelluar të një planeti, me emrin Tokë, pasojë e transformimit të thelbit kozmik të bërthamës së sajdhe e tërheqjes së materialit të mjedisit përkatës. Pra, procesi i formimit të shkëmbinjve është kozmik, proces që e bënë Tokën objekt të pashkëputur nga mjedisi i saj kozmik dhe rrjedhimisht studimi i esencës së proceseve që ndodhin në Tokë është studim i proceseve që ndodhin në objekte kozmike. 
   Për më tepër, po përmend si kuriozitet që edhe “guri i shenjtë i Mekës”, “i dërguar nga qielli hyjnor” . është një copë shkëmbi i quajtur meteorit, sikurse moria e copërinave, dhe kokrrizave të trasha dhe pluhurore që Toka tërheq vazhdimisht që nga procesi i formimit, kryesisht të shkëputur nga moria e copave deri trupave të vegjël kozmik të brezit të i asteroideve. 
   Pra, teoria ime nuk është hamendje as e bazuar në të dhëna të tjera të veçanta që më shkëpusin nga Toka; është arsyetim dhe konkluzion shkencor nëpërmjet konceptimit të transformimit të materies kozmike në formimin e Tokës; realitet që dëshmon unitetin e proceseve që formojnë planetët me proceset që shkaktojnë zhvillimin e tyre. Me këtë arsyetim lidhet direkt konkluzioni im i veçantë, jo hamendja, që “ato procese të transformimit të materies që shkaktuan formimin e sistemit planetar, vazhduan në zhvillimin e planetëve, konkretisht, vazhdojnë aktualisht në zhvillimin dhe rritjen e Tokës”.

-      Deri tani, në diskutimin tonë, kemi vërtetuar se konceptimi i Tektonikës së Pllakave bazohet në cenet e teorisë standarde dhe se këto cene mund të eliminohen prej vërtetimit të thelbi kozmik i ultra-ngjeshur të bërthamës në proces transformimi të vetvetishëm. A mund të shpjegojmë pozicionin dhe funksionin e këtij thelbi kozmik në strukturën e bërthamës? 

   Patjetër, prezencën dhe funksionimin e thelbit të bërthamës do të shpjegojmë tani së bashku. Por, para se të shpjegojmë prezencën dhe funksionimin e thelbit të bërthamës, duhet të nënvizojmë se bërthama e jashtme e lëngët, në gjendje të tej-nxehur, është përcaktuar nga unë si pjesa esenciale e Tokës dhe është quajtur gjeosfera e shkrirë e pozicionuar ndërmjet dy gjeosferave të shtangëta, mbështjelljes silikate dhe bërthamës së brendshme.
   
-      Më bënë përshtypje nocioni gjeosferë e shkrirë, si një risi tjetër që, përveç thelbit, ia shtoni bërthamës. Përse duhet ti ndryshohet emërtimin fillestar, bërthamë e jashtme  e lëngët?

   Nocioni bërthamë e jashtme e lëngëtnuk tregon direkt realitetin që është masë e shkrire e tej-nxehur potencialisht shkëmbore, d.m.th. që bëhet shkëmb, prandaj nocioni gjeosferë e shkrirëmund të quhet si novacion imi. Me këtë përcaktim, del në pah  që bërthama e jashtme është pjesa esenciale e Tokës në procesin e rritjesnëpërmjet transformimit të materies kozmike. Termi gjeosferë e shkrirëi përket gjendjes së tejnxehur dhe funksionimit si rezervuar i magmës;nga një anë masa e shkrirë rrjedh dhe largohet si magmë prej një rezervuari, nga ana tjetër rezervuari mbetet gjithnjë plotë sepse në të futet njëkohësisht masa e shkrirë së bashku me energjinë shoqërues që buron nga thelbi i bërthamës. 

-      Cili është dallimi midis Bërthamës së jashtme dhe asaj të brendshme?

   Pravarsisht se termi bërthamë, me rreze 3400 km, përmbledh të dyja bërthamat të përbëra kryesisht prej hekur-nikeli, për nga gjendja dhe funksioni, bërthama e jashtme veçohet nga ajo e brendshmja. Ndërsa bërthama e jashtme, duke qenë e shkrirë është element kryesor i strukturës së Tokës dhe e bënë atë gjeosferën esenciale të Tokës; bërthama e brendshme, duke qenë e ngurtë, është krejt jo-aktive.

-       A mund ta vështrojmë më nga afër bërthamën e jashtme si pjesa esenciale e Tokës dhe, siç e keni cilësuar ju, si rezervuar i magmës që furnizohet prej burimit kozmik? 

   Në përputhje me Rritjen e Tokës,bërthama e jashtme e shkrirë, në pozicionin e mezosferës së veçantëzë intervalin e sipërm të rrezes së bërthamës prej 2200 km, por për nga vëllimi dhe masa, është rreth 11 herë më e madhe se bërthama e brendshme; është një gjeosferë shumë e rëndësishme. Rëndësia e gjeosferës së shkrirë vlerësohet prej pozicionit midis dy gjeosferave të ngurta; të jashtmes, pështjelljes silikate dhe të brendshmes, bërthamës së brendshme; pështillet nga masa shkëmbore silikate dhe pështjell bërthamën e brendshme. 
   Pështjellja silikate e bërthamës,me 2900 km trashësi, është formuar nga ngurtësimi i masë së shkrirë, magmës; si pështjellje e gurtë, nuk mund të prodhojë energjinë e nevojsme për të qenë pjesa esenciale e Tokës. Në pajtim me ato që e theksuam më përpara këtu, vetitë e guaskës të pështjelljes silikate shfaqen në litosferë ku, prej procesit të rritjes, formohen çarjet, ku futet dhe ngurtësaohet magma, ndërsa paretet e çarjeve largohen për shkak se magma nuk penetron nëpër poret e masës shkëmbore, siç largohen paretet e lëvores së jashtme të tharë të një trungu peme që rritet kur çahet prej të qenit e shtangët, sepse në lëvoren e thatë nuk penetron procesi i transformimit të materies që shkakton rritjen e brendshme.
   Bërthama e brendshme e ngurtë, me rreze gati sa një gjysma e bërthamës së jashtme(rreth 1200 km), me densitet rreth 10% më të madh dhe masë rreth 11 herë më të vogël sesa bërthama e jashtme, është në gjendje të ngurtë. 

-      Pse bërthama e jashtme përcakton strukturën energjetike të bërthamës?

   Vetë fenomeni i zmadhimit të litosferës, pasojë e prurjeve të vazhdueshme të magmës dhe ngurtësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme, na orienton ta kuptojmë magmën si të prejardhur pa ndërprerje si produkt prej ndonjë burimi të pashtershëm. Rrjedhimisht, vëmendja na kalon tek masa e shkrirë e bërthamës së jashtme, prej nga duhet të dalë magma, dhe, për më tepër, tërheq menjëherë vëmendjen tonë nga që bërthama e jashtme:
-      me gjendjen e vet të shkrirë, është rezervuar i magmës, masa e larguar nga ky rezervuar duhet të plotësohet nga transformimi i thelbit të bërthamës;
-      me madhësinë e vet vjen pas madhësisë së pështjelljes silikate; është gati sa gjysma e saj, por rreth 11 herë më e madhe se masa e bërthamës së brendshme.
-      ka pozicion midis dy gjeosferave të ngurta, pështjelljes silikate dhe bërthamës së brendshme;
-      me secilën nga këto dy gjeosfera të ngurta kufizohet nëpërmjet një shtrese qendër-sferike me veti kalimtare, të cilat tregojnë që masa e shkrirë është në proces ngurtësimi. Ndërsa drejt bërthamës së brendshme kalon dhe ngurtësohet menjëherë fraksioni i lidhjeve nikel-hekurore të rënda që është një porcion fare i vogël; në drejtim përjashta kalon fraksioni kryesor i lidhjeve silikate të lehta që ngurtësohet gradualisht nëpër udhën-kanal deri sa fraksioni i fundit arrin të derdhet si llavë në sipërfaqe.  
   Këto tipare të bërthamës së jashtme tregojnë se magmanuk mund të formohet vijueshmërisht prej shkrirjes së shkëmbinjvenga veprimi nxehtësisë së pamjaftueshme dhe të formojë vatra vullkanike brenda pështjelljes silikate, mantelit dhe litosferës. Përkundrazi, masa e shkrirë del nga ky rezervuar dhe, nëpërmjet udhësh të caktuara të njohura si shtëllunga të nxehta të mantelit, përcillet për në vatrave vullkanike dhe më tej kalon nëpër çarjet e litosferës dhe derdhet mbi sipërfaqe si llavë vullkanike.
   Gjendja e shkrirë e bërthamës së jashtme është tregues esencial i strukturës energjetike të krejt bërthamës dhe i rolit që luan si masë e shkrirë në zhvillimin e Tokës si planet. Por, ky vlerësim deri tani është neglizhuar, sepse nga standardi teorik, bërthama konsiderohet precipitat inert jo energjetik. 

-Dialogu ynë, deri tani paraqiti argumentet që vërtetojnë se ekziston faktori energjetik që prodhon magmën shkëmb-formuese, të cilën ne e quajmë thelb i bërthamës. Por na duhet ta konkretizojmë tamam këtë thelb të padiktueshëm, e për pasojë të diskutueshëm edhe nga përkrahësit e Rritjes së Tokës që e quajnë Ekspansion për shkaqe të panjohura të jashtme kozmike dhe të brendshme tokësore. Apo jo? 
    Fakt, thelbi i bërthamës nuk është e mundur të regjistrohet me asnjë mjet të teknologjisë bashkëkohore, sepse është i padiktueshëm, si të thuash “transparent” për shpejtësinë e valëve sizmike, kur përshkojnë një interval fare të hollën, si ekran të ultra-ngjeshur. Por, duhet thënë që, ndryshe nga Zgjerimi (Ekspansioni), vërtetimi ynë, që bërthama e Tokës ka strukturë energjetikë, e cila shkaktohet prej transformimit të materies kozmike të panjohur, por të argumentuar plotësisht, është e vërtetë shkencore dhe, si e tillë,  nuk mund të gjenden pikë-mbështetëse që të argumentohet me logjikë konsekuente shkencore mungesa e transformimit të materies kozmike në bërthamë të Tokës. Por, nga ana tjetër, nuk mund të pengohet cilado tendencë subjektive e predispozuar për të sugjeruar të vërtetën shkencore, gjersa nuk është bërë e vërtetë praktike. Megjithatë, unë obligohem ta sqarojë edhe më mirë, sesi i kam analizuar dhe integruar të dhëna për të përcaktuar thelbin e bërthamës të padiktueshëm.. Porse, thelbi i bërthamës, përveç se vërtetohet prej efekteve të transformimit që ne i vështruam dhe vazhdojmë t’i analizojmë në strukturën energjetike të bërthamës.Po e ritheksojë; gjeosfera e shkrirë, në gjendje të tej-nxehur, është pasojë e domosdoshme e transformimit të thelbit të bërthamës, që funksionon si lëndë djegëse; e cila, gjatë procesit të transformimit, digjet, prodhon nxehtësi dhe lëshon grimca të padjegshme që formojnë bërthamat e atomeve të komponentëve të magmës
   Rrjedhimisht, po e përsëris, nëse masa e larguar e shkrirë së bashku me nxehtësinë shoqëruese nuk do të zëvendësohej, gjeosfera e shkrirë (bërthama e jashtme e lëngët) do të ngurtësohej shumë kohë më parë. Ky proces do të mbaronte kur lënda djegëse të digjej tërësisht, sikurse ngurtësimi i masës së shkrirë të bërthamës ka ndodhur në Hënë, në Mars dhe Afërditë, ndërsa në fazën e fundit të ngurtësimit është në Mërkur, ku shprehet me një shtresë qendër sferike të shkrirë fare të hollë (si bërthamë e jashtme) dhe me një fushë magnetike fare të dobët. 
   Pozicionimi më i mundshëm i thelbit të bërthamës është ai i përcaktuar prej kushteve natyrore që; në një rruzull të zjarrtë, nxehtësia largohet përjashta, mandej për një masë që qëndron vazhdimisht e shkrirë, nxehtësia nuk mund t’i vijë nga ana e jashtme, apo nga “sipër”, por nga ana e brendshme, apo nga “poshtë”. Atëherë, n- si lëndë djegëse thelbi që vetvetiu transformohet e ka pozicionin e vet përjashta bërthamës së brendshme të ngurtë dhe diku brenda brezit kufitar të masëssë shkrirë të bërthamës së jashtme, gjeosferës së shkrirë. 
   Faktikisht, le ta ritheksojmë, masa e gjeosferës së shkrirë (e bërthamës së jashtme), duke u larguar si magmë nëpërmjet shtresave kalimtare në drejtim përjashta deri në sipërfaqe dhe përbrenda drejt e në bërthamë të brendshme, demonstron faktorin që prodhon magmën dhe energjinë. 
   Pozicioni i thelbit të bërthamës, i caktuar nga unë si një ekrani padiktueshëm nga tomografia sizmike, vërtetohet edhe nga një fenomen i rëndësishëm i përcaktuar nga gjeofizikët; nga fakti që rthama e brendshme kryen një rrotullim të plotë (për 24 orë) për një fraksion sekonde më shpejtë sesa krejt Toka(përfshirë edhe gjeosferën e shkrirë) dhe, pas rreth 355 vjetësh, rrotullimi bërthamës së brendshme tejkalon rrotullimin e Tokës për një ditë. Kjo llogaritje e diferencës në rrotullim vërteton pikërisht që bërthama e brendshme sillet si në trup i veçuar në rrotullimin rreth boshtit të Tokës. Ky fenomen tregon praninë dhe funksionin e thelbit të bërthamës, që si një ekran, i ngjashëm me një diafragmë, e ndan rruzullin tokësor në dy sfera bashkë-qendrore; brenda dhe jashtë shtresës qendër-sferike të thelbit të bërthamës.
   Veçimi i boshtit magnetik prej atij gjeografik ka shumë mundësi t’i përkas këtij rrotullimi të diferencuar të këtyre dy sferave; boshti magnetik duhet të jetë pasojë e processit të transformimit të thelbit të bërthamës dhe pozicionimit përkatës si shtresë e tej-hollë qendër sferike që mbështjell bërthamën e brendshme, kurse boshti gjeografik i përgjigjet masës së krejt Tokës.

-      Çfarë përbërje mund të ketë thelbi i bërthamës?

  Thelbi i bërthamës, prej nga buron masa e shkrirëdhe nxehtësia shoqëruese, është lëndë djegëse kozmike, dhe rrjedhimisht, si lëndë djegëse, nuk mund të jetë, siç supozohet nga ndonjë modifikues i Tektonikës së Pllakave, prej izotopesh radioaktivë të vendosur në kufijtë e jashtëm të gjeosferës së shkrirë; po ashtu, nuk mund të jetë, siç supozohet nga ndonjë interpretues i pavarur si masë neutronike në qendër të bërthamës së brendshme të ngurtë.Sigurisht, nuk do të kishte pas mundësi, qoftë edhe nëpërmjet përpjekjeve me metoda laboratorike prej eksperimenteve të sofistikuara, që aktualisht, të përcaktohej, ndonjë trajtë materiejeqë mund të konsiderohej si materie përbërëse e thelbit të bërthamës.  

-       Ç’ është kjo trajtë specifike e materies që mund të përbëjë thelbin e bërthamës?

   Materia kozmike e thelbit të bërthamës mund të kuptohet nëpërmjet të procesit të transformimit; ka dalë nga shpërthimi i trajtës së panjohur të materies te ultra-ngjeshur të yllit masiv; ngjarje e njohur si eksplozioni supernovaqë ka shkrepur dhe ndezur ciflat e shpërndara të ultra-ngjeshura si të ishin lëndë djegëse kozmike. Pra, gjatë procesit përkatës të formimit të planetëve, këto cifla të ndezura dhe të shpërndara janë ri-konstruktuar dhe kanë formuar thelbin e bërthamës në transformim, që vazhdon të digjet. 
  Natyrisht, mund të hamendësohet si prej materieje të ultra-ngjeshur i takon të përbëhet prej ultra-grimcash në trajtë të ultra-dendësuar. Këto ultra-grimca ka mundësi të jenë nga përbërësit e bërthamës së atomit të protonit dhe neutronit, kuarkë apo nga ultra-nën grimca të tjera të flukseve valore-korpuskulare, të cilat formojnë një trajtë materieje specifike të objekteve kozmike të ultra-ngjeshur dhe të transformueshëm; natyrisht të panjohur.
   Pikërisht, përbërja e grimcave dhe ultra-grimcave të kësaj trajte të ultra-ngjeshur të materies nuk është studiuar; në këtë kuptim është e panjohur në drejtim të proceseve të brendshme të një objekti te ultra-ngjeshur si thelbi i bërthamës.

-       A e ndryshon kuptimin e nocionit materie konceptimi i thelbit të bërthamës?

   Aktualisht, përcaktimi i Einstein-it që energjia është materiee ka çuar nocionin e transformimit të materies nga proceset kimike e biokimiketë elementeve kimikë drejt fushave të ndryshme të fizikës moderne dhe kozmologjisë, siç është teoria e yllit kuark-neutronik, e vrimës së zezë apo e teorisë gravitomagnetike, etj. Tashmë, unifikimi i konceptit për trajtat e materies aktualisht është arritur, por ende nuk është në përdorim të plotë. Trajtat e materies që bashkëveprojnë e transformohen janë:
-      trajta e ultrangjeshur e thelbit të bërthamës së Tokës (si e yjeve neutronik, vrimave të zeza dhe bërthamave të atomit);
-      trajta e ultra-rralluar e energjisë (e flukseve valoro-korpuskulare të fushave fizike dhe çdo rrezatimi, përfshirë gjeo-neutrinot;
-       trajta e zakonshme atom-molekulare e proceseve kimike dhe biokimike.
Plasmaështëgjendje kalimtare e pa-stabilizuar e materies e cila transformohet në rrezatim dhe elemente kimikë të lidhjeve molekulare.
   Si shembull i kapshëm i transformimit tëmateries është druri që, nëpërmjet ndezjes, digjet, bëhet zjarri i zakonshëm, i cili paraqitet si model tipik i transformimit të një materieje organike në komponentët inorganik. Ndërsa, plasja e një ylli masiv të super-ngjeshur shkakton shkrepjen dhe ndezjen e ciflave të shpërndara, digjen si lëndë djegshme kozmike; nga bashkimi ciflave formohet zjarr kozmik. Zjarr kozmik është edhe Dielli si yll, ku ndodh transformimi i materies kozmike, po ashtu, nëpërmjet procesit të nukleosintezës rrezaton fusha fizike dhe nxjerrë si mbetje të padjegshme bërthamat e atomeve. Kjo është arsyeja që shkencëtaret e lashtësisë e konsideronin zjarrin, burimin e energjisë, si një trajtë materieje, duke pasur parasysh Diellin.
   Zakonisht, me nocionin “energji e brendshme e Tokës”, në konformizëm më Tektonikë e Pllakave, ende kuptohet vetëm rrezatimi i nxehtësisë, porse, nxehtësia është vetëm njëra nga fushat fizike të Tokës që emetohen nga transformimi i thelbit të bërthamës, gjatë transformimit, prodhon flukse valore- korpuskulare të fushave fizike përfshirë nxehtësisë dhe rrezatimin e gjeoneutrinove, po ashtu prodhohen edhe mbetjet e procesit të djegies përbërësit e bërthamave të atomeve të Tabelës Periodike. Ky desintegrim i thelbit të bërthamës është i ngjashëm me procesin e nukleosintezës të Diellit që, njëkohësisht me çlirimin e fushave fizike (të elektromagnetizmit, magnetizmit, gravitetit dhe rrezatimit të nutrinove) prodhon bërthama atomesh. 


-      Ç’ madhësi ka thelbi i bërthamës?

   Thelbi i bërthamës, si një sferë bashkë-qendrore e tej-hollë dhe e tej-ngjeshur, zë një hapësirë (vëllim) shumë të papërfillshme dhe përmbledh një masë jashtëzakonisht të madhe të bërthamës së Tokës. Kështu, në pajtim me varësinë funksionale të shpejtësisë së valëve sizmike (posaçërisht shpejtësia e “p”- valëve) ndaj densitetit, shihet një mospërputhje në parimin e llogaritjes së masës së sferave koncentrike të Tokës, veçanërisht për bërthamën e jashtme. Një tjetër mospërputhje del nga koncepti i i funksionimit të bërthamës së jashtme si rezervuar, ku masa e shkrirë diferencohet, nga një anë në nivelet e sipërme pozicionohet masa e lehtë prej lidhjesh silikate që del përjashta dhe largohet si magmë, nga ana tjetër në nivelet e poshtme zë vend masa e rëndë nikel-hekurore.
   Nëpërmjet llogaritjes të këtyre mospërputhjeve, bërthamës së jashtme (d.m.th. e gjeosferës së shkrir) do t’i zvogëlohej masa me një të tretën deri në gjysmën e asaj që njihet prej llogaritjes së më parshme. Ky zvogëlim i përket masës së thelbit të bërthamës domethënë zë 33 – 50% të masës së bërthamës që përbën 10% deri në 15% të masës së Tokës.

-      Për sa kohë do të shterojë procesi i transformimit të thelbit të bërthamës?

  Për këtë, le të arsyetojmë së bashku; që nga konsolidimi i Tokës me strukturën e vet si planet pjesa e transformuar e thelbit të bërthamës 85 deri në 90%. Le të supozojmë se transformimi do vazhdojë të ecë me të njëjtin ritëm, atëherë duke qenë se koha e transformimit të deritanishëm të thelbit të bërthamës që ka kaluar si masë e Tokës është 4.6 miliard vjet, i takon që për vlerë 1% konsumimit të kalojnë ( 4.6 miliard vjet pjesëtim me 85% deri 90% = 0. 054 deri 0.051 miliard vjet) rreth 51 – 54 milion vjet. Pra, për tu konsumuar 10 deri në 15% e thelbit të bërthamës do të duhej 510- 540 milion vjet. 

-       Tani që e sqaruam plotësisht faktin që, thelbi i bërthamës është trajtë e materies kozmike që transformohet në trajtë energjetike të fushave fizike të Tokës dhe në trajtë të atomeve të Tabelës Periodike të lidhjeve molekulare. A mund t’i kthehemi shpjegimit sesi bëhet rritja e Rruzullit Tokësor? 

   Pa diskutim, rritja e pllakave dhe e krejt Rruzullit Tokësor është dukuri, pasojë e transformimit të thelbit të bërthamës që, ashtu siç e theksuat ju, kjo trajtë e materies së ultra-ngjeshur, e cila është e padukshme në mjedisin tonë, transformohet në dy trajta të zakonshme për ne; në materien valore-korpuskulare (valore- grimëcore) të fushave fizike të Tokës, përfshirë nxehtësinë (fushën gjeotermike) dhe në trajtën atomike të lidhjeve molekulare që përbëjnë komponentët e magmës.
   Fenomenin e zmadhimit të pllakave dhe njëkohësisht të krejt Rruzullit mund ta paraqesim nëpërmjet rritjes së kores së tabanit të Oqeanit Atlantik, ku largimi i brigjeve kontinentale, dikur të puqura, paraqitet shumë qartë. Mes-për-mes Oqeanit Atlantik, sipas konfiguracionit me kontinentin Afrikan, kalon çarja globale e kreshtës mes oqeanike, përgjatë së cilës ngjitet përpjetë magma, e cila del si masë e shkrirë nga gjeosfera e shkrirë, ku akumulohet masa atom-molekulare që formohet nga shpërbërja e thelbit të bërthamës. Magma, e derdhur si llavë, ngurtësohet dhe formon brezat aktual të bazaltëve në të dy anët e çarjes, që janë në largim të përhershëm si shfaqje e zmadhimit të litosferës tokësore midis kontinenteve që largohen. Ndërsa, studimi konstatoi se aktualisht formohen brezat e rinj të bazaltëve në të dy anët e çarjes mes oqeanike, njëkohësisht zbuloi se duke u larguar nga të dy anët e çarjes brezat e njëpasnjëshëm të bazaltëve të baras-larguar nga çarja janë më të vjetër dhe të së njëjtës moshë. Kështu, ngjitur me brigjet kontinentale me formacione të njëjta të Brazilit në perëndim dhe të Gabonit në lindje gjenden të formuar brezat vullkanik të bazaltëve me përbërje dhe moshë të njëjtë rreth 180 milion vjet; tregon momentin kur koria kontinentale unike u ça dhe filloi formimi i kores së tabanit oqeanike. 
   Ky proces i formimit gradual të kores se oqeanit Atlantik është fakt i padiskutueshëm që kontinentet kanë pas formuar koren globale të Rruzullit Tokësor mjaftë më të vogël dhe është zmadhuar gradualisht duke formuar një rreze rreth 2 herë më të madhe. 

-      Prej jush u argumentua zmadhimi i kores dhe krejt litosferës si pasojë e rritjes së Tokës, po rritja e brendshme e pështjelljes silikate, mantelit si është bërë?

   Që ta kuptojmë sesi u zmadhua dhe si zmadhohet pështjellja silikate e bërthamës duhet ta përfytyrojmë Tokën në gjendjen para momentit, kur litosfera (respektivisht koria) globale kontinentale u copëtua dhe prurjet e magmës u stabilizuan në çarjet globale që kufizonin pllakat e kores kontinentale. Në fazën e parë, kur brezat bazaltikë filluan të demonstrojnë rritjen e litosferës oqeanike dhe u formuan në të dy anët e çarjes në kontakt me kontinentet, njëkohësisht u formua shtresa e parë e mantelit ndërmjet bërthamës dhe litosferës. Në fazat e njëpasnjëshme të rritjes së litosferës oqeanike me breza bazaltikë, njëkohësisht formoheshin shtresat e njëpasnjëshme qendër-sferike të rritjes së mantelit në kontakt ndërmjet formimit të shtresës silikate të mantelit dhe bërthamës. Ndërsa aktualisht është duke u formuar, nga prurjet dhe ngurtësimi i magmës kore e re oqeanike përgjatë çarjes së kreshtës oqeanike, njëkohësisht është duke u formuar shtresa e re e mantelit ndërmjet bërthamës dhe shtresës së mëparshme të mantelit. 

-       A ndikon dhe sa mund të ndikojë në rritjen e Tokës tërheqja e materialit prej pluhuri e çakëlli nga hapësira kozmike?   

   Pasi, sistemi planetar u konsolidua prej kalimit të materialit pluhuror-çakëllor nëpër bërthamat e objekteve të diskut planetar, hapësira ndërplanetare u bë transparente dhe materiali pluhuror – çakëllor u bë shumë i rralluar dhe sasia e tërheqjes së këtij materiali ka qenë dhe është e papërfillshme për të ndikuar në rritjen e Tokës. Për më tepër, rritja është proces i brendshëm i Tokës, pavarësisht që rrezatimet prej transformimit të thelbit të bërthamës mund të bashkëveprojnë me rrezatime kozmike.
   Masa atom molekulare që i shtohet Tokës del nga transformimi i thelbit të bërthamës, si pjesë përbërëse e bërthamës, kështu, nëpërmjet transformimit të tij masa e Tokës nuk ndryshon, sepse grimcat dhe ultra-grimcat që çlirohen nga gjendja e tyre e ultra-ngjeshur në përbërjen e thelbit, ruajnë të njëjtën masë edhe kur ri-konstruktohen në trajtën atom-molekulare të materies, duke zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh që shkakton rritjen e Tokës, ndërsa thelbi humbet masë dhe zmadhon diametrin e vet. Kurse, raporti i masës që çlirohet si fusha fizike ndaj masës atom-molekulare ka një vlerë fare të vogël. 

-       Në qoftë se rritja e Tokës ka filluar kur u ça koria kontinentale dhe filloi formimi i kores oqeanike prej prurjes së pandërprerë dhe ngurtësimit të magmës, rreth 200 milion vjet më par, atëherë si mund të justifikohet si shkak i rritjes së Tokës ekzistenca e thelbit të bërthamës që nga stadi i planet formimit; përderisa rritja fillon kaq vonë? 

   Rritja e Tokës prej një procesi të brendshëm, siç e shpjegon teoria ime, është proces i përhershëm, që argumentohet lehtë.
   Koria kontinentale dallon prej asaj oqeanike vetëm nga shtresa e sipërme e tipit granitik, e cila është formuar gjatë kristalizimit të masës së shkrirë të Tokës dhe, pas konsolidimit të kores tokësore nuk ka pasur formim koreje me shtrese të sipërme graniktike, d.m.th., nuk ka pasur formim koreje të re kontinentale.
   Brezat ofiolitikë, si ai i zonës Mirdita në Albanide (në trojet ton) janë pasojë e shfaqjes fragmentare e procesit që shkakton formimin e tipave shkëmbore të tabanit oqeanik përgjatë luginave tektonike të kreshtave mes-oqeanike. Gjatë zhvillimit të kores kontinentale me tiparet e konsoliduar, vazhdonte prurja dhe ngurtësimi i magmës që çante koren e formuar me shtresë të sipërme granitike dhe, midis pareteve të çarjes që largoheshin, formohej brezi i prej shkëmbinjsh të tipit oqeanik. Breza ofiolitik brenda kores kontinentale janë formuar gjatë zhvillimit gjeologjik të eonëve të njëpasnjëshëm; Arkaik, Protozoik, Fanerozoik³dhe në vazhdim përgjatë brezave aktivë me veprimtari vullkanike aktuale; sidomos përgjatë kreshtave mes oqeanike, unazës së zjarrtë të Paqësorit, Thyerjes së Afrikës Lindore. Po ashtu brenda kontinenteve janë formuar edhe provinca bazaltike të quajtura trape prej prurjeve dhe ngurtësimit të magmës të tipit që formon koren oqeanike.
   Mungesa e shtresës së sipërme granitike përmbi brezat ofiolitikë dhe provincat e trapeve bazltike është tregues i qartë që, gjatë penetrimit te ofioliteve, paretet e çarjes tektonike janë larguar nga njeri tjetri dhe se ka ndodhur një rritje e vogël dhe e ngadaltë e kores së vjetër kotinentale me masën shtesë të magmës bazaltike dhe të fragmenteve te mantelit. 
   Rrjedhimisht, kjo do të thotë që rritja nuk ka qenë proces i papritur spontan që paska filluar rreth 200 milion vjet më parë, por proces i përhershëm,  ndërsa rritja e vrullshme filloi dhe u manifestua në mënyrë demonstrative, kur udhët mbizotëruese të prurjeve lart të magmës u stabilizuan përgjithmonë dhe u bënë çarje globale të kreshtave mes oqeanike, ku aktualisht vërehet fare qartë vazhdimi i fenomenit gjigant të rritjes së kores oqeanike. 

-       Po zona tektonike Mirdita prej ofiolitesh a e dëshmon rritjen e Tokës?

  Ofiolitet e Albanideve janë formuar si bazament i zonës Mirdita brenda kores së vjetër kontinentale; përfaqsojnë një segment të shkurtër karakteristik që gjendet në anën perëndimore të Dinaridëve qendror të brezit orogjenik të lëvizshëm Alpe-Himalaje, i cili përfshin edhe Mesdheun si oqean në formim. Si i till edhe ofiolitët e zonës tektonike Mirdita janë formuar nëpërmjet procesit të transformimt të thelbit të bërthamës dhe janë fakt që dëshmon se procesi i rritjes së Tokës është i pandërprerë
   Mandej, mbas formimit, brezi iu nënshtrua zhvillimit gjeologjik, proceseve të lëvizjeve tektonike, të erozionit dhe sedimentimit dhe u mbulua me shtresa te njëpasnjëshme sedimentare gjatë Mesozoikut dhe gjatë Kenozoikut. 
   Ky zhvillim i brezave ofiolitikë, dhe për më tepër, i masivëve ultrabazikë si fragmente manteli brenda tyre, tregon që ofiolitët nuk janë ashkla tektonike, siç janë interpretuar nga Tektonika e Pllakave në brezin e lëvizshëm Alpe-Himalaje dhe as si tregues fragmentesh të oqeanizuara te kores kontinentale të pretenduarnga fiksizmi i kontinenteve, përderisa përbërja dhe pozicioni strukturor i tyre tregojnë se ata janë formuar “në vend”.

-      Si mund të shpjegohen prej transformimit të thelbit të bërthamës fenomenet gjeologjike: vullkanet, lëvizjet tektonike dhe tërmetet?

   Nga tomografia apo skaneri i Tokës është konstatuar prania e disa shtëllungave të nxehta brenda masës relativisht të ftohtë që përshkojnë mantelin duke u nisur nga kontakti i mantelit me gjeosferën e shkrirë (me bërthamë e jashtme e shkrirë) dhe përfundojnë nëvatrat vullkanike.
   Në fakt, këto struktura shtëllungore dëftojnë transportimin e masës së gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme të lëngët) në drejtim përjashta që akumulohet në vatrat vullkanike si 
magmë, e cila vazhdon drejtimin përjashta dhe derdhet si lavë.
   Porse ky realitet shpërfillet prej mbështetësve të Tektonikës së Pllakave; të cilët i konsiderojnë shtëllungat sikur përcjellin përjashta vetëm rrymë nxehtësie që stimulon nënveten e litosferës të shkrijë e të bëhet shtresë e rrjedhshme e quajtur astenosferë, që shkakton lëvizjen e pllakave dhe qarkullimin e litosferës. Ky është një marifet i sajuar posaçërisht për të plotësuar mekanizmin e shpikur të quajtur nënkalim.
  Faktikisht, vetëkuptohet se, kur shtëllungat e super-nxehta të mantelit ndeshen me bazamentin e litosferës së shtangët, zgjerohen në mënyrë laterale, ndërsa e ashtuquajtura astenosfrë e Tektonikës së Pllakave është interpretim i gabuar i kokës së shtrirë të masës së shkrirë të shtëllungës së mantelit. Pra, një vatër vullkanike në litosferë nuk është rezervuar i llavës vullkanike, rezervuar i vatrave të shpërndara vullkanike është gjeosfera e shkrirë e njohur si bërthama e jashtme e lëngët.
-      Një anë superiore e Tektonikës së Pllakave është fakti që rrudhosja e shtresave sendimentare shpjegohet me lëvizjen horizontale të pllakave, kurse nëpërmjet lëvizjes vertikale të alternativës së Zgjerimit nuk mund të shpjegohet. A mund të shpjegohet rrudhosja me anën e procesit të rritjes prej transformimit të thelbit të bërthamës dhe si? 

   Faktori baze, që shkakton fenomenet e brendshme gjeodinamike; vullkanet, tërmetet dhe lëvizjet tektonike, thyerjet dhe rrudhosjet, është lëvizja e magmës dhe formimi i strukturave me shkëmbinj magmatikë në litosferë apo ne sipërfaqe. Edhe fenomenin global të rritjes së pllakave të litosferës dhe largimin e tyre nga njëra tjetra e shkakton lëvizja e magmës. Natyrisht, rrudhosja nuk mund të shpjegohet nëpërmjet largimit të pllakave vertikalisht sepse Toka zgjerohet, por mund të shpjegohet për shkak se toka rritet prej magmës që është pasojë e transformimit të materies dhe i shtohet pështjelljes silikate të bërthamës. Magma në mantelin viskoz-plastik penetron dhe bëhet pjesë e mantelit e shpërndarë. Përkundrazi në litosferën e shtangët nuk mund të penetrojë e shpërndarë; nga një drejtim kalon nëpër çarjen kryesore dhe ngurtësohet në të dy anët e saj duke krijuar ekuilibër midis blloqeve apo pllakave, në një drejtim tjetër penetron dhe akumulohet dhe ngurtësohet vetëm brenda njërit bllok apo pllakë, tek i cili shtohet masa dhe krijohet çekuilibër ndaj bllokut ngjitur. Rivendosja e ekuilibrit të gravitetit sferik shkakton shtrëngimin midis blloqeve apo pllakave dhe mandej bëhet zhvendosja diagonale e bllokut apo pllakës me masë të shtuar për mbi bllokun fqinjë me mangësi mase.  
   Ky proces i vazhdueshëm ushtron forcë nderjeje në litosferë që shkakton çarjet e litosferës dhe lëvizjet tektonik të blloqeve rrudhosjet dhe natyrisht edhe tërmetet prej të njëjtit shkak. 
   Pra, ky shpjegim është shpjegon më mirë lëvizjet tektonike dhe fenomenin e rrudhosjes në të gjitha rastet e prurjeve të magmës në litosferë dhe sipërfaqe, sesa Tektonika e Pllakave, që shpjegon vetëm rrudhosjen e shtresave të formuara si një stivë e cekët përmbi litosferë, ku forcat anësore brenda të litosferës ndikojnë që komponenti horizontal i forcës që shkakton lëvizjen  të zmadhohet dhe të shkaktojë përmbysjen e pjesës së sipërme të strukturës në lëvizje; fenomen që vërehet në rrudhat e përmbysura. 

-      Si shpjegohet ngjarja e tërmetit nëpërmjet rolit të origjinës, lëvizjes dhe akumulimit të magmës dhe a mund të parashikohet apo është shfaqje e befasishme?

   Me këtë shpjegim argumentohet që tërmeti, si ngjarja sizmike befasuese e shpesh me pasoja të renda, ndodh, kur, ekuilibri i gravitetit i prishur gradualisht, rivendoset përnjëherë. Vetëkuptohet, fenomeni sizmik i tërmetit përgatitet fare ngadalë prej procesesh të brendshme dhe shfaqet befas, porse, sipas disa vrojtimeve, stimulohet prej veprimtarisë së Diellit dhe mund të ngacmohet edhe prej pozicionimit të drejtimit Diell-Hënë ndaj baticës së Tokës në zonën e epiqendrës.
   Pra, goditja e tërmetit nuk është ngjarje spontane por pasojë e prodhimit të magmës dhe energjisë nga thelbi i bërthamës, që të dyja, pas kalimit nëpër rezervuarin e gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme) akumulohen gradualisht në litosferë dhe reflektojnë sinjale në zonën e epiqendrës, siç janë: çlirimi e grimcave dhe nën-grimcave dhe bërthamave të heliumit-3; deformimet e gjeomorfologjisë së kores, prishja e fushave fizike të Tokës siç janë fushat magnetike, elektromagnetike dhe e gravitetit, përfshire fushën e nxehtësisë (gjeotermike). Në qoftë se këto fenomene do të vrojtoheshin dhe do të regjistroheshin dhe do të përdoreshin si sinjale diagnostikimi, atëherë, regjistrimet përkatëse do të shtronin udhën që do t’iu mundësonte sizmologëve që të përcaktonin lehtësisht rënien e tërmeteve të fuqishëm. 


-      Pavarësisht se edhe Dielli është objekt i sistemit dhe ka me planetët origjinë të përbashkët, a nuk duhet ta vështrojmë funksionimin e thelbit të bërthamës në planetin Tokë, kryesisht në analogji me planetët e tjerë të sistemit? 

   Po, keni shumë të drejtë, duhet ta vështrojmë së pari sesi mund të shpjegohet edhe në planetë të tjerë prezenca dhe roli i thelbit të bërthamës. 
   Qysh në procesin e kalimit të materialit të resë kozmike në objektet e sistem diellor, bërthamat e planetëve u diferencuan në përputhje me masën e thelbit të bërthamës së tyre.
   Përgjithësisht, planetët me masë më të vogël të thelbit të bërthamës dhe me fushë graviteti më të vogël u renditën më afër Diellit, në pjesën e brendshme të diskut diellor dhe u zhvilluan pa mbulesë gazesh të lehta, ndërsa planetët me masë të madhe të thelbit të bërthamës u pozicionuan larg Diellit; prej gravitetit të fuqishëm i mbajtën gazet dhe u konsoliduan me një mbështjellje shumë të dendur dhe të trashë gazesh.
   Pavarësisht nga masa, prania dhe niveli i konsumimit të thelbit të bërthamës deri në shterim vërehet qartë, kryesisht prej nivelit të fushës magnetike, rrezatimit dhe vullkanizmit aktual apo ekzistencës së tij në të kaluarën. Ekzistenca e kores bazaltike në Mërkur, Afërditë, Mars në Hënën tonë dhe në objekte të ndryshme të vogla të tipit planet është dëshmi e qartë e pasojës së veprimtarisë intensive vullkanike dhe shuarjes graduale të kësaj veprimtarie përkatësisht prej transformimit të thelpinjve të ultra-ngjeshur, të cilët tashmë janë tërësisht apo pothuajse tërësisht të transformuar në masë silikate dhe bërthamë nikel-hekurore. Pavarsisht se në planetin Mërkur, veprimtaria vullkanike është shuar, demonstrohet prania e transformimit të thelbit të bërthamës në fazën përfundimtare me shfaqjen e një fushe magnetike fare të dobët dhe me praninë e një sfere bashkëqendrore të shkrirë fare të hollë (si bërthamë e jashtme). Mandej, thelb bërthame në proces transformimi diktohet prej fushës magnetike intensive në planetët e mëdhenj: Jupiter, Saturn, Uran, Neptun, edhe prej veprimtarisë vullkanike intensive në Hënën Io të Jupiterit.

-      Siç dihet prej çdo teksti astronomie, në Diell ndodh nukleositeza zinxhir, duke filluar me shkrirjen e bërthamave te hidrogjenit në helium dhe se Dielli përbëhet kryesisht nga tri pjesë prej hidrogjen, një prej heliumidhe me më pak se 2% prej disa elementësh të tjerë. Pra, si mund ta shpjegojmë funksionimin e një procesi analog me transformimin e thelbit të bërthamës, në Diell

   Së pari, një përbërje të tillë është konstatuar në shtresat e gazeve që mbulojnë fotosferën apo sipërfaqen e Diellit, ndërsa është hamendësuar se e tërë masa e Diellit përbëhet prej hidrogjeni dhe heliumi. Një hamendje e tillë është fare e cekët, mua më duket se ngjason me një krahasim që kam bërë unë në formën e pyetjes : “Në qoftë se do të njihnim vetëm cipën dhe pak tul të ngjitur pas cipës të kokrrës së pjeshkës; a mund të supozonim se prej tuli përbëhet e tërë kokrra?”. 
   Përbërja e çdo yll në renditjen e tipit Diell, është pasoje, jo e nivelit të masës së hidrogjenit kthyer në helium, por e nivelit të transformimit te thelbit te ultra-ngjeshurtë tij, ngjashëm si në bërthamë të Tokës, diferencuar prej madhësisë së pakrahasueshme të një planeti si Toka me mbështjellje të ngurtë silikate dhe të një ylli si Dielli me mbështjellje prej gazesh të tej-nxehur.  
   Duke vështruar strukturën e tejnxehur të mbështjelljes së Diellit, dallohet lehtë diferenca e papritur e temperaturës në nivelin e sipërfaqes të quajtur fotosferës (prej 6 000 gradë Kelvin) nga temperatura në nivelin rreth 5700 km mbi sipërfaqe në tabanit e kurorës ( mbi 1 000 000 gradë K). Kjo diferencë e theksuar tregon shpërndarjen qendër-ikse të rrezatimit prej burimit energjetik të brendshëm. Nxehtësia që rritet mbi fotosferë është pasojë e intensifikimit të djegies kozmike d.m.th., ndodh përshpejtimi i bashkëveprimit dhe transformimit të ultra-grimcave, duke u larguar nga fotosfera.
   Kjo e dhënë është një argument që dëfton dy fenomene; së pari,dëfton se në brenditë Diellit është e pranishme dhe në transformim trajta e ultra-ngjeshur e materies në thelb i bërthamës së Diellit që duhet të jetë pozicionuar si shtresë qendër-sferike që si ekran ndanë bërthamën e Diellit nga masa atom-molekulare e jashtme; së dyti, dëfton se ky fenomen i ngritjes së temperaturës duke u larguar nga sipërfaqja e burimit të rrezatimit ka shumë mundësi të ndodh edhe në bërthamën e Tokës; nxehtësia që del përjashta thelbit të bërthamës duhet të ris temperaturën që ruhet në gjendjen e shkrirë te krejt masës së bërthamës së jashtme, dhe, ka shumë mundësi që niveli më i lartë i temperaturës të arrijë aty nga niveli i mesëm i gjeodferës së shkrire, para se të fillojë, ftohja graduale dhe rënia e temperaturës drejt mantelit solid; ndërsa, në drejtim përbrenda thelbit të bërthamës së Tokës për në bërthamën qendrore (të brendshme) solide, temperatura duhet të bjerë përnjëherë. 
   Le të përmendim disa fakte të njohura të interferencës Diell-Tokë si pasojë e të njëjtit proces midis objektesh kaq shumë të largët, siç është Dielli ndaj bërthamës së Tokës.
-      Fusha magnetike e Tokës ngacmohet nga flukset e erës diellore dhe po ashtu prej aktivitetit sizmik të Tokës përqark epiqendrës, disa orë para se goditja të ndodhë;
-      Çlirimi i neutrinove diellore është analog me çlirimin e flukseve të gjeo-neutrinove në Tokë;
-      Heliumi-3 është pasojë e proceseve që ndodhin vetëm në Diell; ndërsa prania e tij në gazet vullkanike, gjithashtu në gazet natyrorë, tregon se është produkt i transformimit të thelbit të bërthamës.
-      Ngjarjet e tërmeteve shumë të mëdhenj çlirojnë flukse pararendëse që interferojnë me flukset e aktivitetit diellor. Kjo interferencë është përcaktuar si “Pararendës Sizmik Diellor” dhe lidhet me ciklet e Diellit. Po ashtu, vërehet një korrelacion i qartë ndërmjet aktivitetit sizmik të Tokës dhe cikleve të njollave diellore, që implikon rrezatimin diellor në dinamizmin e Tokës.

   Përfundimisht, bërthama e Tokës është një Diell në miniaturë brenda mbështjelljes silikate, ndërsa Dielli është një bërthamë ultra-gjigante pa guaskë silikate apo mbulesë të ftohtë gazesh siç kanë planetët; Dielli ka për mbulesë gazet e tejnxehur.
   Këto konkluzione na lejojnë të interpretojmë më mirë fenomenet e Diellit nëpërmjet studimit të bërthamës së Tokës dhe anasjelltas, prej vrojtimeve të Diellit, ne mund ta kuptojmë me mirë strukturën energjetike të bërthamës.
-      Me ç’ argumente vërtetohet origjina e thelbit të bërthamës në përbërjen e resë kozmike prej së cilës u formua sistemi planetar?

   Ekziston një ide që s’ka të bëjë me problemin e proceseve dhe fenomeneve të Tokës që reja kozmike mund të jetë ngacmuar për tu venë në lëvizje vërtitëse nga ngjarja e ngjarja e supernovës.Kështu, kjo ide është në pajtim me interpretimin e origjinës së thelbit të bërthamës të lidhur me nukleositezën eksplozive të ngjarjes supernova.
   Supernovaështë shfaqje e përnjëhershme e një eksplozioni kolosal të një ylli masiv të ultra-ngjeshur, i cili hedh në hapësirë masën më të madhe në formën e një reje që zgjerohet prej pluhuri dhe çaklli që shoqërohet me rrezatim vezullues dhe proces nukleosinteze (formim bërthamash atomesh), arrin një diametër sa i sistemit diellor e me tej, dhe duket si një yll gjigant. Fenomeni supernova është vërejtur edhe në galaktika të tjera me madhësi marramendëse që janë quajtur hipernova.
   Shoqërimi i këtij ndriçimi të jashtëzakonshëm me nukleosintezë, ka shumë mundësi të nxjerrë në pah ekzistencën e copërinave rruzullore të ultra-ngjeshura brenda në renë kozmike në rrotullim dhe, në përplasje me njëra tjetrën, përngjiten, dezintegrohen dhe bëhen thelpinj të ultrangjeshur të zjarrtë. Më tej, brenda masës së mbetur të supernova-s vërehet formim ylli neutronik me shpejtësi të jashtëzakonshme rrotullimi.
   Për më tepër, në ndonjë rast në masën e mbetur të një eksplozioni të tillë nuk vërehet prania e yllit neutronik; në këtë rast masa e ultra-ngjeshur e supernova-s, ose ka qenë shpërndarë tërësisht në hapësirën vezulluese, ose një masë e vogël, si mbetje e yllit neutronik potencial, do të jetë fshehur brenda materialit të errët dhe të dendur dhe sferëzave të ultrangjeshura të ndonjë nebuloze rrotulluese përqark tij,  si sistem planetar potencial. 

-      Si këta rruzuj të ultra-ngjeshur të zjarrtë të resë kozmike në rrotullim bëhen thelpinj të bërthamave të planetëve?

   Kalimi i resë kozmike me copërinat rruzullore të ultrangjeshura dhe të zjarrta në përbërjen e saj bëhet tamam sipas interpretimit logjik konsekuent të teorisë kozmologjike të standardizuar, në pajtim me aspektet e forta te mekanikës së hapësirës të formimit të Tokës dhe planetëve, por kalimi i materialit të resë në qendrat e gravitetit të sistemit diellor potencial do të paraqitej kështu: 
   Sistemi Diellor është formuar nga reja kozmike e vënë në rrotullim prej sferëzave të ultra-ngjeshura të zjarrta,të cilat, pas bashkimit (akrecionit), u bënë thelpinj të ultrangjeshur që digjeshin brenda bërthamave energjetike potenciale; flakëronin rrezatim dhe plazmë bërthamash atomesh të Tabelës Periodike, në jone metalesh dhe lidhjesh molekulare që duke u ftohur u bënë masë e shtuar e gazit, pluhurit dhe çakllit të resë në procesin e kalimit në disk planetar.
   Këta thelpinj gradualisht u mbuluan me masë të shkrirë metalesh, silikatesh dhe gazesh të tejnxehur dhe u bënë bërthama potenciale të planetëve silikatë potencial në gjendje të shkrirë që rrotulloheshin përqark bërthamës gjigante mbizotëruese, Dellit të ri të sistemit planetar potencial
   Zhvillimi i veçuar i planetëve vazhdoi prej transformimit të thelpinjve, kur bërthamat u konsoliduan dhe filluan të mbajnë masën atom-molekulare të formuar nga transformimi i thelpinjve dhe të tërheqin përmbajtjen gazore-pluhurore-çakëllore të resë dhe krejt materiali i resë kozmike kaloi tek trupat e diskut planetar të sistemit diellor. Mandej, natyrisht, procesi i transformimit të thelbit të bërthamës vazhdon në zhvillimin e planetëve dhe rritjen e planetë-sferave të tyre. 
   Përfundimisht, hapësira e sistemit planetar u spastrua prej materialit të dendur dhe të errët të resë dhe, planetët u ekspozuan për gjithmonë në hapësirë transparente, por ende në gjendje të shkrirë dhe me madhësi fare të vogël. Mandej, gjatë procesit të rritjes dhe zhvillimit u konsolidua masa silikate e mbuluar me litosferën e brishtë, ndërsa për planetët e jashtëm shumë të mëdhenj masa silikate ndodhet nën mbulesën shumë të trashë prej gazesh të ftohtë. Sigurisht, njëri nga planetët e sistemit solar te konsoliduar ishte Toka. 

-       A është vlefshme teoria e thelbit të bërthamës për formimin e planetëve në sistemet planetare në Galaktikën tonë, Udha e Qumështit?

   Tashmë është bërë e ditur se sistemi Diellor është një sistem planetar ndër miliarda sisteme planetare në galaktikën tonë, ndërsa deri tani, astronomët kanë arritur ë vrojtojnë më shumë se 500 sisteme planetare në Udhën e Qumështit. Natyrisht, teoria e formimit të Tokës si njëri nga planetët në sistemin tonë planetar nuk mund t’i përkas vetëm Tokes; u përket tërë planetëve të sistemit dhe Diellit si Yll në vargun e yjeve të tipit të vet, qendra të sistemeve planetare. 
   Planetët formohen dhe zhvillohen sikurse në sisteme planetare të yjeve të tipit të Diellit, por edhe në sisteme planetare të yjeve binarëdhe, bile formohen dhe zhvillohen edhe veçmas si planetë të vetmuar, jashtë influencës së gravitacionit të ndonjë ylli për ta tërhequr në lëvizje orbitale. Në këto raste verifikohet teoria e thelbit të bërthamës. Kjo do të thotë se prania e thelbit të bërthamës me lëvizje rreth boshtit të vet është esenciale në zhvillimin e konsolidimin e planetëve edhe pa qenë në lëvizje orbitale nën influencën e fushës së gravitetit të ndonjë ylli.
   Rrjedhimisht, yjet e tipit Diell të renditjes kryesore, objektet nën-yjore planetët dhe objektet e tipi të Hënës së Tokës formohen dhe zhvillohen prej të njëjtit proces unik, tamam si prej thelbit të bërthamës së Tokës; natyrisht, sipas madhësisë përkatëse fillestare brenda caqeve (limiteve) minimale dhe maksimale që përcaktojnë madhësinë e trajtës së materies së ultra ngjeshur për formuar thelbin përkatës të zjarrtë prej procesit të transformimit..

-       Tani që e kemi të qartë formimin e Tokës prej thelbit të bërthamës si faktor i formimit të planetëve dhe yjeve në Galaktikë, a mund të kalojmë në procesin e konsolidimit të Tokës?

   Është e qartë, Toka është konsoliduar në gjendje të shkrirë dhe ka qëndruar e zjarrtë për një kohë të gjatë, në vlim; masa e shkrirë sipërfaqësorë shpërthente dhe shpërndahej përqark rruzullit dhe binte ne formë derdhjesh copërash shkëmbore: ishte faza e qarkullimit prej gjendjes së lëngët në të ngurtë. 
   Nga kjo faze e pa stabilizuar e qarkullimit të kores është ruajtur një komponent shkëmbor fare fragmentar me moshë rreth 4.3 miliard vjet (rreth 300 milion pas formimit të sistemit Diellor), përcaktuar prej moshës së kristaleve të Zirkon-it, nga mostra prej një pikë të kores më të vjetër. 
   Gjatë fazës paraprake të konsolidimit të kores, masa e shkrirë shtresës së sipërme silikate acide që do të ngurtësohej në shtresës granitike, duke qenë e lehtë dhe me temperaturë ngurtësimi të ulët (700 °C), ishte shtruar si një det gjigant magme përmbi nënshtresën e vet prej silikatesh shkëmbore të tipi mafike (me përmbajtje të lartë silikatesh hekuri dhe magnezi) dhe ultramafike, të cilat, duke pasur një temperature ngurtësimi më të lartë (1300 - 1400 °C), ishin ngurtësuar më parë. Kështu, duke u ftohur ky det acid prej shkëmbinjsh silikat të shkrire krijoi shtresën e sipërme granitike të kores tokësore të vjetër, e njohur si kore e tipit kontinental. Mandej, koria e tipit kontinental çahej dhe nëpër çarje futeshin dhe ngurtësoheshin prurjet e magmës mafike (bazike) që formonte brezat e njëpasnjëshëm, analogë me tipin e ri shumë të vonshëm të kores së tabanit oqeanike, analogë me shtresën e sipërme bazaltike. 
   Ky proces i stabilizimit të krejt kores kontinentale vazhdoi gjatë zhvillimit gjeologjik në një interval kohe tepër të gjatë deri në fillimin e Eonit Protozoik,  pikërisht rreth 2.5 miliard vjet me parë. Por, zhvillimi i kores kontinentale nëpërmjet procesit të rritjes vazhdonte shumë ngadalë, gjersa rritja u përshpejtua rreth 200 milion vjet me parë, kur procesi i prurjeve lartë të magmës së tipit oqeanike u stabilizua midis fragmenteve të copëtuar të kores kontinentale globale duke shkaktuar rritjen e tyre si pjesë fillestare të pllakave globale aktuale. Stabilizimi i udhëve të ngjitjes lart të magmës ndodhi kur rritja e mbulesës silikate të bërthamës kishte arritur limitin përkatës dhe kur litosfera kishte arritur një trashësi limit dhe distancë të caktuar nga bërthama. 

-      Unë e kam të qartë vlerën teorike të Teorisë së Thelbit të Bërthamës, por dua të di në se mund ketë vlerë praktike. 

Teoria ime, që faktikisht është publikuar me disa tituj dhe mund të quhet edhe Teoria e Thelbit të Bërthamës, siç e po e quani ju, nuk mund të këtë direkt zbatim praktik, por funksioni i thelbit të bërthamës si hallkë që transformon trajtën e ultra-ngjeshur të materies në dy trajtat e tjera valore-korpuskulare (valore grimcore) të ultra-rralluar dhe në atom-molekulare me ngjeshje të zakonshme, tregon që teoria është revolucionarizuese e botëkuptimit në tërësi dhe mendimin për origjinën dhe zhvillimin e rruzullit tokësor si planet në veçanti dhe është gjithashtu orientim për kërkimet në kozmos dhe, si çdo teori e kësaj natyre, i jep impuls të ri progresit ë të tëra fushat e veprimtarisë. Megjithatë ka edhe rëndësinë e vetë në praktikën e kërkimeve gjeologjike.  
Së pari, në pajtim me teorinë e thelbit të transformueshëm të bërthamës, goditja sizmike është një fenomen që përgatitet gradualisht prej akumulimit të magmës brenda litosferës, e shoqëruar me fluxe energjetike valoro-korpuskulare (valore-grimcore) dhe shkakton disa efekte të rëndësishme që pararendin goditjen sizmike. Kështu, nëse këto efekte pararendëse do të vrojtoheshin, regjistroheshin dhe të përdoren si shenja diagnostike, atëherë do të përcaktohej udha që do tu mundësonte sizmologëve të parashikonin tërmetet e forte, sidomos ato me vatra në thellësira të konsiderueshme.
Së dyti,nëpërmjet teorisë së transformimit të thelbit të bërthamës, origjina e hidrokarbureve (naftës dhe gazit) shpjegohet krejt ndryshe nga dy hipotezat e njohura organike dhe inorganike; konsiderohet jo e mundshme origjina organike apo biogjene e formimit të tyre dhe i pa përshtatshëm shpjegimi i formimit të tyre si pasojë e sintezës të reaksioneve kimike ndërmjet lidhjeve molekulare në një drejtim të caktuar që, hidrogjeni e karboni përfundojnë në formimin e molekulave të hidrokarbureve (CnH2n+2) .
Në procesin e formimit të menjëhershëm të lidhjeve molekulare silikate prej atomeve të prejardhura nga transformimi i thelbit të bërthamës, siç formohen silikatet, oksidet e qëndrueshme, lidhja e hidrogjenit me oksigjenit në molekulën e ujit (HO2), ka shumë mundësi që hidrogjeni të lidhet direkt me karbonin dhe të formojë molekulat seriale të hidrokarbureve nga molekula e thjeshte (CH4) deri në ato të ndërlikuarat (CnH2n+2).
Së treti,nëpërmjet teorisë së thelbit të bërthamës argumentohet që brezat ofiolitë formohen nga procese të njëjta që formohet koria oqeanike përgjatë luginave tektonike të kreshtave të tabanit oqeanik dhe shkaktojnë rritjen e Tokës. Ky mekanizëm është argument që vërteton se ofiolitet formohen në vendet ku ndodhen (in situ) dhe jo prej mbi-zhvendosjes së ekzagjeruar të mbulesave me kënd të but, që shpesh vizatohen në trajtë luspash mbi rrafsh thyerjesh të lëvizjeve gati horizontale; sikurse interpretohen prej koncepteve të tektonikës së pllakave. Kështu, në pajtim me teorinë e thelbit të bërthamës, perspektiva e s kërkimeve për vendburime xeherorësh në ofiolite (duke përfshirë edhe brezin Mirdita të Albanideve në orogjenin Alpe-Himalajë) rritet drejt thellësisë nën stivën e depozitimeve sendimentare Triasike-Jurasike, në pajtim me periudhën kur koria është hapur dhe është formuar brezi i ofioliteteve. 

-      Më duket se ia dolëm të nxjerrim në pah të vërtetën e teorisë tuaj për origjinën, praninë dhe funksionin e thelbit të bërthamës, por duhet ta krahasojmë këtë teori që, si teori konsekuente e transformimit të materies, po bëhet edhe e imja, me teori të tjera që problemet e kozmosit i trajtojnë më thellë e më gjerë. 
Dakord, por duhet të kemi parasysh se në teorinë tonë të thelbit kozmik në bërthamë të Tokës, unë shqyrtojë vetëm një anë të veçantë të kozmosit të pa trajtuar që është vazhdimi i proceseve, që formuan Tokën dhe sistemin diellor, në zhvillimin e Tokës si planet, në rrethanat që studiuesit e kozmosit nuk e kanë Tokën objekt studimi. Ata, nuk i janë futur bazës së të dhënave të planetit Toke, të cilat i interpreton Tektonika e pllakave si fenomene që i takojnë vetëm gjeologjisë, shkencës së Tokës. Ky lloj qëndrimi i tyre ndaj rritjes së pllakave të litosferës, është një lloj, sikur ta zbulonin ata të paret këtë fenomen në një planet të një sistemi tjetër dhe ta vlerësonin si fenomen specifik të atij planeti. Këtu pra, më ndanë mua nga teoricienët e kozmosit një hendek i thellë dhe i gjerë.

  Megjithatë unë mendoj se jeni të obliguar të ballafaqoheni, jo vetëm me teorinë kozmologjike të origjinës së nxehtësisë së Tokës fikse, por edhe me teorinë kozmologjike të zmadhimit apo ekspansionit, të universit, ku është bazuar edhe një variant që shpjegon zmadhimin apo ekspansionin e Tokës.
   
Keni plotësisht të drejtë që një sqarim i tillë është obligim me shumë rëndësi për mua, pavarësisht që unë, i obliguar me detyra konkrete për të vlerësuar gjeologjinë e luginave të lumenjve malore, s’ kam pasur ndër mend të merresha me astrofizikë apo kozmologji të Zgjerimit të Gjithësisë nga fenomeni i quajtur Shpërthimit të Madh (Big Bang-ut) dhe të diskutoja për problemet përkatëse, unë hyra në udhën që të shpinte drejt problemit global, d.m.th. drejt marrëdhënies së shtresës së sipërme bazaltike të kores se re tabanit oqeanik ndaj shtresës se sipërme granitike të kores së vjetër të kontinenteve, kur u obligova të interpretoja origjinën e damarit granitik të futur brenda stivës së bazaltëve me ndërshtresa sedimentare në vendin e zgjedhur për hidrocentral mbi Lumin Drin, brenda zonës ofiolitike Mirditadhe mora për sipër të zgjidhja problemin se në ç’ mënyrë ishte diferencuar magma granitike që të formonte damarin granitik midis bazaltëve.
Pasi kisha botuar nja dy artikuj për damarin granitik, kisha ardhur në përfundimin se zhvillimi i Tokës nuk mund të ishte bërë dhe të vazhdonte të bëhej nga formimi i magmës prej shkrirjes nga nxehtësia prej izotopeve radioaktiv që në masën silikate (shkëmbore) të Tokës ishin në përqindje të pamjaftueshme për t’u pranuar si burim i energjisë së nevojshme. Këtej, u akumuluan ide, të cilat lëvrinin në imagjinatë gjersa u sistemuan dhe i orientuan ndijimet të bëhen pasion dhe të obligohem që të vështroja për ndonjë proces tjetër që mund shkaktonte formimin e magmës si faktor për zhvillimin gjeologjik të Tokës, krahas planetëve të sistemit planetar.

-      Domethënë imagjinata paska luajtur rolin kryesor në sistemimin e ideve tuaja për t’iu orientuar drejt kësaj teorie të jashtëzakonshme?

Po. Dihet, imagjinata aktive tejkalon akumulimin e thjeshtë të të dhënave dhe dijeve, sepse përfshinë gjëra të shumta që janë përtej këtij akumulime dhe kanë lidhje me njohuritë që përmban imagjinata. 
Kështu, me këtë imagjinatë, një mbas drekë vere të vitit 1973, kur u ndodha vetëm dhe mjaftë i qetë, i rënë në mendime, u ngrita dhe formulova boshtin e teorisë afërsisht kështu: “Kontinentet duhet të largohen nga njëri tjetri, sepse Rruzulli Tokësor duhet zmadhohet” dhe shtrova problemet që duhet të sqaroja për ta vërtetuar këtë konkluzion të imagjinatës. Pikat për sqarimin e problemeve u bënë 28; ndër pikat që mbetën të paharruara ishin dy; e para dhe e fundit. 
Pika eparë ishte kjo:“Së pari, të argumentojë mangësinë e pranisë së izotopeve radioaktivë si domosdoshmëri e përcaktimit të ndonjë procesi tjetër që transformon një trajtë materieje nga trajta para atom-molekulare në trajtën atom molekulare (magmë) dhe energji (nxehtësi), të cilat të dyja së bashku shkaktojnë proceset gjeologjike dhe largimin e kontinenteve nëpërmjet Zmadhimit të Tokës”. 
 Pika e dytë,  e paharruar, ishte kjo: “Kjo hipotezë duhet të ekzistojë; ta gjejë”. 
Në këtë moment i’u futa problemit të diferencimit të magmës dhe gradualisht kalova të arsyetojë se mënyra e formimit të komponentëve të magmës shkëmb-formuese në bendi të Tokës duhet të jetë e përngjashme me mënyrën e formimit të lidhjeve molekulare të komponentëve shkëmbor në kozmos që formojnë shkëmbinjtë masivë të objekteve planetare apo fragmenteve shkëmbore me madhësi të çfarëdoshme dhe grimcave pluhurore; sigurisht, në mjedise krejtësisht të ndryshme.
Kështu, transformimi i materies në bërthamë të Tokës më futi në udhën e unitetit universal të lidhjes materie-energji; në përputhje me bashkëveprimin dhe transformimit të materies së objekteve, fenomeneve, proceseve në vazhdimësinë e hapësirës, kohës, dhe në pafundësinë e kombinimeve të trajtave atom molekulare të lidhura me shkëmb-formimin në kozmos dhe në Tokë.
Ky përcaktim më orientoi mua drejt eksplozionit të madh të tipit supernova, dhe më ballafaqoi me Universin Unik të teorisë Shpërthimi i Madh(Big Bang). Por, tek shpërthimi i madh që shkakton fenomenin supernova, u përqendrova se andej përpiqesha të gjeja origjinën e thelbit të bërthamës dhe tek Shpërthimi i Madh si bazë e Ekspansionit të Gjithësisë, më obligoi të futem për të kuptuar konceptin e materies të ultrangjeshur dhe variantin e Zgjerimit të Tokës si pasqyrim i hipotezës së Zgjerimit të Gjithësisë.
   Pra, me këtë shpjegim dua të them se unë, pa u futur në thellësi të interpretimeve të teoricienëve të astronomisë, astrofizikës dhe kozmologjisë, jam përqendruar vetëm tek procesi i transformimit të materies dhe shkëmb-formimit në Tokë si në një objekt kozmik në çfarëdo sistem planetar të ndonjë ylli në Galaktikë. Kurse, varianti qe shpjegon Zmadhimin e Tokës si refleks i Zmadhimit të Universit, në tërësi, nuk paraqet ndonjë interes për ta diskutuar.

-      Në qoftë se nuk kemi interes për variantin e Zgjerimit të Tokës të lidhur me Zmadhimin e Universit, ne na duhet të krahasojmë transformimin e materies në thelbin e bërthamës së Tokës që e ka origjinën nga një shpërthim i madh brenda Galaktikës, domethënë nga një eksplozion që ka shkaktuar dukurinë supernova. Pra a mund të shpjegoni këtë lidhje të thelbit të bërthamës me teorinë madhore të Shpërthimit të Madh?
Teoria e quajtur Shpërthimi i Madh Unikështë një konstruktim fizikë-matematik imagjinar që ka për bazë një premisë fantastike sikur universi fillon nga një pikë fillimi irracionale, një pikë e pozicionuar në imazhin e themeluesit dhe të përkrahësve.
   Këtu, duhet theksuar se premisë bazë e Shpërthimit të Madh dhe Zgjerimit të Universit është interpretimi i gabuar i “zhvendosjes së kuqe” në spektrin e dritës prej galaktikash të largëta, sikur zhvendosja shkaktohet nga që galaktikat largohen me shpejtësi fantastike prej vëzhguesit nga Toka. Ky fenomen ndodh kur gjatësia e valës së dritës që çlirohet nga galaktikat e largëta zmadhohet dhe zhvendoset prej anës së skajit të kuq të spektrit, por kjo nuk duhet kuptuar se kjo zhvendosje është pasojë e largimit të galaktikave. Më vonë, fizikanë dhe kozmologë e shpjeguan zhvendosjen e kuqe si pasojë të fenomeneve që ndodhin brenda flukseve të dritës gjatë përshkimit të largësisë së jashtëzakonshme prej miliarda vjet-dritë. Për mua pra, kjo teori është pseudoshkencore. 
-      Pse e quani pseudoshkencore, kur ky term më duket se është zëvendësuar me përcaktime të tjera si teori e pa vërtetëapo e pa bazuar?
   Konkretisht, një teori quhet e pavërtetë, apo e pabazuar, në rast se të dhënat reale i interpreton, kur ato janë të pakta, të pamjaftueshme dhe nxjerrë një konkluzion të mangët, siç është konkluzioni shkencor i bazuar në të dhëna reale, por me mungesën e të dhënave që u zbuluan më vonë, siç e shqyrtuam, për origjinën e nxehtësisë që shkakton zhvillimin e Tokës të formuar me madhësi fikse nga një material aglomerati inert si kometat. Ndërsa teori pseudoshkencore është një teori që brenda konkluzioneve të interpretimeve shkencore praqet krijimin, sikurse Shpërthimi i Madh Unik, shfrytëzon arritjet e jashtëzakonshme dhe formulon Krijimin e Universit në zbrazësi, boshllëk absolut. Për më tepër, ju e dini vetë që një teori që nuk bazohet në transformimin e materies është me tendencë që të fus edhe tek teoritë plotësisht të arsyetuara me logjik konsekuente shkencore, arsyetimin me logjikë konsekuente duke u nisur nga premisa të sajuara të krijimit. 
-      Pse krijimi sipas Shpërthimit të Madh është pranuar si arritje shkencore nga autoriteti më i lartë i fizikanëve, matematikanëve astrofizikanëve, astronomëve dhe kozmologëve? 
   Është pranuar thjeshtë për etiketë dhe konformizëm ndaj themeluesit që interpretoi si të vërtetë interpretimin e gabuar të zbulimit të zhvendosjes së kuqe, të cilën e formuloi pak a shumë kështu: “Galaktikat që largohen dëshmojnë esencën e krijimit të botës, universit prej një shpërthimi të madh të vetëm, të një pikë që përfaqësonte universin absolute në errësirë absolute dhe zbrazësi absolute. Me këtë shpërthim pika u zgjerua me shpejtësi të jashtëzakonshme duke krijuar hapësirën, materien atom-molekulare, rrezatimet kozmike dhe dritën, kështu u formuan galaktikat me objektet kozmike bremda që largohen duke krijuar hapësire vijueshmërisht”. Përkrahësit filluan brez pas brezi ta llogarisin Shpërthimin e Madh me metoda matematike dhe ta modelojnë me metoda të sofistikuara kompjuterike, duke shpjeguar disa fakte sikur janë pasojë e këtij shpërthimi ultra-gjigantë dhe të zhvillojnë variante teorikë nga më të çuditshmit të kësaj hamendjeje. 
-      A mund të krahasohet origjina e thelbi i bërthamës prej eksplozionit të madh brenda një galaktike me Shpërthimin e Madh Unik?
 Tamam e keni shprehur këtë krahasim. Thelbi i bërthamës e ka origjinën nga mbetjet e ultra-ngjeshura të shpërndara nga një eksplozion i madh i një ylli masiv apo ultra-masiv që shkakton dukurinë e tipit supernova brenda-galaktikës; nga ngjarje e ndodhur në hapësirë reale të bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Kjo ngjarje reale është përshtatur forcërisht në hipotezën e Shpërthimit të Madh si një eksplozion absolut i vetmuar në boshllëk.
Bota reale: Toka, galaktika, hapësira e vijueshme funksionon prej bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Çdo fenomen, dhe çdo ekzistence në cilëndo pikë të hapësirës kozmike të vijueshme është pasojë e bashkëveprimit dhe transformimit të trajtave të materies.
 Natyrisht, nocioni primitiv i universit, si hapësirë e mbyllur brenda qiellit të Tokës është pakuptim. Shpërthimi Unik i Madh është një marifet teorik që aludon zgjerimin e qiellit kozmik imagjinar, i cili gjoja është në fryrje të përhershme dhe krijon hapësirë nga asgjëja.
Përkrahësit e konceptit të Shpërthimit të Madh, shumë fenomene kozmike dhe zbulime të reja i interpretojnë si mbetje nga ky eksplozion imagjinar dhe krijojnë ide të reja që gjoja janë fakte nga Shpërthimi i Madh Unik.
Teoria e Shpërthimit të Madh ka një qëndrim thellësisht të kundërt me unitetin e materies në transformim në univers; astrofizikanë shumë të rëndësishëm, e kanë quajtur Shpërthimin e Madh një mit të papërfillshëm midis vrojtimeve shkencore, zbulimeve, interpretimeve dhe arritjeve shumë të avancuara; kanë ardhur në përfundim që i ashtuquajturi Shpërthim i Madh është “një ngjarje që shfaqet nga asgjëja, prandaj askush nuk ka arsye që të mendoje se kjo ngjarje paska ndodhur ne të kaluarën e largët”.
   Interpretimet mbi disa fenomene kozmike si dëshmi të ngjarjes së Shpërthimit të Madh janë pa bazë, përfshirë nocionet: universi ynë, universet e tjera, Shpërthime të Mëdha të shumta. Në fakt, eksplozionet e mëdha të shumta janë ngjarjet supernova dhe hipernova. Hapësira nuk mund të jetë e mbyllur dhe të formojë universin si një objekt të vetëm, apo shumë universe si universi ynë, gjoja.
-      Pse përcaktimi “Universi Ynë” është koncept i gabuar?
Thjeshtë, është koncept i gabuar sepse krijon një ide të gabuar; sikur aftësia e mjeteve të vrojtimit për të kapur dritën që vjen nga galaktikat më të largëta përcakton rrezen e universit tonë e cila është në varësi të perfeksionimit të teknologjisë së vrojtimit dhe aktualisht ka arritur rreth 46 miliard vjet dritë, ndërsa ndriçimi i galaktikave matanë periferisë së sferës nuk mund të kapet nga teknologjia e sotme. Këtu unë shtoj se një vrojtues imagjinar i vendosur në ndonjë nga galaktikat e periferisë së sferës tonë me mjete të tilla si tonat, mund te kap ndriçimin e galaktikës tonë nga kjo anë dhe të galaktikave që janë vendosur deri në largësinë periferisë prej 46 miliard vjet dritë. Në qoftë se vazhdojmë në mënyrë progresive vrojtimin e përfytyruar nga periferia e njërës hapësirë të vrojtuar tek periferia e hapësirës tjetër të vrojtua, do të kuptojmë pafundësinë e hapësirës dhe që hapësira e vrojtuar nga galaktika jonë është vetëm një fragment i pafundësisë.
-      Si përfundim i vërtetimit të shkakut të rritjes së Tokës prej pranisë, rolit dhe origjinës të thelbit të bërthamës të ultra-ngjeshur në transformim, këtij boshti rrotullimi të teorisë tuaj, a mund të formuloni esencën e teorisë si rekomandim për opinionin e gjerë të pritur për kuptimin shkencor të transformimit të materies dhe funksionimin e botës? 
  Esencën e teorisë time mund ta formulojë si konkluzione të jashtëzakonshme që dalin prej vërtetimit që Toka rritet prej Transformimit të Thelbit të Bërthamës, që është pozicionuar si një shtresë qendër-sferike e tej-hollë dhe e super-ngjeshur në brezin e periferisë së brendshme të gjeosferës së shkrirë (bërthamës së jashtme); konkluzione që janë premisa të reja nga Toka për të plotësuar mangësitë e hipotezës standarde të origjinës së Tokës, thënë më mirë, për të shkulur ca ide të rreme brenda në hipotezat e tektonikës globale, posaçërisht në Tektonikën e Pllakave, që janë huajtura prej defekteve kozmologjike standarde.
   Atëherë, le të përpiqemi që ta paraqesim në mënyrë fare koncize teorinë nëpërmjet të rekomandimeve esenciale dhe të shprehim në mënyrë koncize çdo të thotë rivlerësimi i interpretimit të vjetërsuar për burimin e nxehtësisë së Tokës dhe për origjinën e bërthamës si gjoja masë inerte e precipituar dhe të përcaktohet realiteti që nxehtësia dhe masa e shkrirë e bërthamës, të dyja janë pasojë e transformimit te thelbit të bërthamës
Së pari, bëhet domosdoshmëri që teoricienët e matematikës, fizikës astrofizikës dhe kozmologjisë duhet të marrin në konsideratë proceset dhe fenomenet e brendshme të Tokës si të një planeti në morinë e sistemeve planetare në Galaktikë dhe ta vrojtojnë Tokën si objekt studimi kozmik. Kështu, ata do të arrinin të konfirmonin praninë dhe funksionimin e thelbit bërthamëssi faktor energjetik dhe origjinë e tij prej copërinash të ultra-ngjeshura në përbërjen e resë kozmike të prejardhura nga eksplozioni i ngjarjes supernova. Mandej, duke vërtetuar se energjia e brendshme e Tokës prodhohet nga thelbi i bërthamës në procesin e formimit të sistemit planetar, ata do të eliminonin defektet e teorisë kosmologjike aktuale.
Së dyti,cilido që mund të interesohet për origjinën e Tokës, duhet të kuptojë që qysh në fazën e planet-formimit, nëpërmjet shpërbërjes të vetvetishme të thelbit të bërthamës së Tokës, grimcat dhe ultra-grimcat çlirohen prej gjendjes së tyre të ultra-ngjeshur dhe, nga njëra anë ri-konstruktohen në flukse të fushave fizike dhe të çdo rrezatimi dhe, nga ana tjetër, formojnë bërthama atomesh të një mase tip-plazmë që më tej re-konstruktohen në lidhje atom-molekulare, që zënë një vëllim jashtëzakonisht më të madh dhe të gjitha gjeosferat, rriten d.m.th., krejt Toka rritet duke ruajtur masën e vet konstante, sepse thelbi i bërthamës humbet po atë masë që kalon në lidhjet atom-molekulare që i shtohet gjeosferave. Për më tepër, rrezja e thelbit të bërthamës zmadhohet paralelisht me shpërbërjen e vet.
 Së treti,në qoftë se realiteti i rritjes së Tokës do të përcaktohej dhe do të pranohej prej autoritetit shkencor, atëherë do të bëhej domosdoshmëri absolute që të pranohej ky koncept i ri i transformimit të faktorit tip thelb bërthame dhe, si hipotezë pune, ky faktor do të krijonte një kapërcim epokal në shkencat fondamentale, veçanërisht në fizikë dhe njohuritë e përgjithshme të botëkuptimit dhe do të ndikonte orientimin e kërkimeve si në mjedisin e Tokës edhe në hapësirën kozmike. Për më tepër, bërthama e Tokës do të shihej si një Diell në miniaturë brenda mbulesës së gurtë silikate, ndërsa Dielli do të shihej si një bërthamë ultra-gjigante brenda pështjelljes prej gazesh të tej-nxehura. Rrjedhimisht, studimi i vëmendshëm i bërthamës së Tokës do të na obligonte ta kuptonim më mirë Diellin, ndërsa vrojtimi i Diellit do të na ndihmonte ta kuptonim më mirë funksionimin e bërthamës së Tokës.
-      Në fakt Teoria që vërtetuam në bisedën tonë ka për bosht transformimin e materies në thelbin e Bërthamës së Tokës, unë dua të sqarojmë; ballafaqimi i transformimit me krijimin, a është problem shkencor apo filozofik?
 Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të sqarojmë kuptimin e nocioneve “transformim”dhe “krijim”. 
Transformimi, është nocion bazë shkencor që, në këtë rast, ka kuptimin e një forme të shfaqjes së materies nëpërmjet shpërbërjes, zbërthimit të saj në forma të tjera apo nëpërmjet sintezës lidhjes së dy a më shumë formave për shfaqjen e një forme të re. Proceset kimike dhe biokimike demonstrojnë tamam transformimin e një shfaqjeje materieje në tjetrën. Shembull i thjeshtë transformimi është zbërthimi i ujit, si transformim i një lloji forme materieje, në dy lloje materieje; në oksigjen dhe hidrogjen dhe anasjelltas; dy lloje materieje oksigjeni dhe hidrogjeni nëpërmjet sintezës transformohen në ujë. Për më tepër, përbërës të caktuar të truallit me praninë e ujit në bashkëveprim me dritën dhe përbërës të ajrit formojnë klorofilin që, nëpërmjet bashkëveprimesh të tjera të mëtejshme, shkaktojnë kombinimin e lidhjeve molekulare të elementëve bazë: hidrogjenit, oksigjenit, karbonit dhe kalciumit për formimin e vargjeve molekulare të lëndëve biologjike dhe kalimin e proceseve kimike në procese biokimike që, nën efektin e rrezatimit elektromagnetik kalojnë në procesin e natyrshëm të metabolizimit që zhvillohet në nivel molekular, qelizor dhe shumëqelizor ne shumë drejtime të zhvillimit, evolucionit natyror të botës organike me një mori llojesh organizmash apo speciesh deri tek specia njeri modern (Homo sapiens sapiens).
Lavosieri,shkencëtari gjenial francez, nëpërmjet eksperimenteve, themeloi kiminë moderne dhe më 1776-n përkufizoi konceptin shkencor të zhvillimit kështu: “Asgjë nuk zhduket, asgjë nuk krijohet, çdo gjë transformohet”. Ky përkufizim, u bë boshti i kuptimit shkencor të botës në fazën e kalimit nga Epoka e Mesjetës, e errësirës se tej-zgjatur, në Epokën Moderne të ndriçimit shkencor, ndriçim që filloi me botimin e konceptit heliocentrik nga Koperniku (1543) dhe, pas progresit të madh shkencor në të gjitha drejtimet, u konsolidua me botimin e evolucionit natyror të llojevetë botës organike nga Darvini (1959).
 Krijimi,si ide për ngjarje të para-përcaktuara që ndodhin si domosdoshmëri, jo prej procesesh graduale që shfaqen kur arrihet caku (si për shembull pika e vlimit), por si pasojë e veprimit të një force të padukshme të padiktueshme, është i lidhur me veçoritë fiziologjike të individit në procesin e rritjes dhe edukimit në bashkëveprim me mjedisin jetësor. Pra, individi, qysh kur fillon të arsyetojë, gjendet në dyluftim të brendshëm, duke u shprehur: “Të besoj apo të mos besojë që veprimet e mija janë të përcaktuara dhe të kontrolluara nga Zoti, me vullnetin e të cilit jam krijuar”. Nga kapaciteti i aftësisë së tij personale për të arsyetuar dhe vlerësuar, me logjikë konsekuente, realitetin dhe shpjegimet në tekstet mësimore, individi, mund të arrijë ose jo, të kuptojë ngjarjet me shkak të padiktueshëm sipas proverbit “Ku ka tym ka zjarre” dhe të jetë i vendosur që çdo shkak i panjohur qëndron si i tillë gjersa studimet kërkimore ta zbulojnë.
Rrjedhimisht, Krijimi ka humbur kuptimin e përdorimit si fjalë e zakonshme si mund të përdoret në këtë fjali; “ky projekt është krijimorigjinal i grupit tonë të studimit” dhe, kur ballafaqohet me kuptimi shkencor të ngjarjeve, e ndërron kuptimin e përdorimit të zakonshëm; bëhet alternativë e kundërt e bazës së arsyetimit shkencor, transformimit të materies; mohon të vërtetën që çdo ekzistencë e re është pasojë e transformimit të një ekzistence të mëparshme dhe është standardizuar si emër i përveçëm absolut,Krijiminga Krijuesi i botëve, si dhe çdo gjëje të pa gjallë dhe të gjallë në Tokë; krijues dhe kujdestar i njerëzimit. Klerikët; si ideatorë dhe predikues të shenjtërisë së Krijimit nga Krijuesi, nga Perëndia; pretendojnë sikur predikimet e tyre përbëjnë teori paralele dhe alternative me teoritë shkencore deri në absurditet; midis të tjerash, propagandojnë sikur lindja, të jetuarit dhe vdekja e çdo individi drejtohet nga Perëndia; sikur Perëndia zotëron marifetin, që, me telekomandime të posaçme të padiktueshme arrin të drejtojë mbarë proceset dhe sikur merret me një jetë të padukshme pas vdekjes, jetë të shpirtrave pa trup e pa shqisa. Ky përdorim i krijimit nuk figuronte në Lashtësi si ideologji zyrtare e Perandorisë Romake (Latine). Në atë periudhë, çdo episod i treguar për ndonjë fenomen të përhershëm të natyrës, apo të shoqërisë njerëzore, sigurisht pasojë e një procesi të panjohur që ndodhte në këtë apo atë drejtim, shkaku i referohej një perëndie të posaçme, dhe tregimi quhesh mit dhe, aktualisht, fusha që studion morinë e miteve me shumë perëndi quhen mitologji. Pra, tregimet për ngjarjet që, u referoheshin forcave të panjohura, u atribuoheshin perëndive të ndryshme apo Krye-perëndisë dhe, duke u etiketuar mite, nuk përziheshin me interpretimin shkencor të fenomeneve apo koncepteve për probleme jetësore. Konkluzionet shkencore të nxjerra nga Shkencëtarët e lashtësisë; në matematikë, fizikë, astronomi, filozofi, etj. nuk prekeshin nga predikimet e orakujve, klerikëve antik dhe thëniet e orakujve apo predikimet e tyre nuk ballafaqoheshin me konkluzionet shkencore, siç veprohet aktualisht nga teoricienët e teologjisë. 
Kthesa e jashtëzakonshme në tregimet mitologjikeu bë kur kleri i lashtë i tempujve me shumë perëndi përzgjodhi një mit dhe e vuri përmbi konkluzionet shkencore; dhe miti doli në skenën ideologjike nëpërmjet lëvizjes masive që u organizua nga një fraksion i Klerit Hebraik. Shkas për daljen e këtij fraksioni në Provincën Hebraike të Perandorisë Romake u bë shpresa për ardhjen e Shpëtimtarit pas Moisiut, ishte shkruar profecia në Bibël. Në kushtet që vuajtjet shtoheshin, nxitesh shpresa e ardhjes së shpëtimtarit deri në ankth. Ankthi i pritjes së shpëtimtarit nga vuajtjet e padurueshme shkaktoi zhvillimin e hamendjeve për ardhjen e Tij. Në këto rrethana besimi, një nga mitet që i referohej një perëndie të hershme se gjoja kishte bërë të mundur që, me frymën e vet hyjnore, të lindte birin e vet me një virgjëreshë, filloi të ritregohej si ngjarje reale që, gjoja, kish ndodhur me Perëndinë e tyre Jehovah. 
Disa klerikë, të ndodhur ngushtë ndaj njerëzve në vuajtje që përplaseshin në faltore me shpresë shpëtimi, filluan të qetësojnë besimtarët duke iu shpjeguar këtë mit si ngjarje të vërtetë dhe kur Shpëtimtari, i Biri i Jehovahut s’ po dukej, miti kishte bërë për vete besimtarë të panumërt. Miti vazhdoi të përhapej me dhjetëra e dhjetëra vjet dhe u zgjerua në territorin e Perandorisë. Natyrisht paraqitja e këtij miti si realizimi i profecisë së shkruar në Librin e Shenjtë, nuk mund të pranohej nga pjesa mbizotëruese e Hebrenjve dhe e pjesës kryesore të klerit, të cilët mbrojtën shenjtërinë e Jehovahut, aspak si analog i shumë perëndive që u përkasin drejtimeve të tjera dhe popujve jo-Hebraikë. Kështu, prej tyre miti i ritreguar, u quajt si ngjarje që një mashtrues ishte paraqitur si Shpëtimtari i pritur.
Kjo ndodhi, solli formimin e fraksionit që nuk mund ë zmbrapsej para turmave të tyre, që tashmë ishin bindur prej tyre që Shpëtimtari (Jesusi, Krishti, apo Hebraisht – Jeshua-i) ishte i vërtetë dhe besonin që, mos-daljen e Tij konkrete ishte tamam, siç shpjegohej, me tregimet e mirënjohura të Dëshmitareve. Dëshmitarët, që në fakt ishin agjitatorë të tregimeve të tyre, të cilat i shkruanin dhe i shpërndanin, fillimisht ishin fraksion në faltore të njëjta me kundërshtarët. Kur Dëshmitarët u detyruan të largohen nga faltorja e përbashkët tradicional Çifute, turmat grumbulloheshin nëpër sheshe dhe përpara faltoreve të reja qe u bënë Kisha në rajone heterogjenë të pjesës lindore të Perandorisë, ku gjuhë e shkruar, përveç Hebraishtes ishte Greqishtja. Kështu miti me shpëtimtarin Jeshuame babanë Jehovah përkthehej në Greqisht me, Jesus (Jezus), Krisht dhe Bir i Theos-it
Ithtarët e Krishtit u quajtën krishterë dhe lëvizja e të Krishterëve, Krishterim. Lëvizja zgjerohej dhe sillte çrregullime në funksionimin e Perandorisë, prandaj përndiqej egërsisht. Megjithatë, përhapja u intensifikua dhe u bë masive gjersa vetë Perandori Konstantin e shpalli veten besimtar i Krishtit dhe, me Deklaratën Perandorake të vitit 333, Krishterimi u shpall fe barabartë dhe u ndalua përndjekja e të krishterëve. Në këtë kohë, gjendeshin disa dhjetëra broshura të veçanta të shkruara e të paraqitura nga dhjetëra klerikë si variante që vërtetonin demonstrimet e shpëtimtarit që u shfaq në moshën 30 vjeçare me veprime që tregonin forcën e tij hyjnore, Kryqëzimin, dhe ringjalljen e fluturimin në Qiell, etj. 
Një grup klerikësh të lartë, me urdhër të Perandorit, zgjodhi katër Dëshmi; i bashkoi në një Libër të vetëm dhe e quajti Bibla e Re. Në vitin 380, Krishterimi u shpall e vetmia fè zyrtare e Perandorisë dhe zyrtarisht u ndaluan besimet në Perëndi të tjera. Feja e re monoteiste dominuese, e qetësoi lëvizjen gjithnjë në rritje dhe e stabilizoi administrimin e Perandorisë. Me këtë ngjarje u ri konstruktua kalendari; nisi Epoka e Re Pas Krishtit, e cila praktikisht nuk fillon siç është përcaktuar në kalendar, por kur u zyrtarizua Krisërimi si Fe Monoteiste në Perandorinë Romake në vitin 380 Pas Krishtit. Pas këtij viti filloi tamam sundimi i idesë së Krijuesit dhje Krijimit; filloi të sundojë ideja që e ardhmja e njerëzimit përcaktohet nga Perëndia, që do ta dërgojë përsëri në Tokë Birin e vet për shpëtimin e njerëzimit nga të këqijat. Sundimi i perandorëve, mbretërve, apo krerëve të provincave u përforcua shumë; shpalleshin me bekim të Klerit prej vullnetit të Perëndisë.
Duke tundur Ungjillin, Klerikët e krishterimit, me turmat e ithtarëve, filluan përndjekjen e atyre që nuk deklaroheshin të krishterë, sidomos personelit pranë tempujve ku ishin bibliotekat, shkollat, dijetarët, dhe studentë. Turmat, me besim të verbër te Libri i Ri hyjnor, ishin entuziazmuar së tepërmi se s’ kish nevojë për libra dhe dijetarë; Profesorë dhe dijetarë u deklaruan klerikët që po u mësonin njerëzve Librat e Shenjta; Biblën e Vjetër dhe Biblën e Re. 
Në këto rrethana, dijetarët dhe profesorë që nuk predikonin përmbajtjen e librave të shenjta përndiqeshin dhe masakroheshin. Midis ngjarjeve të rënda, në vendosjen e sundimit të mësuesve të Biblës në drejtim të çdo veprimtarie, është regjistruar masakra tmerrësisht çnjerëzore që bëri turma e krishtere më 415-ën; e rrëmbyen, e zvarritën, e çuan në faltore, e zhveshën, prenë copa=copa Hypatia-n e Aleksandrisë, matematikane astronome, Profesoreshë e filozofisë.
   Epoka e Re e monoteizmit, duke vendosur disiplinën shtetërore nën hijen e Birit të Perëndisë; Perëndisë që do të zbres në Tokë, nxiti shpërfilljen e artit, letërsisë, shkencës. Monoteizmi u bë ideologji sunduese e Perandorisë. Duke rënë niveli i kulturës, shkencës dhe i filozofisë në kuptimin e natyrës. Nga kjo rënie u dobësua funksionimi i Perandorisë deri sa Perandoria Romake e Perëndimit ra dhe lindi shteti klerikal Papati që kurorëzonte mbretër e perandorë. Kleri dhe ideologjia e Krijimit u bënë forcë sundues dhe vrasja barbare e Hypatia-s u përsëritë me djegien së gjalli të Xhordano Brunos dhe kërcënimin e Galileut, nëse nuk tërhiqej nga zbulimi i tij shkencor. Epoka e Re e sundimit të ideologjisë klerikale monoteiste, u quajt nga shkence e Historisë Mesjeta e Errët, gjersa rilindi Qytetërimi Antik i zhvilluar në kushtet e ndarjes së predikimeve klerikale nga konkluzionet e arritura me metodë shkencore.
-      Meqenëse jeni ateist konsekuent, ç ‘mendim keni për mbylljen e faltoreve të të katër feve në Shqipëri, në epokën e sundimit të Komunizmit?
   Kësaj pyetjeje nuk dëshiroj t’i përgjigjem, sepse e keni formuluar keq.

Ku qenka e keqja këtu?

Tek etiketimi që më bëni “ateist” dhe tek etiketimi i diktaturës moniste si “sundimi i komunizmit në Shqipëri”, shoh një shmangie nga biseda tonë për kuptimin shkencor të koncepteve. 
   Habitemqë nuk ju kam sqaruar në biseda dhe komunikimin tonë që etiketimi ateist i një studiuesi, që arsyeton me logjikë shkencore, është fyes, përbuzës.
-      Përse, kur ju cilësohet qenia ateist, e quani etiketim përbuzës? 
   Sepse nuk jam ateist për dy arsye;
Në rradhë të parë, nuk mund ti thuhet dikujt që s’ është, ta zëmë, sportist “asportist”, apo një kleriku që s’ është shkencëtar “ashkencëtar”; apo një të krishteri që s’ ësht budist abudist,etj.
  Në rradhë të dytë, termi “ateist”ka pas dal kryesisht prej epokës së sundimit të ideologjisë së Krijimit. Një individ, kur ishte korrekt me opinionin mbarë dhe sillej mirë, cilësohej se ishte në udhë të mbare, me Zotin, me kuptimin teist. Ndërsa, kur individi ishte jo-korrekt me opinionin e gjerë, nuk sillej mirë, gënjente, vidhte apo sillej keq thuhej se kishte dalë nga udha e së mirës, udha e Perëndisë; cilësohej jo me Zotin, ateist; pra, jo në udhën e së mirës, në udhën e së keqes. Ky etiketim për këdo që udhëhiqet nga ideologjia shkencore e evolucionit dhe transformimit të materies, është shumë poshtërues. Në këtë fjalë të vetme shprehet plotësisht agjitacioni propaganda e feve kundër unitetit të njerëzve rreth ideologjisë shkencore të transformimit të materies dhe evolucionit natyror dhe kundër arsyetimit me logjik shkencore për zbulimin e së vërtetës të veshur me enigma dhe më tej që përçajnë njerëzimin e grupuar në besime fetare divergjente në emër të Perëndisë që ka krijuar njeriun, por jo fetë konfliktuale deri të armatosura.  
-      Po më çudit ky arsyetim për të vërtetën e fshehur në termin ateist. Tani dua të pyes nëse fsshihet, çfarë fshihettek shprehja ime “sundimi i komunizmit në Shqipëri, qëqenka jo korrekte për të përcaktuar diktaturën moniste?
Thjeshtë, komunizmi nuk ka sunduar në Shqipëri, megjithëse pretendohet se ka sunduar në Shqipëri dhe në tërë shtetet e Kampit Socialist, nëpërmjet sundimit të partive komuniste.
Këtu, më duhet të sqaroj daljen në skenën botërore të Komunizmit internacionalist dhe të partive komuniste nacionaliste. Kushtet për realizimin e një shoqërie që ta çonte botën, njerëzimin në një shoqëri të përsosur, ashtu siç ëndërrohej edhe nga besimtarët e degëzimeve fetare, u përcaktuan në Manifestin Komunist (1948). Kështu u themelua Internacionalja Komuniste në vendet më të zhvilluara në qytetërim, kulturë, shkencë, industri, e cila stimulonte zhvillimin e mëtejshëm industrial dhe teknologjik të shteteve më të zhvilluara arritjen e një shoqërie ku klasa punëtore që zotëronte teknologjinë dhe makinerinë e prodhimit ne industrinë e ngritur me kapitalet e borgjezëve, do të zhvillohesh e të arrinte të bëhej klasa mbizotëruese e shoqërisë e quajtur proletariat. Në këto kushte, klasa punëtore do të kishte obligimin të bëhej klasë sunduese ne shtetet më të zhvilluara dhe në harmoni me njëri tjetrin. Kalimi i Klasës punëtore si administruese e shtetit do të bëhej me revolucion proletar dhe vendosje të një diktaturë e proletariatit. Këtu, termi “Diktaturë e Proletariatit” është term i gabuar, do të duhej “Diktaturë e Ligjeve të Shteteve Demokratike më të Zhvilluara të Botës”.
Kthesa e pazakontë në ecurinë e zhvillimit u bë kur Partia Social Demokrate Ruse u uzurpua nga Lenini dhe u quajt Parti Bolshevike Social Demokrate. Mandej, Partia Bolshevike bëri për vete disa reparte të ushtrisë të lodhura nga Lufta e Parë Botërore; me to, sulmoi Qeverinë Demokratike të etiketuar borgjeze dhe themeloi Shtetin Bolshevik. 
Ligji i parë i Shtetit Bolshevik ishte “Toka i takon atij që e punon”. Me këtë tregohet qartë që Bolshevizmi u bë forcë sunduese, jo nëpërmjet një revolucioni proletar. Por nëpërmjet fshatareve te armatosur në reparte ushtarake dhe, jo vetëm që s’ ishte revolucion proletar në ndonjë shtet të zhvilluar, por ishte në një shtet të madh të prapambetur, ku fshatarësia përbënte shumicën dërmuese të popullsisë. Partia Bolshevike Social Demokrate e Leninit, si parti sunduese e shtetit, e mori emrin Parti Komuniste Bolshevike e Bashkimit Sovjetik. Internacionalen Socialiste e shpalli tradhtare të Komunizmit, meqenëse ajo nuk e vlerësoi bolshevizmin si komunizëm. Në emër të Bolshevizmit komunist Lenini, kryengritjen për kapjen e sundimit dhe terrorin për mbajtjen e sundimit e quajti “Terror i Kuq” të Revolucionit Proletar, kundër “Terrorit të Bardhë” borgjez që kundërshtonte Revolucionin Proletar. Në realitet, Partia Social Demokrate Bolshevike Ruse ishte “Parti Nacional-Komuniste Ruse” që u imitua pak më vonë nga partitë social-demokrate të tjera, sidomos ajo Gjermane që e quajti veten “Partia Nacional Socialiste Gjermane”, shkurt “Naziste” si “Bolshevike”.
Kështu pra, Komunizmi internacionalist u zhduk, u zëvendësua me të ashtuquajturin Komunizëm Rus, me bolshevizmin terrorist duke u shfaqur kudo si Parti Komuniste Nacionale. 
Një Parti e tillë u bë sunduese e Shqipërisë, për më tepër Enveri, demonstroi hapët se ishte një sundues i tmerrshëm në zbatimin e terrorit të kuq në emër të bolshevizmit, që në fund e quajti Marksizëm-Leninizëm, nuk e zuri më në gojë emrin komunizëm dhe poshtëroi të tëra Partitë Komuniste të Botës.
   Ja pra, në Shqipëri nuk sundoi Komunizmi, por aventurieri, të cilin kur mbushu 33 vjeç e bënë Kreun e Paretisë bolshevike sundimtarin potencial të Frontit dhe të Shqipërisë; sundoi Enveri. Hija e Enverit na tremb të themi “antienverist” dhe themi “antikomunist”. Komunizmi si ide e një shoqërie të përparuar industriale dhe teknologjike me demokraci të epersosur, mbeti ide, ndërsa Bolshevizmi që i thonë Leninizëm, faktikisht marksizëm i bolshvikëzuar fshatar Rusishte veshur me petkun komunizmit i një shteti të prapambetur që pretendonte të bëhej udhëheqës i shteteve të përparuara.
-      Më duket se e tepruam, sikur u shmangëm nga synimin i bashkëbisedimit për vërtetimin e thelbit energjetik të bërthamës; transformimin e materies kozmike në bërthamë të Tokës; por unë dua të di mendimin tuaj për aktualitetin, prandaj po ju pyes, cili është mendimi juaj për ngjarjet në Shqipëri, pas rënies së Murit të Berlinit deri më sot?
Siç më duket mua, Muri i Berlinit përfaqësonte simbolin i ndarjes së dy botëve; simbol që ndante Botën Diktatoriale Bolshevike Antikapitaliste nga Bota Demokratike Kapitaliste. Enver Hoxha e kish futur Shqipërinë në udhën e Bolshevizmit Rus, qysh kur zbatoi urdhrin që të vendoste në kapën e ushtarëve të Frontit Çlirimtar Yllin e Kuq Bolshevik të quajtur Internacionalist, dhe të hiqte Shqiponjën Kombëtare të quajtur nacionaliste. Pas Luftës u ndodhëm brenda Botës Bolshevike të quajtur Kamp Socialist. Enver Hoxha, si aventurier, i komanduar, duke shpallur miqësi të mëdha, s’ e kish problem t’ i kthente, t’ i deklaronte tradhti të mëdha dhe veten ta quante gjigant që matej me armiq super-gjigantë. Hopi i pare gjiganti Enver Hoxhës ndodhi kur demaskoi tërë partitë komuniste-bolshevike në Mbledhjen e Moskës (1960), duke veçuar Partinë e Kinës; mandej hopi i dytë i madh ndodhi, kur demaskoi edhe Partinë e Kinës që e kish ngritur në qiell.
Kur filloi të shfaqet prioriteti i progresit teknologjik, i drejtim organizimit dhe i mirëqenies masive në vendet më të zhvilluara kapitaliste, me në krye Shtetet e Bashkuara, ndaj kampit socialist, me në krye Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha, i shkëputur nga Kampi Socialist dhe Traktati i Varshavës, dash-pa-dashur, ishte pozicionuar në anën e Perëndimit Kapitalist, sidomos me demaskimin e të gjitha partive bolsheviko-komuniste; kështu, për zërin e tij të demaskimit të partive komuniste të botës, Enveri shpresonte shumë në një ndihmë indirekte nga Perëndimi. 
Afrimin e situatës që ndikoi rënien e murit të Berlinit, më shumë e ndjente sesa e shihte Enver Hoxha, i cili po shihte fundin e palavdishëm të tij, prandaj tentoi të bëjë hopin e tretë gjigant, të dalë hapët për një miqësi gjigante me Perëndimin, konkretisht, me Gjermaninë. Për këtë hop të Enver Hoxhës, shërbimet e fshehta e kishin shtruar udhën, nëpërmjet vizitës se Shtrausit (1984). Shtrausi Erdhi, si gjoja gjatë një udhëtimi turistik të rastit, kur doli në shtypin gjerman mendimi se vizita ”nuk është e rastit, as thjesht turistike”. Në fakt, Shtrausi erdhi me projekt konkret ekonomik, esenca e fshehur dhe e mbetur e fshehët, ishte, të jepte miratimin Shqipëria që, pa asnjë investim të saj, të ndërtohej një magjistrale Trans-ballkanike veri Jugë, nëpër të cilën maunat e ardhura nga jugu të përshkonin Shqipërinë dhe të arrinin në Bon e kudo në Evropë. Veç të ardhurave nga qiraja e përdorimit të magjistrales, Shqipëria do të kishte edhe leverdi nga marrëveshje të tjera. Objektiv për realizimin e kësaj marrëveshjeje ishte takimi Enver-Shtraus. 
Mbetet e paditur se si nuk u realizua objektivi i ardhjes së Shtrausit, takimi me Enverin. Që Enveri, mezi e priste takimin, del e qartë po të kuptohen hopet gjigante të tij. 
   Në botimin e veprës së tij ca vjet para kësaj vizite me titull “Imperializmi dhe Revolucioni”, Shtrausi karakterizohet si hitleriani që bënë ligjin në Gjermaninë Perëndimore me këto fjalë: “... është përkrahësi më i vendosur i nazizmit hitlerian e një nga militaristët më të egër gjermanë”. 
   Mua më duket, sikur Enveri u fsheh, kur erdhi Shtrausi. Pse? Ngjanë, sikur hopin e shumë pritur që përgatitej ta bënte Enveri, e anuloi vet organizuesi sekret, apo e pengoi ndërhyrja e ndonjë shërbimi tjetër të fshehët i padiktueshëm, me marifete që i bënë dhe i di vetëm ai. 
  Rrjedhimisht, nëse do të ishte realizuar Takimi, dhe nëse Enverit dhe Shtrausit nuk do tu qe përshpejtuar vdekja, Shqipëria do të lidhej me Perëndimin, para rënies së murit të Berlinit pesë vjet më vonë (1989), sigurisht, udha e Shqipërisë drejt demokratizimit kapitalist do të bëhej nëpërmjet investimesh dhe jo kështu, siç e shohim, edhe sot. Kaq.
-      Ju lutem, Profesor Vedati, si e vlerësoni pikërisht këtë periudhe 30 vjeçare të kalimit në demokraci kapitaliste? 
Vlerësohet ashtu siç e di i madh e i vogël, siç e di çdo krye-partiak politik, çdo Krye-klerik. Nuk ka nevojë që unë të përsëris atë që përsëritë pllaka e gramafonit “Plotësoni Kushtet”. Kaq; më tej s’kemi pse të “rrahim ujë në havan”.

-      Atëherë, ndonjë fjalë për lamtumirë me lexuesin.

Së pari ju falënderoj juve që më krijuat mundësinë që, nëpërmjet bisedës tonë, t’ i transmetohet lexuesit teoria ime e re dhe revolucionarizuese, jo vetëm për konkluzionin shkencor, por edhe për funksionimin e çdo procesi dhe për shfaqjen e çdo dukurie nëpërmjet transformimit të materies. 
Me këtë rast po shtoj për lexuesin; cilido nga ne që të jetë i shëndetshëm, i përgatitur për të përballuar vështirësitë e mundshme dhe i respektuar duhet t’i nënshtrohet vetë disiplinimit me qëllim: për të mos i bërë tjetrit, atë që s’ dëshirojmë të na i bëjnë; për të ruajtur ndjenjën e masës sipas proverbit “gjella me kripë kripa me karar” në mënyrë që ndonjë argëtim të mos na bëhet mani dhe ves negativ; për të vrojtuar e studiuar me këmbëngulje që të arrihet njohja e mjedisit jetësor dhe e funksionimit të tij; për të njohur trupin tonë dhe funksionimin e tij; për të qenë korrekt.