Skice
Najada u shkëput nga shoqet e saj të punës dhe erdhi me një frymë drejt meje.Mendimi, që së shpejti ajo do të martohej më kishte bërë disi nervoz e të heshtur.Krenaria për vajzën mbytej në ato moment nga diçka e fshehur thellë në qenien time prindërore.Ishte tamam një endje nëpër vete,që unë ende s’e kisha gjetur recetën dhe brengosesha.Nuk bëja llogari,jam njeri drejt e drejt ose pothuajse i tillë.Mardhëniet e mia të djalin e vajzën ishin të natyrshme,të lirshme,hera herës liberale.Nuk them se ishin të përkryera,por e përgjithmja ishte e përsosur.Djali me passion e vullnet u bë mjek automobilash,ndërsa vajza mjeke grash(mamie),gjithashtu edhe nusja e shtëpisë po ndjek shkollën e shërbimit njerzor.Pra,unë po realizoja ëndërrën për një familje të shëndoshë,por ja që erdhi martesa e vajzës dhe mua më dukej sikur diçka po lëvizte nga gurët e themelit.
-O ba’,a ke dëshirë të vish me ne për një kafe?-më foli vajza pa u afruar mirë,zëri saj mu duk paksa i tjetersuar,më i thjeshtë,më i pjekur dhe më i ëmbël.
-Faleminderir!Një herë tjetër,- dhe kapërdiva një ngërç që mu krijua në atë çast nga loti i fshehur në grykë.
Ajo buzëqeshi dhe u largua me nxitim për nga shoqet e saja,që zbardhnin si pulëbardha nga uniformat spitalore.
“Një here tjetër-pëshpërita,E ku mund të vinte ajo,një herë tjetër,ajo së shpejti martohej!Ja futa kot,po ashtu i përhumbur isha në ato moment. Ndoshta e kisha nga koha.Mezi merrja frymë,ajri ishte aq rëndë sa të shtypte krahërorin.Vazhdova rrugën,e habitshme,dhe kanalet anës rrugës në lagjen time po më dukeshin të bukur!Më pëlqente era e ujrave të mykura,aroma e gjetheve të thata që njomen në kanal dhe ajo,e përditshmja,jashtëqitja e qytetit që ngjitet në mjetet e bashkisë e degëdiset tutje nga periferitë.Jo,jo këto lloje shijesh nuk kanë asgjë të sëmurë,besomëni mua.Përkundazi,ndoshta unë kam paragjykime,ose dalin në pah vetëm nga brengosja ime.Eshtë e vërtetë unë e dua qytetin tim ashtu siç është në të vërtetë.Durrësi është plotë dritë,që mbizotëron tërë bregdetin.Dua javën e vitin,kohën e erave bregdetare.Po,kam kaluar aty fëmijërinë,rininë,jetën time.Aty është më lehtë për të mbretëruar.
Më ishte zgjuar vemendja,apo e kisha të fjetur,s’po arrija ta kuptoja.Epo ç’dreqin kam që dal mbi ligjet e natyrës.Harmonia ime me jetën ishte e plotë,përputhesha me të me të mirat e të këqijat e saj.Por,përse më robëronte gëzimi?Vajza lind në shtëpinë e huaj e shkon në shtëpi të vet,më thoshte shpesh gruaja,por ne atë e bijë s’e pranonim këtë thënie popullore.U mbështeta pas një trungu dhe ndeza cigare,në çast më erdhën në mëndje duart e saj të vogla që më ndizte çakmakun,kur unë vija cigaren në buzë.Pastaj,vështrimin e saj ngallëzyes,kur unë botova librin e parë.Kujdesi që unë tregoja për të mos e lënduar.Pastaj,coprash bisedash e zënkash që janë të pranishme në çdo familje,përpjekjet në maturë e fakultet për të arritur atë që i kishte vënë vetes detyrë,lufta për të zënë punë në spitalin e qytetit,dhe së fundi vinte martesa…!
Qesha i përhumbur,kalimtarër më kanë marrë për të çmendur.Cdo lëvizje ndjesie,shton ose pakson sensualitetin e ekzagjiruar,duke krijuar pështjellime në karakterin tim që ishte krijuar në ato çaste.Shpejt largova mendimet dhe emocionet,unë kisha ndërtuar një jetë,po ashtu edhe ajo do të ndërtonte një jetë.
Dhe atë ditë,që ajo hodhi vellon e bardhë të nusërisë,unë isha zhveshur nga ato mendime,por prindi e përjeton jetën e fëmijëve të tij deri në vdekje.Re të trishtuara do të enden gjithmonë në qenien e tij,paçka se fëmija do të jetë i lumtur,meraku do e gërryej përjithmonë.
Vladimir Shyti
Durrës