Një festë ndryshe, një rast më shumë për të festuar 28 Nëntorin e Pavarësisë nga një organizim i denjë festiv në Cavendish Hospitality (off mercedes Benz) Edgware Road Colindale London NW9 5AE Datë 25 Nëntor Ora 18:00 Sponsor Upper Crust Coffee Bar Restaurant Me yjet e muzikës Marjola Kacani, Elda Berisha, Vladimir Seferi, Zef Beka
Monday, 31 October 2016
Thursday, 27 October 2016
KOSOVA ËSHTË SHQIPERI !
Halit Xhemë Elshani
KOSOVA ËSHTË SHQIPERI !
LAJTHITJËT
E TASHTUQUJTURËVE “BABALLARË-VE” TË KOMBIT NË BRUKSEL E VUEN DR.IBRAHIM RUGOVËN NË DILEMË, GATI, GATI NË TË
NJATAT VALË MË SINAN HASANIN !?
PASARDHËS I
FAIK KONICËS NË BRUKSEL ISHTE PA DYSHIM
DR.YDRIZ BASHA I NOVOSEJT DHE PAS TIJ HEROI ENVER HADRI!
Gjëja më e
pamoralshme, e turpshme dhe e rrezikshme që një njeri mund të bëjë në art është
kur në dijeni ta ushqejë publikun me injorancën dhe shijet e tija.
Edmund Ëilson
Sinan Hasani në librin e vet ;“Kosovo, istina i
zablude”, “Kosova, e vërteta dhe
lajthitjet (mashtrimet)”. e
botuar nga Qendra për Informacion dhe Publikime në Zagreb më 1986, përkatësisht
nga Biblioteka:”Fuqitë e fshehta”, e
dorëzuar Akademisë se Shkencave dhe Arteve
të Kosovës më 17.03.1986 , e cila më ra në dorë këto ditë dhe vendosa të bëjë
një recenzion dhe një analogji të shekullit të kaluar. Ajo benë fjalë gjoja për
veprimtarinë subversive të emigracionit dhe ishte në shërbim të shërbimit
inteligjent përkatësisht në funksion të shërbimit të fshehtë e Sinani si shef i
atij shërbimi famë keq për Kosovën !? Pra në këtë libër në mes tjerash Sinan
Hasani shkruan për veprimtarinë armiqësore të:” siç thotë ai kinse psikiatër dr
Idriz Basha” i Novosejt më prejardhje nga Shqipëria i cili kishte jetua një
kohë si emigrant në Kosovë dhe kishte vazhdua gjimnazin real në kl. me Prof.
dr. Fahri Sejdiu, të cilin e kujton me nostalgji sepse as një herë nuk e pa ma
dhe i cili nuk e vizitoj kurrë Kosovën
qe aq shumë e deshti dhe aq shumë luftojë për të, për shkaqe të
botëkuptimit dhe kualifikimit armiqësor qe i benë aso kohe Sinan Hasani në
librin e vet: “Kosova, e vërteta dhe
lajthitjet (mashtrimet)”. Po si ka mund të jetë ai adoleshent fashist në
ish Jugosllavi qe e ka strehua!?. Profesor Sejdiu sa herë takohem më të me
porosit dhe i dërgon librat e veta si shenjë respekti qe ka për të për shokun e
klasës. Por ai ndrroj jetë më 18 shkurt 2015 në moshën 76 vjeqare dhe u varros
në Bruksel më 25 shkurt 2015.
Idrizi si i ri
ikën me familje nga Shqipëria në Kosovë
dhe vazhdon shkollën në Gjimnazin real në Prishtinë, pastaj kalon një kohë në
strehimoren e njohur në Gerovë të Republikës së Kroacisë. Nga Gerova në mënyrë
të organizuar nga Mbretëria Belge më ndërmjetësimin e kishës katolike emigron
në Belgjikë. Aty i vazhdon studimet në mjekësi. Veprimtari, publicisti,
psikoanalisti Idriz Basha i Novosejt është i pari dhe i rralli nga emigracioni
i vjetër shqiptar që është marrë më çështjen e pa zgjidhur kombëtare, më
ndarjen e pa drejt të kombit shqiptar. Ky veprimtar e ka mbajtë të gjallë
çështjen atdhetare më shkrime dhe më kontakte më njerëzit vendimmarrës më me
ndikim në Evropë dhe më gjerë. Pas demokratizimit të Shqiperis ai ishte
ambasadori i parë në Mbreterinë e Belgjikës në Bruksel
Brukseli: Ishte Qelula e lëvizjes mbarëkombëtare në krye më dr. Ydriz Basha dhe Enver Hadrin.
Fillimisht si zë i
vetëm, pas të madhit Faik Konicës ishte neuropsiatri Ydriz Basha i
Novosejt, pastaj ju ka bashkangjitur
heroi i pa shpallur i diplomacisë shqiptare z. Enver Hadri dhe më pastaj Riza
Budakova,.... Bazat e diplomacis shqiptare i ka vue dr.Idriz
Basha i Novosejt ish ambasador i Shqiperisë demokratike. I shoqeruar ma pastaj
qe nga viti 1973 me Enver Hadrin shumë vjet para Ibrahim Rugoves.Sot as kush
nuk e perfillë ketë veprimtari te tyre. As një fjalë, as një Mirnjohje, as një
dekoratë! Keta ia kanë hap çeshtjes shqiptare dyert ne Parlamentin Evropian,
Senatin ketu në Mbreterin e Belgjikes , Salzburg dhe Kombet e Bashkuara.
Egzistojnë Memorandume, Rrezoluta ne arhivat gjegjese. Keta, pikrisht këta ia
kanë shtrue siq thuhët qilimin e kuq Ibrahim Rugoves për të ecur lirshëm në
takimet qe ia kanë sponzorue. Këta me 1976 janë takue edhe më Anjeza Gongje
Bojaxhi alias Nena Tereze të cilën e kanë njoftue më përseafermi me gjendjën e
popullit shqiptar dhe më aktivitetin e tyre për senzibilizimin e shkeljeve të
te Drejtave elementare të sanksionuara më Konventa Nderkombetare. I nderuari
Frenk Shkreli, pasi jetoni n'Amerike interesou dhe zbardhe ket pohim timin duke
lyp n’arhivën e KB. Gjithashtu interesou për zbardhjën e takimit me Nanen Tereze ne Mons te
Belgjikes në vitin 1976, interesou si gazetar dhe hulumtues, takimin me Dalaj
Lamen ne Bruksel. Pra çeshtja shqiptare ka nje historiat dhe ajo duhet të
shkruhet drejt pa anue mbi baza partiake, konfeksionale, klanore etj. Jemi
mësuar me ua rrah krihët njeri tjerit pa
kurrfarë kriteri. Sejcili shkrim i ka dy anë të medaljës. Ketë e kemi harrue
fatkeqesisht qe te gjithë ! Andaj euforia qe na ka kaplue për të thenë diq dhe
për te berë histori te gabuar, na ka kushtue dhe do na kushtojë. Sejcili qe ka vue një gur themel, kush ma
heret e kush ma vonë duhët te çmohët. Keto ditë pas vdekjes në një komomeracion
u permend edhe Gani Azemi si themeluaes i bazes se Diplomacis! Keto shtremrime i
nderuari Frank nuk i sherbejnë çeshtjës kombetare, krijimit te shtetit përkatesisht kontributin e
dikujt ma heret dhe ne kohra edhe ma të veshtira. Ai qe i ka vue bazat e Diplomacis duke e institucionalizue çeshtjën
kombetare nëpërmes Rezolutave, është vra më 25 shkurt 1990, nga dora fashiste
serbe në kolaborim me shqipfolsit në kryeqytetin e Evrpës, në Bruksel. Për qudi edhe sot e kësaj dite nuk është
zbardhë nuk jane vue para drejtsis. Andaj shpresojmë në zbardhjën e kësaj
vrasje pasi këto ditë u prangos Draskoviqi në Kroaci. Andaj kontributi i tij
nuk mund te nepërkembët. Heroi i parë i
diplomacis shqiptare ka veprue nja 20 vjet para ardhjës se Ibrahim Rugoves. Ai
i nderuar nuk ka as edhe një Rezolutë te aprovuar për çeshtjën shqiptare. Nuk e
ka as një nënëshkrim. As kush nga mergimtarët nuk ka arrijtë në mënyrë
instuticionale më shtrue çeshtjen shqiptare në institucionët
vendimarrsen’Evropë e më gjerë. Vlen të cekët se marksitet-leninistet-
enveristët nuk kanë mujt me zhvillue
aktivitete instuticionale në Evropë qe trumpetinë e organizojnë takime e
përkujtime duke u thuer lavdata. Kam pasur fatin të
takoja, të njihem dhe të shkruaj për të madhin Idriz Basha. Në Bruksel më plot të drejtë mund të thuhet se: pas 100 vjetëve pasardhës
i Faik Konicës është pikërisht Idriz Basha. Për çudi as një vlerësim nuk iu
është dhënë nga kosovarët, asosacionët në Belgjikë nga institucionet dhe Shteti
i Kosovës, për të cilin investojë tërë qenien e vet intelektuale. Përqudi as në
Bruksel. Vitin e kaluar e kan nominue dhe kan caktue vend dhe rrug më emrin e
korronel M.Bajraktari ish oficer i Mbretit Zog i përfolur për bashkpunim edhe
më armiqët e kombit shqiptar nga Beogradi.
Pra ai ishte i
pari qe ia organizoj disa takime në Senatin belg dhe e i aranzhoi shumë takime
presidentit Ibrahim Rugova. Edhe shoqeja
e tij z. Kimete Mitrovica morri pjesë si përkthyese në gjuhën angleze. Sot
është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i kujton me krenari te përziera me
mallëngjim ato përpjekje sublime për të sensibilizua çështjen e pa zgjidhur
kombëtare. Nga shoqata Miqtë e TMK-ës me seli në Bruksel ka marrë një
Mirënjohje para tri viteve. Kjo ka një gjenezë, një histori qe duhet përkujtuar
më ngulm, përsonifikimi si fashist si armik nga shërbimet sekrete “Fuqitë e fshehta” Jugosllave dhe nga
shkrimi për të qe ia benë aso kohe “Edhi i zhugaft i Kosovës “akademik” Sinan
Hasani në librin e vet të lartshënuar. Është skandaloze dhe jo reale. Ai as në
Kosovë as në Mbretërinë e Belgjikës nuk ka pasur fashizëm përkatësisht nuk kanë
qenë këto shtete fashiste, andaj nga ai kualifikim aq i rëndë po aq edhe
shantazhues i siguronte vehtes hijearhi të lartë duke qenë edhe Kryetar i
Kryesis se ish Jugosllavisë. Ai në faqën 233 shkruan për librin e Idriz
Bashës:“Monografia apo Libri i Bardhë -
Kosova-përpjekjet tona ” duke mos ja ditur mirë titullin, të
cilën Idrizi e ka shkrua në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Nacionaliste
Shqiptare në Belgjikë, e quan emigrant fashist nga Shqipëria kur dihet se
Shqipëria fashizmin e ka luftua e para dhe është çlirua nder shtetet
e para Ballkanike pa ndihmën e jashtme. Sinanin e mundonte më shumë se Idriz
Basha e shkruante në cilësinë e kryetarit
Botëror të Shqiptarëve nga Kosova e cila gjë e kishte mllefosur shumë, i
kishte shqetësuar edhe të ashtuquajturit “Baballarë të kombit”, këtu, duke i
cilësua at si jo kompetent dhe si kryetar i Legalitetit më seli në Bruksel.
Tani ai bie në sy nga shteti –shërbimet sekrete Jugosllave i cili në Belgjikë
ka pasur një shtrirje të gjerë, nga emigracioni nga vinte sepse kosovarët i
quanin të kuq dhe nga kosovarët kolaboracionistët qe gjoja merreshin më
çështjen e shqiptarëve. Ky trinom i ka ndjekur gjatë tërë veprimtarisë se tyre
i cili ka rezultuar më vrasje të njohura. Idriz Basha përkujton:”Pas kthimit të
varrimit të Vehbi Ibrahimit, isha në veturë me Enverin dhe ia bëra një pyetje: Kush e ka rendin tani, me u vra nga shkau
dhe sejmnet e tyre !? Ti apo unë! -Jo Idriz unë e kam rendin përfundoi Enveri”
dhe siç dihet ashtu edhe ndodhi. Enveri ka pasur njohuri apo më mirë më thënë
parandjen. Sinani në libër vazhdon: E ka botua pamfletin anti jugosllav
”Kosovo-1981-1982” me hartën e Shqipërisë Etnike (Shqipërisë së madhe). Kjo
libër apo me mirë të themi ky informator është në të vërtet përmbledhje,
korrespondenca e letrave qe ua ka dërgua çarqeve vendimmarrëse (dhe përgjigjeve
qe kishte marr Idrizi nga ta, (vërejtja ime). As një here nuk është botue, por
si skript dikush nga kolaboracionistat ia kishin qitë në dorë Sinan Hasanit
hala pa e botuar dhe sot e kësaj dite ajo nuk është botuar.. Nga e muerr ai pasi ajo libër nuk
është botue ! Të gjitha këto funksione e pengojnë dhe i përmend më pietet, ai
nuk përmend se: Dr. Idrizi ka shkruar dy libra, aty
të lartë shënuar dhe atë: “Esat Pasha dhe Shqipnija”.
Këto dy libra të pa botuara pata fatin t’i
shoh të miku i shqiptarëve Senatori Villy Kuijpers në Herent të Belgjikës më rastin e një
vizite qe i bëra më 18.03. 2011. Ishte kënaqësi dhe nder të takohesh
me një mik i cili kishte përjetue sulm në zemër nga lemeria qe kishte parë nga
përndjekja e këlyshëve të Sllobodan Millosheviqit. Më që rast
ia kishin marr pasaportën belge dhe ai i kishte dhanë 500 DM për një pasaportë
jugosllave për të muajt me u kthye. Për këtë gjendje ai beri një raport dhe e
alarmoi jo vetëm Belgjikën por edhe Evropën.
Këto dy libra Idrizi ia kishte dergue mikut shqiptar për
t’u njoftue edhe për gjendjën e popullit të vet, për t’i përkthye nga
frengjishtja në flamanisht dhe për t’i botua, sepse ai vet nuk kishte mundësi
materiale për t’i përkthyer dhe botuar. Në të parën, kronologjia e tij në
fillim ka një porosi të shkruar me dorë, parathënien, një përmbledhje nga Kimete Mitrovica-Basha si:
letra, memorandume, lista të të vrarëve, të persekutuarve, të burgosurve
të cilat iu janë dërguar për herë të parë nga Evropa: Sekretarit të Pëgjithshëm
të Kombeve të Bashkuara – z. Kurt Valdheim, Nju Jork Sity-it, NY-it, me
10.05.1981, të nënshkruara nga Idriz Basha i Novosejt - Sekretari Gjeneral të
Unionit Nacionalist Shqiptar;
Kryetarit të Francës Fransoa Miteran (me datë 9 shtator
1981), përgjigjja e datës 28 shtator 1981. Në faqen 234 krye
kolaboracionisti, anëtar i ASHK vajton takimin në Qendrën Universitare në Nju
Jork të cilën e kishte organizua Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën, në të
cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit shqiptar nga mërgata dhe Unë e Kimetja nga
Belgjika. Në Universitetin e Lilit, shoqëria franceze-shqiptare ka mbajtë debat
për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave përkatësisht rreth librit “Titistët”, në
Xhamajkë është festua Dita e Flamurit shqiptar, në të cilën manifestim kanë
marrë pjesë 700 veta, përmend galerinë e freskave serbe në galerinë Bobur ku
kanë shkrua parulla armiqësore: Kosova Republikë; Liri Shqiptarëve në Kosovë;
Republikë ja me hatër ja me lufte; etj. Por për çudi nuk përmend apo nuk ka
ditë për takimin e Enver Hadrit në Paris më zonjën e Fransua Miteranit nga i
cili takim rezulton se ia ka bllokua ndihmat, pjesën e dytë nga protokoli te
parapara për ish Jugosllavinë e cila e kishte godit shumë rëndë dhe ndoshta ky
ishte shkaku shtesë për organizimin e vrasjes tinëzare të Enver Hadrit midis
Belgjikës në një pas dite të datës 25 shkurt 1990. Kjo , ky vendim ishte marrë
në Prishtinë meq rast Xhavit Nimani, kryetar i Kryesis se Kosovës e kishte
porosit Gent Nimanin qe ti thot Enverit: Ndale at aktivitët se përndryeshe po
te pregaditët likuidimi! Të gjitha këto aktivitete të mërgatës i kualifikon si
armiqësore dhe protagonistet e këtyre takimeve dhe manifestime i quan:
kundërrevolucionare, fashiste, lajthitje,…
A ËSHTË DE GOLI SHQIPTAR NË BRUKSEL?
PO!
Atë që
duhet ta dini, Zonjë, është se shqiptarët kanë qenë në trojet e veta kur ka le
vetë Zoti! E sllavët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e shtatë të erës
sonë!
dr. Idriz
Basha
Dr. Idriz Basha ka lindur me 16 prill 1939 në Novosej
të Shqipërisë. Ka kryer gjimnazin në Prishtinë kurse studimet e larta në
Belgjikë. Vetëm këtij dhe pasardhësve të tij me urdhër të Mbretit e përmes
gjyqit i është lejuar që të mbajnë mbiemrin Basha i Novosejt. Gazeta Amerikane
“Ëal Street”, përveç tjerash shkruante, në krye të artikullit:”A është De Goli
i shqiptarëve në Bruksel”?!, duke aluduar në dr. Idriz Bashën, por edhe duke
përfunduar më vetë përgjigjej - Po! Ndërsa vetë dr. Idriz Basha thekson se tërë
aktivitetin e kam kryer si sekretar i gjithë shqiptarëve të lirë, inspirim ky
nga rezistenca frënge me në krye gjeneralin e famshëm Sharl De Gol. Këtu
bashkimi i nacionalistëve u shndërrua në Bashkimin e shqiptarëve të lirë!
Njerëzit tanë nuk e kuptonin këtë e ne ruheshim që të mos na quajnë ekstremistë
të djathtë, djathtist,etj.! Në anën tjetër shtypi jugosllav më ka quajtur, jo
njëherë, fashist! Njerëzit tanë të rrymave të ndryshme mua më quanin tradhtar!
Mua dhe të tjerëve bile edhe na janë kërcënuar! Me modesti dua të përmendi se
një bashkatdhetar, mërgimtar i vjetër më kërcënonte se do të më vrasë, pse po
merrem më kosovarët! Do të vrasim dhe na vjen keq se ti do e pergjak trotuarin
dhe do e zenë më trupin tand ! Dhe...!?
Pas një kohe vdiq! Më thirrën që të mbaja një fjalim mortor për të. Ishte pak
sa e çuditshme, pasi e dinin se çfarë kishte folë ai për së gjalli për mua. E
unë e kreva detyrën time dhe ja edhe sot jam gjallë. Po kështu kanë vepruar
edhe me Enverin . Megjithatë, deri-diku kemi arrijtë
t’i ofrojmë shqiptarët së paku në demostrata, dasma dhe për raste vdekjeje. Me
1999 e sponzorova një takim në mes të kryetarit të Parlamentit Evropjan zotit
Klefsech, nga njëra anë dhe zotit
Ibrahim Rugova. U mundova të bie në kontakt me kryetarin - Kosovën, por nuk
munda. E thirra Ganiun dhe i thashë për agjendën dhe të mos e përhap këtë lajm
pa u realizuar takimi. Pas realizimit të këtij takimi u pa se Gani Azemi nuk
mori pjesë në të. Por dhe në asnjë takim tjetër! Unë, gruaja ime Kimete Xhelal
Bej Mitrovica-Basha dhe djali i im Ibrahimi, organizuan në mbrëmje një darkë,
në të cilën ishin ftuar Ibrahim Rugova, Kryetarët e partive parlamentare të
Evropës, Hafiz Gagica, etj.
Në një tjetër rast në senatin Belg ishte organizuar
një takim apo debat ku ishin ftuar të gjithë ambasadorët e akredituar në
Bruksel, vazhdon dr. Idriz Basha. Aty nuk kishte ardhë vetëm ambasadori i
Jugosllavisë. Sigurisht për shkak të pjesëmarrjes sonë! Një senatore flamane ia
bëri një pyetje zotit Gani e ai për momentin nuk qe në gjendje t’i përgjigjej.
Kur ajo insistoi që t’ia riformulojë pyetjen, unë ndërhyra meqë e kisha prapa
duke i thënë: - Jo, Jo Zonjë!. Këtë pyetje ma drejtoni mua! Dhe vërtet ashtu
ndodhi, thekson Idriz Basha. Zakonisht në demostrata fliste dr. Idriz Basha, shqip e frëngjisht,
inxhenier Enver Hadri në frëngjishte kurse At Ambroz Martini, shqip. Kishte
edhe folës të tjerë por ky tresh ishte standard për at kohë.
Pyetja tjetër ishte- Pasi janë kthyer në vendet e ish
bllokut socialist përfaqësuesit e froneve mbretërore a do të kthehet edhe Zogu
përkatësisht Leka në Shqipëri?! – ia pat shtruar pyetjen në Luksemburg një
gazetar zotit Idriz.
Mua nuk më intereson karriera e atyre që i përmendët,
mua më intereson liria dhe demokracia e popullit tim të shumëvuajtur -
përafërsisht ia ktheva përgjigjen. Por nuk e dij se lumjanët e mij a e pritshin
një përgjigje kësisoji apo tjetërfare.
- Idriz, afroju Vili Brantit, më tha ashtu kalimthi
Rizai në Parlamentin Evropjan në Strazburg.
E unë edhe ashtu bëra. Iu afrova.
- Zotëri, a ka mundësi që t’mi dhuroni pesë minuta!? -
i thashë zotit Brant.
- Po - më tha.
-I la ata që e shoqëronin dhe biseduam mbi qëllimin e
ardhjes sonë.
Në Parlament, më tha
midis tjerash në këtë kontest, nuk mundemi ta dënojmër Titon, por pas dy javësh
do t’a vizitoj atë në Beograd dhe do t’i them sy me sy se nuk tolerohet ajo që
po ngjet më popullin shqiptar në Kosovë! – më premtoi zoti Brant. Enveri ia
kishte dërguar këtij delegacioni materialin edhe në gjermanisht, sepse kryesues
i delegacionit ishte Gjermania.
Për ta zgjeruar bashkëpunimin, në
prag të zgjedhjeve, u kam dërguar letra zotit Fransoa Miteran,
përgjegjen me falënderim vet Fransoa Miterani, Zhak Shirakut (Jackues
Chirak), Mishel Debresë (Michel Debre). Office des Nunies a Gjenevë, 05 shkurt
1982, Idriz Basha, kryetar i Internacionales për
Kosovën; Propozim i i Rezolutës, i prezentuar nga z. Izrael, në bazë të
artikullit 49, me kërkesën urgjente lidhur me situatën e Kosovës; Kryetares
Heuvel, Komisionit për të drejtat e njeriut në Parlamentin Evropian, (“Vos
Réf., Politeke Commisse "; të gjithë deputetëve belgë; Recheten van de
Mens, 00368882, përgjigjja (29.10.1981); Dr. Karl Von Vogau, 16. qershor
1981/Rab; përgjigjja më 29. shtator 1981; Parlamentit Evropian, z. Andre
Diligent (datë 23 qershor 1981).
Kjo letër dhe memorandumi, bashkë
me listën e emrave të shqiptarëve të dënuar, u është dërguar të gjithë
kryetarëve të partive përfaqësuese në Parlamentin Belg dhe Evropian, Kanada,
Australi, SHBA, shteteve arabe, si bie fjala: më 1 qershor 1981 anëtarëve të
Parlamentit, propozim rezolutat, të paraqitura nga z. Gérard Izrael në bazë të
artikullit 49, me një kërkesë urgjente lidhur me situatën në Kosovë; përgjigjja
nr. BR 002447.
Përgjigjet e 10 funksionarëve janë ende nën embargo
ligjore, e që do të ishin me interes për ne që të publikohen më vonë, natyrisht
kur të skadon embargoja. Dhe kështu me radhë... Në Parlamentin Evropian, thotë
dr. Idriz Basha, kur kemi shkuar me Enverin, ua kemi prezantuar dosjen - hartën
etnike. Me atë rast përfaqësuesit grekë kanë rënë, siç thuhet, në prush. Kanë
reaguar sidomos për çështjen e përfshirjes së Çamërisë në kuadër të Shqipërisë
së re. Kjo edhe i ka dekoncentruar dhe menjëherë kanë intervenuar që të na
largojnë nga salla.
Mua më pëlqeu fjalimi, përkatësisht
ekspozeu i Juaj, por si të realizohet?!
- vazhdoi ajo pastaj.
-Atë që duhet ta dini, Zonjë, është se
shqiptarët kanë qenë në trojet e veta kur ka le vetë Zoti! E sllavët në Ballkan
kanë ardhur në shekullin e shtatë të erës sonë! E pashë se e kisha ngritë zërin, e për këtë i
kërkova falje. I thashë se unë nuk jam diplomat, por si doktor i
neuropsikiatrisë jam në gjendje ta shëroj Millosheviqin! Unë asokohe isha
ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Bruksel. Ata u gjindën paka shumë të
befasuar se si unë reagova - si Kosovar! E unë, nga ana tjetër, isha
organizator dhe përgjegjës për shumë demostrata që organizoheshin. Mbajsha fjalime dhe kontakte nëpër
institucione belge, evropjane, kanadeze, amerikane. Gjithkund, e sidomos në
Strazburg e Gjenevë!
Të përmendi se në
Bon njëherë, në një takim, thashë se ne jemi një popull, jemi një racë, jemi
një komb! Kemi një atdhe e një flamur, kuq e zi me shqipen dykrenare të
trashëguar prej Skënderbeut!...
Demonstrat më
masive të mbajtura në Bruksel, ku mori pjesë edhe evrodeputeti Vili Kuijpers, i
kishin organizuar Idrizi dhe Enveri. Për këto demonstrata ata ishin marrë vesh
edhe me emigracionin e vjeter.
PROF. FADIL HYSA
ISH ANTAR I KRYESISË SË LDK
Të gjithë ata që janë munduar të bëjnë
diçka konkrete për bashkimin e mërgatës shqiptare se shpejt janë gjetur në
izolim politik!
Fadil Husa
Z. Fadil Hysa; i lindur me 31.10.1953 në Shtime,
regjisor, dramaturg, profesor i Akademisë së Arteve në Prishtinë, thekson në
mes tjerash: Isha aso kohe anëtar i Kryesisë, pra i dërguar nga Kryesia e LDK-ës në
Bruksel për të zhvilluar aktivitet me mërgatën.
Më kujtohet pas shumë vitesh, se kisha arritur për herë të parë bashkimin e
mërgatës shqiptare, duke formuar Këshillin Koordinues gjithëkombëtar, me në
krye atdhetarin dr. Idriz Basha. Mbledhja u mbajt në klubin ”Anton Çetta” në
Bruksel. Kur u ktheva në Kosovë kam
qenë shumë i befasuar me pritjen e ftohët që mu bë nga një pjesë e Kryesisë së
atëhershme, por edhe nga Rugova. Ata
kishin vërejtje në atë se nuk është dashtë të bëja një formim të atij këshilli
koordinues me në krye Idriz Bashën.Pra kishin ra në
të njatat valë më Sinan Hasanin! Askush
nuk më dha sqarime edhe pse unë isha i dërguari i tyre për punë të tilla. Kam
pritë të jenë të kënaqur me rezultatin se mërgata për herë të parë ishte e
bashkuar në Bruksel.
Më vonë rastësisht e kam parë arkivin e LDK-ës. Më
ka rënë në dorë procesverbali i asaj mbledhjeje. Kam qenë i befasuar në
përmbajtjen e procesit dhe në falsifikimin flagrant që i ishte bërë atij (PS:
Çdo gjë ishte e rrejshme! E vërteta ka qenë e kundërta e asaj që shkruante në
proces!).Falsifikim i deklaratave, duke pasur parasysh nënshkrimet e dhëna nga
19 parti dhe shoqata që votuan pro atij Këshilli, ku shihen nënshkrimet dhe që
ishin bashkëngjitë një letër tjetër (protestë), del se gjoja të gjitha kanë
qenë kundër atij Këshilli. Më kujtohet se e kam marrë atë proces, kam hyrë në
zyrën e kryetarit Rugova, kam kërkuar të bisedojmë rreth kësaj teme, se këtu
ishte bërë një falsifikim. Rugova në stilin e vet të njohur tipik për situata
të tilla, duke u paraqitur se nuk i jep rëndësi kësaj pune, nuk tregoi
interesim të merret më këtë çështje! Kisha përshtypjen se ai nuk dëshironte të
bisedojë për këtë temë. Mbase ende i besonte atij procesi të falsifikuar ose
shpifjeve që mund t’i kenë ardhur në vesh nga burime të tjera të ngjashme. Nuk
ka qenë vetëm ky rast. Ka pasur edhe raste të tjera kur unë kam pasur takime me
degët brenda dhe jashtë dhe ajo që është thënë në mënyrë publike është
përcjellë si e kundërt. Ai dokument kurrë s’është bërë publik! Ja pra
tani e keni këtë proçes, falcifikimin dhe petocionin të shkruat me makinë.Shique
sipas shkrimit "PS”
Procesverbali për bashkimin e forcave të
organizuara gjithëshqiptare për veprim të përbashkët në Perëndim. Ky edhe ishte
arritja e parë e bashkimit në oksidant e cila nuk pati fat të mbijetojë vetëm e
vetem për faktin se ishte zgjedhë Idriz
Basha në krye, sepse ai nuk ishte nga Kosova dhe llogaritej si përzierje e
Shqiperisë në punët e Kosovës. Ky ishte mentaliteti i tashtuquajturve
“ébaballar” të kombit qe përputhej më shkrimin e Sinan Hasanit dhe politikën
ish jugosllave.
SHOQATAT PJESEMARRSE PËR FORMIMIN E KËSHILLIT TË
PËRBASHKËT NË BELGJIKË
1.BPSH, nënëshkrimi i Ernest Jakupit
2.SHKSHA”Avdulla Kraishnica”, nënshkrimi i Hashim
Shalës
3.SHKSHA-Huaj, nënshkrimi i Halil Mustafës
4.Shoqata Humanitare”Haxhi Zeka”, nënshkrimi i Mustafë
Mustafës
5.Radioemisioni “Agimi i kulturës”, nënshkrimi I Ekrem
Krasniqit
6.Shoqata e evidentimit dhe ribashkimit
Shqiptar-Bruksel, nëshkrimi
i Ali Ipek-it
7.Shoqata kulturore”Dardania Film”-Bruksel, nëshkrimi i Reshat
Sahitatj
8.Klubi futbollistik KF-Prishtina-Bruksel,nëshkrimi i Reshat
Asanit
9.Dega e Partis Demokratike për Prosperitet,nuk ka nëshkrim
10.Shkolla shqipe”Bajram Curri-Bruksel, nëshkrimi i Medait
Shafolli, Riza Kondri
11.Byroja informative e Kosovës-Bruksel, nëshkrimi i Behare
Rexhepi, Ejup Kosova
12.Sadik Krosi, nënshkrimi
13.Hajdar
Baftiu, “
14.Izair Topojani, “
15.Ramadan Memeti, “
16.Norca Neziri, “
17.Mehmet Alimehmeti, “
18.Leonora Allajbeu, “
19.Sadik Tolaj, prof. i historisë “
PS:Pos degës se LDK-ës, të gjitha partit dhe shoqatat Kosovare janë kundër organizimit të
ri, kurse edhe partitë e shoqatat
emigracionit (të gjitha) nga Shqipëria, reagojnë ashpër. Ne do të bashkohemi,
por jo me LDK. Kjo shtojcë më PS është
falsifikua, shihet çartë në fund të proces të nënshkrimeve. Mërgimtarët dinë
kush e ka berë këtë dhe çfarë
turbulencash janë bërë! Të gjitha këto
marifete ishin në të njëjtat ujera me Sinan Hasanin dhe bashkëpunëtorët e
tij të sistemit të atëhershëm në krye më
Ambasadën ish Jugosllave.
Edhe mbledhja e
mbajtur me 23 dhjetor 1991, ku nëpërmes
një proteste ishte e orientuar kundër Idriz Bashës, përkatësisht kundër Këshillit
të përbashkët të formuar në mbledhjen e
mbajtur me 22 dhjetor 1991 e justifikon këtë.
Prof. Fadil Hysa: Ajo
që kam kuptuar nga kjo ngjarje, dhe nga të tjera të ngjashme, është se të gjitha ata që janë munduar të
bëjnë diçka konkrete për bashkimin e mërgatës shqiptare shpejt janë gjete në
izolim politik. Ose janë eliminuar shpejt nga skena politike! Ndërsa ata që me
veprimet e tyre kanë nxitë përçarjen, e në të njëjtën kohë në mënyrë publike më
së shumti kanë deklaruar gjoja unitetin, bashkimin shqiptar dhe shumëçka tjetër
në këtë temë, por në realitet kanë bërë veprime që kanë acaruar dhe rritë
gjithnjë e më shumë ndarjen dhe kanë nxitë-krijuar klimë acarimi dhe konflikti.
Për angazhimin e dr. Idriz Bashës për çështjen kombëtare
shqiptare e për bashkpunimin e tij me Enveri Hadrin, gati askush nuk flet
përveç prof. Riza Budakovës, i
cili thotë se “në një përiudhë kemi dërguar gjithandej tërë botës: shkresa,
materiale relevante, analiza të bindshme etj. Angazhimi i tij më së miri shihet
në Librin e Bardhë "Kosova (1981-82) - Përpjekjet tona”,
libër i botuar në: shqip, flamanisht, anglisht dhe frëngjisht; autorin e të
cilit fatkeqësisht disa shqiptar miop politik e cilësojnë fashist.
Bruksel,18.01.16 Halit
Xhemë Elshani
Subscribe to:
Posts (Atom)