DR. NUHI VESELAJ
ÇËSHTJE TË SHQIPES RRETH VENDBANIMEVE (VI)
Prishtinë, 2016
Recensues
Prof. Dr. Abdullah Zymberi
Prof. Dr. Begzad Baliu
Përshëndetje,
Lexues i nderuar, mosndryshimi i një numri enorm të emërtimeve të vendbanimeve në trojet aktuale e historike shqiptare me prejardhje të huaj disa të mbetura që nga lashtësia (kryesisht të imponuara me intrigancë nga pushtuesit sllavë e grekë) konsiderohet:
1) si një shenjë e kulturës së lashtë toleruese shqiptare,
2) si një mentalitet përulësie kohësisht i thadruar thellë në shprehi,
3) si një moszotësi zgjidhjeje konceptore të institucioneve tona të
deritashme të larta kombëtare shtetërore,
apo
4) si një reflektim i stërmoshuar i shndërruar kohësisht në funksion të një vlere normale simbioze tashmë të patjetërsueshme toponimike?
Krejt këto katër versione e ndonjë tjetër përftuese le të vlerësohen e komentohen. Ne, në këtë vepër “Çështje të shqipes rreth vendbanimeve”, jemi përpjekur, jo aq që këtë problematikë t’ia bëjmë sa më transparente opinionit, ose të sfidojmë për zgjidhje institucionet tona kompetente studimore e vendimmarrëse, sa ta trajtojmë lëndën, sa më gjithanshëm e në hollësi nga ana fjalëformimit.
Sidoqoftë, lexim e meditim, me tolerancë, duresë e shpresë të trashëguar!
Prishtinë, gusht 2016
Me nderime,
Autori
P a s q y r a e l ë n d ë s
(ÇËSHTJE TË SHQIPES RRETH VENDBANIMEVE)
P ë r s h ë n d e t je 3
P ë r m b a j t j a 5
P a r a t h ë n i e 13
Pjesa e parë
Çështje aktuale rreth emërtimit të
vendbanimeve në gjuhën shqipe
Vështrim hyrës 21
Nënpjesa e parë
GJENDJA AKTUALE OIKONIMIKE NË GJUHËN SHQIPE 25
Dy fjalë në gjurmë historike të onomastikës antike shqiptare dhe përgjithësisht 25
1) RRETH NDËRLIDHJES SË GJENDJES HISTORIKE DHE AKTUALE OIKONIMIKE NË KOSOVË 33
2) GJENDJA SHOQËRORE-POLITIKE E AKTUALE
OIKONIMIKE NË SHQIPËRI 44
3) Probleme oikonimike gjithandej trojeve
shqiptare 55
Përmbyllje rreth nënpjesës së parë ose meditimi si duhet vepruar 59
Nënëpjesa e dytë
KONSULTIM OSE NJOHJE ME PËRMBAJTJEN E DISA BURIMEVE OIKONIMIKË LIDHUR ME TROJET SHQIPTARE 61
(I) NGA LISTA PËR NDRYSHIMIN E DISA EMËRTIMEVE
TË VENDBANIMEVE TË PAPËRSHTASHME TË SHQIPNISË
1938 63
Hyrje 63
1. Prefektura e Dibrës 65
2. Prefektura Kosovëas (Kukësit – Nëprefekturë e Qendrës 66
3. Prefektura e Lumës 66
4. Prefektura e Elbasanit 66
5. Prefektura e Korçës 67
a) Nënprefektura e Leskovikut 68
b) Nënprefektura e Kolonjës 68
6.Prefektura e Gjirokastrës 68
a) Nënprefektura e Delvinës 69
b) Nëprefektura e Tepelenës 69
7. Prefektura e Beratit 69
8. Prefektura e Vlorës 70
a) Nënprefektura e Himarës 70
b) Nënprefektura e Vorës 70
c) Nënprefektura e Sarandës 70
9. Nga prefekturat e tjera 70
a) Nënprefektura e Burrelit 70
b) Nënprefektura e Mirditës 70
c) Nënprefektura e Pukës 71
ç) Nënprefektura e Lezhës 71
d) Nënprefektura e Malësisë së Madhe 71
Nga sqarimi i autorit 71
(II) NGA LISTA E TOPONIMEVE (SLLAVE) NË TERRITORET
E LIRUEME SHQIPTARE ME SHQIPËRIMET E
PROPOZUARA (1942) 74
Hyrje 74
I. Lista e toponimeve në territoret shqiptare me shqipërimet e propozuara 77
1. Dibra dhe Struga 77
2. Prespa 77
3 Tetova 78
4. Kosova Qendrore 78
5. Metohija dhe ana e Prizrenit 78
6, Pellgu i Plavës 78
7. Zona e Ulqinit 78
8. Lumej dhe male 78
9. Rajonet 78
10.Stacionet hekurudhore 79
a) Ohër-Strugë 79
b) Linja Shkup-Mitrovicë 79
c) LInja Pejë-Fushëkosovë 79
ç) Linja Fushë-Kosovë Prishtinë Podujeve – Kurshumlija 79
d) Linja Rasha-Novipazar-Rozhajë-Kolashin 79
II.Venerime nga burimi i mësipërm 80
a) Veçori të përgjithshme 80
b) Veçori formëzuese fjalëformuese 81
Përfundim 82
(III). NGA FJALOR I EMRAVE GJEOGRAFIKË, Tiranë 2002 83
I. Konstatime të nevojshme 83
1) Nga “Parathënia” 83
2) Nga Ndërtimi i Fjalorit 84
3) Nga kriteret dhe rregullat e ndjekura 85
1) Shembuj me zanore e grup zanoresh 86
2) Shembuj me bashkëtingëllore e grupbashkëtingëlloresh 86
II. Disa rregulla drejtshkrimore!! 87
III, Disa rregulla gramatikore 88
Përfundim 88
(IV) NGA REGJISTRI I STANDARDIZUAR I EMËRVENDEVE TË KOSOVËS, PRISHTINË (2005) 90
Hyrje 90
1) Parime dhe detyra 91
2) Të dhëna me interes në raportin FEGJ/RSEK 93
a) Pasqyra e numrit të emrave të përveçëm oikonimikë sipas shkronjave në këto dy burime 93
b) Sqarime lidhur me të dhënat nga Pasqyra 94
Sipërfundim 95
(V) NGA REGJISTRI I EMRAVE TË QYTETEVE DHE
FSHATRAVE TË KOSOVËS E METOHISË
-versioni serbisht 96
Hyrje 96
1) Qarqet dhe komunat (Okruzi i opštine) 96
Vërejtje 97
2) Intervenimi nga hartuesit (në serbisht) bërë komplet kësaj liste rreth emrave përkatës 97
3) Disa shembuj serbisht dhe dy versionet e mëparshme të propozuara shqip 1942/2005 100
a) Nga Kosova Qendrore 100
Shënim 100
b) Nga Metohia dhe zona e Prizrenit 101
4) Disa konstatime me pikëpyetje 101
5)Venerime të elementeve të shqipes në formëzimin e vendbanimeve përkatëse 104
a) Trajta në shqipe duket si parësore 104
b) Emërtime nga rrënja ose fjala e qartë shqipe 104
c) Trajta të përbashkëta ose ndërndikuese indirekt në trajtën e pashquar 105
ç) Trajta të përbashkëta të huazuara nga turqishtja 106
d) Raste që qëndrojnë si dyjare 106
(VI) NGA REGJISTRI AKTUAL I QYTETEVE DHE
FSHATRAVE TË KOSOVËS SIPAS RAJONEVE 107
Hyrje 107
Ndarja e territorit të Kosovës sipas qarqeve (rajoneve) administrative 107
Vërejtje 108
2. Regjistri aktual dhe emrat e komunave sipas administratës tre gjuhësore: shqip- serbisht- anglisht 108
Sqarim 109
3. Numri dhe realizimi i ndryshim-risimeve të vendbanimeve të Kosovës sipas regjistrave 2005/2015 110
Sqarim 112
Përfundimi i pjesës së parë 113
Pjesa e dytë 119
RRETH FORMËZIMIT DHE FJALËFORMIMIT TË
EMËRTIMEVETË VENDBANIMEVE NË GJUHËS SHQIPE
–me theks emërtimet e propozuara në Kosovë 121
Hyrje 121
A. Vështrim i shkurtër rreth emërtimeve në funksion 117
1. Raporti i emërtimeve të vendbanimeve në funksion
serbisht e shqip 121
2. Parimet dhe burimet mbështetëse në punën e Komisionit 127
3. Pasqyra e numrit të vendbanimeve të rishqyrtuara, përkatësisht të propozuara nëpër komunat e Kosovës, sipas Regjistrit 129
Sqarim 131
B. Analiza formëzuese e fjalëformuese e emërtimeve të vendbanimeve të propozuara sipas Regjistrit e më gjerë 133
(I) Formëzimet pa ndajshtesa 134
a) Emra të përgjitshëm konkretë të formëzuar si vendbanime 134
b) Emra të përgjithshëm abstraktë të formëzuar si vendbanime 135
(II) EMËRTIMET E VENDBANIMEVE ME PRAPASHTESIM 137
A. Emërtimet me fundoret a prapashtesat e huaja të imponuara 138
a) Emërtimet me formantet me origjinë sllave 138
1. Emërtimet me -icë/-ica 138
2. Emërtimet me -(v)iqi 139
3. Emërtimet me -ovac/-ovci 140
4. Emërtimet me -evac/-evci 141
5. Emërtimet me -evo/-eva 142
6. Emërtimet me -ovo/-ova 143
7. Emërtimet me -avo/-ava 144
Shënim 144
b) Emërtimet me formante me origjinë greke e turke 145
1. Emërtimet me -OS e –OT 145
a. Emërtimet me –OS 145
b. Emërtimet me –OT 146
2. Emërtimet me prapashtesat -a/xhi, a/li, dhe -ije 146
a. Emërtimet me -a /xhi 146
b. Emërtimet me a/li (-lli) 147
c. Emërtimet me –i ose –ije 147
B. Emërtime VENDBANIMESH me prapashtesat e përvetësuara MBI BAZË ORONIMESH 149
1) Emërtimet me –ishtë 149
2) Emërtimet me -n/ik 150
3) Emërtimet me –inë /-in 151
4) Emërtimet me -ore e –tore 152
Sipërfundim 153
C. Emërtimet mbi bazë të emrave me prapashtesate përvetësuara për koncepte nga veprimtaria e njeriut 154
1) Emërtimet me –aj 154
Sipërmbyllje ose sqarim i domosdoshëm 158
2) Emërtimet me prapashtesat etnonime: -as, -an, -ak 162
a) Emërtimet me –as 162
Raporti etnonim-patronim / vendbanim me prapashtesat
-AJ dhe –AS 166
Skema trirubrikashe 167
b) Emërtimet me –an (-j/an ose -i/an) 168
c) Emërtimet me –ak 170
Ç. Emërtimet me prapashtesat e specifikuara për emërtimet e njerëzve sipas profesionit 171
a) Emërtimet me -ë/s 171
b) Emërtimet me –tar e –ar 172
1) Emërtimet me –tar 172
2) Ermërtimet me –ar 172
c) Emërtimet me –or 174
D. Formimet mbi bazë nga veprimtaritë e tjera semantike me prapashtesat përkatëse të përvetësuara 176
1. Emërtimet nën ndikimin e sendeve apo të mjeteve të punës 176
2. Emërtimet nën ndikimin e emrave nga fusha e nocioneve abstaktë 177
a) Emërtimet me –i 177
b) Emërtimet me emra të ndryshëm abstraktë dhe nga emra vetjakë (të modës) 178
1) Shembuj me –IM 178
2) Shembuj me fundore të tjera 178
3) Shembuj me –OJË 179
3. Emërtimet me prapashtesat a emocionuese - zvogëluese 180
a) Emërtimet me -ush/-ushë 181
b) Emërtimet me –osh 181
c) Emërtimet me -oz 181
ç) Emërtimet me prapashtesat zvogëluese –TH dhe –ZË/-ËZ 182
1) Emërtimet me –TH 182
2) Emërtimet me –ZË/ËZ 182
Sipërfundim 184
Dh. EMËRTIMET me prapashtesat e siprapashtesat përkatëse me prirje specializimi për emërtimet e vendbanimeve 185
Hyrje 185
1) Emërtimet me –ajë 186
a) Identifikimi 186
b) Raporti me simotrën –NAJË 187
c) Raporti -AJ/-AJË 192
2) Emërtimet me isht 191
3) Emërtimet me -sh/ç, -ash e -esh 192
a) Emërtimet me -sh/ç 192
b) Emërtimet me –ash 193
c) Emërtimet me –esh 193
Sqarim 194
4) Emërtimet me -et e –at 195
a) Emërtimet me –et 195
b) Emërtimet me –at 195
Sipërfundim 196
Sqarim plotësues 197
5) Emërtimet me –arë 197
6) Emërtimet me –anë 200
7) Emërtimet me -i/onë 202
Përmbyllje rreth prapashtesave me prirje specifikimi lidhur me nënfushat semantike ose profilimet që mbulojnë 205
(III) Formimet me kompozim e në mënyrë
perifrastike 209
Hyrje 209
a) Emërtimet me kompozita të mirëfillta 209
b) Emërtimet togfjalësha 211
1) Emërtimet me çiftat togfjalësh me epitetin:
i epërm/ i poshtëm 211
2) Emërtimet me çiftat togfjaklësh me epitetin:
i vogël/ i madh 212
3) Emërtimet me mungesë çifti 212
c) Emërtimet me togfjalësha të tjerë 212
(IV) Raporti i SHKALLSHMERISË kuptIMORE Sipas mënyrave të fjalëformimit TË VENDBANIMEVE NË GJUHËN SHQIPE 213
Skema e shkallshmërisë kuptimore 214
Përfundimi i pjesës së dytë 216
PËRMBYLLJE OSE CILAT JANË DISA NGA RISIMET
KRYESORE SFIDUESE NGA KJO VEPËR 222
Nga pjesa e parë 223
Nga pjesa e dytë 227
Rezyme ose komenti ynë përmbyllës 229
Literatura kryesore 237
Të dhëna bio-bibliografike për autorin 239
P a r a t h ë n i e
Fill pas Çlirimit të Kosovës nga pushteti serb, qershor 1999, pasi Qeveria e përkohshme e Kosovës, natyrisht, jo pa lejemarrje me gojë me kreun e Administratës Ndërkombëtare për Kosovën (UNMIK) kishte pranuar nismën e disa intelektualëve të Prishtinës (gusht 1999) që në Kosovën e Çliruar të rishikohen dhe rivendosen emërtimet e rrugëve si dhe të vendbanimeve (fshatrave e të qyteteve), ngase më parë dhe gjatë kësaj Lufte ishin bërë ndryshime të mëdha në dobi të emërtimeve zyrtare serbe, andaj lidhur me këtë ndërmarrje pa humbur kohë, gjithsersi mbi bazë vullnetare, edhe ishin formuar komisionet përkatëse në shkallë vendi si dhe në nivel komunash. Në Komisionin rreth emërtimit të rrugëve, shesheve e lagjeve të Prishtinës, anëtar komisioni më kishin propozuar edhe mua. Pranova me kënaqësi, ku dhe dhashë kontributin tim modest, më tepër nga pikëpamja drejtshkrimo-fjalëformuese të emërtimeve. Me thënë të drejtën, kjo çështje imponohej si temë e ngutshme problemore shoqërore–politike në këto dy aspekte:
së pari, mbasi nga administrata e pakmëparshme serbe pëqindja e emërtimeve të rrugëve, siç u cek më sipër, në favor të emërtimeve në serbisht, dilte mbi 80%, madje ishin favorizuar emërtime nga kombësitë e tjera, ndërkaq emërtimet në shqipe kishin mbetur në pakicë, edhe pse dihej përqindja shumicë e shqiptarëve 70-80%, që assesi s’mund të vihej në dyshim, dhe
së dyti, siç e kishim konstatuar ne, edhe më përpara në shqipe çështja drejtshkrimore e emërtimeve të rrugëve paraqitej siproblemore. Së këtejmi, pikërisht për çështjen e dytë, problemin drejtshkrimor të rrugëve, lagjeve, shesheve, në plan kombëtar, e kishim rrahur disa vite më parë në një artikull të botuar në gazetën Rilindja, ku konstatonim që kjo çështje nuk kishte gjetur zgjidhje të plotë e të kënaqshme as në Drejtshkrimin e gjuhës shqipe (1973) dhe as në burime të tjera normëzuese.
Sidoqoftë, pasi Komisioni ynë e kreu punën, duke e dorëzuar tek organi kompetent komunal, materialin me propopozimet për emërtimet e reja të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të kryeqytetit, nga shtypi morëm vesh që edhe Komisioni Qendror për rishikimin e përshtatshmërisë ose për standardizimin e vendbanimeve të Kosovës (formuar, dhjetor 1999), kishte qenë në vazhdë të punës së vet të suksesshme, madje pas harmonizimit të punës me komisionet pëkatëse të komunave, propozimi i tyre si version i parë, ishte publikuar në gazetën Rilindja (2000). Aty, në atë publikim, pata vërejtur, që disa emërtime të reja ishin farkëtuar disi pa respektuar disa kritere të rëndësishme rreth specifikimit të ndajshtesave emërformuese të shqipes, të cilat, gjithsesi, për mendimin tonë, nuk ishin përdorur plotësisht në përputhje me rregullat ose prirjet rreth specifikimit apo specializimit të afikseve përkatëse të sistemit fjalëformuese nominal të shqipes. Këtë bindje e bazonim në faktin se lidhur me këtë fushë studimore kisha fituar njëfarë përvoje teorike e praktike, sepse përveç temës së doktoraturës Rreth emërtimit e formëzimit të njerëzve sipas profesionit në gjuhën shqipe, kisha botuar edhe ndonjë artikulli përkatës, ku kisha trajtuar pjesë të strukturës emërformuese të gjuhës shqipe brenda sistemit fjalëformues global, përkatësisht tashmë e kisha të botuar edhe veprën: Çështje të shqipes standarde …I, - Rreth konsolidimit të modeleve të caktuara emërformuese mbi bazë të disa prapashtesave të specifikuara, Prishtinë, 1997, ku në vëshgimet e mia studimore kisha konstatuar disa rregulla aksiomativisht të qëndrueshme rreth specifikimit të prapashtesave përkatëse sipas nënfushave të caktuara semantike që mbulonin ose prireshin të mbulonin, të cilat, deri atëherë, nuk ishin vërejtur sa duhet ose fare nga standardologët përkatës, rregulla këto, që duhej t’i konstatonin dhe t’i rekomandonin pikërisht ata (standardologët). Prandaj edhe vendosëm që përvojën tonë në këtë lëmë ta bëjmë të njohur publikisht, në mënyrë që jo vetëm opinioni i gjerë, por të jenë në dijeni lidhur me këtë së paku edhe anëtarët e Komisionit Qendror .
Në të vërtetë, në veprën Çështje të shqipes standarde...I (1997), pas hyrjes, në temën e parë prirëse, në bazë të kontatim-vëzhgimeve të mëparshme, kishim konstatuar specifikimin e afikseve (prapashtesave autoktone) për disa nënfushat përkatëse semantike, të të dy sistemeve morfologjike–fjalëformuese të gjuhës shqipe, të sistemit foljor dhe atij emëror.
1) Lidhur me sistemin foljor konstatonim që në Gramatikën e Akademisë paraqiteshin të trajtuara mirë vetëm katër prapashtesa foljore bazë: -IS, -IT, -OS, -O, që nuk kontestoheshin, por në realitetin tonë gjuhësor, siç argumentonim ne, mbi temë në bashkëtingëllore veç këtyre 4 prapashtesave të mirëfillta: -S, -IS, -IT dhe –OS ndeshen edhe 4 të tjera të identifikuara si ndërfërkime: -I/J, -E/J, -AS dhe –AT – gjithsej 8 prapashtesa mbi temë konsonantike dhe një tip të njohur mbi temë foljore: formanti -O– pa zgjerim. Ndërkaq të foljet me –O me zgjerim, përveç: -RO, -TO, -LLO, -SO dhe -ZO, të cekura ose të trajtuara paksa në atë gramatikë, që ne i quajtëm si të mirëfillta, ndeshëm edhe 13 të tjera: 6 sivariante të prapashtesave të mirëfillta të –O-së me zgjerim: -NO, -MO, -RRO, -LO, -IZO, -CO, si dhe 7 formante të tjera të diskutueshme si zgjerim i prapashtesës –O: -KO, -SHO, -SHTO, -ÇO, -ZHO, -HO dhe –JO, të cilat aty vetëm sa i shoqëronim me ndonjë shembull ilustrues, por nuk u trajtuan në përimtësi, lëndë kjo që më në hollësi iu bë e njohur opinionit më vonë, me veprën: Foljet më –O në gjuhën shqipe, Prishtinë 2002, madje si punim i veçantë viteve të fundit është botuar edhe vëzhgimi ynë për foljet me prapashtesën e pavarur –AVë. Dhe së këndejmi, për rrjedhojë del që gjuha shqipe globale, sipas vëzhgimeve tona, ka 28 prapashtesa foljore dhe që të gjitha këto kanë gjetur ose priren të gjejnë përdorim si formante të specifikuara ose të specializuara për nënfusha të caktuara semantike, pra edhe brenda shqipes standarde.
2) Ndërkaq për sistemin emëror në atë punim prirës, sipas nënfushave semantike që mbulojnë, po sipas vëzhgimeve tona, qenë identifikuar disa prapashtesa emërformuese, të cilat ndërkohë edhe janë trajtuar mjaft gjerësisht e në hollësi, qoftë aty (në veprën Çështje të shqipes standarde ... I, 1997), qoftë në punime të tjera të veçanta:
1) –tar, -ar, -ës dhe -an (huazimet me –ik/ë fundore)– të spesifikuara për emërtimin e njerëzve sipas profesionit a veprimtarisë,
2) –as, -j/an - pothuaj të specializuara për emërtimin e njerëzve sipas vendbanimit a prejardhjes,
3) -or, -ore, -(ë)s, (ë)se, -cë, -urina etj. - shumë praktike për emërtimin e gjë-sendeve ose të mjeteve konkrete të punës,
4) –tore – me prirje specializimi për emërtimin e vendshërbesave,
lokaleve të punës etj.
5) –i, -si, -shmëri, të + pjesore +t- praktikisht shquhen në përdorim
për nocione abstrakte.
6) –aj – e specializuar kryesish, për emërtimin e patronimeve,
7) –atore, -eshë dhe –e - praktikisht të njohura për emërtimin e grave sipas veprimtarisë etj.
Dhe, si me thënë, në këtë vazhdë, veç e kishim të gatuar idenë për të shtrirë hulumtimin në drejtim të konstatimit rreth specifikimit të afikseve te mundshme fjalëformuese edhe për nënfusha të tjera semantike dhe pikërisht për emërtimin e vendbanimeve, në kuadër të toponimisë dhe lidhur me këtë sa pata filluar me grumbullue material. Për këtë qëllim sa për konsultim ndamë ndonjë hartë si provë dhe hulumtonin edhe burime të tjera dhe po atëherë, për ne, fatlumnisht, piku materiali i grumbulluar, i sapobotuar në gazetën Rilindja, rreth emërtimeve të vendbanimeve të Kosovës (2000), material, ky që ishte, pra, shumë i mirëseardhur për ne, ngase ai material, vinte i përpunuar jo aq dosido, por i niveluar nga një dorë studiuesish tanë të njohur nga Komisioni Qendror për Standardizimin e emërvendeve të Kosovës, dhe kështu m’u rrit e ngrit motivi edhe më shumë për t’iu rrekur punës, pikërisht rreth mënyrave formëzuese-fjalëformuese të emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe.
Natyrisht, puna e parë ishte me e shumue dhe me e grumbullue materialin dhe njëherazi me i seleksionue e konstatue zgjidhjet që ishin bërë më parë, qoftë si zgjidhje formëzuese të trashëguara, qoftë edhe të rishtkrijuara, spontanisht ose zyrtarisht.
Në këtë kontekst vumë re disa mbështjellime që kishin ndodhur, duke ngarkuar pa nevojë për mungesë përvoje konceptore disa ndajshtesa edhe për këtë fushë semantike, të cilat tashmë veç ishin të zëna, ose të specalizuara mirë për nënfusha të tjera semantike. Kështu si rezultat i përpjekjes sonë në këtë drejtim doli asokohe edhe punimi me titulli: “Çështje rreth formëzimit dhe fjalëformimit të emërtimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe” – me theks emërtimet e propozuara në Kosovë, botuar në gazetën Rilindja. në vitin 2001, në 11 vazhdime.
Mirëpo, meqë kjo temë, nga aspekti fjalëformues-formëzues, mesa dinim atëherë nuk ishte trajtuar gjëkundi dhe, si duket, ashtu e pastudiuar në hollësi, ka mbetur deri në ditët e sotme, andaj lidhur me këtë, pa marrë parasysh vështirësitë, vendosëm ta rishikojmë dhe ta përplotësojmë sa është e mundur po atë temë, po tash si vepër me titull: Çështje të shqipes rreth emërtimit të vendbanimeve.
Sidoqoftë, pra, ishim dhe jemi të vetëdishëm për vështirësitë fillestare (pioniere) që ka çdo punë serioze, megjithatë, duke e pasur të qartë rëndësinë që ka, së pari, paraqitja dhe pastaj shqyrtimi, dhe ndërkohë zbardhja e zgjidhja e problemeve të tilla, patëm marrë dhe tash po e rimarrim guximin që së paku të vazhdojmë të rivënët e tiketave në këtë shtrimtraseje fjalëformimi, e pastaj ndërrmarrësit, ekspertë më të përgatitur e më me nge se ne, këtë stazë-ecjeje ligjërimi ta bëjnë më të lehtëkalueshme, më të mirështruar, madje edhe ta bëjnë objekt shembëll për të mirë, apo jo?!
Sa patëm arritur të shenjonim diçka nga tiketimi fillestar në këtë drejtim, edhe pse atëherë përpjekja jonë qe vlerësuar pozitivisht, sot nuk mund të jemi të kënaqur, prandaj duke e rimarrë në rishikim të njëjtën temë do të përpiqemi që atë punë ta bëjmë edhe më të qartë edhe më të plotë. Një nevojë e tillë fjalëformuese, si çështje hapur ndjehet aktualisht, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipri dhe në mbarë trojet shqiptare. Madje, zgjidhja i një problemi të tillë në mos qoftë edhe më i madh për të gjitha trojet shqiptare, është po aq aktual e më tepër sa ishte edhe atëherë, në fillimvitet e mijëvjeçarit të ri.
Në të vërtetë, tash sa vite, përveç materialit të mëparshëm na ra të njihemi edhe me material të ri kushtuar kësaj teme, prandaj e pamë të arsyeshme që punimin ta zgjerojmë në përmasa të një vepre, duke e ndarë në dy pjesë, punimin e atëhershëm, të rishikuar, po e lëmë si pjesë të dytë, ndërkaq materialin e ri oikonimik që po ofrohet përgjithësisht me fakte të reja të interpretuara sipas dokumentave përkatës, po e trajtojmë si pjesë të parë të veprës.
Ç’është e drejta, edhe pjesën e parë po e ndajmë në dy nënpjesë, në nënpjesën e parë, me pak fjalë paraqesim problemin aktual ekzistues në përgjithësi dhe konkretisht, në tri zona: Kosovë, Shqipëri e gjithasndej në Trojet e tjera shqiptare dhe njëherazi në nënpjesën e dytë do të njohim opinionin me përmbajtjen e disa burimeve ose të dokumentave përkatës që përmbajnë lëndë të grumbulluar ose pjesërisht të analizuar lidhur me këtë temë, që nuk i njihnim më parë, dokumenta këta, të cilët ofrohen si lëndë me emërtime të formëzuara të vendbanimeve të trojeve shqiptare kryesisht, por në raste edhe me propozime për ndryshimin e tyre me emërtime të reja më të përshtatshme gjuhësisht e kombëtarisht.
Natyrisht në këtë pjesë të parë të punimit do të vëmë theksin te problemi më i madh që i imponohet shqipes që është: raporti ndërgjuhësor sllavisht (bullgaro-serbisht) – shqip i emërtimeve oikonomike të trashëguara që nga mesjeta e më vonë deri në ditët tona sidomos në Kosovë. Trashëgimi kjo e fryrë, e politizuar dhe e manipuluar nga pala sllave për qëllime makiaveliste, sidomos nga serbët. Meqë nga analiza ose ballafaqimi me lëndën nga këto burime edhe pritet të plotësohet çështja, madje edhe të zbardhet sadokudo raporti shqip-sllavisht të emërtimeve në trojet shqiptare, me theks serbisht(!), prandaj kërkojmë nga lexuesi i nderuar që t’i bashkohet aktivisht përpjekjes sonë në mënyrë që së bashku të ndihmojmë sa të mundemi zgjidhjen e problemeve të diskutueshme, siç është, përveç tjerash së paku edhe vlerësimi ose ndryshimi i disa emërtimeve të çuditshme apo “me marre” në të dyja gjuhët, sepse kemi të bëjmë me një problematikë vërtet të hapur dhe shumë të gjerë e serioze të manipuluar edhe politikisht, dhe si të tillë jo të paprekur e të parrahur, nga aspekte të ndryshme, edhe nga studiues të tjerë.
Është vendi të falenderojmë botuesin dhe recensuesit: Prof. dr. Abdullah Zymberi dhe Prof. dr. Begzad Baliu. Në mënyrë të veçantë i jam mirënjohës profesor Begzad Baliut, i cili jo vetëm tash, por edhe atëherë, për dallim nga të tjerët punimin tonë të vitit 2001 e pati vlerësuar drejt, duke e përdorur edhe si referencë në veprën e tij Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Era Prishtinë.2004.
Gjithsesi falenderoj edhe studiusit, si: Shefki Sejdiu, Rexhep Doçi, Rami Memushaj, Emil Lafe, Mustafa Ibrahimi, Jusuf Osmani, Isa Bajçinca, Ilir Konushevci, Begzad Baliu, e shumë e shumë të tjerë, sepse nga punimet e të cilëve kemi mësuar, por për hir të zgjidhjes përfundimtare të çështjes kërkojmë ndihmë e mirëkuptim, jo vetëm nga ata, por edhe nga studiues të tjerë, madje edhe nga joshqiptarë, specialistë të kësaj fushe studimore.
Pjesa e parë
Çështje aktuale rreth emërtimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe
Vështrim hyrës
Me qëllim që punimit t’i japim natyrë serioze shkencore që në fillim në këtë vështrim hyrës po shënojmë disa terma në kuadër të disiplinës ku përfshihet edhe dija rreth emërvendeve ose vendbanimeve, të cilët i kemi objekt trajtimi në punimin tonë. Kështu menjëherë po përmendim onomastikën, si degë të linguistikës (gjuhësisë), e cila studion emrat e përveçëm dhe se në kuadër të saj bashkëveprojnë disa disiplina, si:
- etnonimia (që studion emrat e popujve, fiseve të kombeve e të kombësive),
- antroponimia (emrat e përveçëm vetjak të njerëzve),
- toponimia, e cila studion emrat gjeografikë, ndërkaq në kuadër të saj dallohen këto nëndisiplina:
a) toponimia hidronimike ose hidronimia (studion emrat e ujrave: përrojeve, lumejve e deteve),
b) toponimia oronimike ose oronimia (studion emrat e bjeshkave, maleve, arave etj.) dhe
c) toponimia oikonimike ose oikonimia (urbane e rrurale), e cila studion emrat e vendbanimeve (qyteteve, fshatrave, qendrave të banimit).
Së këtejmi, siç po shihet nga titulli i punimit tonë, ne, kemi të bëjmë kryesisht rreth trajtimit të emrave të vendbanimeve të trojeve shqiptare, por pa përjashtuar ndonjë shembull ilustrimi që ndërlidhet shkrimisht e prejardhjesisht edhe me nëndisplinat a nëndegët e tjera të toponimisë, përkatësisht të onomastikës.
Ç’është e vërteta, ne për mos me humbë në komplesin e problemeve të shumta onomastike që i imponohen shqipes, siç u sqarua paksa në Parathënie, si fill e bazë të parë mbështetës do ta kemi punimin tonë “Çështje rreth formëzimit dhe fjalëformimit të emërtimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe”– me theks emërtimet në Kosovë”, i publikuar në gazetën Rilindja të Prishtinës, mars 2001, në 11 vazhdime (19-31,’1), i cili atbotë edhe pse qe pritur mirë, edhe prej disa anëtarëve të Komisionit Qendror për Standardizimin e Vendbanimeve të Kosovës (1999-2001), për shkaqe të ndryshme edhe objektive, nuk e pati jehonën e duhur gjithkëndej e gjithandej. Pse ndodhi kështu? Të tjerët mund të dinë e t’i shprehin shkaqet më mirë, por unë po i mëshoj arsyetimit, që pikërisht në atë periudhë lënda për standardizimin e vendbanimeve të Kosovës ishte në përfundim e sipër nga ky Komision, sepse propozimet nga komisionet e komunave pothuaj kishin përfunduar. Megjithatë mund të thuhet që ndonjëri nga propozimet tona, edhe pse ishte atëherë në fazën e konstatim-supozimeve dhe binte paksa ndesh me praktikën e deriatëhershme lidhur me ngarkesat enorme të afikseve përkatëse me polisemantizim etj., nuk qe fare pa ndikim, së paku te ndonjë anëtar komisioni.
Në të vërtetë, siç e kemi cekur edhe më përpara, meqë punimi ynë kishte të bënte me një ide ose temë të veçantë, realisht të patrajtuar në hollësi më pëpara në kuadër të shkencës sonë për gjuhën, sidomos nga aspekti i fjalëformimit, andaj, logjikisht mbeti që tashembastashti, duke u rishikuar, të vlerësohet më me nge, qoftë edhe nga opinioni i gjerë intelektual, qoftë nga gramatikanët e standardologët e qendrave tona studimore gjuhësore, Tirana, Prishtina, Shkupi (Tetova), Podgorica (Ulqini), Presheva (Beogradi) etj. Mirëpo, e themi me keqardhje, nuk do të dëshiroja që edhe kjo temë si disa çështje të tjera gramatiko-ortologjike e pragmatike të nismuara prej nesh (si paskajorja, shumësi dhe shquarsia e emrave, asnjanësi etj. etj.), që edhe tash pas afro 20 vitesh, të mbesin të pavlerësuara seriozisht. Këtë e theksojmë në mënyrë të veçantë, sepse çështja e emërtimeve të vendbanimve nga pikëpamja e qëndrueshmerisë drejtshkrimore e drejt-fjalëformuese si temë e hapur në Kosovë ashtu edhe në Shqipri dhe më gjerë, sot për sot, paraqitet edhe më aktuale se atëherë kur pata filluar me e shenjue këtë temë brenda kohëhapësirës përkatëse të terminologjisë shqiptare.
Sidoqoftë, pikërisht në pjesën e pare shtesë të këtij punimi i kemi vënë vetes për detyrë me i njoftë dhe dhe me i sqarue para opininonit këto dy çështje madhore, siç janë:
a) në nënpjesën e parë: Gjendja aktuale oikonomike në gjuhën shqipe: 1) në Kosovë, 2) në Shqipëri dhe 3) gjithandej në Trojet e tjera shqiptare dhe
b) në nënpjesën e dytë: Konsultimi ose njohja me përmbajtjes e së 6 burimeve oikonimike ku dalin të shënuara emërtimet e vendbanimeve në viset shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë e paksa gjithandej në Trojet e tjera shqiptare.
Nënpjesa e parë
GJENDJA AKTUALE OIKONIMIKE
NË GJUHËN SHQIPE
Në këtë nënpjesë të punimit në vend të hyrjes do të themi dy fjalë rreth historikut të onomastikës shqiptare përgjithësisht.
Dy fjalë në gjurmë të historikut të onomastikës antike shqiptare
e përgjithësisht
Edhe pse dihet që asnjë gjuhe nuk mund t’i fiksohet data e fillimit të formimit të saj, megjithatë secila gjuhë që është tipar themelor filltar i një etnie (kombësie a kombi) ka historikun e vet. Gjithsesi, secila gjuhë lidhet me emërtimin e një etnonimi, madje edhe me emërtimin e vendqendrimit të folësve përkatës të atij kombi a kombësie. Edhe emri i gjuhës shqipe ndërlidhet me etnonimin shqiptar dhe toponimin Shqipri /Shqipni e Shqypni (Shqipëri). Në të vërtetë, ky toponim me koncept gjeografik, njihej më herët, por del i emërtuar si emër shteti të mvetësishëm, i njohur ndërkombëtarisht, vetëm pas vitit 1912, por që nuk mbulonte të gjitha trojet e banuara me shumicë shqiptare, të cilët identifikohen gjeografikisht e historikisht me gjuhën e vet dhe me veti të tjera etnike e kulturore . Është e vërtetë se shtetet dhe popujt e tjerë sot na njohin, kryesisht me termat: alban Albania, pastaj Arnaut Arnautllëk, ndërkaq si komb (etni) na njihnin edhe me emër-termat etnonim e toponim: Arbanas (Arbanashki), Arvanitas (Arvanites, Alvaniki), Albanes (Albanisch, Albanian, Albanez, Albaniez, Albanees, pa përmendur ngatërresa emërtimesh: si epirot, daradan, grek, turq, serbë etj.
Kështu studiuesit, duke u bazuar në gjuhën e veçantë të trashëguar që e kemi dhe duke u nisur nga realiteti historik dhe faktet ekzistuese gjeografike, ku sot jeton shumica e popullit shqiptar në këto vise na konstatojnë si popull autokton, por sa i përket prejardhjes ka disa hipoteza. Deri tash në dy qendrat albanologjike shqiptare: Tirana e Prishtina, prejardhja e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe ndërlidhet me Ilirinë, ilirët dhe ilirishten, por pa e përjashtuar njëfarë ndërlidhjeje me Thrakinë, thrakët e thrakishten.
Ç’është e drejta, pa e injoruar ilirishten e Ilirinë, në kohët e sotme është rilindur hipoteza (e veprimtarëve të Rilindjes shqiptare dhe jo vetëm e tyre) për prejadhjen e protoshqiptarëve dhe të protoshqipes nga pellazgishtja *pellas +Ge ose*pellas+De ose P(j)ellas+dhe që zbërthehet: pjellë nga dheu ose lindur nga dheu dhe kështu, duke i ndërlidhur stërgjyshët e protoshqiptarëve si popull hyjnor para e pas Noes (Nauhut, Nuhut Nuh-it) ose si popull ndër më të vjetrit në botë, hipotezë kjo gjjithsesi aktuale dhe me ngjyrim përshkallëzues mbështetur mbi bazë dokrinore fetare, sipas treshes: adamo–nauho-abrahame!…
Ne duke u uruar punë të mbarë studiuesve të tillë të sotëm, të cilët po i japin aq publicitet çështjes rreth: pellazgëve, pellgasve, pellazgishtes, përkatësisht protoshqiptarëve si popull hyjnor, me gjuhë hyjnore të tyre, po shtojmë edhe këtë se me prejardhje pellazge ose në simbiozë, veç ilirëve, thrakasve, dardanëve nga studiuesit e tillë quhen sot edhe shumë popuj të tjerë të lashtë, shumica të identifikuar edhe historikisht si:
Atlantidët, Egjiptasit e Vjetër, Hititët, Shumerët, Persët, Amazonët, Frigasit, Mikenasit, Spartanët, Akilejtë, Etruskët, Frigjidët, Mesapët, Latinët, Tirsenët, Keltët, Maqedonët e Moçëm, Epirotët, Romakët, Britanikët, Irlandezët, Gjermanikët, Frankët, “Grekët” e Lashtë etj.
Sidoqoftë, edhe pse kam hasur në burime të caktuara që studiuesit e caktuar e ndërlidhin logjikisht e mjaft argumentisht protoshqipen e protoshqiptarët me atë periudhë, përkatësisht me fijet historike të shumicës së emrave të popujve të sipërshënuar, këtu unë po përmend sa për ilustrim, vetëm një fakt venerues vetjak. Si student pasuniversitar e kam pasë parë vetë në një burim që edhe te hetitishtja (gjuhë e lashtë e Azisë së Vogël) vëreheshin përmrat grimcë ngjashëm pothuaj si në gjuhën shqipe. Po ashtu, ndeshen edhe disa fjalë (konkordanca) etimologjikisht të ngjashme me gjuhë të tilla të vjetra mediterane, të gjalla ose të zhdukura, që zgjojnë interes, madje edhe me ato të Lindjes së Hershme, por e pranojmë se nuk kishim krahë specialë të pajisur me tejqyrë të instaluar teknikodigjetalisht në shtatin e mendjesisë sonë të pashkëputur nga toka bazë për të fluturuar ose për të ecur e për të parë e gjurmuar më thellë në ato hapësira me plot mjegullnaja të padëpërtueshme për sytë e rëndomtë, atëherë detyrimisht u ndala në dhe-tokën tonë. Mirëpo, sa për kërshëri, shfrytëzova praninë e prof. E. Çebejt, i cili atëbotë mbante një cikël ligjëratash për ne studentët pasuniversitarë në Prishtinë, të cilin e pata pyetur lidhur me ngjashmërinë e përemrave grimcë hetitisht-shqip, ai m’u përgjigj vetëm kaq:
- Edhe një studiues gjerman ma ka bërë po këtë pyetje.
Ndërkaq rreth konkordancave mediterane si venë /vino... dhe tezës pellgase ose pellazgjike (pellazde), pasi i recitoi disa vargje të Fishtes që ndërlidheshin me këtë hipotezë, shkurt më tha:
-Ne duhet ta forcojmë punën me ilirishten.
Së këtejmi, studiuesve tanë dhe të huaj u uroj suksese në hulumtime të mëtejshme për të na sjellë argumenta të rinj që flasin për raportin gjurmëve të shqipes me pellazgishten, por gjithsesi do të dëshironim që mos t’i ndahen dhe mos të ndahemi edhe ne rreth përforcimit të hipotezës rrënjëzuese ose këshillës së Çabejt: Shqipja - bijë e ilishtes me disa komponente të thrakishtes.
Sidoqoftë, sipas asaj që kemi mundur të shohim dhe të gjykojmë kemi fituar bindje të plotë që vërtet shqipja që e kemi sot që në antikë e kishte të ravijëzuar qartë fizionominë e saj ligjërimore edhe në troje të Dardanisë Iliriane dhe kjo dëshmohet katërçipërisht edhe me disa fakte gjuhësore, siç janë ndërndikimet gjuhësore me greqishten e vjetër, latinishten, thrakishten, keltishten, e ndonjë gjuhë tjetër, dhe ndërkohë e më vonë edhe me sllavishten e arabo-turqishten dhe gjuhë të tjera. Në këtë kontekst si fakte ndeshim edhe elemente oikonomike, emërtime këto, gjurmë e të cilave hetohen në disa emërtime vendoikonimesh të vjetra në trojet historike të shqiptarëve e më gjerë si:
Naisus, Scodra, Duracium, Mathus, Vicianum, Ulpianë, Therandë, Livragonë, Vendenis, Siparant, Margus, Bardarium, Dalmacija, Helada, Buena, Scardus, Iliria, Dardania, Pindi, Athina, Butrinti, etj.
të cilat të ruajtura në gojën e banuesve trashëgues sot thjesht-shqiptohen shqip:
Nish, Shkodër, Durrës, Mat, Vushtrri etj.
Sido që të jetë, në këtë hyrje nuk e shohim të arsyeshme të zgjatemi më tepër lidhur me këtë, ngase ndonjëra nga këto raste sadopak është prekur edhe prej nesh, qoftë rrëshqitazi këtu ose në punime të tjera më me nge.
Ç’është e drejta, kur është fjala tek oikonimet toponimike të vjetra që shkenca e re po i qet në dritë, mendoj që disa nga studiuesit tanë me profil gramatikani apo standardologu, assesi nuk duhet ndjerë ndonjëfarë krenarie folklorike, duke u kënaqur me ndonjë konkordancë të përbashkët të shqipes me gjuhët e huaja, gjëra këto që u përkasin t’i vlerësojnë profesionisht studiuesit e profilit përkatës, linguistëve me përgatitje lashtohistorike, ndërkaq, gramatikanët dhe standardologët tanë të sotëm, siç mendojmë ne, duhet t’i kthehen shqipes, gjuhës së sotme shqipe, përpunimit të saj, ta begatojnë atë, pos tjerash, duke pasur pikësynim: zbulimin e modeleve fjalëformuese ose prirjet e shenjuara që i ka të trashëguara aksiomativisht shqipja globale sipas nënfushave të caktuara semantike, të cilat edhe pse ekzistuese, ende janë të pazbardhura e të konstatuara nga shkenca jonë bashkëkohore e si rrjedhojë edhe të papërvetësuara nga një numër i konsiderueshëm i intelektualëve albanologë, studius të gjuhës së sotme shqipe.
Pra, gjuhësia shqiptare duhet ta kërkojë forcimin e vetvetes brenda vetvetes (shqipes globale), të cilën për mendimin tonë, ende nuk e ka të studiuar në përplotni. Me fjalë të tjera ne përshëndesim studiuesit e profileve të specializimeve të ndryshme teorike të gjuhësisë moderne si dhe ata që kanë krahë e sy me tejkëqyra imagjinative të udhëtojmë në parahistori, por prej standardologëve që nuk e kanë një mundësi e aftësi të tillë fluturimi, kërkojmë dhe i ftojmë ta kryejnë punën e vet në të mirë të qartësisë në strofullogun e përkapshëm të gjuhës sonë reale, qoftë në aspektin diakronik, qoftë aq më tepër në atë sinkronik. Ngase, pikërisht në sinkroni, për mendimin tonë kemi ngecje studimore të hetueshme, jo vetëm sa i përket normës drejtshkrimore standarde, por edhe aq më tepër kemi nevojë plotnie në fushën e gramatikës, semantikës etj., dhe sidomos në fushën e fjalëformimit, ligjësitë e gjedheve fjalëndërtuese e fjalëformuese që i kemi ende, qoftë të panjohura ose të papërvetësuara, qoftë të paverifikuara ose edhe të pazbardhura mirë ose fare, pra t’i njohim dhe t’i zbardhim e përpunojmë për sofrën tonë ligjërimore të përditshme shqiptarishte.
Ne, në hyrje të kësaj vepre kemi cekur disa mënyra fjalëformimi të të dy sistemeve, por në veçanti në kuadër të emërformimit cekëm disa prapashtesa të specializuara për nënfusha të caktuara semantike, të cilat me urti duhet të fuqizohen institucionalisht, duke i cilësuar si rregulla të qëndrueshme emërformuese, ngase në atë mënyrë do të ndihmonin shumë që edhe makineria jonë fjalëfomuese të ndihmojë ligjërimin me prodhime serike të saj nga brenda, nga brendia e nëntokës e mbitokës së gjuhës sonë. Të veprojmë ashtu, siç ndodh edhe me makineritë përkatëse në kuadër të ndërmarrjeve prodhuese të veglave e pajisjeve dhe në fushën digjitale të jetës të gjuhëve të zhvilluara të botës. Lidhur me këtë, mbase nuk e teprojmë, kur ua shohim për të madhe, jo vetëm gazetarëve, poetëve, shkrimtarëve, përkthyesve të profileve të ndryshme, por edhe disa standardologëve tanë që gëzojnë emër nga pozita ose vendi i punës, pse nuk reagojnë ose, aq më keq, pse nuk i respektojnë edhe vet rregullat e një makinerie të tillë, siç i cekëm ne më sipër në disa pika. Më konkretisht. Pyesim, pse nuk i vënë në zbatim rregullat e tilla të verifikuara nga jeta, duke filluar nga më të thjeshtat, apo jo!? Mos vallë, një shkelje të tillë e bëjnë nga mosdija apo nga pakujdesia?! Cila do qoftë, mosdija ose pakujdesia, si lajthitje janë të palejueshme për çdo intelektual të rëndomtë e jo më për ekpertët, me përgatitje ose thirrje gramatikani ose standardologu, apo jo?! Po i rikujtoj vetëm nja dy raste të tilla fare të thjeshta:
E para, pse në vend të trajtës së normëzuar rilindËS lejohet ose i lejojnë vetes të përdoret trajta rilindAS, në vend burrështetËS (burrë i shtetit) lejohet burrështetAS, kur dihet se prapashtesa –ËS në gjuhën tonë të sotme është e specializuar për emërtimin e njerëzve sipas veprimtarisë, ndërsa ajo me –AS për emërtimin e njerëzve sipas prejradhjes a vendbanimit, dhe së këndejmi pasi, siç dihet fakti se as rilindësi as burrështetësi, funksionalisht nuk janë përfaqësojnë banorin(!), por veprimtarin, apo jo, andaj pse mos të respektohen trajtat me –ËS rilindës, burrshtetës (burrë i shtetit jo burrë i shtetasve!)?
E dyta, pse për emnimin e vendbanimeve të reja lejojnë ose i lejojnë të pagëzohen ose i pagëzojnë vetë ato në mënyrë enorme me prapashtesën -AS ose -AJ, pa pasur arsye si motiv paraprak, d.m.th. pa pasur si fakt një emër njeriu sipas prejardhjes ose sipas patronimisë me një prapashtesë të tillë. Së këndejmi, pra pse, të pagëzohet (emnohet) fshati i njohur për frutin e mollave: Mollas ose Mollaj, kur, siç dihet, nga struktura aktuale fjalëformuese e shqipes, për këtë destinim (emërtim vendbanimi) konkretisht për emrin e përgjithshëm mollë molla (nënkupto trung-pemën me frutin), ofrohen trajta të tjera më të specifikuara për emrin e oikonimit përkatës, si b.f. fshati:
Mollë-a, Mollet-i, Mollëz-a, Mollajë-a, Mollush-i, Mollushë-a, Mollishtë-a, Mollish-ti, Molljonë-a, Mollanë-a, Mollarë-a, Mollak/e-ja, Mollor/e-ja...,
e ndonjë tjetër, pa hyrë në mundësinë e ndonjë fjalemri të përbërë ose togfjalësh, si:
Temolla, Mollëkuqja, Shpatmolla, Kodërmollë-a, Ndërmollajë-a, Qafëmolla ... etj.
Sidoqoftë, cilido nga emrat e mësipërm, edhe pse të shënuar arbitraisht prej nesh, nëse parapëlqehet si oikonim, pa mëdyshje, del më i pranueshëm si emërtim vendbanimi se ai me prapashtesë-fundoren: –AS Mollas(!!) ose ai me prapashtesën–AJ Mollaj(!!), ngase, siç dihet, prapashtesa –AS del e specializuar për emërtim banori ose të njeriut sipas prejardhjes, ndërsa ajo –AJ për emërtim patronimi (mbiemër familjar). Dhe së këndejmi, meqë emërtimet e tilla Mollas ose Mollaj (që ashtu i ndeshim si emërtime vendbanimesh) po ne i shënuam të shoqëruara me dypikëçuditje në kllapa, ngase, formalisht, sipas rregullsisë fjalëformuese parësorisht nuk janë emra njerëzish (po vendesh), atëherë ata emra sipas rregullit pragmatik-gjuhësor (gramatikor – fjalëformues) janë futur në fushë të huaj semantike pa nevojë.
Ja sa mirë këshillohej në Komisinë Letrare Shqipe në Shkodër, më 8 maj 1917, nën pikën 2:
“Atyne qi nuk kanë emen familjeje të posaçme (të rrjedhun: ja prej ndonji ofiqi, ja prej katundit a qytetit nga ka ardhë familja, ja prej mjeshtrisë, ja prej emnit të veçantë të ndonjenit prej të parëve të familjes), mund t’u trajtohet emni i familjes prej rrajvet të sipërshenjueme, ose tue i shtue emnit të gjyshit shtimin (sufiksin) –aj ...” (Shih Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, Tiranë 2016, f.395).
Po kështu, një rekomandim të tillë del për sufiksin –AS, i cili parësorisht nuk duhet me dalë si emërtim vendbanimi, po si emërtim banori ose të njeriut sipas prejardhjes, rregull ky që e ndeshim në të gjitha burimet normëzuese gtë gjuhës sonë, prandaj është obligim yni t’i përdorim me vend të dyja këto prapashtesa -AJ dhe –AS, sipas specializimit që e kanë.
Por, ç’është e vërteta, emrat oikonimikë në formën e tillë me –AJ ose -AS përkatëse, mund të përligjen vetëm nëse janë krijuar pas emërtimit paraprak të njeriut sipas prejardhjes ose patronimit e më pastaj të jenë transferuar nga funksioni antroponimik (emërtim patronimi ose banori) në funksion toponimi(!). Sidoqoftë, për të kuptuar më mirë këtë që e thamë, shih shembujt më poshtë të improvizuar prej nesh, me–AS ose –AJ, me sqarimin përkatës:
Mollasit (Mollushasit, Qafëmollasit ...) e fshatit Mollë (Mollushë, Qafëmollë ...) me mbiemrin Mollaj (Mollushaj, Qafëmollaj ...) na gostiten me molla të llojllojshme të prodhimit vendës.
Prandaj trajtat:
1) me –AS: mollasit, mollushasit ose qafëmollasit ...(e kështu me radhë), kuptohen si emërtime banorësh),
2) Mollë-a, Mollushë-a ose Qafëmollë-a... (e kështu me radhë), kuptohen si oikonime, emra vandbanimi);
3) ndërkaq, emrat me –AJ: Mollajt, Mollushajt ose Qafëmollajt ... (e kështu me radhë) kuptohen si patronime, emra familjarë.
Andaj vetëm në këto trajta sipas rregullit në fuqi emrat e tillë kanë rregullsi kuptimore në shqipen e sotme standarde, apo jo?!
Mirëpo, nëse mollasit ose mollajt (ose një pjesë e tyre), shpërngulen diku tjetër, mund formojnë lagje ose vendbanim me atë emër. Pra vetëm në raste të tilla kuptimisht e gjuhësisht emërtimet e tilla janë të ligjshme si vendbanime.
Së këtejmi, gjithsesi paraprakisht, në kushte normale, nuk duhet lejuar që zyrtarisht (analogjikisht) të formohen vendbanime me –AS ose me –AJ që vështrirësojnë apo pengojnë menjëhershmërisht zbatimin e modelit emërformues të emërtimit të njeriut, qoftë sipas banimit a prejardhjes me -AS, qoftë sipas patronimit, mbiemrit familjar, me -AJ.
Nuk po vazhdojmë me shembuj të tjerë, ngase besojmë se kjo si më sipër mjafton që lexuesi i nderuar ta ketë shumë lehtë për ta kuptuar mesazhin e kësaj vepre tonë. Me fjalë të tjera, për dikë tërheqim vërejtje e për dikë tjetër zgjojmë vemendjen që të njihet e vërteta, ngase si pasojë mosnjohjeje për shkak të mungesës së studimeve përkatëse të derisotme ose për shkaqe pakujdesie, me veprime të tilla, duke plasuar emërtime vendbanimesh arbitrarisht me –AS ose –AJ në numër enorm, përdoruesit tanë (intelektualët me në krye disa gramatikanë besa dhe standardologë!), jo vetëm nuk kanë bërë mirë në të kaluarën e nuk do të bëjnë mirë, por shumë keq, nëse, tash e mbrapa, vazhdojnë me emërtime të tilla, sepse me një veprim kësisoji po e shkatrrojmë ose më mirë me thënë, po e pamundësojnë operimin teknologjik të një njësie aktive të teknologjisë gjuhësore shqiptare të prodhimit serik, pikërisht të prodhimit të vegëlpajisjeve të gjuhës shqipe në përdorim normal të disa nënfushave semantike dhe kështu po e shkatërrojmë ose po e dëmtojnë shumë konsolidimin dhe zhvillimin normal të gjuhës sonë globale, situatore, letrare, sidmos atë standarde. Gjithsesi, duke mos ia respektuar rregullat e qëndrueshme të fjalëformimit në fuqi që atavikisht i ka krijuar vetë natyra e gjuhës sonë ndër shekuj, përkatësisht duke mosshfrytëzuar mjetet e makinerisë së tillë të gatshme gjuhësore, rreth prodhimit serik fjalëformues, siç u cek më sipër, të gjithë e sidomos mësuesit dhe e intelektualët tanë, me në krye me ndonjë gramatikan ose ndonjë standardolog pa koncepte të avancuara, pavetëdijshëm, bëjnë mëkat të pafalshëm ndaj mbarëvajtjes dhe konsolidimit të gjuhës sonë standarde, apo jo?!
Sidoqoftë, po e lëmë në ndërgjegjen e përdoruesve të tillë për emërtime të reja, ndërsa për ato të formuara më përpara të vendbanimeve me –AS ose –AJ fundore tashmë të rrënjosura thgellë nuk mund të fajësohet askush, por gjithsesi edhe ato nëse vjen shtegu duhen rishikuar, apo jo?!
Kjo çështje del shumë më e nëpërdukshme përveç në nënpjesën e dytë të kësaj pjese, por aq më tepër, në pjesën e dytë të kësaj vepre. Në këtë vazhdë tashti, do të pasqyrojmë sadopak teorikisht gjendjen reale jo të kënaqshme të emërtimeve të vendbanimeve: së pari në Kosovë, së dyti, në Shqipëri dhe së treti, gjithandej në trojet shqiptare, prandaj qysh tani kërkojmë nga lexuesi i nderuar, me sa u tha më sipër, të mbajë qëndrim kritik ndaj asaj që prish në të mirë të asaj qaë ndreq, apo jo?!
1) RRETH NDËRLIDHJES SË GJENDJES HISTORIKE DHE AKTUALE TË
OIKONIMIVE NË KOSOVË
Kosova, si term gjeografik, edhe pse thuhet se është artikulluar më vonë nga ai i Dardanisë, ka histori më të përkapshme bashkëkohore se Dardania. Në të vërtetë, siç konstatojnë studiuesit, Kosova si trevë konsiderohet, pjesë e zonës së hershme të Dardanisë Ilirike, Edhe ne, sipas studiuesve e quajtëm Dardani Ilirike, ngase Iliria shtrihej së paku në pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik (ilirik). Ne vetëm konstatojmë atë që e kemi lexuar ose atë që kanë konstatuar të tjerët që paska dokumentacion që emri Dardani paska pasur shtrirje më të gjerë se ai i Ilirisë, sidomos drejt Mesdheut e Lindjes së Hershme. U përmendka në veprat e Homerit, dhe në anale të Egjiptit. Madje u flitka për tri Dardani etj.
Sidoqoftë, për ne ka rëndësi, fjala Dardani, jo vetëm si term gjeografik i trevës sonë, por zgjon interes edhe vetë prejardhja e kësaj fjale, e cila shpjegohet me fjalën darda të ilirishtes, përkatësisht dardhë-dardha të shqipes. Ndërkaq, ndërkohë kjo fjalë Dardani (darda+NI ) si emërtim i lashtë treve, edhe pse nuk u zhduk, pësoi pasivizim përdorimi, përkatësisht u mbulua me emërtime të tjera, sidomos në kohën tonë ato vise të Dardanisë Ilirike dalin të shtrira në tri shtete me emra të ndryshëm: Kosovë, Serbi, Maqedoni, që edhe sot mund të simbolizohen me emërtimin e tri qyteteve të lashta: Naissus (Nishi Serbi), Ulpiana (Lipiani Kosovë) dhe Uscupe (Shkupi Maqedoni). Edhe pse thuhet se Dardania gjeografikisht kalonte edhe kufijtë e këtyre tri shteteve të sotme, për ne është shumë i rëndësishëm fakti që në trevën e Dardanisë ILIRIKE u përdor në kontinuitet e pandryshuar: gjuha pellazgo-iliro-dardane-arbnore, e cila del e trashëguar nga banorët e kësaj zone, madje edhe u formëzua, d.m.th., mori formë koineje, në Dardani. Kështu, si gjuhë e rinuar (koine autentike) ligjëron aktualisht gjuha shqipe, e cila, edhe sot e gjithë ditën, ruhet e kultivohet në të njëjtat treva e më gjerë. Së këtejmi, siç e arsyeton logjika ajo gjuhë pellazgo-ilire-dardane-arbnore, pikërisht që para takimit me grekët e latinët e vjetër kishte marrë fizionomi e sforcim në sistem, pra jo vetëm në Dardaninë e ngushtë, por edhe në Maqedoni, Epir, Albani e më gjerë, treva këto, në të cilat edhe sot gjallon, pra, si gjuhë shqipe. I mëshojmë logjikës se kjo gjuhë, po të mos kishte qenë e tillë me autonomi të qartë brendapërbrenda një sistemi të gjerë që në atë kohë, me struktura të veçanta të ravijëzuara, strukturat e saj nuk do të mund të qëndronin pa u shpërberë tërësisht gjatë turbulacioneve e katrahurave që ka ka pësuar vendi e folësit e këtyre trevave, gjatë atyre periudhave të gjata disa qinda e mija vjeçare nën administrim të Perandorisë Romake, pastaj me invadime apo dyndjet e barbarëve etj., fakte këto që domosdo do të kenë lënë gjurmë edhe në gjuhën e banorëve autoktonë të shpërndarë në treva të ndryshme, siç e vërtetojnë edhe historianët e gjuhës shqipe, por nuk mundën me tjetërsue atë sistemin gjuhësor autentik të kësaj gjuhe, ngase sistemisht ishte e ravijëzuar thellë. Por në këtë kontekst mund të kenë pësuar edhe toponimet pellazgo-ilire–(proto)shqiptare, prandaj gjurmët e tilla në kohën tonë mund të dëshifrohen më fort pjesërisht nga studiuesit që mund t’i vërejnë si gjurmë të mbetura brenda formave shumështresore. S’ka dyshim, që edhe Kosova si dhe mbarë trojet albano-shqiptare më parë kishin edhe emërtimet e veta toponimike, por gjatë administratës në gjuhën latino-greke e të sunduesve të tjerë ato do të jenë prekur detyrimisht, madje edhe do të jenë përqafuar edhe emërtime të reja toponimike. Nuk përjashtohet që edhe nën presionin e gjuhëve si dhe të popujve të tjerë, sidomos pas dobësimit dhe zhbërjes ose shkërmoqjes së Perandorisë Bizantine, ku pothuaj mbizotëronin elemente të ndikimit albano-helen, kanë ndodhur ndryshime. Është e vërtetë, që kur në skenë shfaqen perandoritë sllave (bullgare e serbe) ndodhën edhe ndryshime të mëdha të kufijve gjeografikë. Kështu edhe Kosova pothuaj me shekuj bie nën ndikimin administrimit bullgar e pastaj edhe të astij serb, të cilat si gjuhë administrative përdorën sllavishten. Është konstatuar që gjatë këtij adminisrtrimi në mënyrë të organizuar gjuhësisht u sllavizuan shumë toponime ilire e romake, qoftë rrënjësisht, qoftë pjesërisht, por shumica morën afikse kohësisht tashmë të përvetësuara nga sllavishtja. Ky sllavizim nuk u ndryshua as pas rënies së këtyre trojeve nën sundimin e Perandorisë Osmane. Që në fillim të sundimit osman elita intelektuale kishtare ortodokse serbe shfrytëzon rastin dhe u prezentonte dhe u sugjeronte pushtetarëve dhe regjistruesve turq emërtimet toponimike në trajtat në gjuhën sllave. Ky fakt, sipas studiuesve, ishte keqveprimi më i madh filltar bërë kundër gjuhës dhe faktologjisë së ekzistencës së toponimeve iliro-dardane-shqiptare dhe të vetë shqiptarëve në këto troje. Megjithatë, meqë, pa marrë parasysh si t’i quajmë feudokracinë kishtare serbe (sllave) pasi shumica e banorëve mbeti arbanfolëse, trajtat e tilla domosdo hynë në sistemin gjuhësor të arbnorëve në trevat ku ata ishin shumicë folëse, atëherë edhe vetë ndryshimet që pasuan emrat e tillë u bënë sipas ligjeve fonetike gjuhësore dhe me këtë verifikohet e vërteta, që u tha, se masa shumicë e përdoruesve të emërtimeve të tilla të përvetësuara në trevat përkatëse gjithsesi pa mëdyshje ishte arbnore (shqiptare).
Sidoqoftë, ka fakte që tregojnë që në këtë periudhë popujt jetonin të përzier në simbioza, ndërkaq shqiptarët ishin më të përqendruar në pjesën perëndimore të ish-Dardanisë (Kosovë e Maqedoni, Zetë (Mal të zi) si dhe në Albani, Epir e më tutje nga jugu, por gjuha arbërore-shqipe kishte përhapje edhe më të gjerë. Kuptohet shqipja nuk vërtetohet se ishte gjuhë zyrtare, por pamëdyshje shërbente si gjuhë komunikimi e masës së gjerë dhe si e tillë, thuhet se ajo ishte gjuhë mbizotëruese në mbarë Siujdhesën Ilirike (Ballkanike) të atëhershme. Dhe ky zgjerim hapsinor zgjati, pak a shumë, deri në shek. XIX, kur u plandos rëndë me shfaqjen e preporodit pravosllav (rilindjes ortodokse ose nacionalizmit të shfrenuar sllav) nën ndikimin dhe orkestrimin e Rusisë cariste dhe tashti, veç tjerash ortodoksët në përgjithësi (sllav e grek) nën sundimin turk të nxitur jo vetëm nga ndërsimi rus, por edhe nga qarqe europiane përveç sforcimit të së drejtës fetare që e kishin që nga themelimi i Perandorisë Osmane, filluan të kërkonin edhe autonomi e pavarësi politike e shtetërore, ku përveç trojeve ku mbizotëronin fetarisht e paksa gjuhësisht, zgjeruan oreksin edhe për trojet ku mbizorëronte komuniteti shumicë shqiptar me gjuhën e tij bazë. Pikërisht për këto qëllime ndaj botës perëndimore dhe popullatës naive vendëse kryesisht muslimane (që i besonte mbrojtjes turko-osmane), tash u shfrytëzuan edhe toponimet me prejardhje të dikurshme të ashtuquajtura sllave të regjistruara para e pas invazionit turk, për të arsyetuar hegjemoninë se gjoja sipas të drejtës historike atyre serbëve u takojnë këto treva, pa marrë parasysh se kush banonte aty momentalisht e në vazhdimësi dhe çfarë gjuhe fliste. Pra, mbi bazë të atyre toponimeve dhe të fesë së dikurshme të përbashkët mbarë popullore të trashëguar kryesisht ortodokse, në njërën anë, kisha greke sipas megaliidesë turrej rreth trojeve shqiptare, ashtu edhe kisha serbe, në anën tjetër sipas naçrtanjes, me nacionalizmin serb vringëllonte shpatat dhe mprehte oreksin për trevat e Kosovës, Maqedonisë, deri edhe të Albanisë dhe më gjerë, të cilat edhe i emërtoi Serbi e Vjetër (Stara Srbija).
Është e vërtetë se nga një propagandë e tillë e sforcuar politikisht për qëllime ekspansioniste, Greqia e sidomos Serbia, në dy shekujt e fundit e përkrahur jo vetëm nga Rusia cariste, por edhe nga Franca dhe Europa (kundërshtare e Perandorisë Osmane), si rrjedhojë u arsyetua pushtimi i viseve shqiptare të Shqipnisë gjeografike që nga Nishi, Shkupi, Dibra deri edhe pjesë të Malësive shqiptare. Kështu shteteve të saposhkëputura nga Turqia u dhuruan toka shqiptare, si: Malit të Zi - pjesë të Malësisë dhe të bregdetit shqiptar, Serbisë–pjesë e Kosovës që nga Nishi, Vraja e Kushumlia pastaj edhe tërë Kosova, me Sanxhak e pjesë të Maqedonisë. Po ashtu edhe Greqisë vazhduan t’i dhuronin vise të reja të tëra shqiptare si Çameria etj.
Po kjo, nuk mbeti me kaq dhe pa rrjedhoja. Në të vërtetë, pushtimet më të mëdha që ndodhën gjatë LPB vazhduan me mbajtjen nën influencë Shqiprinë dhe sidomos pushtimin e plotë të Kosovës që zgjati, deri në qershor të vitit 1999, ku me luftën UÇK dhe ndihmën e NATO-s, u hoq pushtimi serb, andaj po në këtë faze frymëmarrjeje të re, nga populli, përkatësisht nga intelektualët shqiptarë menjëhëhershmërisht u shtrua çështja e standardizimit të emërtimeve të Kosovës. Qeveria e Përkoshme e Kosovës, nuk ia la këtë punë stihisë, po formoi Komisionin kompetent shtetëror dhe si rezultat doli Regjistri i propozimeve të oikonimeve të Kosovës të publikuara nga Komisioni Qendror (2000).
Është e vërtetë se shumica prej emërtimeve përkatëse, duke qenë të pranuara dhe të përqafuara nga opinioni, sidomos nga pjesa entuziaste që sapo ndjente një frymim lirie pas Çlirimit (1999) filluan të implementoheshin, kryesisht nga “banorët lokalë”, dhe nuk qortoheshin as nga pushteti vendor dhe as nga ai qendror. Por, ç’është vërteta, edhe pse pritej sforcimi i këtij implementimi, jo vetëm nga administrata komunale e më lartë, në plan vendi dhe sidomos pas dorëzimit të Regjistrit organeve kompetente të Qeverisë së Kosovës (2004), i cili qe shumë i mirëpritur nga qeveria, organi ndërkombëtar mori parasysh “reagim-kërkesën e Këshillit Nacional Serb dhe e bëri revokimin (stopimin) e vendimeve të marra nga Komision i Qendror për “ndërrim-ndryshimin e emrave të vendbanimeve”.
Kështu, pasi Kosova ishte nën protektoratin e KB, mbi bazë të Rezoluta 1244 të KB-së, patjetër për një ndërmarrje të tillë lypsej vepruar sipas urdhër-udhëzimeve të UNMIK-ut. Madje, siç shpjegohet në burimet përkatëse, përveç UNMIK-ut, organ i KB-së edhe më vonë në bazë të Kornizës Kushtetuese të Kosovës (2001), u vazhdua një ndërhyrje e tillë, përkatësisht edhe sipas Pakos së Ahtisarit (pako kjo që u plasua në Prishtinë, më O2.02.2007). Në të vërtetë, Ahtisari ishte faktor ndërkombëtar i autorizuar nga BE për Kosovën deri në pavarësimin e saj legjitim. Pra me Kornizën përkatëse për Kosovën (2001), sipas komentimit të analitikanëve, ndër të tjera u stopua çështja e emërtimeve të propozuara, sidomos pas vitit 2004, kur regjistri kishte marrë formë të prerë nga Komisioni, ngase tashti organet ndërkombëtare më shumë iu përkushtuan, siç konstatojnë analitikanët, çështjes rreth të drejtave të komunitetit serb, madje, duke i dhënë këtij komuniteti (ndoshta) më tepër privilegje se që i kanë pakicat e tjera në shtete europiane si dhe vetë popullit shqiptar(!) për këtë punë.
Për rrjedhojë gjuha serbishte vazhdoi të njihej si gjuhë zyrtare shtetërore, krahas shqipes e anglishtes. Ndërkohë u bë formimi i disa komunave të reja me shumicë serbe etj. Kështu, me fjalë të tjera, u pamundësua zbatimi normal nga organet kompetente të kohës në Kosovë, andaj emërtimet e propozuara të vendbanimeve ende nuk u trajtuan në organet e larta të Kosovës dhe si pasojë nuk u lejua të implementoheshin edhe pse, sipas ndonjë interpretimi, ishin në harmoni me të drejtën që jepej me Kornizës Kushtetuese (2001), e cila që nga hyrja në fuqi obligonte të gjitha institucionet e Kosovës, që të zbatonin drejtpëdrejt edhe me përparësi Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila lejon ndryshimet ose përmirësimet përkatëse edhe të emërtimeve të kësaj natyre. Në të vërtetë, me këtë stopim, i cili mbase ndodhi edhe për shkak se nuk pati kush ta interpretonte si duhet të drejtën universale që kanë banorët për ndryshimin dhe zgjedhjen e emrit më të pështatshëm të qendrës së vet të banimit, qoftë edhe si dyshor (dualizëm), emërtime paralele, u krijua një laramani edhe më e madhe se përpara në përdorim jozyrtar e zyrtar të emërtimeve në fjalë.
Sido që të ketë qenë, mbështjellimi i tillë i dualizmave që ishte i pranishëm edhe më përpara tashti u bë edhe më alarmant, sepse emërtimet e reja ende pa u rrënjosur mbeten të pezulluara, ndërkaq të vjetrat, edhe pse jo të gjitha të dëshiruara, ngase numër i konsiderueshëm i tyre nuk ishin për zemër të masës (opinionit) shumicë, patjetër lypsej rikthyer e respektuar zyrtarisht. E thamë që kishte edhe pa qartësi, siç paksa u cek edhe më parë, ngase në këtë kontekst, edhe më përpara, kishte trajta joplotësisht të stabilizuara, jo vetëm në të dyja gjuhët (serbisht e shqip), po edhe në gjuhët e kombësive si turqisht, boshnjakisht etj. Kështu bashkë me ndonjë zhgënjim tjetër për një masë, jo aq të papeshë, mbeti çështje e pazgjidhur e oikonimformimeve të propozuara në gjuhën shqipe nga Komisioni, problem ky që shpresohej se do të rregullohej fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2007, po që në të vërtetë ende kjo nuk ndodhi.
Ç’është e vërteta, para pakos së Ahtisarit, siç e lexuam në faqe interneti, përveç kërkesës së Këshillit Nacional Serb, të sipërcekur, doli një reagim nga ana e palës serbe, pikërisht lidhur me emërtimet në shqyrtim, me titull: Ndërrimi i emërvendeve në Kosovë (Menjanje naziva mesta na Kosovu i Metohiji (12.04.2006), me këtë përmbajtje (përkthimi ynë n. v.):
Në Qendrën koordinuese thuhet se është fjala për një ndër shkeljet më të vrazhda të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, ngase me një veprim të tillë është bërë goditje jo vetëm në praninë fizike të ekzistimit të popullit serb në ato treva, por edhe në historinë dhe kulturën e tij.
Emërtimet e qyteteve të formuara sipas proceseve historike që datojnë që nga shek. 16 e 17 janë ndryshuar me farkëtime shqipe. Kështu veç tjerash Podujevo është bërë Besijana, Istok-Burim, Kosovska Kamenica-Dardanë, Glogovac–Drenas, deri edhe emërtimi mesjetar i qytetëzës Novo Brdo është ndryshuar në Artanë!
Qendra koordinuese shpjegon se normat ndërkombëtare që rregullojnë këtë materie janë shumë të qarta, lejojnë përkthime, por assesi ndryshime emërtimesh, sepse kjo paraqet një formë të re dhune mbi kombësinë përkatëse etnike. Përgjegjësia për një formë të tillë dhune bie mbi përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare në Kosovë e Metohi.
Sigurisht kjo akuzë fajsimi, për mendimin tonë, ishte e njëanshme dhe gjithsesi e paqëndrueshme, sidomos pjesa ku thuhet që:
“kjo paraqet një formë të re dhune mbi kombësinë përkatëse etnike” (serbe),
sepse në këtë gjykim nuk është dëgjuar fare arsyetim-përgjigjja nga pala tjetër, andaj ky fakt fiktiv do të ketë rindikuar për moszbatimin ose anashkalimin enblok të propozimeve të Komisionit Qendror, apo jo?!
Ndërkaq, më 27 shtator 2012, d.m.th. 6 vjet pas reagimit të mësipërm nga pala serbe, përkatësisht 5 vjet pas Pakos së Ahtisarit, publicisti Shkëlzen Maliqi në një artikull shkruar serbisht lidhur me këtë çështje në masmedia shpjegon:
Ndryshimi i emërtimeve të vendbanimeve dhe të rrugëve në Kosovë është bërë fill pas vitit 1999 nga Komisioni Qendror, të cilin pohohet se e ka formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës me Hashim Thaçin në krye. Ajo që është më qenësore, procesi i ndryshimeve, formalisht asnjëhere nuk është zbatuar, sepse administrata e UNMIK-ut ka refuzuar jetësimin, sidomos për vendbanimet. Për këtë, edhe pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës nuk është nxjerrë ligj apo akt nënligjor përkatës për rregullimin e kësaj çështjeje. Sidoqoftë, rreth emërtimit të qyteteve dhe fshatrave edhe në ligjërimin e përditshëm dhe zyrtarisht deri më sot ka dualizëm…por në këtë proces… pati edhe skajshmëri…
Dhe kështu, veç tjerash, autorit jep për të kuptuar që përpara nga ish regjimi sebo-sllav ka pasur teprime në këtë proces, por edhe tashti në këtë proces të riemërtimeve pas vitit 1999 (nga Komisioni) pati gjithashtu skajshmëri.
Për çudi, edhe pse ky sqarim i Shkëlzenit nuk është tërësisht i drejtë, nuk pati reagime plotësim-sqarime as nga Komisioni në fjalë as nga ana e organizmave të Qeveverisë së Kosovës. Për rrjedhojë vazhduan reagime të tjera nga ana serbëve që unë po e dalloj vetëm këtë të botuar më 27.03.2013:
Shqiptarët dhe administrata e Prishtinës në Kosovë e Metohi, po përgatiten me të madhe për ndryshimin e krejt asaj që është ose çka ka ekzistuar serbe në krahinën tone jugore -Kosovë e Metohi. Në të vërtetë, tashmë shumica është realizuar, sepse pothuaj të gjitha qytetet dhe fshatrat kanë marrë emra të rinj në shqipe.
Edhe lidhur me këto konstatime shumica plotësisht të pavërteta askush nga pala shqiptare, as nga ajo ndërkombëtare nuk pati reagues.
Sidoqoftë, siç del nga reagimet e mësipërme, personat e caktuar faktikisht ose ishin të frustruar ose nuk ishin të informuar sa duhet me realitetin sa u përket tentimeve rreth ndryshimeve toponimike të Kosovës si dhe për vendbanimet e propozuara të stopuara, andaj pritej të kishte reagime të tjera nga ajo anë, madje edhe më shumë të fryra politikisht. E thamë se edhe nga sqarimi ose “përgjigjja”, e Shkëlzen Maliqit, i cili nuk përjashtonte edhe teprime të skajshme, për mendimin tone, nuk është bërë sqarimi i plotë rreth punës së Komisionit, ngase, në procesin pas vitit 1999, si reaguesit ashtu edhe nga përgjigjedhënësi nuk i dinin ose nuk i kishin parasysh këto fakt-arsye:
E para, Komisioni nuk i ka ndërruar, përkatësisht as që i ka prekur fare trajtat në gjuhën serbe, ato si përpara edhe gjatë periudhës pas Çlirimit të Kosovës (1999), si dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (2007) kanë tagër që të gjitha zyrtarisht të përdoren të pandryshuara si përpara në atë gjuhë.
E dyta, Komisioni ka përpunuar ose është përpjekur t’i stabilizojë vetëm trajtat në gjuhën shqipe me synim standardizimi, ngase ato edhe më përpara në krahasim me tekstin në serbishte paraqiteshin si dualizma të zyrtarizuar, por tash (pas Çlirimit) imponoheshin jo si problem në raportin serbisht–shqip, por më tepër ose vetëm si problem brendapërbrenda shqipes, pra si problem: shqip/shqip, sepse sipas opinionit aktualisht trajtat e mëparshme nuk kënaqnin, pasi ato ishin të paqarta ose preknin si reflekse me dhembje nga gjuha e pushtuesit etj., prandaj me të drejtë u kërkua nga Qeveria që Komisioni të trajtojë këtë çështje dhe të intervenojë, duke propozuar zgjidhje sa më të drejta me qëllim standardizimi.
E treta, ç’është e vërteta, mbase zyrtarët e UNMIKU-t dhe tash të EULEKS-it nuk e njihnin problematikën rreth kësaj çështjeje, sepse edhe më përpara (para Çlirimit 1999) pothuaj asnjë emërtim vendbanimi në raportin serbisht/shqip zyrtarisht nuk ishte identik sa i përket shkrim-shqiptimit në administratën zyrtare ekzistuese dygjuhësore në të dyja gjuhët, sepse serbishtja në përdorim zyrtar ka dy sisteme shkronjash: azbukën cirilice dhe alfabetin latinice, ndërkaq shqipja ka vetëm sistemin shkronjor latin, por përveç veçorive të tjera shqipja ka tinguj që nuk i ka serbishtja as latinishtja dhe përveç kësaj shqipja e ka si tipar të veçantë dallues ndryshimin e emrit sipas trajtës së shquarsinë dhe të pashquarsisë, andaj nga kjo pikëpamje për të kënaqur të drejtën e administrates dygjuhësore, ndryshimet në raportin shqip-serbisht, ishin, siç janë edhe sot, të pashmangshme. Po japim vetëm një shembull emërtimi i qytezës: Zubin Potok, edhe pse e shënuar me alfabetin latin, në shqip del e njëfjalëzuar Zubinpotok–u, ndërkaq të gjithë shembujt e tjerë dalin edhe më me shumë ndryshime. S’domend, se ndryshimet brendapërbrena shqipes, aspak, në asnjë mënyrë, nuk i prekin emërtimet serbe.
E katërta, është e vërtetë, se në Jugosllavinë e pas L2B ky problem i hapur, kishte njëfarë arsyetim-zgjidhjeje për dysorët në raport me të drejtën rreth barabarësisë së gjuhëve të kombeve e të kombësive. Me sa dime, që nga viti 1969 edhe më përpara, por që nga viti 1971 dualizmat e emërvendeve sipas gjuhëve përkatëse, si për kombet e kombësitë, si në tërë Europën e botën e civilizuar, ishin të lejuara ligjërisht. Të kujtojmë vetëm emrin e qytetit të Zvicrës që në shqipe shënohet Cyrih: gjerm, Zurich, it. Zurigo, rus. Cjurih, serb. Cirih ose kryeqytetin e Austrinë që në shqipe shënohet: Vjenë-a, angl, Wien, tur, Beç, hung. Bees, serb. Beč etj. Së këtejmi, në raportin shqip/serbisht, siç u cek më sipër, pothuajse asnjë emër-emërtim vendbanimi nuk ishte i njëjtë, qoftë shkrimisht, qoftë shqiptimisht, dhe kjo nuk ishte as nuk është kurrfarë shkeljeje e të drejtës gjuhësore të asnjërës gjuhë, apo jo?!
E pesta, është e vërtetë, se disa emërtime tejet të dhunshme serbe, të mbetura nga Jugosllavia e Kralevinës SKS, që kishin përmbajtje me natyrë të ndryshme (irituese asimiluese etj.) për palën shqiptare, fill pas L2B dysoret ishin të lejuara, si p.sh: Skënderaj (Srbica), Ferizaj (Uroševac), Hani i Elezit (General Jankoviq) etj., prandaj veprimi i Komisionit në këtë drejtim kishte mbështetje edhe nga praktika implementuese ashtu edhe nga ana ligjore e së drejtës universale europiane, apo jo?!
E gjashta, së këtejmi, puna e Komisionit ishte në funksion të mbarësisë shkencore e kombëtare për palën shqiptare e në përgjithësi, madje synimi ishte human dhe në raport me palën tjetër, të kombit e shtetit serb, sepse duke paraqitur të vërtetën e mohuar historikisht, si të thuash, pa fajin e popullit serb, por me fajin e politikës hegjemoniste që e konservonte dhe e plasonte shteti dhe kisha serbe, veprimi dyshorëve në gjuhën shqipe tërhiqte vërejtje që kjo çështje të normalizohej (rishikohej) edhe në serbishte, me qëllim që mos të bëhen edhe mëtej shkelje tejet të vrazhda kundër popullit shqiptar dhe gjuhës së tij.
E shtata, si përforcim rreth pikës së mësipërme po shtojmë faktin, se politika e tillë hegjemoniste serbe në të kaluarën dhe sidomos në periudhën gjatë dy shekujve të fundit lidhur me toponiminë e viseve shqiptare ishte bërë strategji kolonialiste shtypëse ndaj shqiptarëve, sidomos në trojet e Dardanisë e viseve të tjera të hershme arbanase e më gjerë, të quajtur sipas tyre Serbi e Vjetër (Stara Srbija), vetëm pse identifikohej ndonjë element emërtimi me prejardhje sllave, ku gjithsesi synimi kryesor ishte kolonizimi i truallit të Kosovës dhe i viseve të tjera të populluara kryesisht ose tërësisht nga shqiptarët, të cilët, edhe pse autoktonë, sipas tyre duhej shtypur, milom ili silom, qoftë me asimilim, shkombëtarizim, qoftë me shpërngulje e dëbim, apo me zhdukje, asgjësim. Dihet që kjo strategji shtetërore serbe (duke mohuar deri bullgarizimin toponimeve përkatëse emërtuar para serbve) e ndërsyer sidomos nga kisha ortodokse (pravosllave) e tyre, vazhdoi me shekuj dhe për fat të keq vazhdon pandërprerë, deri në ditët e sotme, me të njëjtin avaz.
E teta, andaj edhe propozimet e ndyshimit duale lidhur me qytetet Podujevë – Besianë, Istok – Burim, Kosovska Kamenica - Dardanë, Glogovac - Drenas, si dhe Novo Brdo – Artanë dhe propozime të tjera, sigurisht kishin arsye e motive që i di Komisioni dhe banorët përkatës që i kishin propozuar, përkatësisht i kishin pranuar si emërtime të reja, pa i prishur komoditetin emërtimit të mëparshëm në gjuhën zyrtare (serbe), por kjo nuk do të thotë që këto dhe propozime të tjera në kuadër të gjuhën shqipe, me qëllim persosshmërie nuk mund të ridiskutohen cilësorisht e përmbajtësisht në organizmat përkatës studimorë, shoqërorë e shtetërorë.
Sidoqoftë, përveç arsyeve nga pikat e mësipërme që nuk janë shterrruese, ka edhe argumenta të tjerë në mbështetje të punës së Komisionit në fjalë, prova këto që disa prej tyre lexuesi ka mundësi t’i vërtetojë edhe gjatë analizës së më poshtme që do të vazhdojë po në këtë punim.
Prandaj, mesa u tha më sipër, kemi plotësisht të drejtë të gjykojmë që stopimi i punës së Komisionit Qendror për Emërtimet që gjoja ishte kundër kulturës e historisë së popullit serb, ose kundër ndonjë Rezolute etj, ishte krejtësisht e pabazë. Së këtejmi, moszbatimi i propozimeve, nëqoftë edhe stopim i përkohshëm, në parim nuk e quajmë të drejtë. Është tjetër gjë, nëse ka kërkesa si jona, që emërtimet e tilla duhet të rishikohen patjetër së paku edhe njëherë, duke respektuar ligjshmërinë e brendshme fjalëformuese të shqipes, sepse, lidhur me këtë logjika na bind që si të stabilizohet gjendja, kjo lëndë patjetër do të rikthehet në rishqyrtim edhe më serioz dhe pa kurrfarë euforie e teprie. Kështu rishikimi duhet të bëhet jo vetëm nëpër komuna, por edhe në institucionet tona përkatëse shkencore shtetërore e ndërshtetërore dhe pastaj të dalë për miratim para Parlamentit të shtetit sovran Republikës së Kosovës.
E thamë që tema e tillë, mbeti aktuale dhe e pazgjidhur, andaj ftojmë, përveç atyre shqiptarë e të huaj edhe studiuesit e vërtetë serbologë ta japin kontributin e tyre në ketë drejtim, ngase qëllimi i shkencës është që e vërteta të dalë në dritë si e tillë, jo gënjeshtrat ose ekzagjerimet e çastit, apo jo?!
Së këtejmi, mirëpresim konsultime edhe me homologët në Shqipëri e Maqedoni duke nëpërkaluar shqyrtimin e lëndës edhe në ekspertizë akademike.
Kështu në rrethana më të volitshme do të bëhet zbatimi ose zgjidhja sipas interesit të përgjithshëm kombëtar. Gjithsesi çështja rreth formëzimit dhe fjalëformimit të emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe duhet të jetë objekt trajtimi edhe nga studiues të tjerë më eminentë nga të gjitha trevat shqiptare e më gjerë, sidomos edhe nga Tirana, sepse edhe në Shqipëri si në Kosovë e gjetiu imponohet si shumë aktuale pikërisht çështja e ndryshimit, rikthimit, modifikimit ose të vërtetësimit të emërtimit të venbanimeve të reja, por edhe atyre ekzistuese, apo jo?!
Së këtejmi, duhet të kuptohet gjithandej sikurse edhe këndej se çështja e emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe është e hapur dhe zgjidhja e kësaj teme i takon mbarë shqiptarisë, por në veçanti institucioneve, organeve e organizmave të shtetit të njohur mbiqindvjeçar shqiptar, Shqiprisë.
2) GJENDJA SHOQËRORE-POLITIKE E AKTUALE OIKONIMIKE NË SHQIPRI
Prof. Begzad Baliu në veprën Gjendja e toponimive shqiptare në Ballkan (2004),veç tjerash pasi përmend faktin se në Shqipëri në periudhën e Pavarësisë, përkundër vështirësive rreth konsolidimit të shtetit që kishin u bë përpjekje në shqipërimin e toponimisë dhe për këtë përmend hartën e prof. Ahmet Gashit 1935, mirëpo siç do të argumentohet edhe prej nesh atbotë pikërisht gjatë veprimit të Komisisë Shqiptare në Shkodër (1916-1918), është inicuar paksa ky problem, ndërsa në fundvitet e ’30-a, nga Shteti i Mbretnisë shqiptare, ishte vepruar në mënyrë edhe më të organizuar rreth kësaj teme.
Kështu siç mësojmë nga materialet e Komisisë Letrare Shqiptare në Shkodër, më 02.07.1917, është pranuar për shqyrtim letër-kërkesa e Komandës austro-hungareze:
Mbi ndërrimin e emnavet të katundevet të Grykës së Madhe e të Grykës së Vogël (Dibër)...
ndërsa më 11.o7.1917 nga ana Komisisë:
Vendohet me iu përgjegjë letrës... mbi emnat e katundevet të Grykës së Vogël e të Grykës së Madhe, tue i diftue ata qi s’janë shqip e tue thënë e tue qenë se edhe të tjerët s’kanë një tingllim shqip etimologjin e tyne nuk mund t’ua diktojmë, pra të ndiqet dishiri i katundevet e t’u kthehen emnat kutundevet ashtu si dishirojnë këta. (T.O., Shekulli i KLSH në Shkodë, Tiranë, 2016, f. 4003.)
Pra Komisioni zyrtar (KLSH) jep pëlqimin për ndryshimin e emërtimeve të vendbanimeve nga gjuha e huaj (zakonisht sllave) në atë shqipe sipas propozimit të vetë banorëve, por ne, ç’është e vërteta, nuk dimë se si është vepruar më pastaj në atë kohë lufte. Në të vërtetë, e dimë se edhe në 20 vitet më vonë, më 1937, me dekretin e Mbretit Zog ishte formuar Këshilli përkatës dhe më 1938, nga organet më të larta të shtetit ishte miratuar Lista e emrave të përshtatshëm, pothuaj i të gjitha vendbanimeve në Shqipëri dhe pikërisht për Qarkun e Dibrës ishin ndërruar 80% të emërtimeve të papërshtatshme të vendbanimeve, të cilat fatkeqësisht mbeten vetëm si përpjekje, ngase pa kaluar një vit nga ky miratim, Shqipria u pushtua nga Italia fashiste. Jo vetëm kjo, por zgjon interes fakti tjetër se edhe në kohën Mbretrisë Italo-Shqiptare 1939 -1943, pati përpjekje për shqipërimin e toponimeve të Viseve të Lirueme Shqiptare, por edhe kjo mbeti vetëm si përpjekje, megjithatë, mund të themi, se krejt kjo punë nuk ka kaluar krejtësisht pa gjurmë, gjë që dëshmon edhe përpjekja e të tjerëve në vazhdimësi dhe puna jonë me këtë vepër.
Edhe pas L2B, 1944/45 e në vijim deri në fillimvitet e ’90-a, kur në Shqipëri mbretëroi regjimi komunist, pati ndryshime emërtimesh të vendbanimeve, por jo aq të asaj natyre, rreth ndryshimit të emërtimeve sllave, siç ishin dy-tri përpjekjet e mëparshme të sapocekura. Edhe pse në atë drejtim nuk u vazhdua me atë entuziazëm në raportin e ndryshimeve sllavisht/shqip, megjithatë nuk mbetën pa u bërë ndryshime të disa vendbanimeve (toponimeve), por kryesisht ato u bënë mbi bazë të parimeve klasore, politike e fetare të shtetit komunist, por jo në përmasa aq të gjera. Fare pak shembuj u prekën rreth shqipërimit të emërtimeve me prejardhje sllave. Ndërkaq pas rënies së atij sistemi, tash 20 e sa vite, në këtë kohë tranzicioni, siç konstaton profesori i nderuar Begzad Baliu (2004), nuk është bërë pothuaj asgjë në këtë drejtim, përkundrazi ka rikthime të emrave shqip në gjuhën e pakicave.
Në të vërtetë, mesa kemi vërejtur ne, edhe në Shqipëri në kohë të fundit, sipas publikimeve që ndeshëm në masmediat përkatëse, lidhur me këtë temë, ka mjaft fjalë edhe shqetësuese edhe premtuese rreth këtyre ndryshimeve.
Madje, pikërisht rreth kësaj teme janë implikuar, përveç personave të caktuar, jo aq të njohur nga fusha e kulturës toponimike, edhe persona të njohur të klasës shoqërore politike e kulturo-arsimore që ishin ose janë në organet a organizmat e pushtetit dhe të shtetit shqiptar. Së këtejmi këtë gjendje aktuale, duke shfrytëzuar faqe-interneti, do të përpiqemi që këtë realitet ta paraqitim objektivisht më poshtë në disa pika:
Së pari, po fillojmë me faktin se z. Bamir Topi, i cili, deri sa ishte, në cilësinë e Presidentit të RP të Shqipërisë, gjatë një vizite në Korçë, i bie në sy njëfarë mosdisipline në përdorimin e emërtimeve të vendbanimeve, të cilat, siç vëren ai, po kthehen në trajtat e vjetra sllave dhe ky këshillon, jo vetëm të mos kthehen, por edhe ato të trashëguarat të zëvendësohen me emërtime toponimesh tona të hershme ilire apo të tjera që mund të sugjerohen dhe nga institucionet përkatëse që merren me ruajtjen e traditave të kulturës sonë gjuhësore shqiptare. Kështu, siç duam ta kuptojmë ne, ky duke shpjeguar se një kompetence e tillë u takon pikë së pari organeve të pushtetit vendor, kërkon që problematikat e tilla të zgjidhen sa më shpejt. Madje, ky në listën e emërtimeve pati thënë që duhet të rikthehen ndoshta edhe emërtimet e viteteve të ‘90-a, siç janë emrat: Sheqeras, Mollas etj.
Së dyti, prof. dr. Sali Berisha, edhe ky deri sa ishte, në postin e kryeministrit të RSH-së shkon edhe më tej. Në një mbledhje të qeverisë, pikërisht për çështje emërtimesh ose riemërtimesh të vendbanimeve qe shprehur mjaft bombastikisht:
Të bëhet një ndërrim masiv i emërtimeve në mbarë vendin të mbetura që kur ushtritë sllave pushtonin territoret shqiptare.
Përkatësisht ato:
Do të duhet që në një të ardhme të afërt të nisin e të ambientohen me toponime tërësisht shqiptare… si p.sh.: Banimet e fshatrave apo të krahinave të ndryshme shqiptare që deri tani thirren me emërtime serbe.
Së treti, lidhur me këtë nismë reagon prof. Shezai Rrokaj, i cili mbështet mendimin e kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha, por shton se zgjidhja shumë e mirë do të ishte që këto vendbanime të merren me referendum populli. Pra, me të drejtë gjykon ai, që duhet të merret edhe mendimi i qytetarëve përkatës dhe njëherazi më në fund zgjidhja ose zëvendësimi duhet bërë me ekspertiza akademike.
Së katërti, gjithashtu edhe pushtetari i atëhershëm dhe i tashëm Ilir Meta, aktualisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ka deklaruar:
Të korrigjohen emërtimet sllave të vendbanimeve
si dhe ato komuniste…
Në të vërtetë, kjo e thënë gati-gati me gjysmë zëri, nuk dimë se për cilët ka menduar më tepër se duhen ndryshuar nga sllavishtja në shqipe apo prej shqipes në sllavishte. Por një gjë e kemi të qartë se pas ndryshimit të emrit të komunës Liqenas në Pustec (Shretinë!) dhe të 7 fshatrave të kësaj komune që kanë rimarrë emra maqedonisht, z. Iir Meta, si politikan në pozitë këtë ndërmarrje e miraton me këto fjalë:
Ky është një akt tolerance, mirëkuptimi dhe respekti ndaj pakicës...
Nuk dimë në raste të tilla a vazhdon të ruhetsi dualizëm edhe më emri zyrtar paralel shqip që ne nuk na dukej se ishte komunist (!) siç ishte b.f.edhe emri i një fshati tjetër Lajthizë, i cili i rikthyer në Leska, i cili ruan të njëjtin kuptim, apo jo?
Së pesti, ndërkohë në portalin “Alben” lexuam një artikull mjaft cilësor shkruar nga Valon Kurteshi, ku veç tjerash thekson se prania e emërvendeve sllave, greke dhe turke në territorin nën sovranitetin politik të Shqipërisë është një çështje themelore që prek në palcën kombëtare, pra në identitet, andaj propozimi i kryeministrit Sali Berisha për shqiptarëzimin e emërtimeve të emërvendeve në shkallë vendi i duket i drejtë, i natyrshëm dhe plotësisht europian, sepse:
asnjë popull i botës, pas çlirimit të tij, nuk toleron vazhdimësinë e emërtimeve të emërvendeve të ish okupatorëve të vet,
ngase me një tolerim të tillë:
okupatorët u thonë shqiptarëve se jemi prezent brenda jush, si shpirt nga e kaluara, andaj: Pyetja është si duhet vepruar dhe sa më shpejt?
Nuk dimë kjo pyetje pati farë jehonë atëbotë, apo jo?
Së gjashti, po në këtë kontekst përfshihet edhe politikani historian, ish ministri i punëve të jashtme të RP të Shqiprisë, Paskal Milo, i cili këtë çështje e politizon shumë keqas, ngase këtë nismë të kryeminitrit, Sali Berisha, e konsideron si tentativë që gjoja, me fjalët e tilla, Sali Berisha po u kthyeka në diktaturë si Enver Hoxha, ngase, kinse vetëm në kohën e sundimit të E. Hoxhës qenkan bërë disa ndryshime të emërtimeve të vendbanimeve (!), të cilat, me sa dihet, vërtet janë bërë, por më tepër mbi bazë klasore partiake, por mbase nuk kanë munguar raste edhe të kësaj natyre me interes kombëtar-shtetëror, apo jo?
Së shtati, edhe publicisti Ardian Vehbiu në një artikull me titull Donkishotët e toponimeve (02.08.2011), reagon shumë ashpër e paksa me nënçmim kundër Lëvizjes qytetare mbarëkombëtare: Aleanca Kuqezi, ngase nuk dimë sa u pëgjigjet atributi donkishotë pjesëtarëve ose kryesisë të këtij asociacioni politik, vetëm pse paska shpallur njoftimin për nismën për shqiptarizimin e toponimeve të huaja, por që ende pa i nxjerr shpatat t’u fringëllojnë në erë, mori “epitetin” donkishtesk?! Kështu sipas tij një nismë e tillë, që nuk është pa precedent sikurse nismat e tjera të mëparshme do të mbetet në nivelin e kuriozitetit politiko-gjuhësor..., sepse:
Toponimet sa kohë që ekzistojnë dhe përdoren janë fjalë në gjuhën shqipe.
Konstatim ky që në njëfarë mënyre nuk qortohet, por megjithatë, bën mirë që na e mëson të vërtetën, që edhe sipas tij një emërvendi, përkatësisht:
Një toponim mund të ndryshohet nëse nuk e kryen funksionin e vet, kur pëdoruesi nuk e pëlqen, sepse u shoqërohet me diçka të papëlqyeshme, të papërshtatshme dhe të pakëndshme... po kjo është punë për gjuhëtarët e historianë që t’i shpjegojnë(!)...
Sidoqoftë, po sipas tij:
Nisma për të ndryshuar emrat e vendeve “me prejradhje të huaj”, ka efekt anësor të padëshiruar: mbjelljen e vetëdijes se trojet ku banojmë nuk qenkan tamam “shqip”, prandaj dashkan shqiptarizuar.
Meqë Ardianin e vlerësoj shumë edhe si studiues, do të dëshironim që mos të kishte nxituar, me hedhjen e ndonjë konstatimi pa e peshuar e sqaruar mirë, ngase ka gjëra në atë artikull edhe kundërthënëse që nuk do t’ia lejonte vetes si studiues. Diçka nga ajo që nuk po ia themi ne ia kanë cekur shumë me vend tre reaguesit ndaj artikullit të tij, sepse:
Së pari, nuk është donkishotizëm vetëm pse inicohet çështja problemore e shqipërimit të disa oikonimeve të imponuara sllave në trojet shqiptare të pandryshuara nga lashtësia, të mbetura, qoftë si shprehi përulësie, qoftë nga naiviteti apo nga moszotësia e të parëve tanë që s’kishin “shkrim e këndim”, por që sot nuk pëlqehen, sepse shoqërohen me diçkatë të pakëndshme..., apo jo?!
Së dyti, sa i përket asaj ndjenje që përmendet nga z. Adrian,atë nuk e zgjon ngjyra kuqezi, përkundrazi. Madje, nuk dimë pse disa intelektualë tanë për këtë dukuri, këshillojnë që masa, politika, t’i mbajë vesh e sy mbyllur, pikërisht atëherë kur të tjerët në vazhdimësi arbitrarisht po na zhurmojnë kryet me ata emra-tapi(!), dhe gjithsesi po na i hapin sytë e ndërgjegjës së përgjumur me gishtat e vrazhdë të makiavelizmit të tyre, deri sa disa njerëzve tanë në trojet e veta aktuale e historike, po ua shkërmoqin vetëdijen atdhetare me proçka, apo jo?! Presim që z. Ardian me shokë të ndihmojnë pikërisht zgjidhjen ose zbutjen e kësaj problematike, pasi mbase nuk e ditka se jo pak emra të tillë, veç pasojave të tjera, si Sericë, Seran, Gomnaselë ! etj. kuptimisht janë janë tejet banalë, janë “me marre”.
Së teti, ndeshim në masmedia dhe reagues të tjerë, që nuk kanë vetëm fjalë politikanësh e publicistësh, sa me thënë, por shprehin dëshirë të sinqertë atdhedashurie. Natyrisht, dashtë e pa dashtë, ne po përmendim kërkesën e zotit Rexhep Torta (te Zhurnal, 20.06.2012.), i cili me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë (1912 -2012) veç tjerash theksonte:
Të paktën (në këtë përvjetor) të krijojmë mundësitë që të fillojë procesi i zëvendësimit të toponimeve serbo-sllave me emërtime shqiptare, në të kundërtën, do t’u mbetemi borxh për jetë të jetëve qindra mija trimave…, do të mbetet për ne njollë e zezë në këtë jubile madhështor kombëtar…
Dhe i mëshon së vërtetës që të gjitha vendet tona fqinje kanë bërë një punë të tillë më herët, madje duke vepruar edhe në dëmë të visarit kulturo-historik shqiptar, kurse Shqipëria ka ngecur në këtë drejtim. Është e vërtetë, siç konstaton autori, vendasit (shqiptarët) këtë barrë e kanë bartur mbi korriz dhe e kanë vuajtur shpirtërisht që nga mesjeta kur Car Dushani me Kanonizmën e tij me popat urdhëroi shënimin e emërvendeve, duke bërë dinakërisht sllavizimin e toponimeve iliro-shqipe dhe si të tilla nuk u ndryshuan me shekuj, andaj këto fakte i bëjnë serbët të kompleksuar, të cilëve po ua “shtojnë oreksin të punojnë në mënyrë sistematike dhe agresive për propagandimin e pranisë së tyre në këto troje”…dhe kështu po shtojmë ne: të mobilizohen për ta ripushtuar e robëruar jo vetëm Kosovën, por të vazhdojnë më serbez t’i mbajnë të robëruara, viset siç është: Sanxhaku, Kosova Lindore, madje me synim edhe disa vise të Maqedonisë e të Malit të Zi, e së andejmi ta robërojnë edhe tërë Shqipërinë Veriore e më shumë, përshirë edhe Elbasanin, sepse sipas tyre ato emërtime sllave nga mesjeta në Shqipëri janë tapi që i japin Serbisë të drejtën historike, mbi tërë territorin e Shqipërisë së sotme, vise këto që i quajnë Serbi e Vjetër (Stara Srbija).
Është interesant, siç del nga burimet serbe se vetëm ata e kanë këtë të drejtë historike, jo bullgarët me maqedonë as malazezët, sepse ata bullgarë-maqedonët e sotëm, qenkan serbë të bullgarizuar, përkatësisht serbë të maqedonizuar, ashtu si edhe malazezët të cilët janë serbë të pastër të vërtetë, por u denacionalizuan, më fort për interesa karrieriste(!) etj. Madje, në burimet e caktuara serbe mbahet ndezur gjithnjë propaganda se edhe një shumicë shqiptarësh ishin serbë, por u albanizuan, qoftë duke u islamizuar, qoftë duke u katolikëzuar. Ndërkaq, të gjithë ortodoksët shqiptarë e një pjesë e grekëve si dhe pak muslimanë e ndoshta edhe familje katolike në ndërdijen e tyre anembanë Shqipërisë: Stara Serbisë(!) ruajnë me nostalgji prejardhjen e tyre serbe (!?), andaj të tillët si fakt edhe sot janë pengesë e fortë për mosndryshimin ose ruajtjen së paku të emërtimeve të vendbanimeve sllave të të parëve të tyre, që ishin vërtetë serbë të pastër(!!!).
Së nënti, që është e gjallë ajo që thamë më sipër nga shumica e opinionit serb, po e përmend faktin që kur një shkrimtar – politikan, atëherë në cilësinë e Ministrit të punëve të jashtme të Serbojugosllavisë (Vuk Drashkoviq), ia kujtoi Ismail Kadaresë të vërtetën se Shqipëria është e vërshuar nga toponime në gjuhën sllave (serbe), I. Kadare nuk paska pasur përgjigje tjetër, pos shprehjes: Ato duhen studiuar(!).
Pra, ato nga shqiptarët duhet vetëm të studiohen, të konstatohen, ndërkaq, a duhen ndryshuar, apo jo, mbetet çështje e hapur vetëm për të frustruarit : historianë e gjuhëtarë, përkatësisht për studiuesit, apo jo?!
Së dhjeti, ndeshëm një artikull në internet (më 01.12.2015), me titull Të ndryshohen toponimet joshqiptare të Shqipërisë ku autori që nuk i mësuam emrin, prek këtë temë duke u shprehur:
Ka edhe Shqiptarë të tjerë që duan të bëjnë një gjë të tillë (të ndryshojnë toponimet joshqiptare), sepse ca toponime që nuk mund të shqiten me një Kujtesë Shqiptare dhe për këtë shënon emrat e dy qyteteve Berat dhe Elbasan, emërtimi i parë vjen nga bullgarishtja
(beligrad –qyteti i bardhë) dhe i dyti nga arabishtja El Basan (ai që
shtyp) .
Pastaj shton konstatimin tjetër që ka qindra fshatra që kanë prapashtesën sllave me –ova Grahova, Libohova etj. si dhe me shtesën –ec: si Lipovec, Rahovec etj.
Në fund, për çka e përgëzojmë, propozon që prapashtesa fundore sllave të zëvendësohet me prapashtesën ilire –ONA (-i/onë-a!), siç janë shembujt: Apollona, Didiona, Paliona, Panona, Denastion, Enhalon/a (Struga).
Edhe pse duket se autori i ka dhënë tepër hapët, siç thuhet me një zekosë do të kosisë tërë barnishtat e livadhint, sepse përmend emrat e dy qyteteve historike që as Bullgaria, as Arabia nuk shprehin pretendime pushtuese, sikurse bëjnë serbët, por pajtohemi pjesërisht me mendimin e tij dhe të një reaguesi tjetër, i cili lidhur me këtë propozim, thotë që kjo që ka shtruar autori, për ne i paidentifikuar:
Nuk është ide e keqe, vetëm se kërkon tepër punë dhe prandaj mund të jetë diçka utopi.
Madje shton, me të drejtë, se në këto ndryshime duhet përfshirë edhe emërtimet greke dhe solidarizohet me propozuesin me këto fjalë:
Le të jetë ky mendimi yt gurë i parë në themelin e një ndërtese të fortë e të shëndoshë që duam ta ngremë.
Dhe përfundon, duke theksuar të vërtetën, e cila gjithnjë thumbon dhe të gjithë studiueve e shtetarëve ua bën rëndë:
Më vjen rëndë që disa qytete dhe sidomos fshatra, kanë emërtime sllave të mbetura që nga pushtimet bullgare dhe serbe të mesjetës. Kjo gjë, u jep shkas sidomos serbëve të kenë pretendime mbi territorin tonë deri në Shkumbin.
Përveç këtyre që përmendëm ka edhe reagues të tjerë që gjykojnë pak ters, siç e thotë njëri prej tyre:
Për emërtimet e reja historianë e gjuhëtarë mund ose duhet të gjejnë emrat e vjetër dhe të përshtaten ose të hedhen ide të ndryshme për emërtimet dhe të bëhet një zgjedhje nga populli edhe me referendum po qe nevoja.
Ose një tjetër:
Me të vërtetë, ka ardhur koha që vendbanimet t’i emërtojnë banuesit e tyre,
natyrisht (po shtojmë ne), banuesit, nëse kanë vetëdije të lartë shqiptarie.
Së njëmbëdhjeti, po e përmend, në vijim edhe një rast tejet të veçantë që zgjon edhe interes të veçantë. E kemi fjalën për reaguesin Fatos Daci, historian publicist, i cili në punimin me mbititull Shqipëria duhet të flasë shqip (albaniapress, 24.08.2011) bën të njohur opinionin me një material, për ne shumë interesant që ne e konsideruam dokument shumë të rëndësshëm, të cilin dhe do ta trajtojmë veçantisht, nën titullin Lista e ndryshimit të disa emërtimeve të papështatshme të toponimeve të Shqipnisë (1938) nga Qeveria e Ahmet Zogut, ku autori shpreh dhe disa mendime shumë me vlerë dhe me interes për të kuptuar e rikujtuar aktualitetin e sotëm lidhur me këtë çështje në Shqipri:
E para, edhe pse ne s’duam të besojmë që në Shqipri, fatkeqësisht ende emërvendet e Lindjes, Verilindjes dhe të Veriut, siç konstaton zoti Daci, në numër të konsiderueshëm, janë me prejardhje sllavo-maqedonase-bullgare, të Veriperëndimit me prejardhje malazeze, pjesa bregdetare perëndimore me prejardhje romake, të Jugut e Juglindjes me prejardhje greke dhe lidhur me këtë studiuesit shqiptarë flenë rehat – rehat mbi këtë shtratim, edhe pse mbase vetë nuk dyshojnë në autoktoninë shqiptare, apo jo?!
E dyta, të gjithë pushtuesit, siç konstaton autori, me po aq zell sa punuan për të përpunuar mendjet e shqiptarëve, veç tjerash (me fe, ideologji, kuzhinë, etnokulturë, zakone, gjuhë) si element më të rëndësishmin konsideruan emrat e vendeve në gjuhën e tyre, të cilat në planin afatgjatë ishin për ta piramida të vërteta territoriale në brendësi të vendit tonë.
E treta, të gjithë (duhet) t’i shohim rrjedhojat se këto piramida (banka komerciale mashtruese) të vëna prej tyre në kohë pushtimesh shovinistët po i përdorin sot, si alibi në luftën e ethshme të tyre për të ndryshuar raportet etnike në Shqipëri, me synimin e vetëm për ta kthyer vendin tonë, ashtu si nuk është, në një shtet multietnik.
E katërta, të gjitha ato shtete e kombe që janë patriotë të mëdhenj për vendin e tyre, janë në ballë të zhvillimit, mirëqenies e të politikës botërore, andaj i mëshon autori:
Mendojmë se ka ardhur koha, që kjo punë shkencore rreth ndryshimit të emërvendeve me origjinë të huaj e nisur në kohën e mbretërisë së Zogut të zyrtarizohet(!) nga qeveria e sotme shqiptare.
E pesta, kjo jo vetëm të zyrtarizohet e të lihet në letër, sa me thënë, por të zbatohet me rreptësi, fjala e tij:
Është kohë e fundit, që kjo çështje duhet cilësuar si një problem shumë serioz dhe shqetësues për kombin tonë.
Ne lidhur me këtë shtrojmë dy pyetje:
e para, meqë ky artikull-punim qenka publikuar në vitin 2011, pse nuk përmendet bile si reference nga reaguesit përkatës si kontribut dhe
e dyta, pati kush vesh me ndi e me kuptue, qoftë nga politikologët, qoftë nga standardologët tanë gjuhësorë (në Shqipëri e më gjerë) këtë shqetësim dhe me marrë masa të duhura, për të angazhuar mjekë-studiues standardologë për ta shpëtuar e shëruar njëhëherë e përgjithmonë, së paku Nënën e Kombit (Shqipërinë e Pavarur) nga shqiptarofobët, virusët e përkrahësve të piramidave gangrenëse, nga të cilët nuk po i ndahen dot së brejturi të kujtesës historike të të rinjve tanë, ashtu siç bënë edhe në të kaluaren, në vazhdimësi që nga mesjeta, dhe s’ka kush të marrë masa parandalimi lidhur me këtë, apo jo?!!?
Sidoqoftë, ne pajtohemi me autorin dhe me të tjerët, por kemi bindjen që kjo barrë e imponuar, mjerisht ka mbetur siproblem shumë serioz dhe shqetësues për kombin tonë, jo vetëm nga virusët e huaj e nga virusët e brendshëm, por edhe nga moszotësia pushtetarëve dhe e studiuesve tanë që ende jetojnë nën hijen e gërmadhave të piramidave të tilla dhe kemi bindjen që këto gërmadha, këtë barrë me virusë të gjallë, mund ta heqin nga korrizi i kombit, në radhë të parë vetëm punonjësit që vërtet me shpirt e zemër e duan shkencën dhe shqiptarinë, duke vepruar bashkërisht me vullnet pa hile dhe duke hedhur tejpërtej ndërskambcat e politikave ditore në shërbim të të huajve dhe duke mobilizuar e kërkuar përgjegjësi nga kuadri profesional në detyrë, me detyrim që në institucionet tona më të larta ndër të tjera duhet të kuptojne që:
E para, është detyrë e ngutshme me përgjejësi që profesionalisht këtë çështje ta vënë në tryezën e shqyrtimit. Shqyrtimi me sinqeritet mund të nxjerrë të vërtetën se të gjitha trajtat, madje edhe prapashtesat që deri tash janë konsideruar sllave, mbase ato më tepër janë përvetësime të përbashkëta sllave-shqipe ose kanë origjinë nga ndonjë gjuhë tjertër, mbase edhe ilire, apo jo?
E dyta, duhet filluar menjëherë shërimi me bllokimin e veprimit të virusëve të tillë vendës e të huaj që të mos e gangrenizojnë edhe më shtatin e gjuhës dhe të vetëdijes së popullit tonë me metoda paksa të kamufluara makiaveliste me naçërtanie e megaliide.
E treta, duhet vlerësuar në mënyrë kritike materiali përkatës i Tiranës, i viteve 1938, 1941 dhe 2002, si dhe ai i Prishtinës 2004, por duke grumbulluar e trajtuar edhe material tjetër shtesë nga viset e tjera shqiptare.
E katërta, nuk duhet zyrtarizuar e zbatuar symbyllazi çdo propozim ngado që të ketë ardhur, por duhet të shqyrtohen dhe të vlerësohen rigorozisht të gjitha propozimet, por edhe e sugjerimet dhënë nga ekspertët e të gjitha profileve të fushave përkatëse (që sot nuk na mungojnë), ngase tashti kanë ndryshuar raportet edhe sa i përket praktikës formëzuese e fjalëformuese të emrave ose të emërtimeve toponimike etj., por lidhur me këtë lypset punë e organizim i duhur shoqëror institucional shtetëror e ndërshtetëror.
E pesta, lidhur me këtë problematikë, këtu nuk po ndalem më gjatë, pasi këto materiale, d.m.th. përmbajtja e 6 regjistrave (listave) të emërtimeve të emërvendeve të trojeve shqiptare, do t’i kemi paksa në analizë përmbajtësore e formëzuese tash në nëpjesën e dytë, ndërkaq nga pikëpamja e fjalëformuese rastet e veçanta do të trajtohen më në hollësi në pjesën e dytë të kësaj vepre.
Së këtejmi, nuk mund ta kuptojmë, pse në Shqipëri, siç e konstatojnë studiuesit përkatës as në sistemin komunist, as tash mbi 20 vjet të lirisë që duket paksa si me qenë e përqafuar jo aq me dashje edhe shtetërisht (pluralizëm demokraci, tranzicion), andaj edhe raporti i ndryshimeve krahasuese i toponimisë sllavisht/shqip ose gjuhë e huaj/shqip e emërvendeve, nuk po gjen trajtim të duhur serioz shkencor dhe si rrjedhojë as zgjidhja institucionale nuk duket as në horizont.
3) PROBLEME OIKONIMIKE GJITHANDEJ
TROJEVE TË TJERA SHQIPTARE
Pas njohjes me realitetin aktual rreth emërtimeve të vendbanimeve në Kosovë dhe në Shqipëri që u konstatua si gjendje jo e mirë, edhe pse vendet udhëhiqen nga qeveritë sovrane shqiptare, e pamë të arsyeshme që të shohim paksa si qëndron ky realitet dhe në viset e tjera shqiptare, edhe pse dihet se gjendja në ato vise gjithsesi del edhe më e rëndë, edhe më e komplikuar.
Sidoqoftë, në rrethana kohore, kur flitet për demokraci, për administratën dygjuhësore të proklamuar, për të drejta e barabartta të kombëve e kombësive, të etnive etj., në botën demokratike, imponohet nevoja të mendohet rreth mundësisë për ndryshime në të mirë edhe në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë, pra edhe në Maqedoni, Kosovën Lindore, Malin e Zi, të shpresohet deri edhe në Greqi(!), pa harruar edhe Arbëreshët (Itali), ndoshta edhe arnautët në Turqi, Siri e Egjipt, ku shihet njëfarë ringjalljeje shqiptarie, nën hije, gjithandej e kudo në mërgata e diaspora shqiptare nëpër Europë, Amerikë, Azi e Australi, Skandinavi, e kudo. Është e vërtetë, se gjurmë të komunitetit tonë, po identifikohen edhe në ato vende, që nuk ishin të njohura më parë, deri edhe në Amerikën Latine, Zelandën e Re etj. Një veprim i tillë njohjeje është me rëndësi të njihet, të regjistrohet, të ndihmohet që mos të zhduket, madje edhe të ndihmohet gjallimi i tij. Nuk përjashtohet të dalë në shesh e të shfrytëzohet edhe ndonjë fosil a risim apo mënyrë formëzimi toponimo-etniko-patronimik që mund të jetë bartur nëpër shekuj dhe të ketë mbetur ende gjallues. Aktualisht, përveç objekteve nderi nëpër botë, kushtuar b.f. emrit Albania, pastaj Skënderbeut, Nanës Tereze e ndonjë tjetër, lypset evidencuar e nxitur edhe ndonjë emërtim lokaliteti, vendshërbese, hoteli, gjellëtore-pitetore, emërtim firmash të biznesmenëve të suksesshëm shqiptarë që nuk janë të rrallë, anembanë vendeve të ndryshme të botës.
Edhe pse siç del nga konstatimet tona në nëntitullin e mësipërm për mosfunksionimin si duhet të institucioneve ekzistuese kulturo-shkencore (akademike) të përhershme në shtetet tona Shqipëri e Kosovë, jashtë ndikimeve të fryra momentale politike-pushtetore, faji bie edhe në vetë kuadrot e punësuar në ato institucione, të cilët duhet të kenë programe të avancuara strategjike me interes kombëtar që i shërbejnë interesit të përgjithshëm shoqëror kombëtar e ndërkombëtar, siç është edhe zgjidhja e problematikës që po trajtohet këtu.
Sidoqoftë, ç’është e vërteta, çështje e ruajtjes ose e emërtimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe nuk është temë e patrajtuar në gjuhën tonë, e kemi të freskët trajtimin që i kushtoi prof. Begzad Baliu kësaj teme në veprën që e cekëm më parë, por jemi të vetëdishëm që krejt lënda problemore nga ai punim dhe nga punime të tjera nuk ka mundësi ta përthekohet as pjesërisht në këtë vështrim tonin, por ndonjë venerim të kësaj natyre do të përpiqem ta inkorporojmë së paku si ndajngjitje lënde në harmoni me lëndën e trajtuar ose të grumbulluar më parë.
Sido që të jetë, po t’i hedhim një sy të kaluarës, mesa jemi të njohur, sa here që në trojet shqiptare është stabilizuar ose ka pasur ndonjë hije stabilizimi nga ndonjë autoritet ose qeveri vendëse, janë shprehur synime për ndreqjen e padrejtësive rreth toponimeve ekzistuese të vendbanimeve. Kështu edhe pse nuk kemi hasur tema që rrahin ekskluzivisht këtë çështje jemi të sigurt se përpjekje për emërtime të reja të vendbanimeve ka pasur edhe në periudhën 1912-1920, duke filluar nga Qeveria e Ismail Qemalit e të tjerëve, në kohën e Komisisë Letrare të Shkodrës (gjatë regjimit austrohungarez), dhe në veçanti në perudhën e ekzistimit të shtetit të brishtë shqiptar në Periudhën e Pavarësë 1924-1939, sidomos gjatë regjimit të Mbretit Zog, ku si dihet në fundvitet e ’30-a u propozuan emërtime të reja për tërë territorin brenda Shqiprisë londineze. Madje edhe gjatë gjallimit të shkurtër të Mbretnisë italo-shqiptare 1939-1943, pati nismë të mbarë për ndryshimin e disa emërtimeve sllave në viset shqiptare që iu aneksuan kësaj mbretnie. Edhe në periudhën gjatë viteve 1945-1992 gjatë qeverisjes komuniste, e dime se pati ndryshime të vendbanimeve, por më tepër të natyrës politike sesa patriotiko-historike, prandaj mund të thuhet se deri në vitin 1992, kur ra ai sistem, nuk pati punë të organizuar për ndryshimin e emërtimeve të tilla në raportin shqip/sllavisht ose shqip/greqisht, por kjo atmosferë mjerisht u pasua edhe gjatë periudhës vijuese të sistemit politik pluralist. Është e vërtetë, pra, që për një temë të tillë mund të thuhet se është folur, por nuk është bërë kurrfarë trajtimi serioz institucional. edhe pse nuk përjashtohen reagime individësh, Sidoqoftë, në anën tjetër gëzon fakte që edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë e Kosovës varësisht nga situatat që imponohen nga shqiptarët janë dëgjuar (Ulqin, Tetovë) dhe po dëgjohen zëra për rishikimin ose për standardizimin e toponimeve të vendbanimeve të trevave shqiptare në gjuhën e tyre, si në Mal të Zi, Serbi (Kosovë Lindore), madje më me forcë ligjore në Maqedoni. Ka reagime për mos-harrimin e emrave toponimikë edhe në Greqi. Në të vërtetë, nuk është çështja që të mos-harrohen emërtimet e vendbanimeve të asaj popullate që është dëbuar si muslimane ose që edhe që brezat e rinj të vendasve arvanitas mos ta harrojnë prejardhjen e tyre arbnore, por aq më tepër për të paraqitur të vërtetën shkencore historike para botës, para opinionit shkencor vendës, europian e botëror, apo jo?
Lidhur me këtë, edhe pse kam lexuar e konsultuar punime shumë cilësore e serioze për viset shqiptare në Greqi, Maqedoni, Serbi, Sanxhak (Pazari i Ri), Preshevë e Mal të Zi, këtu po mjaftohem me konstatimet e dy studuesve dhe intelektualëve tanë të njohur nga Maqedonia: Mustafa Ibrahimi dhe Avzi Mustafa.
Studiuesi Mustafa Ibrahimi në veprën Gjuhë dhe kulturë, Shkup, 2016, në punimin Emërtimet shumëgjuhësore të toponimeve, veç tjerash pasi arsyeton që në botë e sidomos në Europë si dhe kudo, por edhe në Ballkan nën kushte të ndryshme historike pothuaj është dukuri normale që toponimet e caktuara të kenë dy ose më shumë emërtime, kuptohet nga gjuhë të ndryshme, si p. sh.: qyteti Gjeneva e Zvicrës, në gjermanisht quhet Genf, në italisht Xhineva dhe nuk paraqet kurrfarë problemi, ashtu si edhe qyteti Shkupi, i cili në trajtën latino-dardane shënohej Scupis, trajtë kjo të cilës i ka mbetur me afër trajta e shqipes Shkup-i, ngase në greqishte quhet: Skopoi, turqisht Uskup, maq. Skopje, serb Skoplje dhe së këtejmi autori kërkon që kjo e drejtë e ndryshimit të emrave sipas gjuhëve përkatëse, jo të stopohet, por duhet të shtrihet edhe në shqipërimin e trajtave të vendbanimeve në të gjitha trojet shqiptare, ngase trajtat sllave e greke në trojet shqiptare:
janë imponuar me anë të masave represive dhe pushtuese...
gjë që shqiptari përherë e ka dëshiruar të çlirohet edhe nga kjo barrë, mirëpo:
E keqja është se jo gjithnjë dhe jo me kohë është reaguar në përmirësimin ose në emërtimin e drejtë...
Andaj po ky veprim duhet shtrirë në të gjitha trojet shqiptare dhe se:
ky duhet të jetë edhe synimi ynë për riemërtimin e toponimeve e në
veçanti të oikonimeve...
dhe përfundon duke ia parë për të madhe pushtetit në Shqipëri pse nuk ka vepruar dhe nuk po vepron si duhet si shtet fqinje, në këtë drejtim:
Nëse për pushtetin shqiptar kjo është vështirë të realizohet, le të
shikojë fqinjët maqedos e mos të flasim për ato grekë.... (Aty f.27)
dhe së fundi ngulmon:
Nëse lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera, atëherë
politika gjuhësore paraqet formën më të butë të luftës midia dy
popujve.
Sidoqoftë edhe për ne këto nuk janë mendime të shprehura pa vend, andaj kërkohet që lufta për ndryshimin e toponimeve të papërshtatshme shqipe të imponuara nga zaptuesit, duhet të vazhdojë, por kuptohet me masa demokratike, me luftën politike gjuhësore, me shkencë, me bindje.
Po ashtu e quajmë shumë me vend edhe propozimin e profesorit të nderuar, Avzi Mustafa, i cili duke trajtuar toponimet e Rekës së Epërme (zsh, 21.11.2015), veç tjerash thekson:
…Duket se ka ardhur koha që toponimet të gjejnë zgjidhje të drejtë që ato të përdoren ashtu siç i emërtojnë banorët e vendit dhe të standardizohen…
Lexuesi mund ta dijë se, ndër të tjera, këtu është fjala për Rekën e Epërme (Maqedoni), atë trevë, ku mbizotëron popullata ortodokse shqiptare, të cilës me dhunë nga administrata serbe-maqedone dhe naiviterti i vëllezërve muslimanë shqiptarë fqinj, i është mohuar kombësia shqiptare pothuaj tash 100 e sa vite.
Së fundi, flas përgjithësisht, ne kuptojmë që në çdo vend mund të ndodhin ndryshime a ndërrime politike pushtetore, por në ato raste mbesin të paprekura institucionet hulumtuese shkencore, të cilat duhet t’i fuqizojë dhe t’i shfrytëzojë secila qeveri, madje edhe të kërkojë përgjegjësi realizimi, andaj nuk kuptojmë pse kjo nuk po ndodh me organet a institucionet shkencore-kulturore (akademike) kombëtare, të cilat duhet të kenë programe afatgjata strategjike jashtë ndikimeve momentale të ndërrimeve politike, andaj pyesim pse organizmat e tillë nuk i kryejnë ose nuk angazhohen me i krye punët me interes kombëtar e ndërkombëtar që janë të obliguara jo vetëm zyrtarisht,. Por edhe ndërgjegjësisht t’i kryejnë mbi bazë vullnetare, siç po bëjmë edhe ne në vazhdë të Komisionit për standardizimin e emërvendeve të Kosovës 1999-2004.
Pra, po kësaj natyre serioze me interes kombëtar e ndërkombëtar i takon edhe çështja e vlerësimit të qëndrueshmërisë së emërtimeve toponimike në trojet shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e më gjerë, apo jo? Nëse deri para 20 vitesh nuk e kanë pasur mundësi ta hartojnë pa drojë një program pune të miratuar bashkërisht, tash dhjetë vitet e fundit duhet ta kenë tashmë, të miratuar një program-platformë të tillë, mundësi kjo që nuk e pengon askush, përkundrazi. Gjithsesi në këtë program strategjik do të përfshihej doemos edhe çështja e qëndrueshmërisë fjalëformuese të emërtimeve toponimike (vendbanimeve), madje duke e kuptuar edhe si obligim e përgjegjësi morale, përveç asaj shoqërore - shtetërore edhe obligim me interes kombëtar e ndërkombëtar, apo jo?!
Përmbyllje rreth nënpjesës së parë
ose
meditimi: si duhet vepruar?
Pasi nxorëm konstatime rreth aktualitetit të tillë nga Kosova, ku u fol së pari, për punën e organizuar lavdëruese të Komisionit Qendror për standardizimin e emërtimeve të vendbanimeve, në periudhën 1999- 2002/2004 dhe për arsyet pse çështja e tillë mbeti e pazgjidhur, së dyti, gjithashtu u dha njëfarë pasqyrimi si qëndron kjo çështje aktualisht në Shqipri, ku vetëm flitet, por nuk ndërmirret asgjë e organizuar në mënyrë institucionale për rishikimin dhe zgjidhjen e problemeve të kësaj fushe dhe së treti, u përmend gjendja edhe më pafavorshme gjithandej në trevat shqiptare në shtete të tjera, ku problemet terminologjike vendëse vlerësohen në gjendje edhe më të vështitrë se në dy shtetet shqiptare të njohura ndërkombëtarisht: Kosovë e Shqipri, atëherë për të ndihmuar sadopak zbutjen ose për të futur sadopak nën kontroll këtë problematikë mendojmë që urgjentisht duhet ndërmarrë këto veprime:
E para, kërkohet nga organet shtetërore dhe intelektuale akademike që pas grumbullimit të materialit, këtë problematikë me interes kombëtar e ndërkombëtar ta vlerësojnë e trajtojnë me seriozitetin e duhur.
E dyta, gjithsesi duke mos e hequr këtë temë nga tryeza e studiuesve të intitucioneve të larta shtetërore, nga të cilët duhet kërkuar lidhur me këtë përgjegjësi morale e materiale.
E treta, shkencërisht e politikisht menjëherë duhet filluar me bllokimin e veprimit të virusëve të tillë vendës e të huaj përçmues që të mos e gangrenizojnë edhe më shtatin e gjuhës dhe të popullit tonë me manipulime se gjoja qenia shqiptare për shkak të formimit të tij historik të paqartë(!) qenka e paaftë për t’u ballafaquar për të zgjidhur çështjet e tilla me interes kombëtar e ndërkombëtar.
Së katërti, pa humbur kohë duhet vlerësuar materialin përkatës të Tiranës: 1917, 1938, 1941, 2002 dhe atë të Prishtinës 2004, por duke grumbulluar edhe material tjetër, por pa u dhënë vizë implementimi symbyllazi.
Së pesti, me fjalë të tjera, nuk duhet përçmuar çdo nismë rrugëzgjidhjeje, por njëherazu nuk duhet zyrtarizuar e zbatuar, pa pëlqimin e ekspertëve, çdo propozim ngado që të ketë ardhur, qoftë edhe nga bashkësitë lokale. Gjithsesi duhet të shqyrtohen dhe të vlerësohen rigorozisht të gjitha propozimet e sugjerimet e arrtitura, madje nga ekspertët e të gjitha profileve të fushave përkatëse (që sot nuk na mungojnë), ngase tashti kanë ndryshuar raportet edhe sa i përket praktikës formëzuese e fjalëformuese të emrave ose të emërtimeve toponimike etj., por lidhur me këtë lypset punë e organizim i duhur shoqëror-shtetëror.
Së gjashti, lidhur me këtë problematikë, këtu nuk po ndalemi më gjatë, pasi në vijim kemi materiale konkrete nga gjashtë (6) regjistra (lista) të emërtimeve të emërvendeve të trojeve shqiptare, dhe si rrjedhojë do të kemi mundësi ta perceptojmë realien si nga ana përmbajtësore dhe ajo formëzuese dhe të përcaktojmë qëndrueshmërinë e tyre, dhe pastaj të marrim pjesë aktive në analizën që pason më në hollësi në pjesën e dytë të kësaj vepre.
Së këtejmi, kërkojmë nga lexuesit dhe studiuesit e nderuar që materialin në vijim ta shikojmë së bashku, me vemendje të shtuar, ngase shumica e këtij materiali për këtë qëllim del për here të parë para opinionit të gjerë, siç janë dokumentat e mëposhtëm, të cilët meritojnë të trajtohen më me nge, veç e veç, por edhe së bashku, sigurisht më gjerësish e më në hollësi e thellësi, seç do të përpiqemi të bëjmë ne në vijim të kësaj nënpjese dhe do ta vijojmë po atë trajtim nga pikëpamja fjalëformuese në pjesën e dytë.
Nënpjesa e dytë
KONSULTIM OSE NJOHJE ME PËRMBAJTJEN E DISA BURIMEVE
OIKONIMIKE LIDHUR ME TROJET SHQIPTARE
Nga sa e thamë e nuk e thamë duhet kuptuar e vërteta se të gjitha emërtimet e propozuara dhe të tjera me qasje potenciale mund të konsiderohen, sot për sot, që mbesin në fazën e diskutimeve rreth formëzimit e fjalëformimit të tyre dhe si të tilla pritet që nga studiuesit të trajtohen menjëherë, ndërkaq në situata më të qeta, siç u tha më sipër, të rimerren në shqyrtim edhe nga organet e institucionet shoqërore shtetërore, andaj ne po bëjmë vetëm përpjekje parapërgatitëse, që kuadri përkatës ta ketë më lehtë të ballfaqohet me serioziozitetin që e pret rreth trajtimit të tyre. Pra këtu, në këtë nënpjesë do të njohim lexuesin me përmbajtjen e disa dokument-materialeve, më konkretisht me lëndën e 6 regjistrave (listave), ku dalin të shënuar emërtimet e vendbanimeve të trevave shqiptare gjithandej e këndej, siç janë:
1. Lista e ndryshimit të disa vendbanimeve të papërshtatshme të Shqipnisë… 1938.
2. Lista e toponimeve sllave në territoret e lirueme shqiptare me shqipërimet e propozuara (1942).
3. Fjalor i emrave gjeografikë të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 2002.
4. Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (2004), Prishtinë, 2005.
5. Regjistri: Okruzi, gradovi (opštine) i sela Kosova i Metohije (Internet, 13.08.2015 – botim i Beogradit) dhe.
6. Regjistri: Rajonet, komunat (selitë) dhe fshatrat e Kosovës (portali Gjigand, 14.10.2015) – botim i Prishtinës.
Në fund pas analizës me të dhëna pëcjellëse (edhe pse joshteruese) për secilin dokument do të japim përmbylljen e kësaj nënpjese të punimit, përkatësisht të pjesës së pare të këtij punimi.
(I) NGA LISTA PËR NDRYSHIMIN E DISA EMËRTIMEVE TË VENDBANIMEVE TË PAPËRSHTATSHME TË SHQIPNISË 1938
(Publikuar nga z. Fatos Daci, më 24 gusht 2011 në Albaniapress.com)
Hy r j e
Edhe pse në këtë publikim thuhet se “Ahmet Zogu, i shqipëroi për herë të parë e të vetme të gjithë emërvendet për të gjithë Shqipërinë, del e vërteta se jo të gjitha ishin përfshirë në atë shqipërim, por kjo nuk e mohon aspak atë ndërmarrje aq të madhe me interes aktual të lartë historik kombëtar e ndërkombëtar nga ana e asaj Qeverie. Është tjetër gjë fakti sa ishin pjekur kushtet dhe si qëndronin rrethanat shoqërore politike të brendshme e të jashtme që një ndërmarrje e tillë të dalë e sukseshme.
Sidoqoftë, siç na bëhet e ditur në atë artikull që në pranverë të vitit 1937 Parlamenti Shqiptar paska shprehur shqetësim për emërvendet me prejardhje nga gjuhët dhe ndikimet gjuhësore të pushtuesve të imponuara në Shqipëri, andaj për zgjidhjen e kësaj çështjeje, Mbreti i Shqiptarëve, Zogu I, me dekretin e datës 05.o5 1937, lëshon autorizimin për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të këthej sa është e mundur ata emra origjinalë, të cilët kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja, duke marrë emra të imponuar nga të huajt. Në këtë drejtim ndërkohë, ishte formuar Komisioni Qendror me në krye z. Ajet Libohova, por njëherazi edhe në të gjitha: prefekturat, nënprefekturat, përkatësisht në çdo komunë apo bashki ishin ngritur komisione përkatëse vendore. Pas 14 muajsh pune intensive komisionet shtetërore, vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit pasi kishin kryer studimet e duhura, vendimet e marra përkatëse ia paraqesin Komisionit Qendror. Ndërsa Komisioni Qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqet Komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim.
Kështu miratimi përfundimtar i kësaj Liste u bë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në këtë përbërje:
1) Faik Shatku, zv-kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen),
2) Ekrem Libohova, ministër i Jashtëm,
3) Musa Juka, ministër i Brendshëm,
4) Kolë Thaçi-ministër i Financave,
5) Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit dhe
6) Rrok Gera-ministër i Ekonomisë.
Në përfundim të shqyrtimit, ku u arrit miratimi i formës së prerë, Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen, të zbatohen, sipas Listës që pasonte.
Në të vërtetë, autori i kësaj paraqitjeje, nuk e publikon tërë tekstin, por, bën mirë që përparësi u jep prefekturave në kufi me vend-shtetet e sotme fqinje, sepse, siç thekson ai:
pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.
Publikuesi i këtij materiali, pra, bën mire që tërheq vërejtjen sesi shtetet fqinje aktualisht, duke shfrytëzuar politikën ditore të shteteve demokratike(!) më me përvojë se Shqipëria, pikërisht nëpërmjet shoqatave përkatëse të minoriteteve, duke shfrytëzuar plogështinë ose shkriftërinë e organeve shtetërore në detyrë të shtetit shqiptar, të nivelit lokal deri në atë më të lartë shtetëror, po ndërhyjnë jo për të mirë, në shoqërinë e padjallëzuar, politikisht ende adoleshente të masës shqiptare në Shqipri.
Mirëpo, nuk dimë pse autori nuk i përmend edhe pretendimet serbe e malazeze, që për ne në Kosovë e përgjithësisht në Veri janë edhe shumë të njohura, madje edhe më gangrenëse se ato që përmenden aty, të cilët (serbët) janë duke e shtrirë ndikimin jo vetëm në Veri , por po e shtrijnë edhe d
eri edhe në Jug të Shqipëri (Fier).
Sidoqoftë, duke kërkuar nga lexuesi të vë re përqindjen e ndryshimeve dhe krahasimin e shembujve konkretë të mëparshëm dhe të propozuar, po japim tërë listën e emrave të publikuar nga autori:
1.Prefektura e Dibrës:
Nga 153 fshatra (pa nënprefekturën e Burrelit) nuk ndryshuan emrat e 34 fshatrave, por ndryshuan 119 emrat ose 80 % e të gjithë fshatrave, si më poshtë:
Bellovë-Bardhushe, Cerjan-Kërrabaj, Çetush-Bregasi, Dohoshisht-Hysenaj, Grevë-Grindushë, Ilnicë-Kreshtë, Melan-Miellaj, Pejkë-Bishtore, Pjeçë-Kurrizaj, Pollozhan-Kuqelinë, Rabdishti-Lugina, Rrashnapojë-Rrafshinë, Staravec-Shëngjergj, Tomin-Dëshmoraj, Trepça-Vjeshta, Ushtelenza-Begata, Zagradi-Qytetëza, Zimuri-Dimnori, Hoteshi-Tejdrini, Lishani-Ledhaj, Luznia-Petritaj, Allajbegi-Draguoni, Bllata e Epërme-Burimi i Epër, Bllata e Poshtme-Burimi i Poshtëm, Çernena-Zheshkorja, Dovolani-Lëndina, Grazhdani-Moisiu, Kërçisht i Epër-Gur i Epër, Kërçisht i Poshtëm-Gur i Poshtëm, Kllobçisht-Lisi i Madh, Kovashica-Farkëtorja, Oboku-Bujkaj, Pesjaka-Rranxa, Pocesti-Ujmira, Popinara-Pjeshkorja, Vojnika-Brrakaj, Bahutaj-Mallasi, Bulaçi-Kulaçi, Blliçaj-Shalësi, Borovjani-Përpjekasi, Brest i Epër-Brezi i Epër, Brest i Poshtëm-Brez i Poshtëm, Berzhdani-Karahasanaj, Deshati-Gjylaj, Kishavec-Kishaj, Limjani-Lymaj, Sohodolli-Thatina, Shimshani-Shëmria, Vranjt-Pishaj,Kalla-Kallëza, Sllatina-Floriri, Shumbati-Dushkaj, Venishti-Vëneshta, Ratkaj-Rrathaj, Selishta-Shpatinaj, Bulqiza-Bylmetaj, Dushaj-Njomëza, Vajkal-Vrapkali, Krajka-Krekëza, Lubaleshi-Pjellorja, Safraçani-Tryezgjana, Strikçani-Thatushi, Zerqani-Arta, Boçeva-Kuqlashi, Çereneci-Sukthi, Gjorica e Epër-Bukuroshi i Epër, Gjorica e Poshtme-Bukuroshi i Poshtëm, Homeshi-Skënderaj, Kovashica-Guramira, Mazhica-Kështenjasi, Okshatina-Miroshi, Stushaj-Dushkaja, Topojani-Ura, Borova-Brinjasi, Gjinoveci-Gjinaj,Klenja-Theknore, Sebishti-Trimaj, Strebleva-Shllinëza, Trebisht Çelepi-Treanas i Mesëm, Trebisht i Epër-Treanas i Epër, Trebisht Muçinë-Treanas i Poshtëm, Zabzun-Ushtima, Lejçani-Gurakuqi, Lladomerica-Djegas, Okshtuni-Hoxhëmuglli, Ostren i Madh- Plakasi i Madh, Ostren i Vogël-Plakasi i Vogël, Radoveshi-Ranga, Smolliku-Shkoza, Tërbaçi-Thakas, Tuçepi-Kumbulla, Golevishti-Shpatllasi, Izvira-Bushaj, Sepetova-Gropaj, Mireshi-Miraj etj.
2. Prefektura e Kosovës (Kukësit) -Nënfrefektura e Qendrës
Për nënprefekturën e Qendrës nga 28 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan 9, por ndryshuan emrat e 19 fshatrave (rreth 70 % e tyre), si më poshtë:
Brruti-Thupra, Gostili-Gushtaj, Myçi-Rrasa e Lekës, Dobruca-Ujmira, Peraj-Bardhoshaj, Perollaj-Lugina, Vranishta-Malishta, Zaharishta-Trojëza, Nikoliqi-Nikolaj.
3. Prefektura e Lumës
Në prefekturën e Lumës, nga 76 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan 29 dhe ndryshuan emrat e 47 fshatrave (ose 60 % e tyre), si më poshtë:
Bardhoc-Bardhoshi, Bela-Bardhaj, Borja-Lulëzimi, Brekinja-Bregina, Cernaleva-Pyllishta, Kollovozi-Kodraj, Kasharishta-Kepaj, Novosej-Katund i Ri, Oreshka-Rreshka, Orgjosta-Burimaj, Shishtaveci-Fushaj, Zapodi-Pikllimaj, Bushtrica-Ranishte, Kllasi-Kalisi, Ploshtani-Plotaj, Radomira-Bukuroshi.
-Për nënprefekturën e Malësisë së Gjakovës, nga 145 fshatra gjithsej nuk ndërruan emër 41 dhe i ndërruan emrat 104 fshatra (70 % e tyre), si më poshtë:
Myhejani-Mehaj, Vladi-Fusha, Leniçi-Lendishti, Zharka-Brezdaja, Bratoshnica-Vllaznija, Koçanaj-Kallishta, Tepla-Pla, Peraj-Bjeshka, Raja-Shkambi, Dushaj-Dushkaja, Dojane-Kuvendi, Resuj-Rreth Uji, Viliq-Leka i Zi, Radogosh-Dëshira, Visoç-Sukthi, Vatoc Vidric-Fangu i Vogël etj.etj.
4) Prefektura e Elbasanit:
Nga 180 fshatra, nuk ndryshuan emrat e tyre 92 fshatra dhe i ndryshuan 88 fshatra, pra, rreth 50 % e tyre, si më poshtë:
Bradasheshi-Bregsheshi, Godoleshi-Pemëza, Jagodina-Oriza, Jateshi-Trashi, Karakullaku-Mbikusha, Kozani-Edhëza, Kuqani-Arrasi, Meliza-Mbleta, Murriqani-Uriqaj, Petreshi-Gjurmasi, Reçani-Lisaj, Shushica-Rraza, Martaneshi-Kaptina, Fenarsi-Flaka, Kostenja-Gështenja, Zdrajsha-Muzhagja, Biçakaj-Briskaj, Broshka-Shkumiza, Kajani-Shkëmbi, Budini-Bletëza, Dushkani-Dushkaja, Koçani-Koçaj, Isufmuçani-Muçani, Terbsaçi-Rrushnaja, Viskiqi-Vendkeqi, Babja-Shulorja, Dragostunja-Melqiza, Gizaveshi-Lajthiza, Hotolishti-Balldrethi, Kokreva-Kokrraj, Letmi-Verasi, Vulçani-Gjemthi, Bezeshta-Qyteta, Oraka-Uraka, Rashtani-Ballkuqi, Raica-Suta, Somotina-Bardhaj, Skroska-Shtresa, Straniku-Shqiponja, Vehçani-Shpatza, Jeronishti-Lana, Zavalina-Maskartha, Bejliku-Prona, Bizhdeni-Dafinëza, Gostima–Ujza,Shtermeni-Shkozet Terepsenishti - Bliza, Serica-Verriza etj.
5) Prefektura e Korçës:(konstatohen ndikime maqedone e greke)
Nga 137 fshatra gjithsej nuk ndryshuan emrat e 35 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 102 fshatrave (ose 75% e tyre), si më poshtë:
Barçi-Bardhi, Belartoja-Mesi, Biranji-Niraj, Boboshtica-Manëza, Bellovoda-Ujë i Bardhë, Bulgareci-Arbëri, Çiflik Shemoll-Fushëkuqi, Dersniku-Lakthi, Dishnica-Mullias, Drenova-Thanëza, Dvorani-Kurtaj, Kamenica-Mulçija, Orman Çiflik-Gjashtë Dëshmorët, Polena-Pullazi, Porodina-Rushaj, Pulaha-Pulaj, Ravoniku-Rafshaj, Rembosi-Drithas, Vashtemija-Vashëza, Vinçani-Vinjolli, Voskopi-Vreshtëza, Nikolica-Nikaj, Sinica-Mollëza, Kolaneci-Kalaji, Liboniku-Shelgasi, Pirku-Prika, Plovishti-Plepaj, Pocesta-Prita, Vloçishti-Reza, Zvirina-Burimasi, Brozdoveci-Degaj, Peshtani-Brinjari, Rosoveri-Rosaj, Toroveci-Koroziu, Varvara-Varrëza, Vrepcka-Harabeli, Xerja-Kryebardha, Doberçani-Shkrepaj, Copeli-Kopshti, Moglica-Liresi, Zemblaku-Zembraj, Podgorija-Temali, Zvezda-Gelqerasi, Posteci-Shen Pali, Gjergjevica-Gjergjaj, Kushova-Pishaj, Lozhani-Vreshtari, Osoje-Bredhasi, Tresova-Hijëza, Grabocka-Kueba, Leshnje-Lathias, Lubonja-Dashasi, Panariti-Dashamiri, Stratoberdha-Ushtriza, Treska-Arishta, Trebicka-Tribigasi etj. etj.
Pastaj vijohet me Jugun e Shqipërisë, ku hasen ndikime greke:
a) Nënprefektura e Leskovikut:
Nga 32 fshatra, nuk i ndryshuan emrat e mëparshëm 12 prej tyre, ndërsa i ndryshuan emrat 20 fshatra, si:
Cercka-Bukëz, Çarshova-Mazaraku, Hosecka-Shpati, Leshova-Ripas, Pobickë-Vashëza, Postenan-Morriza, Radanj-Rradha, Radat-Rrodhëza, Rodohova-Punmira, Sarandopori-Vehaj, Vrepcka-Pjeshkëza, Izgar-Shkoza, Kovaçisht-Farkaj, Kreshova-Dardhas, Melani-At Stathaj, Mbreshtani-Breshta, Toranik-Ahishta, Zguraleci-Guraleci.
b) Nënprefektura e Kolonjës:
Nga 50 fshatra gjithsej, 22 nuk i ndryshuan emrat, ndërsa 28 fshatra po:
Bejkova-Bujarasi, Borova-Pishaj, Gostivishti-Rrushkaj, Kodra-Kreshniku, Mesiçka-Mshikza, Psari-Peshkasi, Rehova-Bubullina, Vodica-Shenkolli, Zharkanji-Zezaka, Gozhdarazhde-Çmershi, Kamniku-Gurishtë, Leshnja-Lajthia, Radimishti-Gurëza, Bezhani- Grykaj, Koseli-Kedhasi, Skorovoti-Shendelli, Mileci-Kroj i Madh, Lencka-Gurë i Bardhë, Orgocka-Pendari, Selinicë e Pishës-Pyllasi.
6) Prefektura e Gjirokastrës
Në komunën e Qendrës, nga 80 fshatra, nuk ndryshojnë emër vetëm 22 ndërsa ndryshojnë 58 fshatra (75 %), si më poshtë:
Derviçan-Kukel, Dhoksat-Dushka, Dhuvjan-Pronjat, Frashtan-Arbëri, Goranxi-Gur i Zi, Gorice-Bregu, Grapshi-Gravë, Hashova-Drague, Kakozi-Miraj, Nokova-Visi, Palokastra-Kështjella, Sofratika-Shufrati, Saraqinishta-Gjerni, Tranoshishta-Trandaj, Vanista-Vëneshta, Cepuna-Çepaj, Zhulat-Shulaj, Dropull-Fusha e Drinit, Deshnica-Dërrasa, Hoshtova-Kodra, Nivani-Nënmali, Sheperi-Sipër, Topova-Lajthiza, Konispoli-Çamëria, Çuçat-Cuca, Aligat-Trilagje, Dishat-Vishëza, Ninat-Nënëza, Perdhihor-Fëllenza, Çiflik-Fushaj, Grave-Lajthizë, Grazhdan-Drizë, Kakat-Kalaj, Kullurice-Kulperi, Qeburja-Rinia, Soponiku-Botkuqi, Zmineci-Dimnori, Theollogo-Rapëza, Vagalati-Vlaga, Vrina-Vrima.
a) Nënprefektura e Delvinës:
Nga 41 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat 3 fshatra dhe i ndryshuan 38, si më poshtë:
Brailat-Brrylaj, Kokodhiq-Merinoti, Kardhikaq-Kërthias, Kalase-Rebesh, Karakaxh-Pemza, Kopaçe-Ferras, Kongoc-Kungaj, Lefterhor-Liria, Mavropulli-Zezar, Mesopotam i Poshtëm-Meslumaj i Poshtëm, Mesopotam i Sipërm-Meslumaj i Sipërm, Palavli-Pallati, Senica-Kullosaj, Vergo-Purteka, Dhrovjani i Sipërm-Kastrioti i Sipërm, Dhrovjani i Poshtëm-Kastrioti i Poshtëm, Leshnica e Sipërme-Lajthiza e Sipërme, Leshnica e Poshtme-Lajthiza e Poshtme, Çerkovica-Rrethina, Valahove-Vllazeri, Ardhosova-Ardhas, Dhivri-Dibri, Ymer Efendi-Omertaj etj.
b) Nënprefektura e Tepelenës: nga 54 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrin e mëparshëm 18 dhe 36 fshatra (60 % e tyre) e ndryshuan emrin e mëparshëm, si më poshtë:
Breçishta-Fatosi, Berça-Grykëza, Hormova-Hardhija, Kashishta-Zallishta, Labovë e Madhe-Laborë e Madhe, Labovë e Vogël-Laborë e Vogël, Memaliaj-Sharkaj, Mexhgorani-Merguraj, Peshtani-Qyteza, Veliqoti-Veliaj, Kalivaçi-Donije, Kamshishti-Mesari, Koshtani-Gershtanizi, Levani-Luani, Qesarati-Qeshaj, Lapmartallozi-Qafëza, Mahmut Gjinaj-Gjinaj, Matoha Sanaj-Mataj, Salarija-Shpati, Gllava-Çukëza, Zvori-Burimi, Komari-Kodrina, Maricaj-Merjani, Rabije-Lisi, Selcka-Kopshtina, Zhabotika-Majasi etj.
7) Prefektura e Beratit:
Nga 137 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 84 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 53 fshatrave, si më poshtë:
Bistovica-Kështjellëz, Dobroniku-Bukuranje, Gjoroveni-Mali Plak, Kulalakut-Lahut, Mbolan-Bajames, Uznova-Fushgjata, Velobishti-Defrimi, Vetoniku-Dardhanj, Kuçova-Vajguri, Qereshniku-Qershajn, Çoragjaf-Qafaj, Plashnik-Kreshnik, Drenovica-Drithas, Sllanica-Shenjas, Velmishti-Fatmiri, Malishova-Karaflanj, Poliçani-Rosanjë, Hallvaxha-Kodras, Polozhani-Pëllumbas, Skrevani-Shkrepaj, Vokopola-Kryegregas etj.
8)Prefektura e Vlorës:
a) Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë:
Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj,
ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë.
b) Nënprefektura e Vorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë:
Tophana-Lagjja e Flamurit, Varosh-Kaçanik, Drashovicë-Drangaj, Kropisht-Fjerza, Movrovë-Fitorja, Budina-Verri, Golimbas-Pellambas, Ploça-Amantina, Sevaster-Kunorë, Velçe-Shpellaj, Brataj-Shkambi i Kuq, Gumenicë-Bigaj, Vranishtë-Zallishtë, Ramicë-Ramaj, Smokthinë-Zhgabaj, Brusja-Limaj, Gerneci-Arza, Karbunari-Thengjillas, Treshovë-Kështjellë, Bestrovë-Plepaj, Hoshtimë-Ushtimë, Kerkove-Shkrepaj, Zvernec-Rrethujëza, Bunavi-Verore, Aliban-Aliasi, Grabian-Gropaj, Novoselë-Katund i Ri, Sofratinë-Sopi.
c) Nënprefektura e Sarandës:
Nga 24 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 10 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 14 fshatrave (60 % e fshatrave), si më poshtë:
Saranda-Zogaj, Metoq-Metaj, Trembull-Tremburi, Gjiashte-Gjashte, Karalibaj-Likaj, Kalive Shushi-Sheshi, Bredan-Brija, Çaush-Rreshteri, Vermero-Kalina, Çiflik Vana-Vena, Ksamili-Mulliri, Hundecovë-Hundaj.
8) Nga prefektura të tjera
a) Nënprefektura e Burrelit:
Nga 164 fshatra gjithsej (se atëherë Burreli kishte në juridiksion edhe fshatrat komunave Lurë dhe Selishtë, si dhe disa fshatra të Mirditës) ndryshime përmbajtësore pësuan vetëm 10 fshatra, si:
Bishkashi-Pishkashi, Klosi-Dullinjasi, Bejni-Shkreptima, Derjani-Derëgjani, Boshiqi-Krismajt, Kome-Këmbaj, Midha-Millëz, Karica-Karriza, Fsheti-Fshati, Shlliu-Shenllija.
b) Nënprefektura e Mirditës:
Nga 45 fshatra gjithsej asnjërit nuk i ndryshoi emri.
c) Nënprefektura e Pukës:
Nga 50 fshatra gjithsej, ndryshuan formën e parë vetëm dy fshatra:
Spasi-Shpëtimi dhe Vau i Spasit-Vau i Shpëtimit.
ç) Nënprefektura e Lezhës:
Nga 83 fshatra gjithsej, ndryshoi emri i vetëm një fshati:
Krajmi-Skaj.
d) Nënprefektura e Malësisë së Madhe:
Nga 94 fshatra gjithsej, vetëm 14 fshatra morën emra të rij, si:
Dobre-Nënkodër, Potgore-Rranxë, Bogiq-Trojë, Kamice-Vau, Llazan-Vneshtë, Zhupa-Tregu, Okol-Rrethi, Stare-Katund i Vjetër, Goraj-Malishtë, Gradec-Qytezë, Bratosh-Vllaznia, Rahovica-Kodra, Vermoshi-Orajt, Vrata-Grykë.
Nga sqarimi i autorit:
a) Nga 436 fshatra të këtyre 5 nënprefekturave morën emra të rinj vetëm 27, ndërsa 409 fshatra ruajtën emrat e mëparshëm. Pra, ndryshuan emrat e mëparshëm ,vetëm 7 % e fshatrave të tyre.
b) Ndërkaq për për lëndën e peraqitur deri në pikën 8 autori jep këtë sqarim:
Emrat e këtyre njësive vendore të marra në analizë … nga gjithsej 1233 fshatra, nuk i ndryshuan emrat e mëparshëm vetëm 471, ndërsa 762 fshatra (62 % e totalit) i ndryshuan emrat e mëparshëm… Por kemi dhe nënprefektura, ku ndikimet qenë më të vogla dhe për rrjedhojë edhe ndryshime pati fare pak. Këto nënprefektura, në brendësi të vendit dhe në periferi, pothuajse nuk kanë rënë nën pushtim, ndaj dhe kanë pasur dhe ndikime më të pakta nga gjuhët e huaja.
c) Në fund paksa në mënyrë kritike autori jep disa konstatime jo pa interes, që ne po i përmendim më poshtë:
1) Për disa fshatra bëhet shqiptimi i drejtpërdrejt i emrit të huaj në shqip, andaj ndodh që përkthimi i drejtpërdrejt me dhënë një emër jo fort të këndshëm e të dëshirueshëm dhe për këtë shkak, duhet menduar për të gjetur një formë tjetër më të pranueshme. (Në të vërtetë, për këtë konstatim autori nuk jep shembuj konkretë.)
2) Disa fshatra i morën emrat e rinj duke pasur parasysh pamjen fizike të tyre, relievin dhe pozicionin gjeografik, si p.sh.:
Pishaj, Kërrabaj, Bregasi, Kreshta, Rrafshorja, Bishtorja, Kurrizaj, Lëndina, Lisi i Madh, Lisi, Shkoza, Gropaj, Lugina, Kodraj, Bregorja, Shkambi, Shpatinaj, Shpati, Zallishta, Verriza, Driza, Shkrepaj, Dimnori, Hijëza, Qyteza,Lajthia, Fushgjata, Mali Plak, Qafaj, Kodras, Verri, Shkamb i Kuq, Plepaj, , Ahishta, Pyllasi etj.
3) Fshatra të tjerë morën emrat e rinj duke pasur parasysh vlerat prodhuese të fshatit, si p.sh.:
Pjellorja, Burimi, Thatina, Thatushi, Kumbulla, Gështenja, Kështenja, Vreshtëza, Vëneshta, Kullosaj, Kopshti, Kungaj, Bajamas, Drithas, Arza, Pjeshkëza, Dardhas, Hardhija etj.
4) Disa fshatra të tjerë duke pasur parasysh vlerat etiko–qytetare të tyre e dhe të banorëve të tyre, morën emrat, si p.sh.:
Shqiponja, Trimaj, Tryezëgjana, Dashamiri, Dëshira, Dafinëza, Ushtima, Ujmira, Bukuranje,Vashëza, Defrimi, Morrina, Pellumbas, Lagjeja e Flamurit, Fitojra, Kreshniku, Kështjellë,Verore, Bukëz, Punmira, Rrodhëza, Mshkiza, Pendari etj.
5) Sigurisht, në të gjithë këtë mori emrash, sipas autorit, ka edhe gjetje jo të përshtatshme, si p.sh.:
Bukuroshi, Floriri, Bukuroshi i Epër e Bukuroshi i Poshtëm, Miroshi, Thëllenza, Miraj, Vashëza, Defrimi, Morrina, Mshikza, Punmira, Rrodhëza, Rreshteri, apo Kastriot dhe Kastriot i Epër në Gjirokastër, kur ishte dhe u listua përsëri fshati Kastriot i Dibrës
etj.
Dhe përfundon autori:
Edhe pse mangësi të tilla janë të pashmangshme, por të korrigjueshme,…megjithatë kjo ishte një punë shkencore e vërtetë e serioze, që duhet konsideruar si bazë nisjeje. Ndaj, pikërisht këtu duhet mbështetur edhe starti i sotëm.
Edhe ne, siç e cekëm më përpara, pajtohemi që materiali i tillë mund të shërbejë si bazë nisjeje, por jo të miratohet symbyllazi, ngase siç del nga përfundimet e punimit tonë, sa i përket formëzimit e fjalëformimit të emërtimeve në fjalë disa nga zgjidhjet e propozuara nuk përputhen me kriteret fjalëformuese që mendojmë ne dhe të tjerët se duhen mbështetur në kohën tonë për rastet përkatëse.
Në të vërtetë, ne mendojmë se formimet e propozuara me prapasheshtesën –AJ që kapin shumën mbi 80, ato –AS afro 30 raste, janë të diskutueshme, ndërkaq ato me -ËZ me afro 30 raste, si dhe ato pa ndajshtesa, jo të gjitha janë të qëndrueshme, pastaj shembujt me –IN(ë) 11/-5, -J/AN 42 /-39, -ISHTË 12/-6, -ISHT 20/-19 e raste të tjera duhen rishikuar, por nuk është vepruar qortueshëm kur është propozuar ndryshimi i i shembujve me prapashtesat sllave: –OV (17), -ICË (17), –IQ (7), e raste të tjera, të cilat do të kihen parasysh prej nesh gjatë analizës në pjesën e dytë të punimit
Së këtejmi, mendojmë që gjithsesi urgjentisht duhet të (ri)botohet dokumenti integral (i plotë), në mënyrë që studiuesit e të interesuarit dhe mbarë opinioni mund ta shfrytëzojnë edhe këtë material për qellime të caktuara shkencore ose për të pasur në dijeni, një punë të tillë vërtet për lakmi që qenka ndërmarrë në vitin 1938 nga Qeveria shqiptare rreth ndryshimit të emërtimeve të toponimeve të papërshtatshme me prejardhje të huaj në Shqipri.
Mjerisht ajo qeveri nuk ka pasur mundësi të bejë zbatimin adminsitrativisht, sepse pa kaluar as gjysmë viti shiheshin gjasat se Shqipëria do të jetë pre e invazionit të fashizmit Italian ose edhe nga pushtues të tjerë potencialë, siç ishte Jugosllavia SKS.
(II) NGA LISTA E TOPONIMEVE (SLLAVE) NË TERRITORET
E LIRUEME SHQIPTARE
ME SHQIPËRIMET E PROPOZUARA (1942)
H y r j e
Meqë për fazën e parë (1912-1924) nuk kemi të dhëna që kishin filluar, apo jo, ndryshimet e emërtimeve të papërshtatshme të venbanimeve dhe për fazën e dytë (nga fundi i regjimit të Mbretit Zog) 1924-1939, siç e pamë në pikën e mësipërme, u bë një punë e mire vetëm viteve të fundit të atij regjimi, por që mbeti vetëm si tentativë, sepse në pranverën e vitit 1939, Shqipëria ra nën pushtimin italian. Mirëpo, ç’është e vërteta, siç dihet, Italia fashiste (musoliniane), pas parapërgatitjeve ilegale–legale që i intensifikoi në atë fillim të L2B, pa shumë mund e pushtoi Shqipërinë më 8 prill 1939 dhe pas një jave gjoja me dëshirë të vet shqiptarëve, Albania (Shqipnia) u fut në “personaunion” me Italinë dhe pas 2 muajsh, më 3 qershor 1939, gjithashtu gjoja me pëlqimin, përkatësisht me nënshkrimin e Viktor Emanuelli III dhe Shefqet Verlacit, në emër të Shqipërisë, u themelua e ashtuquajtura Mbretëria italo-shqiptare. Kështu, tash Viktor Emanuelli III quhej: Mbret i Italisë e i Shqipnisë dhe Perandor i Etiopisë, andaj perandori kishte tagër dhe detyrim të formonte e drejtonte edhe qeverinë shqiptare, po në të vërtetë, krejt pushtetin ekzekutiv të kësaj Perandorie e kishte në dorë, kryefashisti Benito Musolini, i ashtuquajturi Duçe, aleat besnik i kryenazistit gjerman Adolf Hitler.
Është e vërtetë se në këtë kohë në Qeverinë e Tiranës, nga përfaqësuesi i Italisë Qiano, qenë pranuar në Qeverinë e Shqipnisë, mjaft patriotë të njohur iredentistë të bindur shqiptarë, të cilët jo vetëm ishin të lejuar, por qenë edhe të ngarkuar, në njëfarë mënyre, të propagandonin për bashkimin e tokave shqiptare që kishin mbetur jashtë kufijve të Shqiprisë Londineze. Kuptohet që një punë e tillë prekte Greqinë e sidomos Mbretërinë Jugosllave SKS. Kështu që atë propandë të ligjshme aq hapur kundër Jugosllavisë e Greqisë nuk mund ta bënte më përpara Zogu si mbret i shqiptarëve as ilegalisht me qeverinë e tij, prandaj tash veprimtarët e caktuar nën ombrellën e Mbretnisë italo-shqiptare, mund ta bënin legalisht dhe me plotgojë, si Mustafa Kruja, Bedri Pejani, Ernest Koliqi, e shumë të tjerë, si dhe një plejadë e tërë intelektualësh të njohur jo vetëm katolikë, por edhe atdhetarë të tjerë të sprovuar shqiptarë nga Veriu e Jugu, që nuk kishin vetëm fjalë, por edhe punë për të mirën e popullit shqiptar. Në të vërtetë, ashtu siç e kishin parashikuar politikanët italianë pas dy vitesah Mbretnia Jugosllave SKS u zhbë dhe tash duhej të bëhej e përgëzohej, siç ishte premtuar: Grande Albania (Shqipnia e Madhe), duke iu bashkangjitur asaj viset e okupuara shqiptare, të cilat më përpara e gjatë LPB nga ish-Jugosllavia e Greqia i ishin aneksuar me dhunë, prandaj tokat e tilla duhej kthyer Shqipnisë Nanë. Mirëpo po kjo ide s’mundi të realizohej as njëhershmërisht, madje tërësisht asnjëherë e plotë as në proces, as nga ajo Mbretni shqiptaro-italiane, as më vonë. Shkaqet qenë të shumta, por do të përmendim këto dy:
E para, edhe pse, ushtria italiane u fut në Kosovë e në Mal të ZI, ajo e mbajti mbyllur kufirin e Kosovës me Shqipërinë për një periudhë 3-4 mujore, ngase siç thuhej edhe për arsye se V. Emanuelli kishte në (ha)mendje ta përtërijë dinastinë K. Nikollës dhe kështu edhe Kosovën t’ia bashkangjiste Malit të Zi, për të kënaqur zonjën mbretëreshë, që ishte me origjinë malazeze. Në të vërtetë, gruaja e Viktor Emanuellit ishte vajza e Kral Nikollës, i cili me formimin e Mbretnisë SKS e humbi pushtetin në Mal të Zi, edhe pse një vajzë e tij qe martuar me mbretin serb. Në këto rrethana, siç flitej atëbotë, ithtarët e Shqipnisë së Madhe me politikanët patriotë shqiptarë të implikuar në Qeverinë shqiptare të asaj perandorie, nuk e kanë pasur lehtë për t’i mbushur mendjen Perandorit për të realizuar sadopak një Shqipni Etnike që t’ia aneksonin (rikthenin) Shqipërisë viset shqiptare që tash hynë nën juridiksionin e Mbretnisë shqiptaro-italiane.
Sidoqoftë, në këtë drejtim asaj qeverie të Mustafa Krujës me disa shokë, nuk u mungoi përpjekja dhe suksesi i përgjithshëm kombëtar, andaj shikuar nga prizmi i sotëm neutral, së paku duke pasur parasysh efektin arsimo-kulturor në viset e lirueme etj., ajo qeveri nuk mund të quhej krejtësisht kuislinge, sepse shfrytzoi atë situatë për të mirën e popullit sadokudo të bashkuar nën emrin e flamurin shqiptar, apo jo?!
E dyta, duhet sqaruar fakti se jo të gjitha trojet shqiptare nga zhbërja e Jugosllavisë Mbretnia e tillë italo-shqiptare, siç propagandohej, mundi t’ia ribashkonte Shqipnisë, por megjithatë propaganda si shpresë entuziazmonte dhe nuk u shua edhe për ato vise që mbeten jashtë. Nuk u shua as propaganda për lirimin e bashkimin e tokave shqiptare nga Follorino e Gjiu i Artës në Greqi deri në Ulqin e Tivar në Mal të Zi, si edhe për ato vise të Kosovës që Italia u detyrua t’i ndante me aleatët: Bullgarinë e cila mori nën administrimin e saj disa vise shqiptare në Maqedoni dhe një pjesë të Kosovë, dhe Gjermaninë, e cila po ashtu mori nën adminstrim Mitrovicën me një rrethinë bukur të gjerë, të cilën ia bashkangjiti Serbisë, nën administratën e qeverinë kuislinge të Nediqit.
Së këtejmi, shqiptarët jo vetëm në Shqipërinë e Madhe, por edhe në viset e tjera në kuadër të Gjermanisë fituan më shumë të drejta se ato nën Bullgarinë okupuese, mirëpo duke u falenderuar patriotëve të devotçëm me veprimtarinë e tyre atdhetare, politike e arsimo-kulturor të pakursyer, shqiptarët, kudo, morën frymëmarrje më të lirë dhe shihnin një perspektivë që premtonte, pra, edhe në ato vise jashtë asaj Shqipërie, sidomos pas shpartallimit të Italisë fashiste, kur disa patriotë shqiptar, me në krye Imzot Harapin, shfrytëzuan tolerancën gjermane në dobi të bashkimit simbolik të trojeve shqiptare.
Sidoqoftë, duke shfrytëzuar parapërgatitjet dhe entuziazmin e shqiptarëve idealistë, sidomos në këto vise, që iu bashkangjiten Shqipnisë Nanë, edhe pse për një kohë të shkurtër, filloi një rilindje e vërtetë me adminstratën shqipe, me hapjen e shkollave në gjuhën amtare, me një fjalë, u mundësua, si me thënë, një shfaqje e lire e kulturës dhe e identitetit kombëtar. Madje në këtë kontekst, çka është me shumë rëndësi për temën tonë nga Mbretnia Shqiptare (Mëkëmbësja e Përgjithshme, në Qeverinë e saj, përveç ministrive ekzistuese kishte formuar edhe Ministrinë e Tokave të Lirueme, ku veç detyrave të tjera kjo ministri, përkatësisht Mëkëmbësia e Përgjithshme, duke mos qenë shumë e kënaqur me ritmin e punës, nëpërmjet Kabinetit diplomatik, njoftonte se Ministria e Punëve të Jashtme “kishte ba me dijë se asht e nevojshme që çështjet e toponimastikës shqiptare (në viset e lirueme)… të rregullohen sa më parë, edhe për asye se qëndrimi i mbiemnimeve në gjuhën serbo-kroate mase një vit pas aneksimit të tokave Shqipnisë mund të interptohet si nji shenjë pasigurie të gjendjes n’ato krahina.
Në fakt pasi qeveria bullgare tash sa kohë ishte kujdesur me i zëvendësue mbiemnimet e tilla, andaj tërhiqej vërejtje që edhe pala shqiptare sa më parë duhej me ndërmarrë masa për zgjidhjen e çështjes në fjalë… Në të vërtetë përgjegjësit nga Ministria e Tokave të Lirueme, duke qenë të vetëdijshëm se “kishin të bënin me një problem delikat e që padyshim kishte rëndësi kombëtare tejet të madhe” e kishte ndjerë të nevojshme “me i ngarkue me studimin e çështjes persona të rrahun në lamë gjeografike e historike si të Shqipnisë së Vjetër e tash të Re e përgjithësisht… Kështu për këtë qëllim ishte formuar Komisioni përkatës në këtë përbërje:
At Zef Valentini, kryesues dhe profesorët: 1. Ahmet Gashi, 2.Ndue Paluca dhe 3. Filip Fishta, anëtarë,
Ky Komision kishte për detyrë me i rikthye në shqipe:
Toponimet sllave në këto krahina shqiptare që ishin vendosur dekada dhe shekuj më parë nga pushtesit serb, malazez dhe bullgar…
Madje për realizimin e kësaj detyre, ishin angazhuar zyrtarisht jo vetëm këto personalitete të shquara të fushave përkatëse, por edhe të tjerë duke punuar ngushtë me funksionarët e Ministrisë së Tokave të Liruara, por edhe me Institutin Shtetëror të Studimeve Shqiptare.
Nga teksti që patëm në dorë për këtë punë ekziston dokumentacioni i plotë, prej nga ne në këtë punim shkëputëm, Listën e emërtimeve serbe me shqipërimet e propozuara, të botuar tash së voni në Gazetën shqiptare portal Farumi shqiptar, nën komentimin e studiuesit Veli Haklaj, nën titullin Mbretëria italo-shqiptare si i riktheu emërtimet sllave në shqipe.
Ja teksti origjinal i propozimeve por me boldimin dhe pikat e radhitjes (si numra e shkronja) të vëna prej nesh:
I. Lista e toponimeve në territorin shqiptar me shqipërimet e propozuara
1. Dibra dhe Struga:
Podmolje –Rranxa, Meševiste – Meshevistja, Novosela – Fshati i Ri, Drugovo – Drugova, Srbica -Koshëza,Veleste–Naltësija, Labunište–Labi, Jablanica – Jablanica, Kodzadzik–Koxhaxhiku, Lazaro Polje–Kastrioti, Galičnik Galiçniku, Žiromica–Zhirovmica, Rostuša–Rostusha, Volkovija –Valkalija???, Mavrovo –Mavraj, Niciforvo –Niqifori.
2. Prespa
Leskovec–Laskaj, Otesevo–Babaj, Perovo-Peraj, Carev Dvor–Pallati, Podmočane–Moçala, Krani–Krani, Nakolec–Nekolaj, Ljubojna – Miqesija, Lajmos (Lemos)-Qafa, Pisoderian–Pisha, Vatokhorian-Ferra, Katokhori-Fshati i Poshtën, Moskhokhori–Mosku.
3.Tetova
Zeljino–Blerimi, Strmnica-Shpati, Miletino–Miraj, Neprosteno- Neproshteni, Dzepciste-?, Brdoc–Kodra, Sevce-Sevcja, Brvenica-Brevenica, Tumeviste–Tumça, Volkovija-Valkalija??, Srbinovo-Donika, Trnovo-Ferra, Simnica-Simna Vogël.
4. Kosova Qendrore
Stari Kacanik-Kaçaniku i Vjetër, Grlica–Qafza, Varos–Varoshi, Jazince-Jazhincja, Sevce-Sevcja, Urosevac-Ferizaj, Pozarane–Flakadani, Gnjilane-Gjilani, Podgradnje-Rranxa, Babus-Babushi, Stimlje-Shtimla, Nerodimlje-Shtërporja, Staro Selo- Fshati i Vjetër, Belogradec-Bardheci, Laplje Selo-Lapi, Gračanica–Gjyteza, Dobrevo-Miraj, Belačevac-Bardhaj, Caglavica-Çagla. Milosevo-Bajram Curri ose Milo Shini. Lebane-Majta, Slovinje-Arëni, Obilic-Abdyl Frashëri, Kosovopolje –Fushë e Kosovës, Dobri Dub-Lisi, Prilužje-Prelushi.
5. Metohija dhe ana e Prizrenit
Dečani-Deçani, Crmjan-Cërmniani, Gorazdevac-Malsija, Ratkovac-Luftari, Orahovac-Orahova, Zrze-Zerze, Rogovo-Rugova, Suva-Reka-Lumi, Movlane–Mavlana, Bijelo Polje–Fusha e Bardhë, Dobruša-Mireza, Djurakovac-Gjergjaj, Vrelo-Vrella, Belica-Bardhëza, Rožaj-Rozhaj, Ribarica- Peshkatari, Pridvorica-Kepallati, Srbica-Kosëza, Obrinje-Abaraj,
6. Pellgu i Plavës
Kruševo-Dardha, Martinović–Martinaj, Vojno Selo–Ushtrija, Novsiči-Djelmnija, Velika-Plaka.
7. Zona e Ulqinit
Vladimir-Vladimiri, Pelinkovići – Pelinku.
8. Lumej dhe male
Shar Planina–Bjeshka e Sharrit, Stogova Planina-Bjeshka e Stogovës, Milanovac Planina - Bjeshka e Milanit, Crna Goga-Mali i Zi, Ljuboten-Lubotini, Nerodimka-Shkretija, Lepenac-Bukurija, Bistrica-Bistrica, Pečka Bistrica-Bistrica e Pejës.
9. Rajonet
Krajina-Kraja, Metohija-Metohija, Podgor-Rranxa, Podrima-Bregdrini, Kosovo Polje – Fusha e Kosovës, Prekorupjle-Prekorupi, Gornja Morava- Morava e Malit, Donji Polog- Fusha e Poshtme, Gornji Polog- Fusha e Epër, Mavrovo Polje- Fusha e Mavrajvet, Gornja Debrca- Malsija e Dibrës.
10. Stacionet Hekurudhore
a. Ohër- Strugë:
Skopje-Shkupi, Ohrid-Ohri,Podmolje-Rranxa, Struga-Struga, Vranište-Vranja, Tasmuroniste-?, Trebeniste-Trebenishti, Meseviste-Mesevishta, Botun-Botuni, Novo Selo Ohridsko-Fshati i Ri i Ohrit, Izdeglava-?, Arbinovo- Arbëni, Slivovo-?, Presek-Preseku, Klenovac-Klena, Malkovac-Malku, Izvor Ohridski-Gurra e Ohrit, Podvis Ohridski-Rranxa e Ohrit, Kičevo-Kërçova, Sveti Nikola-Shën Kolli, Oslomeni-Besa, Srbica-Kosëza, Tunjo-Tunja, Dolenaka Rampa-Rampa e Lugut, Berikovo-Ganija, Bukojčani-Ashta, Bukovik Ohridski- Bukoviki i Ohrit, Zrkjlje-Zeqra, Donovica-Dona, Tajmište-Tajmishta, Stetkovo-Mesi, Zimnica-Dimri, Zvezda-Hylli, Kunovo-Kunova, Gostivar-Gostivari, Vranovci-Vranti, Badovine-Badovina, Palačište-Palçi, Tetovo- Tetova, Saracilce-Saraçi, Glumčin-Glumçini, Novo Selo Tetovsko- Fshati i Ri i Tetovës, Laskarci- Laskaj, Semeniste-Faraj, Glumovo-Gluma, Djeneral Hanri-?, Gornje Skopje-Malsija e Shkupit, Zipce- Gardhi.
b. Linja Shkup-Mitrovicë:
Skopje-Shkupi, Gornje Skopje-Malësia e Shkupit, Djeneral Hanri-?, Djeneral Jankovic-?, Kačanik-Kaçaniku, Grlica-Qafëza, Uroševac-Ferizaj, Babljak-Bablaku, Lipjan-Lipjani ose Ulpiana, Prilužje- Prelushi, Samodreza- Besabesa, Vucitrn-Vuçiterna, Kosovska Mitrovica- Mitrovica.
c. Linja Pejë-Fushë Kosovë:
Pec-Peja, Hvosno-?, Budisavic- Budi, Metohija- Metohija, Pograde-Rranxa, Dobro Voda-Ujmiri, Cerovik-Bajram Curri, Banjic-Baja, Drenica-Dreni, Dobrosevci-Augusta, Belacevac-Bardhaj, Kosovo Polje- Fusha e Kosovës.
ç. Linja Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë-Kurshumli:
Kosovo Polje-Fusha e Kosovës, Priština- Prishtina, Devet Jugovica-Nanda, Vrani Do- Vrana, Put-Rruga, Podujevo-?, Kuršumlija-Kurshumlija.
d. Linja Rasha-Novipazari-Rozhaj-Kolashin:
Raska-Rasha, Pilareta-Pilareta, Novipazar-Novipazari ose Pazar i Ri, Bajevica-? Zunjevci- Zhunji, Ribarice-Peshkatari, Botrage-Botraga, Spiljane-Shpellani, Kolapare-Kolapara, Rožaj- Rozhaj, Zupanica-Zhupanza, Turjak-Turri, Trpeza-Treveza, Gidocelje-?, Ravna Reka, Mojkovac-?, Kolasin- Kolashini.
II.VENERIME NGA BURIMI i MËSIPËRM
Siç mund të shihet Komisioni nuk është ndalë vetëm në viset që momentalisht i ishin bashkuar Shqipërisë, por edhe në vise të tjera nën adminstrimin, qoftë të Bullgarisë, si b.f Kaçaniku i Vjetër etj., qoftë Serbisë së Nediqit, si b. f. Mitrovica, Podujeva etj., deri edhe Rasha me Pazarin e Ri etj., të cilat më vonë për pak kohë 1943-1944 bashkë me Shkupin edhe qenë përfshirë sa më thënë me entuziazëm në kuadrin e Shqipnisë së Re ose Shqipnisë Etnike, terma këta, siç dalin nga burimi në konsultim, në vend të ashtuquaturit term italian Shqipnia e Madhe (Grande Albania).
Sidoqoftë, nga dokumenti i mësipërm, do të dallojmë dy karakteristika:
a) veçori të përgjithshme dhe
b) veçoritë formëzuese fjalëformuese.
a) Veçori të përgjithsme
Si veçori të përgjithshme nga dokumenti në fjalë dallojmë:
E para, lënda nuk përfshin vetëm Tokat e Lirueme, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, por kalon edhe në rajonin e Novipazarit e Rashës (Rashkës) në Serbi.
E dyta, barasvlerësit e disa emërtimeve në shqipe dalin me pikëpyetje, d.m.th në shqipe ende nuk ishte gjetur barasvlerësi përkatës. Në këtë grup bën pjesë edhe edhe emri i qytetit Podujevë-a.
E treta, emëvendet e trevave shqiptare në Greqi nuk u preken fare (ngase ishin ende të palirueme), por nja disa shembuj te Prespa, si të themi të asaj natyre greko-vllahe barasvlerësisht shqipërohen, si: Pisoderion–Pisha, Ljamos (Lemos)–Qafa, Vatokvorfion -Ferra, Katorhori -Fshati i Poshtën, Maskhorkhori-Mosku.
E katërta, para Institutit Alabanologjik të atëhershëm e faktorëve përkatës jo vetëm gjuhësor, por edhe atyre të historisë dhe të gjeografisë mbetej detyrë që të vazhdonin trajtimin e qëndrueshmërisë së toponimeve edhe në vetë Shqipërinë e Vjetër (londineze).
b) Veçori formëzuese fjalëformuese
Rreth veçorive formëzuese e fjalëformuese, këtu nuk do të ndalemi gjatë, ngase ndonjëri nga shembujt do të ceket edhe në pjesën e dytë ttë kësaj vepre, ku temë e fjalëformimit trajtohet më në hollësi, megjithatë nga kjo fushë po përmendim këtu, jo vetëm sa për kërshëri, por për më tepër se aq, ndonjë fakt si:.
E para, të emrat e propozuar në shqipe janë shënuar në trajtën e shquar, veç emrit Zërze, por kjo nuk ndodhë në ndonjë rast me gjymtyrën e parë me emrat tofjalësha: Fusha e Poshtme, Fshati i Ri i Tetovës etj.
E dyta, vihet re prapashtesa shqipe –AJ edhe pse e specializuar për patronime, të përdoret si zëvendësim në vend të disa prapashtesave sllave të toponimeve përkatëse të venbanimeve me -(v)es, -ovo, -evo –e/vac, por asnjëherë në vend të prapashtesës -viq ose –ica të serbishtes(!).
E treta, lë pështypje emërtimi i stacionit serb Arbinove që nga Komisioni shqipërohet Arbënia, andaj po e shënoj si pikë më vete.
E katërta, zgjojnë intereres përkthimet Pridvoric (pri+dvor) me Kepallati: ke (te tek)+pallati, Nerodimlje- Shtërporja (ne rodi’ –shtërp), ndërkaq Nerodimka (lumi)– Shkretija(!!).
E pesta, shikuar nga raporti barasvlerës serbisht-shqip, për mendimnin tonë kërkon sqarim, p.sh. rasti: Gornje Skoplje -Malsia e Shkupit dhe Gornja Debrca–Malësia e Dibrës, ngase emri gora e serbishtes në shqipe ka barasvlerës mal ose malësi varësisht nga konteksti, ndërkaq mbiemri gornji gornja gornje është mbiemër ka kuptimin i sipërm, e sipërme apo i epërm e epërme, varësisht nga gjinia e emrit. Me sa pamë emërtimi i tillë në sllavisht kishte të bënte me konceptin vend-vakëf.
E gjashta, mesa pamë, emri polog në serbishte aktualisht mbulon këto dy koncepte: të parin furrik dhe të dytin drith, drithnajë, andaj emërtimi shqip fushë nga Komisioni mund të jetë jo i qortueshëm. Krahaso: Gornji Polog – Fusha e Epër (sot e Epërme) dhe Donji Polog –Fusha e Poshtme.
E shtata, zgjon interes rasti te Prespa: Katakhori - Fshati i Poshtën. Pikërisht e kam fjalën me N-në fundore të mbiemrit i poshtëN, Siç dihet ky mbiemër në letrarishte përdoret me kuptim neutral i poshtëm (Fshati i Poshtëm), ndërkaq me kuptim pejorativ i poshtër. Në Kosovë sipas traditës trajta i poshtër / e poshtër është pëdorur me –r fundore, gjë edhe sot dëgjohet në stilin ligjërimor me kuptim jopejorativ edhe në toponime si Katundi i Poshtër, Vorret e Poshtra, Mahalla e Poshtër, Lluka e Poshtër, Lluka e Sipër, Katundi i Poshtër etj., prandaj për ne ka domethënie neutralizimi i kuptimit pejorativ i shënuar aty me elementin –N (nazal), i cili në toskërishteqë në lashtësi u shëndërrua në R: i poshtër / e poshtër, çka nënkupton se trajta më e hershmesiç supozohet ishte me –*N (intervokalike), prej nga doli trajtë e rotacizuar në mbarë trevat e Kosovës?!. Gjithsesi kjo dukuri kërkon sqarim, apo jo?!
E teta, të vihen re disa përkthime si Koshëza për Srbica, përkatësisht Kosëza (afër me konceptin srp-drapër të serbishtes).
E nënta, lypset përshëndetur emërtimet si risime mbi bazë shqipe ose si krijime bashkëhore: Blerimi, Bardhëza, Bardhaj, Hylli, Qafëza, Gurra etj.
E dhjeta, dy raste Komisioni i ka lënë në alternativë: Lipljan -Lipiani ose Ulpiana dhe Obiliq-Bajram Curri apo Milo Shini.
Përfundim
Sidoqoftë, meqë ky material i vitit 1942 si dhe ai i vitit 1938 nuk ishin publikuar më përpara e si rrjedhojë nuk i kishim të njohur, as ne, as hartuesit e regjistrave të hartuar te ne, prandaj ne i paraqitëm të shoqëruara me ndonjë hollësi jo vetëm sa për kërshëri, por që njëherazi mendojmë se duhet me i pasë parasysh studiuesit tanë, sa here shqyrtohet kjo lëndë, si në kohën e sotme ashtu dhe në të ardhmen.
Sigurisht lënda nga këto dy burime do të konsultohet prej nesh edhe nga pikëpamja formëzuese dhe sidomos nga ajo fjalëformuese në pjesën e dytë të kësaj vepre.
(III) NGA FJALOR I EMRAVE GJEOGRAFIKË
TIRANË 2002
Si ndihmesë e mirëpritur për ne erdhi burimi Fjalor i emrave gjeografifë të RSH (2002), ku përveç materialit (tekstit përmbajtësor të emërtimeve konkrete) për ne zgjojnë interes të veçantë edhe që të tre këta tituj shoqërues të kësaj vepre: Parathënia, Ndërtimi i Fjalorit dhe sidomos shtesa mbasthënëse me titull: Disa kritere e rregulla të ndjekura për vendosjen e trajtës normative të emrave gjeografikë në këtë Fjalor, punim i shkruar nga studiuesi i mirënjohur për ne prof. Emil Lafe. Po i shënojmë me pak fjalë disa konstatime si ndihmesa mësimore që morëm ose i përforcuam njohuritë tona nga titujt shoqërues të kësaj vepre, të këto, që pëveç meje mund t’u hyjnë në punë edhe studiuesve e të interesuarve të tjerë.
I. Konstatime të nevojshme
1) Nga Parathënia
NgaParathënia e këtij burimi veç tjerash kuptojmë këto gjëra tejet të rëndësishme për lexuesin si dhe për plotësimin e disa gjërave profesionale lidhur me punimin tonë.
E para, ky Fjalor është përmbledhja e parë e emrave më të njohur gjeografikë të RSH-së, ku, ndër të tjera, janë përfshirë emrat e qyteteve, të fshatrave, por edhe disa prej qendrave të rëndësishme të banuara.
E dyta, synimi i kësaj pune ishte edhe të përcaktojë trajtën normative të shkrimit e të shqiptimit të tyre.
E treta, Fjalori pasqyron të gjitha ndryshimet e emërtimeve gjeografike që janë bërë pas Çlirimit (pas L2B).
E katërta, gjithë lënda e nxjerrë nga burimet përkatëse është diskutuar, siç njofton autori, në çdo rreth me komisione të posaçme të përbëra nga njohës të mirë të gjeografisë e të të folmeve të rrethit përkatës.
E pesta, edhe pse gjatë redaktimit, për të saktësuar një varg emrash janë bërë diskutime plotësuese me njohës të mirë të zonave përkatës edhe pse të gjithë emrat gjeografikë të përfshirë në këtë Fjalor janë shqyrtuar, një për një, dhe është përcaktuar trajta normative e tyre, megjithatë, duke e pasur parasysh faktin që përcaktimi i trajtës normative të emrave gjeografikë është një çështje shkencore shumë e ndërlikuar dhe së këtejmi, për këtë në Kongresin e Drejtshkrimit (I972) si dhe në Fjalorin drejtshkrimor (1973), u përcaktua qartë se shkrimi i emrave gjeografikë nuk mund t’u nënshtrohet tërësisht rregullave drejtshkrimore të leksikut të përgjithshëm, andaj shumë emra gjeografikë të njohur në mbarë vendin dalin në një trajtë të caktuar dialektore, e cila, megjithatë konsidertohet normative, si p.sh. Rranxë (Kukës, Shkodër), Shullan (Dibër, Kukës), Truen (Pukë), Kaluer (Lezhë) etj.
E gjashta, edhe pse hartuesit e këtij Fjalori janë të vetëdijshëm se vendosja e një trajte sa më të drejtë normative të emrave gjeografikë do të arrihet nëpërmjet kërkimesh e diskutimesh te reja, megjithatë me të drejtë shprehin bindje që ky fjalor edhe drejtshkrimisht përbën një bazë të nevojshme për punën e mëtejshme në këtë fushë.
2) Nga Ndërtimi i Fjalorit
Edhe nga Ndërtimi i Fjalorit konsiderojmë si ndihmesë këto mësim-konstatime:
E para, emrat gjeografikë që janë dhënë sipas rendit alfabetik, ata të thjeshtit janë shënuar në trajtën e pashquar, pa shënuar gjininë e cila kuptohet lehtë nga mbaresat a fundoret përkatëse, ndërkaq tek emërtimet e pathjeshta (emër+mbiemër, emër+emër në gjinore, emër+parafjalë+emër gjymtyra e parë është dhënë në trajtën e shquar, si: Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenve, Mali me Gropa; Karbunara e Poshtme, Katundi i Vogël, Katundi i Vjetër, Katundi i Ri, Lumi i Bardhë,Vau i Shkjezës, Vela e Vendit, Vodëza e Sipërme Curraj i Epërm etj.
E dyta, emrat gjeografikë me –AJ me theks në rrokjen e parafundit nuk marrin mbaresë shquarsie në rasën emërore, si: Brataj, Memaliaj, Sinanaj, Ferraj, Kapaj, Kukaj etj.
E treta, emrat gjeografikë të përbërë nga një emër në rasën emërore dhe një emër në rasën gjinore, kur janë pjesë përbërëse të një emërtimi të përveçën gjeografikë që të dyja gjymtyrët shënohen me shkronjë të madhe, si: Bregu i Detit, Bregu i Lumit (qendër banimi), Mali i Jushit (fshat), Ranza e Shnikut (fshat) etj.
E katërta, në rastet kur një emër gjeografik është zëvendësuar me një emër të ri, në Fjalor jepen të dy emrat, secili në vendin përkatës, p.sh. Pëllumbas (ish Samuraj), ndërkaq te Samuraj (sot Pëllumbas) etj.
3) Nga kriteret dhe rregullat e ndjekura…
Pjesa e fundit me titull Disa kriteret e rregulla të ndjekura për vendosjen e trajtës normative të emrave gjeografikë në këtë Fjalor, të shkruar nga prof. Emil Lafe, sqarohen, përforcohen, përplotësohen, por edhe shtohen disa të dhëna me interes që kanë të bëjnë me ndërtimin e kuptimin e këtij fjalori. Profesor Lafe, këtë analizë e ka ndarë, si me thënë në katër tituj (sinënkapituj):
I. Kriteret e përgjithshme, ku nën 1.1. përmend 8 kritere ose pika të ndarë me:
- Vizë lidhëse, ku në pikë të veçanta cek disa diftongime të veçanta dialektore që nuk janë reflektuar në emra gjeografikë, si: Luznoj, Radomarj, Shutrej, Sllatajn, në vend Luzni, Radomirë, Shutri, Sllatinë, por si emërtim e të ngulitura në gjuhën e shkruar kanë gjetur vend trajtat si: Kraj-Reç, Krej Reç. E veçanta, te këto raste del se prapashtesat –Oj dhe –EJ (Luznoj, Shutrej) nuk parapëlqehen, andaj ato dalin të nomëzuara në trajtën e pashquar me fundoren –I.
-Edhe palatalizmi e ndërfërkimet e bashkëtingëlloreve dialektore si: Bulgjër, Diqakë, Gjur-Lurë, Gjurra e Madhe, Përbregj, Qoshtan, Vigj –janë korrigjuar në Bulgër, Dipjakë, Gur-Lurë, Gurra e Madhe, Përbeg, Ploshtan, Vig…, por janë pranuar (gj/g):Gjoricë, Lugjaj, Zogjaj, por edhe toponimet (gj/q): Rrasa e Gjytetit, Kodra e Gjytetzës…
-Zëshmimi ose shurdhimi i bahkëtingëlloreve fundore është stabilizuar në gjuhën e shkrimit: te rastet: Çiflig-u (g/k), Liqeth-i ( th/dh, Patos (s/z), Rubik (k/g) …
-Në pikë të veçantë sqarohet ndërrimi nj/j sidomos në toponimet, ku autori i jep cilësinë e normës trajtën me –NJ: Gështenjë etj.
-Bjerrja e h-së nuk del e lejueshme, kështu trajtë e drejtë: Buhal, Sohodoll, Perhondi, Vinjah…, ashtu si edhe për moslëvizjen e theksit në zanoren e parë: Fier, Fierzë, madje nuk arsyetohen ndërrimet fonetike, si: Lobonjë (o/u) Novoselë (o/a), Maja e Lajthizës (a/e), Dëllinjë (ë:e) etj
Mirëpo, nën pikën 1.2., theksohet se jo rrallë veçori dialektore kanë shërbyer për të njëjtësuar toponimin përkatës homonimik dhe lidhur me këtë shembujt u ndanë në dy grupe:
a. me zanore e grupe zanoresh dhe
b. me bashkëtingëllore e grupe bashkëtingëlloresh.
Shembuj me zanore e grupe zanoresh
1.2.1: Banjë/Bënjë, Frankth/Frëngth, Gramsh/Grëmsh, Llangë/Llëngë, Por Shkëmb/Shkambi, ndërkaq po Rranxa e Shniku, Shullani i Shtrembët etj…
1.2.2. Kaluer Truen (ue), por Gjoli i Buajve, Qafa e Buallit etj.
1.2.3. Vorri i Hanës, Vorri i Bamit, Vorri i Fratit…
1.2.4. Maja e Korrilës (a/o); Rripa e Shëllirës (i/y). Tanda/Tenda; Vakuf/Vakëf; Lejthizë/Lajthizë, Lubinjë/Lubonjë, Maja e Gremit/ Maja e Grëmit; Peshkopi/Peshkëpi (o/ë), Dishnicë/Dëshnicë, Shijak/Shijan/ Shojhon; Boks/Baks (o/a) deri edhe Këlcyrë/Krisurë etj
b) Shembuj me bashkëtingëllore e grupe bashkëtingëlloresh
1.2.5. Edhe lidhur me bashkëtigëlloret është pasur parasysh që ruajtja në shkrim e veçorive dialektore të shërbejë për të individualizuar e për të njëjtësuar toponimin përkatës, si:
a) n-ja e parotacizuar: Qafa e Blinit, Maja e Drenit, Druni i Martallozëve, Maja e Frashnit, Përroi i Gjarpnit, Mali i Kunorës, Bregu i Ranës, Thekër /Thekna !!! etj.
b) zëshmimi i bashkëtingëlloreve të shurdhëta: Cfakë, Cfrat, Cupi i Madh; Hingë ; Rrasa e Gjytetit; Maja e Badrave, Badhër/Batër (d/t)
c) z-ja e kthyer në afrikate: Zalli i Rranxës,
ç) Po kështu janë ruajtur një varg rastesh trajtash dialektore: Qafa e Gjalit/Qafa e djalit, Novosejë/Novoselë, Shuri i Kuçit, Përroi i Zhurit (sh/zh), Toshkëz/Toshkës (z/s), Çardak /Çardhak, Tërovë/Tërrovë (r/rr), Leshicë/Leshnicë, Kreshpan/Kreshpanj, Barbullej/ Barbullojë/ Barbullinjë etj.
1.3: Është vendosur trajta origjinale e disa emërtimeve (Fushë-Arës jo Fushë-Arrëz, (qytetet e fshat në Pukë), ndërsa Fusharë fshat në Kukës, pastaj:Razën jo Razëm, Patog jo Patok etj.
2. Emërtimi toponimik togfjalësh, dy gjymtyrët shkruhen me shkronjë të madhe: Përroi i Zi, Përroi i Thatë etj.
3. Në pikën 3, tekstualisht thuhet kështu: Në pajtim me traditën e përdorimit zyrtar janë shkruar me –AJ emra fshatrash Arapaj, Demarkaj, Hamallaj, Haziraj, Lakaj etj. (Në Shqipërinë e Mesme, të cilët në viset përkatëse përdoren në trajtën me –JE si Arapje… por është pranuar si normative trajta Këçukje e ngulitur (Durrës), por edhe Mukje, Zhurje, e ndonjë tjetër…
Gjithashtu në pajtim me traditën zyrtare janë normative shembujt: Barakaj, Sallmonaj, Kukaj, Mustafaj, të cilët në vise përkatëse dalin me /e; Barake, Sallmone, Kuke, Mustafe… Mbiemrat që përdoren si përcaktues toponimesh janë njësuar te shembujt: Curraj i Epërm, Curraj i Poshtëm, Gomsiqja e Epërme, Gomsiqja e Poshtme etj.
II. Disa rregulla drejtshkrimore:
1) Shkrimi i -Ë-së së potheksuar
a) –ë-ja fundore: Brojë, Lezhë, Tropojë ; Buzë-Madh, Ujëbardhë, Lumëzi; Kamzë, Manzë, por Manëz etj.
b) –ë-ja e patheksuar te emrat me –ës, -ësh, -ëz: Bathës-i, Kukës-i; Grykësh-i, Gurrëz-i, por Ballsh, Belsh.
c) - ë-ja e patheksuar: Cërrujë, Gëlleshtë,, Mëgullë, Komësi,Vërrin, por Kapshticë, Srriqe, Rrgjina-t (v. sh.).
2) Shënimi me –ë ose me –e: Blëzenkë, Çërravë; Gërmenj, Golem
3) Shkrimi me –i ose –y: Graka e Madhe, Kodra e Gjytezës (me –i asnjë).
4) Shkrimi i grupit –ue: Kaluer, Truen, por Rrashbull Mlcu-oi,
5) Shkrimi i bashkëtingëlloreve nj/ j: Mazhanj e Mazhaj,Gërmenj e Gërmej, Gështenjë, Brinja e Lisit, por Mali i Shejtit, Kroi i Zojës, Vajmëdhej.
6) Shkrimi bashkëtigëllores rr: Arrëz, Rrëzë,
7) Shkrimi i grupeve mb, nd: Ndërfushaz, Mbishkodër, por Fani i Vogël, Rremull.
8) Shkrimi njësh e ndaras të emrave gjeografikë: Fushëkuqe, Fushëlumë, Kodërmajë; Qafëmollë e Qafa e Mollës, Shëngjergj, por Qafë-Kërrabë /qafa e Kërrabës (!),
9) Përdorimi i vizës lidhëse: Nikaj – Mërtur, Gur –Reç, Gurëshqipe (!)
10) Përdorimi i shkronjave të mëdha: Përroi i Farkës, Qafa e Kumbullës, Qafa e Gurit.
III. Disa rregulla gramatikore:
1) Trajta e shquar: Barçalla-i (jo Barçallaja), Mëlcu-oi (jo Mëlcuja);
2) Prirja me –n fundore: Balldren-i (jo Balldre-ni).
3) Emrat e pëgjithshëm e trajta e pashquar: Gjiri (jo gjiu), Kroi (jo prroni, përroni)
4) Trajta e shquar me –k. -g, -h fundore: Koritnik-u, Laku i Thive.
5) Gjinia e emrave gjeografikë: Shënkollë-a, Spasathor-i , Spatharë –a, Pylla e Vogël, Qafa e Pyllës, Ujët e Ftohtë, Ujët e Zi.
6) Rasti emrave me –AJ: Ballaj (jo Ballaji), Brataj (jo Brataji), shkolla e Bratajt (jo e Bratajve). Është fjala për emërtim vendi.
7) Përdorimi i rasteve në shumës (formë e fosilizuar): Bregu i Ahmate, Buza e Dede, Maja e Keke, Mëgjulla e Hote, Shpella e Hyse, Kërshi i Kocaje, Shuri i Kuçe
8) Disa veçori të ruajtura morfologjike dialektore për të njëjtësuar toponimin si Maja e Strehave, Gurët e Ngulë, Maja e Shpueme, Maja e Lartër Përroi i Thanëve.
Përfundim
Kështu vetëm në ndonjë rast përdorimi i theksit hyn në përdorim, i cili përdoret për të dalluar emërtimet homonimike Pojan/ Pojanë !!! S’do mend që edhe nga rregullat e tjera që sjell punimi i mësipërm përforcuam dijen edhe për gjëra që njihen si të zgjidhura, por edhe për gjëra të hapura. Së këtejmi kjo ishte arsyeja që ne e konsultuam këtë punim mjaft në hollësi, prej nga nxorëm të dhëna që e ngrejnë më në nivel temën tonë, për mos me thënë që është trajtuar disi shkel e shko, apo jo? Por vlera më e madhe e kësaj vepre (Fjalorit) është grumbullimi dhe paraqitjen e materailit, i cili prej nesh është konsultuar e shfrytëzuar nga disa aspekte, dhe më fort rreth formëzimit dhe fjalëformimit të emërtimeve në shqyrtim dhe lidhur me këtë meqë nuk dimë që dikush tjetër ka bërë ndonjë studim model, morëm guximin të shprehim disa mendime tona, edhe nëse nuk janë të gjitha në harmoni me zgjidhjet fjalëformuese që ofrohen në këtë burim. Fundi i fundit pothuaj të gjitha emërtimet janë regjitruar nga terreni, por vetëm me ndonjë adaptim.
Sidoqoftë, edhe pse Komisioni nuk e ka vra mendjen për të saktësuar mënyrat e modelet e fjalëformimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe, megjithatë nga vetë materiali i regjistruar del që edhe në këtë drejtim kontributi nga puna e bërë në këtë vepër nuk mund të mohohet. .
(IV) NGA REGJISTRI I STANDARDIZUAR I EMËRVENDEVE TË KOSOVËS
(PRISHTINË 2005)
H y r j e
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, si broshurë u botua nga shtypshkronja Era, Prishtinë 2005, por puna kryesore numerikisht pothuaj ishte kryer në vitin 2000-2001, edhe psae e dorëzuar si e përfunduar në vitin 2004. Në këtë burim që në fillim shënohen emrat e studiuesve veprimtarë, anëtare të Komisionit Qendror që janë 15 emra të njohur studiuesish në fushat përkatëse te ne (Kosovë), madje shënohen edhe 5o emra aktivistësh … si dhe disa intelektualë veprimtarë të njohur tek ne, po nuk shënohen komisionet lokale nëpër komuna.
Sidoqoftë, tekstin përfundimtar e ka hartuar redaksia në këtë përbërje:
1. Prof. dr. Shefki Sejdiu (kryeredaktor),
2) Dr. Mehmet Halimi, Dr. Rexhep Doçi, Mr. Isa Bajçinca,
Dr. Jusuf Osmani - anëtarë, dhe
3) Prof. Dr. Begzad Baliu (sekretar).
Ndërkaq nga parathënia e kësaj broshure të shkruar nga sekretari, prof. dr. Begzad Baliu, si me thënë në bashkautorësi me kryeredaktorin, thuhet se:
... Edhe Lufta e Kosovës 1998 – 1999 ”solli ndryshime të thella në historinë e Kosovës”, solli një realitet të ri sidomos në aspektin e zhvillimeve të brendshme, por edhe më gjerë”.
Me fjalë të tjera, pas kësaj Lufte, siç pohohet aty:
filloi një frymëmarrje e re edhe nga pikëpamja e mendimit sociohistorik.
Sidoqoftë, si rezultat i Luftës edhe nën presionin e aleatëve, forcave ndërkombëtare të NATOS, ushtria okupuese serbe u largua nga shumica e trojeve shqiptare të Kosovës, por njëherazi në këtë frymë u shpreh dëshirë e ligjshme që duhej larguar edhe ndikimi i administratës serbe e ndër to ende qëndronin si barrë e rëndë e asaj atmosfere edhe emërtimet e emërvendeve, ku bëjnë pjesë edhe emërtimet e venbanimeve, randim shpirtëror ky, të cilin e ndjente thellë masa e gjerë shqiptare. Kjo masë donte që bashkë me robërinë shekullore të ndryshohen edhe disa nga emërtimet e tilla të huaja, andaj në mënyrë stikike filluan të ndryshoheshin disa emra toponimikë, sidomos të vendbanimeve që iritonin,. Duke e parë këtë situatë, pothuaj konfuze, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës që në gusht të vitit 1999 u miratua nisma e disa intelektualëve që të rishikohet toponimia, sidomos ajo e vendbanimeve të Kosovës dhe pas njëfarë përgatitjeje në fillim të dhjetorit 1999 Ministria e Arsimit pas një kontakti me studiuesit kërkoi nga ata që të punonin rreth standardizimit të emërtimeve të venbanimeve të Kosovës.
1) Parime dhe detyra
Andaj si rrjedhojë, u caktua Komisioni Qendror për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës dhe në harmoni me kërkesat shoqërore e shkencore fillimisht u hartuan këto parime si detyra:
1. Të hetohen e të ruhen elemente toponimike:
a) paraindoeuropiane): si Llap, Gallap etj,
b) indoevropiane si: Ulpianum, Theranda,
c) ilire: Dardani, Scardus, Bederiana,
ç) protoshqiptare e shqiptare: Brad, Brod, Bard /Bardh etj.
2. Të hetohen dhe të ruhen, përkatësisht të kihen parasysh ose të
konstatohen elementet toponimike të lashta të trashëguara:
a) latine, si: Pollatë, Kostërc,
b) romano-vllahe: Surdull, Magurë,Makresh,
c) greko-bizantine: Lypenon, Lypian, Mavriq, Metohi
ç) gjermanike: Shashkofc, Shashar,
d) turko-orientale: Çifllak, Qystendil,
dh) sllave të vjetra: Polluzhë, Reçak, Suharekë, Suhogërlë.
3. Të bëhet punë rreth rikontruktimit rikthimit të srukturave
autoktone, sjellja e emrave të vjetër shqip që me qëllim zhdukjeje të
çdo gjurme shqipe ishin zëvendësuar me emra sllavë, si:
Nova Shumadija, Velikareka etj. Devet Jugoviq, Lazarevo, Miloshevo etj.
4. Të trajtohet çështja e afikseve sllave, me përparësi venia e atyre
shqipe etj.
Së këtejmi lidhur me të gjitha këto nga Parathënia e prof. dr. Begzad Baliut, sekretar i redaksisë, që në të vërtetë, siç u tha, ishte edhe zëri i kryeredaktorit dhe i Redaksisë, mund të themi se dalin të sqaruara këto çështje:
E para, Komisioni ishte që mos të prekeshin fare ojkonimet në vendbanimet kryesisht me popullsi joshqiptare, madje edhe ato me kombësi të përzier të standardizoheshin më tepër në aspektin fonetik, duke iu përshtatur të folmes lokale dhe rrafshit afiksal.
E dyta, të kihet parasysh e vërteta se fondi sllav i rindërtimit të disa monumenteve toponimike në Kosovë nuk ishte veçse relikt kryesisht i romantizmit serb i fundshekullit XIX dhe i fillimit të shek. XX. Ishte, pra vazhdim i një përpjekjeje të hershme që kisha serbe, duke shfrytëzuar autonominë e saj gjatë pesë shekujve nga Perandorisë Osmane, ngase ishte e lirë që ritet fetare ortodokse t’i ushtronte në gjuhën sllave dhe kështu bënte asimilimin e popullsisë vendëse ortodokse iliro-shqiptare e thrako-shqiptare. Së këtejmi edhe kishte ndërmarrë veprime për mbishtresimin e toponimisë vendore me toponime me prejardhje sllave.
E treta, në të vërtetë me një punë të tillë Komisioni ka “kryer një akt të shumëfishtë, ndër të tjera ka çmitizuar njërin prej miteve më të rëndishme të serbëve si kolektivitet dhe i ka çliruar ata si kolektivitet nga prangat më raciste të qindvjetëshit të fundit”… Është fjala të mitit ndaj Kosovë-Metohisë, ku gjoja ka pasur vetëm terminologji sllave (serbe) e jo shqipe dhe të tjera, të shqiptuara nga goja e shqiptarëve.
E katërta, ky regjistër i emrave të vendbanimeve i hartuar nga Komisionit është version përfundimtar që iu dorëzua si i tillë institucioneve shtetërore të vendit, më 2004.
Sidoqoftë, edhe pse mesa pamë ndërkohë në botimet përfundimtare nëpër Komuna është bërë edhe ndonjë ndryshim tjetër, ky version prej 1484 toponimesh edhe pse iu paraqit organeve shtetërore të Kosovës, mbeti i pazbatuar ose pa u trajtuar në shkallë të ministrive përkatëse, tashti për shkak të intervenimit të administrates ndërkombëtare, por edhe për shkak ngjarjeve politike jostabile në nivel vendi e në raport me ndërkombëtarët si dhe mbase edhe për shkak të paaftësisë së faktorëve adminitrativo-politikë vendorë për arsyetimin për zbatimin e një të drejte të tillë unversale, të garantuar edhe ligjërisht, apo jo?!
Në të vërtetë, edhe pse, ky Regjistër ishte dorëzuar më vonë (2004) ai praktikisht ishte hartuar ose e kishte marrë pothuaj formën e prerë, para se të jetë publikuar Regjistri i emrave gjeografikë të RSH (2002) që e trajtuam më sipër pasi ne patëm si kriter vitin e botimit, në vijim po japim disa të dhëna me interes në këtë raport të këtyre dy burimeve.
2) Të dhëna me interes në raportin FEGJ/RSEJK
Në këtë shtojcë, së pari po shënojmë raportin numerik të shembujve sipas alfabetit dhe pastaj do të bëjmë dhe krahasime të tjera, pa harruar edhe të dhëna në raport fjalëformues FEGJ/ RSEKe burime të tjera.
a) Pasqyra e numrit të emrave të përveçëm oikonimikë, sipas shkronjave në këto dy burimeve
Shkronja FEGJ RSEK Gjithsej Diferenca +/-
1 2 3 4 5
----------------------------------------------------------------------------
A 82 39 121 + 43
B 355 191 546 +164
C 33 16 49 +17
Ç 86 23 109 +63
D 152 106 258 +46
Dh 8 - 8 +8
E 12 3 15 +9
Ë - - - -
F 95 32 127 + 63
G 217 92 309 +125
GJ 71 20 91 +51
H 93 22 115 +71
I 20 12 32 +8
J 23 19 42 +4
K 432 162 594 +270
L 205 85 290 +120
Ll 4 31 35 - 27
M 293 111 404 +182
N 63 28 91 +35
Nj 1 - 1 +1
O 40 6 46 +34
P 276 96 372 +180
Q 64 17 81 +47
R 88 54 142 +34
Rr 60 6 66 +54
S 211 66 277 +145
Sh 182 50 232 +132
T 117 65 182 +52
Th 11 5 16 +6
U 27 17 44 +10
V 177 59 236 +118
X 12 2 14 +10
Xh 12 - 12 +12
Y 2 - 2 +2
Z 82 32 114 +50
Zh 30 11 41 +19
-----------------------------------------------------------------
Totali 3636 1457 5093 +2152/-27
b) Sqarime lidhur me të dhënat nga Pasqyra e mësipërme
Siç po shihet numrin më të madh të emrave të përveçëm gjeografikë e ndeshim në FEGJ, gjithsej 3636 shembuj. Në të vërtetë aty numruam vetëm venbanimet (qytetet, fshatrat, qendrat e banimit) ekzistuese sipas regjitsrit në Shqipëri, ndërkaq në Kosovë RSEK numruam vetëm vendbanimet (fshatra e qytete) që kapin shumën 1457 shembuj.
Sa i përkez numrit sipas shkronjave ndeshëm këto shifra më të larta dhe më të vogla:
1. Në FEGJ:
a) K 432, B 355, M 293, P 276, G 217, Sh 182, D 152 e kështu me radhë.
b) Ë zero, Nj 1, Y 2, Ll 4, Dh 8, Th 11 e kështu me radhë.
2. Në RSEK:
a) B 191, K 162, M 111, D 105 e kështu me radhë.
b) Ë, Dh, Nj zero, X 2, E 3 Th 5 O 6 Zh 11 e kështu me radhë.
Mund të vërehen edhe veçori të ndryshme të tjera, sidomos brenda lëndës së çdo numri. Po tash do të përmendim gjëra të tjera.
c) Me që nga krahasimi i shembujve nga pikëpamja fjalëformuese nuk dalin shembuj konkretë, atëherë njoftojmë lexuesin se çështja fjalëformuese e emërtimeve përkatëse do të jepet në pjesën e dytë të kësaj vepre, prandaj atje do të shënojmë si plotësim vetëm ndonjë veçori me interes në krahasim edhe me burime të tjera, prandaj këtu nuk do të ndalemi më gjatë
Si përfundim
Procesi i hartimit të këtij regjistri ka motivuar dhe motivon studiuesit e të gjitha profileve që të hulumtojnë më tej dhe të botojnë lëndë tejet me vlerë rreth toponimeve të shqipes, me anë të të cilave vërtetohen të gjitha faktet që paksa janë cekur në parathënien e RSEJK shkruar nga sekretari i Komisionit Prof. dr. Begzad Baliu.
Sidoqoftë, po kaloj në konsultimin e burimit tjetër, në versionin serbisht të Regjistrit të emërtimeve të vendbanimeve të Kosovës.
(V) NGA REGJISTRI I EMRAVE TË QYTETEVE DHE FSHATRAVE TË KOSOVËS
- versioni serbisht
H y r j e
Nga ky burim vërejmë disa çështje, me interes, sidomos shembuj me trajta të diskutueshme të vendbanimeve dhe përgjithësisht do të shfrytëzohen në fund të këtij kapitulli në krahasim me burimet e shqipes, ndërkaq këtu fillimisht na bie në sy:
së pari, ndarja në qarqe e komuna që nuk e kishim në burimi 2005,
së dyti, intervenime rreth ndryshimeve përkatëse drejtshkrimore e drejt-fjalëformuese në serbishte të emrave brenda këtij regjistri,
së treti, disa shembuj serbisht dhe 2 versionet e propozuara në shqip 1942 /2001,
së katërti, disa konstatime me pikëpyetje? dhe
së pesti, venerime të elementeve të shqipes në formëzimin e vendbanimeve përkatëse.
1) Qarqet dhe komunat /Okruzi, gradovi (opština)Kosova i Metohije/ (nga wikipedia 2012 -2015)/
Nga Regjistri (alfabeti qirilik) që e nxora nga wikipedia me titull “Okruzi, gradovi i sela Kosova i Metohije”(Qarqet, qytetet dhe fshatrat e KM), Kosova del ndarë në 5 qarqe (okruzi) dhe pastaj vijojnë komunat (opštine) dhe fshatrat emër për emër në përbërje të secilës komunë (opštine) brenda qarkut (okrug) përkatës.
Kështu:
a) Kosovski okrug (Qarku i Kosovës) përfshin 10 opština (komuna);
Priština, Glogovac, Kačanik, Kosovo Polje, Lipljan, Obilić, Podujevo, Urosevac, Shtimlje, Štrpce .
b) Pećki okrug (Qarku i Pejës, 5 opština (komuna):
Dečani, Đakovica, Istok, Klina, Peć.
c) Prizrenski okrug (Qarku o Prizrenit): 4 opština (komuna);
Gora(!?), Orahovac, Prizren, Suva Reka.
ç) Kosovskomitrovački okrug (Qarku i Mitrovicës): 6 opština: (komuna):
Vučitrn, Zveçan, Zubin Potok, Kosovska Mitrovica, Leposavić,
Srbica dhe
d) Kosovskimoravski okrug (Qarku i Anamoravës): 4 opština (komuna):
Vitina, Gnjilane, Kosovska Kamenica, Novo Brdo.
Vërejtje:
Nëkëtë dokument dalin gjithsej 29 komuna, një më pak se RSEK, ngase Malisheva nga administrate serbe nuk pranohej e konstituuar si komunë më vete.Vërehet si risi komuna e re Gora, sipas këtij versioni, kjo komunë përfshin vetëm fshatrat e komunitetit goran, ndërkaq fshatrat e Opojes (shqipfolëse i janë ngjitur (fuzionuar) Prizrenit.
Kuptohet këto dy krahinëza, Gora ku mbizotëron gjuha sllavo-gorane dhe Opoja kraninëz shqipfolëse përbënin, siç e përbëjnë edhe tani një komunë: Komunën e Dragashit (Sharrit).
Siç mund të shihet në Kosovski okrug (Qarkun e Prishtinës), nuk përfshihet Novo Brdo etj., ndërsa përfshihet Shtërpce etj., që, siç do të shohim në ndarjen aktuale të Kosovës u takojnë qarqeve ose rajoneve të tjera të Republikës së Kosovës.
2) Intervenime nga hartuesit ( në serbisht) bërë komplet kësaj liste
rreth emrave përkatës
Edhe pse në Kosovë adminstrata serbe jo vetëm ka dominuar mëse 100 vjet, përkatësisht tash afro 60 vjet pa ndërprerë që nga viti 1944 e deri më1999, kur përherë ka pasur kompetencë zyrtare në duart e veta, në Regjistrin në fjalë, si duket i hartuar ose i rishikuar pas vitit 2007 janë paraqitur disa intervenime: sqarim korrigjime rreth emërtimeve të caktuara të vendbanimeve të Kosovës në atë gjuhë, që ne po i japim në vijim: sipas komunave:
1. Prishtinë: Novo Selo (na Gračanki), - si duket fshat i ri, i sajuar në prag ose gjatë Luftës së fundit (!, nuk figuron në regjistrin aktual shqip.
2.Kaçanik: Vrtomica (Vrtolnica), Drenoglava (Drenova Glava), 1) ndërshkëmbim m/ln, parapëlqehet e dyta, 2) nuk parapëlqehet njëfjalëzimi karakteristikë e shqipes te ne (Drenogllava).
3. Shtimje: Štimlje dhe Štimlja– me variante të zanores fundore të lejueshme, apo jo? – në shqipe Shtime Shtimja.
4.Vushtrri: Miroce (deri ‘75 Mirace), Novo Selo Madjunsko (deri‘75 Novo Selo), Slakovce (‘75-‘91Slavkovce). – 1) ndërshkëmbimi o/a, parapëlqehet –O-ja, 2) shtohet përcaktimi Madjunsko (I Maxhunit) dhe 3) përtheksohet rrënjëzimi Sllavkov me –V-në shtesë.
5. Zveçan: Meki Do (nga 2007 Keqi Do) – zgjon interes fakti pse më 2007 korrigjohet emri në Keqi Do?
6. Zubin Potok: Banja (‘75 Banje), Gornje Varage (deri ‘59 Varage), Dragalica (deri‘80 Dragalice nga 2007 Vragalica), Drainovice (2007 Drajinovice), Zagradje (deri‘75 pjesë Burgata), Junake (deri 1980 Junaci), Kijevce ( deri‘75 Zečevica), Klečke (deri‘75 pjesë Banja), Kopilovice (deri 1987 pjesë Medjedjeg Potoka), Krligate (deri 1975-1983) Krljigate, Ledenik (deri‘75 pjesë Čišanovića), Prelez nga 2007 Prelaz), Rančiće (1975 -1987 Raičiće), Češaniviće (deri‘75 Češenoviće), Sipovo (‘75 Šipova) Štuoce (deri ‘75 pjesë Veljeg Brega).- raporti a/e.
7. Mitrovica: Brabonjić (deri ‘75 Brabonić), Vlahinje (deri‘75 Vlahinja), Gušavac (deri 1980 Guševac, Zasela (deri‘75 Zaselja, Kačandol (deri‘78 Kačan Dol) Kosovska Mitrovica(1981-1991 Titova Mitrovica), Lisica (deri‘65) Lisca), Madjare (deri 92 Madjera nga 2007 Madjera), Stari Trg deri ‘75 Rudarsko Naselje), Stari Trg (selo) deri‘75 Stari Trg).
8. Leposavić: Donje Isevo (deri ‘75 Isevo), Ibarsko Postenje (deri‘75 Postenje), Koporiće (deri’65 Kopuriće), Košutica (deri‘75 pjesë Jarinja), Lazine (deri‘80 Lazina), Mekiniće (deri‘75 Mekinjić), Mioliće (deri‘75 Miolić), Potkomlje (deri‘75 Potkomnje), Tvdjan (deri ‘75 Trdjane), Ćirkoviće (deri ‘75 Ćirkovići).
9. Srbica: Poljance ( më ‘75 formuar nga Staro dhe Novo Poljance), Ćirez (deri ‘75 Čirez, Čubrel (Kraljica shpërngulur 1975.
10. Vitina: Veliki Goden (deri‘75 Goden, Vrnavokolo (deri ‘75 Vrna Kolo), Gornja Budrika (deri ‘75 Budriga), Grnčar (deri ‘75 Grnčare, Požaranje (deri ‘75 Požeranje).
11. Gnjilane: Bilince (deri ‘75 Bilinca), Bresaljce (deri‘59 i ndarë në Gornje dhe Donje Bresalce), Stančić (‘75-91 Staničić).
12. Kosovska Kamenica: Bušinca (1975-1991 Vušince), Veljeglava (deri‘75 god. Velja Glava, më 2007 e ndarë në Gornju Veljeglavu dhe Donju Veljeglavu), Grizime (deri‘78 Grizine), Zajçevce (deri‘75 Zajçevac), Kosovska Kamenica (deri ‘52 Kamenica), Krajnidel (deri 1980 Krajni Del), Lisocka (1980-1992) Lisacka, nga 2007 Lisacka), Firićeja (deri‘74 Firićeje), Šaiq (deri‘80 Šajiq, nga 2007 Šajiq).
I shënuam këto ndryshime për të treguar faktin se edhe në serbishte edhe pse ishte gjuhë shtetërore, tash mbi 100 vjet ndërkohë për motive të caktuara janë bërë ndryshime e korrigjime përkatëse të emërtimeve të caktuara dhe ato, siç e pamë, ishin në numër të konsoderueshëm.
Intervenime më tepër janë bërë në vitin 1975 afro 40 raste (35), janë vite kur Kosova pati fituar njëfarë autonimie më të zgjeruar administrative etj. Në të vërtetë, intervenime pati edhe më herët para këtij viti, por si me thënë ato ishin interevenime simbolike: në vitin 1952,1 rast, 1959 3, 1965 2 raste dhe pas vitit 1975: më 1980 6 raste, më 1983 1 rast, më 1987 2, me 1991 1 rast dhe më 1992 2 raste. Bie sy fakti se në periudhën gjatë ose pas Luftës UÇK nuk paska pasur intervenime, por në vitin 2O07, kur Kosova e shpalli Pavarësinë kemi 8 raste intervenimi në emërtimet e vendbanimeve të Kosovës dhe kjo në këto komuna:
a) Kamenicë 3 raste:1) Fshati Velja Glava ndahet në Gornju Veleglavu dhe Donju Veleglavu, 2) emri i fshatit Shaiq korrigjohet në Shajiq, dhe 3) emri i fshatit Lisocka korrigjohet në Lisacka.
b) Në Mitrovicë: emri Madjare korrigjohet në Madjera.
c) Në Zubin Potok:është interevenuar në 3 raste: 1) Vragalica në vend Dragolica, 2) Prelaz në vend Prelez dhe 3) Drajinovice në vend Drainovice , ndërkaq
ç) Në Zveçan: në vend Meki Do del Keqi Do.
Këto ishin intevenimet e regjistruara në Regjistrin e vendbanimeve të Kosovës, në versionin serbisht që ende Serbia e mban si regjistër zyrtar, duke kundërshtuar ndryshimet e bëra ndërkohë në Republikën e Pavarur të Kosovës, të cilën Serbia ende nuk e njeh.
3) Disa shembuj serbisht dhe 2 versionet e propozuara shqip
1942 / 2001
___________________________________________________
Nr. serbisht shqip Vërejtje
rendor 1942 2001/2004
-----------------------------------------------------------------------------
a) Nga Kosova Qendrore
1) Grlica Qafëza Gur-i
2) Varoš Varoshi Varosh-i
3) Jažince Jazhincja Jazhincë-a
4) Sevce Sevcja Sevcë-a
5) Uroševac Ferizaj Ferizaj
6) Nerodimlje Shterpore Nerodime (Poshtme / Epërme)
7) Staro Selo Fshati i Vjetër Fshat i Vjetër
8) Požarane Flakadan (Pozheran) Poshtan-i /a/e/
9) Gnjilane Gjilani Gjilan-i / shqiptimi ll/l?/
10) Podgradnje Rranxa (Pograxhë?) Gurgat-i
11) Babush Babush Babush i
12) Shtimlje Shtimla Shtim/e-ja /l/j
13) Lipljan Ljipljani ose Ulpiana Lypian-i
14) Laplje Selo Lapi Laplje Selo
15) Gračanica Qyteza Graçanica
16) Dobrevo Miraj Miradi (E P.)
17) Belačevac Bardhaj Bardhi (M./V/)
18) Čaglavica Çagla Çagllavica
19) Miloševo B. Curri ose Milo Shini Muzakaj
20) Lebanje /Lebane/ Majta Lebanë-a
21) Slovinje Arëni ( Sllovi) Manastir
22) Obilić Abdyl Frashëri Kastrioti
23) Metohija (Pod.) Metohija (Rr. D.!) Metehi-a (Bes.)
24) Prilužje Prelushi Prelluzhë-a
25) Samodreža BesaBesa (Samadrexhë-a) Lumkuq-i
26) Vučitrn Vuçiterna Vushtrria
27) Babljak Bablaku Bablak-u
Shënim:Metohija sipas L 1942 kupton Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa sipas Ls dhe R 2004 kuptohet një vendbanim i Besianës (Podujevë).
b) Nga Metohija dhe Zona e Prizrenit
1) Crmjan Cerminiani Cërmjan-i
2) Garaždevac Malësija Gorazhdec-i
3) Ratkovac Luftari (Ratkoc-i) Drinas
4) Orahovac Orahova Rahovec-i
5) Zrze Zërze Xërxë-a
6) Rogovo Rugova Rogovë-a
7) Suva Reka Lumi (Suharekë-a) Theranda
8) Movljane Movlana (Muhlan-i) Malas-i
9) Bjelo Polje Fusha e Bardhë (Bellopojë) Dardhishtë-a
10) Dobrusha Mireza Drenushë-a
11) Gjurakovac Gjergjaj (Gurakoc-i) Gurrakoc-i
12) Vrelo Vrella Tedel-i
13) Belica Bardhëza (Belincë-a) Belaj
14) Srbica Kosëza (Sërbica e Epërme) Arbnor-i
(Sërbica e Poshtme) Arbnesh-i)
15) Obrinje Avaraj Abri (e Poshtme)
16) Drenica Dreni-a Drenica
17) Budisavić Budi, Budisals (Kl.)
18) Dobra Voda Ujmiri Ujëmir-i
19) Vrani Do Vrana Vranesh !
20) Cerovik Bajram Curri,
30) Banjić Baja Bajëz (Baica)
31) Dobriševac Augusta Dobrosh!
Listen më sipër me propozimet përkatëse ne po e lëmë pa koment.
4) Disa konstatime me pikëpyetje
Ne do të përmendim ndonë shembull nga secili rajon që studiuesi i vëmendshëm të ketë mundësi të bëjë krahasime e konstatime të tjera me interes shkencor, duke krahasuar gjurmët brenda emërtimesh në raportin shqip-serbisht–gjuhë tjetër në të dyja zonat e Kosovës 1) Rrafshin e Dukagjinit me rrethinë dhe 2) Rrafshin e Kosovës me rrethinë, të cekura nga dy dokumentat e sipërkonsultuar ai i vitit 1942 dhe teksti aktual në serbisht.
E para, këto dy zona që e përbëjnë sot Kosovën shikuar historikisht nga pikëpamja e emërtimeve të vendbanimeve nga të dyja gjuhët shqip-serbisht nuk paraqesin ndryshime të mëdha, apo jo? Studiuesit konstatojnë që nga paramesjeta e mesjeta edhe në këto dy zona protoshqiptarët si autoktonë priten veç ardhacakëve të tjerë edhe ardhacakët sllavë me të cilët ndërkohë domosdo bënë njëfarë simbioze bashkëjetese. Që të dyja këto gjuhë, shqipja e sllavishtja, e sidomos serbishtja, nuk e kanë lehtë të dallojnë ndikimin e vet gjuhësor në emërtimet e vjetra të qyteteve të sotme të Kosovës. Jo vetëm Prishtina, Prizreni, Peja, por edhe Vushtrria, Mitrovica, kanë shpjegime të ndryshme jo të qarta në gjuhët përkatëse. Po ashtu edhe emrat Gjakova (Djakovica), Podujeva (Besiana), ka mosputhje shpjegimi ndërgjuhësor. Ndërkaq, për ndryshimet Ferizaj (Urosevac), Serbica (Skënderaj), të cilat veç dihen, ngase pala serbe në administratën pas L2B ka pasur rast t’i dëgjojë dhe faktikisht t’i pranojë, ndërsa, për propozimet më të reja: Novo Brdo/Novobërdë (Artana), Suva Reka /Suhareka (Theranda), Dragash (Sharri), Glogovce/Gllogoci (Drenasi) mund të kërkohen sqarime nga Komisioni përkatës. Mirëpo është e vërtetë se disa emërtime sllave dalin të shënuara në mënyrë të organizuar nga pushtetet bullgare e serbe që nga mesjeta, por edhe këto pasi dalin të shqiptuara nga goja e shqiptarëve që nga fillimishtja e deri në ditët e sotme dalim njëtrajtshëm të deformuara (të pranuara) në shqipe dhe nga kjo dukuri dëshmohet prania shqiptare, të ngulitur, që më parë e pa shkëputje në këto troje. Sidoqoftë këto dy të vërteta nga të dyja palët nuk duhen keqpëdorë si mosmarrëveshje. Është fjala për këto dy konstatime me rëndësi, e para nuk mund të mohohet në mjaft raste emërtimi bazë nga gjuha sllave dhe e dyta nuk mund të mohohet përdorimi i emrave të tillë nga goja e shqipfolësve që nga fillimi e në vazhdimësi, ngase trajtat e tilla tek të gjithë shqifolësit dalin të konsoliduara pikërisht sipas ligjeve të brendshme fonetike e morfologjike të gjuhës shqipe, apo jo?
E dyta, duhet mirëkuptuar e vërteta, se në këto vise: Rrafshi i Kosovës dhe Rrafshi i Metohisë (Dukagjinit) në periudha të caktuara, elita e pushtetit qendror sundues si gjuhë administrative praktikonte sllavishten, ndërkaq sundimtarët vendorë mund të ishin edhe shqiptarë e vllahë, por që domosdo respektonin pushtetin superior, andaj pse mos të pranohet e vërteta se shumica e banorëve ishte përherë shqiptare, e cila vërtetohet edhe nga fakti se gjuha vllahe ndërkohë u shkri në shqipe. Pra, edhe pse edhe ata ishin nën pushtetin serb dhe më vonë edhe nën pushtetin turk, vllahët gjuhësisht nuk iu bashkuan gjuhës së sundimtarit ose asaj kishtare, por gjuhës së shumicës folëse shqiptare dhe kështu shqipen e bënë gjuhë të veten. Kjo mbështetje logjike si e vërtetë e verifikueshme s’mund të mohohet dot.
E treta, pse mos të pranohet gjithashtu e vërteta tjetër se qysh para ardhjes së sllavëve banorët paganë të këtyre viseve (shqiptarë e vllahë) e kishin pranuar fenë kristiane, e cila u trashëgua edhe tek ardhësit. Madje me ndarjen e perandorisë romake, përkatësisht të fesë Lindore ortodokse dhe Perëndimore (katolike) shumica e banorëve të këtyre vendbanimeve ranë nën Bizant dhe liturgjia kryesisht bëhej sipas ritit fetar që respektonin sundimtarët, kështu vepronin domosdo edhe serbët edhe shqiptarët të së njëjtës bashkësi. Pra kështu ishte para se serbët ta fitonin autoqefalinë, prandaj serbët duhet pranuar se si ortodoks kristian para tyre ishin shqiptarët dhe vazhduan jetën e përbasahkët edhe pas autoqefalisë serbe, qoftë si ortodoksë, qoftë në raste bashkëjetese edhe sipas variantit greko-bizantin, madje edhe si katolikë ose kriptokatolikë.
E katërta, është e vërtetë se me rënien e vendit nën Perandorinë Osmane, kisha ortodokse serbe doli më e organizuar, ngase edhe më e pranuar se ajo katolike nga pushteti osman. Edhe në këtë rast në Kishën serbe u gjenden shumica e banorëve shqiptarë të viseve tona, pa përjashtuar edhe variantin romejbizantin, madje edhe rrymën kriptokatolike.
E pesta, gjithashtu duhet kuptuar e vërteta tjetër që edhe shqiptarët edhe vllahët ortodoksë në këto treva si gjuhë kishtare e kishin serbishten gjuhën e trashëguar të sundimtarit edhe në kohën e sundimit osman, andaj nuk përjashtohet as sllavizimi i një pjese dërmuese e tyre (vllahëve dhe e shqiptarëve) në sllavë (bullgarë e serbë).
E gjashta, është e vërtetë, se po gjatë asaj periudhe për shkak gjuhe dhe për interesa disa krenë shqiptarë kryesisht respektues të ritit ortodoks, përqafuan islamizmin, fe e re kjo e cila u fuqizua ndërkohë, edhe si reaksion ndaj pravosllavës serbe, të fuqizuar nga nacionalizmi pansllavist serb nën ndikimin e rusisë cariste, kur kërkohej me çdo kusht serbizimi i elementit shqiptar, apo jo?!
E shtata, është e vërtetë se tek emërtimet e vendbanimeve shihen gjurmë të dy gjuhëve, zakonisht trajta zyrtare tregohet më me qartësi sllave, të mveshura me disa prapashtesa të përvetësuara, ndërkaq, përveç disa fjalëve me origjinë josllave pothuaj të gjithë shembujt aktual të serbishtes në gjuhën shqipe te mbarë shqifolësit dalin të deformuara (pranuara) njësoj ose të përshtatura sipas sistemit të gjuhës së vet dhe kjo vërteton që shqipja diltel mjaft e konsoliduar nga kjo pikëpamje, sepse i kishte të ravijëzuara thellë ligjet strukturore brenda sistemit fonetik e morfologjik autokton, siç ishin prapashtesat –OJË, -AJË, -ARË, -ONË e ndonjë tjetër.
Sidoqoftë ne për hir vendi nuk po i sjellim në analizë të gjithë shembujt, por megjithatë do të japim kalimthi ndonjë venerim vetëm për disa nga shembujt më karakteristikë, sa për të treguar pos tjerash se jogjithherë elementet e serbishtes ishin parësore në emërtimet përkatëse.
5) Venerime të elementeve të shqipes në formëzimin e
vendbanimeve përkatëse
Ne në këtë kontekst nuk vërejtëm elemente të pakta të shqipes në raport me serbishten, andaj lidhur me këtë, andaj vërejtjet tona po i japim në disa pika:
a) Trajta në shqipe duket si parësore
Ja pse themi se në krahasim me shqipen trajta e serbishtes duket si përkthim:
E para, me që gjuhës vendçe sllave këndej i mungon H-ja disa emrave vendesh në serbishte janë shënuar pa këtë nistore si Ajvalija, Ajkobila, Arilaça, Enc Ereç, Alabak,që trajta e shqipes del me përparësi, ngase më mire e tregon realitetin, si: Hajvalia, Hajkobilla, Harilaça, Henci, Hallash, Hereç, Halabak etj.
E dyta, meqë serbishtes i mungon bashkëtingullorja DH emrat e shqipes si Palabardhë, Lumibardhë, Ibar(dh) Bardh, Badhoshan, Shurdhan etj. në atë gjuhë janë shënuar me d ose ll, si: Palabarda, Lumbarda, Ibar, Bardoniq, Bardosan Shurlane,
E treta, bien në sy rastet si Zym, Çyçyl, Dyz, Syleviqi, Çyshku Qypevë që në serbishte del Zjum, Çuçul/aga, Duz, Suljeviq Qushka, Qupevo etj. .sepse asaj gjuhe i mungon tingulli Y.
E katërta rasti me X, del me Z si Zrze për Xërxë.
E pesta, rasti me RR që i ka përvetësuar edhe disa trajta të serbishtesh me r/rn Rrenc për Rence, pastaj Cërrnicë /Crnice Carralevë, Crnolevo, Carrallukë Crnillug, Carravranë Crna Vrana etj, etj.
b) Emërtimi nga rrënja ose fjala e qartë shqipe:
E para, siç janë shembujt: Zabel, Lug, Kodër, Keq,
E dyta, vihen re disa emra venbanimesh pa prapashtesën e zakonshme serbe (–E) po me atë –A, si trajtë e shquarsisë përfaqësuese shqipe, si: Nika, Eleza, Vata, Raça, Viça, Shkoza, Dren-i, Hilja, Firza etj.
E treta, rastet e fiseve shqiptare: Berisha, Kabash, Gash, Shalë, Morinë, Krasniqe etj.
E katërta, emra me prapashtesën shqipe –AJ, si: Hulaj, Miraj, Lukenaj, Rapaj, Racaj, Pacaj, Gjonaj etj.
E pesta, paraqitja e termave në serbishte me fundore prapashtesën OC në shqipe e asimiluar nga ajo e serbishtes -OVAC, ose OVCE, si p.sh. :
Rakoc, Grkoc, Ramoc, Rashkoc – prirje kjo që në shqipe mbizotëron edhe për shembuj të tjerë si:
Glogoc për Glogovac, Davidoc, Davidovac, Gjinoc Gjinovce, Drenoc Drenovce etj.
E gjashta, në shqipe asnjë emëtim me fundoren –O të sllavishtes si :
Maçitevë - Maçitevo. Novobërdë Novo Brdo, Novaselë Novo Selo, Gracka e Vogël Malo Gracko, Vranakollë Vrnakolo, Popovë Popovo, Minjera Kosova Rudnik Kosovo, Çikatovë e Vjetër, Staro Çikatovo, Çikatovë e Re Novo Çikatovo, Dobëdol Dobri Do, Suhagërlë Suvo Grlo, Glanasellë Gladno Selo, Krajkovë Krajkovo etj.,
ngase tingulli fundor O në shqipen tonë zhduket duke marrë emri i shqipes fundoren përkatëse –Ë të pashquarsisë zakonisht.
E shtata, zanorja O e serbishtes në shqipe në trup të fjalës rëndomë në emërtimet e vjetra shqiptohet A, si: Obrinje Abrij, Motiçane Matiçan etj,
E teta, mosrespektimi i eptimit në kategorinë e rasave të serbishtes standarde, veç tjerash edhe te ky rast, në vend: rodjen u Rečanima, Dečanima..., në serbishten nashke del: rodjen u Rečane, Dečane... Krahaso shqip: Lindur në Reçan, Deçan..., e kështu me radhë.
c) Trajta të përbashkëta ose të ndërndikuara indirekt
në trajtën e pashquar:
E para, parapashtesa –AJË/AJA e shqipes te rastet: Firajë, Blagajë, Devajë, Romajë, Sinajë, Cerajë që në serbishte dalin: Firaja, Blagaje, Devaja, Romaja, Sinaje, Ceranja,
E dyta, me prapashtesën –ANË/ANA, si: Peranë, Bërçanë, Brodosanë, Berçanë, Rezhanë, Labjanë, Bleçanë, Glodzanë, që në serbishte del me -A ose –E fundore, por Muzhiçane në shqipe del fundorja -inë:Muzeqinë.
E treta, rastet me: –AVË/AVA: Batllava, Morava, Duližava, Dubrava.
E katërta, rastet me –EVË/EVA: Barileva, Glareva, Milosheva, Meçiteva, që në serbishte marrin fundoren –O, si Maçitevo, Miloshevo etj.
ç) Trajta të përbashkëta të huazuara nga turqishtja:
E para, me mbaresën –IJE: Sofalije, Hamidije, Bakshije, që në shqipe dalin zakonisht me –I fundore ose të shquara me -A fundore si Sofali-a, Hamidi-a, Hajvali-a Hajvalia, në serbishte me –IJA fundore zakonisht.
E dyta, trajta të pandryshuara në trajtën e pashquar, por në të shquarën ndryshon raporti, si Halabak-u Qerim-I, Çifllak-u, Kullë-a etj.
d) Raste që qëndrojnë si dyjare:
E para, rastet shqipe që ishin në përdorim zyrtar në këtë Regjistër (spisak) nuk janë shënuar fare, si: si Suharekë për Suva Reka, Suhogrlë për Suvo Grlo, Gjakovë për Djakovica, Rahovec Orahovac, Vushtrri, Veçitrn etj.
E dyta, edhe trajta shqipe si dyjare nuk është e shënuar në këtë burim, siç janë rastet: Ferizaj për Uroshevac dhe Skënderaj për Srbica, Rrafshi Dukagjinit për Metohija etj.
Sidoqoftë, për studiuesit, edhe në këtë aspekt mbesin shumë çështje të hapura që kërkojnë trajtime shkencore.
(VI) NGA REGJISTRI AKTUAL I QYTETEVE DHE FSHATRAVE TË KOSOVËS
SIPAS RAJONEVE
(version i rikthyer ose i ribërë pas Pakos së Ahtisarit, 2007-2013)
H y r j e
Këtë regjistër, i cili është aktualisht në përdorim zyrtar po e vështrojmë nga nga këto pika:
e para, si është bërë ndarja e re në qarqe (rajone administrative) territori i Republikës së Kosovës,
e dyta, si janë shënuar emërtimet e komunave në këtë regjistër duke respektuar administraten 3 gjuhësore: shqip, sebisht-anglisht dhe
e treta, si qëndron numri i risimeve të propozuara sipas Regjistrit të Komisioni (2005) dhe këtij për secilën komunë, duke theksuar ndonjë vërejtje edhe në raport me versionin serbisht
1) Ndarja e re e territorit të Kosovës sipas qarqeve (rajoneve) administrative
Sipas këtij regjistri Republika e Kosovës është e ndarë në shtatë rajone (qarqe) dhe secili qark përfshin komunat si vijon:
1. Rajoni i Prishtinës: Fushë Kosovë, Gllogoc, Çraçanicë, Lipjan, Novobërdë, Podujevë, Prishtinë - 7 komuna;
2. Rajoni i Pejës: Istog, Klinë, Pejë – 3 komuna;
3. Rajoni i Prizrenit: Dragash, Malishevë, Mamushë, Suharekë, Prizren – 5 komuna ;
4. Rajoni i Mitrovicës: Leposaviq, /Mitrovicë /J+V/, Skënderaj, Vushtri, Zubin Potok, Zveçan – 6 komuna;
5. Rajoni i Gjilanit: Gjilan, Kamenicë, Kllokot, Partesh, Ranillug, Viti – 6 komuna;
6. Rajoni i Gjakovës: Deçan, Gjakovë, Junik, Rahovec – 4 komuna;
7. Rajoni i Ferizajt: Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtërpcë, Shtime – 5 komuna.
Vërejtje:
Siç po shihet, Republika e Kosovës momentalisht ka 7 qarqe me 37 komuna. Janë themeluar 8 komuna më shumë në krahasim me Regjistrin nga versioni serbisht, përkatësisht 7 në krahasim me RSEK. Ndërkaq sa u përket qarqeve administrtative ndërkohë janë inkorporuar dy regjione: Qarku i Ferizajt dhe Qarku i Gjakovës.
2. Regjistri aktual dhe emrat e komunave të Kosovës
sipas administratës
tregjuhësore shqip- serbisht- anglisht
Ja si dalin të shënuara aktualisht në administratën tregjuhësore (shqip, serbisht, anglisht) në Kosovë emrat e 37 komunave do ta shohim si në skicën e mëposhtme:
-------------------------------------------------------------------------
Shqip Serbisht Anglisht
-------------------------------------------------------------------------
Deçan Dečane Decan
Gjakovë Djakovica Gjakova
Gllogoc (Drenas) Glogovac Glogovac
Gjilan Gnjilane Gjilan
Dragash (Shar) Dragaš Dragash
Istog (Burim) Istok Istog
Kaçanik Kačanik Kacanik
Klinë Klina Klina
Fushë Kosovë Kosovo Polje Fushe Kosove
Kamenicë (Dardanë) (Kosovska) Kamenica Kamenica
Mitrovicë (Kosovska) Mitrovica Mitrovica
Leposaviq Leposavić Leposaviq
Lipjan (Lypjan) Lipljan Lipjan
Novobërdë (Artanë) Novo Brdo Novo Brdo
Obiliq (Kastriot) Obilić Obilic
Rahovec Orahovac Rahovec
Pejë Peć Peja
Podujevë (Besianë) Podujevo Podujevo
Prishtinë Priština Pristina
Prizren Prizren Prizren
Skënderaj Srbica Skenderaj
Shtime Štimlje Stimlje
Shtërpcë Štrpce Shtrpce
Suharekë (Therandë) Suva Reka Suva Reka
Ferizaj Uroševac Ferizaj
Viti Vitina Viti
Vushtrri Vučitrn Vushtrri
Zubin Potok Zubin Potok Zubin Potok
Zveçan Zvečan Zvecan
Malishevë Mališevo Malisheve
Hani i Elezit General Janković Hani i Elezit
Mamushë Mamuša Mamush
Junik Junik Junik
Kllokot Klokot Klokot
Graçanicë Gračanica Gracanice
Ranillug Ranilug Ranilug
Partesh Parteš Partesh
--------------------------------------------------------------------------
Sqarim
Në krahasim me tekstin serbisht ku vetëm Gora ndahej nga Opoja, e cila i mvishej komunës së Prizrenit, e cila ajo në të vërtetë sipas ligjeve të Kosovës as që ishte e ndarë nga Opoja dhe që të dyja, Gora dhe Opoja i takojnë komunës së Dragashit (Sharrit), por janë krijuar edhe 7 komuna të reja, ndër to me shumicë shqiptare, tri: Malisheva, Juniku e Hani i Elezit, 1fshat me shumicë turke: Mamusha, si dhe katër komuna me shumicë serbe: Kllokoti, Graçanica, Ranillugu e Parteshi. Gjithashtu është krijuar edhe një komunë binare Mitrovica e Veriut (me shumicë serbe në njërën dhe Mitrovica e Jugut me shumicë shqiptare në anën tjetër.
Në të vërtetë, Mitrovicës së Jugut dhe komuna e Mitrovicës së Veriut e formojnë një bord të përbashkët funksional. Bordi do të zhvillojë bashkëpunim funksional në sferat e kompetencave vetjake komunale. Bordi përbëhet nga 11 anëtarë, me nga pesë përfaqësues të zgjedhur nga secila komunë dhe një përfaqësues ndërkombëtar i zgjedhur nga PCN, i cili e kryeson bordin.
Sipas të dhënave, selitë e të gjitha komunave përkojnë me emërtimnin e vetë komunës për veç komunës së Novobërdës, selia e të cilës është në Bostan (fshat afërt Novobërdës).
Për ne gjithashtu zgjon interes fakti, se si dalin të shënuara emrat e komunave në tri versionet shqip, serbisht dhe anglisht. Të vihet re sesi në në versionin anglisht shënohen ortografikisht shkronjat e veçanta dhe cili version pëlqehet më shumë ai shqip apo serbisht? Nuk dime a ka pasur ndonjë kriter apo është bërë zgjidhje spontane?!
Sipas Pakos së Ahtisarit me shumicë serbe u formuan këto komuna të reja (5+1) Graçanica, Klokot–Vërbas, Partesh, Ranillug dhe Mitrovica e Veriut. Gjithashtu Nëvobërda u bë Komunë e zgjeruar me oikonime të reja me popullatë kryesisht serbe, ashtu siç ishte edhe Shtërpca dhe Gora kryesisht sllavishtfolëse, e cila, siç u tha, bashkë me Opojën shqipfolëse e formojnë komunën e Sharrit (Dragashit).Kështu bashkë me tri komunat e Veriut: Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, po zyrtarizohen 10 Komuna ose lokalitete me shumicë serbe, dhe së këtejmi bashkë me Gorën si komunë potenciale po bëhen 11 komuna sllavishtfolëse.
Me sa pamë, ndërsa në Regjistrin e versionit serbisht asnjë emër nuk vihet në versionin shqip si dyshor që ishte i legalizuar edhe para Çlirimit, ndërkaq në Regjistrin e Komisionit Qendror (emërtimet sllave, vihen paralelisht (qytetet në Kllapa), ndërsa në Regjistrin më të ri pas Paketës së Ahtisarit del e kundërta në kllapa vihet emri i ri i qytetit të propozuar shqip, parësor mbetet ai serbisht.
3) Numri dhe realizimi i ndryshim-risimeve të propozuara
të vendbanimeve për secilën komunë
sipas regjistrave 2005/2015
___________________________________________
Nr. Komuna Risimet Vërejtje
r. 2005 2013
---------------------------------------------------------------------------
1. Rajoni i Prishtinës
1) Prishtinë 20/18 ndaj 47 0/41
2) Podujevë (Besiana) 55/46 ‘76 2/76 Besiana, Livadhia
3) Obiliq (Kastrioti) 10/11 ‘19 5/19 Kastrioti, Dardhishta,
Muzakaj, Mirashi, Lulegjaku
4) Novobërdë (Artana) 1/1 ‘13 1/24 Artana
5) Lipian 34/3168 3/70 Bregzi, Krojmiri, Shala
6) Graçanicë - 0 16
7) Glogoc (Drenas) 20/1836 0/37
8) Fushëkosova 11/11 18 4/15 Bardhi (i Madh/i Vogël),
Lismiri, Miradia (e
Epërme/e Poshtme),
Fushëkosova
2. Rajoni i Gjilanit
1) Kamenica (Drdania) 29/1774 1/58 Dardania
2) Gjilan 25/2160 0/54
3) Kllokot - 0/3
4) Partesh - 0/4
5) Ranillug - 0/13
6) Viti 14/10/ 44 0/39
3. Rajoni i Mitrovicës
1) Zveçan 3/2 35 1/35 Keqi Dol?
2) Zubin Potok 2/0 63 2/29 Përroi i Megjës,
Bregu i Madh?!! (I Veles)
3) Vushtrri 34/29 67 4/67 Liqej, Maxhunaj, Begaj,
Shalë, Studime (e Epërme
/e Poshtme! /serb. Sudimlja
4) Skënderaj (Srbica) 22/1652 4/52 Skënderaj, Pemishta,
Syriganë
5) Mitrovicë 26/1648 2/45 Frashëri, Kodra
6) Leposaviq 2/172 0/42
4. Rajoni i Pejës
1) Pejë 48/39 91 2/14 Stakaj ?, Llazdrelaj?
2) Klinë 33/25 58 0/54
3) Istog 34/24 52 1/50 Burimi.
5. Rajoni i Gjakovës
1) Rahovec 13/1035 3/35 Drinas, Fortesë, Guri i Kuq
2) Junik - 0/3
3) Gjakovë 13/8 86 1/86 Fshajë-a ?
4) Deçan 13/6 40 1/37 Rrafshi (i Epërm//i Ulët!)
6. Rajoni i Prizrenit
1) Suharekë (Therandë) 24/23 42 0/42 Therandë
2) Prizren 20/19 76 2/74 Breg-Drini, Malësia e Re!!!
3) Mamushë - 0/1
4) Malishevë 22/15 44 4/43 Burimi, Fshati i Ri,
Gurëbardhi, Gurishta
5) Dragash (Sharri) 6/3 36 2/36 Sharri, Buzezi ?
7. Rajoni i Ferizajt
1) Shtime 10/1 21 0/23
2) Shtërpcë 1/0 16 0/16
3) Kaçanik 26/20 46 0/31
4) Hani i Elezit - 1/21 Hani i Elezit
5) Ferizaj 17/84 3/46 Ferizaj, Balaj, Dardan-i
Sqarim.- Numri i parë i risimeve është marrë nga vepra e Begzad Baliut, e dyta nga Regjistri t Komisionit, shihen mospërputhje sa i përket numrit të vendbanimeve në raport Regjistri i Komisionit ndaj Regjistrit aktual.
Përveç numrit të ndryshim-risimeve të propozuara të vendbanimeve në të dy regjistrat në pëmbyllje- përfundim të pjesës së parë do të jepet edhe ndonjë sqarim me interes.
Përfundimi i pjesës së parë
Para se të japim përfundimin e pjesës së parë e shohim të arsyeshme të cekim një çështje që i ka përcjellë të gjithë dokumentat, përkatësisht realitetin rreth emrave toponimikë, por që më e tejpashëm del në oikonime. E kemi fjalën për disa emra që janë të papërshtatshëm për shoqërinë normale. Ne këtë dukuri e kemi vërejtur në të dyja gjuhët: serbish e shqip. Kështu janë disa emra të çuditshëm, jo vetëm qesharakë, por edhe pejorativë ose “me marre” siç quhen te ne, sepse përbëhen nga fjalë banale.
Në një tekst tekst wikopedie në serbishte lexova se për ndonjë shembull të tillë faji i hedhet kohës së Turqisë, por jo vetëm asaj, ngase kjo dukuri është e pranishme edhe sot, siç ceken edhe këta shembujt:.
Brlog, Kurici, Smrdica, Zlakuqan, Svinjishte, Zlodol, Zlokuqa, Kuruçina, Poganovo, Sisevac, Donje Brijanje etj.,
Shumica të cilëve ndërkohë janë ndryshuar nga banorët, ose ndryshimi është në proces e sipër. Sidoqoftë, edhe te ne ndeshim emërtime të tilla banale, deri tani pa i hedhur fajin kohës së aqdministrimit sllave.
Së pari po i përmendim disa emërtime venbanimesh kryesisht në Shqipëri me prejadhje sllave të mbetura që nga lashtësia, pa u prishur kush komoditetin, ndoshta pse popullsia shqipfolëse nuk ua dijka kuptimin, apo jo?! Ja disa shembuj:
Mërdicë, Jericë, Kërpicë, Greshicë, Grobovicë, Babicë, Gllavë , Lapardhicë, Gomnasellë, Cërrnillë, Gërdec, Seran Sericë etj.
Të gjitha këto emërtime fshatrash, por ka edhe emërtime të tjera që në shqipe si barasvlerës kanë fjalë tejet banale, për turp e marre. Pa u zgjatur po ia kujtoj lexuesit (edhe banorëve që e bartin) se b.f. emri i fundit Seran ose Sericë në shqipe ka kuptimin: I dhier, E dhier (poserem, userem-dhiej, me dhie, sernica - nevojtore), kuptim të ngjashëm vulgar kanë edhe shembujt e tjerë.
Na na merr mendja që më fort për shkak se banorët shqipfolës, nuk ia kanë ditur përmbajtjen e emrit përkatës në origjinal, emrat e tillë janë trashëguar mbase me ndjenja krenarie (!), duke i konsideruar si emra të lavdishëm, andaj shtrohet pyetja tash e mbas do t’i ndryshojnë emërtimet e tilla banale sllave të vendbanimeve të tyre, apo jo?
Po nuk është vetëm kjo e pamirë në emërtimet shqiptare. Është e vërtetë se edhe brenda emërtimeve të tjera me fjalë shqipe në përdorim, qoftë në Shqipri, qoftë në Kosovë kanë mbetur emërtime të çuditshme vendbanimesh, aspak të përshtatshme për një shoqëri normale, si b.f. në Shqipri:
Vithkuq, Gopesh Karicë, Qinam, Kardhiq, Symizë, Kundëkeq, Kerth.., Lapërdha, Macuk, Kryevidh, Bishqen, Kakërdhiq, Karkovc deri edhe Bithuq, Mutravë, Prapapanicë, Kaçinar, etj.
Edhe në Kosovë ndeshim disa emra të tillë, si:
Muçibaba, Muçivërci, Gjylekari, Nëpërbishti, Skarrabishti, Qyqylaga, Kaçibegi, Karaqeva, Karaçica, Llukari etj.
Sigurisht kjo lëndë nuk duhet lënë stihisë. Komisionet ose institucionet duhet të japin ndihmën profesionale si është më së mirë që emrat e tillë, aty ku është e domosdoshme për një shoqëri normale të ndryshohen.
Sidoqoftë, pra, edhe kjo dukuri mund dhe duhet të zgjidhet me respektimin e rregullave të specifikimit ose specializimit tëmëformave më të përshtatshme të emërforimit, duke futur në veprim edhe afikset përkatëse fjalëformuese të specifikuara për nënfusha të caktuara semantike, e rëndësishme kjo edhe për konsolidimin e drejtformëzimit dhe drejt-fjalëformimit të të gjitha toponimeve oikionimike në gjuhën shqipe: në Kosovë, Shqipri dhe gjithandej trojeve shqiptare.
Në punimin tonë, veç tjerash u konstatua e vërteta se një numër të konsiderueshëm emërtimesh të vjetra të vendbanimeve të regjistruara aktualisht në funksion i kishim të trashëguara ose të propaganduara si të tilla nga gjuhët e huaja, por nuk përjashtohen raste që edhe te emërtimet e tilla, kryesisht të qyteteve të vjetra dhe të maleve e lumejve të mëdhenj, por edhe disa vendbanimeve vërehen edhe gjurmë të gjuhës origjinale të shqipes së lashtë (protoshqipes). Sidoqoftë, në këtë kontekst paraqiten vështirësi, sepse
ç’është e vërtetë, shqiptarët që nga mesjeta e vonë nuk patën fatin historik të kenë një shtet qendror të vetin, ku do të dominonte zyrtarisht gjuha shqipe, atëherë si shumë çështje të tjera, edhe, çështja e oikonomisë shqiptare del jo vetëm e paqartë, por aq më tepër e politizuar dhe keqpëdorur nga grekët dhe nga sllavët (serbët, bullgarët e malazezët), por më vonë edhe nga turqit. Ky politizim dhe keqpërdorim ka ndodhur edhe për faktin se studimet e kësaj fushe më fort për shkaqe objektive se subjektive kanë munguar nga vetë shqiptarët, pasi për ne, për historinë tonë kanë shkruar më shumë të tjerët sesa ne për vete. Një mungesë ose pamundësi e tillë nga pala shqiptare është shfrytëzuar, sidomos nga serbët, të cilët edhe e kanë keqpërdorur për qëllime makiaveliste albanofobe, andaj sa herë që shqiptarëve u shkoi për dore që sadopak të konsolidoheshin me dije e si me pushtet e shihnin të nevojshme dhe të domosdoshme që emërtimet e tilla me prejardhje sllave të përpiqeshin me i rishikue ose t’i rikthenin ose edhe t’i zëvendësonin me emërtime më të përshtatshme, sepse ato janë keqpërdorur dhe ende po vazhdojnë të keqpëdoren në korriz të popullit tonë. Kjo është arsyeja që ne në nënpjesën e parë të kësaj pjese të punimit, duke pasqyruar realitetin e sotëm u dhamë përparësi përpjekjeve të tilla që së paku me fjalë të pasqyrohen problemet e shprehura me të cilat janë duke u ballafaquar të gjitha qendrat përkatëse shqipfolëse, së pari trajtuam gjendjen në Kosovë, së dyti, në Shqipëri dhe së treti, gjithandej në trojet e tjera shqiptare.
Mjerisht mund të thuhet se njëherëpërnjëherë çështjet e tilla janë ose kanë mbetur në fazën e diskutimeve dhe assesi nuk mund të bëhet fjalë për zgjidhje ose implementimin e ndryshimeve të tyre, edhe pse disa ecje përpara lidhur me të kuptuarit e çështjes dhe ndonjë zgjidhje parciale e sukseshme nuk mund të mohohen.
Si do që të jetë, po këtë gjendje jo të lavdueshme lidhur me oikonomet, siç e konstatuam në nënpjesën e parë e konstatojmë edhe në në nënpjesën e dytë, ku patëm për konsultim gjashtë regjistra (lista) me emërtime vendbanimesh të shënuara nga trojet shqiptare. Kështu, duke respektuar përparësinë e kohës së publikimit, për secilin burim veç e veç, pas trajtim-konsultimit nxorëm disa konstatime:
Së pari, nga krejt kjo kemi fituar bindjen, siç u cek, që shqiptarëve, sa here që u është dhënë mundësia kanë bërë përpjekje të tregojnë të vërtetën që ata si autoktonë që janë këtu në këto troje që nga parahistoria dhe historia, përherë ishin shumicë dhe i kishin edhe emërtimet e veta toponimike, por ndërkohë romakët, keltët, pastaj bullgarët, serbët, grekët e të tjerë duke shfrytëzuar epërsinë pushtetore ushtarake administrative, manipulonin me emërtimet e vendbanimeve, duke i shënuar me hile në gjuhët e tyre, andaj shqiptarët edhe janë përpjekur me i rikthye ose me i zëvendësue ato, por deri më sot nuk patën suksesin e duhur. Gëzon fakti se një përpjekje të tillë të organizuar për ndryshimin e emërtimeve të tilla të papërshtatshme në masë të gjerë e kishte ndërmarrë Qeveria e Zogut me 1937/1938, që ne e trajtuam në titullin: Lista për ndryshimin e emërtimeve të vendbanimeve të papërshtatshme në Shqipri (1938), por për shkak të pushtimit italian vendimi i tillë ka mbetur pa u implementuar. Për ne ka rëndësi fakti se propozimet e tilla si material i gatshëm mund të shfrytëzohen edhe sot, qoftë për të nxitur procedurë të mëtejshme sistemore, qoftë për trajtime shkencore ndërdisiplinore.
Së dyti, po ashtu pati pëpjekje të organizuar edhe nga Qeveria e Mbretrisë Italo-shqiptare (1942), që ne e trajtuam nën titullin: Lista e toponimeve (sllave) në territoret e lirueme shqiptare me shqipërimet e propozuara (1942). Por edhe kjo punë mbeti vetëm si përpjekje, por sidoqoftë edhe ky material mund të shfrytëzohet për të njëjtin qëllim si ai i pikës së mëparshme.
Së treti, të dy ndërmarrjet shtetërore 1938 dhe 1942 për zëvendësimin e ermërtimeve të vendbanimeve mbeten të paimplementuara, pra për shkak të L2B, por ashtu mbeten edhe pas asaj lufte botërore, sepse qeveria komuniste e Shqipërisë nuk deshi ose nuk pati fuqi të konfrontohej me aleatin e saj dominues Jugosollavinë, ngase sipas Listës së vitit 1938 ndryshoheshin një shumicë emërtimesh pikërisht me origjinë sllave, ndërsa Lista e vitit 1942, kishte të bënte me vise që përsëri u kthyen nën administrimin e Jugosllavisë II, prandaj emërtime e propozuara deri atëherë as që ishin publikuar, mirëpo kjo nuk do të thotë se gjatë pushtetit komunist 1945-1990 në Shqipëri nuk pati fare ndryshime emërtimesh vendbanimi. Për këto ndryshime mësojmë nga burimi i tretë : Fjalor i emrave gjeografikë të RP-se, Tiranë (2002), ku vërejtëm mbi 200 emra vendbanimesh të ndryshuar gjatë këtij regjimi, madje edhe të implementuar. Kjo zbatueshmëri e qëndrueshmëri e emërtimeve të ndryshuara dhe atyre të reja flet për qëndrueshmërinë e administratës shtetërore të regjimit përkatës. Është tjetër gjë që ndryshime ndodhën më tepër sipas natyrës klasore partiake. Sidoqoftë, ky burim (fjalor) është shumë i rëndësishëm, ngase aty i ndeshim të regjistruara pothuaj të gjitha vendbanimet e sotme në Shqipëri. Kështu tash studiuesit kanë në dorë një material të grumbulluar, i cili mund të studiohet nga aspekte të ndryshme. Ne shfrytëzuam fillimisht për çështja drejtshkrimo-fjalëformuese dhe formëzuese dhe paksa mësuam nga praktika e tillë shkrimore, por hetuam edhe mbi 200 ndryshimet e oikonimeve përkatëse.
Së katërti, në vitin 1999, fill pas Çlirimit të Kosovës, po ashtu në mënyrë të organizuar u ndërmorën masa për standardizimin (ndryshimin ose vlerësiminm e përshtatshmërisë)) e një morie të emërtimeve të tilla në Kosovë. Nga analiza që i bëmë Regjistrit të Komisionit Qendror me titull Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovë (2005), i përgatitur pothuaj në vitin 2000-2001, por i përplotësuar derisa iu dorëzua Qeverisë më 2004. Mirëpo edhe pse ky tekst u vlerësua lartë, edhe ky mbeti ende pa u shqyrtuar dhe implementuar nga organet përkatëse të shtetit të Kosovës, më fort për arsye ndërhyrjeje kompetencash, por edhe për disa arsye të tjera.
Së pesti, ne përveç këtyre katër burimeve, të cilat në njëfarë dore mund t’i quajmë sadokudo të trajtuara, konsultuam edhe burimin paralel versionin serbisht për emërtimet në Kosovë me titull Okruzi, gradovi i sela Kosova i Metohije (2015), (Qarqet, qytetet dhe fshatrat e KM-së), ku konstatuam raportin e ndryshimeve ndaj Regjistrit të Komisionit Qendror për Standardizimin e Emërtimeve të Vendbanimeve të Kosovës (2005).
Së gjashti, meqë Regjistri i Komisionit 2005 siç u cek ende nuk është trajtuar në krahasim me versionin paralel në serbisht, ndërkohë u rikthye në përdorim, si me thënë, “i vjetri”, por paksa i përpunuar dhe i përplotësuar, që tashpërtash është në përdorim e sipër në tri gjuhë: shqip, serbisht, anglisht, i cili nuk përkon me asnjërin nga burimet e mëparshme as me atë serbisht as me atë shqip para vitit 2000, por ka elemente të teksteve të mëparshme. Në të vërtetë ky Regjistër që ne e trajtuan nën titullin Regjistri i qyteteve dhe fshatrave të Kosovës sipas rajoneve, mund të quhet version zyrtar i përkohshëm i vendbanimeve të Kosovës, i rikthyer për nevoja zyrtare, edhe pas Pakos së Ahtisarit (2016). Sa do të vazhdojë të qëndrojë i përkohshëm dhe kur do të marrë formën e prerë dhe çfarë ndryshimesh do të pësojë do të shihet në të ardhshmen.
Së këtejmi, nuk mund ta kuptojmë, pse në Shqipëri, si e thotë njëri nga reaguesit as në sistemin komunist, as tash pas mbi 20 vjet të lirisë (pluralizëm demokraci, tranzicion) kjo çështje, raporti i ndryshimeve krahasuese sllavisht/shqip, nuk po gjen trajtim të duhur e si rrjedhojë as zgjidhje institucionale. Për këtë çështje problemore vetëm flitet e nuk ndërmirret asgjë serioze.
Ne jemi të vetëdijshëm që tema rreth rishikimit të qëndrueshmërisë së emërtimeve toponimike në të gjitha trojet shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi e më gjerë ka specifikat e veta dhe zgjidhja e tyre është me interes kombëtar e ndërkombëtar, andaj veç karakterit të përgjithshëm shoqëror etj., ka edhe karakter politik shtetëror e ndërshtetëror. Me këtë duam të themi se ne e kuptojmë seriozitetin e kësaj problematike në mbarë botën shqiptare e më gjerë, kuptojmë edhe shqetësimet që po shprehen, por nuk mund ta kuptojmë pse aty ku ka pasur dhe ka mundësi si në Shqipëri, kjo çështje nuk del mjaft e studiuar. Në të vërtetë, përt prejardhjen sllave të toponimeve në trojet shqiptare më shumë mësojmë nga burimet studimore sllave se nga ato shqiptare. Pse institucionet tona ngelin nga kjo pikëpamje?! Është edhe kjo detyrë e tyre apo jo?!
Me fjalë të tjera, meditojmë, në çdo vend mund të ndodhin ndryshime a ndërrime politike pushtetore, por edhe në ato raste mbesin të paprekura institucionet hulumtuese shkencore kombëtare shtetërore, sidomos edhe ato të kulturës e të shkencës gjuhësore, të cilat duhet t’i fuqizojë dhe t’i shfrytëzojë çdo qeveri, andaj nuk kuptojmë pse kjo nuk ndodh me organet a institucionet tona shkencore-kulturore hulumtuese (akademike) ekzistuese kombëtare, të cilat duhet të kenë programe strategjike afatgjata jashtë ndikimeve momentale të ndërrimeve politike, ku krahas përpunimit të shqipes zyrtare ndaj asaj globale etj., duhet të ketë vend edhe rreth përshtatshmërisë së emërtimerve të vendbanimeve të trojeve tona.
Së këtejmi, pyesim me habi, organizmat e tillë institucionalë shtetërorë aktualë e kuptojnë seriozitetin e kësaj teme, apo jo?! Mendojmë se kjo temë gjithsesi duhet kuptuar, ashtu siç edhe është, si shumë serioze. Andaj, duhet kuptuar se edhe obligimi zyrtar duhet të jetë në nivel, apo jo?! Konkretisht në emërtimet e vendbanimeve të trashëguara etj. në trevat përkatëse shqiptare të rikonstatohet prejardhja, qoftë e fjalëve, qoftë e afikseve, disa prej të cilave arbitrarisht janë konsideruar me prejardhje sllave, ato mbase mund të kenë qenë krijime ose përvetësime të përbashkëta nga ndonjë gjuhë e tretë (ilirishtja) e ku ta dimë. Sidoqoftë, si kjo e ndërlidhur me këtë temë ka edhe shumë çështje të tjera të kësaj natyre, siç është edhe mënyra formëzuese e fjalëformuese e emërtimeve në përgjithësi, por edhe të emërtimeve të vendbanimeve në veçanti.
Së fundi po cekim faktin që lexuesi ka mundur të vërejë sesi ne gjatë trajtimit të regjistrave përkatës u ballafaquam pikërisht edhe me raste jo të pakta fjalëformuese, por, siç kemi paralajmëruar më në hollësi lidhur me procesin e fjalëformimit oikonimik në gjuhën shqipe do të bëhet fjalë në pjesën e dytë të kësaj vepre.
Pjesa e dytë
ÇËSHTJE TË FORMËZIMIT E TË FJALËFORMIMI TË VENDBANIMEVE NË SHQIPEN E SOTME
ÇËSHTJE TË FORMËZIMIT E TË FJALËFORMIMIT
TË EMËRTIMEVE TË VENDBANIMEVE
NË GJUHËM SHQIPE
(me theks emërtimet e propozuara në Kosovë, viti 2000)
H y r j e
Është një e vërtetë që nuk thuhet kot se ndër emrat më të dashur të njeriut përveç treshës: emrit vetjak, patronimit (emrit familjar) dhe emrit të kombit (atdheut) është edhe emri i vendlindjes apo ai i vendbanimit. Gjithashtu është i drejtë gjykimi se emrin e hijeshon personi a personat që e bartin, mirëpo janë edhe disa vlera të tjera që ndikojnë dhe shtrojnë nevojën që emri i imponuar mund dhe duhet të ndryshojë dhe kjo varet, qoftë nga ideologjizma, qoftë nga idealizma që ka lidhshmëri me edukatën, rrethin shoqëror dhe nga mbrumimi me ideal i personit a i masës së caktuar. Natyrisht, ndryshimet e tilla dalin në sipërfaqe më tepër në kthesa të rëndësishme historike, siç ndodhi edhe te ne, sidomos me rastin e Luftës Çlirimtare të fundit, UÇK. Edhe në Shqipëri ende janë të freskëta disa ndërrime emërtimesh si p.sh. Shmëri e Gollobërdë Burimas, Shiqan Blerimas, Shelegar Çlirim, Karaalibegaj Dritas, Vromen Bregas, Mavropopull Buronjë, Shefasia e Mahmutaga Përparim, Bellovoda Ujëbardhë, Novoselë Fshati i Ri etj., pa përmendur rastin Kuçovë/ Qyteti Stalin / Kuçovë (tash i rikthyer). Fundja, jemi edhe vetë dëshmitarë që dita ditës me shtimin e popullsisë po formohen lagje a vendbanime të reja, të cilat domosdo kushtëzojnë edhe emërtime përkatëse të reja, të cilat ekspertët kanë për detyrë që t’iudhëzojnë që të jenë sa më të pështatshme gjuhësisht e përmbajtësisht.
Sidoqoftë, ne, në këtë punim, do të përqendrohemi në emërtimet e vendbanimeve të Kosovës, temë kjo aktuale sot e gjithë ditën, ngase ka afro dy vjet që kjo kategori emërtimesh ndodhej në tryezën e diskutimit publik te ne, e drejtuar nga Komisioni Qendror për standardizimin e vendbanimeve të Kosovës, por edhe të komisioneve përkatëse nëpër komuna, formimin e të cilave e pati inicuar për këtë qëllim, me të drejtë, ish-Qeveria e Përkohshme e Kosovës, që në korrik - gusht të vitit 1999. Ky interesim për rishikimin e emërtimeve të vendbanimeve arsyetohet fare lehtë me faktin se të gjithë popujt kur çlirohen nga robëria kolonialiste a çfarëdo pushtimi tjetër qoftë ai, bëjnë rivlerësime të tilla. Në të vërtetë, populli ynë (i prirë nga kuadrat intelektualë) sa herë që ka pasur mundësi të frymojë pak më lirshëm e ka prekur ndër të tjera edhe çështjen e rivlerësimit të emërtimeve të toponimeve, një shumicë e të cilave, siç dihet mbajnë gjurmë imponimi nga sunduesit përkatës dhe sidomos te ne e më gjerë nga ai serb, i cili, aq më keq, këtë element “si të drejtë historike!” e ka shfrytëzuar dhe po e shfrytëzon edhe sot për të arsyetuar vazhdimin e gllabërimit të viseve tona kombëtare, fakt ky që nxiti dhe që i shton edhe sot arsyen Komisionit për t’u marrë me rishikimin e emërtimeve në fjalë si dhe të arsyetojë propozimet për ndryshimin e tyre me emërtime të reja më të përshtatshme.
Në të vërtetë, Komisioni Qendror për Standardizimin e Vendbanimeve të Kosovës, pas 8 muaj pune intensive, në gazetën Rilindja, në 6 vazhdime, në muajin mars 2000, publikoi Regjistrin e emrave të vendbanimeve të Kosovës, duke e përcjellë me një konsultim (shkencor) që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 23 të atij muaji. Po këtë tekst (paksa më të kompletuar) e ribotoi po në gazetën Rilindja, më 18 prill 2000, duke theksuar, së pari, qëllimin se një ndërmarrje e tillë ka synim të evitojë anarkinë dhe stihinë e krijuar në këtë fushë, ngase në këtë periudhë si edhe pak më përpara, vërtet, që më të larguar të forcave serbe, pothuaj spontanisht lindnin ose zbuloheshin, krijesa vendbanimesh me kriter e pa kriter, siç janë b.f. kalkëzimet, Sopata për Sekiraça, Malësia e Re për Nova Shumadija, Shkabë për Obiliq etj., por edhe të tjera si Gurakoci Gjurakovac, Bardhi Bellaçevac, Krojmiri Krajmirovce etj., pa ditur rrjedhojat se me një shërbim të tillë spontan me të drejtë hapej, po në mjaft raste nuk ndihmohej si duhet zgjidhja zyrtarisht e çështjes ngase menjëherë në raste edhe fillonte implementimi me të shënuar në tabela dhe njëherazi dhe në mënyrë të vetorganizuar familjare ose grupore u imponoheshin organeve lokale, jo vetëm me kërkesa për pranimin e propagandimit që emërtimet e reja të propozuara të miratoheshin sa më parë, por njëherazi edhe të jetësoheshin si norma të standardizuara, menjëhershmërisht, nga organet e pushtetit më të lartë të Kosovës së Lirë.
Kështu, në të vërtetë, siç thuhej në gazetë, ato emërtime, edhe sipas Komisionit Qendror, tashmë zyrtarisht kishin përfunduar së diskutuari (sepse të gjitha vërejtjet që i ishin drejtuar deri atëherë Komisionit si dhe komisioneve të komunave, ishin shqyrtuar dhe se ato të arsyeshmet ishin marrë parasysh), mirëpo, megjithatë, në një mbledhje tjetër konsultuese që u mbajt, po në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, më 21.IX.2000, si dhe nga Tryeza e mbajtur më 07.02.2001, po aty, doli se puna e Komisionit ende nuk mund të quhej e përfunduar, por, siç thuhej, ajo është në përfundim e sipër dhe së këtejmi, u ripërsërit apeli i publikuar nëpërmjet gazetës Rilindja, më 22.IX.2000, që për finalizimin sa më me sukses të kësaj ndërmarrjeje madhore, gjithsesi me interes të shumanshëm shkencor-gjuhësor e politik-kombëtar, duhej të angazhohej gjithë potenciali intelektual shqiptar që nga kuadrot dhe organet e rangut më të ulët e deri te kuadri i Akadamisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ç’është e vërteta, me sa kam vërejtur, edhe sot e kësaj dite, siç shihet edhe nga ndonjë reagim në shtyp, procesi i përpunimit dhe i konsultimeve ende vazhdon, qoftë brendapërbrenda komisioneve përkatëse të komunave, qoftë në nivel të atij Qendror, i cili po u takuaka së paku një herë në javë për të shqyrtuar vërejtjet eventuale, ngado që vijnë ato dhe njëherazi, për të nxitur, ndihmuar e përshpejtuar institucionalizimin e çështjes në kuadër të organeve përkatëse kompetente. Dhe, vërtet, kjo veprimtari në proces e sipër, nga poshtë lartë e nga lartë-poshtë, d.m.th., nga veprimtarët e vendbanimit përkatës e deri te organet më të larta profesionale e të tjera gjithandej, me duket punë shumë me mend, me rend e me vend dhe duhet të vazhdojë edhe më, për derisa zgjidhjet të jenë sa më të mbështetura dhe të pranueshm nga çdo pikëpamje, sepse emri i një vendbanimi i përshtatshëm do të ketë moshë pothuaj të pakufizuar ndër brezat e ardhshëm.
Ndërkohë në shtyp në njërën anë, (ende e kemi fjalën për vitin 2001 n.v.) dolën vlerësime tejet pozitive lidhur me punën e Komisionit që u quajt si punë me kompetencë e profesionalizëm, por në anën tjetër dolën edhe shkrime përçmuese, saqë dikush punën në fjalë e quajti, jo vetëm si një trajtim joshkencor, por edhe me ndonjë fjalëvlerësim tjetër tejet nënçmues. Ne, duke mbajtur anën e miratuesve, ndonëse me ndonjë rezervë për ndonjë pikë, sepse kur kemi parasysh interesin madhor shoqëror e kombëtar të çështjes, nuk duhet të na i vrasë sytë e mendjes aq shumë ndonjë e palarë e parëndësishme që mund të jetë si rast që mund t’i ndodhi çdo lindjeje të re në fillim të saj. Në këtë drejtim ne do të përpiqemi me këtë vështrim tonin ta ndihmojmë punën e Komisionit, t’i bëjmë jehonë po kësaj vepre madhore, por edhe të vëmë në spikamë ndonjë lëshim eventual, dhe krej kjo bëhet me qëllim që zgjidhja e çështjes në shqyrtim të jetë sa më e pranueshme dhe më cilësore edhe nga pikëpamja e fjalëformimit.
Sidoqoftë, ndonëse në praktikë, siç vërejmë, ende kemi raste të ndeshim emërtime të tjera të reja që nuk ishin përfshirë në Regjistër, por që ndërkohë, duket se kanë kaluar edhe nëpër duart e Komisonit, pikërisht lënda e Regjistrit të datës 18 prill 2000, neve na shërbeu si material strumbullar për të trajtuar veçoritë formëzuese e fjalëformuese të emërtimeve të vendbanimeve te ne në veçanti dhe këtë e bëmë, së pari, duke krahasuar emërtimet në funksion në të dyja versionet serbisht e shqip dhe së dyti, duke bërë analizën formëzuese e fjalëformuese të materialit në veçanti, paksa, në krahasim me emërtimet zyrtare në Shqipërinë e sotme administrative, bazuar në një hartë dhe në tekstin: Fjalori enciklopedik shqiptar (1985), por me rastin e përgatitjes së kësaj vepre, me rastin rishikimit të dorëshkrimit të vitit 2001 u konsultuan përveç ndonjë artikull nga interneti, edhe të gjashtë burimet e trajtuara në pjesën e parë, ndër të cilët ia vlen të dallohet vepra Fjalor i emrave gjeografikë të RSh-së (Tiranë,2002).
A. VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH EMËRTIMEVE
NË FUNKSION
Në vazhdim shkurtimisht fare do të bëhet fjalë rreth raportit të emërtimeve në funksion (është fjala për periudhën deri në vitin 2001 n.v.), sipas dy versioneve shqip e serbisht, pastaj rreth parimeve dhe burimeve mbështetëse, të cilat i ka shfrytëzuar Komisioni në punën e vet dhe do të jepen të dhëna nga numri i vendbanimeve si dhe numri i emërtimeve të reja të propozuara me përqindje sipas komunave.
1. Raporti i emërtimeve të vendbanimeve në funksion
serbisht e shqip
Nga konsultimi i tekstit në funksion nga Regjistri, d.m.th., në versionin shqip dhe tekstit zyrtar të serbishtes (d.m.th. para vitit 1999 n.v.), arritëm në përfundimin se puna e Komisionit, jo vetëm arsyetohej, por ajo dilte si diçka e domosdoshme që patjetër duhej të merrej me konstatimin dhe harmonizimin e emërtimeve në fjalë. Sa për të dëshmuar këtë, që e thashë, pa hyrë në analizë mbi të drejtën e përparësisë, ndonëse dihet se serbishtja si gjuhë e pushtuesit, institucionalisht ishte gjuhë siperiore, në vazhdim po i paraqit disa shembuj ilustrues problemor që dalin në raportin: krahasues të këtyre dy versioneve, material ky i klasifikuar sipas natyrës së ndryshimeve, në këto tetë grupe:
a) Uroshevac/Ferizaj, Serbica/Skënderaj, Gjeneral Jankoviq /Hani i Elezit, Dobra Voda /Ujmir;
b) Belo Polje /Bellopojë, Peq/Pejë, Crkvena Vodica /Caravadë, Crno Brdo/Orrobërdë, Banin Most /Babimoc, Gladno Selo /Gllanasellë, Dobar Dub/Dobërdup, Vlashki Drenovac/Llashkadrenoc, Kishno Polje/Kishnapolë, Stari Trg / Stantërg, Djurgjev Del /Gjurgjedel, Pusto Selo/Pastasellë, Stara Vuçina/ Stravçinë, Suva Reka /Sufrekë (Suharekë), Vrnovo Kolo/Vrnakollë;
c) Ojnovce/Hajnoc, Odovce/Hodofc (Hodoc), Alaç /Hallaç, Krpimej / Kërpimeh, Ajvalija / Hajvali, Movljane / Muhlan, Androvac / Hanrofc(Hanroc);
ç) Shurlane/Shurdhan, Silevica/Sylevicë, Çupevo /Çypevë, Zulfaj/Zylfaj, Lipljane /Lypian, Bardaniqi/Bardhaniq;
d) Vitine/Viti-a, Sopine/Sopi-a, Lepina/Lepi-a, Polatna/Pollata, Tomance /Tomoc, Tudjence/Tugjec, Majnance/Majac, Burince/Buricë, Letance/Letan; Broçna /Brojë, Polance/Polac, Ceranja/Cerajë, Retimjlje/Reti-a, Romuna/Romajë, Trudna/Trudë;
dh) Bubavac/Bubavec), Orahovac/Rahovec, Kushavac/Kushavec, Lipovac/Lipovec, Ljubovac /Lubovec;
e) Glavnik/Gllamnik, Koprivnica/Kopërnicë, Smolice/Smonicë, Drobnjak/Dramjak), Budisavce /Budisalc, Muzhiçane/Muzeqinë, Goraçevo/ Gajrak etj.
ë) Gjinovce/Gjinoc, Grejkovce/Grekoc; Grejçevce/Grejçec, Vrshevce / Vërshec, Duganjiva /Dugajivë, Shisharka/Shisharë, Shalinovica (Shalinoc) etj.
Të vihen re ndryshimet e llojllojshme dhe sa qëndron larg forma e përdorimit zyrtar nga pikëpamja shqiptimore e shkrimore e shqipes në funksion nga ajo e serbishtes zyrtare, forma këto që ishin të pranishme dhe sadokudo të pranueshme më përpara edhe, në të ashtuaquajturën administratën tonë zyrtare dygjuhësore. Sigurisht, një dukuri e tillë vinte edhe si pasojë e natyrave të ndryshme strukturore të gjuhëve përkatëse, ndonëse në bashkëjetesë //sllavishte e vjetër serbishte e re// shqipja (popullore) në anën tjetër, për një periudhë të gjatë kohore, rrethana këto që pa mëdyshje ishin më të volitshme për gjuhën serbe, e cila domosdo mbizotëronte administrativisht. Mund të thuhet me plotgojë se edhe si mos të kishte kurrnjë arsye tjetër (që ka të bëjë me vetëdijësimin politik-kombëtar rreth riemërtimit të vendbanimit me një kriter të pranueshëm dhe më të përshtatshëm gjuhësisht e kombëtarisht), vetëm harmonizimi i rasteve të saposhënuara në aspektin praktik të sotëm “zyrtar” do të mjaftonte për t’u arsyetuar dhe për t’u përshëndetur puna e Komisionit në fjalë.
Mirëpo Komisioni nuk u ndal vetëm në konstatime të tilla, por ai bëri shumë më shumë punë. Ai, i hyri një veprimi të vështirë, por edhe shumë dobiprurës, pra i hyri rishqyrtimit të gjithanshëm të emërtimeve në fjalë në të gjitha trevat shqiptare te ne dhe për këtë, së pari hartoi parimet dhe përkufizoi metodën e punës. E shoh me interes t’i rikujtojmë parimet e sajuara nga Komisioni, sepse ato do të ndihmojnë, jo vetëm për ta kuptuar më mirë çështjen, por edhe për ta kuptuar edhe analizën e temës që do ta shtjellojmë në vazhdim.
2. Parimet dhe burimet mbështetëse në punën e Komisionit
Komisioni, për punën e vet, në konceptualizimin, kodifikimin, riemërtimin dhe emërtimin e shumë toponimeve të Kosovës, duke u përthelluar konkretisht, hartoi këto parime:
1) hetimi dhe ruajtja e elementeve toponimike autoktone (parailire, ilire, protoshqiptare e shqiptare), që deshmojnë kontinuitetin tonë në këto anë;
2) hetimi dhe ruajtja e elementeve toponimike latine, romane, vllahe, gjermanike, dhe orientale e sllave, që paraqitnin vlera historike e kulturore për Kosovën;
3) hetimi, rikonstruktimi dhe rikthimi i strukturave autoktone të eleminuara nga administratat shtetërore dhe kishtare të pushtuesve, që për arsye të kursimit të mundit apo për mungesë imagjinate emërtuese ardhësit i kishin adaptuar apo përkthyer emërtimet e mëparshme;
4) eliminimi i emrave të vendeve të vëna arbitrarisht sipas modeleve të gjuhëve të huaja konceptualizuese e kodifikuese dhe, që, më së shpeshti, ishin bartur nga rajonet nga kishin ardhur; kishte edhe modele të mbështetura në mite e mitologji, duke krijuar paradigma emërtuese të bazuara, sidomos me mitin për Betejën e Kosovës;
5) eliminimi i mikrostrukturave afiksale (prefiksale e sufiksale) sllave, që ishin krijesë e administrimit dhe të tendencave sllavëzuese të toponimisë autoktone dhe të akceptueshme për vendësit, si p.sh. sufiksat: -aj për toponimet e burimit patronimik, -as që përdoret për toponizimin e shumë apelativave (!), -et, -isht, -ishtë etj. për toponimet me bazë fitonimike etj.
Prandaj ne, duke qenë të interesuar që sadopak të japim kontributin tonë në zgjidhjen e çështjeve të caktuara fjalëformuese në kuadër të shqipes standarde nga aspekti gjuhësor-shkencor, s’kemi si të mos i jemi mirënjohës Komisionit:
së pari, për vetë grumbullimin dhe paraqitjen e materialit,
së dyti, jo vetëm për formulimin e parimeve, por edhe për respektimin e tyre sipas kritereve të qasjes;
së treti, për propozim - zgjidhjet konkrete të bëra mbi bazë të atyre kritereve,
së katërti, për guximin intelektual e profesional për t’i hyrë një pune kaq me përgjegjësi politike, shoqërore e shkencore, ngase janë çaste kur njeriu mund të shklasë nën presionin e emocioneve, por edhe nga njohja e pamjaftueshme e ligjeve dhe të prirjeve fjalëformuese të gjuhës që vepronin në të kaluarën, por që veprojnë edhe sot, në rrethana të reja dhe
së pesti, për pretekstin që na u dha që ne t’i publikojmë mendimet tona lidhur me këtë temë me shumë interes për gjuhën dhe gjuhësinë tonë, e cila deri më tash, me sa dimë, nuk del e trajtuar si temë e veçantë, me theks në apektin formëzues e fjalëformues të vendbanimeve në gjuhën shqipe.
E nënvizuam më sipër togun si temë e veçantë, sepse si lëndë, në kuadër të temave të tjera, kjo nuk del fare e paprekur. Së këtejmi, vlen të përmenden burimet me vlerë të konsultuara që sadokudo dalin lidhur me trajtimin e kësaj teme, të cilat, veç atyre të fushave të ndryshme shkencore, domosdo do të jenë shfrytëzuar nga Komisioni edhe këto nga fusha e gjuhësisë, siç janë: veprat e klasikësve të albanologjisë e më gjerë. Këtë rast s’mund të anashkalohen të dhënat teorike nga gramatikat, revistat e publikimet e tjera normative të gjuhës sonë, siç është edhe vepra e Xhuvani-Çabejt Prapashtesat e gjuhës shqipe, ku për emërtimin e vendbanimeve ceken si aktive afro 20 prapashtesa; Onomastika e Kosovës1979, ku ndër të tjera do të veçonim punimin e prof. Sulejman Drinit, Derivatet semantiko-strukturore në onomastikën shqipe të Kosovës, ku dalin 40 prapashtesa të shfrytëzuara për këtë destinim; shtojcën Emra gjeografikë, emërtime të njerëzvë sipas vendbanimit a prejardhjes, të botuar në Fjalorin e shqipes së sotme (1984), ku jepen shembuj përfaqësues normativë karakteristikë të oikonimeve, pastaj punimin mjaft cilësor të dr. Ragip Mulakut me titull Parashtesat e prapashtesat e gjuhës shqipe në shkrime të vjetra (shek XV - XVIII), IAP, Prishtinë 1998 si dhe punime të tjera të L. Mulakut, R. Doçit, M. Halimit etj., por që, për mendimin tim, në punimet e sipërpërmendura, si dhe në të tjera të derisotme, toponimet e vendbanimeve nga aspekti formëzues e fjalëformues nuk dalin të trajtuara me thellësinë dhe gjerësinë që lypset. Ato, si me thënë, mbesin, më fort, në rrafshin e konstatimeve. Pra, jepen të dhëna, si të themi, ashtu, si janë gjetur a gjenden emërtimet e tilla në burimet përkatëse e pak ose aspak bëhet fjalë rreth specifikimit të formanteve të caktuara, kryesisht a vetëm për këtë nënfushë semantike, në kuadër të oikonimisë. Po të kishte pasur punime të natyrës së tillë, veçan rreth emërtimit të vendbanimeve sigurisht Komisonit do t’i ndihmonin shumë, së paku sa për orientim më me lehtësi rreth përzgjedhjes së formës përkatëse parapëlqyese drejtshkrimore për emërvendet e reja përkatëse të propozuara. Po them, të përzgjedhjes, sepse, siç del nga materiali i Regjistrit, Komisionit iu desh të rindërtonte, por edhe të krijonte ose të lejonte disa propozime si emra të rinj të fshatrave e të qyteteve tona në numër të konsiderueshëm,apo mesa pamë këto mënyra kapin një përqindje relativisht të madhe, në krahasim me numrin e përgjithshëm të emrave të vendbanimeve të Kosovës.
Ja, si del pasqyra e numrit të emërtimeve të reja, sipas komunave, ndaj emërtimeve të përgjithshme në funksion:
3. Pasqyra e numrit të vendbanimeve të rishqyrtuara të propozuara nëpër komunat e Kosovës sipas Regjistrit
__________________________________________________
N.r. Kom Nr.p. Em.r Përqindja Disa shembuj ilustrues
1 2 3 4 5 6
---------------------------------------------------------------------------
1. Artana 12 3 16.66 Shpatar, Artanë; Labian;
2. Besiana 74 54 72,97 Vllasaj, Bunjak. Izvori;
Kreshtë, Batllavë Plepas,
Ballëz, Llapias, Anallap;
3. Burimi 51 38 74.50 Gash, Mollëz, Krasniqaj, Temal,
Grunajë, Kodërbardh;
4. Dardana 74 29 39.18 Qarr, Lisor, Lugës, Shalëz,
Drinoc, Dardanë, Gmizë;
5. Deçani 40 11 27.50 Voksh, Strall, Lumishtë, Isnik,
Shaptej, Lumbardh;
6. Drenasi 37 27 72.97 Shkabë, Vashë, Bletar, Drenar,
Gurras, Kruembret;
7. Ferizaj 44 12 27.27 Trim, Zgatar, Muhos, Kodrion,
Rakaj; Micsokol,
8. F. Kosova 18 7 38.88 Bardh E/P, Nakër, Albanë,
Mesbardh, Gurshkabë
9. Gjakova 85 15 17.64 Devë, Sopot, Gushaj, Batus,
Mullishtë, Messukash;
10. Gjilani 58 27 46.55 Kullë, Tunaj, Mrizaj, Idrizaj,
Lahtizë, Meslum,
11. Kaçaniku 43 24 55.81 Bob, Bajëz, Gjegjaj, Korbaj,
Trina, Trimor, Gurian,
12. Klina 58 35 60.64 Lug, Topiaj, Martiras, Luftar,
Bregas, Boksh, Qarret;
13. Leposaviqi 72 3 4.16 Dreni, Kreshbardh, Kodrabardh,
Çirkoviqi, Lumbardh;
14. Lypiani 69 33 47.82 Bajë, Gurrë, Kronas, Bujar,
Bjeshkas, Qarr, Kruebardh;
15. Malasi b) 43 27 62.79 Lisan, Pleqnor, Drenar, Rrezor,
Tryezë, Gurak;
16. Mitrovica 85 28 32.94 Prronas, Frashër, Barbanik,
Bugariqi, Tejibri;
17. Obiliqi 19 11 57.89 Tryezë, Mjekaj, Shegëz,
Balshaj, Muzakaj, Burabardh;
18. Peja 91 48 52.74 Alba, Plakan, Siparant, Drinisht,
Kryedri, Haxhizekaj;
19. Prishtina 47 24 51.06 Shkabë, Kalajas, Murrizaj,
Drenush, Brezare, Gurkuq;
20. Prizreni 76 32 42.10 Ashtë, Berishaj, Prronjas,
Flokësh, Livadhi, Pusat;
21. Rahoveci 34 17 50.00 Xërxë, Kromnik, Bajrakaj,
Vneshtar, Drenësh, Balldrin;
22. Skënderaj 50 21 42.00 Murgë, Gofile, Shqiponjas,
Burojë, Dashes, Kruebardh;
23. Sharri 36 9 26.47 Sharr, Prronaj,Bardhaj, Zgatar,
Borajë, Kuklibeg;
24. Shterpësi 16 5 31.25 Shtërpës, Beroc, Kashtanet,
Viçaj,Vorbesh, Shushicë;
25. Shtimja 24 16 66.66 Rrafsh; Krenajë, Zotaj, Lugas,
Davidon, Kryedren;
26. Vitia 43 13 37.20 Mjek, Delmer, Gashaj, Grunor,
Mirak, Buzëmal;
27. Vushtrria 67 45 67.16 Bajë, Druar, Krasniqaj, Trimor,
Lajthizë, Gurkuq;
28. Theranda 42 27 64.28 Pllajë, Dardhë, Lumar, Gurras,
Vranik, Gurmadh;
29. Z. Potok 63 2 3.17 Drena, Prroni i Arushës, Bregas,
Babiqi, Varraga E/P;
---------------------------------------------------------------------------
Gjithsej : 1471 645 43.84 175 shembuj ilustrues
Sqarim:
a) 1. n.r. - numri rendor.
2. kom.– Komuna.
3. nr. p. - numri i përgjithsëm i vendbanimeve.
4. em. r. - emërtime të reja (të propozuara).
5. disa shembuj ilustrues.
b) Malasi për Malishevë (Mališevo), u rikthye në Malishevë.(tash komunë e re)
Pra, siç po shihet nga Pasqyra, gjendja në rubrikat, pos numrit rendor, numrit të komunave dhe numrit të vendbanimeve që mund të mbesin, apo jo, të pandryshuara, në të ardhshmen mund të pësojë ndryshim sigurisht gjendja e shifrave sa i përket emërtimeve të reja (me përqindje) sipas komunave, sepse çështja është në proces e sipër. Sa për kërshëri po shënoj se sotpërsot, siç po shihet nga pasqyra, për nga numri i vendbanimeve vendin e parë e zë Peja me 91 vendbanime, pastaj vjen Mitrovica me 85, Prizreni 76, Dardana 74, e kështu me radhë, ndërsa sa i përket rubrikës së emërtimeve të reja prijnë Besiana 54, Peja 48, Vushtrria 45, Burimi 38, Klina 35, Lypiani 33, Prizreni 32 e kështu me radhë, kurse sa i përket përqindjes radha ndryshon, prin Burimi me 74.50%, Besiana 72.97%, Vushtrria 67.16%, Shtimja 66.66%, Theranda 64.28%, Klina 60.34%, ndërsa përqindje më të vogël kemi te Zubin Potoku 3.17%, Leposaviqi 4.16%, Artana 16.66%, Gjakova 17.64%, Ferizaj 27.50%, Shtërpësi 31.25%, e kështu me radhë. Sidoqoftë, sipas propozimit përqindja e emërtimeve të reja del e ndryshuar mbi 40%, në krahasim me numrin e përgjithshëm, por nëse merren në konsideratë edhe korrigjimet e modifikimet e veçanta me semantikë kuptimdalluese, atëherë ndryshimi del edhe më i madh. Me fjalë të tjera, kur kemi parasysh natyrën e gjuhës shqipe (ortografinë, shquarsinë e emrave etj.) me atë të serbishtes, ndryshimi është i qindpërqindtë.
Sa i përket qëndrueshmërisë drejtshkrimore a drejt-fjalëformuese të shembujve ilustrues, që u dhanë më sipër, këtu nuk do të ndalemi, por, sidoqoftë, edhe sa i përket vetë formëzimit (fjalëformimit) brendapërbrenda shqipes, siç del nga Pasqyra, çështja është mjaft komplekse, sigurisht vihen re edhe çështje të diskutueshme nga kjo fushë.
Sidoqoftë, në punimin tonë çështja do të trajtohet kryesisht në aspektin sinkronik, ndërsa ai diakronik mbetet për t’u dëshiruar, sepse interesi e do që rrafshi horizontal tash për tash, duhet të jetë sa më i qartësuar, pa e mohuar edhe rëndësinë e anës tjetër, vertikales, e cila, në të vërtetë, ka të drejtë të kërkojë nga dijetarët tanë që edhe më mos me mbetë të kënaqur me gjendjen inferiore të shkencës sonë mbi këtë çështje, por të përpiqen ta sqarojnë më mirë hisen ndërndikuese që kishte dhe që ka gjuha jonë, qoftë në raport me gjuhët e vjetra simotra greke, latine (sidomos të latinishtes vulgare), qoftë edhe ndaj gjuhëve të tjera, sidomos atyre të vjetra e të reja sllave.
Në këtë drejtim, veç qëmtimeve, shkencës sonë mbi gjuhën i nevojitet edhe një njohuri më e thellë e strukturës së sotme fjalëformuese në kuadër të sistemit tonë të pëgjithshëm nominal si dhe atij verbal.
B. ANALIZA FORMËZUESE E FJALËFORMUESE TË EMËRTIMEVE TË VENDBANIMEVE
TË PROPOZUARA SIPAS REGJISTRIT E MË GJERË
Nga pikëpamja fjalëformuese (e prejardhjes) të gjitha emërtimet mund t’i analizojmë në tri mënyra:
I. emërtimet pa ndajshtesa,
II. emërtimet me prapashtesim dhe
III. emërtimet me kompozim a togfjalësha.
Mirëpo para se t’i shtrohemi analizës sipas pikave të mësipërme e shohim të nevojshme të sqarojm; dy gjëra: e para, çfarë kuptojmë ose si qëndron në këtë punim raporti kuptimor i fjalëtermave formëzim ndaj atij fjalëformim i emërtimeve përkatëse dhe e dyta, çfarë kuptojmë ose si përkufizohet kuptimi i fjalës vendbanim si term gjeografik.
Kështu, me fjalë-termin formëzim në raport me atë fjalëformim kuptojmë se emërtimi i caktuar del i formuar në nënfushë tjetër semantike dhe pastaj transferohet po në atë formë po tash me koncept oikonimi, ndërsa me fjalëformim kuptojmë, kur emërtimi i caktuar formohet drejtpërdrejt në nënfushën semantike të endbanimeve duke marrë elemente përkatëse fjalëformuese mbi temën prodhuese, ndërkaq me fjalë-termin vendbanim, në këtë punim, përfshihen vetëm emërtimet e qyteteve (urbane) dhe të fshatrave (rurale) të Kosovës, duke i përjashtuar në hollësi emërtimet e lagjeve, e të komplekseve të tjera të caktuara të banimit (mikrooikonimet) si dhe emërtimet e krahinave e të viseve të caktuara shtetërore (makrotoponimet).
Andaj së pari, do të bëjmë fjalë rreth emërzimit ose formimit ose emërzimit të vendbanimeve pandajshtesore e pastaj rreth fjalëformimit të vendbanimeve, qoftë mendajshtesa, qoftë me kompozim a në mënyrë perifrastike.
I. FORMËZIMET PA NDAJSHTESA
Prej 1471 emrave të shënuar në Regjistër nja 270 shembuj ose 18.35% të tyre janë emra pandajshtesorë, të cilët prej nënfushave përkatëse të ndryshme semantike vijnë në Regjistër në të njëjtën trajtë. Mirëpo, ç’është e vërteta, që edhe këto emërtime, ashtu si emërtimet me ndajshtesa dhe ato me kompozim, pasi nuk vijnë nga një fushë e njëjtë semantike del e nevojshme të konstatohen edhe fushat ose nënfushat përkatëse semantike prej nga imponohen, andaj praktikisht shembujt e tillë mund t’i ndajmë në: emra të përgjithshëm konkretë dhe emra të përgjitshëm abstraktë.
a) Emra të përgjithshëm konkretë të formëzuar si vendbanime
Në bazë të kuptimsisë emrat e përgjithshëm të formëzuar si vendbanime mund të merendohen:
1) mikrotoponimet e shfaqura si pamje të konfiguracionit gjeografik (relievor), si: Shpat, Pllajë, Thep, Fushë, Shkrep, Grykë, Vërrin, Vneshtë, Ashtë, Shullan, Klysyrë, Lug, Sukë, Qyshk;
2) objektet monumentale me vlerë që nëkuptojnë vendin ku ndodhen: Kullë, Gjytet, Trojë, Kala, Kështjellë, Pojatë, Manastir, Teqe;
3) emra të përgjithshëm të bimëve (fitonime) që nënkuptohet vendi ku rriten: Qarr, Fier, Rrepë, Dardhë, Lis, Orizë(!), Ulëz;
4) emrat e përgjithshëm kafshësh (zoonime), nënkuptohet vendi ku rriten, por edhe me simbolikë të caktuar: Petrit, Shkabë, Devë(!!), Dren, Bec, Gjeraqinë, Skifter, Korb;
5) emrat e përgjithshëm ujrash (hidronime), nënkuptohet vendi ku ndodhen burimet e cekura: Gurrë, Lken (liqen), Bajë;
6) emrat e përgjithshëm të sendeve: Altar, Tryezë, Kosh, nënkuptohet vendi ku ndodhen, po që kanë patjetër edhe ndonjë simbolikë semantike.
b) Emra të përgjithshëm abstraktë të formëzuar si vendbanime nga:
1) emra të fenomeneve të natyrës e të tjerë si: Rreze, Plojë;
2) emra njerëzish a tipare të tij (të përgjithshëm e të përvetshëm), si Goden, Bujar, Kusar, Kastriot, Beleg, Gash, Krasniq, Sop, Berishë, Kelmend, Kastrat; Besim, Përparim etj. si dhe tre emra të gjinisë femërore (simatronime): Vashë, Ajete, Norë, që mbartin në vete simbolikë të dalluar me vlerë historike-atdhetare a ndonjë tjetër.
Për ne nuk dalin aq të pranueshme emërtimet pandajshtesa që ishin përzgjedhur si të përshtatshme, nga Komisioni shtetëror i Mbretnisë shqiptare ose ai i Mbretnisë Italo-shqiptare në vitet përkatësisht 1938, 1942.
Në të vërtetë në Listën e vitit 1938 ndeshim mbi 60 emërtime që sipas komisionit përkatës dilnin të përshtatshme, për ne të diskutueshme, si. p.sh. Begata, Kulaçi, Prona, Hardhija, Vrima, Luani, Gjashta.
Por, gjithsesi, jo të qortueshëm dalin shembujt si: Shkoza, Fshati, Floriri, Kodra, Ura, Kështjella, Shkëmbi, Lisi, Gryka, Shreptima, Liria etj.
Po ashtu të paqortueshëm dalin emrat e tillë përkatës që disa përsëriten edhe edhe në burimin e tretë Emra gjeografikë të RPSH-së, si Kreshtë, Thupra, Rreshka, Bjeshka, Shkambi, Flaka, Sheshi, Purteka, Fatosi etj. madje edhe disa shembuj që në Burimin e tretë përsëriten në rajone të ndryshme, si Dardhë-a, 5 raste, Shtuf-i e Prush-i nga 2 raste, Dushk-u 3, ndërsa Kuç, 6 raste etj.
Me thënë të drejtën, si veçori e përgjithshme lidhur me emërtimet e mësipërme nuk dalin aq çështje të hapura drejt-fjalëfomuese, ngase të gjitha këta emra që më përpara, siç u tha, dalin të formuar në nënfushën përkatëse semantike dhe së andejmi, për nevojë oikonimie transferohen (janë transferuar) si emërtime të vendbanimeve, por sa del i qëlluar a i plotëfuqishëm dhe sa i qëndron arsyes emri i caktuar, si nga ana e brendshme ashtu dhe ajo e jashtme, për t’i dalë zot konceptit të ri që synohet të mbulohet me emëtimin përkatës në funksion vendbanimi, është çështje tjetër. Ky fakt mund të jetë vjegë për diskutim, por për ne është me rëndësi kapshmëria e logjikës (sintakso-morfologjike e stilistike), që gjithsesi emërtimet pandajshtesa duhen pasur mbështetje në ligjësitë formëzuese e fjalëformuese të sistemit emëror të shqipes.
Diskutimi rreth përshtatshmërisë apo mbështetshmërisë së emërtimit të caktuar si emërtim vendbanimi do të dalë gjithsesi më i kapshëm pasi të trajtohen formimet e vendbanimeve sipas mënyrave të tjera, qoftë me ndajshtesim, qoftë me kompozim a me togfjalësha që do të bëhet fjalë ose së trjtauari tash fill, por ia vlen të spikasim të vërtetën, që duhet të zgjojë interes të veçantë edhe raporti i shkallshmërisë kuptimore të tyre që përmbledhtas do të jepet në fund të kësaj analize.
II. EMËRTIMET E VENDBANIMEVE ME PRAPASHTESIM
Emërtimet e vendbanimeve nga Regjistri të formuara me prapashtesim zënë vendin kryesor nga numri i përgjithshëm. Sipas prapashtesave a fundoreve përkatëse të tyre emrat e vendbanimeve për lehtësi studimi (paraqitjeje) na u imponua t’i ndajmë në këto pesë grupe:
së pari, emërtimet me prapashtesat e huaja që shumica prej tyre sot ndjehen si të imponuara bashkë me emrat e vendbanimeve: -ica, -(v)iqi, -ovci (ofc/i -oc/i) , -ova, -eva, -ava(?), me origjinë sllave; -ot, -os me origjinë greke dhe -(a)li/a, -(a)xhi/, –ije, me prejardhje turke;
së dyti, emërtimet me prapashtesat e përvetësuara a të dëshmuara shqipe nga nënfusha e (mikro)toponisë: ishtë, -inë ,-nik, -ore e -tore;
së treti, prapashtesat e shfrytëzuara në iokonime, por të specifikuara për veprimtari të nënfushave të tjera semantike të njeriut,
a) sipas patronimisë - aj,
b) etnonimisë -as, (j)an, -ak dhe
c) sipas mjeshtërisë a profesionit -(ë)s, -ar, -tar, -or;
së katërti, prapashtesat e shfrytëzuara në vendbanime, por të specifikuara për koncepte të tjera si:
a) emërtimet me prapashtesat e emrave të gjësendeve a të mjeteve konkrete: -ore, -(ë)s/e, -ar/e,-ues/e, -je etj.,
b) emërtime me prapashtesat e emrave të nocioneve abstrakte : -i, -im, -ojë dhe
c) emërtimet me prapashtesat e emrave të natyrës emocionale (zvogëlimi, përkdheljeje etj.): -osh, -ush/ë, -oz dhe –th e -zë/-ëz;
së pesti, emërtimet me prapashtesa a siprapashtesa të emrave me prirje specifikimi,vetëm ose kryesisht për vendbanime, si: 1)-ajë, 2) -isht, 3) -sh/-ç, -ash e -esh, 4) -et e -at, 5) -arë, 6)-(i)anë dhe 7) -(i)on/ë.
A. FORMIMET ME FUNDORET A PRAPASHTESAT E HUAJA TË IMPONUARA
Fundoret a prapashtesat më të dalluara të gjuhëve të huaja të imponuara që më së shumti kishin vërshuar emërtimet e vendbanimeve në gjuhën tonë janë:
a) ato me origjinë sllave (që ende ngulfatin formimet në shqipe):-ICA, -(V)IQI, -OVCI, -EVCI, -OVA, -EVA, -AVA(?);
b) ato me origjinë greke -OS e -(J)OT dhe
c) turke: -(a)XHIa e -(a)LIa, -IJE/a.
Në Listën e vitit 1938 ishin në proces për ndryshim një numër i konsiderueshëm i shembujve të papërshtatshëm me prapashtesat sllave, si vijon: me –ICA 21, me –OVA 21, me –IQ 4, eva 2 , -AVEC 10 dhe me ava 1. Është interesant se të gjithë shembujt janë dhënë sipas gjendjes shqiptimore nga masa shqipfolëse, andaj disa shembuj janë aq të deformuar se vështrië se mund të dihet origjina e tyre sllave (bullgare apo serbe). Sidoqoftë, ne vazhdim do të ballafaqohemi me secilen formant veç e v/eç, duke theksuar ekzistencën e tyre në emërtimet përkatëse, si këtu te ne, si në Shqipëri, po me theks në përpjekjen e Komisionit për t’u liruar nga nga shembuj më karakteristikë të kësaj natyre.
a) Emërtimet me formantet me origjinë sllave
1. Emërtimet me -icë/-ica
Me fundore-prapashtesën -ICË (-ICA) sipas Regjistrit te ne dalin 140 emërtime, ndonëse ky fenomen në përdorim të përditshëm në shqipe del detyrimisht i diskutueshëm, prej tyre vetëm 14 shënohen në Regjistër, ashtu, të paprekura fare, madje as nga pikëpamja e shquarsisë. Nja 23 shembuj dalin pjesërisht të modifikuar, ndërsa rreth 100 janë ndryshuar rrënjësisht. Zgjojnë interes disa oikonime, të cilat u zëvendësuan tërësisht si p.sh:
Gollubica (Kodranesh), Kovaçica (Trimor), Grobanica (Fushëlum), Gllavica (Kronas), Luzhnica (Ulëz) etj,
Këtu, siç po shihet asnjë rast nuk ka të bëjë me kalkëzim ose përshtatje, siç janë edhe këto raste që gjithashtu zgjojnë interes, për të cilat Komisioni sigurisht i ka pasur sqarimet përkatëse, si:
Banjica/ Bajëz, Burinca/ Burimzë, Balinca /Balaj, Gjergjica/ Gjergjaj, Llashtica/ Llashtizë, Breznica/ Brezni, Shtarica /Shtarrë, Rudica /Radesh etj.
pastaj edhe disa barsvlerës të diskutueshëm si:
Pashkaj për Paskalica, Gasha (!) për Gushica, Krasniqaj(!) për Dumnica etj,
përkatësisht:
Drinas për Vërmicë, Kronas për Gllavicë, kompozita Gurëkrypas për Tërnavicë; Vitmir për Vërtomicë, Shegëz për Kozaricë.
Në toponiminë e Shqipërisë si oikonime dalin në përdorim afro 100 emra me -ICË fundore, madje disa ende ruajnë formën transparente sllave, dhe kjo tregon për ndikimin sllav edhe atje. Vetëm në Qarkun e Korçës janë afro 20 emërtime të tilla me –ICË fundore. Po i cek vetëm disa shembuj për ne të nënkuptueshëm me ngjyresë pejorative, si:
Babicë, Bradvicë, Grabovicë, Kërpicë, Sericë, Cërkovicë, Greshicë, Karicë, Rapavicë, Lapardhicë, Lomnicë, Guzhnicë etj.
Është e çuditshme se si nuk janë vërejtur ose janë lejuar deri tani emërtimet e tilla që Korçës “Lule të shqiptarisë e të shkollarisë” nuk i kanë hije aspak, apo jo?!
2. Emërtimet me -v/iqi
Edhe emërtimet me fundorin a prapashtesën -(v)IQI që në variantin në funksion kapin shifrën afro 70 sosh, sipas Regjistrit del i zëvendësuar një numër mjaft i konsiderueshëm me këtë formant, mbi dy të tretat nga numri i përgjitshëm. Në të vërtetë, kanë mbetur edhe afro 20 shembuj (katunde) ortografikisht të paprekura që i përkasin momentalisht popullatës me shumicë serbishtfolëse. Mirëpo, janë edhe dy-tre fshatra, të cilët ndonëse i takojnë popullatës dominuese shqipfolëse, për ndonjë arsye, kanë mbetur po me këtë formant fundor të pandryshuar, si:
Jasiqi, Shahiqi e Kopiliqi.
Edhe te ky grup me v/iqi bien në sy përshtatjet që arsyet i di Komisioni, si p.sh:
Laçiqi/ Laç, Isniqi/ Isnik, Papiqi /Papaj, Stançiqi/ Stanaj, Korbiliqi/ Korbaj, Babiqi /Babaj, Kodraliqi/ Kodrinë, Pëpiqi /Pepaj, Raushiqi/ Raush, Llazoviqi /Llazaj, Sopaniqi /Sopaj, Vraniqi/Vranik, Dranashqi Dranash etj.
Pastaj ngjallin kërshërinë edhe zgjidhjet e diskutueshme si:
Pjetërshi për Pjetërqi, Vitushë për Vitushiqi, Kështjellas për Zatriqi, Bjeshkas për Plitkoviqi etj.
Ndonëse ndonjë studiues formantin -iqi e nxjerrë me origjinë latine -icius e jo sllave-v/iq/i, mund të themi se, sotpërsot sidomos te ne, dhe përgjithësisht në gjuhën tonë, del formant jo i favorizuar, madje edhe iritues, nëse dikush tenton ta fusë në fusë përdorim këtë prapashtesë për ndonjë emërtim të ri.
Sidoqoftë, sipas Listës së vitit 1938, i shtrohen prosesit të ndryshimit këto emërtime me –IQI fundore:
Viskiqi, Nikoliqi, Kokodhiqi, Bogiqi dhe Bozhiqi.
Së këtejmi, githsesi në favor të kriterit të marrë nga Komisoni për ndryshimin e emërtimeve me këtë formant del edhe fakti se në Shqipëri nuk ndeshim oikonime të shumta me këtë formant. Gjithsej, në FEGJ (2002) hasëm afro 10 shembuj. Këtu po i shënoj vetëm këta tre-katër:
Kakakarriqi (Lezhë), Gëziqi (Mirditë), Kardhiqi (Korçë), Finiqi (Sarandë) etj.
Mbase edhe kjo shtrirje në rrethe të ndryshme dëshmon se trajtat me –iqi, që dilnin të shumara te ne, sidomos gjatë pushtimit dhe sundimit të viseve tona nga serbët pas Luftës i Botërore, kishin qenë të pranishme më herët edhe në Shqipëri.
3. Emërtimet me -ovac/-ovci
Me fundorin a prapashtesën -OVAC/OVCI, në Regjistër ndeshim afro 100 raste, por që në versionin shqip në funksion në shumicën e rasteve ky formant del i reduktuar në formën -OC (ose në ndonjë rast edhe në variantin e ndërmjetëm -OFC). Pothuajse të gjitha rastet me -OC (-OFC) në Regjistër në versionin e propozuar dalin të ndryshuara. Kanë mbetur të pandryshuara përveç fshatrave Popovci dhe Seoci (me papullatë me shumicë serbishtfolëse).edhe këta, si:
Prekoci, Gurakoci, Preoci, Domaroci, Vërboci, Gllogoci, Miganoci, Dragoci, Rajnoci, Drenoci, Brekoci, Ramoci, Beroci, Drajkoci, Graboci, Hajnoci, Gjinoci.
Siç po shihet Komisioni ka përkrahur me vend mendimin e gjuhëtarëve Sh. Berani, Z. Munishi dhe M. Halimi (të shprehur në Onomastikën e Kosovës) për të mbështetur trajtën popullore shqipe -OC në vend të asaj -OVAC/-OVCI të serbishtes, madje, duke e rrafshuar në mjaft raste edhe formën e mesme -OFC që ende mund të ndeshet në ndonjë shqiptim popullor. Nuk di arsyen pse, sipas Regjistrit, bën përjashtim vetëm rasti Strofc Strofci?
Por, sidoqoftë, mendojmë se edhe trajtat me -OC mund të rishikohen.
Te ky grup emërtimesh del një çështje tjetër e diskutueshme që kërkon sqarim, pse Komisioni ka lejuar që në disa raste të zëvendësohet vetëm fundori C me N ose me S dhe asgjë tjetër, si p.sh.:
Lladroc LladroN, Davidoc DavidoN, pastaj Brestovc BrestoS, Sanoc SanoS, Likofc LikoS, Butoc ButoS, VarigocVarigoS.
Sidoqoftë, rreth kësaj çështjeje do të bëhet fjalë në një tjetër vend po në këtë punim, sepse mendoj se një veprim i tillë del i diskutueshëm, andaj kërkon sqarim.
Edhe disa nga trajtat e propozuara, për mendimin tim, lënë vend për diskutim si p.sh.
Drenësh (Drenoci), Shalës (Shalinoci), Lugas (Rubovci), Hodanaj (Hodonoci), Zogaj (Zhegoci), Nikosh (Nikoci), Drenas (Gllogoci) etj.
Në Shqipëri nuk ndeshim pothuajse asnjë emër fshati me këtë formant fundor, pos rastit Bardhoc (Kukës) edhe ky mbi fjalë-temën e qartë fjalëformuese burimore, që lë përshtypjen se është zhvillim i brendshëm i shqipes, edhe pse më 1938 i shtrohet ndryshimit të fundores C –SH: Bardhosh.
4. Emërtimet me -evac/-evci
Me fundorin a prapashtesën - EVAC/-EVCI që në variantin në shqipe del kryesisht -EC /I (- EFC/I) në Regjistër dalin mbi 30 emra vendbanimesh, prej të cilëve 11 kanë mbetur të paprekur, nëse e konsiderojmë si gjë normale shndërrimin e formantit -EVAC/EVCI në –EFC, në shqipe, si p.sh.:
Turmiqefc, Bolefc, Carefc, Vërshefc.
Sidoqoftë, mendojmë se edhe te këto raste, nëse mbetet në funksion versioni shqip duhet të parapëlqehet rrudhja në -EC si te shumica e shembujve të tjerë, ku është evoluar trajta e ndërmjetme –efc në -EC.
Po shtojmë edhe këtë se edhe te ky grup emërtimesh, në disa raste, vihet re ndryshimi i C-së fundore në –S, si p. sh.:
NisheS për Nishec, DashëS për Dashec, Shtërpës për Shtërpc RrënSë për Rrancë,
që për mendimin tonë kërkojnë sqarim të posaçëm, ngase nuk duket se është zgjidhje e bindshme. Sidoqoftë, bien në sy edhe këto përshtatje, si:
Tygjec për Tugjec, Biçaj Biçeci, Radesh Radasheci
si dhe ndryshimet:
Dritan/ Dobrasheci, Grykas /Tërdeci, Dardhesh /Krusheci e Qafëmal/ Zajçeci
si dhe mbetja e trajtës së mëparshme te shembujt:
Rahovec (serb. Orahovac), Bec, Marec, Tupec etj.
Në Shqipëri, ndeshim afro 30 emra vendbanimesh më -EC fundore. Më tepër në rrethinën e Korçës:
(Kalanec, Rrëmbec, Brazdavec, Bullgarec, Dolanec, Donjanec, Çerenec),
por edhe të shpërndarë gjithandej edhe në vise të tjera:
Shishtavec(Kukës), Gradec (Shkodër), Zvërnec (Vlorë), Kostrec (Permet), Staravec, Kojavec (Dibër), qyteti Pogradec etj.
Gjithsesi ky formant me origjinë bullgare -ovec që te ne e ka të fituar konkurrencën kundrejt formantit –o/vac të serbishtes, te shembujt:
Rahovec (Orahovac), Kushavec (Kushevac), Lipovec (Lipovac), Lubovec (Ljubovac),
por që mbase nuk duhet përkrahur në emërtime të reja, prandaj Komisioni ka vepruar drejt, kur për shumicën e rasteve ka lejuar zëvendësimin e këtij formanti, përkatësisht ka bërë ndryshimin e tërë emrit, duke e emërtuar me emër të ri. Kështu ishte vepruar edhe në Listën e vitit 1938, ku me sa pamë në atë burim me përjashtim të disa shembuj të mbetur pikërisht me –e(v)ci fundore, afro 30 shembuj të kësaj natyre nga numri i përgjithshëm janë zëvendësuar me barasvlerës të rinj.
5. Emërtimet me –EVO/-EVA
Me fundoren -EVO/-EVA (shq. –evë) që në Listën e vitit 1938 dalluam këta dy shembuj Boçeva, Kokreva, në Regjistrin e Komisiionit në versionin e parë të botuar në Rilindje ndeshim afro 30 emra vendbanimesh, mirëpo gjysma prej tyre janë ndryshuar në versionin e dytë, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur po me këtë formant fundor. Zgjon interes fakti se me këtë fundore në Shqipëri sipas Fjalorit 2002 nuk ndeshim emërtime vendbanimesh, pos nja 5-6 rasteve si:
Steblevë (Dibër), Cërnalevë (Kukës), Hashtevë (Gjirokastër) etj.
Mesa dimë edhe rastet që kanë mbetur me -EVË te ne ka kërkesa për t’u ndërruar, qoftë formantin -evë, qoftë duke e ndryshuar (zëvendësuar) tërë fjala.
Edhe për këtë grup bie në sy përshtatja Krushe (për Krushevë mbase më mirë KrushË-A se sa KrushE KrushJA?!), por zgjojnë interes sidomos zëvendësimet e reja si:
Besianë/ Podujeva, Firajë/ Firiqeva, Dukat/ Dugajeva, Dukas /Siqeva, Qëndresë/ Gllareva, Blerim/ Vasileva, Labi /Llapçeva, Prronjas /Lybiçeva, Shqiponjas/ Radisheva.
Duhet parë lidhur me këtë edhe një fakt tjetër, meqë fjala EV në turqishte ka kuptimin shtëpi,venbanim, duhet parë e konstatuar, ka pasur ndikim, apo jo, kjo dukuri në ndonjë emërtim? Në të vërtetë, nga shëmbujt që konsultuam nuk vërehet ndikimi i fjalës turke -EVË (shtëpi) madje as si gjymtyrë kompozite, në funksion siprapashtese.
6. Emërtimet me -ovo/-ova
Edhe me prapashtesën serbe -OVO/-OVA (shq. -OVË fundore) në Regjistër ndeshim nja 40 emërtime, prej tyre mbeten të paprekura 15 sosh, ndërsa të tjerat kanë pësuar, qoftë ndryshim rrënjësor, qoftë të pjesërishëm. Edhe te ky nëngrup, vërejmë përshtatje ose ndryshime përkatëse, si:
Stagovë StagoNë, Çeskova ÇeskAJ, Kurillovë KurillË.
Gjithashtu zgjojnë interes edhe barasvlerësit e rinj zëvendësues si:
Micsokol /Slivova, Kështjellas/ Popova, Arbanë/ Dushanova.
Në Shqipëri ndeshet një numër mjaft i madh vendbanimeve me këtë formant, me sa pamë dilnin afro 50 sosh. Mbase para se të rishikohet qëndrueshmëria e tyre është mirë të konstatohet se pos prapashtesës sllave -OVË a mos ka pasur farë ndikimi, (siç po thuhet) edhe fjalë-siprapashtesë e turqishtës -OVË me kuptim: arë, pasuri e patundshme, siç mund të shpjegohet, qoftë rasti i emrit punove-a (arë pune) në Shqipëri (FGJSSH) si dhe rasti Gjakovë, i cili në serbishte del Gjakovica, rast ky që shkon në dobi të gojëdhanës se fjala Gjakovë vjen nga Jak+ovë = Jak + arë (pasuria e Jakut), por që përkon edhe me serbishten Jakovo (imanje) që do të thotë: pasuri e Jakut. Në Listën e vitit 1938 ishin në process ndryshimi mbi 20 raste me këtë formant fundor.
Sidoqoftë, edhe formanti -OVO duket si mish i huaj në emërtimet përkatëse të vendbanimeve në gjuhën shqipe.
7. Emërtimet -avo/-ava
Me fundoren -AVO/-AVA sipas Regjistrit del një numër i vogël i emërtimeve të vendbanimeve te ne. Me formantin -AVË te ne ndeshim këto katër raste:
Batllavë, Tërnavë, Kosavë dhe Dubravë.
Prej këtyre, vetëm për Batllava sipas Regjistrit nuk propozohet ndryshim, për të tjerat po. Kështu Tërnava mori pagëzimin e ri Shpat, Kosava Ulinë, ndërsa Dubrava, me që si emër ndodhet në tri komuna të ndryshme ka marrë po tre barasvlerës të ndryshëm: Drejanë, Lisnajë, Dushkajë.
Edhe në Shqipëri nuk ndeshim numër aq të madh emërtimesh të vendbanimeve me këtë formant, pos rasteve, si:
Gllavë (Tepelenë, Gravë (Sarandë), Saravë (Lushnje), Moravë (Durrës), Kukucavë, Karavë, (Vlorë), Çerravë (Pogradec);Zhavar (Fier), Parav (Pukë),
por bie në sy se me këtë fundore ndeshim disa emra që emërtojnë mikrotopinime (mal, majë (mali), kullosë, kodër, përrua, pyll ), si:
Bruzhllavë, Gojdavë, Kokogllavë, Kosniravë, Mutravë, Toporavë Saravë, Erravë, Malavë, pastaj: Dunav/ec, Mutrav/ec, Shishtav/ec,
e ndonjë tjetër.
Sidoqoftë, me këtë formant fundor as në Kosovë as në Shqipri nuk ka numera të madh venbanimesh, por nuk është edhe krejt pa to.
Shënim
Studiuesi Nezir Myrta, në një puniom të tij konstaton se edhe studiuesit serbe konstatonin si fakt se prapashtesa –OV, -OVA dhe –AV /-AVA që janë me preardhje thrakase, njëherazi janë prapashtesa të paraardhësve të shqiptarëve dhe kjo dëshmon prejradhjen gjuhësore thrakase, jo ilire të tyre, mirëpo, siç shpjegojnë studdiuesit bashkëkohorë, thrakasit ishin vetëm një fis në kuadër të iliro-pellazgëve.
Sidoqoftë, konstatimet e mësipërme për këto dy prapashtesa a fundore sa kanë të bëjnë me gjurmë të kësaj dukurie apo jo, ia vlen të studiohen. Ndërkaq, ne, lidhur me foljet me prapashtesën – AVË në gjuhën shqipe, kemi shkruar një punim të veçantë, botuar te portali zemra shqiptare.net, përmbledhur në vëllimin Çështje të shqipes standarde lidhur me 28 tema të diskutueshme III,, ku ky formant në raportin ndërndikues shqip/serbisht trajtohet mjaf në hollësi.
b) Emërtimet me formantet me origjinë greke e turke
Emërtimet me prapashtesat -OS e –OT
Janë dy formante, -OS dhe –OT, që i quajnë me origjinë greke, por në raste nga ndonjë studiues shihen edhe si gjurmë ilirishte.
Sidoqoftë, me këto formante të përvetësuara ndeshet edhe ndonjë emërtim venbanimi në shqipe.
a. Emërtimet me -OS
Kështu me prapashtesën –OS, te ne, nuk ndeshej asnjë emërtim vendbanimi në funksion, kurse tash, sipas variantit të propozuar nga Komisioni dalin, për çudi, nja gjashtë emërtime të tilla, si:
Talinos për Talinoc, Grabos për Graboc, Hanros për Hanroc, Butos për Butoc, Sanos për Samoc dhe Brestos për Brestoc.
Prapashtesa a fundorja –OS, del në zëvendësim të formantit OC të trajtave në funksion. S’do mend se ky formant te shembujt e mësipërm ka dalë nga -OVAC/OVCI e serbishtes, por nuk di arsyen pse Komisioni trajtave të tilla u dha ngjyrë si të formantit grek -os? Kjo dukuri jep shkas jo vetëm me u diskutue, por mbase edhe me u korrigjue, apo jo? Përshtatja në shqipe vetëm me ndërrimin e fundores C me S, për mendimin tim, del veprim ndoshta jo i qëndrueshëm, edhe për vetë faktin se fundi i fundit në vetë shqipen kemi një dukuri tjetër, kur -S-ja fundore del në -C, siç janë formëzuar mjaf emra të sendeve konkrete, si p.sh.: shpojcë (shpojsë), ballcë (ballës), përparcë (përparëse) etj. shembuj këta, që dalin të normuar në shqipen standarde. Madje përveç kësaj edhe vetë rasti Bardhoc, mjafton sa për të vënë në ballë kritike veprimin e Komisionit për këtë pikë. Lidhur me këtë përkrah vërejtjen me vend të dr. Zenun Gjocajt, i cili për disa raste të ngjashme si kjo, siç është spikatur edhe në punimin tonë, veç tjerash thekson:
… Nuk do të arsyetonte standardizimi një ndryshim sekondar fonetik, me një të hequr ose të shtuar të një tingulli, sepse me këtë nuk ndryshon semantika e emrit...(Shih, Rilindja, 5 janar 2001, f. 15).
Dihet se me fundoren ose prapashtesën -OS në Shqipëri dalin disa emërtime toponimesh si:
Bagos (Kavajë), Mnos (Peqin), Patos (Fier), Klos (Mallakastër, Mat),
por ky numër nuk është aq të madh aq sa të mund të ndikonte asociacionisht edhe ketëj, që fshatrave tona t’u vëmë bishta të tillë, pa kurrfarë nevoje.
b. Emërtimet me –OT
Edhe fundoren -(J)OT në oikonime e konsiderojnë formant me origjinë greke, por që s’është pa gjurmë edhe në ilirishte. Te ne nuk ndeshim emra vendbanimesh në numer të madh me këtë formant, megjithatë sipas Regjistrit ndeshim këto raste:
Ruhot (Pejë), Kllokot (Viti) dhe Sopot (Gjakovë).
Edhe në Shqipëri ndeshim disa emra me këtë formant si:
Labinot (Elbasan), Obot (Shkodër), Leminot (Korçë) Skaravot (Kolonjë), Sopot (Elbasan ) ose Mal-Milot (Kurbin),
gjithsesi në numër joaq të madh sa të ndikonte në sistem që të arsyetohej dalja e formantit -OT si model për emërtime të reja, apo jo?
Sidoqoftë, nuk përjashtohen ndërndikime fjalësh në raportin shqip/greqisht, por sa i përket ndikimit të formanteve të greqishtes me –OS e -OT, siç e pamë në realitet nuk del numër i madh i shembujve.
2) Emërtimet me prapashtesat -A/XHI, A/LI dhe –IJE/A
Emërtimet e vendbanimeve në gjuhën tonë me formantet me origjinë turke me -(A(XHI, -(A)LI (-LLI dhe –IJE/A, sipas Regjistrit nuk paraqesin kurrfarë pranie te dukshme, megjithatë nuk janë dhe aq pa gjurmë. Sidoqoftë, po i trajtojmë rastet veç e veç.
a. Emërtimet me -(a)XHI
Në Regjistrin në fjalë me -(A)XHI, ndeshim vetëm rastin Llugaxhi,
ndërkaq edhe në Shqipëri ndeshim:
Kullaxhi-u (Mirditë),Lugaxhi (ELbasan), Sukaxhi-a (Le), por hasëm edhe Prongji-a(!) (Gjirokatër) si dhe trajtën Hallvaxhias. (emër lagjeje Berat dhe sot fshat i bashkuar Lushnjë).
Bie në sy edhe trajta Dallxhi (përrua, Krujë).
Sidoqoftë, emërtimet me –(a)XHI si oikonime në gjuhën tonë janë në numër simbolik.
b. Emërtimet me -(a)LI (-LLI)
Në Regjistrin në shqyrtim me prapashtesën ose fundoren –(A)LI ndeshim vetëm rastin: Kodrali, jo të tjerë, prandaj del i saktë konstatimi i R. Doçit se “në tërë Kosovën toponime me prejardhje orientale ka krejt pak” (Bota sot, 8.3.2001 f. 19). Mirëpo, ç’është e vërteta, sipas FEGJ (2002), përveç emërtimeve:
Çaushli-a, ish-fshat sot Shqitas (Korçë) dhe Mem/ël –li (në tri
rrethe: Elbasan,Tepelenë dhe Korçë),
kjo prapashtesë turke ka shtrirje sidomos në trajtën me –(a)LLI, si:
Grecalli-a, Gjakolli-a, Senemelli-a, Kurtalli-a, Kavaklli, Mujalli –a Shëndelli-a, Pashalli-a.
Konstatojmë, edhe pse për nga numri formimet me këtë prapashtesë-fundore nuk delin në numër aq të madh, megjithatë ndikimi i gjuhës turke, në të dyja këto variante, nuk del krejt pa gjurmë, apo jo?
c. Emërtimet me –I ose –IJE/A
Në gjuhën tone dalin edhe disa emra me fundoren-prapashtesën –I, përkatësusht -IJE që përzihen me fjalë të tjera shqipe, po me këtë fundore, por janë disa shembuj emra fshatrash që kanë prapashtesë arabo-turke (-ije), si: Hasmallije, Fliballije. Rastet e tilla pak më në hollësi po i cekim në vijim, si:
1) –I, si: Gri-a, Kurtalli-a, Kovakllia, Tapi-a, Ashkëmi-a Memëli-a pastaj Revani, Papuçi, Sini-a, Salari, Shëndëlli etj,
2) –IJE si: Olije (Guri i Olijes), Bozanxhije, Çestije, Brekije, Fliballije, Xherije, Çizmelije, Pallçije, Rabije, Ramije, Nahije, Ruzhdije, Rrancije, Vasije-t, Sulejmanije, Muradije (lagje Vlorë), pastaj Kakavije Ngrançije, Korije, Drenie Kavanie, Grançie, e ndonjë tjetër.
Sidoqoftë, për ne këtu vlen konstatimi se gjurmë të fjalëve të përvetësuara nga turqishtja ose nëpërmjet saj me këto fundore janë të dukshme, por nuk shprehin prirje shumimi, ashtu si edhe emërtimet me prapashtesat e ashtuquajtura greke –OS e -OT.
B. EMËRTIME VENDBANIMESH ME PRAPASHTESAT E PËRVETËSUARA MBI BAZË ORONIMESH
Në traditën e gjuhës shqipe janë formuar mjaft emra gjeografikë (vendesh) të përgjithshëm e të përveçëm me prapashtesat: -ISHTË, -N/IK dhe -INË, por që janë shfrytëzuar mjaft dendur edhe për formimin e vendbanimeve. Për emërtimin e ndonjë koncepti po nga fusha e toponimisë, por të një karakteri që s’ka të bëjë aq me vendbanime të mirëfillta dalin edhe formimet me formantet -ORE dhe -TORE. Dukurinë e tillë apo rastet me formantet e sapocekura, po i trajtojmë në vazhdim.
1) Emërtimet me -ISHTË
Në burimet tona normative ceken prapashtesat variante:-ishte, -ishtë dhe -isht. Në emërtimet e vendbanimeve sipas Regjistrit del më e përdorur trajta -ishtë, por edhe ajo -isht, për të cilën do të bëhet fjalë veçan më poshtë, në nëntitullin tjetër përkatës. Me prapashtesën -ISHTË zakonisht emërtohen oronime, vendi ku ka shumë objekte-gjëra, sipas llojit të cekur në temën prodhuese (motivuese), mirëpo kjo prapashtesë, siç u tha, është shfrytëzuar edhe për emërtimin e ndonjë vendbanimi. Në Shqipëri, edhe sipas Listës së vitit 1938 edhe aktualisht me sa pamë, dalin mbi 10 oikonime me–ishtë (ishte)fundore, ndërsa në Kosovë, sipas Regjistrit të Komisionit, dalin dyfish më shumë, afro 20 sosh. Shumica e rasteve kanë temë të qartë motivuese, p.sh.:
Dardhishtë, Gurishtë, Fierishtë, Ujnishtë, Qarrishtë, Malishtë, Ranishtë, Blinishtë, Lajthishtë, Arrishtë, Landishtë, Pemishtë etj.
Sipas burimit 2002 mbizotërojnë emërtimet jooikonime me formantin –ISHTË, ngase aty shihet njëfarë oponence me trajtën –ISHT.
Meqë kjo prapashtesë (-ISHTË) në mjaft raste dilte dhe del e barasvlershme me trajtën -ISHTE të gjuhën serbe, ka studiues që të dytën e quajtën formant me origjinë sllave, por ka edhe të tjerë, që pa mohuar ndërndikimet, variantet -ishte/ishtë/isht i konsiderojnë si reflekse të ilirishtes në shqipe.
Sidoqoftë, për mendimin tonë trajta me -ishte që ka sot për sot njëfarë sifryme serbishteje, sepse në atë gjuhë në këtë formë ka përdorim të gjerë, nuk del fare e nevojshme të përdoret në gjuhën tonë të sotme letrare, kur nocionet gjegjëse i mbulon plotësisht, qoftë trajta ishtë, qoftë ajo -isht apo ndonjë formant tjetër barasvlerës, prandaj, për mendimin tonë, nuk është dashur fare të figurojë trajta -ishte as në gramatika, as në burime të tjera normative si trajtë e favorizuar. Kështu më duken të tepërta rastet oronime: fidanishte e punishte, por edhe edhe: egjërishte, farishte, fasulishte, gështenjishte, plepishte, që figurojnë krahas atyre me -ishtë në Fjalorin e shqipes së sotme.
Sidoqoftë, për ne është me interes të dihet fakti se trajta -ishtë del si formant i përvetësuar për emërtimin e oronimeve në shqipe, por edhe për disa oikonime, pa marrë parasysh faktin se për mbulimin e dy koncepteve paraqet si pengesë homonimia e trajtave. Pikërisht, për shkak të fenomenit të homonimisë, mund të dalin çështje që lypin sqarim. Edhe në Shqipëri për oikonime del e përdorur prapashtesa -ishtë, por në raport me variantin -ISHT përdorimi i saj është pesë herë më i vogël. Kjo çështje do të sqarohet më saktësisht, kur të bëhet fjalë për emërtimet e venbanimeve me formantin -isht, në nëtitullin përkatës, po në këtë punim.
2) Emërtimet me -(N)IK
Formimet e vendbanimeve me prapashtesën - NIK (-IK) dalin të dëshmuara mjaft herët. Xhuvani Çabej shënojnë këta emra të hershëm topikë me -IK fundor:
Belik, Cërrik, Koplik, Leskovik dhe me -NIK: Dushnik (Berat), Lunik (Elbasan), Sojnik (Vërçë), Ujanik (Skrapar).
Edhe R. Mulaku shënon si raste të hershme toponimet:
Kasnik (Elbasan), Krashnik (Berat), Ujanik (Gjirokastër).
Në Regjistër të Prishtinës, dalin të shënuar me -IK/-NIK fundore nja 25 raste. Bien në sy tri raste kur emrat e mëparshëm me -IQ gjejnë zgjidhje në shqipe me këtë formant si p.sh.:
Bardhanik (Bardhaniqi), Trakanik (Trakaniqi) dhe Barbanik (Barbaniqi,
fakt ky që dëshmon për përvetësimin ose favorizimin e këtij formanti nga Komisioni. Si raste të përvetësimit të këtij formanti në gjuhën tone, po i cek edhe shembujt: Besnik e Fisnik që si emra mode kanë formëzuar oikonime përkatëse si Kosovë ashtu më parë edhe në Shqipri.
Në Listën e vitit 1938 ndeshim këto emërtime me –IK fundore: Toranik, Ravnik, Kreshniku, Kamniku, Dersniku, Ziboniku.
Sipas Regjistrit të Komisonit të Prishtinës, zgjojnë interes edhe rastet me -N/IK të dala nga përshtatja, si:
KunAvik për Kunovik, Pusnik për Pustenik, Kryenik për Kërvenik, Rreznik për Reznik, Vajnik për Vojnik.
Edhe pse bien në sy edhe nja 7 raste të ndryshimit (zëvendësimit) të formave me -NIK fundor si p.sh.:
Gjyrgjeviku i Madh (Martiras) , Gjurgjeviku i Vogël (Elezaj) , Brestoviku (Gurinë), Brezheniku (Lagja Dardania), Tërsteniku (Trefis), Kozniku (Pyllnajë), Tërsteniku (Mollkuqi),
nga shembujt e mësipërm si dhe rastet që janë nja 15 sosh, në mos qofshin më shumë, në Shqipëri (edhe te ne) si:
Besnik (Sarandë) Sojnik (Gramsh), Ujanik (Sarandë) etj,
dëshmojnë se ky formant del i përvetësuar në shqipe, pra, edhe për formimin e disa vendbanimeve.
Ndërkaq, ndonëse sipas R. Doçit te Halnik (për Hajnoc) ka gjurmë ilirishte, për shkak të interferencës së saj me sllavishten, siç thonë disa studiues, s’di sa mund të arsyetohet favorizimi i emërtimeve të reja me këtë formant, edhe pse në burimin 2002 (Shqipëri) ndeshim mbi 3o shembuj (jo të gjithë oikonimikë) me këtë fundore, kur, siç do të shohim, ofrohen formante të tjera më të specifikuara për këtë destinim oikonimie, apo jo?
3) Emërtimet me –INË/ -IN
Me prapashtesën INË dëshmohen mjaft herët në gjuhën tonë disa toponime dhe patronime. Xhuvani - Çabej përmendin:
Babinë, Jagodinë, Lalinë, Malinë, Rogozhinë,
ndërsa R. Mulaku shënon rastet: Fundinë, Dedinë, Sutinë, ndërkaq si patronime shënon: Hutinë e Trashinë.
Sipas Regjistrit, formimet me këtë formant janë në numër të konsiderueshëm. Në funksion, dalin afro 30 shembuj. Prej tyre mbesin të paprekura nja 14 emërtime të vjetra si: Prishtinë, Muzeqinë etj., ndërsa 11 raste me -INË fundore, sipas Regjistrit të Prishtinës, dalin të ndryshuara, pothuajse tërësisht.
Zgjon interes fakti se nja 16 emërtime të reja janë përftuar mbi fjalë-tema të shqipes, prej tyre 3 zëvendësojnë format me fundore të njëjtë si p.sh:
Gjeraçina (Dragaçinë), Tumelina (Tumiqinë), Gjelbina (Sllatinë),
ndërsa 13 të tjera zëvendësojnë barasvlerës me formante të tjera.
Krahaso:
Çelinë (Jelloci), Vraninë (Vranishta), Çeltinë (Novalani), Terinë Torina), Gurinë (Brestoviku), Kodrinë (Kodradiqi), Thatinë (Svërka), Shpatinë (Gërnçari), Kuqlinë (Kuçica), Ulinë (Kosava), Rrezinë (Zagërma), Trinë ((Tirinca), Butinë (Dobrusha).
Në Shqipëri ndeshim mbi 20 emërtime me këtë formant fundor, si p.sh.:
Sllatinë, Zavalinë, Babinë (Tropojë), Kosinë (Permet) Vrinë (Sarandë) etj.
Ndonëse disa studiues këtë formant e konsiderojnë me origjinë sllave, por që ka gjurmë ilire, ne për shkak të gjerësisë së përdorimit në nënfusha të tjera semantike, e quajtëm prapashtesë të përvetësuar për emërtimin e vendbanimeve.
Në Listën e vitit 1938 ceken a fro 20 shembuj, shumica prej tyre mund të rekomandohen si trajta të drejta, të përshtatshme edhe sot.
Është me interes të ceket raporti i kësaj trajte me variantin -IN që del i identifikuar në mjaft emërtime të vjetra si:
Bulin, Demastin, Scodrin, Parthin, Patin, Fangin, Bregasin, Shkumbin,
të cekura nga M. Domi si dhe Burrin për Burica të cekur nga R. Doçi. Në burimin 2002 ndeshim disa emra me –IN fundore, si Peqin, Marin etj. Në të vërtetë, prof. R. Doçi, megjithatë i propozon edhe këto trajta të reja me -INË fundore:
Bakçinë, Klinçinë, Gurthinë, Barainë, Gurçinë.
Sidoqoftë, ky formant del dyvariantësh -INË/ dhe -IN, prandaj ka mundësi manipulimi me të dyja këto forma, por për dmërtime të reja oikonimesh nuk paraqet fjalëformues, apo jo?!
4) Emërtimet me -ORE e –TORE
Prapashtesat -ORE dhe -TORE i kanë të përcaktuara nënfushat e veta semantike edhe në kuadër të emërtimeve onomastike, por jo të vendbanimeve.
Kështu ndërsa prapashtesa -TORE (e krahasueshme me formantin e latinishjtes -torem) del e specializuar për emërtimet e vendshërbesave, tipi: vëgëltore, tjerrtore, mishtore etj. për emërtimin e vendbanimeve nuk del prodhimtare.
Ndërkaq, prapashtesa -ORE, e cila është më e ngarkuar për emërtimin e sendeve a të mjeteve të punës, përdoret edhe për emërtime vendi, por të një tipi të veçantë. Emrat e tillë kanë sinonimi me trajtat me prapashtesës -ishtë e -najë, si p. sh.:
tepore (tepishtë), ullishtore (ullishtë), groshnore (groshnajë), tepore (tepishtë), grunore (grunajë e grunishtë,
por gjithsesi me koncept të zvogëlimit në krahasim me formimet me -ishtë e -najë. Në të vërtetë në Listën e vititi 1938 janë përfshirë disa emra që më fort kemi të bëjmë me vendshërbesa ose mikrotoponime, si:
Theknore, Farkëtorja, Shulorja, Pjeshkorja, Verore, Dimnor
e ndonjë tjetër.
Sidoqoftë, kjo prapashtesë nuk del e parapëlqyeshme për emërtime vendbanimesh, prandaj edhe rasti Brezore (nga Regjistri i Prtishtinës), si emërtim fshati s’di sa mund të konsiderohet si rast i mbështetur, kur kemi mundësi të tjera më të pëlqyeshme fjalëformuese për konceptin e kërkuar të vendbanimit?
Sipërfundim
Për këtë grup emërtimesh mund të jepet si vërejtje e përgjithshme se ndërsa prapashtesat -ishtë, -(n)ik dhe –inë/-in dilnin në barasvlerësi të krahasueshme me prapashtesat pothuajse identike të serbishtes me formë të ngjashme, prapashtesat -ore dhe -tore duket se janë kryesisht zhvillim i brendshëm i gjuhës sonë, pa hyrë në interferenca të hershme paraletrare që mund të ketë pasur shqipja me gjuhë të tjera të vjetra në kontakt.
C. EMËRTIMET MBI BAZË TË EMRAVE ME
PRAPASHTESAT E PËRVETËSUARA
PËR KONCEPTE
NGA VEPRIMTARIA E NJERIUT
Emrat sipas veprimtarisë së njeriut, që do të thotë se kanë të bëjnë me botën komunikative e veprimtore të tij sipas prapashtesave përkatëse më të përdorura a të specifikuara i ndajmë:
së pari, në emra që emërtojnë patronime (mbiemra familjarë, ofiqe e llagape), ku, sidomos në kohën tonë, del më e spikatur (e specializuar) prapashtesa -AJ,
së dyti emërtimet e njerëzve sipas prejardhjes a vendbanimit me prapashtesat më të njohura: -AS, -J/AN, -AK dhe
së treti, emërtimet e njerëzve sipas profesionit a veprimtarisë që ushtrojnë me prapashtesat më të specifikuara: -(ë)S, -AR e -TAR, -OR(!).
1) Emërtimet me -AJ
Për emërtimin e patronimeve (emrave familjarë) përdoren disa prapashtesa, por ajo më e dallueshmja që është lidhur arbitrarisht edhe me formimin e emrave të vendbanimit është formanti –aj. Madje kjo prapashtesë sipas Regjistrit në shqyrtim del prapashtesa më e shfrytëzuar në krahasim me të gjitha sishoqet e veta. Gjithsej, sipas Regjistrit (2005), janë 120 raste të zgjidhura(!) me këtë formant që në krahasim me totalin, kundrejt numrit të përgjithshëm të emërtimeve në atë burim, arrin 8.02%. Dihet, siç është konstatuar nga studiuesit, se ky është formant autokton i shqipes, ndonëse nxit interferencë me prapashtesën latine -anius, përkatësisht -agni (shqipto: anji) te italishtes.
Ç’është e vërteta, do të ishte me interes për gjuhësinë tonë që formanti i latinishtes -an/ius (it. anji *anjë) të studiohet në raport me formantin patronimik të shqipes, jo aq me: anj (-aj), por sidomos me formantet oikonimike: -ajë dhe -anë. Sidoqoftë, formanti -aj në shqipenm e sotme del i specializuar në radhë të parë për formimin e patronimeve, së këtejmi me një proces ndërlidhës ka kaluar apo mund të kalojë ose të arsyetohet në raste të veçanta edhe në emërtime të vendbanimeve. Pikërisht, ky proces i kalimit, d.m.th. kur një patronim më -aj mund të formëzohet si emër vendbanimi ka nevojë të sqarohet. Sipas rregullit, emri a mbiemri (ofiqi) i caktuar (është fjala për antroponim) pa prapashtesën -AJ duhet së pari, me marrë cilësinë e mbiemrit të familjes së ngushtë (ndërkëmbyeshëm me fundoren e njëjësit emrit të shquar përkatës: i, u, a / ja, ndërkohë të familjes së gjerë dhe vetëm pastaj me zgjerimin e familjes, me të zotëruarit e cilësisë së patronimit të mirëfilltë dhe së andejmi sipas rrethanave të caktuara mund të kalojë si koncept edhe për emërtimin e një vendbanimi, të një lagjeje a të një katundi, ku banuesit me të njëjtin patronim i japin atë emër vendbanimit apo fshatit të ri, zakonisht në rast shpërnguljeje e sforcim ngulitjeje, sidomos kur vendbanimi përkatës deri atëherë ishte i paemërtuar. Kështu, b.f. emri vetjak Bardh ose Ukë që mund të kalojë njëherë si mbiemër i familjes së ngushtë Bardhi ose Uka, nga shumimi i familjes mund të cilësohet po ai emër si patronim Bardha(!) a Uka, përkatësisht Bardhaj ose Ukaj dhe së këtejmi, siç u tha lagja a katundi mund ta marrë emrin Bardhi ose Bardhaj, Uka ose Ukaj. Ky është ai sirregulli konspektor që arsyeton formimin, më drejt formëzimin e vendbanimit përkatës me -AJ fundore, e jo formimi me analogji pa kriter fare.
E theksova mbase me tepri procesin e formëzimit nga emri vetjak (antroponimi) deri te formëzimi si emër familjar (patronim) e së andejmi tek emri i vendbanimit (oikonim), dhe kjo m’u duk e nevojshme të ndalem një çikë më shumë në këtë çështje, sepse pikërisht në këtë pikë dalin të diskutueshme shumica e emërtimeve me -aj të shënuara në Regjistrin e Prishtinës (2005) si emërtime vendbanimesh si edhe në të gjitha burimet e tjera kushtuar kësaj teme. Ishte punë jo e mirë pse logjika e tillë e procesit, siç u cek prej nesh, nuk është respektuar nga asnjë komision më përpara, madje as nga Komisioni i Prishtinës i burimit 2005, pasi në mbi 100 raste mungon pikërisht baza paraprake e emrit familjar (patronimit).
Mbase për një lëshim të tillë a mosrespektim të këtij procesi, që bie ndesh edhe me kriterin e parimit: toponime të burimit patronimik, të cekur edhe nga të tjerë dhe nga vetë ai Komisioni, nuk mund të fajësohet askush, sepse për këtë do të kenë ndikuar faktorë objektivë e subjektivë që nuk kanë mujtë me u anashkalue pa ndonjë studim të mirëfilltë kritiokë si ky yni. Pra s’mund të fajësohet askush as Komisioni i Prishtinës, sepse:
Së pari, tradita ishte e tillë, ngase më parë në Shqipëri, sipas Listës së vitit 1938 ishin afro 90 emërtime fshatrash të krijuar më –AJ, që konsideroheshin si emërtime të ashtuquajtura të përshtatshme për implementim. Mirëpo, megjithatë me sa pamë, afro 10 shembuj ekzistues me -AJ prej tyre, për shkak të papërshtatshmërisë së temës ishin ndryshuar me trajta të tjera.
Së dyti, jo vetëm nga ajo traditë e mëhershme, por edhe në Shqiprinë e sotme mesa pamë nga Fjalori (2002) dalin mbi 150 shembuj më –AJ, që aktualisht janë në funksion aktiv vendbanimi.
Së treti, në Kosovë, gjatë Luftës II Botërore qenë formuar dy emra qytetesh, pikërisht me këtë formant -AJ: Ferizaj dhe Skënderaj dhe për parregullsinë(!) e përdorimit të formantit -AJ në këto raste askush nuk ka reaguar, sepse motivi jashtëgjuhësor ishte më favorizues se ai i brendshmi, siç u cek më sipër prej nesh. Në të vërtetë, emri familjar Ferizi, ka ekzistuar, por jo si patronim Ferizaj, ndërsa për rastin Skënderaj, motivi kryesor ishte emri i lavdishëm Skënder (Skënderbeu!). Pra edhe pse mungonte tradita e oikonimeve me prapashtesën –AJ, këta dy shembuj mund të kenë shëbyer si shembuj model (!), apo jo?!
Së katërti, ka ndodhur mbase edhe keqkuptim ose ngatërresë konceptesh në raportin patronim/oikonim, ngase, është e vërtetë se pas Luftës I Botërore, që në KLSH në Shkodër, e përgjithësisht në Shqipri formanti –AJ rekomandohej për emërtime patronimesh dhe së këtejmi pas Luftës II Botërore, sidomos te ne si zgjidhje ndaj barasvlerësve patronimikë të serbishtes me bishtat e dhunshëm –v/iqi që i pati vënë përpara administrata serbe(1912-1941) të përforcuara në kohën e Kralevinës SKS, pothuajse një shumicë e konsiderueshme e familjeve shqiptare si zgjidhje barasvlerëse për heqjen a neutralizimin e formantit të huaj iritues, gjatë regjistrimit të parë, pas Çlirimit(!)(pas LDB)), me sugjerimin e disa intelektualëve udhëheqës shqiptarë të kohës, si Zekiria Rexha etj., zgjodhën me të drejtë si zgjidhje-rekomandim pikërisht prapashtesën –aj, si zëvendësim barasvlerës të përshtatshëm patronimik. Mirëpo edhe pse këtu pati teprime, jo vetëm në fushën e patronimeve, ngase në raste, kjo u bë më tepër nga nevoja e jashtme se ajo e brendshmja e gjuhës sonë, sepse te rastet e tipit në vend Hoxha për Hoxhiq doli Hoxhaj, në vende Kastrati për Kastratoviq - KastaratAJ, Gashi – Gashiqi GashAJ, e kështu me radhë, por edhe pse jo njëkohësisht, është intersant se kjo prapashtesë në këtë periudhë nuk del e përdorur pothuaj fare për oikonime të reja (përveç rastev e Ferizaj e Skënderaj, por më vonë, në kohën tonë, arbitrarisht, fare pa konktroll, kaloi në përdorim enorm edhe në fushën e emërtimeve të vendbanimeve.
Së pesti, për një invazion të emërtimeve të vendbanimeve me –AJ edhe te ne mund të ketë ndikuar fakti që asnjëherë deri tashti kjo temë në gjuhësinë tonë nuk është trajtuar teorikisht në gjerësinë e thëllësinë e duhur, prandaj edhe nga mosnjohja e rregullave të formimit me prapashtesim të vendbanimeve në shqipe kanë ndodhur teprime, siç është edhe rasti i përdorimit enorm të prapashtesës –AJ në oikonimi edhe në Regjistrin e Prishtinës, pas Çlirimit (1999) edhe pse në këtë fushë semantike nuk del i speciafikuar ky formant. Kështu pa gjykuar pasojat që mund të ketë shtylla bazike e strukturës fjalëformuese e gjuhës sonë, formanti -aj u ngarkua edhe edhe në një fushë krejt tjetër semantike kontaminuese që nukderi atëherë te ne nuk i takonte.
Së gjashti, për një numër enorm të emërtimeve iokonimike me –AJ, mbase është menduar që emërtimet e vendbanimeve duke qenë kategoria me qëndrueshme afatgjate e sistemit emëror, ashtu si edhe qëndrueshmëria historike e aktuale e prapashtesës –AJ, ashtu si edhe në Shqipri është menduar se homonimia kantaminuese: patronimi//oikonimi, nga vetë konteksti nuk do të jetë aq e qortueshme, ngase vetë konteksti do ta bëjë këtë ndarje, apo jo?! Fundi i fundit mbase është menduar se kjo homonimi do të jetë më e pranueshme dhe më e lehtëzgjidhshme me mjete vendëse sesa se me i lënë emërtimet me prapashtesat e huaja, apo jo?!
Sido që të jetë, kemi mendimin se po t’i kishin qenë të njohura kriteret e sotme me argumentat që u cekën ose do të ceken e përsqarohen edhe më poshtë, sigurisht hartuesit e mëparshëm si dhe Komisioni i Prishtinës, së paku do të ishin hamendur apo do ta kishin shtuar kujdesin për mos me lejue numër kaq enorm homonimesh me prapashtesën -AJ.
Po cilët ishin ose janë ata argumenta si randesë kuptimore? Si përgjigje po e marrim patronimin DEMAJ, i cili gjithsesi është i pranishëm dhe i njohur në realitetin tonë gjuhësor. Ky formant ndeshet aktualisht në konkurrencë të shumfishtë me formante të tjera barasvlerëse brenda vetë nënfushës kuptimore të patronimisë, si:
e para, me të ashtuquajturën prapashtesë zero (d. m.th. me formantet shquese të emrit), si p.sh. DemI/ (nga Dem-), DemiU ose DemiA (si AliU a AliA); DemA (nga Demë) ose Demai (sikurse Thoma ThomaI);
e dyta me prapashtesat e tjera të mirëfillta të patronimeve të gjuhës sonë si p.sh.: DemAÇI, DemAKU, DemUSHI, DemJANI, DemOCI, DemÇI, DemSHI, DemARAKU, DemÇOLLI etj. dhe
e treta, që është edhe më me shumë interes, me prapashtesat zakonisht të imponuara ose të përvetësuara nga gjuhët e huaja, si b.f: DemOLLI, DemALLARI, Dem(A)LLIU, DemOSi, DemIÇI, DemiISHI, DemOVI, DemOVSKI, DemoVIQI, DemOVITI e ndonjë tjetër, prapashtesa këto, të cilat në parim mund të zëvendësohen fatlumnisht, me prapashtesën –AJ, pa lënë keq asgjë. Sidoqoftë, kësaj dukurie ia kushtojmë edhe sqarimin përmbyllës si më poshtë.
Sipërmbyllje ose sqarim i domodoshëm
Edhe pse mund të themi se për emërtime të reja (si trajtë përfaqësuese) forma me –AJ, si p.sh Demaj subjektivisht e ka të fituar konkurrencën, kur kemi parasysh tërë këtë ndërlikueshmëri konkurrente me formantet e tjera rivale, të cilat faktikisht ende veprojnë, atëherë mund të themi me plotgojë që spostimi i funksionit të këtij formanti në një fushë krejt tjetër semantike, siç ndodhi pa nevojë të domosdoshme ngarkesa me konceptin iokonimik, sigurisht do të dëmtonte ose e ka dëmtuar vërtet shumë atë luftë kunkurrente ndaj rivalëve të sapopërmendur dhe njëherazi do ta dëmtonte me siguri edhe modelin tashmë të përvijëzuar e të qëndrueshëm në kuadër strukturës përkatëse standarde emërformuese për nënfushën e caktuar semantike, të arritur aksiomativisht në kohën tonë jo pa histori përdorimi dhe gjithsesi, jo pa nevojë.
E dyta, është me interes të dihet dhe të dallohet nevoja e brendshme e gjuhës nga ajo e jashtmja imponuese rreth përdorimit të formantit -AJ. Këtu e shohim të nevojshme të sqarojmë paksa këtë ndërliqje me shembuj konkretë. Sa për ilustrim po cek mbiemrat familjarë të tipit:
Hoxha, Gashi, Bajraktari, Kastrati, Krasniqi, Sopi, Shala etj.
Është e vërtetë se emrat e tillë nuk përdoren si antroponime, pra nuk u vëmë pasardhësve tanë emra të tillë vetjakë, siç veprohet b.f. me emrat Bardh a Ukë, Agim, të cilët përtërihen, prandaj kur përtërihet emri familjar (ndër breza), atëherë normalisht mundet me marrë formantin -aj, në shenjë dallimi familjar për nevoja të brendshme të gjuhës, nevojë kjo që nuk del te rastet e emrave jovetjakë: Hoxhë, Bajraktar, Krasniq, Gash etj. Mirëpo, si shpjegohet kjo dukuri, pse ndodh që në realitetin tonë gjuhësor të ndeshim emra joantroponimikë me –AJ fundore të tipit Hoxhaj a Gashaj? Çfarë nevoje i lindi ata?
Sigurisht kjo dukuri, që paksa u cek më parë prej nesh, ia vlen të sqarohet edhe më. Në rastet e tilla del qartë imponimi nga nevoja e jashtme e gjuhës, ngase ajo e brendshmja mungon, gjithsesi nuk motivon. Pra, është e vërtetë, se sunduesit e huaj, me administratat e tyre imponuan formantet speciale të gjuhëve të veta edhe mbi patronimet e tilla, kështu dolën formantet shtuese -OLLI (turke), -(V)IQI (serbe) -OV/SKI (bullgaro-maqedone) etj.
Kjo, pra, është arsyeja që edhe te familjet shqiptare, patën dalë format si: b.f.: Hoxholli, Hoxhallari, Hoxheviqi, Hoxhovski ose Gasholli, Gashiqi, Gashovi a Gashevi etj. dhe së këndejmi shqipërimi në përkthim bukval nga –olli, iqi etj. u reflektua bashkë me prapashtesën speciale patronimike shqipe: –AJ: Kështu nga Nga N. Koxholli oseN. Hoxheviqi doli Hoxha + AJ –N. Hoxhaj, nga Në Gashiqi, doli N. Gashi +AJ N. Gash/i/AJ, N. Gashaj, e kështu me radhë. Dhe me rastin e rikthimit të mbiemrit në shqipe fundorja -AJ mbeti si barasvlerës i përdorshëm për të mbuluar hapësirën që mbulonin (në përkthim) formantet e imponuara nga gjuhët e huaja.
Së këtejmi, format e tilla me -AJ nga patronimet e tilla, jashtë struktures vetjake të shqipes), aty-këtu në raste kanë mbetur të reflektuara edhe si emërtime vendbanimi. Gjithsesi, është për çdo kritikë që në jetën tonë të re oikonimike të ndërfuten emërtime të reja vendbanimesh, siç është vepruar pa dashje nga hartuesit në Shqipri e Kosovë e kudo, si: Gashaj, Hoxhaj, madje për analogji Krasniqaj (!!!!) etj.
E treta, edhe një fakt tjetër duhet pasur parasysh në këtë kontekst. Mbarë treva jonë i ka takuar apo jo, sferës ku kishte traditë formimi i patronimeve më -AJ e së këtejmi dhe i oikonimeve me prapashtesën –AJ?! Lidhur me këtë përkundër dëshirës sonë që të ndeshim gjurma të kësaj dukurie rreth oikonimeve, e vërteta dëshmon ndryshe. A. Kelmendi, b.f. për emërtimin që del në Regjistër në trajtën: Bogët (serb. Boge (Bogiç) e propozon trajtën Bogaj) dhe shton sqarimin që emërtimi Bogë i Malësisë së Kelmendit në Rugovë merr prapashtesën -AJ, andaj duhej shënuar e shqiptuar Bogaj, ndërsa Nuhi Vinca konstaton se në zonën e Strugës nuk është e njohur prapashtesa -AJ as në patronime, d.m.th. si prapashtesë shumësie, megjithatë sot për sot, por edhe më parë por tash të shumuara, ndeshim jo pak patronime, por edhe vendbanime me prapashtesën –AJ, gjithandej mbarë trojeve shqiptare.
E katërta, po e përmend edhe një fakt tjetër, ndërlidhur me raste historike të gjuhës sonë. Siç dihet nga historia ndeshim emrat patronimesh të vjetra me fundorin -A ose -I, siç janë familjet e dëgjuara: Gropa (Zaharia Gropa), Balsha (Gjergj Balsha), Topia (Tanush Topia), Bushati (Mahmut Pashë Bushati), Boçari (Mirko Boçari) etj., pastaj edhe emërtime të tjera si Zoga, Vata, Bleta, Koxha, Pula etj. Është e vërtetë që në kohën tonë emërtimet e familjeve të tilla pothuaj normalisht i shënojmë me -AJ fundore si p.sh. familja Gropaj, Balshaj, Topiaj, Boçaraj, Bushataj, mirëpo kjo nuk na jep të drejtë që edhe emërtimin e fshatit (vendbanimit) përkatës ta emërtojmë paraprakisht me -AJ, si p.sh Bushataj (Bushati) ose Vataj (Vata), Bletaj (Bleta), Koxhaj (Koxha), siç kanë bërë komisionet përkatëse, sepse dihet mirëfilli që emri i fshatit edhe sot e kësaj dite në realitet del vetëm me fundoren -A ose I, dhe për ta ndryshuar atë me -AJ fundor s’kemi kurrfarë nevoje as të brendshme as të jashtme, ngase familjet e tilla nuk ekzistojnë me po atë emërtm, apo jo?!
Në kuadër të kësaj, për mos me nxitue po kujtojmë edhe një fakt tjetër që e sjell dr. Rexhep Doçi (shih: Bota sot, 8.I.2001, f. 19). Ai konstaton se mjaft fshatra mesjetarë dokumentohen parësorisht në formën -A fundore, p.sh:
Bala, Zoga, Bardh-Zoga, Duka, Floka, Shpata, Bala, Plaka, Riza, Alba etj.,
prandaj edhe nga kjo anë na bëhet me dije se prapashtesa -AJ nuk vinte si trajtë e domosdoshme për emërtimin e vendbanimeve përkatëse as në të kaluarën, por parësorisht ajo dilte e implementuar për patronime.
E pesta, edhe diçka duhet pasur parasysh. Kemi raste kur prapashtesa -aj, sidomos në kohën tonë, del në stilin bisedor dhe përdoret gjithsesi në koncep të shumësisë a të emrit kolektiv si b.f. Isha te hoxht a hoxhajt, te bajraktart a të bajraktarajt, forma këto të lejueshme në stilin përkatës, por edhe kjo dukuri nuk na jep të drejtë që në aspektin e stilit zyrtar ta ndërrojmë menjëhershmërisht emërtimin e patronimit ose të emërtimit e rastësishëm të familjes së gjerë me -AJ fundore në oikonom zyrtar me –AJ fundore. Këtë gjë as që duhet menduar. Kështu themi, kur kemi parasysh faktin që elementi -aj nuk i takon botës së oikonimeve drejtpërdrejt (Hoxha, Bajraktari), por në radhë të parë i takon fushës së patronimeve pa prekur në emërtimin gjeografik, siç u cek disa here edhe në këtë punim.
E gjashta, është shumë me interes që në këtë kontekst të trajtohet raporti i prapashtesës patronimformuese -AJ me trajtën -AJË toponimformuese. Prapashtesa -ajë, siç do të vërtetohet më poshtë, konsiderohet me të drejtë si prapashtesë e vjetër (anase) e gjuhës sonë, e pëdorur parësorisht për toponime. Prandaj në këtë kontekst duhet parë sa ka elemente kontaminimi në mes të dy formave -AJ e –AJË. Sidom os kjo duhet parë në të shënuarit e emrave përkatës në shqyrtim, siç mund të jenë rastet Zotaj a Zotajë, Zogaj a Zogajë etj.
Fundja njëfarë interference shihet edhe në dukurinë e shqiptimit popullor të emrave të qyteteve Skënderaaj Skënderaj/Ë!, Ferizaaj Ferizaj/Ë!, ngase shqiptimi del sikurse Firaaj/Firajë, Lisaaj/Lisajë etj., ndonëse zyrtarisht e normativisht është bërë e bëhet presion në shqiptimin patronimik me -AJ. Kjo tregon ngulitjen e prapashtesës –AJË shumë më parë në gjuhën tonë popullore me prirje specifikimi për emërtime toponimesh, mirëpo lidhur me këtë, do të bëhet fjalë paksa më hollësisht në një vend tjetër po në këtë punim, kur do të merret në trajtim grupi i fundit i formanteve me prirje specifikimi për emërtimin e vendbanimeve në gjuhën shqipe.
E shtata, është e vërtetë se në tekstin e versionit të parë, që paraqitej nga Komisioni (2000), pos rasteve Ferizaj e Skënderaj nuk ndeshej numër i madh i vendbanimeve më -AJ fundor, kurse në versionin e dytë të propozuar të Komisionit dalin mbi 100 shembuj me këtë formant, d.m.th. pa pasur fare si mbështetje emërtimin paraprak të patronimit(!!??) dhe kjo bie në kundërshtim, siç u tha më sipër, edhe me vetë parimin e burimit patronimik të theksuar nga Komisioni në fjalë (2005) lidhur me përdorimin e formatit -AJ.
Fundja, meqë në të kaluarën nuk është bërë diferencim ndërvariant -aj/-ajë (sepse një shqiptimi i tillë –aaj’ vërehej më fort vetëm te ne gegët ndoshta për arsye sepse –Ë-ja në këto vise nuk del aq e shqiptueshme dhe dallimi bëhet vetëm nga shqiptimi i dyfishtë i zanores fundore paroksitone. Pra ndoshta ky fakt i rastësishëm mund të ketë qenë për dikë arsye për ngatërrimin e këtyre vaianteve, siç u cekën më sipër rastet Zotaj e Zotajë-a, Zogaj e Zogajë-a etj.?!
Gjithsesi, në rast rishqyrtimi, Komisioni duhet t’i rishikojë të gjitha rastet me -aj, siç janë edhe këto të propozuara nga R. Doçi:
Perka/ Perkaj, Suka Sukaj, Bërrça Bërrçaj, Naka Nakaj,
por patjetër duhet t’ikorrigjojë paluhatje ato të tipit:
Krasniqaj (Burim,Vushtrri), Haxhizekaj (Pejë), Berishaj (Prizren),
Gashaj (Viti) etj.,
sepse, siç u tha, tashti ka pushuar ai ndikimi i jashtëm, ndërsa për nevoja të brendshme formimet e tilla të vendbanimeve me –AJ, dalin fare të panevojshme.
Po përfundojmë me bindje se si të kishin qenë të njohura argumentat e sipërpërmendur, me siguri si në Shqipëri ashtu edhe te ne nuk do të lejohej një numër kaq i madh enorm homonimik i vendbanimeve të formohej me formantin -AJ pa pasur paraprakisht bazë mbështetëse patronimie.
Sidoqoftë, edhe lidhur me këtë standardologët dhe institucionet tona duhet ta thonë e konstatojnë atë që i duhet më së miri shkencës dhe gjuhës sonë.
2) Emërtimet me prapashtesat etnonime: -AS, -AN, -AK
Ndër prapashtesat më prodhimtare etnonime që shërbejnë edhe për emërtimin e vendbanimeve janë: formantet: -as, -an dhe -ak.
a) Emërtime me AS
Komisioni i Prishtinës, sipas Regjistrit (2005), propozoi edhe një numër enorm të emërtimeve të vendbanimeve me prapashtesën -AS, deri sa e futi edhe në kuadër të parimit a të metodës së punës konstatimin e diskutueshëm, gjoja formanti -AS përdoret për toponizimin e shumë apelativave dhe për këtë, edhe pse pa të drejtë lejimi kontruktiv fjalëformues, pati këto tri mbështetje të paqortueshme:
1) Ky element fjalëformues ndeshet i dokumentuar në toponime antike të truallit iliro-shqiptar;
2) nga studiuesit tanë ceket si mjet i përdorshëm për këtë destinim, ngase me të janë formuar emra topikë prej emrash dhe
3) në Shqipëri, sipas Listës së vitit 1938 ndeshen afro 20 shembuj, ndërsa edhe aktualisht në Shqipri, të shtrira gjithandej, janë aktivë në këtë funksion afro 50 emërtime vendbanimesh të formuara me këtë formant, si p.sh.:
Lumas (Berat), Dermenas (Fier), Prrenjas, Lenias (Gramsh), Mollas (Elbasan), Mamurras (Krujë), Liqenas, Kallmas, Lekas, Miras (Korçë), Prrenjas (Librazhd), Remas (Lushnje), Valias (Tiranë), Piqeras (Sarandë), Zogas (Skrapar) etj.
Për sa u shprehëm më sipër, na duhet të sqarojmë, ndonëse nuk i mohojmë edhe ne tri pikëmbështetjet e sipërpëmendura, atëherë, pse e thamë si vërejtje: një përdorim të tillë enorm dhe mbështetjen e tillë gjithashtu si parim i diskutueshëm? Këtë do të përpiqemi ta shpjegojmë më poshtë:
Së pari, themi kështu, sepse ky formant (ndonëse i dokumentuar që nga antika), sipas gjendjes së shqipes së sotme, del i specializuar pa mëdyshje parësorisht, jo për fushën e toponimisë, por për emërtimin e njërëzve sipas vendbanimit a prejardhjes.
Së dyti, është e vërtetë se edhe Xhuvani Çabej konstatojnë se me prapashtesën -AS janë formuar emra topikë prej emrash, si p.sh.:
Dukas, Çelnikas, Ferras, Fikas, Lekas, Misras, Vidhas,
por më poshtë po ata shpjegojnë që disa nga emrat topikë me -as, si Fikas, Gropas, Misras, Thanas, Vidhas, pas gjasë janë emra kolektivë, d.m.th., që baza fillestare e formimeve të toponimeve del gjithsesi tek emërtimet e njerëzve dhe lidhet me veprimtarinë a botën e tij të markuar me formantin -AS e jo nga toponimet, prandaj edhe ky fakt i jep të drejtë konstatimit tonë.
Së treti, prania e emrave toponimikë në Shqipëri me -AS fundore nuk duhet të na habisë, sepse edhe atje mund të jenë bërë teprime ose zgjidhje analoge, pa kriter, pa i njohur mirë ligjet e brendshme të strukturës emërformuese globale të gjuhës shqipe që kishin të bënin me strukturën e modeleve fjalëformuese në kuadër të sistemit emëror të shqipes standarde sipas nënfushave përkatëse semantike.
Së katërti, ky formant shumë i përdorur për emërtimin e etnonimeve, për emërtime vendbanimesh nuk kishte shtrirje dhe as që ishte prodhimtar në të gjitha trevat shqipfolëse. Si argument po sjellim faktin që prof. Sulejman Drini nuk e shënon fare këtë formant si prapashtesë të mundshme toponimformuese, që do të thotë se në kohëhapësiren tonë deri atëherë (në vitet e ’70-a të shekullit të kaluar), kur u shqyrtua çështja e onomastikës së Kosovës, nuk ishte përftuar, te ne e më gjerë, asnjë emër toponimik me ketë formant-prapashtesë.
Së pesti, bazuar në gjendjen e sotme të strukturës emërformuese të modeleve në fuqi me formimet e tilla arbitrare ne i nxjerrim problem vetes pa kurrfarë nevoje, pasi pajisjen e impiantit makinerik për prodhimin serik të mjetit të gatshëm gjuhësor e fusin pa nevojë në destinime të tjera dhe kështu e çorientojmë modelin e prodhimit serik të gjuhës sonë të krijuar aksiomativisht për mrekulli gjatë një procesi jo të pakët kohor.
Së gjashti është e vërtetë që sipas rregullit dalja e vendbanimeve me formantin -AS do të arsyetohej me ekzistimin paraprak të etnonimit përkatës (apelativit), nga i cili sikurse veprohej me emrat e patronimeve me –AJ do të emërtohej edhe qendra përkatëse e vendbanimit, zhvillim ky që mungon te shumica e rasteve të propozuara të vendbanimeve me –AS në të gjitha burimet përkatëse që konsultuam, qoftë nga hartuesit e burimeve të tjera, qoftë nga Komisioni i Prishtinës.
Së shtati, pas vërejtje-konstatimeve të mësipërme, shtrohet pyetja si të veprohet b.f. në emërtimin e banorit të vendbanimit, i cili, pra arbitrarisht do të jetë emërtuar me prapashtesën -AS?! Konkretisht, si të formohet emërtimi i banorit të vendbanimit të pagëzuar bie fjala tek emrat: dren DrenAS, mal MalAS ose dardhë DardhAS?!
Natyrisht, sipas rregullit emërtimi i banorit për emrin oikonimik Dren del drenas, për Mal malas, ndërsa për Dardhë del dardhas, pra zgjidhje e rregullt që mundëson vetë modeli i prodhimi serik, por tani tek emrat e tillë të formuar pra jashtë kriterit normal: Drenas, Malas, Dardhas atëherë shtrohet pyetja si domosdo si të emërtohet banori? Sigurisht edhe në këto raste edhe pse jo normale do të gjindej një zgjidhje! Por tashti jo si zgjidhje e rregullt me mundësi të prodhimit serik, ngase me këtë dublifikim homonimik prapashtese, siç e thamë, krijohen pa nevojë vështirësi të ligjshme kuptimore brenda strukturës ligjërimore, sepse koncepti i ofrueshëm i banorit me -AS, këtu ngulfatet nga një koncept tjetër oikonimik, apo jo!?
Me fjalë të tjera me një veprim të tillë jashtë modeli të ravijëzuar, po përsërisim, i krijojmë vetes vështirësi pa nevojë. Por, megjithatë duhet gjetur zgjidhje për formimin e banorit a të prejardhjes nga këto vendbanime.
Më poshtë po i përmendim disa nga prapashtesat e mundshme të etnonimit (banorit) që na ofrohen si zgjidhje jashtë modelit tëp ravijëzuar për Drenas, Malas e Dardhas:
a) me disa prapashtesat të tjera, si:
1. drenasjan, drenasak, drenarak, drenasar...(drenas!)
ose
2. malasjan, malasak, malasar, malasrak...(malas!)
ose
3. dardhasjan, dardhasak, dardhasar, dadharak... (dardhas!).
b) Mbase edhe me prapashtesën dyjare homonike -AS
drenas a malas a dardhas (pra, homonim me emrin e vandbanimit);
c) ose duke e hequr fare prapashtesën -AS: nga tema motivuese drenjan a maljan a dardhjan(!) e ku ta dimë.
Sidoqoftë, çështgja e emërtimit të banorit del problemore jo e ofruar si model
Në të vërtetë, po të emërtohej vendbanimi përkatës me çfarëdo trajte a mënyre tjetër të pranueshme të rekomandueshme pa –AS fundore (që këtu momentalisht po i shënojmë në 8 versione, si p.sh:
1) Dren a Mal a Dardhë, përkatësisht:
2) Drenesh Malesh, Dradhesh;,
3) Drenian/ë Malianë Dardhianë;,
4) Drenajë, Malajë, Dardhajë,
5) Drenishë a Drenisht, Malishtë a Malisht, Dardhishtë a Dardhisht,;
6) Drenushë a Drenush, Malush a Malushë, Dardhush Dardhushë,
7) Drenet, Malet, Dardhet;
8) Drenion/ë, Malionë, Dardionë ...etj.,
atëherë emri i banorit vetvetiu do të formohej me -AS ose me -JAN, si p.sh.
Dren- drenjan a drenas, Mal- malas, Dardhë- dardhas
përkatësisht,
Drenushë-drenushas, Malushë-malushas, Dardhushë– dardhushas ..., e kështu me radhë.
Dhe me të vërtetë zgjidhja në raportin oikonim / emërtim banori, do të ishte gjithsesi fort e natyrshme dhe tepër e lehtë, ngase këtë model e ka të formuar gjuha jonë aksiomativisht, andaj është mëkat që ne, këtë rregull, për mungesë koncepti, mos ta respektojmë, në shqipen e sotme standarde, apo jo!?
Sidoqë të jetë, para se të propozohet ose të miratohet ndonjë emërtim i ri i vendbanimit me -AS fundor patjetër duhet pasur parasysh edhe rrjedhojat dëmtuese që dalin në kuadër të strukturën fjalëformuese të shqipes.
Nuk do të ishte punë e urtë që pa nevojë t’u bihet ndesh modeleve a prirjeve tashmë të përvijëzuara fjalëformuese, siç ndodh b.f. me oikonimet me -aj e -as fundore. Dhe pikërisht rreth kësaj dukurie tash fill do të bëjmë fjalë më hollësisht, përkatësisht e kemi fjalën kur emërtimi i etnonim/patronimit ndërlidhur me emërtimin e vendbanimi të caktuar.
Raporti: etnonim-patronim/ vendbanim me prapashtesat
-AJ dhe –AS:
Që në fillim e shohim të arsyeshme të përsërisim faktin se të gjithë studiuesit e pohojnë se prapashtesa –AS në shqipe del si formant i specializuar për formimin e emrave në fushën e etnonimisë, ndërsa prapashtesa -AJ del e specializuar për formimin e emrave në fushën e patronimisë, megjithatë, të shfaqurit e emrave oikonimikë në Shqipëri me këto formante nuk duhet të na habisë aspak, ngase studimet komplekse krahasuese nga kjo fushë e emërformimit, kanë munguar deri tashti. Mungonin ose janë bërë publike relativisht vonë, prandaj (me përjashtim të disa profesionistëve) mund të ndeshen kuadro në masë, të cilët ende nuk i njohin ose nuk i kanë përvetësuar e kuptuar si duhet rregullat e tilla formëzuese e fjalëformues, të cilat lypset zbatuar e respektuar rigorozisht.
Që formantet -as dhe -aj dalin të paqëndrueshme, si fjalë-temë motivuese në kuadër të një emri në cilësinë e vedbanimit, po japim disa shembuj që i volëm nga Shtojca speciale e Fjalorit të shqipes së sotme (1984) lidhur me formimin e emrave etnonimikë, d.m.th. kur emri përkatës i njeriut sipas banimit a prejardhjes del mjaft i ndërlikuar, si:
a) Si emërtime të vendbanimeve me -AJ janë shënuar nja 19 shembujt përfaqësues dhe pothuajse në shumicen e rasteve formanti -AJ del i zhdukshëm (i pamotivueshëm) me rastin e formimit të banorit me prapashtesën përkatëse etnonimformuese. Krahaso: Bicaj bicjan, Gegaj gegas, Lekbibaj lekbibas, Marisaj marcjot, Sinanaj sinanjot, Varfaj varfar/jot), Gjinaj gjinas etj. Vetëm të rasti Ferizaj ferizajas, ruhet formanti -aj si pjesë përbërëse emrit oikonimik temë-fjalëformues.
Edhe nga kjo pikëpamje shihet se oikonimet me –AJ, nuk kanë një formë të lehtë orietuese lidhur me emërtimin e banorit sikurse del rregulli b.f. duke respektuare emrin e vendbanimit si fjalëkuptimplote temëprodhuese, sikurse janë shembujt e rregullt: Bletajë bletajas, Prishtinë- prishtinas, Shkup-shkupjan; Drenisht–drenishtas, Malion-malionas, Dardharë-dardharas etj.
b) Edhe lidhur me emrat oikonomik përfaqësues më -AS del e njëjta dukuri, Ja disa shembuj: Dukas dukarak, Fikas fikasin, Lekas lakasak, Luaras luarasas, Mamuras mamurs/ak, Përrenjas përrenjak, Valias valiz/ak etj. Pra, prej 17 shembujve përfaqësues vetëm tre dalin identikë (homonimë) me emrin e vendbanimit, ndërsa të tjerët ndyshojnë, duke marrë formante të ndryshme, pa kriter, madje shumica dalin si raste të vetmuara, të diskutueshme.Vetëm te fshati Luaras formanti etnonimformues dublifikohet luarasas.
Të vihet re që tek të gjithë shembujt e tjerë prapashtesa -AS zhduket dhe formanti që emërton banorin i vihet rrënjës që nuk e motivon oikonimin e caktuar, ngase nuk shënohet forma e plotë e emrit përkatës, koncept që mbart emri i vendbanimit, i cili sipas rregullit duhej të motivonte emërtimin e banorit, apo jo?!
Edhe nga kjo pikëpamje shihet se emërtimi i banorit nuk ka rregullsi zgjidhjeje si b.f. te rastet që mund të jenë të rregullta, kur emri i fshatit shërben si temë fjalëfomuese, sipas skemës trerubrikashe.
Skema trirubrikashe
-----------------------------------------------------------------------
Emri i fshatit emërtim banori emërtim patronimi
1 2 3
-------------------------------------------------------------------------
Bicë-a, bicas ose bicjan Bicaj,
Gjin/I, gjinas, Gjinaj
Dardhë-a dardhas Dardhaj etj.
Edhe studiuesi Jusuf Shpuza në librin e tij Vëzhgime për emrat familjarë të shqiptarëve, Shkodër1998, na ndihmon për ta kuptuar çështjen më mirë. Ai pasi konstaton se etnonimet shërbejnë si shtrat për lindjen e patronimeve, por edhe toponimet shërbejnë si gurrë e pasur për patronime, shpjegon se si rregull etnonimet vijnë gjithmonë nga emrat topikë, me përjashtim të emrave të ujrave, secili nga llojet e emrave të vendeve mund të shërbejë për krijimin e etnonimit dhe kjo realizohet me prapashtesat etnonimformuese -AS, -AR e -AK, ndërsa, siç thekson ai, prapashtesat -AS, -AR e -AN as që duhen konsideruar si prapashtesa patronimike, prandaj, do të shtonim ne: nuk duhet të jenë të pëlqyeshme as si bazë mbështetëse edhe për emërtimet e vendbanimeve mbi bazë patronimie. Me fjalë të tjera vetëm banorët e fshatit përkatës pa prapashtesën –AS ose –AJ në rast shpërnguljeje mund të kenë formuar emrin e fshatit me –AS ose me –AJ dhe kjo ka ndodhur në raste të rralla, prandaj ne shprehim rezervë, për formimet homonime me analogji dhe pa kontroll fare.
E shënuam kontatimin e mësipërm për të tërhequr vëmendjen se të gjitha këto prapashtesa, sidomos -AS, -AR, -AN si dhe -AJ mund të paraqiten si raste për formimin e vendbanimeve, por nuk i takojnë parësorisht kësaj nënfushe semantike. Sa për ta kuptuar një fakt të tillë besoj se mjaftojnë konstatimet që u paraqitën më sipër.
Sidoqoftë, mendojmë se edhe formimet me -AS, si edhe ato me -AJ, sidomos në raste të reja, siç janë edhe propozimet e tri-katër burimeve të konsultuara, lypsen rishikuar. Aq më parë aq më mirë. Ndërkaq për emërtimet e rrënjosura që s’mund t’i ndryshojmë, i bartshim me shëndet për mot e jetë, por këtu është çështja të vihet rregull sa është e mundur në ato segmente të strukturës fjalëformuese, të cilat vetë jeta i ka rrafshuar dhe dalin si modele fort të qëlluara, andaj edhe studiuesit e sidomos standardologët ose gramatikanët tanë duhet ta kënë tashmë të njohur dhe ta respektojnë e rekomandojnë këtë strukturë fjalëformuese, e cila atavikisht del e formëzuar, apo jo?!
b) Emërtimet me –AN (-J/AN ose -I/AN)
Me prapashtesën AN gjithashtu janë formuar e formohen në shqipe emërtime të njerëzve sipas vendbanimit a prejardhjes.
Krahaso:
Shkodër shkodran, Dibër dibran, Pejë pejan, Tropojë tropojan etj.,
përkatësisht me -JAN:
Kukës kuksjan Shkup shkupjan, Lumë lumjan, Ashtë ashtjan, Prespë prespjan, Zhur zhurjan, Tropojë tropojan, Shalë shaljan, Zogu zogian, Itali italian etj.
por me këtë formant formohen edhe emërtime të njerëzve sipas profesionit, madje për raste të caktuara, siç janë emërtimet nga ndërkombëtarizmat me -IK(ë) fundore, tipi matematikan, fonetikan, onomastikan etj., ku ky formant pothuajse, del me cilësinë e prapashtesës së specifikuar.
Mirëpo, çështë e vërteta, ky formant ka shtrirje mjaft të gjerë edhe në fushën e formimit të emrave toponimikë, pikërisht për nënfushën e oikonimeve. Sipas Listës së vitit 1938 dalin afro 40 shembuj me –AN fundore, ndërkaq sipas Regjistrit të Komisionit të Prishtinës (2005), te ne, dalin në funksion afro 70 raste, po ashtu me -an fundore. Prej tyre afro tridhjetë janë ndryshuar në versionin e propozuar nga Komisioni. Ç’është e vërteta, ndonëse ky formant (-AN) është identik me atë të serbishtes, edhe pse në atë gjuhë i shtohet zakonisht një –e fundore, që përdoret për të njëjtin destinim, krahaso: Deçan/Dečane, Zveçan/Zvečane, Reçan/ Rečane, Leshan- Lešane etj., në Regjistër ndeshim të propozuar disa emra të rinj të emërtimeve të vendbanimeve po me këtë formant si:
Babushan, Lisan, Bardhoshan, Bardhan, Plakan, Ilirian, Urban, Gugullan
që nuk duken të pambështetur. Në Shqipëri ndeshim afro 90 emërtime vendbanimesh me -AN fundore. Si duket, formimet e tilla i takojnë traditës së hershme të formimit të oikonimeve me këtë formant në gjuhën tonë. Janë disa raste që identifikohet emri i antroponimit që del i formëzuar si oikonim si p.sh. Bogdan, Marjan, por te disa shembuj të tjerë prapashtesa -an ose -tan del qartë si element fjalëformues, si:
Vreshtan, Bishan, Qyrkan, Tregtan, Hajdaran, Gjinan, Reçan, Reshtan etj.
Prof. Rexhep Doçi i pranon ose i propozon disa emërtime të reja me këtë formant fundor si:
Mikan, Peran, Orlan, Rajan, Melçan, Baran, Gllogjan , madje edhe Plakan e Zototan
Është e vërtetë se disa emërtime me –AN (-jan) për veshin e dikujt tingëllojnë sllavisht si:
Pojan, Poroçan, Odriçan, Lozhan, Grabjan etj.
Edhe pse shpjegimi etimologjik i këtij formanti ndërlidhet interferencisht me formantin latin -ANUS dhese në gjuhën sllave (serbe) trajtat e tilla sllavizohen zakonisht me shtimin e një –E fundore, përsëri mund të thuhet që ky fakt dëshmon për ndërndikimin ose simbiozën e shqipes që në lashtëni me gjuhën sllave në formimet e tilla.
Gjithsesi mendoj se kjo trajtë e formantit duhet dalluar nga trajta tjetër -JAN (zhurjan, grabjan), ngase trajta e dytë –JAN, edhe pse ndeshim ndonjë oikonim si: Pllanjan, Borovjan, Dhuvjan, Drovjan, Derjan, fundorja e tillë del zakonisht si një formant i specifikuar për emërtim banorësh, si dhe ato me -I/AN ( ku i-ja nistore del kryesisht si formë e ndikimit të huaj ose si ndryshim i j-së shqipe për mos ngatërresë lexim-shqiptimi në shqipe të NJ-së) që do të jenë objekt analize veçan në vijim, sepse formantet -JAN e -ANË si afikse autoktone nuk dalin të ndërlikuara me formante të huaja, sikurse –AN dhe -IAN.
c) Emërtimet me –AK
Edhe prapashtesa -AK është etnonimformuese. Në Listën e vitit 1938 ceken 5 emërtime, tri prej tyre kërkohen të zëvendësohen: Karakullaku, Zemblaku, Kularaku, ndërsa kërkohet aktivizimi i dy shembujve zë rinj që konsiderohen si emërtime të pështatshme: Muzaraku dhe Zezaku. Ndërkaq sipas Regjistrit të Komisionit të Prishtinës dalin në funksion afro 20 shembuj vendbanimesh me –AK fundore. Prej tyre, sipas versionit të propozuar, 11 shembuj mbesin të pandryshuar të tjerët pësojnë ndryshime. Kështu përveç shembujve nga tradita:
Bablak, Bunjak, Çitak, Vitak, Raçak, Leshak, Halabak
bien në sy edhe tre shembuj të formuar mbi fjalë-tema shqipe që tingëllojnë freskët, si: Gurak, Mirak e Rrafshak.
Edhe te shembujt e tillë si duket ka ndikim reciprok i emërtimit të etnonimit dhe ai i toponimit të ri që dalin si homonime për nga shkrimi e shqiptimi, por në kontekst ata dallohen qartë edhe nga shkronja e madhe, karakteristikë e emrit të përveçëm.
Në Shqipëri del një numër jo i madh i emrave të vendbanimeve me -AK fundor, si b. f.:
Bidanak e Zhablak (Durrës), Persnak (Berat), Dushkarak (Vlorë) Kamarak (Permet), Çifllak (Konispol, Çipllakë (Fier), e ndonjë tjetër,
por që nuk paraqesin model të qëndrueshëm. Sidoqoftë, rastet e reja te ne si dhe ato në funksion në Shqipëri tregojnë se formimet me këtë formant janë gjithsesi të pranishme dhe si raste janë të pranueshme. Dr. Rexhep Doçi, propozon trajtën Hodak për Hodec, duke e cilësuar formantin -ak si prapashtesë ilire-shqipe.
Ndonëse dihet fakti se ky formant del në interefrencë me atë të burimirt sllav, sipas lëndës që trajtuam kjo prapashtesë hyn në kuadër të prapashtesave të përvetësuara në gjuhën tonë, qoftë për formimin e patronimeve, qoftë të oikonimeve.
Sidoqoftë, duhet pasur parasysh faktin se prapashtesa -ak sikurse -as e -an, ndonëse dalin të specifikuara më tepër për nënfusha të tjera semantike, në raste si të veçanta dalin të përdorura si të paqortueshme edhe në nënfushën e emërtimeve të vendbanimeve.
Ç. EMËRTIMET ME PRAPASHTESAT E SPECIFIKUARA
PËR EMRAT E NJERËZVE SIPAS PROFESIONIT
Si prapashtesa të specifikuara për nënfushën e emrave sipas mjeshtërisë a profesionit do të trajtohen formimet me formantet -ËS, -TAR e -AR si shumë prodhimtare dhe -OR. joprodhimtare në atë fushë. Të shohim tashti sa është manipuluar me prapashtesat e tilla në emërtimin e vendbanimeve përgjithësisht dhe në veçanti sipas Regjistrit të Prishtinës (2005).
a) Emërtimet me -(Ë)S
Prapashtesa -ËS del e specializuar për emërtimin e emrave të njerëzve sipas profesionit, sidomos mbi bazë foljore, por edhe mbi bazë emërore (ndonëse më pak), prandaj edhe në emërtimin e vendbanimeve del e kursyer. Në Regjistrin e vititi 1938, pa përjashtuar qytetet ndeshim vetëm këta dy shembuj: Kudhësi dhe Shalësi, madje edhe në Regjistrin e Komisionit (2005), ndeshim pak oikonime me –ËS. Në të vërtetë, ndeshim dy raste Shalës e Shterpës. Edhe në Shqipërinë e sotme emrat më -ËS janë të pakët për nga numri, por zgjojnë interes disa emra qytetesh e fshatrash të njohur si:
Kukës, Durrës, Gjerbës, Babës, Shalës (Kolonjë, Elbasan, Durrës), Kudhës (Himarë,)
e ndonjë tjetër, por që tashti nuk paraqesin model. Po e veçoj emërtimin Shalës si rast, që te ne njihet një fshat me emër fisi Shalë (serb. Sedlare), ndërkaq emri i banorit del shaljan, sepse shalës asociacionon mjeshtrinë e shalpunuesve (shaltarëve).
Kështu, pra me trajtën shalës, nëse kemi për bazë specifikimin e prapashtesës –ËS, më tepër kuptojmë veprimtarët e dalluar nga emërtim i fshatit apo fisi, ngase emërtimi i banorit më natyrshëm, bëhet në trajtën shaljan për këtë tip temëprodhues, apo jo?
Është e vërtetë se ky formant –ËS del mjaft aktiv edhe në formimin e mjeteve të punës, mirëpo emërtimet e njerëzve sipas profesionit, përkatësisht të veprimtarisë së tyre mbizotërojnë, andaj përzgjedhja e formantit –ËS, për vendbanime nuk është e këshillueshme, sidomos në rastet kur formon homonimi të vrazhdë.
b) Emërtimet me -TAR e -AR
Në monografinë rreth emërtimit të njerëzve sipas profesionit funksioni i këtyre dy prapashtesa –TAR e –AR (veç e veç) është trajtuar mjaft në hollësi, andaj edhe këtu po i përmendim veçmas, po vështuar nga pikëpamja e oikonimformimit.
1) Emërtimet me -TAR
Që në fillim po cek se prapashtesa -TAR, e cila për nga prejardhja është e krahasueshme me formantin -tara të hititishtes dhe -dar të persishtes, por që mund të jetë edhe një -T+Ar e burimit vendës) del e specifikuar për emërtimet e njerëzve sipas profesionit, por për dallim nga prapashtesa –ËS, jo aq mbi temë foljore mihtar, ngrohtar, rendtar, por mbi temë emërore, si: qymyrtar, samartar, këpuctar, lavërtar, tregtar etj. Gjithsesi nuk del e përdorshme për emërtimin e vendbanimeve. E ndeshim vetëm te rasti Leshtar, sipas Regjistrit (2005). Kështu ndeshet edhe në serbishte si Leštari. Edhe në Shqipërinë e saotme nuk bien në sy emërtime të vendbanimeve me këtë formant.
2) Emërtimet me –AR
Për emërtimin e vendbanimeve prapashtesa -AR del më e angazhuar se ajo -TAR, por edhe kjo jo në numër aq të madh. Edhe prapashtesa -AR del e specifikuar për fusha të tjera semantike, siç është nënfusha e emërtimeve të njerëzve sipas profesionit të disa zejeve të trashëguara, madje për ndonjë nënfushë tjetër del pa konkurrencë, siç është tipi: kështjellar, vendar: dhenar, lopar etj., por në raste të tjera kur del në konkurrencë ose në përdorim paralel ajo qëndron nën hije në krahasim me prapashtesën –TAR, si emërtim profesioni, ku kjo e fundit -tar del më e parapëlqyer, si: djathtar, këmishtar, gjiztar, gjahtar, artar, ortar etj.
Prapashtesa –AR del e angazhuar edhe për emërtimin gjësendeve konkrete a të mjeteve të punës dhe sidomos për etnonime si gjakovar, pogradecar etj. Megjithatë, në Regjistrin në shqyrtim (2005) ndeshim nja 8 emërtime të propozuara oikonimike me këtë prapashtesë, si p.sh.:
Lumar, Rrezar, Bletar, Drenar, Luftar, pastaj Capar, Delmar, Vneshtar, Druar.
Për mendimin tonë për të gjitha këto (hiq emërtimet e ngulitura), kur kemi parasysh specifikimin e këtij formanti në fusha të tjera semantike, më mirë do të ishte të propozohej ndonjë afiks tjetër ose ndonjë mënyrë tjetër e fjalëformimit për rastet e sipërpërmendura.
Në Listen e vitit 1938, me –AR fundore, ndeshim vetëm këta shembuj: Zezar’, Pendar-i, Mesar-i…
Edhe në Shqipërinë e sotme ndeshim emërtime fshatrash me këtë formant fundor që arrin numri afro 30 sosh, por edhe ky fakt nuk duhet të jetë motivues për formimin e emërtimeve të reja me formantin -ar. E ndeshim shumë të përdorur për etnonime edhe në gjuhën serbe, por edhe në për ndonjë oikonim edhe në atë gjuhë.
Po shtojmë edhe këtë se edhe çifti i formantit -AR në femërore -ARE nuk del prodhimtar për nënfushën semantike në shqyrtim. Ne Regjistrin e Prishtinës ndeshëm vetëm rastin Brezare e asnjë tjetër, mirëpo formanti -are del në konstaminim me formën -arë. Jemi dëshmitarë se në shumicën e rasteve ngatërrohet shqiptimi i vendbanimit me prapashtesën përkatëse fundore: -ar, -arë e -are (p.sh. Llukar Llukare dhe Llukarë ose Shpatar Shpatare Shpatarë. Te trajtat e fundit Llukarë Shpatarë-ARË del si një formant i veçantë që ngjason me gjymtyrët të kompozitës të tipit Fush+arë, d.m.th. si ara në Fushë: Fusharë ose ara e Llukës mund të zbërthehet Llukarë, ashtu si Shpatarë, ara e Shpatit (në Shpat) etj. Kjo çështje këtu vetëm sa po ceket jo pa arsye, sepse sipas Regjistrit dalin të shënuara disa raste me -AR fundore, por që asociacionojnë zbërthimin me siprapshtesën -ARË, po kjo dukuri do të diskutohet më gjerësisht në fund të këtij nëntitulli, kur bëhët fjalë për prapashtesat e grupit të fundit, me prirje specifikimi.
Sido që të jetë, kur kemi parasysh ngarkesën e madhe të prapashtesave -TAR e -AR në nënfusha të tjera semantike, na merr mendja se nuk ka nevojë të propozohen emërtime të reja vendbanimesh me këto formante, prandaj edhe propozimet e R. Doçit:
Shpatar, Bolar, Dumar, Gërnçar,
jo se nuk janë të qëlluara, por për hir të specifikimit të strukturës përkatëse fjalëformuese lypset rishikuar, ngase për emërtime të tilla dalin më të specifikuara ose më të përshtatshme disa prapashtesa të tjera.
c) Emërtimet me -OR
Formimet me prapashtesën -OR (që për një kategori emrash e mbiemrash konsiderohet me të drejtë e burimit vendës) më fort u takojnë nënfushave të tjera semantike dhe nuk janë prodhimtare në fushën e toponimisë. Kështu themi se prapashtesa -OR del shumë aktive dhe prodhimtare në formimin e mbiemrave, por edhe të sendeve konkrete a të mjeteve të punës, prandaj prania e tyre në nënfushën e emërtimeve të vendbanimit duhet konsideruar si rastësi.
Nga kjo që u tha del se shembujt e propozuar sipas Regjistrit, sado atraktivë që duken, nuk ia vlen të favorizohen. Si mbështetje për këtë që thamë është fakti se është e vërtetë se trajtat e propozuara:
Rrezor, Pleqnor, Lisor, Trimor
nuk i ndeshim në FGJSSH, madje as si emra të përgjithshëm. Fjalën rrezor e ndeshim vetëm si mbiemër. Ndërkaq nga tema pleq- del emri i veprimtarit: pleqnar, jo pleqnor, nga tema lis- nuk ndeshim as mbiemër me -or lisor, po ashtu nuk ndeshim as trimor, por trimshor dhe trimosh, prandaj del i drejtë konstatimi se edhe për tipin e emërtimeve në shqyrtim ky formant nuk duhet konsideruar si prodhimtar. Po e theksojmë edhe këtë fakt, me interes për kulturë të përgjithshme, se ky formant (-OR) nuk del prodhimtar as për formimin e njerëzve sipas profesionit. Sidoqoftë, është e vërtetë se te ne ndeshim disa emërtime të vjetra oikonimesh si Nishor, Mramor që tashmë kanë mbetur si raste të vetmuara ashtu si edhe rastet në Shqipëri: Damnor, Lefteror Thartor e Neshor. Pra as në Shqipëri nuk ndeshim shumë shembuj me këtë formant fundor, pos dy rasteve të sapocekura, prandaj këto fakte komisionet përkatëse, tashpërtash dhe tashembas duhet t’i kenë parasysh.
Gjithsesi është me interes të ceket edhe fakti tjetër lidhur me këtë. Është fjala se edhe toponimet e vjetra të identifikuara me -OR fundor si Pyllor e Mashkullor që i cek R. Mulaku, sot ashtu nuk i ndeshim dot. Pyllor nuk figuron fare, ndërsa Mashkullor del në trajtën Mashkullorë, pra me -ORË fundore e jo me -OR. Madje mund të konstatojmë që në Listën e vitit 1938, pothuaj nuk propozohet asnjë shembull i përshtatshëm me –OR.
Me fjalë të tjera, kur dihet angazhimi shumë i madh i formantit -OR në nënfusha të tjera semantike mendojmë se formimet për tipin e emrave të oikonimeve me këtë prapashtesë duhet kursyer ose e thenë me fjalë të tjera assesi nuk duhet me i favorizue.
D. FORMIMET MBI BAZË NGA VEPRIMTARITË E TJERA SEMANTIKE ME PRAPASHTESAT
PËRKATËSE TË PËRVETËSUARA
Këtu, si veprimtari të tjera, do të përfshihen tri nënfusha semantike:
1. nënfusha e emërtimeve të sendeve a të mjeteve të punës,
2. nënfusha e nocioneve abstrakte dhe
3. nënfusha e nocioneve emocionuese (zvogëluese a përkëdhëlëse).
1) Emërtimet nën ndikimin e sendeve apo të mjeteve të punës
Në formimin e sendeve konkrete prapashtesat përkatëse më prodhimtare janë: -se, -ore, -are, -zë, përkatësisht -ës, -or, -aç, të cilat kanë karakter polisemantik, sepse dalin të angazhuara edhe në nënfusha të tjera semantike, prandaj është vështirë të dallohet hisja që mund të ketë emri i mjetit konkret me prapashtesimin përkatës në formëzimin e oikonimit të caktuar. Në nëntitullin e mëparshëm pamë se edhe mbi fjalë-tema të mjeteve konkrete (emrave pa ndajshtesë) kishin mbështetje disa formëzime vendbanimesh, si: Kosh, Strall, Trinë, Thupër etj., që në një farë mënyre lidheshin me vendin e caktuar. Madje edhe po të formohej ndonjë fjalë e prejardhur mbi këtë bazë, ato vetvetiu më lehtësisht do të kuptohen si formime që u takojnë fushave të tjera semantike, siç është nënfusha e emërtimit të njerëzve sipas profesionit ose semantika e nënfushës së emrave emocionalë etj.
Krahaso: Kosh koshore, Trinë trinëz, Strall strallc, Kudhë kudhëz,
kudhës, Pallë pallush, pallosh etj.
Po e cek kalimthi një sugjerim jo të qortueshëm që vjen sipas etimologjisë popullore lidhur me oikonimin Palluzhë. Nuk është largmendsh interpretimi që fshati Palluzhë (serb, Poluže pol+uže) sipas shqiptimit shqip të ketë për mbështetje pikërisht fjalë-mjetin pallë-a (shpatë) që pastaj i është shtuar prapashtesa -ushë, përkatësisht -UZHË (me SH-në e sforcuar në ZH), dhe kështu ka pasur semantikë mbase më kuptimplote seç mund të kuptohen sot emrat pallush pallosh, që do të thotë një njeri “babaxhan” që loz mirë me shpata! Pra, si po shihet edhe këtu shpjegimi me asociacion doli në nënfushën e emërtimit të njerëzve sipas veprimtarisë së tyre. Rreth sugjerimit në fjalë shih edhe mendimin e shprehur nga Mr. Hasan Dulaj, në gazetën Rilindja, më 28 prill 2000, f. 19.
Sidoqoftë, mund të konstatohet se nga emrat mjeteve pa ndajshtesë me simbolikë të veçantë mund të formëzohet emërtimi i vendbanimit, ndërsa nga emrat me ndajshtesa jo aq, ngase formimet e tillë orientojnë drejt nënfushave të tjera semantike, varësisht nga specifikimi kuptimor që ka prapashtesa në strukturën përkatëse ligjërimore.
2) Emërtimet nën ndikimin e emrave nga fusha e
nocioneve abstrakte
Edhe nga emrat abstraktë me prapashtesat përkatëse të specifikuara për këtë destinim, siç janë prapashtesat -I, -SI, -SHMËRI nuk formëzohen zakonisht emërtime vendbanimesh. Madje as që mund të bëhet fjalë për ndonjë model të kapshëm që lidhet drejtpërdrejt me këto dy nënfusha semantike në këtë mënyrë drejtpëdrejt. Mirëpo ka raste të ndikimit të tërthortë, siç janë edhe format ndërmjetëse të emrave të njerëzve sipas veprimtarisë së tyre e të tjerë, siç e pamë te rastet e propozuara Pleqnor, Trimor etj., që lidhen me emrat abstraktë pleqni, trimëri. Ndonëse emrat e tillë mund të paraqesin simbolikë mjaft të fortë, megjithatë ajo simbolikë mund të shprehet zakonisht me mënyra a prapashtesa të tjera më të specifikuara.
Gjithsesi në tranferimin e semantikës e ka hisen e vet edhe emri bazë i kuptimit. Dihet se emrat abstraktë, pos me prapashtesat: -I, -SI, -SHMËRI, -RI, formohen edhe në mënyra të tjera, siç janë emrat prejfoljorë me -IM, -ESË, -OJË e ndonjë tjetër.
a) Emërtimet me –I
Sipas lëndës së shtruar në Regjistër dhe përgjithësisht del e nevojshme të sqarohet formimi i emrave toponimikë me prapashtesën -I ashtu si dhe i llojeve të ndryshme të emravet ë ashtuquajtur “të modës”.
Është e vërtetë se me prapashtesën -i (e cila konsiderohet me origjinë i.e. (-ijë), si në Shqipëri, si te ne, ndeshim disa raste të emërtimeve të vendbanimeve, ndonëse këtu tashti në kontekst dalin si emra konkretë gjeografikë dhe pak kanë lidhje me konceptin abstrakt. Ne trajtuam formantin -i në këtë grup, vetëm për arsye se kështu del i regjistruar në burimet tona normative.
Në Regjistër ndeshim ndonjë oikonim me -I fundore, por kjo zakonisht ka ardhur nga asimilimi ose ndërndikimi i fundoreve barasvlerëse -inje e -ina të serbishtes, siç janë rastet:
Vllahi (Vlahinje), Viti (Vitinje), Sopi (Sopina),
por ndeshim edhe emra të rinj, si Labi (për Llapçevë) Livadhi (Petrovosellë) etj., por edhe ndonjë tjetër me –I fundore si huazim nga turqishtja, si p.sh.: Sazli, Azizi. Edhe në Shqipëri ndeshin disa emra me -I fundore si:
Dhermi, Peshkëpi, Vërri, Peshkopi, Komësi, Dangëlli, Kutali, Solari.
Sidoqoftë, prapashtesa -I, ndonëse nuk paraqet ndonjë model të veçantë, ku do të nënkuptohej edhe motivimi semantik i nënfushës që mbulohet, ajo del si formant identifikues prapashtesor për emërtimin e disa vendbanimeve.
b) Emërtimet me emra të ndryshëm abstraktë
dhe nga emra vetjakë (të modës)
Këtu si më karakteristike shënuam disa shembuj me prapashtesat: im, me fundore të tjera dhe me -ojë.
1. Shembuj me –IM
Si emra të modes kanë hyrë në kuadër të emrave të vendbanimeve mjaft emra prejfoljorë me prapashtesat përkatëse, ndër ta dallohet emrat me prapashtesën –IM, si p.sh.:
Agim, Afrim, Betim, Bleran e Blerim, Çlirim, Burbullim, Burim, Përparim, Trim, Besim, Burim, Kushtrim, Kujtim, Lulëzim, Kujtim, Ndriçim, Burim etj.
2. Shembuj me fundore të tjera
Është i vërtetë fakti që nga periudha e Pavarësisë dhe e Çlirimit për këtë destinim janë përdorur edhe emra me fundore të tjera për motivim të ngjashëm, si:
Liria, Drita, Fitore (në Shqipëri), në Kosovë: Qëndresa, Fortesa, etj.
Dhe për të gjithë këta shembuj vlen konstatimi edhe pse nuk krijojnë model, assesi nuk mund të quhen të qortueshëm, përkundrazi.
3. Shembuj me -OJË
Ndër shembuj prejfoljorë si të modës si më sipër i futëm edhe emërtimet toponimike me prapashtesa –OJË. Ne, shembujt e tillë po i trajtojmë si pikë më vete, edhe pse në Regjistër (2005) ndeshëm vetëm emërtimin e vendbanimit Burojë. Këtë e bëmë, për arsye se kjo fundore-prapashtesë del e specifikuar për tipin e prejpjesorëve pandajshtesorë të foljeve me -Oj, ngase njëherazi ky formant fsheh prirjen në vetvete për të mbuluar një fushë të veçantë semantike që ka të bëjë pikërisht me vendin e caktuar të cekur në temën fjalëformuese. Krahaso, tipi Burojë nënkupton një vendburim, po që mund ose del e formëzuar edhe si oikonim. Madje edhe
nga shembujt e tjerë të ngjashëm nga mënyra fjalformuese mbulohet kuptimësi e ngjashme si Blerojë (vend blerimi), Peshkojë (vend peshkimi) Lëmojë (vend i lëmuet), Pushojë (vend pushimi) etj.
Në burimet iokonimike ndeshëm këta shembuj me –OJË fundore:
Bahullojë, Betojë, Bellojë, Brojë, Barbullojë, Drojë, Osojë, Usojë, Mllojë, Merkojë, Sopojë, etj.
Gjithsesi kjo dukuri mbetet të ndiqet. Sidomos zgjon interes qëndrueshmëria e trajtës –OJË në emërtimet e përpunuara (deformuara) sllave në gojën e shqipfolësve nga polje në p/ojë, por edhe të greqishtes polis siç janë trajtat:
Voskopojë, Trojë, Tropojë, Velipojë, Topojë, Postopojë, Rasnopojë, Konstantinopojë etj.,
d.m.th. nga trajta polje (fushë) përkatësisht polis (qytet -vendbanim) që në shqipe në sistemin ligjërimor janë futur në trajtën- p/ojë, d.m.th., me prapashtesë-fundoren, sigurisht ose me gjasë më parë ekzistuese të konsoliduar në protoshqipe –OJË.
Kur është fjala tek emërtimi Velipojë (sll. *Veliko polje - fushë e gjerë), fjalë kjo që përdoret si emërtim vendi edhe në Vermosh, ashtu edhe në krahinëzen bregdetare të Shkodrës. Por edhe gjatë sikrahinës si tillë gjithandej rreth bregdetit shkodran kur ka shtrirje përdorimi në disa lokalitete:
1. si emërtim krahinëze,
2. emërtim fshati,
3. emërtim qendre banimi,
4. si emërtim Zharraku (rezervati gjuetie) si dhe
5, si emërtim plazhi,
andaj a s’është më mirë, më shqip, që emërtimi i tillë të zbutet sadopak shprehimisht, sidomos andej nga qytetëza bregdetare me sinonimin Pushojë, Det/pushoja e Shkodrës.
Kështu mund të jetë arrirë, apo jo shprehja, si:
Shkodra duhet të krenohet me Detpushojën e vet (kupto: plazhin dhe qytezën bregdetare shkodrane). Synimi është që Pushoja (det-pushoja shkodrane) ta zëvendësojë së paku një pjesë të kuptimit Velipojë.
Madje:
Fjala Det-pushojë ka mundësi me dalë si antonim i togut: mal-pushojë Malpushoja shkodrane nëTheth, apo jo?
Ky është vetëm një sugjerim që cyt faktorët për zgjidhje edhe më të mira e më të përshtatshme. Gjiththsesi, le të vlerësohet sugjerimi që pushimorja bregdetare mund të zëvendësohet fare natyrshëm, apo jo, me barasvlerësin Det-Pushoja Shkodrane?!
Si përfundim, pra, nga emrat e përgjithshëm abstraktë, përkatësisht emrat vetjakë të njerëzve e të tjerë në bazë kryesisht prejpjesorë me prapashtesën –IM e që shprehin ndonjë simbolike të posaçme mund të formëzohen si emra të vendbanimeve, por lidhur me këtë nuk del ndonjë model përthithës që mund të përgjithësohet, pos formimeve me -OJË fundore, siç doli edhe emërtimi emocionues kuptimor Pushojë (bregdetare ose malore) shkodrane, i theksuar prej nesh.
3) Emërtimet me prapashtesat emocionuese
(zvogëluese a përkëdhelëse)
Si prapashtesa të natyrës emocionuese-zvogëluese më të shfrytëzuara për emërtimin vendbanimeve janë: -USH/-USHË, -OSH, -OZ dhe -TH, -ZË/-ËZ.
a) Emërtimet me -ush/-ushë
Me prapashtesën -USH -USHË në Regjistër (2005) dalin pak emra të vendbanimeve. Me prapashtesën -USH doli emri Drenush, ndërsa me -USHË:
Kajushë, Mirushë, Pagarushë, Batushë, Gotovushë, Opterushë, Tanushë.
Edhe në Shqipëri dalin emra fshtarash me USH fundore, si:
Bubullush, Melgush, Gapush e Lakelush, Lekdush, Gajush, Vojush,
por edhe me -USHË: Vlushë, Leminushë.
Në Listën e vitit 1938 ndeshëm këta dy shembuj vendbanimesh: Bardhushe dhe Grindushë.
Megjithë ngjyrimin përkëdhelës ose jo, që mund të marrë emri i caktuar me këtë formant, nuk mund të thuhet se kjo prapashtesë del e rezervuar për emërtimin vendbanimeve në shqipe, ndonëse nuk përjashtohet prirja.
b) Emërtimet me –osh
Me formantin -OSH, e cila del në interferencë edhe me shembuj të ngjashëm nga sllavishtja, por që R. Doçi të shembulli Dashinosh (për Dashinoc) e quan më të drejtë prapashtesë popullore shqipe, dalin emërtimet e mbështetura nga tradita:
Mirosh, Dumosh, Kmetosh, Bukosh, Dobrosh,
pra në numër modest. Në Listën e vitit 1938 ndeshëm këta dy shembuj: Mirosh-i dhe Bardhosh-i.
Në Shqipëri aktualisht ndeshëm fshatrat: Vërmosh, Ktosh (Shkodër) dhe malin Tarabosh. Për mendimin tonë, del i motivueshëm vetëm emri Mirosh, prandaj edhe lidhur me këtë formant vlen konstatimi i mësipërm që u dha për prapashtesën -USH /USHË.
c) Emërtimet me -OZ
E futëm në këtë grup si fundore emocionuese ose jo edhe trajtë-fundoren –OZ, me të cilën nuk dalin shumë shembujt, megjithatë është e pranishme në disa oikonime, siç janë fshatrat:
Kakokoz (dy fshatra), Gjorgjoz, Karkanjoz, Kollovoz, Çartalloz
Po i shënojmë edhe toponimet: Gramoz (mal) dhe Ranivoz (gropë).
Meqë shembujt e tillë i ndeshim në viset jugore, kemi të bëjmë me sforcimin e fundores së prapashtesës -0S në -OZ, apo kemi të bëjmë me ndonjë terminologji tjetër lypset gjurmuar.
Sidoqoftë, edhe kjo fundore-prapashtesë nuk tregon prirje shumimi për emërtimin e oikonimeve në gjuhën shqipe
ç) Emërtimet me prapashtesat zvogëluese –TH dhe –ZË/-ËZ
1) Emërtimet me –TH
Me prapashtesën zvogëluese –TH, në Regjstrin 2005 të Prishtinës nuk e ndeshim asnjë emërtim vendbanimi përveç Kryth (Pejë), ndërsa nga burimet në Shqipëri përveç këtyre 3 shembujve:
Gjemth-i, Balldreth-i dhe Lajkth-i
ndeshim edhe këto toponime me –TH fundore:
Ukth, Armeth, Arth, Valth, Fikth, Frankth, Greth, Kryezjarrth, Theth,Lusarth, Liqeth,Vrith, Malth,Melth, Shqath. Xath, Rmath.
Edhe pse kjo fundore (si prapashtesë zvogëluese) në fakt nuk paraqet domosdo diçka të vogël, kjo mund të shfrytëzohet, në raste të caktuara, si me thënë, emocionalisht si simbolikë e paqortueshme edhe si prapashtesë oikonimformuese, sikurse simotra e vet: -ZË/-ËZ,.
2) Emërtimet me -ZË/-ËZ
Jo vetëm ndaj prapashtesës zvogëluese –TH, por edhe në krahasim me prapashtesat e tjera zvogluese-emocionuese të sipërcekura, formimet me prapashtesën -ZË/ËZ, dalin në numër më të madh.
Në Listën e vitit 1938 ndeshim afro 40 shembuj me –ZË fundore. Kështu përveç shembujve nga tradita si Bulçizë, Qytetzë, Varreza etj.,ndeshëm edhe një shumicë shembujsh përkëdhelës ose emocionues të rij, si
Njomëza, Pemëza, Lajthiza, Manëza, Vereriza, Ujza, Mollëza, Gurrëza, Rrethujëza, Hijëza, Çukëza, Vashëza, Dafinëza, Pjeshkëza etj.
Edhe në Listën e vitit 1942 ndeshëm disa emërtime me këtë formant:
Gjyteza, Mireza, Bardhëza, Koshëz, Kosëza.
Po në mbështetje të fundores –ZË ose -ËZ së temës fjalëformuese, siç e pamë prapashtesa në trajtën, del mjaft e shfrytëzuar për emërtimin e vendbanimeve edhe në Shqipërinë e sotme, siç dëshmojnë edhe shembujt:
Shqëz (Berat), Marinëz (Fier)), Shtepëz (Gjirokastër), Lojz, Dimëz, Dejëz, Klinëz, Shegëz, Kështjellëz, Ulëz, Bajëz, Balëz, Dyz?, Lugëz, Urëz, Ulëz, Mollëz. Gurëz, Dimëz, Dejëz, Klinëz, Kështjellëz, Lumëz, Shegëz, Flerëz, Ulëz (Mat), Arrëz, Mirëz, Shalëz, Manëz etj.
Ja edhe disa shembuj me variantin –ZË, gjithandej:
Burimzë (Durrës); Gabrrizë, Firzë, Orizë, Shupenzë, Qafrezë, Fierzë (Mirditë), Vilzë, Mezezë (Tiranë), Shëmrizë (Gramsh), Shezë, Gjergjizë, Rranzë, Ujz, Gjytezë etj.
Ç’është e vërteta, edhe në Kosovë del e shfrytëzuar kjo prapashtesë. Sipas Regjistrit të Komisionit (2005), ndeshëm aty jo shumë shembuj, por shumica prej tyre dalin të mbështetur sa i përket temës së qartë fjalëformuese.
Sidoqoftë, për mendimin tonë trajtat: Gmizë, Shtarzë, Vernez, Zojz, Shkozë, që dalin në Kosovë kërkojnë sqarim, ashtu si edhe disa emërtime me këtë formant, të cilat i lejoi Komisioni i Prishtinës (2005), duke e kthyer C-në fundore të fjalës në Z, si p.sh. Smolizë për Smolicë, Hërtizë për Hërticë, Lashtizë për Lashticë, por që, mesa pamë, nuk dalin në versionin e fundit:
Në këtë regjistër- dokument 2005, përveç trajtave me variantin –ËZ: Arrëz, Baltëz, Gurëz, Thanëz, ndeshim më shumë shembuj me variantin –ZË, si:
Bajzë, Burimzë, Fierzë, Grykzë, Gjytezë, Lajthizë, Mirzë, Manzë, Ujzë.
Kjo prapashtesë përdoret në numër të konsiderueshëm edhe për emërtimin e sendeve ose të mjeteve konkrete të punës dhe domosdo sendi i emërtuar nuk paraqet diçka të vogël ose emocionuese. Kjo vlen edhe për emërtimet e oikonimeve.
Sidoqoftë, të gjithë shembujt e vendbanimeve me prapashtesën –ZË/-ËZ të mirëfilltë dalin të paqortueshëm.
Sipërfundim
Siç u pa nga vështrimi i mësipërm i këtij nëntitulli prapashtesat e emrave të mjeteve të punës si dhe ato të emrave abstraktë drejtpërdrejt nuk shihet se kanë ndikim në formimin e emërtimeve të vendbanimeve, por simbolika e emrit të caktuar, në mënyrë të tërthortë del motivuese.
Në këtë kontekst vlen të ceket prapashtesa -I, e cila del e identifikuar si prapashtesë që zgjidh mjaft raste nga fusha e oikonimisë, por nga ana e motivimit nuk mund të thuhet se paraqet model prodhimtar, ashtu si edhe shembujt prejpjesorë, me prapshtesdat –IM, -OJË etj.
Gjithashtu për formimin e vendbanimeve përdoren edhe emrat me prapashtesat zvogëluese si -ush/-ushë, -osh dhe -TH e -ZË, ndër të cilat prapashtesa –ZË, në dy-tri versionet: -Z -ËZ, e ZË, ka përdorim të konsiderueshëm.
Dh. EMËRTIMET ME PRAPASHTESAT E SIPRAPSHTESAT PËRKATËSE
ME PRIRJE SPECIFIKIMI
PËR EMËRTIMIN E VENDBANIMEVE
H y r j e
Një formant për të marrë cilësimin e një prapashtese a siprapashtese të specifikuar apo të specializuar në një gjuhë të caktuar duhet t’i plotësojë disa kushte, që veç nevojës së domosdoshme, si më kryesore po përmendim këto kritere:
1) me qenë e burimit vendës ose të jetë e përvetësuar ligjërisht nga nevoja në kohëhapësirën përkatëse;
2) me pasë moshë relativisht të vjetër në përdorim;
3) me qenë mundësisht sa më monosemantike që i përgjigjet konceptit të nënfushës kuptimore që mbulon ose priret të mbulojë;
4) me pasë të përcaktuar qartë nënfushën semantike që mbulon a priret të mbulojë në kuadër të strukturës fjalëformuese brenda sistemit të shqipes globale, e cila i përket standardizimit;
5) me pasë stimulin ose të jetë e motivuar nga nevoja që ndihmon modelin e përvijuar për nënfushën e caktuar semantike;
6) me pasë stimul të brendshëm dhe të jashtëm gjuhësor, ku nënkuptohet kundërvënia me prapashtesat simotra në kuadër të strukturave të brendshme fjalëformuese në kuadër të sistemit, por të ketë edhe barasvlerësi konceptore të tejdukshme me formantet përkatëse të gjuhëve të tjera;
7) me qenë me perspektivë të parashikueshme që t’i shërbejë së ardhshmes si dhe t’i përgjigjet ekonomimit të gjuhës dhe
8) me qenë zgjidhja sa më ekonomike në krahasim me përvijëzimet e modeleve fjalëformuese në gjuhë, me prirje patentore si prodhim serik, ashtu si veprohet me prodhimin e pajisjeve speciale makinerike brenda impianteve përkatëse të produkteve, ku implementohet prodhimi serik i veglave, mjeteve ose pajisjeve apo të pjesëve e nënpjesëve të specifikuara teknike-teknologjike që përmbushin nevojat në ekonomi duke ekspozuar mallra e pajisje konsumi pa mund shumë edhe me sasi e cilësi të lartë, sepse edhe në gjuhë vetë modeli a modelet fjalëformuese krijojnë lehtësi për përmbushjen e nevojave të tipeve e nëntipeve të mjeteve të ligjërimit.
Nga analiza e materialit në shqyrtim doli se si prapashtesa e siprapashtesa përkatëse me prirje specifikimi të burimit vendës pak a shumë sipas kritereve të sapocekura në shqipe, më shumë ose më pak në veprim-zbatim dallohen ose identifikohen këto 7 formante:
1)-AJË, 2)- ISHT, 3) -SH/-Ç,-ASH/ e -ESH,
4)-ET e -AT, 5) -ARË, 6) –I/ANË, 7) –IONË.
Po sa i plotësojnë vërtet kriteret e sipërcekura rreth prodhimit serik të mjeteve gjuhësore formantet e tilla, do të arrihet njëfare bindjeje pasi të njihemi me fakte konkrete gjatë analizës rreth përdorimit të formanteve në fjalë brenda emërtimeve në shqyrtim. Por, çështë e drejta, vetë jeta ligjërimore është ajo që e plason dhe e bën të kuptueshme ose jo të vërtetën, por në këtë plan del i domosdoshëm të kuptuarit dhe përqafimi e njëherazi edhe propagandimi i mbarë nga ana e gjuhëtarëve, intelektualëve dhe standardologëvë tanë, që mund t’u bëhen rezultateve pozitive konkrete të arritura apo të vërtetuara me analiza laboratrike e digjitalore bashkohgore, apo jo?!
Sidoqoftë, ja në vijim disa nga arsyet e përpjekjes sonë jo aq sugjeruese e as shterruese për shtatë formantet ose grupformantet e sipërcekura, veç e veç.
1) Emërtimet me -AJË
a) Identifikimi
Kur bëmë fjalë për formimet me prapashtesën –AJ e cekëm shqiptimin popullor për emërtimet Ferizaaj/ë, Skënderaaj/ë dhe theksuam se një shqiptim i tillë vetvetiu dëshmon se në sistemin ligjërimor të folësve të trevave tona e më gjerë, për këtë tip emërtimesh, d.m.th. të toponimeve ka ekzistuar më përpara dhe që ekziston edhe sot formanti –AJË (*AAJ’), i deferencuar me shqiptim e me koncept si dhe gramatikisht me ndërrim gjinie, ndaj formantit –AJ. Gjithsesi del e domosdoshme të dallohet oponenca që del e shprehur në mes të këtyre dy formanteve emërformuese -aj/-ajë, ndryshim ky, i cili nuk është dalluar njësoj, qoftë nga përdoruesit, qoftë edhe nga studiuesit e caktuar.
Sidoqoftë, po i kthehemi faktologjisë, me prapashtesën -AJË, e cila që nga Gazulli e sidomos nga Xhuvani-Çabej del e identifikuar prapashtesë me kuptim toponimi.
Sipas Regjistrit të Prishtinës (2005) dalin të formëzuara me këtë formant nja 10 emërtime cilësore të tjetërsuara vendbanimi, si:
Lugajë, Grunajë, Firajë, Lis(n)ajë, Bletajë, Bungajë,
Dushkajë, Borajë, Romajë.
Kur kemi parasysh disa rrethana që lidhen me nevoja anësore e të brendshme të gjuhës, mendoj se mënyra e formëzimit sipas trajtave të lartëshënuara me këtë formant, mund dhe duhet të konsiderohet si një zgjidhje model që zgjon interes dhe meriton mbështetje parimore edhe për shembuj të tjerë të ri të kësaj nënfushe semantike.
Dihet se për t’u fituar dhe favorizuar një model në fjalëformim duhet t’i plotësojë së paku disa nga kriteret që u cekën pak më sipër. Shtrohet pyetja: I plotëson, apo jo, këto kushte formanti në fjalë? Fundi i fundit, për këtë vendos vetëdija e folësve metaforizimi dhe nevoja që kushtëzon formimin përkatës, por ne, tash fill, do të cekim përmbledhtas disa argumenta në favor.
Së pari, studiuesit kanë mendimin se ky formant gjithsesi del i rrënjosur shumë herët në gjuhën tonë dhe ka edhe origjinë anase, ndonëse ceket njëfarë koincidence me formanti -anius të latinishtes.
Së dyti, kuptimi strumbullar që mbulon është ai i nocionit toponimik, të vendit që tregon një shumësi gjerash që ceken në fjalë-temën përkatëse fjalëformuese por si vendbanim metaforikisht del i tjetërsuar.
Së treti, madje edhe nëse kalon në nënfusha të tjera, gjithnjë e bart me vete konceptin e shumësisë dhe vendin e caktuar në kohë - hapësirën përkatëse, qoftë edhe në mënyrë të imagjinuar (metaforizuar), lidhur me kuptimësinë e temës prodhuese.
Së katërti, ka sinonimi koncepti me prapashtesat -inë, -ik dhe -ishtë (simotra këto të përvetësuara për emra vendi), po në raste të caktuara del me fizionomi monosemantike gjithsesi më të qartë se ato.
b) Raporti me simotrën -NAJË
Në të vërtetë, siç do të shohim në vazhdim, formanti -AJË, paraqitet edhe më me perspektivë monosemantike se sinonimiket e tjera: -inë, ik dhe -ishtë, sepse ato dalin më të angazhuara për emrat e përgjithshëm mikrotopinimikë dhe për nocione të tilla dhe kur është fjala për pasqyrimin e nënfushës së mikrotoponimisë prapashtesa -ajë ua lëshon vendin, jo vetëm atyre, por edhe prapashtesës simotër -NAJË, Lisnajë, e cila në burimet e caktuara ceket e pandarë nga ajo -AJË, prandaj rreth raportit -AJË/-NAJË, po i themi dy fjalë:
Së pari, është me interes të përmendet fakti se si te Xhuvani-Çabej ashtu edhe në FHSHS për konceptin e shumësisë fitonimike në më shumë shembuj jepen me formantin -NAJË se me -AJË, si p. sh.:
kurpnajë, lisnajë, lulnajë, buhnajë, përkatësisht arnajë, gurnajë, groshnajë, gjethnajë,pishnajë, rrugënajë, sheshnajë, shkurrnajë vathnajë, fushnajë,
ndërsa emrat me kuptim vendi jepen më shumë me -AJË, si p.sh.:
Bungajë, Lugajë, Mollakajë (Gurajë), Rrethajë, Qarrajë, Dushkajë, përkatësisht
Lëmajë, Grykajë, Krenajë, Rrëkajë, Imshtajë, Çurkajë, Fierajë, Blinajë, Drunajë, Bështajë.
Së dyti, sa për kërshëri, por edhë për të argumentuar këtë që e thamë (lidhur me kundërvënien -ajë /-najë), po përmend faktin se në FSHS (1984) dalin mbi 30 emra me këtë formant, qoftë si emra të përgjithshëm, qoftë të formëzuar edhe si të përveçëm. Te shembujt e konsultuar mbizotëron trajta me -najë, element ky që asociacionon konceptin e shumësit të një emri të natyrës fitonomike, mirëpo kur është fjala te emërtimet me nocion vendbanimi, gjithsesi më tepër mbizotëron formanti -AJË edhe pse si koncept strumbullar mbetet po ai, d.m.th një shumësi a tërësi e shprehur paksa në temën motivuese fjalëformuese, për që përqendrohet në një vend-hapësirë të caktuar, siç është oikonimi, siç u cek më sipër.
Me fjalë të tjera kuptimësia strumbullare e formimeve me -ajë mbetet vendi i caktuar, qoftë edhe me perceptim imagjinar, duke kaluar caqet që lidhen vetëm me fitonimi, mundësi kjo që nuk e ka b.f. prapashtesa -najë, e cila lidhet kryekëput me shumësin konkret të fitonimeve ose të gjësendeve të tjera të cekura në temën përkatëse fjalëformuese të karakterit mikrotoponimik, sa për ilustrim po cek nja dy raste të mundshme: Lisajë (fshati)/ lisnajë a Lisnajë (oronimi), Lulajë (fshati)/ lulnajë a Lulnajë (kopshti i luleve) etj.
c) Raporti -AJ/-AJË
Edhe pse ky raport është cekur paksa edhe më përpara, serioziteti i çështjes na shtyn me vazhdue edhe më tej analizën e kësaj teme. Andaj po shtojmë:
Së pari, në këtë kontekst imponohet çështja e sqarimit që ka të bëjë me raportin e formantit –AJ ndaj atij –AJË. Ndonëse nga pikëpamja shkrimore në mjediset ku nuk shqiptohet qartë –Ë-ja, këto dy formante asociacionojnë ngjashmëri, andaj në të kaluarën në gjuhën e shkrimit mund të ketë pasur ngatërresa apo paqartësi, ashtu si edhe tashti te ndonjë gjuhëtar i papërvojë, andaj nga ky formalizëm mund të ketë rënë në grackë, pra, i mashtruar nga ngjashmëria edhe ndonjë ekspert. Sidoqoftë, këto dy formante, varësisht nga konteksti ose nga burimi a gjendje që ofrohen kanë si kundërvënie jo vetëm gjininë, por edhe fushat e ndryshme semantike që mbulojnë. Trajta me -AJ, siç e pamë më sipër, dilte parësorisht e specifikuar për emërtime patronimike, ndërsa kjo e gjinisë femërore -AJË parësorisht del me kuptim toponimik (oikonimik).
Të gjithë argumentat flasin se emrat me -ajë me kuptim toponimik janë shfaqur në gjuhën tone, në mos qoftë më herët po aq herët sa edhe patronimet me -AJ. Lidhur me këtë nuk e kemi mbështetje vetëm shembëllin Nikajë, si emër vendbanimi ilir dhe Nika Nikaj si patronim aktual, por edhe fakte të tjera, siç janë emrat e përgjithshëm mikrotoponimikë që i ndeshim qysh herët anembanë truallit shqipfolës, por edhe sot e gjithë ditën. Të kujtojmë b.f. shembujt: ograjë (vendkullotë), krenajë (majëmali), pllajë (rrafnaltë) etj.
Së dyti, kjo vërtetohet edhe nga rastet e vendbanimeve në funksion te ne, me -ajë fundore si:
Shoshajë, Bllagajë, Cerajë, Kobajë, Ivajë, Semajë, Rozhajë, Romajë, Kobajë, Devajë, Firajë, Blinajë
si dhe ato në Shqipëri:
Kavajë, Grykë-Çajë, Lapërdhajë, Visarajë, Zajë, Ndërmajë, Poligajë, Rrungajë, Shtëpajë e ndonjë tjetër.
Edhe pse kjo temë nuk del e studiuar sa duhet vetë ekzistimi i një diferencimi në mes të formanteve të tilla në sistemin ligjerimor te shqipfolësit e trevave të ndryshme qoftë mbi fjalëtema jo pëeherë me prejardhje shqipe, por sigurisht të përvetësuara prej saj, dëshmon ngulitje të hershme të dy formanteve veç e veç, madje dallohet qartë destinim i i tyre, sidomos ai i parapashtesës –AJË, pikërisht në nënfushën e emërtimit të vendbanimit. Gjithashtu edhe shqiptimi nga vendësit i oikonomive si Ferizaj/ë (FerizAAj’) e Skënderaj/ë (SkënderAAj’), përkundër atij zyrtar me -AJ Skënderaj, Ferizaj, siç rekomandohet edhe administrativisht etj, mund të dëshmojë atë që u tha më sipër, që ky formant (-ajë) ishte i ravijëzuar për konceptin e toponimit në fjalë shumë më herët se aktualisht në sistemin ligjërimor të gjuhës sonë globale në të kaluarën, po ashtu sikurse edhe ai -AJ, i cili siç dihet qysh moti shqiptimisht edhe shkrimisht dilte i specifikuar për fushën semantike të patronimisë e jo të toponimisë. Krahaso raportin Shoshi Shoshaj (patronim), ndërkaq Shoshajë-a (oikonim), e kështu me radhë.
Së treti, është me interes të ceket këtu interpretimi që i bën prof. Imri Badallaj emrit të fshatit Kobajë të Prizrenit. Ky në këtë fjalë sheh një përngjitje nga këto dy elemente: baj + kob (bëjë kob) që nëpërmes të metatezës së elementit nominal me atë verbal u përftua konglutinimi kob+ baj nga baj+kob Kobajë,e së ketjmi, pra, doli emërtimi i fshatit Kobajë. Për mendimin tim pikërisht formanti –ajë (ekzistues) tashmë i jep fjalës kuptimin e vendbanimit, sepse ky formant edhe më përpara ka qenë i pranishëm po për këtë destinim në ligjërimin tradicional të shqipfolësve, prandaj edhe u formëzua toponimi si më sipër. Kjo dëshmohet e sforcohet edhe me shembullin Romajë (në shqipe) ndaj trajtës Romune të serbishtes.
Së katërti, në Listën e vitit 1938, ndeshëm këta tre shembuj të rekomanduar: Dushkaja, Brezdaja dhe Rrushnaja, mirëpo ndeshëm edhe këta shembuj në trajtën e pashquar me -NJ fundore:
Bukuranj, Rosanjë, Dardhanj, Qershajn’, Radanj’, Karaflanj’, madje edhe Miellaj’, të cilat për mendimin tim si emërtime vendbanimesh më mirë do të zinin vend komod si oikonime standarde zyrtare në trajtën me –AJË, sikurse shembujt: Dushkajë-a, Brezdajë-a, Rrushajë-a.
Sidoqoftë, ky formant që ishte i favorizuar më përpara mund dhe duhet të favorizohet me të drejtë edhe sot e gjithë ditën si prapashtesë e specifikuar për emërtimin e vendbanimeve edhe në kundërvënie me prapashtesën -AJ, të cilën mund ta zëvendësojë në shumë ose në të gjitha rastet, kur momentalisht, këtë e lejon konteksti, kur emri patronimik (i njeriut) nuk del i motivueshëm aq tepër si destinim vendbanimi. Pra, prapashtesa –AJË, siç po përpiqemi ta sqyrojmë më mirë, mbulon nënfushën semantike, që lidhet me një shumësi gjerash, mjetesh a konceptesh, që strumbullakisht i përgjigjen simbolikisht nocionit të një vendbanimi të caktuar, siç janë rastet në Regjistër të Komisionit më –AJ, po që vendi e lypë me dale me –AJË, si b.f.:
Jo Zotaj, po Zotajë (kodër (tumë) e ikonave), jo Zogaj po Zogajë (vend zogjsh), ashtu si edhe Bletajë (vend bletësh), si dhe Bërr(k)ajë (kullotë berresh), Rrungajë (vend përrockash të rrëmbyeshme), e kështu me radhë.
Gjithsesi një dukuri e tillë kërkon gjurmim të mëtejshëm.
2) Emërtimet me –ISHT
Në burimet tona të deritashme gjuhësore normative prapashtesa -ISHT del nën hije të variantit -ISHTË, përkatësisht -ISHTE.
Nga studiuesit Xhuvani-Çabej trajta -ishtë del parësore, por ceken edhe -ishte edhe -isht. Në gramatikën tonë normative (1979) si dhe në doracakun normativ Gjuha lertrare shqipe për të gjithë, për çudi (!), së pari del e shënuar forma -ishte e në kllapa ishtë, në një punim të N. Veselajt Çështje të shqipes standarde... (1997), ku bëhet fjalë për vendshërbesat, del me përparësi forma -ishtë e në kllapa ajo e pafavorizuara -ISHTE.
Ndërkaq Komisioni ynë (2005) ndonëse gjatë punës nuk e favorizon aq formantin -isht, megjithatë, është e para herë që ky Komision këtë formant e cek veçan, destinuar oikonimeve, madje e vë në radhë para variantit -ishtë. Pikërisht këtë fakt e ndeshim në Sqarimin paraprak që jep Komisioni lidhur me emërtimet në shqyrtim. Fakti i sapocekur për ne ka rëndësi dhe zgjon interes të posaçëm, ngase për të parën herë formanti -ISHT del i identifikuar si prapashtesë e specifikuar për emërtimin e vendbanimeve. Së këtejmi, pra një mëvetësi e tillë e këtij formanti vërtetohet qartë praktikisht vetëm në nënfushën e oikonimisë, karakteristikë kjo që e mbart çdo formant i specifikuar. Në Shqipëri, siç është konstatuar edhe më përpara, dalin mbi 60 emra fshatrash e qytetesh (si emra të përveçëm oikonimikë) me këtë formant, kundrejt formantit -ishtë që po për këtë destinim, del vetëm në afro 20 raste, ngase kjo (-ishtë), siç u tha, del e favorizuar kryesisht për emërtimin e oronimeve.
Në Kosovë, sipas Regjistrit, raporti i këtyre dy prapashtesave del paksa ndryshe, 7 me 20 në favor të formimeve me -ishtë, por kur kemi parasysh faktin, siç u cek më sipër se në Shqipëri ndeshim 4-5 herë më shumë emra oikonimesh me -isht se me -ishtë, dhe se në këtë kontekst shihet qartë njëfarë kundërvënie në mes të këtyre dy formanteve, ngase prapashtesa -ishtë mbetet e specifikuar për emërtimet si emra të përgjithshëm dhe të përveçëm oronimikë, kurse –isht mbetet ose priret me u specifikue më tepër për oikonime, andaj marrim guxim të shprehemni që formanti -isht meriton ta quajmë prapashtesë me prirje specifikimi, vetëm për emërtimin e vendbanimeve, por edhe të kërkojmë nga hartuesit si dhe Komisionet përkatëse që këtë fakt ta ketë parasysh me rastin e rishikimit të emërtimeve të propozuara.
Sa i përket vjetërsisë së formave në fjalë mund të themi se formanti -isht, në mos qoftë më i vjetër, ka po atë moshë që e ka edhe ai -ishtë, pa marrë parasysh ndërkëmbimin a përkimin që kanë me prapashtesën –ište (ishte) ngjashëm si sllavisht.
Për momentin ka rëndësi fakti se që të dyja variantet e shqipes -isht dhe -ishtë dalin të motivueshme nga vetë zhvillimi i brendshëm i shqipes që argumentohet edhe me ndarjen pakashumë të nënfushave semantike që mbulojnë në kuadër të emrave toponimikë, siç u theksua pak më sipër. Po përsërisim:
a) prapashtesa -ishtë mbetet parësore për emërtimin e mikrotoponimeve, qoftë si emra të përveçëm, qoftë si të përgjithshëm si p.sh. blinishtë Blinishtë, ndërsa
b) prapashtesa –isht, del më e përcaktuar vetëm për emërtimin e vendbanimeve (fshatrave) si p.sh Blinisht etj. që do të thotë vetëm si emër i përveçëm oikonim i desemantizuar nga koncepti i oronimisë.
Sidoqoftë, prirja e sapo konstatuar që emrat e përgjithshëm të mbesin më -ISHTË, si dhe ata të përveçëm të vendeve me kuptimësi fitonimike, ndërsa ata të vendbanimit më –ISHT, vetëm për emërtimin e vendbanimeve, duhet të kihet në konsideratë.
3) Emërtimet me -SH/Ç, -ASH e -ESH
Për arsye praktike shembujt me këto prapashtesa sinonimike (-sh/-ç, -ash e -esh) fare shkurtimisht po i trajojmë veç e veç.
a) Emërtimet me -SH/-Ç
Me prapashtesën a fundoren -SH, në Regjistër të Prishtinës dalin disa vendbanime, si: Ballsh, Voksh, Boksh, madje edhe Dush e Raush.
Edhe në Shqipëri ndeshim ndonjë rast me formantin -SH/-Ç fundore si Gramsh, Zalllç, Laç, e ndonjë tjetër.
Kur është fjala te kundërvënia -SH/-Ç ma merr mendja se se SH-ja duhet me pasë më shumë përparësi në formimet e reja, sepse elementi Ç, më tepër anon të shprehë nocione pejorative, mirëpo, kur kemi të bëjmë me emërtime të vjetra, që sipas R. Doçit formantit -Ç ka më shumë përparësi ngase, ky autor, duke i propozuar emërtimet: Valç, Draç(e), Melç(an), Klinç(inë) shpjegon se -Ç-ja në protoshqipe vjen nga prapashtesa e vjetër i.e. -K e së këtejmi (nga ç-ja a c-ja) vjen prapashtesa e zvoglimit e gjinisë mashkullore -TH e kohës sonë.
Sidoqoftë, edhe kjo çështje kërkon hulumtim më të përimtuar, por për temën tone del e rëndësishme e vërteta, që me këtë formant qysh herët kohësisht dalin të emërtuara disa oikonime të qëndrueshme të shqipes.
b) Emërtimet me –ASH
Me prapashtesën -ASH, të cilën R. Doçi e quan zhvillim i prapashtesës ilire -AS, dalin disa emërtime si:
Gërdash, Bradash e Mirash, ashtu si edhe Bardhash, Barmash, Kalimash, Bushkash,
gjithsesi në numër të vogël, të kufizuar. Ky formant ka njëfarë opozicioni me formantin -ESH, i cili del më prodhimtar për këtë nënfushë semantike.
Formanti -ASH afrohet më shumë me formantin -SH, madje në rastet kur -A-ja mund të jetë e paqëndrueshme, për arsye të shqiptimit të patheksuar, atëherë ndodh shumimi i emrave me -SH fundore në krahasim me -ASH.
c) Emërtimet me prapashtesën –ESH
Prapashtesën -ESH për emërtimin e vendbanimeve del më prodhimtare në krahasim me dy të parat : –sh/-ç dhe –ash.
Shikuar nga aspekti i sotëm sinkronik pa hyrë në prejardhjen e këtij formanti, për mendimin tone, lidhur me këtë shumësi shembujsh, dalin tri çështje, që ndihmojnë si hyrje në përgjigje:
së pari, kemi të bëjmë me faktin se me këtë formant ndeshim që herët emra përkatës vendbanimi, siç është rasti Arbnesh-i e të tjerë,
së dyti, shihet qartë se mbaresa e shumësit të rasës vendore –ESH tek emrat e caktuar venbanimi del me fizionomi të qartë shkrimore dhe
së treti, vetë fakti i të dalët të prapashtesës së specifikuar femërore në sistem në matronime me -ESHË, i ndihmon formantit -esh që ta ruajë ekzistencën edhe në kundërvënie me: formantin e gjinisë femërore -eshë, por edhe në raport me formantet -ASH e -SH.
Është e vërtetë se formimet me formantin -ESH i ndeshim gjithandej anembanë trevave shqipfolëse, sidomos në Shqipëri si:
Bramesh (Kolonjë). Bushmesh (Krujë), Zgërdhesh (Krujë), Laktesh (Pogradec), Radesh (Skrapar),. Branesh (Elbasan), Martanesh (Dibër), Petresh (El.), Gërbllesh, Gjinesh (Tr.) Gizavesh (Lb), etj.
që kalojnë njëzetëshin, ndërsa në Kosovë përveç aikonimeve: Partesh, Ponesh, Makresh ndeshim edhe toponimet: Golesh, Barbesh etj.
Nga Komisioni i Kosovës shihet një gjallërim i formimeve me këtë prapashtesë, për çka dëshmojnë emërtimet e reja të propozuara oikonimike si:
Arbënesh, (Serbobrani në Burim) Vranesh (Vraniqi në Gjakovë), Rudesh (Rudica në Klinë), dhe Kodranesh (Gollubica në Malas).
Zgjon interes fakti se vetë studiuesi R. Doçi propozon këto emërtime plus me -ESH:
Bradesh (për Bratilloc), Kortesh (Korenica), Manesh (Manishinca) Dranesh (Drenoci), Tygjesh (Tygjeci), Turjesh (Turniçeci).
Me fjalë të tjera, ky formant i ka të gjitha parakushtet për t’u specifikuar si prapashtesë e posaçme për formimin e vendbanimeve analogjikisht, e sidomos del i motivueshëm, për të gjithë emrat gjeografikë që shumësin e pashquar e bëjnë më –E fundore.
S q a r i m
Ç’është e vërteta, mbaresën e shumësit më –E, nuk e cekëm rastësisht, ngase, pa hyrë në përhollësi etimologjike, duke u mbështetur në gjendjen e sotme si kriter për përzgjedhjen e formantit -SH/ASH apo -ESH në mjaft raste si zgjidhje pragmatike, pa u hamendur shumë, ofrohet pikërisht fundorja e rrjedhores së shumësit të emrave përkatës, sepse vetëm kjo mënyrë sotpërsot mund të motivojë. Krahaso këta shembuj si mostër:
faqe faqesh (apelativ): Faqesh-Faqeshi (oikonim), gole golesh Golesh (oronim) Golesh/i (oikonim); ballë ballësh a ballash (apelativ) Ballsh (oikonim), Kolë (antroponim) Kolesh a Kolash Kolsh (oikonime).
Po i cek arbitrarisht edhe dy shembuj të mundshëm: lis lisash (apelativ) Lisash-i (oikonim, përkatësisht mal male (oronim) Malesh/i (oikonim).
Sidoqoftë, si përfundim mund të konstatojmë se pa mohuar ndërndikimet e formanteve të caktuara që ndriçohen etimologjikisht, në gjendjen e sotme vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet ndonjë arsye motivimi, përndryshe emërtimet me formantet: -sh/-ç/ -ash dhe -esh i pret pasivizimi, prandaj edhe faktet e sapocekura prej nesh Komisioni duhet t’i ketë parasysh, sidomos kur është fjala për emërtime të reja nga fusha e vendbanimeve me –ESH fundore.
4) Emërtimet me -ET e –AT
Në realitetin tonë gjuhësor ndeshim emërtime vendbanimesh edhe me prapashtesën -ET edhe me prapashtesën -AT, të cilat në njëfarë mënyre, shikuar nga gjendja e sotme e gjuhës mund të ndeshen në një farë oponence njëra me tjetrën, andaj shembujt e tillë siç do të dëshmohet nga analiza e mëposhtme, po i trajtojmë veç e veç.
a) Emërtimet me -ET
Me prapashtesën -ET (e cila shpjegohet në intereferencë me formantin -etum të burimit latino-roman) në Regjistër dolën këto emërtime:
Qarret (Rashkoci, Qarrakoci), Arrnjet, Shkozet (Graboci), Dafonet (Vranidolli) Shkorret (Skarrabishta) Kashtanet (Kashtanjeva).
Në Shqipëri ndeshim afro 10 shembuj, ndër të cilët edhe:
Mullet, Farret, Kallmet, Përmet, Kashnet, Qerret, Shkopet, Bullgajet, Parret, etj.
Edhe ky formant është identifikuar si prapashtesë oikonimformuese nga tradita, mirëpo aspekti i motivimit pa hyrë në analizë historike etimologjike, nuk del i qartë.
b) Emërtimet me –AT
Edhe prapashtesa –AT, e cila shpjegohet në interferencë me formantin latin –atum, del e identifikuar si formant oikonimformues në disa shembuj. Krahaso trajtat:
Flamurat, Martirat, Arllat, Dukat, Ngucat, Kastrat, Progonat, Bushat etj.
si dhe me trajtat e propozuara nga R. Doçi:
Korat, Orlat, Fushat, Barbat, Manushat, Berrat/in.
Me këtë formant ndeshim shembuj të shpërndarë gjithandej në Shqipëri, afro 50 shembuj, si:
Qesarat, Progonat (Tepelenë), Dukat (Vlorë), Vllahat, Minat (Sarandë), Ruhat (Shkodër), Qestarat, Dhoksat (Gjirokastër), Ballagat (Lushnjë), Osnat (Pogradec).
Ndonëse te ne ndeshim vetëm dy emërtime me -ATË fundore: Pojatë dhe Busavatë, mund të themi se fundorja -ATË, e cila del e përdorur për emërtimin e disa vendshërbesave si p.sh. gjykatë, gjyshatë, themelatë, fortifikatë, nuk del e specifikuar për emërtime oikonimesh.
Sipërfundim
Edhe lidhur me formimet me prapashtesën -AT, ashtu siç u tha për ato me -ET, motivimi në gjendjen e sotme të gjuhës sonë sipas temës fjalëformuese del i paqartë. Së këtejmi, si konstatim i përgjithshëm për të dyja këto formante -ET dhe -AT del se po të heqim njohjen etimologjike që mbetet privilegjë e studiuesve, në gjendjen e sotme, asnjë nënfushë semantike nuk motivon daljen e emrave me këto dy prapashtesa. Mirëpo po të gjykojmë asociacionisht për parapëlqimin a përzgjedhjen të njërit a të tjetrit formant mund të mbështetemi në prapashtesën trajtëformuese a fundoren e shumësit të emnores të emrit përkatës me -AT ose -ET. Le të krahasohen shembujt përkatësisht:
a) me –ET : qarr/e Qarret Qarreti, shkop/e Shkopet Shkopeti etj.
b) me -AT: luzë luzat Luzat Luzati, lis lisat Lisat Lisati, flamur flamurat Flamurat Flamurati.
Pra, shumësi mund të asocicionojë në përzgjedhjen e formantit përkatës -ET ose -AT, prandaj themi se rasti Qarrat /*Qarret-i, që ka dalë si rast në Regjistër duhet të korrigjohet në Qarret Qarreti *Qerret, ndërsa tipat që e bëjnë shumësin me -A e ruajnë –A-në fundore si b.f. fushë fusha Fushat-i.
Sqarim plotësues
Po vazhdojmë sqaroimin se interpretimi si më sipër aspak nuk mohon ndikimin eventual të formanteve të caktuara nga gjuhë të huaja që fillimisht do të kenë pasur hise në lindjen e formës përkatëse të prapashtesës së sotme në gjuhën tonë. Por nuk mohohet as e drejta që në shqipen e sotme të mos formohen emra të vendbanimeve edhe me formantet: -SH/-Ç,-ASH e -ESH, përkatësisht -ET e -AT, ndonëse sot nuk dalin të motivuar qartësisht.
5) Emërtimet me –ARË
Formanti -arë që në funksion prapashtese del i cekur që nga Gazulli, nga Xhuvani -Çabej nuk trajtohet fare, mirëpo identifikimi i këtij formanti në fushën e toponimastikës dëshmohet qartë si në emërtime të vjetra ashtu edhe në të reja. Kështu dr. Rexhep Doçi si emërtime të fshatrave të identifikuar që në mesjetë ndër të tjerë përmend edhe: Dushkarë dhe Lisarë/(ije), d.m.th. me formatin -arë të shprehur qartë. Në Regjistrin e Komisionit në shqyrtim ndeshet emri Fusharë për Nepolje (Pejë), mirëpo ky formant edhe më mirë del i identifikuar në funksion siprashtese te mjaft shembujt të oikonimeve që janë në përdorim e sipër në Shqipëri, si:
Dusharë, Varvarë, Karbunarë, Maqellarë, Gjinaqarë, Tunarë, Arëbarë, Lularë, Lumarë, pastaj Hoxharë, Tomarë, Spatharë, Nikollarë, Burgarë, Himarë, Bardharë, Pançarë, Popinarë, Funarë, Erëbarë, Spatharë etj.
që gjithsej arrin numri në afro 20. Edhe te ne ndeshim një dukuri të tillë, madje numri i tillë nuk është edhe aq i pavërejtshëm, si:
Shosharë, Hosharë, Tugjarë, Magjarë, Llukarë, Tullarë, Merdarë, Shikarë etj.
Në anën tjetër te ne ndeshen jo rastësisht të shënuara me -AR fundor disa oikonime, edhe pse shumica e emërtimeve të tilla shqiptohen me -ARË fundore. Na merr mendja se nëse kjo mënyrë fjalëformimi del e vetëdijësuar, atëherë në gjuhën tonë do të praktikohej një mënyrë shumë e lehtë oikonimformuese me prapashtesën –ARË se me -AR, sepse prapashtesa -ARË do të shërbente si zgjidhje a si model i përkapshëm i motivuar për të mbuluar një nënfushë të caktuar shumë të kërkuar dhe të nevojshme në kuadër të emërtimeve të vendbanimeve, siç është nocioni: vendi që emërton një pasuri të patundshme, siç është në të vërtetë nocioni i emrit arë, si tokë buke.
Zgjon interes zbërthimi fjalëformues i tipit të emrave me -ARË, siç është shembëlli Fusharë, e cila shpjegohet lehtë: ara në fushë, ara e fushës ose ara te Fusha, si dhe ai Lumarë, ara te lumi, ara buzëlumi etj., mirëpo ndërkohë kjo gjymtyrë kompozite ka kaluar në përngjitje, përkatësisht tashti në funksion siprapashtese dhe si e tillë shërben a mund të shërbejë si model në formëzimin e vendbanimit përkatës që paksa fsheh dhe ruan në nëntekst konceptin e pronës a të pronësisë së temës fjalëformuese. Me fjalë të tjera, zbërthimi që jepet për Fusha +-, b.f. ara te fusha a ara në fushë ose ara e fushës ose për Lumë + -..., do të motivonte që të lindin në këtë mënyrë edhe një sërë emërtime vendbanimesh si:
Rrafsharë -ara te Rrafshi, ara në Rrafsh; Tumarë -ara te Tuma,
pastaj do të jenë më të shndritshme edhe raste e sipërcekura si:
Gjin(aq)arë (ara e Gjinit, Dusharë ara e Dushit, Tunarë ara e Tunit, Zgatarë, ara e gjatë (e z/gjatë), Begarë - ara e Begut, Sheharë -ara e Shehut, Lugarë (ara te Lugu), Shpatarë (ara te Shpati), Bregarë (ara te Bregu) etj
që është zgjidhje shumë e kapshme se sa me prapashtesën patronimike –AJ ose -AS: Begaj!, Bregas! e një mori emrash të diskutueshme me -aj e –as (!) që janë dhënë në Regjistër.
Gjithsesi nëse kjo mënyrë vetëdijësohet, për çka mendoj se i plotëson të gjitha kriteret si nga ana e brendshme e gjuhës ashtu si edhe nga ajo jashtme e saj, atëherë do të ri/fitonim një siprapashtesë speciale për emërtimin e toponimeve që lidhen paksa me pronën që zakonisht është arë ose emërtohej me –arë fundore, siç po ceket disa herë prej nesh. E cekëm më sipër kushtin e jashtëm, të cilin paksa dua ta sqaroj edhe më:
Të rikujtohet rasti i emrit të qytetit Gjakovë nga Jak+ovë, kur -OVA sqarohej si arë, përkatësisht ov- pronë ose plaçkë në turqishte në njërtën anë dhe -ova si formant i sllavishtes që shpreh pasurinë e patundshme (arën, pasurinë). Prandaj supozohet që edhe të rasti në shqyrtim mund të ketë qenë në shqipe: Ara e Jakut Jakarë (Jakova: ARË/OVA), sikurse te rastet që tashti nënkuptohen qartë Hoxhara, ara e Hoxhës, Nikollarë (ara e Nikollës) etj.
Me një favorizim të tillë të siprapashtesës -arë që na zbulohet fare qartë nga analiza, atëherë do të arsyetohej edhe më mirë pasivizimi i tashëm i emërtimeve të venbanimeve me formantet si -ar,-are, -tar, -tare, përkatësisht –aj e -as e të ndonjë tjetër, të cilat nuk u favorizuan teorikisht edhe në punimin tonë. Lind pyetja po çka e pengon pranimin pa rezervë të një mënyrë të tillë fjalëformimi me -ARË?
Për mendimin tonë janë dy çështje që mund ta pengojnë ende këtë zgjidhje- favorizim:
e para, ky formant nuk është trajtuar për këtë destinim deri më tash, veçan, nga gramatikanët tanë dhe
e dyta, edhe formimi kompozitor i tipit të tillë është konsideruar jo aq me të drejtë se gjoja bie ndesh me natyrën e gjuhës shqipe.
Po sqarojmë edhe pak. Lidhur me çështjen e parë është e vërtetë se është e para herë, me sa dimë, që ky formant trajtohet në këtë punim paksa me seriozitetin që meriton, prandaj edhe rezerva ndaj interpretimit që mund t’ i bëhet, mund të jetë ende e ndjeshme. Ndërkaq sa i përket çështjes së dytë mendojmë se në parim nuk qëndron rreziku se me një përqafim të tillë do të lëndohej natyra e gjuhës sonë. Ja, përse themi kështu:
Së pari formime me gjymtyrën -ARË në funksion si një siprapashtese speciale përveç rastit Fusharë dhe shembujve të tjerë që i sollëm më sipër, ndeshim edhe në burime të tjera, siç është Kryearë (arë kryesore ose kryet e arës) që e gjen studiuesi A. Zymberi në Zym të Hasit të Prizrenit, pastaj edhe emërtimin punarë (arë pune) që e ka shënuar si shembull S. Drini në puninim e tij të cituar në këtë punim. Le të krahasohet fjalë-termi Punarë (arë pune) me fjalë-trajtën punove (turq, ove –arë ose tokë pune) të regjistruar në FGJSSH (1981).
Së dyti, formimet e këtij tipi kompozitash nuk paraqiten si nevojë e ditës, por ato janë më të hershme, të kujtojmë veç rastit Dushkarë, edhe emrin Bardhyl (Ylli i Bardhit ose ylli i bardhë, pastaj tipin atdhe, mëmëdhe (dheu i mëmës) etj., të lindura këto nga nevoja dhe të pranuara fort natyrshëm edhe në gjuhën tonë të sotme letrare (standarde). Prandaj përkimi i mënyrës së tillë formale fjalëformuese me gjuhët e tjera, siç janë turqishtja, greqishtja, serbishtja, italishtja e ku ta dimë, nuk duhet të na brengosë fare, sepse ne e kishim një mënyrë ose një model të tillë emërformues në gjuhën tonë edhe më përpara, siç dëshmojnë shembujt e mësipërm, të cilët edhe aktualisht janë aktivë.
Së treti, vetëm në burimin Onomastika e Kosovës studiuesit përmendin mbi 100 raste ku fjala e parë toponimit togfjalësh del fjalë arë ... (Ara e gjatë, Ara e Hoxhës, Ara te Fusha etj.), ndërsa në realitetin tonë gjuhësor emërtimet e tilla janë me qinda e qinda, për mos me thanë me mundësi formimi pa kufi, prandaj kur kemi parasysh prirjen a nevojën e gjuhës së administratës që togfjalëshat e tillë të njëfjalëzohen, atëherë njëfjalëzimi me metatezë i togut që bëhet fare lehtë duke e hedhë gjymtyrën -arë në fund të fjalës së përbërë dhe kjo mund të aryetohet ose të pranohet si diçka normale, apo jo? S’është nevoja t’i përsërisim shembujt e sipërshënuar siç ishte: Ara e Llukës - Llukarë, ara e Hoxhës - Hoxharë, apo shembulli Hani i Elezit - Elez-han (krijim i gjallë popullor) etj. për të përligjur këtë model që e thamë.
Sidoqoftë, duke e pasur për bazë nevojën e njefjalëzimit të togfjalëshit përkatës të nënfushës së caktuara semantike si dhe mënyrën e kapshme të modelit fjalëformues në kuadër të nënsistemit fjalëformues emëror të kompozitave në gjuhën tonë besoj se një mënyrë e tillë do të hasë në mirëkuptim edhe nga standardologët tanë dhe gjithsesi do të jetë e pranueshme edhe për masën.
Gjithsesi mendojmë se argumentat e shtruar apo të zbuluar nga analiza jonë, jo vetëm Komisioni i Prishtinës, por edhe kudrot përkatëse profesionalë gjithandej trojeve shqiptare, gjithsesi duhet t’i kenë në konsideratë, apo jo?
6) Emërtimet me -ANË
Disa emërtime të vendbanimeve në Regjistër (2005), por edhe në burime të tjera i ndeshim me formantin -anë -(i/an/ë).
Shembujt ekzistues si:
Ulpianë, Arbanë, Tumanë, Oskanë, Tiranë, Dardanë, Boranë, Turanë, Kobanë, Artanë, Besianë, Bederianë, Boranë, Medianë, Bresanë, Drejanë, Roganë, Albanë, Bresanë, Gentianë, Ulkianë, Beranë, Berzanë, Thumanë, Rrëzanë, Rrezanë, Mujanë, Piranë etj,
na kujtojnë mënyrën e formimit të emrave në kohën antike në njerën anë, por njëherazi, duke pasur parasysh faktin se fundorja -anë koincidon edhe në kohën tonë me fjalën anë ana (drejtim, vend-hapësirë të caktuar), atëherë vetvetiu na bën të nënkuptojmë se kemi të bëjmë me një kriter me vlerë tejet të madhe oikonimformuese që na vjen si dhuratë, paksa e fshehur nga lashtësia por e krahasueshme dhe shumë dobisjellëse për kohën tonë.
Është momenti që ndihmon mrekullisht për plotësimin e nevojës që shtrohet aktualisht edhe për emërtimin e vendbanimeve. Pra, me një përqafim të tillë të formantit -ANË/-ANA, si morfemë fjalëformuese për emërtimin e vendbanimeve ne mënyrës së tillë emërformuese i japim edhe moshë vjetërsie, por njëherazi edhe motivim të rinuar bashkëkohor.
Me fjalë të tjera prapashtesa –ANË- ANA ka të gjitha mundësitë që vërtet të specifikohet si një prapashtesë e specializuar, vetëm për emërtimin e vendbanimeve të tipit që rrumbullaksojnë konceptin e një ane që zë një qendërvendbanimi. Pra, emërtimet e tilla, po përsërisim: kanë motivim transparent nga dy burime: nga e kaluara antike, ku gjithsesi e ka hisen edhe gjuha jonë (pellazgo-ilirie a protoshqipja), por në anën tjetër edhe shqipja e kohës sonë, siç janë propozimet fort të qëlluara nga Komisioni siç është tipi:
Rrezanë (ana e rrezes), Boranë (ana e borës, simbolika e bardhësisë), Tumanë (ana e tumave) etj.
Na është e ditur se koncepti i vendbanimit me emër-formantin -ANË ndryshon nga koncepti që u zu në gojë për formantin -AJË, dhe -ARË ngase me fjalën -ANË përfshihet një hapësirë më e gjerë, nga ajo që mbulohet me formantin -AJË, përkatësisht -ARË, por me një ndërlidhje semantike të përqendruar në një një vend: vendbanim që i jep atij edhe konceptin e tabanit të lashtësisë, por edhe të realitetit të tashëm, apo jo?!
Studiuesi Gjon Keka asociacionisht na ndihmon duke i sjellë disa trajta më të vjetra me –ANA fundore të disa vendbanimeve të sotme, si:
Kaçaniku – Cesiana, Prishtina –Trisciana, Kruja – Clodiana, Kumani –Cumanciana, Justiniana Seconda – Ulpiana, Tyranius –Tirana etj.
Kur është çështja se cilën variantë duhet parapëlqyer-ANË apo -AN që ndeshen në emërtime të vjetra, mendoj se pa mëdyshje, për vendbanime duhet parapëlqyer formën me –ANË/-ANA fundore. Arsyeja është e thjeshtë, sepse këtë e motivon vetë fjala -anë me kuptim të sotëm, në njërën anë dhe fakti tjetër se zakonisht me trajtat me -AN fundore emërtohen antroponimet (emrat vetjakë të njerëzve) që zakonisht shënohen në gjininë përfaqësuese mashkullore. Krahaso, tipin: Dardan, Ilirian, Adrian,Alban, Gurian (antroponime), në njërën anë me trajtat Dardanë-a, Ilirianë-a, Adrianë-a, Albanë-a, Gurianë-a (oikonime), në anën tjetër. Në raste të tilla kuptimi strumbullar vjen nga oikonomi si b.f. Dardanë-a, ndërsa trajta dardan dardanët (banorë) kurse Dardan-i m. e Dardanë-a f., si antroponime, nuk motivohen nga ana por nga koncepti i plotë simbolik i oikonimit, andaj ngjashmëria Dardana (oikonim) me Dardanë-a (matronim) nuk paraqet kurrfarë homonimie të vrazhdë.
Gjithsesi Komisioni si dhe studuesit në të ardhshmen duhet ta kenë parasysh këtë formant dhe ta përdorin për të gjitha ato raste, të cilave ka nevojë t’u jepet atributi i vendbanimit të vjetër, siç ishte Ulpiana, Remesiana etj.dhe që shtrihet në një vend-hapësirë të caktuar që sot motivohet me zbërthimin me fjalë-formantin -anë me koncept të një siprapashtese speciale oikonimformuese.
7) Emërtimet me -I/ONË-A
Një ndër formantet më atraktive që del për rikonsumin freskues brenda gjuhës sonë, qoftë për emërtimin e antroponimeve, qoftë të oikonimeve është prapashtesa -ion, përkatësisht –i/onë, të cilën Komisioni e qet në dritë në disa shembuj që i merr nga toponimet e vjetra të kohës antike, por të përftuara edhe në kohën tonë, si p.sh:
a) Me ION: Kodrion, Laberion, Lladron, Drilon, Labion, Demastion, Ilirion, Davidon, Stridon etj.
b) Me –I/ONË: Syrigonë, Dodonë, Lavrigonë Stagonë, Albonë.
Me fjalë të tjera, edhe me formantin -I/ON /-(I)ONË, ashtu si edhe me -i/anë/-an, ndeshim disa emërtime vendbanimesh që datojnë që nga koha antike, atje ku e ka hisen e vet ndërndikuese, siç u cek me të drejtë, gjuha pellazgo- iliro-dardane, përkatësisht protoshqipja.
Këtu më poshtë po i paraqit me qëllim disa raste antroponimesh, qoftë të ndërtuara, qoftë të rindërtuara si oikonime nga -on në -i/onë (në kllapa).
Krahaso:
Antigon (Antigonë) Arbanon (Arbanonë), Medeon (Medeonë), Pogon (Pogonë), Parason (Parasonë), Agron (Agronë!),
pastaj:
Kodrion (Kodrionë), Laberion (Laberionë), Lladron (Lladronë), Damastion (Demastionë), Brysakion (Brysakionë), Albon (Albonë), Drilon (Drilonë), Ilirion (Ilirionë), Davidon (Davidonë), Pelion (Pelionë)...
Së këtejmi, veç këtyre që paksa momentalisht ende nuk i kap mirë veshi sa mendja, , dalin të shënuara si oikonime të mirëfillta edhe shembuj të tjerë vetëm me fundoren i/onë / I/ONA, si:
Shkodrionë-a, Syrigonë-a, Dodonë-a, Livragonë-a, Stagonë-a, Labionë-a, Pellagonë-a (nga Pellagonia), madje edhe: Pasaronë-a, Latronë-a (nga latron latronët), Progonë-a (nga Progon), Aulonë-a (Vlora e Vjetër) etj.
Po i shtoj edhe dy raste që i cek dr. Rexhep Doçi si oikonime të vjetra: Gurbikonë-a (Gurbikon) dhe Gurasonë-a (Gurason), të cilat i shpjegon nga rrënja e fjalës shqipe gur- plus prapashtesa-iON/ë (Shih: Bota sot, 8.I.2001, f. 19).
Kur kemi parasysh nevojën për emërtime të kësaj natyre, më duhet të japim sqarimin pse u parapëlqye ose duhet parapëlqyer forma me -i/onë-i/ona e jo ajo me -i/on fundore për ndërtimin a rindërtimin emrave të vendbanimeve?
Ne e bëmë këtë parapëlqim, sepse vërejmë një kundërvënie të dalluar lehtë ndërgjinisore e kuptimore ndërmjet këtyre dy varianteve: -I/ON ndaj I/ONË-a, sepse edhe në këto raste del oponenca : trajta me -on del e parapëlqye për emërtime antroponimie, ndërsa prapashtesa -i/onë/-i/ona për toponime, pra kemi të bëjmë për dy fusha të ndryshme semantike. Pse u veprua kështu, dihet arsyeja, sepse emërtimet e njerëzve (antroponimet) zakonisht formohen me prapashtesën mashkullore -ON, gjini përfaqësuese kjo e emrit vetjak, ndërsa emërtimet e venbanimeve të këtij tipi, siç u tha, priren të shënohen në gjininë përfaqësuese gramatikore femërore, madje në trajtën e shquar zakonisht me –A fundore. Edhe pse këtë rregull nuk e kemi ndeshur të konstatuar askund në burimet tona gramatikore, një e vërtetë e tillë nuk është vështirë të argumentohet. Të kujtohen emërtimet e antroponimeve (emrave vetjakë të modës (bashkëkohorë)) që kanë përhapje të gjerë, me formantin -ON (natyrisht edhe ne këtu po i paraqesim vetëm me gjini përfaqësuese mashkullore), si p sh:
Agon, Driton, Miron, Gëzon, Lumnon, Faton, Valon, Florion, Liridon, Edon, Egzon etj.
që njëherazi kanë mbështetje në disa emra të traditës historike me -ON, si :
Baton, Gripon, Gjon, Anton, Ton, Don, Progon, Erion, Non, Lon, Kron etj.,
por vijnë edhe si shkak i konsumimit të modës (bashkëkohësisë) me emrat me -IM fundor. Pikërisht në këtë kontekst zgjojnë interes të posaçëm edhe emërtimet e modës (shumë të pëlqyeshme aktualisht si antroponime) me formantin –JON, si:
Budjon, Shpirtjon, Besjon, Fatjon etj
Sigurisht lidhur me këtë dukuri të ndërndikuar të formanteve -on për emrat antroponimikë, ndaj formantit i/onë si formant oikonimik (me dallim gjinie gramatikore përkatëse) ka nevojë të njihet opinioni i gjerë më mirë, por në mënyrë të veçantë njerëzit e zanatit, standardologët tanë, STANDARDOLOGËT TANËstrandardolofgët tanënë mënyrë që, jo vetëm të pranohet (zartarizohet) një formant i ri oikonimformues (-i/onë), por që edhe modelet e caktuara të jenë sa më të kapshme dhe të kuptueshme dhe me implementim obligues.
Sidoqoftë, me përqafimin e formimit të emërtimeve në shqyrtim në mënyrë të vetëdijshme, d.m.th. të antroponimeve me -on fundor si dhe të vendbanimeve me -(j)onë fundore gjuha jonë do të fitonte e përfitonte shumë. Me prapashtesën -(I)ONË emrit të vendbanimit njëherësh, po e ritheksojmë, i jepen dy veçori:
a) ngjyrimi i lashtësisë dhe
b) ngjyresa e bashkëkohësisë.
Po themi të bashkëkohësisë (modernes), sepse në kohën tonë, në fushën e stilistikës, sidomos në poezi, kam vërejtur se është krejt normale që vendi më i dashur i poetit (kupto: popullit) atdheu, të quhet:
Mëmëjonë/a, Nanëjona, Shpirtjonë/a, Zemërjonë/a, Fatjonë/a, Dëshirjonë/a, Lumjonë/a, Lirijonë/a, Albjona, Valjonë/a e ngjashëm,
ku gjymtyra -jonë/-jona (e jona) këtu poetikisht kontaminohet me formantin e vjetër -i/onë (yni), duke na u paraqitur tashti, një siprapshtesë të specifikuar për emërtimin e oikonimeve të kohës se re.
Gjithsesi rreth trajtës shkrimore i/ona ndaj –jonë-a lypset një sqarim nga pikëpamja ortografike, apo jo?
Është e vërtetë, që në shkrimet e vjetra latine, madje edhe italiane këtë fundor e ndeshim në mjaft raste me -ion/a, por zakonisht -I-ja shqiptohet si një J e shqipes, sepse ky graf mungon në alfabetet përkatëse. Fundja, kjo është pengesë e vogël në asociacion. Fundi i fundit, kush nuk do të dëshironte që çupkës a mbesës së vet të mos i vërë një emër të tillë të modës çupëjona, mbesëjona! e jo më venbanimit, kur emri bazë temë fjalëformues plotësohet me trajtën e përemrit pronor, -jonë/jona (veta e parë, pronari shumës, prona njëjës e gjinisë femërore me kundërvënien -ynë për gjininë mashkullore, kundërvënie kjo që në mjaft të folme dhe në fushën e poezisë nuk del e ndëprerë aq rigorozisht, si p.sh. lirijona Liri(j)ona, besëjona Bes/ë(i)jona në njërën anë dhe shpirtjona Shpirtjona, fatjona. Fatjona, nga ana tjetër, apo jo?!
Krahaso: Liridon /Liridona ose /Lirijona Lirijon...
Sidoqoftë, shikuar siç thuhet si tekst, nëntekst e kontekst me përqafimin e kësaj prirjeje, d.m.th. me formimin ose me përcaktimin e antroponimeve bashkëkohore me –(i)ON/(i)ONI fundor, si dhe oikonimet me -i/onë/iona (-jonë/ -jona), gjuha jonë do të kishte shumë dobi.
Ç’është e vërteta, këtë dukuri sapo e ka vërejtur, dhe e ka vënë në sprovë, mjaft ndjeshëm e mjeshtërisht Komisioni i Prishtinës (2005), prandaj në punën e vet secili komision mund ta shfrytëzojë pa druajtje, sidomos, kur, pikërisht, po këtë e kërkon dhe e arsyeton natyra e një emërtimi të ri, zakonisht edhe mbi bazë antroponimi.
Si përfundim, për mendimin tonë (po përsërisim) për emërtime vendbanimesh në vend të prapashtesave të diskutueshme me -AS ose me -AJ (sidomos kur oikojnimi del mbi bazë antroponimi ose me simbolikë të kësaj natyre), gjithsesi, ndër të tjera si prapashtesa të paqortueshme ose të specifikuara, duhet të vihet në veprim edhe prapashtesa -i/onë ose jonë, për arsyet që u cekën më sipër.
Sigurisht, duke u mbështetur këtë prirje për mendimin tonë disa shembuj të propozuar nga Komisionet me prapashtesa të tjera, më për zemër do të na vinte emërtimi Besëjona se Besijana, Liri(j)ona se Liriana, Iliriona se Iliriana, por Malioni Maliana, Dreniona ose Dren-jona se Drenasi etj. etj.
Le të mendohet pra, për faktin që po na imponohet modeli me –=ONA, -JONA/IONA, i cili tashmë ka dalë në dritë dhe sa do të shndëritë në nënfushën kuptimore të ligjërimit shqip, sigurisht varet prej nesh sa do ta shfrytëzojmë këtë mënyrë për konsolidim të mbarë, por pritet që mendim-rekomandimin ta thonëme kompteencë, ata që e kanë për detyrë e ata janë standardologët tanë, apo jo?
Sido që të jetë, prapashtesa -(j)onë, siç u argumentua më sipër, i plotëson të gjitha kushtet, që në burimet tona të sotme e të nesërme normative të zërë vendin e merituar në kuadër të mozaikut të formanteve përkatëse të strukturës emërformuese, me specifikë të veçantë për emërtimin e vendbanimeve.
Përmbyllje rreth prapashtesave me prirje specifikimi
lidhur me nënfushat semantike ose
profilimet që mbulojnë
Në këtë përmbyllje, pa u ndalur në pesë nënkrerët A, B, C, Ç dhe D të kreut (II) të emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe me prapashtesim, ku konstatuam jo pak formime të ngulitura nga tradita si dhe krijime të paqortueshmeme,edhe pse afikset përkase dilnin të specifikuara parësorisht për nënfusha të tjera semantike, po i rikujtojmë kalimthi nënfushat semantike të emërtimeve të vendbanimeve të cilat mbulohen me emrat e formuar me prapashtesat përkatëse me prirje specifikimi (specializimi), siç u trajtuan më sipër duke i cekur edhe formantet simotra oponente, të cilat njëherazi ndihmojnë idenë për përcaktimin dhe të kuptuarët e rëndësisë rreth specifikimit përkatës:
1) Me prapashtesën -AJË mbulohet koncepti që nënkupton shumësi sendesh e konceptesh që ceken në temën prodhuese dhe shkon në kundërvënie me prapashtesën -AJ, e cila mbetet e specializuar për emërtimit e patronime në gjuhën shqipe;
2) Nënfusha semantike e prapashtesësa -ISHT del e diferencuar si oponente nga simotra, varianti -ishtë, kështu që prapashtesa -ISHTË mbetet kryesisht për emërtimin e mikrotoponimeve (oronimeve), ndërsa prapashtesa -ISHT del e specifikuar kryesisht për vendbanime (oikonime rurale e urbane).
3) Motivimi i prapashtesave variante -SH/-Ç, -ASH, -ESH në gjendjen e sotme asociacionisht shpjegohen edhe në bazë të mbaresës së rrjedhores së shumësit që merr emër-tema përkatëse, prandaj nëse duam ta formëzojmë emrin e caktuar me ndonjërën nga formantet në fjalë e konsultojmë mbaresën fundore të shumësit të emrit përkatës dhe pozicionohemi për përzgjedhjen e formantit -SH/-Ç apo -ASH ose -ESH. Mirëpo formanti i fundit -ESH përveç motivimit nga shumësi me -ESH fundore, ka edhe njëfarë mbështetje nga emrat iokonimikë të traditës, siç është rasti Arbnesh, Partesh, Martanesh etj., por edhe nga ndërndikimi oponent me prapashtesën femërore -eshë, që përdoret për emërtimin e disa matronimeve.
4) Edhe te prapashtesat -ET dhe -AT në gjendjen e sotme asociacionisht, sa për orientim përzgjedhjeje, mund të shërbejë mbaresa e shumësit të emrit në emnore në trajtën e shquar si p.sh. qarr qarri qarre qarret (apelativ) Qerret Qerreti (oikonim), përkatësisht Lis (antroponim) lisi lisa lisat (apelativ) Lisat Lisati (oikonim).
5) Emërtimet me siprapashtesa -ARË mbulojnë hapësirë të kufizuar (arën) që zbërthehet me metatezë dhe nënkupton një pasuri të patundshme. Motivi del nga lidhja organike e kësaj gjymtyre me gjymtyrën tjetër, përkatësisht me fjalë-temën prodhuese fjalëformuese. Gjithsesi duhet parë përkimi dhe dallimi i nënfushave semantike që mbulojnë formantet -ARË, -AR dhe -ARE.
6) Siprapashtesa ose fundorja -anë asesi nuk duhet ngatërruara me prapashtesën –AN, ngase kjo vjen nga tradita e lashtë e emrave të vendbanimeve (antike), por që në kohën tonë ka gjetur koncidencë motivimi nga fjala anë (vend që nënkupton hapësirë më të gjerë se fjala arë), por që në oikonimi, fusha e kuptimsisë përkatëse lidhet organikisht me gjymtyrën tjetër, përkatësisht me fjalë-temën prodhuese fjalëformuese. Prandaj ky formant mund të aktivizohet për emërtime të reja me mjaft lehtësi, duke pasur parasysh kuptimin e emër-fjalës ANË të koncentruar në një vend të konceptuar si emërtim vendbanimi.
7) Prapashtesa a fundori i burimit antik –on, -i/ona, me të cilën ndeshim të emërtuara edhe vendbanime të lashta (ilire, protoshqiptare) që vjen e motivuar (stilistikisht) edhe në kohën tonë, u vihet zakonisht emrave të njerëzve ose atyre abstraktë që simbolizojnë diçka të ngjashme. Shikuar në tekst, nëntekst e kontekst, emërtimet e tilla të modës me këto dy variante, kanë njëfarë oponence të lehtë me emrat antroponimikë me -ON fundore, me të cilët ndërndikohet. Ndonëse, motivimi nga fjalë-formanti -jonë del paksa më i errët se të rastet me -arë e me -anë, por shikuar nga ana tjetër shihet një motivim i qartë kontaminues i ndërsjellë me konceptim e afrisë a të simpatisë ndaj emrave intimë familjarë a të imagjinuar. Krahaso: Liriona (lirijona), Lumjona (lumjona) ose Liridona (liridona), Kodriona (kodërjona), Labiona (labjona) etj.
Pra edhe ky formant në formim e sipër, por me perspektivë të qartë ka gjetur, priret të gjejë ose duhet të mbështete në mënyrë që ta gëzojë vendin e vet në kuadër të mozaikut të formanteve të tjera në kuadër të strukturës së prapashtesave të shqipes në nënfushën e emërtimeve të vendbanimeve dhe kjo e ardhme e formantit të tillë varet nga të kuptuarit, përkujdesja dhe kultivimi ynë.
Me fjalë të tjera të gjitha këto formante mund të dalin, apo jo, të mjaftueshme për mbulimin e nocioneve të vendbanimeve, le të vlerësohet, ndonëse nuk përjashtohen as formantet e tjera që u cekën në këtë punim si të paqortueshme. Por sidoqoftë, po riktheksojmë se duhet ta kemi të qartë se assesi nuk bën të lihen anash formimet e ngulitura, qoftë pa ndajshtesa, qoftë me ndajshtesa ose me kompozim a në mënyrë perifrastike. Së këtejmi, besojmë se nuk bëjmë keq kur kërkojmë që hartuesit e regjistrave të emërtimeve të venbanimeve, patjetër duhet t’i kenë në konsideratë dhe t’i shfrytëzojnë prapashtesat e siprapashtesat e specifikuara për nenfushën përkatëse semantike, të burimit vendës, siç u trajtuan në këtë punim, apo jo?
III. FORMIMET E VENDBANIMEVE ME KOMPOZIM
E NË MËNYRË PERIFRASTIKE
H y r j e
Në nëntitullin e mësipër formantet -arë, -anë dhe -(j)onë) i trajtuam me të drejtë paksa edhe në cilësinë e siprapashtesës speciale për arsye se qoftë tërthorazi, qoftë drejtpërdrejtë fundoret e fjalëve përkatëse: -arë, -anë, -jonë, i ndjenin si prapashtesa speciale, e jo si gjymtyra të mirëfillta të kompozitave përkatëse. Duam të themi se prapashtesa speciale si dhe gjymtyra përcaktuese e kompozitës, në mjaft raste funksionalisht janë të afërta, por motivimi rastësor gjithsesi del më qartë në fjalë të përbërë ose tek ato të përngjitura a të shprehura me togfjalësha, sesa tek emërtimet me prapashtesa a siprapashtesa, nga njëra anë, mirëpo kur kemi parasysh prodhimin serik nga ana tjetër, prapashtesa speciale luan rol me të madh në procesin prodhues.
Sidoqoftë, del e nevojshme të studiohet edhe mënyra fjalëformuese e emërtimeve të vendbanimeve edhe nga mënyra e formimeve me kompozim dhe në mënyrë perifrastike, me togfjalësha.
Formimet me kompozim, me përngjitje a me togfjalësha që i hetojmë në Regjistër mund t’i merendojmë në tri grupe:
a) formimet e emërtimeve me kompozita të mirëfillta,
b) formimet me togfjalësha, tipi emër + përcaktuesi përkatës dhe
c) formime me togfjalësha të tipave të tjerë.
a) Emërtimet kompozita të mirëfillta
Kompozitat, në funksion emërtime vendbanimesh. t’i quaj me rezervë të mirëfillta, që në Regjistër të Prishtinës, janë mbi 100, i dallojmë disa tipa a nëntipa. Ne këtu i merenduam në dy grupe, duke i dalluar sipas gjymtyrorëve emërformues:
1) Kur gjymtyra e parë del në funksion siparashtese tipi:
Temali, Telisi, Nëpërbishti, Nëngurra, Messukash-i etj.
Në Shqipëri të ktij nëntipi janë emërtimet:
Temali, Temani, Ndërfushas, Nënshenjë, Ndërshemi, Nëngurra,
e ndonjë tjetër, ku zbërthimi bëhet si tek emrat e përngjitur te+mali, te + mani, d.m.th. (fshati) te mali, te mani, te nën gurra, e kështu me radhë.
2) Kur gjymtyra e caktuar e kompozitës përcakton tjetrën, ku dallojmë 5 nëngrupe:
a) kur gjymtyra e dytë si mbiemër del përcaktuese:
Lugthat, Gurkuq, Gurmadh, Kodërbardh, Fushmir, Zallkuq, Jetëmir, Vermir, Gurbardh, Vitmir, Lugmir, Ujmir, Kruebardh, Lumkuq, Bregzi, Mollkuq, Gunbardh etj.,
që zbërthehet: lugu i thatë, Lugthat-i, guri i kuq Gurkuq-i etj.
b) kur gjymtyra e dytë emër del përcaktuese për gjymtyrën tjetër po emër, si:
Ballëdrin, Fushë-Pejë, Fushë-Kosovë, Bajëllap, Kryelum, Qafëmal, Gurshkabë, Fushëlot, Lulgjak, Kruembret, Pusat, Kodërflamur, Rrasujë, Fushëmollë, Lugdrin, Kryedren, Buzëmal, Buzëlum, Tumilir, Analum, Fushibër, Gurelez; Babaj-Bokës Fshatiuçëkë,
që zbërthehet po ashtu: balli i drenit (Balldren-i), pusi i atit (Pusat-i), Fusha e Pejës (Fushë-Pejë-a) etj.;
c) kur gjymtyra e parë emër njeriu shërben si përcaktues i mbiemrit (patronim) p.sh.:
Nikuçaj, Nushpal, Llazdrelaj, Preklukaj, Hasanprishtinë, Micsokol, Pjetërshan, Haxhizekë, Mullaidriz, e ndonjë tjetër, që zbërthehet. Nush+Pali Nushpal-i, Mulla + Idrizi Mullaidrizi etj.
ç) kur gjymtyra e dytë emër njeriu përcakton ofiqin, si p.sh.:
Shëngjon, Shëngjergj, Shpal, Shmëri, Shënrrok,
që zbërthehet Gjoni i shenjtë (Shëngjon-i), Maria e shenjtë (Shmëri-a), Kuklibeg (begu i Kuklit), Qylagë (aga i Qylit) etj.;
d) kur gjymtyra e dytë emër përcakton gjymtyrën tjetër emër, p.sh.:
Rrezanë, Fusharë, Zall-Reç, Bardhaj-Reç, Elez-Han etj.
Shembuj këta që zbërthehen metatezisht:
ana e rrezes (Rrezanë-a), ara e Fushës (Fusharë-a), Reçi i Bardhajve (Bardhaj-Reç-i), Hani i Elezit (Elez-han-i) etj.,
sikurse tipi:
atdhe, mëmëdhë, udhëkryq, post-komandant, Bardhyl (ylli i bardhë) etj.
Edhe lidhur me këtë mënyrë fjalëformimi dalin çështje të diskutueshme. Siç mund të shihet nga shembujt e mësipër, më tepër ndeshim emërtime, kur gjymtyra e parë sipas radhës del emër konkret, si:
gur: Gurbardh, Gurkuq, Gurmadh etj.;
lug: Lugthatë, Lugdrin, Lugmir etj.,
por janë shfrytëzuar edhe emrat si:
qafë-, buzë-, krye-; fushë-, kodër- shën (i shenjtë) etj.
Ndëkaq si emërtime me gjymtyrën e dytë sipas radhës në funksion siprapashtese dalin më të përdorur mbiemrat: -bardh(ë),- mir(ë),- kuq:
Kodërbardh, Lumbardh, Lismir, Ujmir, Gurkuq, Kodërkuq.
Në mënyrë të veçantë vihet re bashkëngjitja e emrave dhe e mbiemrave historikë të tipit:
Hasanprishtinë, Mullazekë, Micsokol etj,
punë kjo që nuk më duket e pambështetur, ndonëse paraqet risi në drejtshkrmin e rasteve të këtilla në praktikën tonë të deritashme drejtshkrimore, andaj kërkon edhe sqarime shtesë për opinionin.
b) Emërtimet togfjalësha:
1) Emërtime me çiftat togfjalësh me epitetin: e epërme /e poshtme ose i epërm/ i poshtëm
Në Regjistër nja 44 shembuj të vendbanimeve dalin emër + epiteti përkatës (e epërme/ e poshtme), si:
Miradia e Epërme, Miradia e Poshtme, Livadhia E/P, Llapashtica E/P, Albona E/P, Kastrati E/P, Karmioni E/P, Shpati E/P, Qarrabregu E/P, Qëndresa E/P, Stralli E/P, Zabeli E/P, Nerodimja E/P, Shë(n)rroku E/P, Livoçi E/P, Bitia E/P, Shllakoci E/P, Jasenoviku E/P, Gushterica E/P, Gushterica E/P.
Nga tradita në Shqipri në vend: i epërm ose e epërme përveç i epër/ e epër ndeshim: i (e)sipër, i sipërm ose e sipërme.
Sidoqoftë, ne përkkrahim qëndrimin e Komisionit të Prishtinës:
Gjinia mashkullore.: N. i Sipërm /N. i Poshtëm.
Gjinia femërore: N. e Sipërme/ N. e Poshtme.
Por në Kosovë edhe në Regjistrin e fundit zyrtar në fuqi (burimi VI), nën ndikimin e barasvlerësve të serbishtes: Donja/e/i ose Gornja/e/i në vend i poshtëm/e poshtme ndeshim: i/e ulët ose në vend /e epërme ndeshim i/e lartë, raste tejet të paqëndrueshme, prandaj faktorët nomëzues të gjuhës sonë standarde gjithsesi duhet t’i korrigjojnë lajthitjet e tilla.
2) Emërtime me çiftat me togfjalësh me epitetin: e madhe/e vogël ose i madh/i vogël
Sipas mënyrës emër + epiteti: i madh/i vogël ose ose e madhe/ e vogël në Regjistër të Prishtinës dalin nja 9 raste, si:
Rropotova e Madhe/ Rropotova e Vogël, Bardhi i Madh/ Bardhi i Vogël, Albana M/V, Alba M/V, Kolludra M/V, Kçiqi M/V, Rudari M/V, Shtupeqi M/V, Mirashi M/V;
3) Emërtime me mungesë çifti
Si çifta të cunguar, pra pa çiftin paralel, dalin disa shembuj, si p.sh:
Burimi (Obria/? Stërnaci/? Budriga/) i Poshtëm/?, Livadhi e Epërme, Zveçani i Vogël/; Driloni i Madh/ Vokshi i Ri/? dhe Kaçaniku i Vjetër/).
Rastet e tilla duhet të sqarohen ose, aty ku jepet mundësia, të thjeshtësohen apo jo?
c) Emërtime me togfjalësha të tjerë
Në Regjistër ndeshim edhe togfjalësha të tjerë si p.sh.:
Prroi i Kostës, Baja e Mitrovicës, Prroni i Bajës, Lugu i Banit, Prroi i Jankut, Hani i Elezit .
Që të gjithë këta shembuj që këtu vetëm po konstatohen, për ndonjë arsye a tjetër mund të jenë të diskutueshëm, por jo për mënyrën e formimit togfjalësh të tyre si parim.
IV. RAPORTI I SHKALLSHMËRISË KUPTIMORE
SIPAS MËNYRAVE TË FJALËFORMIMIT
TË VENDBANIMEVE NË SHQIPE
Nga krejt kjo që u trajtua deri këtu mund nxjerrim përfundimin se për shkak se kjo çështje, me gjerësinë e hollësitë e duhura, mesa jemi në dijeni, nuk është trajtuar deri më tash si temë më vete, andaj në këtë punim para opinionit dolën çështje që më parë ishin të panjohura, mbase edhe njiheshin nga ndonjë studiues, por në mënyrë të pjesërishme, prandaj rreth kësaj teme mund të ketë mbetur ende edhe ndonjë paqartësi.
Sigurisht në punimet e ardhshme kjo temë do të jetë edhe edhe më e rrahur, edhe më e trajtuar e si rrjedhojë do të nxirren edhe rezultate të reja ose do të pëforcohen ato që këtu sapo e kanë marrë formën ekonstatimit ose të rekomandimit. Por, megjithatë, janë disa gjëra që nga analiza dalin të domosdoshme për t’u ditur, të cilat me rastin e rishikimit të qëndrushmërisë së emërtimeve të vendbanimeve, komisionet përkatëse duhet t’i ketë në konsideratë, ngase këto janë mënyra që i ndeshim të formuara jo vetëm emërtimet e vendbanimeve në funksion, por edhe ato të propozuarat, ashtu si edhe ato të mundshmet në perspektivë.
Kështu, për hir vendi dhe me dëshirë që mos t’i përsërisim gjërat, këtu në formë përmbyllëse, me qëllim që çështja të dalë edhe më e qartë, do të paraqit skemën e shkallshmërisë së kuptimësisë së emërtimeve në fjalë që në këto tri rubrika:
1) me anë të emrave bazë pa ndajshtesë, apelativa, emra të përgjitshëm,
2) me anë prapashtesash të përvetësuara e të tjera si, etnonime, oronime e oikonime, emra të përgjithsëm e të përveçëm dhe
3) me anë të prapashtesave të specifikuara dhe me kompozim, shembuj vendbanimesh, vetëm si emra të përveçëm.
Skema e shkallshmërisë kuptimore
Po japim nga , sa për ilustrim nga dy shembuj për secilën pikë:
___________________________________________________
I II III
apelativa etnonime, oronime e oikonime vendbanime
----------------------------------------------------------------------------------
1) dardhë Dardhë, dardhishtë Dardhishtë; Dardharë, Dardhanë,
Dardhisht;
blin Blin, blinishtë, Blinishtë; Blinisht, Blinajë, Lulblin;
2) mal Mal, malishtë, Malishtë malore; Malisht, Malesh, Malet-i,
Temal, Malionë;
fushë Fushë, fushore, fushnajë Fushnajë Fusharë, Fushajë, Fushlot,
Fushibër;
3) lis Lis, lisinë, lisnajë Lisan; Lisajë, Lis(i)anë, Telis, Lismir;
fier Fier fierinë, f ierishtë Fierishtë, Firajë, Fiershtruet, Erëfier;
4) gurrë Gurrë, gurrojë, Gurrëz, Gurras! Gurrajë, Gurrianë, Gurrmir;
kodër Kodër, kodrinë, Kodrizë, Kodrishë Kodrionë, Kodërbardh;
5) dren Dren, drenak, drenush Drenush; Drenesh, Drenisht, Drenat,
drenar Drenas Drenshenjt, Drenesh;
Drenionë; Drenianë; Bridren
zog(ë) Zogë zogëz Zogëz, Zogjishtë, Zogajë, Zogianë, Zogzanë,
Zogaj. Zogionë!;
6) Gjin gjinas Gjinas, Gjinash Gjinaj; Gjinarë, Gjinat, Gjinionë Gjinesh.
dukë dukas Dukas Dukaj Dukat, Dukarë, Dukanë;
7) Drin Drini, drinas Drinaj Nisdri, Anadrin, Drinisht;
lumë Lum lumas Lumas, Lumaj Lumarë, Lumesh, Fatlum,
Lumionë.
Të vihet re se në rubrikën e parë emri përkatës i vendbanimit del i formëzuar nga emri i përgjithshëm i shënuar me shkronjë të vogël, me përjashtim të shembujve: Drin e Gjin.
Në rubrikën e dytë del edhe emri i përgjithshëm dhe ai i përveçëm i oronimit, por edhe emri i vendbanimit homonim i formëzuar nga emri i përveçëm i oronimit.
Ndërkaq në rubrikën e tretë dalin të shënuar vetëm emrat e mundshëm (të përveçëm) të vendbanimeve.
Të vihet re gjithashtu se në rubrikën e dytë dalin a mund të dalin edhe emrat e formuar jo të qortueshëm me prapashtesat e përvetësuara si -ishtë, -ik e -inë si dhe të tjerat, si: as, -(j)an, -ak, -ës, -tar, -ar, -or e -i, -ush, -osh e -zë/ëz, kurse në rubrikën e tretë janë përfaqësuar disa shembuj të formëzuar a të mundshëm të formuar me prapashtesat e siprapashtesat e parapëlqyera si të specifikuara, vetëm për emërtimin e vendbanimeve, kështuqë nga vetë format e mundshme të paraqitura në skemë (rubrika e tretë) me formantin e specifikuar kuptohet se kemi të bëjmë me një emër të përveçëm në funksion të një vendbanimi.
Njohja e tillë sistemore do të ndihmonte shumë që së paku sa për për emërtim, në ndërmarrje të reja emërtimesh hartuesit të gjejnë dhe të zgjedhin modelin përkatës që u përpoqëm ta vëmë në pah dhe ta ofrojmë si të arrirë në këtë punim. Këtë analizë mendojmë se duhet me pasë parasysh gjithkush e sidomos standaologët, kështu që sa herë të paraqitet nevoja për rishikimin a ristandardizimin e emërtimeve të vendbanimeve në viset e caktuara të truallit shqipfolës, duhet të konsultohen zgjidhjet e ofruara, apo jo?
Sidoqoftë, shpresojmë se përpjekja jonë ose rezultatet e këtij punimi do t’u shërbejnë, pra në radhë të parë studiuesve për hulumtime edhe më të thella në këtë drejtim, sepse kjo rrugë hulumtuese, kemi bindjen, që do të na çojë jo vetëm drejt njohjes më të mirë të strukturës fjalëformuese të gjuhës sonë standarde në lëmin e toponimisë, më saktë të vendbanimeve, por edhe do të na shpie drejt zgjidhjes së çështjeve kyçe, kur kemi të bëjmë me formëzimin e drejt-fjalëformimin emërtimeve të reja të kësaj dhe të nënfusha të tjera semantike. Pra studimisht të jemi më të gatshëm në çdo rast sa herë që paraqitet e nevojshme, siç ndodhi te ne, në Kosovë, kur momentalisht në rend shqyrtimi u morën afro 1500 emërtime vendbanimesh dhe kur dihet fakti se probleme të kësaj natyre ndeshim në të gjitha viset shqifolëse, si brenda, si jashtë Shqipërisë së sotme administrative, apo jo?
Përfundimi i pjesës së dytë
Çështja e emërtimeve të vendbanimeve te ne, nën përkujdesjen e Komisonit Qendror për Standardizimin e Vendbanimeve të Kosovës, edhe pse tash, pothuaj mbi 10 vjet ka pushuar së vepruari pa fajin e tij, ishte në tryezën e diskutimeve intensive, 2-5 vjet që nga viti 1999-2001dhe në verifikim deri në vitin 2004, ndërsa si çështje problemore ka ekzistuar edhe më përpara, madje ekziston edhe sot. Popullit tonë sa herë i qe dhënë mundësia të frymojë pak si lirshëm kombëtarisht me mençuri e ka ngre edhe këtë çështje, çështjen e toponimisë me prejradhje të huaj, ngase bashkë me sundimin e zaptuesve, sidomos të atij serb dëshironte që të flakte edhe emërtimet e imponuara prej tij mbi këtë bazë, të cilat aq më keq pushtuesi i shfrytëzonte e po i shfrytëzon propagandisht pa pushuar si element i së drejtës së tyre historike për të mbajtur nën gllabërim viset tona shqiptare në pambarim. Mirëpo pas Luftës të fundit Çlirimtare (UÇK), u krijuan kushtet që kjo çështje të trajtohet në mënyrë paksa më të organizuar dhe pa diktat survejimi mbi kokë nga të huajt. Kështu nën përkujdesjen e Komisionit të sapocekur, pas ca konsultimeve me komisionet e komunave dhe me qarqe të tjera intelektuale profesionale, në muajin mars të vitit 2000 në gazetën Rilndja u botua në formë propozimi Regjistri i emërimeve të vendbanimeve të Kosovës dhe po ky tekst paksa më i kompletuar u ribotua po në gazetën Rilindja më 28 prill 2000. Ndonëse materiali ende ndodhej në diskutim, përkatësisht versioni i përmirësuar ishte në përfundim e sipër. ne si pretekst për të trajtuar temën Çështje të formëzimit dhe të fjalëformimit të emërtimeve të vendbanimeve në shqipe (me theks në emërtimet e propozuara në Kosovë) morëm pikërisht Regjistrin e botuar më 28 prill 2000 dhe në punimin e botuar në gazetën Rilindja (2001 në 11 vazhdime. Së këtejmi, pikërisht përmbajtjen e atij atë punim tashti, sadopak të përplotësuar, po e parafrazojmë në vijim në disa pika:
Së pari, bëmë krahasimin e emërtimeve në funksion sipas dy versioneve serbisht e shqip dhe së dyti bëmë analizën formëzuese e fjalëformuese të emërtimeve të propozuara.
Dhe nga krahasimi i emërtimeve në funksion sipas dy versioneve serbisht shqip arritëm në përfundimin se edhe më përpara kishte dallime të mëdha, qoftë në drejtshqiptimin, qoftë në drejtshkrimin po thuaj tek të gjitha emërtimet në funksion. Nuk është fjala vetëm për ndonjë dublifikim emërtimi, të tipit. Uroshevac /Ferizaj, por edhe për deformime të të tjera të ndryshme shkrimo-shqiptimore që vinin edhe për shkak të natyrës të ndryshme strukturore që kanë gjuhët e ndryshme në kontakt, si p.sh.:
Crkvena Vodica/Caravada, Dobar Dub /Dobërdup; Ojnovce /Hajnoc, Movljane/Muhlan; Shurlane/Shurdhan; Vitine/Viti, Retimlje/ Reti; Broçna/Brojë, Romuna/Romajë; Bubavac/Bubavec, Muzhiçane/ Muzeqinë, Shisharka/Shesharë, Shalinovica/ Shalinoc, Goraçevo /Gajrak etj.,
prandaj edhe si mos të kishte pasur motive të tjera, vetëm kjo laryshi shkrim-shqiptimore e ortografike do të arsyetonte punën e Komisionit për t’i hyrë standardizimit të emërtimeve në fjalë. Mirëpo Komisioni, me vetinisiativë e pa të arsyeshme që punës t’i qasej edhe më thellë, më gjerë e më mirë. Ai pasi hartoi parimet dhe metodën e punës lëndën e trajtoi, duke bërë rishikimin pothuajse të tërë materialit. Në këtë kontekst pranoi edhe sugjerimin që mjaft vendbanime të riemërtohen. Kështu çështja e modifikimeve dhe të krijimeve të reja mori përmasa të konsiderueshme. Sipas përqindjes emërtimet e reja (më 2001) arrinin në 43.84 për qind në krahassim me numrin e përgjithshëm të vendbanimeve, por kur kemi parasysh karaktaristikat e veçanta të natyrës së gjuhës shqipe në raport me atë të serbishtes ato u prekën të gjitha, pothuajse qindpërqind. Në bazë të analizës nga pikëpamja fjalëformuese të prejardhjes doli se u lanë në përdorim ose u formuan mjaft emërtime sipas mënyrave të njohura: 1) pa ndajshtesa, e me ndajshtesa dhe 2) me kompozim a togfjalësha.
I.
Nga pikëpamja fjalëformuese emërtimet pa ndajshtesa nuk paraqesin çështje problemore. E diskutueshëm mund të dalë vetëm çështja sa është vlera e fuqisë simbolike e emrit përkatës për t’u formëzuar e implementuar si emërtim vendbanimi.
Te formimet me ndajshtesa, që në këtë rrafsh zënë përqindje më të madhe se dy mënyrat e tjera, dalin çështje më të ndërlikuara. Sipas analizës del se mjaft emërtime në funksion me formante prapashtesore të burimit sllav si -ica, (v)iqi, -ovci, -ovi, -eva, -ava, bashkë me emërtimin me rrënjë të imponuar sa qe e mundur u ndryshuan, ngase krijimet e tilla ishin në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, të cilat sot nuk i qas realiteti ambientues kohor. U prekën në analizë edhe emërtimet me prapashtesat -ot e -os, me origjinë greke, si dhe ato me -(A)XHI, -(A)LI e -I/JE të burimit turk. U konstatua se lindja a lejimi i disa trajtave me -OS, duke i ndërruar vetëm C-në fundore në –S, tipi Butoc/Butos, Talinoc/Talinos etj., dilte si veprim mbase i ngutshëm, që linte vend për diskutim.
Për formimin e emërtimeve të vendbanimeve dalin të shfrytëzuara prapashtesat toponimike, siç janë:
a) Prapashtesat e përvetësuara: - ishtë, -n/ik dhe -inë, të cilat në radhë të parë dalin të destinuara për emërtimin e toponimeve të karakterit oronimik, mirëpo u përvetësuan edhe disa emërtime vendbanimesh. Ndonëse ka mendime që për nga origjina që të tria këto formante shpjegohen në njëfarë interefernce me ato të burimit sllav, formimet me këto prapashtesa, sipas Regjistrit, jo vetëm se u ruajtën në numër të konsiderueshëm, por edhe u shumuan me disa propozime të reja, sigurisht jo të qortueshme edhe sipas nesh, si:
Gurishtë, Qarrishtë; Sojnik, Bardhanik;.Çelinë, Çeltinë, Rrezinë etj.
b) Për formimin e emërtimeve të vendbanimeve u shfrytëzuan edhe prapashtesa të tjera të përvetësuara për koncepte nga veprimtaria e njeriut, siç janë emrat e patronimeve me -AJ, të emrave të njerëzve sipas vendbanimit e prejardhjes, siç janë prapashtesat: -as, -an dhe -ak si dhe ato që shërbejnë për emërtimet e njerëzve sipas profesionit: -(ë)s, -ar e tar, dhe –or. Madje, nga analiza doli që për emërtime të reja u shfrytëzua tejmase pa të drejtë prapashtesa -aj, si dhe ajo -as, ngase që të dyja këto dalin të specializuara për nënfusha të tjera semantike, e para për emërtimin e patronimeve, ndërsa e dyta për emërtimin e etnonimeve. Në të vërtetë, e diskutueshme lidhur me këtë dilte fakti se jo vetëm u shkaktuan homonimi të vrazhda të panevojshme, por edhe pse te mjaft emërtime të tilla dilte mungesa e bazës paraprake patronimike, përkatësisht etnonimike e emërtimit përkatës. U shpjegua dukuria e gjenezës së disa trajtave të diskutueshme që vërtet mund të ndeshen ne realitetin tonë gjuhësor, siç janë rastet Gashaj, Krasniqaj etj. etj., por që këto mund të kenë dalë në të kaluarën nga shtytës të jashtëm, e jo nga nevoja e brendshme e gjuhës shqipe. Gjithsesi emërtimet e reja të vendbanimeve me këto dy formante -aj dhe -as duhet të rishikohen, ngase në njëfarë dore pengojnë ose bllpkojnë qëndrueshmërinë e modeleve tashmë të përvijuara të strukturës emërformuese të gjuhës sonë standarde, sipas nënfushave përkatëse semantike në kuadër të sistemit ligjërimor të shqipes, në fushën përkatëse të patronimisë ose të etnonimisë.
Ndonëse prapashtesat -an dhe -ak dalin të angazhuara edhe për nënfusha të tjera kuptimore, këto formante janë shfrytëzuar edhe në nënfushën e emërtimeve të vendbanimeve, por, meqë edhe këto ndeshen në interefencë me format e ngjashme të serbishtes, prandaj disa raste me të drejtë janë propozuar nga Komisioni për t’u zëvendësuar me forma të tjera. Ç’është e vërteta, disa emërtime të reja me këto formante dalin mjaft të mbështetura, si p.sh: Bardhan, Babushan, Lisan, përkatësisht Leshak, Gurak, Mirak etj.
c) Edhe me prapashtesat e specifikuara për emërtimin e njerëzve sipas profesionit -(ë)s, -tar e –ar dhe -or dalin emërtime të vendbanimeve, por nuk janë aq prodhimtare. Edhe me këto formante paraqiten edhe disa shembuj karakteristikë të trashëguar jo të qortueshëm, si p.sh,. Durrës, Kukës etj., që dalin të rrënjosur, por edhe të tjerë të diskutueshëm me prapashtesat e tilla simotra, si, Shterpës; Rrezar, Vneshtar, Delmar, Trimor, Rezor etj, të cilët, sado atraktive të jenë, kërkojnë rishikim.
ç) Prej nënfushës semantike të emrave të mjeteve të punës dhe të nënfushës se nocioneve abstrakte mund të themi se nuk dallohet ndonjë prapashtesë e posaçme si model që del e shfrytëzuar për emërtime të vedbanimeve, edhe pse prapashtesat –IM dhe –OJË zgjojnë interes të veçantë. Kur është fjala te nocionet abstrakte, gjithashtu dallohet prapashjtesa -i, e cila del si mjet i përshtatshëm konsumues për mjaft shembuj, por nuk mund thuhet se formimet me këtë formant shërbejnë si një model që mbulon ndonjë prifilim të caktuar në fgushën semantike të oikonimisë.
d) Në emërtimin e vendbanimeve përdoren edhe prapashtesat e fushës emocionale (zvogëluese), siç janë: -ush/-ushë, -osh, -oz dhe sidomos -TH e -zë/ëz, mirëpo edhe te këto raste nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë model, por mund të flitet më tepër për zgjidhje të rastit, edhe pse prapashtesa -ZË/-ËZ , sa i përket shum,ësisë së përdorimit bën dallim në krahasim me të tjerat.
dh) Nga analiza dolën disa prapashtesa a siprapshtesa me prirje specifikimi për emërtimet e vendbanimeve, siç janë prapashtesat: -ajë, -isht, sh/ash e -esh, et e at dhe siprapashtesat -arë, -anë e i/onë, të cilat zgjojnë interes të posaçëm. Kështu prapashtesat -AJË, -ISHT, -ESH e të tjera si –AT, -ET që motivohen zakonisht nga kundërvënia me prapashtesa të tjera simotra, përkatësisht , ku, si duket, në këtët proces ka ndërndikim mbaresa rasore përkatëse e rrjedhores. Sidoqoftë, motivimi del më i qartë te formimet me siprapashtesat -arë (pasuri e patundshme), -anë (hapësirë e kufizuar gjeografike) dhe -i/onë, e cila kontanimisht ndërlidh simbolikisht prapashtesën e vjetër oikonimike i/ona me formantin -on karakteristik antroponimik, përkatësisht të përemrit –jonë-a të sferës, si me thënë, më fort poetike joshëse pronësore, por që ka zënë vend edhe në emërtimet oikonomike.
Sidoqoftë, prapashtesat e siprapashtesat e identifikuara më sipër mbetet të vlerësohen, sa kanë mbështetje dhe plotësojnë, apo jo, të gjitha kriteret për t’u cilësuar e shfrytëzuar edhe më për emërtime të reja të vendbanimeve të trojeve tona.
II.
Edhe formimet me sikompozim zënë vend të rëndësishëm në formimin e vendbanimeve në shqipe. Përveç mënyrës së formimeve me siprapashtesa (me përngjitje) si:
Temali, Telisi,Temani, Nëngurra, Ndërfushas etj.
dallohen formimet me kompozita të mirëfillta, të cilat dalin në pesë nëngrupe tipi:
Gurkuq, Ujmir; Pusat, Buzëmal, Fusharë; Micsokol, Preklucaj, Shëngjon, Qylagë; Rrezanë, Fusharë, Zall-Reç etj.
Më atraktiv dalin nëntipet e fundit: Rrezanë, Fusharë, Besionë që zbërthehen sikurse tipi i kompozitave atdhe, mëmëdhe. Gjithsesi rastet me -anë e -arë e -i/onë fundore paraqiten formalisht edhe në funksion të siprapashtesave të specializuara për formimin e vendbanimeve, siç u trajtuan më sipër.
III.
Sipas analizës së raportit të shkallës së kuptueshmërisë formimet drejtpërdrejt nga apelativat pa ndajshtesa shpesh dalin me simbolikë më të qartë se formimet me prapashtesat e specifikuara për nënfusha të tjera semantike, siç janë formimet me -aj, -as,-najë, -an, -inë, -ishtë ; -ar, -or , -ush, -osh etj., kurse formimet me prapashtesat si -ajë, isht, -esh, -et, -at dhe me siprapashtesat -arë, -anë dhe -i/onë dalin më të pranueshme se të gjitha të tjerat dhe potencialisht paraqesin modele që ia vlen të vlerësohen dhe shfrytëzohen, sot e gjithë ditën e në perspektivë, sidomos në rastet sa herë del e nevojshme të krijohen emërtime të reja vendbanimesh.
Sidoqoftë, nga kjo analizë dalin mjaft risime, por edhe mbesin ende mjaft gjëra të diskutueshme, ndonëse sa për orientim se si duhet vepruar sot e në të ardhshmen punimi pretendon të ketë vlerë, apo jo?
Gjithsesi, mendojmë që pesha e lëndës së trajtuar në këtë vepër nuk është aq e lehtë sa të vlerësohet osed të përçmohet pa u vënë në peshojat e studiueve të instituicioneve tona më të larta shkencore, apo jo?
PËRMBYLLJE OSE CILAT JANË DISA NGA RISIMET KRYESORE SFIDUESE FJALËFORMUESE
NGA KJO VEPËR
Meqë një temë e tillë ÇËSHTJE TË SHQIPES STANDARDE RRETH VENDBANIMEVE, me sa dimë, deri më tash në gjuhën tonë nuk del e aq studiuar, andaj vetë titulli i riformuluar i kësaj përmbylljeje provokon.
Ne, që në parathënie tërhoqëm vëmendjen dhe shpjeguam motivin që na dha shkas për të zgjeruar interesimin tonë studimor rreth emërtimeve të kësaj natyre, andaj shfrytëzuam materialin e grumbulluar si dhe sidomos emërtimet e propozuara nga Komisioni Qendror për standardizimin e emërvendeve të Kosovës, në fillimvitet e shekullit tonë, dhe kështu iu përveshëm studimit të kësaj lënde në shkallë të shqipes globale, përkatësisht në suazat e gjedheve formëzuese e fjalëformuese të tyre, në kuadër të sistemit të përgjithshëm emërformues të gjuhës shqipe. Përpjekja jonë e parë për trajtimin e kësaj teme qe botuar në gazetën Rilindja (2001) në 11 vazhdime, por që këtu po atë përpjekje paksa të rishikuar e dhamë si pjesë të dytë në këtë vepër.
Në të vërtetë, punimi ynë në këtë vepër me titull Çështje të shqipes standarde rreth vendbanimeve del më i plotë, ngase i është shtuar pjesa e parë me titull “Çështje problemore të imponuara aktuale rreth formëzimit të vendbanimeve në gjuhën shqipe” dhe me pjesën e dytë me titull: “Çështje rreth formëzimit dhe fjalëformimit të emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe – me theks emërtimet e propozuara në Kosovë”, ku, siç u tha është punimi i vitit 2001, pak a shumë i përpunuar.
Sidoqoftë, në të dy pjesët prezantohet material i dokumentueshëm aktual me plot rsisime, i cili edhe mund të përpunohet edhe më në hollësi e thellësi, qoftë përmbajtjesisht, qoftë stilistikisht.
Ne, këtu po shënojmë diçka nga të të dyja pjesët, veç e veç, që na merr mendja se ia vlen të riktheksohet ose të rikujtohet lënda e tillë. Tash po fillojmë me të dhëna nga Pjesa e parë dhe pastaj edhe nga Pjesa e dytë.
a) Nga pjesa e parë
Pjesën e parë me titull: Çështje problemore rreth formëzimit të imponuara nga traditat të vendbanimeve në gjuhën shqipe për hir të përmbajtjes e ndamë në në dy nënpjesë:
(I) Në nënpjesën e parë paraqitem konstatime rreth oikonimeve nga tri vatra gjalluese aktuale:
1. Konstatime problemore nga Kosova,
2. Konstatime problemore nga Shqipria dhe
3. Konstatime gjithandej nga Trojet e tjera shqiptare.
Siç u konstatua, ndërsa në Kosovë, fill pas Çlirimit, në vitet e para të këtij shekulli është bërë një përpjekje institucionale për zbutjen ose zgjidhjen, përkatësisht për standardizimin e emërtimeve të vendbanimeve, në Shqipri në këtë periudhë pati vetëm fjalë dhe asnjë ndërmarrje konkrete institucionale, përkundrazi pati ndonjë korrigjim ose rikthim i disa emrav e të mëparshëm të vendbanimeve të pakicës maqedone (!), ndërsa në trojet shqiptare gjithandej jashtë këtyre dy shteteve shqiptare, duke shfrytëzuar lirinë e të shprehurit, më tepër ka thirrje e sugjerime por edhe paraqitje problemesh të kësaj natyre dhe asgjë më shumë.
Me fjalë të tjera në botën shqiptare çështja e emërtimeve të vendbanimeve mbetet çështje e hapur dhe mjerisht mund të thuhet se ende është në fazën e konstatimeve pa ndonjë ndërmarrje sado të vogël institucionale të sukseshme për zgjidhje konkrete.
(II) Në nënpjesën e dytë, sollën 6 burime–dokumenta, ku dalin të shënuara oikonimet, nga trevat e gjallimit të shqiptarëve:
a) qoftë në Shqipëri),
b) qoftë në Kosovë ose
c) gjithandej trojeve të tjera shqiptare.
Në vijim për secilin nga burim-dokumentat, veç e veç, sipas përparësisië së publikimit kohor, po japim ndonjë veçori me interes.
1) Dokumet-prova e parë ka titullin Lista për ndryshimin e disa emërtimeve të vendbanimeve e të papërshtatshme në Shqipni 1938. Një ndërmarrje e tillë nga Qeveria e atëhershme e Mbretnisë shqiptare lypset përshëndetur, por ç’është e vërteta, ajo nuk mundi të implementohej për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Thamë lypset përshëndetur sepse qëllimi ishte që populli ynë, administrata shqipe të çlirohej nga pushtimi shpirtëror që kishte mbetur nga emërtimet e vendbanimeve me përmbajtje të gjuhëve të huaja, zakonisht sllave e greke. Kështu Qeveria e Mbretit Zog në mënyrë të organizuar institucionalisht, edhe pse pak me vonesë, sipas nesh, por ndoshta vetëm atëherë e ndjente veten se ishin pjekur kushtet e brendshme e të jashtme konsoliduese, ndërmori atë punë të mbarë për të ndryshue të gjitha emërtimet e papështatshme të mbetura nga regjimet e mëparshme sllave e greke, por mjerisht në Shqipëri e pas LDB nuk u vazhdua më tej.
Ne edhe pse nuk e patëm në dorë tërë materialin, aq sa e patëm e kemi konsultuar, sidomos nga aspekti formëzues e fjalëformues.
2) Është interesant që dy vjet pas okupimit të Shqiprisë nga Italia fashiste, përkatësisht pas themelimit të ashtuquajtur Mbretnia Italo-Shqiptare dhe bashkangjitjes së disa viseve shqiptare asaj Mbretnie, siç ishte Kosova me pjesë të Maqedonsië e të Malit të Zi, Qeveria e asaj Mbretnie në vitin1942 hartoi dokumentin: Lista e toponimeve (sllave) në territoret e lirueme shqiptare me shqipërimet e propozuara, mirëpo edhe kjo fushatë institucionale për ndryshimin e emërtimeve sllave në tokat e lirueme mbeti gjithashtu vetëm si përpjekje, sepse po ato vise pas Luftës II Botërore sërish mbeten nën okupim po nga shteti i mëparshëm, tash Jugosllavisë II.
3) Siç dihet në Shqipri, pas LDB regjimi komunist 1944-1992 lidhur me ndryshimin e vendbanimeve vazhdoi kryesisht me shfuqëzimin e vendimit nga Qeveria e Zogut rreth ndërrimit të emërtimeve të vendbanimeve mbi bazë sllave, ngase tash kjo Qeveri fillimisht ishte e lidhur ngushtë me Qeverinë Jugosllave, e cila, siç u cek, i rifuti nën sundim të gjitha ato “Toka të Lirueme”, për të cilat qe propozuar shqipërimi i emërtimeve përkatëse sllave.
Ç’është e vërteta nga sa u tha nuk do të thotë se në Shtetin shqiptar 1944-1992 nuk janë bërë fare ndryshime të emërtimeve vendbanimesh. Siç shihet nga dokument-prova e tretë me titull Fjalor i emrave gjeografikë të RSH (2002) shihet se në Shqipëri ne periudhën e sundimit komunist qenë ndryshuar zyrtarisht mbi 200 emërtime vendbanimesh, por ato ndryshime ishin bërë më tepër nga aspekti politik klasor. Lypset theksuar të vërtetën se pothuaj shumica ndryshimeve të tilla edhe u implementuan, madje edhe pas rënies të atij sitemi qeverisës, emërtimet e tilla, pos ndonjë rasti, gati të gjitha mbetën në përdorim normal. Dhe kjo, ky fakt, flet për një konsolidim të administratës shtetërore gjatë atij regjimi.
4) Dokument prova që na motivoi më tepër për t’u marrë me trajtimin e kësaj çështjeje është Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës ose Regjsitri i Komisionit Qendror për standardizimin e venbanimeve të Kosovës, ku për të parën herë, në mënyrë institucionale u tentua për ndryshimet e domosdoshme në raport shqipe/sllavisht, por edhe kjo ndërmarrje për arsye të gjendjes jostabile politike, përkatësisht meqë Kosova gjendej, siç gjendet edhe sot, pothuaj, nën survejimin ndërkombëtar, Regjistri i tillë as që është diskutuar nga organet kompetente vendimmarrëse të Kosovës, mirëpo kjo nuk do të thotë se një punë e tillë ka mbetur si një ndërmarrje e dështuar, si një punë. Sizifi për Komisionin, apo jo?!
5) Ne, edhe pse sipas Regjisrit të Komisionit Qenderor (nën pikën 4) e patëm konsultuar edhe versionin serbisht zyrtar të emërtimeve zyrtare të asokohshëm të Kosovës, megjithatë, pasi serbishtja mbeti gjuhë zyrtare në Kosovë edhe pas Luftës së fundit (UÇK) 1999, e morëm në trajtim edhe versionin tjetër më të ri zyrtar të Regjistrit përkatës, të ndryshuar nga organizmat e shtetit të Serbisë së sotme, me titull Okruzi, gradovi i sela Kosova i Metohije (Qarqet, qytetet dhe fshatrat e KM-së), botim i Beogradit, /internet/ 2015. Nga ky dokument lidhur me temën tonë hetuam disa ndryshime, siç ishte ndarja e vendbanimeve sipas qarqeve, pastaj, vërejtëm edhe disa ndryshime gjuhësore-drejtshkrimore në vetë tekstin e serbishtes. Veneruam edhe disa çështje të tjera sidomos në raportin shqip/serbisht, të cilat duhen pasur parasysh në trajtimet e sotme dhe vijuese.
6) Vetë natyra e trajtimit të çështjes na imponoi që të konsultojmë edhe dokumentin aktual zyrtar Regjistrin e Emërtimeve të Vendbanimeve të Kosovës sipas ndarjes së re në qarqe të Kosovës, duke konstatuar risimet e ndryshimet rreth ndarjes në qarqe, komuna (të reja) dhe risistemimin e fshatrave nëpër komuna etj. Me sa pamë ky Regjistër, i cili nuk përkon as me Regjistrin e Komisionit (2004), as me atë të versionit serbisht 2001-2015, është hartuar në tri gjuhë: shqip serbisht anglisht. Ne dhamë konstatimet tona edhe lidhur me këtë regjistër trigjuhësh që ende është në fuqi, dhe pse ka mjaft gjëra të diskutueshme.
Nga përmbyllja e dy nënpjesve të pjesës së parë del se krejt lënda e trajtuar në këtë pjesë të këtij punimi u bë me qëllim që të njihet opinioni shqiptar e më gjerë me çështjet e hapura nga kjo fushë dhe si përfundim konstatuam që popullsia shqiptare përherë ka ndierë nevojë dhe ka bërë përpjekje për të zëvendësuar emërtimet me prejardhje të huaj me emra më të pështatshëm, por institucionalisht një ndërmarrje e tillë përherë ka dështuar, për arsye objektive, madje edhe subjektive. Me thënë të drejtën, siç kanë dështuar përpjekjet e deritashme është drojë që ky dështim të vazhdojë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri tash më tepër për shkaqe subjektive, sepse si duket edhe Kosova e mbase edhe Shqipëria jo pse ende përfaqësohen me organe të shkrifta jo aq të zoja shtetëtore, por edhe për mungesë të sistemit studimor, nga orgsanizmat në institucionet tona përkatëse, apo jo?!
Është e vërtetë që organet ekzekutive shtetërore në Shqipëri e Kosovë, në këto dy shtete deklarativisht të pavarura përherë ndjejnë rrezik politik nga vetvetja. dhe për shkak të ndihmës së pamjaftueshme shkencore nga institucioneve kulturore të pavarura përkatëse shtetërore, të cilat nuk po mund të konsolidohen dot, për të shëruar vendin për shumë gjëra të tjera ku bën pjesë edhe çështja e emërtimeve toponimike me prejardhje të huaj. Është e vërtetë se pikërisht shtetet fqinje për këtë pikë dalin më të konsoliduara, ngase Serbia, Greqia, deri edhe Mali i Zi e Maqedonia, këtë çështje e kanë rregulluar më herët, që nga arritja e pavarësusë së tyre. Ndërkaq, gjejnë shkas që emërtimet ende të pandryshuara në trojet shqiptare t’i shfrytëzojnë për të mbajtur gjallë oreksin për gllabërimin e tokave tona dhe për një ekpansion të tillë, sidomos Serbia e Greqia po e intesifikojnë propagandën makiaveliste (naçërtiniane e megaliideane), me theks për të drejtën gjoja historike ndaj këtyre trojeve. duke shfrytëzuar pikërisht emërtimet e tilla dhe si duket po i survejojnë edhe elementët e popullsive minoritare si dhe të pakënaqurit vendës brenda tokave të shtetit përkatës shqiptar për moslejimin e ndryshimit të emërtimeve të tilla. Prandaj edhe në këtë situatë ka zëra nga qytetarët minoritarë e shqiptarë të tjerë të frustruar në njërën anë që s’lejojnë ndryshimet e tilla historike, por në anën tjetër ka zëra gjithnjë në rritje banorësh e intelektualësh, të cilët shprehen gjithnjë e më haptas kërkesën për ndryshime ose zëvendësimin e tyre si masë e vetëmbrojtjes kombëtare për mos me u lënë vend orekseve grabitçare të huaja.
Dhe së këtejmi, siç del nga shumica e diskutuesve dhe reaguesve shqiptarë mendohet se me kthimin e emërtimeve të vjetra shqipe ose me krjimin e emërtimeve të reja më të përshtatshme do të ndihmohej çështja e konsolidimit të pushtetit të vet popullor shqiptar dhe njëherazi do të vinte duke u zbehur oreksi i qarqeve pushtuese nga fqinjtë (serbë e grekë), oreks ky që edhe do të shuhej tërësisht, prandaj në këtë kontekst ne shfrytëzuam aktualisht disa nga reagimet me kërkesat në rritje bashkë me propozimet konkrete, duke i vlerësuar pozitivisht si nga pikëpamja përmbajtësore e më fort nga ajo formëzuese-fjalëformuese, andaj edhe shtruam nevojën e një analize të tillë të gjedheve emërformuese të strukturës të formimit të vnedbanimeve në gjuhën shqipe, siç del në pjesën e dytë të kësaj vepre.
b) Nga pjesa e dytë
Pjesa e dytë e veprës edhe pse i kushtohet më fort fjalëformimit të vendbanimeve, duke respektuar analizën fillimishte të vitit 2001 edhe këtu përmbajtja fillon me analizë të veprës së Komisionit Qendror botuar në gazetën Rilindja, me titull: “Regjistër i vendbanimeve të propozuara 2000”, punim ky që e pata botuar me 2001 në 11 vazhdime, mirëpo tash i rilexuar dhe i pajisur sadokudo edhe me të dhëna të reja, qoftë të marra nga përvoja e disa edhe nga dokument-materialet e trajtuara në nënpjesën e dytë të pjesës së parë, andaj këtu vazhdohet me sforcimin e punimit të njëjtë të vitit 2001, duke shpresuar që kjo punë e përforcuar do të vlerësohet nga opinioni dhe studiuesit si një ndihmesë jona në vazhdë të zgjidhjes së këtij problemi.
Në të vërtetë, përpjekja jonë kryesore si atëherë edhe tash, është për të nxjerrë të pah prirjet ose modelet më të përkapshme fjalëformuese të emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe. Dhe për të arritur në një rezultat të tillë, morëm nëpërduar temat prodhuese dhe të gjitha afikset kryesore emërformuese të shqipes dhe përveç dallimit të afikseve të specifikuara vumë re edhe mënyrën fjalëformuese të emërtimeve në shqyrtim në fjalë të përbëra dhe në mënyrë perifrastike.
Sidoqë të jetë, ne jemi përpjekur që punën ta kryejmë me përkushtim. Është e vërtetë se fillim e mbarim punimin e përshkojnë risime, të cilat besojmë se do t’u shërbejnë studiuesve të sotëm dhe të radhshëm që kjo çështje rreth emëtimeve oikonomike në proces e sipër, të njihet më mirë dhe të trajtohet e të zgjidhet në mënyrë sa më profesionale pragmatikisht e shkencërisht.
Në të vërtetë, përveç formimeve me pandashtesim dhe me kompozim vend më të madh u dhamë formimeve të vendbanimeve me prapashtesim. Në emërtimet me origjinë sllave trajtuam rastet me 7 prapashtesa përkatëse: -ica, ,viqi,, -ovac/-ovci, -ovo/-ova evo-/-eva e avo/-ava, 2 me origjinë greke: -ot e –os dhe 3 me prejardhje turke: -a/xhi, a/li e -ije, që të gjitha të diskutueshme për gjuhën tone.
Pastaj vazhduam me trajtimin e formimeve me prapashtesa të caktuara gjithsesi të pranishme në gjuhën tonë:
1) me prapashtesa vendëse, të përvetësuara edhe për këtë nënfushë semantike, edhe pse nuk rekomandohen aq, por edhe nuk qortohen, ku u trajtuan 5 prapashesat e kësaj natyre: –ishtë, -nik, -inë dhe -ore e -tore;
2) me prapashtesat e përvetësuara për koncepte nga veprimtaria e njeriut, të patronimeve me –aj dhe etnonimeve me : -as, -an, -ak;
3) me prapashtesat e specifikuara për emërtimin e njerëzve sipas perofesionit: -ës, -tar e –ar dhe –or;
4) me prapashtesat e specifikuara për veprimtari të tjera semantike si:
a) për emërtimin e veglave dhe mjeteve të punës si: -ore,-zë, -ar, -are
b) për emërtimin e koncepteve abstrakte vetjakë (të modës) me –I, –-IM etj. dhe -OJË të emrave prejpjesorë,
c) me prapashtesat zvogëluese e emocionale: ush/ushë, -osh, -OZ dhe –TH e –ëz/zë,
5) me prapashtesat e siprapashtesat me prirje specifikim (specializimi) për nënfushën e emërtimit të vendbanimeve:-me –AJË, –ISHT, –SH/-ASH e –ESH, –ET e –AT; –ARË, -ANË dhe -i/ONË.
Po shtojmë edhe këtë që në të ardhmen gjithsesi, me rastin e rishqyrtimit të çështjes së emërtimit të vendbanimeve duhet të jetë i dëgjuar dhe i respektuar edhe zëri i masës së gjerë, sidomos i vetë banorëve të vetëdijësuar rreth emërvendeve përkatëse, ashtu si edhe arsyetimi përkatës, qoftë nga specialistët (anëtarët e komisioneve e studiuesve të tjerë), qoftë nga organizmat zyrtarë shtetërorë, të cilët duhet të jenë në nivel të detyrës.
Me fjalë të tjera mendimet rreth propozimeve përkatëse për ndryshim ose jo të emërtimit përkatës, gjithsesi duhet të jenë të hamonizuara me propozimet e fshatrave, të bashkësive e këshillave komunale, në njërën anë, si dhe natyrisht edhe me mendimin e Komisionit Qendror, në anën tjetër, i cili përfundimisht do të bashkëpunojë me organizmat kompetentë vendimmarrës në shkallë shteti, por më madhore duhet të jetë interesi i shtetit dhe sidomos i istitucioneve të bashkësisë shoqërore kombëtare e mbarëkombëtare.
Rezyme ose komenti ynë përmbyllës
Në këtë përmbyllje-rezyme fillimisht po sjellim një pjesë teksti nga ballina:
...Mosndryshimi i një numri enorm të emërtimeve të vendbanimeve në trojet aktuale e historike shqiptare me prejardhje të huaj disa të mbetura që nga lashtësia (kryesisht të imponuara me intrigancë nga pushtuesit sllavë e grekë) konsiderohet:
1) si një shenjë e kulturës së lashtë toleruese shqiptare,
2) si një mentalitet përulësie kohësisht i thadruar thellë në shprehi,
3) si një moszotësi zgjidhjeje konceptore të institucioneve tona të
deritashme të larta kombëtare shtetërore.
apo
4) si një reflektim i stërmoshuar i shndërruar kohësisht në funksion
të një vlere normale simbioze tashmë të patjetërsueshme
toponimike?
Krejt këto katër versione dhe ndonjë tjetër përftuese le të vlerësohen e komentohen. Ne, në këtë vepër “Çështje të shqipes standarde rreth vendbanimeve”, jemi përpjekur, jo aq që këtë problematikë t’ia bëjmë sa më transparente opinionit ose të sfidojmë për zgjidhje institucionet tona kompetente studimore e vendimmarrëse, sa ta trajtojmë lëndën, sa më gjithanshëm e në hollësi nga ana fjalëformimit.
Sidoqoftë, lexim e meditim, me tolerancë, duresë e shpresë të trashëguar!
Sigurisht, lexuesi i vëmendshëm tashmë i ka të ravijëzuara përshtypjet, por ndër to edhe mund t’i kenë mbetur edhe gjëra jo plotësisht të qarta, ngase ashtu shprehjet e tilla natyra e lëndës na i ka imponuar. Sidoqoftë, ja tashti do të themi diçka çfarë kuptojmë me shprehjen medituese përfundimtare nga ballina:
... me duresë e shpresë të trashëguar?!
Po sqarojmë:
E para, fjala “duresë” këtu është përdorur me kuptimësi të termit teknik:“kufi i lejueshëm i shmangies nga normat teknike për përgatitjen e diçkaje”(FGJSH 2006, f. 223), dhe
E dyta, togfjalëshi “shpresë e trashëguar” do të thotë, jo shpresë e vrarë nga mosbesimi, edhe pse kemi të bëjmë me një durim (të trashëguar jo me dëshirë) rreth zgjidhjes që sipas kuptimit terminologjik, nuk lejohet, assesi me kalue në rutinë, me pritje të mbështjellë si një lëmsh durimi me fije të këputura dyshimi, apo jo?!
Sido që të jetë, ne në punimin tonë nuk shprehim aq zhgënjim, ngase kemi bindje të plotë se populli ynë, gjuha shqipe, prej se e mbaj mend, kurr nuk ishte në gjendje më të mirë se sot dhe i mëshoj të vërtetës se momentalisht është dhe do të jetë në avancim të pandalshëm dhe si rrjedhojë kemi bindje se gjatë gjysmës së parë të këtij shekulli, që po kalojmë në këtë fill mijëvjeçar, kombi dhe gjuha jonë do ta marrë veten plotësisht, edhe pse duket aktualisht se ka hutesa e keqkuprime, qoftë nga mosdija apo mosnjohja punë e prijësve të qarqeve përgjegjëse të kombit.
Sidoqoftë, parashikohet që tash e mbrapa me pasë jo vetëm ecje më të mbarë kombëtare, por edhe kurorëzim idealesh, me mundësi për të zgjidhur të gjitha çështjet madhore edhe ato paksa të deritashme të ngecura, siç është edhe konsolidimi i brendshëm i zhvillimit global i kombit dhe në këtë kuadër edhe konsolidimi dhe përmirësimi i gjuhës standarde kombëtare, ku veç tjerash edhe çështja e emërformimit në përgjithësi si dhe ajo e emërtimeve të vendbanimeve nga pikëpamja formëzuese e fjalëformuese në veçanti do të gjejë zgjidhje në shkallë globale. Dhe vërtet kjo nuk do të jetë utopi nëse punohet me ndërgjegje dhe pa u lodhur, duke besuar në ambientin e ofruar që sipas fjalës popullore tashmë vera na ka ardhë kah dera, nëse vërtetë dimë ta gëzojmë duke vazhduar punën me mirëkuptim e vullnet të palëkundur pa e shuar dritën e ngrohësinë çdostinore që po na ofrohet brenda nënqiellit e kohëhapësirës tash jomohuese të historisë të kombit tonë.
Së këndejmi, ne, në këtë vepër konstatuam se emërtimet e vendbanimeve si çështje e shqipes standarde ishte dhe mbetet çështje e hapur, edhe pse jo njësoj, në të gjitha trojet shqiptare. Më lehtëzgjidhje mendohet se ka, së paku në Shqipri e Kosovë, çka na sjell zhgënjim. Por krahas zhgënjimit aktual gëzon fakti se kur është fjala sidomos tek emërtimet e trashëguara të imponuara, kryesisht me prejardhje sllave e greke, shihet një lëvizje e drejtë premtuese jo vetëm nga masa, por edhe studiuesit e punëtorët shoqëroro-politikë, të cilët gjithnjë e më shumë janë duke u njohur shkencërisht me këtë problematikë shumë të mprehtë kombëtare dhe jo pak të ndërlikuar, ngase vetë njohja me problemin është kushti i parë themelor edhe për gjetjen e marrjen e masave për zgjidhjen e tij në atmosferën e ditëverës që na u shfaq freskueshëm dhe që ende po qëndron në verandën e shtëpisë sonë gjuhësore apo në shtratin jetësor të përbashkët të të folmeve tona pa vijë të zezë kufindarëse. Kjo është shpresë e besim për arritje qëllimi.
Ç’është e vërteta, sot për sot, mesa pamë, për zgjidhjen e emërtimeve të papërshtatshme të trashëguara nga e kaluara të karakterit politik në dy shtetet t’i quajmë të pavarura shqiptare Shqipëri e Kosovë, për arsye e specifika të ndryshme ka mbetur ende çështje e hapur, por që ka baza për zgjidhje reale logjike nga faktorët tanë përkatës, pa fërkime të mëdha politike.
Nga trajtimi që iu bë kësaj teme në këtë vepër kuptohet se nga individë të caktuar, lidhur me këtë problematikë janë shprehur opsione të ndryshme, ndër të cilat po dallojmë:
E para, edhe pse shprehen mendime mbase edhe me tendencë, që çështja e emërtimeve të tilla sllave e greke mos të hapet fare, ngase ato janë emërtime të trashëguara nga lashtësia që tashmë mund të konsiderohen si pjesë e fondit aktiv të fjalësit të gjuhës sonë (!), mirëpo edhe nëse duam të heshtim, kjo çështje s’mund të mbahet në hije ose si e paqenë, sepse janë faktorë të jashtën e të brendshëm ata që po i ngacmojnë vazhdimisht këtë plagë të trashëguar, andaj si të tilla emërtimet në fjalë po imponohen gjithnjë e më ngacmuese patologjike, ngase numri i konsiderueshëm i tyre në jetën reale po keqpërdoret nga të huajt, siç është keqpërdorur edhe më përpara, madje e shoqëruar me një propagandë të fuqishme makiaveliste ekspansioniste antishqiptare. Së këtejmi, kërkohet herë-herë madje edhe euforikisht që ato emërtime të flakën masivisht, duke i zëvendësuar menjëhershmërisht me fjalë të përshtatshme shqipe. Dhe si mbështetje ceket e vërteta se kështu kanë vepruar edhe shtetet e tjera fill pas mëvetësisë së tyre, qoftë nga pushtuesit, qoftë nga sundimi kolonial ose nga vetëdija e arrirë iluministe shtetërore e kombëtare e tyre.
E dyta, meqë kjo temë assesi nuk mund të konsiderohet e mbyllur, atëherë në shkallë shtetërore dhe kombëtare, patjetër kjo lëndë lypset trajtuar me seriozitetin e duhur, pa bujë, pa eufori, pa politizime të parakohshme, gjithsesi paraprakisht para se të vendoset diçka lypset vlerësuar si ana politiko-shoqërore, por edhe ajo gjuhësore fjalëformuese, sepse kjo çështje, e dyta, në gjendjen e sotme në kuadër të problemit global të gjuhës shqipe patjetër kërkon ta ketë hisen e vet. Duhet ta kemi rtë qartl se ky problem nuk prek aspektin individual, grupor lokal, sa prek anën politiko-shoqërore, ndërshtetërorë, kombëtare e ndërkombëtarë, po aq sa prek, sipas besh, edhe në anën gjuhësore.
E treta, ndonjë zgjidhje e veçantë as që paraqet farë problemi. Kështu ndonjë emërtim i tillë tejet i papështatshëm, si e drejtë universale, mund të ndryshohet në bazë të propozimit të organizmit të pushtetit lokal (komunal), natyrisht pas lejes që jepet nga pushteti qendror, dhe kjo vetëm nëse situata dhe rrethanat pilitike lejojnë, pa politizime të nxehta, apo jo?
E katërta, nëse shteti ndjehet politikisht e shoqërisht i stabilizuar në çdo pikëpamje, atëherë nuk e ka vështrirë që edhe këtë çështje ta zgjidhë pa shkaktuar kurrfarë rrjedhojash, por rendi kërkon që kjo zgjidhje të bëhet pas studimit të gjithanshëm paraprakisht, duke përfshirë edhe aspektin formëzues e fjalëformues gjuhësor. Gjithsesi duhet vepruar me rreptësi shkencore, objektivitet, panshmëri e paluhatshmëri pa e cenuar të drejtën e askujt, por patjetër duhet përgënjeshtruar maskat e propagandës makieveliste e megaliaideiste, që në rutinë, pa të drejtë, me tendencë propagandistike jopaqësore po e ndyjnë atmosferën e mirëkuptimit midis popujve liridashës, apo jo?
Në të vërtetë, ne repektojmë të gjitha këto opsione dhe të tjera, sedomos kur kanë për mbështetje elemente të qëndrueshme. Gjithsesi duhet të nxiren dhe vlerësohen anët pozitive nga përpjekjet e caktuara të deritashme nga e kaluara e historisë sonë, qoftë nga individët, qoftë nga grupet a komisionet e caktuara që dihen, në shkallë shoqërore a shtetëerore, duke filluar nga KLSH (1917), ku bëhet fjalë për emrat e fshatrave të Grykës së Madhe dhe Grykës së Vogël (Dibër), pastaj nga Qeveria shqiptare e vitit 1937-1938, ku u zëvendësuan por nuk zbatuan për shkaqe objektive shumica e emrave të papërshtatshëm në tërë territorin Shqipërinë Londineze, nga Komisioni qeveritar i MISH, i vitit 1942, ku bëhet fjalë për shqipërimin e emrave sllavë nga viset shqiptare që iu ribashkuan Shqipërisë (amë), pastaj duhet hulumtuar edhe rreth punës së komisioneve të qeverisë komuniste në Shqipëri (1944-1992), të cilët domosdo do të kenë ekzistuar, ngase ndryshimi i qindra emërtimeve të vendbanimeve mbase nuk do të jetë bërë pa ndonjë plan-program të caktuar nga organizmat përkatës shtetërore të asaj periudhe, prandaj presim nga studiuesit, sidomos nga Shqipëria që në bazë të dokumentacionit ekzistues dhe kujtesës së gjallë ta zbardhin si duhet edhe këtë periudhë. Por në mënyrë të veçantë përshëndesim punën e Komisionit të Prishtinës 1999-2005, madje besojmë se edhe në të gjitha trevat shqiptare në vendet fqinje ku jetojnë shqiptarët autoktonë kjo çështje jo vetëm do të jetë diskutuar e trajtuar nga individë, grupe ose komisione inteketualësh, por mund të jenë bërë studime si dhe do të jenë dhënë edhe propozime për ndryshime(Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi), apo jo?!
Së këtejmi po vazhdojmë të shprehim opinionin tonë që ka të bëjë me çështje të fjalëformimit të kësaj fushe semantike, temë kjo që siç e pamë nuk ka mbetur pa u trajtuar nga individë e komisione, por me shikue realisht nuk kemihasur në punime të veçanta nergut për këtë temë. Ne momentalisht e riarsyetojmë opininon tonë me faktin se pasi është e mundur ose priten ndryshime të ndryshimit të emrave të papërshtatshëm, duke filluar nga pushteti lokal e më gjerë në atë rajonal e më lartë në të gjitha trojet shqiptare, atëherë domosdo studiuesit duhet ta shfrytëzojnë këtë farë vakuumi dhe ta bëjnë atë që është e mundshshme dhe duhet ta bëjnë: të çohet më tej studimi i përshtatshmërisë fjalëformuese të të gjitha llojeve të emërvendeve në Shqipëri e Kosovë si dhe në trevat e tjera shqiptare. Pra studimi duhet bërë jo vetëm nga aspekti etimologjik e historik, por me theks të veçantë edhe në aspektin formëzues fjalëformues. Kjo punë në plan kombëtar është veprim i mundshëm dhe në asnjë mënyrë sot për sot nuk mund të quhet i pengueshëm, andaj duhet me u zbatue nga kuadri i specializuar akademik, i cili duhet të jetë i përgatitur për t’u ballafaquar me zgjidhjen fjalëformuese të këtij problemi kaq të madh brendagjuhësor me interes kombëtar e ndërkombëtar.
Në këtë drejtim, siç mund të shihet nga përmbajtja e kësaj vepre, jemi përpjekur ta japim ndihmesën tonë. Po a mjafton kjo? Përgjigjja është: jo. Duhet kuptuar se kjo çështje nuk është punë individësh po institucionesh studimore e shoqërore politike shtetërore, edhe pse roli i individëve, nismat e mbara nuk duhet përçmuar.
E shohim të asyeshme që në këtë rezyme të rikujtojmë risimet nga studimet e veçanta tona të cekura në hyrje të pjesës së parë të kësaj vepre, ku veç tjerash u ngulmua rreth respektimit të specifikimit ose specializimit të afikseve (prapashtesave autoktone) për disa nënfusha përkatëse semantike, brenda strukturës emërformuese në kuadër të sistemit fjalëformues të gjuhës shqipe, si b.f.:
1) –tar, -ar, -ës dhe -an (huazimet me –ik/ë fundore)– të spesifikuara për emërtimin e njerëzve sipas profesionit a veprimtarisë,
2) –as, -j/an - pothuaj të specializuara për emërtimin e njerëzve sipas vendbanimit a prejardhjes,
3) -or, -ore, -(ë)s, (ë)se, -cë, -urina etj. - shumë praktike për emërtimin e gjë-sendeve ose të mjeteve konkrete të punës,
4) –tore – me prirje specializimi për emërtimin e vendshërbesave,
lokaleve të punës etj.
5) –i, -si, -shmëri, të + pjesore +t- praktikisht shquhen në përdorim
për nocione abstrakte.
6) –aj – e specializuar kryesish, për emërtimin e patronimeve,
7) –atore, -eshë dhe –e - praktikisht të njohura për emërtimin e grave sipas veprimtarisë etj., ndërkaq po shtojmë edhe
8) -ajë, -isht, -sh/-ç, -ash, esh; -et, -at; -arë, -anë, -i/onë – me prirje specializimi për formimin e vendbanimeve, ndihmesë që del si rezultat i këtij pinimi/
Po përsërisim, pra, strukturës fjalëformuese me prapashtesat e specifikuara të sistemit emëror të gjuhës shqipe ia shtuam një pajisje të re, pajisjen me teknologji digjitale me komponentet (formantet) për prodhimin serik të emërtimeve të vendbanimeve. Me fjalë të tjera: nga teknologjia fjalëformuese makinerike i shqipes konstatuam si shtesë edhe një pajisje speciale plus me copëza veglërie të specifikuara për prodhimin serik të kampionave të caktuar gjuhësorë rreth emërtimit të vendbanimeve, apo jo?
Ne, këtë mënyrë fjalëformimi duke nxjerrë në pah afikset e specifikuara me prirje specializimi e quajmë tejet të domosdoshme dhe të dobishme për zhvillimin, pasurimin dhe konsolidimin jo vetëm të gjuhës sonë të shkruar, por edhe të asaj të folur dhe në veçanti, e konsiderojmë begati për standardin, andaj kërkojmë nga inteketualët tanë, gramatikanët, mësuesit, e nga kush jo, që këto rregulla t’i vlerësojnë, t’i respektojnë vetë dhe të kërkojnë nga të tjerët t’i përqafojnë e zbatojnë, kur ua imponon konteksti.
Sidoqoftë, t’i kthehemi së fundi problemit të pazgjidhur të zëvendësimit të emërtimeve të vendbanimeve të huaja sllave e greke e të tjera, që janë të pranishme në toponiminë e trojeve shqiptare. Gjithsesi duke e pasur parasysh gjendjen e sotme, në veçanti gjendjen gjuhësore fjalëformuese, deri tash jo aq të gatuar sa duhet, edhe pse nuk i shohim të qortueshme propozimet për ndryshimin masiv të emërtimeve të tilla të huaja të papërshtatshme
Mirëpo tash për tash, nuk e shohim se është më kryesorja e punës që me nxitim të zëvendësimi me çdo kusht i tyre euforkisht me ndonjë trajtë çfarëdo vetëm të jetë shqipe, apo jo, ngase, tekembramja, asnjë zëvendësim nuk mund të jetë aq i rëndësishëm sa ka rëndësi shpjegimi me kompetencë shkencore i të vërtetës historike, me të cilën vërtetohet se disa nga mbetjet e tilla fosilizuese janë, si me thënë, formime të përbashkëta ndërgjuhësore, ngase shpjegimi i së vërtetës shkencore simbiozore të përbashkëta shqiptaro-sllave (serbe) a shqiptaro-greke e anasjelltas, i emërtimeve me fakte të qëndrueshme pa ndjerë fare kompleks inferioriteti, makiavelistëve e mageliaideistëve ekpansionistë që mendojnë se gjoja emërtimet e tilla janë krijesa të pastra vetëm të gjuhëve të tyre, u kthehet bumerangë mbi kokat e tyre ende të droguara nga nacionalizmi i konsumuar e shovenizmi i trashëguar i ushqyer me gënjeshtra, sepse vetë ndryshim-shqiptimi i emrave të tillëi ndryshuar në gojën e shqiptarëve gjatë një periudhe të gjastë tregon mjaft qartë këtë bashkëjetësim krijues, apo jo?!
Së fundi me këtë që e thamë, njëherazi nuk përjashtohet përpjekja me seriozitetin e duhur që edhe zgjidhja terminologjike me terma të rij të bëhet ndërkohë sipas fuqizimit normal të anës formale gjuhësore, duke u mbështetur në gjetjen e ligjeve specifikuese fjalëformuese të shqipes nga profesionistët, siç u përpoqëm të bëjmë edhe ne.
Së këtejmi, vështruar nga ana formëzuese dhe fjalëformuese sipas dokumentacionit pas konsultimit të materialit jopak voluminoz të grumbulluar të emërtimeve të tilla në kohëhapësirë, të cilat u përpoqëm edhe me i seleksionue e studiue sipas kritereve të caktuara, andaj, ftojmë intelektialët tanë në radhë të parë studiuesit e standardologët e pjekur, që duke pasur parasysh aktualitetin dhe të ardhmen të ndihmojnë me dijeni praktike e teorike, me organizime simpoziumesh e tubime të tjera. që edhe zgjidhja e kësaj çështjeje të emërvendeve të ecën mbarë dhe të kurorëzohet me sukses.
Me fjalë të tjera, vetëm pas përgatitjeve solide edhe rreth formëzimi dhe fjalëformimi i emërtimeve të vendbanimeve në gjuhën shqipe, varësisht nga ngritja e rrethit përkatës mund të kërkohen ose propozohen edhe ndryshimet e emërtimeve dhe që një shumicë prej tyre gjithsesi duhet t’i shtrohen vlerësimit, qoftë edhe procesit të zëvendësimit me emra më të pranueshëm dhe kjo të bëhet gjithnjë me synim në shkallë kombëtare shtetërore me ekpertiza akademike, d.m.th., me mbështetje mbi bazë shkencore, pa mohuar asgjë pozitive.
Siç u konstatua edhe në pjesën e parë të këtij punimi shqiptarëve, sa herë që u është dhënë mundësia kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj problematike, siç u faktua me 5 dokumentat paksa të trajtuar në atë pjesë.
Në të vërtetë po të kishim një shtet të stabilizuar dhe po të kishim një shoqëri të bashkuar të fortë e të ngritur kombëtarisht e ekonomikisht as që do të ishe aq nevojë e domosdoshme me insistue për hapjen e çështjes së ndryshimit euforik të emërtimeve të huaja toponimike të imponuara me kaq ndjeshmëri në gjuhën tonë, madje as ato sllave e as greke, por mjerisht atë mundësi nuk e kemi pasur dhe momentalisht nuk e kemi, madje as ndihmë mirëkuptimi nga pikëpamja shkencore pragmatike nuk kemi as nga kudri konstruktiv shkencor as ngaserbët e as nga grekët, përkundrazi disa qarqe shtetërore-akademike të tyre, duke shfrytëzuar emërtimet nga lashtësia, por edhe të mëvonshme, në vazhdimësi propagandisht po mprehin oreksin ndaj trojeve tona, duke e ushqyer atë oreks gjoja me të drejtën e tyre historike, që gjithnjë e më shumë këto fakte, mjerisht, po i shprehin si me i pasë tapi. Ndërsa, qeveritë tona, fatkeqësisht duke e lënë në heshtje mbrotjen shkencore-historike të trojeve tona aktuale e historike shqiptare, po tregojnë shumë dobësi, dhe jo vetëm po ua shtojnë orekset armiqve, por që është e keqja edhe më e madhe sa që një propagandë e tillë duke u lënë në heshtje pa përgjigje, po prek në mentalitetin e njerëzve tanë, që deri në brendi të vetvetes po e ndjejnë një ndjenjë të tillë pushtimi, madje dikush edhe admirimi(!), andaj ky është ai fakti që duhet të aktivizohen organizmat e shtetit tonë që ta shërojnë atë ndjejnjë po e shprehin individë përkatës të shoqërisë, madje edhe ndonjë nga asociacionet shoqërore politike që po deklarohen (politikisht) me tepri në mbrotje të së drejtës kombëtare të pakicave, duke lënë nën hije shumicën, mbrojtjen e interesit kombëtar, apo jo?! Me thënë të drejtën ne mendojmë se sot për sot nuk është nevoja të ngutemi në ndryshime allashqiptarçe, pa analizuar mirë gjendjen faktike dhe ndër të tjera edhe mënyrën e fjalëformimit të emërtimeve në fjalë në kuadër të strukturës së gjerë emërformuese të shqipes globale.
Fundi i fundit edhe pse insitojmë në respektimin e konstatimeve tona ne, megjithatë do t‘i respektonim me kënaqësi ato trajta shkrimore të vendbanimeve, të cilat Komisioni i standardologëve do t’i rekomandojë si më të drejta.
L i t e r a t u r a k r y e s o r e:
1. Onomastika e Kosovës (simpozium i mbajtur më 25-27 shkurt 1977), Prishtinë 1979.
2. Prapashtesat e gjuhës shqipe (Xhuvani-Çabej), shih A. Xhuvani, Vepra I, Tiranë 1980.
3. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985
4. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980.
5. Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë 1984.
6. Vëzhgime për emrat familjarë të shqiptarëve (Jusuf Shpuza), Shjkodër1998.
7. Parashtesat e prapshtesat e gjuhës shqipe në shkrime të vjetra (shek. XV-XVIII) (Dr Ragip.Mulaku), Prishtinë, 1998
8. Çështje të shqipes standarde ...I (Dr. Nuhi Veselaj), Prishtinë 1997.
9. Struktura e formëzimit të emërtimeve të njerëzve sipas profesionit në gjuhën shqipe (Dr. Nuhi Veselaj / tezë doktorate në dorëshkrim), Prishtinë 1992
10. Bilten (Pokrajinski zavod za statistiku, Prvi rezultati popisa stanovnishtva 1991 god..), Prishtinë 1991.
11. Çështje të toponimisë së Kosovës (parimet kryesore... të Komisionit të ishQPK), Rilindja (15 mars 2000 f. 12).
12. Regjistri i emravë të vendbanimeve të Kosovës, Rilindja (18 prill 2000)
13. Gjuha letrare shqipe për ët gjithë, Tiranë 1976.
14. Fonetika dhe gramatika e e gjuhës së sotme letrare shqipe II, Tiranë 1976.
15. Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe I, II Tiranë 1972.
16. Standardizimi i toponimeve të Kosovës - çështje madhore kombëtare e ndërkombëtare (Dr. Rexhep Doçi, punim i botuar në 7 vazhdime në gazetën Bota sot, Prishtinë, mars 2001).
17. Lista e ndyshimit të disa toponimeve të papërshtatshme të Shqipnisë 1938, autor Fatos Daci, botuar në Albania press 2011.
18. Lista e toponimeve (sllave) në në territoret e lirueseme shqiptare dhe shqipërimet e propozuara (1942) – nga autor Veli Haklaj, botim i gazetës shqipater marrë nga Forumi shqiptar...
19. Fjalor i emrave gjeografikë të Republikës së Sqhiopërisë, Tiranë 2002.
20. Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, Era, Prishtinë 2005
21. Regjistri në versionin serbisht nën titullin Okruzi, gradovi i sela Kosova e Metohije, Beograd, internet 2015
22. Regjistri i gjendjes aktuale: Rajonet, qytetet dhe fshatrat e Kosovës, botuar nga Gjigand 2015
23. Janë shfrytëzuar wikipeditë përkatëse si dhe arftikuj e punime të caktuara nga portale interneti,
24. Begzad Baliu, Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Era, Prishtinë 2004.
25. Shefki Sedjdiu, Çështje të toponimisë së Kosovës nga “Sprova etimolologjike”, Era, Prishtiunë 2002.
26.Tomor Osmani, Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, Tiranë 2016.
Të dhëna bio-bibliografike për autorin
I.
Nuhi (Muharrem) Veselaj u lind në fshatin Reçan të Therandës (ish-Suharekë) më 20.08.1933. Shkollën fillore (me semimaturë) e kreu në Suharekë (1948), Shkollën normale (katërvjeçare) e mbaroi në Gjakovë, ku maturoi më 30.06.1952. Provimin shtetëror profesional e dha më 03. 09.1959 në Prizren. Shkollën e lartë, përkatësisht Shkallën I të Fakultetit Filozofik të Prishtinës – Dega e gjuhës dhe e letërsisë shqipe e kreu më 23.09.1963, ndërsa Fakultetin Filozofik të Prishtinës - Dega gjuhë dhe letërsi shqipe, më 23. 11. 1965.
Ndoqi studimet pasuniversitare dhe më 03. 04. 1980 mori gradën: magjistër i shkencave filologjike, ndërsa tezën e doktoratës e mbrojti më 24.12.1992.
Jeton në Prishtinë. Është anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj me qendër në Tiranë si dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Është Anëtar Nderi i SHAK “Elena Gjika Dora d’ Istria, Therandë.
Nuhiu qysh i ri, që nga viti 1951 ishte i organizuar në Lëvizjen për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Në vitin 1952 u burgos për veprimtari të tillë, por për moszbulim provash nga ai, u dënua vetëm 2 vjet. Pasi doli nga burgu, ndonëse, me vështirësi, arriti të ripunësohej në arsim që e kishte ideal veprimësie. Disa herë pati ndërprerje të dhunshme nga marrëdhënie e punës (8 herë): Mushtisht (Suharekë) 1952, Suharekë 1956, Grejçec (Suharekë) 1957, Ferizaj 1962, Zllatar, Tankosiq (Ferizaj) 1963, Prishtinë 1972, 1973, kur për motive politike iu ndalua puna në arsim e organizata shoqërore-shtetërore. Pas një kohe si i papunë u detyrua të punësohej në Ndërmarrjen për ndërtimin e rrugëve Partizanski put të Beogradit – dega në Prishtinë, prej nga kaloi në Uzinën e amortizatorëve të Prishtinës, përkthyes. Edhe prej andej më 1991 e larguan, andaj u detyrua me dalë në pension të parakohshëm.
Edhe pse, pothuajse ishte përherë nën mbikëqyrje ai përkundër pengesave e përndjekjeve, me punë të palodhshme dhe me qëndrim konstruktiv e parimor, arriti të korrë suksese, qoftë në jetën arsimore e shoqërore-politike, qoftë në veprimtarinë letrare e shkencore. Edhe gjatë Luftës së fundit, ai dhe familja e tij nuk ishin pasivë, përkundrazi kryen punë delikate e me rrezik. Në shtëpinë e tij në Prishtinë, muaj të tërë, gjetën strehim e shërim ushtarë të plagosur të UÇK-së. Është e vërtetë, se kur filluan bombardimet e NATO-s shtëpia e tij qe objekt sulmi me bombë nga paramilitarët serbë. Disa herë i është rafaluar servisi, garazhi si dhe muret e shtëpisë. Si mbarë popullata gjatë eksodit të madh edhe Nuhiu u detyrua të shkojë drejt Maqedonisë, mirëpo, në zonën neutrale në Glloboçicë (në vend që të shfrytëzonte rastin për të vizituar vajzën në SHBA si dhe djalë e vajzë në Zvicër me familjet e tyre që s’i kishte parë me dekada, pasi, përkundër tentimeve, atij i qe ndaluar dalja jashtë Jugosllavisë, ky pasi e bekon djalin, me të cilin ishin bashkë, që t’i bashkohet UÇK-së, duke i hyrë rrezikut, kthehet në Prishtinë, ku ka dhënë ndihmesën e vet në mënyra të ndryshme deri në çastin kur çlirimtarët i priti dhe përshëndeti me ndonjë libër të tij, por edhe me një material modest buroteknik. Ndërkohë kreu me nder çdo angazhim që iu besua, por nuk u ekspozua në parti politike, më tepër u përqendrua në veprimtarinë krijuese.
II.
Nuhiu është marrë me shkrime që në bankat e shkollës së mesme, po për arsye, që tashmë dihen, edhe për shkak të përmbajtjes, s’ka mundur të botojë të gjitha dorëshkrimet. Përveç prozë e poezi në revista e gazeta të ndryshme publikoi edhe punime shkencore nga fusha e gjuhësisë. Deri tashti botoi këto vepra:
1) Nga fusha e letërsisë:
1. Miklime (vjersha për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 1967), (ribotim) 1997;
2. Rrezet e ylberta (vjersha për fëmijë), Rilindja, Prishtinë, 1971), (ribotim) 1997;
3. Me buzët në gaz (vjersha për fëmijë), Iliriku, Prishtinë 1997;
4. Fletë ditari rreth një motmotari (vjersha), Iliriku, Prishtinë) 1997;
5. Trimoshi (tregime për fëmijë dhe të rinj), Iliriku, Prishtinë 1997;
6. Cace e hope djaloshare (poezi), Iliriku, Prishtinë 1997;
7. Shfrime nëpër mjegullnajë (reflekse poetike e mendimore), Iliriku, Prishtinë 1997;
8. Mësime nëpër pësime (shfaqje teatrore), Iliriku, Prishtinë 1998
9. Gërricje në damarët e djalërisë (tregime), Rozafa, Prishtinë 1998;
10. Bulëza të përshenjura, (vjersha kushtuar stinës rinore), Rilindja, Prishtinë 2000;
11. Ther me pupël (vjersha humoristike), Rilindja, Prishtinë 2000.
2) Nga fusha e gjuhësisë:
1. Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit I, Rilindja 1997;
2. Paskajorja, çështje e shqipes standarde, Dardania sacra, Prishtinë 2000;
3. Foljet më -O – në gjuhën shqipe, Dardania sacra, Prishtinë 2002;
4. Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, Prishtinë, 2006,
5.Rreth formëzimit të emërtimeve të njerëzve sipas profesionit në gjuhën shqipe (tezë doktorate) MASHT e RK-së, Prishtinë 2014,
6. Rreth identitetittë gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme, Era, Prishtinë 2015,
7. Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde, Era, Prishtinë 2015,
8. Drejt standardizimit të gjuhës shqipe, Era, Prishtinë 2015,
9. Kontributi i Asdrenit në formimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe, Era, Prishtinë 2015,
10. Çështje të shqipes standarde në fushë të normëzimit II, Era, Prishtinë 2015.
Këto të pestat të gatitura për libërtim:
11. Çështje të shqipes standarde rreth 28 temave të diskutueshme,III, Era, Prishtinë,
12. Çështje të shqipes standarde rreth emërtimit të njerëzve sipas veprimtarisë IV, Era, Prishtinë,
13. Çështje të shqipes standarde rreth disa termave nga fusha e teknikës dhe e ekonomisë V, Era, Prishtinë,
14. Çështje të shqipes rreth vendbanimeve, VI, Era, Prishtinë,
15. Fjalor pune (poslovni rečnik) shqip –serbisht, me shtojcën serbokroatisht – shqip, për ndërmarrjet metal-përpunuese – me theks terminologjia tekniko-teknologjike, VII, Era Prishtinë,
Sidoqoftë, edhe pse në moshë të shtyrë ( ec në 84-shin) pritet që nga penda e këtij autori mjaft të frytshëm të shohin dritën e shtypit edhe vepra të tjera, qoftë nga fusha e gjuhësisë, qoftë nga ajo letrare-artistike, për libërtimin e të cilave qëndron në pritje mirëkuptimi nga institucionet dhe organizmat përkatës të qeverisë sonë, por edhe prej sponzorëve eventualë vullnetmirë.