Luan Xhuli
...Ajo nuk ishte thjesht një intervistë...Ndjenjat dhe emocionet që përjetova, më mbuluan me avujt e një vepre të veçantë krijuese...Fjala , i ngjasonte nje mithi, shpjegimi konturohej si histori, dhe heroi protagonist, një poet në kufi të 75 viteve..Në labirinthet e një makro-metafore ,një ëndër që s’do të doje ta rishihje asnjëherë..
...Një dialog i gjallë i vetvetes,shpesh zvogëlon vitet dhe hera heres i bën madheshtorë dhe vargmale..Jashtë , dhe mes tyre, një fëshferimë, që merr përmasa jehone..Një pasqyrë e kthyer mbrapsh, për të parë më mirë të kaluarat e mbrapshta..Gozhdë dhimbjesh mbi shpirtra të ndjeshëm,shpresa dritash mbi valë kohësh,avuj të ngrohtë që kundermojnë dashuri,- ishte trinomi që më bëri të ndihem
kopje ,i një jete të veçantë, bashkëbisedues në pyetjet ngacmuese të intervistuesit...
E pashë vehten më të ndjeshëm, më praktik, me njerëzor..
Mos u mplaksh o Agim shehu !Ndonëse fjala e zgjuar, jo vetëm që nuk mlaket, por me kalimin e kohës mer çmim më të lartë.Sofistika e fjalës së një poeti si Shehu, është diamant i gjallë, i mprehur grihave dhe tallazeve të jetës, ku ndjenjat u rritën bashkëudhëtare me frikën, veç pa ju trëmbur ! Mes një frymemarje me racion (edhe ajrin e kishim të tollonuar )Poeti ushqeu të tilla cilesi, dhe që vitet e verteta të tij janë tepër të vogla...! dhe me shumë ozon për të tjerët.
Popullor dhe kërkues tek popullorja, Ai zbulon filosofinë e të diturit. Tradicional, imiton traditën dhe ënderues, ndjek ëndrat duke vrapuar... Finishi , është kaq njerëzor dhe i dukshëm, sa do ta ndjesh të dubluar tek vehtja , apo i difuzuar tek qënia e tij..Përjetova të palodhurin, që kish lindur në një kohë të lodhur...
Sonte i thashë përsëri vehtes: -Shyqyr që ka dhe të tillë njerëz !Kaq të pa dukshëm dhe kaq ëngjëj !
Ndihem i ngopur nga një prani e tillë..!
Faleminderit Aleko që na servir ato që na mungojnë !
Në vënd të nje urimi
Agimi
i Agim Shehut
është pjekja e perëndimit...
Kërkoj,
një copëz,
sa të mbështjell ëndrat,
që gjumi si zë
trembur prej hijesh..
Agimi
i Agim Shehut...
qetësues
shurup luleshqere...!
No comments:
Post a Comment