“As shqiponjat as populli i shqipes nuk mund ta durojnё robёrinё. Ato nuk janё kanarina, qё tё kёndojnё tё lumtura nё kafaz. Kёshtu “shqiptarёt”. Populli i shqipes, iu futёn luftёs pёr pavarёsi – luftё qё do tё zgjaste pёr 2000 vjet. Me njё fjalё, e gjatё dhe e dёshpёruar pёr tokёn, gjuhёn dhe vetёqeverisjen”. (1)
“Nёn uzurpimin romak kaloi nga viti 168 p.e.s. nё vitin 395 e. j. = 563 vjet.
Nёn uzurpimin bizant nga viti 395 deri nё viti 1443 = 1030 vjet.
Nёn uzurpimin turk nga viti 1479 deri nё vitin 1908 = 429 vjet. Gjithsejt 2030 vjet. (2).
Pёrgjatё kёtyre 2000 vjeçarёve kaluan shumё vandalё qё e kthyen tokё tё djegur, po neve po aty me gjuhё dhe kombёsi tё trashёguar nga shqiponja e Zeusit te Pirua i Epirit te Skёnderbeu dhe sёfundi te plaku i Vlorёs Ismail Qemali me flamurin e Skёnderbeut tё ardhur nga thellёsitё e mijёvjeçarёve pёr tё shpallur pavarёsinё e Shqipёrise.
Stёrnip i Skёnderbeut. Don Juan De Aldro Kastrioti. “Nё njё mbrёmje nё Paris mё 1910, presidenti i Thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё darkё ku u gjendёn pranё mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare ... i sollёn njё kuti tё kuqe stolish tё artё, çoi kapakun e kutisё dhe nxorri prej saj njё flamur tё kuq me shkabё tё zezё krahёhapun ... Nё fund, at flamur ia dorёzoi Eqerem Beut tue i thanё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisё shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnie n’Atdhe! Premtoftё Perёndia qё shpejt tё shtjellohet nё qella tё lira tё Shqipnisё”. Kёshtu Murat Toptani i kallzoi Ismail Qemalit pёr flamurin. I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aldro Kastriotit u valёvit si simbol lirie mbas 500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28 nёntorit 1912”. (3)
Ismail Qemalin e adhuronin dhe po aq e luftonin. Historiani Amerikan E. Jacques shkruan: “Mendja e tij e mprehtё dhe idetё novatore bёnё qё Sulltan Abdyl Hamiti tё kishte njёherёsh respekt e frikё prej tij. Ndonse e internuan pёr disa vjet, ati nuk i rreshtёn sё dhёni grada”. (4)
“Ismal Qemali, ёshtё i pari qё cakton vend-ndodhjen e Tempullit tё Dodonёs. Nё kujtimet e tij, tregon se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё miku tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me Tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё kur ja tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin, Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e inisjativёs” filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkollogjike me vlerё tё jashtzakonshme”. (5)
Dhimiter Pilika thotё: “Ndёr 1800 objektet e zhgroposura nё Dodonё mё 1875-1877 gjithçka (ndёrtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) drejtpёrdrejt lidhet me kёtё mbret tё Perёndive Pellazgjike”. (6)
Ismail Qemali iu pёrgjigj Konferencёs sё Londrёs se: “Ndёrtesa e Ballkanit e ngritur vetёm mbi tri kёmbё, Sёrbi, Mal i Zi, Greqi, njё ditё do tё pёrmbyset; i mungon kёmba e katёrt e natyrshme Shqipёria. Kur vet Eduard Grei e pohoi nё dhomёn e komuneve: “Jam i bindur se kur tё mёsohen tё gjitha faktet, ky vendim do kritikohet me shumё tё drejtё”. (7)
Nё prag tё Luftёs sё Parё Ballkanike (qё nisi mё 8 tetor 1912) ishte krijuar aleanca e shteteve ballkanike tё cilat kishin si qёllim ndarjen territoriale tё Perandorisё Osmane. U nёnshkruan disa traktate midis shteteve tё ballkanit. Ndёrsa nё shtator tё vitit 1912 Greqia ishte marrё vesh me Sёrbinё pёr ndarjen e territoritoreve shqiptare duke marrё si vijё ndarёse lumin Shkumbin.
“Ёshtё fakt i njohur tashmё se pёrplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912, dobёsoi ndjeshёm potencialet dypalёshe. Pikёrisht pak javё pas mbarimit tё kёsaj lufte, filloi edhe sulmi ndaj territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Sёrbia dhe Greqia. Nёse lufta e shqiptarёve do tё pёrqёndrohej kundёr kёtyre agresorёve, padyshim qё edhe harta e sotme e Shqipёrisё do tё ishte ndryshe.
Historiani George Fred Williams nё librin “Shqiptarёt” (Tirane 1934) e ka quajtur “kanosje pёr civilizimin perёndimor”. (8)
Nё rrethana tё tylla mё 14 tetor 1912 njё grup patriotёsh shqiptarё organizuan njё mbledhje nё kryeqendrёn e vilajetit tё Kosovёs nё Shkup, nga ku u njoftuan Fuqitё e Mёdha se shqiptarёt nuk e pranonin pushtimin e tokave tё tyre. Ndёrkohё Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi udhёtuan nga Stambolli pёr nё Bukuresht mё 5 nёntor 1912, u bё njё mbledhje e madhe e shqiptarёve, por nuk dihej nёse do tё shpallej autonomia apo pavarёsia. Ismal Qemali e kishte busullёn e tij dhe mendonte se pёr çёshtjen shqiptare nё atё kohё nevojitej vetёm dipllomacia e madhe. Nga kёtej, ai shkoi nё Budapest, ku u takua me ministrin Berthold dhe pastaj nё Vjenё. Kishte gjetur mbёshtetjen e vёrtetё e cila ishte nga Italia dhe Austria dhe epillogu i kёsaj pёrpjekje ishte nё Trieste, ku ai shpalli nё momentin e nisjes me anijen “Bryn” Vendimin e madh pёr ta shpallur Shqipёrinё tё Pavarur. Kёtu duhet theksuar mbёshtetja e plote qё i dha Astro-Hungaria mbrojtjes sё interesave shqiptare.
Ismail Qemali mbriti nё Durrёs mё 21 nёntor 1912, -pёr shkak tё ushtrisё sёrbe qё po i afrohej qytetit dhe nga pritja armiqёsore e peshkop Jakovit, morri rrugёn pёr nё Vlorё mё 25 nёntor 1912. Tre ditё mё pas filloi Kuvendi i Vlorёs. DELEGATЁT E KUVENDIT TЁ VLORЁS
Berati: Iljas Vrioni, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprenca, Dudё Karbunara, Taq Tutulani, Sami Vrioni.
Durrёsi: Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçori.
Dibra: Myfit vehbi Dibra, Sherif Langu.
Elbasani: Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frashёri.
Gjirokastra: Azis Efendiu, Veli Harxhi, Elmaz Boce, Myfit Lobohova, Petro Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Efendiu.
Ipeku (Gjakova, Plava, Gucia): Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Sali Xhuka, Qerim Begolli.
Kruja: Abdi Toptani, Mustafa Kruja.
Lushnja:Qemal Mullai, Ferit Vokopola.
Pogradeci: Hajdar Blloshmi.
Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojli, Hamdi Ohri, Dervish Hima, Mustafa Barutçiu.
Shijaku: Xhemal Deliallysi, Ymer Deliallysi, Shahin Efendiu.
Tirana: Abdi Toptani, Murat Toptani.
Korca: Pandeli Çale, Thanas Floqi, Spiro Ilo.
Vlora: Ismail Qemali, Zyhni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Jani Minga, Qazim Kokoshi, Eqerem Vlora.
Shkodra: Luigj Gurakuqi,
Permeti: Veli Kёlcyra, Syrja Vlora, Mit’hat Frashёri.
Kosova: Mehmet Pashё Dёralla, Isa Buletini, Hajdin Draga, Dervish Ipeku.
Peqini: Dervish Biçakçiu, Mahmut Kaziu.
Gramshi dhe Tomorrica: Ismail Qemali.
Tepelena: Kristo Meksi, Myfit Libohova, Fehim Meshgorani, Aristidh Ruçi.
Kavaja: Abdi Toptani.
Çameria: Veli Gёrra, Vesel Margёllёçi, Azis Tahir Ajdonati, Rexhep Demi, Alush Taka.
Mati: Ahmet Zogu, Riza Beu, Kurt Aga.
Klonia e Bukureshtit: Dhimiter Zografi, Dhimiter Mborja, Dhimiter Berati, Dhimiter Ilo.
28 NËNTOR 1912 KUVENDI I VLORËS
Nё fillim tё mbledhjes Ismail Qemali deklaroi se qёllimi i mbledhjes ishte marja e masave tё nevojshme pёr tё shpёtuar Shqipёrinё nga reziku i madh qё i kanosej. Delegati Rexhep Mitrovica propozoi pёr kryetar tё kuvedndit Ismail Qemalin dhe pёr sekretarё Luigj Gurakuqin dhe Shefqet Daiun ... Para delegatёve ai tha se nuk kishte rrugё tjetёr veç asaj tё shpalljes sё pavarёsisё. “Pёr tё plotёsuar kёtё qёllim tha Ismail Qemali, thirra zotёrinё tuaj kёtu nё Vlorё dhe shfaq gёzimin tim se thirrja nuk shkoi kot, se gjithё anёt e Shqipёrisё dёrguan delegatё qё tё mendohen e tё pёrkujdesen pёr shpёtimin e atdheut.
KRYETARI I KUVENDIT TЁ VLORЁS PROPOZON:
1 - Tё shpallej Shqipёria mё vehte me njё qeveri tё pёrkohshme. 2 - Tё ngrihej njё pleqёsi pёr ndihmё e kontroll tё qeverisё. 3 – Tё dёrgohej njё komision nё Europё pёr tё mbrojtur para mbretёrive tё mёdha.
Sekretari i Kuvendi Luigj Gurakuqi lexoi tekstin e shpalljes pavarёsisё:
“Pas fjalёve qё tha Z. Ismail Qemal Beu, me tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilat ndodhet sot Shqipёria, kongresistёt me njё za vendosёn qё Shqipёria tё bёhet mё vete, e lirё dhe mos varme”.
Pas nёnshkrimeve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin kryeministёr tё qeverisё sё pёrkohshme dhe Dom Nikoll Kaçorin si zёvёndёs tё tij. Pas kёtij vendimi nё orёn 17:30 delegatёt morrёn pjesё nё ceremoninё e ngritjes sё flamurit, tё dhёnё nga stёrnipi i Skёnderbeut Don Alardo Kastrioti.
Qeveria e Vlorёs ka hyrё nё historinё e Shqipёrisё si qeveria e parё e Shqipёrisё. Ajo u formua mё 4 dhjetor 1912. Pёrbёria e Kabinetit: 1- Ismail Qemali – Kryeministёr dhe ministёr i Punёve tё Jashtёme. 2- Dom Nikoll Kaçori – zv/kryeministёr. 3- Myfit Libohova (Esat Toptani, korrik gusht 1913) (Hasan Prishtina, 5 shtator – 20 nёntor 1913) – ministёr i Punёve tё Mbrёndshme. 4- Abdi Toptani (Azis Vrioni) (Gjergj Cako) minister i Financave. 5- Mit’hat Frashёri ministёr i Punёve Botore. 6- Mehmet Pashё Dёralla – ministёr i Luftёs. 7- Luigj Gurakuqi – ministёr i Arsimit. 8- Pandali Çale (Hasan Prishtina) (Qemal Karaosmani), nёntor 1913 – 22 janar 1914) ministёr i Bujqёsise. 9- Lef Nosi – mistёr i Post-telegrafave. 10- Preng Bib Doda – zv/kryeministёr (dhjetor 1913).
“Mё 29 nёntor 1912, Ismal Qemali, i njofton aktin historik gjashtё Fuqive tё Mёdha dhe shteteve tё Ballkanit. Pavarёsia u njoh nga Fuqitё e Mёdha, por jo nga Greqia dhe Sёrbia.
Situata: Nё kёtё kohё. “Ushtritё ballkanike kishin hyrё thellё nё tokёn shqiptare. Ata, tashmё, kishin pushtuar Strugёn, Elbasanin, Tiranёn dhe ishin nisur pёr nё Durrёs, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekёve. Qarkullimi nёpёr Shqipёri nuk ishte aspak i lehtё, pasi bandat dhe forcat sёrbo-malazeze-greke kishin zaptuar pjesёn mё tё madhe tё vendit, duke masakruar popullin dhe duke kthyer nё tokё tё djegur”. (9)
Rёnia e Qeverisё Vlorёs mё 22 janar 1914. “Gazment Shpuza zbulon me vёrtetёsi tё sakta pёr oficerin Tomson qё erdhi nё Shqipёri sipas vendimit tё Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e Xhandarmёrise... Tomsoni u tregua shumё aktiv kundёr tё ashtuquajturit kompllot xhonturk tё drejtuar nga Beqir Grebeneja. Ai arrestoi vet Beqirin dhe e pushkatoi, kёtё hero tё vёrtetё tё qёndresёs heroike tё shqiptarёve kundёr pushtimit tё shovenistёve grek ... Arestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçis Topullin e plotё tё tjerё. Nё kёtё kuadёr tё kёtij aksioni tё drejtuar nga Tomsoni u akuzua dhe u dёrgua para njё gjyqi special, tё krijuar nga Komisioni Ndёrkombtar i Kontrollit, edhe Ismail Qemali. Protogonisti kryesor i aksionit atdhetar dhe dipllomatik tё shpalljes sё pavarёsisё sё Shqipёrisё rezultonte, sipas tij me shokё, si pjesmarrёs kryesor nё kёtё kompllot turkoman kundёr kёsaj pavarёsie. Pra, nё vijim tё kёsaj logjike absurde, angazhimi i plakut tё Vlorёs nё kёtё “komplot” xhonturk ishte drejtuar, as mё shumё as mё pak, por pikёrisht kundёr veprёs sё vet. Absurditeti i kёsaj logjike nuk njeh kufi.
Ismail Qemali dha dorёheqjen is kryeministёr i qeverisё sё parё Shqiptare.
Dhespoti grek Jakovi me shokёt e tij, me 1912 penguan Ismail Qemalin pёr ngritjen e flamurit kombёtar nё Durrёs. Duhet rikujtuar se Tomsoni nuk morri pjesё kundra agresionit grek nё shqiprinё e jugut. Ai u caktua nga Vidi komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr tё ashtuquajturin “Verio-Epir” tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs. Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturin pёrfaqёsues tё “Verioepirotёve”. Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin “Protokoll tё Korfuzit”... Siç dёshmon autori hollandez Gorrit Goslinga, shtypi grek e pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur bazat e aktit aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyea qё po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershorit 1914. Kёto janё fakte tё cilat nuk mund tё mёnjanohen kursesi.
Tomsoni drejtonte forcat mercenare tё Vidit kundёr “rebeleve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare nё luftёn, pёr mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke. Ky ёshtё Tomsoni nuk ka nevoje pёr koment”. (10)
Si e helmuan nё Peruxhia tё Italisё ISMAIL QEMALIN
“Ka qёnё ora 10:20 e datёs 24 janar tё 1919-ёs, dolli para gazetarёve nё njё konferencё pёr shtyp tё organizuar nё njё sallon hoteli nё Peruxha.
Hyrja e tij nё sallё e mbushur me mbi 100 gazetarё dhe fotoreporterё i befasoi tё gjithё tё pranishmit qё kishin mbi dy orё qё prisnin dipllomatin e njohur tё Shqipёrisё. Ndёrsa ecte pёr t’u ulur nё tavolinёn nё krye tё sallёs, nё fytyrё i fashitet njё cehre e verdhё qё sa vinte shtohej. Nuk kaluan shumё minuta dhe disa tё dridhura i mbёrthyen trupin. Askush nuk po pipёtinte, vetёm plaku mjekёrbardhё, qё me gjithё gjёndjen qё po kalonte, gjeti forca pёr tё folur. Nga goja i dolёn pak fjalё dhe dukej qartё qё ai po mundohej t’i lidhte me njёra-tjetrёn. Nё atё çastё kёrkoi ndihmёn nga i biri Qamili, tё cilin e mbante pranё vetes si sekretar, i kёrkoi tё shkoi nё tualet. U kёrkoi tё falur gazetarёve tё pranishёm dhe mori hapat drejt derёs sё tualetit. Aty mёsohet se sa vuri kёmbёn pёr t’u drejtuar te lavamani filloi tё shkumёzonte dhe tё dridhej mё shumё. Ajo gjёndje nuk zgjati shumё. Nё pak çaste zёmra e tij pushoi sё rahuri. I biri del para gazetarёve ku u komunikon lajmin se i ati, tё cilin para pak çastesh e kishin nё tavolinёn pёrballё tashmё nuk jeton mё. Ajo situatё ishte e rёndё pёr tё gjithё. Aty dhimbja njerёzore i kaloi kufijtё.
Situata qё Ismail Qemali kishte kaluar ato ditё nё Peruxha tё Italisё i kishin shkaktuar njё gjёndje tё rёndё psikollogjike dhe fizike. Edhe pse nё atё gjendje, ai nuk kishte ngurruar tё dilte para shtypit. Ai donte tё denonconte krerёt e dipllomacisё italjane, nё atё kohё kur nё Paris diskutohej fati i Shqipёrisё dhe ata kishin mundur ta hanin nё besё. Megjithatё, pёr çudinё e tij, ajo konferencё ishte organizuar nga tё tjerёt. Nuk u mёsua asnjёherё se kush i kishte thirrur gazetarёt. Plaku 75 vjeçar i kishin thёnё se media kishte interes tё dёgjonte nga ai se pёrse nё ato momente nuk ndodhej nё Konferencen e Paqes nё Paris. E kёshilluan qё tё hante mire pasi nё atё konferencё shtypi do t’i duhej tё fliste gjatё. Pikёrisht pas ushqimit nuk vonoi shumё, ai dolli nё sallёn e takimit dhe nё ate moment jeta e tij filloi tё shuhej.
“Mё hёngrёn nё besё!” bёrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nё Peruxha tё Italisё. Ai ishte nisur pёr njё vizitё urgjente nё Romё, me ftesё tё autoriteteve mё tё larta tё vendit, nga kryeministri dhe ministri i jashtёm. Kjo kishte ndodhur pas kёrkesёs sё tij. Synimi i dipllomatit shqiptar ishte qё tё ndihmohej nga pёrfaqёsuesit e Italisё, tё cilёt do tё ndёrhynin pranё autoriteteve mё tё larta tё Konferencёs sё Paqes qё mbahej nё Paris. Ismail Qemali kishte marrё pёrgjigje se kryeministri Italian Orlando dhe ministri i jashtёm Sonino e prisnin nё Romё, ai pa humbur kohё u nis pёr tё takuar. Por u pёrball sapo zbriti nё Peruxhia, me pёrgjigje negative, ishte mashtruar qё ishte thirrur nё Itali. (11)
Vdiq nё Peruxhia me 24 janar 1919 dhe mё 12 shkurt kufomёn e tij e sollёn nё Vlorё dhe e varosёn nё Kaninё.
Referenca:
1. Edёin Jacques “Shqiptarёt” bot. 1995, f. 146.
2. Mathyeu Aref “Shqipёria” bot. 2007, f. 116
3. Rasim Bebo “Dodona tempulli i lashtё...”, bot. 2007, f. 62.
4. Ben Andoni “Ismail Qemali ...”, “Illyria” 24-2-2005, f. 28.
5. Agim Shehu gazeta “Illyria” 28- 12-2006
6. Pullub Xhufi “Greqia sipas formatit...” gazeta “Illyria 24-2-2006
7. Dhimitёr Pilika ‘Pellazgёt” botimi 2005, f. 171.
8. Kastriot Dervishi “Kuvendi qё shpalli....”, “Illyria” 4-12-2006, f. 25.
9. Erion Habilaj, Sonila Yzeiri “Histotia si pёrfunduan...”, “Illyria” 25-11-2006,
10. Albert Kotini “Tre gurёt e zezё nё...”,“Tomsoni dhe Verio-Epiri” bot. 2000, f. 641- 642.
11. Fatos Veliu “Si u helmua Ismail Qemali nё Peruxhia...”, “Illyria” 25-11-2006, f. 24.
Rasim Bebo Addison Çikago Tetor 2011.