Qatip Mara –
Saimir Shatku
III Jeta, veprimtaria atdhetare e Faik
Shatkut
Ministri arsimit kombetar KUR U
SOLLËN ESHTRAT E NAIM FRASHËRIT NË SHQIPËRI ne vitin 1937
1. Fëminia
Në Dibër, ku riti ka një fuqi
sugjestive gati manjetike, lindja e një fëmije është çasti më solemn dhe
ngazëlyes, jo vetëm për prindërit dhe familjarët e tjerë, por për të gjithë ata
që iu gjenden pranë në gëzime e hidhërime. Në Dibrën e Madhe, në avllinë e
shtëpisë së Murat Ibrahim Shatkut, më 12 qershor 1889, disa burra, duke thithur
të menduar cigaret e duhanit, kishin dëgjuar
të qarat e fëmijës, që vinin nga
brenda shtëpisë. Gjyshe Havaja kishte dalë
nxitimthi tek dera dhe me forcë kishte thirur: - “ Djalë, është
djalë!” Burrat kishin përqafuar
njeri-tjetrin duke uruar : “ Të rrojë dhe të bëhët i hajrit !” Gëzimi i lindjes të trashgimtarit të dytë të
Murat Ibrahim Shatku ishte shoqëruar me organizimin e cermonisë së vendosjes së
emrit Faik Shatku. Duart e zgjatura të burrave e të grave dibrane shtërngoheshin me ngrohtësinë e urimit për jetëgjatësinë e Faik Murat Shatkut.
Belbëzimet e para të Faik Shatkut ishin
burim gëzimi jo vetëm për prindërit dhe gjyshërit e tij, por mrekullonin
vëllanë e tij 12 vjecar, Izet Murat Shatku, i cili sa vinte nga shkolla e
përkëdhelte me shumë dashuri. Faik Shatku u edukua në këtë familje atdhetare
patriotike, duke u mësuar që në hapat e para të jetës me normat e larta morale
të familjes Murat Ibrahim Shatku. Fytyra e tij ndriste nga gëzimi kur shikonte
që të gjithë pjestarët e familjes i jepnin shumë dashuri, e përkëdhelnin
dhe kujdeseshin për mirërritjen e tij.
Për Faik Shatkun, vitet e fëminisë
rridhnin si lumi i Drinit, duke lënë pas jehonat e kohës feëminore. Ai hodhi
shtat shpejt, duke u rrethuar nga njerëzit e dashur të familjes. Kur filloi të
fliste fjalët e para, buzëqeshte me
ndjenjat më të dlira, tregonte dashurinë më të thellë fëminore për prindërit,
gjyshërit dhe vëllan Izet Shatku. Portreti fëminor i Faik Shatkut çdo ditë
zbukurohej në mënyrë të mrekullueshme,
duke u harmonizuar me bukurin e rrallë të Dibrës së Madhe. Vështrimet e
tij ndiqnin vijën e horizontit të
harkut të qiellit që mbështillte vargun
kodrinor, që ndjek drejtimin nga veriu në jug. Ai, me kureshtjen fëminore,
shikonte prerjen rrethore ndërmjet këtij vargu dhe lumit, duke përceptuar
fushën me valëzime të lehta të quajtur Sheherishte. E mrekullohej me pamjen e
Dibrës së Madhe, që ngrihet nga fusha në drejtim të malit të zbukuruara me
shtëpitë e xhamitë e bukura.
Në oborrin e shtëpisë Faik Shatku
kishte filluar të luante duke vrapuar në rrugicën e lagjes e freskohej me
ajrin e pastër të Dibrës së Madhe. Në moshën pesëvjecare shkonte te luante tek
blloku i dyqaneve, rreth e qark xhamisë së Haxhi Ibrahimit. Shijonte ujin e
ftohtë në shatërvanin përpara xhamisë, duke ecuar në rrugën e Pazarit të Gjatë
dhe vëzhgonte dyqanet nga sokaku i Tëlynit. Perceptonte tregëtarët që
furnizonin popullin e Dibrës së Madhe në çdo stinë me gjalpë të tretur e me
gjalpë të freskët, të ruajtur në fuçi të mëdha. Duke ecur në rrugicat e lagjes,
nuhaste, ndiente e kënaqej me erën e gjalpit të shkrirë në gjellët e gatuara të
familjeve dibrane. Kalonte përpara Xhamisë së Re, duke vrojtuar gurët e
gdhendur e dëgjonte zërin e ëmbël të
Imam e Hatib i xhamisë. Humbiste në botën e tij të brendshme, duke ndjerë
kënaqësi në thellësinë e shpirtit. Mrekullohej nga pamja e bukur e Xhamisë, si
brenda ashtu edhe jashtë, e rrethuar me një oborr të madh e me bahçe me lule. I
kënaqur me këto shëtitije, kthehej në shtëpi e priste me padurim ardhjen e
vëllait, Izet Shatku, nga shkolla.
Në moshën pesëvjeçare, Fuat Shatku
kishte mësuar këngë dhe vjersha, të cilat ia lexonte vëllai, Izet Shatku.
Recitonte vargjet trimërore të luftëtarëve shqiptarë kundër ushtrisë osmane:
-Po ku asht Dervishi vetë ?
Due
n’Dervishin me u pjekë ,
T’ia
qes zemrën në lëndinë,
Korbat gjakun le t’ia pinë
Oda dibrane u bë shkolla e parë
e djalit të vogël. Ai vend ishenjtë ku u poq vetëdija e tij për të mirën dhe të
keqen dhe mori udhë krenaria e tij solide, shpirti i lirisë dhe i qëndresës në
emër të vlerave të vërteta njerëzore e kombëtare, u bë një model jete për Faik
Shatkun. Oda e burrave të Shatkëve mbushej përherë dëng me miq e dashamirë, të
njohur e të panjohur, që vinin nga larg, duke sjellë me vete mjegullën e kohës
dhe të punëve të ngatërruara të shoqërisë shqiptare, dhe tirrnin në kuvend
punët e Dibrës e të shqiptarisë.
Vazhdimisht
dëgjonte bisedat që zhvilloheshin për betejat heroike të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit.Në këtë familje patriotike dhe atdhetare, u edukua qysh në moshën
fëminore me dashurinë ndaj atdheut. Të gjitha bisedat që dëgjonte nga
burrat në odën dibrane, kishin lënë
gjurmë të thella tek Faik Shatku, i cili fëmininë e kaloi në periudhën kur
lakmitë midis monarkive ballkanike për pushtimin e visve shqiptare kishin arritur kulmin.
Lëvizja kombëtre në këtë kohë zhvillohej në rrethana të ndërlikuara
ndërkombëtare, kur si pasojë e ashpërsimit të “çështjes maqedonase” ishin
shtuar lakmitë pushtuese të shteteve fqinje ballkanike dhe ndërhyrjet e Fuqive
të Mëdha në Ballkan. Në rrethana të tilla, të gjithë burrat e fisit Shatku
kishin treguar gadishmërinë e tyre luftarake
për të mbrojtur interesat kombëtare të popullit shqiptar Mbresat që
përjetoi që fëmijë ngulitën në zemrën e
Faik Shtkut dashurinë e madhe për
vendlindjen e tij, Dibrën e Madhe dhe atdheun,,,
2. Arsimimi
Faiku, që i vogël dallohej për një zgjarsi natyrale e
vullnet për të mësuar, qysh në shkollën qytetëse.Dita e parë e shkollës për të
ishte një ngjarje mbresëlënëse. Gëzimi i tij ishte i dyfishte, së pari që do të
fillonte mësimin e gjuhës shqipe, por së dyti tani do të kishte afër edhe
vëllain Izet Shatku, i cili sapo kishte mbaruar shkollën e mesme në qytetin e
Manastirit.
Në
klasën e parë ai dëgjonte me shumë etje për dituri Hoxhë Najdenin, mësuesin ikonë që kishte mbi
supe një mal me dije dhe me dashuri atdhetari. Ai, me vendosmëri kishte rihapur për herë të dytë shkollën shqipe në Dibërën e
Madhe Shumë dibranë kishin dhënë një
ndihmesë të veçantë me libra, gazeta dhe revista në gjuhën shqipe për shkollën
e Dibrës, duke zhvilluar edhe një aktivitet të gjerë politik, me të cilin
mbante kontakte Said Hoxha. Me rihapjen e kësaj shkolle, interesimi për mësim
në gjuhën shqipe vinte gjithnjë duke u shtuar, Shkolla shqipe në Dibër dhe në
disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi
nxitën armiqtë që shkollat t'i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të
ndiqet nga pushteti. Kështu që shkolla e Dibrës sërish pas një vit pune për
herë të dytë u mbyll . Mbyllja e shkollës shqipe dhe ndjekja e persekutimet
ndaj atdhetarëve dibranë kishte krijuar në zemrën e Faik Shatkut ndjenjën e
urrejtjes ndaj robërisë osmane
Ndalesa
e mësimit të gjuhës shqipe edhe tek Faik Shatku e fëmijët e tjerë
dibranë shkaktoi zemërim e dëshpërim.
Çantat e librave të gjuhës shqipe ata i futën thellë nëpër skuta e
sëndyqe, sepse gjetja e abetares konsiderohej krim kundër shtetit turk.
Shqiptari detyrohej ta quante veten turk, po jo shqiptar. Populli i Dibrës së
Madhe donte gjuhën e tij, shkronjat e
gjuhës shqipe, për të cilat patriotët dibranë kishin luftuar me pushkë e
me penë, kishin shkrirë gjithçka për lirinë e gjihën shqipe. Dhe populli i
Dibrës së Madhe e ruajtjën gjuhën dhe zakonet me një vendosmëri të
jashtëzakonshme. Sokakët e kalldrëmët e qytetit Dibër e Madhe u mbushën përsëri me turma fëmijësh, të cilët
ndiqnin me etje mësimin e gjuhës shqipe.
Kur vijonte klasën e katërt fillore, Faik
Shatku kishte parë nga afër përgatitjet dhe zhvillimin e Kuvendit të Dibrës , i
cili u organizua si një kuvend i ngjashëm me atë të Lidhjes Shqiptare të Pejës
të janarit 1899, të kryesuar nga Haxhi Zeka. Ky Kuvend punimet e tij i filloi
me një miting të madh dhe të hapur, më 27 shkurt 1899. ku morën pjesë shumë
atdhetarë dibranë. Në te, përveç kadive e myftinjve, kishte edhe qytetarë,
zanatlinj, tregtarë, fshatarë dhe persona, të cilët deri atëherë kishin qenë të
mbyllur nga gjakmarrja.
Kuvendi i Dibrës i kishte kaluar edhe
caqet lokale të këtij sanxhaku dhe ishte kthyer në një mbledhje të përgjithshme
shqiptare, në të cilën kishin marrë pjesë delegatë edhe nga vise tjera të
Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Kuvendit iu dërguan gjithashtu letra nga
Gjakova, Gucia, Prizreni, Shkodra dhe nga qytete tjera, në të cilat shprehej
solidariteti i popullsisë së këtyre viseve me shqiptarët e Dibrës dhe Kuvendin
e organizuar prej tyre. Në organizimin e këtij kuvendi një ndihmesë të madhe
kishte dhënë edhe Said Hoxha, i cili menjëherë nisi angazhimin atdhetar. Duke pasur mbështetjen e
Xhemal Pashës, Sali bej Dohoshishtit dhe të Abdurahman Salihut, ai hapi në
vitin 1900, për herë të tretë një shkollë të vogël për mësimin e gjuhës amtare.
Faik Shatku e priti me shume gëzim rihapjen e shkollës shqipe dhe me shumë interesim ndoqi me dëshirë mësimet e Hoxhë Saidit. Kjo shkollë pati një rëndësi të veçantë për
zonën e Dibrës. Nxënësit vijuan të mësonin mësimet dhe këshillat e Hoxhë Saidt.
Por kjo shkollë sërish shumë shpejt u detyrua të mbyllet nga autoritetet turke.
Sidoqoftë, ajo për një kohë shumë të shkurtë, sa funksionoi, arriti që t'i jap
frytet e veta.
Midis fëmijve dibranë Faik Shatku mësonte rregullisht, ishte i vemendshëm,
dëgjonte me pasion mësuesin plot zjarr atdhedashurie, që iu mësonte shkronjat e
gjuhës së bukur shqipe, duke shfryrë dëshirat e ndrydhura. Mësimet që merrte në
shkollë e kishin kthjelluar e mprehur më shumë
tek Faik Shatku; kishte fituar
tiparet më të mira, për t’u sjellur më mirë, për të bërë më shumë për
atdheun. Në hartimet që bëntë në klasën
e pestë, Faik Shatku shkruante: “Toka jonë e Dibrës së Madhe e bukur e
pjellore, në shekuj ka rritur breza të tërë dibranësh trima e punëtorë, ajo
prodhon drithë, pemë, bar e lule dhe nuk e duron pushtuesin e huaj. Vatrat
dibrane do të kthehen në varreza të reja për çdo pushtues...”
Në shkollën qytetëse Faik Shatku u
shqua për prirjen e tij letërsinë e gjuhën shqipe, për poezinë e prozën, por
qysh në këtë moshë ai dallohej edhe për formim shkencor, gjë që dukej në
aftësinë e tij interpretuese të koncepteve shkencore. Në shkollë kishte shumë
interesa për të zgjeruar njohuritë, në çdo orë mësimi ishte i vëmendshëm, duke
u aktivizuar në diskutimin e çështjeve thelbësore të temave mësimore. Ishte
shumë i saktë në përcaktimin e shkaqeve apo pasojave në procesin e zhvillimit
natyror e shoqëror, kishte qartësine e mendimit në argumentimin e konkluzioneve
shkencore.
Në moshën 14 vjecarëe, Faik Shatku
përjetoi me hidhrim vdekjen e befasishme të Hoxhë Said Najedni, idealistit dhe
atdhetarit të palodhur për të mirën e përparimin e kombit shqiptar, cili në
moshën 39 vjecare, më 21 nëntor
1903, ndërroi jetë në Dibrën e Madhe
duke lënë këtë porosi : “ Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi
varrin tim. Pasi të fitohet liria të m'i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi
ta të vini një flamur".
Vite më vonë, Faik Shatku do të kujtojë me
respekt dhe do të shkruaj për Said Hoxhën artikullin “Atdhetari me zemër e me mend Said Hoxha.”,
në të cilin vlerëson përpjekjet e tij
për çështjen kombëtare dhe e cilëson një shqiptar të vërtetë, një atdhetar i
palodhur i rrallë i Shqipërisë.
Pasi përfundoi shkollën qytetëse në
Dibrën e Madhe, Faik Shatku nisi mësimet në shkollën e mesme tregtare franceze,
në Seleanik Që në ditët e para të shkollës, Faik Shatku u dallua dhe u vlerësua
nga profesorët . Shokët e tij tregojnë se: “Ai ishte i kujdesshëm në zbatimin e
rregullores së shkollës. Ishte një lexues i madh jo vetëm i teksteve shkollore,
por lexonte literaturë franceze dhe botërore, lexonte dhjetëra libra shkencorë
dhe artistikë, duke i diskutuar frazat që i pëlqenin më tepër. Shkëlqente në
mësimin e gjuhës frënge,ishte ndër më të mirët e klasës. Në hartim, në komentin e teksteve
ishte shumë i talentuar, që të emociononte me timbrin e zërit melodik. Në orët e letërsisë franceze,Faik
Shatkui komentonte dhe trajtonte tema
kompozicionesh nga te gjithë klasikët e mëdhenj
Në vitin e parëë , Faik Shatku
ishte miqësuar me të gjithë prefosorët francezë , të cilët e vlerësonin si
nxënës të shkëlqyer dhe që qëndronte
gjithmonë në tabelën e nderit . Në vitin e fundit, ai studjoi me pasion
klasikët francezë Russo, La Fontene, Moliere, Ronsard, Hygo, Volter dhe
diskutonte me gjithë shokët e klasës vlerat filozofike. Në hartimet gjithmonë
vlerësohej shkëlqyeshëm, për talentin e shkrimit eseistik, qartësinë e
mendimit, për figurat artistike. ë
gjithë shokët e klasës e dëgjonim me vëmëndje Faik Shatkun, ndjenim shumë
respekt për të dhe e nderonin për
qëndrimin dhe sjelljen korrekte në orët e mësimit. Ai ishte I gjendshëm dhe
ndihmues, kishte një dashamirësi të madhe ndaj shokëve më pak të përgatitutr,
të cilët I ndihmone me mirëdashje dhe passion.. Shpesh herë ndihmonte duke shpjeguar me mjaft kompetencë
për letërsinë franceze, për veprat letrare që nuk i kishim lexuar. Ai ishte
shume modest, i thjeshtë në komunikim dhe me një etikë të përsosur.
Vitin e parë të Liceut e
mbaroi me rezultate te shkëlqyera, drejtoria e shkollës së mesme i kishte bërë vlerësimin maksimal, duke i dhënë
dëftesë lavdërimi. I gëzuar, Faik Shatku u kthye për pushime në Dibrën e Madhe,
në vëndlindjen e tij të dashur, e kishte marrë malli për prindërit dhe shokët e fëmijrisë. Në vitin e dytë Faik
Shatku vazhdoi përsëri të lexonte me pasion letërsinë franceze, autorët : Emil
Fagetin, Lansonin dhe Balzakun dhe i
analizonte bukur personazhet, me gjuhën e tij të pasur në fjalor, me argumentet
e veçanta, që ishin pika e tij më e
fortë. Ishin të shumta librat
franceze që Faik Shatku kishte lexuar , të cilat i kishin zgjeruar
horizontin e kulturën mbi jetën dhe mendimet e popullit francez, por lexonte jo vetëm libra të autorëve francezë,
por edhe rusë, si “ Ana Karenina”,
“Ringjallja” të Tolsoit edhe libra të
Dostojevskit , si “Krim dhe ndëshkim”,
“Shtëpia e të vdekurve” etj. Në literaturë angleze lexonte në frëngjisht
Bajronin, Defonë, Kitsin, Shekspirin, Dikensin etj. Lexonte dhe diskutonte për literaturën
gjermane, spanjolle, italiane, pra kishte njohuri të gjëra të lëvizjes letrare
në vendet kryesore te Evropës.
Gjatë pushimeve verore, Faik Shatku vizitonte
me shumë mall luginën e Drinit të zi dhe mrekullohej me pamjet
magjepëse, kur dielli ndriçonte mëngjeseve shpatet e malit të Kërcinit e kodrat
e fushat pjellore te fshatërave të
Dibrës së Madhe... Pas këtyre shëtijeve
e vëzhgimeve, ai ushqehej
shpirtërisht me dashurinë për vendlindjen, duke u frymëzuar nga natyra e
bukur e Dibrës së Madhe . Kur dielli largohej nga horizonti duke u
zëvendësuar nga hëna, së bashku me të rinjtë dibranë, Faik Shatku kthehej në
shtëpi, pasi kishte mbledhur lule si
kukreka, lulethane, shelgje etj., të cilat i vendoste mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë.
Në provimet e fund-vitit, që
ishin një eveniment shumë i rëndësishëm në shkollën e mesme franceze të
Selanikut, Faik Shatku kishte shumë prekupacion, intesifikonte përpjekjet e tij, duke mësuar
intensivisht. Në klasën e filozofisë, logjikës, psikologjisë e moralit, Faik
Shatku shkëlqente në mësime. Kur analizonte doktrinat filozofike, ai jepte
qartë argumente bindëse, duke treguar përmbajtjen e koncepteve filozofike dhe
shpesh herë, në mënyrë të qartë iu përgjigjej pyetjeve të profesorit të
filozofisë. Ai shtronte shumë pyetje në orën e filozofisë, logjikës e moralit,
për ngjarje, fenomene, ndodhi e problem, që
prodhonte pareshtur jeta.
Faik Shatku ishte i pasur
me ndjenja të sinqerta, ishte i ëmbël, i
këndëshëm, me bukuri dhe hijeshi në veshjen e tij, por mbi të gjitha në
shpirtin e tij.Bukuria e tij fizike harmonizohej me veshjen e bukurisë së
brendshme shpirtërore, ai ishte i thjeshtë e me një forcë të veçantë morale,
krijonte në shoqëri një atmosferë mirëkuptimi e harmonie të plotë.
Faik Shatku ishte angazhuar
tërësisht në proçesin e studimit, tregonte qartë natyrën e hulumtuesit,
kërkuesit për dituri, në përpjekje për
të arritur përsosmërinë e gjithanshme në jetë. Kishte gjykime të drejta për
jetën politike ekonomike e shoqëore , duke shtruar problemet e saj.
Qëndrimet e tij ishin të arsyetuara në bindje filozofike e morale dhe
vlerësimet e Faik Shatkut ishin përgjithësisht objektive e të drejta
Pasi mbaroi shkollën e mesme
Faik Shatku u kthye në vendlindje , tashmë kishte nje performancë të
admirueshme me njohuri e kulturë të gjërë shkencore.Ai u kthye në vendlindje në
rrethanat e reja që ishin krijuar për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vitin
1908 pas fitores së revolucionit xhonturk. Duke bashkëpunuar me Izet Shatkun ,
ai mori pjesë aktive në veprimtarinë
atdhetare për vendosjen e lirisë së vërtetë duke fshikulluar absolutizmin e
xhonturqve, të cilët e shpërdoruan lirinë e shpallur nga revolucioni, e
përdorën atë si maskë, si vegël për të forcuar pushtetin e tyre, diktaturën
ushtarake mbi popujt Faik Shatku
shpërndan në radhët e të rinjëve thirrjen : “ O ju shqiptarë të rinj ! O bij të
atdheut të dashur ! Të zgjoheni nga veprimet despotike që po kryhen në këtë
periudhë të lirisë nga xhontruqit.O ju të rinj shqiptarë të zgjuar ! Marshoni
pa u ndalur e me guxim në rrugën e gjerë që i keni caktuar vetes me vullnetin
tuaj të lirë ! Të gjithë përpara ! E ardhmja e atyre që përpiqen e luftojnë pa
përfillur fare jetën është fitorja e lirisë . Përpara ! Ata që i kushtohen
tërësisht së vërtetës më në fund do të fitojnë. Përpara! Njeriu me vullnet kapëcen majat e maleve më të larta. Përpara
! Të begatohemi nga dielli i diturisë”
Kjo thirrje e luftëtareve të Epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare rriti
tek Faik Shatku , më shumë dashurinë për atdheun.
Gjatë vitit 1909 Faik
Shatku vazhdoi gjithashtu propangandimin e ideve kombëtare. Ai mori pjesë në
mitingun që u organizua në qytetitn e Dibrës së Madhe, ku u theksua nevoja e
përdorimit të alfabetit latin, të vendosur në Kongresin e Manastirit. Vitet
1910-1912 të kryengritjeve shqiptare
rritën tek Faik Shatku krenarine kombëtare dhe përgjegjësinë për të
kontribuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila kurorëzohet me Shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Këtë ngjarje të madhe historike
Faik Shatku e priti me shumë gëzim duke propanganduar rëndësinë e saj dhe
ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Me tronditje të thellë ai priti
vendimin e padrejtë nga Fuqitë e Mëdha të copëtimit të trojeve shqiptare
sidomos me hidhërim përjetoi aneksimin e Dibrës së Madhe.Ai mori pjesë aktive
në protestat që organizoi paria e populli i Dibrës së Madhe kundër vendimeve të
copëtimit të tokave shqiptare.
Në Fakultetin e
Drejtësisë të Universitetit të
Stambollit.
Pranë këtij Fakulteti u
diplomua dhe mbrojti doktoratën. Tregojnë bashkëkohësit e tij Ramiz Dibra, Dine
Hoxha, Jashar Erebara se
Faik Shatku kishte shumë vullnet për të studjuar. Ka qënë i paisur çdo ditë me bazën materiale
mësimore sipas kërkesave të çdo lënde Ka mbajtur
qëndrim të drejtë e të kulturuar në marëdhënje me studentët e pedadodët. Është
përgatittur sistematikisht në çdo seminar diskutonte me një oratori të rrallë duke bërë
argumentime të sakta e bindëse. ë procesin e
studmit i jep rëndësi përmirsimit të dijes përpara çdo gjëje, dhe që vetja e tij të
zbatonte edukatën korrekte. Ai ishte
shembull për të tjerët në moralin dhe sjelljen e tij.. Ai ishte e etur
për dobi, për shoqërimin me njerëzit e dijes, vlerave dhe
devotshmërisë.
Gjithnjë ishte i etur për shtimin e diturisë, ruajtjen e
kohës, gjithnjë e shikon duke përfituar, braktisës të asaj që nuk i intereson,
të nxënë me atë që i intereson, nëse flet jep dobi, nëse shkruan jep dobi me
shkresat e tij j dhe kush shoqërohet me të nuk mbetet pa përfituar nga ai Faik Shatku duke e vlerësuar diturinë,
kishte ë zhvilluar mendimin krijues , imagjinaten dhe fantazinë shkencore duke përvetsuar
konceptet shkencore , duke analizuar
shkaqet e argumentuar pasojat në
proceset e zhvillimit të sistemeve të shoqërisë njerëzore. Ka qene njeri me prirje te theksuara
disiplinore dhe respektive te vlerave edukative dhe akademike. Me një edukatë
dhe kualifikim shkencor dhe jurisprudencial të pashoq Faik Shatku përfundoi me
rezultate të shkelqyera fakultetin e drejtësisë të universitetit të
Stambollit dhe nisi të ushtroj
profesionin e avokatit publik në Stamboll;
Avokat Publik
ne Stamboll 1919- 1924
Në vitet 1919 - 1924
Faik Shatku u bë shumë i njohur në Stamboll duke punuar në studion e
avokatit public. Tregojnë në kujtimet e tyre
bashkëpunëtorët se Faik Shatku
ishte shumë u vlerësuar nga publiku gjërë
për aftësitë e talentuara si specialist i rrallë i përgatitur në fushën
e drejtësisë Ai ndeshej me rregullat e
lojës së një shoqërie të mbyllur të sunduar nga despotizmi teokratik dhe
ushtronte të drejtën e mbrojtjes me anë të institucionit të avokatisë.
Faik Shatku e
vlerësonte institucionin e avokatisë si institucion të mbrojtjes duke
respektuar njeriun si qënie humane që meriton të ketë një mbrotje ligjore të
garantuar ligjore dhe institucionale, në të gjitha aspektete rrethanat e
mundëshme. Ai ndeshej me shumë kasta juristësh për ta cliruar avokatinë si
fushë e ushtrimit të së drejtës dhe avokatin si mbrojtësin ligjor nga të gjitha presionet jashtëjuridike. Puna
e tij fisnike me shumë përgjegjësi e kishte rritur autoritetin e Avokat Faik
Shatku duke e shndërruar në një zë të fuqishëm në mbrotje tësë drejtës, një zë
i pavarur nga askush përvec nga institucioni is ë drejtës, nga ligji.
Avokati Faik
Shatku ishte përfaqësuesi i guximshëm i ligjit, ai ishte i kudogjendur ndaj
qytetarëve që nga aplikimi i procedurave më të thjeshta civile me aktet e
trashëgimisë, testamenteve, zgjidhjes së cështjeve pasurore e deri tek ceshtjet
penale. Faik Shatku përfaqësonte me dinjitet me statusin e avokatit të gjitha
shtresat e shoqërisë, jo vetëm shtresat e pasura por edhe shtresat më pak të
privilegjuara të shoqërisë në kryeqytetin e perandorisë osmane duke mbrojtur
vlerat e institucionit të shenjtë të avokatisë ,duke punuar me përkushtim human
ndaj së drejtës. Faik Shatku shërbente me ndershmëri duke qënë një faktor i fuqishëm i mbrojtjes
së individit, i lirisë së tij ekonomike, sociale dhe humane. Figura e tij që
mbronte interesat e njerzëve në nevojë tregonte qartë performancën brilante të këtij avokati drejt përsosjes
morale, e cila sic shkruan në kujtimet e
tij : “ është streha e sigurtë e drejtësisë universale”
Në
Tiranë janar - maj 1924
Faik Shatku i brumosur
me idetë e rilindasve tanë, u kthye në
atdhe me dëshirën për të kontribuar për përparimin shoqëror e demokratik të
vendit. Duke ardhur në atdhe personaliteti i Faik Shatkut merr vlera të mëdha
atdhetare duke vazhduar veprimtarine e tij juridike . Ai ishte gjurmues i mirë
i visareve të kombit shqiptar, njihte e studionte të kaluarën e kombit
tonë, zotëronte gjuhë të huaja, kishte
njohuri shumë të mira për historinë dhe letërsinë botërore. Ai shpejt u bë një
figurë e njohur në mjedisin intelektual të
Tiranës. Portreti i tij i gjatë, me musake, i
pashëm dhe i pasur me fajlorin e tij
lingiustik , me një gjuhë të vecantë kombëtare në diskutimet e tij kishte
fituar admirimin e një rrethi të gjërë shoqëror të kryeqytetit shqiptar.
Më 14.05.1924 u emërua anëtar i gjykatës së
shkallës së parë në qytetin e Elbasanit
Në të gjitha proceset gjyqësore Faik Shatku vepronte me kulturë juridike, duke zbatuar me
korrektësi ligjet e shtetit. Shumë bashkëkohës së tij tregojnë se në qytetin Elbasanit, ai vlerësohej
jo vetëm për aftësitë intelektuale por edhe për sjelljen e tij
dashmirëse ndaj qytetarëve
Nga
qyteti Elbasanit ku punoi pak kohë, Faik Shatku u emërua gjyqtarë në qytetin e
Korcës. Opinioni i gjërë shoqëror në
Korcë e vlerësonte Faik Shatkun për moralin e pastër të tij, për ndershmërinë,
drejtësinë, shpirtëmadhësinë në gjykime, qëndrime e vendime. Tek Faik Shatku
mbisundonin cilësitë pozitive si respekti, përpikmëria, guximi , thjeshtësia,
vendosmëria për të zbatuar ligjshmërinë. Faik Shatku gëzonte autoritet sepse
nuk e ndante fjalën nga veprat. Natyrisht luante rol të rëndësishëm në këtë
drejtim edhe ciliësia e lartë intelektuale . Me kuroja Faik Shatku kapërxente
cdo vështirësi , ishte i durueshëm, i vendosur
për të luftuar fenomenet e trafikimit, kundër krimit ndaj personit dhe
shtetit. Shpesh ne proceset gjyqësore Faik Shatku me shumë maturi analizonte
stimuluesit kryesorë të përhapjes së krimit, duke përcaktuat nivelin e ulët
kulturor, papaunësinë si dhe punën e pamjaftueshme të institucioneve të shtetit
që nuk kishin arritur të ngrinin në nivelin e bllokimit e parandalimit të
fenomeneve negative të krimit.
I
frymëzuar nga virtyte të larta e drejtësi Faik Shatku zbatonte vetë me korrektësi ligjshmërinë duke u bërë shembull i fisnikërisë së vërtetë
dhe i pastërtisë së mëndjes së tij të
ndritur. Me një këndvështrim bashkëkohor Faik Shatku kuptonte qartë natyrën e krimit, njohjen e
qëllimeve dhe synimeve praktike të
keqbërësve duke bërë gjykime të bazuara në drejtësinë
ligjore.Ai ishte me vizion të qartë dhe vepronte me shumë kulturë juridike në
marrjen e vendimeve gjyqësore, duke interpretuar e argumentuar domosdoshmërinë
e zbatimit të ligjshmërisë. Midis zemrës dhe mendjes të Faik Shatkut kishte një ekuilibër racional
duke analizuar realisht individin dhe shoqërinë, mes të drejtës personale dhe
interesit shoqëror. Në të gjitha proceset gjyqësore shkëlqente personaliteti i Faik Shatkut sepse
udhëhiqej nga një ndërgjegje e pastër, të një qytetari të denjë për një shoqëri
që ecën në rrugën e progresit drejt civilizimit të saj.
Duke
vlerësuar me përgjegjshmëri të lartrë
zbatimin e ligjshmërisë, Faik Shatku kishte fituar dashamirësinë e një rrethi
të gjerë shoqëror, të cilët
admironin sjelljen, karakterin dhe integritetin moral në të gjithë veprimtarinë
e tij. Ai ishte i bindur se nuk kishte drejtësi nga institucionet pa zbatuar ligjet kushtetuese në paralament dhe
qeveri. Figura dhe personaliteti i gjyqtarit Faik Shatkut ishte rritur shumë sepse ai asnjëherë nuk
kishte pranuar ryfshetin e
kompromisin në dëm të së drejtës civile
apo penale.
Prokuror në Tiranë
Më
11.02.1925 Faik Shatku u emërua
prokuror i gjykatës së shkallës së parë në Tiranë. Të njohurit e tij të vendosur në kryeqytet e
pritën të gëzuar duke i thënë “punë të
mbarë ! “, për fillimin e punës si prokuror në Tiranë. Më të moshuarit nuk kishn munguar t’i jepnin edhe ndonjë
këshillë, duke i kujtuar se rridhte nga një familje me ndjenja të thella
patriotike nga Dibra e Madhe, e cila padrejtësisht ishte shkëputur nga trungu
atdheut .Faik Shatku , tashmë më i formuar, urimet dhe këshillat i priste me
dashamirësi duke i falënderuar shokët e miqtë, u pohonte me buzqëqeshje të
sinqert se rrugën e të parëve, dashurinë për atdheun, për popullin, për tokën e
gjithë Shqipërisë, përherë do ta kishte thellë në zemër.
Gjatë
atyre ditëve të shkurtit 1925 të
ndryshimeve të shpejta kushtetuese, të shpalljes së Repubkliës Shqiptare
dhe ndryshimeve të administratës zyrëtare, Faik Shatku punoi si prokuror duke
mbajtur një qëndrim të matur në marrëdhëniet me eprorët dhe vartësit e tij.
Bora ato ditë kishte mbuluar gjithë malin e Dajtit, shkurti vitit 1925 kishte
hyrë me cingërimë. Edhe situata politike
brenda vendit ishte mjaftë e
tensionuar. Staturi i republikës kishte trajtuar në një kapitull të vecantë të
drejtat e qytetarit, ku premtohej sigurimi i lirive dhe të drejtave të
qytetarëve, të cilat ishin diskutuar në
një rreth juristësh, ju edhe Faik Shatku kishte shënë opsionet e tij.
Në
detyrën e prokurorit Faik Shatku u tregua tepër i matur duke ju shmangur me
qetësi presioneve të pasioneve politike për të dënuar kundërshtarët politik. Në
këto kushte shumë të vështira ku njësi të armatosura qeveritare ndiqnin
vazhdimisht cetat e armatosura antizogiste, të cilat mezi u bënin ballë
kushteve jashtëzakonisht të vështrira të dimrit, Faik Shatku veproi me pjekuri duke shmangur ekstremizmin
hakmarrës Ai kishte përkrahur aministinë
për të arratisurit politikë dujke kërkuar që të mos ishte një kurth politik i
kurdisur për të eleminuar kundërshtarët politik. Mendimet e qarta juridike të Faik Shatkut ishin vlerësuar nga administrata
e shtetit dhe ishte propozuar per tu emëruar në Ministrine e drejtësisë
Sekretar i përgjithshëm, dhe këshilltar
i ministrit të drejtësisë.
Me 23.03.1925 u emërua këshilltar i ministrit të
drejtësisë, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1929 Gjatë kësaj kohe ai
ndërmori një sërë reformash për shndrimin e ministrisë së Drejtësisë nga një
institucion i veprimit burokratik në një institucion vendimarrës, inspektues,
organizues të sistemit gjyqësor dhe kontrollues.
Në Gazetën “Demokratia” organ
i shtypit të qytetit të Gjirokastrës, më 24 korrik 1926 në artikullin: “ Një intervistë me sekretarin e këshilltarin e ministrit të Drejtësisë”
theksohej mendimi përparimtar i Faik Shatkut për organizimin e ri gjyqësor,
në hapjen e gjykatave në zonat më të thella malore si dhe organizimin e ri të
sistemit gjyqësor, në bazë të trupit gjykues me zhuri. Në pyetjen e bërë nga
drejtori i gazetës “ Demokratia “, se pse nuk shihet i arsyeshëm krijimi i
zhurisë ?
Faik Shatku përgjigjet se
“Sa për çështjen e zhurisë që pyesni, kjo pyetje kaq e vogël ka një rëndësi
vitale në degën e drejtësisë. Zhuria barazohet me zhvillimin psikologjik të një
populli. Ndër viset e qytetëruara, si për shembull në Francë, në këto kohët e
fundit, ka një antikurant kunder këtij sistemi. Atje kur të gjithë mjetet e
qytetëruara kanë gjetur gradën ma të lartë të përparimit, ky sistem duke qënë
se po luftonte; nëpër viset tona ku jemi në fillimin e organizimit e të
përmisimit të ligjeve dhe duke marrë parasysh psikologjinë e vendit, adoptimi i
një sistemi të tillë, si mbas mendimit tim, thekson Faik Shatku, sot për sot
nuk shihet i arsyeshëm.”
Duke qënë se mendimi
juridik dhe qëndrimi i mbajtur nga Faik Shatku përsa i përket drejtësisë me
juri ishte tepër përparimtar për kohën, gazetari avancoi qëndrimin e tij në
lidhje me një tjetër pyetje, e cila i referohej reformimit të gjykatave të
Sheriatit, ai theksoi se: Në rastin e përmirësimit të dispozitave të kodit
civil mund të merren parasysh dispozita të veçanta, për këtë qëllim mbasi të
studiohet kthjelltësisht zakoni dhe psikologjia e popullit.” Shihet me së qarti
se idetë e reformimit të pushtetit gjyqsor që kishte Faiku per sistemin e
gjykatave të sheriatit, ishin ato që ky sistem përderisa pasqyronte interesat e
popullsisë shqiptare dhe dëshirat e tyre duhet të egzistonin sepse ky sistem
pasqyron ndërgjegjen dhe psikologjinë originalis të popullit. Gjithashu është
më i përshtatshëm për të zgjidhur kontraditat dhe interesat e qytetarëve”
Gjatë vitit 1928 Faik Shatku
punoi intesivisht në hartimin e legjislacionit
të shpalljes së mbretërisë shqiptare . Autoritetet qeveritare dëgjonin
me vemendje dhe miratonin mendimet racionale të Faik Shatkut duke
vlerësuar vizionet e qarta evropiane dhe
idetë përparimtare të tij. Në prill të viti 1929 mbreti Ahmet Zogu e
ngarkoi Faik Shatkun në një
komisjon, nën kryesinë e ministrit të drejtësisë Hiqmet Delvina, për të hartuar
projektligjin e reformës agrare. Faik Shatku duke studjuar kushtet dhe
mundësitë e zbatimit të një reforme agrare Brenda kuadrit të mardhënieve
ekonomike të pronarërve të tokës. Me relacionin e hollësishëm studimor që i
paraqiti komisjonit, Faik Shatku u bëri
të qartë gjëndjen e bujqësisë shqiptare dhe se si mund të depërtohej më mirë në
këtë sferë delikatë të shoqërisë rurale shqiptare. Me diskumimet e tij Faik
Shatku ishte interesuar për zbatimin e
një reforme agrare demokratike, ai ishte kundër një reforme të cunguar
demagogjike e cila do të rriste pakënaqësinë e popullit. Në shumë diskutime
Faik Shatku kishte debatuar me profesorin Italian Xh. Lorenconi, i cili nuk
kishte interesa për zbatimin e reformës agrare që të mund të rrezikonte edhe pozitat italiane
mbi pronën cifligare në Shqipëri.
Në
Kongresin Musliman
Myftiu i Përgjithshëm njofton Ministrinë e Drejtësisë se me 15 qershor 1925
ora 9 para dite hapet Kongresi Musliman në sallën e Xhamisë së Vjetër në Tiranë, me pjesëmarrës delegatët e çdo prefekture, të zgjedhur nga populli musliman. Kërkohet të jetë i pranishëm një përfaqësues i
qeverisë. Po atë ditë njoftohet edhe
Ministria e P. të Bredshme[1]". Ka një telegram qarkore urgjent ku njoftohet se Kongresi hapet me 15.VI.1925, në Tiranë në xhaminë e
Vjetër, delegatët duhet të jenë një ditë më parë[2].
Kryesia e Republikës Shqiptare njofton Komunitetin
se, si përfaqësues të posaçëm të qeverisë pranë Kongresit Musliman, do të dërgohet sekretari i përgjithshëm i
Ministrisë së Drejtësisë, z. Faik Dibra.'[3] Në organet drejtuese të Kongresit zgjidhen: Kryetar i Kongresit, Vehbi Dibra, nënkryetar Behxhet Shapati, sekretar Muamer Abedini dhe F. Vokopola (nuk pranon se është në Parlament).
Salih Vuçiterni propozon të ngrihen 3 komisione, të cilët u zgjodhën nga Kryesia e Kongresit: Njëri do të merret me Statutin e buxhetin; tjetri me Rregulloret e
brendshme të
Në mbledhjen e datës 20 korrik 1925, z. Faik Dibra, përfaqësues i qeverisë, duke marrë leje
nga Kongresi, tha: "Me që Kongresi Musliman është i mbledhur prej shumë kohësh dhe vazhdimi i tij, me që na dëmton arkat, lutem të bisedohen
çështjet më të rëndësishme e t'i jepet fund mbledhjes"[4] .
Në
Kongres zuri një vend
të rëndësishëm diskutimi për
botimet. Në buxhet për këtë qëllim ishin caktuar 5.000 fr. ari.
Mirëpo delegatëve kjo shumë iu duk e pamjaftueshme, jo
vetëm për sasinë e librave që mendohej të përktheheshin, por edhe për cilësinë
që duhet të kishin përkthimet, si dhe për përmbajtjen, e cila
duhej të ishte shkruar në gjuhën zyrtare që në atë kohë ishte dialekti i Elbasanit, nga njerëz që të kishin cilësitë
e duhura, si dhe për cilësinë teknike të shtypit. Në diskutimet e veta delegatët
për të gjitha problemet qenë dakord. Por ku mund të gjendeshin fonde për këtë
qëllim? U tha se ndoshta mund të gjenden fonde kur të rriten të ardhurat nga
çifliqet e Kozares, pra, atëherë mund të shtohet edhe buxheti për këtë çështje.
Delegatët shfaqën dëshirën që të caktohen nga Kongresi personat që do të merren me këtë punë. Për këtë u tha se "Njerëzit që do të caktohen duhet të jenë të zot se kthimi i librave do të dalë në ankand dhe, natyrisht, do të marrin pjesë të ditur e të
paditur, por Këshilla do të shikojë zotësinë dhe do t'ua japë me kontratë që librat, që do të përkthehen, do të jenë nën kontrollin e Këshillit të Naltë, ndërsa zgjedhja e literatures mund t'u barroset myderrizave
Anëtar i Këshillit të Shtetit dhe më pas zëvëndëskryetar i Këshillit të
Shtetit
Këshilli i Shtetit duke qënë një institucion i përshtatur nga vëndet
perëndimore kishte kompetenca të larta në drejtimin e kontrollit juridik,
ekonomik, financar dhe shoqëror të vëndit. Qëndrimi që mbajti Faik Shatku në
krye të këtij institucioni ishte i tipit, juris consultum. Pra qëndrim
kontrollues dhe konsultues të vendimeve dhe të projekt-amendamenteve ligjore
dhe të akteve nënligjore.
Në Arkivin e Shtetit
Shqiptar, fondi 803 në dosjen e nëpunësve të lartë civilë jepet saktësisht
jetëshkrimi dhe biografia e Faik Shatkut. Ku ndër të tjera parashtrohen elementet
e gjëndjes civile dhe gjyqsore si: nëpunesia, vendi i emërimit, rroga mujore,
shënimet mbi sjelljet morale të nëpunësit. Në librin me autor gjermanin Michal
Schmid-Neke, i cili titullohet “ Lindja dhe Perëndimi i diktaturës Mbretërore
në Shqipëri 1912-1939 ” botuar në Oldenborg në vitin 1987 ndër të tjera
shkruhet biografia e shkurtër e Faik Shatku. Ky autor jep të dhëna duke na
treguar se Faiku Shatku ka qënë anëtarë i kabinetit të z. Kotta, në dy qeveritë
e fundit para pushtimit të Shipërisë nga Italia fashiste. Një herë si Ministër
i Arsimit Kombëtar dhe më pas si Ministër i Drejtësisë.. Gjithashtu, Faik
Shatku ka drejtuar dhe shoqatën e Kryqit të Kuq Shqiptar si kryetar i saj, nga
viti 1930 deri në vitin 1932.
Po ashtu ishte
Kryeprokuror i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryeprokuror i Përgjithshëm i Gjyqit
Ushtarak të Naltë deri në vitin 1936 kur u emërua si Minister i Arsimit
Kombëtar.
Në zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare, të Legjislaturës së III-të, e cila
përbëhej nga një dhomë, më 10.02.1937 u zgjodh deputet i prefekturës së
Elbasanit, së bashku me intelektualë të tjerë dibranë si, Abdurahman Dibra,
Fiqiri Rusi, Hafiz Xhemali, Jashar Erebara këta në prefekturën e Dibres, si dhe
Izet Shatku (Dibra), në prefekturën e Durrës-Tiranë. Kjo gjë pasqyrohet dhe në
periodikun e kohës së Mbretërisë ashtu dhe në botimin e Kuvendit të Shqipërisë,
të vitit 2005 me titull:
“ Ligjvënësit Shqipëtarë 1920-2005 ” ku ndër të tjera jepen lista emërore e
deputetëve të ndarë në rang prefekture ku Faik Shatku, përfaqsonte prefekturën
e Elbasanit.
Në
librin “ QEVERIA NË REPUBLIKË E M0NARK1” të autores Prof. Aurela Anastasi midis të tjerave shkruhet : “
Pa vonesë, në 9 nëntor 1936, u prezantua kabineti i ri. Duke përfshirë edhe
anëtarin e ri të kabinetit z. Faik Shatku, kjo mbledhje e trishtueshme përbënte një kthim në
politikën e përzgjedhjes së ministrave nga një bazë politikanësh "të
provuar", qëllimi i të cilëve ishte të qëndronin sa me gjatë në pushtet dhe me këtë rast, të shtonin
pasurinë personale. Faik Shatku ishte i afërm i ish -kryetarit të Gjykatës së jashtëzakonshme dhe komandantit
të Pergjithshem te xhandarmerisë Kol. Shefki Shatku, që kishte dhënë prova si
nëpunës, veçanërisht si prokuror
i përgjithshëm.
Kjo ishte edhe përpjekja e fundit për
një qeveri reformatore të re. Të gjitha qeveritë e mëvonshme u ballafaquan me një opozicion më të
fortë dhe me ndërhyrje
më depërtuese të Italisë në punët e tyre”
Ministër i Arsimit Kombëtar ( Edukacionit )
Faik Shatku më 01.11.1936 u emërua
Ministër i Arsimit Kombëtar ( Edukacionit ), post të cilin e mbajti dëri në
vitin 1938, vit në të cilin formohet kabineti i fundit qeveritar, i kryesuar
nga kryeministri Koço Kotta. Gjatë kësaj periudhe Faik Shatku dha ndihmesë të
shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar. Ai për të realizuar ecurinë e
punëve në institucionin që drejtonte angazhoi nëpunësa të arsimuar në vëndet
perëndimore, si dhe reformoi sistemin pedagogjik duke e kasifikuar ate në
shkolla foshnjore, fillore, dhe të mesme. Ai i dha rëndësi zhdukjes të
analfabetizmit në përgjithësi, si dhe emancipimit të vajzave në shoqëri.
Gjatë kësaj periudhe
Faik Shatku dha kontribut të shquar në zhvillimin e arsimit kombëtar. Ai
rekrutoi nënpunesa të arsimuar në vëndet më perëndimore, si dhe reformoi
sistemin pedagogjik duke e klasifikuar atë në shkolla foshnjore, fillore, dhe
të mesme.
Ai i dha rëndesi eleminimit të analfabetizmit në përgjithësi, si dhe
emancipimit të vajzave në shoqeri.
Faik Shatku hodhi bazat më të
rëndësishme të arsimit kombëtar, përgjatë periudhës së mbretërisë Shqiptare.
Gjatë kësaj kohe kur ai mbante postin e ministrit të arsimit kombëtar, kishte
si pikësynim kryesor rininë. Ai e konsideronte atë “si shpresa e së ardhmes,
dhe shtylla e atdheut. Po! Po Thoshte ai, për të qënë kjo rini shpresa e së
ardhmes, shtylla e atdheut, duhet të formohet, të përgatitet, të paiset me një
kulturë të shëndoshë, të frymëzohet me idealet e larta kombëtare, ato ide që
ndezin gjakrat e shtyjnë për punë të mëdha. Dhe pikërisht ky mision i
rëndesishëm i është ngarkuar arsimtarëve. Detyra e arsimtarit, është e
rëndësishme dhe funksioni i tij, është funksion i shenjt”. Fatmirsisht
fjalimet, diskutimet parlamentare e debatet për arsimin kombëtar të z. Faik Shatkut
janë publikuar gjersisht në shtypin e kohës. Në to gjejmë të pasqyruar
realitetin e arsimit kombëtar dhe vështirsit për të luftuar analfabetizmin e
cila ishte kthyer prolog i jetës së shqiptarëve si pasojë e skamjes.
Por për të mënjanuar këto
vështirsi të jetës, Faik Shatku e shihte zgjidhjen e vetme në arsimimin e të
rinjëve, hapjen e shkollave të reja fillore e të mesme si dhe institutet
teknike dhe ato profesionale. Me iniciativen e tij u realizuan një sërë
investimesh në ngritjen e shollave fillore nëpër fshatra dhe në qytete, si dhe
paisjen e tyre me mjete arsimore e edukative. Kujtojmë këtu krijimin e
institutit-femëror “Nana Mbretnesh”, ku me rastin e inagurimit të saj
dhe të diplomimit të maturanëtve të parë të kësaj shkolle femërore, Faik Shatku
mbajti një fjalim të rëndësishëm historik.
Në këtë fjalim ministri i arsimit
z. F.Shatku theksoi se
“mbas
kompletimit të këtij instituti me klasat, sot ai po nxjerr 13 maturantë, 9 të
degës normale dhe 4 të gjimnazit, të cilat tash patën nderin të marrin dëftesat
e pjekurisë. Por të jemi të sigurtë se numri i nxënësve vitin e ardhshëm do të
rritet më tej. Mbas shumë përpjekjeve dhe një pune të gjatë në mësim, sot u
kurorzua studimi i juaj duke marrë dëftesat e pjekurisë. Sot ju po leni bankat
e shkollës. Disa prej jush mund të marrin karjerën e mësuesisë (pedagogjisë) e
disa të tjera mund të kthehen duke qënë të kulturuar (shkolluar) në gjirin e
familjeve të veta ose mund të ndjekin mësimet më të larta. Por sidoqoftë këndej
e tutje, si juve, ashtu edhe vajzat e tjera që janë në vazhdim e sipër të
mësimeve, ju pret një detyrë tjetër me rëndësi patriotike. Sot ju po kapërceni
pragun e këtij instituti dhe po inkuadroheni në një shoqëri të re. Në shoqërinë
e moralit, të arsimimit dhe të kulturës shqiptare. Në fund të këtij fjalimi
shkëlqesia e tij z.Faik Shatku tha: Të dashtuna Maturantë ! Këto janë këshillat
e mija që mund t’ju jap në këtë kohë kur po kaloni pragun e kësaj shkolle. Suksese
në sfidat e tjera të jetës."
Gjatë mandatit të tij si ministër i
një qeverie mbretërore, Faik Shatku organizoi punën për krijimin e një federate
sportive. Kështu me iniciativen e tij dhe të një grupi sportdashësish, ai hodhi
bazat për krijimin e një djelmnije sportive. Ministria e arsimit gjatë asaj
kohe, përveç detyrave në zhvillimin e arsimit kombëtar, në luftën kundër
paragjykimeve dhe skepticizmit të kohës, dhe të analfabetizmit, hodhi themelet
për krijimin e një federate sportive, për të rinjtë shqiptar, për ti nxitur në zemrat
e tyre kulturën dhe edukatën sportive.
Gjatë viteve 1936-1938 aparati
arsimor i kryesuar nga z.Faik Shatku, i shpërndau bursa nxënësve nga rrethet e
ndyshme të vëndit, jetimëve, të varfërve dhe nxënësve të shkëlqyer me qëllim
paisjen e tyre me kulturë perëndimore. Përveç aktiviteteve të jetës arsimore të
vëndit, me propozimin e Faik Shatkut i cili ishte njëkohësisht dhe Kryetar i
Federates Sportive Shqiptare, janë realizuar dhe mjaft kampionate sportive
ndërmjet klubeve sportive Shqiptare me ato Italiane si: (Ankona, Bari dhe
Torino) dhe me ato të Serbisë.Ishtë karakteristikë e Faik Shatkut ndjenja e
oratorisë dhe e patriotizmit.
Në një fjalim të mbajtur në 2
qershor 1936 të publikuar në gazetën “Vatra “ ai theksonte këto fjalë të cilat
i dilnin nga zemra e shpirtit: ” I tanë kujdesi em i kushtohet djelmnis, e
cila, e pajisun me virtyte të nalta të racës sonë,si besë, nder e burrni, e
bindun dhe e disiplinume, fizikisht e forcnueme, mendësisht e naltësueme, me
mendim të prerë. Atdheu mbi të gjitha gatitet në shkolla shtetnore për
realizimin e idealit kombëtar.”
Ngjarje e rëndësishme për
kombin Shqiptar ishte dhe kthimi në atdhe i eshtrave të poetit të madh shqiptar
Naim Frashërit në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë
dhe të 37 vjetorit të vdekjes së këtij bilbili të gjuhës shqipe.. Ky veprim u
propozua nga ministri i Arsimit Faik Shatku, i cili kryesonte komisionin e
kthimit të eshtrave të poetit tonë kombëtarë së bashku me Komandantin e
Përgjithshëm të Xhandarmërisë kolonel Shefki Shatku.
Ishte pikërisht 3 qershori i vitit 1937
ku një komision i përbërë nga z. Faik Shatku Ministër i Arsimit, z.Musa Juka,
Ministër i Brendshëm dhe Kolonel Shefki Shatku Komandant i Përgjithshëm i
Xhandarmërisë, të cilët u nisën drejtë Stambollit për të marr eshtrat e poetit
tonë kombëtar.
Gazeta “Shtypi”, një organ
shoqëror dhe kombëtar i asaj kohe e përshkruan në këtë mënyrë emocionet dhe
fjalët e ministrit të arsimit z. Faik Shatku, gjatë ardhjes së kortezhit me
trupin e poetit kombëtar: “ I mallëngjyer z. Faik Shatku flet: Vllazër
Shqiptarë ! Sot arritën në tokën e atdheut tonë eshtrat e Naim Frashërit ! Një
mallëngjim i papërshkrueshëm në kët çast pushton shpirtin tonë, ndjejmë gëzim
por në anën tjetër zemra mbushet njëkohësisht edhe me melankoli të patregueme
kur mendojmë të kaluemen e vjershëtorit atdhetar, të Naimit, me plot mundime,
përpjekjen e tij me plot sakrifica dhe kështu pa dasht lotët na ngjiten në sy !
Emni i tij tingellon vesh në vesh, fluturon buzë në buzë te të gjithë
shqiptarët, i madh ose i vogël qoftë dhe ky fenomen është fare i natyrshëm.
Gjuha amtare e palëvrueme gjeti në të, frymëzuesin e gjallë, artistin me plot
elokuencë, gjeti nevojën e tij bilbilin e pa lodhur i cili, tue këndue, tue
vajtue, anë e mbanë elektrizonte nervat e tanë popullit Shqiptar për me e zgju
nga gjumi i randë dhe fatal. “
KUR U SOLLËN ESHTRAT E NAIM
FRASHËRIT NË SHQIPËRI
Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, nga viti 1925 e deri në 1939-ën,
Mbreti Zog i kushtoi një vëmendje të veçantë përkujtimit, vlerësimit e nderimit
të shumë figurave e personaliteteve të ndryshme historike, të cilat në të
kaluarën kishin dhënë kontributin e tyre në dobi të çështjes shqiptare, duke
luftuar me pushkë apo me penë. Në këtë kuadër, çdo 28 nëntor, kur festohej Dita
e Flamurit, pas propozimeve të komisioneve qeveritare të ngritura që më përpara
për këtë problem, Mbreti Zog dekoronte me medalje dhe urdhra të ndryshëm mjaft
patriotë shqiptarë nga të gjitha rrethet e krahinat e vendit. Madje, një pjese
të atyre patriotëve që nuk jetonin më, Zogu u akordonte pensione patriotike për
familjet, pensione të cilat mjaft familje të dëgjuara për kontributin që të
parët e tyre kishin dhënë për çështjen shqiptare, vazhduan t‘i merrnin deri në
nëntorin e vitit 1944. Përveç kësaj, disa personaliteteve dhe figurave më të
spikatura të patriotizmës shqiptare, me dekret të veçantë, Mbreti Zog u ngriti
statuja, monumente apo përmendore në qytetet e tyre, ku në raste festash zhvilloheshin
homazhe. Në këtë kontekst u ngritën dhe monumentet e Themistokli Gërmenjit në
Korçë, Çerçiz Topullit në Gjirokastër, kolonelit Tomson në Durrës, major Llesh
Topollajt në Tiranë, apo heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në
disa qytete të Shqipërisë. Në kuadrin e vlerësimit dhe nderimit të këtyre
figurave patriotike, në vitin 1937, me iniciativën e Mbretit Zog u bë e mundur
sjellja në Shqipëri e eshtrave të Naim Frashërit, poetit tonë kombëtar, i cili
që nga viti 1900 prehej në varrezën Merdinveqoi në Stamboll. Ardhja e eshtrave
të Naimit dhe rivarrimi i tij në Teqen e Bektashinjve në periferi të Tiranës u
bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të
shtetit dhe populli i kryeqytetit. Për të pasur një ide më të qartë rreth kësaj
ngjarjeje, po publikojmë disa nga shkrimet e gazetave të asaj kohe, ku shihet
më së miri vlerësimi që i kushtoi qeveria e Mbretit Zog apostullit të
shqiptarizmës, Naim bej Frashërit.
Ceremonitë madhështore në
Tiranë
Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim
Frashërin.
Me një apothezë madhështore u kurorëzua dëshira fisnike dhe patriotike
Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pasdreke grumbullohej tej
legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet
"Bagëti e Bujqësi" ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre
që qysh në djep kanë dëgjuar emrin "Naim". Dhe cili shqiptar, sidomos
i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemt
e rij, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për
të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Çquanin atje autoritetet e vendit.
Kryeadjutanti i Mbretit, Gjeneral Serregji, Kryetari i Parlamentit, Ministri i
P. të Brendëshme, Ministri i P. të Jashtme, Kryetari i Bashkis, Prefekti,
Gjeneral Mirdashi, Gjeneral Araniti, të tërë deputetët, Kleri, oficera,
gazetarë, nënpunës, popull. Populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e
rrugës s‘Elbasanit, ndërsa bataljoni "Deja" paraqiti armë se
automobili me arkivolin e "yllit të idhës Shqiptare" po vinte aty nga
ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje
kupti-mplotë të turmës së madhe e cila me dhimbjen mbante vështrimin nga
automobili që binte mbeturinat e një "shenjtori të Shqiptar", nuk u
ndie fare se zemra e të gjithëve rrinte pa papritur se Naimi erdhi. Erdh Naim
Frashëri! Erdh ai që tha: "Kur më shihni se jam tretur, Mos kujtoni se kam
vdekur!..
Dorzimi i eshtrave
Dhe në atë çast, kur në mendjen e cilitdo vërtiteshin këto vargje të pavdekura
del z. Shatku, i çuditur nga pritja madhështore, nga një pritje e papritur, që
as programi, as rregulli s‘e kishte parashikuar, përshëndet prej z. Musa Juka
dhe z. Faik Shatku, dorzon "eshtrat" të mbyllura në një arkivol me
vija kuq e zi dhe me një zë të mallëngjyer tha: "Ora e madhe me të cilën
erdh që idealet t‘ona të dalin në dritën e begatëshme që vendi, Drejtësia dhe
Liria mund të japin, erdh...Naim! Shiko si të pret Shqipnia e tanë kryenaltë.
Naim të njoftoj ty dhe tanë botës shqiptare se kjo vepër i kushtohet atij që
çdo sakrificë të bamun për Atdhe. Le të qetohet pra shpirti yt i ndritur që
erdhi për t‘u qetue në tokën e Atdheut..." Zoti Abedin Nepravishta, porsa
mori në dorzim arkivolin, të cilin bashkë me Xhaxhan, prefektin dhe të tjerë, e
vendosën përmbi një karro-topi të veshur me të zi, u kthye nga Zoti Shatku dhe
foli: "Zoti N-kolonel! Për mua asht një detyrë aq e shenjt sa edhe e
kënaqëshme të marr tash në dorzim, në emën të Kryeqytetit, kët arkivol, që me
inisiativën e N. M. Tij, sjell prej mërgimit eshtnat e shenjta të Patriotit të
Math, të Poetit t‘onë Kombëtar, Naim Frashëri..." Pastaj duke u kthyer nga
ana tjetër vazhdon: "Tash kemi para eshtrat e atij Idealisti të pavdekshëm
Shqiptar që gjatë gjithë jetës së vet me gjuhën e tij të zjarrtë, vajtoi me
mallëngjim fatin e atdheut të robënuem, me penën e tij homerike përshkoi
madhështinat e kombit t‘onë, trimëritë dhe heroizmat e strëgjyshërve t‘anë dhe
më së fundi me "Historinë e Skënderbeut", bashkë me heron t‘onë
Kombëtar, përjetësoi epopenë kombëtare. Naimi me zemrën e vet të madhe, me
ndjenjën e tij të naltë, me gjuhën e tij të zjarrtë, dashuroi, imagjinoi dhe
këndoi një atdhe të lirë, një Shqipëri të madhe. Por fatkeqsisht nuk mundi ta
shikonte me syt e tij. Dhe tash që eshtrat e tij të bekueme me urdhrin e naltë
Mbretnur sillen për me u qetësue në tokën e lirë t‘Atdheut, në Kryeqytetin e
Mbretit Zog, Shpirti i Shenjtë i Naimit ndjen një gëzim të madh të përzjiem me
një hidhërim të thellë. Ai gëzohet passi mbas sodit, eshtrat e tij kanë me u
qetësua në tokën arbënore, nën hijen e Flamurit të liris, por njëkohësisht,
dëshprohet pse s‘mujti me jetue për me e pa me syt e vet sot atë flamur me famë
të Kastriotëve që valon me krenari mbi pallatin e Mbretit të Madh të
Shqiptarëve. Por gëzimi i Shqipërisë së lirë dhe sigurimi i fatit të saj prej
drejtimit gjenial të Mbretit t‘onë të madh e qetëson për jetë shpirtin e
ndritshëm të Poetit të pavdekshëm.
Përulje nderimi
Naim Frashëri midis nesh? -Po aty afër, po "në mes t‘onë ka qëndruar dhe
është duk‘ u përvëluar!". Zoti Musa Juka vërren i mallëngjyer, lëviz andej
këndej, diçka kërkon: të fluturoj nga gëzimi për këtë pritje të
jashtëzakonëshme. Kokat përulen si shenjë nderimi dhe adhurimi ndaj promotorit
të idhës (idesë, Shënimi ynë) çlirimtare. Popull në të katër anët. Po ku janë
nxënësit? Ku janë arsimtarët dhe intelektualët? Përse të mos shpërngulen dhe
bangot e shkollave për të takuar Naim Frashërin, bilbilin e Liris s‘sonë? 37
vjet dergjej në baltën e huaj. Dhe tani. Ah, tani dheu shqiptar krenar ka për
të rënë mbi "pluhurin" e ndritur të "mburrjes s‘onë"
ligjëronjëse.
Fjalimet e
personaliteteve
Zoti Delvina me fjalimin e tij plot afsh zjarrtar patriotik, i frymëzuar nga i
madhi Naim që kishte pranë, shumë pranë, mallëngjen dëgjonjësit aq, sa aty këtu
nëpër sytë e disa të rinjve çquheshin sytë e përlotura. Po pse? -Doemos nga
mallëngjimi...Pa pritur del në mes z. Eshref Frashëri, afër të cillit ishte
familja dhe zonja Neime Xhelal Rusi, e vetmja trashëgimtare e Naimit. Ky me pak
fjalë të qarta kallzon jetën e Naimit. Thotë përpjekjet e mëdha dhe mbledhjet e
fshehta që bënte Naimi. Falenderon L. M e Tij për zhestin fisnik dhe patriotik
që bëri duke sjellur eshtrat e pionierit lëgjëronjës të liris s‘onë.
"Naimi me kohë e kish paralajëm,ruar që do të vinte dita që perëndia do të
dërgonte një shpëtimtar. Dhe me të
vërtetë: Dita e bardhë që Naimi ëndërronte, erdhi. Shpëtimtari ynë sot pasi
realizoj përjetsin e Shqipnis, kthen sytë nga historia...Qetohu pra o Naim në
kët atdhe që ti ëndërroje t‘a shihje të lirë dikur...Dhe ja si e gjen të lirë e
të lumtur".
Funeralet e Naim
Frashërit
Për në Teqe. "Në mes t‘onë ke qëndruar!"
Gjashtë kuaj t‘artilerisë së rëndë heqin karron e baterisë fushore mbi të cilën
qëndron "kafka" e lehtë e Naim Beut! Batlajoni me bandën në krye
marshon me ngadalë, ndërsa mijra e mijra njerëzish të heshtur pasojnë arkivolin
kuq‘ e zi. -Ku janë fëmijët të hedhin lule? Lule,lule mbi Naimin që përçan
rrugët e Tiranës, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë së Lirë. Ah sikur të
fliste Naimi, çdo të thoshte? Kushedi se çkishte për të ligjëruar..! Dhe në
rrugën e ngushtë plot ferra e gjelbërime që shpie për në Tqen e Bektashive,
familjet kanë dalë dhe duar lidhur pyesin njëri tjetrin: -Kush ka vdekur? -Jo
bre, u ngjall Naimi, tha një vajzë shkolle.-Cili Naim?- Naimi ynë...
Dorzimi
Në "bregoren bukuroshe" ku ngrihet Teqja, një grumbull i madh njerëzish
prite. Nja njëzet e ca dervishllar‘ e baballarë, midis të cilëve çquhet dhe
zoti Kostaq Kotta dhe Vissarioni. Dhe ndërsa Baba Ali Tomorri duke patur pranë
arkivolin e shenjtë, ligjëronte: "O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e
gjatë...", atje poshtë dielli me ambëlsi gati humbiste në majat e
bregoreve të largme. Baba Aliu me fjalë të thella e t‘arta përmëndi rëndësinë
dhe vlerën e Poetit të Madh dhe sjelljen eshtrave n‘ Atdhe. Para arkivolit
quheshin kunora e L. M së Tij, e Qeveris, e Parlamentit, e Ushtrisë Kombëtare,
e klerit Bektashian, e mbesës së tij Naimes, etj... Dhe përpara se të
perëndonte fare dielli i skuqur, Jashar Erebara dolli mu në mes dhe u lut që ta
dëgjonin dhe t‘a falnin për pak fjalë që do të thoshte: "Në mes tuaj kam
qëndruar / Dhe jam duke u përvëluar / Që t‘u jap pakëz dritë / Natën t‘ua bëjë
dritë..." Mirë po u emocionua aq shumë sa mezi tha: "Kur më shihni se
jam tretur / Mos pandehni se kam vdekur.." Tregoi me pak fjalë kujtimet e
ëmbla dhe të mëdha të Naim Beut, fytyrën e shkëlqyer të këngëtorit t‘onë duke
thënë se ky është për neve babai i gjuhës, i poezis, i urtësis dhe adhetaris.
Ishte kuptimplote kjo paraqitje e thellë e Jasharit i cili u mallëngjye për së
tepërmi. Dielli kish perënduar kurse Xhaxhai, i heshtur me Hiqmetin, me Pogën
që gati qante, me Vissarionin që kush e di se ç‘desh të thoshte, me Shtakon, me
Avramin, me Fuad Asllanin e me shumë të tjerë muarnë arkivolin dhe e dorzuan
bektashive, të cilët e vendosën në mes të një salle, ku cicërimi i zogjve ka
për t‘i ligjëruar mëngjez për mëngjez këngët e tij duke i përsëritur me
ambëlsi: "Flë i qet o Naim, se këtu jashtë ndihet kënga Shqiptare!...Dhe
ikën të përkulur me radhë që të gjithë para atij arkivoli të shenjtë, nga duhet
të kalojë dhe të përkulet e gjithë Shqipëria. (Gazeta "Shtypi", dt. 3
qershor 1937)
Fjala e Faik Shatkut, që shkoi në Turqi për të marrë eshtrat
"Djalari shqiptare,
përkuluni para këtij arkivoli"
Në mes shumë personaliteteve të
larta të Monarkisë së Zogut që morën fjalën në ceremonitë madhështore që u
organizuan me rastin e ardhjes së eshtrave të Naim Frashërit në Shqipëri, ishte
dhe nënkolonel, Faik Shatku, të cilin mbreti Zog e dërgoi në Turqi, ku që nga
viti 1900, preheshin eshtrat e poetit të madh të Kombit shqiptar. Lidhur me
këtë, gazeta "Shtypi" e asaj dite, (4. Qershor 1937) ka shkruar:
"Z. Faik Shatku, i mallëngjyer flet: "Vllazën Shqiptar, Sot arrijtën
në tokën e Atdheut eshtrat e Naim Frashërit! Një mallëngjim i papërshkrueshëm
në këtë çast pushton shpirtin t‘onë, ndjejmë një gëzim, por më anë tjetër zemra
mbushet njëkohësisht edhe me melankoli të patregueme kur mendojmë të kaluesen e
vjershëtorit atdhetar, të Naimit me plot mundime, përpjekjet e tij plot
sakrifica dhe kështu pa dasht lotët na ngjiten në sy! Në këtë moment eshtrat e
Naimit ndodhen këtu midis nesh. Kush është Naimi pra? Emni i tij tingëllon vesh
më vesh, fluturon buzë më buzë të gjithë Shqiptarëvet, i madh apo i vogël
qoftë, dhe ky fenomen ësht fare i natyrshëm pse, rilindja shqiptare do t‘ishte
gja e pakuptueshme në qoftë se kujtimi dhe veprimtaria atdhetare e veteranëvet
të Shqipërisë nuk do t‘jetojshin në zemrën t‘onë dhe emni i tyne nuk do të
ishte objekt respekti. Naimi asht ndërmjet të parëvet, që ndjen flagën e
atdhetarizmës, i cili tuj punue, tue u mundue aqe tepër sa u tret, për një të
vetmin ideal, për atë të triumfit të çështjes kombëtare dhe ndoshta për hirën e
këtyre virtyteve të shenjta e bani një vjershëtor impresionues, një edukator
për me fillue në lëvizje idetë kombëtare shqiptare edhe basqicën e udhëzimit
t‘Arsimit Kombëtar. Gjuha amtare e pa-levrueme gjeti në të, frymëzuesin e
gjallë, artistin me plot elekuencë, gjeti nevojën e tij, bilbilin e palodhun i
cilli, tue këndue, tuj vajtue anë e mbanë elektrizonte nervat e tan popullit
shqiptar për me e zgjua nga gjumi i rand dhe fatal që ishte turr si konsekuenca
e kularit të tmershëm të skllavëris shekullore të perandorisë së kalueme. Naimi
ndërroi jetë më 1900. d.m.th. plot 37 vjet më parë dhe mbeti i mbuluem në
Merdinveqoi të Kryeqytetit të Turqisë, lark tokës së bëkueme ku lumturisht
triumfuen frymëzimet e tij. Por sot Naim, asht koha e Zogut, periudha e
konsolidimit të shtetit, të Bashkimit Kombëtar, të celebrimit të patriotizmës,
të forcimit të shpirtit të shqiptarizmit, dhe koha e nalëtsimit të ndjenjave të
nacionalizmit. Mbreti ynë i madh, shpirti i shpirtnave
zemra e zemrave. Skënderbeu i rij, që fitoi rekordin e shqiptarizmës nuk
duronte ma me të lanë ty të mbyllyn në Merdivenqoi por i shjtytun nga
zëmërdhembsia e Tij, muer iniciativën e shkëlqyeshme dhe sjell eshtrat e
Naimit, dhe kështu personifikoi një dëshirë, të popullit, me kryemjen e kësaj
vepre të naltë patriotike. Tash kalo pra, një jetë të qetë, të përjetëshme në
Atdheun t‘andërruem prej teje dhe lumturisht të realizuem prej...Shpëtimtarit
të Kombit, përpjekjet vigane dhe vëzhgimi vazhdues i syve të pafjetura të
Skënderit të ri, që realizoi gjithë aspiratat e patriotëve, janë sigurime të
plota për naltësimin dhe jetën e ndërtesës së Shoqnisë Kombëtare Shqiptare.
Prehe pra shpirtin tand të ndritshëm. Naim ti që këndove fatin e Shqipërisë, ti
që na mësove ta duam atdheun, ti që na mësove të shkruajmë shqipen, ti që bëre
kaq e kaq sakrifica për të ngjallur idenë e çlirimit nga robëria, prehu sot
n‘atë vend që ti kërkove me mall dhe dashuri. Populli Shqiptar me Mbretin në
krye respekton, kujton me adhurim çdo atdhetar, por përmbi të gjith tyj o Naim,
tyj o bilbili i Kombit, apostull i idesë nacionale...(Pastaj me një ton
drithëronjës që trondit gjithë ata që e dëgjonin, kthehet nga Rinia) Djalëri.
Ku je o djalëri? Ja, shikoni, përuluni para këtij arkivoli, para këtij profeti
të shqiptarizmës..."
Shkrimi i patriotit e poetit Milto Sotir Gurra në gazetën
"Shtypi"
"Eshtrat e shenjta të Naim
Frashërit"
Në mes shumë shkrimtarëve, poetëve
dhe publicistëve që morën penën e hodhën në letër mbresat apo impresionet e
tyre me rastin e ardhjes në Shqipëri të eshtave të poetit tonë kombëtar, Naim
Frashërit, ishte dhe Milto Sotir Gurra, i cili në artikullin e tij të botuar në
gazetën "Shtypi" të datës 4 qershor, 1937, midis të tjerash
shkruante: "Bota e madhe filloi të mësoj se në Ballkan lindi doktrina e
një feje të re, fesë së shqiptarizmës. Kjo fe e re e shqiptarizmës kishte
nevojë për apostuj që ta predikojnë. Po, mjerisht, megjith se në shkallët e
lartëra, në të gjith dikasteret e ish imperatorisë Turke, kishte shqiptarë, as
kush jo që nuk u interesua për çlirimin e Shqipërisë, e pranimin e fesë së
Shqiptarizmës, po sillnin dhe shumë pengime dhe ndjekje të repta. Të pakët qenë
ata që muarrë parasysh interesat personale . Një prej këtyre ishte dhe Naim
Frashëri. Ky nuk morri pushkën, nuk dolli maleve, nuk organizoj kryengritje, po
pregatiti zemrat e shqiptarëvet që ishn gati për t‘i bërë gjith sa duhet një
populli për të fituar lirinë e plotë; ky e formuloj dhe e plotësoj doktrinën e
fesë së shqiptarizmës. Naim beu e këndoi lirinë dhe çdo shqiptari me ndjenja i
shartoi dashurinë për atdhe dhe për liri dhe nxehu gjer n‘atë pikë sa dhe pa
pritur rastin e derdhi jashtë gjithë urrejtjen që kish kundër sundonjësvet.
Po...Naimi këndoi paqësisht dhe paqesisht e predikoi çlirimin. Kur nuk tha
drejt: "Rrëmbeni pushkët o trima", po na dha Istorinë e Skënderbeut
me ato vargjet e zjarrta që rrjedhin si krua e na dha të kuptojmë se kemi qenë njëherë
të lirë se kemi patur një trim të math që u mat 25 vjet me rradhë me Titanin e
Mollës së Kuqe dhe e dërmoj nga hera. Me vjershat e tij të thjeshta na tha se
shqipja ësht aq e lartër dhe e pasur sa mund të shkruhen edhe kryevepra vetëm
mjafton që të dimë ta mësojmë. Na tha se kemi toka të frytshme dhe bagëti të
majme e të ritëshme për të cillat na kanë zili gjith fqinjët. Dhe Historija e
Skënderbeut e shkruar prej Naimit (e them me bindje se është fakt) për fenë e
shqiptarizmës ka bërë ato që ka bërë ungjilli për krishterët dhe kurani për
myslymanët. Dhe mund ta them: "Po të mos ishte Historija e Skënderbeut nuk
e dimë se gjer në ç‘pikë do të qe përgatitur ndjenja e fesë së shqiptarizmës.
Naimi veproj jo si ç‘i thoshte interesi material për të kapur pozita e për t‘u
pasuruar, po si ç‘i thoshte qumështi i nënës bashkë me nani-nanin e këngëve të
djepit. U dha i tërë pas shkrimit për të nxjerrë në shesh thesarët e gjuhës,
dhe për të predikuar që nga goja e ujkut, pa reshtur gjer në minutën e fundit
kur e dha shpirtin. Po shpirti i tij që në atë minutë fluturoj në Shqipëri; aty
ishin veprat e tij dhe vazhdoj punën duke predikuar dashuri për atdhe dhe
forcim për fenë e shqiptarizmës. Se n‘atë kohë kur Naimi, e dha shpirtin,
Cajupi, i ndyjeri Anton Zakoja, vjershtori i Baba Tomorrit, që nga brigjet e
Nilit e vajtoi kështu:..(vjersha e njohur për Naimin, Shënimi ynë). E qau...
dhe sot eshtrat e tij po shtypen prej tokës së Misirit dhe po vuajnë prej
mallit për t‘u prehur në Atdheun e lirë ku mbretëron Zogu i Parë dhe ku vajton
lirisht Flamuri kuq e zi me zhgabën dykrenore. Nisja u bë. N. M. e Tij, Zogu i
Parë dhe urdhrin dhe hoq shpenzimet dhe eshtrat e vjershëtorit të Math, e
predikatoret më të math dhe e formullatorit shumë të math të doktrinës së fesë
së shqiptarizmës, u prunë dhe po prehen në Atdheun e lirë. Pas këtij do të
vazhdoj zinxhiri i sjelljes së eshtrave e të gjithë atyre që kanë shërbyer për
çlirimin e këtij vendi dhe për përhapjen e fesë së shqiptarizmës. Dhe kështu do
të vijë dita që, t‘jatri, në distanca toksore, po në të gjith ata që ishin larg
në distanca toksore, po shumë afër në mejtime e në predikime, do të bashkohen
në tempullin e Fesë së Shqyptarizmës, e cila triumfoi në më 1912 dhe u plotësua
më 1925 me zhenialitetin e Zogut të Parë. Ay di të çmojë sakrificat, di të
çpërblejë mundet dhe di të verë se cilin në piedestalin që meriton. E nesër, te
ky tempull i mbaruar dhe i plotësuar me eshtrat e veteranëve dhe i ngrehur me
arkhitekturë Pellazgo-Maqedhoan-Iliro-Molloso-Shqiptare, do të vijë gjithë
djelmurija shqiptare, do të gjunjëzojë, do të falet, do të forcohet e do ta
vazhdojë punën e madhe të Fesë së Shqiptarizmës e cila do t‘i thyejë dhe
pengesat e fundit të të ndarjes. Se kur ta kemi që të gjithë mbi krye myron e
Fesë së Shqiptarizmës, nuk do të mbetet më shtek e nuk do të gjejë më tokë për
mbjellje as nonjë intrigë që ta përçajë Kombin Shqiptar; se ky sot drejtohet
prej Birit të math të Kombit t‘onë dhe po lartësohet në shkallët më të larta të
përparimit, të forcër së pasurisë e të lumturisë kombëtare".
Ministri arsimit Faik Shatku tregon kujdesin për paisijen e institucioneve arsimore më bazën
materale
Slikëlqim
Bumçi, i ka dërguar këtë shkresë falnderimi ministrit Faik Shatku “
"Z. FAIK
SHATKU Ministër
i Arsimit Tiranë
Lutemi me i transmetue Institutit Teknik kënaqsin
dhe falënderimet T'ona ma të nxehta për mobiljet e dërgueme me anën e Z.Suej të punueme me aqë mjeshtri dhe estetikë.
Kënaqsija e Jonë asht aqë ma e madhe se Na u dha rasti
me konstatue nëpër mjet të
kësaj dërgese punën e hollë dhe zhvillimin e hovshëm t'artizanatit qi asht tue u kryem ndër Institutet t'ona Kombëtare.
Në këtë rast i urojmë me gjithë zemër Institutit në
fjalë realizime gjithmonë ma të bukura në të kryemit të misonit të tij
GERALDINE ZOG I."
Tani nëpër kopshtet e
kafevet, nëpër sallonet e shtëpivet, po shohim poltrone dhe sallone të plotë të
punuar nga dora e punëtorit shqiptarë. Në qarkun e Shkodrës natyra ka falur
shelgje që janë lënda e pare e nevojishme për punimin e këtyne karrigeve.
Në Farmën e Institutit Teknik në
Laprakë, nxënësit kanë mbjellur shelgun që jep një prodhim mjaft kursimtar dhe
të përsosur.
Për orendit të shtrenjta
prej Zungthit blejmë nga jashtë vetëm kallamin e Indisë, por këtë lëndë e
blejnë edhe të gjithë shtetet e tjerë të Europës.
Nxënës të dalë nga Instituti Teknik, janë duke hapur në
Tiranë, në Shkodër dhe në Berat puntori Zdruktarije dhe farkëtarije. Dhe në
këtë zeje Instituti mundohet
të nxjerrij për çdo vjet puntorë sa më të aftë që të mundij
.Hekuri i rrahur punohet
tani nga puntori shqiptarë në nji
mënyrë fort të
përsosur; këtu në Tiranë ka dyer prej hekuri dhe punime
të tjera të dala nga dora e
nxënësit të Institutit
Teknik në Tiranë, ka nëpër shkolla dhe installime banjash që i ka bërë nxënësi
i Institutit Teknik.
Orenditë e punuara nga
punëtorija e Zdrukthtarisë të Institutit Teknik kanë tërhequr habitjen e të gjithëve dhe po të
zemë në gojë vetëm ekspozitën e vjetit të kaluar, Instituti Teknik fitoi medaljen ari
"çmim i parë, Hors Concours" në Ekspozitën e Selanikut.
Nxënës që kanë mbaruar
Institutin Teknik bashkëpunojnë
sot me Inxhinierat tanë dhe i ndihmojnë këto në
ndërtimin e rrugave botore dhe komunale sidhe për ndërtimin e ndërtesve.
Zotërinj të ndershëm,
gjykimi i inxhinieravet për nxënësit t'onë është shpërblimi më i madh që i
jepet punës që bën nxënësi këtu.
Dy tri ditë më parë
njeri prej këtyre zotërinjve që është dhe kryetar Zyre, me gjithë zemër më çfaqte kënaqsin e tijë për
nëxënsit që kanë mbaruar këtë Institut.
Ai më tha se ish një
kënaqësi sot puna për
inxhinierin. "Pesë vjet më parë, - shpjegoi zotëri e 'tij - inxhenjeri duhej të bënte dhe punën e gjeometrit
dhe të kantonierit mbasi për këto vënde nuk kishte punëtorë të aftë, kurse
tashti Instituti t'uaj
na ka nxjerrë teknikë që matin me metro, punojnë me Iivel ahe theodholit, bëjnë krokira dhe plane, dhe i bëjnë
mirë". Prova më e madhe që këto fjalë janë thënë me gjithë zemër është, zotërinj, se ay inxhenjer e vendosi
djalin e 'tij në Internat për të ndjekur mësimet në këtë Institut.
Nxënës t'Institutit Teknik janë
marrë me shpërblime
të mira, sapo kanë mbaruar shkollën, si punëtorë specialistë,
nëpër shtypshkronja. Nxënës të dipllomuar nga kjo shkollë drejtojnë sot centrale Elektriku.
Nxënës të diplomuar nga Instituti Teknik do të
bashkëpunojnë në shkollat e punës bujqësore dhe zejtare për edukimin e
nxënësvet. Nxënës të dipllomuar
nga Instituti Teknik bashkëpunojnë me organet
administrative për edukimin e
bujkut shqiptarë. Ky ka qenë misjoni i shkollës
Teknike që prej krijimit të saj dhe ky do të vazhdojë të jetë
misjoni i Institutit Teknik. Gjatë
tetëmbëdhjetë vjetve që Instituti Teknik është duke punuar, janë dipllomuar 386 nxënës, dhe konkretisht:
36 në degën Civile, 69 në degën Elektroteknike, 86 në degën Mekanike, 128 në degën e Bujqësis, 15 në degën e Zdrukthtaris,
9 në degën e Zungthëtaris,
6 në degën Dekorative, 2 në degën Shtypshkronjë, 2 në degën Mathematikë e
Shkencë, 33 në
Mësuesi.
Ka prej nxënësve të Institutit Teknik që
kanë plotësuar studimet e tyre dhe jashtë shtetit dhe ndodhen
sot në jetë shoqërore në
pozitë të mira.
Në një darkë të
përzemërt që bëmë në Qershorin e kaluar me zz.Profesorët dhe nxënësit që mbaruan këtë
Institut thashë se shokët e mij dhe unë jemi kurdoherë gati të përpiqemi me sa të na mundet për
nxënësit t'onë dhe në jetën e tyre praktike; por ata mos të presin prej nesh përkrahje për ndonjë lutje që
godit të bëjnë për ndonjë nëpunësi që s'i përket zejës së tyre.
Në jetën praktike gjeometri i dalë nga Instituti Teknik, duhet
të mbetet gjeometër, bujku duhet të mbetet bujk, po bujk i mësuar, mekaniku duhet të mbetet mekanik, zejatri duhet
të mbetet zejtar.
Nxënësi i Institutit Teknik që
kërkon një nëpunësi që s'i pëket degës së 'tij nuk i rri besnik Institutit ku ka
studjuar vjetë me radhë.
Kupëtohet vetiu se në një gjë të tillë jo vetëm që nuk do të gjejë përkrahjen t'onë,
porse do të
takojë në kundërshtimin e profesorëvet dhe të shokëve të tij. Është e dijtur se si në çdo gjë, fillimi
është i vështirë, por dekurajimi
nuk i pajtohet karakterit të
burrit shqiptar.
Zotërinjë të ndershëm,
thashë më parë se ligji mbi reformën e shkollave të mesme shqiptare reformon dhe Institutin Teknik.
Instituti Teknik që e ka për nder edhe
është me fat të
madh se është i mprojtur nga Lart Madhërija e Sajë Mbretëresha është pikërisht
një nga Institutet shtetrore që kanë për ideal zbatimin e përpiktë të urdhërit të Sovranit
t'onë August.
Për mbajtjen dhe
mbarëvajtjen e këtij Instituti, shteti
shpenzon çdo vjet prej buxhetit të tijë një shumë të tillë që për Shqipërinë
t'onë të vogël është shumë e madhe. Afër dyqind djem shqipëtarë prej familjesh
të vobegta rriten me bursë
shtetnore dhe mësohen në këtë Institut. Në këtë Institut rriten
dhe mësohen më se 50 intematistë
me pagesë dhe shpenzime që
bën prindi për fëmijën në këto kohëra të vështira që kalon sot familja e mesme
shqipëtare është therori e madhe. Afër dyqind nxënës të jashtëm që kanë
shtëpitë e tyre në
Tiranë mësohen në këtë Institut.
Më se 30 Profesorë çdo ditë
derdhin gjithë mundimin e 'tyre me këshilla dhe me shpjegime
që shpeshë herë i kushtojnë dhe shëndetin: nuk ka asnjë mjeshtëri të lirë,
asnjë nëpunësi shtetënore, në të cilën njeriu të preket prej sëmundjesh të
rezikshme aqë sa preket arësimtari, dhe shkaku kuptohet lehtë.
Prindi që i'a ka besuar djalin këtij Instituti ka të
drejtë të dijë se ç'janë
këto reforma. Shumica e prindërve kur kanë regjistruar fëmijtë e tyre kanë qenë vendosur që më
përpara për t'a regjistruar
djalin në shkollën e punës me drejtim zejtar; janë paraqitur në sekretari ase nga ndonjë herë qoftë
edhe tek unë vetë, kanë plotësuar formalitetet dhe kanë ikur. Të pakët kanë
qenë prindërit që më kanë kërkuar shpjegime mbi shkollën që do të ndiqte djali i tyre. Instituti Teknik i sotshëm përbëhet, zotërinjë, prej katër pjesësh:
Shkolla e Punës; 2) Instituti Teknik i shkallës së naltë; 3) Fusha praktike bujqësore në Laprakë; 4) Puntorit e ndryshme
t'Institutit ndër të cilat nxënësit mësojnë zejen e tyre. Në të dy të parat
nxënësit marrin njoftimet theorike të nevojshme kurse në të dy të tjerat ata
plotësojnë atë theori me praktikën e duhur.
SHKOLLA E PUNËS:
- Siç dihet kjo shkollë u hap këtë vit brenda në Qytet dhe shkaku
kuptohet lehtë sa do që në pikëpamje administrative dhe didaktike na sjellë pengime të mëdha.
Ministrija e Arësimit e
çmonte se për djalin 11 vjeçar
Instituti ndodhesh
shumë larg.
Vetëm dy herë në javë
nxënësat e kësaj shkolle vinë n'Institut ase venë në Fermën e Laprakës për
praktikë. Kjo shkollë ndahet në dy drejtime të mëdha: Në drejtimin Zejtar dhe
në drejtimin bujqësorë:
E para ka për qëllim të
formojë punëtorë të specializuar në Zdrukthëtari, ebanisteri, punime xungthash,
Mekanik, Farkëtar dhe Shtypshkronjë.
E dyta ka për qëllim të
formojë bujq të mësuar. Mësimi i nxënësve merr fund me kaq? Mund të themi
njikohësisht po dhe jo. Po, për nxënësin që gjatë katër vjetëve kuptohet se nuk ka
aftësi të ndjeki edhe më
studimet dhe jo për nxënësit inteligjent.
I pari si mbaron
shkollën e punës fillon ushtrimin e lire
të zejës dhe tjetri mbas
nji provimi plotësues që mund të themi që tani ka për të qenë mjaft i vështirë
mund të ndjeki Institutin Teknik të shkallës së naltë.
Nxënësit që hyjnë në këtë Institut mbasi kanë mbaruar shkollën e punës me drejtim bujqësor do të ndjekin kursin e naltë Bujqësor dhe ata pregatiten për ushtrimin e disa profesjoneve dhe funksjoneve teknikë dhe administrativë në lëmën e bujqësisë.
Nxënësit që hyjnë n'Institutin e lartë mbasi
kanë mbaruar shkollën e Punës me drejtim zejatr do të ndjekin kursin e naltë t'Industris ose për
gjeometra ose pregatiten për ushtrimin e disa
profesjoneve dhe funksjoneve teknike dhe administrative në lëmën e Industrisë.
Ky është zotërinj veprimi i sotshëm i Institutit Teknik.
Përpara se të
përfundoj më lejoni t'ju ve në dije dhe disa njoftime të ligjit e të rregullave
shkollore, mbi dishiplinën dhe mungesat e nxënësve, por
është më parë, rritja e rinis në bindje dhe dishiplinë. Nga ndonjë here sa do që në të rallë jemi të detyruar për t'i arrijtur
këtij qëllimi të marrim dhe masa ndëshkimore dhe ligji i
ri si mbas rëndësis së fajit parashef nxënësve që u mungojnë detyrave shkollore ase që mbajnë, edhe jashtë shkollës një sjellje të
papajtueshme me instruksjonet e dhëna prej Ministris s'Arsimit
rreth dishiplinës dhe mirë vajtjes së shkollës, këto masa ndëshkimore:
1) Qortim me gojë ase me shkrim; 2) Përjashtimi
nga klasa për jo më tepër se pesë ditë; 3) Pezullimi
prej mësimeve deri me një muaj; 4) Pezullimi
deri në fund të vjetit shkolluer; 5) Dëbimi prej Institutit; 6) Dëbimi prej gjithë Instituteve të Mbretris për
tre vjet
Raportet Juridike të Mehdi Frashërit me
Faik Shatkun.
Marrdhëniet midis Mehdiut dhe Faikut
ishin tepër të ngushta dhe intesive, jo vetëm në kuptimin shoqëror e politik,
por sidomos në lëmin jurisprudencial. Ato u zgjeruan dhe më tej kur Faik
Shatku, i propozoi Mehdi Frashërit, që të ishte dhe ai anëtar i komisionit
kodifikues që do të merrej me përgatitjen e kodeve të reja ligjore me frymë
perëndiomre. Kurse me krijimin e Këshillit të Shtetit, Mehdi Frashëri ishte
kryetar i saj, dhe Faik Shatku ishte nënkryetar i këtij Këshilli Konsultativ
Kolegjal, që luajti një rol tepër me rëndësi për kohën.
Ja se cshkruan Mehdi Frashëri në
lidhje me krijimin e këtij komisioni: “Në vitin 1926 në Ministrinë e Drejtësisë
ishte formuar një komision për të hartuar një Kod Penal të ri, për shtetin
Shqiptar. Atëherë ministër i Drejtësisë ishte Petro Poga, dhe këshilltar i
Ministrit te Drejtësisë ishte Faik Shatku. Një ditë kur fjalosesha me Faik
Shatkun, i thashë se është e mira që të hartoheshin jo vetëm Kodi Penal, por të
pesë Kodet, d.m.th. edhe kodi civil, kodi tregtar, procedura civile dhe
procedura penale.
Më i zorshëm dhe më i madh ishte
kodi civil. Faiku më tha se po të pranoja dhe une të merrja pjesë në komision,
do të bënte hapat e duhura me anën e Ministrisë së Drejtësisë për formimin e
komisionit kodifikues ( ligjpërgatititës ). Faiku më pyeti nëse dija ndonjë
shok tjetër të aftë, për të marrë pjesë në komisionin e lartëpërmëndur. Unë,
meqënëse kisha njohur Thoma Orolloganë në Paris, shënova emrin e tij. Ministria
e Drejtësisë zgjodhi edhe Agjah Libohovën, atëherë avokat ne Vlorë. Më 1927 u
formua komisioni ligjpërgatitës me dekret mbretëror, i përbërë prej katër
personash. Thoma Orollogaj, Agjah Libohova, Faik Shatku dhe Mehdi bej
Frashëri.” **
Këto katër personalitete,
konsideroheshin si juristët më të mirë të vëndit, por dhe që njihnin më së miri
doktrinën e së drejës së krahasuar, si dhe njëkohësishtë dhe kodet Europiane në
zbatim. Më 3 Qershor të 1927, u miratua Kodi Penal Shqiptar, si dhe ligji mbi
aplikimin e Kodit Penal, të cilët ishin votuar më parë nga parlamenti dhe
senati. Të dy aktet e mësipërme hynë në fuqi më 1 Janar 1928. Kodi Penal
Shqiptar zëvëndësoj Kodin Penal turk të vitit 1878 ( 1274 sipas kalendarit të
vjetër turk ). Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kodit Penal, shteti shqiptar
ka ligjin e vet penal si burim kryesor të së drejtës penale në këtë periudhë
historike. Ky kod i kodifikuar dhe i sistemuar nga juristët më të mirë të kohës
në Shqipëri, u bazua në modelin e Kodeve Penale të shteteve Europiane, e më
konkretisht duke pasur si model kryesor Kodin Penal të Italisë të vitit 1889,
si dhe legjislacionin juridiko-penal të shteteve të tjera të Europës, rreth
disa Instituteve penale të cilat nuk i përmbante Kodi Penal i Italisë.
Në librin “ Kujtime ” në faqen 218-të,
Mehdiu kujton: “Vitin 1928, shkoi me përgatitjen e kodit civil. Ky punim
vazhdoi edhe në muajt e parë të vitit 1929, derisa u formua Këshilli i Shtetit
me kompetencën që të plotësonte kodet dhe të shqyrtonte ligjet e rregulloret që
do të hartonte shteti. Në muajt e parë të 1929 komisioni ligjpërgatitës hartoi
dhe shtojcën e procedurës civile. Në muajin prill të këtij viti u emërova kryetar
i Këshillit të Shtetit, duke pasur për shokë Martin Ivanajin, Kristo Flloqi,
Faik Shatkun nënkryetar, Demir Villën, Ajet bej Libohovën, Shefqet Frashërin,
Kosta Cekrezin e Sali Toron. Simbas statutit të Këshillit të Shtetit, meqënëse
ky institut kishte iniciativën e kodeve, filluam punën për hartimin e një e
Kodit Tregtar Shqiptar.
Meqënëse unë kisha eksperiencën e
gjatë të karrierës, hartimi i projektit mu ngarkua mua prej shokëve, prandaj
propozova projektin e komisionit italian të posacëm që ishte formuar nën
kryesinë e Profesor Vivantit. Kodi Tregtar Italian ka pasur një famë në të
gjithë botën e juristëve dhe projekti i ri i Vivantit, filluan kundërshtimet,
simbas zakonit, në të katër anët me pretekste se ky kod i ri nuk do të kishte
komente dhe zbatim në vend. Ndër cështjet më të rëndësishme që janë diskutuar
nga anëtarët e Këshillit të Shtetit, kanë qënë, ajo e reformës agrare në vënd
si dhe projektligji i dërguar nga qeveria rreth mësimit fetar në shkollat
publike”.
Ministër i Drejtësisë
Me 01.06.1938 me ndryshimet që u bënë
në qeverinë e kryeministrit Koço Kotta, Faik Shatku u mandatua si Ministër i
Drejtësisë, post të cilin e mbajti deri në 07.04.1939. Gjatë kësaj periudhe ai
nisi reformën për depenalizimin e disa veprave penale, të cilat rrethanat e
kohës nuk i shihnin si sjellje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfuqizoi
disa ligje të vjetëruara si dhe riformatoi legjislacionin procedurial penal dhe
civil. Rol të rëndësishëm Faik Shatku i dha dhe hapjes së Institutit Juridik, e
cila ishte një shkollë 2-vjeçare në të cilën përgatiteshin me kulturë juridike
kuadrot dhe specialistët në administratën gjyqsore dhe shtetërore të vendit.
Në gazetën periodike “Java” të
dt. 02.06.1938 në artikullin “ Plotësimi i kabinetit Koço Kotta “ ministrant e
rinj….shkruhej ndër të tjera se Z. Faik Shatku, Që kur erdhi në fuqi kabineti i
sotshëm drejtoi me një zotësi të çquar dikasterin e arsimit. z. Shatku si
ministër i Arsimit Kombëtar, ka treguar një veprimtari të lavdërueshme dhe një
drejtësi të pashoqë. Shumë pa-drejtësira që rrethanat e kohës i kishin
shkaktuar, zoti Shatku i vuri në vënd. Eshtë një nga juristat t’onë të shquar
dhe na jep çdo shpresë se dhe në dikasterin e drejtësisë do të tregojë një
veprimtari dobiprurëse për vëndin tonë. Si Ministër i Drejtësisë, Faik Shatku u
morr gjerësisht me përthithjen e legjislacionit modern europian dhe përafrimin
e sistemit gjyqsor shqiptar me ato të tipit Francez, Italian dhe Gjerman. Një
rol tepër të rëndësishëm në atë kohë luajti dhe diplomacia shqiptare, përmes
ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë. Rol të rëndësishëm në zhvillimin
e drejtësisë penale shqiptare kanë luajtur dhe lidhja e një sërë marrveshjesh
dhe konventash, kundër kriminalitetit, ekstradimit, dhe përmisimit të sistemit
penitenciar në Shqipëri. Me interes ishte dhe ratifikimi nga parlamenti
monarkist shqiptarë i të parës Konventë midis “Mbretërisë Shqiptare dhe
Republikës Cekosllovake mbi Ekstradimin dhe ndihmën Gjyqsore.” Kjo konventë
mbante firmën e Ministrit propozues të Drejtësisë z. Faik Shatku ( d.v ).
Qëllimi i kësaj konvente ishte i përbashkët : Për ekstradimin e keqbërësve, për
ekstradimin në transit ( kalim ), dhe për ndihmën gjyqsore reciproke në çëshjet
penale. Kjo marrvëshje ndahej në dy krerë: Ku kreu i pari fliste për
ekstradimin e keqbërësve, eksradimin dhe ndjekjen e nënshtetasve si dhe pjesa
për fajet në të cilën nuk i shtrinë efektet ekstradimi. Kurse pjesa e dytë,
shtjellonte ndihmën gjyqsore në çështjet penale. Duke qënë dhe deputet në
legjislaturën e III-të të Asamblesë Parlamentare merr pjesë në një sërë
diskutimesh në lidhje me projekt-ligjet, paketat fiskale, amendamentet për
reformimin e institucioneve dhe të ligjit për sistemin gjyqsor të vendit.
Ndërsa përsa i përket parandalimit të kriminalitetit në shoqërinë e kohës, i
përmbahej formulës cura + corrigenda (d.m.th, shërim dhe parandalim + drejtësi
restauruese ). Jep konsulta sesi duhen zbatuar me korrektësi qarkoret dhe
udhëzimet ministrore. Ishte për një sistem gjyqsor të decentralizuar në shkallë
prefekturash dhe nënprefekturash.. Kjo gjë pasqyrohet dhe në shtypin e kohës.
Në gazetën “ Drita ” të 12 marsit 1939 nën titullin “ Bisedimet e Parlamentit “
thuhet se: Z. Faik Shatku, Ministër i Drejtësisë propozoj që neni 1 i
projekt-ligjit në bisedim të ndryshoj. Sipas tij, Gjykatat paqtuese të Shijakut
dhe të Malsisë së Madhe të suprimueme në ligjin datë 25.03.1935, duhet të
rikrijohen me juridiksionin e prefekturave omonime ashtu siç kanë qënë me
ligjin mbi organizimin e drejtësisë. Pra siç shihet ai ishte për një
juridiksion i cili vetëorganizohej në shkallë prefekture pa ndikimin e
drejtëpërdrejtë të politikës. Nën titullin “ Fjalimi i Shk. Tij Ministrit të
Drejtësisë z.Faik Shatku, mbajtur me gojë në darkën e 30 gushtit, të shtruar
prej Qeverisë Mbretërore në hotel Internasional“ do ta niste kryeartikullin e
saj Gazeta “Drita”, e 1 shtatorit të vitit 1938. Ishte një ngjarje e pazakontë,
për arsye se dinastia Zogolli dhe Shqipëria festonin 10-vjetorin e themelimit
të Mbretërisë Shqiptare. Për nder të kësaj ngjarje historike, u shtrua një
darkë e cila u prijë nga fjalimi i z. Faik Shatku. Në ligjeratën e tij ai
theksoi “sesi populli shqiptar kalojë nga një fazë e mbretërimit të artë të
Skënderbeut, në një tjetër periudhë të mbretërimit të shëndritshëm të Mbretit
Zog. Përparime të çuditshme janë bërë në gjirin e shoqërisë sonë kombëtare, si
në konsolidimin e shtetit, në lartësimin e ndërgjegjes kombëtare, në sigurimin
e një qetësie shembullore që ka fituar rekord të përbotshëm.
Në artikullin e shkruar nga z. Fabian
Morava, në një nga numrat e vitit 2003 të revistës “Klan”, me titull “ Kur
ndërtohej Tirana “ ndër të tjera citon se “ Abedin Nepravishta u përket atyre
personaliteteve të pakta të periudhës së Pavarsisë së vitit 1912-1939, si: Hil
Mosi, Mirash Ivanaj, Faik Shatku të cilët qëndruan asnjanës në çështjet e
ideologjisë politike”. Ndërsa një tjetër bashkëkombas dhe bashkëpatriot i Faik
Shatkut, z. Xheladin Krifca, do të shkruaj në gazetën “ Ndryshe”, në një nga
numrat e vitit 2007, në artikullin me titull ”Horizonte të reja në arsimin
kombëtar” të cilën ia kushton veprës dhe kontributit të Faik Shatkut, si
Ministër i Arsimit Kombëtar, se: “… Faik Shatku, i paisur me një kulturë
juridike të shëndoshë, ai ka derdhur gjithë energjitë e tija mendore, në të
mirë të atdheut. Faiku nuk ka bërë asnjëherë kompromis me rregjimet apo
sunduesit që kanë shkelur vëndin tonë”.
Dhe është e
drejtë që të përmëndim se në ndryshim nga kolëgët dhe politikanët bashkëkombas
të tij të cilët ditën që t’i serviloseshin armikut dhe të jënë përsëri të parët
në postet ministrore dhe në ofiqe, Faiku deshiroi që të qëndronte neutral dhe
të mos merrte pjesë në jetën politike gjatë pushtimit të Shqipërisë nga trupat
nazi-fashiste. Me pushtimin e Shqipërisë, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste,
largohet së bashku me mbretin Zog I dhe më grupin shoqërues për në Turqi. Në muajin mars të 1940 kthehet në atdhe, por
fashistët e internojnë në Itali, pa asnjë motivacion. Në fillim e mbajnë në burgun e Barit, e pastaj në atë të Bergamos.
Në maj të vitit 1941 lirohet
nga burgu dhe kthehet në atdhe. Pas kthimit në atdhe, ai emërohet Kryetar i
Komisionit të Kontrollit pranë Ministrisë së Financave. Ndërroi jetë në
15.04.1946 në Tiranë, në moshën 57-vjeçare, një nga ideuesit, krijuesit, dhe
konsoliduesit, e institucioneve të Drejtësisë dhe të Jurisprudences Shqipëtare,
në shtetin e porsa krijuar Shqiptar.
Autori: Xheladin Krifca , në librin “
Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë “
botuar Tirane 2005, shkruan për Faik Shatkun: “Faik
Shatku ka lindur në qytetin e Dibrës së Madhe.
Kreu studimet e larta për drejtësi në Turqi, ka ardhur në Shqipëri, i thirrur, nga fundi i viteve 1923. Nga viti 1930 dhe deri më 7 prill të vitit 1939 ka qenë ministër në
kabinetet e qeverisë shqiptare, ministër Drejtësie, ministër Arsimi. U largua
nga Shqipëria më 1939 dhe u kthye më 1940.
E shoqja, Razia, ka qenë bija e Lito
Haxhi Isufagës nga Krifca e Dibrës,
mbesë e Ismail Pashë Dibrës.
Në 1940, kuestura italiane e
internoi në Romë të Italisë, nga vera e
vitit 1941 e liroi nga internimi dhe Faiku u kthye në Shqipëri.
Kulmi i gëzimit të Faikut ka qenë nëntori i 1941, kur nga SHBA, Anglia dhe B.S. u kërkua indipendenca e Shqipërisë. Kjo u njoh pas luftës. Kjo erdhi - thoshte ai - si rezultat i rezistencës që ka filluar levizja Shqipetare.
Lleshi
tregon për mençurinë e largpamësinë e tij: “Faiku ishte ftuar në një mbledhje që po bënte paria e Dibrës në Maqellarë në pranverë të 1943 -shit. Ai u ngrit dhe këshilloi parinë e Dibrës: “Ju, - tha ai, - duhet të luftoni krah për krah me partizanët, mbasi fitorja e Luftës së Dytë Botërore është me ta. Kjo u përcaktue qysh kur u fut në luftë Amerika në
koalicionin me anglo - amerikanët dhe se Gjermania do të humbasë”.
U ngrit Miftar Kaloshi dhe i tha: “Fiqiri
Dinja e Ali Maliqi thonë se do të fitojë Gjermania".
Faiku iu përgjigj: "Si ti ashtu edhe ata nuk
dinë gjë, por po ecin qorrazi".
Kapitullimin e Italisë fashiste e priti me entuziazëm të madh.
Kur paria
e Dibrës, në
shtator 1943, po iu kërkonte armë
partizanëve, pas kapitullimit të
Italisë, Faiku iu drejte Cen Elezit: "Ku ishit ju deri tani, përse nuk luftuat si partizanët, luftoni, që t'iu japin".
Pas Çlirimit, kreu detyrën e kryetarit të Këshillit Financiar të Shtetit
Shqiptar. Në vitin 1946 vdiq në krye të detyrës. Ai u përcoll me nderime”.
Vazhdon
Qatip Mara – Saimir Shatku