Qatip Mara –
Saimir Shatku
Jeta,
veprimtaria atdhetare e Izet Shatkut
1.
FËMIJËRIA
Mëngjezi i 19 majit 1877 kishte ardhur te Murat Ibrahim Shatku me gëzimin pranveror të luleve të majit, por ajo që i dukej se i
jepte më shumë ngjyra dhe më shumë ngazëllim pranverës së hareshme dhe vetë
shpirtit të këtij burri të ri, ishte një gëzim i madh i familjes. Valles së
buurave të Shatkëve, në konakun e të cilëve pihej kafeja e atdhetarisë dhe
merrnin udhë punët e Dibrës së Madhe dhe të Kombit, iu shtua një djalë. Murat
Shatkut i kishte lindur djali i pare dhe një gazmend i thellë frynte në zemrën
e tij, bashkë me erën e lehtë të stinës së luleve. Flladi i ledhatues i
bjeshkëve të malit përhapte zërin më të ri në shtëpinë e Ibrahim Shatkut. Odës dibrane iu bashkua
një anëtar i ri, të cilit i vendosën
emrin Izet Shatku. Para shtëpisë Shatku kalonin njerëz duke e uruar me
jetëgjatësi vogëlushin e porsalinduri, që vite më vonë do të mbajë dy mbiemra,
mbiemrin Shatku dhe në veprimtarinë
drejtuese administrative, mbiemrin Dibra. Me të parin ruante vijimësinë e genit
dhe të derës fisnike ku kishte lindur, me të dytin shprehte krenarinë e mallin për vendlindjen,
përkushtimin për këtë trevë historike mbresëlënëse, të cilën e mbarti deri në
çastet e fundit të jetës, si një peng malli e dashurie të pa anë.
Ibrahim Shatku, kryetar komune në Dibër të Madhe
dhe në disa krahina të vendit, në kohën e perandorisë osmane
kishte pritur me gëzim urimet e para për lindjen e nipit të pare, Izet Shatku.
Edhe e shoqja e tij, Havaja që
kishte qenë e pranishme në
lindjen e fëmijës, ishte e lumtur se ishte bërë gjyshe. Ata kishin
biseduar me gëzim me djalin e madh Bexhet Ibrahim Shatku, tregëtar
dhe sipërmarrës
në
fushën
e menaxhimit të llixheve në Dibër
të
Madhe që të mos shkonte në punë se do ta festonin ardhjen në jetë të nipit Izet Murat Shatku
dhe kishin shprehur urimin për sa më shumë nipër në fisin Shatku.
Lindja e Izet Shatkut përkon me fillimin
e Krizës Lindore, e cila e gjeti Shqipërinë të robëruar, me marrëdhënie të
acaruara me Perandorinë Osmane. Atdhetarët dibranë, së bashku me përfaqësues të
krahinave të tjera të vendit, kishin drejtuar kërkesa për njohjen e të drejtave
shqiptare. Murat Shatku, në zyrën e financës së administratës së Dibrës diskutonte me atdhetarët e tjerë për të lehtësuar peshën e rëndë të taksave dhe me guxim
shprehu kundërshtimin për të dërguar shqiptarët
në vijat e frontit kundër kryengritësve hercegovinas dhe boshnjakë.
Bashkëkohës të Murat Shatkut vlerësojnë idetë atdhetare të tij, i cili në një
debat me pak feudalë derebej, u kish thënë:
“ Ne duhet të mobilozojmë forcat tona,
për të shpërthyer një kryengritje çlirimtare antiosmane, t’i grumbullojmë
rrëketë krahinore në lumin e kryengritjes çlirimtare për krijimin e një
vilajeti autonom shqiptar”
Së bashku me atdhetarët e tjerë
dibranë, Murat Shatku mbarttëte shqetësimin që vinte nga Traktati i Shën
Stefanit, i cili jo vetëm nuk i zinte në gojë shqiptarët me identitetin e tyre kombëtar, por trojet e
tyre copëtoheshin shumë rëndë. Vendimi i këtij Traktati famëkeq, për t’i dhënë
Bullgarisë krahinën e Dibrës, së bashku me krahina të tjera përeth, shkaktoi zemërim të thellë tek gjithë banorët
e Dibrës. Sapo mori vesh përmbajtjen e Traktatit të Shën-Stefanit, popullsia
dibrane protestoi energjikisht pranë Fuqive të Mëdha. Këto protesta, në
telegramet dërguar ambasadave të Austro-Hungarisë dhe Britanisë së Madhe në
Stamboll: “Teritori i Dibrës nuk ka të bëjë fare me shtetin Bullgar dhe se më
tepër se 125 mijë banorë dibranë, jemi
të gjithë shqiptarë, jemi të gatshëm të shuhemi
në beteja, përpara se të biem nën sundimin e Bullgarisë” (Carl Sax, Ethnographische Karte der
Europeischen Turkei Wien 1878)
Murat Shatku mori pjesë aktive në organizimin e komitetit
vendor krahinor dhe ndërkrahinor, duke shprehur vendosmërinë për të
kundërshtuar me të gjitha mjetet zbatimin e këtij traktati ogurzi. Në të gjitha
tubimet që u organizuan, ai u shpreh për fatin e ardhshëm politik të trojeve
shqiptare. Të ndodhur përballë rrezikut të zhdukjes si komb dhe të copëtimit
tërësor të Shqipërisë, atdhetari, Murat Shatku, së bashku me atdhetarët
dibranë, nuk priti zbatimin e këtij copëtimi, por u angazhua në detyrën e
ngutshme të organizimit të luftës dhe për përpunimin e një platform, me
prespektivë të qartë politike. Tek Murat Shatku ishte krijuar bindja, se duhej
formuar një lidhje e përgjithshme kombëtare, për të organizuar qëndresën
politike e ushtarake, që të mund t’i bëhej ballë rrezikut të copëtimit.
Në
përvjetorin e parë të lindjes së Izet Shatkut, Murati thirri shumë miq
në odën e tij, shijonte gëzimin që
kishte sjellë djali, me belbëzimet e para foshnjore. Por edhe në atë ceremoni
familjare ngazëllyese, lexohej shqerësimi kombëtar dhe jepej alarmi luftarak, i cili lexohej në sytë e pranishmëve dhe të të
gjithë atdhetarëve, të cilët kishin
netë që
gjumin e bënin të alarmuar për fatet kombëtare.
Ishin caktuar
delegatët që do të merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar në
Prizren. Murat Shatku priti me gëzim vendimin e
e themelimit të Lidhjesn Shqiptare të Prizrenit, e cila mori në duart e
veta fatin e kombit duke deklaruar në arenën ndërkombtare se kurkush nuk kishte
të drejtë të vinte dorë mbi tokat e
banuara prej shqiptarëve e t’i bënte ato monedhë këmbimi dhe se zot i vetëm i
tyre ishte populli shqiptar.
Izet Shatku, kur kishte filluar të ecte në këmbë, duke luajtur
në oborrin e shtëpisë, përceptone bukuritë
e malit të Kërcinit, dilte tek Pazari, vraponte tek ura e Selamit e deri në fund të rrugës së
Gërcalanës, dëgjontë nga minareja e Xhamisë së Re zërin e ëmbël të imamit të
xhamisë e në thellësinë e shpirtit ndjente kënaqësinë e Zotit, zërat e ngrohtë
të jetës, që shpalosej me të gjithë spektrin e ngjyrave para tij. Vrojtonte
gurët e qëndisur në muret e Xhamisë së Re dhe humbiste me meditimet foshnjore, duke soditur bukuritë e oborrit të madh të
saj, me bahcen me lule, ku dallonte midis tyre një shandërvan. Mrekullohej
kur shikonte të shtruara sexhadet e
mëdha e të bukura të sjellura nga Persija. Lartësia e xhamisë 24 metra e pengonte
të përceptonte tërësinë e e
sipërfaqes të saj. Në muajt e Ramazanit,
Izet Shatku shkonte shpesh dhe shihte turistët dijetarë e haxhilerë nga
Stambolli e Arabia.
Xhamia e Re nuk ishte vetëm qendra e
veprimtarive fetare, por ajo do të shndërrohej dhe në qendrën e lëvizjes
politike, historike e kombëtare të Dibrës
Izeti i vogël, shpesh, dëgjonte
bisedat e atdhetarëve dibranë për Gjakovën heroike, për mbrotjen e Plavës dhe Gucisë nga Mali i
Zi, i cili bënte përpjekeje për t’i
marrë me luftë tokat e premtuara nga
Kongresi i Berlinit. Në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë, Murat Shatku me
atdhetarët dibranë grumbulluan ndihma ushtarake –financiare, duke i dërguar
në frontin e luftimeve
të përgjakshme në Nokshiq, të
cilat i shkaktuan përsëri disfatë të plotë forcave malazeze. Trimëritë që
treguan shqiptarët edhe në mbrotjen e
Hotit dhe Grudës rritën krenarinë
kombëtare në të gjithë krahinën e
Dibrës. Ato frymëzuan Murat Shatkun t’i përkushtohet Lidhjes Shiptare të
Prizrenit, kur ajo kaloi nga Prizreni në
Dibër ku u mbajt një mbledhje e gjërë, në të cilën muarën 5000 shqiptarë. Murat
Shatku ndihmoi në organizimin e Kuvendit
të Dibrës të 20 tetorit të vitit 1880 Takimi në ilegalitet me Abdyl Frashërin e
angazhoi atë të përkrahte rrethet
patriotike dibrane për të përballuar trazirat e shumta që përfshinë edhe
territorin e Dibrës., ku lindi konflikti i armatosur midis njësive ta
armatosura të Lidhjes dhe garnizonit turk. Me këmbënguljen e forcave patriotike
edhe në Dibër u vendos pushteti i qeverisë së përkohshme të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Murat Shatku me guxim debaton me feudalin Sadik Pasha, feudal i dëgjuar i
kësaj ane dhe njeriu besnik i Portës së Lartë, duke i njoftuar vendimin e dëbimit të tij nga Dibra. Izet
Shatku kishte mbushur katër vjec ,ishte
duke ecur në vitin e pestë të jetes dhe në një nga këto ditë të ngjeshura me
veprimtari atdhetare u përkëdhel nga duart e Abdyl Frashërit., i cili i drejtoi
pyetjet :
“ - Si quheni ? Sa vjec jeni ? A ke dëshirë të shkosh në shkollë ? Atdheu ynë, Shqipëria ka nevoj për
njerëz me shkollë, se me dituri drejtohet më mirë jeta.”
Izet Shatku nuk e harroi këtë bisedë të Abdyl Frashërit,
ndonëse nuk i kuptonte fjalët politike autonomi, kombësi, por kishte dalluar në
sytë dhe zërin e Abdyl Frashërit dashurinë për atdheun, për gjuhën shqipe, për
indentitetin kombëtar shqiptar. Duke dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme bisedat
patriotike të Murat Shatkut, ai u edukua që në fëmini me ndjenjën e dashurisë për atdheun. Idea e Shqiptarizmës u
rrënjos thellë në zemrën e Izet Shatkut, i kultivoi krenarinë kombëtare,
ndjente kënaqësinë e përkatësisë kombëtare, kur
dëgjonte Murat Shatkun që i
lexonte vargjet e Naim Frashërit :
“
Ti Shqipëri më ep nderë, më ep emrin shqiptar,
Zemrën ti ma gatove, plot me dëshirë e me
zjarr ! “
Në moshën 5 vjecare Izet Shatku
dëgjonte me vëmendje përshkrimet që i tregonte Murat Shatku mbi
heroizmin e trimave shqiptar që dhanë jetën në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Këngët e trimërisë që i dëgjonte në cermonitë e gëzimit të fisit
Shatku i
nxisnin të bënte shumë pyetje për
trimat e kryengritjeve popullore . Këngën kushtuar qëndresës heroike të
luftëtarëve të lirisë :
“ Sef Kosharja trim i fisit,
Hije t’paska maja e lisit,
Hije m’ka , o djemt e mi,
kam dhanë jetën për Shqipni”
Izet Shatku e
ndjente në dejet e gjakut të tij dhe kërkonte
shpjegime për burrat e varur në
lisa nga operacionet ndëshkimore, në
mars - prill 1881 të drejtuara nga Dervish Pasha. Heroizmi i Mic Sokolit në
Slivovë dhe në Shtimje ishte burim
frymëzimi për atdhetarët dibranë, të cilët
nga buzët e tyre nxirrnin tinguj të zjarrtë si flaka e barotit të topit armik që bllokoi
gjoksi trim i Mic Sokolit. Anëtarët e komitetit të Lidhjes Shqiptare së
Prizrenit u sulmuan prapa krahëve dhe u arrestuan në befasi. Edhe pse një pjesë
të tyre u shëtitën në rrugë, të lidhur me hekura dhe i varën majë lisave, ata nuk u gjunjëzuan para armikut. Murat Shatku
ndijente një ngashërim të brëndshëm për shtypjen e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit dhe shprehte nën zë duke lëshuar thirrmën :
Mos durofsh, i madhi Zot,
Të jetë në
zgjedhë edhe sot ! –
thirrmë që ishte
për zgjidhjen e cështjes shqiptare, zgjidhje
e cila do të realizohej vetëm me rrëmbimin e armëve, me luftë popullore,
me atmosferën e ndezur revolucionare.
Dhe aty, me plëng zemre, aq dhe me besim tek gjeniu i popullit shqiptar, Murat Shatku duke përkëdhelur djalin Izet Shatku i dukej si agim i afërt
dita e Lirisë , e Pavarësisë. Edhe pse ishte i ngashëryer e sedërtronditës pas
thyerjes ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Murat Shatku me krenari
largoi ndjenjën e dëshpërimit duke i
thënë djalit të dashur Izet Shatkut :
“ Shqiptarëve u duhen akoma përpjekje e
sakrifica të mëdha për të arritur lirinë. Tokën e babës s’mujm me e lëshue, rob
askujt nuk mujm me u ba”
Trimëria legjendare shqiptare i ngriti
edhe më lart armët e dibranëve për mbrotjen e interesave kombëtare dhe
territoriale të Shqipërisë. Ky realitet historik ndikoi tek Izet Shatku, në
rritjen cilësore të forcës morale, të ndjenjës për sakrificën më të lartë,
formuar brez pas brezi për dashurinë e atdheut, mbrojtjen e trojeve të të
parëve tanë nga jugu në veri. Në vitet e mëvonshme tek Izet Shatku
do të rritet vetëdija kombëtare. Kërkesat për lirinë dhe truallin e
parëve, ai, do ti mbroj me guxim së bashku me dhjetëra luftëtarë dibranë të
shquar, herë në njësite të vogla, ose edhe në mënyrë individuale. Me guxim
dibrani kishte kundërshtuar cdo formë
nënshtrimi, kundër ushtrive të panumërta të dyzet e ca pashallarëve, vojvodëve
e funksionarëve të lartë. Izet Shatku u edukua në familjen atdhetare të Murat
Shatkut, në mjedisin heroik të Dibrës së Madhe, ku që në moshën e fëmijrisë mësoi këngët e trimërisë dhe në zemrën e tij të vogël u
kultivuan vlerat, virtytet dhe vetitë patriotike shqiptare, shpirti i qëndresës
dhe i lirisë…
2. ARSIMIM
Në shkollën fillore në vendlindje, Dibër e Madhe
Izet Shatku mësimet e para i mori në vendlindje, Dibër e Madhe. Atë mëngjes
të vitit 1883, kur shkeli për herë të
parë në oboorin e shkollës, i emocionuar dhe plot befasime shpirtërore, për
rrugën që i projektohej në horizontin e së ardhmes, djali i vogël çapkën dhe i etur për dritare të reja
dije e kulture, ishte shumë i gëzuar. I shoqëruar nga babai, Murat Shatku,
kaluan Pazarin e Argjendarëve, ecën midis Kodrës së Begelerëve, zbritën poshtë
drejt Kullës së Zajmit, kaluan Përroin e Vakufit, duke vrojtuar bllokun e
muhaxhirëve, të ikur nga Nishi e Vranja, pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877. Në kryqëzimin që lidh Urën e Selamit me
Përroin e Vakufit, ata ecën drej fushës, ku ishte godina e shkollës fillore, e
cila në vitin 1910 u bë gjimnaz. Fytyra e bukur e Izet Shatkut ishte ndriçuar nga e gëzimi, kur sapo kishte hyrë në oborrin e shkollës. I
kishte premtuar babait, Murat Shatku, që
e kishte shumë të arsimuar, një nga finacierët e zotë, se do mësonte me shumë
dëshirë, që të bëhej i ditur si ai. Kot nuk e thonë shprehjen, se dardha bie nën dardhë. Që në
orët e para të mësimit, nxënësi Izet Shatku kishte treguar interes, ishte shembull mirësjelljeje
e kulture. Dëgjonte me shumë vëmendje dhe
etje çdo fjalë të mësuesit. Lexonte shumë, dinte të fliste bukur dhe të
heshtëte me mençuri kur duhej. Maste shtatë herë e priste një herë, siç thotë i
urti popull.
Klasën e parë e mbaroi me nota shumë të
mira, eci mrekullisht mirë me mësimet në klasën e dytë dhe të tretë. Nisi
të lexonte libra në gjuhën turqisht, por kënaqsinë më të madhe e ndiente
kur shqiptonte gjuhën shqipe. Shkonte
shpesh tek shtëpia e Said Efendi Najednit, në Sokakun e Tëlyenit, mësuesi i parë i gjuhës shqipe në Dibër, që prezantohej edhe me pseudonimin Hoxhë Voka, i cili i jepte
Izet Shatkut për të lexuar libra dhe gazeta shqip, që i diskutonte me shokët e klasës.
Në vitin 1888,
kur sapo kishte kaluar një vit pasi qe hapur shkolla e parë shqipe në Korçë, Said Efendi Najedni, me përpjekje të
mëdha dhe guxim të pashoq, i vetëdijshëm për rrezikun që mund t’i kanosej,
arriti që në shtëpinë e vet ta hap shkollën e parë shqipe, e cila punonte në
fshehtësi. Izet Shatku me disa nxënës të fëmijëve patriotë dibranë filluan të merrnin mësimet e gjuhës shqipe.
Izet Shatku ndiqte me shumë kureshtje mësimet e njerut të madh të Dibrës, Said Najedni, i cili me fjalën e tij iu ngrohte zemrat dhe iu ndriçonte
mendjet, duke ngjallur tek ta dashurinë për atdheun, për gjuhën dhe shkollën
shqipe.
Në atë
kohë shtypi shkruante për Dibrën: "Si në vende të tjera, edhe këtu
në Dibër zuri me hy dashuria e mëmëdheut bashkë me të gjuhës! Sot në Dibër kemi
shumë zotëri pleq të ndershëm që përpiqen për pavarësinë e gjuhës shqipe...i
madh e i vogël thërrasin: me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi
!"
Izet Shatku në këtë shkollë, të cilin e
udhëhiqte Said Najdeni, përveç elementeve të para të shkrim-leximit me
alfabetin e Stambollit, kishte mësuar diçka edhe nga matematika, nga shkencat
natyrore, mësime fetare. Njëkohësisht bisedohej për tema nga historia e kultura
kombëtare, bisedohej për veprimtarinë e shoqërisë patrotike të Stambollit, për ngjarjet më aktuale…
Izet Shatku kishte përjetuar me dhimbje e me ndjenjë
zemërimi ndalimin nga autoritetet osmane
të shkollës, të mësimit të gjuhës shqipe. Kjo
shkollë punoi vetëm një vit, sepse atë e mbyllën autoritetet pushtuese.
Megjithatë, edhe pse i mbajti hapur dyert vetëm një vit, shkolla, gjatë jetës
së saj, sado të shkurtër, ndikoi shumë në edukimin atdhetar të Izet Shatkut, i cili nuk e harroi
kurrë Said Najednin, njerun e urtë dhe të dashur, punëtor i palodhur dhe trim, i
frymëzuar për idealin kombëtar, që iu përvesh me zell çështjes kombëtare dhe
ndikoi mjaft në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në formimin atdhetar e
kulturor të djaloshit Shatku.
Veprimtaria e Said Najedni
bëri një jehonë të madhe në opinionin e gjërë. Dibranët Said Najdenin e
quanin Hoxhë Voka, ndonjëherë Hoxhë Vogël, me çka sikur donin të tregonin se
fjala e tij e ngrohte hynte me embëlësi në zemrat e nxënësve
Dibranë duke iu ndricuar me shkëlqimin e
Atdhedashurisë vetëdijen kombëtare, duke u forcuar dashurinë për atdheun, për
gjuhën amëtare dhe shkollën shqipe.
Ndërkaq Izet Shatku
ishte revoltuar nga veprimi
armiqësor autoriteteve turke, të cilat Hoxhë Vokën e kishin filluar ta akuzonin , si njeri që dëshiron ta helmojë
rininë dhe ta largojë atë nga rruga e fesë, duke e njollosur se "hoxha
është prishur nga feja", "është kaur" etj., andaj e kishin
shpallur si të pa fe, dhe shkuan aq larg
sa që nuk e lejonin të falej në xhami. Hoxhë Voka i mençur, i vendosur, plot
energji, me guxim, ishte zotuar se çfarë do që i del përpara nuk do të mundet
ta shmangi nga rruga e interesit kombëtar, dhe për akuza të tilla nuk i tremdej
syri, sepse ai kishte si udhërrëfyese për besimtarët fjalët: "Myslimanët e
vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun", dhe
"Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në
mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë".
Me mbylljen e
kësaj shkolle, masat represive ishin shtuar dhe ashpërsuar më tepër ndaj librave shqipe dhe kulturës
shqiptare. Autoritetet osmane Hoxhë Najdenit i ofruan punë në administratën
turke, por ai e zgjodhi dhe eci në rrugë tjetër, siç kishte thënë edhe vetë: "Nuk
vuaj për para e për grada, por për komb e atdhe. Unë dua të fitoj liri me i
mësua këtij populli gjuhën shqipe, që ta njoh veten e tij e të përpiqet për
vetvete".
Rrugën që e kishte filluar hoxhë
Najdeni, edhe pse ishte e rrezikshme, ai
,e vazhdoi gjithnjë e më shumë për të ngjallur dashurinë ndaj Atdheut dhe për të forcuar ndërgjegjen kombëtare shqiptare.. Veprimtarin
dhe aktivitetin ai nuk e pushoi, dhe pa marrë parasysh për pasojat që mund ti
kishte. Saidi përsëri e rihapi shkollën në vitin 1893, duke i pajisur nxënësit
me tekste shkollore libra dhe fletore të cilat i sillnin tregtarët dibranë dhe
patriotët siç ishin Selim Rusi dhe Kadri Fishta. Ndërsa një ndihmesë të veçantë
me libra, gazeta dhe revista në gjuhën shqipe për shkollën e Dibrës kishte
dhënë edhe Josif Bageri, një patriot shqiptar nga Reka e Dibrës, i cili kishte
emigruar herët nga vendi i tij dhe kishte gjetur strehim në Bullgari, prej nga
zhvillonte një aktivitet të gjerë politik, me të cilin mbante kontakte Said
Hoxha. Me rihapjen e kësaj shkolle, interesimi për mësim në gjuhën shqipe vinte
gjithnjë duke u shtuar, kështu që numri i nxënësve prej 9 tashti kishte arritur
në 26. Për mbajtjen në këmbë të kësaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe
vështirësi të mëdha, por ato nuk arritën ta zmbrapsin Said Najdenin nga rruga
që e kishte nisur.
Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t'i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqej nga pushteti. Kështu që shkolla e Dibrës sërish pas një vit pune për herë të dytë u mbyllë. Shkollat u mbyllën por më shumë u ngjall ideja kombëtare në zemrën e Izet Shatkut, i cili do ti zbatonte këshillat, dhe frymëzimin e Said Najedni që ndikonte edhe më shumë në rrethanat politike.
Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t'i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqej nga pushteti. Kështu që shkolla e Dibrës sërish pas një vit pune për herë të dytë u mbyllë. Shkollat u mbyllën por më shumë u ngjall ideja kombëtare në zemrën e Izet Shatkut, i cili do ti zbatonte këshillat, dhe frymëzimin e Said Najedni që ndikonte edhe më shumë në rrethanat politike.
Izet Shatku tregonte shumë kujdes në
respektimin e regjimit ditor. Zbatonte me korrektësi orarin e studimit, duke
mësuar sitematikisht. Në kohën e lirë,
ai luante me shokët e klasës. Kalonin përroin që buronte nga mali i Kërcinit,
midis Kodrës së Beglerëve e Varoshit, duke vëzhguar derdhjen e tij në
Tabakhane, soditnin me kënaqësi bukuritë e lagjeve të Dibrës Madhe, që ishin të
sistemuara me shumë rregullësi e pastërti shembëllore, të cilat ishin me sistem kanalizimesh me puse të rregullt e
me cezma të shumta.
Shpesh me shokët e klasës bënin
krahasimin midis lagjeve dibrane, të cilat në përgjithësi ishin shtëpi me dy
kate, me avlli të rrethuar nga mure të
larta, ato ishin gjithë dritë dhe brenda shtëpive ndritnin si ylberi qylyma dhe
shilte, të cilat krijonin një mjedis
çlodhës, qetësues, me bukuri estetike. Këto shtëpi dibrane prisnin me
dashmirësi miq e mysafirë të largët, të
cilët vlerësonin kushtet e mira të
jetesës së banorëve të Dibrës së Madhe.
Nëpër sokakët e këtyre lagjeve, Izet
Shatku ndjente kënaqësinë e të jetuarit në vendlindjen e vet të bukur, me
bjeshkët me kurorë dëbore e
mjedisin kodrinor e fushor të Dibrës së
Madhe. Frymarrja e tij lehtësohej nga ajri i paster i maleve dhe fushave, që shkriheshin në një, në
vijën e përflakur, ngjyrë jaragavani të horiznit. Ai Dibrën e Madhe e kishte rrënjosur në thellësite e zemrës së
tij, aq sa edhe mbiemrin e tij, më vonë kur doli në veprimtarinë e jetës, do ta
mbante me krenari, duke nënshkruar në dokumenta zyrtare me emrin Izet Dibra.
Shpirti i tij ishte i pazgjidhshëm nga
Dibra e Madhe, vend i bekuar nga Perëndia, që dallohej për ndërtime në gjithë Ballkanin,.
Izet Shatku, kur vazhdonte klasën e
katërt fillore, shkonte me klasën në
eskursione gjeografike, në periferi të qytetit Dibra e Madhe. Për të mësuar kufijtë e qytetit Dibra e Madhe, kthenin fytyrat nga uji i
Banjës së Madhe në Veri, duke e pasur si
pikë referimi, për të mësuar anët e horizontit. Orientoheshin dhe perceptonin
në largësi, në lindje, malin e Kërcinit, në jug lumin e Radikës dhe në
perëndim, Drinin e Zi. Pasi fiksonte në memorien afatgjatë këto pika të
horizontit, si kufinj në largësi, Izet Shatku dëgjonte me vëmendje shpjegimet e
mësuesit, i cili u tregonte toponimet që
shërbenin si kufiri më i ngushtë i qytetit Dibra e Madhe.
Sytë e Izet Shatkut drejtoheshin me shumë dashuri në veri tek
Këllëcbaba, në lindje Guri i Hamza Begutm, në jug Cezma e Copës, e Vorrezit, në
perëndim Lama e Stafës, Xhelis-Tepja (Kodra e Kuvendit të Dheut) dhe Paraspuri.
Në këto orë mësimi eskursoni, Izet
Shatku ishte shumë kureshtar dhe i drejtonte pyetje mësuesit për legjenden e
skicës së qyteti Dibër e Madhe. Mësuesi i kishte orientuar të bënin një shëtitje imagjinare. Pasi ishin
vendosur tek Teqeja e Shaban Dedës, e cila ishte në jug të qytetit Dibra e
Madhe, Izet Shatku ishte kthyer me fytyrë nga veriu dhe perceptonte gjithë
qytetin, në të cilin lartësoheshin
hijshëm shtatë minaret të holla
e të bardha. Izeti e kishte filluar udhëtimin imangjinar nga minarja e Xhamisë
së Haxhi Ibrahim Hatibit, duke vazhduar
tek minarja e Xhamisë së Re, të
cilën e kishte vizituar shumë shpesh.nga afër. Vazhdonte udhëtimin
imangjinar tek minarja e Xhamisë së Hinqarit, tek minarja e Xhamisë së Teqesë,
tek minarja e Xhamisë së Budulecit, tek minarja e Xhamisë së Bajram Begut deri
tek minarja e Xhamisë së Dollmahallës.
Me shokët e
klasës Izet Shatku diskutonte për vlerat
arkitekturore të xhamive të Dibrës së Madhe dhe kur kishin krahasuar minaretë e
shtatë xhamive, mësuesi iu kishte dhënë detyrë të vazhdonin udhëtimin imagjinar
nëpër lagjet e qytetit Dibra e Madhe. E kishin filluar shëtitjen imagjinare nga
Lagjja e Hinqarit, vazhduan tek Lagja e Bajram Begut, tek Lagjja e Dervish
Mustafës ose siç flitej nga populli Dollmahalla. Mësuesi iu kishte dhënë për
detyrë shtëpie të përshkruanin secili nga nxënësit kufijtë e lagjeve të
qytetit, të cilën, Izet Shatku, e kishte përgatitur, duke bërë edhe skicën e
qytetit Dibra e Madhe.
Në moshën 12 vjecare, Izet Shatku kishte
pritur me gëzim lindjen e vëllait, Fuat Shatku. Izet Shatku, sapo kthehej e nga
shkolla, kryente me zell të madh përgatitjen e temave mësimore dhe i kushtonte
kohë për të përkëdhelur edhe vëllain e vogël, zëri i të cilit gjallëronte jetën
familjare të atdhetarit Murat Shatku. Me ndjenjën e dashurisë për vëllan e
vogel, Izet Shatku ishte i papërtuar për
të dhënë ndihmesën e tij në mirërritjen
e vëllait, për ta mbajtur në krahë dhe për ta shëtitur në oborrin e
shtëpisë. Shpesh i këndonte këngë e
i recitonte vjersha, që i kishte mësuar në shkollë.
Nëna e tij e falnderonte Izetin që tregonte kujdesin
maksimal ndaj vëllait dhe e lehtësonte atë në punët e shtëpisë. Kur vëllai sapo
kishte mbushur përvjetorin e dyte të ditëlindjes, Izet Shatku mbaroi me
rezultate të larta shkollën në vendlindje dhe kishte dëshirë të madhe të ndiqte
studimet në gjimnaz. Nën drejtimin e babait, Murat Shatku, ai u rregjistrua për
të vazhduar studimet e gjimnazit në Manastir. Ndarja me vëllanë, Fuat Shatku,
shkaktoi tronditje në zemrën e tij, e ndjente shumë largimin nga prindërit e
tij të dashur dhe nga vëllai i vogël, që kishte filluar t’i fliste me fjalët
foshnjore, teksa i shkëlqenin sytë nga gëzimi, duke mbështetur trupin e tij të
vogël në kraharorin e Izet Shatkut.
Sipas dëshmive dhe kujtimeve të disa prej pinjollëve të familjes Shatku,
Izet Shatku ka qenë i gjatë, shtatëderdhur
si lis dhe mjaft i pashëm. Zhvillimi i tij fizik i ishte i harmonizuar
me botën e tij shpirtërore; buzagaz, njeri me virtyte mirësjelljeje dhe kulture, ai ishte një
model për vërsnikët e tij. Edhe
pse ende në moshën e hershme të adoleshentës, qe pjekuri në gjykime, fliste
qartë e me arsytetimin e tij depërtonte në thellësi të fenomeneve, duke vepruar
me gjakftohtësi në zgjidhjen e çdo situate që i paraqitej.
Në gjimnazin e qytetit të Manastirit
Vazhdimin e shkollës në qytetin e Manastirit, Izet Shatku e kishte pritur
me shumë interesim. Qyteti Manastirit ishte qendra e Vilajetit të Manastirit,
në të cilin përveç sanxhakut të Manastirit, ku shqiptarët bashkëjetonin me
popullsinë sllavo-maqedonase, bënin
pjesë, gjithashtu, sanxhaqet shqiptare të Korçës, Dibrës dhe Elbasanit. Ishte
një gjimnaz historik, ku kishte studiuar e do të vijonte të studionte dhe në
ardhmen elita kombëtare, ikonat e atdhetrizmit.
Në gjimnazin e Manastirit, Izet Shatku
ishte dalluar që në orët e para të mësimit, për nivelin e lartë të përgatitjes
ditore, tregonte interesim në përvetsimin
e koncepteve shkencore, duke i zgjeruar njohuritë e tij në çdo disiplinë
të lëndëve mësimore. Ai kishte fituar shprehi e shkathtësi në veprimtarinë
mendore, analizonte dhe sintetizonte me logjikë induktive e dedukutive dhe
arsyetonte saktësisht.
Izet Shatku tashmë si gjimnazist
kishte rritur frymën e bashkpunimit në grup, ku nxiste të nxënit në procesin e
mësimdhënies. Në klasë, në orët e mësimit, ai shfaqte qetësinë dhe maturinë në
respektin ndaj njeri tjerit, duke ndërtuar marrëdhëniet e mira midis mësuesve
dhe nxënësve gjatë situatave mësimore, si dhe midis stafit të shkollës dhe
nxënësve jashtë mësimit.
Me padurim, Izet Shatku priste
pushimet e verës, kishte shumë mall për vendlindjen, Dibrën e Madhe, të cilën e
kishte deklaruar në bisedat me shumë të njohur,
duke e vlerësuar si vendin parajsë për të jetuar. Tregojnë në kujtimet e
tyre bashkëkohës të Izet Shattkut, se sa
here ai zinte në biseda emrin Dibra e Madhe, i shkëlqente fytyra si rrezatimi diellor në mëngjesin e
një dite të bukur maji. Kraharori i Izet Shatkut zgjerohej nga një frymëmarrje e gëzuar, kur
shqiptonte emrin e këtij qyteti aq të dashur për të. Tashmë ai ishte një
gjimnazist i formuar me kulturë të gjërë shkencore, kishte vizione të qarta për
jetën.
Ndikim të madh kishte pasur tek Izet Shatku, oda e burrave.
Ai shkonte shpesh me babain, Murat
Ibrahim Shatku, me xhaxhallarët e tij, Bexhet Ibrahim Shatku dhe Ismail Ibrahim
Shatku, në odat dibrane, ku piqesahin frutet e një filozoifie të hollë dhe plot
mesazhe për jetën njerëzore. Për Dibrën
e Madhe oda e burrave zinte një vend të
rëndësishëm, ajo vlerësohej si një institucion
me rëndësi shoqërore, etnokulturore dhe educative. Shumë dituri Izet
Shatku i kishte marrë në odat dibrane, të njohura e të përmendura me breza, të
cilat ishin shkolla të vërteta për të rinjtë. Kjo siguronte që nga krahina e
Dibrës së Madhe të dilnin brez pas brezi burra të shquar. Në odën dibrane, Izet
Shatku mësoi për Iljaz Pashë Dibrën,
udhëheqës i forcave kryengritëse në luftë kundër ushtrive osmane të Hajredin Pashës,
njohu nga afër Said Najdenin, i mbiquajturi Hoxhë Voka, një nga rilindasit e
shquar dibranë. Ai dëgjonte me
vëmendje bisedat atdhetare të Haxhi
Vehbi Dibrës, i njohur edhe me emrin Vehbi Agolli, figurë e madhe atdhetare ,
me dije të gjera, i cili punoi pa u lodhur për njësinë shpirtërore dhe
kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje e ideje. Aty, midis diskutimesh të shtruara me gjakftohtësi e mencuri
dibrane, ai njohu Selim Rusin, veprimtar i shquar i periudhës së Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Oda dibrane në vazhdimësi nxorri figura atdhetare që iu
përkushtuan çështjes kombëtare shqiptare. Izet Shatku vlerësonte bashkëkohësin
e tij Tefik Jegenin, pjesëmarrës në
Kongresin e Manastirit, në Kuvendin e Dibrës, Eqerem Camin, një nga nismëtarët
e themelimit të klubit “Bashkimi”, Hafëz Sherif Langun, përhapës i abetares
shqipe dhe figurë e dalluar e lëvizjes kombëtare shqiptare etj.
Në pushimet e verës e prisnin
gjimnazistin simpatik Izet Shatku me shumë dashuri shokët e fëminisë dhe diskutonin
situatën politike të Shqipërisë, në periudhën e fundit të Rilindjes, kur
shekulli XIX po mbylljej, ndërsa pritej
fillimi i shekullit XX. Këto ishin vite vendimtare në luftën për çlirimin
kombëtar, kur lëvizja shqiptare kishte shpërthyer me një forcë të re . Ishin
vitet 1896 - 1899, kur Izet Shatku i kishte përfunduar studimet në gjimnazin e
Manastirit dhe ishte angazhuar në procesin e propangandës të ideve të
Rilindhjes Kombëtare Shqiptare.
Në diskutimet e zjarrta të tij , ai
përshkruante me shprehje të sakta, me një qartësi e njohje të vecantë gjëndjen
e rëndë të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Ai përshkruante me shprehjet më të fuqishme .me
ndjenja të thella të atdhedashurisë, me shqetësimin e ligjshëm fatin e atdheut
dhe të popullit shqiptar, duke analizuar gjëndjen e brendshme dhe ndërkombëtare të Shqipërisë. Ai
evidentonte në diskutimet e tij një nga plagët
e rënda të popullit shqiptar atë të shërbimir ushtarak, i cili zgjaste
disa vjet, kryhej larg atdheut dhe bëhej
shkak që familjet të mbeteshin pa krah
pune , të vuanin nga uria..
Gjendja e rëndë në të cilin ndodhej
Shqipëria , për shkak të dhunës eknomike
dhe politike osmane, kishte shkaktuar tek Izet Shatku një pakënaqësi zemërimi ku, ai, kishte shpërthyer me fjalët e guximshme se qeveria e Stambollit përbëhej nga hajdutë e kusarë që grabisnin
popullin shqiptarë me qëllim për
t’a mbajtur nën thundër . Duke jetuar këto ditë stuhije të lëvizjes
kombëtare shqiptare , Izet Shatku kishte
njohur nga afër vuajtjet e
popullit të Biobrës së Madhe dhe
aspiratat e tij, u formua edhe vetë si
atdhetar, prandaj iu kushtua
propangandës së ideve të climit
kombëtar. Ishte i ndërgjegjshëm për rrugën e vështirë që kishte zgjedhur, për
vendosmërinë dhe për guximin që kërkonte lufta për clirimin e atdheut.
Në vitin 1897, Izet Shatku propongandon
thirrjen e Lëvizjes Kombëtare: “Shpresë zgjimi”, e shkruar në organet e shtypit patriotik të
kolonisë shqiptare në Bukuresht. Në këtë document, Izet Shatku kishte
interpretuar dhe demaskuar me shprehjet më të ashpëra regjimin tiranik të Sulltan Hamitit II , që
terrorozonte popullin shqiptar dhe gjithë popujt e tjerë. Ai kishte dënuar
politikën kapitulluese, që Sulltani ndiqte
ndaj Fuqive të Mëdha dhe mbretërive ballkanike, lëshimet që u bënte
shteteve të Ballkanit, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ai kishte
ndjerë shqetësimin e sanxhakut të Dibrës, i cili ishte objekt i lakmisë së
serbëve, malazezëve e bullgarëve.
Propangandues i të drejtave kombëtare shqiptare
Kur po kapërcente moshën njëzetvjeçare,
në kulmin e rinisë dhe të gjallërisë së një stine të bukur e fluidie, Izet
Shatku ishte një djalosh simpatik, me tipare të hequra, por fisnike, me një
temparment sa të shtruar e të qetë, aq të zjarrtë e shpërthyes, plot impulse
dhe hove shpirtu, një shpirt i etur për liri dhe drejtësi.
Në
moshën njëzetedyvjecare, Izet Shatku me vendosmëri propangandoi idetë
kombëtare të Kuvendit Shqiptar , që zhvilloi punimet në Pejë në janar 1899 , i cili formoi
organizatën e re kombëtare shqiptare
“Lidhja Shqiptare e Pejës” ose “Besa-Besë”. Izet Shatku përkrahu me gëzim
bashkimin e të gjithë popullit shqiptar dhe të bashkimit të viseve shqiptare të
të katër vilajeteve, të qeverisur nga vetë shqiptarët...Në takimet që kishte bërë me shokët e tij , ai ishte
shprehur: “ Unë nuk kam lakmi dëfrimet e
jetën luksoze, por gjithë dijet e aftësitë e mija dua ti vë në shërbim të luftës për clirimin e
atdheut, për ta parë Shqipërinë të lirë e të pavarur”. Ai theksonte
se nuk kishte hyrë në rrugën e
madhe patriotike për të përfituar të mira materiale por ishte shprehur: “Për
mua më e lartë nga të gjitha është liria
e Shqipërisë”.
Në mars të viti 1899 Izet Shatku
propangandoi veprën, që sapo ishte botuar , “Shqipëria c’ka qenë, c’është e cdo të bëhet “ të ideologut të shquar të
Rlindjes Shqiptare Sami Frashërit.. Ai e
kishte vlerësuar këtë vepër si traktat
të plotë politik të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, në të cilën Sami Frashëri dha
një kontribut të vecantë në përpunimin e cështjeve që kishte shtruar
për zgjidhje Lidhja Shqiptare e Pejës.
Vepra e Sami Frashërit iu përgjigj flakë për flakë detyrës themelore që qëndronte para atdhetarëve shqiptarë,
“shndërrimit të Lidhjes në një organizatë
mbarëshqiptare”.
Krahas
veprës së Sami Frashërit, Izet Shatku në prill të viti 1899 kishte
shpërndarë në rrethet atdhetare,
broshurën “Të zgjohemi”, e cila ishte
një thirrje që iu drejtohej
bashkëatdhetarëve shqiptarë. Ai kishte shkuar disa herë në Durrës, për të marrë botimet e shtypit
patriotik të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, të cilat futeshin fshehurazi në
Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit dhe shpërndaheshin në qytete të ndryshme.
Një numër i madh thirrjesh “Të zgjohemi” u shpërndan nga Izet Shatku, jo vetën
në qytetin e Dibrës së Madhe, por edhe në Kërcovë, Ohër, në Strugë, ku ai
kishte lidhjet shoqërore me ish gjimnazistët e qytetit të Manastirit.
Një ngjarje e shënuar në jeten e
Izet Shatkut ishte takimi me atdhetarin Dervish Hima në gusht 1908, ishin
momentet kur kishin shpërthyer manifestimet nën parrullat e përhapura në atë
kohë “liri, barazi, vëllazëri dhe drejtësi”, ku populli shqiptar shprehu
solidaritetin me xhonturqit. Ndërkohë
Izet Shatku me rrethet patriotike
shpalljen e kushtetutës, apo Hyrjetit (lirisë) e kishin pritur me gëzim
të madh dhe e kishin besuar si shpallje të lirisë dhe
vetqeverisjes së Shqipërisë. Me guxim Izet Shatku veproi
në krijimin e komisioneve që do
të kryenin funksionet e organeve të vetqeverisjes duke mbajtur rregullin dhe qetësinë. Shumë
shpejt Izet Shatku e kuptoi se revolucioni Xhonturk i 1908 ishte i përciptë,
ishte vetëm një goditje e e absolutizmit të sulltanëve turq, por nuk i kishte
prerë rrënjët e vjetra e të kalbura .
Izet Shatku kritikoi Hyrjetin e shpallur
me aq zhurmë e bujë , ai e krahasonte
lirinë e shpallur nga xhonturqit me kufomën e despotizmit, me kufomën që ecën,
që është ende “e gjallë”…
Me përkushtim Izet Shatku
kishte ndimuar klubin shqiptar
“Bashkimi” në organizimin e thirrjes së Kongresit për vendosjen e një
alfabeti të gjuhës shqipe. Mirëpriti
vendimet e kongresit të Manastirit duke
propanganduar përhapjen e shkollave dhe të mësimit të gjuhës shqipe. Xhonturqit
kishin tentuar ta përdornin Izet Shatkun
si përkrahës të programit të tyre në Kongresin e Dibrës 23 korrik 1909, ditën e
prvjetorit të shpalljes së kushtetuës. Izet Shatku kishte kuptuar dredhitë e tyre që ti bindnin shqiptarët të hiqnin
dorë nga lufta për clirimin kombëtar. Me
kongresin e Dibrës xhonturqit kishin shpresuar të forconin lidhjet me shqiptarët dhe të krijonin para botës
së jashtme përshtypjen se midis turqve të rinj dhe shqiptarëve kishte interesa të përbashkëta dhe qe vendosur bashkëpunimi..
Pas kongresit të Dibrës Izet Shatku u aktivizua në lëvizjet e reja patriotike që përfshinë rrethet Ferizaj, Pejë, Prizren, Lumë dhe Dibër, që drejtohej kundër
politikës antishqiptare të xhonturqve. Ai kishte shprehur së bashku me atdhetarët Dibranë
kërkesën për mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha
shkollat, kryerjen e shërbimit ushtarak vetëm në Shqipëri dhe ndryshimin e
sistemit të taksave sipas nevojave të vendit.
Izet Shatku pas kongresit të Dytë të Manastirut ( 2-3
prill 1910) , kur ishte krijuar një gjendje
tepër e e acaruar me xhonturqit
për shkak të alfabetit të gjuhës shqipe , kishte përkrahur lëvizjen e
gjerë popullore kundër përpjekjeve të
xhonturqve për t’u imponuar shqiptarëve alfabetin arab. Ai ishte
entusiazmuar nga shpërthimi i kryengritjes antiosmane të Kosovës të vitit 1910, dhe kryengritjes së Malësisë së Madhe në pranverën e viti 1911. Izet Shatku kishte mbrojtur programin e kryengritësve ,
duke i quajtur kërkesat e tyre të ligjëshme, kombëtare të ngulitura thellë në shpirtin e gjithë shqiptarëve.
Kishte filluar organizimi i
kryengritjes së përgjithshme . Komitetet shqiptare në Dibër, Korcë,
Gjirokastër, Vlorë, Berat, Elbasan
kishin dhënë besën dhe prisnin
vetëm një shkëndijë që zjarri i kryengritjes
të përfshinte gjithë Shqipërinë. Komiteti atdhetar i parësisë
së Dibrës i kish drejtuar telegram më 22
nëndor 1912 komisjonit iniciator të
Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, me anën e të cilit e njofton
se delegatët janë zgjedhur dhe po nisen për në Vlorë :
“Delegatët e caktuar nesër nisen
së këtejmi për atje.”
Izet Shatku e
priti me gëzim të madh Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Qeverisë të
Përkohëshme të Vlorës, të kryesuar nga patrioti Ismail Qemali. Si të gjithë
atdhetarët e tjerë dibranë ishte
aktivizuar në shërbim të rretheve patriotike në Dibër , në mbrotje të shtetit
të pavarur shqiptar, që në ato momente kalonte ditë shumë të vështira.
Popullsia e Dibrës kishte pritur me
protesta padrejtësinë konferencës së Londrës
të aneksimit të Dibrës së Mashe nën sundmin e Sërbisë. Izet Shatku
kishte marrë pjesë në tubimin që ishte organizuar në Dibrën e Madhe , ku u
hartua thirrja e popullit të Dibrës drejtuar Fuqive të Mëdha , me anën e së
cilës kërkojnë që të bashkohen me Shqipërinë për të shpëtuar
nga robëria e pushtonjësit sërb.
Sipas një njoftimi të botuar në
gazetën”Përlindja e Shqipnisë”, organ zyrtar i Qeverisë së Përkohëshmë të
Vlorës , më 12 gusht 1913, Elez
Isufi-udhëheqës i shquar i Dibrës, Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep Bajraktari
nga Hasi me shpurat e tyre, shkuan në Vlorë dhe u takuan e biseduan me
kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin,”...mbi gjendjen në malësi që
përfaqësonin dhe mbi masat që duheshin marrë për të sunduar ato vise...sipas
interesit të Shqipërisë. Tani të nderuar bajraktarë, thuhej në atë njoftim,
-presin të ikurit e ushtrisë serbe prej atyre viseve që të mund të venë në
vendin e tyre e të zgjerojnë kësisojë fushën e qeverisë...”Ismail Qemaili në
emër të Qeverisë, në këtë takim, edhepse nuk kishte fuqi ushtarake e mjete
financiare, u premtoi krerëve të , Dibrës e Hasit e Lumës ndihmë për t´u
çliruar nga pushtimi serb, por edhe i udhëzoi që, me t´u kthyer në krahinat e
tyre, të organizonin kryengritjen kundër pushtuesve serb.
Izet Shatku kishte
përkrahur lëvizjen e armatosur Dibrane. Malësorët dibranë , pasi
kishin dëbuar xhandarët e ushtarët serbë nga fshatarat e tyre iu drejtuan
qytetit të Dibrës. Pas luftimesh të ashpëra ku kishte marrë pjesë edhe
popullsia e qytetit, Dibra ishte cliruara.. Kryengritësit Dibranë , numuri i të
cilëve arrinte në disa mijëra vetë
kishin marshuar drejt Kërcovës
dhe një pjesë kishte qëndruar në malet e Petrinës dhe të Istokut. Trimat
Dibranë luftuan me heroizëm për clirimin
e e trojeve të shënjta të atdheut .
Këtë trimëri dibrane e tregon qartë edhe Deklarata e nëpunësit të zyrës se lajmeve të
Strugës, drejtuar kryesisë së komunës së
Qukësit, që njofton mbi veprimet e kryengritësve të Dibrës dhe mbi zbrazjen, e
Ohrit dhe Strugës prej serbëve, në të cilën më 27 shtator 1913 shkruhej :
“ Serbët kanë lënë vetëm në Dibër nja
400 të vrare. Hë për hë Resnja nuk është liruar. Sot u dërgua fuqi që t'i
dëbojë serbët nga Resnja. Marrim vesh se Resnja ësht rrethuar dhe kemi shpresë
se sot a nesër do dorëzohet. Së bashku me çetën e përbërë prej 50-60 vetëve që
erdhi nga Dibra; edhe nga qyteti dhe fshatrat e këtushëm, u nisën 120 vetë pa
dallim race e feje. Këta u nisën nga Ohri për në Resnjë. Nuk është zënë ndonjë
top në Ohër e në Strugë. Topat që kishin në Trebisht i hoqën, bile thonë se
ndodhen në majën e Gjevatës. Struga dhe Ohri u zbrazën nga armiku pa u
bërë ndonjë luftë. Sa për Dibrën aty nuk
ka nëpunës akoma. Mënyrën se si rodhi ngjarja Kryetari i Qeverisë e di më me
siguri, nënprefkti i Ohrit do t'ju japë më shumë hollësira. Me Ohrin mund të korespondoni. Në Istok ndodhën përpjekje
kundër serbëve, po lavdi Zotit, situata jona qenkësh e mirë. Ishalla, edhe
këtej i dëbojmë . Të shohim përfundimin që do të marrë puna, të cilin do
t’Ju parashtrojmë Zotërisë Suaj Zotëri”
Fitoret e kryengritësve dibranë
tregohen edhe në telegramin e kryetarit
të komunës së Qukësit, drejtuar prefektit të Elbasanit, i cili njofton se sërbët janë thyer keq nga forcat
kryengritëse dibrane., më 28 shtator
1913 shkruhet “ Një tregetar. i cili
kaloi nga Manastiri për Elbasan, nëpërmjet Qukësit, si dhe ndërlidhësi ynë që
vajti në Strugë, na tregojnë se me vullnet të Zotit, serbët ikën aq keq të
shkatërruar, sa që ikjen nga Ohri s'mundi ta merrte vesh Struga dhe ikjen nga
Struga nuk e mori vesh Qafa e Thanës. Nga kjo kuptohet se edhe në Manastir nuk
do të mbahen dhe do të marrin frymë vetëm në Belgrad. Shkaku i ikjes në këtë
mënyrë ndodhi nga që nuk u erdhi fuqia, të cilën kishin dhjetë ditë që e kishin
kërkuar nga Belgradi. Këta shtojnë se pasi ikën në këtë mënyrë në Zavojë u bënë
disa përpjekje, përfundimi i të cilave nuk u muar vesh dhe se serbët përveç
shtatë topave në Strugë, lanë edhe shumë materiale. Tregëtari i përmendur më
sipër thotë se ka në dorë një letër posaçërisht drejtuar Shkëlqesisë Suaj nga
Struga. “
E trembur nga përpjestimet e
kryengritjes Dibrane, qeveria serbe
kishte shpallur mobilizimin
e ushtrisë së saj, krijoi tre
divizione të reja ushtarake dhe në fillim
të tetorit ushtria sebe kishte ndërmarë
mësymjen e saj kundër kryengritjes së Dibrës.. Izet Shatku kishte përkrahur luftimet e përgjakshme
që ishin zhvilluar dy ditë rresht në malet e grykat e Petrinës dhe të
Istokut. Kryengritësit ishin detyruar të tërhiqeshin dhe qytete e cliruara kishin mbetur në duart e ushtrisë serbe, e
cila filloi masakrat ndaj popullsisë dibrane. Në një letër të një ushtaraku
serb më 22 tetor 1913 thuhej : “ . . nuk
kam kohë të shkruaj gjatë , por mund të të them se këtu po bëhenn gjëra të
tmerrshme . Jam i tmerruar dhe pyes
gjithnjë se si njerzëit mund të jenë kaq barbarë për të kryer të
tilla mizori ...Nuk ka vecse kufoma , pluhur e hi “
Masakrat sebre ishin
përbindëshe sic e tregon edhe
thënja e Haki Stërmillit : "Në Dibër , tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish,u bë thertore
njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një
heshtje tmerri.”
Izet Shatku ishte trishtuar dhe i dëshpëruar u shpërngul nga
Dibra , duke u larguar me dhimbje e helëm në zemër për vendlinjden e tij të
dashur, e cila u përballë me një genocid
të egër dhe dëbim me dhunë e popullsisë dibrane .Këto ngjarje ishin vërtetë të dhimbshme e tragjike
Me gjithë pësimet, në ndërgjegjen e Izet Shatkut ishte rrënjosur dashuria për Dibrën e Madhe, e cila me
kryengritjen e vitit 1913 tregoi të vërtëtën historike se të
gjitha ato qytete e fshatra të përfshira në flakën e luftës , ishin tokë e
shënjtë etnike shqiptare. Deshën apo nuk
deshën pushtuesit serbë, çështja shqiptare pas kryengritjes së vitit 1913 u bë
edhe më tepër çështje ndërkombëtare. Izet Shatku ndjehej krenar për
kryengritësit dibranë, ai e vlerësonte guximin e tyre si një akt patriotik, duke shprehur një
atdhedashuri të madhe për territoret e tyre të grabitura nga Serbia e Mali i
Zi.
Izet Shatku e kishte
vlerësuar Kryengritjjen Dibrane të vitit
1913 , si përpjekjen më të organizuar e burrërore të dibranëve kundër Serbisë, e kundër vendimeve absurde të Konferencës së Ambasadorëve
në Londër, e cila rezultoi me krijimin e kufijve kolonialë për shqiptarët. Izet
Shatku largohet nga Dibra e madhe me
bindjen se kurrë nuk do të ketë qetësi derisa të mos bashkohen gjymtyrët e
shkëputura nga trupi i Shqipërisë. Ai e dinte mirë se bashkimi i territoreve shqiptare në një
shtet kombëtar ishte një e drejtë e patjetërsueshme, të cilën e gëzonin të
gjithë popujt e Ballkanit dhe të Evropës. Ai më vonë kishte shkruar :
“ Cështja jonë e pazgjidhur
kombëtare, ka në themel Shqipërinë etnike,
çlirimin e territoreve shqiptare nga të gjithë pushtuesit. Synimi i
shenjtë i të gjithë brezave shqiptarë ka qenë, është dhe do të jetë bashkimi i
të gjitha territoreve shqiptare në një shtet kombëtar, meqë jemi i vetmi shtet
në rruzullin tokësor, që është kufizuar në tërë gjatësinë tokësore të kufijve
me vetveten, me popullin e vet të një gjaku, një gjuhe, një historie.”
Në
Universitetin e Stambollit
Me mbresat e fëmijrisë e sidomos
me dashurinë e madhe për vendlindjen
Dibrën e Madhe dhe atdheun e tij
Shqipërinë Izet Shatku me dhimbje e i
pezmatuar ishte nisur për në kryeqytetin
e perandorisë osmane Stamboll. Në fund të dhjetorit 1913 ai u
sitemua në një nga lagjet e Stambollit. Duke parë madhështinë e Stambollit,
Izet Shatku kujtonte ma mall Dibrën e
Madhe , të cilën që nga ky moment do ta përdor emrin e dashur Dibra si mbiemrin e tij të preferuar duke u quajtur
Izet Dibra.
Megjithëse Stambolli i vendosur në brigjet evropiane dhe
aziatike të Bosforit ishte në atë kohë akoma një nga qytetet më të mëdha dhe të bukura të Evropës me 1 milionë banorë , Izet Dibra (Shatku) nuk e ndjente vehten të qetë,
enderronte sa më shpejtë të kthjehej në vendlindjen e tij të dashur Ai ndodhej fizikisht në Stamboll , por
mendjen e shpirtin e kishte tek Dibra e Madhe
dhe kishte vendosur që të qëndronte përkohësisht në Stamboll. Në
fillimet e para të jetës në Stamboll Izet Dibra (Shatku) kishte vizituar shpesh territorin ku banonin shqiptarët e mërguar , që në atë kohë ishin rreth 45- 50
mijë shqiptarë , ishte kolonia më e madhe shqiptare e mërgimit, e cila ishte një vatër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në këtë vend kishin zhvilluar veprimtarinë
e tyre patriotike atdhetarët dhe mendimtarët më të shquar të lëvizjes sonë
kombëtare si : Pashko Vasa , Kostandin Kristoforidhi, Hasan Tahsini, Ismail
Qemali, Abdyl, Sami e Naim Frashëri, Jani Vreto
etj. Në gjimnazin e Manasitirit Izet Shatku kishte marrë njohuri mbi veprimtarinë e këtyre rilindasve të mëdhenjë që gjithcka e
shkrinë pasuinë për mëmëdhenë e tyre të dashur.
Në Stamboll Izet
Dibra(Shatku) filloi studimet për
drejtësi në Univesitetin e Stambollit. Studenti Izet Dibra (Shatku) inteligjent dhe i pashëm iu përkushtua
studimit të disiplinave juridike duke përvetësuar bazat e të drejtës. Bashkëkohës së studentit Izet Dibra
(Shatku) tregojnë se : “Izeti kishte vijuar rregullisht studimet me passion për të përvetsësur njohuri në
fushën e drejtësisë. Ai kishte shfaqur
mendimin kritik në seminaret
duke amalizuar e argumentuar cështje të
së drejtës. Në procesin e studimeve në
këtë fakultet kishte shfytëzuar
bibliotekat e pasura me botime në fushën e së drejtës civile , penale e atë ndërkombëtare..Kishte
treguar kujdes në zbatimin e
rregullave përkatëse, për të realizuar programin studimor të Fakultetit
Kishte qenë i sukseshëm si pjesmarrës aktiv në shoqata të ndryshme që
kishin funksionuar Brenda universitetit të Stambollit. Ishte
ndër studentët e dalluar ku ishte vlerësuar si përfaqësues në këshillat e
fakultetit të drejtësisë.
Kishte ndjekur me shumë interes leksionet, seminaret dhe të gjitha veprimtaritë e tjera studimore të organizuara në fakultet dhe me përgjegjësi kishte shlyer të gjitha detyrimet e
përcaktuara në planin e studimeve të
fakultetit të drejtësisë. Studenti Izet Dibra (Shatku) ishte në fakultetin e
drejtësisë shëmbulli i disiplinës
korrekte, me një paraqitje të jashtme në
përputhje me karakterin akademik të Universitetit.
Ai ruante e respekton
etikën e sjelljes me stafin akademik,me stafin e shërbimit, me studentët
e tjerë, në mjediset e Universitetit, në orët e studimit, në praktikat
profesionale dhe në çdo aktivitet tjetër të organizuar nga Universiteti.
Stambollit..”
Në vitin 1917 Izet Dibra
(Shatku) u diplomua si jurist me
rezultate të larta dhe kishte fituar simpatinë e respektin e stafit drejtues të
universitetit të Stambollit, i cili duke
vlerësuar arritjet e tij, e kishte rekomanduar në organet administrative, të
cilësuar me aftësi drejtuese në administratën e perandorisë osmane.
Ishin rezultatet e larta të përfundimit të
studimeve të drejtësisë, ata që rritën më tepër performancën e Izet Dibrës
(Shatkut) dhe ndikuan në emrërimin e
tij si n/prefekt e prefekt në disa krahina të Perandorise turke si në: Soroviç, Korana,
Allasonjë, Kjallar, Kërçove dhe Çall.
Në vitet 1917 – 1920 Izet Dibra (Shatku) punoi në drejtimin e
prefekturës së krahinave të perandorisë
në shkatërrim dhe mendjen e kishte të kthehej sa më parë në atdheun e dashur.
Me përfundimin e :uftës së Parë Botërore, Turqia ishte në gjykim nga Konferenca
e Versajës, e cila e ndëshkoi duke
firmosur shpërbërjen e perandosrisë osmane. Në fillim të vitit 1920 Izet Dibra (Shatku) u
kthye në atdhe.
KTHIMI E
VEPIMTARIA NË ATDHE
Me ndjenjën e mallit për atdheun , me
kulturën juridike që kishte fituar nga arsimimi në universitetin e Stambollit ,
me përvojën e drejtimit administrativ si dhe me dëshirën e tij të madhe, për të kontribuar në jetën politike e
sociale të atdheut, Izet Dibra (Shatku) u vendos në Tiranë në fillim të vitit
1920. Ai ende ndjente në shpirt dhimbjen e thellë që nuk ishte korrigjuar
padrejtësia që kishte bërë Konferenca e Londrës, duke aneksuar vendlindjen e
tij të dashur Dibrën e Madhe, e cila në këtë kohë, sipas
sistemit të Versajës, ishte aneksuar nën sundimin e mbretërisë
serbo-kroate-sllovene, që në vitin 1928
emërtohet Jugosllavi si emblemë e pansllavizmit.
Izet Dibra (Shatku) kishte endërruar që
të kthehej në Dibrën e Madhe, për të shërbyer në vendlindjen e tij të dashur,
por regjimi terrorist i Beogradit vazhdonte në këtë periudhë sundimin e egër,
duke mohuar të drejtat kombëtare të trevave shqiptare jashtë kufirit
administrativ shtetëror të Shqipërisë Londineze të 29 korrikut 1913.
Izet Dibra u vendos në Tiranë, në ditët
e para të shkurtit 1920 dhe ishte i pranmishëm në pritjen me entusiazëm që iu
bë mbërritjes së qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës, me kryeministër
Sulejman Delvina, e cila më 11 shkurt
1920 pagëzoi Tiranën kryeqytetin e Shqipërisë. Gjatë muajve shkurt-mars 1920
Izet Dibra përkrahu qeverinë e Tiranës në veprimtarinë e saj të pavarur, me në
krye Këshillin e lartë të zgjedhur nga Kongresi Lushnjës, duke kundërshtuar e
mos pranuar kontrollin e përfaqësuesve italianë në administratën e saj dhe
kishte kërkuar largimin e tyre.
Izet Dibra ishte ndër të parët që iu
bashkua zërit atdhetar shqiptar, rretheve patriotike brenda vendit për
përgatitjen e luftës së armatosur kundër
pushtuesve italianë, si armiqtë kryesorë midis pretendetëve të tjerë për rindarjen
e Shqipërisë. Ai mbështeti qeverinë e Tiranës, që kishte marrë masat e duhura
për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë dhe për basjkimin rreth qeverisë së
Tiranës edhe të atyre krahinave të shtetit shqiptar, që nuk ishin lidhur ende
me të administrativisht.
Izet Dibra inkurajonte aktivistët e
komiteteve të “Mbrotjtes Kombëtare”, ku duke organizuar takime të shpeshta
sqaruese thoshte : “Vlora është e Shqipërisë .Le të kundërshtojmë me anë armësh
lakmonjësin pushtues itaian, kemi përkrahjen e të gjitthë rretheve përparimtare
të vendeve të huaja, që mbështesin kërkesat kombëtare të popllit shqiptar” .
Kryengritja e armatosur që nisi
popullsia patriote e krahinës së Vlorës kundër pushtuesve italianë, u shndërrua
shpejt në një kryengritje të të gjithë popullit shqiptar. Izet Dibra, në
përgjigje të thirrjes të komitetit të Mbrojtjes Kombëtare u aktivizua në
mbledhjen e ndihmave në të holla, në veshmbathje, në drithë e bagëti, duke i
ndihmuar kryengritëset edhe me armë e sidomos me municione. Në mbështetje të
luftës së armatosur, Izet Dibra u bë pjesë aktivie e organizimit të
manifestimeve popullore në Tiranë, duke shprehur jo vetëm entusiazmin
patriotic, por edhe vendosmërinë për çlirimin e Vlorës nga pushtuesi italianë.
Bashkëkohësit e tij tregojnë se Izet Dibra (Shatku) kishte portretin e bukur, ishte me trup të
gjatë, si një lis vigan, fytyra e tij e pashme lëshonte rreze drite, me
atë buzëqeshjen e tij të embël shprehte botën e tij të pasur shpirtërore.
Kultura jurdike, që kishte fituar me vite të gjata pune e zelli pasionant për
studime të thella, e kishte bërë komunikues me njerzit, të vemendshëm në
bisedat që zhvillonte, të thjeshtë dhe modest në shoqëri.
Në librin me titull “Kujtime” të Mehdi
Frashërit, në të cilin përfshihen ngjarjet, nga viti 1918-1933, me mbresat,
raportet, korespondencat me zyrtarë të kohës, si dhe angazhimet politike dhe
diplomatike të një politikani dhe diplomati karriere, në dobi të kauzës
Shqiptare në arenën ndërkombëtare, jepen ndikimet si dhe lidhjet që Mehdi
Frashëri kishte me politikën e brendshme në Shqipëri. Ja se c’shkruan Mehdiu në
lidhje me Izet Dibrën. “Izet Dibra ishte nënprefekt i kryeqytetit. Në Tiranë u
shpall shtetrrethimi dhe u krijua menjëherë gjykatorja ushtarake, për të hetuar
dhe gjykuar fajtorët e lëvizjes. Midis këtyre ndodhej edhe Abdi bej Toptani, i
cili disa ditë më parë se të ngjante lëvizja e Elez Jusufit, Xhafer bej Ypit, i
kishte çuar një kartëvizitë ku i thoshte se kishte marrë vesh se po bëheshin
përgatitje për një kryengritje, pa dhënë shpjegime të tjera. Kurse informatat e
qeverisë, mbasi plasi pushka, ishin ndryshe, d.m.th. se Abdi beu, si dhe Aqif
Pasha në Elbasan, kishin haber për këtë kryengritje. Izet Dibra bënte hetimet e
Abdi beut. Unë vajta e u poqa me Izet Dibrën, dhe e pyeta rreth kësaj cështjeje,
i cili më tha se, simbas dëshmisë së një djaloshi katundar, Abdi beu ishte
kompromentuar me kryengritësit. Por, megjithatë, kartëvizita që mbante Xhafer
Ypi, na vinte në dyshim dhe kështu unë ndërhyra pranë Ahmet beut për të mos e
dënuar Abdi beun, por ta linte të lirë të shkonte jashtë Shqipërisë. Mbas shumë
bisedimesh ndërmjet meje dhe Abdi beut, u vendos që Qemal bej Delvina të merrte
Abdi beun dhe ta conte në Durrës, dhe mbasandej të shkonte në Vjenë. Ndërsa,
Mustafa Ndroqi u kap dhe u soll në Tiranë për t’ia dorëzuar Gjyqit Penal
Ushtarak”.
Në fillim të vitit 1921 Izet Dibra
(Shatku) ndihmoi lëvizjen për demokratizimit të organeve shtetërore, ai
bashkëpunoi me rrethet demokratike në Tiranë, duke marrë pjesë në fushatën e
zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar, që ishin zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri dhe më 21 prill 1921 nisi
jetën parlamenti i parë pluralist shqiptar. Si një jurist inteligjent
kishte bashkëpunuar me rrethet politike, duke respektuar pikpamjet e programeve
të partive politike Profili i tij ka
qenë prej një politikani dhe politikbërësi në interes të qytetarëve dhe të
komunitetit ku kishte vepruar.
Në fillim të
vitit 1921, Izet Dibra (Shatku) u emërua
nënprefekt i kryeqytetit Tiranë, detyrë të cilën e nisi duke punuar me
të gjitha energjitë e tij mendore e fizike. Malli për atdheun, largësia prej
disa vitesh larg Shqipërisë i kishin shtuar më shumë motivimin për të forcuar e
konsoliduar organet administrative të
shtetit të brisht shqiptar. Ai priti me gëzim ditën e 17 dhjetorit 1920,
pranimin dhe anëtarësimin e Shipërisë në Lidhjen e Kombeve. Pranimi i
Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, qe rezultat i punës dhe përpjekjeve të
vazhdueshme të patriotëve, intelektualëve e miqve të Shqipërisë kudo në botë.
Një vend të veçantë në këto përpjekje për t’iu bashkuar qytetërimit botëror
luajtën dhe shoqëritë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, sidomos shoqëria e
shqiptarëve të Amerikës “Vatra”, dhe shtypi i kohës, të cilët dhanë një
kontribut të rëndësishëm në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar në lidhje
me çështjen shqiptare.
Izet Dibra e kishte të qartë se rëndësia e veçantë e kësaj faqe të historisë
politike të Shqipërisë do të kuptohej kur të mendohej se fillimi i
marrëdhënieve tona me Lidhjen e Kombeve përputhej me kohëra të rrezikshme për
fatet e Shqipërisë, sepse ishte koha kur Konferenca e Ambasadorëve në Paris
kishte marrë sërisht në shqyrtim vendimet ndërkombëtare që kishin të bënin me
krijimin e shtetit shqiptar.
Izet Dibra e filloi detyrën e nëprefektit të
Tiranës në një kohë të vështirë, kur
lëvizja për demokratizimin e organeve shtetërore u pengua me konfliktet
shoqërore që kishin dalë në plan të parë pas mënjanimit të rrezikut kryesor të
jashtëm. Kishin filluar të acaroheshin mosmarrëveshjet midis rretheve
demokratike dhe rretheve konsevatore për të të forcuar pozitat e tyre në
pushtetin politik me anën e zgjedhjeve parlamentare/
Fillimi i vitit 1921 e gjeti Izet Dibrën në
detyrën e nënprefektit të Tiranës, detyrë të cilën e kreu me shumë përgjegjësi
profesionale si jurist i aftë, por edhe
me përgjegjësi morale atdhetare, sepse e vlerësonte rëndësinë e forcimit të
admistartës në njësitë vendore të shtetit shqiptar. Në forcimin e punës së
administratës së këshillit të nënprefekturës së kryeqytetit , ai, tregoi
aftësitë e tij organizuese institucionale
duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha hallkat e zinxhirit
administrativë të prefekturës së Tiranës. Gjatë vjeshtës së vitit 1921 u riformuan
grupimet e mëparshme politike dhe kishte filluar forcimi i grupit popullor në
qeveri edhe në ushtri.. Krizat qeveritare ishin të shpeshta.. Kriza qeveritare
e dhjetorit 1921 acaroi grupimet rivale
në etjen e tyre për pushtet dhe në fillim të janarit 1922 ishin ndaluar
mitingjet e konferencat që nuk ishin të miratuara nga Ministri i Punëve të Brendshme A.Zogu Aparati i xhandarmërisë dhe ai i policisë
ishin venë në veprim për të mënjanuar kundërshtarët politike në konfrontimet e
tyre.. Kishte filluar carmatimi i popullsisë i shoqëuar me masa
të ashpëra. Politika fiskale e qeverisë së kryeministrit Xh. Ypit kishte
zbatuar vendimin për të mbledhur me forcë detyrimet e prapambetura mbi fshatarësinë, e cila e keqësoi gjendjen
ekonomike të fshatarësisë duke shtuar mjerimin esaj. Si pasojë kishte
filluar lëvizja kundër qeverisë, në të cilën ishin bashkuar elementë që
përfaqësonin rryma të ndryshme politike, të cilat nuk kishin interesa e qëllime
të njëjta.
Izet Dibra u përballë me
durim e urtësi me ata përfaqësues që
kërkonin të përmbysnin pushtetin duke tensionuar krahinat e vendit. Në
lëvizjen për përmbysjen e qevrisë së Xh.Ypit ishin përfshirë edhe elememtë
karrieristë, kundërshtarë politik të A.Zogut. Ky bashkim forcash heterogjene
ishte i dëmshëm për demokratizimin e shtetit shqiptar dhe Izet Dibra kishte
ndjerë keqardhje për këtë armiqësi midis shqiptarëve ambiziozë për sundim
pushteti. Ai kishte ndjenja të larta atdhetare dhe i donte të gjithë shqiptarët
të bashkuar për forcimin e konsolidimin e shtetit shqiptar, për zhvillimin
ekonomik të Shqipërisë që kishte
në trupin e saj plagën e rëndë të copëtimit të trojeve shqiptare.
Në këto momente të vështira,
Izet Dibra përjetoi dhimbshëm
shpërthimin e kryengritjes në ditët e para të marsit 1922, e cila kishte plan
të sulmonte njëkohësisht Shkodrën, Tiranën dhe Elbasanin. Iniciatoret e
kryngritjes ishin kryesisht persona që kishin forca dhe ndikim në tri
prefektura: në atë të Kosovës (që përfshinte rrethet e sotme të Kukësit e
Tropojës), të Dibrës dhe të Durrësit. Forcat kryngritëse të Dibrës
të udhëhequra nga Elez Isufi pasi kishin korrur suksese në luftime iu afruan Tiranës dhe më 8 mars ato hynë në
kryeqytet duke marrë një pjesë të
Tiranës kishin filluar të zhvillonin luftime kundër garnizonit të Tiranës që komandohej nga A. Zogu. Luftimet
ishin të ashpëra dhe me humbje nga të dy palët. Në castin më kritik për trupat qeveritare kishte ndërhyr ministi
anglez në Shqipëri H. Aiers, i cili e kishte bindur Elez Isufin të tërhiqej.
Pas kësaj ngjarje tronditëse qeveria
zbatoi masa ndëshkimore duke organizuar gjyqin ushtarak.. Izet Dibra u emërua
anëtar i gjykatës ushtarake., detyrë të cilën e kryeu me korrektësi duke
zbatuar ligjet e shtetit shqiptar.
Izet Dibra, nënprefekt
i Elbasanit (mars –qershor 1922)
Pas lëvizjes së marsit 1922, Izet Dibra
emërohet nënprefekt në Elbasan,
nga marsi
1922 deri në qershor 1922. Në pak muaj që qëndroi në ktë detyrë, ai drejtoi me rigorozitet në administratën e
prefekturës së Elbasanit. Izet Dibra si
nënprefekt ekzekutonte urdhërat që i përkisnin administratës së prefekturës dhe
ndikoi në mbajtjen e qetësisë dhe
stabilitetin qytetar, duke marrë masat e duhura për të mos lejuar zhvillimin e
ngjarjeve të jashtëzakonshme..
Izet Dibra kishte treguar që në fillim të
punës si nënprefekt motivimin e detyrës
që i ishte bessuar. për t’i shërbyer komunitetit të Elbasanit me përkushtim, duke zbatuar
disiplinën e ndërgjegjshme të postit shtetëror dhe duke ofruar bashkëpunimin e tij të ndershëm e të
sinqertë me të gjitha strukturat e qeverisjes së kësaj treve. Gjithashtu ai dha
ndihmesën e tij në të gjithë veprimtarinë
ditore për mbarëvajtjen sa më mirë të prefekturës së Elbasanit. Në mënyrë
reciproke, ai kishte ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me komandën e
xhandarmërisë dhe ato të policies, duke siguruar në prefekturën e Elbasanit
rregullin e qetësinë publike.
Në dokumentat e asaj kohe, emri i Izet
Dibrës në prefekturën e Elbasanit
vlerësohet pëe mirëadministrimin e të ardhurave financiare, të pagesave
si dhe shpenzimet finaciare, duke
vëzhguar me kujdes e me përgjegjësi
drejtorinë e finanacave të prefekturës së Elbasanit.. Njëkohësisht, në
detyrën e nëprefektit, Izet Dibra respektonte institucionet e tjera të prefectures,
duke zbatuar me përgjegjësi detyrën e tij dhe nuk ndërhynte në kompetencat e
nëpunësve të tjerë.
Megjithëse sipas detyrës, kishte të
drejtë të vëzhgonte të gjitha punët e prefekturës, ai, asnjëherë nuk u përzie
në proceset gjyqësore, duke mos
përdorur ndikimin e tij për
përfitime personale apo klanore. Izet Dibra kishte treguar kujdes në dhënien e
pasaportave, në dhënjen e lejeve për gjah dhe përdorim arme. Ai drejtoi me aftësi organizative këshillin
administrativ të prefectures, duke ndihmuar drejtorinë e financave, sekretarinë
dhe të zgjedhurit e këshillave të krahinavet të prefekturës së Elbasanit në
mbarëecurinë e punëve të ngjeshura dhe me përgjegjësi që iu dilnin përpara.
Bashkëkohësit e Izet Dibrës, tregojnë se
nën drejtimin e tij, këshilli adminstrativ i prefekturës zhvillonte me rreptësi
çdo ankand dhe administronte ligjërisht, me anën e nëpunësve procedurat e
ankandit, duke siguruar rregullin e ankantit të pyjevet të shtetit; të
ndërtesavet të shtetit. Izet Dibra shqyrtonte me kujdes të ardhunat dhe
shpenzimet e këshillave të krahinavet dhe kontrollonte me
disiplinë të lartë vendimet e administratës
së nëprefekturës.
Izet Dibra, Deputetë i prefekturës
së Dibrës (1923 – 1925)
Figura e Izet Dibrës rritej
dita ditës dhe profili i tij, dalëngadalë, po ravijëzohej si ai i një buri të
vërtetë shteti. Autoriteti i tij ishte
rritur në mënyrë reale në opinionin e gjërë shoqëror demokratik , për shkak të aftësitë
drejtuese, organizuese, figurës së pastër morale dhe kulturës juridike. Për këto cilësi, por
mbi të gjitha për virtytet që mbrunin larakterin e tij, do ta propozonin
kandidat për deputet i prefekturës së Dibrës. Kishte filluar lëvizja për
thirrjen e Asamblesë Kushtetuese, si organ që do të caktonte formën e regjimit
politik dhe statutin themeltar të shtetit shqiptar
Në një atmosferë acaruese midis grupimeve politike u zhvilluan zgjedhjet e dhjetorit 1923 , në
të cilat Izet Dibra u zgjodh deputet i prefekturës së Dibrës nga viti 1923-1925.
Në veprimtarinë e
parlamentit shqiptar të viteve 1923 -1925 fjala e Izet Dibrës kishte shumë
peshë, me argumentat e tij jepte mendime racionale në dobi të zhvillimit të
jetës ekonomike e politike të vendit. Kishte ndërtuar
marrëdhënie dashamirësie me të gjithë zgjedhësit e prefekturës së
Dibrës, dinte se si të fliste dhe të përgatiste projekte dhe veprimitari
në dobi të qytetarëve dhe komunitetit. Ai ishte serioz në zgjidhjen e halleve
dhe problemenve të zgjedhësve të tij. E donin dhe respektonin për ndershmërinë
e tij në mbajtjen e fjalës së dhënë, ishte kërkues ndaj vetes dhe tregonte
kurdoherë përkushtim e vendosmëri për zbatimin e ligjeve shtetërore.
. Zenel Prodani, mik dhe koleg i Izet
Dibrës, tregon në kujtimet e tij punën e përkushtuar të Izet Dibrës si një deputet që përfaqësonte me dinjitet interesat e
popullsisë së prefekturës së Dibrës. Në kushtet e acarimit të luftës për
pushtet midis qeverisë dhe opozitës,
Izet Shatku nuk bëhej pjesë e intrigave politike, por ruante të pastër
karakterin e tij të qëndrueshëm, frymën atdhetare dhe gadishmërinë për t’i
shërbyer komunitetit që e kishte zgjedhur . Shumë herë Izet Shatku ishte pranë
zgjedhësve të prefekturës së Dibrës, dëgjonte me vemendje ankesat dhe kërkesat e tyre. Ishte i
vetëdijshëm se shumë gjëra nuk vareshin
prej tij. Kriza ekonomike dhe atentati që iu bë kryeministrit Ahmet
Zogu, në shkurt 1924, thelloi përçarjen politike, nxiti konjukturat e
prapaskenat dhe paralizoi jetën parlamentare. Kjo situatë e avraguar rëndshëm e
kishte shqetësuar Izet Dibrën , por ai ruajti ekuilibrin, duke ju shmangur
grupazheve e veprimeve revolucionare. Ai ruajti gjakftohësinë në castin kur
forca të armatosura rrethuan parlamentin
shqiptar, pas momentit të parë të atentatit të A. Zogut.
Izet Dibra, pas acarimit të situatës
politike, në pranverë të vitit 1924 vizitoi fshatrat në prefekturën e Dibrës
dhe vëzhgoi nga afër gjendjen e mjeruar të
fshatërësisë, me një ekonomi në amulli, në kushte të vështira natyrore.
Ai ishte pezmatuar, kur kishte gjetur fshatarë pa bukë dhe të mbytur në borxhe.
Ishte revoltuar se shumë familjeve iu mungonte fara e mbjelljes dhe kafshët
tërheqëse dhe, si rrjedhojë. një pjesë e tokës së punueshme mbetej pa mbjellë.
Ali Erebara, mik dhe
bashkëpuntor i ngushtë i Izet Dibrës tregon se
: “ Deputeti Izet Dibra ishte i interesuar edhe për problemet që kishin
zonat malore te prefekturës së Dibrës .Ai raportonte në parlament shqetësimet e
fshatarësisë së zonave malore dhe shpesh guxonte ta tregonte realitetin të
saktë ashtu sic ishte. Izet Dibra fliste flisste me keqardhje për gjendjen e
vështirë të fshatarësisë së zonave malore, të cilat ishin shumë te varfëra,
ushqeheshin me barishte, me pemë dhe me
çka mund të sajonin, duke jetuar me mundime të tejskajshme, të kërcënuar nga
uria. Fshatarët e zonave malore ishin të rrënuar ekonomikisht dhe kishin
detyrime edhe për të paguar taksat. Izet Dibra bisedonte haptas me zgjedhësit e
vet, ai komunikonte edhe me shtresat e ndryshme qytetare, me nëpunësit e vegjël,
civilë edhe ushtarakë. Organizonte takime
me arsimatrët e xhandarët dhe ndërhynte për zvarritjet që bëheshin për
rrogat e tyre, të cilay jo rrallë, shtyheshim me muaj të tërë pa u paguar.
Në parlament, Izet Dibra
kritikonte qeverinë e kryesuar nga Shefqet Vërlaci, që ajo të mënjanonte masat
gjysmake të karakterit ekonomik e politik. Diskutonte parimisht duke treguar
realitetin e rritjes së
pakënaqësisë popullore.Me guxim iu
drejtohej qeveritarëve të plotësonin kërkesat e e fshatarësisë për uljen e
taksave. Tensionet politike u shtuan me
vrasjen e Avni Rustemit. Izet Dibra kontribuoi për qetësimin e situatës së
rënduar në jetën parlamentare dhe ishte shprehur kundër dhunës revolucionare.
Vrasja e Avni Rustemit e nxiti më tej dhunën revolucionare dhe shpejtoi
shpërthimin e kryengritjes së armatosur.
Izet
Dibra e kritikonte armiqësinë midis
shqiptarëve për etje për pushtet, me dhimbje ai e cilësonte tragjedi këtë
përcarje kombëtare. Ishin momente trishtimi, kur Izet Dibra shkonte në prefekturën e Dibrës dhe shikonte
me përmallim horizontin e Dibrës së Madhe, ku
ishte i ndaluar të shkonte, por zemra e tij ndodhej atje, nëpër sokakët
e qytetit të vendlindjes . E prtiti me maturi
ndryshimin e qeverisjes së qershorit 1924. Ishte përsëri në parlamentin shqiptar, por
tani pak i rezervuar në diskutime, fjalëpak për të komentuar qeverinë e Fan
Nolit. Në dejet e gjakut të tij ishte rrënjosur atdhedashuria dhe parimi i
shqiptarizmës ishte mbi ideologjitë e programeve të partive. Nuk e pranonte konformizmin,
nënshtrimin, as servilizmin politik, por reagonte me pjekuri, duke kërkuar
midis grupimeve politike tolerancë dhe kompromis në të mirë të atdheut. “
Karakteri i fortë që e karakterizonte Izet
Dibrën, fjala e matur, qendrimi i drejtë
e parimor, sinqerittei, bujaria dhe ndershmëria e tij, i siguruan emër
të mirë dhe shumë miqësi të tjera. Edhe në ditë me vështirësi komplekse të
grindjeve të shuma politike midis grupimeve rivale për pushtet, ai gjente një
mundësi ekuilibri, në drejpeshimin e fakteve, në bazë të interesave kombëtare.
Ai ishte kundër klaneve fisnore të sëmura nga egoizmi, që gëlonin në luftën e
egër për pushtet dhe nuk përzihej në çorbën politike të kohës që kutërbonte erë
të ndotur. I gjykonte cështjet me objektivizëm e nuk i vlerësonte përceptimet e
gabuara subjektive dhe arsyetonte pa pasionin e rrëmbyer të politikanëve
gjaknxehtë e grindavecë.
Në ngjarjet më kritike të qershorit dhe
të dhjetorit 1924, kur ishin pikat më të nxehta të veprimeve të armatosura
midis forcave rivale për pushtet, Izet Dibra përjetoi trishtim dhe dhimbj për
gjakun e derdhur nga armiqësia midis shqiptarëve.Me heshtjen tronditëse në
zemër nderoi të rënët në kryengritjen e armatosur në qershor dhe dhjetor 1914.
Ai mendonte se kjo ishte një dramë kombëtare e një populli të shumëvuajtur nga
një robëri e gjatë osmane, nga një genocid i egër serb e grek që kishte djegur,
vrarë njerëz të papajshëm, me qëllim që të zvogëlohej populli shqiptar, për ta
zhdukur Shqipërinë nga harta e Ballkanit. Këtij dimensioni të trishtë, gati
fatal, i shtohej dhe armiqësia midis vetë shqiptarëve, të zënë në një luftë për
jetë a vdekje midis tyre, për karriget e pushtteit.
Në brendësi shpirti i tij ishte i
brengosur për Dibrën e Madhe, me dëshpërim kujtonte masakrën e ushtrisë serbe,
në shtator-tetor 1913 , ku ajo u shndërrua në një thertore nga shovinizmi
sllavo- serb. Ishte treguar shumë i matur, kur shikonte urrejtjen midis klaneve
për pushtet , me fjalën e tij ndikonte të krijoheshin urat e mirëkuptimit midis
forcave politike shqiptare , të cilat kishin krijuar përçarje kombëtare, duke shkaktuar në trupin
e Nënës Shqipëri, të përgjysmuar në 1913,
plagë të tjera, të shkaktuara nga vetë shqiptarët
Izet Dibra, Prefekt i
Elbasanit (1925-1926)
Në vitin 1925- 1926, Izet Shatku
shërbeu si prefekt në prefekturën e Elbasanit. Elbasanasit e pritën me shumë
ngrohtësi prefektin Izet Dibra, e kishin njohur nga afër në muajt prill- qershor 1922, kur kishte
kryer detyrën e nënprefektiti të Elbasanit. Ishin të freskëta gjurmët e
veprimtarisë së dobishme, gjatë së cilës ai kishte drejtuar me sukses këshillin
administrative të nënprefekturës së Elbasanit. Komunikimi tepër njerëzor i
prefektit Izet Dibra, me nëpunësit dhe
popullsinë e prefekturës së Elbasanit, në vitete 1925- 1926, kujtohet edhe sot
nga ish kolegët e tij, të cilët me respekt tregojnë aftësitë drejtuese të tij,
fakte që dëshmojnë se ai nuk krijonte autoritetin e rremë me dhunë psikologjike
shtetërore, por kishte dhuntinë e kuptimit të detyrës, si shërbëtor i zellshëm
i shoqërisë shqiptare. Me virtytet e larta morale, ai kishte ndërtuar
marrëdhënie bashkëpunimi me të gjithë vartësit e tij , duke punuar në grup me
përgjegjësi personale dhe kolektive. Pushtetin që kishte si prefekt nuk e
impononte me forcën e zyrës së shtetit, por me aftësitë organizuese mobilizonte
forcat mendore dhe fizike të të gjithë administratës së prefekturës së
Elbasanit.
Me përkushtim në detyrën e prefektit të
Elbasanit, Izet Dibra zbatonte në mënyrë ligjore mbrotjen e lirisë dhe pronës
personale, duke garantuar qetësinë publike. Duke firmosur urdhëra të
prefekturës me siglën Izet Dibra, ndaloi të gjitha guximet e paligjshme dhe
gjithë veprat që cenonin lirinë dhe qetësinë. Ishin momente të vështira të
zbatimit të programit të Republikës Shqiptare,
kur në ditët e para jë jetës së saj, kishte filluar të nxitej në mënyrë
sistematike riorganizimi dhe forcimi i pushtetit republikan shqiptar. Izet
Dibra ushtronte pushtetin ekzekutiv. Ishte përfaqësues i qeverisë së
prefekturës e nënpefekturës së Elbasanit. Ai zbatoi urdhëresat që dërgoheshin
nga ana e ministrisë së brendshme, duke
rioganizuar forcat e xhandarmërisë së prefekturës së Elbasanit, që drejtoheshin
nga komanda e përgjithshme, në krye të së cilës qëndronte komandanti që ishte shqiptar dhe inspektori i
përgjithshëm që ishte anglez.
Një kujdes të veçantë, Izet Dibra, në prefekturën
e Elbasanit kishte treguar me zbatimin e ligjit “mbi instalimin e emigrantëve”, sipas të cilit të mërguarëve
në Shqipëri u jepej tokë nga prona e shtetit, duke nënshkruar kontrata
ligjore.Në administratën e prefekturës së Elbasanit, Izet Dibra luftoi kundër abuzimeve dhe korrupsionit të autoriteve të sektorëve financiarë të
taksave shtetërore. Ai ishte model i mos shpërdorimit të pozitës së tij
zyrtare, për t’u pasuruar me mënyra të paligjshme e arbitrare. Ndëshkonte
rreptë këdo që kishte guxuar të përvetësonte pjesë të taksave shtetërore.
Gjatë kohës që shërbeu në detyrën e
prefektit të Elbasanit, Izet Dibra punoi me merak e përkushtim në zhvillimin e
ekonomisë, për ndërtimet botore, për zhvillimin e arsimit, kulturës e shërbimin
mjekësor së zonës së Elbasanit. Në
dhjetor të viti 1925, Izet Dibra drejtoi me suksese masat organizative për
zgjedhjet e këshilit bashkiak të qyteteve të prefekturës së Elbasanit. Pas
zgjedhjeve të këshillave bashkiake, ai ndihmoi veprimtarinë e këshillave bashkiake
të qyteteve për mirëadministrimin e jetës publike dhe komunale të tyre.
Forcimin e këshillave bashkiake të qyteteve, ai e vlerësonte si detyrë të
rëndësishme, sepse ishin organe që përfaqësonin vullnetin e qytetarëve.
Në dhjetor 1926 Izet Dibra u dha
goditje ndërhyrjeve brutale të grupeve
të armatosura të të arratisurëve politikë, që kishin filluar të lëviznin edhe
nëpër fshatrat e Elbasanit, për të prishur jetën publike e qetësinë e sigurinë në prefekturës
në këtë qytet dhe rrethinat e tij. Ai
kishte organizuar me efkikasitet nëpunësit e këshillit administrativ të
prefekturës në zbatimin e komptencave ligjore, duke dhënë vetë shembullin
pozitiv të përkushtimit në detyrën shtetërore. Intesiteti i lartë i punës së
tij nuk njihte orar zyrtar të planifikuar për punë zyre, por në çdo kohë ishte
në gadishmëri pune, duke zgjidhur në kohën e duhur problemet e qeverisjes së
prefekturës së Elbasanit. Është kjo punë e palodhëshme e tij, që bashkëkohësit
e ruajnë në kujtesë Izet Dibrën për rregullsinë e tij në detyrën e prefektit,
për aftësitë drejtuese, organizative, për efikasitet në drejtimin dhe
mbarëvajtjen e punëve në adminitratën e ptrefekturës së Elbasanit.
Izet
Dibra, Prefekt i
Tiranës (1927-1928)
Në vitin 1927, ,në moshën pesëdhjetëvjeçare, Izet Dibra filloi detyrën
e prefektit të prefekturës së Tiranës., njëkohësisht, detyra e prefektit kishte si funksion edhe detyrën e kryetarit
të bashkisë të Tiranës. Në vitet 1912
- 1926, Tirana ishte nënprefekturë,
përfshihej në juridiksionin e prefekturës së Durrësit. Në kuadër të organizimit të pushtetit vendor, pas dhjetorit 1924,
edhe nënprefektura e Tiranës kishte bërë
ndryshimin. Pas një studimi të hollësishëm, Dhoma e Deputetëve dhe
Senati, më 24 qershor 1926, miratuan organizimin e ri të Ministrisë së Punëve
të Brendshme, në të cilin për herë të parë Qarku i Tiranës u bë prefekturë,
duke u përfshirë në Departamentin e Qendrës
Qamil Pepa kishte qenë prefekti i parë i Tiranës.
Në këte kohë, Prefektura e Tiranës kishte këtë përbërje në drejtimin ej saj:
Qamil Pepa - prefekt i Tiranës
Ismet Toto - sekretar i parë
Xhaferr Doko - nëpunës i shtetit civil
Perikli Frashëri - nëpunës i shtetit civil
Izet Dibra e kishte vlerësuar detyrën e
prefektit të kryeqytetit dhe, duke qenë pranë organeve qendrore të pushtetit
dhe shtetit shqiptar, ai ishte angazhuar për ta drejtuar prefekturën e
kryeqytetit të Republikës Shqiptare me
një përgjegjësi të madhe. Me përkushtimin atdhetar kishte nisur administrimin ekzekutiv të
prefekturës së Tiranës, duke përdorur pa kursim energjitë e tij mendore dhe
fizike, në dobi të atdheut.
Rexhep Jella, Fiqiri Rusi, ish kolegë,
bashkëpuntorë me Izet Dibrën , tregojnë
se prefektura e Tiranës, në vitet 1927 – 1928, nën drejtimin e tij
kishte rritur rolin e ekzekutiv në zbatimin e ligjeve, akteve e regulloreve, në
çdo qelizë të prefekturës së Tiranës.
Në vitet 1927- 1928 detyrat shtetërore
kërkonin mobilizim në përballimin e krizës ekonomike, të zisë së bukës dhe
dhunës që ushtronin grupime antizogiste
që mbështeteshin nga kolonitë shqiptare të mërgimit.
Me ligjin organik të ministrisë punëve të
brendshme të datës 23 maj 1928 u rritën
kompetencat e pefeketit për administrimin e qarqeve, që e ndanin Shqipërinë në 10 prefektura, 29 nëprefektura me dy klasa dhe 63 krahina me
tri klasa. Krahinat ndaheshin në 2361 katunde. Në këtë ligj përcaktoheshin edhe detyrat e prefektit,
si përfaqësues i pushtetit përmbarues në qarqe. Prefekti
Izet dibra ishte kryetar i administratës civile në prefekturë. Ai shpallte e zbatonte ligjet dhe rregulloret e shtetit, siguronte qetësinë dhe
të drejtat private të popullit, kontrollonte bashkitë, nënprefekturat, komisionet e shoqëritë
që ndodheshin brenda qarkut të tij, kujdesej për emigrantët, merrte masa kundër
kontrabandës, kryente inspektim çdo tre muaj në territorin e prefekturës,
ndihmonte gjykatësit në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe ishte
drejtuesi i shërbimit sekret në prefekturë, që ishte
në fakt detyra më e panjohur e tij.
Prefekti Tiranës Izet
Dibra forcoi punën në këshillin administrativ
duke ndëshkuar cdo shkelje në detyrë të të gjithë nëpunësve që ishin shefa zyrash,në administratën e
prefekturës dhe bashkisë së Tiranës,. Me përjashtim të fushës së drejtësisë, Izet Dibra urdhëronte
masa disiplinore për të gjithë nëpunësit, si edhe ndaj
shkeljeve që kryeheshin nga xhandarmëria
dhe
policia. Ndonëse prefekti nuk kishte në varësi vetëm ushtrinë, në çdo rast Izet Shatku interesohej për forcimiën e
disiplinës ushtarake.
Në
njësinë vendore të prefekturës së Tiranës Izet Dibra kishte
mirëogranizuar veprimtarinë e këshillit administrative..
Në prefektura ato përbëheshin nga prefekti ose
zëvendësi i tij, kryesekretari i prefekturës, drejtori i financave, nëpunësi më
i lartë i botores, bujqësisë e arsimit dhe nga 4 anëtarëve të zgjedhur prej popullit, të cilët
zgjidheshin për dy vjet. Izet Dibra ushtronte funksionin e tij duke zbatuar me
korrektësi ligjet e shtetit shqiptar, të gjitha vendimet i merrte vendimet me shumicë votash. Ai organizonte ankandet, përgatiste
kontrata që lidheshin me pronat e shtetit,
gjurmonte këtë pasuri, dhe nuk abuzonte me detyrën e
tij, të cilën e vlerësonte dhe e kryente me përgjegjshmëri të lartë atdhetare.
Izet Dibra është firmëtari i shumë projekteve në
ndërtimin e urave, kanlizimve, dhe të bllokut të ministrive dhe të bashkisë së
Tiranës (ish-Komiteti
Ekzektiv ) e cila u prish duke ja lënë vendin Muzeut Historik Kombëtar. Me
vizionet e qarta urbanistike moderne , Izet Dibëra ishte aktiv në mobilizimin e
gjithë institucioneve të kryeqytetit për të bërë ndërtime komode që e
zbukuronin pamjen e Tiranës. Ai me këmbëngulje në organet qëndrorë të shtetit
kërkonte fonde dhe i administronte me
rreptësi e disiplinë financiare
pa lejuar asnjë shpërdorim fondi duke organizuar sistematikisht kontrollet e
inspektimit.
Në qershor –gusht 1928 , prefekti Tiranës
Izet Dibra drejtoi fushtaën e zgjedhje
në prefekturën e Tiranës dhe më 17 gusht u zhvilluan votimet për Asamblenë
Kushtetuese. Ai organizoi mitingje popullore ,
me kërkesa të institucioneve të
tjera të kryeqytetit Tiranë, ku me inisiativën e tyre, nëpunës të këshillit
administrative të prefekturës së Tiranës kishin kërkuar shpalljen e monarkisë me mbret Ahmet Zogun.
Në Durrës, Kavajë dhe Korcë ishin organizuar protesta me akuza të maipulimit të
zgjedhjeve, të votimit në prani të forcave të xhandarmërisë, të cilat kishin
ushtruar presion policor mbi zgjedhësit. Shumë ngatërresa kishin lindur me zgjedhësit e dytë , që në shumicën e
rasteve këta ishin detyruar të dërgonin si zgjedhës së dytë personat që kishin
pëlqimin e Ministrisë së Brendshme Izet
Dibra në krye të prefekturës së Tiranës
drejtoi me aftësi organizative fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, e cila kishte
përfunduar me sukses e me qetësi nga të gjithë zgjedhësit e Tiranës.
Në
shtator 1928 Prefekti Izet Dibra bashkëpunon në mënyrë institucionale me
kryeministrin e parë të mbretërisë shqiptare Koco Kota për të përballuar shënjat e para të krizës
ekonomike , të rrënimit të ekonomive të
vogëla, të rritjes të të papunëve dhe të rritjes së borxheve. Izet Dibra kishte
ngritur shqetësimin e gjëndjes së
borxhllinjve e cila ishte e vajtueshme ,
kurse ajo e huadhënësve ishte
jashtëzakonisht e priviligjuar, sepse kërkesate mëdha për borxhe kishin ngritur përqindjen e kamatës. Prefekti Izet
Dibra kishte përkrahur miratimin e kodit
penal që kishte hyrë në fuqi qysh në
janar 1928, po kështu ai kishte vlerësuar arritje positive në prill 1918
kodin civili. Të cilat e bëin shtetin shqiptar me standarte të larta
lidhore evropiane, kishte filluar epoka e reformave përparimtare ose
“oksidentale”
Në 30
korrik 1928 në Tiranë botohet shkrimi që
i bënë vlersime prefektit Izet Dibra në të cilin shkruhet : “
Urime
dhe Rekomandime per Prefektin e Kryeqytetit
Tirana duhet të jetë e kënaqur nashti, me dy
ngjarjet e mëdha që shënuan në kronikat e saj:
Me përfundimet e
zgjedhjeve, nga të cilat doli Asambleja Municipal dhe Këshilli Permanent, dhe
me emnimin definitiv të Prefektit të Kryeqytetit.
Por, ne këtu do të bëjmë
fjalë vetëm për Prefektin e Kryeqytetit, që emnua me dekret të Qeverisë se të
tjerët i zgjedhë vetë populli.
Prefekti i parë i kryeqytetit, z. Izet Dibra
është provue deri tash si një nga administratorët më të mirë që munt të gjenden
në Shqipëri dhe veprimi i tij i gjallë ka lënë gjurma të shënuëshme
kudo.Veçanërisht, Tiranasit kanë pas rastin më të mirë për me provue
aktivitetiti e tij në kohën që ka pas qënë Komisar i Bashkisë.
Kurrë më parë nuk është banë punë për lulëzimin dhe mirësimin e këti
qyteti sa nën qeverimin e z. lzet Dibra, i cili plotësoj gati gjithë punët që
kishin jet të meta dhe filloj një seri
punësh të reja që bëjnë një nder
qytetit.
Por, bashkë me urimet t’ona të nxehta,
kemi edhe disa rekomandime për Prefektin e Kryeqytetit, në formë problemesh që
duhen dhe munt të zgjidhen me një herë:
1) Automobilat janë shumë keq atje ku i ka vue
më parë, në Shallvare.
Për automobilat duhen
caktue vënde të ndryshme brënda në qy tet, ku të gjënden disa prej tyre
gjithnjë për shërbim të publikut
brenda ne qytet.
2)
Automobilat që punojnë brenda në qytet duhet të
kenë taksimetra, ose të caktohet pagesa pas
kilometrave që do të bëjnë.
Të mbarohen më parë rrugët që janë në ndërtim e sipër dlie
pastaj të çilen rrugë të tjera. Automobili ujitës të dalë më shpesh për ujitje
dhe t'i spërkasë me ngadal rrugët.
Të merren masa më të
rrepta për luftimin e mushkonjave që po e mbytin popullin. (Dikush na thotë në
këtë pikë se mushkonjat janë shumuar nga bari i thatë që kanë pru
në qytet.
Të bëhet inspektimi më i imtë për shitësit
e akulloreve, gazozeve (që janë plot plehra),
frutave dhe ëmbëlsirave ku mblidhen miza me "ordi".
Të thyhen pa mëshirë
gotat, pjatat dhe çanakët e çarë se mbledhin mikrobet më të fëlliqtë dhe më të
rrezikëshëm.
T'inspektohen dhe
disimfektohen rregullisht vëndet ku mblidhen dhe rrojnë tok ushtarët.
Këto janë porosit e
para; mundet të kemi të tjera më vonë.”
Izet Dibra kishte ndërtuar
marrëdhënie me të gjithë, bashkëkohësit e tij tregojnë se ai dinte sesi të
fliste dhe të përgatiste projekte dhe veprimitari në dobi të qytetarëve dhe
komunitetit. Si prefekt i Tiranës mbahet mend për rregullin dhe qetësinë,
korrektësinë e ushtrimit të detyrave dhe kompetencave inistitucionale.
Izet Dibra, prefekt i Beratit (shkurt- tetor 1928 )
Në fund të tetorit 1928, duke
qenë i sukseshëm në drejtimin e prefekturës së Tiranës, u emërua në prefekturën
e Beratit, për të forcuar atje administrimin shtetëror, në kohën kur kishte
filluar kriza e rëndë eknomike. Megjithëse shkonte për herë të parë në qytetin
antik të Beratit, Izet Dibraarriti të krijonte marrëdhënie bashkëpunimi me
gjithë administratën dhe institucionet e prefekturës së Beratit, e cila kishte
nën vartësi një sipërfaqe të madhe me
nënprefektura të tjera. Përvoja
organizative, aftësitë e veçanta komunikuese dhe shkalla e lartë e
inteligjencës së Izet Dibrës vunë në lëvizje të gjitha strukturat e prefekturës
së Beratit, si në zonën fushore, kodrinore, por edhe atë malore të zonës së
Tomorricës dhe të Skraparit.
Këshilli administrativ i
prefekturës së Beratit dëgjonte me vëmendje çdo udhëzim të Izet Dibrës, i cili
me qartësinë e kulturës juridike kërkonte zbatimin e ligjshmërisë, pa dëmtuar
interesat e shtetit dhe të shoqërisë. Ai kishte organizuar me sukses luftën
kundër spekultatorëve, që në zinë e bukës abuzonin me çmimin e produkteve
ushqimore. Me rreptësinë e ligjit, Izet Dibra kishte venë në lëvizje komisionet
e inspektimit, duke kontrolluar gjithë veprimtarinë ekonomike, arsimore,
shëndetësore e finanaciare të prefekturës së Beratit.
Viti 1928 ishte viti i
intesifikimit të punës drejtuese të Izet Dibrës, i cili organizoi takime në të
gjitha zonat fushore, kodrinore e malore të prefekturës së Beratit, duke
dëgjuar me vemendje ankesat dhe kërkesat e çdo prodhuesi bujqësor, blegtoral
apo artizanal. Me thjeshtësinë që e karakterizonte, me fjalët e qeta dhe me vend
që vinin pikat mbi “i” për çështjet që kërkonin asistencë ligjore, ai ndihmoi
në zgjidhjen në kohën e duhur të halleve të komunitetit të fshatit e qytetit.
Administrata e prefekturës e respektonte Izet Dibrën për sjellen korrekte që ai
tregonte ndaj secilit nëpunës, pa bërë dallime krahinore apo fetare.
Me punën e tij këmbëngulëse, me
përkushtimin në detyrë, ai ndikoi dukshëm në jetën e prefekturës së Beratit.
Bashkëkohës së tij tregojnë se Izet Dibra ishte në Berat i kudondodhur pranë
shqetësimeve e problemeve të komunitetit, si në fshatrat ashtu dhe në qytetet
që mbulonte prefektura ku shërbente. Qëndrimi korrekt në detyrën e prefektiti
vlerësohej edhe nga organet qëndrore të qeverisë dhe mbretërisë shqiptare. Në
shumë dokumente janë të pasqyruar vlerësimet
pozitive të aftësive drejtuese të Izet Dibrës, të cilat nuk nuk e vetëkënaqnin
karakterin e tij solid për punë të dobishme në interesa të atdheut. Ai i priste
me modesti këto vlerësime, sepse kishte në zemër idealet e rilindasve të
mëdhenj, të cilët i kishte njohur nga afër në vitet e lëvizjes kombëtare
shqiptare, në qytetin e alfabetit shqiptar
të Manastirit, kur ishte gjimnazist, në Dibrën e Madhe, ku u gatua
atdhedashuria shqiptare dhe në Stamboll
kur kreu studimet universitare për drejtësi, duke shëtitur nëpër rrugicat e
vendbanimit të mendimtarëve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtre Shqiptare të
kolonisë shqiptare të mërgimit.
Gjatë vitit 1928, Izet
Dibra, duke parë nga afër varfërinë e përgjithshme dhe papunmësinë në rritje,
kishte organizuar takime me kategoritë e punëtorëve me mëditje dhe kishte
bashkëbiseduar me ta rreth pakënaqësive të tyre për uljen e shpërblimit të
mëditjes, sepse pagueshin 4-5 korona argjendi në ditë, në vend të 10-12
koronave që u ishin premtuar nga sipërmarrsit e shoqërive të huaja të
shfrytëzimit të venmdburimeve të naftës në Kuçovë. Me durimin dhe qetësinë që e
karakterizonte, ai kishte zgjidhur shumë situata acaruese midis punëtorëve dhe
përfaqësuesve të administratës së shoqërisë konçensionare.
Nën drejtimin e prefektit
Izet Dibra, Berati kishte rritje të të ardhurave financiare të tatimeve, sepse
nuk abuzohej, por me displinë financiare të gjitha procedurat zhvilloheshin me
korrektësi, duke bërë transparencën çdo zyrtar në pozicionin që kishte. Vendosja
e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis prefektit Izet Dibra dhe këshillit
administrative të prefekturës së Beratit sollën rezultate të larta në të gjithë
sektorët e prefekturës së Beratit.
Izet Dibra, kryetar i
bashkisë së Shkodrës (1928 – 1930)
Detyrën e kryetarit të
bashkisë së Shkodrës, Izet Dibra e kishte mirëpritur, duke e vlerësuar kulturën
shkodrane dhe qytetin e Shkodrës, e cila gjatë qindvjeçarëve ka qenë një
metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Kemi në këtë qytet
shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Një mendësi kolektive
emancipimi e vetdijësimi kulturologjik, për shkak të pikave të shumta të
kontaktit me modernitetin global.
Duke ecur nëpër rrugicat e
ngushta me gurë të kalitur të lagjeve
të Shkodrës, me shtëpitë më të
vjetra, me një ose dy kate, me bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj- lloj
lulesh, Izet Dibra kishte përceptuar bukurinë dhe magjinë e papërsëritshme të
qytetit të lashtë. Ai ndihej i lumutur e i gëzuar nga mikpritja karakteristike
shkodrane. Mrekullohej nga humori i hollë dhe eleganca e komunikimit të
shkdranëve, të cilët i çmonin shumë njerëzit mendjehollë e të ndershëm si ai.
Në krye të bashkisë së
Shkodrës, Izet Dibra nisi me përkushtim të organizonte punën drejtuese, duke
filluar bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë stafin e bashkisë. Me punën e Izet
Dibrës, bashkia e Shkodrës rriti më tepër shërbimet e nevojshme ndaj qytetarëve
shkodranë. Ai lehtësoi procedurat e administratës së bashkisë në shërbimin e
shpejtë ndaj çdo qytetari. Duke organizuar takime me lagjet e qytetit, Izet
Dibra njohu nga afër hallet e problemet e qytetarëve shkodranë, të cilët me
shumë kulturë kishin trajtuar problemet e ndërtimit, urbanizimit të qytetit dhe
vështirësive të strehimit. Në këto takime Izet Dibra kishte dëgjuar me vemendje
kërkesat e qytetarëve shkodranë, duke ju
premtuar zgjidhjet më të mundshme nga ato shërbime të ofruara nga administrata
e bashkisë.
Në fund të viti 1928 dhe në
fillim të vitit 1929 bashkia e Shkodrës
realizoi ndryshimet e para në mermetimin e rrugëve, në problemet ekologjike dhe
shërbimet komunale. Izet Dibra kishte njohuri për qytetin e Shkodrës si qendër e kulturës, siç thuhej në atë kohë,
porta e hyrjes së Europës. Duke
vlerësuar krijuesit shkodranë, Izet Dibra u interesua për veprimtaritë botuese,
për veprimtarit sportive dhe zhvillimin e arsimit. Një vëmendje të veçantë Izet
Dibra do të tregonte për kujdesin social dhe shërbimin shëndetsor ndaj
qytetarëve shkodranë. Administrata e bashkisë së Shkodrës ishte në shërbim të
çdo qytetari shkodran, duke mos lejuar asnjë zvarritje të zgjidhjes dhe
plotësimit të kërkesave të ligjshme të qytetarëve të Shkodrës.
Izet Dibra organizoi
sektorin e inspektimit, të kontrollit të subjekteve duke zbatuar me
disiplinë të rreptë gjitha urëdhresat, udhëzimet shtetërore
Nën kujdesin e Izet
Dibrës u gjallërua shërbimi tregtar duke
nxitur lidhjet tregtare me jashtë. Ai kishte nxitur e përkrahur prodhimin artizanal, dhe atë industrialë ku Shkodra
ishte e dalluar midis qyteteve më të
mira shqiptare.
Izet Dibra duke bshkëpunuar edhe me
institucionet e tjera të prefekturës së Shkodrës kishte mirëorganizuar ndihmën
ndaj veprimtarive bujqësor, veterinere dhe ekonomizimin e ujit të zonës së Shkodrës.
Në prill të viti 1929 Izet
Dibra u aktivizua në komisionin, nën kryesinë e ministrit Hiqmet Delvina , për
të hartuar projektligjin e reformës agrare. Me aftësitë e tij juridike , ai ,
dha mendime për zbatimin e një reforme agrare jashtë kuadrit së mardhënjeve
feudale, të cilat pengonin zhvillimin e vendit. Duke diskutuar me profesorin
italian Xh.Lorenconi, Izet Dibra paraqiti studimin e tij mbi gjendjen e
bujqësisë shqiptare dhe se si mund të depërtohej më mirë në zhvillimin e saj
drejt ekonomisë së tregut. Izet Dibra kishte
zhvilluar debate konstruktive me mbështetës së shtresës së cifligarëve,
që donin një reformë agrare në mbrotje të marrëdhënieve feudale.
Në shumë takime në zonën e
Shkodrës , Izet Dibra ishte përballur me
interesimin e gjërë publik shkodran , i cili
kërkonte të mësonte se si do të hartohej ligji i reformës agrare.
Në këto takime të nxehta ekonomike, Izeta Dibra dëgjonte dhe sqaronte
karakterin e reformës agrare sipas kushteve e mundësive të vendit, dhe me urtësi
përballonte kërkesat e masave fshatare për një shpronësin pa pagesë dhe për
ndarjen e tokave në dobi të bujqëve “pa të holla e pa shpërblim”, por kërkesat
e pronarëve ishin shpronësim me pagesë
të tokave të tepërta të pronarëve
cifligarë.Projektligji i reformës agrare mbas diskutimesh në komisionet e ministrisë së drejtësisë iu paraqit
parlamentit shqiptar nga kryeministri Pandeli Evagjeli dhe u dekretua nga
mbreti A. Zogu në 3 maj 1930.
Izet Dibra e vlerësonte
ligjin e reformës agrare për kufizimin
që do i bëheshin deri diku cifligjeve të
mëdha duke krijuar mundësi për një rritje më të shpejtë të elementëve kapitalistë në
fshat Për zbatimin e këtij ligji në
zonën e Shkodrës , Izet Dibra nuk lejoji abuzimet me shitjet fiktive të tokave
midis anëtarëve të familjeve të tyre
Si kryetar bashkie në Skodër , Izet
Dibra la gjurmë ta pashlyera në kujtesën e popullit shkodran mbeti njeriu i
respektuar. Interesimi i tij, për ndërtmin e rrugëve, për urbanizimin e qendrës së qytetit të Shkodrës, përpjekjet e tij në
përmirësimin e infrastrukturave të rrjeteve të kanalizimeve, tharjes së
kënetave e mocaleve ishin arritjet e punës drejtuese në krye të bashkisë së
Shkodrës. Izet Dibra u vlerësua nga
opinioni shkodran si kryetar bashkie, si një administrator i shkëlqyer i një
sër problematikash duke filluar nga rrugët, tregjet, kanalizimet dhe veprat e
tjera social-ekonomike
Në gazetën shqiptare, e
enjte 20 qershor 1930 është botuar shkrimi kushtuar nderimit që i ishte bërë
Izet Dibrës duke i dhënë titullin : “ Qytetar nderi i Shkodrës”
Në atë gazetë shkruhet:
“Izet
Dibra qytetas nderit të qytetit të
Shkodrës
Asambleja e Bashkisë hapi nji ndër sesionet e saj ndër këto ditë. ... Porse asambleja e cila paraqet 'vullnetin e popullit
më anën e përfaqësuesave të vet, që i ka zgjedhë; të cillët janë ajka ose mezja e vendit,.ndër këto ditë bani nji
punë shumë të pëlqyeshme e të mirë.
Sikurse dihet përpara se të vihej Ministër i Punëve Botore
shkëlqesia e tij, Izet Dibra, ishte ma parë kryetarë i Bashkisë s' onë.Punët e
mëdha, rregullimin e disiplinën që pruni e vuni sa ishte këtu janë punë që s'harrohen aqë lehtësisht.
Asambleja pra tuj dashtë mirësi a dijtë për nderë
mundin.,punën e veprimin e palodhëshëm t'ish krye tarit të Bashkisë vendosi
unanimisht e në mes të duartrokitjeve emënimin e rregjistrimin e zoitit Izet Dibra si qytetas
nderit të Sbkodrës.
Kaq sa mujti bani Shkodra, por me kët gjest fisnik e bujarë
t’asamblesë përciellet edhe mirënjoftja e thellë e paharueshme që populli
shkodranë bën për ish kryetarin e Bashkisë. .Gjurmë të mira e të pashlyeshme ka
lanë Izet Dibra ndër ne ,edhe ne
s'kemi për t‘a harrue
Nji
ditë tuj bisedue me disa bashkëqytetas esnafë
pazarit mbasi me banë eiogjel e ish
kryetarit të palodhur, partn e tij, sellin.c
tij per punë e rrcgull,
disbip.linen rigo- roze ndërpunë e nëpunësa, kontrollin e madhë e të pahatër që
kisbte për punët botore kështu e mbyllë bisedën njeni ndër dagajxhi. “Besa
besë, zotënia i jem i dashturi na s'kena
fat me na ndej
për të gjatë kohë kësi lloj kryetarësh. Të rrinte edhe pak Izet Dibra po e shifshe Shkodrën tuj ndrue fytyrë me nji herë”
Qe
punëtor i palodhur e i ndërgjegjshëm s'hanohet kollaj. Populli
asht studioz i madhë.. .Ja studjon psihikën sejcilit, e. ban nji opinjon mbi të. Gja s’i pshton gjykimit të drejtë të popullit. Izet
Dibrës i urojmë njimijë të mirat për
fatbardhësinë e tij e i ndigjofshim të mirën
kurdoherë për lumtërinë e Atdheut të dashtun. “
Izet Dibra, Ministër i
Punëve Botore (1930 1932)
Puna drejtuese e
suksesshme e atdhetarit Izet Dibra ishte vlerësuar edhe nga organet e larta të
shtetit shqiptar, të cilat e thirrën në muajën shkurt 1930 ddhe i ofruan një
post ministror në rikompozimin e qevrisë, që do të bëhej në ditët e para të
marsit 1930. Në bazë të dokumenteve arkivore rezulton se gjatë periudhës së
Mbretërisë Shqiptare, nga 6 marsi 1930 deri në 7 dhjetor 1932 , Izet Dibra
ishte Ministër i Punëve Botore ( Punëve Publike dhe i Ndërtimit) në qeverinë e
drejtuar nga kryeministri Pandeli Evangjeli. Ishte shpërndarë në datën 5 mars kabineti i dytë i qeverisë me
kryeministër Kostaq Kota dhe më 6 mars
1930 u formua kabineti i tretë i qeverisë mbretërore, me këtë
përbërje: Pandeli Evangjeli – Kryeministër, Vasil Avrami - Ministër Drejtësie,
Rauf Fico - Ministër i Jashtëm, Musa Juka - Ministër i Brendshëm, Izet Dibra -
Ministër i Punëve Botore, Mehdi Frashëri - Ministër Ekonomie
Si
ministër i punëve Botore (Ndërtimit, Transporteve dhe Investimeve të
huaja) për një periudhë tre vjecare, Izet Dibra shquhet në organizimin dhe në zbatimin e një sërë projektesh në kanalizimet
kombëtare, rrugët nacionale, si dhe në vecanti do të mbahet mend si ministri i cili ka firmosur
projektin për zbatimin e ndërtimit të kompleksit ministerial në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”, ku padyshim
mbajnë firmën dhe kujdesin e tij profesional. Izet Dibra e drejtoi Ministrinë e
Punëve Botore, kur kriza ekonomike botërore në të gjitha vendet kishte sjellë
pasoja shumë të rënda, duke rritur
papunësinë, shtrenjtësimin e jetesës, e si pasojë duke shkaktuar rritjen
e varfërisë. Sidomos në Shqipëri kriza
goditi rëndë shtresat e varfëra të
popullit, erdhi si një rrebesh i egër, që solli shumë të këqija e fatkeqësi. Në
shtypin e asaj kohe shkruhej: “Kriza ekonomike po bën kërdinë
me gjithë fuqinë e saj në Shqipëri. Malësitë po kanosen
drejpërdrejt nga uria. Tregtia ndodhet në një stanjacion të plotë. Numuri i të
papunëve po shtohet dita për ditë”.
Në këtë
situatë të vështirë, Ministri Izet Dibra rriti më shumë bashkëpunimin me
administratat e njësive vendosre dhe u qëndroi me guxim gjithë përpjestimeve të
luftës së punëtorëve kundër punëdhënësve, ai me duim shmangu përleshjet e punëtorëve me shoqëritë
sipërmarrëse. Në disa nga këto përleshje ishin përdorur nga punëtorët druri,
gurët, kazmat, duke shkaktuar edhe të plagosur.
Në gusht
1930, kur punëtorët e ndërtmit të rrugës
Krujë-Burrel ishin hedhur në manifestime, ministri Izet Dibra ishte i pari që u
ndodh midiis tyre, duke zgjidhur problemin e kontatave me shoqëitë sipërmarrëse
si dhe për pagat e ulta që merrnin. Izet
Dibra kurdoherë vlerësonte çdo shqetësim tek njësitë vendore, duke ndihmuar në
kohën e duhur në zgjidhjen e çështjeve të rëndsishme, që lindin midis hallkave
të zhvillimit të jetës ekonomike të vendit. Ai ishte në çdo kohë i lidhur me të
gjitha problemet e ministrisë së Punëve Botore, që kishin një shtrirje në të
gjitha krahinat e Shqipërisë, prandaj atë e shikonin shpesh në operativitet,
duke shkuar atje ku ishin shqetësimet e punëve të ndërtimit
Më 19 mars
1931, Ministri Izet Dibra i pëgjigjet Fletores “Ora” për krittikat që ishin
adresuar si më poshtë:
“Lutemi me botue tekstualisht shpjegimet që
vazhdojnë në përgjigje t’artikujve të botuem në Fletoren “ ORA” ne Nr. 322 më 15 Mars “Nji pyetje që ban dita ditës populli Dallavere, Neglizhencë apo injorancë dhe në Nr. 323 me 15 Mars “Ujdi çmimesh të Punve Botore”
Shkruesi i artikujve kritikon Ministrinë e
Punve Botore dhe teknikët e saj mbi çashtjen e pregatitjes së planeve të projekteve të veprave botore, mbi
modifikimet që bahen gjatë punës dhe ban disa ashtu të quajtuna konkluzione,
dhe u thonë; Dallavere, Neglizhencë e
injorancë.
Për ndritshmin e opinionit që ka muejt
me u ngacmue nga ato arikuj të palarë themeli, përgjegjemi se kontratat për
ndërtmin e veprave botore bahen gjith'herë mbasi t’juë pregatiten planet prej
inxhinjerave me komisione e me diplomë Universiteti, të cilët hartojnë edhe
preventjonë kushtimit të ç'do veprës.
Mbasi baueladjudikata simbas rregullit,
përveç projekteve e planeve u bashkagjitet Komrauve edhe konditat e
përgatitjes të zbatimit të punimeve (Cahler Ues charges).
Projektimi i nji rrugës,
nji urës a pa tjetër ndërtesë ka kurdoherë natyrë preventive, përse zbatimi efektiv i ktyne
punimeve ka lidhje me shumë rrethana e kryenreje me natyrën e tokës mbi të
cilën bahen puni met, prandei asht e pamundun me projektue për shembll nji rrugë 50-100 kilomeirash dhe me e zbatue
punimin piknisht mbas profileve gjansore përse në punim e sipër hasen
vështirësina të paparapashme të ci lat duhet t’eliminohen me anë ndryshimesh a
varjantesh që t'i përshtaten qëllimit tue marrë parasysh kurdoherë zbatimin e
shëndoshtë dhe ekonominë.
Ç'do shumë kontratore
asht gjithmonë aproksimative përse tue pasë nji kontratë 30 -40 pozicjone punimesh me çmim të njishme,
ajo shumë në fund të punimit mund të kenë oshilacjone në ma pak ose në ma
tepër. Këto eventualitete janë të parapame në paragrafin e të kon ditave të përgjithshme t’aprovueme ma
parë prej Këshillit Ministerial, i cili thot
tekstualisht:
Sasinat e vume në preventivin e
shpenzimeve janë vetëm si pikë përmbajtëse. prandej sipëërmarrësi nuk ka të
drejtë me kërkue farë damshpërblmi në raste që sasinat shtohen ose mungohen.
Qeveria ka të drejtë me ba ndryshime mbi planet në kjoftë se to për shkaqe teknike ose ekonomike kanëi me u
pa të nevojshme.
Artikullshkruësi ban pyetje pse mos
t’jepen me adjudikatë edhe shtesa e punimeve. Mbasi nuk asht kompetent, si e
thotë vetc natyrisht bjen në gabim. Kurse nji sipërmarrës asht në vazhdim të
punimeve tue shfaqet nevoja për modifikim punimit ose për shtesë punimit,
praktikisht asht e pa mundun që në puutmtn e uj të ndërhyjn nji sipërmarrës
tjetër, përse nji vepër hartifrugë a urë nuk mundet të kryet në nji pjesë kryesore prej njerit sipërmarrës e nji pjese e mundëshme e saja prej nji sipërmarrësit
tjetër.
Sipërmarrësi asht i detyruem me ba
sasinat që i kërkon Qeveria e natyrisht n'asht se rezultojnë punime ma shumë se
janë të parapame në kontratë si tepricë
duhet t'i pagunet sipërmarrsësit simbas
çmimeve të konvenume e k"fiiç punimi nuk asht parapas në cilësi at'here
ujdisen çmimet e njishme. Kjo Ministri nuk ka njoftim t'ekzistojë nji kontratë
për nji urë 500 Napolonash e t'jenë shtue mandej për kët urë edhe 500 Napolona
të tjera.
Artikullt thotë se janë dhanë 20,000
Fr. ar shpërblim një ingienjeri për studimin e nji rruge e cila nuk paska kenë
studjue mirë. E para, nuk asht e vërtetë se i janë dhanë 20.000 Fr. ar por
vetëm 10.000, dhe e dyta, po në bazë t'atij studimi asbi dtianë aaiudiKata edhe
po vazhdojnë punimet e ndërtimit, sado që për arsye teknike edhe ekonomike
janë ba disa modifikime në punime e sipër. Fëriund ky shpërblim i dhanun nuk asht aspak i
ezazheruem ne Krahastui uie miMclimin e sa mujve siudimi.
Mandej thotë prap artikulli se një
ingjenjer n'jugë merret njiherit edhe me sipëmarrje. Kjo Ministrië nuk ka
njoftim që ndonjë nga ingjen|eret e vet t'jetë njëkohësisht sipërmarrës punësh botore, e po kje se ka tak
ic ai'nere duhej të lajmohej Qeveria me kët person.
Veç shpjegimeve të dhanuna sipër, ju
bëjm me dijt se ç'do çashtje që ka për objekt shUsën iastenave të parapame në
kontratat e veprave botore, modifi kimin e ç'do projektit, caktimin e çmimeve për punime të pa parapame nër
kontrata a projekte, mbasi t'jenë ba
raportat teknike prej drejtusave të punimeve, ekzaminohen prej Drejtorisë
së Përgjithshme të P. Botore, i transmetohen Inspektorisë së Përgjithshme për analizim teknik dhe
ekonomik dhe eventualisht për konstatimin
e çashtjes në vend të punimit.
Mbas ktyne shqyrtimeve t'imta i
parashtrohet çashtja me të gjitha hollësinat komisionit të posaçëm për Punët Botore dhe kurse
aprovohen prej këtij Komisioni i paraqiten Këshillit Ministerial për vendimin
definitiv.
Mbas të gjitha këtyne
kanaleve teknike dhe administrative që përshkohen të tilla praktika, besojmë se
nuk mbetet as për Dallavere, as për Neglizhencë as për injorancës “
Ministri i Punëve Botore lzet Dibra
Më
11 prill 1931 u shpërnda kabineti i tretë i qevrisë dhe filloi ndryshimi i
kabinetit qeveritar, i cili bëri ndryshime në postin e ministrave, por Izet
Dibra qëndroi përsëri në postin e Ministirtit të Punëve Botore. Ndryshimet e posteve ministrore ishin: “Kabaniteti
katërt u formua më 20 prill
1931, me këtë përbërje: Pandeli Evangjeli – Kryeministër, Milto Tutulani -
Ministër Drejtësie, Hysen Vrioni - Ministër i Jashtëm, Musa Juka - Ministër i
Brendshëm, Lame Kareco - Ministër Finance, Hil Mosi - Ministër Arsimi, Izet
Dibra - Ministër i Punëve Botore, Seit Toptani - Ministër Ekonomie”
Në gazetën “Besa”, më 1 shtator 1931, botohet kronika e punimeve
të ndërtimit në kryeqytetin Tiranë, ku midis të tjerash shkruhet: “Punimet po
shtrihen përtej
Lanës. Po fillon pjesa e Bulevardit
në Tiranën e re dhe kanalizimi i Lanës.
Si e kishim relatuar në numurat e shkuara të fletores
tonë Ministria e P. Botore po i jep
fund rrafshimit të tokës para sheshit të ministrive dhe mbushja e gropave mbaroj gjer në
buzën e Lanës. Tashti informohemi
se Ministria e P. Botore fillin e
dekovilit do t’a hedhë përtej Lanës dhe nesër do të fillojë punimet në Bulvardin Zog në piesën e Tiranës së re dhe dekovilët do të vendosen në kodrën kundrejt legatës
Amerikane prej ku do të nxiret dheri i nevojshmë për të siguruar nivelimin e tokës në drejtim të Bulvardit Zog gjer në
buzën e Lanës.
Gjithashtu këto
ditë fillon kanalizimi i Lanës me pjesën e Bulevardit Zog dhe ky kanalizim nis para vilës mbretnore e
vazhdon gjer në fund të bishtit të lumit të cilit me kanalet që gërmohen
do ti ndryshohet shtrati dhe ky do të jetë në vija paralele
dhe pastaj do të fillojë konstruksioni i
urës së madhe .Gjithë këto punime me shpejtësi fillojnë
brenda këtyre ditëve. Tirana e re në
rrugën e realizimit
Kushdo që
kalon në sheshin
para ministrive sheh një lëvizje e një gjallëri të
pa parë qindra
punëtor rrëmihin tokën dhe një varg i gjatë vagonësh vete e vien në Lanë për
t'a
mbushur e për t'a rrafshuar këtë..
Ky punim i vazhduar i
detyrohet kryesisht aktivitetit të Ministrit të P. Botore
Z. Izet Dibrës i cili ka
vendosur ëndrën e Tiranës së re t'a bëjë një realitet
dhe për këtë qëllim ka pregatitur gjithë projektet e punimit të kësaj pjese.
Si mbas informatave të
sigurta që kemi Z.
Izet Dibra projektet e punimit i ka ndarë kështu :
1)
Ngrehja e urës monumentale
mbi Lanën, me gjithë
kanalizimin komplet të lumit;
2) Konstruksioni i Bulvardit ZOG prej
sheshit të
ministrive
gjer në kodër ku do të ngrihet
Pallati Mbretnor;
3) Konstruksioni i sheshit para
Miuistrive me gjithë monumentat që do të
përmbajë kio vepër
artistike.
Këto
projekte
punimesh kanë marë formën definitive
dhe q'u është pregatitur
dhe prevantivi i tyre këto uiL pi
juxiren n'adjudikatë për t'i paguar nga fondet e huas së fundit për të cilën Ministri P. Botore ka kërkuar autorizimin e
komisionit të posacmë.
Sa po të
jepet ky
autorizim me një herësh do të fillojë adjudikata
dhe pas kësaj; fillimi i punës me ngutësi
më të madhe.
Kështu
me këto vepra
vendime definitive Tirana re po hyn në fazën e
realizimit.
Izet Dibra me energji të pashtershme
drejton Ministrin e punëve botore dhe
sukseset janë përditë të njohura nga publiku kryeqytetas, të ciln vlerësojnë
ndryshimet që po pëson Tirana me punën e
palodhur administratës që drejtohet me
aftësitë organizuese të tij..
Gazeta
“Besa” më datën 8 shtator shkruan se Ministrija
e P. Botore pregatit programin e punimeve për 10 vjetë.
Punimet botore që do të
kryhen në vjetin 1931 --1932
Ndër këto ditë, Ministrija e P. Botore, me anën e
teknikve të saj absolutë është tue i u kushtue një punimi me randësi d.m.th. pregatitjes së pro gramit të përgjithëshëm të punëve
botore që do të kryhen për dhjetë vjetë, prej 1932 deri në 1942 me fondet e huas së re.
Natyrisht përpunimi i një të tillë programi që duket se do të përfshijë punë të gjana, për shumë arësyena, nuk mund të përfundohet menjëherë, me gjithë se qarqet kompetente besojnë që mbrenda një kohe jo të gjatë mund t'i
jepet fund.
Ndërkaq, Ministrija e
P. Botore i paraqiti Këshillit ministruer programin e
punimeve që do të zhvillohen në këto vjetë, për t'iu refurue komisjonit të posaçëm të
huas. Në këtë programin një vjetuer figurojnë këto punime të cilat do të bahen me shumen e 4 miljonave, te caktume për botore
prej huas së dhjetë miljonave të këtij vjeti :
Ndërtimi
“Bulevardit Zog” Regullimi i
kanalizimeve, korreksjon i Lanës, Ura e Lanës, sistemim i shtresës së rrugave,
asfaltim i sheshit të Ministrive, sistemimi i qendrës së Ministrive, Shpronsim
i tokave e ndërtesave në Bulevardin Mussolini,
ndërtim i Laboratorive, ndërtim i kolektorave në Shkodër, mirëmbajtje e të gjitha
rrugave e urave, dy grupe ingjenierash për planet e
qytetit, ura në Prefekturën e Durrsit, penda në lumin e Matit në Milot, ura e Burelit, ura e Kamzës, urat Gjorm e
Drashovicë, rruga Maliq-Lozhan, rruga Ura e Vezirit Shemri Pukë,
rruga. Tiranë-Kamzës-Fushë Krujës, rruga. Barmash- Petrau, rruga Balllsh-ÇCorrush -
Kalivaç, rruga Kalivaç-Memalijej-Tepelenë, rruga Silishtë- Penkovë, rruga
Gjormë-Vranishtë, rruga Sbkodër-Prekal Okal-Thethë-Bogë, rruga Orosh
Nderfushaj, rruga Berat-Vodicë-Çorovodë-Frashër, rruga ; Fier-Seman, rruga
Durrës-Porto Romana, rruga Qafë-Buell Peshkopi, rruga e Kurveleshit rruga e Konispolit, Depo e përgjithëshme për Ministrin P. Botore, Garazhe për të gjitha Ministrit, Studime.”
Vlerësimet për punënt e mira që krijonte administrate e Ministrisë së
punëve botore nën drejtimin e sukseseshëm të ministrit Izet Dibra pasqyrohen edhe më datën 9 shtator 1931 në
fletoren zyrtare ku shkruhet : “
Vepra që na nderojne si Komb e si Shtet
Në numrin e djeshmë të fletores s'onë kishin shënnar
një nga një të gjitha punimet
Botore që ka vendosur të kryej qeveria me fondet
e huas brënda vitit 1931-32.
Ç'do
shqiptar, kudo që të ndodhet, kur do të këndojë këtë vendim
kaqë të shkëlqyer do të
ndiejë kënaqësinë |më të madhe dhe do të
duartrokitë, me gjithë shpirt, vendimin e qeveris së tij e cila për
lumturinë e nesërme të kombit i ka dhënë rëndësinë më të madhe veprimit
konstruktiv dhe qytetronjës.
Shqipëria e djeshme e fillë- ruar nga
çdo mjet komunikaisioni dhe e
harruar në gjendjen e saj natyrale dhe të pikëlluar kishte nevojë, nga ç'do vend më tepër, të bënte
transformacionin e saj të detyruarshme dhe të ndryshonte fytyrën e saj me shpeitësi rrufeje.
Shqiptarit, të mbetur si e
kishte krijuar natyra, i duhesh pa tjetër me fuqi vetëtime të vraponte drejt qytetrimit dhe
këtë fuqi dinamike duhësh t'a shtonte sa t'ish e mundur më tepër për t'arritur vëllezërit e' tij fqinj që kishin fituar jetën e tyre të lirë shumë kohë më parë.
Distanca tmeronjëse për t'arritur në pikën finale të
qëllimit ishte aqë e madhe dhe aqë e mahnitshme sa dhe , më optimisti ndiente, në
zemrën e tij, një përplitje dhe një dredhje të dëshpëruar, dhe kjo përpëlitje
shtohësh më tepër akoma kur se, për këtë distancë kaq të
largtë, na mungonte dhe mjeti më i vogël.
Por vullneti i pa tundur i një birit
gjenial të kësaj Shqipë risë së shumë vuajtur ëndrën e bukur e bëri realitet
dhe etjfn zhuristse të gjitii një kombi për qytetrim e përparim e shoj dhe e plotsoj me frymë përjetsie. Biri i Shqipërisë i izoluar
në male a i mbetur në baltën e
fushave në qoftë se brënda pak vjetve ka siguruar kontaktin dhe me këndin më të largtë të
vendit të tij dhe në qoftë se ky kontakt, ka qenë elementi kryesor dbe i domosdoshmë për të
forcuar lidhjet vëllazërore dhe për të hapur një fushë të re aktiviteti e fuqie, ky sukses kaq i madh dhe kaq me rendësi
a nuk është dëshmia më e ndritshme e një vullneti të hekurtë dhe me gjithë madhështinë e tij a nuk tregon vendimin
reformator e qytetronjës
të popullit t'onë ?
Po
t'i hedhim nji sy shpejtazi statistikës së P. Botore do të konstatojmë se brënda 6 vjetve në fushën e veprimevet konstruktive kemi
zhvilluar një aktivitet të jashtzakonshme dhe kjo fuqi e
pa shterrur na ka siguruar me mijra kilometra rrugë, me mijra ura, ndjrtesa
madhjshtore, dhe vepra të tjera kolosale.
Por
prap dhe kaq nuk mjaftonte se pse kishim fatin e keq të trashëgonim një shkretëtirë plot gërmadha e as
gjë tjejtër dhe mbi këto duhesh të ngrihnim pallatin e qytetrimit
shqiptar i cili kërkonte
akoma fuqi rrufeje e vetëtime
dhe ky kërkim, për ekzistecën t'onë si komb e si shtet mu në Kyçin e Evropës,
duhësh pa tjetër të plotsohesh dhe u plotsua.
Huaja e fundit e
kontraktuar në mes të Mbretrisë s'onë
e t'Italisë nuk ishte
gjë tietër përveç se
plotsimi i
kësaj nevoje vitale dhe realimmi i shpeit i idealit për
transformimin e vendit t'onë në një kopsht qytetrimi.
Ministria e P. Botore me 4.000.000 fr. ari të caktuara, për
te, po qe se, brenda gjashtë muajve, q'ë mbetet vitit financiar 1931-32, këtë shumë e destinon dhe e shpenzon për veprat botore. që ka vendosur, jo vetëm
që shpëton populli nga zia e bukës dhe i siguron punë e jetën e këtij por bën
dhe një mrekulli tjetër në sheshin e zhvillimit ekonomik dhe të lulëzimit të
vendit.
Me 4.000.000 fr. ari brenda një
kohe të shkurtër u ndërtua Bulevardi Zog, po u sigurua kanalizimi i Lanës, po u ngreh mbi të ura madhështore, po u
sistemuan sheshet dhe
po u
asfaltuan rrugët e caktuara
Tirana ndryshon
fare tiparet e saj dhe mer
fytyrëa e një Kryeqyteti më modern të
botës.
Po ky ndryshim, po ky transformacion do të duket, në mënyrë më.
impozante dhe në ç'do kënd t'Atdheut t'onë po qe se shumat e caktuara për së
cilën vepër e për së cilën prefekture derdhen e shpenzohen brënda kësaj kohe gjashtë mujore.
Këtë e shpresojmë dhe e presim t'a shohim të
realizuar.
Izet Dibra Deputet në prefekturën e Elbasanit (1932-1936)
Pas dhjetorit 1932 Izet Dibra u angazhau në jetën paralamentare, në të
cilën ishte zgjedhur Deputet, përfqësues
i Prefekturës së Elbasanit. Në këtë legjislaturë të dytë Izet Dibra jepte mendime të vlefshme për politikën e
jashtme të shtetit shqiptar. Ishin acaruar
dhe rritur tensionet politike në marrëdhëniet shqiptaro-italiane, të cilat
burimin e kishin nga mospërtëritja e
paktit italo-shqiptar të vitit 1926 që shkaktoi reaksion të menjëhershëm në
rrethet qeveritare italiane. Izet Dibra ishte mbështetës i masave për të
ndaluar frekuentimin e shkollave të huaja (masë e drejtuar kryesisht kundër
shkollave italiane) nga shtetasit shqiptarë dhe si rrjedhim një pjesë e këtyre
shkollave ishin mbyllur.
Izet Dibra kishte gjetur në prefekturën e Elbasanit
ngrohtësinë njerzore të popullsisë së Elbasanit që kur ishte prefekt ne vitet
1925-1926, sigurisht tani si Deputet e kishte shumë më të lehtë për të
komunikuar me të gjitha institucionet
shtetërore dhe publikun elbasanas, të cilët e ruanin në kujtesën e tyre
performancën e admiruar të Izet Dibrës. Deputeti Izet Dibra ishte i pranishëm
pranë problemeve që kishte prefektura e Elbasanit, ai ishte vazhdimisht në
komunikim me gjithë punonjësit e administratës së prefekturës, duke u njohur me
shqetësimet e jetes ekonomike, të cilat mundohej të shpinte drejt zgjidhjes në
organet qendrore të qeverisë shqiptare. Në seancat e parlamentit diskutimet e
Izet Dibra ishin të qarta, të kuptueshme, zëri i tij fliste realitetin e jetës
me problemet që kërkonin zgjidhje. Në natyrën e tij, tregojnë bashkëkohësit,
Izet Dibra kishte preokupimin për t’i zgjidhur problemet në interes së halleve
që ishin emergjente dhe ai asnjëherë nuk harronte ato që kishte premtuar para
zgjedhësve të tij.
Ai i ftonte zgjedhësit në
biseda të lira, i përshëndeste më përzemërsi dhe u fliste me ngrohtësi. Sic
tregon një shoku tij, Izet Dibra futej mes fshatarëve e duke iu buzëqeshur iu
thoshte me sinqeritet se “jam vëllai juaj”, me sjelljen e tij të ciltër, me
aftësinë e tij për t’u afruar e miqësuar kishte fituar respektin e elektroratit
elbasanas. Ai futej mes zgjedhësve, me fshatarët e thjeshtë, bisedonte me ata
për hallet dhe jetën, për bukën, për punën që bënin. Izet Dibra interesohej dhe
i pyeste fshatarët, se “ përse i shisnin dhitë, delet, lopët, mushkën apo kalin
që kishin” dhe prerj tyre mësonte se ata i shisnin që të blinin misër, të lanin
borxhet që i kishin marrë beut apo
tregtarit, që ia kishin marrë për të paguar vergji, xhelep e taksa.
Duke njohur drejtpërdrejtë
hallet e vuajtjet e zgjedhësve ai e ngrinte zerin në paralament për të ulur taksat mbi fshatarët e varfër, të
cilët i kishte dëgjuar më vëmendje si vëllezër, përherë luftonte t’u jepte të
drejtën dhe shquhej për mprehtësinë dhe zgjuarësinë në zgjidhjen e problemeve
që shtroheshin. Izet Dibra ishte tepër njerëzor, i drejt në gjykime, i mbronte hallexhinjtë,
i përbuzte dallaverexhinjtë, servilët e
shpifësit., prandaj zgjedhësit elbasanas e donin, e respektonin dhe e prisnin
me kënaqësi sa herë takoheshin me të.
Kurdoherë vlerësonte detyrën ndaj shtetit dhe shoqërisë, ishte i përpiktë
në plotësimin e kërkesave e ankesave të
zgjedhësve të tij. Elbasanasit e shikonin
gjithëmonë që ai ishte pranë tyre në ditë të vështira dhë në ditë
gëzimi,modestia e deputetit Izet Dibra që komunikonte me të gjitha moshat
tregohet nga bashkëkohësit e tij si vlerë
e lartë njerzore e karakterit burrëror
të tij të formuar në vendlindjen e tij të dashur, Dibrën e Madhe, emrin
e së cilës ai e kishte vendosur me krenari e me mall në mbiemrin e tij.
Vitet e lagjislaturës së dytë
ishin vite me shumë tensione të brendshme
e të jashtme, ku deputeti Izet Dibra, me
inteligjencën e tij kishte mbatjur qëndrime të matura ndaj disa ngjarjeve që
kishin tronditur Mbretërin Shqiptare.
Gjatë viti 1934, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë ishin acaruar së
tepërmi. Roma bënte presion dhe kërcënonte. Më 22 qershor dërgoi pa asnjë paralajmërim 22 luftëanije në portin
e Durrësit. Izet Dibra në paralamentin shqiptar e dënoi këtë kërcënim, kur shumë të tjerë e quajtën
“vizitë miqësore”. Izet Dibra mbështeti politikën liberale të M.Frashërit në tetor 1935, pas shtypjes së
kryengritjes së Fierit, për masat që ajo mori në shpalljen e lirive të shtypit
dhe lirinë e fjalës dhe ai përkrahu shpalljen e aministisë për të gjithë të
burgosurit politikë pjesmarrës në lëvizjen e Fierit, të dënuar më pak se 5
vjet.
Në dhjetor të viti 1936, në
zgjedhjet e legjislaturës së tretë, Izet Dibra nuk ishte kandidat për deputet,
por në në 3 gusht të vitit 1937 zgjidhet deputet i prefekturës së Durrës
–Tiranë, në vend të Izedin Beshirit. Acarimi i situatës ndërkombëtare dhe
fillimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Izet Dibrën në moshën 62 vjeçare,
duke bërë jetën familjare në Tiranë.
Periudhën e regjimit komunist
Izet Shatku e përballoi mjaft rëndë. Ai dhe familja e tij u internua në qytetin
e Shkodrës dhe pasuria e tij u grabit në mënyrën më çnjerzore. U
konsiderua si bashkëpuntor i qeverisë së Ahmet Zogut dhe për këtë qëllim u përjashtua
nga jeta sociale dhe politike e vendit. Ndërroi jetë në Shkodër, më 11 shkurt
1964. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit me nderime e respekte nga
qytetarët shkodranë e dibranë.
VIJON
Qatip Mara –
Saimir Shatku
No comments:
Post a Comment