“Komplot në heshtje, apo një vullnet pёr të errёsuar historinë parahelene të Greqisë?!... Kjo
nuk na pengon për të çuar hulumtimet tona sa më larg që të jetë e mundur dhe
për të kundërshtuar mosangazhimin e atyre që pranojnë njohuri historike të
dyshimta.” (Aref, “Mikena”, f. 360).
Ka, jo më larg se tre muaj që po nxirret Dodona në malin e
Tomorit, nga zotërinjtë Besim Klodiani, Xhemajl Tahiri e tj. Këta dalin përpara
figurave të mëdha botërore që prej kohës së antikitetit, deri më sot, të cilët
kanë përcaktuar me fakte historike, se Dodona ndodhet në Çamëri atje ku
është dhe tani.
Profesor Robert Temple, në librin e tij “Nertherëorld”
(“Bota e të vdekurve”), botimi i Londrës 2003, argumenton: “Jam
angazhuar të gjej vendndodhjen origjinale të Orakullit të Dodonës.
Pranohet nëse Dodona ndodhet nën këmbët e malit të Tomorit.
Liritzis (arkeollog koleg grek) ky dhe unë në vitin 1979, mblodha
fonde për një ekspeditë kërkimi në malin e Tomorit për të gjetur Dodonën, dhe
dola pa sukses, Dodona është në vend tjetër. Greku, Liritzis
komploton për të fshehur të vërtetën se Dodona ndodhet në Çamëri. Nëntoka e
tyre flet për historinë e gjyshërve dhe stërgjyshërve tonë dhe u del gënjeshtra
në sheshë. (Maks
Zotaj).
Herodoti shkruan, se Dodona ishte Orakulli më i lashtë në
Pellazgji, qendra e adhurimit Pellazg. Tempulli i njohur i Zeusit ndodhej në
Dodonë, në jugperëndim të Janinës. Rruga që të çon atje, përshkohet kështu
nga Eskili: “Në ultësirën Mollose arrin, duke dalë pas Dodonës, ku
ndodhet vendi i Orakullit të Zeusit, Thesprot (çam), lisat që flasin, një
mrekulli që imagjinata s’mund te rrokë”. (E. J. “Shqiptarët”, f.
79).
Pohimi i Homerit, se Zeusi ishte “Princ
dodonas dhe pellazg”, (Iliada XVI, 234). Mirëpo Dodona, kryeqyteti shpirtëror i
“Pellazgëve, bënte pjesë në Thesprotinë e kohës së Homerit, vendi që në
kohën e lashtë quhej “Pellazgji”. (Aref, “Mikena”, f. ).300).
Homeri ka qenë kategorik përsa i takon Dodonës, “vendi i shenjtë i ZEUSIT
pellazg dhe Dodonës” (Iliada .XVI, 278). Aref ‘mikena”, f. 400). Për saktësi,
shiko vendndodhjen e Dodones në “Reader’s digest” General Books, Atlas of
thёorld, bot. 1987. Printed in
the USA, f. 91, kuadrat J. D. Këta persona shqiptarë, të
përfshirë në dinakërinë greke, kërkojnë të shuajnë Dodonën nga vendi i saj në
Çamëri, nga frika se errësohet, apo zhduket historia parahelene e Greqisë.
Prof. Gene Haddleburg, kryetari i shoqatës helenistike në Universitetin
Georgetoёn thotë: “Ekemi
sajuar Greqinë e lashtë”. Ose e kemi “fabrikuar krejtësish Greqinë e lashtë”.
(http://ëëë. Theonion.com 20 tetor
2010).
Këta persona, që shkruajnë
në çdo njoftim artikuj dhe në krye vendosin fjalët “Dodona e Tomorit”, pastaj
fillojnë njoftimin ose artikullin e sheqerosur “patriotik”. Si
shembull marrim shprehjen: “DODONA
E TOMORIT”
Besim Klodiana Dervishi, shkruan më 11 korrik
2015. “Ky grup është i hapur
për të gjithë ata të cilët e duan mëmën tonë Shqipëri pa kushte. Qëllimi i
këtij grupi është vazhdimi i rrugës së Rilindësve tanë të mëdhenj, Konstandin
Kristoforidhi, Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Andon Zako
Çajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonomi, Ali Asllani, Aristidh
Kola, të cilët nëpërmejt penës së tyre mbajtën të gjallë identitetin tonë
kombëtarë. Një aspekt i punës së tyre është dhe identifikimi i kombit shqiptar
me Pellazgo- Iliryanët, të cilët kishin si qendër të tyre Orakullin e Zeusit, Dodonën,
e malin e Tomorit në Shqipërinë e lirë. Ka 200vjet që mëpërmjet një propaganda
dashakeqe, mesazhi I tyre,kërkon që ti fshehë këto të vërteta, duke I lënë në
pluhurin e harreses. Duke respektuar etikën e komunikimit, qëllimi
është paraqitja e dokumenteve të shkruar dhe çdo materiali me vlerë historike
për ndëgjegjësimi
e istitucioneve shqiptare, si Akademija e Shkencave në Shqiperi dhe në Kosovë,
me idenë përfundimtare, Nisjen
e ekspeditave arkeollogjike në malin e Orakullit të
Dodnës ne Tomor të Beratit. Faleminderit”! (Besim, Klodiana,
internet 11 korik 2015). Pra,
fjalë të sheqerosura në shërbim të dinakërisë greke Inderuar lexues: shiko se
sa ngulmuese është agjentura greke, që mbulohet nga shqiptarë si Besim
Klodiani, kur flet me vendosmëri me grupin “heleniko shqiptar”, të përgatitur
nga kryetari i shtetit grek në shtetin shqiptar, “Komisari”, për të zhdukur
tempullin në Çamëri dhe për ta vendosur në Malin Tomorit në Berat, bashkë me
gjithë atë arsenal - ndërtesash dhe me Teatrin më të madh të kohës, ku rrinin
ulur 18.000 spektatorë, që nuk gjen asnjë gjurmë në Tomor. Ky shantazhus, u
vihet kundër figurave më të mëdha në botë, prej HOMERIT deri te Matheu Arefi.
Kryesisht për të dalë kundër vendndodhjes së tempullit të Dodonës në
Çamëri.
Ka mbi 10 vjet që greku, e quan Çamërinë
“inekzistente”. Tani do edhe Dodonën në Çamëri, ta bëjë inekzistente, se ia ka
frikën. (lexoni: “Figurat çame në historinë boterore (Rasim Bebo,
“Shqipëria”, bot. 2014, f. 78. Pra shikoni si vazhdon shpifja e sheqerosur për
shuarjen e emrit të Dodonëes në Çamëri nga Besim Klodiani.
Dodona e Tomorit, Besim
Klodiani:
Sot, pas rreth 127
vjetësh, bota shkencore ende vazhdon të jetë në kërkim të
vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtet që i tremb ata që e kane manipuluar dhe ata që e mbeshtein atë verbërishtë, por në këto kohë moderne nuk mund te vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar te e vërteta historike, . Kush përfiton nga mashtrimi? Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht. As ne shqiptarët , që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar. I gënjen mëndja ata qe mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazgjike është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t’u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjёs për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin. (10 korik 2015).
vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtet që i tremb ata që e kane manipuluar dhe ata që e mbeshtein atë verbërishtë, por në këto kohë moderne nuk mund te vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar te e vërteta historike, . Kush përfiton nga mashtrimi? Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht. As ne shqiptarët , që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar. I gënjen mëndja ata qe mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazgjike është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t’u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjёs për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin. (10 korik 2015).
Dodona e Tomorit, Besim
Klodiani:
“Shumë
shpejt do të hedhim foto fantastike të disa gurëve me simbole të pëllumbave dhe
gjarpërinjve … Këta gurë gjenden në shtëpitë e banorëve afër Tomorit … Dyshohet
se këta gurë janë marrë nga rrënojat e qytetit Dodona, afër fshatit Tomor dhe
janë përdorur nga banorët për të ndërtuar shtëpitë e tyre”.9-8-15. (ku janë këto
rrënojat?).
Dodona e Tomorit, Besim Klodiani: “Kemi
marrë informacione për mbetje arkeologjike me interes në zonën e
Tomorit.....por disa gjëra nuk do i publikojmë....faleminderit banorëve të
zonës për infot. (12 koik 2015).
Besim Klodiani, Lexoni mirë nënvizimet që kam bërë unë të
shkrimeve tuaja. Ju shkruani dhe akuzoni
me“lojëra fjalësh” dhe kërkoni në kotësi, për hatër të grekut Dodonën në mal të
Tomorit. Ju shfaqeni, si një nip ose stërnip
I bllokmenëve, Jeni I një krahu të qeveris dhe Akademis së Shkencave, që janë në shërbim të boshtit sëerb-rus-grek. Ndofta Edi
Rama për këto që shkruani, në vijën e boshtit, do të u chojë ambassador në
ndonjë shtet. Ju kërkoni patjetër
Tmpullin e Dodonës në malin e Tomorit dhe për këtë akuzoni, për dashakeqësi, për
manipulim, për verbërim, për mashtrim. Ju
vulosni artikullin e Perikli Ekonomit I vitit 1936 i një mësuesi mediokër që është cepi I litarit në fund të pusit dhe
nuk shikoni se kush e mban cepin tjetër të litarin te lulishtja afër pusit dhe këta janë profesor, doctor, Akademik, për Pellazgjinë, Dhimitër Pilikën, Eduin
Jackues, historian Amerikan, Mathieu Aref I doktoruar nga Sorbona ne Paris për antikitetin, referencat e tij janë të
pranueshme për të gjitha Akademite. Historianin Tajar Zavalanin etj. Në emër të
demokracisë u botuan shume libra qe më parë ishin të ndaluara. Por sot PD dhe
PS I shikon këto libra me urrejttje
ashtu si dhe ju që nuk I merrni për referenca. Por ngreni dhe ulni
Perikli Ekonomi. Kur ju arrini t’u
kundërviheni, Yllit më të madh të botës, që është
shkrimtari gjigand, HOMERI. Për fat të keq ende në tekstet shqiptare vazhdohet
të quhet “poeti i madh grek”. Dhe arrini deri te figura e “Doktor Pilikes etj. Ju
shkruani për Rilindjen me fjalë të ëmbëlsura, për Pashko Vasën, Ismail Qemalin.
Tani qëndroni. “Komisari” juaj në gazetën “Kathemerini” ka deklaruar se
do të luftojë Rilindjen kombëtare shqiptare, se ai nuk i njeh fjalët
lapidare që “FEJA E SHIPTARIT ËSHTË SHQIPËRIA. Ndërsa ISMAIL QEMALI është
i pari që piketoi vendndodhjen e Dodonës në Çamëri,(e shkatërruan në vitnt 551 të e. s. nga vandalët me Totilen etj.) aty ku ishte
deklaruar nga HOMERI, HERODOTI e të tjerë, reth 3.000 vjet më parë. Ju
flisni për gurë të simboleve me pëllumba dhe gjarpërinj, siç i treguam më
lartë, se ato kanë qënë të tempulli i Dodonës në Tomor. Sa shpifje e madhe. Si
nuk paska asnjë shënjë të këtij Tempulli gjigant të Dodonës në malin e
Tomorit?... Dhe ju merreni me gurët e shtëpive që do të vijnë nga Greqia të
përgatitur enkas.
Gazetari
Tedi Blushi shkruan: “Kisha e shën Ilias, në afërsi të fshatit Lin të
Pogradecit, kishë më e vjetra në gjithë rajonin, sapo futesh në oborrin e saj
ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja të stampuara në beton, ku një
shkronjë i kalon 45 cm. …shtruan platenë e oborrit të kishës dhe me nga një
daltë shkruan tekstin që ua dha pronari në gjuhën greke. Kaluan disa kohë dhe
një buzëmbrëmje, kishës ia ndërruan të gjitha ikonostaset e saja me mbishkrime
shqip dhe u vendosën ikonostase që erdhën nga Greqia me mbishkrime të dukshme në
gjuhën greke. Po këtë fat, do të kenë edhe gurët me pëllumba dhe
gjarpërinj, që gjoja janë të tempullit të Dodonës në
Tomor.
Maks
Zotaj citon: “Teatri më i madh i kohës antike, është ai i DODONËS me 18.000
spektatore të ulur, me ndërtesa të mëdha 20. 80 x 19.20 m. Si nuk ka asnjë shënjë
të dukshme nga ky tempull kaq i madh në malin e Tomorit?! Sipas Legjendës së
transmetuar nga Dionisi i Halikarnasit (II, 51, 1) apo të vjershëruar nga
Virgjili (Aen. III, 239) “Enea zbriti në Butrot për në rrugën e
Dodonës, ku mori nga Orakulli miratimin për themelimin e Romës”.
Për vjetërsinë e Dodonës: Aristidh Kola
shkruan: “Një traditë e përafërt i tregon pellazgët aq të lashtë, saqë të kenë
lindur përpara hënës dhe për këtë i quajnë parahënës (në greqisht porselinës).”
Vendndodhjen e Dodonës, e vërteton dhe Erik
von Daniken, se “është 12 km në jug-perëndim të Janinës , me anë të
trekëndëshave: Dodona–Delphi–Sparta, njëri trekëndësh dhe trekëndëshi tjetër:
Nikosia-Dodona–Knosos. (“Dodona”, f. 18).
“Ndër 1800 objektet e Zhgroposura në Dodonë
më 1875 – 1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si ex- voto
etj.)drejtpërdrejt lidhet me këtë mbret të perëndive pellazge. Emblema pellazge
u pasqyruan fillimisht nga legjionet romake, u përdor dhe më pas si simbol
trimërie dhe nderimi luftarak, deri vonë, prej Napoleonit dhe Hitlerit. ( Dh.
Pilika, “Pelazget” f. 171).
PLINI radhit këto hollësi: “… ku
ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin e tij, mali
Tomaros me njëqind burime që gurgullojnë në këmbët e tij, mal i
lavdëruar nga Teopompi”.Njëra prej atyre 100 gurrave gëzonte
vetinë e mrekullueshme të fikte pishtarin e ndezur dhe të ndizte
pishtarin e fikur; ky burim zihej në gojë anekënd dhe ja shtonte famën
Dodonës për dukuritë e saj të shënjta”. (Dh. P. “Pellazgët”, f. 216). Ja çfarë na
thotë Akili në këtë paragraf të famshëm “O Zeus mbret, Dodonas, perëndi e
kahershme, pellazge, që mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të
Selleve. “Çamëri” (Aref “Mikena”. F.
327).
Nga Neolitiku i mesmë, 10.200 –
6500 janë zbuluar Qeramika e Cakranit, Vazo për ritual fetar. Kjo
formë specifike është e përbashkët në hapësirën Adriatiko-Ballkano-Egjease
e Neolitikut të mesmë. Kjo vërteton ekzistencën e një
bashkësie të stërmadhe besimesh fetare, ku rajoni epiro-lirik i
Pellazgëve antikë, zinte një vend mbizotërues me DODONËN (Epirit) si kryeqytet
i kultit, siç e provojnë Homeri “Zeusi Pellazg”, që sundon në
Dodonë, (Iliadë XVI, 234), Herodoti (1,51, 52, 57, VIII, 44), (Aref,
“Mikena”f.158.).
Delphi u bë tempull i shenjtë grek në kohën
e tiranisë së Klistenit (rreth 600 – 570 p.e.s.). Në parim, sipas
Homerit, vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për ZEUS-IN dhe perëndeshën nënë
DIONË (bija e Okeanos-it)… ishte vendosur në Dodonë, në Thesproti (Çamëria e
sotme) në shpatet e malit Tomaros në jugë të liqenit Pambotis, 12 km në j-p të
JANINËS. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomaros me saktesi. Pitagora i
samos-it, e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË, ZA”,
apo “folja” në dialektin gegë. Pitagora nuk është grek, por pellazgo –
shqiptar. (cf “Jeta e Pitagorës” – De Malkus – 17, f 36 – Les Belles,
Paris2010). Grekët nuk kanë ekzistuar para shek. VIII p.e.s. Ata erdhën pas
kësaj periudhe dhe morën perënditë, mitet, alfabetin nga Pellazgët. I quajtur
qytetërim Mikenianë (1200 – 800 p.e.s.) nuk ishte grek por civilizim
Pellazgjik. (Aref Francë – Lion, 03. 06. 2012). Me fjalёt shёnjtёruese tё Rilindasve tonё pёr malin e Tomorit si:
“Mali I Perёndisё”, “Baba Tomori”, “Froni I Perёnisё”, “Kryefroni ynё I vjetё”, “Misteri I frikshёm” etj., nuk ka tё bёjё me Tempullin e Dodonёs, pёr tia pёrshtatur Malit tё Tomorit.
Robert Temple, ndёrmjet tё tjerave thotё: “Grekёt dhe hebrenjtё janё shume tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat hebre dhe greqi, tё vinin nё jetё. (M. Z.).
Pas shekullit tё VIII, grekёt “semito egjyptianё” pushtuan vendin e
banuar nga popullsitё e trungut Pellazg. Zeusi urdhёron njё pёrmbytje imagjinare, shfaq
Deukalionin (lloj Noe greke) dhe
Pirrhan bashkёshortja e tij, tё vetmit qё shpёtuan nga kjo fatkeqёsi natyrore. Atyre iu
duhej tё shpiknin njё legjndё pёr tё “fshirё tё kaluarёn Pellazge”pёr tё provuar se grekёt ishin tё vetmit qё u shfaqёn pas njё pёrmbytje dhe se janё njё popull autkton. Fillesat
e historisё greke vine pas kёsaj legjende.
Me këtë artikull, ne dokumentojmë vendndodhjen e
Tempullit të Dodonës në Çamëri. Mësoni ju grekë, se jeni ata që u kanë
përcaktuar: “… më të tmerrshmit e xhelozive, sipas Shekspirit. Për
një dukuri të tillë shprehet kështu Anatol Fransi: “Armata e
panumërt e të patalentuarve, do të paditë, se ke përdhunuar tët’ ëmë, se
ke masakruar tët’ atë dhe do të gjëjë ditën të të ngulë thikën…” (Dhimitër
Pilika, “Pellazgët”, bot. 2005, f.437).
Kurse unë, mund të them, se në këtë komplotim të fshehtë,
është plotësisht dora e dinakërisë dhe djallëzisë së lashtë e greke, e cila, si
në një lojë mashtruese shahu, u jep disa naivëve shqiptarë të hanë një kalë në
Tomor, që të kenë të lehtë marrjen e mbretëreshës së vërtetë Dodonë në
Çamëri...
Rasim
Bebo, Addison, Çikago korrik 2015 ZZ