FASLLI HALITI
KOKA PA KOKË
Një arkeologu
Ai kafkat
I zbulon
Edhe në fund të dheut
Po të jenë ato poshtë
nё thellёsi,
Në fund të dheut i
gropos.
Kokat
Plot tru,
Plot mençuri.
Kafkat i nderon si
gjenesha
Edhe kafkën pa tru,
Mbushur me dhè,
Mbushur
Me
Baltë
E zbulon e gjen,
Kokat me tru s’i sheh
dot,
Edhe kokën e gjeniut e
urren.
Para kafkave përulet,
Bije
Në gjunj
Sidomos para kafkave
Pa sy
Pa gjuhë
Sidomos para kafkave
Të mbushura me baltë,
pa tru.
Koka e tij e mbushur
Plot kokalla
Brinjë
Skelete
Koka e tij
Fare pa koka
Koka e tij mbushur me
skelete
Koka e tij mbushur me
kafka dhe kocka
Koka e tij
Mbushur
Plot tjegulla
Poçe.
Tjegullat, poçet
Si nikoqire, ai i mbyll
në qelq
Porcelanet,
Fajancat
Qelqurinat
I nxjerr nga qelqi,
I heq
Si mbeturina
I hedh në njё qoshe
fare pa të keq
Banor
I mbitokёs
Dhe i nëndheut
Edhe poçen e zbuluar
rishtas
Ai e çmon mbi kokën
surbe tё Deas, Skënderbeut.
17 nëntor 2008
ERUDITI
Kultura,
Erudicioni,
Dituria,
Botës
I sjellin qytetërimin,
Po ti pse i përdor ato
si tanke,
Si ushtarё fashistё,
kёmishёzinjё,
Si ushtarё alpinё,
Pёr tё shtypur edhe
shokёt mё intim...?
FILLIKATI (AIME!)
Ka shkrimtarë të mëdhenj
Shumë të mëdhenj,
Tepër të mëdhenj
Gjenialë...
Por shkrimtarë njerëz a ka vallë ?
MA SHOVE MALLIN ME MALL
Më prite
Me
Mall
Më përshëndete me mjaft mall
Më përqafome me shumë mall
Më puthe me mall të përmallshëm
Ma shove mallin
Më le pa mall.
Dhe hiri i mallit u ftohka dalëngadalë...
GOJËMBYLLUR ME KYÇ
Fjalës
Gojëmbyllur me kyç
Gojëkyçur me tela,
Flisnim
Më ngushtë
Por më thellë
Flisnim më tepër ti dhe unë
Edhe pse fjala dilte me kujdes,
Fjala na dëgjohej, përhapej më shumë.
Gojëmbyllur flisnim më tepër
Gojëhapur
Ndërkaq
Sikur po flasim më pak...!
TIPAT
I panënshtruari
Nuk i nënshtrohet kujt.
I panënshtruari
S’nënshtron
Njeri.
I nënshtruari, i dobti
Nënshtrohet, përshtatet trupërisht, me paturpësi.
VETMITARI (IZOLIMI)
Jepua
Qenve
Kulturën tënde lesheli
Erudicionin tënd
Të mykur,
Të ndryshk
Dhe etikën tënde paçavure, “evropiane”,
Gjersa dhe etikën
Dhe kulturën,
Erudicionin
Tënd,
Mëria jote ballkanike,
Inati, iritimi yt mesjetar
T’i vuri me shpatulla përtokë,
Të la pa miq, pa
shokë, të vetmuar, qyqar...
MOJ FJALË E RE
(
Variant )
Gojëkyçur
Gojëmbyllur
Mërmërisnim,
Por na dukej
Sikur flisnim me zë më të lartë
Sikur flisnim me zë të prerë,
Sepse
Për të qitur perlën e groposur të fjalës
Sonda e gjuhës duhej të shponte me dredha dhe
thellë...
Moj
Fjalë e re,
Fjalë e lirë!
Edhe gojëkyçur
Ti paske qenë, perlë, xhevahir!
QERSHITË E BUZËVE
Degë e njomë qershie,
Degë jo e njomë,
Lulet e tua
Të bardha,
Unë i dua
Njësoj...
Qershitë e buzëve të tua njëlloj i shijoj...
KUR
Të katra stinët kanë pak bar,
Pak gjelbërim,
Por s’kanë
Lule,
S’kanë blerim.
Vetëm pranvera ka lule.
Pranvera
Na mbyt me blerim.
Vera
Na mbyt me zheg
Vjeshta
Me erëra, shira,
Me gjethe të verdha
Dimri
Me akuj,
Me breshër, dëborë.
Kur do të kesh dhe ti pranverën tënde,
Atdheu im i lashtë, atdheu im rinor?
PËRKOHSHMËRIA
Sundimi,
Pavdekësia:
Veti e qenies,
Qëllimi i njeriut!
Por edhe sundimi
Qenka i përkohshëm
Edhe pavdekësia
Qenka e vdekshme në përjetësi
Si për mua njeriun e zakonshëm
Edhe për ty
Zoti
Gjeni ...
NUK BËJ
Përpiqem të mos bëj padrejtësi
Ose të bëj sa më pak.
Veç
Drejtësi
Në mos bëfsha dot...
Padrejtësinë e luftoj me tërbim,
Kudo që ta diktoj
Te Kryetari i Gjykatës së Lartë
Te Presidenti apo Kryeministri i vendit tim...
TRUNGU
Vërtetë,
Pa një degë,
Pa një gjethe je,
Por seç nxerr ca bisqe, ti,
Seç nxjerr ca filiza të njoma e lladike.
Seç nxjerr ca
gjethe bleroshe, ca lule lirike...
PIKËLLIMI I SHELGUT
Sipas një poezie japoneze
Druvar
Nuk qahem
Për trungun tim të prerë,
Por më vjen keq sa s’ka
Sepse, në degën time të tretë
Kish ndërtuar folenë një bilbil i shkretë!
MUNGESA E “VOGËL”
Të kërkova
Të gjeta
Të takova
T’i dallova përmasat e gjeniut
Ta pashë gamën e koloritit që ka gjeniu,
Por, ajme, ty të mungon drita qiellore e njeriut...
MOS MA DREDHO RRUGËN
Mos ma dredho rrugën.
Unë
Të kërkova
Unë të gjeta
Unë të humba
Nuk të ndjek,
Nuk të kërkoj më;
Mos më dredho rrugën.
Mos u hidh kot në trotuarin tjetër,
Shoku mund të qëllohet dhe me grusht,
Po s’i lejohet t’i dredhojë rrugën shokut të vjetër...
PO NE
(Putpuri poetike)
Asgjë tjetër
Më shumë se mëshira
S’e nxit fajin, thotë Shekspiri.
Mos e
kundërshto të keqen thotë Tolstoi
Bindu thotë
Dostojevski
Po unë
Ç’të bëj unë
Të bindem
apo ta kundërshtoj të keqen me dhunë?
***
Vidhni
Ju,
O të varfër,
Thotë Timonini nga Athina,
Sepse hajdutët më hajdut të gjithësisë,
Janë të pasurit
Që vjedhin
Me ligj.
***
Vidhni,
U them edhe unë,
Vidhni,
vidhni dhe ju
O shqiptarët
e mi të mjerë!,
Sepse hajdutë
më hajdutë të Shqipërisë
Janë
pushtetarët, partiakët, oligarkët tanë
Që po
vjedhin, po hanë tokat, pronat tona me ligj.
***
Si, si ?
Zoti Balzak:
Më mirë një kokë mize në provincë,
Se sa një bisht luani
Në Paris?
***
Po,
Po !
Tepër e saktë.
Çdo
Ngritje lart,
Dhe çdo ngjitje,
Nuk shpërblehet me rënie tek ne
Nuk shpërblehet me zbritje.
***
Krejtësisht e pasaktë,
Sigurisht,
Sepse te ne,
Ka vetëm ngjitje lart
Ngjitje lart
në pozitë mjeshtërisht
Askush nuk shpërblehet me rënie në pozitë.
Te ne çdo rënie nga pozita,
Çdo zbritje
Shpërblehet
Menjëherë me ngjitje.
***
Ti je në majë,
Dhe pozon viganin
Po dhe unë të shoh të vogël, të vockël
Që këtu
Poshtë,
Ku ndodhem, ku jam,
Unë të shoh sa një mizë
Zbrit prej asaj maje, pa majë
Të matemi të dy
Të shihemi
Sy më sy
Je ti më me karakter më të lartë se unë
Apo jam unë me karakter më të lartë se ti?
***
Ka zogj që fluturojnë
Gjithë jetën mbi kënetë
Dhe nuk ndoten, aspak
E nuk bien kurrë
Asnjë herë
Në batak ...
***
Po
Ne
Që fluturojmë
Mbi liqenin kaltëror
Të Ohrit
Të Prespës,
Vetëm një minutë, vetëm një orë,
Apo qoftë edhe një ditë po fluturuam
Mbi liqenin e nartë
të Lasgushit tonë
Pse ndotemi ne
Si mbi një moçal, si mbi një kënetë, pse?
FLUGERI I POEZISË SIME
Flugerin e poezisë sime
S’e vërtit
Flladi i luleve,
Puhia,
Por e lëviz
Era furtuna, uragani, stuhia...
ISHIT DHE JENI
Ju
Ishit
Cilësorët,
Ne mediokrit
Ju jeni elitarët
Ne të rëndomtit.
Ju
Ishit
Gurra,
Burimi, tabani
Ju jeni modernët
E artit,letërsisë
Ju
Ishit
Dhe jeni ekipi kombëtar
I prozës, muzikës, dramës, poezisë...
Ju ishit
Dhe jeni
Skuadra poetike
e kategorisë së parë
Sigurisht,
Sigurisht, sigurisht.
Ne, ishim dhe jemi pa dyshim
Skuadra poetike e kategorisë së dytë.
Ju
Jeni
Evropa,
Ne Azia,
Ju Perëndimi,
Ne Lindja,
Ju
Ishit
Revolucionarët,
Ju jeni demokratët
Ne,
Ishim komunistët e mandatës...
Nesër, po ju,
Të parët
Brenda ditës
Do të jeni revolucionarët,
Dhe ne do të
jemi
Ballistët
Do të jemi të parët.
Ju
Nderoheshit
Me tituj:
Artisti i Popullit
Çmimi i Republikës
Flamuri i Kuq
Sot
Po ju
Po shpalleni ikona
Të artit,
Letërsisë
Shqipërinë e djeshme ateiste
Po na e kthehet sot të tërën në një kishë
Ne
Kemi qenë
E jemi jashtë fushe përherë
Ne kemi qenë dhe jemi jashtë fushe,
Në stolin
rezervë.
Kujt zogu ia dha djathin e
bardhë
Sorra e zezë?,
Pyeti
Mbreti në grahmat e fundit të
tij
Zogut të vetë ia dha
Madhëri,
Sorrakut të saj të zi...
Thanë oborrtarët me pikëllim.
I bëftë mirë pra, tha mbreti
kurora sorrakut tim...!
KAFEJA
Kafen e pi
Kot
Më shumë
Për të biseduar me ty, me një shok.
Për çudi
Kafja
Sot
Më shijoi
Ma zbardhi shpirtin
zezakja, ma gufoi...
DJE
Dje
Leonardo da Davinçi
Ishte kompjuteri i botës
Sot
Çdo kompjuter
Është një Davinç
Secila shtëpi ka sot një poliglot, një erudit.
Dhjetor 2016