Sunday, 28 April 2019

Në gjurmët e një romani të pabotuar

Në gjurmët e një romani të pabotuar

                                                            Përjetësisht…

Pjesa e tretë




            Arbëri kryente shërbimin ushtarak në një repart pune pranë një ferme bujqësore. Ishte shërbim ushtarak, por pa armë. Ajo nuk ekzistonte në atë repart. Punonin tokën qilizëm për mbjellje vreshti. Puna fillonte qysh më shtatë të mëngjesit dhe përfundonte  në orën pesë pasdite. 
            Ishte fundi i vitit të dytë të shërbimit. Edhe dy muaj dhe do të liroheshin. Gjatë gjithë kohës së shërbimit kishte mundur të shkonte vetëm një javë në shtëpi. Ishte shumë e vështirë dhënia e lejes. Edhe liri-dalje nuk kishte, pasi ishin shumë larg qytetit. Korespondenca u lejohej dy herë në muaj. Ai e përdorte këtë fakt për të shkëmbyer letra me nënën e tij, por sidomos me Blerinën e cila për të mos rënë në sy të ndonjerit që mund t’i binte në dorë, në fund të saj shkruante: “Jotja, Blerta”.  Ajo vazhdonte fakultetin pedagogjik në degën gjuhë letërsi në Universitetin e Tiranës. Ishte studente e vitit të parë. E kishte bërë zakon që, sa herë  kishin  pushime, para  se  të kthehej  në shtëpi, të ndalonte për të takuar Arbërin.
            Kështu bëri edhe një të dielë. I zbriti trenit dhe me një makinë të rastit mbërriti në repart. Kërkoi të takohej, por oficeri të cilit ajo iu drejtua i tha me një zë të ashpër:
Shkoni në shtëpi. Sot  nuk  mund të  takoheni,  pasiai është i dënuar.
Qenka i dënuar? E çfarë mund të ketë bërë një ushtar që  të dënohet?
Kjo  nuk   është   punë  për   ty, -  u përgjigj oficeri  duke  i  kthyer  kurrizin  me 
mospërfillje.
            Çfarë kishte ndodhur? Arbëri ishte caktuar skuadërkomandant. Ishin dhjetë vetë në skuadër. Midis tyre ishte edhe një malësor,  që njihej për kapadaillëkun dhe arrogancën e tij. Pothuajse nuk punonte fare. Edhe atë pak punë që bënte e kryente si mos më keq. Këtë e dinin të gjithë. Një ditë erdhi në vendin e punës operativi i sigurimit të repartit. Ishte nga fshatrat e qytetit të Arbërit.  Mori disa ushtarë nga skuadrat e tjera dhe i urdhëroi të vështronin nëse e kishte bërë mirë qilizmën skuadra e Arbërit. Me një servilizëm të pashoq ata deklaruan se puna ishte bërë shumë keq, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Vetëm pjesa  që kishte punuar malësori arrogant ishte e tillë. Por shigjetat e operativit nuk drejtoheshin nga ai. Në përfundim të ditës së punës, e rreshtoi skuadrën në mensën e repartit. Filloi të bërtiste me zë të lartë  për gjoja një sabotim që ishte kryer. Në mënyrë të veçantë cilësoi Arbërin si skuadërkomandant. Ai nuk pranoi. Operativi u xhindos dhe bërtiti:                                      
             -    Mos kërkon të sabotosh punën? Kjo nuk është bahça e tyt eti,  por  prona e  gjithë popullit dhe ne nuk ju lejojmë të sabotoni. A e dini se unë mund t’ju hedh hekurat për këtë?
Arbëri e   kuptoi se, po ta vazhdonte më tej bisedën, do të ishte më keq, ndaj heshti. 
Jeni  i shkarkuar  nga d etyra e   skuadërkomandantit, -  tha dhe e mbylli  në qelinë  e 
ndëshkimeve.
            Blerina u kthye në  shtëpi.  Ishte  mjaft e  tronditur  nga ngjarja që i kishte ndodhur.  Por nuk ia tha askujt, as nënës së Arbërit dhe as prindërve të saj. Nuk donte t’i shqetësonte. Qysh atë mbrëmje i shkroi letrën ku, ndër të tjera, shkruante:

            I shtrenjti im Arbër! Sot u ktheva me pushime dhe erdha të të takoja por, çuditërisht, nuk më lejuan, pasi më thanë se ishe dënuar. Nuk më thanë përse. Megjithëse jam më e vogël se ty, do të të këshilloja të ishe më i qetë për të mos krijuar pakënaqësira në repart. Unë e njoh mirë karakterin tënd ndaj çuditem se si ka mundësi t’i tejkalosh normat e miresjelljes Kjo më duket e pamundur.

                  Në fund të saj, si zakonisht, shkroi: “Jotja, Blerta”.
            Arbëri e lexoi letrën. Ai e kuptoi  dhimbjen  që duhej  të kishte ndjerë ajo. Nuk mund të arrinte të kuptonte se deri ku mund të shkonte absurditeti i veprimeve te eprorëve të tij.
Ishin vite të vështira. I shkëputur nga vendet e tjera të kampit socialist, vendi kishte mbetur pothuajse i izoluar. Kishin filluar të dilnin propozime ekstreme nga institucione apo shtresa  të  caktuara. Një e tillë kishte dalë nga një shkollë e mesme në një qytet të Shqipërisë ku thuhej: 

“Të gjithë, pa frikë, dhe me zë të lartë të ngrihen kundër çdo gjëje që pengon ecjen e vendit tonë në rrugën drejt socializmit dhe komunizmit.”

            Kështu, në të katër anët e atdheut, filluan të shfaqeshin të ashtuquajturat “Fletë Rrufe”  me anën e të cilave kushdo mund të godiste cilin të donte, madje në shumicën e rasteve kjo bëhej nga njerëz të kurdisur nga autoritetet qeveritare.
            Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por edhe “perandori” i vendit,  me anën e  një të ashtuquajture “Letër e Hapur”, filloi të sulmonte besimet fetare dhe bënte thirrje për shkatërrimin e të gjitha objekteve të tyre. Kështu filloi një batërdi e paparë kundër këtyre institucioneve sikur  të kishte  shpërthyer lufta  e tretë botërore.
            Kjo gjendje pasqyrohej edhe në repartet ushtarake dhe sidomos në ato të punës ku ishte Arbëri. Reparti i punës ishte një gjysmë burg i ri. Puna, ushqimi, fjetja qenë pothuajse të njejta. Po ashtu edhe trajtimi i ushtarëve. I vetmi ndryshim ishte se nuk kishte roje që t’i shoqëronin, kur shkonin dhe vinin në punë. Në vend të pushkës së vërtetë, kishin nga një prej druri, sikur të ishin fëmijë dhe do të luanin me të.
Këto mendonte Arbëri duke lexuar letrën e Blerinës. Mendoi t’i kthente një përgjigje lakonike në mënyrë që të mos kuptohej nga eprorët që, me siguri, do ta lexonin. Midis  të  tjerave
ai i shkroi:
“Zemra ime, mos u shqetëso. Unë jam mirë. Ai qe një lapsus nga ana ime. Kur të lirohem do ta shpjegoj.”

Këtë shënim e dërgoi brenda një letre që i dërgonte së ëmës.
Për fat ishin ditët e fundit të ushtrisë. Dy muajt kaluan shpejt dhe Arbëri u lirua. Më në fund e kishte kaluar  edhe këtë provë.

                             *       *        *

Me lirimin nga ushtria, dilte problemi i punësimit. Arbëri vetëm me shkollë të mesme dhe pa asnjë profesion e kishte shumë të vështirë për të gjetur një punë për të qenë.
Një miku i familjes së tij bindi kryetarin e kooperativës së drupunuesve ta merrte në punë. Kryetari ishte inxhinier druri. Kishte mbarur studimet në Pragë. Ishte njeri i përsosur. Urrente intrigat, thashethemet, servilizmat. Me ndërmjetësimin e tij e caktuan si punëtor pranë një marangozi në zdruktarinë e ndërmarrjes. Puna nuk ishte shumë e vështirë. Përveç kësaj ishte punë brenda ku nuk të zinte as shiu, as ftohma apo vapa. Filloi të mësojë edhe mjeshtërinë e marangozit. Kjo nuk vazhdoi gjatë. Një ditë hyri në repart shefi i kuadrit, një arrogant dhe fodull. Dha urdhër ta largonin nga ajo punë. Në ndërmarrje fjala e shefit të kuadrit, ishte më e fortë se ajo e kryetarit. Ishte paradoksi i kohës. E transferuan në trasport gëlqereje me skodë nga kaminat ku prodhohej në dyqanin e shitjes në qytet.
              Dyqani ku shkarkonin gëlqeren ishte në një rrugicë të ngushtë. Kjo bënte që të mbuloheshin  me gëlqere aq sa nuk njiheshin. Një ditë, ndërsa mbaruan shkarkimin dhe po bëheshin gati të laheshim dhe të iknim në shtëpi mbërritën kryetari me shefin e kuadrit. I dyti foli me një ton urdhërues:
Shkoni   menjëherë të  ngarkoni  një rrugë dërrasa  në  agjensinë e sharrave  për   në 
ndërrmarrje.
              Ishte   pasdite vonë. Tetor. Dielli  ishte  në  perëndim  e sipër.  Punëtorët  filluan të kundërshtojnë. Të shkoje atje do të thoshte të vazhdoje punën edhe për gati dy orë të tjera. Me ta u bashkua  edhe  Arbëri. Kryetari iu  afrua dhe  duke  i shkelur këmbën i tha me një  zë të ulët që të mos e dëgjonte shefi:
              -   Hesht! - dhe i shkeli syrin duke i treguar me kokë në drejtim të tij.
              Arbëri kuptoi gjithçka.  Kundërshtimi mund të interpretohej si nxitje e qëllimshme e punëtorëve. Shpirti rebel i tij e nxiste për kundërshtim, por arsyeja e frenonte. Heshti. Nuk kishte të drejtë  të ngrinte zërin edhe atëherë, kur shikonte se po  bëhej  një padrejtësi. Paralajmërimin që  i bëri kryetari e konsideroi si një nder të madh, se nuk dihej se si mund të kishte përfunduar. Megjithatë nuk vonoi dhe erdhi urdhëri për pushim nga puna pa paraqitur asnjë arsye.
            Ndërkohë Petriti kishte përfunduar studimet dhe ishte emëruar agronom në ndërmarrjen bujqësore të qytetit, në atë ndërmarrje ku ishte edhe nëna e Arbërit. E këshilloi të shkonte në këshillin e lagjes dhe të kërkonte një fletë pune  për  në ndërmarrjen  bujqësore.  Për këtë  ai kishte biseduar më parë edhe me një të njohurin e tij që ishte anëtar i këshillit. Arbëri  e mori  fletën  e punës pa ndonjë vështirësi. Kështu filloi punë në  një nga  sektorët  e ndërmarrjes. E  ëma  ishte në  një sektor tjetër.
.           Puna ishte e  rëndë dhe paga  e  ulët. Fillimisht  punonin në qilizëm për hapjen e tokave të reja. Me fillimin e dimrit kaluan në vjeljen e ullinjve. Burrat i shkundnim, ndërsa gratë  i mblidhnin. Në mbrëmje i ngrinin në krahë dhe i shpinim në qendrën e brigadës ku peshoheshin dhe llogaritej norma e realizuar. Vështirësia  më  e madhe ishte kur binte shi. Ishin të detyruar të rrinin nën trungun e ndonjë ulliri të madh. Balta nuk  iu nda për gjithë  stinën  e dimrit.
            Brigadier kishin një injorant me  shkollë  fillore. Ishte  një tip kapadiu nga ata që ndeshen shpesh në vend. Ishte përfaqësuesi më tipik i atyre që zbatonin luftën e klasave pikë për pikë. Ata që kishin shenjë në biografi, siç thuhej atëhere, i trajtonte si armiq. Sa herë që bëhej mbledhje e brigadës thoshte:
 Ata që nuk kanë triska fronti të largohen. 
Arbërit  dhe disa  të  tjerëve që ajo u  mungonte  nuk  u lejohej të mernim pjesë në mbledhje. Natyrisht, sipas   logjikës së tyre, për të mos dëgjuar “sekretet e mëdha“ që do të diskutoheshin në një brigadë bujqësie!  Kështu në mes të këtyre vështirësive vazhdoi deri në mbarim të dimrit. 
Duke qenë në këtë gjendje, ai mendoi të bënte një kërkesë për përfitimin e teserës së antarësisë në orgnizatën e Frontit Demokratik. Ditën që do rë shqyrtoheshin kërkesat në selinë e organizatës ishin mbledhur të gjithë të interesuarit si dhe pjestarë të tjerë të lagjes. Filluan të diskutoheshin kërkesat një e nga një. Kur i erdhi Arbërit radha, një banor i lagjes u ngrit dhe tha:
Le të na thotë njëherë dy fjalë për biografinë e tij.
Arbëri   mbeti në   një   pozitë  të vështirë. Nuk dinte  çfarë  të thoshe.  Por  në atë  çast, 
nënë Emineja, një aktiviste e njohur e organizatës së frontit, u ngrit dhe foli:
Ju   heshtni, familjen e Arbërit e  njoh unë   shumë  mirë. Prandaj nuk  kemi  çfarë të 
diskutojmë.
            Arbëri shtangu. Nuk e besonte se ajo nënë do të fliste në atë mënyrë. Organizata e miratoi dhënien e kartës së antarësisë. Kur u ndanë ai falënderoi nënë Eminen.
Petriti   duke  parë   gjendjen  e Arbërit  ndërhyri  pranë inxhinierit të sektorit të investimeve me të cilin ishin komshinj në lagje për ta marrë në sektorin e tij. Inxhinieri pranoi dhe mundi ta tërhiqte, madje e bëri edhe brigadier të brigatës së ndërtimit. Me zgjuarsinë e tij dhe me ndihmën e inxhinierit ai arriti të përvetësojë mjaft mirë zanatin, madje të njihte edhe projektet. Punonin në ndërtim deposh, stallash apo edhe apartamente ndërtimi. Me aftësinë e tij arriti të fitojë simpatinë e të gjithë shokëve të cilët i vunë epitetin “Inxhinieri”. Në brigatën e tij kishte disa individë që i përkisnin klasave të përmbysura. Më tepër kishte shoqëri me një shokun e tij të shkollës, Ibrahimin, që nuk kishte vazhduar studimet e larta pasi edhe ai kishte një vëlla më të vogël, që në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, së bashku me dy shokë shpërndanin trakte antikomuniste në qytet. Ishte arrestuar dhe dënuar me tetë 
vjet burg. 
Më së fundi, kishte fituar një punë të përhershme që në raport me të tjerat ishte shumë herë më e mirë dhe që mendonte ta ushtronte deri sa të vinte mosha e pensionit, natyrisht nëse nuk do t’i dilnin pengesa te tjera ta pa parashikueshme.

                                              *      *     *

            Blerina mbaroi universitetin dhe u diplomua si mësuese. U emërua profesore e letersisë në gjimnazin e qytetit. Megjithëse fillestare në këtë detyrë, ajo me mprehtësinë e saj mundi të fitojë simpatinë e kolegëve. Drejtor kishte Andrean i cili, me anën e një miku që kishte në Ministrinë e Arësimit,  kishte mundur të rehabilitohej pas  uljes në detyrë që kishte pësuar dikur për përkrahjen e mësuese Afërditës. Ky ishte një fat për Blerinën. Ajo fliste me Andrean pa rezerva dhe i shfaqte shqetësimet e saja.
            Një nga shqetësimet më të mëdha  ishte se si do të vazhdonin marrëdhëniet me Arbërin. Jo se kishte ndërruar mendje, por nuk gjente mënyrën se  si do të vepronte tani, kur të tjerët i njihnin si dy të rinj që kishin një shoqëri të zakonshme. Çfarë do të mendonte opinioni publik, kur të shihte se marrëdhëniet e një pedagogeje me një punëtor bujqësie do të  ishin  kaq  të  afërta 
dhe të shpeshta?
            Vendosi ta bisedonte me Andrean. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe pasi u mendua mirë e mirë, i tha: 
-Dëgjo Blerina, para se  të përgjigjem dua  të  të pyes: A je  plotësisht e vendosur   të    bashkosh fatin tënd me të Arbërit? A je e vendosur t’i përballosh të gjitha vështirësitë që mund të të dalin? 
Blerina mendonte: 
Çfarë mund të më ndodhë?  Do të  më pushojnë  nga  
puna? Do  të  më  çojnë  të punoj në ndërmarrjen bujqësore si nënën e Agronit? A do të jem e zonja ta përballoj një gjë të tillë? Po nëna Afërditë si mundi ta përballonte? A nuk ishte edhe ajo një mësuese e shquar?
            Të gjitha këto pyetje vinin rrotull në mendjen e saj. E vendosi. 
Fati  im është  lidhur  përjetësisht me  atë  të Arbërit.,  -  i tha Andreas, -  Asgjë nuk  
mund të  na ndajë. Këtë  e kam vendosur.
Atëherë në  rast se është kështu, patjetër që duhet të shpallni fejesën.
            Në mbrëmje Hektori i ulur në një nga kolltukët e dhomës  së  ndënjes  po  lexonte  gazetën. Irma po korigjonte hartimet që kishin bërë nxënësit disa ditë më  parë. Blerina  qëndronte  në heshtje  duke  u menduar. Drejtor Andrea i kishte thënë se duhej të shpallnin fejesën. Por kjo duhej biseduar me prindërit. Nuk dinte  si t’ia fillonte. Si t’u thoshte. Së fundi foli:
Baba, nënë, dua të bisedoj me ju!
Hektori  uli gazetën dhe  vështroi   nga  e  hoqja. Ajo  i  bëri një  shenjë  sikur donte   të  
thoshte ”Çfarë?”. Por kjo vazhdoi vetëm për disa çaste.
Fol bijë, - tha i ati pasi kaloi hutimi i parë, -  çfarë do të na thuash?
Mendoj se marrëdhëniet e  mia me Arbërin  duhet të marrin një rrugë tjetër.
Rrugë tjetër? – Pyeti e ëma.
Po,   rrugë  tjetër.  Mendoj    se   ne    nuk   mund  të  vazhdojmë  të paraqitemi   më  
përpara  opinionit publik si dy shokë të zakonshëm. Ne duhet të shpallim fejesën
            Hektori dhe Irma u panë sy në sy. Thellë në ndërgjegjen e tyre ishin të bindur se kërkesa e së bijës ishte e drejtë. Ata tashmë kishin arritur edhe moshën që duhej për një veprim të tillë. Por i mundonte ajo lufta psikologjike që zhvillohej në ndërgjegjen e tyre. Ajo i brente brenda vetes. Por e shihnin se nuk kishin tjetër rrugëzgjidhje.
Mirë   bija  jonë,  dakord   jemi edhe   ne. –  tha  më  në  fund Hektori.  –   por këtë  
punë duhet  ta pleqërojmë edhe me Arbërin dhe nënën e tij. A e ke biseduar me ta?
Jo, mendova të merrja më parë mendimin tuaj.
Atëherë   bisedoje  dhe   vendosni   një  ditë   që   tëtakohemi.
Atë  natë Blerin  nuk  vuri gjumë në sy. Kësaj  here  jo nga shqetësimi por nga hareja  që  
ndjente përbrenda. Së fundi do të realizohej ëndrra e saj e dashurisë.
            Të nesërmen e bisedoi me Arbërin.  Vendosën që takimin ta bënin që atë mbrëmje në shtëpinë e Blerinës.
            Biseda kaloi në një ambjent hareje. Të dy familjet ishin të gëzuara që dashuria e dy të rinjve po realizohej. Biseduan edhe për mënyrën se si do të zhvillohej kjo ceremoni. Së fundi u ra dakord që të organizohej një darkë e vogël me pjesëmarrjen e të dy familjeve dhe ndonjë të ftuari të afërt. Diskutuan edhe për vendin e organizimit. Në fillim u mendua që të zhvillohej në ndonjë nga restorantet e qytetit por meqënëse kjo do të ishte një sfidë kundrejt kundërshtarëve të kësaj fejese, vendosën ta zhvillojnë në shtëpinë e Blerinës.
Atëherë na qoftë për mbarë të djelën në mbrëmje, - e përfundoi Hektori.
            Të djelën  u  mblodhën  të dy familjet. Të  ftuar ishin  vetëm Petriti  me Vojsavën. Ishin  ftuar  edhe  Andrea me  Elvirën,  por  ata i  njoftuan  se  nuk  mundeshin pasi  ruheshin  se mos
përsëritej historia e disa viteve më parë me shfaqjen e “Lules së Kujtimit”. Ceremonia e fejesës nuk pati as këngë dhe as valle. Vetëm një vallëzim të çiftit të ri i cili u shoqërua nga Petriti me Valbonën. Së fundi u shkëmbyen edhe unazat. Arbëri vendosi në gishtin e Blerinës një unazë që i ati e kishte sjellë nga Franca, ndërsa Blerina një unazë që  e ëma e kishte ruajtur për këtë rast.
            Të nesërmen, për habinë e punonjësve të Zyrës së Gjendjes Civile të lagjes, kryen formalitetet e celebrimit. Dëshmitarë ishin Petriti dhe Vojsava

                                               *      *     *

            Lajmi u përhap si rrufe në të gjithë qytetin. Filluan pëshpëritjet nën zë. Një pjesë shprehnin habinë se si ajo një pedagoge e njohur të fejohesh me nje punëtor të zakonshëm me shkollë të mesme. Ky disnivel i çudiste dhe pëshpërisnin se lidhja e tyre nuk do të kishte jetë të gjatë. Një  pjesë  tjetër  pëshpërisnin  se  si  mësues  Hektori dhe  mësuese Irma  një  familje me 
përbërje të mirë politike kishin rënë dakord t’ia jepnin vajzën birit të një kolaboracionisti që kishte vdekur në burg. Por kishte edhe një grup tjetër që e përgëzonin Blerinën dhe familjen e saj për vendimin e marrë.
            Të gjitha këto pëshpëritje binin edhe në veshët e autorëve të ndodhisë dhe familiarëve të tyre. Ata i dëgjonin por mundoheshin t’u shmangeshin debateve me ta duke menduar se koha do të bënte të vetën dhe një ditë gjithçka do të harrohej. Kështu bënin sikur nuk kishin dëgjuar gjë.
Jehona   e  pëshpëritjeve  arriti   deri  në   organet  e larta të  pushtetit. Filloi  një odise  e  gjatë ndërhyrjesh dhe kërcënimesh në adresë të kryetarit  të  familjes Spaho. Sinjalin  e parë  e  dha drejtori  i shkollës ku punonte Hektori. Ai filloi t’i argumentonte se kjo lidhje do të kishte pasoja të paparashikuara për familjen e tij. Hektori e dëgjoi me vëmendje dhe, kur ai përfundoi ligjëratën i tha:
Shoku  drejtor,  ju dëgjova   me  kujdes  dhe ju  falënderoj  për këshillat  e  sinqerta, 
Kemi më shumë se dhjetë vjet që punojmë bashkë dhe gjithmonë jemi kuptuar shumë mirë pa krijuar asnjë problem. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Ishte vetë vajza ajo që e bëri fakt të kryer këtë lidhje. Unë u vura para faktit të kryer. Në fillim edhe unë hezitova, por këmbëngulja e saj më theu. E diskutova  me ditë të tëra këtë çështje me veten time, por së fundi triumfoi logjika se përse duhet të paguante djali gjynahet e të atit? Në të vërtetë, pavarësisht nga biografia e prindit, dhëndri im është një djalë i përsosur një inteligjent që vetëm konditat politike nuk e lejuan të vazhdonte studimet e larta dhe të bëhej dikush. Nisur nga ky  arsyetim pranova  bashkimin  e tyre. Tani  dua  t’ju pyes  dhe  dua një  përgjigje  të sinqertë: A kam vepruar drejt?
            Drejtori nuk u përgjigj menjëherë. U mendua për disa çaste. Së fundi i tha:
Ti  më  fole me sinqeritet dhe unë do të përgjigjem  me të  njëjtën  mënyrë. Parimisht
keni plotësisht të drejtë, por kushtet në të cilat jetojmë janë në kundërshtim me këto parime..Ndaj nuk kam se çfarë t’ju them. Fati ju ndihmoftë!
            Ndërhyrja e dytë ishte e shefit të seksionit të arsimit pranë komitetit ekzekutiv të qytetit.. Këtu kërcënimi ishte më i hapur dhe përgjigjet e Hektorit, në  ndryshim  me ato  me  kolegun e tij,  ishin  më lakonike.                                                                                                               -    Unë   di   –   foli  Hektori -  se partia  dhe pushteti   nuk   dënojnë djalin  për  fajet e  
të  atit. Ata u dashuruan dhe unë e quajta të arsyeshëm bashkimin e tyre, Ndaj  nuk pata  kurajo  ta kundërshtoj.
Ndërsa unë do t’ju paralajmëroj se  duhet të përgatiteni për të përballuar pasojat.
Çështja   u  diskutua    edhe    në  degën   e    punëve   të   brendëshme. Në   fund   lajmi  
arriti  deri tek  dajua  i vajzës Resuli. Ai, sa mori lajmin, u nis menjëherë. Pas një takimi në degë ku mori informatat e sakta u drejtua për në shtëpi. Atje gjeti vetëm Hektorin me Irmën. Blerina kishte dalë me Arbërin. Me një ton agresiv iu drejtua së motrës:
Si e kryet këtë fejesë pa   më pyetur? Çfarë  jam   unë?  Një person  çfardo? A  e  dini 
detyrën që ushtroj? Apo  mos jam vetëm një gur varri?
            Ajo me qetësi iu përgjigj:
Qetësohu, vëlla qetësohu! Ule zërin!Nuk ju thamë se e dinim që nuk do ta miratoje. 
Ta prishni menjëherë këtë fejesë, -  e ndërpreu ai me të njëjtin ton.
 Ajo punë  ka marrë fund.  Vajza e  zgjodhi  vetë shokun  e  jetës dhe ne  nuk  kemi  mundësi ta pengojmë, përndryshe humbasim vajzën tonë të vetme.
            Biseda mori fund. Resuli u largua pa i përshëndetur. Kur doli jashtë portës, desh u përplas me Arbërin dhe Blerinën që po ktheheshin.
Dajo! – i foli Blerina 
Më vonë do t’ia dëgjoni avazin, -   foli ai  me një  zë arbitrar.
Po ky ç’pati – pyeti ajo
Histori e zakonshme, - u përgjigj Arbëri.
Resuli u drejtua drejt e në komitetin e partisë ku u takua me sekretarin e parë. Folën gjatë të dy. hartuan plane. Së fundi Resuli  i  tha:
Mos  bëni asnjë  veprim. Këtë  çështje e marrë  unë përsipër për ta zgjidhur..

                               *      *       *

            Drejtor Resuli thirri operativin e sigurimit të ndërmarrjes bujqësore ku punonte Arbëri
Do  t’ju  ngarkoj me  një mision të  rëndësishëm që duhet ta  dimë vetëm unë  dhe  
ti. Këtë nuk duhet t’ia thuash askujt, -  i tha. 
Do  të  jem i  heshtur   si  varri,  shoku drejtor,  -   u përgjigj operativi.  
Shumë   mirë! Do  të survejosh   një  individ  që  punon  në ndërmarrjen tuaj.  Si  
sillet, me  kë shoqërohet, a ka shfaqje të huaja për moralin socialist, a mundohet të pengojë  me  ndonjë farë mënyre ecjen përpara të shoqërisë sonë e të tjera të kësaj natyre.
Për cilin bëhet fjalë?
Arbër Dauti
E  njoh. Punon në  sektorin   e  investimeve,  madje është edhe brigadier.
Nuk dua të nxitohesh.  Koha nuk ka rëndësi. Mjafton të  pasqyrosh  realitetin. Unë 
do të kthehem në kryeqytet. Kur ta kesh hartuar raportin, merrëm në telefon dhe unë vij vetë.
            I dha numrin e telefonit të zyrës.
            Operativi filloi nga misioni. Mësoi se Arbëri kishte filluar punë në ndërmarrje me ndihmën e agronom Petritit, madje kishte qenë ky që e kishte ndihmuar për të kaluar në sektorin e investimeve. Në të njëjtën ndërmarrje por në sektor tjetër punonte edhe e ëma. E njihte mirë biografinë e familjes së tij. Këtë e kishte mësuar edhe para se të bisedonte me drejtor Resulin. Dinte që i ati, një eksponent i organizatës nacionaliste, kishte vdekur në burg. Dinte që e ëma, një mësuese e njohur, për këtë shkak ishte pushuar nga puna dhe punonte si punëtore bujqësie. Por dinte gjithashtu se Arbëri, çuditërisht, ishte fejuar me një vajzë që i përkiste një familjeje të luftës me dy prindër arsimtarë të nderuar. Ndoshta kjo, mendonte ai, ishte shkaku pse Resuli e kishte ngarkuar me këtë detyrë.
            Për këtë thirri inxhinierin e sektorit dhe i tha:
Dua t’ju pyes, si e morët në sektorin tuaj rbër Dautin dhe e emëruat  brigadier? A 
e  dini biografinë e tij?
 Po, e di. Por ma rekomandoi agronom Petriti me të  cilin jemi  komshinj. Kështu  
që  nuk  u thellova më tej. Në fund të fundit, një punëtor është.
            -     Çfarë opinioni keni për të?
            -   T’ju them të vërtetën një opinion mjaft të mirë. Është i rregullt, nuk flet shumë, por kurdoherë me urtësi. Është mjaft inteligjent. Ka mbaruar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera, por nuk mundi të vazhdonte më lart për shkak të biografisë dhe, t’ju them të vërtetën, më vjen keq për këtë se mund të ishte bërë një kuadro i shkëlqyer.
            -     Me cilët shoqërohet më tepër?
            -  Ne jemi sektor i vogël, me tre brigata ndërtimi. Ajo e Arbërit përbëhet nga pesëmbëdhjetë vetë, zanatçinj dhe punëtorë. Arbëri nuk bënë ndonjë dallim midis tyre.
            -     Po ndonjë preferencë nuk ka për ndonjë?
            -  Pak më tepër për një shokun e tij të shkollës, Ibrahimin, por jo ndonjë dallim të madh.
            -    Faleminderit  -  i tha operativi dhe u largua.
            Operativi mësoi se Ibrahimi rridhte nga një familje që gjatë luftës nuk ishte angazhuar në asnjë krah. I ati ishte një nëpunës i zakonshëm në një ndërmarje të vogël të qytetit. E ëma 
punonte si rrobaqepëse. Kishte një motër të martuar në një familje që edhe ajo nuk kishte qenë e angazhuar në asnjë krah. E vetmja anë negative ishte se një vëllai i tij ishte dënuar me tetë vjet burg dhe tani ishte në vitin e tretë të dënimit.
            Në këtë mënyrë kaluan më tepër se dy muaj. Operativi i kishte mbledhur të gjitha të dhënat që i interesonin. U ul dhe filloi të përpilojë raportin  që  do t’i  dorëzonte  Resulit. Filloi të  shkruaj me  një makinë shkrimi që kishte në tavolinë. Shkruante disa rreshta dhe pastaj pushonte për t’u menduar se si do të vazhdonte. Donte që raporti i tij të dilte sa më i plotë, në mënyrë që ta kënaqte eprorin. Kjo gjë, mendonte ai, ndoshta do t’i hapte rrugën për ndonjë transferim në kryeqytet me një detyrë më të madhe. Këto ëndërrime bënin që në faqet e raportit shumë gjëra të ishin pjellë e fantazisë së tij. Kështu që u mbushën plot tetë faqe. Së fundi e firmosi dhe thirri i gëzuar:
Edhe kjo kaq e pati! Tani, përpara drejt kryeqytetit.
Dhe përplasi pëllëmbat nga kënaqësia.
Çfarë  ke more? Mos je gjë i  çmendur? – i  tha  një shoku tij që  sapo   hyri  dhe  
kishte  dëgjuar frazën e fundit
Asgjë, -  u përgjigj duke kujtuar porosinë  e  Resulit- Djali   i  një kushëririt  tim  
marton  të birin në kryeqytet  dhe unë do të shkoj në dasmë. Kushëriri është një funksionar në Ministrinë e Brendëshme. Do të bëhet një dasmë e madhe.
            Operativi bënte aludim për Resulin.
Si lum ti  -  tha shoku dhe nuk e zgjati më.
Edhe operativi nuk e zgjati, por  mbylli bisedën.

                                          *      *     *

            Zilja e telefonit në zyrën e Resulit tringëlliu.
Alo/? -  foli ai
Jam.  .-   operativi   i    sigurimit   në     ndërmarrjen bujqësore.
E  përfunduat?
Po, e kam gati.
Atëherë prisni, kur të vij unë.
Një   buzëqeshje djallëzore  u   shfaq  n ë  buzët   e  Resulit.  Ishte   një   buzëqeshje  
tinzare prapa  së cilës fshiheshin shumë mistere, shumë prapaskena. Ndjente një kënaqësi që i shfaqej sa  herë  kryente ndonjë veprim mizor. Një të tillë kishte ndjerë edhe  kur  torturonte Sokolin. Ishte kënaqësia që ndjen egërsira kur mposht prenë e  saj. Tani  nuk i  mbetej  tjetër,veçse të priste rastin që ministri t’i ngarkonte ndonjë detyrë për në qytetin e tij.
            Dhe ky rast erdhi. Një ditënë zyrë hyri sekretaria e ministrit dhe i tha:.
Shoku Resul, shoku Ministër ju kërkon në takim.
Resuli rregulloi kostumin, krehu flokët dhe u nis.
Eja eja, -  tha ministri, -  dua të bisedojmë për një çështj që ka dalë në qytetin tuaj.
Në qytetin tim?
Po,   po,  uluni!   Kemi    disa    të     dhëna    për   një    kontradiktë    midis   dy 
funksionarëve  të ndërmarrjes së ndërtimit Të dy janë figura të njohura, dy komunistë që gjithmonë kanë qenë në ballë të punës. Ndaj shkoni atje, verifikoheni ngjarjen dhe na njoftoni. Jua ngarkoj juve se jeni nga ai qytet dhe i njihni më mirë personat.
            Resuli u nis që atë ditë. Nga burimet e tij mori vesh se konflikti i kishte tejkaluar kufijtë e qytetarisë. Ai i njihte të dy, sidomos shefin e kuadrit. I njoftoi në telefon se do vinte të nesërmen për të biseduar.
Kështu bëri.  Në orën e caktuar ishte atje. U ulën të tre në zyrën e drejtorit. I pari e mori fjalën Resuli: 
Ju kam të dyve miq dhe më vjen keq që  midis  jush ka lindur kjo kontradiktë. Kam
ardhur për të sqaruar problemin me porosi të vetë ministrit
            Drejtorit nuk i pëlqeu kjo hyrje. Pse me porosi të ministrit? Ç’punë kishte minstri i brendshëm me një konflikt të ndodhur në një ndërmarrje që nuk ishte nën juridiksionin e tij? 
Më thoni, përse  ka lindur kjo   kontradiktë. -   u  tha Resuli.
Shoku   drejtor  më  akuzon  mua se   gjoja  paskam 
ndërhyrë  në kompetencat  e  tij  -  tha shefi i kuadrit.
Po,  kjo është e vërtetë. -  e  ndërpreu drejtori.. -  Nuk është   kompetencë e  tij të  
ndërhyjë se si  inxhinierët dhe teknikët zbatojnë projektet e tyre..
Ndërsa  unë  mendoj   se   detyra  ime   është   pikërisht ajo që  të  survejoj se  si  
punojnë  kuadrot e ndërmarrjes. Duhet t’i dalim para çdo të papriture. Po sikur të ndodhëndonjë sabotim?
Keni konstatuar ndonjë gjë? -  pyeti Resuli.
Deri tani jo. – u përgjigj shefi.
Pikërisht për këtë ka lindur edhe kontradikta jonë, - e përforcoi drejtori.
Biseda vazhdo  deri në mesditë.   Sejcili prej tyre  mundohej  të paraqiste  argumenta   
për të mposhtur kundërshtarin. Bisedën e mbylli Resuli që iu tha:
Mendoj   se  jeni  të  dy  fajtorë.  Hiqeni   mendjen  nga   këto   keqkuptime  dhe  
punoni krah  për krah për realizimin e detyrave të ngarkuara. Kjo detyrë ju takon   më tepër  juve,  shoku drejtor, si  drejtuesi  i ndërmarrjes.
            Resuli u largua dhe përpiloi raportin që  do t’i  dërgonte ministrit Në të ai i shkruante mbi shkaqet e kontradiktave dhe  i propozonte se njeri prej tyre duhej larguar nga ndërmarrja dhe i rekomandonte që ky të ishte drejtori.. Nuk vonoi shumë dhe ky propozim u realizua. Me urdhër të Ministrit të Ndërtimit, i cili ishte marrë vesh me atë të brendshmin, drejtori u ul në detyrë duke u emëruar si shef i një reparti në një ndërmarrje tjetër. 
            Si mbaroi këtë detyrë thirri operativin, i cili i  dorëzoi raportin.  U  hoq mënjanë  dhe  filloi ta lexojë. Mbeti i kënaqur nga puna e tij
Ju   lumtë -  i   tha. -   keni   bërë një  raport  të  hollësishëm. Por   tani  duhet të   
vazhdoni. Tani fillon faza e dytë e operacionit dhe kjo është më e rëndësishmja.  Arbërin duhet ta fusim në kurthin tonë.  Për këtë do të përdorim Ibrahimin.  Do të punoni me të.  Ai duhet bërë patjetër agjenti ynë. Ai i përket klasës së përmbysur.  Aq më mirë për ne.  Ne duhet të synojmë  më tepër tek ata. Ata janë më të vlefshëm. Po ia arritët qëllimit dijeni se do keni edhe shpërblimin e punës tuaj. Do të ishte një fat i madh të kisha pranë vetes në  ministri 
një kuadro si ju.
            Fjalët e fundit mjaftuan për operativin lidhur me të ardhmen e tij. 
Ju  garantoj se  do  ta kryejë  porosinë  tuaj , - i tha Resulit.
Përdorni argumentin e vëllait tëtij të burgosur. Hidhjani  fjalën se   si  shkëmbim  
mund  t’ia kthejmë atë  në familje.
Por, a do të mundim? – Pyeti operativi me dyshim
Mos   u   shqetëso,  të   tjerat lermi  mua.  Por, mos harro, çdo gjë do të bëhet në  
mënyrë  të fshehtë.
U ndanë.                                                      

                                 *     *      *

Opereativi takoi Ibrahimin. E përshëndeti   me    përzemërsi. Filloi    ta   pyeste për prindërit dhe motrën. E pyeti edhe për vëllanë:
A ke qenë tani së shpejti?
Jo, - u përgjigj i shqetësuar Ibrahimi. 
E ke shumë gabim. Ti duhet të shkosh  ta  takosh. Ai ka nevojë për ty. Ti  je vëllai  
i  madh dhe duhet ta këshillosh se si duhet të sillet.
 Ashtu?
Pikërisht, pasi shteti ynë  bënë edhe falje  për  ata  të burgosur që sillen mirë.
Ky dialog e  shqetësoi mjaft  Ibrahimin.  Çfarë e  kishte shtyrë  operativin ta pyeste? 
Ku  donte të dilte? Çfarë qëllimi kishte? Atij nuk i dukej kjo si një bisedë e thjeshtë e bërë midis dy njerëzve që deri atëherë nuk kishin shkëmbyer asnjë fjalë. Ai kishte ardhur me një mision të caktuar në këtë ndërmarrje dhe Ibrahimi e dinte qëllimin e këtij misioni. Kjo gjë i ngjalli një dilemë të madhe. Mendoi ta bisedonte me prindërit por shpejt hoqi dorë. Nuk donte t\i shqetësonte ata.
            Pas disa ditësh operativi e takoi përsëri.
Dua të bisedojmë për një çështje për të  cilën nuk  dua ti  thuash  askujt. Ti je  një 
djalë  i mirë. Edhe familja është me qëndrim të mirë, me përjashtim të gabimit që bëri vëllai yt. Por edhe ai  ishte në një moshë të vogël
            Operativi pushoi dhe po qëndronte në heshtje duke vëzhguar fytyrën e Ibrahimit. Vuri re se një cep i buzëve filloi t’i dridhej. Vazhdoi:
Vëllai yt  duhet të  dalë  nga burgu. Qëndrimi  atje do t’ia prishë  karakterin. Atje  
ka  lloj-lloj mbeturinash të sistemit të përmbysur që mundohen të bëjnë  me  vete individë  si  vëllai yt dhe t’i përdorin për propagandë  kundër pushtetit popullor. Para disa ditësh unë të thashë se shteti ynë ka edhe falje por, për të përfituar prej tyre, duhet të kontribuosh..
E si mund të kontribuojë?  -  foli Ibrahimi   me   njëgjysmë zëri që mezi i dilte.
Duke  bashkëpunuar me ne.  Kjo mund të arrihet  nëpërmjet kontakteve  që  do  të 
kemi bashkë.
Ibrahimi nuk  i ktheu përgjigje. Fjalët e operativit i dhanë të kuptojë se ai kërkonte   ta  
bënte   bashkëpunëtor  të sigurimit të shtetit, gjë  që as  e   kishte shkuar ndër mend ndonjë herë. Si mund të pranonte ai një propozim që ishte në kundërshtim me parimet që i  kishin mësuar 
prindërit e tij? Kjo ishte e papranueshme për të. Por, si t’ia shprehte operativit këtë?
            Operativi e vështroi duke i ngulur sytë thellë. Ibrahimi nuk e përballoi dot vështrimin e tij dhe ktheu kryet nga ana tjetër. Operativi vazhdoi:
E  di që  je  në dilemë  nëse do  të pranosh apo jo. Nuk të detyroj. Mendohu  mirë  
disa  ditë dhe më kthe përgjigje.
            Ditët kalonin njera pas tjetrës dhe Ibrahimi nuk po kthente përgjigje. Heshtja e tij ishte përgjigja. Por operativi filloi të vinte  më  shpesh në  brigatën e  tyre dhe  kur   kalonte pranë tij i pëshpëriste me zë të ulët:
Eh, a vendose?
Ibrahimi   nuk  përgjigjej,  por  ndërgjegja e    tij ishte në ankth. Nuk kishte asnjë me  
të  cilin të bisedonte. Të vetmit që mund t’i hapej  ishte Arbëri. Kështu bëri. I tregoi propozimin që i kishte bërë operativi. Priste mendimin e tij. Arbëri, pasi u mendua mirë e mirë i tha:
Dëgjo, ti je shoku  im. Po të  pranosh, do të thotë të  humbësh moralin  tënd. Mos  
prano. Mblidhe veten.  Mos u shfaq  i ndrojtur para tij. Kur të të pyesë përsëri thuaji se nuk e ndjen veten të aftë për atë punë. Në fund të fundit nuk ka çfarë të të bëjë, ti punëtor je.
            Ashtu veproi. Operativi, kur e dëgjoi, e kuptoi se dikush e kishte këshilluar dhe me intuitën e tij arriti në përfundimin se ky duhej të ishte Arbëri.
Megjthatë, -   vazhdoi operativi,  -   nuk e kemi me urgjencë.  Mendohu dhe,  kur  
të  të mbushet mendja, më lajmëro.
            Kështu u ndanë. Kaluan ditë dhe operativi nuk po dukej më në brigatë. Ibrahimi mendoi se kishte shpëtuar.
            Ndërkaq operativi lajmëroi Resulin. Ai thirri operativin e kampit ku ishte vëllai i Ibrahimit dhe duke i dhënë  një shishe të vogël me një lëng brenda, i tha:
Këtë  hidhja në   ushqimin  e   tij  dhe  kur   të   shfaqen pasojat  e  saj, shtroheni 
urgjentisht në spitalin e qytetit dhe lajmëroni me telefon vëllanë e të burgosurit. Për të gjitha këto të sundojë vetëm heshtja.
            I dha numrin e telefonit te Ibrahimit.
            Një fletëthirrje telefonike erdhi nga qyteti ku gjendej kampi i të burgosurve ku ndodhej vëllai. Fletëthirrja kishte emrin  e  një dërguesi  të  panjohur. Në  telefon  doli  Ibrahimi. Nga prapa receptorit dëgjoi zërin:
Jam operativi  i kampit. Ju  njoftoj  se vëllai  juaj  është  shtruar me  urgjencë  në  
spitalin  e qytetit  nga  një sëmundje që mjekët ende nuk e kanë  konstatuar. Më  vjen  keq 
që po  jua them, por gjendja e tij nuk është e mirë. Do bënit mirë të vinit ta shikonit.
            Ibrahimi shtangu. Çfarë i kishte ndodhur të vëllait?
            Të nesërmen u nis me trenin e parë. Prindërve u tha se po shkonte në eskursion me shokët e brigatës në një qytet të veriut.  Pasi ndërroi disa trena dhe kamiona, në pasdite arriti në qytetin verior. Shkoi drejt e në spital. Përpara i doli operativi i kampit.
Jam ai që ju telefonova, -  i tha. -  Ejani me mua.
Kaluan disa korridore deri sa arritën te  porta  e dhomës. Dy  roje  qëndronin përpara 
saj.  Ajo  u hap. I vëllai qëndronte shtrirë tek i vetmi krevat që ndodhej në dhomë. Sytë i kishte të mbyllura. Ibrahimi u lëshua mbi të duke i thërritur.
Vëlla, jam unë Ibrahimi!
Ai hapi sytë dhe e vështroi.  Lotët filluan t’i rridhnin. Donte t’i  liste, por nuk  mundej. 
Ibrahimi nuk e mbajti dot veten. U kthye nga ana tjetër dhe filloi të lotojë edhe ai
Mblidhe veten, -  i  foli  operativi, - sidomos tani  që je para tij.
E  mblodhi veten. Në  dhomë  hyri mjeku që  vizitoi  të  sëmurin.  Ibrahimi e pyeti:
Doktor, si është?
Njësoj, por mos u  shqetësoni. Ne do të bëjmë gjithçka që vëlla juaj të kthehet  në  
gjendjen e mëparëshme.
            Ibrahimi qëndroi dy ditë pranë shtratit të vëllait. Çuditërisht. ditën e tretë ai u përmend. Kur pa Ibrahimin pranë i pëshpëriti:
Vëlla!
Këtu jam.
Ndihmomë...ndihmomë...
Ibrahimi i  premtoi. U largua. Operativi e  shoqëroi deri  në  agjencinë e  udhëtarëve. 
Para  se  të ndaheshin i tha:
Vëllai juaj është më mirë,  por   sëmundja edhe   mund  të përsëritet. Këtë  mos  e   
harroni. Është në dorën tuaj ta ndihmoni.
            Ibrahimi mbërriti në qytetin e tij.  Prindërve nuk u tha  asgjë për  të  vëllanë. Atë natë nuk vuri gjumë në sy. Të nesërmen  u  drejtua për  në degën e punëve të brendëshme ku kërkoi të takohej me operativin., E çuan në zyrën e tij.
Jam gati për propozimin tuaj, -  i tha.
Të lumtë! -  ishte përgjigja
Operativi i vuri përpara një letër të shtypur në makinë:
Shkruaj emër e mbiemër dhe firmose!
Ibrahimi e mori dhe e lexoi:

                                                       Deklaratë

         Unë, Ibrahim Bregu, deklaroj  se jam i gatshëm të bashkëpunoj me organet e sigurimit të shtetit, për ruajtjen e rendit në shtetin tonë të demokracisë popullore.
            Këtë deklaratë e bëjë pa u shtytur nga askush dhe me vullnetin tim të plotë e nënshkruaj.

                                                                                    Emri, mbiemri, firma

Data
Ibrahimi shkroi emrin dhe mbiemrin e tij dhe  e  firmosi. 

                                                                   *     *      *

            Resuli gati sa nuk fluturonte nga gëzimi. Lajmi se Ibrahimi kishte pranuar të bëhej bashkëpunëtor i kishte zgjuar ndjenjën e cinizmit që e karakterizinte. Kënaqësia e tij ishte, kur torturonte apo shihte njerëzit të vuajnë. Ndjenjë e një tipi të veçantë njerëzish, e atyre që ngjyra e gjakut i deh dhe i kalon në një fazë çmendurie. 
            I ndodhur në këtë gjendje shpirtërore, atij i shfaqej Sokoli i shtrirë pa ndjenja në birucat e sigurimit si rezultat i torturave që i kishte ushtruar ai dhe ndjente një kënaqësi cinike. Papritmas, figura e Sokolit i zëvendësohej në atë të Arbërit  dhe i shpërfytyruar pëshpëriste:
Kërkon të marrësh mbesën time?  Do ta shohësh se çdo të të  punoj. Do  ta  pësosh
më keq se yt atë.
            Vendosi të nisej menjëherë për në qytetin e tij për të dhënë udhëzimet e fundit. Thirri në takim Ibrahimin.
Të përgëzoj për vendimin që more. Ky është një  hap  i madh  në  rrugën drejt  së 
ardhmes.
Po vëllai?
Ne  i mbajmë  premtimet  tona, por edhe  ti  duhet të  na  japësh fakte  konkrete.  
Detyra jote tani është të  survejosh veprimet e  shokut tënd, Arbërit. Do e provokosh herë pas here dhe të dhënat do t’ia japësh operativit të ndërmarrjes. Sa më shpejt ta kryesh këtë detyrë, aq më shpejt edhe vëllai do të kthehet në shtëpi.
            Porositi edhe operativin për mënyrën se si të vepronte dhe u largua. 
Fillimisht Ibrahimi mbeti i shokuar. Nuk i kishte shkuar kurrë mendja se gjahu i parë i tij duhej të ishte shoku më i ngushtë. E pleqëroi disa herë në mendje  propozimin e  Resulit. Nuk ishte në gjendje të vendoste. Përpara tij shtroheshin dy  alternativa, vëllai  apo shoku. Kush  do  të triumfonte? Peshorja anoi nga vëllai. Qysh të nesërmen, filloi nga detyra e re. Kur mbaroi orari i punës, i tha Arbërit:
Eja  shkojmë dhe  kthejmë nga  një gotë  se  më  ka vajtur mendja. Sot qeras unë.
U futën në një pijetore.
Dy teke  raki dhe dy biftek, -  porositi Ibrahimi.
Kamerier prur porosinë dhe ata ia shtruan  si në shtatë palë qejfe. Pas  tekeve  të  para 
porositi edhe dy të tjera. Kur kishin arritur gati në fazën e dehjes Ibrahimi hapi temën.
Arbër deri kur do të qëndrojmë kështu në heshtje? A mund të durohet kjo gjendje?
Arbëri nuk u përgjigj. Fjalët e  shokut të tij e tunduan por  para syve  i  dilte figura  e 
nënës së tij  që i pëshpëriste:
Gjithmonë duhet të kesh kujdes që të mos pengohesh dhe të biesh.
I  dilte figura e  Blerinës dhe  i  dukej se  do  të ishte  e  pamoralshme të  merrte  një  
vendim  pa miratimin e saj. E ktheu atë që i kishte mbetur në gotë dhe u ngrit.
Eja të ikim.
Po nuk më ktheve përgjigje.
Vajti vonë. Eja.
Arbëri u kthye në shtëpi dhe shkoi drejt e  në  dhomën e gjumit..
Bir   nuk  do   të   hash  darkë?   –   I  tha  e  ëma  e shqetësuar.
Jo nënë. Isha me Ibrahimin dhe pimë nga një gotë.
Mirë, i vetmi i nënës.
U shtri në shtrat dhe  filloi të  mendonte. Kishte  dëgjuar 
për  shumë grupe  të  tjera që  kishin zhvilluar aktivitet antiqeveritar dhe që kishin përfunduar të gjithë në burg. Edhe ai kishte dëshirë të bënte diçka në këtë drejtim, por gjendja 
e tij ishte e ndryshme nga ajo e të tjerëve. Ai kishte një nënë, së cilës bashkëshorti i kishte vdekur në burg dhe po t’i burgosej edhe djali i vetëm nuk dihej se si do të përfundonte. Edhe nëse do të mundej të mbijetonte, do të ishte e detyruar t’i kalonte ditët e fundit të jetës në ndonjerin prej kampeve të internimit që ishin shpërndarë pothuajse në të gjithë vendin.
            Përfytyrimi i kalonte te e fejuara dhe i dukej sikur ajo  i thoshte:
Përse u fejove me mua kur kishe këtë mendje?
Kishte të drejtë. Ai  sapo ishte fejuar. Të fillonte tani  një aventurë  që  nuk e  shpinte 
askund, ishte e pafalshme. Çfarë mund t’i bënin ata dy një shteti që kishte një numër të madh mjetesh në dispozicion të tij dhe që shumë tentativa të tjera kishin dështuar. Arbërit i dilnin parasysh gjithashtu edhe shumë individë të tjerë që nuk kishin mundur te rezistonin por ishin thyer para metodave të kamufluara që ishin përdorur ndaj tyre dhe kishin arritur deri në denoncimin e shokëve.
Mos vallë edhe Ibrahimi i përket këtij grupi? -  Pyeti veten.
            Për  herë të  parë  pas shumë  kohë  shoqërie atij  i  lindi dyshimi  për  shokun e  tij.  Ai  kishte  një vëlla në burg. Të ngriheshe kundër shtetit do të thoshte se duhej të merrje 
parasysh edhe burgun. Atëherë do të bëheshin të dy bashkë. Mirë i vëllai që ishte ende fëmijë, po 
ky që ishte në një moshë të pjekur si ka mundësi të merrte një veprim të tillë dhe kështu menjëherë. Për më tepër, asnjëherë më parë Ibrahimi nuk i kishte folur me këtë gjuhë. Ky mendim ia shtonte edhe më tepër dyshimin. 
Po përse të jetë thyer vallë? -  Pyeste përsëri veten.
Papritmas, mendja i vajti tek  vëllai i burgosur.
Mos i kanë premtuar se do t’ia lirojnë? Mos është ky kushti?
Megjithatë këto ishin vetëm supozime. Ai nuk kishte të drejtë të mendonte kështu  për  
shokun  e tij. Por Ibrahimi nuk tërhiqej. Ai për çdo ditë vazhdonte t’i bënte propozime të ndryshme. Të shkruanin dhe të shpërndanin trakte. T’i shkruanin letra kërcënuese funksionarëve të lartë. Të arratiseshin jashtë shtetit.
            Arbëri, në shumicën e rasteve as që i kthente përgjigje, por këmbëngulja e Ibrahimit ishte mjaft e madhe. Ky ping pong vazhdoi për më shumë se dy muaj. Së fundi ai ia preu:
Ibrahim të lutem, je shoku  im më i  ngushtë, por nëqoftëse do që  ta ruajmë  këtë  
shoqëri, atëherë mos ma përmend më këtë çështje. Quaje të mbyllur.
            Dhe u largua.
            Ibrahimi  mbeti  një  copë herë  në  këmbë pa  lëvizur. Pastaj u  drejtua nga  dega  e punëve  të  brendëshme ku  kërkoi operativin. Ai e futi në zyrë.
Ç.kemi?
Asgjë.
Si asgjë?
Ja ashtu, asgjë. Ai nuk  pranon as  të bisedojë më  me  mua për  këto  çështje. Ma 
mbylli derën.
            Operativi u mendua. Së fundi i tha:
A je  gati të  firmosësh   një deklaratë  ku   denoncon Arbërin   se    gjoja  të   ka  
propozuar ato që  i  ke thënë ti. Ne na mjafton  një deklaratë e tillë. Mos kij frikë se nuk do ta marrë vesh njeri.. Ti do të jesh një dëshmitar i fshehtë.
            Ibrahimit i doli para syve i vëllai.
Po për tim vëlla çfarë do të bëhet?
Shkruaj dhe firmos deklaratën dhe do të  shikosh  se çfarë do të bëhet.
Opreativi mori letër dhe stilograf dhe ia dha.
Shkruaj! -  i tha.
Filloi t’ia diktojë tekstin. Ibrahimi shkruante.  Kështu u  mbushën katër faqe. Në  fund  
ai  e nënshkroi dhe vuri datën.
Për vëllanë mos u shqetëso. Do ta shohësh së shpejti.
Në të vërtetë, me  një dekret  të  posaçëm pas  një  muaji i vëlla u  ndodh  në shtëpi. 
Resuli kishte mundur ta mbante fjalën e dhënë.

                                            *      *     *

            Arbëri dhe Blerina e kishin bërë zakon që çdo pasdite, pasi mbaronte orari i punës takoheshin dhe dilnin shetitje ose uleshin diku dhe bisedonin për ëndrrat e tyre.  Por atë pasdite Arbërin e kishte mbërthyer një ngërç i madh. Bisedat e zhvilluara me Ibrahimin dhe sidomos kur mori vesh se vëllai tij ishte liruar ia shtuan më tepër dyshimin që ai kishte për shokun. Megjithatë dijti të ruajë të njejtat marrëdhënie me të, duke i lënë të kuptojë se shoqëria e tyre vazhdonte të ishte njësoj si më parë. Në të vërtetë nuk ishte fare i qetë. Para syve i dilte Resuli dhe fjalët që u kishte thënë kur u takuan para shtëpisë. Të dyja këto i lidhte së bashku.
            Atë pasdite kishte vendosur t’i tregonte së fejuarës gjithçka. 
Blerina, -  i tha, - dua të të them diçka që më ka shqetësuar shumë kohët e fundit.
Çfarë është ajo?
Ka më tepër se dy muaj që  Ibrahimi më provokon duke më kërkuar të fillojmë një  
aktivitet  kundër pushtetit.
Mos është marrosur?
Nuk e di por unë kam edhe një dyshim tjetër.
Çfarë dyshimi
Megjithëse  unë ia  kam  prerë që në fillim ai  nuk  tërhiqet po  vazhdon. Ajo  që  
më  habit më tepër është se edhe  vëllai tij ka disa ditë që është liruar nga burgu, pa mbushur ende gjysmën e dënimit.
E pastaj?
Sot   jetojmë në  një   kohë të  vështirë.  Nuk mund  t’i  besosh as  njeriut  më të  
afërt. Ndaj  dyshoj se mos edhe Ibrahimi është përfshirë në këtë lojë të ndyrë. Këtë dyshim ma përforcoi më tepër lirimi i të vëllait.
            Blerina nuk foli. Për disa çaste qëndruan në heshtje. Të dy ishin fundosur në botën e tyre të hamendjeve. 
Nuk  di si   të  përgjigjem, - foli më në   fund   ajo.  -  Më  duket e  pabesueshme  
për  shoqërinë që keni.
Historia  e këtyre viteve ka treguar  që për  ndonjë  përfitim personal  edhe  vëllai 
është  hedhur kundër vëllait dhe jo më shoku kundër shokut.
Për  deri sa   nuk   kemi donjë  shenjë  të kësaj   natyre,  le  të   mos   nisemi me
hamëndje. Sidoqoftë  ti duhet të  ruhesh në mënyrë që ai të mos kuptojë se ke dyshuar. Le të presim.
Blerina,  me ty  dua të  flas hapur. Kam një parandjenj të keqe. A të  kujtohet  se  
çfarë  tha Resuli kur u takuam para shtëpisë? “Më vonë do t’ia dëgjoni avazin”. Mua më duket se ky është avazi që përmendi ai. Të dyja ngjarjet janë të lidhura ndërmjet tyre. Kanë të njëjtën komandë.
A thua?
Po. Viktima e kësaj do  të jem  unë,  ndaj dua  të  të them  se  në  rast  se tërmeti  
bie  mbi mua  ti nuk duhet të vuash pasojat e tij.
Ai  tërmet, në  rast  se  bie, do  të   na  përfshijë   të   dyve.  Ne   jemi   të lidhur 
përjetësisht.
Në asnjë mënnyrë. Ti ke të drejtën tëndë të jetosh normalisht dhe kështu  duhet të  
veprosh. Lejen time e ke.
Atë  mbrëmje nënë   Afërdita   kishte   përgatitur   një  tavë kosi me  mish qengji  që  
kishte  mundur të blinte në treg. Ajo ishte gjella e preferuar e Arbërit. Ishte ulur në një poltronë dhe po priste të  birin. Orët kalonin dhe ai nuk po dukej. Zakonisht shëtitjet me Blerinën vazhdonin deri rreth orës nëntë, ndërsa tani ajo po shkonte dhjetë dhe djali nuk po dukej. 
Ku je more bir, -  pyeste nëna, -  a nuk e di merakun tim?
Një  mendje i thoshte se mund  të kishte takuar  shokët. Orët  kalonin dhe  ai  nuk  po
dukej. Iu kujtua Ibrahimi.
Të vete të shoh se mos është me të? 
Shtëpitë e tyre ishin fare pranë, jo më shumë  se  njëqind metra  larg. U  nis. Derën ia  
hapi vetë ai.
Nuk është Arbëri me ty?  E pyeti.
Ibrahimi u  drodh. Kuptoi  se  ai ishte  bërë  viktimë e deklaratës së  tij. Nuk e  priste  
se  kjo do  të ndodhte kaq shpejt.
Ai  u takua  me  disa shokë  të  shkollës  dhe   shkuan  të pinë  ndonjë  gotë. Me 
siguri  atje duhet  të jetë, -   i tha nënës me një zë që mezi i dilte. -  
            Ora e qytetit tingëlloi njëmbëdhjetë herë. Nëna  u kthye në shtëpi. U ul pranë dritares dhe vështronte rrugën nga do vinte i biri. Shqetësimi i saj kishte arritur në kulmin. 
Ku je bir1 -  pëshpëriste vazhdimisht dhe lëviste nga një anë e  dhomës  në tjetrën 
Afrohej në dritare, e hapte  dhe shikonte përjashta. 
Mos  e ka  mashtruar   ndonjë  nga  ato  zuskat  e  rrugëve  dhe e  ka  tërhequr? - 
Mendonte
Jo,  jo nuk  kam  ashtu djali  unë.  Ai e  ka  lidhur tashmë fatin e  tij, -  i  kthente 
vetes përgjigjen.
Kthehej  përsëri në  dhomë.  Kapte flokët dhe  i  shkulte me  forcë. Por  nuk ndiente  
dhimbje. Dhimbjen e kishte në zemër. Filloi të humbiste memorien. Sytë iu çakërdisën. Qëndroi disa minuta si e ngrirë dhe pastaj u shemb përdhe.
            Ndërkaq dielli sapo kishte lindur. Një rreze e tij hyri nëpërmjet dritares në dhomë dhe drejt e në sytë e nënës. U përmend. Dëgjoi një trokitje në portë.
Djali1 -  thirri dhe u ngrit menjëherë dhe  rendi drejt saj. E hapi.
Nënë, çfarë keni! – e pyeti  Blerina kur  e pa  në  atë gjendje.?
Ku është djali?
Nuk është brenda Arbëri?
Jo,
Paska dalë shpejt sot .
Jo, bijë, -   nëna e  mblodhi  veten. -   Djali  nuk  ka ardhur fare sonte.
Si?  Nuk ka ardhur fare?
Jo.
Blerina  shtangu. Para syve i  doli biseda që kishte bërë ditën  e djeshme  dhe  fjalët e  
fundit  të tij. Por duke parë gjendjen e nënës e mblodhi veten dhe i tha:
Eja të vemi brenda!
Hynë në dhomë. Blerina e uli nënën në divan.
Shtrihu që të qetësohesh, -  i tha -  Me siguri ai diku këtu rrotull duhet të jetë.  
U ngrit mori një gotë  ujë dhe ia dha.
Pije se të qetëson.
Nëna e piu.
Gjema djalin bijë! 
Mirë, po jepma fjalën se do të rrish e qetë.
Mirë
Atëherë unë po dal ta gjej.
U  largua pa  e ditur edhe ajo se ku  të shkonte.  Lajmëroi se do të mungonte atë  ditë  
në  shkollë dhe shkoi të takonte Petritin. Ai u trondit së tepërmi.
Ku mund të ketë shkuar?
Nuk e di.
I tregoi  për dyshimin që i kishte shprehur Arbëri.
Mos e kanë arrestuar? -  tha
Ndoshta.
Apo  mos ka   marrë rrugën pë t’u arratisur për  t’i shpëtuar  burgut? - pyeti  pa  e 
ditur  edhe ai përse.
Arbëri  nuk do  ta  bënte kurrë   një  gjë të  tillë  në  një kohë,  kur  ne sapo  jemi  
fejuar  dhe  po përgatitemi për martesën. Ai nuk do ta linte kurrë nënën e tij vetëm. Do pranonte më mirë burgun se sa braktisjen e families.      
Ndërkaq   nëna  vazhdonte   të   qëndronte në   pritje  të kthimit të  Blerinës. I  dukej  
sikur  nga çasti  në çast ata do të hynin në dhomë si dhe herë të tjera të dy së bashku. Papritmas një trokëllimë e fortë në portë u dëgjua. Dukej sikur do ta shkulnin nga vendi.  
Ç’keni more,  mos u  çmendët? -   thirri duke hapur portën, por shtangu  në vend. 
Para  saj qëndronte një civil dhe dy ushtarakë.
            Civilin e njohu. Ishte operativi i siguriit të ndërmarrjes ku punonte.
Çfarë doni? -  pyeti por kësaj here me  një zë  më  të qetë.
Operativi  e shtyu  me  forcë dhe  hynë   brenda. Pa   i  folur fare  filluan  të bastisin 
gjithçka. Nuk  lanë dollap, rraft apo sirtar pa kontrolluar. Kontrolluan edhe nëpër rrobat e  Arbërit. Nuk gjetën asgjë.
Tët bir e kemi arrestuar si armik  i  popullit, -   i  tha operativi kur po largoheshin.
Nuk u  ngopët me tim shoq por  më  rrëmbyet edhe të  vetmin? - u thirri  ajo  nga 
prapa.  
Operativi  ktheu  kryet   e   vështroi  sikur   do   ta  përpinte. Nëna  e  përballoi pa iu  
dridhur  asnjë muskul. Kështu kishte qëndruar edhe kur kishin arrestuar Sokolin.
            Ndërkohë   po   ktheheshin Blerina  me  Petritin. Ata  e dëgjuan bisedën e fundit të nënës me  ta  dhe nxituan që të futeshin brenda.
Nënë, çfarë ndodhi? -  pyetën njëzëri.
Ejani brenda -  u tha. - Arbërin e kanë arrestuar.
Askush nuk foli. Nuk kishin më fjalë.
                                                       

                                                                                                                                                            (Vijon)