ZONJA EMA
Nga Minush Hoxha
Sikur edhe ditëve të tjera kur vete në punë , Z. Rremo kalojë pjesën e oborrit deri tek dera në një ecje të zakontë.Tashmë të bërë shprehi, shikonte në mos po e sheh Znj. Ema dhe duke e kërkuar me shikim, shihte sa rrugën sa derën kryesore të shtëpisë së saj.
E dinte se Ajo, në veçanti ditëve të verës-gjë që shihej se nuk kishte mure kufizues- dilte para deres së shtëpisë dhe ulej në karrigen kolovajzë sa për pushim e meditim. Kolovajza ngjyrëerrtë me bazën gjysemhark me tapaceri oker të butë, dhurratë ditëlindjeje nga burri, import nga një shtet tjetër, ishte vendosur që moti në tarracen e vogël në të majtë të daljes nga dera dhe hiqej nga aty vetëm muajve të dimërit. Ishte ajo një oazë pushimi.
Kur ajo nuk ishte ulur aty, atëherë bënte punë të tjera: shihte nga dritarja për ndonjë minute ose ecte për një shetitje të shkurtër në oborr a për vaditje lulesh. Këte të fundit e bënte sipas marëveshjes me bashkëshortin në ndërrime dhe tashmë ishte këthyer në rregull shtëpie. Po dhe për relaksim.
E z.Rremo-komshiu i pare-ashtu në vëzhgim- posa e zënte me shikim, ia jipte një përshëndetje gjentile me,, mirëmëngjes“ si zyrtarë dhe me pyetjen “Kini bër gjumë të mirë, Zonjë?” kurse ajo ia këthente në të njejtën mënyrë e herë-herë duke i shtuar:”Ju, përherë në shkëlqim. Kini shprehi familjare këte…?”
”Posepo, po dhe ma detyron vendpuna. Një i siguracioneve i këtillë duhet të jetë”
Dhe, zakonisht takimi shkarrazi i mëngjesit i atyre të dyve që vetem në dukje ishte i tillë, ndonjëherë dhe me bashkëshortin e znj.Ema z. Dilo, përfundonte në pyetjepërgjigje të zakonshme si pjesë e mirësjelljes midis komshive.
Po gjërat sipas natyres së vetë-ndryshonin…
Mëngjesi i dites së sotit i veres së vonshme ishte i vrëret.
Afroj deren dhe nisi të largohet nga shtëpia. Sapo bëri hapat e parë ashtu intiktivisht ngjiti syt nga qielli dhe pau se nga përendimi këtej bjeshkëve kishte re gri dhe e mendoj se deri në pasditën sipas një rregulli që kishin vënë re njerëzit e atij qyteti-do bubullonte e mund të binte dhe shi. “Sot! E përse sot? Ditë vere!”e tha dhe paksa ndjeu një ngarkesë në disponim.
Sa zbriti syt nga qielli, këqyri përsëri po tani më gjatë se ditëve të tjera nga shtëpia e znj. Ema dhe e kërkonte me sy. Nuk e pau. Përkundra se nuk e pau dhe ndjeu mungesë për te, nuk e mendoj mungesën e saj sa për të dal aty me ndonjë shkak serioz. Me vdekjen më se paku. E dinte se ajo ishte një fanatik i rregullit dhe nga kjo, e tha në vete: thjeshtë kishte ndaluar për shkak të ndonjë pune brënda në shtëpi ose të ketë dalur për ndonjë furnizim me ushqime.
Me një elegancë të rutinuar zyrtari-më në fund kishte sa e sa vite që njësoj bënte të njejtat veprime- tërhoqë më ngadalë nga doreza derën e metalt të oborrit të ngjyer me bojë të zezë, të dekoruar me gjethe e fruta të metaltë hardhie e bimishte dekorative kacavjerrëse, të cilat që kur kishte dashur t’i vë, i kishte menduar si një pamje që do ia zbukuronin oborrin dhe sa për të kënaqë imazhin e vetë. Duhej të impononte shijen për të bukurën. E mendonte se i shkonte me dukjen e vendpunën. Po, i kishte dalë e kundërta nga detyrimi i kontrates! Pa një simetri të duhur, të çrregulluara prandaj pa bukurinë e paraparë dhe kurdoherë kalonte nga andej dhe i shihte, ndjente një neveri. ”Disajnerët ! Kinse me dendrolog diplomë…veç sa të zhvatin të thollat!” e tha në vete njësoj edhe në këte ditë dhe vazhdojë drejtimin e rrugës për zyrë.
Më parë se të niset nga shtëpia, sipas rregulles çdoditore, në përgatitje për të vajtur në punë, në banjon elegante e të bukur, të veshur me qeramika spanjole e italiane të kallme, ishte ruar dhe më pas ishte veshur tamam sikur e kërkonte puna e siguracioneve. Ishte një biznes në hov që siguronte paga të dalluara dhe nga kjo z. Rremos jetën e mire dhe prestigjin. Kjo shihej nga rrobat teget ose cilatdo që të janë që gadi përditëshmerisht ishin të reja- persosur të pastra, ashtu me rever mesatarisht të gjërë-sipas nevojes e modes, në të shumtën këmishë e bardhë dhe një kollare gri ose bordo me gjerësi normale që e jepnin veçanërisht elegantë. Po dhe të tjerat që dallonin nga ata të lagjes. I tillë, kurdoherë që dilte ose këthehej ashtu i imponushëm, nga respekti që kishte përfituar tek njerëzit po dhe shkaku i pritjeve që do ua bënte ndonjë të mirë a shërbim, e përshëndetnin me pijetet.
Sa kaloj një pjesë të rruges-sipas instiktit i ngacmuar nga shkronjat e mëdha të zeza ndalojë sa për të lexuar lajmin mortor të ngjitur në shtyllën elektrike mu aty pranë. Duke zvogluar distancën i shihte më mirë shkronjat dhe kur a afrua fare pranë, tek kaloj një vështrues po të këtij lajmi, lexoj lajmin për vdekjën e Komshiut të vetë. ” Komshiu…z. Dilo… paska vdekur?!” Kurse, ai të cilin tejkaloj, ia tha: “E kam njohur! Eee, e vrau vetmia!” dhe iku nga ai vend. Z. Rremo memzi ndaloj t’mos i thot se e përjetoj disi si fyrje. “Vetmia…!” e pëshpëriti.
Sapo hedhi pas mendimin e mëparë, i ardhi në befasi lajmi, nga kjo ndaloj. Spontanisht i iku dhe një ofshamë, një klithje ndofta.
Po, z.Rremo ishte njeri i sproves dhe i tillë zotëronte vetën, ndaj-anise iu shfaqë një ndjenjë dhimbjeje- nuk reagoj më tepër se me një shqetësim të zakonshëm për lajmin ndonëse ai për te ishte më tepër se një komshi. Ashtu, rrethanat kishin bërë që të tejkaloj atë kornizë dhe të kishte një raport më kompleks midis tyre. Përmëtepër, ishte shndërruar në një raport thellësisht miqësor. Kur e kishte menduar mire-mirë se si eci kjo deri në atë pikë, në përgjigje për të kënaqë kërshërinë, duke patur parasyesh më shumë rrethana dhe duke u befasuar nga ato, dilte tek konklusioni se për këte raport më tepër se të komshillëkut, ishte i merituar vetë Komshi Dili. Ashtu…Ai, nga vetë natyra që kishte, duhet të ketë qenë dhe edukacioni familjar dhe provinienca në të vërtetë kodi i sjelljes i vendit, ishte dhënë pa një dyshim i çiltër e bemires dhe nga kjo dhe person që mund t’i besohej çkado. Ç’është e vërteta, ai ishte i tillë, jo vetëm ndaj z.Rremo, por dhe për kendo tjetër. Përveç që ishte gjentil, pa përtes dhe për kedo bënte një të mirë a një shërbim që ia mbante krahu. Duke respektuar me përpikëri parimin e mirësjelljes po ndjente nevojë të jetë i dashur e i respektuar, jipej me një përpjekje të jetë dhe i harreshëm në kontaktet me ta për tërë kohën sa dinin për te. “Si keni qenë z. Dili?” e pyetnin kurse Ai: “Po mërdhinjë nga acari!” përgjigjej duke qeshur. ”Nga acari?” pytnin në dyshime. ”Po,po. Ka të tillë që verën t’a bëjnë dimër!” Dhe njerëzit, mjedisi në komunikime me te, e kishin pranuar mu sikur kishte dëshiruar vetë përveç… përveç se nga një çast, me konstruktin e fjalisë së thenë dhe një pamjeje të fytyres zu të lë një dyshim se përse ishte i tillë…ashtu i mirë po dhe disi melankolik, disi i mendueshëm. Për atë anën tjetër pyetnin: ”Akoma ka të këtillë? Në këte kohë…të Zotit të quajtur interes? Eksikllëk!?”
E përse z. Rremo reagoj ashtu siç’ reagojë: Sado që reagimi i tij ishte i tillë dhe sado që dukej maturi që dilte nga sprova e tij e jetes, nga respekt i kodit, në të vërtetë, më parë se ajo, ate ia detyronin më parë e më pas shumë ngjarje e shumë jetëra…
Dhe në këto gjëndej ajo ora e nisjes, ai çasti i këtheses. Nis nga një pikë, shndërrohet në rrebesh dhe përfundon si një lum përmbytës.
Pale të mësohet si, përse ku, kurr nisi, …?
Z. Dili, i frymëzuar nga figurë e z. Rremo-s, begatonte pa ndërprerje raportin me te dhe i tillë, s’kishte nga t’ia mbajë përveç të ndalojë sa të ketë tek ai një mikun të themi më të mirë. Tashmë kjo u bë e dijtur e heshtur ose e përfolur.
Po, se si pas kësaj, ashtu papritmas ndodhi një këthesë dhe -çuditërisht- pas një kohe ndryshojë. Në fillim, ata që e njihnin pyetnin: harroj ekosistemin e qytetit që u shndërrua në gjungel, shokun Jamenin, Lalën e tenisit…Tani dhe për kafe del më rrallë. Po e natyrshme kur trashi miqësinë me z.Rremo. Këtej nga z. Rremo ose andej nga ata! Kishte ai një fuqi tërheqëse enigmatike.
E vërenin: nuk kishte më atë gjallërinë, atë gjestikulacionin dinamik me të cilën ishin mësuar tashmë, at satiren pa të keq. Atë mendjen vëzhguese, atë vizllimen e syve! Jo si më parë, ecte rrugën tek shikonte tek këmbët, ashtu me një hap të lodhur të pavullnetshëm dhe këte e vërenin të gjithë dhe habiteshin. E mendonin në intimen e vetë: ka diç brënda që grryen si një prrockë dheun e shkriftë, me ngadalë ama e rrënon nga dita në ditë. E shihnin se nga një periudhë kohore në tjetren, fytyrën ia mbërthente një i zbehtë e huti, me gjysmëhënëza të zeza nën sy dhe më një zë që të bëhej sikur i çirrur nga inflamacion fyti. Syt e thelluar e lëvizjet disi të vështrirësuara-të themi- mekanike, e jepnin të molisur. Përse…?
Po të këthejmë mendjen dhe nga një këndë tjetër ku mund të gjetët shkaku i asaj pamjeje…
Z. Adili që shkurtë ia thonin Dili, ishte martuar me një gruan me të cilën në fillim kishte bërë lidhjen nga merak i kulluar, një dashuri e pazakontë pra. E më vonë, se si ecte koha- tek iu shpërfaqë personaliteti i saj më i plotë dhe dalloj vlera që e bënin të veçantë për të cilat nuk dinte në fillim, tejkaloj atë ndjenjë dhe zu dhe t’a adhuronte njësoj sikur në raste që përshkruheshin në histori dashurie të njohura. Ajo zonja të cilën e trajtonte historike për jetën e vetë dhe që tërë ngjarjet e jetes të tjera hidhte menjanë, quhej Ema. Mu nga ky emër i pazakontë që tek ai përçonte diç tjetërfare nga emërat e tjerë dhe dukja mahnitëse e saj, që në fillim të martesës ishte kërshëritarë të mësoj historinë e emërit e ngjizjen e një karakteri të tillë, dhe dilte tek pyetja: nga ky emër? Sjellja? Sa ndikoj emëri sjelljen, sa gjenetika sjelljen e emërin?
Në fisin e vetë dhe më gjerë për kohen ishin në përdorim emëra të orientit të cilët akoma bënin jetën në shpirtërat e tyre, emëra gjithësesi shumë të bukur e domëthënes dhe tek mendonte përkujtonte ata me ”gjyl”, ”shah” etj. Gjyshe e Ema-s i kishte propozuar të birit: “Përse nuk e quan Hanemshah, hë,përse? Emër i bukur. Edhe zonjë edhe mbretëreshë e zotnillëkut!” Ai vetëm e kishte shikuar, kishte qeshur dhe me këte asaj dhe të tjerëve ua bëri të dijtur se asnjë nuk puqej me një vision të babait të saj. Ishte njeri i leçitjes dhe i tekit. Dhe tej kësaj, sikur donte të hapte depërtimin e një fryme tjetër. Po z.Dili nuk e dinte këte dhe pyetej: nëse ia kishin dhënë prindërit e vetë- më saktë babai- atëherë kishte arsye të mendohej se ishte inspirim i tij nga literaturë e lexuar-kishte një bibliotekë të tërë, nga një kulturë tjetër që kishte ai ose nga ndonjë rrethanë a gjezdisje e tij në mjedise më të largëta. Sado kishte një ngujim në kulturen orientale, ishte paksa e natyrshme të përfytyronte se i ati i saj-sipas emërit- kishte gjezdisur dhe gjetkë dhe tek kishte përceptuar dhe nga kultura tjetër, dhe duke mbërrijtur për kohën dhe një arsim jo të zakonshëm ishte ngritur në një person që dallon nga të tjerët.
Në të parën ata nga qarku ku jetonin nuk e deshën këte emër, dhe pasi i kishte dhënë emërin e kishin thënë: “ Shihni mësonjësin e djallit! Ema! Ç’emër makabër që i dha vajzes!”
Ai kishte hedhur pas krihesh denigrimet e marrosura dhe vendosmërisht e kishte thënë: “ S’më plas fare ç’mendojnë injorantët! Ema do jetë kjo dhe do mbetet Ema…Do më sjellë një frymë të re”
Po dhe ajo, sa bëri pakez moshën-si nën një diktat nga ky fakt- jipej si një zonjë, si një person i veçantë në përputhje me emërin dhe tej kësaj dhe e çudiçme. Disi i shkonte me emërin. Bënte veprime e thonte mendimet nëpërmjet një zhargoni tjetër fjalesh, ashtu krejt të papritura përmes një retorike të pazakontë gjithnjë të thella duke i thënë drejtëpërdrejtë dhe duke i lidhur në fund çuditërisht mendimet e ngjarjët. Ç’parabolla që dinte të hedhte…!
Në vitet e para të jetes me bashkëshortin ky tipar nuk u dallua dhe aqë. Ndofta ngaqë ajo përmbahej ose nuk ishte e nxitur sa t’a shpërfaqë. Por sa kaluan vitet, nxuar kokën sheshazi dhe bashkëshortit që kishte jetuar gjatëkohë n’atë amullinë provinciale nën rregulla konvencionale e të rrepta të sjelljes, i bëri një befasi jo dhe të mirëpritur. Në të vërtetë, e hutoj. Më vonë, tek i ardhi ai ndryshim me furi dhe e zu ate të tërin përfundi, u shndërrua në një obsesion e ngarkesë psiqike e pandërprerë . Bile herë-herë, mbërrinte deri dhe tek një zemrim i rëndë. Por, gjithnjë- ishin aty konsideratat dhe ai edukacioni që kishte marë nga provinienca, e në veçanti ndaj sajë, t’a themi- ndaj të adhurruares- por dhe nga dyshimi në mos nuk ia qëllon shkakut e dilte xheloz budalla, e zhvatte nëpër mendje me një reflex të frikës ta konfirmonte në vete se ishte ajo që kishte katranos jetën. E përse…?
Në fillim, kur znj. Ema zu shtrirjen e mendimit në kufijtë e hapësires që z. Dili nuk i përmbledhte me mendje, disi fare natyrshëm e mbërtheu dyshimi për një lidhje me person të caktuar. ”Këte shpërfillje…mund ta shkaktoj vetëm lidhja me një tjetër person! S’ka tjetër…”e mendonte. Por, i rezervuar në konklusion nga natyra dhe kur në e para deshti që duke kërkuar shkakun t’a konkretizonte personin e nuk ia doli, e trajtoj veprim me rrezik. ”Do fyhet! Do ikë” e tha në vete. E vërteta ishte se ajo kishte një sjellje me një shfrenim të tepruar dhe kjo dukej ashiqare, ama cili është motivi. E mendonte se kishte shumë shkaqe. Nga kjo e trajtoj çështjen shumë të ngatërruar e konklusionin e prerë me rrezik, anise natë e për natë meditonte ashtu i vetëm dhe i vetmuar në gjysëmerrësi në dhomën e zbrazët të shtëpisë, nga frika dhe në mos po gabon, e futi vetën në një qark si i thonë vicioz dhe me vite sillej aty vërdallë! Pas të gjithave e tëra u përmblodh, i futi dhe i ndryri në një dyshim dhe e vendosi thellë në intimen e vetë.
Por këte nevojë për t’a gjej shkakun e vërtetë dhe këte pamundësi të vetën e kishte gjithnjë si një barrë mbi krihesh. Nuk kishte forcë sa t’a hedhë në harresë. Dhe kjo ishte ajo që nxiti dyshimin tek mjedisi e dita-ditës dhe-pavërejtshëm iu shfaqë nëpërmjet një dukjeje melankolike dhe njëfarë ftohtësie për ate që ndodhte rrotull tij! Ndonjëherë, nga ndjenjë e mundimit dhe nga kjo nga një zemërim ndofta dhe hakmarje spontane, mendjelehtësisht e mendonte ndonëse e dinte se nuk ishte ashtu, se ajo i sillte dhe ndonjë pasojë të keqe shtesë dhe se ajo ishte ajo me ate sjelljen e vetë ekstravagante që ate e trazonte dhe nuk prante të jetë i shqetësuar. Përmetepër dhe vetminë që kishte kapluar si e mendonte ai-familjën, ia vente asaj në fajësi. Sjellja e saj-e thonte në vete- është shkaku që i kishte vënë një dry të madh shtëpisë tek e kishte shndërruar pothuaj në një ngrehinë të vdekur dhe nga kjo nuk u dukej sekush në derë. Një ndëshkim shtesë! Në kundërshtim me rregullat e traditën- e mendonte ai. Mjerim! Dhe kjo kishte ftohur paksa raportin midis tyre anise nga jasht dhe nuk dukej gjithaqë . Ky raport i ftohtë ishte shtrirë dhe më gjerë dhe ishte bërë shkak i cili kishte ndikuar dhe motrën e tij Dona-n. Ajo tashmë, sa për që kishte dëgjuar thashethëmet, sa që kishte soditur sjelljen e znj. Ema dhe rënien shkallë-shkallë të të vëllait, kishte mbërrijtur tek një rezervim ndaj saj. “ Ema! Ne jemi njerëz të sinqeritetit…dhe qyteti për të tillë na di. Ka 100 vite s’paku…” me një ton paksa të ngritur ia kishte vënë ajo në dijeni. ”Si budalla, përfundojmë jetën të virgjër” ia kishte bërë një allusion sapo kishte nuhatur çështjen dhe kishte ngrirë dyshimin për te. Znj. Ema , kjo goditje si e çekanit e kishte gjetur afërsisht në midisin e dhomës tek ishte nisur të ndërroj robat, e kishte shikuar më gjatë gjithnjë në mendime dhe në dy mendje nëse është e arsyeshme t’i përgjigjet. Pas një cope kohë tek i shpërthente mllefi, pa luajtur vendit e pa ndërruar pamjen e fytyres, ashtu e qëndrueshme, e matur dhe ftohtë ia kishte thënë: ” Janë jashtë orbites së mendimit tim marëzitë personale! Sos ti jeten si një dele livadheve të shkreta! Me atë 100 vjetshin e sinqeritetit të fiksuar në kokën e vogël! Gjum te rehatshëm në atë ënderr…!”
Ajo, e tëra mllef nga kjo pafytyrsi, sa kishte nisur rrugën për banjo, kishte ndaluar mu tek hyrja dhe tek kalamendej dhe dukej sikur do binte për dysheme, përmblodhë aqë fuqi sa t’ia këthej përgjigjën ”Ka një dreqosje në tërë këte që nisi nga ai çasti ters dhe i druaj ogurit që moti bënë jetë në këte shtëpi. Zemra ma thot kështu. Ka, ka… Shpirti kumarxhi, ai djalli është kryeaktori në këte dramën …tashmë nisi të ngrijë dallgët”
”Frikoheni Zonja Dona nga fantazmat e ditës! Apo u bëjnë kënaqësi!?”ia kishte këthye e sigurtë mu në hyrje znj.Ema, në dukje gjithnjë e qetë e nga brënda memzi duke frenuar dufin e vetë “Provë e një psike të rënë, të sëmuar”.
Znj. Dona, nuk ia kishte folur konkretisht të vëllait për brengën që kishte shkaku i konsiderates dhe duke e e trajtuar përherë të brishtë anise nga koha e vajtjes së saj nga aty dhe mënyra, ia kishte bërë të kuptueshme se diç midis tyre ishte thyer keqas.
Ajo pas atij dialogu të mundimshëm e nga droe mos ngritën tensionet, që nesër, kishte mbledhur plaçkat dhe që në mëngjesin e herëshem kishte ikur.
Tek e pritte makina tek dera e shtëpisë, e Dona përgatitej të dale, në përcjellje i vëllai ia tha me keqardhje:
”Kaqë herët…?”
”Po ti e di ate-aludonte në burrin-ashtu ma do, ashtu do bëjë:do këthehem”
Në largim i vëllai ia kishte bërë dhe një pyetje: ”Me Ema-n, nuk do përshëndetesh…?”
”E bëra këte mbrëmë vonë më se miri që dijta…” e kishte gënjyer ajo.
Po meqë ajo jetonte largë në qytet tjetër dhe kishte një burrë që shihte vetëm punët e veta duke i bërë asaj një qortim për përzierjen dhe cenimin e privacisë së znj. Ema, kishte futur në grusht një arsye të të forte të mos dukej aty dhe t’i ikën mynxyrave të shkaktuara nga znj.Ema..
Pas kësaj në të shumtën çmallej përmes telefonit kurse, rrallë fare rrallë dukej aty, dhe ate për aq kohë sa nevojitej për një takim të shkurtër me të vëllain sa të mësoj për gjëndjen edhe jetën e tij- ndonjëherë dhe jashtë shtëpisë, sakaqë me znj. Ema komunikonte sa për kurtoazi shkurtë e me fare pak fjalë.
Po, nuk ndodhte kjo vetëm me znj.Dona. Ndodhte dhe me të tjerë. Edhe kur vinin-e vinin me dyshimet që i përflitnin pakashumë më andje personat rrotull dhe këte e bënin rrallë dhe duke shfaqur një sjellje të panatyrshme. Nisnin e përfundonin bisedat në pyetje e përgjigje triviale, ta pasinqerta e gjëkoti.
“ Kini një oborr magjik! Sa të bukur puseten me ato patat laramane. Ajo e bardha bënë kontrastin.” Do ia thoshte znj. Lejla, tellalli i rafinuar.
” I kini vërejtur Ju…?” ia këthente znj. Ema me një sarkazem të fshehur dhe kinse ngrinte vetullat për habi.
“Posi, posi. Të tilla ka vetëm në Përendim” ia kishte thenë dhe kishte shtuar
” Po vazot terrakote nga i morët…?” pyette kurse znj. Ema i ishte përgjigj
”Dini, atë poçarin…Xhemo. I njohur për poçarinë”
Pas një pushimi i shtoj:
” Dilni ju në tregti ndonjëherë znj. Lejla? Dini më shumë se të bëni një kaçamak? E po…ka një ofertë të begatë për këte lloj. Dilni, shihni…” sado ia kishte thënë si një humor dhe ndonëse nuk u vërejtën pasojat, znj. Lejla e kishte marë për qortim prapambetjeje dhe ishte gjetur e fyer.
Sakaqë, komshinka e katërtë znj.Haska-autoriteti i familjes së vetë-i bashkëshortit që nuk mendonte pa e pyetur më parë se për çfarë të mendoj, që kishte shtëpinë në atë renditje shtëpiash, një person me arsimim të lartë, me po atë qëllim sikur znj. Lejla, ia thonte:
”Znj. Ema, sa të shëndetshme që kini begonjat. Dhe krizantemat në koloritin e vetë duken bukur. Roze, blu, bardh! Mua se ç’mu dogjën! Me plehëra artificial i ushqeni…?” dhe me këto donte të mbuloj kohen sa rrinin aty dhe t’i ikën rrekjes në bisedë të dyshimit që përflitej koluareve. Dhe znj. Ema e dinte këte mirëfilli.
”Si e that…?” bëri sikur nuk e dëgjoj.
”E dini znj. Haska jam në preokupime pas leximit të librit “Tradita në kulture dhe nevojat imediate për thellimin e studimeve” dhe për faktin se si këtheu ajo kundra vetes dhe për shëndetin e begonjeve e krizantemave, duhet laureuar im burrë. Ai është bariu i tyre i përkushtuar! Është dhe profesion i tij” i kishte thenë ajo pakez me sërtllëk.
”Me të drejtë…Po sikur më zu ngushtë çasti…e dini në respekt ndaj juve, nuk gjej frazën më të mire për t’ua thenë” e tha dhe më pas shtoj
”E dini në universitet kishim shtjelluar këte…nga një pike të kundërt me tuajën, ama, ndofta e zëmë me llaf ndonjëherë tjetër” dhe ashtu e zënë pisk kishte hikur nga aty në pëndime që kishte shkuar.
Por, jo vetëm komshinkat e familjet e tyre, po gadi të gjithë e dinin se kjo shihej nga fytyr e bashkëshortit të saj se ai ka një vuajtje në zemër, por e trajtonin tepër privat këte intimitet që të hapnin bisedën. Ndaj heshtnin…
Tek jetonte përherë me këte në zemër, z.Dili, dukej se vëte si nëpër një koder pëmes së cilës kalon e vetmja rrugë dhe të cilën nuk ia hante mendja se mund t’a kaloj! Sa ngjitej një çik, këthente nga ku niste. Dhe, të tërat e këthenin tek pyetja që i bënte kallvarin shpirtëror e që ia shtronte vetes pa prajtur: nga doli një karakter i tillë ashtu i pazakonshëm dhe në gjurmim të shkakut që në çaste bëhej mynxyra vetë, si gjithnjë-nuk mbërrinte tek ajo përgjigje konfirmuese që kënaqte kërshërinë e tij për vërtetësinë e saj e mu nga ajo dridhej… Në një cast, si një rrugë qorre që e dinte se nuk do e shpie tek caku, por sëpaku do i dilte një shpiegim bile-ashtu për t’mos mbetet kjo rast fare i vetmuar, sa për ngushllim, se ç’ju përkujtua një gojëdhënë e një kohe pothuaj e lashtë dhe e kujtoj se kishte qenë një znj.Dije-një hanem me flokët gështenjë ari e të valvitura bukur sikur e thonin e një hundë të përkryer, e pazakontë dhe krenare që kishte karakterizuar kohën kur kishte jetuar me esktravagancën dhe bukurinë. Ishte porositur mu nga baba i saj një foto e saj ashtu fshehurazi tek një fotografist i kohës /duket Shkodër/ që kishte piqur zanatin në Itali, në të cilën jipej me një jelek ngjyra të kallme të së kuqes e skajeve ari dhe me një buzëkuq roze, një qafë gastare, me floket vizllues të këndëshme e të valvitur të ndarë me një vijë nga të dy anët e kokës e të mbërthyer në të majtë nga një karficë me figure luleje do të ketë qenë trëndafil që ishte shtrirë dhe në pikturë në madhësinë e një portreti dhe shpërndarë e vendosur nëpër dhoma mysafiresh si një simbol bukurie. Përmërtepër, frymëzuar nga dukje e sajë, ishte kompozuar dhe një këngë e bukur me nje tekst lirik pikërisht nga një bandill i dashuruar në te sapo e kishte parë tek një bashqe dhe ishte magjiosur me figuren e sajë, që më pas këndohej dhe tek qitej me armë, dalldiste në çdo aheng. Kur këte e kishte dëgjuar babai i saj, ashtu i gjallërishem e i paruar, e kishte thirrë tek tavolina e vetë, i kishte ofruar një raki dopio dhe ia kishte thenë:
“Duaje! Ajo është e bukur! Adhuroje! Vetë perendesha!” dhe-ashtu nga pasioni- tek mbante goten e rakisë përmbi kokë si e donte vallëzimi i llojit të tillë, e kishte detyruar t’ia këndoj këngën.
“Djalosh ti e kupton kohën…Di ç’është bukuria!” ia kishte thënë.
Por kjo-sikur e imagjinonte z. Dilo- e kishte tejkaluar vërejtshëm, ngaqë, ajo kishte qenë simbol bukurie që frymëzonte një qark dhe të cilen e ëndërronte secili bandill sadopak erotik, kurse znj.Ema…e bukur dhe e mençur... Përkujtoj dhe kallximin e t’jatit Samiut që gojagojes ishte shtrirë ngado, sipas të cilit të ketë thënë babai i bukuroshes Dije, një pijanec boem i merakut ndaj bukurisë dhe i ahengjeve të pasionit tek mejhanet ku këndohej për këte deri në agim e në të cilën kishte lënë shumë e shumë dynym tokë:
”Të më bëhet e veçantë qika…Jo si këto kukuriqkat…” Dhe tek e kishte thenë këte që kur kishte nisur të zë shtatin e një goce, kishte bërë të tërat që të bijën ta futen në një histori inspiruese.
”Po ajo ështe një e përdalur” kishin aluduar tek znj. Dije
” Ajo që si një kanarinë s’pari josh bandillin me këngen për dashurinë e më pas tek kërcen gardhiqet njënganjë bënë takime mes shkureve të dendura të bashqes. Ndofta dhe diç tej kësaj…” ia kishin thenë t’jatit që nuk zhdehej kurrë.
”Ajo e përdalur…?! Ajo…fryma e kohës së re…bukuri për të gjithë! Ulok mendjesh…Ajo po zhbënë hipokrizinë idiote-atë strofkën sekrete të krimit. Strofkën e kurëvrisë së fshehur. E kësaj njëtrajtësie monotone edhe dërmonjëse edhe vrastare! Trime…Zëri i një kohe të lavdishme! E ju…qorra? Ato që kini në shtëpi…zuskat tinzare ! S’ua vë veshin asnjë këndez i shëmtuar!” ishte gjegjë ai sall mllef…
Po teksa znj. Ema me sjelljen e vetë e kishte vënë para një enigma të shoqin, që gjëndja të rëndohet dhe më, mu në atë kohë ters sikur e mendonte bashkëshorti i saj, se ç’ndërhyri i shtyrë nga ndonjë dashakeqi sherre - z. Rremo. Komshiu i parë ishte ai që i kishte dhënë frymë enigmas së tillë. Ishte gjetur papritmas tek një grackë e në te një cytje ngacmuese të kushtëzuar nga dukje e sjellje e znj..Ema e kjo tek një privilegj që ia kishte ofruar atij dhe pas kësaj, sekush mund t’a ndriçojë saktësisht- tashmë ishte e njohur i shoqi jo se jo (!)- se ç’kërkoj dhe ç’gjeti gruaja e z. Dili , tek ai. Ndofta sharrmin e veçantë-se e kishte, ndofta atë këqyrjen pushtuese, atë dukjen elegante, por mjaftë shlirëshëm vëte tek ata. Dhe ky ishte ai elementi që mozaikun e dyshimit të z. Dilo e bënte më të plotë.
Në brënda kohë, kur intimiteti i fshehur pas termit miqësi, kishte mbërrijtur tek një pikë më të vërejtshme, pas një kohe dhe në një periudhë kohore jo të gjatë, z. Rremo i ishte paraqitur me një foto nga Rozafa dhe nga Praga me tekstin : “Zonjes së veçantë me shumë emocion nga Rozafa, kurse tjetra: “Zonjës sublim i virtyteve, nga Praga mahnitëse , këtij vendi ku kulmon kulturë e sjelljes dhe histori e lavdishme, me emocion të veçantë”
Këto z.Rremo, pak nga hile e zemres po dhe nga shlirësi e në komunikime që mbërrijten me kohën, ia kishte adresuar me një kaligrafi të rrallë, mu në vendpunën në bibliotekën e qytetit. Z. Ema, nuk i trajtoj të djallëzishme, i pranoj të zakonta sikur që ia bënë një mik mikut të vetë, sakaqë, ata që kishin parë shkrimin e autografin, kishin tundur kokën e dyshimit.
”Vetëm një fans i zjarrtë di t’a bëjë këte” e mendonin.
Dhe natyrisht, këto bënin që komshitë dhe të tjerët nga provinienca të rendin shpejtë me lajmin e pritur dhe duke përfolur veshe’m’vesh kudo që ishin, të tundin kokën për dyshimin sikur e thonin ”të arsyeshëm” për një afri të vërejtshme me z. Rremo.
”Si një koketë i sillet vërdallë!”e thonin.
E meqë ajo komunikonte me ata nga një mendjelartësi për ata fyese- tek fundi ajo do shkelte konvencionalitetin guximshëm, me të dy këmbët- hakmireshin për sjelljen cinike të znj. Ema –teksa –anise në thellësi të intimes e adhurronin- e dhunonin vetën me mendim të vetëgjyqësisë dhe inatçorr-duke e trajtuar të përdalur e pa cipë-ndonëse nuk e thonin botërisht. E përse e mendonin të tillë…Ishin vetëm këto apo kishte dhe diç shtesë që thellonin dyshimin…?
Po, kishte dhe këte e dinin të gjithë, nga që Z. Rremo-s ia bënte një pritje të veçantë që me sjelljen e vetë gjasonte në ato gejshat elegante japaneze. Pasi komodohej në fotele, duke hapur tema bisede pakashumë intime, për dizajnin intern të shtëpisë, duke i ofruar kafe me qumshtë me ndonjë embëlirë në shoqërim të punuar doravetë, herë-herë dhe alkohol nga të shtrenjtit /uiski, brendy, vodka extra etj./ në gotat e veçanta kristal sa për respektin ndaj ti, duke dëgjuar ndonjë kompozim a muzikë tjetër dhe duke iu drejtuar me një fjalor të zgjedhur gjentil a ndonjë gjest tjetër në shenjë respekti të posaçëm..
”Pëlqeni muzikën ”rok” e kishte pyetur në fillim z. Ema.
“Unë pëlqej ”tango”, po bënë dhe ”vals” sado që ”tango” ka një rritem më të gjallë” .
”E dini, unë dhe nuk jam një valltarë dhe as një shijehollë rritmesh. Folkmuzikën e dua më tepër. Në veçanti ate epike dhe të dashurisë. Ashtu që nga fëmijëria mbaj shijen e njejtë.” ia kishte thenë z. Rremo, kurse z. Ema vetëm kishte qeshur duke e trajtuar simpatik për shkak të naivitetit të tij muzikor.
”Arsimim i lartë e shpirtë arkaik” e mendonte në vete.
” Jeni martuar” e kishte pyetur në fillim të njohjes me shumë kujdes dhe pa ekuivoke të pyetjes sa për ta keqinterpretuar në lidhje me raportin midis tyre.
Ai kishte ulur kokën, ishte menduar për disa caste dhe me humor ishte përgjigjur:
”Si në vegim shoh se nusja gatit takemin… dhe jam duke e pritur. Po si të jetë, është punë risku…”.
”Nuk desha të cenoj privacinë Tuaj. Spontanisht më ardhi pyetja. Më ndjeni…”
Po ai kishte regjistruar këte si një favor me vlerë dhe si një hapje të kujdesshme të rrugëkalimit deri tek ajo.
”Herë-herë-që t’mos ndodhin shkarje anash nën të cilat ndodhë ambisi-komentonte punën e tij ose ndonjë çështje nga jeta, politika a ndonjë art sado që për Z. Rremo ato të artit ishin të largëta.
Dhe nga syqeltësia, nga jasht kështu dukej dhe kështu ishte me vite. Ishte kjo vetëm një mirësjellje që davariste rrezikun apo aty në intimën një ndjenjë që rritej panatyrshëm shpejtë që sa ecte koha duke mare fuqi sa të kanoste me skandal e gjëndje të trishta…
E tëra kjo bënte jetën si një gjysemmisteri që kishte preokupuar të gjithë e të cilin do e zbardhë znj.Ema përmes një befasie të paimagjinuar nga sekush….ashtu krejtësisht në mënyrën e vetë.
Z. Rremo, në atë intermeco kohe tek i ecen nëpër mendje plotë mendime në të cilat preokupim kryesor ishte z.Ema në lidhje me të cilën ashtu sikur e mendonte ai-me shkas, ka kohë që kishte dhe një skenar intim, me graciozitet nxorri telefonin cellularë të shtrenjtë nga çanta e punës brune elegante dhe, si autoritet që ishte në firmën ku punonte, vetëm sa përcolli shkakun e mosshkuarjes në punë dhe ndërrojë drejtimin e rrugës.
”Për daljet e financave do më raportoni nesër. Sot nuk përmbushen detyrimet fiskale. Mbyllni kasafortën! Më pret një punë e pashtyeshme…” .Pas pak, tek dëgjonte diç nga ana tjetër, shtoj:
,,Lë pasojat. Është urdhër” e tha në të mbyllur të cellularit.
I relaksuar si përherë-kësaj radhe dhe me një entuziazëm të brëndëshem bile, hyri me lehtësi në shtëpinë e z.Dilo që ishte bri të vetës.
Pasi kaloj nëpër oborrin që tashti kishte mbetur pa kujdesin e duhur dhe shumë bimishte ose ishin tharë ose ishin vyshkë dhe ishin shumë-shumë largë planit si e quante autori që ia kishte bërë – dendrologjik-një inxhenieri kopshtarie, nëpër kubëzat e kuqe të limituara me akcesor pemesh jogjethërënes, vajti drejtë e në dhomën ku mendonte se mund të jetë kufoma.
Aty, në një krevat, që në të vërtetë ishte shtratë bashkëshortor, znj. Ema, do jetë me ndihmen e ndonjë fqinji, kishte ndejtur të shoqin . Me duar që ia mbanin mjekrën, e hikur thellë në mendime, shikonte trupin pa jetë të bashkëshortit mbuluar me një në çarçaf të bardhë mëndafshi me kokën mbi një jastek plish gri në anën ku bënte gjumin. Krevati me në sfond harkun metalik të punuar me shije arti, bënin vdekjen më të dinjitetshme e trishtimin më të plotë. Ashtu hollake sikur ishte po e rrumbullaktë me një rrip oker rreth belit që bënte të bukur kontrastin me fustanin e gjatë të zi,në dukje sikur të kishte ndaluar koha në një vit të largët, tek e soditte kufomën analitikisht, vërejti dhe i ardhi për të mirë që nuk kishte ndodhur ndryshim i madh nga vdekja në dukjen e bashkëshhortit që herëherë jipej në llahtar dhe as në vetën sa ka të bëjë me disponimin. E kishte menduar më parë ”Sikur t’a kishte shpërblyer Zoti me disponim të mire për sevdekuri”. ,, Dhe kjo…anise vdekje, pjesë e të qenëmit është” e mendonte.
Ajo nga dukje jashtë jipej njësoj e çudiçme, e matur, e fortë nga karakteri dhe me po atë prirje për shpiegimin e situatave jetësore, kurse burri të cilin vdekja e kishte gjetur ulur në ballkonin e katit tek bënte në vete lutje për të përfunduar në anën e jetës ose të vdekjes, ashtu i paruar dhe i shkujdesur ndaj vetës, vetëm kishte lëvarur kokën nga anë e djathtë me duartë në gjunjë e cigaren të sosur tek këmbët, dhe kishte ikur në heshtje nga jeta. Vdekja e kishte gjetur me një si qeshje cinike të butë që kishte zënë që moti fytyren e tij /sikur t’ i pëvishej fatit të vetë dhe sikur t’a mendonte: i jipet kush s’e do-i mirët kush e do/, me faqe të thelluara në gropëza e mollëza të theksuara dhe gadi i zbetë sikur para vdekjës. Në çaste dukej si një minator i ulur sa për relaks që sapo kishte dalur nga gjatëqëndrimi në zgafellë. Në tavolinën e vogël përpara nën tavllën e duhanit kishte lënë një pusullë me një shkrim: ”me ndjejë për barren që të shkaktova! Djalli më priu nga prapësirat”.
Posa e vërejti se hyri në dhomë, ajo me mirësjellje muar të çohet, por z. Rremo gjentil si përherë dhe në respekt të rastit, duke i treguar me dorë e më pasë duke rënduar butë mbi supën e sajë, ia tha me një zë të qetë:
“Mos luani nga vendi, ju lutem!” dhe u ul skaj sajë në një vend të gjysëm kaushit.
“Na paska lënë z. Dilo …? Ngushllime…ngushllime. Eee, se si vie hidhërimi…pa pritur” ia tha me patetikë.
Ajo e shikoi njëherë pak më gjatë por nuk i tha asnjë përgjegje thuajse e përgadiste ate dhe ashtu, vendosi në heshtje tek shikonin që të dy në drejtime të ndryshme. Të tillë, dukej sikur janë vetëm dy udhëtarë në një udhëtim që sapo u panë atypëraty në kupenë e trenit.
Por, z.Rremo e mendoj se ajo shtangje i ardhi znj. Ema nga dhimbja për burrin e sajë dhe-pakashumë e trajtoj normale, bile sëpaku një formalitet, si një aktrim rasti që është pjesë e qëndrimit në ceremonial dhe pritte se do shkrehët dhe në vajë.
Po, nuk i doli pritja e saktë. Përmëtepër, ajo, lëvizi kokën nga pozita që kishte më parë dhe dukej sikur për një çik edhe u relaksua dhe kjo sikur ia përforcoj paragjykimin që kishte për te.
”Po… ndodhi dhe kjo!” i tha pas nja disa çastesh sikur t’mos kishte kufomën para vetës.
Dhe përsëri u vendos një heshtje po tani e shkurtër midis tyre tek kaluronin nëpër mendime: z. Rremo duke u habitur për sjelljen e znj. Ema me një mllef të vërejtshëm dhe në përpelitjen për të gjetur mënyrën si të vazhdoj.
Pas kësaj, ajo shtoj qetë dhe si i thënë muzikologet stakato.
”Ç’është… e vërteta… vajti më herët…kjo…veçsa… mbylli çështjën.”
”Ngushllime” ndërhyri e ia tha për herë të dytë pa matur nëse duhej t’a bëjë, tek ia muar dorën me skofi në duart e veta dhe duke mos besuar në fjalën e vetë , vazhdoi
”e kisha një komshi të çmuar”.
Më pas ndofta nga hutia, ndofta nga mosdijtja por hedhi një mendim të papërshtatshëm për çastin.
” Si ta them: përherë më mbajti nga krahu të mos bijë!”
Ajo regjistroj këte dhe njëherë ashtu në shpejtësi, ia mori si një frazë boshe të pabluar madje, një josinqeritet e më pas si një gaf bile ia pranoj paksa për të keq, por ishte edhe më tej ashtu e thelluar në mendime dhe gadi që nuk reagojë tek ia mbante dorën z.Rremo.
Pasi e shikoj pak më gjatë dhe e mendoj në t’a tërheqë dorën nga e tija, ia drejtoj pyetjen sikur të kishte qenë large dikund dhe sapo u këthye:
’’ Kishte fuqi për këte…? Juve…! E pabesueshme…! Një për të mbetur keq shënon ngadhnjimin? Ngadhnjimtarë! Gjeodilo-si e qauja herëherë unë, tek afron peshkaqen gjakatarë, kap nga krahu një notues virtuoz dhe… dhe lë pa viktimën peshkaqenin. Kjo është heroizëm z. Rremo!”
Z. Rremo, dëgjoj mirëfilli pyetjen e meqë nuk i pëlqeu, nuk reagoj dhe për ta përhupur vazhdoj
” Mos pati sulm kardiak?”
Ajo vetëm e shikoj. I iku një qeshje gadi e pavërejtshme nga pytje e tij e pasinqert.
”Ashtu e thash … se kishte ankesa nga ana e majtë, mu përmbi zemer. Nga kalon aorta…” ia tha.
Ajo dhe mëtej vazhdonte ta shikonte njësoj në një qeshje dhe, ndonëse ai ishte në pritje, nuk ia tha asnjë përgjigje.
“Ndofta sistemi respirator ?” vazhdoj ai të mbulojë at vakumin e mundimshëm të bisedes, tek shihte tek ajo një mëni ndaj tij sikur ndaj fajtorit.
” Ka pirë duhanin gjatëkohë dhe ka arritur me mushkëri tek emfizmi” vazhdoj me meskinitet duke rrezikuar durimin e znj. Ema.
Ajo-sado i vlonin mendimet në mendje- dukej si një mumie në heshtjen e saj dhe i shkaktonte atij një mundim.Tanimë e kuptoj se pyetjet që i jipte ishin pyetje rutinë që vinin nga një njeri idiferent dhe kjo i shkaktonte një neveri.
Në një çast vendosi t’ ndërhyjë:
”Ndofta z. Rremo, e respektonit se nuk eklipsonte visionin tuaj. Se i hapte rrugë shtrirjes së emocionit në vend t’a ndalojë ate…?”
Po dhe Z. Rremo që kishte një instikt për të përceptuar gjërat dhe meqë mendimi i znj.Ema e therri si një gjilperë e hollë, edhe më tej vazhdonte sa për ta shkoncentruar. Tani e kuptoj me tamam se hap-pas hapi ajo bënte rrugen që akuza të mbërrijten tek ai, po nuk dinte si t’i iki rrjedhes. Orvatja e mëparë sa ta strehoj nga furria, e nxorri budalla në sytë e sajë. Por, për momentin nuk përkujtonte një rrugë tjetër, dhe vazhdoj me pyetjet.
“ Bënë se dëmtimet në traktin digestiv…ashtu kanceri malinjë. Vjellte shpesh … Zor të dihët apo jo?” duke e thënë vetëm sa për të thënë diç tek e shihte se gruaja e z. Dili, vetëm e këqyrte dhe zhvatte diç në mendje. Ndjente se ajo gaditte një furri sado rrethanat e pazakonta dhe se nuk kishte kend tjetër aty të qëlloj pos ate!
Në një çast ajo tërhoqë dorën nga e tija, e shikoj si me një qortim të butë për pyetjet në vargë që i bëri dhe qetë pa hyrë në temën që nisi, duke e menduar se duhet pritur, ia tha:
“ Z. Rremo! Që të hiqni këte ngarkesë që ua shkakton enigma e vdekjes së tim shoq, sa për t’u qetësuar do u pyes: Përse nuk do pinit një cigare? Rast është që e do! Ndofta një kafe, pse jo dhe alkool? Para se të vijnë të tjerët? Si thoni …”
Dhe kjo këthesë aqë e papritur, e befasojë se ishte fare e kundërta që ajo kishte paralajmëruar më turfullatjen bubulluese të më parë.
“Për momentin…” e mendoj t’i thot se kishte një prioritet tjetër por nuk ia tha dhe vazhdoj: ” Paj, si ta them… nuk më dukët se nuk kam nevojë për to.!”
“Aha… Skini nevojë…Ju… nuk kini nevojë, përkundra kësaj… që shihni! Përkundra dhimbjes!” përsëriti fjalinë ajo njësoj me ndërpreje.
Pasi uli kokën e më pas më ngadal e ngriti dhe e pyeti:
“ Ju e donit apo jo?”
Heshti pakëz kohë e vazhdoj:
”Ju duket kjo e marëzishme? Në këte çast! Po, nuk mundem të mos e thëmë…tek e dij se kështu e keni thënë herash të pa numruara dhe ai ua pranonte këte sikur ia thonte një mik! Dhe unë kam një kujtesë të mire për këte! Ju…pa asnjë rezervim...e shpërfaqëshit. Çast sikur në rrëfime filmore për besnikërinë…Dy besabesë sa të vdesin bashkë. Romantike!”
Pas ndonja disa çastesh shtoj me ironi:
”Nuk dij nëse gjeta fjalën e duhur për rastin…”
“E mendoj se po. Në të vërtetë, pikërisht ashtu…!” ia këtheu ai dhe kuptoj thelbin e pyetjes së dytë.
“Unë nuk mund ta them… Unë nuk dij nëse duhej t’a dyshoja ate.”
E dini i nderuar Komshi z. Rremo, dhe Ju e dini se kini përvojen: në një çast se si njeriut gjërat i shpërfaqen në një dukje kurse në tjetrin çuditërisht fare ndryshe. Një metamorfozë e pakuptueshme. Ashtu fare të njësojta por me një shpërfaqje tjetërfare...Sa optikë e çuditshme!”
“ Zonjë…” përpeliti t’i thot z. Rremo paksa i tensionuar nga atak i tëthortë i saj, por ajo vazhdoj pa i varë veshin:
“Mendoni se tani kjo ka ndonjë dmth. për këte trup njeriu pa jetë të shtrirë këtu ? Këtij që kishte fiksime përrallash! Dokrra gjëkoti! E shihni se si duket: si një minator që ka dalë nga errësirë e galerisë pas qëndrimit të gjatë aty! Për këte që iu ka ngulitur aq vërejtshëm një ironi në këtë fytyr të vdekur. Jo, Z. Rremo! Pa numër herë jo! Po të gjallëve u takon të mendojnë…”
“ Zonjë, i keni hyrë një teme të koklavitur. Jeta… shpirti, vdekja, shkaqet, nocione lodhëse që nuk mendohen në gjëndje dhimbjeje.. Dhe të ndjerin kemi para…Do respekt dhe një përcillje të devoçme…!” provoj sërish ta ndërpres z. Rremo me një qortim në pasvij, pasi hetoj mire se nga shpiente rrëfimi i sajë. Po ajo nuk i vari veshin e vazhdojë:
“Ndofta jam në detyrim të mësoj ato shkaqet e vdekjes që i përmendet ju. Dhe…do e bëjë këte! E ju, tek i hapet një rrugë të thjeshtë, pragmatike gjurmimit!? Aferim! Si një mjek pagëvogël! E pakta si një student i mirë mjeksie- i that kuptueshëm. Karcinomi i traktit, ataku kardiak, kalbja e mushkërive. Të gjitha të mundshme!”.
Shikoj vetimthi fytyrën e bashkëshortit, bëri një lëvizje syri në tërë dhomën, regjistroj në pamje dhe parregullësinë dhe, pasi në brëndakohë u mendua vazhdoj:
”Jo se një nga ato është shkak i vdekjes së tij. Dini se ç’më thot mendja tani, ja këtu: një autopsi nga mjekoligjori a kushdo kompetent që është apo një analizë neuropsikiatrike nga fundi i jetës së tij, do ma konfirmonte këte. Por, duke i përjashtuar ato, të më hap rrugën për ndonjë shkak tjetër…Se…të jini i sigurtë, ka një tjetër”
Ai vetëm e këqyrte dhe si një person i gjetur në qytet të huaj që s’di vendin ku do ndehet, e kishte të vështirë ta zë idenë që i endej asaj në mendje. Ajo ndjenja e fajit e bëri t’a trajtoj indikative fjalën ”mjekoligjori” që gjithnjë asocionte në fajin e krimin por e kapërdiu këte duke e trajtuar gaf i thënë jasht kontrollit në çastin e trishtë.
“ Aqë kohë që kishte jetuar i heshtur. Për aqë kohë-si ta them, qëndrueshëm - gjentil tek përgjigjej me atë refrenin “ah po”-n ose ”ah jo”-n rezignante e neveritëse!. Si një kokoshkë e uritur që kokorris në qarkun e oborrit! Po tek tuk në disponimet e mira të rralla-dini z. Rremo kishte të tilla, në psikopatologji juridike i thonë lucida intervala”- si një filosof i regjur, ndonjëherë e thonte dhe ndonjë mendim të mençur. Disi spontanisht! Po, kurrë ate që e ndrydhte. Ç’vetëfrenim prometeik! Dhe unë e kisha të vështirë t’a kuptoj e iritohesha”
Sikur të kishte sosur frymen, mori frymë fuqishem dhe vazhdoj:
”Unë dua që këte që e thash më parë, t’ua dëshmoj me një dialog të asaj kohe…
E dini Z. Rremo, një dite vere, tek kaloja uren kryesore të lumit të qytetit, mu gjet-ta them-mu para këmbëve z. Jameni, një shoku i tim burrë i moshes së adoleshences. Shok i lagjes! Me te kishte bërë arsimin fillor. Ishte ai në fakt një zanatçiu këpucarie e më pas një tregtarë i suksesshëm me këpucët nga koha kurr mugullonin gjithandej fabrikat, por inteligjent dhe i ndritur nga leximet. Ashtu, lexonte sa për kënaqësi dhe t’mos jetë i privuar zhvillimit intelektual. Ndofta kishin me te raporte të mira që më herët. Ndonjë eveniment e kalonim bashkë me të shoqën Laurën.… Më ndaloj me të butë. Dukej si një psikolog i moshuar, skofiar, i kujdesshëm.
”Znj.Ema-më luti me përulësi- do më kushtoni disa caste kohë? Pak fare…”
”Patjetër” ia thash tek ndalova kurse ai në brënda kohë më kishte shtrirë dorën për përshëndetje.
”E dini…e kam të vështirë ta them: bashkëshorti juaj më takoj një dite, më ftoj për një kafe, këtu tej ures. Aty me vite kemi pirë kafenë të dielave në mëngjes. E natyrshme-shkova…nuk i them jo një shoku”.
Po unë uvertyren monotone të tij që dija se çfarë do qëllon, nuk e përballova dhe i thirra ”Z. Jamen, e them me keqardhje ama, aty ku doni të dilni, dilni menjëherë!”
E dija se kjo hyrje kaqë e kujdesshme do shkarkonte tek mua përgjegjësinë.
”Të më kuptoni drejtë Zonjë…bashkëshorti juaj-sikur ia pashë të shkruar në raportin nga një mjek-pikërisht nga ai i njohuri dr.Skendo, vuan nga një gjëndje depresive psikoreaktive e karakterizuar me anksiozitet, në hapin e vetë të pare. E dini… kjo…? Besoj jam i kjartë…”
Pas kësaj mu drejtua me një fjalor konfuz. ”E di-më tha tek pinim kafe- Ema është Afrodita ime dhe, më lejo që të budalleskem pak-bënë se tek ai gjen dhe ka prejardhjen.” ”Çfarë adhurimi” e mendova dhe e thash me vete: ja, kjo Afrodita mitike e tij, mund të ndërroj gjërat.
” Unë ia kuptova hilenë dhe, ia thash preras:
”I nderuar z. Jamen, unë nuk mund të zhbëjë një gjen me një prirje dyshimi për ta bërë tjetrin me një prirje tjetër. Më merni për Zotin Ju?”
”Kërkoj të falur zonjë për këte cytje të rastësishme në privacinë tuaj, po për të mirë e kisha”. Citova Dilon dhe… aqë”
”Z. Jamen, me konsideratat e veçanta ndaj jush, qëndroni aty ku jeni ashtu, i sigurtë, i qetë dhe i dashuruar nga znj. Laura. Dhe… t’ua them…nuk jam e as që dua të jam Afrodita…”
“Përsëri ua them…më ndjeni!” m’a tha dhe tek ikte me ngutim nga vendi më la: ” Përshëndetni Dilon nga unë”.
Dialogu m’a detyroj meditimin dhe ia thoja vetes:
Ç’kishte ai njeri? Depresion! Ankth! Përse…? Nëse ishte i zemëruar me fatin e vetë, në prejardhjen e vetë a fëmijërinë, në vetën. Më në fund dhe në mua në veçanti! Në mua për shkak të dalldive që si një uragan kisha në shpirtë e nuk i zhbeja. Por, mos e gaboni shpirtin Tuaj z.Rremo. Nuk jipesha! Për shkak të mëvetësisë që ma detyronte midisi. Midisi me ato limitet e marra që të bluan për të të bërë një mbetje, më nxitnin guximin intelektual në komunikimet me të tjerët. Si një emanacion i njerëzishmërisë sime të fortë. Disi ecja para sikur të më ndiqte koha! Ec nga e ardhmja-sikur ma thonte! Nuk mund t’i ndryshoja! Përkundra kësaj, nuk dij përse por dij se ai morri një pamje të trishtë, të sëmuar. Donjëherë, tek pinte cigare pa shuar të përparëmen, e gjeja të vetmuar në dhomën e ndejes tek meditonte, kush ta dij se për çfarë.
Po, do ndalem këtu..do bëjë një ndërprerje… Sa të jap më të plotë etiologjinë e vdekjes së tij. Dhe ju lutem, sado nuk i shihet lidhja me ate që thash, e dij se ua mbanë juve sqepi intelektual ta gjëni dhe me parabollën që dini të bëni do e kuptoni…
” Aty nga ora 7 e një mbrëmjeje të viteve të para të martesës, më thirri im shoq ”:Do vijsh në një tubim elektoral! Tubim kandidues!”.
”…dhe nga një jetë e qetë këtu, në këte shtëpi të rehatisë, të më hedhesh mu në vorbull uragani” iu përgjigja tek dilja nga banjo.
” Hipërboll është kjo znj. Ema! Mos bëjë merak: do shkoj kandidimi vaj. Më në fund vetem do zbatohet skenari” më tha tek vishej.
”Do vij dhe do bindesh se është sikur e mendoj” iu përgjigja dhe nxitova për veshje.
Vajtëm dhe në një sallë paksa të madhe dyrreshtash, u ulëm aty nga mesi sadoqë i thash të ulemi mu në radhën e parë.
Mbledhjen drejtoj një person sikur e thanë i merituar. Ai që kishte bërë një flijim sublim dhe trajtohej bashkëkrijues i historisë lokale të lavdishme, sikur e spikatën veçantë për mirëqenie e barazi të njerëzve, sikur e thonin ata të qytetarëve. E vërteta ishte se ai kishte një difekt në këmbë dhe i jipte pamjen e një martiri që ai dinte për bukuri t’a shfrytëzoj, duke e shpallur trofe lufte dhe asnjë nuk kishte guxuar-jo t’a demantoj-po as t’a komentoj vërtetërinë kurse, mua gjithnjë më bëhej se-ashtu sikur me frikë e flitnin në qarqe të frikësuara- e kishte nga një rrëzim gjatë vjedhjes. Ndaj, ndjejta një neveri të atypëratyshme nga ai, një ndotje memzi të përballueshme. Ai ishte e kundërta e asaj që e promovonte me një retorikë të ushtruar. ”Duhet zgjedhur të ndershmitë, lojalet ndaj shtetit e sistemit, me një kurikulum të pastër, që kanë pranuar përzemersisht idenë bazike e broçkulla të tjera. Një shitës i shkathtë i mjegulles!.
Pra, z. Rremo, do shtoj këtu një sofizem, atëherë, nuk e dija se kishin diferencuar njerëzit nga qytetarët dhe se në këte kishte hile. Këte e bënin sa për të shlyer veçoritë e entiteteve dhe për të siguruar qëndrimin e pushtetit. E trajtonin arritje shëmbëllore në tërë kontinentin.
”Njerëzit” e thonin, është kuptim për qeniet nga stadi fillestar i ekzistencës së tyre (e unë me sarkazem asocioja homosapiensin) sakaqë qytetarët term më i avancuar që kupton speciet me shkallë të caktuar kulture thjeshtë me infrastrukturë që kupton një identitet, një vetëdijtje për vetën dhe ndaj vetës. Dhe sistemi ynë, pikërisht qëndron mbi këte”.
Njëherë më bënë lavdërata sa për farsë! Dhe mu ai drejtuesi e tha:
” Jemi të nderuar që kemi këtu dhe këte Zonjën. Është intelektuale Zonja. Nga që punon Shefe e Bibliotekes, libri ka zënë një frekuencë të paparë. Kalamajt, të rriturit, pleqtë, të gjithë! Na duhen brezet e arsimuara!” e tha po drejtuesi.
Kur deshën të më kandidonin përveç im burrë dhe mua për një pozitë, unë ndjeka tekin e karakterit tim. Natyrën time, neverinë që më shkaktonin farsat e hipokrizitë! S’kisha tjetër. U ngrita në këmbë, gjezdisa me sy të pranishmit, dhash dhe një qeshje mashtruese dhe tek pritnin miradinë për lavdërimin që më bënë, ua thash me nonshalancë: të jam e drejtpërdrejtë. Dhe as që jam e as që mund të jam ndryshe dhe këte e thot dhe programi e norma politike: e pranoj kandidaturen…” dhe heshta, kurse të pranishmit mbeten duke pritur me një qeshje të ngrirë.
”Po kam një kusht!”
Kur e thash këte, ata u stepen një nga kërshëria se cili ishte kushti dhe dy se si me ardhi guximi të vë kushtin autoriteteve.
”Ta dëgjojmë, t’a dëgjojmë” e thanë njëherë njëri pastaj tjetri dhe me rradhë.
”Po.. ky është… ky është, po e shlyet nga lista ate – ua thash duke drejtuar gishtin mu tek ai që drejtonte tubimin, se dhe nuk ia dija me tamam emërin. “Sipas programit poltik, është një antivlerë! Një rrënues i asaj që na bënë qytetar të devoçëm”
Sa për një cast, tek shpërtheu bomba e papritur fare, tek ndodhi një termet, të gjithë këthyem syt nga unë të habitur nga një ndërhyrje aqë të pamatur e aqë të pa pritur. Nga një femër kursesi! U hutuan, i nderuar z. Rremo. Çfarë të thonë, çfarë të bëjnë! Shihnin njëri tjetrin, pastaj mua, pastaj drejtuesin.
Në një përpelitje të gjej një përgjigje sa më fyese dhe të shpërfaqë fuqinë e vetë e tha me zë të lartë:
”Ju jeni një renegate e sistemit të hikur” tek vuri doren në kraharor mu tek zemra, mu drejtua me fjalorin e kohës për të më përbaltur.
”Një e përdalur që duhet varrosur të gjallë. Si në Mesopotami! Kaq meriton kjo” e tha drejtuesi tek dridhej i tëri i shoqëruar nga pinjollet e vetë.
” Je një armik i egër!” shtoj pas pak dhe me autoriten që kishte, kërkoj t’i sillet ujë për pije tek nxorri një tabletë. Me gjasa nitroglicerin se vuante nga tkurrje e arterjeve të gjakut.
”Do pësoj një homoragji në tru” e tha një shoqërues i tij që ishte ulur përkrah tij në platon të ngritur përmbi dysheme.
Dhe tek vënin të pranishmit sa këtej andej, gadi si në rrëmujë m’a tha im burrë me frikësimdhe i shastisur si në heshtje mu tek veshi nga guximi im tek donin të më nxjerrnin jashtë me dhunë:
” Të ikim nga këtu! Do na vrasin këta”!
Me rroku dhe nga dora dhe gadi në vrap, kaluam përbri rreshtave të të dy anëve të sallës dhe derisa im burrë ua tha me keqardhje ”më ndjeni ju lutem …” ikem nëpër oborr.
”Di se ai mund të pësoj një hemoraxhi në tru” ma tha.
” Po, nga ky shkak ia thash ate që ia thash”.
” Hiku pa këthim shansi i kandidimit!” më tha i revoltuar për një sjellje time të tillë, rrugës për në shtëpi.
” E fute në varr karierën time”.
Pastaj shtoj dhe një frazë që nuk ishte dhe aqë e kuptueshme.
” Kjo është revolta e zogut kur që do të ikë nga kafazi. E ai është veç një zog i vogël!”
Më dukej alusion ndaj mua.
Im burrë e morri këte sëpaku sjellje të çuditshme. Ndaj tij bile fyese! Poshtruese. Egzaltim i papërmbajtur e publik i gruas para burrit. Një që nuk shkonte me atë parimin e pater familias-it që jetonte ashtu zvetnueshem akoma në kokat e njerëzve. Ekundërta me traditën. Po nuk e thonte…
Kur arritëm në shtëpi, ai i tensionuar e unë me ngarkesë keqardhjeje -jo që kisha reaguar ashtu, por për shkak të iritimit që ia kisha shkarkuar, pasi i bëra një kafe dhe ia lash me graciozitet, duke ia lehtësuar gjëndjen me ”Kjo të ndihmon” ia thash:
” Drejtuesi i mbledhjes, është një horr. Politikisht dhe moralisht i komprometuar që të jap vlerësimin për punën që bëjë e karakterin që kam. Eshtë një mashtrues ordiner!” dhe tek ia thosha këto u ula bri tij dhe ia vura sa për t’a ledhatuar, dorën mbi supe.
Të më ndjeni z.Rremo për këte ndërhyrje.
”O ju lutem, vazhdoni. Hapsira po zgjërohet! Gjërat po shpiegohen, rrëfimi po ecën nga e vërteta. Më gudulis mendjen të mësoj këte” ia këtheu ai.
“Dini ç’ndodhi pas kësaj…” e pyeti ajo më tepër që t’i jap lejën e të premtoj durimin për ta dëgjuar.
“Vetëm ta imagjinoj…!Po ju lutem, vazhdoni”.
“ Pas ndonjë dite, më thirrën zyrtarët kompetent, ata ”rojat e e paepur të sistemit”, tu jap një intervistë në lidhje me përgjegjësitë . E kuptoni sarkazmin apo jo?”
” E marë nëpër mendje” iu përgjigj..
”E dija këte, e tha im burrë. Janë ushujza dhe nuk shkapën dot”
”S’do shkoj” ia thash preras, çfarë ate nga frika, e iritoj, e bëra të mendoj dhe plotë një ore të plotë u endë nëpër dhomë nga nervozimi.
”Do të të persekutojnë …sikur Afërditën! S’i di ti ata” shtojë nga përvoja që dinte dhe ashtu me nerva iku nga dhoma.
Që të mos i nënvlerësoj mendimin dhe më këte nuk më la rrugë tjetër dhe vajta nga më tha.
Kur u gjeta para ndërtesës shumëkatëshe me simbole e plakata të varura mu në hyrje tek hymnizonin sistemin e figurat e shtetit, një i moshuar paksa i përhumbur dhe duke bërë ndërprerje në të folur më dukej nga frika, u ngritë në këmbë me gisht më tregoj nga të shkojë dhe ma shpiegoj :
”Oficeri” m’a bëri të dijtur se po ju prêt që nga mengjesi. Futuni lirisht! Kini mendjen për atë që do thoni”.
Kur unë më shikim e pyeta se ç’do thot ajo, ai ma këtheu :
”Dij rreziqet, por nuk dij t’ju them më shumë! Unë jam një kabinar, hiq tjetër!”
Pas kësaj, ai u këthye në vendin e mëparë, kurse unë zura liftin dhe pas nja disa sekondash u gjeta mu tek dera tek kati pesë, si e tha kabinari-”oficerit”.Dhe tek gaditesha të hyj mu soll nëpër mendje pyetja se përse e quanin ate ”Oficer” kur nuk ishte aty as policia e as ushtria. Duhet të ketë qenë nofka e tij e mbërrijtur tek kishte punuar në polici.
Pas heres së tretë të trokitjes, pa më dhënë lejën, hyra.
Pas përshëndetjes së zakonshme të cilën ai me lëvizje koke të dobtë ma këtheu, ju drejtova:
”Jeni ju një ky zyrtari që më bëri ftesën për intervisten”
Z. Rremo e them me dije se i bëra pyetjen me një arrogancë që nuk ishte e çastit dhe në shenjë hakmarjeje për tre trokitje, derisa qëndroja përballë tij kurse ai në fotele me duar të mbështetura mbi tavolinën e punës- ashtu vetëm me këmishë të bardhë e kravatë të kuqe, ashtu indiferent sa për të ma bëjë me dije pushtetin që kishte, ma këtheu ftohtë po me arrogancë si mua e ndofta si një hakmarrje për guximin tim..
”Po ju, jeni një rebelja që fyen e përbaltë vlerat tona”
”Po qenë vlera soji i tillë, shpejtë do falimentoni… ”
Mbeta në pozitën në këmbë dhe zyrtari që tashmë ishte irituar nga shpërfaqja ime, rreshkiti nga mirësjellja zyrtare dhe nuk më ofroj të ulëm.
”Vlen këtu ligj i gjungles apo sikur e thuani rregulla civilizimi. Sistemi më i mire në botë-hiq më pak! Ato të nënvizuara në retorikën e “vlerave”, atyre paçavurave që të bëjnë më fatkeq se vetë djalli” ia thash me ironi dhe pa pritë të ma thot u ula mu skaj tavolines së tij.
Ai u ngritë në këmbë. Ngrej kokën mbi tavolinë dhe nga aty më bëri kërcnim se do përgjigjëm edhe sipas dispozitave penale permëtepër.
”Do ju burgosim për këte e po vazhduat me këte avaz. Për kend keni marrë vetën…” me pyeti me tërbim.
“Një frustrake! Dijmë ne për ty, për burrin tendë! Dijmë për koketimet tuaja me persona konspirativ që kanë shitur bythën për para. Për hiqgjë! Shumë më tepër” dhe broçkulla të tjera që kishte mësuar në djerrakohësinë e vetë pa limit.
Dridhej i tëri aqë sa i iknin pikla pshtyme nga goja tek fytyra ime. Unë i fshija me faculetë letre që në shpejtësi e nxorra nga çanta dhe doja që ai të sheh marëzinë e vetë po ai njësoj vazhdonte. Më në fund duke e dijtur se tensioni i tij do mbërrij përmbi kulmin, pas mëdyshjes t’ia them ose jo, e vendosa t’ia them
”Ju lutem nëse kini një çadër të më mbrojë nga pshtyma juaj e ndyrë…!”
Pas kësaj i fyer sa ska më, me shpejtësi kalojë anash tavolinës, mbërrijti tek unë dhe duke më treguar nga dera e daljës thrritte i çmendur ”Jashtë! E përdalur…!”
U ngrita dhe nga inati fare qetë u nisa për dalje. Inatin tim e bënin më efektiv taket e mia që duke ecur në parketin e zyres shkaktonin një kërcitje neveritëse.
”Nuk do përfundoj me kaq! Do e vuash ti !” më tha gadi në dalje, kurse unë këtheva kokën gadi tek mbyllja derën ia lash:
”Assekujt nuk i lejoj të më cenoj lirinë time të mendimit e dinjitetin. As juve njeri i pshtymes”
” Juve z. Rremo, do ua ngacmoj durimin pa një limit” iu këthye z.Rremo me keqardhje për shkak të rrëfimit të gjatë.” Po, e mendoj se jeni kurrioz për këte dhe do e pritni fundin. Po jo…atëherë , luani bastin tuaj dhe ikni…” ia tha ajo në vazhdim duke dashur të jetë e siguruar se ai do e dëgjoj deri në fund.
” Jam kurrioz më tepër se q’e mendoni ju!.”dha një përgjigje si provë për kurreshtjen e vetë .
” Po më pas… ju thirren për hetim. Bënë një procedurë ndaj jush?” e pyeti ai në vazhdim.
”Kisha një informacion se po mblidhet material ose si i thonë juristet, provat për një akuzë-sikur përflitej kuloareve- të parrezueshme. Të tillë që do qëndroj tek të gjitha instancat gjyqësore. Kishin intervistuar shumë të njohur, kishin mbledhur shumë dokumenta në lidhje me personin tim dhe në fund një prokuror që kishte mbërrijtur aty pikërisht në kundërshtim me ato vlera, kishte sajuar një akuzë broçkullash e qesharake. Jeta ime, edukacioni, orientimi politik dhe frymëzimi ideor, kultura në të cilën kishin gjetur tentativën për përmbysje pushteti që në të vërtetë-sikur thoshte aty- ishin veprime kundra vlerave e kundra rendit kushtetues.
Por në një kontekst të gjërë, gjërat ndryshuan. Akuza mbeti vetëm një ngordhësirë nga e cila lavdia e prokurorit nuk jetoj edhe aqë gjatë. Ra tërë një kierarki dhe ai me ta. E gjetë i njejti fat sikur edhe akuzen e tij. Nuk dij përse… Ndofta pikërisht për arsye për të cilat donin të më akuzonin!”
“E kuptoj ku është fjala…Ra rendi para se të hyj në fuqi akuza” u ndërlidhë z.Rremo.
”Ndofta edhe po… Ndofta hyri në politikë një liri e shprehjes dhe u zgjërua hapësirë e të menduarit-sikur e thonin-si parakusht për forcimin e sistemit përmes demokracisë. Po, kjo për rastin nuk heqë peshë. Po, jo z.Rremo! Nuk e desha unë këte dhe nuk trembesha. Doja që çështje te dal tek fundi tek kisha një vetëbesim të patundueshëm. Tua them se nuk urrej askend por dua të drejtën t’i them gjërat sikur i ndjejë po dhe si e thonin, të funksionoj sistemi. T’i thoja atij drejtuesi e atij zyrtari që në vërtetë kishin bastardhuar sistemin se, asnjë fuqi ngado që vie nuk më detyron të heq dorë nga vetja sado që ky i dyti të pshtyjë nga tërbimi”
“ E kuptuat apo jo?” shtoj ajo pas ndonjë çasti kurse z.Rremo ia pohoj me lëvizje koke.
”Ju do thoni më vete se ç’lidhje ka kjo me Ju, me burrin tim që më duket sikur dëgjon e rrah qerpik? Çfarë… çfarë…?”
Ajo bënte pytjen dhe jipte përgjigjën kurse z.Rremo tashmë ishte futur mjaft në thellësi të asaj që ajo rrëfente dhe në ndonjë çast sikur shkëputej nga personazhet e rrëfimit të saj, dhe me ndonjë pyetje kërkonte përsëritjen.
”Si në largësi e shoh lidhjen midis nesh, por druaj në mos vështrimi juaj… ashtu ka një ngjyrim acarues. Disi…” e tha ai, por nga drojtja nga ajo, nuk e përfundoj mendimin.
” E po dhe nga ky shkak, nga kjo largësi-sikur e thoni ju- e të vërejturit të gjërave e lidhjeve mes tyre, unë ndjejëse në këte storie, kini dhe ju hisen tuaj dhe ate si një personazh që takon në radhën e parë.”
Z.Rremo këqyrte sikur i magjiosur në përpjekje të gjejë vetën në tërë këte storie-sikur ia tha ajo.
” Dhe, edhe për shkak të kësaj, unë ndjej vetën borxhli ndaj tij: ta them të vërtetën për te…Nga se vdiq! Mos vrau vetën nga brënda në një çast dëshprimi, mos e vrava unë, ne. Dhe ndofta nuk e mësojmë kurr këte por një version, një storie pa u gjetur në një gjëndje të kapshme nga mendje njeriu- ashtu çfarë ekzistonte brënda tij, ka për këte. Në pafundësinë e trajtave si një mundësi sëpaku teorike ekziston”.
Për z. Rremo, rrëfimi bëhej i mynxyrshem, jo që nuk kënaqte kërshërinë e tij, por znj. Ema hidhte parabolla të gjata, jipte koordinata të tilla sa ai nuk mund të imagjinonte pikën se ku shkrakohshin ato dhe të mos bie qesharak para saj, i përsëriti për të saten herë një kërkesë tani të zbetë fare:
“ Zonjë, të mos ma trajtoni si humbje durimi. Por, e mendova në mos në këte cast… ashtu, mos ma merni për ters dhe mos është e parëndomtë që në një rast mortor të shfaqet një ekzaltim si ky?”
“O zotëri Rremo sa konsideratë fine kjo…E një njeriu që di rregullat dhe do që t’i bëjë homazh një miku të sinqertë!” e tha ajo me ironi.
“Po ju hedhët ca diagnoza për vdekjen e tij. Ishte kjo një përpelitje e motivuar …si ta gjej shkakun për ta shpieguar ate” shtoj ajo.
”Por do e them, shkapur nga mendim i mëparë: Ju vdiq një mik dhe nga një ndjenjë e thellë miqësie, donit të mësoni psehën. Përse duhej të ndodhte kjo! E kuptuat sikur unë se gjetja e një shkaku nga ata, mbyll çështjen e vdekjes së tij. Ta themi: vdiq nga emfizmi, ose karcinom lukthi, hemoragji në tru etj.Unë e mendoja paksa më ndryshe: Përjashtimi i atij shkaku, hapte rrugën që ju dhe unë të futemi në një kërkim sipas kërshërisë sonë në botën e tij dhe përse iku nga ajo. Përse humbi fuqinë rezistuese. Më në fund përse nuk donte t’i rezistoj? Çfarë i iku nga grushti dhe të dorëzohet aqë pa kushte, ta them me zhargon ushtarak ”
Sa për tu qetësuar nga neveria në rritje ndaj z. Rremo, znj.Ema, u ngritë, hapi derën dhe hedhi një shikim nëpër oborr dhe nga kërshëria në mos po vie ndonjë njeri për vizitë a ngushllime.
“Ende nuk ka asnjëri. S’kanë dëgjuar për rastin. Nuk i dhash një publicitet të zakontë. Po dhe s’më duhet paradë hipokritesh” ia tha ftohtë z. Rremos që e përcolli me shikim tek lëvizi nga vendi.
Tek mbante derën të hapur i shtoj: ” Në të hyrë kini vërejtur një oborr të çrregulluar. Ka një kohë më të gjatë që i tillë është! Dhe, im burrë vuante për këte…E dinte se gjërat çthurreshin”
” Se si gjërat muaren ngjyrën gri. Si do dukej luleja ”njeriu i bukur” në ngjyrën gri. I trishtë patjetër” e thonte dhe unë s’ia dilja tamam me kuptimin.. ”E përse të mbjellë lule që kanë ambientin verdhuc, duke ngordhur.”
Nga kjo kuptova se ai bënte jetën në një ankth të plotë…
Z.Rremo ishte large për ta kuptuar se përse i foli për oborrin e çrregulluar. Tashmë e kishte kuptuar se ajo përmes parabolës do qëlloj ate. Por nuk i bëri pyetje.
Pas kësaj mbylli derën dhe u këthye në vendin e më parë, jo shumë largë kufomës së bashkëshortit dhe para se të ulej, i ngriti pecin e bardhë nga fytyra e shikoj paksa më gjatë dhe iu drejtua:
“Ej, z. Dilo Mësonjes gjeografie! Këtu jemi, yt mik dhe unë… në gjurmim…Do gjejmë të vërtetën edhe kur nuk do jesh ti! Jij i qetë o njeri…!”.
Z. Rremo bënte me kokë për mënyren e komunikimit dhe nuk dinte si të reagoj. Tek mendonte se përse ia tha mendimin e fundit dhe sa kishte të bënte me te, ajo ndërhyri:
“Tek ndjekë gjurmën e shkakut se ç’më shpie mendja tek studimi i gjeografisë! Ndofta e merni për marëzi këte që do e them- po do e them të plotë. Po,po! Të gjeografisë! Sado fakt i margjines, i largët, të duket jasht funksionit të tërësisë dhe-po si- paradoksal për të tjerët por për te dhe fatin e tij personal, shumë domëthënes, apo jo! Dhe kjo e hedhë natyrshëm atë ”përse-n” famoze që shpie deri tek horizonte i fundit? Një djalosh thuaja bulevardi që donte të provohej intelektual e pastaj me një krenari për arritjet të qesendiste ata që e denigronin-ata ustaciniket që rëndonin mbi mendjen e tij- me sëpaku atë diplomën fatkeqe dhe dy se-tek kishte hequr dorë nga gjurmimi nëpër imagjinatën e vetë të së vërtetave-nëse lejohet ta them-fundamentare se të tilla as që ka-apo jo z.Rremo, ashtu nga dyshimi në zotësitë e veta-ishte detyruar të drejtohej tek një fushë që kërkon më shumë memorie. Sëpaku atëherë zotëronte ky opinion,”. ”Gjeografia e thonin studentët e shkencave të tjera-shkencë papagalli. Shpiejeni dhe ate në universitet dhe këthehet profesor” e thonin.
Z. Rremo duke u gjetur gjithnjë e më shumë në habi nga elokvenca e sajë, e këqyrte me kërshëri të veçantë dhe orvatej t’i vë gjurmëve nga ecën ajo aqë vendosmërisht.
Dhe e mendonte: ajo e kishte të lehtë: kishte zotëruar me seriozitet mozaikun e jetes së vetë. E nxitur nga ajo, i endeshin nëpër mendje fjalët: vdekja, shkaku i vdekjes, gjeografia, zotësia, hipokrizia, memorja , harbutëria dhe vështronte mjeshtrinë e gjetjes së fijes që i lidhte ato.
“Memorije…! Ç’memorije që kishte!” e tha ajo.
”Ma tha në një rast një episod nga jeta tek kishte vajtur me të emën në një tjetër qytet dhe në lojë me fëmijët e aty, e kishin përgjakur nga hunda me grushtet. Kur kishte vetëm 6 vjet”
“Dhe këtu ishte ajo drama e tij e brëndëshme”, shtojë ajo. ” Këtu nisi dhe katrahura e dyshimit! Këtu nisi dhe ai rrënimi i personit të tij!”
Në mundime për t’a ndjekur rrëfimin sërish i thirri:
“Oo, Zonjë, po është filli në këte, atëherë nuk mund të nisë më vonë”
,,E saktë, e tëra, po predispozita zu në thua më pas dhe…deshi të ndaloj ama…kishte të tjerë që i hapen rrugen…” iu përgjigj ajo në mënyrë inteligjente.
Duke i hikur acarrimit të mundshëm z. Rremo ia propozoj me një këmbëngulje të butë e më shumë kujdes tek e kishte vështirë për ta kuptuar:
,, E vë para syve këte, por Zonjë,kini nisur një rrugë tepër të gjatë dhe nëpër mjegull! Druaj se nuk dal me mendjen tamam. Si e thoni t’a lëmë për një tjetër herë”. Pas një çasti shtoj:
,,Hë… si e thoni…?”
“E po… do ishte mirë. Përmëtepër kjo dërdelisje që të mençurit do e trajtojnë matufllëk, që konfirmon mungesën e shijes për sjellje të mirë. Pamaturi posepo! Mëniqarët nga mllefi, do i thonin sakrilegj! “ Burrin e vdekur para këmbëve, e rrëfen romanca të dështuara! E këta të lagjës, e këta të qytetit, skandal të të falimentuares nga mendja zonjes Ema. Po z. Rremo ju dini se ç’kupton dufi. Eshtë ai shpërthimi maroç i brëndëshem aqë gjatë i grumbulluar sa është më i fuqishëm se mallkimi i atyre që i përmenda. Arsyeja ime është e pafuqishme të frenoj ndaj, unë vë rruges time. Ju, tashmë më njihni apo jo i nderuar z.Rremo?!” ia tha me ironi.
“ E qëlluar” ndërhyri z.Rremo me një bindje se e mbërrijti atë që deshi.
Po, pa i lënë shumë kohë për ta piqur mendimin ia tha:
“ Ama po se thash tani, nuk e them kurrë më! Kurrë! E kuptoni. Do ikë mendimi sëbashku me te. Si tek frymëzimi poetik! E lexova tek një eseistikë të spikatur se po nuk regjistrove vargun, s’do e përkujtosh kurrë më”
Z.Rremo ishte zënë pisk në orbiten e përsiatjeve të znj. Ema. I dukej sikur ishte mbërthyer nga një rrjet merimange gjigante, në përpelitje të kota të gjejë një hapje sa për të ikur që aty.
Shliroj paksa kravatën derisa në fytyr të ruar nën hund vëreheshin pika djerrse. Një çast i mynxyrshëm! Nuk mund të përkufizonte nëse kishte një shkak për të cilin ndjente fajësi për gjithë ate që i thoshte znj. Ema apo, ajo zotëronte në te deri tek finesa ta futte në grackën e fajit. Ndofta ishte shumë e thellë e sfiduese ajo që ajo ia thonte. Dhe përse ia thoshte! Në veçanti një femër! Ndofta dhe kishte një simpati të thellë bile diç edhe përtej saj që kishte nisur tek ai që në pamje të parë me te. Në një çast përfytyroj trupin e sajë dhe e pau në një simetri të përkryer. Pastaj fytyrën në veçanti syt vezullues të zi që përherë si një roje, si një hetues të gjurmon në thellësirat e mendjes çuditërisht duke të zbuluar ato të vërtetën që mbahen të ndryera në intimen e vetë. Se si frika e adhurimi ushqejnë njëra tjetrën dhe dorëzohesh aqë lehtë. Frika të ndrydhë rebelinë e i jep adhurimit hapsirë për fluturim të qëndrueshem!
,,Tani, z. Rremo, duke u përlutur të pranoni rrethanat që do ligjitimojnë mendimin Tuaj e timin, do ua rrëfej një takim nismetarë me im shoq si një digresion i lejuar për ta bërë rrëfimin të plotë:
“Tek u takuam me te në një takim ku diskutohej për zhvillimin e qytetit dhe sistemin ekoekonomik të cilin ai drejtonte si një kryekomisioner. E dini kjo kishte pasuar pas rrezikimit nga karburantët shtresën e ozonit që përflitej gjithandej e të ne kishte zënë modë, e unë e gjetur aty sa për aventurë por si një person që qarqet e trajtonin autoritet. Në të vërtetë, aty isha më tepër për të gjezdisur në kërkim të ndonjë trimi-e dini se çfarë dua të them-vazhdoj ajo tashmë rrëfimin . Në një moment tek kaluronte me syrin tek të pranishmit, ai më këqyri. Ndaloj tek unë dhe për një çast, u magjios nga figurë imja. Se ç’na u takuan shikimet… Si thonë elektricistet "’ një lidhje e shkurtër ndezëse” e tha dhe morri frymë më thellë.
Ndjejta se ajo intimja ime, ajo thellësia e shpirtit tim, ajo somatikja frojdiane dhe të gjitha këto sëbashku, do çonin raportin duke e majmëruar në vazhdim.”
’’ Veshur me një fustan të zi dhe një shall të hollë oker. Dallohesha nga të tjerat me elegancën, shijën dhe shlirësinë në sjellje. Fustanin që kisha veshur, nuk ishte me masë mbi këmbet që përkonte me modelet e kohës e bënin të të shihen të brëndshmet. Ato ravijzoheshin dhe mbi fustan dhe ndihmonin rritjen e ngacmimit deri tek një epsh memzi të përballueshëm. Tek një epsh që tek ai kishte pasojë një hapjen e vrrage të pashërruar- nisjen e të dashuruarit.E dijakëte! Nga kjo, jipesha serioze dhe shumë ngacmuese ndaj meshkujve. Ishte e vështirë të mësoja në më adhuronin apo diç tjetër- e nënkuptoni se përse është fjala…E mua më pëlqente adhurimi ngaqë me te matsha peshen e personit tim.
I hedha një shikim përpitës dhe një buzqeshje tërheqëse të përsëritur. Pasi përceptova atë që më duhej, i ofrova një karrem të parefuzueshëm. E përse…? C’ishte ajo që më pushtoj? Se pash tek ai butësinë? Jo! Ndofta dobësinë! Dhe njëherë e mendova: ky më duhet kështu paksa i kredhur e ta fus në logun tim si një lodër të lehtë, sikur nuk mund ta bëja këte me shumë të tjerë! Çfarë paragjykimi!? Kjo ndjenja marroçe për posesivitet! Për zotërim! E këte s’e kisha unë… e ai gjet tek mua atë egërshanen e rafinuar e të përmbajtur që do qetësoj atë nevojën e tij për vetëlëndimë për gafet që mendonte se kishte bërë, atë prijsen guximtare dhe atë karagjozkën që ai nuk e kishte e që mendonte se do e nxjerrë nga bataku shpirtëror në të cilin kishte rënë. Një pazar i drejtë apo jo!”.
Z. Rremo ishte vazhdimisht në shqetësime. Instikti ia tha se e tërë storja çuditërisht bukur e rrëfyer, pa një tjetër do përfundojë me një akuzë drejtuar atij. E mendonte-përse ia thot pra? Ndjehej ngusht dhe gjithnjë hetonte një arsye për të hikur nga aty ose sëpaku të ndërpritet kjo storje e mundimshme, ndonëse, nga një tjetra anë, ishte ngulmërisht kërshëritarë të dëgjoj epilogun.
Më në fund, ai ishte autoriteti i pranuar në qarkun ku jetonte, ishte drejtues në sigurime e punonte dhe vetë mundësia të mendohet nga ajo fajtor, ishte fyese. Nga kjo mund të shtronte për bisedë dhe një detyrim angazhimi me zyrtarë të lartë, ama, znj. Ema ia dinte tekin, autoritetin dhe fuqinë dhe do ia trajtonte jo më pak se një gnjeshtër.
Ai, edhe ia tha: ”Znj. Ema, po nuk fyheni unë…”
Kurse ajo: ”Z. Rremo, vendimin merni ju por… nëpër këte derë-dhe bëri me gishtin tregues-ka vetëm një dalje. Hyrje nuk ka!”
Përkundra se znj. Ema i dinte gjëndjen në të cilën u gjet z. Rremo, nga arsyet që kishte mbledhur me kohën, pranonte dhe një shpërdorim të çastit duka ia thënë fjalët më lartë e sigurtë se një manipulim i tillë, z.Rremon e mbante akoma më fuqishem në këthetra si një viktimë që nuk mund të ndryshoj fatin e vetë.
Pasi iu bë e kuptueshme se ai nuk kishte nga ia mbante ashtu sa të mos i shpërrthej mundimi që ndjente me ndonjë reagim të pamatur, iu drejtua me lutje:
“Tani do pija një cigare…”.
“Pishman!”
Jo, po…ashtu…ma do çasti” ia këtheu.
Patjetër! Do ua zbut shqetësim! Se duhani është njëfarë narkotiku apo jo?”
“Po një raki…? Do ua davaris disponimin e keq. Ёshtë ajo u kulluara…42%. Ajo që më soll si dhurratë një vreshtarë-si prodhim familjar” i shtoj menjëherë.
“Hë pra, ashtu sa për një dehje të lehtë sa për ta zbutur dhimben për mikun”
“Paj, ndofta për rastin …por…Zonjë…po bëhem monoton por… do na përgojojnë…do na trajtojnë se bëjmë blasfemi! Të maret !Bëjnë ahengun mu para kufomes! do thonë” ” ia këtheu.
“ Oo, po unë…? Përse jam unë këtu! Sa të mare mëkatet mbi supet e mia! A nuk jam një antikomformiste, një rebele e certifikuar e përjetëshme ndaj nderit hipokrit e cila për këte paguan dënimin me keste. Si një bankeje kriminele!”
”Po do vazhdoj z. Rremo… nisa një kontaktin me te nëpërmjet të një ironie” ” Do bëni lule këte qytet kryekomisioner. Si një qytet përendimor! Si Gronau i Gjërmanisë! I bukur,i pastër dhe i qetë. U bëjë njohtim se Gronau është një qytezë mahnitëse e Gjermanisë z. Rremo”
E dini se ç’më këtheu: ”Zonjë, po na doli i bukur sikur ju, qyteti do jetë vërtetë i tillë” dhe më bëri një kompliment, duke qeshur çuditërisht në mënyrë të çiltër dhe inteligjente. Ai që, që nga pamja në fillim e fytyres jipej jo më shumë se një tutkun”.
Tek ia tha këto, ngadalshem u ngritë, vajti tek komoda në fundin e dhomës të marë shishen dhe goten e rakisë. “Sikur dëshironte im burrë, do u shërbej me gota kristali. Nga Çekosllovakia i sollem nga një tour atje”
Dhe ashtu, në të kaluar, kinse spontanisht i hedhi një shikim fotos në të cilin ishin ata të dy të fotografuar nergut në një festë-ndofta viti i ri, veshur solemn. Ishte një foto nga një aheng gallatë nga vitet e çmendurisë rinore që natyrshëm vinin rrjedhë e mirëqenies së përgjithëshme. Çuditërisht, aty fytyra nuk kishte as atë pamjen e tutkunit e as ate melankolinë që, kjo e dyta më vonë kishte lëshuar rrënjet pashkulshem.. Ndofta ishte kohë e disponimeve të mira, kohë paqjeje, ndofta që ishte i magjepsur nga znj. Ema e re, e gufuar në pjeset më ngacmuese të trupit. Ndofta nga ngjallja e papritur e shpresave që më pare nuk i kishte. E ndofta ishte fillimi i ngjizjes së dyshimit që mbulohej me atë pamje të gëzuar...
Pastaj ajo mbushi një gotë raki aty pranë përkundra se z.Rremo i tha ”mjaft, boll!” por ajo nuk e dëgjoj dhe ashtu goten të plotë, ia solli dhe ia la mbi tavolinen portabël mu para tij.
”Ç’e shikoni!” shtoj tek këthehej prapa. ”Foto e vjetër! Kujtim i zvetnuar! Tani liruar ndjesishë për te!” ia tha në të ulur.
Z. Rremo e kuptoj se ku do dal e i përgjigji:
” Se mendoj ashtu … Është prekëse! Bile dhe një mall kam për te. Një mall që të ngrej dolli me komshiun sikur aty”.
Heshtje. Që të dy në analizen e kohes së hikur.
“Deri në fund? Deri në fund!- më thonte” theu heshtjen z. Rremo.
“Vërtetë!” ia këtheu ajo.
“Dehej saora dhe tek më përqafonte e puthte, nxjerrte nga vetja ato ndjenjat e pakta të gëzuara përmes një humori të këndëshem. Se njihja të tillë…”
”Nuk e paskërkam ditur këte tipar boemi…shakaxhiu” i shtoj ajo.
”Posi… Më thonte butë ”të kam një mikun dhe ta them-dhe mendohej që ate që kishte për ta thënë ta thot sa më kuptueshëm-jo që jam i dejur e nuk e mendoj fjalën! Po kam një dyshim në vete dhe e them: në mundem të ngjitem më lartë! Lartë, lartë!” dhe tregonte me gisht majanë më të lartë bjeshkore. ”E kjo më duhet. Ju e kuptoni përse…rrethanat! Statusi im, që gjërat të dalin me fitime! Po-unë …sa e mendoj… ashtu veç për veten e ma thot arsyeja- dhe të mbetëm këtu rrënzë bjeshkes është gjë e mire. Aty tek livadhi pjellor rrethuar me manaferra e lajthi. Dhe e mendoj: po të isha në majë nuk do mendoja të hipi atje! Apo s’është kështu miku im. Po, të bëhet si e duan ato forcat që nuk dijmë se janë?”
Më thoshte tek më rrihte lehtë krahun.
Uli kokën me instikt dhe ndonëse e kuptoj thelbin e citatit të burrit të vetë, çoj mendimin tek një temë tjetër:
”Dini z.Rremo, reagimet e të pafajshmëve jipen si një humor i këndëshem, spontan. Komiket profesionist janë vërtetë qesharak. Këta tonët bëhen qesharak me grimasa e zëra ulërues. Bile, tek i shoh dhe artistët më nam tek filmat, nuk qeshëm me humorin e tyre por me vetë ata. Përveç Çaplinit në pantomima…”
“ Ishte komik në një mënyrë të veçantë. Fare origjinale. Dhe spirituoz bile…” ” e plotësoj ai.
“Po,po! Ua marr të vërtetë” ia shtoj ajo dhe vazhdojë:
“Në këte kuptim më tha në një rast ashtu fare teatralisht: ”Do bëjmë një shtëpi…të vogël, ashtu sikur në përralla. Po, sikur jam vetë, more! Xhuxh! Se kam një sqep sa të laraskes. E tek ajo, në hyrje të shtëpisë mu tek cepi i hoborrit, një pusetë me qeramikë mavi e ujë kristal të pastër, me dy tre pata që notojnë aty dhe pëllumbat mbi kuvli që gugasin…”ma thoshte disi virgjër, si një kalama ëndërrallën e vetë të nates dhe unë vetëm e sodisja sa duke u habitur nga modestia, aqë nga vizioni i tij për familjën. Ç’ishte i lidhur për këte idilë! Ishte fatalisht i vërshelluar nga tradita e familjes dhe mbante në kujtesë pasurinë që kishin mu me këto salltanete.
“Do shkapemi nga gari i babëzisë! Grykësit të janë të tillë! Dhe dua ta dijsh, do i ngulfas babzi e vetë! E di ate: Po të vie ditë e fundit or borgjez! E unë! S’e gëlltis këte pelin!” shtonte dhe tek qeshte pastaj vazhdonte
” Jemi socialist ne me draper e çekan, apo jo…? Rrofshin truret e kësaj ideje epokale ” thriste nuk dij nëse sinqerisht ose me sarkazem. Pastaj brofte në këmbë më shtrëngonte më të dy duart fort e fort dhe para se të më lëshoj e thoshte:
“ E dij se ç’thuhet në raste të këtilla…” e më përqafonte fuqishëm.
“Tek më folte kështu, më jipej ndryshe…Jo më një mësonjës gjeografie nëpër vite i varfër sikur e përceptonte provinienca studentore, i ftohtë pa imagjinatë që kishte në mendjen e vetë memorien të cilën kishte të lidhur për konfiguracionet fizike të Tokës e oqeanet pa fund si një preokupim kryesor të mendjes, por si një analist, si një… si ta them, vërojtues të asaj që na ishte tek dora. Plot emocione…”.
Tek e tha këte ajo, z. Rremo e këqyri për ndonjë çast dhe duket e shtyrë nga ajo që e mendoj më parë, ashtu të lustruar dhe që e thot ate që nuk e mendon, i jipej si një kumarxhi i zoti e cinik i kundërt me imazhin e të shoqit nga vitet e para, i cili pushtonte hapësira- jo me mendjen që asaj i dukej një hapësirë nga brënda e varfër, po më dukjen, iu duk neverites deri në një reagim të pamatur dhe në një moment desh edhe ti ndërsyj, por arsyeja ia tha se ai do ikte pa dëgjuar akuzen që aqë gjatë e kishte sajuar.
Pas kësaj, disi vetvetiu, jasht kontrollit duket nga thellësi e vetë e pakontrolluar, i rrodhën lotet. E hidhëruar nga vetja nxitoj ti fshinte të mos ia shoh Z.Rremo, kurse në vete e mendoj: nëse e kishte dashur, nëse në një çast kishte ndjejtë nevojën për tipin e tillë për tu shndërruar pastaj ajo lidhje në një raport të pakëputshem që ushqente pa pushuar që të dy në të njejtën kohë. Nëse kishte gjetur njeriun me thjeshtësinë e butësinë e pëlqyer e vetë shfrynte dufin plot sarkazëm në sojin e z. Rremo se ai, ishte jasht kllase e vetë ajo pacenueshëm mbi te dhe mëninë ndaj hipokrizisë së tij.
E çuditshme-kishte menduar znj. Ema në të kaluarën: burri i saj kishte gjetur vetën në një ide sa për të stigmatizuar një kllasë, jo më tepër se duke u tërhiqur nga gari i babëzisë, kurse znj. Ema në idenë tek etika sa për të urrejtur po atë kllasën. Një puqje e tyre jasht shkakut. Këte ajo e kishte trajtuar madhështi të burrit të vetë të cilën mjedisi ia morri për limit intelektual, frikë nga gjërat e mëdha dhe hedonizëm të vogël të fshehtë. ”I do fshehurazi ai hipokriti, kënaqësitë e kësaj bote” thoshte ndonjë gojëkeq për te.
“ Ju Z. Rremo, kini një mendje të shëndoshë që ju shpie të ecni tokës. Pa ato lartësitë qiellore që të thyejnë kockën e kresë. Sa e çmuar kjo…Mençuri!” ia tha pasi i kaluan në shpejtësi këto mendime.
Ai nga zori dhe i nxitur tashmë nga alkooli, ngriti dhe një gëllenjkë, rrudhi pak buzet dhe tek ngriti që më parë pakëz vetullat ia këtheu
“Ashtu ju duket…? Pa ide, pa imagjinatë apo duke i nënvlerësuar ato?”
“ Jo,jo! Nuk e mendova ashtu. Të ishte ashtu nuk do më ndiqnit në hap në këte kavallkadën gjungllore timen. Më shumë lodhem unë duke rrëfyer se ju duke më përcjellur”.
“ Znj. Ema, kjo që t’u vë pas-si e thoni ”kavallkades” tuaj, zu të më bëhet obsesion anise i ngatrruar. I tillë, shkëputet nga kërshëria e zakonshme, të lë me nj’anë vetën dhe ecën vet e shtyrë nga kërëshëria tjetër e madhe për te.. E kuptoni? E pavarur…tashmë gjet vend në një fabule romani në të cilin kënaqesh tek e gjezdis.
Pas një pushimi të shkurtër derisa pritte vazhdimin Z. Rremo, ajo vazhdoj:
“ Ka diçka të tillë zotëri…?! Ju duket ky një rrëfim moralist i sofistikuar në të cilin ju nuk jeni protagonist! Një rrëfim me personazhe të imagjinuara. Një rrëfim i një zonje që gjet tek burri ate virgjërinë shpirtërore që i duhej e nuk kërkoj ate të domosdoshmën për të cilën kishte nevojë një femër. Atë pasionin e rrëmbyer! E dini se përse e kam fjalën…Në një gjuhë tjetër, kësaj do i thonin marrëzi, apo jo?”.
Z. Rremo tashmë ishte i hutuar dhe tek avitej çasti t’ia thot znj. Ema ate nga e cila drohej, zu të shqetësohet dhe ia kërkoj dhe një gotë raki duke ia afruar goten.
“ E paskërkna patur të nevojshme! Ju e dinit. Edhe një…ju lutem!”
“Ju z. Rremo kini një figurë të pëlqyer. Karrizmatike. Një që ndonjë shekull më pare në Francë quhej “dendy”. Nuk më shqitet nga mendja, që më aqë elegancë e përfektuizem baletani vallëzonit festave. Thoja me vete: Fred Asteri vetë! Ju kujtohet i nderuar, kur më ftuat për një vals tek z. Mezhdedini? Ju më afruat fytyrpërfytyr, gadi u puqem dhe bënit një vallëzim fërfërites. Si askush aty. Pastaj, Ai fjalori juaj i ushtruar aristokrat, ajo shprehje ”kënaqësia është imja Zonjë e nderuar.” Ose ” u vie aromë manushaqeje. Aromë parrajse” Me plotë nyanca erotike në atë ecjen e lehtë, gracioze” ia tha ajo pasi ia solli rakinë.
“ Dhe nga këto e diplomë fakulteti, sipas inercionit në etablimin e byrokracisë, jeni sistemuar mirë në shtresat e kllasës. Dhe keni lidhjet tuaja gjithandej këtij shteti. Në bashki, në gjyqësi, në ministeriat, kudo. Bile dhe në diplomaci! Keni konsujt e ambasadorët! Si një piper-të më falni për krahasimin ! Ku është z. Rremo:-kudo! Kush mund të rregulloj këte punë-z.Rremo!”
”Z. Rremo- e thonë- ai beqari sharmant sharmit magjik të të cilit nuk i bënë ballë asnjë zonjë.
Zotëri, dij një virgjëreshë të betuar sikur ato të manastireve të pushtuar nga magji juaja më parë , që u gjet në shtratin tuaj të ndrydhur tek shqiptonte ato këlithmat e ndyera të “Oh-Oh-it” sa për të mbushur me oksigjen mushkëritë e lodhura nga rrokullisjet e tundimet e pasionit. Sa e brishtë që ishte e gjora! Di dhe më tepër Zotëri! Dij se kur iket ju si një çast i lumturisë, ajo u katandis nga trishtim i thellë dhe vdiq… helm”.
Nga alkooli po dhe nga zapullia që ia shkaktoj znj.Ema, ai shliroj kollaren blu me pikla të bardha, shpërthekoj dhe dy tre pulla të këmishes dhe ia tha:
“ Bënë nxehtë këtu. Shumë… Ndofta po më duket…””
“Relaksohuni Zotëri. Për këte kini nevojë! Jeni në shtëpinë e kësaj kufome që e kishit një mik të sinqertë. Në këte odë që rëndon me errsirën” ia tha ajo tek drejtoj gishtin tek kufoma.
“ E për të nxehtit, e kuptoj çastin dhe, t’mos ishin rrethanat dhe veprimi në vijim, do vëja në punë ventilatorin”
Që të davaris biseden e filluar bile për ndonjë cast se e dinte se ishte e pa shpresë se do e ndërpres znj. Ema, ndërhyri z. Rremo
“ Keni organizuar varrimin…?”
E shikoj me habi nga një pyetje naïve.
“Patjetër! Këte e bëra sëpari që vdiq në 3 të mëngjesit! Po ia shkelën të drejtën për një jetë të qetë, nuk mund t’ia shkelin të drejtën të prehet në një grop komode e të ftohtë”
“Kini nevojë për të holla…?” e pyeti më tej sa ta ndaloj në mendimin mësynjës të saj.
“Jo zotëri! Jo!” ia këtheu preras disi me nerva.
““Oo, ç’reagim”, shtoj pas kësaj. ”Të gjithë të kamurit njësoj: atë që nuk ua mbanë zemra ua mbanë xhepi sa për ta gënjyer zemren e vetë. Dhe i ofrojnë ato me gallatë. A ta çuaj gjest fisnik?! M’a lejoni këte…?” ia tha paksa me sarkazem. ”Jo zotëri! Jo…!” ia këtheu preras e pas pak vazhdojë:
Para më shumë vitesh, kishte një kohë kur lulzonte ekonomia e shtetit. Brutoprodukti kishte mbërrijtur vlera të padëgjuara më parë. Politikanët kapardiseshin me një shifër të lartë! E unë pandehja se si në një kontekst konfliktesh të fjetura, mençurisht iu rrëmbye padronëve të botës një mirëqenie dhe jetë e qetë. Që të dy punonim: ai një gjeograf i përkushtuar, tek tuk dhe në ndonjë detyrë jasht kësaj, kurse unë një shefe biblioteke që në fakt, isha vetë drejtuesi po dhe komisionere në fondin e botimit. Ajo që prenë fatin e një krijimi! Disi shkonin krahpërkrah këto. Në flladin e bibliotekes, në vetmi meditoja e lexoja dhe se ç’më dukej se rafinova vetën nga llumi dhe arijta deri të kjo që jam sot. Të mos e kuptoni këte vetpëlqim që më çoj tek cinizmi e urrejtja.Tek malicioziteti i intelektualve të frustruar! Dhe, sikur ata, dhe ata që ishin poshtë e që përjetonin mynxyrat e cektines, ti mallkoja për këte. Jo! Doja vetëm një botë tjetër, të ngritur, një botë të lumtur!
Pra, z. Rremo, ishte një kohë e mirëqenies dhe të gjithë jetonim në një begati…Përmëtepër dhe “gjeografi” im kishte mbërrijtur tek ndërtimi i shtëpisë me një kredi që do e shlyente deri në vdekje. Dhe, këto shiheshin nga disponimi…
Njëherë, ashtu si në vrap, si në hovë, u përgatitem dhe ngutimthi dolëm. E kjo theqafje…? pyeta në vete. Menjëherë e kuptova. Sikur dhe herave të tjera. “Përvjetori i marteses?” e thash.
Dhe dolëm për të festuar evenimentin kryesor të jetës së tij: ditën e marteses në të cilën ai kishte futur në jeten e vetë idhullin e ëndërruar: znj. Ema. Diten e marteses të cilën ma kishte përkujtur disa muaj më parë me fjalët ,,të mos harrojmë Ema… di ti se për se kam fjalën…” Këte e kishte karficë xhevahiri që ia zbukuronte jetën.
Vajtem të entusiasmuar në restorantin më të mire të qytetit të emërtuar ”Tradita e Mikpritjes”, në tarracen që kishte një pamje të qytetit magjike, aty skaj lumit zhubravites, të mbushulluar lule dhe figura artistike në veçanti ato torzot e femrave të mjeshtrit të liceut të artit, ato torzot e bardha që përkujtonin artefakte helene. Dhe ai, duke drejtuar gishtin tek ato, bëri një këthesë sa për ta plotësuar ate që tha: ,, E di, kishim një lice po deshët i them shkollë, akademi, të dëgjuar large… një traditë…Kishte arritur këtu nga Parisi e Roma nëpërmjet një rruge të gjatë të një shteti”
,, Pra z. Rremo-vazhdoj ajo- ato torzot që atij i pëlqenin tejmase. Një ishte imitim i Afrodites helene. Ndofta i përfytyronte si figura të gurit që gjënden vërdallë masivit bjeshkor.
Ishim vetëm fare. Të disponuar e të veshur solemnisht ... Ai një xhaketë të kuqe me pantallona të zezë e nën te kishte vënë kravatën flutur e losion vizllues në flokët e lëpirë dhe më bëhej-ashtu i panatyrshëm- më tepër kllaun në një maskenball se një mësonjës provincial gjeografie.
”Të dukem maskara kështu i veshur? më pyeti.
”Jo! Më dukesh figurë e një korri diplomatik tek feston shlirimin e një vendi!” e gënjeva.
”Më fyve tek me krahasove me diplomatët e pispillosur që kundërmojnë parfume për të ngulfat qelbësiren e shpirtit. Mirë, tani dukem i tillë, po nuk jam i tillë ” më tha si në shpoti anise e kishte përnjëmend.
U ulëm mbi karrigat nga dru bungu, të gravuara gjeometrikisht dhe me shilte nga lëkurë brune dhie që asocionin në ambientin bjeshkor të qytetit sado që kishte dhe të moderuara, pra me atë dizajnin që i përgjigjeshin rastit. Ambienti ku ulëm nuk kishte një elegancë aristokrate, por një frymë romantike, për të cilën pikërisht kishim nevojë.
Ardhi kamarieri gjentil me këmishen e bardhë e kravatën flutur të zezë dhe me korrektësi kërkojë porosinë. E dini, qyteti kishte mbërrijtur një traditë hoteliere, turistike bile…përmendej me pietet gjithandej. Guidat kishin mbërrijtur dhe në qëndra të njohura turistike si atrakcion hotelier e turistik.
“Shampanj zotëri, shampanj. Më të mirin! Francez burgonj. Sikur është dhe kjo Zonja!” dhe sa deshi të hiki nga aty nga distance ia tha: muzikë të qetë, fare të qetë. Të Shubert-it, Shopen-it, ose të Krajkut a Prodanit, Vath Cangut. Ama qetë!” në fund të porosisë, u ngrit në këmbë dhe tek lëvizte trupin e duart e tha:
”Ate tangon” Falmi Syt e Shkruar! E dini, kjo imja- Zana ime-bënte me dorë nga unë-nuk ka syt e shkruar, por vetë e tillë është” Si një ve Pashke. Ose …Mall i Dashurisë. Ah, ndofta kjo është për rastin. Ndofta ajo “Si Flutur.” Në secilen gjejë çastin. Ama qetë! I kini këta në disqet tuaja ”
“ E dini” ndërpreu për një çast rrëfimin znj. Ema ”ishin këto këngët që këndoheshin vërdallë. Këngë që reflektonin një rehati shoqërore, një relaks pas shlirimit nga e kaluara, një qetësi të qëndrueshme pas qetësimit të prirjes së gjindosjes. Ishte inspiruese ajo me sy të shkruar e Cangut: djali i përlutej çikes për dashurinë, për syt e shkruar magjik” dhe pas kësaj vazhdoj:
Dhe ai-kamarieri porsi një sorkadhe- iku duke na lënë:”sikur për të dashuruarit”
Pas pak çastesh, i këshilluar nga drejtuesi i sallës që kishte njohur tim burrë, ardhi sërish dhe gjithnjë i buzëqeshur e tha:
”E kuptoj momentin Tuaj. Propozoj të afroheni tek ajo hyrja “ bëri ai më dorë nga hyrje e gjerë në sallën solemne ” Ky është vend për boemët e Juve kini një eveniment solemn. Veç kësaj, aty kemi muzikë të gjallë të interpretuar nga një violinist e nga një pianist. Shumë të talentuar”
” Njohin ata repertorin tonë..?” pyeti im burrë.
”Oh zotëri! Këta janë maestro që të dy: ish instrumentist të orkestrit filharmonik. Veçantë z. Llaslo! Më lehtë intepretojnë muzikën tonë a hungareze-çordashet në veçanti se që fërgojnë një qift vezësh. Ka më shumë se një vite që interpretojnë tek ne dhe asnjë nuk bëri ankesë as për cilësinë e interpretimit e as për repertorin. Njohin dhe muzikën tone. Ate “Një lule që m’ka qelë tash…” e të tjera. Do e shini dhe vetë!”
”Lëvizëm nga vendi dhe u ulëm sipas këshillës së kamarierit.
Ai fëtefët bëri sikur i kërkuam: vendosi shandanin skulpture të një djali e bronxët tek mbante i përkushtuar qirinjtë e kuq në midisin e tavolinës të mbuluar me çarçaf ngjyrë bordo…”
”E dini z. Rremo, kjo ngjyra bordo që gravitonte me shumë kujdes nga purpuri pa u tretur në te, më lartësonte emocionet, disi më bënte jetën më të kuptimt, më të lartësuar. Ndofta që ishte sublime e shumë ngjyrave, nocioneve…”
Dhe, të vazhdoj: vëri dhe orkide të kuqe në një vazo porculan oker, servijete me pikturë dilizhansë të stampuar në te dhe me dy të dashuruar në vegime aty që fluturonin qiellit dhe të tërat flitnin për lumturinë e të dashuruarëve…Romantike!”
Ornamentikes i dha një tonus akoma më të bukur drejtuesi i sallës i cili i buzqeshur ardhi me një buqet trëndafilash të kuq në dorë elegantë dhe pas përshëndetjes gjentile, m’u drejtua ”Për juve Zonjën magjike…”, kurse burrit tim i zgjati dorën. “ Urime, urime z. Dili! Kini një grua ëngjëll! Dhe shumë e shuuumë të tjera, kështu të lumtur” ia tha e më pas m’u drejtua sërish
”Zonjë, dhe Ju keni një burrë xhevahir. Dhe kjo është e pakta që mund ta them për këte zotëri” shtoj më në fund.
”Sjellja Juaj është shumë e veçantë dhe gjentile” ia thash me zemër.
”Flm. Për pritjen dhe fjalët e bukura. Të një zotërie janë” duke pranuar buqetin ia thash sa për t’ia këthyer borxhin.
“ Në largim të mos harrojë atë që e mendova t’a them: ju magjike, ky xhevahir, uroj të gëzoheni me një trashigimtarë” nga çfarë bashkëshortit tim i vezulluan syt.
”E dëgjove urimin…Të jetë ogur i mirë ky” ndërhyri në largim im burrë.
Pastaj, thirri kamarierin që të sjellë vazo dhe kur ai e soll, vëri buqetin mu përpara e iku.
Pas kësaj, na përshëndeti për largimin duke na hapur mundësinë për deklarimin e ndonjë kërkese, la dhe dëshirën të kënaqemi me hajen e pijën dhe një cope kohë nga largimi, po ai kamarieri i vazo-s, solli një torte në trajtë katrore me një zemër në midis, që nuk kisha pa kurrë më parë. Një disenj, një dekor i begatë, me burdura me ngjyra të buta si një magji dhe në secilën nga një drandofilez i kuq dhe mbi te sall elegancë e shkruar me shume kujdesë: ”Urime të dashuruarve të lumtur”.”Dhurratë nga Drejtuesi…” e tha ai.
”O Përendi, sa e bukur!” këlitha sa nga gjesti aqë gjentil poaqë nga bukuria e tortes.
”Nga meny e pastiqerisë vieneze. Kemi këtu tek ne të punësuar kuzinieren hungareze znj. Magda” . ”Zonja Magda! Mos është…ashti sipas emërit… Hungareze!?” pyeti im shoq.
”Po, po. Hungareze… Ja ajo zonja topolake, ajo me atë përparcen e kuqe që ju sheh nga paradera e kuzines. Vetë mrrekullia”.
Tek e tha këte e shikuam që të tre kurse ajo me një dukje babaxhani, me buzqeshje ngriti dorën dhe me ngritje gishtash, na përshëndeti.
Im burrë dukej si një zog në sfond qiellor pa fund. Fluturonte në radiusin që ia përballonte fuqi krihesh, me një droe se do zvogloj fuqia e do bie. Në çaste memzi vërejtshëm po se si jipej depresiv. Ndofta që përnjëherë kishte shumë qiell e pak zotësi fluturimi. Ndofta nga ato filosofismat religjioze për kalueshmërinë si një xixkë të jetes. Ndofta… po nuk i njehsoj dot! Aqë! Nuk nxorri asnjë fjalë. Qeshte dhe dukej se qeshte nga të qenit i lumtur. Në të vërtetë, tek qeshte ashtu lehtë e njëtrajtshëm meditonte dhe në një cast sikur i shpëtoj: ”Sa e kundërt me vdekjen është e gjitha! Sa të parëndësishme e bënë ate! Të harrueshme! Para donjë kohe jetoja me droje se do më tundojnë dyshimet e do bie.” Në ia vlenë…?” e thoja. Katandia më rrinte si një shpatë mbi kokën! Marrëzi! E tani…” e tha pa e çuar deri në fund shpiegimin.
” Je ti një mësimdhënes filosofia a gjeograf bjeshkesh” ia thash me humor.
”Nuk dij…ndofta vetëm një tragjist i lindur që provon t’i ikën kësaj ”
”E po dëgjo muzikën, ritmin!Ritmi është refleks jete dhe kundëtrshton vdekjen! Dëgjo ” Solvejgon”, ”Sytë e Shkruar”, futu në magjinë e tingullit dhe do gjetesh larg asaj ideje vrastare”.
Më pas, tek u gjet në kujtime, vazhdova me një ngushllim sa për ta thënë e duke u shtirë se po i vë veshin gjëndjes së tillë: ”Ha dhe torte vieneze të znj. Magda. Mendoje veten si një prince Habsburgesh në pllajat jeshile të pallatin mbretëror të Shënbrunit perandorak.”
Po, dhe kisha përse. Përveç skofisë së personelit të restorantit, ishin dhe mysafirët që hynin dhe kur uleshin flitnin për ne e nga distancë ose na përshëndetnin me zemër ose na buzëqeshnin po ndonjë na ofronte dhe çorrasjen me ndonjë pije. ” Bukur, bukur dukeni! Si ëngjej! Përgëzimet tona çiftit të lumtur” na e tha duke qeshur dhe një qift i gëzuar.
Po im burrë nuk shqitej nga disponimi i vetë.
Në një cast, sikur i doli gjumi, ia mbuloj qeshja fytyren për mua pazakonshëm dhe tek u ngritë përgjysëm nga karrika, thirri z. Llaslo-n violinistin.
”Z. Llaslo, o z. Llaslo bënë ta interpretoni, se ju e dini, këngën” Një lule që m’ka qelë tash. Ju lutem” dhe qëndroj ashtu i ngrirë derisa mori po-n” nga z. Llaslo.
“Siurdhëroni” iu përgjigjë ai shumë gjentil, kurse atypëraty, i dha shënjen pianistit t’a shoqëroj.
Sapo nisi të jap tingujt e pare violina, ata tingujt e bukur përherë melankolik po dhe fuqidhënës të jetës, s’pari me ngadal sikur dhe janë notat në partiturën që z. Llaslo e kishte para në shtafellaj po nuk e këqyrte, burri im sall melankoli zu ta shoqëroj më zë atë pjesen ”amaaan përmbi të gjitha që bënë dritë” kurse z. Llaslo i ardhi mu përmbi kokë dhe zu ta përcjellë me tingujt e violines.
Çfarë atmosfere! Z. Rremo, nuk kisha pare kur Zotin, nuk mundsha as t’a imagjinoj. Dija vetëm për pushtetin që ka. Të tillë e ndieja vetën. Të tillë dhe më dukej se ai ma krijoj.”
”Ëëh”, bëri znj. Ema duke ndjejtur nostalgji dhe tradhëtoj vetën nga qëndrimi i forte që kishte vazhdimisht.
Im burrë, mbushi goten time dhe të vetën me shampanjë dhe, sikur në vegim më urdhëroj:
”Të tëren. Të terën ose do e këndoj,” me teneqe bënë dasmën Zylfija!”
Dhe ngriten dollinë tek fundi e më pas, ma tha:
”Nuk dij…nuk dij… s’jam poet, s’jam filosof. Jam një papagall gjeografie dhe nuk e përshkruaj bukurinë e çastit. Lumturinë!” dhe i ikën lotet.
Z. Llaslo njësoj vazhdonte interpretimin tashmë kishte mbrijturr tek notat 16-she, kurse të pranishmit u stepën se nuk ia dinin origjinën vajit. Unë, ia kapa dorën dhe ia mbajta më gjatë sa për ta qetësuar dhe ia thash:
”Të keshë besim, të kesh besim. Kjo është ajo…!” Kurse ai nga obsesion i njejtë vazhdoj:
” Si të mbërrij deri aty…s’e kapërcej dot atë rrugë të gjatë…” ma tha i pënduar pse hapi një temë të tillë në një rast që nuk ishte rast për te.
” Më fal !Më ndjejë! , i hedha një hije gri çastit.S’duhej ta kisha lejuar…” ma tha i pënduar pse hapi një temë të tillë në një rast të tillë.
Pas pak e që ta davaris zymtësinë e tij, i thirra.
”Zotëri, do më jepni një vallëzim? Jeni i sfiduar si një burrë! Si një kalores mesjete”.
Ky ishte një manover i llogarritur mirë që t’a nxjerrë nga ajo melankoli. Ç’është e vërteta, ndofta mendoja më tepër të ruaj disponimin tim…Disponimin e rrallë!
Zgjata dorën tek ai dhe ndonëse me përtesë, por u ngrirë në këmbë.
“ Zotëri muzikantë, muzikë adagjio. Të tillë që bënë të ecen gjaku nëpër vena qetë-qetë, si procka të buta zabeleve të gufueshme. Që të bënë të dashurosh me pasion të çmendur”
Ata e kuptuan porosinë dhe e pohuan me tundje koke se do e bëjnë.
Ashtu të përqafuar, unë e disponuar mirë e ai pak si pa vullnet, ama e luajtem deri në fund një vals të qetë.
Një mbrëmje që vështirë përsëritet. Se q’më zbuti. Se ç’më kapi fuqishëm nga briret si një toreador i shkathtë briret e një demi korride. Ç’po ndodhë me mua? Jam kjo sonte unë? Përnjëherë pa e dijtur pse-hen, isha melankolike gadi tragjiste mu sikur im burrë. Nuk e kisha dijtur se në strukturën e personit tim, kam dhe një emocion të tillë. Shpërtheu pa lejën time…dhe u gjeta paksa e fyer.
”E kjo ndërhyrje nga pusia…?”
Po, meqë më bëri një kënaqësi që nuk e kisha përjetuar kurr më pare, e hedha pas krihesh. E mendoja sa i dobtë që është njeriu!”…
Evenimentin e përfunduam paksa të dehur nga shampanja duke na interpretuar z. Llaslo me violinë tinguj melankolik mu pëmbi kokat tona dhe me një aplauz të të pranishmëve të cilët u ngritën në këmbë për të na përshëndetur.
”Ju flm. Na e bëtë të hareshme atmosferën me këte idilën Tuaj” na e tha qifti që na qorrasi…
E z. Lasllo? Z. Llaslo që deshi që evenimenti të përfundoj më me bujë, më ngrohtësisht, nga afërsia e pianistit, me violinen nën mjekur dhe duke interpretuar dukej muzikë sentimentale hungareze, afrohej me një hap gadi sipas ritmit të kompozimit violinor dhe kur më mbërrijti, ndërpreu interpretimin, zgjati doren nga e imja dhe me një elegancë të paparë, ma puthi. “ Jeni një ëngjëll” ma tha dhe u smbraps.
Sa zu vendin e mëparë, ftoj kamarierin dhe i pëshperiti diç në vesh. Ai menjëherë mori drejtimin nga ne dhe na përcolli ate që i kishte pëshpëritur z. Llaslo.
“Ju lutem, në nderim ndaj Jush, z. Llaslo ju fton të dëgjoni një kompozim që ka për zemër. Ama, po pranuat Ju”
”O zotëri, lë të urdhëroj. Lë të urdhëroj” i tha dhe im shoq.
…dhe Z. Rremo nisi interpretimi. Një interpretim elegant e sall frymëzim! Atë kohë dëgjohej gjithandej kënga “Oçi Çarnaja”, një këngë ruse për syt e bukur të zi, shumë e bukur.Këngë që niste qetë e shkonte nga fundi me kreshendo. Ishte dhe konteksti politik që i hapi deren për dëgjim nga numër i madh adhuruesish. Dhe kush ishin orkestri? Një violinist dhe një pianist por kur interpretonin, harronte njeriu se ishin vetëm ata dy.
Kur përfundoj kënga, në të dy, mysafirë dhe i tërë personeli-përmëtepër znj. Magda edhe pas mbarimit vallzonte me duar të ngritura, brofem në këngë dhe përshëndetem interpretimin maestral. Gjatë, gjatë me “Bravo z. Llaslo, bravo z. Ishtvan!”
Ajo morri frymë më thellë dhe pasi i iku një ”Oh” zu të mendoj sikur të zgjidhte përgjigjen e më pas shtoj:
”Pas kësaj zu të pyesja vetën: E doja…? Nëse jo atëherë ç’djallë doja. Kend?”
Me pamje të turbullt në mendje, me dukej mençuri të mos nxitoja me përgjigje. Një “Një lule…” a një ”Oçi Çarrnaja…” dhe pa dashuri të ngritin pasionin. Përkundra kësaj kujdesie, nga e tëra unë dilte një gjallëri, një disponim që ma bënte atë atmosferë aqë të këndëshme. Dhe kjo sikur ma konfirmonte ate për të cilën dyshoja. Dhe ajo atmosferë u ngritë kur nisi Shuberti, ato kompozimet e tij të qeta që më jipnin njeriun fëmijëror, të virgjër e të frymëzuar. Njeriun fëmijëror në një vrap fluturues hapavegjël në fusha jeshile paskaj, të qetë tek mediton gadi si në ekstazë. E dini, ato fushat aqë të rrafshta- o aqë të rrafshta e aqë jeshile, të buta që ma jipnin vetën duke ecur rrethuar nga fluturat magjike në to të lirë”.
Z. Rremo ishte koncentruar në mënyrë të magjiosur në rrëfimin e saj, dhe duke ia këqyrë dhe fytyrën që e jipte ate të fuqishme, pashpiegueshëm të bukur e të mençur, ndjente fuqinë tërheqëse të saj, e vetën ia nxjerrte të dobtë e trivial, në një çast kur ajo, ftohtë dhe me një mëni në rritje, e gjykonte për këte dhe pikërisht donte të kundërten.
Tek e këqyrte ashtu i hutuar figurën e saj me fustanin e zisë e me një grim fare diskret që bënte një harmoni me të zbetin e fytyres së saj, sa për ta dhënë korrekte ndaj të ndjerit dhe ngushlluesit që do vinin, në të vërtetë e pa idhullin të cilin kishte ëndërruar tërë jetën e nuk e kishte dijtur se kishte një dëshirë të tillë dhe aqë afër dhe i cili plotësonte atë zbrazëtiren neveritëse që kishte në vete. Në intimën e vetë preras e ashpërsisht e qortoj vetën për që në marrëdhëniet me te nuk kishte qenë as afërsisht spiritual sa mund të ishte ajo. E kishte trajtuar vetëm si një femër që i duhej për ndonjë çast…. ” Budallaq paskërkna qenë! Cytje kafshërie…jospirituale!” e tha në vete.
Dhe kjo, që e ngriti deri tek një adhurim z. Rremo , bëri që të ndjejë një dridhje të fuqishme nga brënda vetes e fare pak të vërejtshme dhe gadi që i hiki jashtë duke aklamuar ate, po ja që-sapo ardhi në vete dhe pau ku ishte- në çastin e fundit u ndal, u përpi njëherë dy , pastaj ngrej dhe një gëllenjkë dhe, ashtu fijehumbur, mbërrijti t’ia thot:
” Duket do vëjnë gjërat largë…“ dhe pas një pushimi shtoj: “Shumë largë bile…Ka një djallë i mirë që i prinë!” i shtoj paksa me humor.
Znj. Ema ia kuptoj çastin dhe njëherë i ardhi në mendje të jetë e mirëkuptueshme, po ja se ai disponimi i ngjizur gjatë, ia ndaloj dhe vazhdojë: “Prapa nuk mund të këthehemi z. Rremo, apo jo!? Është ky ligj i jetës. Edhe nëse do na pres vdekja në një çast t’paparamendueshëm…E dini, nesra…s’i dihet”
”Vdekja …” ia pësëriti z. Rremo fjalët dhe thua se i qëlloj dikush në kokë e më pas në vete ndjeu një frikësim që i ardhi mu pas atij çasti të më parë tek ndjente një lumturi të padijtur.
” E nxituar përmëtepër, po nuk më takon ta gjykoj nëse është e drejtë kjo!”
Pas kësaj, sa për të marrë vetën për një çast sëpaku po dhe që kishte nevojë ia tha znj. Ema .
“ Më duhet të shkoj në banjo. Ky alkooli…”
“Lë të bëjmë ate që duhet bërë…” ia dha ajo lejën. “ E dini, sa të dilni… në të djathtë”
“E dij këte…” ia këtheu. ”Dij mirë rradhitjen e kësaj shtëpie” shtoj z. Rremo.
Kur z. Rremo iku nga dhoma, ajo shfrytëzoj këte dhe me “Im burrë, të ta them këte…” nga një instikt iu drejtua kufomës dhe tek rrëshkiti për një çast nga mendja, ia zbuloj fytyrën, me dorë ia kaloj nëpër te me një përkëdhelje të lehtë dhe vazhdoj duke e pyetur:
“ Nuk dij nëse qeshesh i kënaqur apo denigron këte skenë, këte sjellje timen. Do e thoje skandal! Blasfemi! Ta shoh nga fytyra!”
Pas pak vazdojë:
“ E po, nuk ia dolëm vizionit tonë! Faji, imi, yti …? Fati…? Duket mungoj fuqia... Ata anash na ndaluan…? Kishte të tillë… dhe ti i di…”
Pa sosur mendimin znj. Ema, z. Rremo u këthye dhe u ulë mu në vendin e mëparë. Fërkoj duart sa për qetësim dhe ngriti paksa kokën i frikësuar ta shikoj Z. Ema.
” Zonja Ema…tashmë jam aty ku më deshët…” ia tha sikur ta kishte përgatitur këte në WC..
“ Ashtu… E ku më qenka ai vend ku Ju doja unë…?” e pyeti ajo.
“Jo në vendin…por në kohën dhe aty është dhe vendi Zonja Ema” naivisht plotësoj mendimin ai.
”E pra…ma afroni këte pamje sa t’a shoh më të plotë” ia kërkoj znj. Ema.
” Në kohën ku do duhej ta kisha takuar personin që dua…!” iu përgjigj.
”Po ju that së gjërat do shkojnë large!” ia këtheu.
”Pikërisht…” ia tha ai dhe shtoj, “por ka një pikë afër ku do ndaloj dhe nga do filloj jeten ëndërra”.
” E unë Z. Rremo…si nuk e shihni e kaqë e dukshme është…që detyrimisht zhytur thellë në të kaluarën-se të ardhmën se meritova- dhe kjo do jetë jeta që nga sot. Kam një tek meskin të identifikoj ate …të jap një apologji që do më liroj nga mëkati E shihni pra: unë prapa e ju para!”
Dhe tek ngriti syt e shikoj në plafon disi instiktivisht, bëri një pushim.
Kur mbarojë kjo, zgjati dhe dorën dhe –sikur i duhej ndonjë cast pushimi- instiktivisht morri e ndezi një cigare dhe pas një tymi të thellë, ia tha:
”Për t’ju bërë shoqëri…Një mikut tonë!”
Tani tek thithte tymin plotë elegancë, dukej një artiste inteligjente dhe e sprovuar e saloneve ku bëheshin debate për artin a të tjera, me sjellje të matur të mençur e cila, duke zotëruar debatin përcakton mënyrën e sjelljes së bashkëndejasve.
”Zotëri, u duhet një diagonale gjigante të gjeteni aty ku e that. Dhe, si një mik i tim burrë do ua them se, ka një rrezik se, tek i shkoni pas personit që imagjinoni, do gjeteni vetëm në një vend tretësire. Personi të cilit i jeni vënë pas, ishte tepër i paqetë të qëndroj aty. Është pelegrinist! Do bëni një punë Sizifi dhe në fund…gjësendi do këthehet nga u nis…”.
”Është e ngatrruar ajo, me persona të paqëndrueshëm e me mendje konfuze!” i shtoj në vazhdim
”Po, jam i vendosur fare dhe po të jetë si e thoni! Ç’është një sakrificë për një idhull?! Ç’është një zhgënjim për një të jetuar! A s’është historia vetë kjo? Po, kam unë besimin , do e takoj unë ate… e po jo, do jam sëpaku i lumtur deri tek zhgënjimi” insistoj z. Rremo.
“ Hë, hë… dha një nënqeshje znj.Ema.
” Se si ngre kokë gjen kokëfortësie!”.
Pas kësaj, sa të dredhi nga biseda ende pa përfunduar cigarën tha: ”e ndyrë kjo flliqësirë e kënaqësive ” dhe e ndrydhi në tavllën që kishte tek tavolina e z. Rremo.
” Çasti nuk bënë përjetësinë…” shtoj.
“ E saktë zonjë, po dhe përjetësia përbëhet nga çastet dhe unë dua që të zë atë të lumturin. Apo s’e mendoni dhe ju kështu” iu përgjigj në shpejtësi z. Rremo sikur ta nxjerrte përgjigjën nga xhepi i shkapërthyer.
” Ju-i shtoj pas pak- se ç’nxituat që një ndjenjë të fuqishme, ndofta një pasion, ta lidhni për një çast si ky. E kini thënë në vete ”e gjeta…”
” Po ju znj.Ema e that se gjërat shkojnë përpara kurse tani konfirmoni se do këtheni në të kaluarën dhe sikur e deklaroni, që të gjeni atë që doni, do ngujoheni përherë tek ajo. Si një murgeshë! Zonja Ema! Unë e shoh nfryshe këte. E vlerësoj se ju nuk kini kohë as për identifikime të personave në të shkuarën që nuk janë më e as për bërjen e llogarrive nëse huqi jetë e tyre. Ka një rrugë e gjatë me befasira, me surpriza para jush…ka. Midis një historie e një jete kjo e dyta është dhanti për Ju. e kini përpara…!”
Me mendjen se nuk e tha të tërën dhe kuptueshem, shtoj:” Pëse i vëni pas të kuptoni nëse dështoj të lumturuarit kur e lumtur mund të jeni?”
Ajo reagojë me një qeshje paksa të gjatë dhe ia këtheu
”Më bëtë të qeshi. Vërtetë…Se si më trajtuat jasht realitetit! Çmenduri! Para meje ka një rrugë të gjatë që duhet të më ndalë gjezdisjen në të kaluarën. Unë të shikoj përpara e ju të më gjeni në trajtën që u duhem në ato vitet e bujshme beqarije të ikura a sapotëmartuarëve që sapo kanë hedhur fidanet e ardhmërisë! Ka një konfusion në këte… Zotëri, nuk e kuptoni se në një si ky vorbull, ndërthurë kohërat dhe është vështirë të dini cila është cila. E keni të pamundur të mësoni cila isha unë në të kaluarën dhe nëse do më gjeni aty, kur tani me kini këtu, pastaj cila është e tanishmja e më pak ajo që vie e në të cilën ju provoni të më shtyni”
,, Dhe, dua t’a dini- shtoj më pas- midis të vërtetes që na u përvodhë gjithë jetes martesore e lumturisë që paralajmëroni Ju, unë një këshëritare e sëmuar, do zgjedhë të paren. Në të mësuar gjëndet lumturi e njeriut”
Pasi i nguliti një shikim të mprehtë, shtoj edhe këte:
” Po, do ju përgjigjëm në vazhdim për këte…”
Tek përgatitej të lidh rrëfimin me restorantin ku kishin drekuar në një vit të shkuar, pas një trokitjeje të kujdesshme dhe lejës “hyr” në derë u duk një zyrtar i ndërmarrjes së varrimeve.
”Ngushllime zonjë!”
”Flm.! Urdhëroni”
”Jam zyrtar i ndërmarjes së varrimeve. Me lejën tuaj” e tha ai, i veshur në të zeza dhe i qetë, dhe pyeti znj.Ema
” Doni një varrim komplet?”
” Ka varrim jokomplet. Të varroset vetem trupi, e koka më pas…?”
”Zonjë, e kuptoj dhimbjen Tuaj…Komplet kupton salltanetet shtesë” ia këtheu me rutinë.
”Atëherë varrim me salltanete. Patjetër…”
” Doni ta fakturojmë tek fondi për bamirësi i bashkisë?.”
” Kini lojtur mendsh!-ia tha dhe brofi në këmbë.
” Një figure si im burrë të varroset nga fondet…?! ! Si një jetim. Varfanjak! Kursesi!”
”Është rutinë një kjo pyetje zonjë!”
”Njeriu që terë jeten foli për kufinjtë e vërtetë e të shtrenjtë të Atëdheut! Njeriu që bëri njohtime akademike për resursin e tij dhe ngriti emocionin atëdhetar të brezave, të varroset si një varfanjak!”
Tek rinte zyrtari në pritje, znj. Ema bëri një pushim sa të mare veten nga shqetësimi dhe pasi u ul, vazhdoj:
”I thoni rutinë! Këtij ofendimi ju i thoni rutinë?! Një njeri krenar të jipet nevojtar. Ç’marrosje”
” Po ora e varrimit…?” e pyeti zyrtari sikur nuk dëgjoj fyerjen.
”Ta kaloj dhe këte ditë në shtëpinë e vetë. Pra, në përfundim të ditës” iu përgjigjë ajo.
”Dmth. në 17,30 min.”
”Pikërisht”
Sa morri përgjigjën dhe deshi të dal nga dhoma, zyrtari , sikur u përkujtua pyeti
” Doni dhe lule të frekta mbi arkivolin”
” Plotepërplotë! Më shumë se tek një shtetari! Aqë sa i meritoj…!”
” Zambak, po gjetët. Shkojnë me mentalitetin e tij” i shtoj.
Pas kësaj, tek la një mirëupafshim, zyrtari doli nga dhoma dhe vajti, vazhdoj me rrëfimin znj.Ema.
“Iku mbrëmja me shampanjën franceze e Shubertin, tangot e vallëzimi i valsit vienez me tortën me burdura të znj. Magda. Vitet rridhnin një pas tjetrit… Në një nga ato ndodhi mrrekullia. S’paku im burrë e merrte për të tillë! E dini, Ai kishte dëshirë të kishte më se paku një pasardhës që do ishte sikur kishte patur dëshirë të ishte vetë…e unë nuk ia lindja dot. Dhe ajo që kishte ai në zemër, nuk ishte vetëm një dëshirë. Dëshirë-po! Por kjo fjalë nuk mund ta përflas fuqinë adhuruese që kishte. Dij një rast kur ardhi tek ne Nailja, një grua e fisit të Dilos, një grua me shikim të gjallë, me tre kalamaj rreth vetes, me sa emocion e tha: ” Ema, Ema… i sheh! Sa të bukur, sa të këndëshem!”
Unë ia pohova dhe i shtova : ”Vërtetë të bukur. Ndofta… do vie dhe ajo ditë…”
” Do e pres unë… ç’thua…” më pyeti sikur parandjente gjithë këte që po ndodhë.
Mirëpo, përsa rridhnin vitet zvetnohej shpresa për një pasardhës të tij.
,, Eh, fati. Unë isha njëshi dhe do iku nga kjo botë njësh. Zoti ndonjëherë është i përçudtë. Ndofta i hutuar. i zemëruar… Ndofta nuk isha i përkushtuar sa duhej ndajë tij!” e thonte në dëshprim nga gjëndja e pashpresë, anise kurr më parë nuk ishte deklaruar për besimtarë.
Dhe, një nate paksa vonë, në ato çastet intime që ndodhin në jetën martesore…e dini z. Rremo tashmë kishin kaluar mjaftë vite-ndjeja ndryshime tek vetja. Tek tuk dhe këtheja, ndonjë shenjë asfiksie dhe, tek kisha lexuar për të vjellat si simptom, përfundova dyshimin me mbetjen shtatëzënë. Një ngjarje për tellall si i thonë. Kjo ishte ngjarje! Ky ishte lajm për fishekzjarrë! Që nesre e në vijim, i shoqëruar nga Ai, e Ai skofiar si asnjëherë më parë, vajta tek pavijonet e ndryshme të spitalit, ehot, laboratoriumet, rentgenet, dëgjimet me stetoskop. Pra, bëra të gjitha ekzaminimet sa për ta vërtetuar këte. Kur këte me buzagaz ma konfirmoj dhe Alberti- primagjinekolog në neonatalogji, e pranova plotësisht të vërtetë. E im shoq…sa nuk u bë histerik! Në atë ndërkohë e në ato rrethana, doli në ballkon dhe më një zë që dëgjohej në një radius të gjerë, thirri: ” Njerëz, prindër të mij, farefis: po bëhem baba. Do lindë Ema. Ia dëgjova të rrahurat e zemres! Rrahnin si një çekan kovaçi”
Kurse gjinekologu që kishte hetuar drejtëpërsedrejti organet e lindjes, në larrgim nga ordinanca, jo pa shqetësim ma tha: “Por zonjë të bëni një kujdes të rrept se keni gjenitaliet që mund të abortoni fetusin.”
” Pasi paksa u qetësuam nga lajmi sensacional, iu këtheva vetes sepse, ç’është e vërteta, nuk dija të gëzohem për këte! Më gjet në befasi! As si një rrëfim, nuk e kisha patur në mendje. Dhe atëherë e mendova: tek dua të pushtoj-do pushtohem! Të bëhem nënë dhe kohën e çmuar që e kisha për kënaqësitë e mia, për teket e mia në përvetësimin e diturive, t’ja përkushtoja fëmijës. Kohën që kisha ndarë për lartësimin e personit tim? Duhej unë patjetër të isha ai përçuesi i të kaluares tek e ardhmja, ajo që lidhë brezat, që bënë kontinuitetin e jetës. Duhej unë të shëroja kompleksin e tim burrë…të pranoj teket e tradites… Në kisha zotësitë për këte dhe cila ishte kënaqësia e cili ndëshkimi po nuk isha ajo. Pyetje provokuese! Më erdhën fare papritmas pa asnjë siguri për përgjigje të saktë.”
”Zonja Ema –humbte durimin z.Rremo-, rrëfimi si një analizë e thellë është vërtetë atraktiv dhe e përcjellë me kërshëri…po nuk dij se nga shkon. Drejtimin e tij! Disi sikur renden anash e në shtrirje sa t’a bëjnë të papërceptueshem!” ndërhyri Z. Rremo tashmë i skuqur fare nga pija.
” Z. Rremo!” e tha me një ton paksa të ngritur. ”Ju dij si njeri që nuk lë vetën të nxitoj… dhe më habitë kjo ndërhyrje. Të jini i sigurtë se di dhe kahen dhe cakun.!”
” Mirë, mirë…Por, ndofta rrethanat…por pasqyra juaj ikën nga esenca dhe gjërat nuk i jep të plota. Si një vegim Juaji” ia tha z. Rremo.
” E nga e kuptuat ju. Deri tani dhash vetëm një faqe dhe ju patë fytyren të plotë. Çprirje kjo juaja z. Rremo…”
Më pas, tek kërcnonte një mosmarëveshje dhe ikje e Z. Rremo,ra një heshtje e shkurtër ngaqë znj. Ema-e frikësuar nga largimi i tij, kishte një dilemë nëse të vazhdoj me rrëfimin. Po, nuk do ishte ajo që ishte po nuk do rrezikoj përfundimin e rrëfimit. Njihte mirë nga literatura tekun e kumarit, të bastit. Gudulisjen e kërshërisë! Më në fund tek i hidhte pas të gjitha, e trajtonte se shpirti do i ishte më i rehatshem po të jap rrëfimin sikur e mendonte.
Nga ana tjetër, z. Rremo i hutuar nga të thënat e znj. Ema ishte zënë pisk dhe pak nga ndjenjë e fajit të cilin nuk e dinte me tamam se përse e kishte po që çuditërisht e ndjente dhe e pranonte, njëfarë korrektësie të detyrueshme dhe hutie, po dhe që kishte varë shpresen tek ajo, dëgjonte ate që ia thonte znj. Ema.
”Duhet të jetë çast i gëzuar” e thash në vete dhe zura të sillëm e tillë-vazhdoj ajo.
”Kurse im burrë-sikur ua thash- sa nuk shkallojë nga gëzimi. Ishtez. Rremo-si i thonë- konservativ dhe, derisa në Përendim nataliteti kishte rënë në shkallë rrezikshmëriue të një shteti , ai s’e mendonte jetën pa pasardhës. Kisha pandehur se dilte nga një frikë e tij se me vdekjen do fiket i tëri. E ai, nëpërmjet të pasardhësit do jetoj pas vdekjes. Ishte kjo një ndjenjë e mynzyrshme që ishte ngulitur tek ai nga tradita. Një ndjenjë iskonike. Ju tashmë e dini, rrethi do trajtoj të dobtë. “Ai shterpa… ai i shkreti”
”Do bëhemi familje e fortë. Tamam familje…” e thoshte tek më ulte bri vetës, dhe më përqafonte.
“Ndonjë dite më pas, duke përplasur derën e hyrjes sa gadi u rrëzua, hyri me një djep që nuk kisha parë më parë. Djep princor! Sallë salltanete!
”Është djep sipas porosisë: i bukur i shtrenjtë, mbretëror. Suloja-ai mjeshtri i zotërinjëve të dikurshem, shkriu tërë artin në te” e tha dhe ma vëri përpara. ..Më pas, mori ca plaçka bëri si një bebje dhe zu t’i përkundi qetë.
“Të dija ndonjë ninullë, do ia këndoja” e tha.
Unë vetëm qeshja pak nga kënaqësia në të cilën rrëmbyeshem me futte ai po dhe që më lindi asaj kohe…”
“ Po gjërat ishin përsosmërisht bukur të ishin të qëndrueshme.
Dhe pytja vetën: e ajo ana e errtë e jetës?! Na harroj…? Sa mund të qëndroj kjo e këtilla pa ate…?
Se ç’më gryente furishëm ky ogur!”
Ashtu pa dashje, përkujtoja rruzaren me syrin të kaltër në mbrojtje nga syri i keq dhe në e parë më dukej qesharake.Dhe, ndonëse nuk shquhesha për një besim fetar të qëndrueshem, për bestytri jo se jo, mendoja se si frika të bënë ashtu vetvetiu të tillë. Mua…! Interpretuesen materialiste të botes! Përkujtoja ato frazat e bestytve në ballë të shtëpisë për jetën plotësisht sipas të Madhërishmit dhe gjeja vetën disi të limituar, të tkurrur dhe më dukej sikur kisha veshur një fustan shtoffortë e fare të ngushtë i cili më pëngonte lëvizjen. Dhe qeshja nga bestytëria tek shikoja se si, në një budallaqe që ka humbur adresën sikur unë, hynte në mua një tjetër.
” Kështu nisi, vajti e mbaroj ai oguri që e përfola” e tha ajo, pastaj u ngritë në këmbë, vajti tek fundi i dhomës, nga ajo distance shikoj z. Rremo disi indiferent, me një ndjenjë fare të ftoftë e pastaj vazhdoj:
”Tani z. Rremo, një episod me kryepersonazhin Ju që ose u ka hikur mendjesh ose do bëheni sikur s’dini për te…”
”Zonje, përse do bëhesha sikur nuk e dij nëse ka ndodhur” ia këtheu z. Rremo paksa i fyer nga paragjykimi i sajë.
”E po ta them… dhe, më parë kërkoj ndjesë nëse paragjykoj…”
Ai, paksa i qetësuar, me kokë i dha shënjen se pranon t’a falë dhe të vazhdoj.
”Ishte një natë dimëri me një rreshje bore të imtë. Një natë që, jo vetem ngjalli dyshimet por i konfirmoj të vërteta! Këte nuk mundem të mos ua përkujtoj! Shtrëngonte acari. Temperatura lëshonte në -20. I ftohtë polar! Ju kujtohet kjo z. Rremo. Sëpaku temperatura! Po, dale sa t’a them e do ju kujtohet:
Isha në muajin e gjashtë të shtatëzenësisë, ndofta në fillim të të shtatit. Brënda në shtëpi, në veçanti në dhomën kur rrinim, ishte ngroftë dhe kishte njëfarë idile tek na lumturonte.Ndofta nga kamini ku shihej gjuhë e flakes tek flakronte, e qetë, e prajtë sikur t’ishte kurdisur për shtimungun. Nuk e thonim këte po e ndjenim dhe e dinim për njëri tjetrin. Im burr doli me vrap-atyre ditëve ai nuk ecte-ai fluturonte pa përtesë fare, tek votra ku vendosnim drutë, dhe bëri një vonesë më të madhe tek kishte kontrolluar në mos ka ndonjë plasje gypash nga acarri” .
Znj. Ema ndaloj paksa duke u menduar nëse ishte e mirë t’a rrëfej rastin. Mirëpo, ajo ngjarje kishte kaluar sa herash filtrin e mendjes dhe nuk i lejonte t’a këthej pas. Vazhdojë:
”Në brëndakohë, Ju erdhët, disi padëgjueshëm u futet brënda. Ardhët kur nuk ju pritnim.
”Në një kohë pa kohë! Sado që nga një anë kisha një dëshirë të ishit aty se treshi ngritte shtimungon, po më pas e mendova më thellë dhe atmosfera që mbretëronte se ç’ma tha ashtu me metaforë: “Atentat mbi idilen”
I privilegjuar nga ne me “Z. Rremo mik i veçantë shtëpie i respektuar”, pallton kishit zhveshur që në të hyrë. Se si i kishit kuptuar gjërat dhe kjo më fyu! Në çaste më dukej mendjelehtësi. Ndofta kishit dhe një shtys të papërballueshëm. Dhe tek e mendonit se ua kërkon mosha e ua pranoj unë e that në vete: t’i shkoj asaj zonje…ma luajti syrin.Më dërgoj isharete të qarta sa për të ndaloj. Ndofta kishit pranuar dashurinë në grup ose kini pare erotikë porrnografike dhe ju dukesha një nga ato… dini ju cilat! Po dhe burri i saj, një i mbetur për të keq, ska zemër të kundërshtoj”.
Kur njësoj shlirëshem u ulët përbri meje, Ju pashë të skuqur nga fytyra nga i ftohti e unë e mendova; nga emocioni e ka. Ju jipte të bukur. Si një bastaxhi elegantë i ruletit. Disi romantikë . Nuk e mohoj se kjo më ngacmoj, se me të lindur kisha një prirje për të bukurën. Po dhe ajo ana tjetër! Më pushtoj! Harrova atë znj. Ema çfarë e dija. Dini zotëri sa përpelitje që kam bërë të zotëroj Estetiken? Dini se do zhbëhej jeta pa te?! Dhe kjo e bukura se si çuditërisht më lidhej me shtatëzënësinë, m’i jipte kuptim e fuqi jetes, po nuk e shpiegojë dot! Kush mund ta thot se si lidheshin fetusi në barkun tim dhe sharmi i juaj që çonin emocionin erotik deri tek shpërthimi. Trupi i njeriut është një marroç! Ka një kafshëri egërshane tek ay! Ndonjëherë detyron mendjen si ia do teku! Ju regjistruat këte dhe nuk kishit më pak tension emocional. Aqë sa më frikësoj. Ju, burri që mund t’ia bëhte në çdo çast, unë një grua e re e emocionuar. Një ogur me shumë rreziqe.
Mu afruat aqë sa ndjeja aromën e kolonjës me aromë bari dhe mu duk vetja se gjëndesha në ndonjë pllajë. Në natë të acarrit polar! Duket instiktivisht i shtyrë nga emocioni, zgjatët dorën drejtë times dhe unë bëra njësoj. Në shtëpinë time! Me burrin aty, fare afër! Duke u shtrënguar zunë të lidhën! Tani, tek skuqem e mendoj të kundërten:sa servil dhe të robëruar e bënë shpirtin trupi i njeriut! Dhe në një çast si dy gaca ato vajtën tej një puqeje të rëndomtë. Vetimthi më kaluronin mendimet nëpër mendje: ç’po ndodhë? Ç’të bëjë? Si do përfundoj kjo? Burri, krenaria, bebja,të pëmbajturit, epshi!Bebja që ishte një ny që njëherë lidhte e më pas duhej t’a bënte të pazgjidhëshme lidhjen tonë ! Të na mbante tok !
Kur u këthye im burrë dhe na pau, në çast iu fik qeshja me të cilën doli. Njëherë u kalamend dhe sikur binte dhe dukej sikur përpelitej të këthehej prapa. Pastaj se do rrëzohet. Gadi që sponanisht nuk shkarrkojë dhe drutë që i mbante mbi krahun. Në një çast pas këtyre orvatjeve spontane, sikur cyti të reagonte dhe mërmëriti diçka shkurtë. Se si-si duket konsideratat ndaj jush, ndofta gjëndja ime e graviditetit se ai kishte një ndjeshmëri të veçantë për këte-u ndal, ndofta ajo shija e hollë e sjelljes prej një njeriu të lindur i edukuar dhe i dijtur se sjellja e pamatur do e komprometonte tek mjedisi po dhe ajo se po i dola dore, asnjë sjellje çfardo të ishte-as violente bile, nuk mund të më këthente pas. Ishte mahnitës të përmbajturit e tij! Sa sofistik! Më doli para me tërë madhështinë e tij dhe në çast hedha pas krihesh gjithë ato mendime që përflitnin pa shije limitin intelektual. Më shikoj, njëherë mua pak më gjatë. Sikur pritte përgjigjën për ate që pau. Pastaj juve dhe kur tërat i bluajti në vete, kur i foli ai parimi i tij i mirësjelljes, ajo konsiderata e thellë morale, skrupulla,të kuptuarit drejtë e me arsye gjërat, këtheu në gjëndjen e më parë-ashtu sëpaku dukej-dhe muar drejtimin tek ju. Ua zgjati dorën disi përtacisht. Ju ia kapet dhe u përshëndetet. Vetëm në romanet e romantizmit mund të lexohet një moralizim i këtillë!
Në brëndakohën disi zvarazi, që të mos duket-kuptohet-tashmë me ndjenjen e thellë të keqardhjes,nisa të tërheqë dorën nga juaja. Pastaj, sa duke rrëshqitur u shkap nga juaja, sikur të shprehja pëndesën, shpejtë dhe e vëra në mbështetëse kaushi. Jo nga frika nga ai. Nga turpi!
”Sapo erdha dhe përshëndeteshim me znj.Ema. Aqë” sikur u shpëtoj kjo fjalë, nga mirësjellja, nga frika a nga hatri ndajë meje.
”O z. Rremo, flitni sikur nuk ju njoh. Pas sprovave unë dij nderin Tuaj. Mbylleni këte çështje”! e tha im burrë jo pa sarkazem dhe nëpërmjet një qeshje që i jipte forcë.
Kurse unë e tëra tension e pëshperitje në vete:
“Jam një lavire e fshehtë.- gadi që e thash në zë sakaqë në shenjë ndëshkimi, kafshoja dhe buzën.Si një adoleshente e gufuar e pamendje iu dhash epshit.” e vazhdova dhe tek ndotesha nga vetja ndjehesha fatkeqe.
”Z.Rremo, jo që u përjetësua ndjenjë epshore se-ju e dini- kjo nuk ndodhi. Se, të ndodhte kjo, ma thot mendjja, do ndodhte një akt tragjik. Ashtu, dikush në ndonjë mënyrë do e pësonte! Më lëndoj se mësova se isha e lig, se kisha çastet kur rrëshqitja nga idealja e karakterit tim dhe falimentoja shkaku i një zotëriu sharmant që kishte marë guximin që në një gjëndje fare-fare të parëndomtë, të sfidonte një person aqë të mëvetësishëm e aqë të përkushtuar”
“ Vrava një njeri! Përmbysa lumturinë!” e mendoja tek shikoja im burrë ashtu të trishtuar.
Tashmë, me dorën të tërhequr rrëshqitazi nga juaja, ndjeva një mundim të papërjetuar më parë. Jo nga frika nga ai. Më kishte zënë turpi! “Jam një lavire e fshehtë-e përsëritja duke urrejtur veten. Një femër e dobtë!” e thash në vete dhe tek ndotesha ndjehesha fatkeqe. “ Vrava një njeri të ndershem! Vetën! Përmbysa lumturinë!”
Ai u ul përballë jush e më pas ua dëshiroj mirëseardhjen jo me atë ngrohtësinë e lehtësinë karakteristike për te por me gjentilencë. Ua tha:
”E dini, mbylla ventilin e ujësjellësit. Bënë shumë ftohtë e do plasin! Dhe këte e bëra lehtë, po të pasionit nuk mundem! Komshi Rremo, duket është më i fortë se metali”
Pas donja disa çastesh, theu heshtjen dhe sikur u zgjua nga agoni shtojë:
”Ka një si fantazmë…këtej rrotull.Ju e kuptoni këte se jeni i dijtur. Një fantazmë shkatrrimtare…Po ç’ju duhet rrëfimi për fantazmën rrënuese. Tani koha e përrallave ka hikur. Nuk ka ma as gjyshër e as nipër përrallash. Kohë mondene!Apo jo zotëri!?” ua tha ai një allusion të kjartë që në vete kishte tërë mllefin.
“ Po ju…? Ju, nuk ndjetë asnjë keqardhje. Përmëtepër ia morret për të keqUa shihja këte nga sytë tuaj!.-në veçanti pjesën e dytë të mendimit dhe në vete i bëtë një mallkim tek ardhi në çastin tek duhej të fillonte idila. ”E ky i shpifuri nga na piku!E solli djalli vetë!- e mendonit në vete pa asnjë konsideratë! Kishit ardhur në besime në shtëpinë e tij si një mik e ai duhej të ishte i tepërt!! Një të kuptuar sëprapthi! Po nuk i dhatë fund me kaq. Në ,,tratativen” tuaj diplomatike të thellë gjetët se nuk më kishte merituar! Një bukuroshe e mençur dhe një gjeograf trap ! Ç’makabërllëk: ai të ketë një damë të tillë! Tashmë kishit sajuar vizionin në të cilin kafshëria e epshit do vete tek fundi. Ju më shihnit nën ju e unë… e unë…tashmë që iku momenti kritik e çpakur, e këthyer vetes- duke ju urrejtur. Atypëraty!
Pastaj im burrë me mundim u foli për lindjen e fëmijës.
”E dini, ky fëmij do mbroj këte familje. Do ndalë futjen e fantazmes brënda kufijve të pushtetit tone, të lirisë sonë”
Më pas vazhdoj t’i flas për djepin që kishte blerë, për djepin me tërë ata salltanete, për djepin mbretëror më në fund,domëthënien për te e familjën lindja e fëmijës, problemet që mund të kisha unë gjatë shtatëzanisë e lindjes dhe shqetësimet e tij, shenjtërinë që mbanë familja si një institut që nga lashtësia, në veçanti për ne-një ligjërat e tërë, pastaj për rreziqet në lindjen e fëmijës, për ndofta nevojen e ndërhyrjes cezarike.
Po juve iu printe një ndjenjë idiotike, dhe ate dhe ndofta dhe mua, na trajtonit kreatura të tretura në ilusione të mara në një kohë që gjërat kundroheshin ndryshe. Dhe e thonit vetënëvete ”Budallenjtë! Kujtojnë se jeta është roman!”
Nuk dijë! Ndofta ishit ende në atë betejën që ua shkaktonte instikti kafshëror dhe në prag të mësymjes së marëzishme dhe ashtu i skuqur vetëm endnit kokën sa këtej andej dhe nuk ia varnit fare. E ai ” gjeografi trap” sikur e trajtonit ju, e dinte mirëfilli se ju nuk e dëgjonit, e tha me ironi znj.Ema.
Për një cast, ju sikur erdhët nga një botë tjetër. Më shikuat mua disi habitshëm, pastaj im burrë pastaj… u stepët dhe dukej sikur nuk dinit çfarë mendonit. Im burrë kishte rrëzuar këqyrjen për toke, edhe ai i stepur, një qeshje edhe dëshpruese edhe ironike, i kishte zënë fytyren, kurse unë…unë” mori frymë znj.Ema ”sa nuk plasja. Ishte qitur mu në zemër të krenarisë sime! Tashmë kisha kaluruar nëpër mendjen time dhe dhash konklusionin për pasojat që vinin. Përkundra të gjithave, pasi që njëherë më ardhi në mendje tua them të ikni që aty, kjo mu duk një hipokrizi dhe pranim faji, vendosa të orvatem për të këthyer një disponim normal. Sëpaku të duket ashtu sa për të ulur dufin. ”Të dalim nga bunar i errtë i vetes! Të pijmë nga një çaj?” nxorra me vështirësi pytjen. Ju-që të dy thuajase në një çast, më shikuat dhe dukej se memzi kishit pritë këte shtegë anësor sa sikur edhe unë të dilni nga bunari i errtë, anise në të paren sikur e thonit: është kjo në vijën e mendjes? Në këte çast të vlimit… kjo ofron çaj”, im burrë dhe qeshi shkurtër po, më pas sikur bëtë një marëveshje në heshtje-ju ma pohuat me kokë, kurse im burrë me “patjetër” me gjase se-tek e bluajti në mendje- ju duk një zgjidhje e pranuar sa për t’i hikur një diçkaje që do ishte më së paku e pamirë.
”Ndonjëherë Komshi Rremo njeriun somatikja e ngujon në vete dhe ate aqë fuqishëm, sa nuk ia kalon kufirin për të dale tek koshienca e pandikuar” ia that tim burrë duke justifikuar veprimin e më parë.
”Ashtu, a…? Somatikja dhe koshienca e pandikuar dhe ju s’ia dolet të dilni tek e dyta. E mendoja se kjo e dyta është me e fuqishme dhe e kapërceni atë kufi. Se s’e kini këte bezdi…Gjepura…!” iu gjegj im burrë tashti nga pozita e një ngadhnjyesi, e një të dëmtuari që nuk është i vetëdijtur se është në atë positë.
” Ju lutem shumë” shtoj në vazhdim ”Mos u shqetësoni! Unë bëjë veprime sipas prioriteteve dhe ate që ju e pritnit nga unë në këte cast, nuk është nga prioritetet e para. Tek unë ajo somatikja të cilën e përfolet ju, tanipërtani, është nën frej të rrept të asaj të dytes” vazhdoj dhe më im burrë.
Në brëndakohë solla në një tabaka gracioze çajin, ua lash mbi tavolinën pranë dhe im burrë, për ta ruajtur balancin e bisedes që sapo nisa e tha me humor” Si t’ishe anadollake. I përgatitë dhe shërben përsosmërisht këta çajat” më bëri një kompliment dhe dukej paksa i relaksuar nga ai tensioni që kishte më parë.
”E ju z.Rremo! Ju, humbet paksa nga ai qëndrim stabil që ishte tipar juaji. Ishit i hutuar ose jipeshit i tillë sa për të justifikuar veprimin tuaj.
Provuat të thoni diçka si nëpër dhëmbë dhe kjo u dilte konfuze dhe po mos t’ishte atmosferë tensioni, do dilnit qesharak. Nuk e dija nëse ishte kjo nga droe apo se kishit vrarë ndërgjegjën tuaj. Në këte të dyten nuk besoj…”
“ Komshi Dilo, ju…ju… dini ndjenjen time. Në ate të fundit nuk e kisha për të keq, veçse a mund t’i vë mendja njeriut deri aty…për ta kuptuar!” e that në mundime dhe për të gjithë, besoj edhe për ju-pakuptueshëm. Marëzia mbërrijti kulmin kur e that: ”Jeta, ndonjëherë gabon e sa të gjej shtegun, ndërron rrugë! Epërmirëson ate...”
Ky ishte një shfajësim brilant i mu nga një mbrojtës edhe më brilant!
”Kur dëgjoj këte, im burrë si i therrur me gjilperë reagoj me nja disa ”ha-ha”-she. Iu duk qesharake…
Dhe, duke e trajtuar ngjarjen korrektiv që e bënë jeta-mua,juve, konfirmuat harbutërinë tuaj ndaj tim burrë. E ai tashmë shtini në grusht një provë dydomethënëse: për dyshimin që kishte dhe për përkatësinë prej kllase të lartë.
E im burrë që nuk u përcillte dhe aqë, iu përgjigj jo në ate që that po spontanisht në lidhje me ate: ” I nderuar z.Rremo! Çdo atak në vizionin tim, në këte…” u ngrirë në këmbë dhe ardhi tek unë për ta demonstruar ate që do e thoshte “që rri kaq rehatshëm në këte barkë” më preku nga barku, “…pra të këtij fetuesi që aq i vogël mba fuqishem të gjallë shpresën time-oo sa vështirë e kam t’a them: është zhargon i huaj për mua- më detyron t’a mbroj. I nderuar z.Rremo mos e merni për zemër! Fola për të drejtën që më takon e parimin.”
Pas kësaj, burri im u këthye në vendin e mëparë paksa triumfal dhe me një mllef që nuk ia fshihte fytyra tërësisht, sakaqë ju pitë një çaj-dy, tani nuk dij saktë sa dhe kur dolet fare i tepërt bile i shqetësuar të qëndroni më gjatë e that:
”Z. Dilo, znj.Ema, mirësjellja juaj ishte shëmbullore. Iku koha vonë dhe, e dini, nesër kam shumë detyrime pune të rendësishme. Ashtu… do takoj drejtorin central”.
Im burr u ngritë, mori pallton tuaj, ua mbajti derisa e veshët, pastaj tek më tha :
“ Është shumë ftohtë jasht” më ndaloj t’ju shoqëroj deri tek derë e oborrit dhe juve ju shpuri deri tek lagjja. Kur u këthye, afroj fotelën ball kaminit dhe para se t’a bëjë këte e tha:
” Jeta është sall surpriza. Ndonjëherë dhe që nuk i meriton. Dhe kur t’a shohesh nga shumë anë, ndofta dhe z.Rremo kishte të drejtë. Por,pyetem: përse jipej një komshi e mik i sinqertë e nuk sheshonte emocionin!!”
Ishte e kjartë fare se rrotull më hidhte fajë mua dhe tani kishte në posedim dhe një provë se dyshimi i mëherëshem i tij, motres Donas dhe i të tjerëve, nuk kishte qenë vetëm mashtrim optik a punë instikti. As kapriç ziliqaresh, por diç që qëndronte mbi fakte…
Unë nuk kisha disponime për të komentuar këte. Ishte tepër komplekse dhe me dyshime nëse dilej tek e vërteta, nëse fare ekzistonte ajo! U ndala mu pas krihëve të tij me hezitim çfarë të veproj por të gjithën e përfundova me një urim për një ”natë të mire” dhe në përforcim të kësaj preka butë cepin e krahut të tij dhe e lash duke pirë cigare..
Të nesërmen ndofta një dite më parë, më doli gjumi nga ora 5,30. Tim burrë e gjeta po në atë positë sikur e lashë teksa zjarri në kamin ishte në të fikur. Kishte vetëm gaca që memzi shpërthenin tek drita nëpër hirin që i mbulonte.
Para vetes në tavllën mbi tavolinën kishte një mullar bishtash cigareje dhe ca tableta “Bronles” për lehtësimin e frymëmarjes. Nga shqetësimi, nuk kishte fjetur fare…
Kur në mëngjes zbrita nga kati i dhomes ku kisha fjetur, as që i urova fillimin e mbarë të dites por vetëm me shikim i bëra pytjen.
Sa për të hapur biseden ia thash ”Gjithë këto cigare i ke pirë?”
”Të dukën shumë? Më përfundoj kutia se do pija dhe më shumë, Dhe më bëjnë mire. Me therrjet e veta më gudulisin mushkërinjtë” dhe tek më përgjigjej e mbërtheu një kollë i sëmuar i thatë dhe, kur me faculetë letre fshiu gojën, mu duk sikur e zhleu ate me gjakë. E mendova në vete-nga ngërmimi ose nga fyt i qelbësuar e ka dhe nuk i kushtova një vëmendje më të madhe. Pas kësaj, që të dy ramë në heshtje.
”Nuk fjeta fare” më tha pas ndonjë çasti tek këtheu pak kokën nga unë.
”Lërova mendjen time në thellësi e nga ajo gjërat që dua më dolën largë-largë. Të pambërrijtshme e jeta ime një ngjarje e trishtë fundi i së cilës do gëlltisë tërë shpresat”.
” Ç’pesimizëm i thellë…!” ia thash sa për ta ngre prapa kësaj.
”Im burrë, ndonjë instikt njeriu, depërton tej përbërjes së komplikuar të mendjes së njeriut dhe shpërfytyrohet si një akcident. Ashtu, instikt i ngacmuar, pastaj i pakënaqur dhe i rebeluar por i qëndrueshem vetëm sa për një çast!” ia thash si justifikim për rastin dhe nga dhimbja që më shkaktoj vuajtja e tij.
” Zonja Ema, zonja krenare! Nuk trishtohem për triumfin e instiktit të rebeluar, por për timin që nuk dijti ta qetësoj ate. Dhe…kjo…mbetet e tëra brënda një enigme, nëse kishte mundësi të ndodhte qetësimi” u përgjigj ai.
Më pas, tek bluaja përgjigjem që m’a tha, m’u këthye duke ngritur syt nga unë:
” Ti më flet për shkencën dhe bukur i interpreton gjërat. Ee…Biblioteka! Bindshëm! Po dij se nuk ma thua si një leksion filosofik por, sa për ngushllim? Ani, të falëm për konsideraten…Ndofta dhe është ashtu…por edhe kundrimi im është real. Tashmë shoh dhe një kortezh e një qivur dhe varreztarët që me fusin në te… Ty të duket fantazmagorik, po ja se e shoh!”
”Zonja Ema…” desh të ndërhyj z. Rremo. ”Të shpiegohem për mbrëmjen!”:
”Kini ju një shpiegim për brëmjen që rrokullisi gjërat! Teposhtzes? Për të përfunduar këtu?! Natyrisht, një që ka përceptuar kohën, ka shumë përgjigje! Urëdhëroni, sado që apologjia personit tim, nuk do duhej t’a lejonte këte” iu përgjigj znj. Ema.
”Ju, kini përvetësuar shumë dituri nga puna në bibliotekë. Një zonje të pashme, asgjë, bile as një gardarobe e Kokoshanell, nuk do i rinte më bukur se dituritë!”
”Z. Rremo, koha po ikën dhe do mbetet e papërfunduar pretenca!” ndërhyri ajo për t’i ndërprerë lajken me të cilën ai do justifikonte ngjarjen e vetë.
”Në fakt, ishte pikërisht sikur e thatë më parë” vazhdoj ai.
”Instikt i furishem i çastit, i ngacmuar një kohë më të gjatë. Ashtu, shpërrtheu…pandalueshëm. Ju ekzagjeraut këte deri në përmasen e një epilogu dramatik. Po, shpërfaqja në atë mënyrë, ishte vetëm një akcident emocional. Hiq tjetër! Po, do ua them se e tërë një jetë qëndron mbi një zemër. Dhe ajo i jep kuptimin. I takon atij që ka zemër dhe atij që i jipet!” përfundoj sqarimin e ngjarjes ai.
”Po arsyeja z.Rremo.! Ajo frenuesja e çmendurisë, ajo ballancuesja e shpirtit të njeriut, e katandisjes së tij!” ndërhyri znj. Ema paksa me nerva e zemëruar se z.Rremo arsyetonte ngjarjen që kishte dhënë një drejtim tjetër për jeten e z. Dilit.
”Mirë! E vlerësoj thellësinë e mendimit, por…rezervohem për pranimin. Po do vazhdoj z. Rremo!”
“Dhe derisa unë, pas ngjarjes tërë natën e mendova dhe gjeta se një ndjenjë afrie e furishme më shpiente drejtë tij-për të parën here në jetë, ai i përlotur e i zhgënjyer ikte njësoj me furi nga unë. Se ç’ndërruam pozitat: më parë unë disi e shpërfillja e tërhiqesha e ai më ndiqte, tani ai largohet me furri e unë nuk mund të shpejtoja hapin ta zë. E ju… ju, pasi morët vetën nga dridhje e asaj nate, dhe, njësoj ftohtë e nga pozitat e një rëndomtësie jetësore, e mernit të gjithën për aventurë të të budallepsurëve, akcident emotiv sikur e thoni e ndofta dhe qeshnit në vete. Dhe ja kjo është ajo ndjenja, ai sarkazmi që e bëri të parëndësishme fare, në vdiq ai nga karcinomi apo ataku kardiak. Ajo ndjenja shkatraqe furioze që i ndiqte gjërat, tashmë po dihet se nga cila kahe”.
Z.Rremo ndjehej ngushtë sikur asnjëherë më parë, një: nga ai atak i përsosur që ia bënte znj.Ema dhe nga hezitimi si të veproj dhe dy: si të davaris atë qëndrim plotë durim e paqësor dhe ta kundërshtoj me një fjalor që nuk e kishte përdorë deri aty duke ia thenë troç se ishte ajo-ajo që ia kishte ofruar një shkas konkret dhe e kishte sfiduar paprapsueshëm, ose të pranoj se që nga fillimi ishte një tinzar po i tillë natyrshëm nga adhurimi ndaj saj meqë e dinte se ajo në fillim ishte për te vetëm një femër me dukje tejet ngacmuese që bënë romantikën vetëm për një natë të vetmisë së tij, se raporti ndaj saj evoluoj në ndërkohë deri tek një adhurim.
”Znj. Ema…” ndërpreu z. Rremo dhe nisi t’i flas por ndaloj. Pas ndonjë çasti tejkaloj dilemen dhe vazhdoj:
”Nuk e kam të lehtë të gjejë piken nga do nisi shpiegimin. Pyetem: si do shkoj mëtej:
”Znj. Ema” e përsëriti i skuqur në fytyr e më sy që e jipnin në mundime.
“ Ka një mospuqje të mos e them ngatrresë midis jetes së vërtetë dhe ilusionit. Dhe ju, po më lejuat t’a them-bashkë me të ndjerin burrin tuaj, hymnizuat jetën tuaj kurse burri juaj e ngriri ate deri tek një bashkim qiellor. Po s’ishte romancë! Ishte një vegim që bëri një katrahurë e ngujuar brënda vetes! Dhe kjo, Zonjë e respektuar se ç’ju skajoj nga jeta, nga njerëzit, nga shija e mire e ngadhnjimeve dhe atyre disfatave të vogla jetësore. Ju e nderuar jetonit jashtë rrethanave reale të kësaj jete dhe, nuk jam unë ai që shpiva jetën tuaj tek një katrahurë, por ishte ilusioni i i cili ju bëri njerëz të dyshimit, cinik e të ftohtë. Më falni për këte…po kështu e mendoj” e tha dhe tani vetë mbushi dhe një gotë raki pasi ia tha znj. Ema ”Me lejën tuaj” dhe tashti paksa i dejur e më cinizem shtoj tek mendoj në rastin” do them dhe këte se nga një ceremonial të trishtë, do bëjmë një parodi në inat të një antikomforisteje” aludojë tek znj.Ema tek e kishte thenë ajo këte në fillim të bisedes.
” Oo, z. Rremo, po ndjeni vetën të pandehur-mbrohuni. Ju takon e drejta . Pini! Qetësoheni e thuajeni si t’a mendoni më se miri…” ia tha e habitur nga paraqitja e tij.
”Po, mua më detyrohet ta përfundoj paraqitjen e ,,spektaklit”…dhe ju…aniqë ju vërshllen një mospajtim e revoltë, shija për sjelljen e mirë, ua detyron ta dëgjoni? Nëse dëshironi. Zgjedhja ju takon juve.”
”Unë ua thash që kur erdha se jam në kërkim të personit që do m’i jap kuptim jetës. Jetes së një zyrtari, asaj njëtrajtëshmërie që mpleks personin. Personit që do ma liroj nga trivialiteti, t’a bëjë me fisnike dhe nga kjo, ato zigzaket në ecje të atij personi do i përballoj me sukses…vrapin e ikjes përmëtepër. Po,po. Ka në te një force të vetëndryshimit!”
” Shihni, shihni si është ky z..Rremo-ja! Jeni vërtetë i sprovuar. Një ngulmëqarë energjik që ecën vijes së dashjes së vetë patundueshëm. Po, ecni, ecni…fantazmën që e krijuat vetë do e zëni kurdo e kudo dhe të tillë sikur e do shija juaj”
,, Fantazmëm…” e tha në qeshje të shpejtë me pyetje z. Rremo.
,,Që nuk shihet! Diç si krreatyrë e imagjinuar…! E po, unë e mendoj ndryshe dhe ju-besoj-e dini këte…” shtoj, kurse znj. Ema që nuk i vëri veshin ta dëgjoj me vemendje , gjithnjë e drojtur se nuk do përfundoj rrëfimin e tha:
,,Po do vazhdoj… Më pare se t’a bëjë e kam parasyesh mendimin tuaj. Është atraktiv! Përkundra dhe se skadon durim juaji”
“Si të doni…tani kam të saktësuar qëllimin” u përgjigj z. Rremo, po ajo nuk u ndalë për përgjigje.
“Vajti dhe ndonjë dite dhe im burrë njësoj gjentil po tani shumë fjalëpak dhe përherë në mendime, mbyllej në dhomë dhe nga kati poshtë ia dëgjoja atë kollitjen e sëmuar dhe, kur hapte derën të dale nga dhoma, atë erën kundërmonjëse të duhanit.
U vendos një paravan midis nesh dhe secili bënte punën e vetë pa i kërkuar ndihmë tjetrit.
I preokupuar deri në ankth me ate që ndodhi asaj nate në mënyrë ta pazakontë, lamë shtëpinë pasdore dhe ngado zu të trashët shtresa e pluhurit dhe gjërat të hedhën shkujdesshëm gjithandej shtëpisë. Një pallto aty, një xhaket andej, një këmishë mbi kaushë, fundi im mbi kaushin tjetër, enët mbi komodë, shporret, kudo, të palara, tavllat me bishtat e cigareve të sosura e kafe të pirë turke tek-tuk, shkurtë një çrregulli për të cilën nuk kishim vullnetin ta hiqnim. Ai nga dyshimi gryrës e unë ngaqë ia merrsha për një diç të pavend.
Një dite ngordhi dhe ai patani i marakut të burrit tim. Kjo, tek kalamendej gjëndja nga t’ia mba, se ç’i dha atë ngjyrën gri trishtuese dhe secili në mënyrë të vetë por që të dy e trajtuam ogur të tragjikes…Po dhe ishim mësuar me ”ga-ga-në e tij” si me një alarm të bukur ore. Përse jo pata…e mu patani” pyetnim tek e lidhnim që të dy me ngjarjen që tani ecte furishem. Doja të mësoja dhe shkakun dhe gjeta sa për t’mos mbetur pa asnjë: e rrotullova nëpër mendje se s’mund të ishte tjetër veçse e helmuam me ushqim të skaduar. Ndofta me ndonjë ilaç të përzier me ushqim.”. Këte e tha im burrë. Duket se për ta nënkuptuar marëzinë e gjëndjes. Unë rrudha supet, anise në një mënyrë ndjehesha fajtor. Nuk dija ç’t’i theme atij… por e dija se i kisha hyrë një loje në të cilën roli aktrohet sipas një shijeje të hollë e nga kjo një këllëfi të ngushtë po deshe të jesh aktor kulmor ose do bësh një gaf e ta dreqosish të tëren.
Derisa flitte z. Ema dhe në këte i kaloj një kohë mjaft e gjatë, tashmë në pasdite ndjeu trokitjen e derës dhe ndaloj. Shikoj z. Rremo, ai këte, nëpër mendje e mendonte si t’ia bëjë për ta përfunduar rrëfimin duke e mbajtur z.Rremo aty, apo në mos ishte zgjidhje më e mire ta ndërpres…
Instiktivisht e tha sa për t’u dëgjuar:”Hyr!”
Sa e tha këte, hyri Drejtuesi i institucionit ku punonte bashkëshorti i znj. Ema z. Akili, një zyrtar i lartë i veshur me të zeza tamam sikur për ngushllime.
”Zonjë ngushllime…ngushllime dhe në emër të institucionit dhe këtyre që janë këtu bashkë me mua”
Znj. Ema, tek ia dha dorën të cilën ai ia lëkundi disa herash, e falenderoj, kurse ai:
”Më vie keq…të iken një personalitet sikur z. Dilo. Nuk kishte moshën…Dhe ishte tipare shëmbëllore! Njerëzore dhe nga profesioni, anise I ndryri në heshtjen e vetë!”
Kurse znj. Ema ishte paksa e hutuar nga kjo dhe nga droe në mos do qëndrojnë aty dhe do e ndërprej dialogun.
Drejtuesi u këthye nga një shoqërues i tij, ia bëri me dorë të nxjerrë diç nga çanta, ai me shpejtësi e nxorri , ia dorëzoj kurse ky znj. Ema:
,,Një pranim nga institucioni për punën e dhënë” .
Znj. Ema mbërrijti t’ia thot ,,sa gjest fisnik”.
Pas kësaj, ai nxorri dhe një pliko dhe me kujdes ia dorëzoj znj. Ema.
”Ju lutem znj. Ema, kjo i takon për punën”
Znj. Ema desh t’i rezistoj duke ia këthyer plikon, por drejtuesi këmbënguli:
”O jo, ju lutem. Mosni.! Do fyheshim…Këto janë të tij… i takojnë. ”.
Ajo-më shumë që të përfitoj në kohen e përfundimit të bisedes me z. Rremon, e falenderoj për kujdesin, për të hollat që i la tek tavolinë e vogël bri shtratit dhe bënte gjithë që mundej e lejohej t’i nxjerrë në oborr. Më në fund, dhoma ishte e ngushtë sa të zë ata dhe ndonjë tjetër.
”Zonjë kemi dhe dy kurrora nga ne. Një nga institucioni i shkollimit dhe një nga të nga ata që e vlerësonin. I vendosem tek ballkoni…!”
” Oo, shumë faleminderit. Jeni shumë mirënjohes!” ia tha.
Në fund, tek ndjeu dhe ai atë momentin me të cilin ishte e preokupuar znj. Ema ia tha:
”Zonje deri në nisje, do tubohemi në oborr” dhe duke kërkuar të falur-doli.
Gjatë kësaj kohe, z. Rremo vetëm shikonte sakaqë i kaluronin nëpër mendje gjithëfarë mendimesh. Habitej me durimin që shfaqi ndaj akuzave të znj. Ema dhe konkludonte se kishte një arsye për këte…
” E shihni z. Rremo…Njerëzit fshehin sipas natyres së vetë madhështinë dhe në caste të caktuara, ua vënë në pah të tjerët…”
”Po të vazhdoj. Kini edhe pak durim z. Rremo. Më në fund a nuk kishit një arsye madhore të dëgjoni këte. Të jini këtu me mua…si pikënisje për një vision… Vetë e that apo jo?”
” Sigurisht që po. Dhe nuk hiki pa dëgjuar epilogun e kësaj…tani e kam pjesë mbështetëse të vegimit tim” ia tha ai si i lodhur po pakez edhe nga alkoholi.
” Një mbrëmjeje, jo shumë large nga mbrëmja e famshme që u dukën konturat sa për tu pare dukja e instiktive dhe emocioneve, vendosa ta vë në vendin e vetë brëndinë e shtëpisë. Po dhe jashtë. Tani kaosi më jipte një ogur të cilin se përballoja më. Ma bënte me dije se gjërat po përmbysen… Nuk i fola burrit tim dhe fillova t’i vë gjërat në dollap, librat në rafte, orendit në vendin e vetë, enët. Hedha një kolonë bishtash cigareje, ato filxhanat me llumin e kafesë. Të gjitha…
”Ema” më tha im shoq tek më kalonte përskaj “ gjërat me peshë i lëvizë unë. E di ti se ç’mund të ndodhë…!” dhe vajti në dhomën e vetë.Aty mbyllej dhe lexonte çfardo që i vinte në dorë. Më tepër ndonjë leksikon gjeografie a enciklopedi, shkrime nga gjinekologjia, ndonjë studim për emocionet e pasionin, atykëtu dhe kaptina nga librat nga neuropsikatria apo ndonjë studim shkencor për të mësuar gjëndjen e vetë. Pra, shkrime që duhej t’i ndihmonin në sqarimin e gjëndjes së vetë dhe të rrethanave në të cilat jetonte.
Kaushi që kishte një moshë të shtyrë që dmth. se kishte një peshë të pazakontë për kohën, ishte i shtyrë largë kaminit kurse unë e doja afër për shkak të ngrohjes.
Dhe, derisa unë në rrënqethje nga frika për te, e ai me lindjen dhe jeten e pasardhësit, ecte koha e cila shkallë-shkallë nxjerrte në pah dyshimet e të dy anëve.
Si pjesë e jetës të ne të dyve, ndodhi që një brëmjeje, ashtu në vesvese për të vëllain dhe këte ardhje vonë e kishte bërë shkaku im, të vie dhe Dona me ogur të keq në zemër e të mësoj se ç’po i ndodhë. Sa ardhi, ngjiti shkallët dhe vajti drejtë tek i vëllai në dhomën lartë dhe për herë të parë u takuam kur zbriti për t’i përgatitur një supë.
” Është shumë i sëmuar apo jo…Do duhej ta kishe dijtur si bashkëshorte që je…” ma tha tek kalonte bri meje për të vajtur lartë, duke më shkarkuar mbi mua fajin për këte.
“Po…dëgjoj atë kollitjen. E tha se e kishte nga shkuja që e rrahte në dhomë për një kohë më të gjatë” iu përgjigja pa dëshirë komunikimi, ftohtë dhe duke ia bërë të dijtur se asaj s’dua t’ia dij.
“ S’do e ketë të gjatë…Ti e di apo jo?” vazhdoj ajo njësoj duke aluduar në mua.
” Dona, ti je një paragjykuese pa zemër. Hiq tjetër. Me atë mendjen e vockel, të vockël sa të një harabeli, gjëndja e tij të jipet si një përfundim tragjik. Dhe ta them: mos paragjyko emocionin tim dhe pusho alusionin që s’të hiqet as edhe njëherë nga goja dërdelisëse”.
Këto, ia thash me një ton paksa të ngritur, shpejtë dhe me një dukje të acartë të fytyres. Të vazhdoj-e thash me vete. Dhe vazhdova në një tension të vërejtshëm:
,, Është tepër delikat raporti im me te t’a kapërdij yte mendje”, kurse ajo vetëm më tha
”Gjërat që duken s’duan rropatje mendimesh”
Më këqyri për disa caste dhe iku nga aty.
Të nesërmen kishte hikur herët në mëngjes dhe dëgjova t’i ketë thenë të vëllait ”Gjërat nuk duken dhe aqë bukur. Si do thoshe të të preferoja të bësh një fotorentgen të thellë të mushkërive. E di…të davarisesh dyshimin. Të mësosh nga këto simptome…” dhe kishte ikur.
” Pasi u këthye im burrë, me keqardhje për atë mënyrë të largimit të saj ma tha gjithnjë duke kollitur: ” Ka një natyrë të egër por në zemër s’është e tillë. Pas pak shtoj:
Meraku ndaj meje ia dëmton gjykimin. Mos ia mer për ters! Jemi vetëm ne të dy”. Heshti e më pas u kollit më gjatë dhe shtoj:
,,… Dhe, më kërkoj të vë në onkologji…Për një të ftohur, hë”
Pas kësaj, kërkojë të falur për largimin dhe vajti në dhomë deri në kohën kur duhet të ikte për punë.
Kur mbeta vetëm, njëherë e mendova të dale oborrit sikur dëshironte përmot ai dhe të bëjë shetinë e zakonshme, të vadis, të pastroj nga gjethet e rëna e ndonjë hedhje gjësendesh, të ulesha në kolovajzën në të cilën prehesha e me fluturonte mendimi i qetë gjithandej imagjinates, po tani-po që më mungonte vullneti- por kjo më dukej tragjikomike. Gjërat kishin marë një këthesë të padëshiruar, e unë rivendosja salltanete. Më në fund, të tërat flitnin se nuk mund t’ia rikëtheja shkëlqimin që kishte dikur.
E vërshëllyer nga secila anë, u ula, pikërisht ku jam tani dhe i bëra një rishikim jetes sime.
Kisha bërë një rrugëtim të duhur?- pyetesha sikur të përgjigjesha në pyetjet gjyqësore. Kisha lënduar dikend me dashjen time e për interesin tim? Kisha kuptuar drejtë njerëzit? Gjëndjet ! Jetën? Duhej të zbrisja në shkallën që ma detyronte të moskuptuarit të mua nga njerëzit, të sillesha ashtu sa t’i hiki mallkimit të tyre, pra thënë më shkurtë të pranoj atë proviniencën dhe në vend të të lirisë së idhulluar e diturisë, të shndërrohesha në një amvise që di sa të hedhë në një supë piper, krip, melmesa e mishëra që ajo të kënaqë vampirët e tradites, atë konservativizmin që mbante brënda në vete ata shpirtërat morbid të cilëve u kishte hikur largë-shumë largë koha. U gjeta para një zgjedhjeje të vështirë: parimi im ose jeta pa te. E mendova gjatë dhe dola tek përfundimi: po hedha me një anë parimin, ajo që pasonte s’ishte jetë. Zgjodha të parën dhe ja ku jam me këte trup e mendje që ju, edhe në këto caste tek deklaroheni me sarkazem se kam shëndërruar këte ceremonial varrimi në një parodi, ma shikoni me epsh e gjezdisni mendimeve për të thurrë një grackë dhe për të më futur mua në te sikur ato zuskat truthara. Bravuroze apo jo!”
Po të vazhdoj me ato ditët që atij do i mbyllnin rrugen e të tjerëve do ua hapnin…aludoj ajo.
Ashtu e ulur e në meditime, do më zinte e nesërmja, në përgjigje të pyetjeve që më kishin hedhur që të gjithë. Kisha një ndjenjë të keqe ngaqë, përnjëherë gjithçka tundej, gjërat lëviznin nga vendi të shqetësuara të cilat i kisha vendosur më herët e sigurtë se aty duhet të janë dhe si në një vegim pandehja shkakun.
Si një hije, im burrë kishte dalur nga dhoma, më kishte soditur më gjatë thua donte të përcjellë mendimin tim, dhe në një çast, ashtu në vegime i trembur, nga lartësi e katit të dytë më thirri me një zë memzi të dëgjueshëm: ”Ema, Ema…”
Unë brofa në këmbë u këtheva dhe e shikova më gjatë.
“Do zbritesh apo të vij atje” e pyeta.
”Jo, do vij aty” mu përgjigjë dhe nisi zbritjen shkallëve me shumë kujdes e mundime.
”Je mirë” më pyeti.
”Mirë jam” iu përgjigja josinqertë dhe ai e kuptoj.
” Ka dy gjëra si e mendoj unë që të mundojnë…” ma tha me ndërprerje dhe duke u kollitur lehtas i ulur skaj meje dhe tek e shikoja në fytyr më jipej kufomë.
”Për një e dij… dhe ske përse të ma thuash. Fëmija ecën rruges së vetë. E dyta…” e lash pyetjen pa përgjigje.
” Kjo kollitje imja është nga anginë bajamesh. Infeksion i zakonshem. Dhe do kalojë. Po e para më shqetëson. Ashtu… tanimë e di ti…” e plotësoj mendimin.
Heshtem për një cope kohe po që dy mendonim për të njejtën gjë: ai nëse e kisha dashur e në lidhje me këte, nëse ishte me vend dyshimi e poashtu unë që tanimë ndjeja se e doja në praninë time. Në këte dymendimësi, i jipte krah të parit dhe të drejtë vetes kur nuk e kishte pranuar të sigurtë dyshimin. Ndofta nga që ndjehesha e vetmuar. Ndofta që jetesa më te më ishte shndërruar në një përditëshmëri, në një nevojë, ndofta në te kisha gjetur përgjigjet për kërshërinë dhe pyetjet e mija. Nga kjo dhe dilte një shqetësim për gjëndjen shëndetësore të tij dhe, pas skadimit të heshtjes e pyeta:
”Do të bëje një visitë tek doktori? Ashtu sa për kërshëri. Rutinore…”
” Dhe po të dilte ç’do dilte …? Kam një kollitje që mund të emërtohet mjeksisht gjithësesi: anginë bajamesh, bronkit spasmik, emfizemë, e në më të keqen karcinom e ku të dij termat tjerë. Përse do ishte kjo kryesore… Kryesore është të vazhdoj jeta…e kupton” më tha vendosmërisht.
” Jeta do vazhdoj gjithësesi, por do doja sëbashku. Ja kjo është…” ia thash dhe për herë të pare ia thoja atë ndjesinë të cilën e kishte kërkuar pa prajtur..
Ai qeshi lehtas mu duk sikur më ironi por të fshehur me mjeshtri..
” E ç’do të duhej një që të bënë vonesa… që të ndalë ecjen…” e shtoj sërish duke qeshur e menjëherë duke u kollitur.
E shikova gjatë gjatë duke e zhvatur ate që më tha dhe ardha të një përfundim të kundërt me ate që tha:
” Jo zotëri. E kundërta! Këte nuk mund t’a bëjë ai që më begatoj kohën me përjetime që nuk do i kisha pa te…Më ece si një filosof përpara”
Duke e shikuar më gjatë, për sosa mendimin dhe i shtova:
”Dhe më shëndetin fizik të tundur, fryma jote do më mësoj ç’është njerëzore”
”Ti këte e thua për shkak të rrethanave…Nxiton…” shtoj ai gjithnjë në mundime.
”Dilo, im burrë! Personifikim i vegimit tim të mashkullit! Ti e di se jam e drejtëpërdrejtë dhe mos dysho në çiltërinë e emocionit tim”
…Dhe, pas ngulmimit tim të vazhdueshëm, sikur e detryrova t’i shkoj për kontroll jo më pak se në onkologji tek një onkologu të njohur.
”Z. Dilo…Ju…?” tek e njohu onkologu e pranoj me buzëqeshje. ”Ju ishit një natyralist dhe vështirë që ky repart do gjejë një të keqe. Tërë jeta u vajti në natyrë në aromen e johalorëve” shtoj ai.
Bëri rentgenin kurse doktori, pasi më pare na tha të skajohemi në një këndë ku nuk pëngonim frekuencën e pacientëve tjerë, u ulë bri monitorit, vëri fotogjirimin dhe përnjëherë u ndal tek nguliti vështrimin.
Për t’mos vërejtur këte ne që e përcillnim me shumë kërshëri, vazhdoj sikur t’mos kishte ndodhur asgjë dhe kur e përfundoj dhe teksa hynë pas thirrjes dy-tre pacientë të tjerë, na luti që të pritnim në korridor. Dolëm. Pas nja 20 minutash, më thirri mua, ”jo ju profesor “ e tha se ”kjo është ajo që do përkujdeset për kollitjen tuaj”
” Zonjë! Z. Dilo…më vie vështirë t’ua them, po prof. Dilo tani për tani vuan nga një emfizëm mushkrishë. E kuptoni…këte…”
“Po gjaku…” e pyeta.
”E, për këte të bëni një eksaminim tek otorinolaringologu. Me gjase ka një qelbësim fyti. S’është ndonjë gjë e rëndë!”
”Po e para…?
”E para…? Do shohim t’a frenojmë në aventuren e vetë” e tha si me humor.
,,Ta frenojmë…?!” ndërhyra.
,,Pikërisht…!” u përgjigj.
,,Dhe kjo dmth…” i shtova.
,,Po…ta frenomë! Jo më shumë”
,, E dini, sëmuarja ka shkuar paksa largë…Bile do duheni t’a inhaloni parreshtur”
,, Po kjo…sa moshë ka kështu?” e pyeta anise ishte kundër dëshires së tij.
,, Duket që nga një infeksion i sistemit respirator që në fëmijëri, plus duhani..Janë dëmtuar valvulet pa riparim. Shihni fytyren e tij të murmë!” plotësoj ai shpiegimin edhe më.
Heshtem që të dy, ai nga keqardhja unë nga dëshprimi.
Pastaj thirri Dilon, me një mënyrë gadi përkëdhelëse ia tha ato që më tha mua dhe në fund shtoj sa për ngushllim:
”Kjo është gjëndja e tanishme… e mëtej…? Shohim e bëjmë! Ama…nuk ka problem pa zgjidhje!”
Ndonëse nuk ma dramatizoj gjëndjen e tim burrë, më hapi pamjen se kishte hy në një rrugë që vështirë përfundomte në të mirë. Për një çast, m’u duk sikur zbarkoj mbi mua qielli. Ndjejsha se isha fare afër asfikësisë dhe mund të bija në çdo çast.
Doktori hetoj këte dhe m’u drejtua ”Zonja Ema, mbajeni vetën! Këto nuk janë çaste aqë të vështira sa për një shqetësim të tillë. Mos përkeqësoni gjëndjen. Vërtetë, Z. Dilo ka rënë ligshtë dhe nuk duhet t’a dij në veçanti jo ngaqë…” dhe shikoj barkun tim.
Unë e kuptova, sikur e kuptova se isha e brishtë në ato çaste dhe se kisha devijuar nga ai qëndrimi e parimet e mia të forta.
” Mund të…?” e pyeta paksa e ardhur në vete.
” Zonje, unë nuk jam profet! Por e thëmë se nga kjo gjëndje shëndetësore, nga emfizmi, po ndaloj ku është, nuk mund të vdes Ama...e merni me mendje… Varët nga fuqia rezistuese e organizmit të tij, ilaçrat. Smundem të përcaktoj datë të saktë të jeteses.,…ndofta shumë vite. Ndofta…por duhanin t’a ndërprerë që tani!” e tha doktori me rutinë mjeku.
Atëherë, fare e revoltuar nga gjëndja, do thoja e çakërdisur, iu drejtova me pyetje doktorit me dridhje, fare pa vend dhe paksa e humbur:
”Do mujshit të ma thonit: ç’mallkim është ky? Ç’faj pata! Patem!”
Ai u step nga habia. Në një çast e mori për zemër sikur të fajësuar, por më pas e kuptoj revolten se kujt i drejtohet dhe ma këtheu ftohtë e me keqardhje:
”Jo Zonjë. Askush nuk është i mallkuar e as që ka fajë. Punë fati është kjo!E pakëndëshme por e natyrshme e jetes! Ajo nuk është një aheng i pasosur. Mos t’ju ha ndërgjegje për këte…!”
” Në raport shkrova se ka një emfizëm. Ja këtu e kini listen e ilaçrave. Në rast krize ndërhyrni me oksigjen. Gjithnjë! Pale, pas kësaj…Po pati ndonjë ndryshim a ngulfatje, ta sillni këtu sa më parë” e tha.
Thirri pastaj tim burrë, e roku nga dora duke i thënë:
,,Prof. Dilo, i fortë jeni ju. Gjen i qëndrueshem”
Duke u përshëndetur dyanshëm dhe tek na percolli nga respekti deri tek dera, dolem nga ordinanca…
E shihni z.Rremo se në ç’rrugë eci fati jonë. Dilo! Komshiu i një sjelljeje prej zotëriu! Që ishte: ëngjëlli, tutkuni, hedonisti i fshehur, sarkastiku, mësuesi i respektuar i tërë atyre gjeneratave, adhuruesi dhe mbrojtësi i ozonit të këtij qyteti që deshi të mbaj në traditën por të ndryshuar-diç nga orienti diç nga oksidenti por t’a moderoj. Ate të paren për kënaqësinë e vetë të dyten i detyruar nga koha. Dhe epitete të tjera. Burri i një gruaje të quajtur Ema që duke kuptuar jeten, lirinë dhe të tërat në mënyren e vetë, deshi të jetë e devoçme, e lirë dhe e lumtur. Ema që u rebelua në kundërshtim të ndrydhjes së ndjesive dhe krijimin e një fryme krijuese.
Por, z. Rremo, koha e varrimit po afron. Po afron dhe çasti kur secili do bëjë ate që ia thot mendje e vetë, e Dilo sikur duam ne. Ky dhe përsëgjalli vepronte sikur donim ne apo jo! Për të keq ose për të mire Nëse ka në jetë një kategorizim të kulluar të këtillë. ..Tani, më ka mbetur aqë kohë dhe aqë hapësirë jete t’ë rrëfej fundin sa për t’mos e lënë cub rrëfimin.
Znj. Ema u ngritë nga vendi dhe duke kërkuar të falur nga z.Rremo, veçsa hapi deren e dhomes pastaj pak fare të korridorit dhe nga aty, në oborr pau se ishin mbledhur shumë të ardhur në nderim të personit të Dilos.
Këtheu ku ishte më parë dhe gjetë z. Rremo po në atë pozitë por në kujtime.
,, Tashmë ishin mbledhur shumë përcjellës…” ia tha pasi u ul ku ishte më parë.
,,Shoh z. Rremo-vazhdoj ajo- se jeni zhytur thellë në vete dhe e përfytyroj se ngreni gjëndje në të cilat do keni tjera kundrime. Tanimë nuk jeni ai që ishit. Do vlerësoni ndryshe njerëzit, gjërat, jeten. Çështje e mundësisë se njeriut kjo…
Por, unë dhe për një kohë të shkurtër, do ju mbajë të lidhur për rrëfimin tim. Durim! Aty jemi: perdja sa s’ka rënë, kurse ju syhapur pritni se ç’do ndodhë me kryepersonazhet.
,, Patjetër, patjetër” ia këtheu z. Rremo, tashmë i skuqur në fytyr dhe i mendueshem pikërisht sikur ia tha z. Ema.
Pas kësaj si i therrur u ngritë në këmbë, i trullosur për çastin, bëri një hap drejtë kufomes së Dilos, u këthye nga dera e hyrjes, u nis, sikur donte të dilte dhe u këthye ku ishte më parë.
,, Jam i hutuar fare! Ato vërshëllimet e shumë gjëndjeve përnjëherë, e ato të kundërta midis vetes…” e tha pasi u ul.
,, Oo, z. Rremo. Tek ju kjo është ndjesi e çastit. Ia dilni ju. Po a nuk nxorret mësime nga siguracionet? Ju ecni stazave të sigurta!”
,, Më trajtoni sikur nuk e mendova”
,,Po,po. Por jo me nënvlerësime!”
Por, do vazhdoj:
,, Sigurova paisjet për inhalim, ilaçrat. Sa ndodhte vështirsimi në frymëmarje, i ngjitja inhalimin. Ilaçrat. E ai më shikonte me aqë keqardhje si një figur e mekur. Kohëpaskohe më jipte shënjë me tundje koke se gjëndja po përkeqësohet.
,, Ema…ma thonte me sy të sharuar në gropza ,,një, dhe vetëm një është nyje që lidhë gjërat, po ti e di”
,, Tamam..Për këte dhe mendoj”
,, Shumë herë jam pyetur, nëse dyshimet tona bëjnë gjëndjet të vështira apo e kundërta”
Tek e vëreja në gjëndje të tillë dhe duke ia njohur teket në rregullin e shtëpisë, tashmë e pranova që këte detyrë t’a përmbaroj vetë.
Çilimat, ka kohë që nuk ishin pastruar dhe jipnin një pamje shkujdesie. Nuk e duronim as ai e as unë. Një dite vjeshte që çuditërisht kishte marë me diell të fortë, mora vendim që në banjon-ju e dini- është e madhe për një banjo, të laj çilimin e sallonit sikur i thonim me term monderne dhomes së ndejes. Ishte e lehtë të bartet nga salloni tek banjo dhe këte lehtësisht e bëra. Tek kaloja korridorit, mu në podestin e shkallëve të para, në një shkallë ishte ulur Dilo-shihej-shumë i brengosur dhe nga aty, ashtu paksa i tmerruar, me fytyren të paruar gri, ma tha: Ema, Ema! E përse…E përse…?”
,, Më duket se do e mujë punën” ia përgjigja në mënyrë sa për të besuar ai.
Ai u ngritë, me vështirësi u mblodhë dhe kur zu të hip në kat për tek dhoma e vetë e tha:
,, Ema, Ema. Eh, Ema. Ema dhe vetëm Ema”
Unë tërhoqa zvarrë çilimin e futa në banjo dhe e shtriva. Nisa t’a pastroj me furçen dhe shpëlaj më shumë herë me ujin.
Kur përfundova me larjen, desha ta vë në akcesor të ballkonit për t’u tharë. Eeeh. Ky ishte ai veprimi fatal që devijoj gjërat nga dëshira e parashikimi. Një vlerësim fatalisht i gabuar! Tërhoqa zvarrë çilimin tashmë të rënduar tej mundësive të mija dhe, në përpjekje ta vë mbi akcesor, ndodhi ajo…Abortova. Si një yll që shndëritë në qiell e humbët papritur në gjithësi, u fik ëmdërra, shpresa! Mortaja do shkaktone më pak pasoja. Përplasi për vdekje të ardhmën, dashurinë, ëndërrat, vetëbesimin. Gjithëçka.
Ashtu e përgjakur, me forcën e fundit, që tragjiken t’a ndaj me te, memzi hipa shkallëve, u futa në dhomën e tij derisa ai qëndronte ulur dhe gadi përmbysur në krevat dhe sa eca një hapdy më pau:
,, E dija që moti këte! Mori fund jeta! Gjithëçka” dhe tek e mbërtheu asfiksi, ra për dysheme. Mu duk se vdiq! Isha e hutuar! Ç’të bëjë më parë? Të mirem me fetusin e vdekur, me veten të shqetësuar deri në çmendi, me burrin që po vdes!
Ky z. Rremo ishte kulmi i tërë atyre që ndodhen para kësaj. Se si, pavërejtshem, disi nën tokë, pa bubullimen shurdhonjëse që dinin të kishin ecnin gjërat, e ne reagonim vaktë, butë. Im burrë se ishte në natyren e tij, e unë nga mendjelartësia.
Më pas, gjërat sikur ranë në vendin e vetë. Unë mora veten në kuptimin fizik-shpirtëror me një plagë të rëndë, e im burrë, pasi njëherë, tek ishim vetem në dhomën ku tani përherëshem qëndronte, e tha me një ndjesi tragjike ,, tani përfundimisht hyri vdekja tek ne dhe s’ka kush e jeton jeten” dhe ra pothuajse në heshtje të përherëshme.
Me atë gjëndje shëndetësore, rrallëherë të ndryshuar dhe ate për ndonjë çast, nën përkujdesjen mjeksërore dhe timen, i thyer por me besim tek i Gjithëpushtetshmi, mbërrijti deri në mëngjesin e sotem…”
,, Interesante! Shumë interesante! “ ndërhyri z. Rremo.
,,Tani shoh se si gjërat lidhen dhe kushtëzohen njëra nga tjetra kurse njeriu është vetëm një çip që i përçon ato. Edhe atëherë kur në vetbesim individualizon personin e vetë dhe e trajton të mëvetësishem” aludoj ai në vetëveten sa për shfajësim.
Kurse znj. Ema ia këtheu:
,,Mos doni të thoni se njeriu është qenie idiotike? Nëse po atëherë të tëren që e rrëfeva është një humor pa shije. Një maskara kurse aktorët pa karakter! Shtiren të lënduar”
Tek dialogonin kështu, z. Ema i sillej nëpër mendje e motra e Dilos dhe paksa habitej me vonesen e saj, anise ajo vinte nga qytet tjetër. Nuk ishte e sigurtë nëse Dona kishte mësuar për rastin.
Por Dona, tashmë e kishte mësuar për vdekjen e të vëllait. Ç’është e vërteta, ajo e kishte ditur se kjo do ndodhte por, ndonjëherë, ngaqë kishte ate më të afërmin që kurr i kishin vdekur prindërit, dëshironte e lutej në vete t’a mbijetoj sëmuarjen dhe, disi çuditërisht besonte se do ndodhte kjo…
Lajmin kishte marë nga Jameni i cili ia kishte kumtuar me shumë keqardhje dhe me ate:
“ Dona… e di…Si t’a them…Adili..”
Kurse Dona si në vajë ia kishte thënë ate që donte për t’ia thenë ai:
”Z. Jamen… e mar nëpër mend…Dili im i dëshirit……u fik” pastaj kishte këqyrë bashkëshortin e shtangur, e nemitur, por pa lot.
“ Dona…ngushllime! Sëmuarje e tij ishte më e rëndë se fuqi e tij…”
Ajo ishte tërhequr në dhomën e mysafirëve, ishte ulur në fotele, kishte vënë kokën mbi doren e djathtë dhe, se çfarë mendonte…Bashkëshorti Luli i kishte shkuar pas, ia kishte vënë doren mbi supe-gjatë, por nuk i kishte folur. Ç’t’i thoshte?Kishte mbetur fikall vetëm! Në kohen kur pritte të mbijetoj sëpaku nëpërmjet trashigimtarit, ai mbeti dhe pa te. Kur i ardhi në mendje Ema, pa mundur të mbërthej personin e saj të plotë, u hamendësua paksa dhe përfundoj me mendimin për te: ,,Ajo…ishte vetem një fantazmë! Një fantazmë e adhuruar çmendurisht!”
Tani mbërrijti tek shtëpia e të vëllait, pagoj taksinë dhe paksa me rrëmbim dhe e përlotur më bashkëshortin pas dhe një kalama të bukur 12-13 vjeç përdore, u futen në oborrin e shtëpisë, kurse turma zu të ndahet në dy anë sa për të kaluar ata.I doli përpara Drejtori i Arsimit dhe tek e përshëndeti butësisht ia tha:
“ Humbje e madhe! Tragjike! Ngushllime znj. Dona. E dini… ndonjëherë vështirë shpiegohen gjërat… ashtu…Dili…nuk ishte i tillë sa të iku kështu po…” nuk përfundoj mendimin.
”Flm. Për fjalën e mire…” ia këtheu Dona dhe i rrodhen lotet aqë sa nuk mundi të vazhdoj. Drejtori e kuptoj, të tjerët që tashmë ishin në një numër më të madh e panë, nga distancë me fytyren e dhimbësur i shprehnin keqardhjen por nuk afronin.
Dona nuk foli asgjë. Me lëvizje koke i përshëndeti e falenderoj dhe hyri me shpejtësi në dhomë ku ishte kufomë e të vëllait, ndaloj sa bëri një hap, këqyri Ema-n pastaj z.Rremo-n disi me neveri bëri një lëvizje koke në vend të përshëndetjes, e më pas, vajti ke trup i vdekur i të vëllait. I zbuloj fytyren dhe, pasi dhe njëherë këqyri ata të dy, zu t’i flas:
” Loni, ky ishte Dajë yti e vëllai im! Mbetem pa te! Pa dashurinë e çiltër të tij! Ta përqafojmë…” dhe njëherë Dona pastaj i biri me lot i bënë një përqafim të butë, kurse Luli i kaloj me doren përmbi fytyr.
I rrodhen dhe disa lot e vazhdoj më pas:
” Eh Zoti? Ç’deshi të thot që të mori? Ishte e drejtë kjo?! “ pyette tek shikonte kufomen e me doren e djathtë mbi ballin e tij.
”Ç’është drejtësia?! Ka të tillë! Ndofta në ato ecjet sekrete të jetes, ishte kjo faza e padrejtësive, e diskriminimit! Po ti…ti….përse të jetosh në atë fazë!? Përse nuk të dha ate që deshe sëpaku?”
Heshti por akoma këqyrte fytyren e tij.
Z. Rremo që tashmë ishte ngritur në këmbë nga respekti, ashtu i skuqur, me dy mendje nëse do i pranoj Dona t’i flas, më në fund vendosi e tha:
”Zonja Dona. Kuptoj momentin Tuaj. Ju lutem të pranoni ngushllimet e mija!”
Ajo këtheu kokën, e shikoj më gjatë dhe mbërrijti t’ia thot:
”Ngushllimet?! Për njeriun që e vranë moralismat që duhej t’a ruanin! Përse ky ters?
Kujt i solli një të mire? Kujt?”
Znj. Ema vetem vëzhgonte dhe pritte nëse do e therrë Dona me ndonjë fjalë a alusion.
”Dona…ngushllime” ashtu në këmbë si kur hyra Dona, ia tha me shumë maturi.
Ajo njësoj këtheu kokën e këqyri më gjatë sikur mendohej nëse t’ia thot: akuzen sikur herave tjera, apo faljen si shenjë se kishte ndërruar mendje tek kishte përthekuar storien të plotë.
,, Flm. Kjo…dhe zu të dnesë…kjo…” dhe pa mundur të nxjerrë fjalet nga vaji, u skajua nga një anë, pastaj rrëmbimthi vajti tek kufoma e të vëllait i ra përmbi dhe zu të flas: ,,përse një hidhërim sa një jetë. Përse?”
Në rrënkimin e saj, zunë të qajnë të gjithë, kurse Loni iu lidhë për trupi të ëmes dhe në vajë zu ta përqafoj.
Ajo u këthye ku ishte më parë dhe vazhdoj:
,, Kjo, nuk është vdekje! Është tragjedi! U qëllua në zemer një shenjtëri. Një padrejtësi e pashpieguar!”
Pas kësaj, ia behu dhe z. Jameni dhe ashtu thuaja i pakontroll i tëri në lot u duarpërduar me secilin dhe memzi arriti t’ua thot ,,ngushllime”. Kur i ardhi rradha z. Ema, zu aqë të qajë sa, memzi nxuarr nga goja: ,,Më la…Ema, më la Dilo. Ç’shok…ç’shok që e kisha” dhe tek me vështirësi tha ,,më falni” doli nga dhoma.
Sa doli ai dhe kur shikonin Dona-n, hyri zyrtari i varrimit dhe iu drejtua njësoj ftoftë sikur heren e parë:
,, Zonja Ema. Ne jemi në gadishmëri. Do nisemi…si thoni”
,, Po zambakët…”
,, Të gjithat sikur i dashtet Ju”
,, E makina…?”
,, Po, po. Ajo e zeza e gjata. Ka shumnë kurora…po ua kemi gjetur vendin”
Pasi u moren vesh për nisjen, zyrtari thirri zyrtarët e tjerë, sollën arkivolin të zbukuruar me gjethe ari dhe me shumë kujdes vendosen kufomen në te.
,, Mos e mbyllë!”: urdhëroj znj. Ema dhe iu drejtua njëherë kufomes e më pas të gjithëve prezent:
,, Shihe Dilo dhe njëherë dhomen ku relaksoheshim nga shqetësimet, kur përjetonim caste gëzimi, kur liroheshim nga gënjeshtrat dhe rikëthenim besimin! E unë …? Unë burri im, do jem me ty, do të shoh në tejjeten. Përherë! E një dite kur të të vij në atë jetë, do jetojmë në dashuri amshueshëm! Pa dyshime!”
E përqafoj dhe njëherë tek i rrodhen ca lot dhe pastaj ua tha:
,, Mbylleni.!”
Ata e mbyllen pasi më parë e hapen deren e dhomës, katër nga ata e kapën për hallkat e qivurit dhe dolen.
Doli dhe Dona me bashkëshortin dhe të birin.
Doli dhe z. Rremo kurse, sikur t’a përcjellte ate, dhe z. Ema pas tij.
Turma hapi rrugen nëpër të cilën kaluan sëpari Dona me familjen e vetë, pastaj Ema me z. Rremo dhe pas tyre turma.
Nëpër derën e makines që e hapi zyrtari, s’pari hyri Dona me familjen e vetë, kurse mu para makines u ndal znj. Ema me z. Rremo.
,, Zoti Rremo. Ardhi ai çasti: unë në kërkim për të mësuar për personin nëpër të kaluaren e Ju në kërkim të personit në të ardhmën. Ka një teori që dy persona të dy kohërave që përjashtohen pa pishman njëra nga tjetra, të bashkohen? Ndofta, në fenomenin e siguracioneve-ashtu fare në thellësi, ka ndonjë formulë që pranon puçjen. Ndofta…?”
,, Zonja Ema. E kuptoj dhimbjen Tuaj dhe dua t’ju ngushlloj. Kuptoj dhe ndjesitë që shkaktoj rasti. Por, vënie anash të arsyes si një gjyq i drejtë, e kalon personin në vuajtje sketerrike. Dhe, mos pandehni se do kini dhe një jetë! Është një ilusion bestytesh ky!”
,, Z. Rremo, unë adhuroj moralismat e të moralshmit, kurse ju, jeni i siguracioneve. Pragmatik! I kohes. Nga kjo, me këte makinë me kufomen e tim burrë brënda, po nisem të vuaj jeten time, kurse ju…ju…gëzojeni tuajen”
Z. Rremo mbetë i stepur nga vendosmëria e znj. Ema.
Ajo i zgjati me ngadalë dorën, ky ia mbërtheu dhe pasi u përshëndeten, znj. Ema hyri në makinë dhe para se të mbylli deren ia tha:
,,Eeh, se si g jërat duken përnjëherë ndryshe nga i shihnim!” dhe, tek mbyllte makinen ia tha:
,, Lamtumirë Komshi Rremo”
,, Mirëupafshim Ema” ia këtheu dhe ia lëvizte qetë gishtat.
18.01.2016
No comments:
Post a Comment