Libreti:
BASHKIM KOZELI
KUR NENE TEREZA ISHTE GONXHE…
(Vepër
koreografike)
Tiranë 2016
1.
Skena e parë:
Hapesire, ne ekran pamje e pergjithshme e qytetit te
Shkupit.
AKTORI. (flet shqip ose anglisht) :
Shkupi… Jerusalem i Ballkanit, ku
bashkejetojne shume etni dhe besime fetare….
Ne kete qytet , me 26 gusht 1910 u lind Gonxhe Bojaxhiu, humanistja e njohur shqiptare,
Nena Terezë, fituese e çmimit Nobel per Paqen. Aty ajo kreu shkollen fillore ne
shqip dhe me pas gjimnazin .Pasionet e rinise se Gonxhes kane qene tre : te behej mesuese, te shkruante
poezi dhe te luante muzike… Por , befas, jeta e saj mori tjeter
drejtim… Ishte viti, kur ajo sapo kishte marre deftesen e Pjekurise…
Muzike e
gezuar…Vajza e djem maturante hyjne gjithe hare, sapo kane marre deftesat e
pjekurise… Kercejne e hidhen perpjete nga gezimi… Jolanda
kercen nen ritmin e nje valleje
popullore serbe… Fatma , nen
ritmin e nje valleje turke. Ellka
, nen ritmin e shpejte te nje muzike bullgare Azizi,
rom ,kercen duke dredhur supet…
2.
Eftikia nen tingujt e buzukut, nje
valle greke… Tonini
nen ritmin e nje daulleje, valle
shqiptare… Prane tij hidhet gjithe vrull Gonxhja
qe kercen vallen e çikave te malesise ….Kercimi
i Gonxhes dhe Toninit arrin kulmin me shpejtesi marramendese.. Te
tjeret i kane rrethuar dhe mbajne ritmin duke perplasur pellembet. Pas valles, teksa te tjeret duartrokasin, Tonini nuk ia leshon doren
Gonxhes dhe e shikon gjate… Te
pranishmit i bejne shenja shoshoqit qe t’I lene vetem ata te dy, por Gonxhja
shkeput doren dhe iu afrohet shoqeve…
-shuhen dritat
-
Skena e
dytë: Po ai mjedis. Diku ndriçohet nje makine
qepese. Aty, nena e Gonxhes duke
sistemuar disa fustane te sapo qepur…
Vjen me
vrap tek e ema Gonxhja 18 vjeçare , me
veshjen shkollore, ( perparsen e zeze dhe jaken e bardhe), duke i tundur deftesen e pjekurise… Nena
Drane e perqafon e ngazellyer dhe e puth ne balle… Nderkohe ndriçohet krejt skena dhe vershojne
shoqet e Gonxhes, qe e urojne Nena Dranen per notat e shkelqyera qe ka marre e
bija, teksa shprehin simpatine per Gonxhen nepermjet kercimit te tyre...
3.
Gonxhja
hyn ne qender te tyre dhe,duke kercyer edhe ajo, nis t’i qerase shoqet.Ajo afrohet per te qerasur Fatmen imcake te
vobegte dhe me perparsen e vjeteruar. Fatma nuk pranon per te ngrene embelsiren, i ben shenje
se mban Ramazan.. Shoqet kembengulin qe ta haje, por ajo i kundershton.. Nderkohe nga jashte
degjohet zeri I hoxhes qe kendon nazamin nga minareja e xhamise… Fatma bie ne gjunje dhe fillon te
falet… Vajzat
qeshin… Nena Drane i shikon rrepte. Ato
nderpresin gazin… Nena
Drane, teper solemne, drejtohet nga vjen zeri dhe ben kryqin me syte mbyllur nga
qielli… Pas saj,
edhe Gonxhja… Vajzat
heshtin te habitura… Zeri
nga minarja pushon… Nena
dhe Gonxhja kane mbetur symbyllur, teksa
bejne prape kryqin… Fatma
shikon e prekur ato te dyja…I afrohet Nenes se Gonxhes dhe i puth doren… Nena
Drane i ben shenje te bijes dhe Gonxhja shkon tek makina qepese dhe i sjell
Fatmes nje fustan te ri e te bukur, te cilin ia mat tek supet… Fatma
heziton ta marre, por Gonxhja kenaqet qe
fustani i rri mire dhe e perqafon shoqen… Fatma
falenderon gjithe emocion , teper e mallengjyer … Vajzat
e kundrojne me kenaqesi fustanin e saj…
4.
Pastaj ato largohen duke u pershendetur me Nene Dranen , teksa porositin Gonxhen qe te mos
vonohet per ne mbremjen e matures … Gonxhja turret tek fustanet e rinj afer makines
qepese dhe merr ne duar dy -tre prej tyre qe t’i provoje… Por nena Drane e ka hequr menjane fustanin e bardhe per Gonxhen dhe ia jep… Gonxhe zhvesh menjehere perparsen e zeze dhe turret matane te veshe
fustanin e mbremjes se matures… Nena
Drane e ndjek me sy gjithe dashuri e dhembshuri… Sakaq shfaqet Gonxhja qe farfurin nga gezimi me fustanin e ri te
sapoveshur……Ajoi shpreh mirenjohjen nene
Dranes dhe nis te rrotullohet e rrotullohet e lumturuar, teksa palet e fustanit
hapen si petalet e luleve… Por
befas, ne kulmin e ketij gezimi degjohen krisma armesh… ..Ne parakene hyn nje burre
i prangosur dhe tre ushtare te armatosur qe e shoqerojne … Etyd koreografik: Burri tenton t’u
shkeputet ,por ushtaret e rrethojne, e kapin , e godasin… Hyn
duke gulçuar nje djale i vogel 6-7 vjeç,
qe ,duke qare, i afrohet te prangosurit,
qe, me sa duket, e ka baba. Teksa
ushtaret po e rrrahin te atin, i ati i ben shenje djalit te vogel qe te
largohet.. Por
femija i turret njerit prej ushtareve
dhe e kafshon ne dore, kur ushtari matet t’i godase babane… Ushtari
e plas per toke te voglin dhe bashke me shoket e tij rrembejne burrin dhe
dalin…. Tek
djali i vogel vjen me vrap Gonxhja dhe e
ngre…
5.
Por femija i shkeputet dhe turret i
lebetitur andej nga kaloi i ati me ushtaret… Gonxhja
ndjek me dhimbje turravrapin e djalit te
vogel… Ne thellesi te
skenes, jashte dritares se shtepise levizin siluetat e ushtareve me te prangosurin…
Gonxhja i afrohet te emes dhe ato, te trembura, ndjekin nga dritarja levizjet e
atyre… Nderkohe shfaqet silueta e djalit te vogel qe nuk u
shqitet ushtareve… Nje
nga ushtaret e perplas perseri per toke … Gonxhja
dhe nene Drane shqetesohen… Ushtaret dalin, i vogli çohet
perseri dhe turret drejt atyre… Degjohet
nje krisme… Gonxhja
dhe nene Drane shtangen dhe shikojne njera tjetren te tronditura… Gonxhja del me vrap… Nena
Drane i afrohet dritares , teksa shtrengon cepin e shamise me buzet qe i dridhen…Kujtohet per mikun e familjes, doktor Shulen dhe del
me vrap… …Nderkohe
hyn Gonxhja me femijen pa ndjenja ne duar,se bashku me nje murgeshe teper te
shqetesuar, e cila ben kryq here pas here… Gonxhja
e ve me kujdes femijen mbi nje kanape
dhe shkon merr nga kutia e kryqit te kuq te shtepise fasho
dhe jodjo. Fillon t’i lidhe femijes
kemben ku i rrjedh gjaku… Murgesha i kap doren te voglit…Tronditet sepse nuk po
ia ndjen pulsin…Ben perseri kryq… Hyn
doktor Shule me Dranen… Doktori nxjerr
instrumentet nga çanta, i ben nje gjilpere,i
6.
vendos
stetoskpin…I shtyp gjoksin, i mat pulsin…Pauze… Ai
shikon te pranishmit pa shprese…Tund koken se femija po mbaron… Doktori
heq kapelen… Muzike
funebre… Drane dhe murgesha sa
nuk klithin duke bere kryqin.. Degjohen kambanat e
kishes… Ndriçohet vetem Gonxhja e heshtur,
qe bie ne gjunje para foshnjes dhe nis
te lutet... Zeri I brendshem I Gonxhes, ne eho: - O
Zot, depërto në qënien time dhe unë të jem vetëm rrezatim i dritës Tënde…Të lutem,
të përgjërohem, shpëtoje këtë fëmijë të
pafajshëm… Degjohet
zeri i amplifikuar i Zotit :
- Bija ime…Këtë fëmijë po e dërgoj në
Parajsë … Do të jetë ëngjëlli yt mbrojtës…… - Vërtet , o Zot ?... - Qofsh e bekuar !…
Ndriçohet
femija qe ngjitet lart me krahe engjelli… Gonxhja
ndjek e shtangur dhe e tjetersuar foshnjen qe
ngjitet ne qiell gjersa i humbet nga
syte… Nriçohet
krejt skena … Nena Drane, Doktori dhe
Murgesha shikojne te habitura Gonxhen me
syte nga qielli… Gonxhja i veshtron e hutuar, sikur
te jete zgjuar nga nje enderr… E ngazellyer, e tronditur, e lumturuar, ngasheren dhe mbulon fytyren
duke dale matane…
7.
Te tjeret
shohin njeri tjetrin .. Murgesha
shkon matane tek Gonxhja... Doktori
mbledh supet dhe shikon me çudi Nene Dranen.. Dranes
i ndrisin syte… e ndjen si nene, se e bija mund te kete degjuar
zerin e Zotit… Pas pak ,Gonxhja ka hyre e veshur me
rrobat e murgeshes dhe I bie ne gjunje nene Dranes. E
ema e kupton se jeta e te bijes ka marre tjeter drejtim… Ajo i vë doren mbi krye Gonxhes dhe e bekon që të ndjekë rrugën e Zotit. Shuhen
dritat -
AKTORI:
Qe nga ai çast, Gonxhja vendosi te
behet misionare… Me
1 dhjetor 1928 Ajo niset si murgeshe per ne Indi…
Skena e trete : Në
xhirevole.
Nje indian
gjysme i zhveshur, me lekure te zeze e te shndritshme, terheq si kale
karrocen e dores.. Mbi
karroce, Gonxhja , veshur me uniformen dhe vellon e zezë te murgeshave te
Loretos.. Teksa indiani terheq karrocen ne xhirevole, ne
drejtim te kundert vertiten pamje te ndryshme
, ku dergjen njerez te semure e
te mjere, me gojet hapur , kocke e lekure (manekinë) Gonxhja
i shikon e prekur. Kur xhirevola rrotullohet per here
te dyte, permes te mjerëve qe
dergjen, ecen nje femije 10 vjeç, i nje familjeje pasanike, veshur luks me setërz
blu dhe kravate flutur te verdhe. Ai po shkon ne shkolle, i ndjekur nga pas nga
sherbetori qe i mban violinen dhe çadren e hapur qe i ben hije. Floket femija i
ka te ndara
8.
ne
mes e te ngjitur pas kokes si krahe
korbi. Ai kercen lirshem, krejt
indifferent ,duke u dredhuar neper
trupat e shtrire, pa i veshtruar ata
fare…
Gonxhja nga
karroca shqyen syte dhe nuk ua ndan shikimin ketyre pamjeve… Nderkohe
xhirevole ka ndalur dhe ne skene ka mbetur vetem karrocieri qe ndalon dhe
Gonxhja qe zbret me valixhen e saj ne dore. Ajo
veshtron karrocierin me dhembshuri , matet t’i thote diçka, por ai ul koken dhe niset… Ajo
e ndjek me sy, gjersa ai largohet…Befas asaj i vjen per te vjelle…Hyn me
vrap brenda…
-shuhen dritat -
Skena e katert:
Valixhja
e Gonxhes, prane nje
kolltuku…
Pauzë..
Hyn e zverdhur dhe e rraskapitur Gonxhja, me sa duket , sapo ka vjelle…Flet me
vete, teksa leviz e raskapitur: “
O Zot …kater javë ne det, e mbajta veten…Ndersa tash qe mbërrita ne Kalkute
?... Oh, çfare tmerri !… …Uf, çfare kutërbimi !!..Jo, jo , nuk mund te
rri ketu ! (kap valixhen, degjohet nje e
qeshur e forte tallese. Ajo ndalet) Kush qeshi ?!.. (pauze) Mos me bene veshet ?...(matet te niset, prape
ndal hapat, e dyzuar) Po une, ku po shkoj ?.Te kthehem ne shtepi?...Bah !!... E
kush me detyroi me marre kete rruge ?
Askush.. askush, veç vetvetes…… Jo, jo nuk kthehem! ( lë valixhen dhe platitet në kolltuk tejet e
lodhur…E ze gjumi …)
-shuhen
dritat-
9.
Skena e
pestë:
Endërra
e Gonxhes.
Teksa
Gonxhen e ka zene gjumi, asaj i shfaqet
ne enderr karrocieri indian zeshkan dhe i dobet, mbledhur kruspull , diku ne
nje qoshe… Gonxhja e endrres, mbeshtjelle me vezullimin e nje tisi drite
te mjegullt, leviz dhe i afrohet e befasuar karrocierit: “Ti ketu?!..Pse
erdhe ?...Mos te lodha qe me mbajte ne karroce ? Te kerkoj falje, se nuk e di
gjuhen tende..Iu luta Zotit qe pesha ime te ishte sa me e lehte…A me kupton? …”
Karrocieri hamall e shikon ne menyre
te frikshme. Gonxhja
reagon : “Mos me shikjo ashtu, çka don
prej meje ?!...” Hamalli,
me levizje koreografike dhe me mimiken e fytyres shëmtohet, deformohet, jarget i
varen…ben gjeste me syte e zgurdulluar, duke e kercenuar qe ajo te marre valixhen dhe te ikij… Gonxhja sa nuk bertet: “Mjaft, mjaft! Oh, po me vjen prape te
perziere! Mos, te lutem, mos me detyro
te largohem nga kam ardhë. Cfarëdo të bësh,
unë nuk kthehem, nuk ktheeheeeem !!” Tymnajë… Befas
karrocieri eshte shndërruar me nje maske demoni dhe nis te vertise pa meshire
nder duar shoqen e Gonxhes, Fatmen imcake te vobegtë… Demoni qesh
me te madhe, teksa Fatma kerkon ndihme.. Gonxhja
turret ta shpetoje dhe, pas nje etydi koreografik, arrin t’ia rrembeje nga
duart … Tymnaje …Demoni dhe Fatma zhduken…Degjohet
vetem e qeshura sokellitese e Demonit… Gonxhja
e endrres ka mbetur me duart bosh te shtrira… Nderkohe
shfaqen shoqet e tjera te
klases …Ato i bejne shenje Gonxhes te mos rrije aty po te shkoje me to…
10.
Gonxhja e endrres, e joshur nga
ftesa dhe nga malli per to I afrohet valixhes , e merr dhe ben te niset pas
tyre…Por eho-ja e te
qeshures
tallese e demonit e ben ta leshoje valixhen… Tymnaje…
Grupi i vajzave zhduket… Befas
diku shfaqet Tonini…Ai i lutet dhe i pergjerohet qe Gonxhja te kthehet se ai e
do me shume se veten… Gonxhja e malluar, i thote me gjeste, se edhe ajo ka
zemer dhe e ka kuptuar dashurine e tij, por ne shpirt i vlon diçka me e madhe ,
pertej kesaj dashurie…Jo, nuk terhiqet prej asaj qe ka vendosur… Prandaj i lutet Toninit
te largohet e te mos i shfaqet më… Tonini merr valixhen e Gonxhes ne dore, Gonxhja ia
heq nga dora dhe e kundershton e
perlotur , duke mohuar me krye… Tonini
largohet i lenduar… Ajo
instiktivisht e ndjek nga pas disa hapa.. Degjohet e qeshura e demonit Gonxhja qendron
dhe leshon valixhen… Mjegull e pergjithshme … Në
kolltukun ku Gonxhen e pat zene gjumi, shfaqet nena Drane si nje lypese, veshur si
indiane…që ka zgjatur duart, duke i kërkuar
lëmoshë të bijës… Gonxhja
e endrres , e mbeshtjelle gjithmone me tisin e shndritshem te mjegulles, turret
drejt kolltukut per ta perqafuar te emen, por perseri behet mjegull dhe ne
shohim Gonxhen e vertete ne kolltuk qe zgjohet e trembur nga gjumi…Mbulon
fytyren dhe ngashëren….
-Shuhen
dritat -
11.
Skena e
gjashte : Po aty.Ne ekran duket ndertesa e shkolles fetare, me shatervan, lulishte, dhe statujen
e Nenes Marie me foshnjen
Jezu…
Gonxhja ka mbetur ashtu, e mbledhur
kruspull ne kolltuk… Gjendjen
e renduar shpirterore te saj, prej
endrres qe sapo ka pare, e thyen gjalleria e vajzave te shkolles fetare te Loretos, te
cilat hyjne gjithe hare dhe i urojne mirseardhjen mesueses se tyre te
re.. Uniformat e tyre jane veshje te
shkurtra perendimore: .
Nxeneset
e fillores, me fustan te kuq e rryp mesi te bardhe , si dhe floke te shkurtra. Ato
te klasave te mesme - veshje te bardhe me rripin e kuq dhe fjiongo te kuqe ne
gershetat e zeza… Pra,
te gjitha me ngjyren bardhe e kuq, sipas stemës së Loretos Ato e pershendesin dhe e ftojne Gonxhen te sodise
mjediset e bukura te shkolles… Dhe
Gonxhja, gradualisht nis te harroje gjithcka i pane syte kur erdhi…E rremben atmosfera e gezuar e nxenesve dhe mjedisi plot shkelqim i shkolles.
-shuhen dritat -
12.
Skena
e shtatë : Në qoshen e djadhte te skenes ndriçohet
vetem statuja e vogël e Nënës Marie me foshnjen
Jezus…
Ndriçohet
Gonxhja qe i afrohet statujes
dhe ben kryqin para saj …
Nderkohe ndriçohen dhe grupi i
vajzave te fillores qe kane rene ne
gjunje me fytyrat nga statuja… Gonxhja eshte kthyer nga
vajzat e vogla dhe dikujt i rregullon duart si t’i bashkoje, dikujt… si te beje kryqin dhe te vere gishtin e madh
ne buze, dikujt i tregon pjese nga bibla.. Pastaj ajo u ben shenje nxenseve qe
te luten…
Vajzat e vogla veprojne njeheresh
duke bere kryqin dhe duke u lutur me
syte mbyllur.. Pauze
e gjate …Muzike kishtare…
( shuhen dritat ne kendin e djadhte
te skenes dhe ndizen ne qoshen e majte )
Aty ndriçohet nje harte e botes,
varur ne nje stende portative, me figuren e Jezusit te kryqezuar ne krye te hartes. Tek harta afrohet Gonxhja. Ndriçohet grupi I vajzave te rritura
qe degjojne gjithe vemendje Gonxhen. Mesuesja
Gonxhe, me shkopin tregues, iu shpjegon
vajzave shigjetat e
perhapjes se Krishterimit ne harten e botes...
Por befas, Gonxhes i vene syte
tek hamalli indian qe e solli, i cili kalon neper paraskene me karron e ngarkuar me te semure per
vdekje…Karrua eshte aq e ngarkuar ,sa njeri prej te semureve bie nga karroca… Hamalli largohet pa e vene re…
Gonxhja sakaq turret tek i semuri qe
eshte i palare, I krimbur dhe sa nje grusht kocke e lekure…(manekin)
Vajzat
afrohen gjithe kuriozitet dhe zene hundet me duar…Ato sprapsen duke e pare gjithe neveri…
13.
Gonxhja e
rremben te semurin ne krahe, i shikon rrepte vajzat dhe del me vrap drejt
spitalit…
-Shuhen dritat -
Skena e
tetë: Ne xhirevole
Gonxhja
ne xhirevole duke rendur me te semurin ne krahe. Ne rrotullimin e dyte shfaqet nje mjek veshur me bluze
e kësule te bardhe me kryqin e kuq… Gonxhja
ia zgjat te semurin, ndersa doktori ben shenje me duar qe te mos I afrohet,
teksa shikon me neveri ate qe ajo ka ne duar. Etyd
koreografik : Gonxhja lutet ta shtroje ne spital te semurin, doktori
kundershton… Doktori
e kercenon Gonxhen qe te largohet me gjithe ate qenie te
peshtire. Spitali nuk eshte per te tillet. Gonxhja
i lutet te kete meshire… Doktori
del i inatosur… Gonxhja
mbetet me te semurin ne krahe…Nuk di çfare te beje…Ulet dhe e mban ne preher, duke
e pare me keqardhje qenien e mjerë. Nderkohe ndriçohet vetem Gonxhja qe
ledhaton ballin e te semurit… Rrotullohet xhirevola dhe
shfaqen ne drite te zbehte siluetat e mjeranëve
qe Gonxhja i pa diten e pare kur mberriti ne Indi… Befas, degjohet zeri i amplifikuar
i Zotit: - Bija ime…Dhëmbshuria jote eshte imja..Ti do
jesh Nena e te varferve …Kisha jote do te jete rruga… Gonxhja
shtanget me syte nga qielli: - Vertet Ti po m’i thu a, këto fjalë, o Zot
?... - Qofsh e bekuar !... Muzikë solemne. ..Gonxhja,
e praruar nga drita hyjnore, ka mbetur
me sytë nga qielli dhe me të sëmurin në prehër…
-Shuhen
dritat -
14.
Skena e nëntë
: Oborr
i shkolles ,ne ekran lulishte
e shatervan.
Vajzat e rritura jane duke lozur te
shkujdesura ne oborrin e shkolles… Hyn
Gonxhja e heshtur, e menduar, e tjetersuar, pa iu hedhur syte… Vajzat nderpresin lodrat dhe e
shikojne mesuesen te turperuara… Disa
prej tyre maten t’I kerkojne ndjese qe u sollen ashtu me te semurin dhe nuk e
ndihmuan mesuesen… Gonxhja ecen
me nje traste ne dore dhe largohet pa reaguar ndaj vajzave… Vajzat
kujtojne se Gonxhja eshte fyer nga ato dhe nisin t’ia hedhin fajin njera
tjetres… Skenen
e potershme te vajzave e nderpret si me
thike hyrja e Gonxhes,jo më me perparsen e shkolles, por e veshur me me sarin karakteristik te indianeve te varfera,
shamine e lidhur ne koke, trasten prej
rrobe kraheqafe dhe sandalet e vjetra ne kembe… Ajo i shikon me dashuri nxeneset… Vajzat
e kuptojne qe ajo po largohet, i turren
dhe i luten qe te mos iki… Etyd: Skene prekese: vajzat sa nuk qajne, Gonxhja I shikon me
dhembshuri, por nuk lekundet nga vendimi qe ka marre… Me ne fund, ajo I
bekon vajzat, duke iu bere kryqin ne fytyrat e tyre dhe largohet… Vajzat
mbeten me duart drejtuar nga Gonxhja…
Shuhen
dritat -
15.
Skena e
dhjetë: Gonxhja në rrugë.
Tre -kater femije indiane, pothuajse
lakuriq, lozin me njeri tjetrin. Hyn
Gonxhja, veshur me rrobat indiane sari, dhe shikon te vegjelit Famijet,
sa e shohin, nderpresin lojen dhe turren
t’i kerkojne lemoshe… Gonxhja iu thote se nuk
ka ç’t’iu jape, por mund te loze me ta… Ajo
nis lojen me femijet dhe me pas i ul t’u mesoje nje kenge… Ata kendojne si ne kor strofen e
pare.. Por sapo nis Gonxhja strofen e dyte,
degjohet nje muzikë e gezuar indiane… Ne
paraskenë parakalon nje karroce qe e
teheq hamalli, ku kane hipur nje çift i
ri pasanikesh ,me vjazen e tyre veshur me mendafsh, te cilen po e
shetisin, me sa duket, per
datelindjen e saj… Teksa hamalli terheq karron,
prinderit qendrojne ulur, ndersa vajza e
vogel ne kembe kercen nen ritimin e muzikes se gezuar dhe vervit here pas here karamele, çokollata… Lypësat
e vegjel nderpresin kengen dhe turren menjehere
tek ato qe hedh vajza e vogel… Gonxhja
shikon me dhimbje se si ata ndjekin karrocen dhe I humbasin nga syte… Muzika
e gezuar sfumohet, Gonxhen e ze
trishtimi…Ndjehet teper e vetmuar…. Mos gaboi qe braktisi ato nxenese te
zellshme qe e respektonin aq shume?...Jo, jo ajo u perket te varferve…Degjoi
zerin e Zotit vete…”Cfare duhet te bej?
Nga t’ia nis? Oh, vetem nuk mund te bej asgje..asgje…(lutet) O Zot, te lutem
mos me lere vetem!...”. Gonxhja me
rruzaren ne duar, ben kryqin dhe gishtin
e madh
ve ne
buze, teksa lutet me sy mbyllur… Pauze
e gjate…
16.
Hyn nje nga nxeneset zezake te shkolles se
Loretos . Diç po kerkon..Ajo e gjen
Gonxhen duke u lutur. Iu
ben shenje dy shoqeve te tjera, ( njera indiane, tjetra japoneze). Ato
te tria mbajne ne duar veshjen sari si te
Gonxhes. Kur Gonxhja
vazhdon lutjen , vajzat veshin sari-te dhe , kur ajo hap syte e habitur, ato i
japin te kuptoje Gonxhjes se kane vendosur te jene nxeneset e misionit te saj…. Gonxhja e lumturuar,i
parqafon dhe sebashku kercejne si nje
trup i vetem , duke u lutur e kaluar neper gishta ruazat e rruzareve…
Skena e njembedhjete: Skena:
dëbore.Ne ekran Moska.
Nje i
verber I bie balalajkes. Floket ia rreh era. Kokoren e ka vene ne shesh dhe disa
kalimtare i hedhin monedha… Njerzit
rrallohen dhe ai vazhdon t’I bjere instrumentit… Dalngadale e mbulon Debora,ai
pothuajse mbetet I ngrire… Befas
aty hyjne vrullshem Tereza me tri vajzat veshur me uniformen e misonareve, te
cilat e kerkojne dhe pasi e gjejne, i heqin deboren nga trupi, e gjallerojne e
ngrejne me kembe. dhe, pas nje etydi koreografik, e marrin me vete dhe dalin…
Skena e dymbedhjete: Në sfond New Jorku Nje
Plake e braktisur, nga veshja gjitha dantella duket qe eshte e pasur..Ajo ka
humbur kujtesen dhe vjen verdalle e nuk di ku po shkon…Kalimtaret kalojne
gjithe indiferentizem..Ajo u afrohet disa te rinjve dhe I shikon me dashuri..i
duken si femijet e saj ,qe e kane braktisur..U zgjat doren, por te rinjte
qeshin e tallen me te…Plaka mbetet me doren shtrire, teksa ata jane larguar.
Ajo ngasheren me dhimbje…Nderkohe hyn
Tereza me tri vajzat e tjera, qe e kerkojne dhe , pasi e gjejne , e ledhatojne
me dashuri. Etyd : plaka perterihet
17.
nga perzemersia
e Terezes me vajzat. Ato e ulin ne nje karro uloku dhe e marrin me vete…
Skena e
trembedhjete: Ne ekran, kryeqytete te ndryshme te botes
Tereza
dhe tri vajzat e tjera misionare
(zezakja, indiania dhe japonezja) duke beret e njetat levizje, ndihmojne
neper qytete te ndryshme te botes femije
te varfer, lypsa, te semure, te moshuar… Befas ne skene vershojne plot vajza
te tjera me veshjen sari, qe I bashkohen grupit te Terezes. Nderkohe
ne ekranin e madh shfaqet Nene Tereza e vertete qe ndihmon te varferit e te
semuret neper vende te ndryshme te botes…
AKTORI: Që
nga thirrja hyjnore e Zotit “Bëhu drita ime për më të varfërit e më të
varfërve !”, Nëna Terezë ua përkushtoi gjithë jetën të sëmurëve dhe të varfërve të të
gjithë botës. Ajo hapi në 123 shtete 610
shtëpi bamirësie, me mbi 400 motra të misionit të saj hyjnor.
Etydi
koreografik i vajzave misionare mbaron duke e ngritur lart ne duar Nene Terzen
e skenes, e cila ka puqur duart, si Nena Tereza e moshuar e ekranit te madh qe
eshte fiksuar ne stop kamera.
F U N D
No comments:
Post a Comment