Wednesday, 30 January 2008

BALLKANI, NJË GABIM I VJETËR




Nga Fatmir Terziu

Ballkani prej kohësh ka patur një vëmendje dhe një interes të jashtëzakonshëm. Madje edhe emri i tij ka qenë një nga përqëndrimet e interesit. Sot ballkani modern ka një përbërje shtetesh që përfshihen nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Republika e Maqedonisë, Serbia dhe pjesa Europiane e Turqisë. Rumania dhe Sllovenia janë përfshirës, por mendohet se janë jo zyrtarisht pjesë e këtij Gadishulli.
Fjala “Ballkan” është përdorur për herë të parë në vitin 1490 nga humanisti, shkrimtari dhe diplomati Italian, Buonakorsi Kalimarko që përshkroi me këtë emër mallet në veri të Bullgarisë. Fjala në fakt është me një origjinë turke dhe nëse do të përkthehej do të tingëllonte me një kuptim si ‘malet e drunjta’.

Shkrimtari udhëtues John Morrit, e ka shpjeguar këtë term në anglishten e literaturës aty nga fund ii shekullit të 18-të dhe ai ka ndërmarë kërkime dhe krahasime nga autorë të ndryshëm në një sipërfaqe hapësinore më të gjërë se sa këto male dhe pikërisht duke filluar nga Deti Adriatik dhe mbaruar në Detin e Zi.
Pastaj më 1808, gjeografi gjerman August Zeune e përdori emrin “Gadishulli i Ballkanit” për këtë hapësirë. Kështu që përshkrimi i tij i gabuar në përfshirje çoi në një vazhdim të gabimit midis udhëtuesve dhe shkruesve të tjerë që përdorën më pas si për inerci atë emër.
Në mbydhje të shekullit të 19-të dhe në fillim të atij 20-të ky term mori një kuptim politik, duke e paraqitur atë si një zonë me ndasi dhe probleme që nga koha e kolapsit të Perandorisë Osmane dhe Monarkisë së Habsburgut.
Gjatë shekullit të 20-të termi në fjalë mori ndërlidhje dhe lidhje të ndryshme kulturore dhe sociologjike.
Sot shumë gjeografë janë muanduar të korrigjojnë gabimin e Zeunesë, me terma të rrinj si Juglindje e Europës ose Afër Lindjes, propozuar si një term neutral, me koncept jo-politik dhe jo-ideologjik, por ka dështuar që në lindje të shfaqjes.

Luftëra të shumta dhe konflikte të mëdha kanë sjellë në lidhje me mosmarrëveshjet etnike në këtë sipërfaqe gjeografike që ka krijuar një përshtypje të shteteve të paqëndrueshëm.
Ashtu si Maria Todorova ka shkruar në librin e saj “Imagjinoni Ballkanin”: “Shumë autorë në të shkuarën kanë përdorur kritere të ndryshme për të paraqitur Ballkanin. Disa përdorën paraqitjen fizike të tij, por shumë janë mbështetur në baza politike dhe kulturore. Kështu në gjeografi të shprehesh me këtë emër do të ishte gabim për të përshkruar këtë sipërfaqe…”. Atëherë kush gabon edhe korrigjon. Përse ende ky hezitim për Ballkanin e disa shekujve ‘në gabim’?!

Tuesday, 29 January 2008

SHPIRTËRISHT, UNË JAM VENDLINDJA


Nga Ramadan Bigza

Të bisedosh me një njeri të përmasave të tilla si Gjekë Marinaj, nuk është e lehtë, por njëkohësisht është edhe një kënaqësi e veçantë. Edhe pse një 42-vjeçar, ai është një erudit, që shkon drejtë rritjes së përmasave të tij. Gjatë kohës që jetoj në Shqipëri ai bëri një udhëtim imagjinar midis ëndrrave, por pas viteve 90, ku emigroi në SHBA, Gjekë Marinaj preku realitetin. Falë pasionit për dije ai mbaroi një sërë shkollash, u bë pedagog në Richland College, në SHBA, por nuk harroi pasionin e madh , letërsinë. Librat të tij tashmë janë në dorë të lexuesve. Potenca intelektuale e Gjeke Marinajt tashmë ka dalë jashtë kufijve të SHBA-së. Ai ka marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare, duke përfshirë atë ALTA ku moderoi shkrimtarët internacional prefsh këtu edhe poetin grek Yiorgos Chouliaras, aktualisht sekretar i shtypit pranë Ambasadës Greke në Washington.
Poezitë e tij plot ndjenjë janë pjesë e formimit të tij të gjithanshëm. Këto dhe cilësi të tjera, që plotësojnë portretin e Gjekë Marinajt kanë bërë që ai të respektohet edhe prej kolegëve duke e ndihmuar atë për themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, në vitin 2001, duke e pranuar atë si President të saj.
Gjekë Marinaj nuk është vetëm një studies i njohur por edhe një bashkëshort i mirë. Ai vazhdon të jetë i tillë, që nga nëntori i vitit 1992, ku siç thotë edhe vetë, u gjeta plotësisht i gatshëm ta kaloj segmentin jetësor nga djalë në burrë.
Por Marinaj edhe pse jeton në vendin e shkencës, që flet me një “gjuhë” të veçantë, nuk e harron vendlindjen. “Nuk mund të harroj se Shqipëria më formoi, më bëri njeri. Amerika më dha mundësinë të bëhem një njeri më i ditur. Shpirtërisht unë jam vendlindja, fëmijëria ime. Pa to nuk do të kisha substancën e domosdoshme për të ecur përpara, për t’u kompletuar si njeri dhe si intelektual”.

  • Si e kalon ditën një studiues i njohur si ju?
“Koha për mua është një problem serioz. Tërësia e gjerave që kanë nevojë për vëmendjen time akumulohet përtej mundësisë fizike për t’i kryer ato me përgjegjësinë që meritojnë. Unë merrem me kohën seriozisht, me shpërfilljen e saj, ashtu siç janë marrë Platoni, Augustini, Shekspiri, Elioti, Fraser e shumë e shumë të tjerë para meje. Megjithatë, të tregohem i sinqertë me lexuesin, akoma nuk jam në gjendje ta përcaktoj se çfarë është koha dhe çfarë duhet të bëjmë me të. Ajo që di është se koha ekziston dhe se si fenomen është shumë më e komplikuar se mundësitë qe kemi deri tani për ta kuptuar plotësisht atë. Për mua ajo është më shpesh një problem fizik, pra 24 orë në ditë nuk më mjaftojnë. Ja një shembull. Në kuptimin social, ne si shoqëri njerëzore kemi rënë dakord që një orë të ketë 60 minuta. Mirëpo, nëse jam i ngjeshur në një trafik rrugor, kur më duhet të jem diku patjetër në një orë të caktuar, koha merr dy kuptime krejt të kundërta për mua. E njëjta kohë, kur është fjala për kohën që kam parashikuar se do më merrte rruga (në kushte normale) dhe koha që kam në dispozicion për të arrit në vendin e dëshiruar, çdo minutë më ngjan se ikën me shpejtësinë e një sekonde. Në të njëjtën kohë , në të njëjtin trafik, koha që kaloj i bllokuar në mes të trafikut më duket se ndalon, më duket se çdo minutë merr një orë për të kaluar. Pra koha papritur më bëhet një problem fizik (nuk pret mua) dhe një problem psikologjik që ecën me kahe të kundërta me nevojat e mia, duke ecur më shpejt se sa duhet në rastin e parë dhe më ngadalë se sa duhet në rastin e dytë. Por, natyrisht, edhe sikur të kisha njohuritë e nevojshme për ta manipuluar, për ta ndaluar sistemin kohor, nuk do e bëja këtë. Sepse koha nuk do të ishte më kohë, ajo do të kthehej në përjetësi. Megjithëse koha ka potencialin e një konflikti serioz shkencor, unë kam gjetur mënyrat e mia të merrem me të. Unë, në lidhje me kohën, gjej komfort tek konkluzionet e mendjeve të ndritura qe e kanë studiuar atë. Mendimi i Teilhard de Chardin se koha është kënaqësia e Zotit, është frymëmarrja aktuale e shenjtërimit, me qetëson sepse gjërat duket të jenë të paraprogramuara për mua. Pra për një gjë që unë nuk jam në kontroll të plotë, nuk ndjej përgjegjësi të njëjtë sikur të isha në kontroll. Elioti, i cili na sugjeron që ta shohim realitetin shpirtëror sikur të jetë në pozicionin 90 gradë të rrotullimit të kohës, më bën që të mendoj se është e pamundur ti kryejmë të gjitha detyrat njerëzore në kohën që kemi në dispozicion. Po ashtu, midis të tjerëve, Platoni na mësonte të mos merakosemi me kohën, sepse ajo lëviz, dhe çdo gjë që lëvizë nuk e ka gjetur akoma pozicionin e vet—që do të thotë nuk është perfekt. Pra nëse koha nuk është perfekt, as ne nuk mund të jemi plotësisht të tillë. Pra, për arsye kohe (qesh) le ta lëmë e kaq shpjegim rrjedhën e problemeve që kam me të”.
Përveç studimeve tuaja në fushën e letërsisë, çfarë ju pëlqen tjetër të bëni?

“Më pëlqen shumë antropologjia dhe fotografia. Kuptohet që mënyra me e mirë e futjes në thellësi të shkencës të së parës dhe të artit të së dytës është udhëtimi për në sa më shumë vende, dhe sa më në thellësi të vendeve të botës. Natyra, pas të cilës jam i pasionuar dhe i dashuruar, është esenca e ekzistencës së tyre. Unë e gjej shumë interesante njohjen nga afër të origjinës dhe zhvillimin fizik dhe kulturor të njerëzve të ndryshëm. Dua të di sa më shumë për karakteristikat biologjike, zakonet dhe besimet sociale të tyre. Nuk mund të largohem kurrë nga kurioziteti se cilat janë ngjashmëritë dhe divergjencat tona me gjallesat e tjera. Duke ndjekur interesat e mia në studimin e humanëve dhe të punës së tyre zgjeroj horizontin rreth natyrës dhe esencës së njerëzimit. Çdo të veçantë, çdo të re që mund të zbuloj unë ose të mund të shoh me sy pasi ta kenë zbuluar studiuesit, kam dëshirë ta fotografoj me aparatin tim qoftë në bardhezi qoftë në formë digjitale. Për mendimin tim, tani më shumë se kurrë ka ardhur koha të mendojmë edhe në mënyrë vizuale. Madje edhe fjalët e konceptet e përgjithshme nganjëherë na e kufizojnë rrjedhën e përshtypjeve për gjerat e rralla dhe ato të zakonshme. Fjala vjen, kur e shikojmë një objekt vetëm me syrin e së përgjithshmes apo me atë tipik, shpesh na shpëton objekti në vetvete. Ne tentojmë të udhëtojmë të shohim Pyllin e Shiut, dhe jo një peme të veçantë të tij. Kur jemi në një park botanik tentojmë të shohim lule dhe jo specifikisht këtë apo atë lule. Kur shkojmë në një vend të huaj tentojmë të shohim njerëz dhe jo një prej tyre sado interesant të paraqitet ai apo ajo. Pra, në një farë mënyre, në kontrast me traditën, të shohësh do të thotë të harrosh aq sa do të thotë të kujtosh. Aparati fotografik më ndihmon si të përqendrohem në të veçantat e udhëtimeve të mia ashtu edhe për t’i marrë ato me vete për t’iu referuar prapë në një kohë tjetër”.

  • A mbani lidhje me vendlindjen?

“Para disa ditësh kam dhënë një intervistë për programin e parë të Radio Tiranës, ku gazetari i saj, Demir Gjergji, më bëri të njëjtën pyetje. Përgjigjja ime është e njëjtë, të paktën në esencë. Sikur të mundohesha ta jetoj jetën pa vendlindjen time, do të ishte sikur të mundohem të ndërtoj një pallat duke filluar nga kati i dytë. Pra realisht është e pamundur. Imagjinata nuk mjafton. Nuk mund të harroj se Shqipëria më formoi, më bëri njeri. Amerika më dha mundësinë të bëhem një njeri më i ditur. Unë jam dakord me sociologët funksionalistë të cilët besojnë që të gjitha shoqëritë tentojnë të jetë e organizuara, të stabilizuara dhe se kanë një sistem integrimi që mbijeton pak-a-shumë në akord me vlerat që njeriu ushqen në fëmijëri. Shpirtërisht unë jam vendlindja, fëmijëria ime. Pa to nuk do të kisha substancën e domosdoshme për të ecur përpara, për tu kompletuar si njeri dhe si intelektual”.

Ju jetoni që nga viti 1990 në Amerikë. Flitet shumë për integrim. Ju jeni një shembull kuptimplotë i kësaj fjale. Si ia keni arritur?

“Mishërimi me një strukture specifike sociale përkufizohet në mënyra të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Për ne shqiptarët që jemi “deformuar” apo formuar nën mbikëqyrjen e regjimit komunist, Amerika është një parajsë e vërtet pas një ferri të tmerrshëm. Në njërën anë, ajo të jep lirinë të bëhesh pjese e jetës së saj globale, nëse e dëshiron atë. Nëse universi shoqëror ekzistues nuk është pjesë e preferencës tënde, Amerika të krijon mundësinë që të përzgjedhësh nga aktualiteti social që ka ose të shpikësh një univers të ri sipas kodeve morale dhe shoqërore që ke. Kërkesat e mija ndaj Amerikës kanë qenë po ato që kam, që kam pasë ndaj Shqipërisë: midis te tjerash, shprehje të lirisë fjalës, një mundësi të pakufizuar shkollimi, një vend pune me të cilin mund te jetoja në mënyrë të civilizuar, dhe siguri për jetën. Ndryshimi është se këto kushte në Shqipëri ishin një ëndërr në Amerikë janë një realitet”.

  • Si ja shpërbleni Amerikës këtë mirësi kaq të madhe që ju ka bërë?

“Thjeshtë, duke u bërë pjesë e strategjisë jetësore të saj. Për mua, Amerika fillon te njeriu më i afërt që gjendet pran meje, te gruaja ime, te studentët e mi, te kolegët, te i panjohuri që kalon atypari. Ndonëse jam human, dhe humanet e gëzojnë të drejtën të dalin nganjëherë nga vetja, me ta në mendje dal nga shtëpia në mëngjes. Jam i ndërgjegjshëm se nuk mund të ndryshoj jetën e Amerikës ashtu siç e bëri ajo për mua, por kjo nuk më ndalon të jap ndihmesën time modeste nga njëri njeri tek tjetri, nga njëra ditë tek tjetra. E filloj ditën me objektivin që të bëj më shumë se sa të jem pjesë e projekteve, pra të kontribuoj me të gjitha mundësitë e mia në to. Shkoj te kolegji dhe hyj në klasë i përgatitur që jo vetëm të mësoj studentët, por t’i frymëzoj ata për të vënë në jetë ato që mësojnë aty. Nëse dikush më bën një të padrejtë, bëj ç’të jetë e mundur që jo vetëm t’ia falë gabimin, por ta harroj atë. Për çdo detyre që kryej, nuk mjaftohem duke shpresuar se puna ime është e kryer sipas të gjitha standardeve të kërkuara, por i kërkoj vetës llogari deri sa një gjë e tillë bëhet realitet etj. etj. Këtu falja “mirënjohje” merr përmasa kuptimore që gjenden përtej përbërjes së saj si një pjesë e thjeshtë e leksikut të përgjithshëm. Në lidhje më këtë pikë, jo rrallë e gjej veten të tretur diku midis realistit dhe idealistit”.

  • A jeni i martuar zoti Marinaj?

“Po, gruaja ime është rumune dhe quhet Dusita”

  • Martesa juaj me Dusitën, pra me një vajzë rumune, është një rast disi i veçantë. Nëse nuk përbën ndonjë sekret, a mund të tregoni historinë e kësaj lidhjeje?

“Kur jam takuar me Dusitën për herë të parë, kisha më pak se një vit në Amerikë. Isha 27 vjeç. Gjatë atyre muajve me dukej sikur jeta më kishte shtyrë në labirintet e saj më të panjohura. Ndër ato kushte, martesa ime ishte thjeshtë një fenomen astronomik. Në nivel personal, fjala “grua” ishte një mit, një përbërje qiellore rreth së cilës nuk doja të dija as për ndërtimin, as përbërjen, as prejardhjen, as vendin e saj në hapësirë, e aq më pak të jem zbatues i ligjeve apo shoqërues i lëvizjes së një gruaje. Me pëlqenin vajzat, jo gratë. Rinia, me të gjitha privilegjet e saj, sikur e bënte të ligjshëm shikimin për një vajzë akoma më mirë nga ajo që mund të kishe në mendje. Më 19 maj të vitit 1992, pashë një vajzë që po fliste rumanisht me një nga vajzat e repartit ku punoja. Pasi Dusita u largua, mu duk sikur edhe qetësia ime iku pas saj. Diku në mes të 100 ndërrimeve të çehres së fytyrës, u afrova dhe pyeta rreth saj. Pas diç më pak se pesë muajsh, pikërisht në ditën e parë të nëntorit, 1992, u gjeta plotësisht i gatshëm ta kaloj segmentin jetësor nga djalë në burrë. Pra pranuam unazat e njëri-tjetrin, që ne të dy edhe sot e kësaj dite, mendojmë se domethënia e atij procesi është çmimi më i madh që ka krijuar Zoti për njerëzimin dhe njerëzimi për vete”.

  • Kush e bën pazarin tek ju?

“Zakonisht, Dusita. Nganjëherë dalim bashkë. Kjo ndodh veçanërisht kur jam duke studiuar për një kohë të gjatë, sidomos nga ato materialet që kërkojnë një përqendrim më të madh se sa ofron kapaciteti trurit tim për ta thithur dhe sistemuar informacionin e ri në kanalet e përshtatshme dhe të qëndrueshme të tij. Kjo më jep mundësinë të freskoj jo vetëm mendjen, por edhe ndjenjat. Momentet që kaloj me Dusitën kurrë nuk janë të mjaftueshme për mua. Kësisoj koha midis njërit pazar dhe pazarit tjetër na ofron mirësinë e dy aspekteve të rëndësishme jetësore—produktet materiale për të jetuar si njerëz të civilizuar dhe një dritare shtesë për të shikuar drejt në sy njëri-tjetrin, për të dëgjuar vetëm zërat e njëri tjetrit, për t’u përqendruar vetëm në jetën e njëri tjetrit, për të jetuar si burrë-e-grua në kuptimin më sublim të dashurisë”.

  • Atëherë, që të mos iki nga pyetja që pata planifikuar të bëj para kësaj, cila është blerja e fundit që ju, personalisht, keni bërë?

“Kam blerë një punim fotografik të riprodhuar të fotografes së njohur Sam Taylor-Wood që titullohet “Marianne Faithfull”. Ngaqë më mungon koha (dhe që andej qetësia) të shpenzoj kohë nëpër dyqane, zakonisht shkoj direkt te vendi ku e di se mund të gjeje atë gjë që dua. Këtë here nuk ndodhi ashtu sepse pata vështirësi ta gjej këtë punim të montuar në një kornizë të përshtatshme. Ishte një dhuratë me rastin e “Krishtlindjes” për një kolegun tim, që nuk del kurrë nga zyra e punës. Pra ishte një peshqesh dhe një sugjerim (me humor) se jashtë dyerve të zyrës dhe të klasës akoma ka jetë. Ngaqë gruaja e tij (edhe ajo pedagoge) qeshi me të madhe kur e pa, besoj se ia arrita qëllimit”.
Për kuriozitet, pse pikërisht “Marianne Faithfull” për një pedagog? A mund të na e përshkruani me pak fjalë atë punim artistik, që të kuptojmë arsyetimin tuaj për ta blerë atë?
“Le të shpjegohem se “Marianne Faithfull” është një vepër artistike erotike dhe soditëse. E shoqja e pedagogut në fjalë gjithmonë ankohet duke qeshur se “ai është i martuar me zyrën akademike e tij jo me të.” Natyrisht ana artistike e fotografisë ka shumë vlera që përkonin me kushtet jetësore dhe me shijet e tij për artin. Pra qe një peshqesh më shumë domethënës se sa i shtrenjte. Madje edhe montimi i imazhit ishte bërë në mënyrë kreative: fytyra e subjektit, pra e zonjës Faithfull, është e shpërndarë në dy pjesë mu në mes të golfit të trikos ngjyrë hiri, sikur pjesa qendrorë e flokëve të saj biondë, refuzon pa as pikën më të vogël të përgjegjësisë, të qëndrojë si duhet mbi ballin e saj. Me sytë të rënduar me një ngjyrë të zezë makijazhi, me buzët të rënduara nga një të kuq të theksuar buzësh, ajo vështron e tretur në hapësirën përpara saj. Hapësira midis dy kornizave e strukturon imazhin në mënyrë aktive dhe thekson formën e përsosur nga ana simetrike. Fotografia qe e përshtatshme jo vetëm nga bukuria femërore e subjektit, por më tepër për vlerat artistike që sjell për dashamirësit e arteve pamore. Përdorimi i fotografimit nga afër nga ana e autores autorizon dimensionet e formës në hapësirë. Rrumbullakimi organik i fytyrës së subjektit është e theksuar nga disa trekëndëshe të heshtura verdhësie që në pozicion diagonal rrethon pjesën e sipërme të kokës së subjektit, duke i vënë qoshet e sipërme në balancë me trikon e saj bojë-hiri të lehtë dhe me kufijtë fundor të anës së poshtme të imazhit. Organizimi i ekzagjerimit të syve dhe të gojës në një seri elementesh rrumbullake përben peshën vizuale të fotografisë. Faithfull (që në shqip, kuptimin më të përafërt të interpretimit, sidomos brenda parametrave të idesë së fotografes, do ta ishte “e ndershme, e besueshme” në kuptimin e gruas ndaj burrit) jepet vizualisht plot omnipotence, duke e përpirë të gjithë potencialin e hapësirës përreth. Nga ana tjetër, efektet e vlerave të kontrastit janë pikërisht një imitim i omnipotencës. Kësaj femre, si subjekt, nuk i mungon asgjë. Imazhi i fotografuar i saj sikur të fton në një dyluftim erotik dhe që andej shfaqet plotësisht e plotë si femër. Pranëvendosja e dritës dhe errësirës në një fytyre të vetme sugjeron një veçanti të vrazhdë të Simpoziumit të Platonit—ky si trup shpirtëror (krejt ndryshe nga personazhet e librit “Shtëpia e Shpirtrave” të Isabel Aliendes) duket e “tretur” në kërkim të pjesës tjetër të saj. Këto dyzime diktojnë fuqi nën sipërfaqen të hollë të ngurtësisë dhe lirshmërisë, të natyrales dhe të artificiales, të fshehtës dhe të shfaqurës, të emocionit dhe të indiferencës etj. Shkurt një punim që kolegut tim do i kujtonte se shtëpia dhe gruaja e tij janë jeta e vërtet, jo zyra e punës”.
  • Lexuesit e shumtë të gazetës sonë, mbase kërkojnë të ju njohin më mirë, ndaj në këtë pikë të bisedës sonë do të ishte me interes një prezantim. Pra, kush është Gjekë Marinaj?

“Megjithëse jam 42 vjeç, akoma e ndjej veten të dhënë pas çudirave të natyrës së argumentit. Një logjikë që më detyron ta njohë mirë, sepse është e vetmja armë me të cilën mbroj mendimet e mia publike për njeriun dhe botën. Ky impuls, në mënyrë natyrale, me ekspozon te një degë tjetër të filozofisë jetësore, te ajo e epistemologjisë. Asnjëherë nuk ndjehem i kënaqur me diapazonin e njohurive që kam rreth kufijve dhe natyrës së dijes. Jeta akademike, që tashme ka zëvendësuar më shumë se gjysmën e jetës time personale, është plot pyetje. Ndaj epistemologjia është e rëndësishme për mua, sepse nganjëherë ndodh që gjatë procesit të zbërthimit të një pyetjeje, arrij në konkluzionin që është gati e pamundur të di me saktësi se cila përgjigje është më e sakta për filan pyetje. Një pjesë e mirë e këtyre pyetjeve kanë të bëjnë me botëkuptimin tim metafizik, me përparësinë që i kushtoj studimit të natyrës më të skajshme të realitetit. Ndoshta këtë aspekt të formimit tim si njeri duhet ta lidh me fëmijërinë, ku gjithmonë bezdisja mësuesit duke u bërë pyetje që kishin të bënin me ekzistencën e gjerave: “...a është e mundur të ekzistojmë edhe pasi trupi ynë të jetë i pajetë?” e pyetje të tilla që vetëm mësuesit kanë durim ti dëgjojnë. Si adoleshent mendoja se ngacmime të tilla ishin të ligjshme sepse naiviteti fëmijëror ishte i ligjshëm, sepse fëmijëve nuk u kërkohej zbatimi i kodeve të etikës siç u kërkohej të rriturve. Mirëpo tani e kuptoj se nuk është ashtu. Ato pyetje e kishin etikën brenda dhe se etika është një fushë e pafundme studime. Megjithatë, sa herë që më jepet mundësia zë e studioj sjelljet e të tjerëve, që të mësoj prej tyre, tek vendosi për sjelljet e mia ndaj njerëzve, ndaj shoqërisë. Kurse si poet e gjej veten përherë e më shumë të zhytur në dritën e estetikës, të studimit të përhershëm të artit, bukurisë në jetë. Me fjalë të tjera, zoti Bigza, akoma jam një njeri që vazhdoj të studioj mundësitë e mia për të ndryshuar sa më shumë gjëra që duhen ndryshuar në jetën time dhe të tjerëve”.

  • Cili është mesazhi juaj për bashkatdhetarët tuaj këtu në Greqi?

“Shqiptarët dhe grekët janë sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm në kulturat respektive bashkëkohore. Normat dhe vlerat e një kulture nuk mund të gjykohen në mënyrë arbitrare nga një kulturë tjetër. Prej vitesh, kam një motër dhe dy vëllezër që me familjet e tyre jetojnë në Greqi. Unë jam i ndërgjegjshëm se njerëzit nganjëherë krijojnë një kulturë të modifikuar në mos të re në përpjekje për t’u adaptuar. Çmimi që detyrohemi të paguajmë ka të bëjë me efektet direkte dhe anësore të këtyre ndryshimeve. E keqja është se ato shpesh vinë si rezultat i presionit dhe i kërkimit të mundësive për diçka më të mirë në jetë brenda kulturës shoqërore që i rrethon ata. Në këtë mes, krenaria e shqiptarëve dhe shpirti konkurrues i tyre me të gjitha të mirat që ka përben edhe problemet e veta. Ata, brenda më pak se 20 vjetësh, duan të jenë në të njëjtin nivel me Grekët që janë aty me mijëra vjet. Ndonëse kjo gjë mund të jetë e mundshme në raste të rralla, për shumicën, sidomos në aspektin ekonomik, është e pamundur. Me këtë në mendje, ajo që u sugjeroj dy vëllezërve dhe motrës është këmbëngulja e tyre për të konkurruar me grekët në aspektin jo-material. Nëse ata duan të ndjehen të barabartë me grekët, këtë mund ta arrijnë në një fushë të jetës që është shumë më e rëndësishme se ajo ekonomike e çastit. Pra ata mund të shkëlqejnë në krijimet abstrakte të humanizmit—mësimi i gjuhëve të huaja, për shembull, (nëse një grek ka një restorant apo një hotel, dhe ju flisni anglisht dhe ai flet vetëm greqisht, greku është i detyruar të të punësojë për të komunikuar me të huajt—pra duke të venë mbi veten). Nuk duhet të harrojmë se Grekët janë humanë dhe ashtu si shqiptarët edhe ata kanë dëshirë të respektohen, të kuptohen, të vlerësohen dhe të marrin vëmendjen e duhur në marrëdhënie me të tjerët. Për këtë duhet vetëm njohje, dhe burimet më të mira të njohurive e kanë origjinën te libraritë apo bibliotekat, të cilat janë me dyer të hapura për shqiptarët. Shqiptarët që jetojnë në Greqi mund të kenë ide më të mira se unë kur është fjala se çfarë është e mirë për ta, dhe kjo është e ligjshme. Por ajo që di unë është se rezistimi i njohjes se kulturës se artë (të vjetër dhe të re) greke, lënia pas dore e mësimit të greqishtes, të jetosh dhe të veprosh me mendimin se shumica e grekëve janë të këqij apo racistë, nuk është vetëm një gabim i madh, por do të thosha, është një faj i madh.

Faleminderit!

Saturday, 26 January 2008

Klima, qyteti i Elbasanit dhe përgjegjësia qytetare



Nga Aida Dismondy*

Në një kohë që e gjithë bota po trajton me të madhe problemin e Ngrohjes Globale, dhe po bëhet një 'autokritikë' e njeriut si dëmprurës në këtë problem në Shqipëri, pikërisht në Elbasanin tim të lindjes, sërish dora e njeriut vë sëpatën mbi pishat, mushkëritë e pakta që që pastronin 'kancerin' e tymit. Sot pata mundësinë të lexoj një shkrim të Dilaver Baxhakut mbi prerjen e pishave në qytetin tim të lindjes Elbasan. Njëkohësisht ndoqa dhe filmin dokumentar të Fatmir Terziut "Clouds of Smoke" (Retë e Tymit) një prodhim i Terziu Media Productions & Film në bashkëpunim me Departamentin Britanik të Mjedisit, Ushqimit dhe Aferave Bujqësore dhe gazetarin e BBC-së Mike Sergant. Të dy zotërinjtë janë nga ky qytet dhe ndonëse trajtojnë subjekte të ndryshme, kanë një shqetësim të perbashkët shkatërrimin e sistemit ekologjik në qytetin e Elbasanit. Duke u nisur nga informacioni i dhënë prej Baxhakut dhe Terziut është e qartë se gjendja e mjerueshme e mjedisit në Elbasan është nga njëra anë rezultat i neglizhencës lokale dhe asaj burokrate. Kjo neglizhencë pasqyrohet në filmin dokumentar të Terziut, ku padyshim absurdja përqëndrohet rreth lëshimit të gazrave ndotës dhe vrasës nga fabrika të cilat duhen të mbyllen ose janë në nevojë renovimi të domosdoshëm për të reduktuar lëshimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë e sidomos në ndotjen e ajrit për qytetarët e Elbasanit dhe spostimit të plehrave të qytetit në një fushë masive në periferi e djegien e tyre pa kriter. Lëshimi i gazrave nga djegia e këtyre të fundit s'bën gjë tjetër porse u shtohet atyre të lëshuara nga fabrikat e stërvjetëruara.

Nga ana tjetër është arbitrarizmi burokrat dhe vendimet e pamenduara me rezultate katastrofike për pamjen dhe ekologjinë e qytetit, sikur rezulton nga artikulli i Baxhakut.

Për qytetarët e Elbasanit ndotja e mjedisit s'është një fenomen i ri, çdo kush e kujton tymin e kuq që binte mbi rrobat që thaheshin në ballkone, e që vinte nga oxhakët e Metalurgjisë gjatë viteve të socializmit. Edhe gjatë asaj kohe qytetarët e Elbasanit ankoheshin dhe e mallkonin katraurën e hekurt, ndërtuar në fushë pjellore. Por le të mos kalojmë në reminishencë e të fokusohemi në të tashmen. Ç'mund të behet në këtë drejtim? Si mund të kontribuojnë qytetarët për të mirëmbajtur qytetin e tyre dhe si të mund të gjejnë një zgjidhje zyrtarët e zgjedhur në Bashkinë e qytetit? I shtroj këto pyetje-shqetësime, sepse më duket se situata nuk është e pashpresë, megjithëse edhe mund të duket e tillë në aparencë. Ndonëse nuk kam dyshim në afrimin e zgjedhjeve të mundshme nga ekspertët e mbjedisit dhe atyre nëpër zyrat e Bashkisë, dëshiroj të paraqes disa zgjidhje të mundshme për qytetin e Elbasanit në një perpjekje për të kontribuar në përmirësimin e ambientit dhe gjelbërimin e qytetit.

Së pari, plehrat në periferi të qytetit: Duke menduar se zyrtarët e Bashkisë janë të decentralizuar ata mund të shikojnë mundësinë e bashkëpunimit me kompani të huaja të trajtimit të plehrave, të cilat kanë eksperiencë jo vetëm në grumbullimin dhe trasportimin e plehrave por dhe në ndërtimin e landfills dhe shndërrimin e gazit të prodhuar nga procesimi në energji për kosumatorët ose qytetarët e Elbasanit, pa ndotur ambientin. Kjo natyrisht kërkon studimin dhe koston e projektit, porse ndodh shpesh që kompanitë e interesuara të mbulojnë koston e shpenzimeve. Sa kohë që marrëveshjet nuk u përngjajnë atyre të tipit italian, sjelljes së plehrave dhe procesimin e tyre në Shqipëri, projekte dhe marrëveshje këto që myken diku nëpër sirtaret e tavolinave që kanë ndërruar gustot e kryetarëve të Bashkisë. Izraelitët p.sh. kanë zhvilluar një sistem mjaft të mirë për procesimin e plehrave dhe të përpunimit të ujrave të zeza (përmend Izraelitët pasi sistemi i tyre i trajtimit të mbeturinave është tepër i avancuar dhe i vlerësuar). Një mundësi bashkëpunimi mund të shikohet në këtë drejtim. Organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për mbrojtjen e ambientit në Shqipëri mund të përdoren për të ndermjetësuar këto bashkëpunime.

Një vëmendje e veçantë, nga ana tjetër, i duhet kushtuar ndërgjegjësimit të çdo qytetari për kujdesin ndaj ambientit ku banon. ?shtë e rëndësishme që të jetë një mirëkuptim se jo vetëm shtëpia ku banon ka rëndësi të mbahet e pastër por dhe vendi jashtë saj, aty ku lozin fëmijët. Një shoku im më tregonte sesi një miku i tij gjerman ishte çuditur kur shikonte shtëpitë kaq të pastra në Elbasan dhe mbeturinat që fluturonin nga dritarja. Një paradoks i vërtetë. Ndërkohë që janë vënë kosha plehrash, e mira do të ishte të vendoseshin dhe kosha për riciklimin e objekteve të ndryshme p.sh. në Gjermani koshat janë të ndarë, një për plehra, një për objekte riciklimi plastike dhe letra e një tjetër për objekte qelqi, kjo për ambientet publike, kurse qytetarët nga nga tjetër i ndajnë plehrat dhe objektet ricikluese në shtëpi dhe i vendosin në qeset përkatëse. Ndërsa në Amerikë çdo shtëpi merr nga komuna kundrejt një pagese prej 10 dollarësh një kosh që është veç për objektet e riciklimit. Në të dy shtetet ekziston dhe gjoba për hedhjen e plehrave pa kriter, në Amerikë është rreth 500 dollarë. Pra, në këtë mënyrë çdo qytetar jep kontributin e tij dhe është i ndërgjegjshëm për rolin që luan në mirëmbajtjen e mjedisit, pa pritur që gjithëçka të vijë me urdhër nga lart. Të kuptohemi drejt nuk e kam fjalën për adoptimin e praktikave të huaja, se natyrisht 500 dollarë është një shumë e konsiderueshme për xhepin e një qytetari amerikan le më pastaj të një qytetari shqiptar, por ideja është në rritjen e kontributit qytetar për mirëmbajtjen e qytetit.

Së fundi rigjelbërimi i qytetit. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Mbas katastrophës së qendrës së qytetit prerjes së pishave dhe krijimit të një pamjeje që të vret sytë, punësimi i një specialisti të pyllezimit dhe kopshtarisë (landscape designer) do të ndihmonte në këtë drejtim, që të mund të paraqes një projekt plan për riparimin e sheshit kryesor të qytetit. Ndonëse besoj se zyrtarët e Bashkisë e kanë tashmë projekt planin përndryshe nuk do të kishin filluar një projekt kaq ambicioz sa zhveshja e qytetit nga gjelbërimi. E nëse jo, është kjo një shenjë e mungesës së profesionalizmit dhe ekspertizës nga ana e projekt menaxherit. Çdo projekt fillon me koston, kohën dhe objektivat që duhen plotësuar për ta përfunduar, të tëra këto i lidh kualiteti. Fakti që fondet s'mjaftojnë për të përfunduar projektin e nisur tregon se me sa duket plani është bërë veç për fazën e parë të projektit (atë të prerjes së pishave dhe shkatërrimit të trotuareve) duke harruar fazat e tjera të tij. Pra, nëse fjalët që qarkullojnë se projekti u la për mungesë fondesh janë të vërteta, është ky një tregues i punës së dobët jo vetem të projekt menaxherit por të të tërë grupit bashkiak që miratoi projektin.

Meqë fondet mungojnë atëherë si të mund të sigurohen përndryshe qendra e qytetit do të mbetet sikur është tani, në një gjendje të mjerueshme për vite që vijnë. Duke qenë se bashkia nuk ka fonde ma do mendja që fisnikëria dhe bujaria e biznesmenëve të qytetit do të mundësojë fondet për këte projekt. Organizimi i një evenimenti me pikësynim sigurimin e fondeve (fundraising) do të ndihmonte në mbledhjen e tyre. Në këtë rast krijimi i një bordi qytetar është i domosdoshëm për monitorimin e fondeve dhe përpara tij projekt menaxheri duhet të raportojë lidhur me mbarevajtjen e projektit dhe përdorimin e fondeve.


Përpos anës financiare qytetarët mund të japin pak nga koha e tyre për të rregulluar ambientet e qytetit. Jo shumë larg qytetit ku banoj në anë të autostradës është një pllajë e mbjellë me lule dhe e zbukuruar. Sapo afrohesh lexon një pllakatë të vockël " Kjo parcelë mirëmbahet nga nxënësit e shkollës së mesme". Në shkollën e tim biri nxirret një njoftim herë pas here për të mbjellë lulet në kopshtin e shkollës apo disa zarzavate, ku prindër dhe fëmijë mblidhen së bashku për të zbukuruar ambientin rreth shkollës. Gjithashtu çdo qytet ka klube kopshtarësh ku bëjnë pjesë qytetarë të cilët vullnetarisht kontribuojnë kohën e tyre për zbukurimin e qyteteve ku banojnë. Ky është një gjest në të mirë të komunitetit për ta bërë atë të këndshëm e tërheqës jo veç për banorët por për këdo që vjen. ?shtë një ndjenjë krenarie që banorët kanë për qytetet apo komunitetet ku jetojnë dhe bëjnë ç'ka është e mundur për t'i mirëmbajtur. Dikur ne kemi bërë aksione për mbjelljen e pemëve. E di dikush do të qeshë e do të mendojë : " Po pse në kohë të Enverit jemi ne?!!" Jo, nuk jemi në kohë të tilla dhe as i dëshiroj të përsëriten, por, angazhimi i qytetarëve dhe i nxënësve të shkollave krijon mundësinë e pjesëmarrjes, e dhënies së kontributit sado i vogël apo i madh që rezulton në ambiente të mirëmbajtura pune dhe jetese. Askush nuk i vë shkelmin një diçkaje për të cilën është djersitur së punuari. Mbase, mbase një iniciative nga shkollat e mesme të qytetit do të angazhonte studentët (nxënësit) për të mbjellë e u kujdesur për disa pemë që i nevojiten qytetit të Elbasanit.

Elbasan i bukur Elbasan, thotë Baxhaku në artikullin e tij duke e perfunduar këtë frazë me një pikëpyetje, ndërsa Terziu jep një pamje të ish-pishave të moçme të ngarkuara me dëborë që shkrin si rezultat i tymit dhe këshillon për përgjegjësinë që ka çdo qytetar në mbrojtjen e mjedisit. Koha e komunizmit ka ikur së bashku me kohën e heshtjes së qytetarit nga frika e persekutimit, është koha e kontributit dhe e përgjegjësisë qytetare. Veç në këtë mënyrë do të ndalohet arbitrarizmi burokrat i zyrtarëve dhe do të mund t'u trashëgojmë gjeneratave pasuese bukuritë e qytetit në të cilin ne u rritëm. Pishat ikën e janë tani pjesë e historisë së shkuar, le të mos lejojmë që indiferenca jonë qytetare të na bëj sehirxhinj nëse nesër i vjen rradha dhe Rrapit të moçëm të Bezistanit apo shndërrimit të qytetit në një kosh ku hidhen mbeturinat kimike dhe plehrat. Kaq pak ja detyrojmë vetes dhe fëmijëve tanë.

* Botoi Gazeta "Ndryshe" E Shtune, 26 Janar 2008

Wednesday, 23 January 2008

VETËM RRAPI I MOCËM I BEZISTANIT KA MBETUR PAQETHUR!

Klima, qyteti i Elbasanit dhe pergjegjësia qytetare:



Në një kohë që e gjithë bota po trajton me të madhe problemin e Ngrohjes Globale, dhe po bëhet një ‘autokritikë’ e njeriut si dëmprurës në këtë problem në Shqipëri, pikërisht në Elbasanin tim të lindjes, sërrish dora e njeriut vë sëpatën mbi pishat, mushkëritë e pakta që që pastronin ‘kancerin’ e tymit. Sot pata mundësinë të lexoj një shkrim të Dilaver Baxhaku mbi prerjen e pishave në qytetin tim të lindjes Elbasan. Njëkohësisht ndoqa dhe filmin dokumentar të Fatmir Terziut “Clouds of Smoke“ (Retë e Tymit) një prodhim i Terziu Media Productions & Film në bashkëpunim me Departamentin Britanik të Mjedisit, Ushqimit dhe Aferave Bujqësore dhe gazetarin e BBC-së Mike Sergant.
Të dy zotërinjtë janë nga ky qytet dhe ndonëse trajtojnë subjekte të ndryshme, kanë një shqetësim të perbashkët shkatërrimin e sistemit ekologjik në qytetin e Elbasanit.
Duke u nisur nga informacioni i dhënë prej Baxhakut dhe Terziut është e qartë se gjendja e mjerueshme e mjedisit në Elbasan është rezultat i neglizhencës lokale dhe asaj burokrate nga njëra anë. Kjo neglizhencë pasqyrohet në filmin dokumentar të Terziut, ku padyshim absurdja përqëndrohet rreth lëshimit të gazrave ndotës dhe vrasës nga fabrika të cilat duhen të mbyllen ose janë në nevojë renovimi të domosdoshëm për të reduktuar lëshimin e gazrave të dëmshëm në atmosferë e sidomos në ndotjen e ajrit për qytetarët e Elbasanit dhe spostimit të plehrave të qytetit në një fushë masive në periferi e djegien e tyre pa kriter. Lëshimi i gazrave nga djegia e tyre s’bën tjetër gjë porse u shtohet atyre të leëshuara nga fabrikat e stërvjetëruara.
Nga ana tjetër është arbitrarizmi burokrat dhe vendimet e pamenduara me rezultate katastrofike për pamjen dhe ekologjinë e qytetit, sikur rezulton nga artikulli i Baxhakut.
Për qytetarët e Elbasanit ndotja e mjedisit s’është një fenomen i ri, çdo kush e kujton tymin e kuq që binte mbi rrobat që thaheshin në ballkone, e që vinte nga oxhakët e Metalurgjisë gjatë viteve te socializmit. Edhe gjatë asaj kohe qytetarët e Elbasanit ankoheshin dhe e mallkonin katraurën e hekurt, ndërtuar në fushë pjellore. Por le të mos kalojmë në reminishencë e të fokusohemi në të tashmen.
Ç’mund të behet në këtë drejtim? Si mund të kontribuojnë qytetarët për të mirëmbajtur qytetin e tyre dhe si të mund të gjejnë një zgjidhje zyrtarët e zgjedhur në Bashkinë e qytetit? I shtroj këto pyetje-shqetësime, sepse më duket se situata nuk është e pashpresë, ndonëse edhe mund të duket e tillë në aparencë.
Ndonëse nuk kam dyshim në afrimin e zgjedhjeve të mundshme nga ekspertët e mbjedisit dhe atyre nëpër zyrat e Bashkisë, dëshiroj të paraqes disa zgjidhje të mundshme për qytetin e Elbasanit në një perpjekje për të kontribuar në përmirësimin e ambientit dhe gjelbërimin e qytetit.
Së pari, plehrat në periferi të qytetit: Duke menduar se zyrtarët e Bashkisë jane të decentralizuar ata mund të shikojnë mundësinë e bashkëpunimit me kompani te huaja të trajtimit të plehrave, të cilat kanë eksperiencë jo vetëm në grumbullimin dhe trasportimin e plehrave por dhe në ndërtimin e landfills dhe shndërrimin e gazit të prodhuar nga procesimi në energji për kosumatorët ose qytetarët e Elbasanit. Mbyllja e vendit ku hidhen plehrat dhe zëvendësimi i tyre me landfills. Kjo natyrisht kërkon studimin dhe koston e projektit, porse ndodh shpesh që kompanitë e interesuara të mbulojnë koston e shpenzimeve. Sa kohë që marrëveshjet nuk u përngjajnë atyre të tipit italian, sjelljes së plehrave dhe procesimin e tyre në Shqipëri, projekte dhe marrëveshje këto që myken diku nëpër sirtaret e tavolinave që kanë ndërruar gustot e kryetarëve të Bashkisë. Izraelitet kane zhvilluar një sistem mjaft të mirë për procesimin e plehrave dhe të përpunimit të ujrave të zeza. Një mundësi bashkëpunimi mund të shikohet në këtë drejtim. Organizatat qeveritare dhe jo qeveritare për mbrojtjen e ambientit në Shqipëri mund të përdoren për të ndermjetësuar këto bashkepunime.
Një vëmendje e veçantë, nga ana tjetër, i duhet kushtuar ndërgjegjësimit të çdo qytetari për kujdesin ndaj ambientit ku banon. Eshtë e rëndësishme qe te jete nje mirekuptim se jo vetem shtepia ku banon ka rendesi te mbahet e paster por dhe vendi jashte saj, aty ku lozin femijet. Nje shoku im me tregonte sesi nje miku i tij gjerman ishte çuditur kur shikonte shtepite kaq te pastra ne Elbasan dhe mbeturinat qe fluturonin nga dritarja. Nje paradoks i vertete. Vertete jane vene kosha plehrash por e mira do te ishte te vendoseshin dhe kosha per riciklimin e objekteve te ndryshme p.sh. ne Gjermani koshat jane te ndare, nje per plehra,nje per objekte riciklimi plastike dhe letra e nje tjeter per objekte qelqi, qytetaret nga nga tjeter qysh ne shtepi i ndajne plehrat dhe objektet ricikluese dhe i vendosin ne qeset perkatese. Ndersa ne Amerike çdo shtepi merr nga komuna kundrejt nje pagese prej 10 dollaresh nje kosh qe eshte veç per objektet e riciklimit. Ne te dy shtetet ekziston dhe gjoba per hedhjen e plehrave pa kriter, ne Amerike eshte rreth 500 dollare, Pra ne kete menyre çdo qytetar jep kontributin e tij dhe eshte i ndergjegjshem per rolin qe luan ne mirembajtjen e mjedisit. Te kuptohemi drejt nuk e kam fjalen per adoptimin e praktikave te huaja, se natyrisht 500 dollare eshte nje shume e konsiderueshme lekesh per xhepin e nje qytetari amerikan le me pastaj te nje qytetari shqiptar, por ideja eshte ne rritjen e kontributit qytetar per mirembajtjen e qytetit.
Se fundi rigjelberimi i qytetit. Gjuha shkon ku dhemb dhembi. Mbas katastrophes se qendres se qytetit prerjes se bredhave dhe krijimit te nje pamjeje qe te vret syte, nje specialist i pyllezimit dhe zbukurimit duhet punesuar ( landscape designer) qe te mund te paraqes nje projekt plan per riparimin e sheshit kryesor te qytetit. Do te thote ndikush po ku jane fondet? Po bashkesia nuk ka fonde per ma do mendja qe fisnekeria dhe bujaria e biznesmeneve te qytetit do te mund te siguroje fondet per kete projekt. Nje fundraising do te ndihmonte ne mbledhjen e fondeve. Jo shume larg qytetit ku banoj ne ane te autostades eshte nje pllaje e mbjelle me lule dhe e zbukuruar sapo i afrohesh asaj lexon nje pllakate te vockel “ Kjo parcele mirembahet nga nxenesit e shkolles se mesme”. Ne shkollen e tim biri nxirret nje njoftim here pas here per te mbjelle lulet ne kopshtin e shkolles apo disa zarzavate, ku prinder dhe femije mblidhen se bashku per te zbukuruar ambientin rreth shkolles. Dikur ne kemi bere aksione per mbjelljen e pemeve. E di dikush do te qeshe e do te mendoje : “ Po pse ne kohe te Enverit jemi ne?!!” Jo, nuk jemi ne kohe te tilla dhe as i deshiroj kohe te tilla te perseriten. Por, angazhimi i femijeve i jep mundesine atyre qe te marrin pjese e japin kontributin e tyre per t’u kujdesur ne ambientet ku jetojne apo shkollohen. Askush nuk i ve shkelmin nje diçkaje per te cilen eshte djersitur se punuari. Mbase mbase nje iniciative nga shkollat e mesme te qytetit do te angazhonte studentet (nxenesit) per te mbjelle e u kujdesur per disa peme qe i nevojiten qytetit te Elbasanit.
Elbasan i bukur Elbasan, thote Bixhaku ne artikullin e tij duke e perfunduar kete fraze me nje pikepyetje, ndersa Terziu jep nje pamje te ish-pishave te moçme te ngarkuara me debore qe shkrin si rezultat i tymit dhe keshillon per pergjegjesine qe ka çdo qytetar ne mbrojtjen e mjedisit. Koha e komunizmit ka ikur se bashku me kohen e heshtjes se qytetarit nga frika e persekutimit, eshte koha e kontributit dhe e pergjegjesise qytetare. Veç ne kete menyre do te ndalohet arbitrarizmi burokrat i zyrtareve dhe do te mund t’u trashegojme gjeneratave pasuese bukurite e qytetit ne te cilin ne u rritem. Pishat iken e jane tani pjese e historise se shkuar, le te mos lejojmë që indiferenca jonë qytetare të na bëj sehirxhinj nëse nesër i vjen rradha dhe Rrapit të moçëm të Bezistanit apo shndërrimit të qytetit në një kosh ku hidhen mbeturinat kimike dhe plehrat.

Aida Dismondy 2007 Janar 23

Saturday, 19 January 2008

KORDONI LETRAR I SHQIPTARËVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR




Nga Fatmir Terziu


Gjithkush nga ana e shqiptarëve që stacionoi ëndërrat e jetës në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrugë të vetën. Gjithkush përpos fateve dhe dhuntive personale ka përzgjedhur shanset e reja jetike. Njërëzit e letrave në këtë mes kanë gjithashtu rrugën e tyre. Ata kanë më shumë arsye të ndjehen krenarë në ‘bahcen’ poetike të Bajronit dhe letrarëve me emër të një vendi të mirrënjohur në arenën botërore përsa i përket kësaj fushe. Pak kohë më parë në një ambient tepër të thjeshtë, por domethënës shoqata shqiptare “Dituria” që drejtohet nga gazetari R. Jata, organizoi një takim premtues, të çiltër, prekës e pse jo the domethënës. E themi kështu se vetë mesazhi që përcolli ky takim qe i tillë. I ngrohtë dhe dashamirës, pa pjata e “sofra”, por me një sofër bujare: sofrën e poezisë shqiptare, sofrën e zërave shqip në një ambient krejt të ri për ne shqiptarët. U promovuan dy libra, dy zëra me moshë të ndryshme. Njëri i përket vogëlushes Greta Jata dhe tjetri poetit Selman Lokja, që botoi me përkujdesjen e "Diturisë" vargjet e tij të përfshira te "Ujëvarë Malli". E thënë shkurt, atmosfera u ngrit pa “dhunën” e tambureve, pa zhurmën e “pianoforteve”. Aty u fol dhe u prezantua shqip, rrjedhshëm dhe bukur. E thanë këtë dhe e ndjenë përfaqësuesit anglezë të Bashkisë së Hoslowt, e shprehën edhe të pranishmit e British Army në atë takim promovues. Pra, kur flitet dhe komentohet qartë shqip, s’ka dyshim që gjërat shkojnë mirë, aty s’ka koment.
A nuk e sugjeroi këtë edhe i madhi Kadare pak kohë më parë në Londër: “shkruani dhe flisni shqip, jo për patriotizëm, por...”. Kështu foli Ismail Kadare.
Foli dhe këshilloi miqësisht shkrimtari me përmasa botërore dhe si për ngjasi, në Librarinë e Wood Greenit, një drejtues shoqate tjetër shqiptare, Kucana, drejtues i shoqatës “Edith Durham” dhe drejtor i gazetës “The Albanian”, organizoi vazhdimësinë e kordonit letrar shqiptar me promovimin e Antologjisë poetike të poetëve në Britaninë e Madhe, me titull “Lermëni pak Atdhe II”. Edhe këtu protokolli nuk i tejkaloi mesazhet e kristalta letrare, edhe këtu fjala shqip peshoi më shumë se ndonjë hamendësi, më shumë se një dosje shëtitëse nën sqetull. Këtu kishte edhe miq, të ftuar, dashamirës dhe entuziastë të një përkimi realist me Ditën e Flamurit. Mes notave emocionale të përshëndetjeve pa mbarim do të veçonim atë të përfaqësueses së Bashkisë së Wood Greenit, që me fjalën e saj afroi edhe më shumë optimizëm për vazhdimin e mëtejshëm të këtij kordoni letrar shqiptar në UK. Fjalët e tjera ishin thuajse të njohura e të stërnjohura për sallën, por dhe ato që tentuan të zëvendësonin rrjeshtat me tone të çastit, u përballën me ritmin e valleve të traditës, interpretuar nga nxënës dhe talentë shqiptarë në UK, nga shoqatat “Faik Konica”, “Ardhmëria” dhe “Edith Durham”. Alba-Media ishte padyshim promotorja e këtij tubimi kulturor me vlera dhe rezultat.

“LERMËNI PAK ATDHE!”

Nuk është një thirrje politike, as edhe një dëshirë normale që ‘emigranti’ ia kërkon në heshtje Dheut të Babës, ku i ka lindur koka. Nuk është një sensacion. As edhe një përzgjedhje autoriale. Nuk është as edhe për të shtuar raftet me libra poetikë, aq sa premton të zgjojë një rrugë më të re në lëminë e bashkëveprimit letrar të kordonit shqiptar-letrar në UK. Vëllimi i parë mori udhën më 2004-tën dhe ka 23 autorë të gjinisë poezi dhe prozë poetike, ndërsa vëllimi i dytë u botua më 2006 dhe përkrah disa autorëve ‘shtëpiakë’ të vëllimit të parë, tek vëllimi i dytë ka edhe disa që u thirrën të shtonin larminë e nismës së ndërmarë nga Kucana. Pra falë vullnetit të tij numri i pjesëmmarrësve, poetë, shtoi ndjeshëm volumin dhe rëndësinë e “Lermëni pak Atdhe!” Sidoqoftë, poezia në emigracion, në SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Greqi e kudo ku kanë emigruar shqiptarët ka një kordon të përsosur tashmë. Ai kordon letra vlon përditë në mesin e shqiptarëve krijues dhe merr vlerësime të shumta. Është kordoni më i ndjeshëm në fushën e letrave shqipe në këtë kohë tepër të rrëndësishme.


Thursday, 17 January 2008

PA TY E DASHUR

Nga Fatmir Terziu



Kafen që piva pa ty
Kafen me emrin “Moka”
Mezi e kam gëlltitë
Pa Ty kafja s’shkoka.

Në kafenë që ndejta deri vonë
Djersë të ftohta më zbritën në trup
Një foto mbeti e syve të mi pronë
U përlota mbi të për turp.

Në xhamin e ftohtë të dritares përballë
Thinjat ndriçonin si neonë
Pse kafenë më le t’a pi në vetmi mbrëmë?
Tregomë të lutem, tregomë!

Kafenë që pij pa ty
Të ftohtë, të ngrohtë, apo “Moka”
E kuptoj përditë e më mirë

BUTRINT


Nga Fatmir Terziu







Aty ka kohë që krihet Perëndesha Dea
Aty ka mote që rri shëmbëlltyra e saj
Aty buron vetëm kënga dhe hareja
Aty s’ka tjetër bukuri që t’i ngjaj
Aty është ajo dhe ai; shkrirë në një trup njeriu
Ajo kokë burri në shtat femre
Ajo bukuri hyjnore që nuri i ngriu
Ajo statujë që sjell mesazhe historie, legjende.
Aty është ai dhe ajo të dëshmojnë
Të vërtetën e lashtë të një brenge
Të vërtetën që ka kohë që e shtrembërojnë
Ca sythe të padala të një peme.

Një pikë ujë

Nga Fatmir Terziu

Aty pikoi një pikë ujë
Krijoi ca rrathë mbi liqen
Pastaj u bë zhurmë e bujë
Zgjoi me mace e me qen.

Vetëm ajo pikë uji
Pushtoi për një çast një det
“Alarm! Ka ardhur i huaji”
mirëqenien tonë po na e vret.

Për atë të shkujdesur pikë uji
Gati u shua gjithë ai milet
Kazma e pushkë në duar
Ndërtoi bunkerë me forcën e vet!

E gjitha nga goja në gojë
Ajo pikë uji, u bë kiamet
Edhe pse njeriu e dinte që ishte lojë
Edhe pse njeriu eksperimentonte jetën e vet.

Aty pikoi një pikë uji
Dhe futi në rrathë dhjetra vetë
Vigjilencën ua kish ngrënë i huaji
Dhe këtë “Partia” s’e falte, medet!

Sa pika uji ranë dhe bien akoma në liqen
Nga ajo kohë e marrë gjer më sot
Askush nuk trazoi më mace e qen
As përdori bunkerat që dremisin kot.

Një grusht njërëz gjithmonë bëjnë bujë
Të ruajnë marrëzisht pushtetin e vet
Dhe pa dhimbje mbysin me një pikë ujë
kundërshtarët, qindra e mijëra vetë.

Prostituta

Nga Fatmir Terziu


Qëndis dyzet vjeçe, pajën me perlon
Dhe pse s’është e bukur, me qeshje të ngacmon.

Në bare natën bredh, buzëqeshjen s’ta përton
Për qejf, jo për nevojë, rri deri vonë.

Madje dhe i pëlqen që nganjëherë të rrihet
Gjithë lagja të digjet, ajo do të krihet.

Kur kthehet në shtëpi, për burrë mendon
S’ka gjë se ndonjë kujtim zë e ngacmon.

Pastaj rri me gratë deri në mëngjes
Sikur s’ka ndodhur gjë, serbes-serbes.

Graceni

Nga Fatmir Terziu
“Për të mos rënë në dorën e të ligut, Gratë e Cenit u hodhën nga shkëmbi!”
Legjenda


Daj Ceni s’ka këngë
Nga legjenda ka hyrë
i mbeti fshatit në emër,
i mbeti shkëmbit në fytyrë.

I mençur ky azgan
I besës dhe i punës
Në zemër një plagë mban
Që s’i ndali gjëmën turmës…

Në kohë të hershme fort
Kur pyjet rreth mbulonin
Dhe nën qiellin mot për mot
Dëllenja e mare lulëzonin.

Mbeti Cen duararti
I vetëm këtu fare
Dhe mbolli një lehë duhani
Rriti këtu ca manare.

Po nga fis i këtij dheu
Mori këtu nusen e tij
Në ditë të Shëndreut
Lindën për këtë tokë, fëmijë.

Dhe forcoi punën ballëartë
Edhe besën e pushtetshme
Djemtë për bëma e për shpatë
Edhe vajzat krejt të ndershme.

Mori udhën e mira e tij
Hyri në çadrën e armikut
Dhe për çudi burra, gra e fëmijë
Ranë në dorën e të ligut.

Kasaphanë u bë atë ditë
U mbyllën portat u bë gjëmë
Tek ai shkëmb i mprehtë thikë
“Gratë e Cenit” u hodhën në këmbë.

Gjëma mbeti legjendë
Emri Gracen për të hyrë
Për të mbetur këngë
Shkruar shkëmbit në fytyrë.


FATMIR TERZIU POEZI

1. Graceni

“Për të mos rënë në dorën e të ligut, Gratë e Cenit u hodhën nga shkëmbi!”
Legjenda

Daj Ceni s’ka këngë
Nga legjenda ka hyrë
i mbeti fshatit në emër,
i mbeti shkëmbit në fytyrë.

I mençur ky azgan
I besës dhe i punës
Në zemër një plagë mban
Që s’i ndali gjëmën turmës…

Në kohë të hershme fort
Kur pyjet rreth mbulonin
Dhe nën qiellin mot për mot
Dëllenja e mare lulëzonin.

Mbeti Cen duararti
I vetëm këtu fare
Dhe mbolli një lehë duhani
Rriti këtu ca manare.

Po nga fis i këtij dheu
Mori këtu nusen e tij
Në ditë të Shëndreut
Lindën për këtë tokë, fëmijë.

Dhe forcoi punën ballëartë
Edhe besën e pushtetshme
Djemtë për bëma e për shpatë
Edhe vajzat krejt të ndershme.

Mori udhën e mira e tij
Hyri në çadrën e armikut
Dhe për çudi burra, gra e fëmijë
Ranë në dorën e të ligut.

Kasaphanë u bë atë ditë
U mbyllën portat u bë gjëmë
Tek ai shkëmb i mprehtë thikë
“Gratë e Cenit” u hodhën në këmbë.

Gjëma mbeti legjendë
Emri Gracen për të hyrë
Për të mbetur këngë
Shkruar shkëmbit në fytyrë.

2. Prostituta

Qëndis dyzet vjeçe, pajën me perlon
Dhe pse s’është e bukur, me qeshje të ngacmon.

Në bare natën bredh, buzëqeshjen s’ta përton
Për qejf, jo për nevojë, rri deri vonë.

Madje dhe i pëlqen që nganjëherë të rrihet
Gjithë lagja të digjet, ajo do të krihet.

Kur kthehet në shtëpi, për burrë mendon
S’ka gjë se ndonjë kujtim zë e ngacmon.

Pastaj rri me gratë deri në mëngjes
Sikur s’ka ndodhur gjë, serbes-serbes.

SIMOTRAT E ‘BUNKERIZMIT’


Nga Fatmir Terziu

Pamja e kësaj fotoje s’ka të bëjë fare me bunkerat e ndërtuar në Shqipëri në kohën e Komunizmit, edhe pse duket si një kopje e tyre. Ajo është pamje e marë aty nga vitet 1935-36 nga Ethel Mannin, autorja e South To Samarkand, të publikuar nga Jarrolds, dhe që jo rrastësisht kishte kaluar në anët e Kazakistanit, pikërisht në Krasnovodsk. Më saktë fotografia paraqet ndoshta frymëzimin ‘ushtarak’ nga ku lindi ai budallallëk komunist i bunkerizmit. Bunkerizmi shqiptar natyrshëm e ka këtu burimin e frymëzimit dhe po aq natyrshëm kuptohet pse ky frymëzim ‘bunker’ zbriti nga kazakistani në Shqipëri. Komunizmi, Stalinizmi, Enverizmi dhe Bunkerizmi u katërpultuan mbi mendjet e trazuara njërëzore pas atij gjaku që derdhi njërëzimi nga makabriteti vrasës I luftës së Dytë Botërore. Duke përfituar nga pasoja e kësaj lufte dhe duke triumfuar me moton e “Lugës së Floririt” komunizmi i dha shkas pjelllës ‘bunker’ të ulej nga mendja fyll në tokën shqiptare, sot të pushtuar nga pasojat e bunkerizmit të mallkuar. ( Ne foton perballe: Kujtesa Bunker; (Bunkerat e Hoxhes jane kudo dhe jane ngado)Ndërsa autorja e South To Samarkand thotë që në hyrje të librit ‘për fatin e të njohurit, dhe atë cfarë s’duhet njohur’ le të themi më mire për të mos harruar, për të seleksionuar, përshtatur e kujtuar.

NE SITEN E HUMORIT BRITANIK

Numëratori telefonik shqiptar është humori i rradhës për gazetarët e The Guardian. Në artikullin e datës 19 Prill 2006, me titull Englishman Abroad, përdoret humori tipik duke theksuar se ‘ndoshta mund të kishte luajtur numëratorin telefonik të Shqipërisë (could have played the Albanian telephone directory), që lë të nënkuptohet se tashmë edhe dicka e vogël mund të lidhet e krahasohet ‘me bëmat shqiptare’ të c’do fushe, qofshin edhe ato të telefonisë, që kuptohet se funksionon aq mirë sa që është fokusuar nga gazetarët Britanikë dhe ka hyrë në sitën e humorit. Vallë c’mëkat do të ketë direktoria telefonike shqiptare?

Wednesday, 16 January 2008

POEZI NGA VELLIMI POETIK "MOS HESHT"*

Nga Fatmir Terziu

1-HESHTJES
Heshtjes
Nxirjani sytë!
se duke heshtur
nxirrni të dy nga pak...
...e përditë!

Heshtje, mosheshtje, trokitje
deri në zgjim
Për vite të tëra mbeten trishtim

Tani s'duhet heshtur
S'duhet më kthim!

 2- XHELOZ
Aty ndodhem të rrëkëllej konjakun
me gotën qelibar
ku mpiksen gishtat e tua
vec për të të parë.
Të shoh!
Të shoh në kurrizin e lakuar
të gotës plot
Të shoh në thellësi të saj
s'të shijoj dot.
Mijëra sy përzihen më pas
...dhe unë bëhem tapë.
Aty ndodhem të humbas një cast
me gotën bosh
dhe kur kam pak para
dhe kur s'kam asnjë grosh.
Aty padashje fiksoj në letër
sy, buzë e trup elegant.
Më pas ndoshta harroj, patjetër
se duhet të ngrihem, të eci prapë.
E aty ndodhem prapë,
prapë e prapë



 3- PIRATI I SYVE

Sytë vërvis me shpejtësi
padashur të jem mat
pirat i vjetër në rini
c'e do kot pa fat.

E vogla ime, që mbaj për dore
tradhëton:" babi dua akullore!"

 4- Qenushi

Nxiton pa e ditur,
të kafshojë makinën
qenushi i tejngopur
instikt i botës që e rrethon.

Dhe fap sa e kthen shpinën
në cep të rrugës lëngon.

 5- Binjakët

Katër sycka
më shikojnë njëherësh
zëri im kur s’është psherëtimë,
katër veshë e katër duar
shkrihen njësh me trupin tim.

 6- Motiv popullor për hënën

Buzët e tua mbetën në krua
motiv legjendar i njohur për mua.

Jep e merr "puthje" mes ujit të kulluar,
nuk e di vallë, në i ke harruar?

Pishat halëgjata, nga bora rrënduar
kokat ulin poshtë, ty për të kërkuar.

Nëpër gurgullima, zëri t,u dëgjua:
Rini të qetë, me ju jam dashuruar".

...Të erdhën qafuar, lulet në livalle
Këngët e poetit , me ty hidhnin valle



 7- Hëna

Hëna e plotë
shfaq e lumturuar
mbretërinë.

Harraqja.
kujton, se fitoi pavdekësinë.

 8-Mesnatat dimërore

Heshtje.Të lodhura mbrëmjeve
mesnatat dimërore përgjumen.

Nga që era i shpërfill
ato i grishin cdo gjëje
pamjen.

 9-Dimri në prag lamtumire

Dielli i pafuqishëm në lartësi
herë ndizet, herë fiket si qiri
dëbora e kristaltë në horizont
përpëlitet të zgjasë jetën më kot...

 10-Për malet Shqiptare

...dhe thanë për malet shqiptare
se qenkan nuse të bukura,
vec të rrudhura,
Meqë gardhe dhe tela
kanë pas...

Por, harruan t'i shohin
në zemër,
në thellësinë e tyre...
se padyshim do të njihnin
shpirtin e tyre të madh!

 11-Bukuria femërore

Bukurinë përrallore
Zoti,
Femrave ua dha.
C,hyjneshë a peri duhej kopjuar për ta?

Bukuri e tyre
nga shekuj ka ardhë
E BARDHË.

 12-Si një dëshmitar

Viti vë në rrjesht muajt,
muajt numërojnë ditët,
ditët përcjellin njëra-tjetrën.

Dhe unë
si një dëshmitar
për jetën.

 13-Njeriu anonim

Dy tehet e një thike
mprehur me mjeshtëri
maskuar pa kobure
Ja:
NJERIU ANONIM!

 14-Agimi

Del me një sy
sikur je qorr
majat e maleve
i puth me zor.

 15-Humanizëm

U mërzit nata
vetë me errësirën.

E pa të mërzitur hëna
i ndezi dritën.

 16-Ti, JU dhe NE

Ti,
dy GERMA
Ju,
dy EMRA
Ne,
dy zemra,
që pulsojnë njëlloj,
pa fre.
tek TI
tek Ju,
TEk Ne

 17-Shpirti ma di, pse

Vendosa të mos hesht
më në fund.
U mpaka
nga kjo heshtje pa fund.

Vendosa të mos hesht
sot,
ditare, shënime
t'i mbush
përplot.

Vendosa të mos hesht
shpirti ma di pse.
Dhe ju që heshtni:
Mos heshtni si dje!

 18-Dhe pse flas si me veten

Unë flas me vetveten
kaq i qetë
belbëzoj pa dashje
plot kuptim e thjeshtë.
Nëpër ditënetë
sytë, duart, këmbët rendin
dhe me forcën e tyre s'heshtin
asnjëherë....

Ndoshta ditënetët nxitojnë tek unë
dhe s'i kuptoj ata
e heshtjen e tyre
s'mund ta dua
si ata, mua.
Shëtis ditënetëve të mia
të qetat kujtime
si pjesë jete
buzëmbrëmja i merr me vete.

Ndoshta provokojnë durimin
me duart e zeza në errësirrë,
ndoshta ngaqë imja mosheshtje
i pret me lamtumirë.

 19-Kënga ime

Nëse nuk di ku e merr jetën kënga,
Mos hesht!
Nëse hesht se ta ka ënda,
mallkuar heshtja jote!

Kape fjalën që të ikën.
Belbëzim.
Aty e nis jetën kënga
plot kuptim.

Nëse s'dëgjon kur të rreh zemra
Prapë s,di si ushqehet kënga...
Me dritën e portës mjaltuar
në amshin e saj dashuruar,

me ngjyrën e moshës,
duke vizatuar ëndrrat, praruar
hyn në të gjtha zemrat e botës
-fluturon, fluturon pa pushuar.

20-A jam fajtor?


tha
një fjalë:
TË DUA!

pyeti
prapë:
MË DO?
Heshti
një cast
përsëriti:
TË paktën MË PËRQAFO!

 21-Një stinë që ndryshon

Zjarri-për t'i thënë dimrit s'më tremb
Dielli- për t'i thënë resë s'më fsheh
Hëna-për t'u thënë yjeve, kujdes
Shiu ziliqar vërshon mbi ta me rrëke...

Dhe si për cudi
Ylberi i merr nën cadrën e vet.

 22-Në vend të vargut të poetit

...Në shpirtin tënd
heshtje e fjetur,
zhavrim kalamajsh
fytyrëvashë e qeshur.

Në fjalën tënde
plot dashuri e tolerancë
Zbret gjysëmshekulli nga muzgu
e prapë i qetë...prapë!

23-Mos hesht...!

Sonetit të Uran Kostrecit
"Lundërtari dhe deti"

E prek, e prek, e prek
as hesht, as qan, as qesh
Këtu e hap, në shpirt e ngjesh
"...një lundërtar,...një det."

E di qe s'heshte e di...
as dje, as sot, as i ri
u trete, kete e di
se ishe durimtar , o njeri!

Ja prape e prek, e prek
ti shpirtperloturi i poetit
si lutje per Zotin,qiellin, detin
qe pene e lire t'mos hesht!

 24-Kam besim
Kam frike,
penes qe shkruan
mos i lodhet dora,
gojes qe flet
mos i mbyllen
fjaleendrrat e veta.

Kam besim, dashuria do t'me zgjoje papritur
dhe do t'gjendem
prane penes prape
duke u harruar
pas asaj per nje cast.

Sot, neser e perdite
mos mbetem i harruar
shkretuar, braktisur ne hapesire.
Kam besim!

 25-Trill

Do ta le penen
le te zemerohen duart, syte
buzet per nje cast, per nje dite.
Nga goja ime le te pushoje fjala!
S'do te kujtoj me dashurine,
fjale burri po ju them
s'ka gje se eshte trill.

Dhe heshta
ate cast, ate dite.
S'jetoja me rinine.

 26-Trishtimi

Ai ka vec nje emer:
i zi, i pervuajtshem
S,ka as fis, as mbiemer
rrodhe per nje pjese te jetes.

Dhe thone s'e eshte semundje e keqe
kur te ze te brengos,
ne rruge po e ndeshe
largohu qe te shpetosh!

Eshte si shtellunge tymi
dhomen qe mbulon
E mposht dhe me trimin
drejt varrit e con.

Krahet t'i merr
hunden ta ngrin
dhe pse s'eshte furtune
shpirtin t'a perpin.

 27-Llafazanit
(Fabul)

U betua nje dite
njeshi mburravec:
"Dysh kurr te behem
asnje numer S'ma merr".

Dhe shumezoi veten
shpejt e shpejt ai
duke harruar te verteten
nje here nje s'bejne dy.

I nxehur pastaj njeshi
fshiu llogarine
nga te dy njeshat
S'mbeti as vetja e tij.

 28-Vajzes syulli

Aty ku rruga te ndan prej gjimnazit
ku era melodine s'pushon
skaj rrugices me plloca, maj parvazit
shikoj si u shfaqe, shikoj.

Kjo era qe godet perden pa fre
pushoi per nje cast,
pushoi per bese,
kushedi valle,
kushedi pse?

Me siguri te kujtoi per sirene
me siguri te pandehu hyri
kushedi,
kushedi.

Por ti zane s'je , as peri
ti asgje mbinjerezore s'ke
ti ke vec dy syulli.

 29-Dialog dashurie

...Nga na erdhi kjo drite,
refleks argjendi?
Toka u be Hene,
c'feksi keshtu vendi?

Ti,
Une,
E di!
Fytyra jate flori...
Po moj flokekurrore,
hesht perseri.
Kryqezimhijet kane rene
tutje mbi boren qe shkrime

 30- Ai gjysemshekull

Sa shume u merzit ai gjysemshekull
vetveten e brejti sa u....u mpak.
e mbyti dimri i eger me akuj
Sa s'donte te dinte per te aspak.

Ate akull te papare ne bote
E treti me zjarr ne gjirin e vet
Dhe pse shkriftine u be me te vertete
Hijen imazh e mundon edhe sot.

Te "puth" hija e tij e qeshur, e moderuar
Fal teje e shpirtit tend qe fal
Tok got' rakie per te thene pas vdekje "Gezuar"

Ti hesht tolerant dhe hesht prape
E pluhur i saj i zi, te rri prane
Harron se eshte pjelle dimri...
...dimri plak!

 31-Dialog me diktatorin

Une flas me veten gjate
Ti hesht - gur i thate.

Une trupvrare, i qete
Ti i plotfuqishem gjer te rete.

Une jam ne jete prape
Ti hije e zeze, varr.

 32- Kenga eshte kenge

Kenga ben pjese ne jeten e perditshme
e gjen ne autobusin e linjes urban, interurban
ne klubin e zhurmshem,
ne klubin matane,
ne dasma,
gezime e kudo ku ka shfaqje.

Me ritmin e vet.Cmimin ia njohin
te gjithe te merziturit.Nje kasete e vogel
ngre ne kembe te semuret.Kur e shohin
nga ekranet televizive s'e heqin koken.

Zakonisht ushqehet me frymemarje
dhe me tik-take zemre gjithashtu.Nje dite
feste apo fejese hyn shume ne pune.

Sepse fllad pranvere te lehte,
te pashtershem
hedh mbi piano
kitare a violine
dhe mbi gurren popullore
mbahet rrende.

 33-Ecje

Ec e ec
s'ka as fillim, as fund.

Te rri ne rruge
djersa s'me lejon.

Te kthehem pas
Zoti me denon.

Hapin e zgjas
shpirtin e perterij
Ec e ec
shoket po arrij.

Eshte rruge e gjate
ku jeta gumezhin
pa vape.

Deshiroj te ec
duke fluturuar
ne shpirtin tim...

 34-Zogjte e korbave

Korba, korba, korba...

Plot korba erdhen ate nate
dhe nxiu dheu
u be cdo gje germalle.

Korba, korba, korba...
majtas, djathtas e ngado iken me pas
dhe lane zogjte e tyre.

Dheu s'mori pamje tjeter
as dimrave, as pranverave
cdo gje si ne kohen e vjeter
edhe pse ishin zogjte e korbave.
35-Rastesi...?

Ne korridorin e ngushte te vendndejtjes
nje lahute me tela te keputur,
nje djep pa foshnje mbi te,
nje thes gjysemzbrazur me miell...

Jo larg ne kuzhinen cader,
gatuhet e kendohet mocem.

 36- Ajo, Hena dhe mermeri

U bera aq i trishte saqe m'u pre zeri
hija jote plot melankoli e vrer
mbi tavolinen e shtruar m'i vuri
dhe zemra trishtueshem lot derdh.

Po Hena valle a do t'a harroje',
betimin tend te madh e te forte?
Po zeri le te shuhet po te doje
Kur te ngelet zemra pa aorte.

Zeri im i lehte, here i rrende
Sikur murmurit parreshtur neper dhembe:
Une? Jo! S'jam i dashuruar mbreme!

S'do vonoje shume ajo dite, ajo nate
Kur heshtja do kafshoje terrin
Me lule ne dore do t'me pastrosh, mermerin...

 37-Loti i emigrantit

Lerme eren,
lotin te me thaj
Lerme shiun,
syte te m'i laj
Lerme yjet,
deshmitare.
Lerme o zot, driten e henes
qe te shoh puthjet e nenes...

...Po lotin tim s'e lan
as det, as oqean!

 38-Shiu

Shiu ne romancen e poetit
le pas nje bubullime,
nje te lagur,
nje pellg
nje...poezi.

 39-Adem Jasharit

Sos ketu e sos atje
ne leter nenshkrimi ka mbetur
ne veper pak rrjeshta te nenevizuara
ne kenge refreni i bitisur
ne jete drama te trazuara.
S'ke sosur!
Thengjill ne prushin ende te nxehte
magjia jote e gjalle
te thane hero i vertete
Adem Jashari, balade!
Fjalen e zeze qe s'ta nxirrte shpirti
t'a dhane peshqesh katilet
aty, ku sic enderroje liria ndriti
jane vene ne gare kenget.

 40-Kosoves

Belbezimi i femijes qe lindi ne Kosove
u degjua ne Morine,
u degjua ne Delvine.

Rrenkimi i nenes para tytave mizore
s'u degjua askund.

Mallkimi i tokes se lashte
u degjua gjithkund.

 41-Burreror

Emri te ngeli mbi gure,
ne shekuj per te mos vdekur kurre.

Shpirtin ia dhe kenges
amanet, per lotet e nenes.

Zemren e fale buqete
deshmitare per kete jete.

Buzeqeshjen s'e bere fli
Burreror, per te mbetur njeri.

 42- KUJTESA
Me teper se ne enderr
kthimi yne ndodhi ne jete
E nese kjo nuk eshte lufta,
me cfare do te shenonim notat e Lirise?

Edhe pertej dyshimit
askush nuk guxon
te thote, se ajo s'ka ardhur.

E tera dhe e gjitha eshte ketu'
per aq sa ne do te ndjehemi te lire,
ne kthimin e madh
ne token tone,
perhere te bekuar-Kosove.
Eshte mire
tash e tutje Kosoves,
plaget asnjehere te mos ia kujtojme.
Kosova nuk permend plage!

Si mos me keq iken kokeulur
rruges se vjeter
serbet plackites
leckamane e te pergjakur.
Po punuam te gjithe bashke
me zemer
edhe pse na deh shije gjaku e viktime
ata kurre s'do te kthehen!

Nuk i leme,
e them per kujtese pra...
...e jo vetem per kaq...!


 43- SONET SHPRESE

Qesh me te madhe e prap qesh,
me veten flas e s'mbahem lehte'
mes shokesh rri e me ta hesht
Ajo qe me plagosi, te mbaj vesh!

Gjithmone prane saj dhe prape i shkrete
jetoj i mpire e s'jam i qete
E do t'a ngrys keshtu kete jete
Deri sa te me kuptoje ne te vertete.

Ajo... sido qe eshte e urte e me rri larg
Do vijw drejt meje me siguri, me vrap
Per te mos u bere e zeza e, e bardhe...

Unazen simbol, do kerkoj e gezuar
Kengen e lene ne mes per ta vazhduar;
"Kjo jete eshte kenge".
E kenges do t'ia marre .

*BOTOI "SEJKO" 2000

Tuesday, 15 January 2008

USHKURI

Nga Fatmir Terziu

Ushkuri u ndodh aty të bënte detyrën që i kishin ngarkuar. I përzgjedhur. I gjatë. I fortë dhe i thatë. Nga fis ushkurësh. Ushkur e i kaluar ushkurit. Aty ku qëndronte, ashtu i lidhur fort, ngjeshur pazgjithshëm, ushkuri zor s’e kishte zanat tjetër veç detyrës së ngarkuar. Ç’them kështu? E ç’punë tjetër mund të bënte ushkuri? Ajo që dihej, dihej! Ushkuri zëvendësonte llastikun. Llastiku mungonte në dyqane. Pikë. Ushkuri duhej të mbante brekët. Dhe këtë kush tjetër më mirë se ushkuri mund t’a bënte.
Një ditë, aty ku i thoshin 1 Maji, ushkuri humbi durimin, forcën e tij shtrënguese. U gris. Bota pa dynjanë në shesh. Nam la ushkuri te 1 Maji. Lajmi pushtoi menjëherë zyrat. Dhjetra ushkurë kuq e blu u tundën në ajër dhe sa të hapësh e mbydhësh sytë e tërhoqën ushkurin e grisur zvarë, të lidhur me ushkurë çeliku. Pas gjysëm ore, aty përballë 1 Majit, në xhamin e një Qendre Agjitacioni u ngjit një çarçaf i madh letre. Ushkuri i grisur, lidhur me zinxhirë. Karikaturë. Fletërrufe. “Turp! Ushkuri ka kopjuar botën kapitaliste. Ushkuri tentoi të sjedhë modën e huaj, lakuriqësinë borgjezo-revizioniste”. E ku i kishte ngel gojë ushkurit të fliste, pas atij trajtimi në ato qoshe të zeza. Apo ndonjë dëshmitar të hapte gojën, të tregonte të vërtetën?! Nejse punë ushkurësh!
Ushkurë e joushkurë, pastaj detyroheshin të shkonin, lexonin, shanin e qortonin ushkurin e grisur, aty tek ai xham, ku varrej çarçafi i nxirë prej letre. Të gjithë duhet të dënonin ushkurin e grisur, si armikun e jetës së lumtur, armikun e bollëkut. Armikun e Mirëqenies!?
Kështu kaluan ditë, muaj, vite. Ushkurin e farkëtuan. Ia pastruan ushkurit “ndërgjegjen e kalbur”, siç “pastrohet çeliku nga skorjet”. E bën ushkurin më të fortë se çeliku, ushkur të ri të kalitur në kudhrën e revolucionit. E bënë ushkur të kuq. Vite më pas e takova ushkurin, po aty tek 1 Maji.
E,- i thashë,- s’e paske harruar 1 Majin, ë?
Ç’1 Maj,- m’a ktheu prerë ushkuri. Nuk quhet më 1 Maj ky nga ne. Atë ka vite që e quajmë Omonia. Sheshi i Ri Omonia.
Po ç’ne Omonia këtu në zemër të vendit?- e pyes i habitur. Ç’ne?
Dëgjo këtu! Dëgjo ushkurin mirë. Omonia është në Athinë. Atë e di edhe bufi. Por, kur bie fshesa atje, ai, ata atje, që i shikon vijnë këtu. Marin lopata, mistri a ku di unë dhe dalin këtu. A s’është pra Omonia kjo? Ç’na duhet më 1 Maji…?!
Ushkuri s’pushonte. Fliste e fliste. Pastaj nxori një bllok. Lexoi ca emra. Ca numra celularësh…
Pas pak ushkuri ngriti zërin. U nxeh. E sheh,- tha i inatosur, - edhe vijnë këtu në këtë shesh, edhe taksë s’paguajnë. E më thuaj kam faj unë. Unë bëj detyrën. Ç’kohë është kjo? S’ka më papaguar…
Po, po thashë me vete. Ushkuri ka të drejtë. Ç’kohë është kjo kohë vërtet? Është koha e ushkurit akoma?

NJË ZË NGA QIELLI


Nga Fatmir Terziu

Aty nga fundi i një rrjeshti disi të gjatë, që thuajse tendosej në një vijë të drejtë gjithë mëngjeseve në sheshin e flamurit të Skuadriljes, gjithmonë binte në sy një trupshkurtër. Trupshkurtër them, se po t’a krahasoje me tjetrin, kolegun e tij të bëshëm, Petrit Skëndon, që i qëndronte pranë, padyshim që s’jam i gabuar. Në krahun tjetër ai dukej sikur mbështillej nga Sybi Koci, ky po i gjatë në trup, dhe prapë them se nuk jam i gabuar, për më shumë kur para tij tendosej Komandanti i Skuadriljes, Hamza Koci. Ata që e kanë njohur Hamza Kocin, se sa trupgjatë ishte, le të thonë se jam gabim në përshkrimin tim për njeriun e mirë dhe të paharruar, pilotin shtatshkurtër. I rregullt, gjithmonë korrekt. I përqëndruar dhe shumë i dashur. Respektues me të gjithë. S’kishte kohë mos t’i shihje në duar një libër, stilografin e tij
tipik, një bllok dhe më së shumti ndonjë gazetë me shkrime letrare, poezi apo tregime.
Më kujtohet si sot ajo ditë kur në Tiranë doli për herë të parë romani Bosët e Dollarit, të cilin veç me mik mund t’a gjeje, se tirazhi ishte i vogël dhe ku e di unë pse ndodhte ajo gjë atë kohë. Kisha shansin të furnizoja dhe drejtoja Bibliotekën e Aviacionit, dhe kështu Bosët e Dollarit, apo ndonjë libër që dilte për herë të parë, ishte padiskutim pjesë e furnizimit. Por, kush do t’a lexonte më parë? Telefonatat nga Ministria dhe Komanda Qendrore e Aviacionit? Komandanti? Apo Komisari që u premtonte edhe miqve të tij? Ishin vetëm dy kopje në atë furnizim. Pa u bërë furnizimi njërin e kërkoi Komandanti, edhe ai dashamirës i librave dhe tjetrin m’a “grabitën” që rrugës ata të Komandës qendrore. Sa hyra në Bibliotekë një trokitje e lehtë në derë. E mora vesh menjëherë se kush do të ishte. Ishte trokitja thuajse e përditshme. Isha njohur me të prej muajsh. Kështu mbeteshe në një dilemë, që s’dije kujt t’ia prishje. Kur trokiste në derë Xakja kishe harruar të gjitha hierarkitë. Atij i binte për çudi në dorë çdo libër, ai të bënte “t’a shthurje hierarkinë e Skuadriljes”.
Edhe kësaj rradhe ashtu ndodhi. Kopjen e Komandantit ia dhashë pa Xakes, pa iu shpjeguar se ajo ishte porositur për Hamzain. Ai më falenderoi dhe si gjithmonë një të
qeshur dhe fap nga dera. Atë ditë për fat të mirë Komandanti nuk erdhi të trokasë. Ditës tjetër ai kishte mbledhje. Dhe, aty nga pasditja vonë e asaj dite, dëgjova hapat e tij tepër të zhurmshëm teksa i afrohej derës së Bibliotekës. S’dija ç’ti thoja. S’dija si të justifikoja. Hamzai në fakt ishte tip më vete dhe s’donte t’ia shkelje fjalën. Ndërsa unë po bëhesha gati të flisja, nga prapa tij shoh një hije që zgjatej e zgjatej drejt derës. Ktheva kokën andej nga vinte hija e njeriut që afrohej dhe Komandant Hamzai bëri të njëjtën gjë. Ishte Xakja me një libër në dorë, të mbështjellë me letër të bardhë. Unë isha gati si i zënë në faj, një ngjyrë më vinte dhe një më ikte. Por…
“Ja tha, na mere këtë, m’a dha ai shoku yt” - buzëqeshi Xakja dhe iu kthye Hamzait.
E hapa. E pashë: Bosët e Dollarit, s’e luante topi. Kur e paska lexuar ky njeri? – mendova me vete. E ç’rrëndësi ka, thashë pastaj. Fytyra më qeshi. Komandant? Ja libri, merreni…Komandanti iku. Unë ende s’e merrja dot veten. Xakja vetëm qeshte. Një e folur karakteriske e Shkodrës, një talent i veçantë komunikimi. Ky “trupshkurtër”, por jo fort i dobët, ishte piloti, gazetari, publicisti, poeti dhe prozatori i të gjitha kohërave, Riza Lahi. I gjeje shkrimet e tij në Drita, e kudo ku Rizai duhet të thoshtë fjalë të mrekullueshme për jetën, për shokët, Heronjtë e Ajrit. Sot ndjej kënaqësi teksa lexoj e lexoj krijimtarinë e tij ende të gjallërishme, tipike dhe të vlerësuar. Kam kohë, shumë vite, që s’e kam takuar këtë Njeri të Mirë, këtë penë të palodhshme, të cilën dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi e pati krahasuar me “Zërin e Qiellit”.

DHOMA NUMËR 25


Tregim
Nga Fatmir Terziu

Gjuha m’u drithërua. Asgjë për t’u alarmuar, por jo e zakonshme. S’kisha kohë për më shumë shqetësim atë të hënë. Unë duhet të lëvizja duart më shpejt. Isha në ditët e shërbimit vullnetar tek shkolla e fëmijëve të mi, dhe kjo ditë përkonte pikërisht me këtë pikënisje detyruese.
Për sa kohë ime shoqe kreu ritualin e përditshëm para pasqyrës, unë pastrova mjekrën E gjitha kjo, para se mëngjesi të bëhej gati për në tryezë.

***
Ç’e bënte gjuhën time të dridhej? Në çast, asgjë për t’u bërë merak,- i dhashë kurajo vetes në heshtje.
Në guzhinë, përzieva një gotë me lëng portokalli për time shoqe dhe një për mua. Nga makina ftohëse nxorra një shishe qumështi dhe nga dollapi nxora një pako me kokrra mëngjesi. Pastaj vura bukën në thekëse. E gjitha kjo më dukej si një ritëm mëngjesor, në tërë këtë lëvizje gjërash, disi jo të zakonshme në të përditshmen time. Ktheva një gllënkë nga lëngu i portokallit dhe m’u duk sikur gjuha ishte në flakë, edhe buzët më ngjanin si të përcëlluara gjithashtu. Në çast buka kërceu nga makina ngrohëse dhe unë nisa t’a lyej me gjalpë.
Dhe përsëri mes ritmit të zakonshëm, mes ritmit të pak minutave më parë, teksa unë po çoja në tavolinë kokrat e mëngjesit, qumështin, bukën e lyer e të thekur dhe lëngun e portokallit. E ktheva edhe një gllënkë nga lëngu i portokallit. Dhe përsëri djegje. Ndoshta më duket mua, -thashë me vete, ndoshta për inerci të ndjesisë së parë. E vështrova time shoqe teksa gëlltiti lëngun e portokallit.
“Eshtë i mirë? – pyeta.
Ajo pa me një vështrim të shpejtë tek unë, pohoi me kokë, ndërsa unë shtova, duket sikur më përvëlon gjuhën dhe buzët.
-“Gota ime është fantastike,”- tha ajo.
-“Është e mirë”,- pohoi për së dyti.
Unë iu ktheva kokrrave të mëngjesit me qumësht. Ato më shijonin si zakonisht. Ime shoqe u përshëndet më pas dhe unë mbeta ende duke rrombollitur në dosjen e vendosur ngjitur me tryezën e mëngjesit.
Sot është një ditë ndryshe për vendin tim, një ditë që lidhet më shumë me një traditë pagane e që përfundon me ca rrite të çuditshme. Është në fakt një ditë që synon largimin total nga plogështia dhe të vjetërrit e moshuar dinë si të realizojnë këtë me metoda të trashëguara nga e kaluara… Kisha humbur një çast mbi shënime. Unë s’duhet të humbja kohë mes meditimeve.

***
Ishte fiks 7 e 5 minuta. Mblodha gotat dhe i lashë në lavaman, pastaj nxitova të vishem.
Aroma dhe flladi i mëngjesit më kishin bërë për vete, teksa unë udhëtoja të merrja makinën. Kur unë vura këmbën në makinë, drithërima e gjuhës m’u bë më e ndjeshme. Ndalova për karburant dhe bëra gati të pagoja, ndërsa e shihja s’e s’dukesha i përqëndruar. Ofshava padashje dhe vetvetiu, ndërsa motivi i brendshëm më shtyu të nisesha. Kërcëlleva gishtat si në korr, duke ndjerrë pak dhimbje e duke u sforcuar të largoja mendjen nga ai pushtet drithërimash që më kishte zaptuar tërë qenien time trupore. Pastaj kafshova gjuhën fort, ndërsa edhe ajo m’u duk më e trashë e drithërima gati po shtohej.
Tek shkolla eca drejt zyrës së shërbimit e pastaj ktheva në zyrën qendrore. Përgjatë ecjes, korridori më ngjante me një tub të errët, edhe pse dritat ishin ndezur si zakonisht. Ai më dukej i pafund, tepër i gjatë. U qetësova më në fund teksa kisha mbërritur në këndin e vullnetarëve, ku u ula dhe nisa të kërkoj për distinktivin me emrin tim, diku në një boks mes morisë së bokseve të pranishme aty në cep. Pastaj po përballeshin gishtat me kapësen metalike të distinktivit tim, edhe pse s’ishte aq e fortë për t’u mbërthyer. Në çast m’u duk se vetëm sa shtonte problematikën e gjërave që prishnin rregullin e të përditshmes time. Hodha një shikim shpotitës nga dritarja. Kishte filluar shiu. Dhe vetëm aq sa tendosa shikimin tim ndjeva lodhje, pamundësi. Ndoshta nga koha, - thashë me vete, disi më i vendosur në atë që mendoja dhe tentoja t’a zgjidhja në çast në atë betejë të brendshme mes qënies sime dhe rrethanave në të cilat ndodhej e tërë qënia ime.
Enkas kuptova se pushteti i drithërimave të gjuhës dhe gishtave po dominonte. Por, këtu s’kishte kohë të përkushtoheshe për t’a mundur atë. Puna ime ishte t’u përgjigjesha telefonatave që vinin nga jashtë në adresë të kësaj shkolle komunitare. Më saktë, të prisja telefonatat, të transferoja kërkesat dhe të mbaja mesazhet. E ndërsa po shkruaja mesazhet ndjeva dhe vështirësinë tjetër. Të shkruarit bëhej më i vështirë në fakt.

***
Deri në orën 10 qënia ime gati kishte ruajtur një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të çuditshme e tepër të strukur në botën e fshehtë e të padukshme. Në atë botë ku më saktë pushteti i morive të këqia po fitonte terren. Unë po shpërfillja gjëndjen ku ndodhesha, teksa një telefonatë që mbërriti për një mësuese, e cila ndodhej në kohën e pushimit në dhomën e personelit pedagogjik më detyroi të ngrihesha, të lija telefonin hapur për pak çaste dhe të shkoja të lajmëroj atë. Aty kuptova s’e fuqitë më ishin shteruar. U ktheva pranë telefonit. Mendja po rendte pas emrit të doktorit. Mendova se emri i doktorit do të më vinte lehtë në kujtesë. I telefonova time shoqeje.
-“Unë ndjej se diçka nuk shkon mirë me mua. Nuk ndjehem mirë. Dua doktor.”
Pas ca minutash ime shoqe ia behu. Ajo kishte telefonuar doktorin, dhe ai kishte vendosur të vinte menjëherë.
Çdo gjë u duk normale. Doktori s’po arrinte të nxirrte një shkak. Pastaj ime shoqe i kujtoi atij virusin që më kish zënë para ca ditëve, ndoshta si për t’i dhënë një shans më shumë doktorit për të zgjidhur këtë enigmë në ndjesinë time.
-“E po, ndoshta është ai virus që ka ndikuar”, - shtoi pastaj doktori. Ai rekomandoi
pushim dhe pirje të më shumë lëngjeve.
“Dhe në qoftë se gjërat shkojnë më keq deri të enjten pasdite, do të bëjmë analizat e
gjakut.”- përfundoi ai.

***

Një miku im jeton afër. Unë vendosa të vizitoj atë. Vendosa të shpenzoj pasditen me të. Unë pushova ashtu siç doktori më këshilloi.

***

Atë natë vajza ime përgatiti darkën. Ç’do gjë ikte shpejt. Orari i gjumit na zuri në krevat. Ngjisja shkallët pa problem. Gjumi më zuri menjëherë. As vetë se kuptova se si, aty diku nga mesnata isha ndodhur në guzhinë me një gotë uji në duar. Duart m’u drodhën e drodhën dhe gota në dysheme zgjoi time shoqe. Ajo më çoi drejt e në spital. Doktori i urgjencës më pa menjëherë. Firmosa ca letra. Dora ime s’e mbante dot penën. Ç’po ndodhte me mua? Infermieret dhe stafi ndihmësmjek mbaruan gjithë proceduarat ligjore, matjet, peshimin, tensionin, presionin e gjakut, temperaturën, analizat dhe kontrollin e veshëve e grykëve po ashtu. Doktori u kthye sërrish aty. Ai kishte pritur rezultatet e analizave nga laboratori. Laboratori s’po nxirrte ndonjë konkluzion. Doktori vendosi të thërriste një doktor neurolog.

***

Përgjatë ditës infermieret e spitalit u munduan të më jepnin ushqim dhe për të pirë. S’përcillja dot asgjë poshtë në bark. Doktori neurolog arriti në orën 7 të mëngjesit. Tani, sigurisht, që do të gjejmë një përgjigje. Ai kontrolloi refleksest e mia, për të cilat pohoi menjëherë se ishin të mira, dhe bëri ca prova të mëtejshme, pa koment në fakt.
“Në këtë pikë,”- shtoi ai, “Unë mund të them se mundësitë janë për një nga tre gjëra që në gjuhën mjekësore quhen: sclerose, myasthenia gravis, ose një syndromë…” Ai
pushoi së foluri.
“Ne duhet të presim pasi të mbarojmë edhe një analizë tjetër nesër”, - përfundoi ai.

***

Ndërsa doktori përshëndeti dhe po largohej, unë përsërita emrat që ai përmendi. Të tre tingëllonin tronditëse. Dhoma e spitalit m’u errësua menjëherë dhe më mbërtheu një i ftohtë rrënqethës. Ktheva vështrimin nga dritarja të shihja diçka nga natyra. Ca pemë, teksa kishin zgjatur kokat në dritare, m’u duk se po më pëshpërisnin diçka në vesh. Pemët kishin mbërthyer degët dhe era i kish përfshirë në një vallzim përrallor. Edhe unë diku po vallëzoja në çast, po vallëzoja me vajzën time, dhe muzika s’kishte të pushuar.
O Zot, unë dua të kthehem në shtëpi! Ime shoqe ishte mbuluar në lot.
“T’i po flisje në ëndërr,”- më tha ajo. Pastaj të dy fshimë lotët.
“Ç’do gjë do të jetë mirë, do të shkoj mirë,” - tha ajo më pas, dhe tentoi të ndërronte
fytyrë.

***

Në orën 10 e 30 minuta erdhi miku im që e vizitova një ditë më parë. Fjalët e tij peshuan. Unë mendoj, se më mirë do të jetë të kujdesemi ne jashtë spitali për të. Do të
lehtësojmë edhe…
Por, ndërsa fjalët e tij më pëlqyen mua, stafit mjekësor i tingëlluan të pakonceptueshme. Por, s’pati debat. Vendimi ishte i prerë. Vetëm kryeinfermierja i foli diçka në vesh time shoqeje. Më pas ajo iu drejtua mikut tim me zë të lehtë:
“Ndoshta tani është kohë që ju të largoheni”- i tha ajo mikut tim, që u la të nënkuptohej se ai e kishte tepruar pak më parë.
Për çudi gjërat rrodhën ndryshe në orët më pas. Ishte edhe një vendim nga doktorët që unë të dilja nga spitali dhe të shkoja në një qendër me shërbim intensiv. Vendimi ishte
vendim dhe kështu u veprua.

***



Një lëmsh m’u mblodh në stomak, ndërsa ne po paketonim plaçkat. Një infermiere solli një karrike me rrota. Dhe ne nisëm rrugën përgjatë korridorit të gjatë e të qetë me dyer të sapolyera. Ime shoqe pa përreth dyerve, dhe unë pashë përreth. Këtu kishte dhjetra dhoma, që ngjanin në formë kubikësh, brenda një hapësire të tendosur nën perde. Ç’do kubik, pastaj racionohej në minikubikë të tjerë, që formohej kështu një parcelizim minidhomash. Prapa ç’do parcele kubike kishte një ofshamë, një rrënkim, një pikëllim, një dhimbje. Zhurma e një aspiratori të fuqishëm tentonte të prishte këtë alarm shpirtëror, këtë zhurmim therës të këtyre minidhomave të pushtuara nga njërëz. E gjitha dukej e strukur nën një glob të qelqtë loti varur në një kënd në fund të korridorit, ku një fëmijë qeshte ëmbëlsisht, ashtu fiksuar në atë skulpturë tipike. Unë lutesha të mos i përkisja këtyre skenave. Por, ja shpejt rrotat e karriges sime kishin ndaluar përballë numrit 25. Kjo ishte mirëseardhja ime në dhomën me numër 25.
“Unë do të jem infermieri juaj për turnin e pasdites,”- ishte një zë i ëmbël i një të riu me një përparëse tepër të pastër, ndërsa po më ndihmonte të ngjitesha në krevat.
Pastaj më sqaroi me detale se si duhet të lajmëroja për ndonjë emergjencë, se si ishte rregulli, dhe për shumë gjëra të tjera. Vetëm furçën e dhëmbëve duhet t’a keni tuajën, tha ai, se të gjitha të tjerat janë të spitalit, të kësaj qendre për shërbimin intensiv të pacientëve në nevojë.

***

Unë isha përhumbur. Kur infermieri u rikthye, më tha të hiqja unazën nga gishti.
“Oh, të lutem,” – iu përgjërova. “Jo unazën time të martesës. Unë kurrë s’e heq atë
nga dora”.
“Ajo duhet të hiqet nga gishti”, -foli ai qetësisht, por i vendosur në rregullore. Ca pika loti më tradhëtuan teksa po hiqja unazën nga gishti. Gishtat e mia gati s’funksiononin, por mërzitja i bëri të punonin. Unë gati sa s’doja të shihja nga time shoqe, kur ia dhashë unazën. Pasi ajo paketoi rrobat e mia dhe materialet e tjera, infermieri i dha asaj një thes prej letre për t’i futur brenda dhe i tha të largohej nga spitali. Unë isha frikësuar. Ajo e mbante veten dhe shtrëngonte dorën time. Unë mbaja dorën e saj gjithashtu. Më dha pastaj një të puthur. Një shikim tjetër dhe u largua.

***

Zbrazëti. Çdo gjë më dukej si e shkuar, e zvenitur, e mbaruar në atë kubik ku vetëm kryqëzime frenetike ndjesish shkriheshin njësh me qënien time fizike. Mendja më prodhonte çudira, tmerre, skena që ndoshta Hollivudi do t’i blente miliona. Mëngjesi erdhi. U mbarua dhe analiza e fundit. Infermierët vazhduan detyrat. Ushqimi. Lëngjet. Përkujdesja. Ç’do gjë sipas rregullit. Ime shoqe arriti aty nga ora 11 e 30 minuta afër drekës. U përpoqa të gjendesha më afër saj, por s’mundesha. Paraliza kishte marrë më shumë pushtet. Doja t’i thoja se e doja shumë. Ajo po shihte poshtë dhe dukej sikur po lexonte duart. Ndërkohë thirja e diagnozës nga doktori dhe përmendja e emrit tim prishi atë minirutinë. Unë, unë ende s’e kuptoj këtë dreq sëmundje. Por askush s’ka aktualisht diçka më shumë pë të thënë. Vetëm një gjë është kuptimplote, vazhdoi doktori. Ne e kuptojmë lodhjen dhe vuajtjen tuaj. Na besoni, ne do të mundohemi t’a lehtësojmë këtë gjendje në të cilën ju ndodheni.
Një “jo-o-o-o” e lehtë e tejzgjatur shpëtoi nga buzët e mia. Ime shoqe mbante dorën e
djathtë në faqen time. Pastaj ngulëm vështrimin aty ku doktori ishte përqëndruar mbi një libër mjekësor me kapak të trashë…
Mjeku brofi në këmbë. “Ja. Ja, ajo që më mundonte prej orësh. Është një këputje nervore, dhe zakonisht fillon me ca infeksione. Ajo shkakton paraliza, që shpeshherë fillojnë me këmbët dhe ngrihen pastaj lart me shpejtësi.”

***

Sipas rregullit në qëndrat e përkujdesit intensiv, vizitat zgjasin vetëm 15 minuta dhe vetëm tre herë në ditë. Ime shoqe më dha të puthurën e përshëndetjes dhe më tha se
do të vinte me fëmijët në vizitën tjetër në orën 5 e 30 minuta.
Si do të përballen fëmijët me një gjendje si kjo?, -pyeta në çast vetveten. Ime shoqe dhe unë kishim vendosur që të mos u shpjegonim fëmijëve për këtë ndodhi. Për djalin në universitet, dhe pikërisht vetëm një javë nga provimet, kjo nuk do të ishte një zgjidhje e mirë. Duhet të përqëndrohem. S’duhet të dukem tepër sëmurë. S’duhet t’i alarmojë fëmijët e mi, - i thashë vetes sime.

***

Kur vajza ime eci drejt e në dhomën time, ajo dukej konfidente. E qeshura e saj ishte e ngrohtë dhe natyrale kur më tha se do të ngrihesha e do të bëhesha më mirë. Por, sytë e djalit kurrë nuk prodhuan qetësi. Mes shkëlqimit rrezatues ai fshihte një tendosje të lehtë inatçore për atë që ai në heshtje kërkonte t’a vetëzbulonte në fakt. Ndryshe, krejt ndryshe me botën e tij. Gjithmonë me një tendencë burrërimi në rritje ai shihej nga ne të dy si një pasqyrim i ëndrrave tona rinore. Dhe kështu ishte në fakt.

***

Pasi familja u largua, dy infermire sollën ca paisje, ca tuba që në fakt të tmerronin që në shikimin e parë. Pastaj, pas këtyre tubave erdhi edhe lajmi në veshin tim. Unë duhet të përdorja respiratorin.
Provova zërin tim. Kishte ikur zëri. Më mbërtheu paniku. S’kisha më shans as të thërisja për ndihmë.
Papandehur ime shoqe u gjet te koka e krevatit tim. Një infermiere i kishte telefonuar se unë isha nën kontrollin e aparatit frymëmarrës. Vetëm tunda kokën. Ca pika loti, zbrisnin lehtë e lehtë nëpër faqe. Ime shoqe nxorri një pecetë dhe nisi t’i fshinte. Unë lëviza njërën dorë, pastaj tjetrën, disi pak më shpejt. Pastaj nuk më kujtohet ç’ndodhi. Respiratori kishte heshtur. Alarm. I tërë pavioni ndodhej përgjatë anës së dhomës 25, dhe diku në këmbët e krevatit tim. Isha përmendur sërrish. U mundova të bëjë me shenjë. S’mund të lëvizja as kokën, as duart as ndonjë pjesë të trupit. Sytë e mi jetonin botën e tmerit. Ime shoqe lexonte qënien time.
“Ti po tringëlon qerpikët. Mund të qetësohesh pak?
Unë shtrëngova veten të bëhem më i qetë. Pastaj një qetësim momental dhe vetëm
kaq. Ime shoqe buzëqeshi. Të lumtë! Ja pra kështu.

***

Dita tjetër ishte ditë ndryshe për mua. Fëmijët ishin nën pushtetin e krahëve të mi. Personeli ishte larguar. Gruaja buzëqeshte në këmbë. Përreth dhomës sime s’kishte vend ku të kalonte njeri. Kishin ardhur për vizitë gjithë sa më njihnin. Ishin gëzuar që tashmë unë e kisha kaluar të keqen. Në fakt, rikthimi në jetë sapo kish nisur për mua, që atë pasdite kur unë kisha kaluar provën me ato tuba të frikshëm, aty në dhomën numër 25.