Nga Fatmir Terziu
Aty nga fundi i një rrjeshti disi të gjatë, që thuajse tendosej në një vijë të drejtë gjithë mëngjeseve në sheshin e flamurit të Skuadriljes, gjithmonë binte në sy një trupshkurtër. Trupshkurtër them, se po t’a krahasoje me tjetrin, kolegun e tij të bëshëm, Petrit Skëndon, që i qëndronte pranë, padyshim që s’jam i gabuar. Në krahun tjetër ai dukej sikur mbështillej nga Sybi Koci, ky po i gjatë në trup, dhe prapë them se nuk jam i gabuar, për më shumë kur para tij tendosej Komandanti i Skuadriljes, Hamza Koci. Ata që e kanë njohur Hamza Kocin, se sa trupgjatë ishte, le të thonë se jam gabim në përshkrimin tim për njeriun e mirë dhe të paharruar, pilotin shtatshkurtër. I rregullt, gjithmonë korrekt. I përqëndruar dhe shumë i dashur. Respektues me të gjithë. S’kishte kohë mos t’i shihje në duar një libër, stilografin e tij
tipik, një bllok dhe më së shumti ndonjë gazetë me shkrime letrare, poezi apo tregime.
Më kujtohet si sot ajo ditë kur në Tiranë doli për herë të parë romani Bosët e Dollarit, të cilin veç me mik mund t’a gjeje, se tirazhi ishte i vogël dhe ku e di unë pse ndodhte ajo gjë atë kohë. Kisha shansin të furnizoja dhe drejtoja Bibliotekën e Aviacionit, dhe kështu Bosët e Dollarit, apo ndonjë libër që dilte për herë të parë, ishte padiskutim pjesë e furnizimit. Por, kush do t’a lexonte më parë? Telefonatat nga Ministria dhe Komanda Qendrore e Aviacionit? Komandanti? Apo Komisari që u premtonte edhe miqve të tij? Ishin vetëm dy kopje në atë furnizim. Pa u bërë furnizimi njërin e kërkoi Komandanti, edhe ai dashamirës i librave dhe tjetrin m’a “grabitën” që rrugës ata të Komandës qendrore. Sa hyra në Bibliotekë një trokitje e lehtë në derë. E mora vesh menjëherë se kush do të ishte. Ishte trokitja thuajse e përditshme. Isha njohur me të prej muajsh. Kështu mbeteshe në një dilemë, që s’dije kujt t’ia prishje. Kur trokiste në derë Xakja kishe harruar të gjitha hierarkitë. Atij i binte për çudi në dorë çdo libër, ai të bënte “t’a shthurje hierarkinë e Skuadriljes”.
Edhe kësaj rradhe ashtu ndodhi. Kopjen e Komandantit ia dhashë pa Xakes, pa iu shpjeguar se ajo ishte porositur për Hamzain. Ai më falenderoi dhe si gjithmonë një të
qeshur dhe fap nga dera. Atë ditë për fat të mirë Komandanti nuk erdhi të trokasë. Ditës tjetër ai kishte mbledhje. Dhe, aty nga pasditja vonë e asaj dite, dëgjova hapat e tij tepër të zhurmshëm teksa i afrohej derës së Bibliotekës. S’dija ç’ti thoja. S’dija si të justifikoja. Hamzai në fakt ishte tip më vete dhe s’donte t’ia shkelje fjalën. Ndërsa unë po bëhesha gati të flisja, nga prapa tij shoh një hije që zgjatej e zgjatej drejt derës. Ktheva kokën andej nga vinte hija e njeriut që afrohej dhe Komandant Hamzai bëri të njëjtën gjë. Ishte Xakja me një libër në dorë, të mbështjellë me letër të bardhë. Unë isha gati si i zënë në faj, një ngjyrë më vinte dhe një më ikte. Por…
“Ja tha, na mere këtë, m’a dha ai shoku yt” - buzëqeshi Xakja dhe iu kthye Hamzait.
E hapa. E pashë: Bosët e Dollarit, s’e luante topi. Kur e paska lexuar ky njeri? – mendova me vete. E ç’rrëndësi ka, thashë pastaj. Fytyra më qeshi. Komandant? Ja libri, merreni…Komandanti iku. Unë ende s’e merrja dot veten. Xakja vetëm qeshte. Një e folur karakteriske e Shkodrës, një talent i veçantë komunikimi. Ky “trupshkurtër”, por jo fort i dobët, ishte piloti, gazetari, publicisti, poeti dhe prozatori i të gjitha kohërave, Riza Lahi. I gjeje shkrimet e tij në Drita, e kudo ku Rizai duhet të thoshtë fjalë të mrekullueshme për jetën, për shokët, Heronjtë e Ajrit. Sot ndjej kënaqësi teksa lexoj e lexoj krijimtarinë e tij ende të gjallërishme, tipike dhe të vlerësuar. Kam kohë, shumë vite, që s’e kam takuar këtë Njeri të Mirë, këtë penë të palodhshme, të cilën dikur poeti Elbasanas Milianov Kallupi e pati krahasuar me “Zërin e Qiellit”.

No comments:
Post a Comment