Thursday, 17 January 2008

Prostituta

Nga Fatmir Terziu


Qëndis dyzet vjeçe, pajën me perlon
Dhe pse s’është e bukur, me qeshje të ngacmon.

Në bare natën bredh, buzëqeshjen s’ta përton
Për qejf, jo për nevojë, rri deri vonë.

Madje dhe i pëlqen që nganjëherë të rrihet
Gjithë lagja të digjet, ajo do të krihet.

Kur kthehet në shtëpi, për burrë mendon
S’ka gjë se ndonjë kujtim zë e ngacmon.

Pastaj rri me gratë deri në mëngjes
Sikur s’ka ndodhur gjë, serbes-serbes.

No comments: