Saturday, 11 April 2009

Britania: Gëzuar Pashkët me verë nga Kosova



Fatmir Terziu

Gëzuar Pashkët me verë nga Kosova. Kështu urojnë këtë festë britanikët, teksa fati dhe fjala e Zotit e solli që kjo ditë të vinte për tregun dhe eksportin kosovar. Vera e një tradite më se 2000 vjecare, që dikur furnizonte Beogradin, tani eksportohet në Perëndim. Vjen në zemër të Metropolit Botëror. Pihet në Londër! Dhe Zoti e tha me gojën e Tij…Rahoveci, i pak vitëve më parë që digjej e piqej nën zjarre armësh mizore, Rahoveci i qindra kufomave të pafajshme, që pushtoi mediat botërore me varret masive, sot ka shënuar pikërisht datën e rikthimit në historinë e tij njerëzore. Është pikërisht vera e Rahovecit që ka pushtuar tregun britanik, madje njërin nga supermarketet më në zë të vendit “Ëaitrose”.

E pabesueshme thotë Rose Murray Brown

“Shteti njëvjeçar eksporton shishen e parë në tregun më të vlefshëm të verës në botë, Britaninë e Madhe.” – thotë Rachel Shields. “Është e pabesueshme që të shohësh tashmë në dyqanet britanike verë nga Kosova, Mali i Zi dhe Gjeorgjia, vende që kohët e fundit kanë qenë zona të konfliktit të armatosur”, thekson gazetarja britanike. Dhe këto verëra që vijnë nga këto vende, sidomos nga Kosova, kanë vec arsyes dhe kuriozitetit edhe sinjalin e tyre të fortë për të mbijetuar mes konkurrencës. Për gazetaren Broën, vera e ardhur nga Kosova ka një shans të madh që të ndjehet krenare në këtë konkurrencë. Arsyet janë shumë për të, por më kryesorja është se kjo verë ka një histori 200 vjecare dhe është verë që bëhet nga rrush cilësor të rritur në një klimë kontinetale të përshtatshme, ndoshta një nga konditat më të mira në Ballkan për këtë.
Dihet se shumë nga Kantinat e Verës në Kosovë janë ndërtuar reth viteve 1950-të dhe ato u krijuan për të furnizuar Beogradin me verë, por pothuajse të gjitha këto Kantina u shkatërruan me rënien e Jugosllavisë dhe luftërat e saj në pragun e 1990-ës. "Gjatë luftës së viteve 1998-1999, të gjitha kantinat e verës pushuan prodhimin, përveç një Kantine në Rahovec e cila mbijetoi mbi eksportet me prodhimin e një vere të ëmbël e të kuqe, një përzierje të quajtur “Amselfelder” dhe që eksportohej në Gjermani," thotë David Roëe, këshilltar i verëbërësve në Kosovë. "Vreshtat janë të braktisura dhe të shkatërruara; tani mbijetojnë vetëm 4000 hektarë, më pak se gjysma plantacioneve të para të Kosovës,” thotë ai.
Lufta barbare në Kosovë shkatërroi industrinë e verës, por që nga viti 2006 me privatizimin filloi ristrukturimi i saj. Punishtja e verës, pranë Rahovecit, tani është në pronësi të një biznesmeni kosovar të emigruar jashtë dhe me paratë që ka bërë në SHBA, duke u larguaar nga ndikimi i ish-Jugosllavisë në vitet 1950, ka vënë në jetë një ëndërr të tij të hershme. Tani me një linjë të re të shisheve, dhe 500 hektarë vreshta, Roëe prodhon dicka më të mirë se verërat që prodhohen në Ballkan, e sidomos nga ajo që prodhohet në Bullgari.
Dhe kështu kjo verë me kualitet të lartë tashmë shijohet në tregun britanik. Por ndërsa një lloj vere tjetër vjen nga krahu tjëtër i Liqenit të Shkodrës, nga Mali i Zi, mediat britanike theksojnë se edhe Shqipëria mund të jetë gjithashtu një potencial eksportues në Britani të Madhe, nëse investimet e reja të parave që vijnë më së shumti nga Italia do të shpenzohen me mençuri. Në Shqipëri shija e lartë dhe e lashtë e rrushit kallmet është dominante për prodhimin e verës së kuqe, ndoshta e njëjta si e Hungarisë që prodhohet nga rrushi kadarka, duke mos harruar zonën e Shkodrës që shquhet për rrushin e saj.
Pra vera “Vranac” e Rahovecit me cmimin 4.99 stërlina që ndohet në “Ëaitrose” ishte gëzimi i parë për Pashkët në tryezat e vendit që aq shumë bëri për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Gëzuar Britani me verën e Kosovës!

No comments: