Vilhelme Vranari
Haxhiarj
Pjesa
e dytë
Dy fjalë përkujtimore në 100 vjetorin e
lindjes së Prof.Dr. Isuf Luzaj 21
shkurt 1913- 2 dhjetor 2000
Në datën 21
shkurt 2013 mbushen 100 vjet nga lindja e Prof.Dr. Isuf Luzaj. Ishte fatkeqësi
që koha e egër ua mohoi këtë të drejtë legjitime shqiptarëve, njohjen e njërit
prej 7 filozofëve më të mëdhenj të botës në shek e XX.
I vlerësuar me sa e sa çmime ndërkombëtare,
ky shef Katedre që për 45 vite ka dhënë dilploma sa e sa studentëve që kanë
drejtuar apo drejtojnë politikën botërore, zhvillimin e demokracive
perëndimore, i nderuar me titullin "Profesor i Amerikës"me Medalje Ari,
dhënë me dorë nga Presidenti i Sh.B.A-ve, antikomunisti Ronald Regan, kurse ne si
bashkëkombas nuk e njihnim dhe vazhdojmë të mos e njohim
I përjetshëm qoftë emri dhe vepra e tij! Uroj që
të kujtohet me nderim në shekuj nga brezat që do të vijnë, jeta dhe vepra e
Prof.Dr. Isuf Luzit, pasi emri i tij nderon Kombin!
I mbijetuari Prof. Dr. Isuf Luzaj i dënuari
nga Mbreti Zog, Fashizmi, Stalini, dhe Enveri, ky filozof me përmasa botërore, autor
i 120 veprave letrare, historiografike dhe filozofike, i vlerësuar dhe i respektuar
nga bota, e meriton pa hezitim të vlerësohet nga vendi i tij me Urdhrin
"Nder i Kombit"
Të
Rejat Shkencore , Armike të Teologjisë në
"Ekzistenca dhe Boshësia" -studim- pjesa e dytë-
"E vërteta
e Zotit gjendet brenda në natyrën e njeriut.
Nuk është Zoti
një qenie e huaj e jashtme për të, porse
është mbanë tij
një shok,një shoqërues i ëndrrave të tij.
Me qënë se
njeriu është i shenjtë,
Dituria e Lartë
është trashëgimia e tij!"
I.Luzaj
Vazhdon nga data
8-2-2013
...Nëse në
pjesën e parë Prof.Dr.Isuf Luzaj na
paraqet një analizë të thellë shkencore ,me qëndrim kritik ndaj filozofisë
evropiane në vazhdimësinë e librit "Ektzistenca dhe Boshësia"
jep spjegime më të drejtpërdrejta rreth Mendimit Racionalist si
dheTeozofisë*1. ( bashkëveprim i Filozofisë shkencore me
Teologjinë) Pasi vë në dukje të
rejat shkencore në nivele përherë dhe më të avancuara dhe reagimin e
Fesë, Luzi e nis me një mënyrë të këndshme, të cilën e quan Intermezzo
në një koncert . ..........
*1- Teozofi
do të thotë :"Urtësia e Zotit" Teozofia i përket
filozofisë Neo-Platonike, por si doktrinë doli në shek. XVII, sipas së
cilës të gjitha fetë kanë një burim të përbashkët. Kjo doktrinë presupozon se
do ta çojë njeriun në gjetjen e së vërtetës përmes një të fshehte hyjnore.
Sipas dietaëve Teozofia siguron një zhvillim të botës nëpër faza të ndryshme të
ndërmjetme në mes materies dhe shpirtit: *Wikipedia ,Enciklopedia e lirë....................
Në këtë kapitull të tretë të librit të tij
Profesori paraqet studime bazuar në Ontologji*2, lidhur me
arritjet e shkencës. Në 30 vitet e fundit të shek.XX, nga zbulimet e reja në
fushat e ndryshme shkencore si, Krijimi i Embrionit në laborator
kimik, zbulimet e Universit nga Nasa, kanë bërë të
rinisë një debat i ashpër në Universitetet e Sh.B.A, ku shkenca atomike
quhet armike e Teologjisë. Këtu ka vend për të ndalur...Nëse sipas Besës
të të gjitha besimeve, njeriu është biri i Zotit, i cili zhvillon
dhe drejton, jetën e tij, edhe për më fanatikun fetar (besimtar),lind mosbesmi
ndaj të Plotëfuqishmit, fuqisë Hyjnore me faktet e reja dhe të
pakundërshtueshme në thelb. Faktet konkrete të arritura në përfundime reale, nuk
e shfajësojnë zemërimin e studentëve amerikanë për të rejat shkencore, që Luzaj
e krahason me shpërthimin e një vullkani të vjetër në Evropë. Kjo pasi kishte
mëse dy shekuj që konflikti mes shkencës dhe besës së çdo besimi, ishte i
papajtueshëm në kontinentin plak. Porse arritjet në Matematikë, Fizikë,
Kimi dhe Biologji, bënë që të pranohej suksesi i shkencave si një akord
simfonik nga mendjet e ndritura, që pasi u bindën, e zëvendësuan besën me
diturinë shkencore. Ishte Ontologjia, shkenca që hapi udhën
e mendimit në shkolla bashkë me botime studimesh, për
riedukimin e popujve drejt përparimit dhe diturisë, si rrugë e vetme zhvillimi.
...........
*2-Ontologjia, sot është një
nga degët themelore të filozofisë, studion të qenit përtej institucioneve
fetare apo shkencore. "Ontologji "do të thotë "diskursin
mbi" si.mbi "subjekte", e spjeguar në mënyra dhe në pozita
të ndryshme filozofike. Ontologjia lidhet me Teologjinë, Kozmologjinë,me jetën
e përditshme, marrëdhëniet dhe objektet.Ka si funksion: 1-Dallimet në
terminologjinë midis Qenies dhe Ekzisttencës me Asgjënë (Boshësinë)
Si histori mendimi, Ontologjia është një degë e metafizikës, kurse si afërsi filozofike, është vazhdim i asaj Aristoteliane. Atributin e saj në mënyrë universale nuk e kanë pranuar disa mendimtarë si Martin Heidegger, ose të tjerë e shohin metafizikën si një kërkim për shkaqet përfundimtare të realitetit. Me Ontologjinë lidhet"fenomenologjia" e zbulmit të asaj që"është", si dhe mënyrën se si ka arritur këtë gjendje.
Nëse ontologjia është studimi i themeleve të asaj që ekziston, me "ekziston" kuptojmë të mundshmen, të qëndrueshmen, universalen,të verifikueshmen.
Si histori mendimi, Ontologjia është një degë e metafizikës, kurse si afërsi filozofike, është vazhdim i asaj Aristoteliane. Atributin e saj në mënyrë universale nuk e kanë pranuar disa mendimtarë si Martin Heidegger, ose të tjerë e shohin metafizikën si një kërkim për shkaqet përfundimtare të realitetit. Me Ontologjinë lidhet"fenomenologjia" e zbulmit të asaj që"është", si dhe mënyrën se si ka arritur këtë gjendje.
Nëse ontologjia është studimi i themeleve të asaj që ekziston, me "ekziston" kuptojmë të mundshmen, të qëndrueshmen, universalen,të verifikueshmen.
2-Me lidhje të
jashtme të Ekzisikueshme ,nënkuptohet kërkimi për kuptim më të thellë që të
gjitha të jenë të vërteta. Kjo është edhe antropologjia filozofike e
rëndësishme dhe për këtë arsye është çështja e kuptimit të menduarit të
njeriut, të ekzistencës dhe mendimit. Çdo pyetje lidhur me "temë"
,"objekt", dhe për "marrëdhëniet "e tyre, atëherë në mes është
një pyetje ontologjike. " Unë "dhe" bota".
Disa çështjet kyçe të ontologjisë:
Ontologji mbulon fushat e studimit të natyrës , ndryshimet mes ekzistencës, të qenëies dhe realitetit në përgjithësi, si dhe kategoritë themelore të mirëqenies dhe marrëdhëniet e tyre. Prolemet që shtron kjo shkencë janë:
Disa çështjet kyçe të ontologjisë:
Ontologji mbulon fushat e studimit të natyrës , ndryshimet mes ekzistencës, të qenëies dhe realitetit në përgjithësi, si dhe kategoritë themelore të mirëqenies dhe marrëdhëniet e tyre. Prolemet që shtron kjo shkencë janë:
" Ç' është
ekzistenca. A është Ekzistenca një objekt i vërtetë. Ç'lidhje ka mes objektit e
pronave të tij.Si bëhet dallimi mes pronave esenciale dhe pronave aksidentale të
objektit? Mësojmë se është problemi i esencës apo substancës.Ç' është një
objekt fizik? Ç'kuptojmë se një objekt fizik
ekziston apo identiteti i tij. Një objekt pushon
së ekzistuari, apo thjesht ndryshon.,ose problemi i
universalizmave.
Ndryshimi terminologjik midis qenies dhe ekzistencës që shpesh ndodh në metafizikën tradicionale ( edhe pse neglizhuar nga disa autorë): Ndërsa po është në Vetvete, dhe nuk ka nevojë për asgjë tjetër, ose nuk ka qenë në Vetvete, por e merr atë nga diçka tjetër. Nga kjo pikëpamje, duke qenë se është diçka absolute, ekzistenca është vend subjekt i një qenieje të lartë, nga e cila ajo varet. Ekzistenca rrjedh etimologjikisht nga gjuha Latine që do të thotë "të qenit jashtë nga", ose "të qenit nga" diçka tjetër." Platoni ishte i pari që në mënyrë të qartë, dalloi dy konceptet "të qenit" nga "ekzistues", në mënyrë të veçantë, ai atribuohet ekzistenca e gjendjes njerëzore, gati në mes të qenit dhe jo-të qenit, në varësi të paparashikuara dhe të bëhet si qenie, është dimensioni ontologjik i vërtetë në të cilën nuk është bota e ideve:e pakorruptueshme, e pandryshueshme dhe e përjetshme.Kjo ka lidhje me besimin dhe bindjet.
Ndryshimi terminologjik midis qenies dhe ekzistencës që shpesh ndodh në metafizikën tradicionale ( edhe pse neglizhuar nga disa autorë): Ndërsa po është në Vetvete, dhe nuk ka nevojë për asgjë tjetër, ose nuk ka qenë në Vetvete, por e merr atë nga diçka tjetër. Nga kjo pikëpamje, duke qenë se është diçka absolute, ekzistenca është vend subjekt i një qenieje të lartë, nga e cila ajo varet. Ekzistenca rrjedh etimologjikisht nga gjuha Latine që do të thotë "të qenit jashtë nga", ose "të qenit nga" diçka tjetër." Platoni ishte i pari që në mënyrë të qartë, dalloi dy konceptet "të qenit" nga "ekzistues", në mënyrë të veçantë, ai atribuohet ekzistenca e gjendjes njerëzore, gati në mes të qenit dhe jo-të qenit, në varësi të paparashikuara dhe të bëhet si qenie, është dimensioni ontologjik i vërtetë në të cilën nuk është bota e ideve:e pakorruptueshme, e pandryshueshme dhe e përjetshme.Kjo ka lidhje me besimin dhe bindjet.
*shih:Wikipedia
,Enciklopedia e lirë
Bindjet bazohen
në përvojën dhe mendimin e lirë. "Që të arrihet kjo,-thotë Luzaj,-
duhet pranuar teza e Racionalizmit ,f.40. "Veçse për të provuar
të vërtetën e sjelljes dhe gjykimin tonë në gjetjen e së vërtetës ,s' mjafton
vetëm shkenca, se nuk dimë se si janë lidhur dhe kushtëzuar faktet me
njëri-tjetrin. Për paaftësi njeriu ende nuk ka mundur t'i çkyç dyert e
errësirës që të zbulojë Misterin, edhe pse ka vënë në punë Diturinë
objektive. Që të gjejmë konceptin e vërtetë racional të ekzistencës
sonë nevojitet Dituria e së Vërtetës, që është e bukur, por e
vogël për të arritur të panjohurën e madhe: besë- mendim. Përsëri nuk
themi se mendimi inteligjent nuk luan rol në zbërthimin e të vërtetave të
mendimit të përkryer. Në këtë rast duhet ndërthurja e inteligjencës me mjetin
(shkencën) për një përfundim bindës. Për t'i qartësuar përfundimet dhe vlerësimet
e sakta, përshtatur jetës sonë emocionale, duhet një armë e fortë,Besimi,
që zhvillon e rrënjosë në
jetën e njeriut ato vlera të pandashme dhe përcaktuese: shpirt- mendim. Luzaj ka
autoritetin e vetë për daljen në këto përfundime, edhe pse ky autoritet nuk
përligjet me anë të arsyes, ai u përgjigjet shkenctarëve, se ai ose ata
autoritete ekzistojnë në çdo shoqëri të shëndoshë, veprojnë si tradita mbi
sjelljen, dëshirat dhe gjykimet e individëve. Ato janë atje, si diçka
Jetësore,pa kërkuar prova për ekzistencën e tyre,f.42. dhe vinë në Qenie
pa i konkretizuar, por vetëm përmes zbulimit dhe një personaliteti të fuqishëm.
Është qëllim fisnik i njeriut, që me mjete të dobëta, arrin pak në thelbësoren
shkencore, nga e cila kemi themele, baza dhe formula për arritjen e dëshirave
tona. Lidhur me këtë,ndër disa besime, Luzi zgjedh besën çifute
-kristiane.Nëse kjo tezë përjashton fenë, dhe ta shohim si një
pikëpamje njerëzore, tregon se kemi zhvillim të lirë e të ndërgjegjshëm të
individit, që fuqitë e tij i vë në shërbim të mendimit njerëzor për përparim.
Por s'mund të hyjnizojmë një komb, një racë, një klasë, as indivdin se
ne"qenkemi" pjellë e një Ati. Hyjnizimi i njerëzimit si një tërësi
abstrake, nuk do hynte në shpirtin e këtij ideali, se ai i përket një individi,
ku fati, qëllimi e detyra e tij është t'i shërbejë shoqërisë dhe jo ta imponojë
apo zotërojë atë me lloj-lloj mënyrash. Te kjo e vërtetë ,po të shohim përmbajten
dhe paraqitjen, na shërben për të shprehur idealin tonë për atdheun, i
cili shpesh herë te politikanët është po aq i vogël, sa fetari adhuron idhullin
e tij. Por për edukimin e rinisë me këtë shpirt, që parimet të jenë si ajri që
thithë, as edukimi dhe as shkolla nuk e kryejnë dot këtë qëllim. Shkenca më
vete, është përpjekje e mendimit 150 vjeçar që kërkon të lidh fenomenet e
përceptueshme të botës, për përparim sa më të mundshëm, ose përpjekje për të
zbuluar rindërtimin e ekzistencës, me anë të Konceptualizimit,*3...........
*3-Konceptualizmi është doktrinë
filozofike mesjetare e filozofit Peter Abelard , bënë fjalë për një mosmarrëveshje mbi Universalen që
gjendet mes Nominalizmit dhe Realizmit: ku mbështeten teologë francezë,
se Universalja ekziston vetëm brenda mendjes dhe nuk ka realitet të jashtëm. Universale,
sipas Konceptualizmit gjendezt në formimin e një mendjeje që ekziston dhe pëson
ndryshime përmes përvojës.
Konceptualizmi, krahasuar me realizmin, thjesht nuk pasqyron thelbin ose përcaktimin e formës, por është një ndërtim i mendjes njerëzore. Në kontrast me nominalistët, që pretendojnë se universal është vetëm emri, Konceptualistët mbështesin ekzistencën e koncepteve universale apo ide të përgjithshme në omendjet tona: universal është një përmbajtje mendore që ekziston dhe më pas.
Kontrasti midis Konceptualizmit dhe Nominalizmit nuk u ndal me filozofinë e mesjetës, por ka një prani të fortë në Empirizëm*4 të gjuhës angleze të shekullit XVII dhe XVIII me George Berkeley dhe David Hume në mënyrë të shprehur qartë nominaliszmin.
Shumë e diskutueshme është konceptimi i abstraksionit nga Lockean. Dijetarët e shquar John Locke, si John Yolton dhe Michael Ayers, e konsiderojnë atë një nominalist. Megjithatë, edhe së fundmi në Konferencën Locke John për njëqindvjeçarin e tretë, në Universitetin e Oksfordit (2004), ka forcuar tezën e Konceptualizmit, bazuar në librin e tretë me Ese, lidhur me të kuptuarit njerëzor (1690).
Çështja e universalizmave është kthyer në fakt, në kontestin rreth bazës së matematikës, në fillim të shekullit XX, kur filozofi dhe matematikani anglez Bertrand Russell, argumentoi në "Principia Mathematica" (Parmet e Matematikës)vepër e tij (1910-1913), shkruar në bashkëpunim me Alfred Veri Whitehead, interpretim realist me konceptet e logjikës dhe matematikës së pastër.
Shih:Wikipedia, Enciklopedia e Lirë.
Konceptualizmi, krahasuar me realizmin, thjesht nuk pasqyron thelbin ose përcaktimin e formës, por është një ndërtim i mendjes njerëzore. Në kontrast me nominalistët, që pretendojnë se universal është vetëm emri, Konceptualistët mbështesin ekzistencën e koncepteve universale apo ide të përgjithshme në omendjet tona: universal është një përmbajtje mendore që ekziston dhe më pas.
Kontrasti midis Konceptualizmit dhe Nominalizmit nuk u ndal me filozofinë e mesjetës, por ka një prani të fortë në Empirizëm*4 të gjuhës angleze të shekullit XVII dhe XVIII me George Berkeley dhe David Hume në mënyrë të shprehur qartë nominaliszmin.
Shumë e diskutueshme është konceptimi i abstraksionit nga Lockean. Dijetarët e shquar John Locke, si John Yolton dhe Michael Ayers, e konsiderojnë atë një nominalist. Megjithatë, edhe së fundmi në Konferencën Locke John për njëqindvjeçarin e tretë, në Universitetin e Oksfordit (2004), ka forcuar tezën e Konceptualizmit, bazuar në librin e tretë me Ese, lidhur me të kuptuarit njerëzor (1690).
Çështja e universalizmave është kthyer në fakt, në kontestin rreth bazës së matematikës, në fillim të shekullit XX, kur filozofi dhe matematikani anglez Bertrand Russell, argumentoi në "Principia Mathematica" (Parmet e Matematikës)vepër e tij (1910-1913), shkruar në bashkëpunim me Alfred Veri Whitehead, interpretim realist me konceptet e logjikës dhe matematikës së pastër.
Shih:Wikipedia, Enciklopedia e Lirë.
*4-Empirizmi-
Filozofi, që pranon si burim të dijes, përceptimin e shqisave, pëvojën mes
praktikës dhe mohon vlerën e të menduarit abstrakt dhe përgjithësimet
teorike..............
Luzaj duke u nisur nga konceptualizmi,në vend të gjetjes se cili besim është më i përshtashëm për zhvillimin,
vlerëson se nga ç'dëshira udhëhiqet njeriu besimtar i sinqertë. "Për
mua ai njeri është ai frymor i ndritur fetarisht, i cili ka çlirur veten e tij
nga ferrat dhe drizat e dëshirave të tij dhe që është i kujdesur me mendime, me
ndjenja, me aspirata,që ai i beson se janë me vlera mbinatyrore, mbipersonale: vlera shpirt -mendim,f.43." Mbipersonaliteti kujdeset që Mbifuqia dhe mjetet të bëjnë të pamundurën
për ta bashkuar atë Njeri me Qenien
Qiellore. Njeriu fetar, duke qenë i
sigurtë, nuk ka dyshime për kuptimin dhe lartësinë e objekteve mbinjerëzore, ndaj
as kërkon e as i gjenë bazat racionale të tyre. Nëse nuk do të ishte
mbipersonaliteti, atëherë askush nuk do të besonte se ishin besimtarë fetarë:
Buda dhe Spinoza,
Muhameti dhe Kartezi, Sokrati dhe Savonarola. Kurse historia e besimit, është aq e vjetër sa njeriu i pranon vlerat e
mbinatyrshme dhe efektet e tyre, edhe në ndërgjegje. Në këto raste konflikti
shkencë-besim është i pashmangshëm. Shkenca siguron dhe sigurohet për çka
është, por nuk di se ç'do të ishte jashtë mendimit
të vlerave të mbinjerëzores, të cilat i takojnë besimit, që ky matet me
vlerësimin e vlerave mendore dhe veprimeve njerëzore, por nuk njeh faktet dhe marrëdhëniet
mes tyre, që i siguron shkenca.
"Në akord me këtë
interpretim, konflikti i njohur mes Fesë dhe Shkencës së kohëve të shkuara,
duhet konsideruar si një interpretim i gabuar i situatës që ka qenë përshkruar f.44"
-Ky qe pozicioni i Luzajt në Kongresin Filozofik të San Franciskos,
Kaliforni, 1989 Univ. Northwesternit..
Konfliktet mes Fesë dhe Shkencës
ekzistojnë që kur besimtarët fetarë, hynë në sferat e shkencës me këmbëngulje
për vërtetësinë e tekstit të Biblës.Kjo të kujton luftën e kishës(inkuizicionin) kundër doktrinave të Galileut dhe Darvinit.
Përfaqësues të shkencës, që kundërshtuan besimet fetare, arritën në përfundimin
e vlerave mendore dhe njerëzore me metoda shkencore. Me gjithë kufijtë që
ndajnë Shkencën nga Feja, konfliktet çuan në gabime fatale. Botkuptimi
dhe e vërteta
e Ekzistencës, ku shërben Racionalja
(të kuptuarit përmes Arsyes) janë jashtë sferave të Fesë, prapë lind nevoja e
Fesë. Shkencëtarit i duhet Besimi
, jo sipërfaqësor, por besimi ndërgjegjes)për të realizuar teorinë e tij.
Gjithashtu për vlerësimin e mendimit, Feja ka nevojë për Shkencën në arritjen e
vlerësimit të mendimit dhe veprimeve njerëzore. Pra Shkenca dhe Feja janë në
marrëdhënie e vartësi të njëra-tjetrës, gjë që shërben si një rregullator i Botës së Ekzistencës.
Luzaj thotë:"Shkenca pa Fe
(besim)është sakate. Feja (besimi) pa Shkencë është qorre.f45."
Si konkluzion:
Sa pamë më sipër njeriu krijoi Zotin
apo Zotat sipas besimeve dhe gjithçka ia dedikoi atij si qenie fuqiplote. Në
shekuj njeriu ia drejtoi lutjet Qenies Divine
(Hyjnore), duke i dhënë fuqi të
mbinatyrshme. Pra vetëkrijoi ( në ndërgjegje) një Zot Personal
mirëbërës, që konceptohej dhe besohej nga mendjet e pazhvilluara. Duke e
mbivlerësuar këtë si Qenie Fuqiplote, besonin se gjithçka që bën e i ndodh njeriut, janë veprime të Zotit,
si kontrollues i Universit, si: Puna, vendimi, dëshira, sëmundja,
lindja,vdekja... Sot konflikti mes Fesë
dhe Shkencës, qëndron te konceti i Zotit Personal. Është detyrë e Shkencës të vendosë marrëdhëniet reciproke të objekteve apo ngjarjeve në Kohë dhe Hapësirë. Njohja e ligjeve shkencore ka bërë që të parashikohen fenomenet natyrore
dhe të parandalohen. Saktësia e këtyre fakteve përe opinionin është
vërtetësi.Po japim një shembull që lind debat: Ndodh që parashikimi i motit nga
shkenca edhe gabon, pasi jo gjithë gjasat natyrore, rregullat, vartësitë apo
marrëdhëniet e fenomeneve të natyrës, shkenca i njeh, pasi ka shumë për të
zbuluar. Duke besuar në jetën Eterne (të përjetësisë), njerëzit që ende s' kanë zbërthyer problemin Ontologjik (dallimin mes Boshësisë (Asgjësë) Qenies, Ekzistencës dhe Kozmogoninë( njohja e marrdhënieve dhe e
vartësisë së objekteve në Kozmos),pranojnë Vetvrasjen
dhe shmangin vdekjen natyrale ku njeriu fizikisht shkon drejt Asgjësisë
ose Boshësisë. Fetarët duhet të përpunojnë te njeriu ato fuqi shpirtërore në Zot, që
rrënjosin të vërtetën, të bukurën që gjendet te vet njerëzimi, gjë që arrihet
me ndihmën e shkencës. Çdo fushë e dijes sot bazohet në thellësinë e Arsyes që
ka si bazë Ekzitencën. Kjo sjell evolucion shpirtëror dhe përsosmëri të mendimit njerëzor.
Nëse kemi parasysh Filozofinë
Luziane dhe sot t'ia përshtasim shoqërisë sonë, duhet të ndalemi në analiza. Për sa udhëzon
Profesori më sipër, unë parashtroj se ajo që ka ndodhur në vendin tonë gjatë
diktaturës komuniste dhe me kohë-tranzicionin e gjatë, që nuk po e ndryshon dot
emrin, është në kundërshtim me ecjen përpara, kjo e provuar shkencërisht nga
filozofët e të gjitha kohërave. Në Shqipëri u hyjnizua sistemi komunist,
udhëheqësi "Idhull" u radhit me diktatorët famëkeq që sollën gjëmat
më të mëdha të genocidit. Kur deklarohej" Shqipëria fanar ndriçues", botës i dhimbsej ky vend nën dhunën e luftës
klasore, i vetizoluar nga zhvillimi perëndimor, që tjetërsoi dhe pluhurizoi
mendimin dhe besimin e njeriut,hyjnizoi: marksizmin, stalinizmin, enverizmin, sa u bënë të barasvlertë me Zotat, ndërkohë që Besa dhe besimet u
ndaluan me ligj. Ideologjia false marksiste varfëroi shpirtin, mendjen dhe
mendimin njerëzor që janë individual jo shoqëror. Gjithashtu frenoi dhe mohoi
vlerat e vërteta të mendimit njerëzor, duke e bërë kurban për ideologjinë
marksiste trurin e njeriut. Sepse në Shqipëri u orientua dhe u imponua kahja e
doktrinës false e u përcaktuan kufijtë e mendimit individual dhe shoqëror që
janë në kundërshim me zhvillimin e mendimit të lirë dhe ndërtimin e një
shoqërie të lirë. Pas përmbysjes së diktaturës, nga të gjithë shqiptarët që u
ngritën për t'ia shqyer maskën errësirës, u krijua ideja për ndërtimin e një
shoqërie pluraliste demokratike. Por politikani, biznesmeni, intelektuali që
thonë aq fjalë të mëdha e të bukura për Besën dhe besimet në kremtime festash
fetare, a janë në shkallë superiore Besa, mendimi dhe bindja e tyre? A qëndron
aq lart mendimi demokratik, sa personalizimi i mendimit dhe egos së
politikanit, juristit, apo administratorit të çdo niveli?! A beson politikani
apo biznesmeni pas pohimeve aq publike për vlerat e fesë, kur gjithë ditën
gënjen, mashtron, korrupton dhe pasurohet, ndërkohë që shumica merr bukën me listë? A ekziston një
idealizëm demokratik objektiv kur patjetër që është pa Fe e Besë, ai që ka
dhunuar dhe rrëmbyer pronën e tjetrit, kur një nga kushtet e ndërtimit të
demokracisë është: "prona i takon pronarit legjitim"? Gjithashtu liritë dhe të drejtat e individit
janë të shenjta, pa të cilat nuk presupozohet ndërtimi i demokracive të
zhvilluara. A u kompesuan materialisht apo rifituan të drejtat morale për
vuajtjet çnjerëzore, të burgosurit dhe të përndjekurit politikë? Që mendimi
njerëzor në demokraci të ketë zhvillim objektiv mbi baza filozofike, s'duhet të
ketë zhvillim të diferencuar social. Ndaj duhet lexuar, përvetësuar dhe
aplikuar Filozofia Luziane që të gjejë udhën e Dijes dhe të Zotit i
pangupori, sepse ka harruar që të gjithë ne, një ditë do të shndërrohemi në Asgjësi- Boshësi, në një grusht grimcash pluhuri të
papërfillshme të Universit.
Ndaj duhet të njohim teorinë e Luzit mbështetur në Teozofi , me të cilën kuptohet bashkëveprimi i Teologjisë
me Filozofinë moderne, gjithmonë duke u mbështetur në analizat filozofike të të gjitha
kohërave dhe në përfundimet studimore të Prof.Dr. Luzajt, i cili e sqaron mirë Doktrinat Teiste
dhe Ateiste.
*Kristianizmi s'është mesazh, por mision që ka si bazë besimin-Besën, që e quan veten Universializëm. Besa është problem teorik i vetëkomunikimit, e pajisur me fuqi magjike, Eskatologjike
(me funksion ringjalljen, begatinë, plotësimin e dëshirave,
shkrirjen e Hyjnores me Eternen( përjetësinë ).
E tronditur në fundshekullin e XX,
ndërgjegja kristiane thotë se kërkesat e
veçanta të Shkencës janë saktësi
rastësore, ndaj duhet filozofia e përjetsisë, e cila i kënaq mendjet njerëzore më shumë se Pasiguria dhe
Vetërevizionimi
i Shkencave moderne. Kjo tregon se feja është një Iluzion.
*Termi Iluzion, sipas Frojdit ka dy kuptime: iluzioni si gabim; dhe iluzioni si fantazi,
gënjeshtër, gjë që e çoi njerëzimin në
pesimizëm(trashëgimi e helenizmit)
gjë që ndodhi kur njerëzimi u përballë
me të vërtetat shkencore.
*Teologët mendojnë se morali kristian është burim kënaqësie, por si mund ta
besojë mendimi i lirë këtë, kur:"Një
Zot që bën njerëz të ligj, dënon edhe veten e tij.F.51" Sot e kanë
hedhur poshtë teorinë e Thoma Akuinit, se lumturia është
përfeksionimi i njeriut, i cili veçon lumturinë fizike nga ajo qiellore.
*Arrijmë në konkluzion Agnostik. Ky term e lë
mënjanë çështjen Hyjnore, lidhur me pamundësinë për të ditur të
vërtetën e ekzistencës së një Zoti, apo forcave të mbinatyrshme. Sipas këtij
termi njohja e botës bëhet mes një studimi sipërfaqësor, jo në brendësi dhe pa
kërkuar shkaqet e ndryshimeve. *Mendimi
Protestan i qëndron besnik Shkrimit të Shenjtë por duke qenë kundër Logjikës dhe Filozofisë, pasi urren racionalizmin skolastik.
*Integrimi i Teizmit me të rejat e Shkencës sot kërkon Demitologjizmin(heqjen e mitologjisë) e më fortë Dehelenizmin(heqjen e helenizmit), nga Dogma e doktrinës
kristiane mbi Zotin.
*Ateistët bashkëkohor,
Luzaj i ndanë në: ateizëm shkencor dhe ateizm kristian.
Përfundimisht ai thotë ,se Ateizmi është Antikristianizëm
dhe Ateizëm Agnostik ( mbledh gjithë besimet e botës).Nëse kemi
parasysh Sartrin, e nisi me Ateizëm dhe e përfundoi në
Antiteizëm. Hejdegger është për Ateizëm Absolut (Mosekzistencë
e Zotit) dhe thotë: Mendimi është Uni- Vetja dhe Bota,
që janë të vetmet realitete, ku ndërgjegja provon fenomenin e Ekzistencës.
*Realiteti i
besës kristiane është i koklavitur, nëse Akti i Besës
merret si një veprim i arsyeshëm mendimi, ka të bëjë me të Qenurit
dhe Ekzistencën. Njerëzimi nuk mund të besojë në Zotin
përfundimisht, ashtu si jeta nuk është e përjeshtme. Të Qenurit ka të bëjë me
Besën e cila në gjuhë të ndryshme si (Faith-Fede-Foi) pra
anglisht, italisht dhe frëngjisht është e njëjta fjalë, Besë apo besim,
gjë që tregon universialitetin e këtij akti që të çon në marrëdhëniet Esencë
dhe Ekzistencë. Deri tani askush nuk e ka vërtetuar
identitetin dhe Ekzistencën e Zotit dhe si rrjedhojë nuk di gjë
as për Esencën e tij, pasi ai nuk është një objekt dhe as qenie e
ndieshme. Pikërisht këtu qëndron dyshimi i Hejdeggerit dhe Sartrit,
pasi ata nuk kanë parë një Fuqi inteligjente Kozmogonike.
Luzaj thekson,se për
të gjetur përgjigjen lidhur me Esencën dhe Ekzistencën e Zotit, duhet hequr
dorë nga helenizmi. Zoti nuk i fut duart në histori, por ai është në histori,
pasi Zoti nuk ekziston në kohë siç ekziston njeriu, porse Ai (Zoti) është kohor
siç është njeriu.f.58-59. Profesori sqaron : "Meqënëse Zoti është gjithmonë
prezent në kohën e natyrës e në kohën e njeriut,pra
koherenca e tij qëndron në të qenurit e tij prezent në histori. Marrëdhënia Njeri-Zot në realitetin e historisë, qëndron te prania e përbashkët e Zotit dhe e
njeriut në krijimin e botës.f.59"
Kjo prani e Zotit në natyrë e bën natyrën të aftë për çdo krijim. Për
prani absolute të qenies është Hapësira si bazë e natyrës dhe e
historisë, ku Zoti modelohet në Qenie Absolute, se
i qenësishëm në dy kuptime: esencë-ekzistencë,sepse natyra dhe
historia s'janë akte të një fuqie, por evolucion prej të cilit dalin Ripërtëritja
dhe e Paparapashmja. Del se çdo histori është e mundshme,
nga ku del lidhja fetare e Njeriut me Zotin. Filozofia e shek.XX, ku besa
kristiane merr emrin Besa,s' do të thotë ndikim i Zotit mbi njeriun dhe as
nënshtrim i njeriut ndaj Zotit. Në të ardhmen nuk do të jetë nevoja e
konceptimit të Zotit nga njerëzimi. Përsa i përket problemit mbi Djallin, duhet
lënë roli i vjetër i teizmit Stoik i Zotit si Dënimtar(Dora e Zotit dënon)
por duhen pranuar ato veçori që e ndihmojnë njeriun.
"Falenderimi i Zotit kuptohet si vetvendosje e
njeriut mbi realitetin, nga ku vjen:Burimi i besës, i frymëzimit,i ekzistencës,
i fuqisë krijuese, të cilat nuk janë burime nga Zoti, nga një fuqi jolëndore,
porse janë fillimi dhe mbarimi i ekzistencës së jetës." Luzaj.f.61"
profsberisha@albaninaonline.net
Teozofia,
Zotit dhe Evolucioni shkencor
Nëse katër kpitujt e parë të librit
filozofik"Ekzistenca dhe Boshësia", Prof.Dr. Luzaj nuk i ndan për shkak të
shtrirjes te njëri-tjetri, megjithatë secili ka tematikën e vet. Që të kuptojmë
Ekzistencën dhe Mosekzistencën nevojiten:
Psikologjia,
Logjika e Metodologjia, Metafizika e Teologjia. Veçojmë Metafizikën, që nuk
analizohet si çdo shkencë tjetër, por dimë se ajo lidh Logjikën me Teologjinë, 2 lëndë abstrakte, ku njëra ka ligjet e
mendimit, të cilat as Kanti e as Kartezi nuk i pëkufizonin dot pës shkak të
abstrakcionit. Tjetra i përket imagjinatës, intuitës, që Teologët
e quajnë Revelacion( Dituri e zbritur nga Zoti në mendje të
zgjedhura, apo privilegjuara). E dyta me bazë "Evolucionizmi që
kërkon të provojë Mosekzistencën e Zotit, që përdor si mjete pune: Astronominë,
Fizikën, Kiminë e Biologjinë, këto shkenca ekzakte që janë shumë larg nga
Teozofia:(Dituria ose bisedimi me Theon (helen), të cilët e
quajnë Zot). Ndërsa për Luzaj Teozofia*4 është: "Kjo
filozofi s'do të thotë se Zoti nuk ekziston, por deri tani nuk kemi mundur ta
shohim atë." Sipas Luzit, Ekzistencë e Zotit është Boshësi,
për derisa nuk është gjetur Misteri, gjë që pohon në Jo-Zot,
që s'thotë se është Ekzistent apo
Mosekzistent. Ndaj Luzi bën pyetjet: "A ekziston Zoti apo ka vetëm Boshësi? A do të
arrijë shkenca të zgjidhë Misterin e shekujve?" Dhe
vetpërgjigjet: "Është fakt që ne jemi para një Boshësie, me të cilën nuk kuptojmë Asgjësi"
....................
*4- Teozofi do
të thotë :"Urtësia e Zotit", e thënë ndryshe Dituri Hyjnore. Teozofia i përket filozofisë
Neo-Platonike, po si doktrinë u bë në shek. XVII, sipas së cilës të
gjitha fetë kanë një burim të përbashkët. Kjo doktrinë presupozon se do ta çojë
njeriun në gjetjen e së vërtetës përmes një të fshehte hyjnore. Sipas dietarëve
Teozofia siguron një zhvillim të botës nëpër faza të ndryshme të ndërmjetme
në mes materies dhe shpirtit: Njeriu, i përbërë prej trupit, mendjes dhe
shpirtit, gjithashtu rritet nëpër faza të ndryshme të përcaktuara: materiale,
trupi fizik, trupi etheric, trupi astral, arsyeja, shpirti dhe pastaj fryma. Shpirti
i njeriut nuk ka as fillim as fund.. Është i destinuar për një cikël të
rimishërimi derisa shndërrohet në substancë absolute të kozmosit. Sipas
Teozofisë, të gjitha fetë rrjedhin nga një e vërtetë e vetme hyjnore, e cila
është në vartësi të rrjedhës së historisë, ku në përputhje me periudhën
historike njeriu do të kishte gjetur vetveten.
*Themeluesi i lëvizjes teozoike, Helena Petrovna Blavatsky,e cila pas një udhëtimi në Tibet, zbuloi të vërtetat sekrete, seTeozofia, është një shkencë e fshehtë.*Ka vlera për të formuar një bërthamë vëllazërimi universal të njerëzimit, pa dallim race, seksi, besimi, shtrese apo ngjyre*Inkurajon studimin e feve krahasuese, filozofive dhe shkencave.*Heton e sqaron ligjet e pashpjegueshme të natyrës dhe kapacitetet e fshehura brenda njeriut.
*Themeluesi i lëvizjes teozoike, Helena Petrovna Blavatsky,e cila pas një udhëtimi në Tibet, zbuloi të vërtetat sekrete, seTeozofia, është një shkencë e fshehtë.*Ka vlera për të formuar një bërthamë vëllazërimi universal të njerëzimit, pa dallim race, seksi, besimi, shtrese apo ngjyre*Inkurajon studimin e feve krahasuese, filozofive dhe shkencave.*Heton e sqaron ligjet e pashpjegueshme të natyrës dhe kapacitetet e fshehura brenda njeriut.
*
shih:Enciklopedia e lirë
..................
Asgjësi në kuptimin filozofik është
termë i Ekzistencialistëve Hejdegger dhe Sartri ("L'Etre Et Le Neant"*(Të
Qenurit Mosqenie),ose më saktë( prania e Asgjësë). Sartri qëndronte i patundur në idenë e tij, edhe pas
diskutimeve mes tij dhe Luzit,në 18 Konferencat e mbajtura në Universitet
Amerikane, të cilat i përkthente nga frëngjisht në Anglisht Prof. Luzaj f.63. Mirëpo Luzaj sqaron se s' mund të dalim në
përfundime pa u bazuar në shkenca. Ai niset nga përvoja e mësuesit, Psikologjia,
Logjika dhe Metodologjia, i vënë ligje Mendimit. Kurse Astronomia,
Fizika i
vënë ligje Universit, mbi: masë, peshë, moshë, largësi, fenomen dhe lidhjet
apo
vartësia e objekteve në Hapësirë. Biologjia dhe Kimia i venë ligje jetës
së gjallë. Lindja e Embrionit (D.N.A) apo përshtatja e organeve të trupit përmes
transplantit. Paleontologjia zbulon moshën e
jetës, të eshtrave para mijëra vitesh. Arritjet shkencore e çfuqizojnë Zotin si
krijues e drejtues i jetës dhe njerëzimit, por shkenca nuk pohon Jo-Ekzistencën
e
tij brenda Boshësisë.Që të zbërthejmë sistemin e mendimit, duhet të kemi
parasysh se ai ndryshon nga një pozicion në një tjetër filozofi. Në këtë rast
Luzaj analizon Fetë krahasuese të Rilindjes. Më
afër kohës sonë pëmend Jakob Boehme si atin e Teozofisë moderne, i cili u
mundua të pajtojë ekzistencën e një Zoti të gjithëfuqishëm e plotëmirësishëm,
me prezencën e djallit në botë. Pohim i Teozofisë si burim
trashendence i çdo qenieje dhe mirësie, se djalli ekziston për shkak të
dëshirave pambarim,pangopsisë së njeriut. Veçse në Indi doktrina teozofike
është madhështore, monumentale, pasi aty predikohet Hinduizmi, Brahmanizmi dhe
Budizmi. Sipas Budizmit, lumturia e jetës arrihet me disa ushtrime fiziko-
shpirtërore. Veprimi njerëzor nis nga lindja, kalon 7 nivele që i arrin
përfeksionimi i Universit, te Vetvetja. Fuqia shpirtërore e fshehtë e njeriut që
kalon nga një ekzistencë te tjetra quhet Transmigracion dhe fitore e
diturisë dhe e fuqisë që është Shpirti. Meqë Ekzistenca është vuajtje dhe
dhembja, njeriu kërkon t'u shpëtojë me zhdukjen e qenies së vet që quhet Nirvana, që në Sanskritisht do të thotë Asgjësim. Që të arrijë
shkallë të lartë lumturie, njeriu duhet të jetojë 4 të vërtetat e mëdha të
Budës:*Ekistenca është vuajtje.*Origjina e vuajtjes është dëshirë.*Vuajtja
mbaron kur mbaron dëshira.*Udha për të arritur burimin e dëshirës është udha
fisnike tetëhershe e besës, që janë 1-Besimi i drejtë.2-Dorëheqja nga
ëndjet.3-Mosdëmtim i asnjë krijese të gjallë.4-Arritja e Nirvanës.5-Fjala e
drejtë.6- Sjellja e drejtë.7-Okupim i drejtë për jetën.8-mundimi i drejtë për
të ndenjur larg diallit. 9-Kontemplacion (soditje)i drejtë, qëllim i drejtë,
ekstazë e drejtë,meditacion e vetkontemplacion,f66 që janë virtytet që
çojnë të shohësh Zotin në qiell. Teozofia e besimit Hindu mëson udhën e Zotit
me anë të moralit dhe lufton vesin. Por as Budizmi, as Hinduizmi, as Transmigracioni nuk dolën me një Zot,
Qenie
Qiellore e përejetshme. Përkufizimi modern i Universitetit të Kalkutës 1986,
thotë:"Teozofia është Dituria që del nga studimi
i evolucionit të jetës me format, nga të privilegjuarit, që ishin emëruar Profetë të Diturisë." Mendimtariqë
arrin të jetë udhëheqës i diturisë nën dritën e ndërgjegjes dhe imagjinatës e
quajmë Logos. Pra Teozofia është Revelacion(studim),por revelacion i diturisë dhënë atyre
që janë pajisur me atë fuqi për atë që nuk janë. Kur kjo bëhet dituri, nuk është
më hipotezë, sepse fitohet me eksperimente dhe shndërrohet në
Eksperiencë(përvojë). Si çdo shkencë,edhe Teozofia vlerëson faktin dhe
përfundimin, që arrihet mes njohjes së thellë të shkencave moderne. Me të
drejtë Luzaj thekson se askush nuk thotë se ka një ditë që përcakton lindjen e
Universit, apo në "X" ditë do pushojë së ekzistuari. Në historinë e
mendimit njerëzor pranojmë se ekziston një Evolucion: në Mikrokomos,
Makrokozmos, te njeriu, në jetë, në Sistemin Diellor e Univers, kudo ku shihet
transformim i gjallë për atë që di të shohë. Këtë evolucion, edhe pse sipas tij
është një Hipotezë, Luzaj i shpreh qartë transformimet në poezinë e tij
"Përjetësi":
"Esenca dhe Ekzistenca mistere të Atit...
të Qenurit dhe për të Qenë, është një tabelë yçi,
një dorë e padukur luan
gurët e Fatit,
sipas kapriçove e
humorit dhe të Djallit,
ndreq, prish, prapë
ndreq, sa të gjejë kyçin,
t'i zbërthejë dyert
misterit me ndryshimet e çastit,
në fund... i lodhur i
vërvit gurët në erë...
me jetën, me aktorët me
gjithë tabelë...
për të rifilluar prapë
njëmijë herë ...
lodrën e të Qenurit dhe për të Qenë më me vlerë
transfiguracion i gjithë
atij zinxhiri...
Evolucion Universi
jashtë mendjes së Fakirit*
I..Luzaj,"Ektzistenca
e Boshësia"f.71-72
*Fakiri -
Prof.Dr. Luzaj quan veten e
tij, një njeri në dhe të huaj, një "lypsar" jo i rëndomtë për bukë,
por i etur për dije, të vërtetë shkencore dhe drejtësi humane.
Atëherë Luzaj
pyet: A ekziston një koncept i mundshëm i procesit evolutiv, që të japë një
pamje më të qartë? Po ,sigurisht. Teozofia na ofron Doktrinën
e Evolucionit të jetës me evolucionin e formave Ekzistuese në
Univers, tipa lënde më të vogla të pakapshme nga instrumentet Elektro-Magnetik.
Ne ende nuk njohim lloje energjish të universit që bashkëveprojnë me tipa lënde
Ultra-Fizike, që quhet jetë, e cila zhvillohet shumë ngadalë
krahas lëvizjes së Universit. Duhet të pranojmë se ka mijëra aktivitete jete në
Univers që ndjenjat tona nuk i kuptojnë, shqisat tona nuk i kapin. Ose kur
shohim struktura të ndryshme shohim vetëm një anë të evolucionit, pas së cilës
gjendet jeta. Një bimë vdes, por jeta që e bëri atë të jetojë, nuk vdes. Një
pemë që vdes, zhduket përkohësisht për të rilindur një pemë të re. Nuk ekziston
vdekje në natyrë, në kuptimin e qartë ekzistencialist. Jeta tërhiqet pak nga
ambienti i saj Ultra-Fizik, duke ruajtur përvojën
si një trajtë mënyre për të ardhmen. Kjo rrugë quhet Drama e Evolucionit,
f.71 në të cilën ndodhin transformime. Jeta gjatë transformimeve
ka stadet e veta që nis dhe ndërton 1-trajtat e lëndëve Ultra -Fizike
(elementi i jetës); 2-ngjall Elementët Kimike nga përvoja e parë,
që quhen mbretërim i mineraleve.3-krijon Protoplazmën, ngjall i jep shpirt trajtave vegjetale nga vjen stadi
i Njeriut. Tani jeta po ndërton individin (njeriun) të aftë për të
ndjerë, për të dashur,për të menduar, për të riprodhuar, ndaj njeriu nuk është
krijesa e fundit në Evolucionin e jetës.Ky proces nis me atomin dhe mbaron te
njeriu,duke kaluar fazat nga e thjeshta tek e ndërlikuara. Në jetë keemi: I- Evolucion
i lëndës që quhet Ri-Rregullim dhe e II-Evolucioni i jetës që është Hapje
dhe Zhvillim. Me këto stade u morën Gjenitë e mendimit njerëzor, që
nga Sokrati
e Ajnshtajni,nga
Homeri te Lamartini, nga Vagneri te Dantja... Çdo
embrion ka një Ekzistencë,ku brenda çdo celule apo fillim embrioni, do të dalë
një Gjeni, si :Aritoteli, Gëte,Kanti Ajnshtajni ...-ky quhet Evolucion.
Historia e Filozofisë dhe Epistemilogjisë së Qyteiërimeve gjejnë
mendje-shpirt që i janë afruar Misterit , që me pjekurinë e Burimit( si drita
e parë origjinale e ndërgjegjes) dhe pasurimit të ndërgjegjes, zbret në jetë
njerëzore, si:Buda, Krishti, Muhameti, Sokrati,Dekarti, Shekspiri, Vagneri , ku
dashuria për shpirtin dhe dëshira për një jetë superiore ,na jep shpirtra si:
Tolstoi,Sooren, Dostojevski, Kierkegardi, etje... Për procesin e
Krijimit, natyrës i janë dashur miliona vite, për të rregulluar substancën, gjë
që jeta i mbajti misteriozisht Sekret e saj. Pas çdo jete ekziston një
ndërgjegje e padukshme, që duhet për të krijuar njeriun në shkallë të lartë
shpirtërore.Në një jetë ka ndërgjegje,vetëdije, që e plotësuar me dashuri dhe
bukuri, jeta merr karakterisikat e saj.Brenda ndërgjegjes dallojmë dy lloj
jete:Vetvete (egoizmi) dhe Jo Vetvete(altruizmi) dy degë të ndryshme të
kundërta, njëra ka rol negtive, tjetra rol pozitiv, por të dyja janë pronare të
një jete filozofike. Sipas Luzajt ndërgjegja krahasohet me rolet e një drame.
Është ndërgjegja ajo që udhëzon njeriun se ç'rrugë duhet të marrë në jetë. Këta
janë tipat që njihen në Filozofinë e Historisë, që ndikojnë në ecurinë e
zhvillimit historik apo e shkatërrojnë atë duke sjellë regres historik. Kurse
përfaqësuesit e Filozofive shkencore, që quhen Qenie Superiore, janë përherë në
kërkim të jetës së përfeksionuar dhe fillimisht deri në çerekun e shek XX, janë
shpallur nga të gjitha fetë dhe besimet armiq të Teologjisë. Ndërkohë që sot
edhe Doktrina e Teologjisë Kristiane ka evoluar pasi nuk mund të arrijë në
përfeksionimin e shpirtit për ta lidhur me Hyjnoren u bazua në zbulimet shkencore.
Gjithashtu në librin "Ekzistenca dhe Boshësia" të
Prof.Dr. I. Luzit. Ajo që është më me interes në këtë libër, Luzaj pasi
analizon të gjitha sociologjitë dhe arrin në përfundime se përballë
Ekszistencës që është jeta reale, gjendet Boshësi, e cila nuk na thotë se
brenda saj gjendet Ezistenca e Zotit dhe as Mosekzistenca e tij. Por ai kurrë
nuk pranon se jeta është një Iluzion apo një Asgjësi siç pohojnë
Ekzistencialistët Hejdegger dhe Sartri i cili është flamurtar i Mohimit të
Zotit dhe Zotave, sipas të cilit Zoti nuk ekziston,por është iluzion i krijuar
nga paaftësia e mendjes së varfër të njeriut përballë njohjes së pamjaftueshme
të realitetit. Kurse Luzaj...
Vazhdon...
No comments:
Post a Comment