Objekte dhe lokalitete arkeologjike në komunën e Bujanocit /foto/
Komuna e Bujanocit zenë një vend me rëndësi në Luginën të
Preshevës, e cila kufizohet me Vranjën,Dardanën, Gjilanin, Preshevën
dhe Tërgovishtën.
Nëpër Bujanoc kalojnë : Autoudha Beograd-Nish-Vranjë-Preshevë-Shkup-Selanik, Hekurudha Beograd-Shkup-Selanik dhe Xhadeja e Vjetër, poashtu Vranjë-Preshevë-Kumanovë.
Pozita e volitshme gjeografike, kushtet e favorshme klimatike, hidrografike, kushtet e përshtatshme natyrore kanë bërë që disa vendbanime të Bujanocit të banohen nga periudha parahistorike, vazhdojnë të banohen edhe gjatë periudhave të mëvonshme.
Pra, në këtë pjesë të Ballkanit, në Luginën e Preshevës, por edhe në Bujanoc, edhepse u gërshetuan shumë lëvizje dhe kultura, popullata vendase autoktone shqiptare arrti ta ruajë materialin arkeologjik, i cili vërteton autoktoninë e saj shumë shekullore dhe vjetërsinë e saj.
Gjeturinat arkeologjike, objektet dhe vlerat arkeologjike në Bujanoc janë të hershme, të kohës parahistorike, të kohës antike, të mesjetës, por edhe më vonë. Këto të gjitha dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve në këto troje stërgjyshore dhe shumë shekullore. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturore, historike, gjuhësore, etnologjike etj.
Nëpër Bujanoc kalojnë : Autoudha Beograd-Nish-Vranjë-Preshevë-Shkup-Selanik, Hekurudha Beograd-Shkup-Selanik dhe Xhadeja e Vjetër, poashtu Vranjë-Preshevë-Kumanovë.
Pozita e volitshme gjeografike, kushtet e favorshme klimatike, hidrografike, kushtet e përshtatshme natyrore kanë bërë që disa vendbanime të Bujanocit të banohen nga periudha parahistorike, vazhdojnë të banohen edhe gjatë periudhave të mëvonshme.
Pra, në këtë pjesë të Ballkanit, në Luginën e Preshevës, por edhe në Bujanoc, edhepse u gërshetuan shumë lëvizje dhe kultura, popullata vendase autoktone shqiptare arrti ta ruajë materialin arkeologjik, i cili vërteton autoktoninë e saj shumë shekullore dhe vjetërsinë e saj.
Gjeturinat arkeologjike, objektet dhe vlerat arkeologjike në Bujanoc janë të hershme, të kohës parahistorike, të kohës antike, të mesjetës, por edhe më vonë. Këto të gjitha dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve në këto troje stërgjyshore dhe shumë shekullore. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturore, historike, gjuhësore, etnologjike etj.
Bujanoci me rrethinë
1.Hulumtime arkeologjike
Hulumtime arkeologjike në komunën e Bujanocit kanë ndodhur spontanisht nga individë entuziastë e vullnetarë: Emrullah Lutfiu, Agim Hasani, Galip Beqiri e ndonjë tjetër gjatë viteve 1993/94. Ata gjetën eksponata dhe gjetje arkeologjike, të cilat i futën në Muzeun Etnografik të Tërnocit dhe me këtë themeluan ate.Poashtu, lidhur me këtë temë kanë shkruar: Agim Hasani, Ilmi Hetemi, Xhahit Ramadani e ndonjë tjetër.
Harta dhe skica e Tërnocit
Hulumtime arkeologjike grupore në Bujanoc kanë ndodhur më vitin 1966, 1967,1968 dhe në vitet 1977/78.Të gjitha këto hulumtime kishin të bëjnë me rekognoscim, nga arkeologë serbë të Muzeut Popullor të Vranjës, me ndonjë angazhim të arkeologëve maqedonë nga Shkupi. Pra, kanë munguar kuadrotë shqiptare në këto ekspedita, apo kuadrotë shqiptare nuk janë angazhuar, kurse është më se e domosdoshme, për hir të objektivitetit që në hulumtimet e ardhshme, apo në punët pas rekogniscimit të angazhohen kuadro të mirëfillta shqiptare të lëmisë së arkeologjisë dhe lëmivë të tjera.
Harta dhe skica e Lluçanit
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë ka hartuar një projekt, me të cilin ka aplikuar në Ministrinë e Kulturës në Beograd, në Fondacionin për Shoqëri të Hapur në Beograd dhe në Këshillin komunal të Bujanocit. Projekti : “Trashëgimia e Bujanocit është e jona”ka marrë vizën dhe është financuar nga Këshilli komunal i Bujanocit dhe nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd. Projekti i përmendur është realizuar suksesshëm dhe i ka përmbushur objektivat e caktuara.
Harta dhe skica e Konçulit
Objektet arkeologjike në komunën e Bujanocit datojnë nga periudha parahistorike, antike, e mesjetës dhe më vonë. Në këtë punim studiues do të mundohem që nga kjo pasuri e bollshme vendbanimesh dhe lokalitetesh të vjetra në Bujanoc të ceku disa më me rëndësi dhe më me vlerë arkeologjike.
1.Objekte dhe lokalitete parahistorike
1.1.Lokaliteti Kërsh në Tërnoc
Ky është vendbanimi më i lashtë i kohës së hershme të bronzit, 2.200 vjet para erës së re, lokalitet parahistorik, ku është zbuluar material i qeramikës. Lokaliteti me Nekropole daton që prej shek. III-I para erës së re. Ky lokalitet është vendbanim i parë i fshatit Tërnoc dhe gjendet në Mëhallën e Shtekëve,
Poashtu në këtë lokalitet gjendet Muri i Thatë, i ndërtuar kah shek. 18-15 para erës së re, sipas materialeve të gjetura në terren.
Në këtë lokalitet gjenden edhe gërmadhat e shtëpisë së vjetër të kohës së bronzit.
Lokaliteti me Nekropole është në mbrojtje ligjore të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Historike në Nish, pjesërisht i ruajtur.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560354, me gjatësi gjeografike:470352, në lartësinë mbidetare: 450 m.
1.2.Lokaliteti Resule në Lluçan
Lokaliteti Resule është i kohës së bronzit, kultura e Bërnjicës dhe i kohës helene.Sipërfaqja e lokaliteti është në madhësi prej 2 deri 3 ha, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 gradë, 26 minuta, 18.6 sekonda, me gjatësi gjeografike: 21 gradë, 42 minuta, 56.9 sekonda, në lartësinë mbidetare prej 397 m. Lokaliteti gjendet në rrugën Lluçan-Osllare, prej tij shkon rruga për Nasalcë dhe Verban, i mbuluar me ara të pjellshme, në te është gjetur qeramikë romake, e punuar mirë, ngjyrë të përhimtë dhe e kuqe e pjekur.Banorët gjatë lavrimit të arave kanë gjetur dhe hasur në themele, të ndërtuara nga guri dhe tulla.Poashtu gjatë lavrimit të tokës janë prishur shume varre, skeletore dhe të djegura.
Lokaliteti është i kohës neolite, me shumë fragmente dhe me qeramikë të bukur neolite.Flitet për një vendbanim të madh bujqësor.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore, por pjesërisht i ruajtur.
1.3.Lokaliteti te Çezma e Turisë
Lokaliteti te Çezma e Turisë është parahistorik, i kohës së bronzit, mbarimi tij, fillimi i kulturës së Bërnjicës, shek. 12-9 para erës së re. Sipas Rexhep Kadriut, vendbanimi i takon popullit autokton Dardan. Këtu është gjetur material arkeologjik, sidomos qeramikë.
Ai gjendet në kordinatat, me gjërësi gjeografike: 0559662, me gjatësi gjeografike: 4701219, në lartësinë mbidetare: 439 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
Lokaliteti te Çezma e Turisë është parahistorik, i kohës së bronzit, mbarimi tij, fillimi i kulturës së Bërnjicës, shek. 12-9 para erës së re. Sipas Rexhep Kadriut, vendbanimi i takon popullit autokton Dardan. Këtu është gjetur material arkeologjik, sidomos qeramikë.
Ai gjendet në kordinatat, me gjërësi gjeografike: 0559662, me gjatësi gjeografike: 4701219, në lartësinë mbidetare: 439 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
1.4.Lokaliteti Hamzicë në Muhoc
Lokaliteti Hamzicë në Muhoc është i kohës parahistorike , i takon kohës së bronzit, në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 0559691, me gjatësi gjeografike: 4710222 dhe në lartësinë mbidetare: 630 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
Lokaliteti Hamzicë në Muhoc është i kohës parahistorike , i takon kohës së bronzit, në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 0559691, me gjatësi gjeografike: 4710222 dhe në lartësinë mbidetare: 630 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
1.5.Lokalitet i Vjetër në Priboc
Ky vendbanim daton që nga shek . 12-9, para erës sonë, i takon popullit autokton Dardan, sipas Rexhep Kadriut dhe nuk është hulumtuar.Gjendet në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 0563955, me gjatësi gjeografike: 4717402 dhe në lartësinë mbidetare: 942 m.
Ky vendbanim daton që nga shek . 12-9, para erës sonë, i takon popullit autokton Dardan, sipas Rexhep Kadriut dhe nuk është hulumtuar.Gjendet në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 0563955, me gjatësi gjeografike: 4717402 dhe në lartësinë mbidetare: 942 m.
1.6.Lokaliteti Çezma në Osllare
Lokaliteti Çezma në Osllare është parahistorik, i cili gjendet në perëndim të Hekurudhës Bujanoc-Preshevë, te arat afër hekurudhës, ku janë gjetur fragmente të qeramikës së pjekur e të zezë dhe qeramikë e pa zbukuruar,mjaftë ngjitës qirinjësh të djegur shtëpiak,me ndonjë artefakt. Kemi të bëjmë me një vendbanim të kohës neolite të vonshme.Vendbanimi gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 25 469, me gjatësi gjeografike: 21 43 909, në lartësi mbidetare: 381 m,
1.7.Lokaliteti në Mëhallën e Joshanicës në Rakoc
Është lokalitet parahistorik, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 28 6.2, me gjatësi gjeografike: 21 47 34.4, në lartësinë mbidetare: 355 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
1.8.Lokaliteti Tri Dardhat I, II në Klinoc
Është lokalitet parahistorik,në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 25 15.6, me gjatësi gjeografike: 21 52 6.9, në lartësinë mbidetare: 380 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
1.9..Lokaliteti te Rrafshi I Mëhallës së Luranit në Konçul
Lokaliteti i takon kulturës së Bërnjicës, kulturës helene, periudhës së Hallshtatit si dhe lokaliteti ka diçka kulturë kelte dhe kulturë antike, thotë Rexhep Kadriu i Lluçanit, arkeolog amator i pasionuar dhe anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike 42 gradë, 27 minuta, 57.9 sekonda, me largësinë gjeografike 21 gradë, 39 minuta, 58.5 sekonda si dhe në lartësinë mbidetare 530 m
2.Objekte dhe lokalitete të kohës antike, mesjetës e më vonë
2.1.Lokaliteti Gradina në Tërnoc
Lokaliteti është i kohës antik, ekziston nga shek. 2-7, i erës sonë. Këtu ka qenë xeherorja e antimonit.
Lokaliteti Gradina është një kompleks i shumë objekteve: Varreza skeletore dhe me kulme, Mure të objektit Bizantin, të kohës së Justinianit, vitet 527-565, Gërmadha të objektit në Gradinë, i cili është ndërtuar në shek. VI, në kohën e perandorisë bizantine, mbretëria e Justinianit, sipas të dhënave të R. Kadriut, Nekropole dhe varreza, gjetje qeramike në Gradinë, të shek VII, objekte të lashta të shek. 5-6, Muri mbrojtës të shek.5-6, pastaj një objekt me murin mbrojtës i shek.5-6, i rindërtuar në shek 14.
Në Gradinë gjendet një Varr i Lashtë i Ushtarakut të shek 5-6,prap një Beden/muri mbrojtës/ nga shek. 3, kohë e Romakëve, dimensionet e objektit kanë qenë 25x25, sipas R. Kadriut. Pastaj aty gjenden Varrezat e Lashta, nekropole të shek 3, kohë e Romakëve, Objekti vëzhgues i shek, 5-6 dhe një Kishë e kohës Bizantine.
Aty hasëm në Kanalin për pastrimin e xehes në Gradinë, janë dy mure të ndërtuar afër njëri tjetrit dhe kanë shërbyer për të sjellë ujin nga lumi, për pastrimin e xeheve.
Në Gradinë te Xeherorja janë gjetur Qypa të mëdhenj, vegla prej qeramike, themele të mureve të ndërtuara me tulla të pjekura, pllaka të qeramikës. Qypat shërbenin për grur, misër e tjerë.Sipas gojëdhënave popullore thuhet se vendbanimi ka qenë ilir antik.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559527, me gjatësi gjeografike: 4705157, në lartësinë mbidetare: 465 m.
Gradina është në mbrojtje ligjore dhe e ruajtur pjesërisht.
2.2.Lokaliteti te Bira e Nemcit në Tërnoc
Lokaliteti shtrihet në lindje-perëndim , nja 25o m dhe në jug-veri nja 70 m, të Birës së Nemcit. Gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559660, me gjatësi gjeografike: 4763493, në lartësinë mbidetare: 588 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
2.3. Lokaliteti Te Ara e Haxhi Osmanëve, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559371, me gjatësi gjeografike: 4704096, në lartësinë mbidetare: 681 m.
Lokalitet romak i shek 3-5 të erës së re, shtrihet në gjatësi prej 200x100 m
Lokalitet romak i shek 3-5 të erës së re, shtrihet në gjatësi prej 200x100 m
2.4.Lokaliteti në Lagjen e Strukarëve, njëkohësisht edhe Nekropol e shek IV, i njohur për vendbanim dhe varreza,në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560081, me gjatësi gjeografike: 4703718, në lartësinë mbidetare: 441 m.
2.5.Lokaliteti te Kisha e Kallëve daton nga shek. 4-5, i erës sonë, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559674, me gjatësi gjeografike: 4705568, në lartësinë mbidetare: 468 m.
2.6. Lokalitet i Lashtë në Tërnocin e Vogël nga shek 4-5, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0557601, me gjatësi gjeografike: 4705387, në lartësinë mbidetare: 500 m.
Lokaliteti në mbrojtje ligjore.
2.7.Lokaliteti Kalldërma në Llucan përfshinë sipërfaqe rreth 2 ha. Këtu janë gjetur edhe Nekropole dhe është gjetur një Urnë e vjetër e kulturësë së Bërnjicës, e cila gjendet në Muzeun e Vranjës,
Lokaliteti ka koordinatat, me gjërësi gjeografike: 0558405, me gjatësi gjeografike: 4699754, në lartësi mbidetare: 415 m.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
2.8.Lokaliteti te Kulla e Hasanit në Lluçan është vendbanim i kohës antike të vonshme,ku u gjetën fragmente të tullave antike dhe imbreksa, një kompleks i rëndësishëm ndërtimor, themelet e një ndërtese, të ndërtuar nga guri me laç gëlqeror, tulla dhe imbreks. I takon shek. XIII-XIV. Në këtë vëndbanim gjenden themelet e një kishe, sipas R. Kadriut, e cila kishë ishte katolike dhe ishte faltore e banorëve autokton shqiptar.
2.10.Lokaliteti Gllavicicë, te Lisi i Hutit në Lluçan është lokalitet antik i shek.3-4, ku janë gjetur monedha Denarius 220 copë në vitin 1911 dhe dy pitosa. Përshkak të vendit strategjik, gjendet në lartësi, një ndërtesë e ndërtuar nga guri, laçi dhe tjegulla. Nga kjo lartësi shihet Gryka e Konçulit dhe Fusha e Bujanocit dhe për ate kishte karakter strategjik. Aty u gjet një Pitos antik, ndërsa në sipërfaqe ende shihen fragmente të pitosit.
Në anën perëndimore të fshatit Lluçan, ndërsa në anën lindore të Kodrës, Te Lisi i Hutit, në sipërfaqe prej 100x200 m gjendet Nekropola, me gërmadha të shumta varrezash dhe gurësh në sipërfaqe.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 26 38.3, me gjatësi gjeografike: 21 42 16.9, në lartësi mbidetare: 420 m.
2.11.Lokaliteti Tasllaku në Llucan është i kohës antike, i shek. III,IV-V, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 26 56.1, me gjatësi gjeografike: 21 42 26.7, në lartësi mbidetare: 350 m.
2.12.Lokaliteti Delenica në Lluçan i shek. II-V ,lokalitet antik dhe për herë të parë e zbuloi R.Kadriu.
Në këtë lokalitet gjatë hulumtimit, identifikuam dhe evidentuam një objekt, forma e të cilit ishte si ngrohtore, apo e njëjtë me to, sigurisht sipas Rexhep Kadriut ka shërbya për ngrohje të vendbanimit.
Poashtu në këtë lokalitet hasëm në Nekropole me urna, të kremuara. R.Kadriu zbuloi më herët disa monedha, monedha e parë ka qenë e mbretit Autonius Pius, e viteve 138-168, epoka e re, monedha e dytë e Markus Aurelius e viteve 168-176, monedha e tretë e Gardianit të Tretë, e viteve 238-244. Nekropolja shtrihet në anën e djathtë të rrugës Dobrosin-Lluçan.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 26 16.8, me gjatësi gjeografike: 21 40 23, në lartësi gjeografike: 569 m.
2.13.Lokaliteti te Llluga apo Ara e Agës Latë në Lluçan është vendbanim i shek 14/15, ku banorët ishin blegtorë. Në lokalitet u gjetën, varreza që jane të vendbanimit dhe ato janë të vendosura perëndim-lindje, pra varreza të banorëve autokton shqiptarë të besimit katolikë.Poashtu në lokalitet shihen gërmadhat e shtëpive, dikund përmenden 15 familje.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 26 44.4, me gjatësi gjeografike: 21 40 38.3, në lartësi mbidetarë: 601 m.
2.14.Lokalitet Antik i shek.I, epoka e re në
Lluçan u zbulua më 1965. U gjet një monedhë Denarius mbreti Titus,
Fllavius, Fespazinius, e viteve 69-79 ,epoka e re, e cila gjendet në
Muzeun e Vranjës, e quajne edhe lokalitet Selamitër, te Ara e Musli
Shaban Limanit.
Lokaliteti gjendet në kordinatat, me gjërësi gjeografike: 42 26 56.2, me gjatësi gjeografike: 21 41 19.3, në lartësi mbidetare:570 m.
2.15.Lokaliteti Sejace, në Mëhallën Sejace të Lluçanit, e cila është vendosur këtu rreth viteve 1912-13. R. Kadriu tregon se banorët kanë gjetur mure, të lyer me laç, ndërsa në mure kanë hasur edhe oxhaqe. Këto mure i takojnë shek. IV-V, epoka e re. Shtëpitë kanë qenë të mbuluara me qeramidha të pjekura, që i hasëm edhe ne gjatë ekspedites.
Foto qeramidha, mbulesë e kulmeve të shtëpive
Lokaliteti Sejace përfshinë një hapësirë të madhe dhe gjendet në anën e djathtë të Moravës, në perëndim. Poashtu në lokalitet hasëm në varreza, dëshmi se në këtë lokalitet gjendet edhe nekropola.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 27 8.4, me gjatësi gjeografike: 21 41 54.9, në lartësi mbidetare: 450 m.
Lokaliteti gjendet në kordinatat, me gjërësi gjeografike: 42 26 56.2, me gjatësi gjeografike: 21 41 19.3, në lartësi mbidetare:570 m.
2.15.Lokaliteti Sejace, në Mëhallën Sejace të Lluçanit, e cila është vendosur këtu rreth viteve 1912-13. R. Kadriu tregon se banorët kanë gjetur mure, të lyer me laç, ndërsa në mure kanë hasur edhe oxhaqe. Këto mure i takojnë shek. IV-V, epoka e re. Shtëpitë kanë qenë të mbuluara me qeramidha të pjekura, që i hasëm edhe ne gjatë ekspedites.
Foto qeramidha, mbulesë e kulmeve të shtëpive
Lokaliteti Sejace përfshinë një hapësirë të madhe dhe gjendet në anën e djathtë të Moravës, në perëndim. Poashtu në lokalitet hasëm në varreza, dëshmi se në këtë lokalitet gjendet edhe nekropola.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42 27 8.4, me gjatësi gjeografike: 21 41 54.9, në lartësi mbidetare: 450 m.
2.15.Lokaliteti Bërxhan në Turi është i kohës antike, në të cilin janë gjetur material të ndryshëm të qeramikës dhe qype/pitose/, të cilat datojnë nga shek.3,4,5, kohë së re.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559255, me gjatësi gjeografike: 4701222, në lartësi mbidetare: 461 m.
2.16.Lokaliteti Antik Crepotinë në Osllare, i takon shek. 2-3. Gjendet në veri-perëndim të hekurudhës Bujanoc-Preshevë, nja 1.300m në jug të pjesës jugore të vendbanimit dhe 700 deri 900 m në veri-lindje të karaullës hekurudhore të Nasalcës, 50 deri 100 m përmbi hekurudhën.Në këtë lokalitet është gjetur qeramikë, ngjitës i djegur. Pra është një vendbanim i fillimit të kohës së hekurtë të hershme apo të re.
Lokaliteti ka sipërfaqe me dimensione 100x200m dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559499, me gjatësi gjeografike: 4696263, në lartësi mbidetare: 422 m .
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore.
2.17.Lokaliteti i Vjetër në Breznicë të Epërme është antik dhe i takon shek. 4-5, vendbanim në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559716, me gjatësi gjeografike: 470231, në lartësi mbidetare: 573 m.
2.18.Lokaliteti në Muhoc i shek 4-5, ku janë gjetur qeramikë dhe zgura si dhe supozohet se këtu ka pasur xehe dhe mbi këtë vend është nekropole.
2.19.Lokaliteti Selishte në Dobrosin, vendbanim i shek. 13-14, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0551853, gjatësi gjeografike: 4699812, në lartësi mbidetare: 707 m.
2.19.Lokaliteti Selishte në Dobrosin, vendbanim i shek. 13-14, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0551853, gjatësi gjeografike: 4699812, në lartësi mbidetare: 707 m.
2.20.Lokaliteti i Vjetër Shpatanej në Dobrosin i
shek. 3-4, me dimensione 500x200m, në koordinatat me gjërësi
gjeografike: 4700598, me gjatësi gjeografike: 4700098, në lartësi
mbidetare: 633 m .
2.21. Lokaliteti me Nekropole në Osllarë është i
periudhës së shek.2-3. Këtu janë gjetur materiale të ndryshme si urna,
qeramikë, monedha dhe stoli ari. Dimensionet e lokalitetit shtrihen deri
te bagremat, me 60x70m dhe ky lokalitet është i pa gjurmuar.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559461, me gjatësi gjeografike: 4696441, në lartësi mbidetare: 437 m.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559461, me gjatësi gjeografike: 4696441, në lartësi mbidetare: 437 m.
2.22.Lokalitet i vjetër i pa zbuluar në Nasalcë, te Ara e Velisë, pas Kodre, i takon shek. 3-4-5, ,era e jonë.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558656, me gjatësi gjeografike: 4695530, në lartësi mbidetare: 427 m.
Hulumtuesi kryesor Rexhep Kadriu erdhi në përfundim se këtu shtrihet një lokalitet i vjetër i pa identifikuar, i pa hulumtuar dhe i pa evidentuar deri më tani. Rexhepi sipas qeramikës së gjetur saktësoi se lokaliteti i takon shekullit III-V të kohës sonë, me dimensione 150-200m. Lokaliteti shtrihet në Arën mbas Kodrës, me këtë pozitë gjeografike: gjatësi 0558542, gjërësi 4695696 dhe lartësi mbidetare prej 428 m.
Edhepse që nga viti 1965 e këndej disa herë ishin bërë hulumtime dhe gërmime arkeologjike, për herë të parë u zbulua një lokalitet i vjetër në atarin e Nasalcës.
Lokaliteti gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558656, me gjatësi gjeografike: 4695530, në lartësi mbidetare: 427 m.
Hulumtuesi kryesor Rexhep Kadriu erdhi në përfundim se këtu shtrihet një lokalitet i vjetër i pa identifikuar, i pa hulumtuar dhe i pa evidentuar deri më tani. Rexhepi sipas qeramikës së gjetur saktësoi se lokaliteti i takon shekullit III-V të kohës sonë, me dimensione 150-200m. Lokaliteti shtrihet në Arën mbas Kodrës, me këtë pozitë gjeografike: gjatësi 0558542, gjërësi 4695696 dhe lartësi mbidetare prej 428 m.
Edhepse që nga viti 1965 e këndej disa herë ishin bërë hulumtime dhe gërmime arkeologjike, për herë të parë u zbulua një lokalitet i vjetër në atarin e Nasalcës.
2.23.Lokalitet me Nekropole Te Kisha e Vjetër në Samolicë,
gjendet në jug-perëndim të fshatit , aty shihen gërmadhat e një
ndërtese të madhe antike, të ndërtuar me gur të bardhë me tulla,ka
rreth 2 ha sipërfaqe. Në lokalitet është gjetur qeramikë romake e
hershme dhe antike e vonshme, tulla e tjerë.
Lokaliteti gjendet në koordinatat: gjërësi gjeografike: 42 22 72.0, gjatësi gjeografike: 21 43 61.0, në lartësi mbidetare: 423 m.
I gjithë lokaliteti me nekropole është në mbrojtje ligjore.
Lokaliteti gjendet në koordinatat: gjërësi gjeografike: 42 22 72.0, gjatësi gjeografike: 21 43 61.0, në lartësi mbidetare: 423 m.
I gjithë lokaliteti me nekropole është në mbrojtje ligjore.
2.24.Lokaliteti Kodra e Kedriçit në Samolicë, është lokalitet antic. në veri të fshatit nja 500, në lindje të rrugës Bujanoc-Kumanovë gjendet vendbanimi, ku është gjetur qeramikë dhe tulla të vjetra.
Lokaliteti gjendet në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 42 23 15.4, me gjatësi gjeografike: 21 44 13.7, në lartësi mbidetare: 420 m.
2.25.Lokaliteti Kodra e Bakanit në Samolicë, është antic, me sipërfaqe 100x600 m.
Lokaliteti gjendet në koordinatat: me gjërësi gjeografike: 42 21 33.1, me gjatësi gjeografike: 21 44 3.7, në lartësi mbidetare: 400 m dhe në mbrojtje ligjore.
2.26.Lokaliteti antik te Mëhalla e Maxhupëve në Bilac, në koordinatat: me gjërësi gjeografike: 42 21 18.5, me gjatësi gjeografike: 21 44 54.8, në lartësi mbidetare: 420 m.
Në lokalitet janë gjetur tulla antike dhe Pitose të mëdhenj, bëhet fjalë për një vendbanim të vogël bujqësor, i cili është në mbrojtje ligjore.
2.27.Lokaliteti te Arat e Spahillarëve I,II ne Negoc, në koordinatat: me gjërësi gjeografike: 42 22 57.0, me gjatësi gjeografike: 21 45 06.3, në lartësi mbidetare: 501 m dhe në mbrojtje ligjore.
Lokaliteti gjendet në veri-perëndim të periferisë së fshatit Negoc, në anën e majtë të lumit të Negocit, te Mulliri i Dytë ku janë Arat e Spahillarëve, me fragmente të tullave të formatit romak. Pra kemi të bëjmë më një Vendbanim të vogël antik
2.28. Lokaliteti te Dardhat e Buallicave në Bilaç,në koordinatat: me gjërësi gjeografike: 42 21 3.8, me gjatësi gjeografike: 21 46 8.5, në lartësi mbidetare: 505 m.
Lokaliteti gjendet në lindje të fshatit, nja 1,5 km. Aty u gjetën disa ndërtesa, themelet janë të ndërtuar nga guri,por ka edhe qeramikë të vonshme turke, pra fjala është për një vendbanim të vogël mesjetar.
2.29.Lokaliteti Manastirishta në Bilac, me nekropole i shek. III-V, janë gjetur material si monedha të Konstatinit, Valentianit dhe Valensit sipas R. Kadriut.
Lokaliteti është në mbrojtje ligjore me këto koordinata: me gjërësi gjeografike: 42 21 4.5, me gjatësi gjeografikë: 21 46 9.2, në lartësi mbidetare: 495 m.
2.30.Lokaliteti Gradishta në Konçul, me nekropole të kremuara, i gjithë shpati është varreza-nekropole, me koordinatat,me gjërësi gjeografike: 42 28 58.3, me gjatësi gjeografike: 21 40 44.7, në lartësi mbidetare: 440 m.
2.31.Lokaliteti bizantik Bërzaj, i shek. X-XI, te Ara e Agës Brahë në Konçul, në mbrojtje ligjore dhe me korodinatat, me gjërësi gjeografike: 42 28 52.4, me gjatësi gjeografike: 21 40 37.2, në lartësi mbidetare: 399 m.
2.32.Lokaliteti te Prroni i Zejtisë në Konçul, me nekropole, me urnë të kremuar,gjendet në kodër, te livadhi, në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 42 28 52.5, me gjatësi gjeografike: 21 41 18.1, në lartësi mbidetare: 392 m. Këtë lokalitet na bëri të njohur Sali Qazimi.
2.33.Lokaliteti Selishta,I,II në Konçul, me
nekropole dhe gjetje arkeologjike, lokalitet antic i shek. II,III, IV,e
poka e re, në koordinatat, me gjërësi gjeografike: 42 28 49.9, me
gjatësi gjeografike: 21 41 0, në lartësi mbidetare: 385 m.
2.34.Lokaliteti Kisha te Prroni i Kumbullës, në Mëhallën e Luranit në Konçul gjendet në këto korodinata: gjërësia gjeografike 42 gradë, 27 minuta, 54.4 sekonda, me gjatësi gjeografike 21 gradë, 40 minuta, 5.7 sekonda dhe me lartësi mbidetare 491 m.
Në afërsi të Kishës gjendet Bunari i Kishës , po të njëjtat koordinata gjeografike, ndërsa në lartësi mbidetare 481 m.
Poashtu në afërsi të Kishës gjendet Kroi i Kishës po të njëjtat koordinata sikur edhe Bunari i Kishës.
E gjithë kodra për rreth Kishës është me Vorreza, të cilat janë në të njëjtat korodinata sikur edhe Kisha.
Rexhep Kadriu i Lluçanit thotë se në këtë lokalitet ka gjetur monedha Akçe, monedha të Pajazitit të Parë, të Sulltan Muratit të Dytë, të Sulltan Mehmetit të Parë.
Banorët e Konçulit u vendosën në Mëhallën e Leranit aty kah vitet 1870-80.
Hulumtimin, identifikimin, evidentimin dhe regjistrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në komunën e Bujanocit e realizoi Ekipi hulumtues i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë në përbërje të plotë: Xhemaledin Salihu, koordinator, Rexhep Kadriu, hulumtues kryesor, Nehat Ramizi, asisten i koordinatorit, Musli Limani, hulumtues, Mustafë Ahmedi, evidentues, Bardh Mehmeti, kameraman, Argëtim Emini, fotograf dhe Nexhati Rrustemi, vozitës.
Ekipi hulumtues pos këtyre lokaliteteve dhe objekteve arkeologjike që i ceka më lartë hulumtoi, identifikoi dhe evidentoi edhe shumë lokalitete të tjera në vendbanimet e komunës së Bujanocit, të cilëve ua caktoi pozitën gjeografike, i fotografoi, i bëri inçzimin video, bëri hartat, skicat dhe grafikonet.
Më poshtë po cekim me radhë të gjitha lokalitetet dhe objektet arkeologjike të regjistruara, pa shënimet e përmendura, të cilat mund ti gjeni në www.shtkk.org, Arkiva Bujanoc, duke e klikuar vendbanimin që ju intereson për lexim dhe studim.
Këta janë:Lokaliteti antik te Rrezja e Sabrisë në Mëhallën e Luranit në Konçul, Lokaliteti Shtërcallkë në Osllare,Lokaliteti Vuçjak në Levosojë, Lokaliteti Mlladenci antic në Levosojë,Lokaliteti te Varret e fshatit në Novosellë, Lokaliteti Kastell në Novosellë,Lokaliteti Leshtare në Bogdanoc ,Lokaliteti Vila e Karakanovit në Bozhinjec, Lokaliteti Hardhia e Karakanovit në Bozhinjec, Lokalitet Pllakë romake në Bozhinjec, Lokaliteti Shën Ruse në Zhuzhelicë,Lokaliteti te Manastiri në Lilancë, Lokaliteti Selishta në Lilancë, Lokaliteti me Nekropole antike në Bërnjare, Lokaliteti Zadine në Bërnjare, Lokaliteti Gumnishta në Sejac, Lokalitet antic dhe varreza antike në Jabllanicë, Lokaliteti Skllad në Llapërdincë, Lokalitet antic në Rakoc,Lokaliteti Gradishta në Klinoc, Kërshevica, Lokalitet Gornje obrusce me Nekropole, njëra me urnë, tjetra me konstrukcione guri në Sebrat, Lokaliteti Gradishta në Llukarce, Lokaliteti Cërkvishta në Llukarce, Arat e Gata në Bilaç, Pojata e Jasharajve në Konçul, Lokaliteti me varrezat në Bresiq të Konçulit, e shumë të tjera.
Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Preshevë, më 27 qershor 2014
No comments:
Post a Comment