Saturday, 30 May 2015

Maji

Bashkim Saliasi

Eerdhi maji lulet çelin,
pjalmin diku duan ta hedhin.
Po tufanet jane shperndar,
S'din bletet ku ta ndajne.
Bletet bredhin e shetisin,
polenin ku ta vrvisin!!!
Te gjitha lulet bletes i thone,
vendose polenin ne lulen tone.
Bleta rri e mendohet,
si do jene tufanet ne jeten tone,
a do shohim pakez drite,
mos te na imponojne, lekujnite....

Shkolla në vitet 1989-2003 Haki Doku (13 Vjet drejtues i shkollës Valias) Periudha 01.09. 1989-2003

Bashkim Saliasi




Lindur më 07.07.1954 në Bërxull dhe banues në Kodër- Kamëz, Tiranë. Ka mbaruar UT, dega gjuhë-letërsi shqipe në qershor 1978, Tiranë. Në vitet 1978-1989 mësues i gjuhë-letërsisë në shkollën 8- vjeçare Vrap, Tiranë. Në vitin 1989-1990 mësues në shkollën 8-vjeçare Valias. Në 01.09.1990-2003 drejtor i shkollës 8- vjeçare“Niko Hoxha”Valias.
  Foto: Haki Doku dal në muajin Maj 1998 Valias
Në vitin shkollor 1990-1991
Në kopshtin u rregjistruan 68 fëmijë në Valias dhe 65 në Dritas. E frekuentuanë kopshtin 42 në Valias dhe 36 në Dritas. Kapaciteti kopshtit në Valias 40 dhe në Dritas 20 fëmijë. Numri edukatoreve në Valias 3 dhe në Dritas 2, sipas statistikës që mbanë datën 11.10.1990.
Sipas statistikës 27.10.1990 fondi i biblotekës përmban gjithsej 1193 libra me 593 tituj.
Në mauajin shtator në shkollë u rregjistruan 297 nxënës, nga këta 138 femra. Semestrin e parë  e vazhduan 297 nxënës, nga këta 133 femra, kaluan 257 nxënës, femra 125 dhe arritën një kalueshmëri 85% me notë mesatare 7.
Në përfundim të vitit shkollor 1990-1991 në muajin qershor nga 297 nxënës, vazhduan 287 nxënës, 135 femra dhe kaluan 265 nxënës, nga këta 131 femra dhe  janë larguar 14 nxënës. Në fund të periudhës nga 287 nxënës, 135 femra kaluan 265 nxënës, 131 femra dhe arritën një kalueshmëri 92.3 % dhe notë mesatare 7.1.   Morën deftesë lirimi 19 nxënës.
Nga këta 19 nxënës, 10 nxënës vazhduanë shkollën e mesme në Kamëz.
Numri i punonjësve 22. Në kopsht 5, në Ciklin e ulët 9 dhe ciklin e lartë 8. Statistika mban datën 15.6.1991.
Drejtori Haki Doku  relation në Seksionin e Arsimit si më poshtë:
Për fshatin Valias ka probleme me lokalin e kopshtit pa ushqim. Lokali është tepër i vogël dhe del nevoja për shtesë lokali.
Në vitin shkollor 1991-1992
Në shtator 1991 në kopsht u rregjistruan 60 fëmijë dhe ndoqën  kopshtin 57 fëmijë.
Statistika mban datën 19.6. 1992 dhe tregon se kopshtin në vazhdim e frekuentuan 65 fëmijë.
Në shkollë  në shtator u rregjistruan 288 nxënës bashkë me fshatin Dritas, nga këta 132 femra. Vazhduanë 272 nxënës, 128 femra dhe në semestrin e parë kaluan 214 nxënës, 113 femra me kalueshmëri 79% dhe notë mesatare 7.1.
Në 20 qershor nga 288 nxënës, nga këta 132 femra e përfunduan 256 nxënës dhe kaluan 248 nxënës, 126 femra me kalueshmëri 85 % dhe notë mesatare 7.3.
Kontigjenti i nxënësve të Valiasit pa Dritasin 215, nga këta 102 femra. Kaluan 178 nxënës dhe arriti një kalueshmëri 82% dhe notë mesatare 7.1. Statistika e muajit qershor 1992.
Bashkë me Dritasin  mbaruan klasën e parë 48 nxënës, klasën e dytë 47 nxënës, klasën e tretë 44 nxënës, klasën e katërt 44 nxënës, klasën e pestë 25 nxënës, klasën e gjashtë 20 nxënës, klasën e shtatë 15 nxënës, klasën e tetë 15 nxënës. Braktisën shkollën 35 nxënës, 22 nxënës mbi 16 vjeç.
Statistika mban datën 19.6.1992.
Morën deftesë lirimi 15 nxënës.
Në vitin shkollor 1992-1993
Në kopsht u rregjistruan 45 fëmijë dhe gjatë vitit e frekuentuanë 35 fëmijë.
Edukatore Luljeta Xhaferri dhe Aksinja Rama
Në shkollë plani 227 nxënës, nga këta 108 femra. Sipas statistikës së datës 26.9.1992.
Statistika e datës 27.12.1992 tregon se semestrin e parë numëri nxënësve ishte 238 nxënës, vazhduan 212 nxënës, nga këta 108 femra  dhe kaluan 174 nxënës nga këta 98 femra, mbesin 64 nxënës, 19 femra  me një kalueshmëri 73% dhe notë mesatare 7.3.
Në fund të periudhës nga 210 nxënës, nga këta 102 femra, kaluan 186 nxënës, nga këta 102 femra dhe braktisën shkollën 15 nxënës.  U arrit kalueshmëria 84.5% me notë mesatare 7.4
Morën deftesë pjekurie 15 nxënës.
Klasën e parë e mbaruan 37 nxënës, klasën II 41, klasën III 31, klasën IV 32, klasën V 26, klasën VI 30, klasën VII 24, klasën VIII 14. Statistika mban datën 13 qershori 1993.
Mësuesit që punuan këtë vit shkollor janë si më poshtë: Sulltana Demiri, Fetije Elezi, Berta Lako, Merita Mesiti, Engjëllushe Sina, Zenel Sina në ciklin e ulët.
Në ciklin e lartë Haki Doku, Ilmi Beqiraj, Abaz Moli, Shemsi Qerimi, Njazi Dajçi, Natasha Gostivari, Shpresa Idërshaj, Shpëtim Bllaca. Sipas  statistikës  13 qershor 1993.
Foto e realizuar 9 janar 1993 Valias. Kolekltivi arsimtarve, bashkë me Hysni Milloshin
Në vitin shkollor 1993-1994
Në shkollë këtë vit mësimor u rregjistruan 242 nxënës, nga këta 112 femra dhe gjatë vitit vazhduan 244, nga këta 116 femra.  Në semestrin e parë kaluan 181 nxënës, nga këta 91 femra me një kalueshmëri 74% dhe notë mesatare 6.8.
Në fund të periudhës, më 20 qershor 1994,  u arrit një kalueshmëri 70% me notë mesatare 7. Nga 227 nxënës kaluan 182 nxënës, nga këta 89 femra. Mbetën 78 nxënës, nga këto 28 femra.
Në kalasë të I 42, klasën II 40, klasën III 42, klasën IV 34, klasën V 34, klasën VI 25, klasën VII 25, klasën VIII 18.
Këtë vit mësimor në Valias punonte një trupë mësimore prej 14 mësuesish. Nga këta 6 femra. Me arsim të mesëm 7 mësues dhe 7 me arsim të lartë. Shpresa Sadikaj, Ornela Budlla, Hike Skënderi, Lindita Doku, Sulltana Demiri, Berta Lako, Ramiz Lala etj.
Morën deftesë lirimi 19 nxënës, nga këta 10 femra.
Në vitin shkollor 1994-1995
Kopshti frekuentohet nga 36 fëmijë.
Në shtator shkolla fillon me 283 nxënës dhe në qershor numëri nxënësve arrin në 287 nga këto 139 femra, (statistika e datës 29 qershor 1995) nga të cilët kaluan 223 nxënës, nga këta 118 femra. Kalueshmëria arriti në shifrat 82% dhe notë mesatare 7.1 Klasat I 53, klasën II 47, klasën III 40, klasën IV 43, klasën V 37, klasën VI 28, klasën VII 18, klasën VIII 21.
Morën deftesë lirimi 17 nxënës.
Në vitin shkollor 1995-1996
Në kopshtë u rregjistruar 40 fëmijë, nga këta 21 femra. Në shtator në shkollë u rregjistruar 290 nxënës, nga këto 139 femra. Semestrin e parë numëri i nxënësve arriti në 297, nga këta 142 femra. Semestri i parë u mbyll me kalueshmëri 60 % me notë mesatare 6.4.
Kaluan 178 nxënës, nga këta 97 femra. Në muajin qershor numri i nxënësve arrin në 301, nga këta 146 femra. Kaluan 228 nxënës, nga këto 115 femra. Shkolla arriti kalueshmërinë 75.7% dhe notë mesatare 6.8. 
Morën deftese lirimi 10 nxënës.
Në Viti shkollor 1996-1997.
Në kopsht u rregjistruan 41 fëmijë, nga këta 18 femra.  Statistika mban datën 28.9. 1995
Në shtator në shkollë u  rregjistrua 290 nxënës, nga këta 139 femra. Semestrin e parë nga 297 nxënës kaluan 178 nxënës, nga këta 97 femra dhe shkolla arriti kalueshmërinë  71% dhe notë mesatare 7.6. Statistika e 21 qershorit 1997 tregon se numëri nxënësve arriti 301, nga këta kaluan 228 nxënës, 115 femra. Kalueshmëria 75.7 % dhe notë mesatare 6.8. Përfunduan klasën e VIII 14 nxënës dhe kaluan 9 nxënës, nga këta 2 femra.  Morën deftesë lirimi 13 nxënës.        Shënim: Në amza janë hedhur 16 nxënës.
Trupa mësimore përbëhej nga 27 mësues:  Haki Doku, Abaz Moli, Shemsi Qerimi, Aleksandër Moisiu, Ornela Budëlla, Mimoza Lalaj, Njazi Dajçi, Diana Dervishi, Nazmie Dervishi, Merita Mesiti, Albana Vata, Hike Skënderi, Lindita Doku, Lena Mrishaj, Vjollca Biçaku, Sulltana Demiri, Marjeta Shima, Luljeta Xhaferri, Pranvera Zenuni, Tafil Ibro, Kumrie Kurti, Gjelina Vladi, Hekurie Refugjati, Fatmir Sina, Shkurte Koni, Shefqet Çoka, Lekë Mëhilli.
Në vitin shkollor 1997-1998
Në kopshtë në shtator u rregjistruan  50 fëmijë, nga këta 27 femra.
Në shtator në shkollë u rregjistruan 414 nxënës, nga këta 196 femra. Semestrin e parë numri i nxënësve erdhi në rritje 451, nga këta 220 femra  dhe kaluan 331 nxënës, nga këta 169 femra. Shkolla arriti një kalueshmëri 73% dhe notë mesatare 7.1.  Në qershor u arritën këto rezultate: - nga 461 nxënës, 228 femra kaluan 379 nxënës, femra 193. Kaluan klasën e VIII 24 nxënës, nga këta 8 femra. Këtë vit mësimor trupa mësimore shtohet me mësuesët Majlinda Sollaku, Hake Zaimi, Suzana Vogli, Farie Selimi dhe sanitare Yllka Xhaferri.
Morën deftesë lirimi 24  nxënës.
Në vitin shkollor 1998-1999
Në kopsht në shtator u rregjistruan 50 fëmijë, nga këta 30 femra.
Në shtator u rregjistruan 509 nxënës, nga këta 249 femra. Rregjistruar të rinj 83 nxënës, nga këta 26 femra të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Këtë vit mësimor ndjekin ciklin e lartë 309 nxënës, 146 femra.
Në ciklin e ulët 200 nxënës, nga këta 103 femra.
Numri i mësuesve arrin në 20 nga këta 16 femra dhe 4 meshkuj. 11 mësues me arsim të mesëm dhe 9 me arsim të lartë.
Numri i klasave nga e I-VIII arrin në 9 klasa. Klasa e parë me dy paralele, klasa e dytë me tre paralele, e treta dhe e katërta me dy paralele.
Arsimi tetëvjecar me 7 klasa me nga dy paralele, kurse klasa e VIII me një klasë.
Në këtë vit shkollor punuan dhe mësueset Kumrie Kurti, Lindita Liçi, Evladie Dervishi, Hamdie Skënderi, Miranda Rami, Marta Arapi, Servete Toska etj.
Në qershor nga 510 nxënës, 252 femra kaluan 436, nga këta 223 femra.
Morën deftesë lirimi 35 nxënës.
Në vitin shkollor 1999-2000
Kopështi këtë vit frekuentohet nga 71 fëmijë, nga të këta 45 femra.
Në shtator në shkollë u rregjistruan 585 nxënës, nga këta 294 femra. Pranuar të rrinj 121 nxënës, nga këta femra 62 femra.
Në ciklin e ulët rregjistruar 315 nxënës, nga këtë 173 femra. Në klasën e parë 92 nxënës, në klasën e dytë 88 nxënës, në klasën e tretë 91 nxënës dhe në klasën e katërt 80 nxënës.
Në ciklin e lartë 234, nga këta 121 femra. Në klasat e pesta 81 nxënës, në të gjashtatë 66 nxënës, në të shtatën 45 nxënës, në të tetën 42 nxënës.
Në përfundim të semestrit të parë nga 585 nxënës, 297 femra, kaluan 415 nxënës, nga këta 225 femra. Në qershor në mbylljen e vitit nga 591 nxënës, 297 femra kaluan 515 nxënës, 261 femra. Gjatë këtij vit braktisën shkollën 47 nxënës dhe janë laguar  brenda e jashtë vendit shumë nxënës, por njëkohësishtë edhe kanë ardhur nga rrethet Skrapar, Kukës, Matë,  Mirditë, Tropojë, Pukë, Vlorë, Përmet etj.  Nga 45 nxënës që mbaruan klasën e  VIII,  morën deftesë lirimi 37 nxënës. Nga mësuesit shtesë që punuan këtë vit mësimor janë Diana Lamaj, Hamide Skënderi, Rudina Kanina, Dafina Malo, Qemal Koleci, Dava Xhakolini, Enver Mujollari etj.



 Viti shkollor 2000-2001
N/drejtori Fatmir Sina dhe drejtori Haki Doku 21 dhjetor 2001 në Lundër
Kopështi këtë vit u frekuentua nga  75 fëmijë, nga të këta  45 femra.
Në shtator në shkollë u regjistruan 660 nxënës, nga këta 338 femra.
Kanë braktisur shkollën 57 nxënës, nga këta 29 femra.
Në ciklin e ulët u rregjistruanë 401 nxënës, nga këta 195 femra. Në klasë të I, 110 nxënës, në klasën e dytë 107 nxënës, në klasën e tretë 86 nxënës dhe të katërt 98 nxënës.
Në ciklin e lartë 259 nxënës, nga këta 143 femra. Në klasën e pestë 82 nxënës, nga këta 48 femra, në klasën e gjashtë 69 nxënës, nga këta 32 femra, në klasën e shtatë 64 nxënës, nga këta 40 femra dhe në të tetën 44 nxënës.
Numri i klasave nga e I –IV gjithsej 13 klasa. Klasat e I  me 4 paralele dhe klasat e II-III-IV me nga 3 paralele.   Në ciklin e lartë 8 klasa me nga dy paralele.
Semestrin e parë vazhduanë shkollën 687 nxënës, nga këta 346 femra. Në fund të periudhës 23.12.2000 kaluanë 518 nxënës, nga këta 266 femra me notë mesatare 7 dhe kalueshmëri  75 %. Numëri i mësuesve 25 nga këta 18 femra.
Në 30 qershor 2001 nga 651 nxënës, nga këta 318 femra kaluan 596 nxënës, femra 297.  Morën deftesë lirimi 36 nxënës. Sipas statistikës së hartuar nga drejtori Haki Doku në 30.6.2000 -30.6.2001 nga shkolla janë larguar 60 nxënës dhe kanë ardhur nga rrethet 50 nxënës. Nxënësit janë  larguar  brenda dhe jashtë vendit. Prurjet më të mëdha sipas dokumentit janë nga rrethet Bulqizë, Skrapar, Kukës, B.Curri, Mat, Dibër, Pukë, Durrës, Mirditë etj.
Viti shkollor 2001-2002
Kopështi këtë vit frekuentohet nga  75 fëmijë, nga të këta 46 femra.
Në shtator janë rregjistruar 729 nxënës, nga këta 355 femra. Pranuar të rinj 120, nga këta 57 femra.
Ndjekin ciklin e ulët 416 nxënës, nga këta 198 femra. Në klasën e I  97 nxënës, 44 femra, klasën e II 117 nxënës, 55 femra, kasën e III 111 nxënës, nga këta 55 femra, klasën e IV 91 nxënës, 44 femra.
Në ciklin e lartë 313 nxënës, nga këta 157 femra. Në klasën e V 110 nxënës 52 femra, në klasën e VI 79 nxënës, 44 femra, në klasën e VII 67 nxënës, 29 femra, në klasën e VIII 57 nxënës, 32 femra. Statistika mban datën  30.9.2001
Statistika e datës 21.12.2001 tregon se numëri nxënësve në dhjetor shkon në 729 nxënës, 335 femra dhe në fund të perudhës vazhdojnë 704 nxënës, 341 femra.
Kaluan 571 nxënës, nga këta 290 femra. Kanë braktisur shkollën 46 nxënës.
Numri klasave I-IV arrinë në 14 dhe tetvjeçarja në 9 klasa. Klasat e I-IV me nga tre paralele dhe klasa e II-III me nga tre paralele.
Cikli tetëvjecar klasa e V me tre paralele dhe VI-VII, VIII me dy paralele.
Këtë vit mësimor dhanë mësim 31 mësues nga këta 22 femra.
Në ciklin e ulët 17 mësues dhe në ciklin e lartë 14 mësues.
Statistika e datës 28.6. 2002 tregon se nga 695 nxënës, nga këta 335 femra, kaluan 671 nxënës, nga këta 326 femra.
Në këtë vit mësimor janë larguar 112 nxënës. Nuk jepet në asnjë statistikë në  % dhe nota mesatare. Mbaruan klasën e tetë 54 nxënës, 30 femra.
                 
Kolektivi mësuesve Valias                                                        T Ibro, M Arapi, F Selimi, Sh Qerim    
H. Doku dhe T Ibro

AJDI

Shefqet Sulmina
Fragment romani
... kështu i kishte ndodhur edhe fqinjit tim për tu martuar me një farmaciste. Në këtë rast, kishte qenë i ati i vajzës që e kishte bërë komshiun tim erë nga koka, me tërë ato lojëra që dinte koka e tij prej prindi të kujdesshëm e minatori të thjeshtë, ku pasi luan nga fillimi e deri në fund tërë lojën që i bie për pjesë, së fundi e humb atë, duke i lënë dopio gjashtën në dorë tjetrit, në këtë rast djalit dashurinë e tij, vajzën e tij. Edhe dashuria ka dopio gjashtën e saj. Vetëm se dopio gjashta e dashurisë, është krejt ndryshe me dopio gjashtat në tërësi. Sepse dopio gjashta në këtë botë është problemi më i madh dhe ka lidhje deri deri me festat që bëjnë njerëzit. Shumë herë njerëzit festojnë që i mbetet buallica në dorë, shumë herë të tjera festojnë që nuk e kanë ende. E gjitha kjo, është e lidhur ngushtë pastaj, edhe me pamjet medievale, edhe me esencën e cicave. Por, turjela e kësaj historie që më kanë treguar e doja tu tregoja, fillonte me motrën e komshiut tim, që ishte më e madhe se ai, e sistemuar me familje që ngacmonte të vëllanë, që edhe ai të bënte të njëjtën gjë si ajo, familjen e tij. Fqinji im, na e tregon ndodhinë e tij në një ditë prilli, sepse pikërisht kishte ndodhur në Një Prill. Dhe thotë se kjo vajzë, që ishte farmaciste, ishte nga një qytet tjetër dhe nuk kishte të bënte me farmacistët këtu rrotull qytetit tonë. Kur e tregonte këtë detaj, ai ngulte këmbë për këtë punë. Shkak për këtë miqësi të tij me farmacisten e...(kishte ndërprerë ai bisedën), sepse nuk donte të përmendte qytetin, natyrisht që ishte e motra, por ajo, nuk kishte bërë asgjë më pas. Ajo vetëm se e kishte çuar fill atje për të blerë një shurup për bajamet. Motra e tij punonte si mësuese në atë qytet prej shumë vitesh dhe mund ta merrte vete, por atë ditë kishte qëlluar pak pa qejf.
-Pse nuk kanë farmacitë e qytetit tonë? - e kishte pyetur ai të motrën.
-Jo,- i kishte thënë e motra. Jam shumë e sigurt, prandaj nisu! Ti e di historinë e Konstandinit... - dhe ishte ngritur për të vënë ibrikun e çajit në zjarr.
Kur ajo kishte përmendur Konstandinin dhe ai kishte ndjerë kuptimësinë si vëlla i saj, nuk kishte ngelur tjetër gjë për të diskutuar. U nis drejt për së drejti në farmacinë dhe farmacisten që e autorizoj motra duke e ngrënë dy herë sapunin për djathë: së pari atë ditë ishte Një Prill dhe së dyti ai në shkollë nuk kishte bërë latinisht, por greqishten e vjetër. I kishte dhënë recetën farmacistes, një vajzë e bukur perri ajo dhe kishte ulur sytë duke pritur që ajo ti jepte shurupin, ai ta paguante dhe të kthehej sa më shpejt tek e motra. Duke pritur ashtu dhe gjithashtu, duke kujtuar se diku kishte lexuar se tek njeriu janë të rëndësishëm sytë, vuri re që farmacistja kishte dy sy, po dy sy tejet të bukur. Tek sytë i qe qepur që herët mendimi atij, se ka filluar dhe fillon gjithçka. Po çfarë? Mos po fillonte aty diçka, pikërisht në mos durimin e tij për të pritur dhe mefshtësinë e farmacistes? Nuk e di pse i vinte të dyshonte si në shikimet dhe në lëvizjet e duarve të saj. Nga sytë e nga duart, për të, kishte filluar edhe bota vetë. Aty fillon të përzihet trupi me shpirtin. Edhe gjatë seksit ajo që trazohet e mbetet së fundi gjatë raportit, është intensitetit i tyre. Ose si të thuash dritë e materie bashkë, që për çudi, nuk ishte në përpjesëtim të drejtë me kalimin e kohës, por me të të ndjerit në perceptimin e kohës. Kishte ngritur sytë dhe kishte prekur prapë atë materie më tepër abstrakte se konkrete dhe vetja ju duk sikur ishte një insekt i rënë preh në atë luzmë materie e drite.
-Është Një prill,- i kishte thënë ajo, duke një marrë një purpur prushi të lehtë në fytyrë dhe, gjithashtu, kishte ulur edhe ajo sytë, si ai, sikur të kishte perceptuar edhe ajo të njëjtën ndjesi prej uji e ajri. Pas një grime, ashtu të dy të heshtur, ajo ngreh sytë dhe e pyet se çfarë shkolle kishte bërë, duke u kujtuar edhe ajo për të njëjtën shprehje, se në fund të fundit, ajo që mbetët midis dy njerëzve, janë sytë dhe drita që u desh për të parë diçka interesante midis tyre në lëvizjet e pranishme. Pikërisht, kjo frazë i kishte rënë në sy edhe asaj, si atij, vetëm se në atë vrullimë prushi të brendshëm, nga leximet e saj, dhe në këtë çast real, por që nuk kishte rëndësi se kur dhe ku e kishte lexuar. Por... duke parë sytë e tij, i erdhi mendimi tjetër, ku dhe kur? Nuk deshi të mendonte më si më parë, se me ke? Kjo do të thoshte si për shembull në këngët e shumta popullore: “ Po kur të zë magjia”. “Po kur të vjen e mira...” Po ja që tjetër arsye e vjetër e ngujoi të mos i hidhej atij në krahë, pa kuptuar zërin dhe fjalët dhe pa parë njëherë rreth e rrotull ndjenjës pa formë dhe trupit të saj në ajër.
-Për arkitekturë.
-Ju jeni vëllai i Almës? Mësa duket nuk e kuptoni gjuhën e kësaj letre. As latinishten nuk e kuptoni.
Kishte par nga ai dhe i kishte rënë një purpur i kuq në fytyrë. Ajo, duke përmbledhur si në një formulë të vetme: kuptimësinë e shprehjeve se “tani kam se ku, kam se me ke dhe më duhet vetëm se kur? Deshi të qeshte me vete për këtë “formulë”. E dinte mirë origjinën e këtij shkaku. Por e qeshura e saj kaloj muret e brendshme dhe ra si thumb në sytë e djalit, që i qenë qepur të sajave. Njerëzit nuk merren vetëm me qepje rrobash. Njerëzit merren edhe me qepje dhe shqepje sysh. E motra e tij, ja kishte qepur sytë kësaj vajzë farmaciste pak kohë më parë, ndërsa kjo e fundit, e kishte ftuar për të pirë një gotë bozë me rastin e fillimit të punës. E gjitha kjo ishte për të respektuar mësuesen e saj, siç ndodh shpesh, që menjëherë pas prindërve, vjen respekti për mësuesit. E gjithë kjo, kishte ndodhur për rastësi në fillim të marsit dhe ato, duke pirë bozë e duke treguar kalendarët e familjeve, qen njohur aq shumë, sa i patën bërë cope e çikë kalendarët zyrtar të rezervimit që bëjnë njerëzit dhe pse ulën, hanë e pinë në një tryezë. Dikur mësuese e nxënëse, tashme shoqe, patën derdhur tërë thasët dhe hallet e tyre, madje deri edhe hallet e familjeve të tyre. Nuk ishte halli se farmacistja nuk kishte ende një mik në krah, por në thonjëza, nuk kishte një vëlla. Kjo që holluar e qe perceptuar shumë shpejt në sytë dhe mendjen e mësueses së saj. Ndaj ajo në fillim kishte filluar të qeshte vetëm. Pastaj kishin qeshur të dyja. Mësuesja e kishte një vëlla, pothuaj në moshën e nxënëses së saj, prandaj ajo u bind se nxënësia e saj ishte diçka më tepër se ky mendim. Kishin qeshur prapë. Kishin qeshur shumë. I pati marrë një e qeshur, sa u dukej se po tretej bora e fundit nga trupat e pemëve ende lakuriq. Ishte fillim marsi dhe natyra dukej se do të zgjohej shpejt, megjithëse bora ende nuk ishte shkrirë, ndërsa njerëzit thoshin se viti kishte filluar që ende. Për dy gratë, mësuese dhe nxënëse dikur, tani mikesha dhe me gota birre në dorë, pas asaj me boze, ishin pallavra. Për to viti nuk kishte filluar. Në fakt, as kush nuk mund ta kuptonte kur lindte, ose fillonte viti, vetëm se toka dhe trupi i një gruaje. Ishte fillim marsi dhe kokat e tyre në dëfrim të temperaturave që ndjenin brenda trupit të tyre që sa vinte e ngriheshin dhe jo vetëm për arsye të ndonjë birre me tepër nga ç'duhej të kishin pirë, e detyruan edhe të zotin e lokalit të ulej e të pinte bashkë me to. 
- Pi me ne,- i kishin thënë,- dhe në ta mbanë sill edhe kalendarin që ke varë atje në mur, sepse sot fillon viti i ri.
I zoti i lokalit, nuk qe habitur më shumë për uljen e tij të pinte me to, se sa për pyetjen e çuditur se duhej të sillte edhe kalendarin. Për një çast si mashkull, ndjeu feçkat e hundës ti fryheshin, por e mblodhi mendjen, sidomos, kur mendoj se do të ishte para një mësueseje dhe jo para një paçavureje. Pati marrë një gotë birre dhe kalendarin që kishte vënë që në janar në mur, dhe qe ulur pranë tyre. Nuk pati kohë të ndjente parfumin dhe lezetin që të jep ulja midis dy bukuroshesh, kur ato ja patën shkulur kalendarin nga dora dhe ja bënë copë e çikë.
-Një çikë e një gllënjkë, - i thanë,-pi dhe gris edhe ti. Nuk mund të bëni ju burrat kalendar. Ju burrat e bëni kalendarin në janar se keni ftohtë. Kalendarin dimë ta bëjmë ne gratë. Provo ku do ta vesh termometrin? Ta vësh termometrin po për çfarë? Çfarë do të shihje ti me termometrin? Toka dhe gruaja ka pyetur termometrin e para. Po ju që bëni kalendar, nuk jeni as gra dhe as burra. Dukej hapur që kishin pirë.
-Është mars,- i qe ankuar i zoti i lokalit dhe kalendarët, nuk bëhen në mars, por në janar. Na lini kohë për vitin tjetër. 
-Ju doni të mbarsni vetën, apo ne dhe tokën?- ju patën qepur të dyja gratë duke qeshur me të madhe.
-Jo. Ju dhe tokën.-ishte dorëzuar burri i klubit.
-Atëherë, pi dëgjo dhe grise kalendarin,- i kishin thënë prapë gratë.
Pinin dhe grisnin kalendarët, si ai dhe ato. Në qytetin e vogël u hap shpejt fjala se dy gra dhe një burrë po grisin kalendarët. “Duan të grisin kalendarët”,-pëshpëritnin, përgjonin dhe ankoheshin ata që dinin që dinin vetëm të rrinin pas vrimash, ndërsa ato, dy gratë u ndanë duke i tundur gishtin njëra-tjetrës dhe të zotit të lokalit. 
-Di që është një recetë,-ja pret ai. Unë nuk jam mjek. Po ju nga mund ta kuptoni se jam vëllai i Almës? Cila jeni ju dhe çfarë jeni për motrën time? Nuk doja të ishit ndonjë kushërirë e harruar!
-Nuk jam kushërirë. Sot është prill. Recetat e prillit janë të favorshme. Kam parë kalendarin e prillit të Almës. Por më keqardhje dua të të them se më duhet kohë ta përgatis shurupin. Nuk e di në keni durim të prisni. Mund të bësh një shëtitje përqark. Tani pemët janë të veshura dhe bën ngrohtë më mirë jashtë se brenda.
-Nuk bredh kurrë vetëm në një qytet tjetër. Më duhet të kthehem.
Vështrimet e tyre ishin të shkurtra e paralele. I ngjanin atyre hekurudhave ajrore, të ngritura mbi ura që lidhnin e kumbonin nga klithmat e habitura të lindjes nga lidhjet.
“Nuk bredh kurrë vetëm në një qytet tjetër”,- përsëriti ai me vete, ndërsa asaj: -Pse sa duhet të pres,- duke u kujtuar dhe u skuqur nga mendjelehtësia e tij, nga dashuria e motrës, gënjeshtrat për prillin dhe hutimin e tij të çastit.
-Një, dy, tre... trille të tjerë. Do që të të përgatis shurupin, apo të tregoj qytetin?
-Trille, apo prille?- kishte përsëritur ai i habitur e i gozhduar,-duke i rënë rënë kokës me çok, i zënë si peshk në ujërat e prillit, por i lumtur. -Më trego qytetin, motra lë të pres për shurupin. 
Zuri një karrige dhe priti derisa ajo përgatiti shurupin. Ajo pa orën dhe mbylli farmacinë. Nuk qe ndjerë kurrë i mundur në këtë mënyrë, që të ndjehej kaq i marrë dhe i lumtur, kur farmacistja e ftoi për kafe.
Kishin marrë kafenë e parë dhe kishin qeshur me recetën e shkruar nga motra në latinisht. Këtu filloi historia. Filluan të takoheshin dhe të putheshin, në fillim fshehur. Nganjëherë putheshin edhe në farmaci. Pas shumë ditësh vendosën ta hapnin dashurinë. 
Familja e djalit tha “mirë” dhe ishte shumë e gëzuar. E motra e djalit nuk u përzje fare dhe pse prindërit e dalit e kishin pyetur. Familja e vajzës, tha “jo” dhe shumë e trishtuar.
-Hajde kur të duash në shtëpinë time, -i tha djali vajzës,- prindërit e mi, nuk po durojnë dot, deri sa të vish.
-Hajde kur të duash, po munde, - i tha vajza,- në shtëpinë time të më marrësh, por nuk do ta kesh të lehtë të më marrësh.
-Pse?- kishte pyetur pa u trembur djali.
-Kemi një lumë me probleme në mes, hidh hapat dhe do ta gjesh, mos mendo për të, për lumin, por për kalimin. -tha vajza.
-Nuk është problem një lumë me probleme, problem është një det, një oqean me probleme, -tha djali, prapë pa u trembur.
-Jo,-i tha vajza, është e kot, mos u nis lartë me kalë dhe shalë.
-Unë jam konstruktor dhe mbi lumenj ngreh ura. Me kuajt merret natyra.
-Po në janë dete e oqeane? - e trembi prapë vajza.
-Do të ndërtoj anije, avion e tragete,-nuk u zmbraps nga fjalët e saj djali.
Nuk u zgjat fare ky ekuacion. Djali shkoi në shtëpinë e vajzës. U njohë me prindërit e saj, shtrënguan duart me njeri-tjetrin. I bën kafe, i dhanë raki, hëngrën e pinë dhe e përcollën duke i thënë se ti je djalë i mirë, por ne kemi fenë tjetër. Andaj kjo lidhje nuk bëhet. Me një qind fjalë të tjera, do të thoshte ja lumi, ose të rroftë ty që erdhe me kalë dhe me shalë.
-Unë do të vi prapë,- i kishte thënë shumë i habitur djali dhe së fundi kishte qeshur që nuk mund tua merrte vajzën për çështje se ata kishin fenë tjetër.
-Hajde sa herë të duash, ti, - ja kishte pritur i ati i vajzës si në fillim të pritjes dhe në fund të përcjelljes, por vajzë, jo që jo...I ke hyrë lumit në këmbë.
Djali filloi të shkonte shpesh e më shpesh dhe shpesh e më shpesh haste atje në lloje-lloje grepash, rrasash e grackash që ja përgatisnin prindërit e vajzës. U njohën aq shumë sa, kur i gjente duke pirë çaj trëndeline apo kafe, pinte edhe ai me ta, ndërsa kur i gjente duke bërë punë në kopsht, me kominoshe e kapele sportive, lopata e shporta, i ndihmonte. Por vajzë, jo që jo. I ke hyrë detit me këmbë, i thoshin...
-Përse ke ardhur?- e pyesnin ata të dërsire e të zënë deri në grykë me punë dhe pa pasur dëshirë tu hynin bisedave e fjalëve me mysafirë të tillë që mendonin vetëm për interesin e tyre, tu merrnin dhe jo tu jepnin. Në këtë rast tu merrnin vajzën. Kjo ishte diçka më e tmerrshme nga tërë marrjet e tjera.
-Nuk tregohet halli në kopsht,- i thoshte djali (komshiu im).
-Ne jemi në punë.
-Gjete punë, bëj punë...i trokiste komshiu im drejt e në zemër. -Prandaj po i përvishem edhe unë punës, të ju ndihmoj, nëse edhe ju jeni dakord.
-Po ti erdhe për punë, apo për vajzën? Vajzë, jo që jo,- i thoshte i ati i vajzës. - Nuk i dilet detit me këmbë. E ku merr vesh një arkitekt si ti nga puna jonë. Di të krasitësh hardhi rrushi ti? Apo të pëlqen vetëm të ta mbushin gotën? Apo merresh me arkitekturë, me gjëra të mëdha dhe nuk ta plas për kopsht e natyrë, siç bëj unë dhe gruaja ime, madje edhe vajza jonë dhe pse është e zënë deri në grykë me punët e saj.
-Po ju doni të më mbyllni gojën e dashurisë me punë? E dini ju si minator, sa kohë është dashur e duhet që të ngresh një mal? Apo ju dini vetëm ti shponi malet me dinamit, dhe nuk ju intereson se ç'ndodh me malin e gërryer pastaj nga brenda. Pastaj na shani neve arkitektet, djem të rinj neve..., njerëz të letrave e lapsave, njerëz të librave...Nuk marrim vesh nga zbrazja e maleve. E dini ju ç'do të thotë të prishësh një mal zemre?,-dhe kishte parë si nga ata dhe nga vajza.
-Përkundrazi,- i tha i ati i vajzës,- ne nuk u morëm me malet për për ti gërryer ato nga brenda, siç thua ti, ne u morëm me to, për ti mbuluar. Është detyra juaj ti zbuloni. Kjo varet se çfarë kuptoni ju të rinjtë me mbulim dhe me zbulim dhe çfarë kuptuam ne me to dhe me kohën. Ne nuk po rrezojmë male zemrash, ne po i mbrojmë,-dhe kishte fshirë ballin e djersitur.
-Di të çash hulli?- e pyet e ëma e vajzës.
Djali vuri sytë nga spata dhe ullinjtë.
-Jo andej,- ja bëri vajza me sy, dhe vuri fshehur gishtin e mesit drejt tokës, pa nga e ëma dhe qeshi, ndërsa i ati bëri sikur nuk pa gjë.
-Nëse nuk di, do të më mësoj kjo, - tregoi djali vajzën e tyre pa e parë të ëmën e vajzës që desh ja futi dhe i mëshoi belit që i kishin dhënë për të punuar, njëkohësisht, duke u përpjekur të rrokte kuptimin e fjalëve “mbulim “ dhe “zbulim” me të cilin donte tje fuste prapë dhe i ati i vajzës.
-Hip këtu të shohësh Durrësin,- ja priti i ati i vajzës, ndërsa vazhdonte të çante tokën jo me bel, por me shat.
Plaku çante hulli. Ashtu bënte edhe djali, çante hulli. Dy gratë mbillnin me kunj. Kunjat ishin të formave të ndryshme dhe djalit që ishte arkitekt i ra në sy kjo gjë. Në profesionin e tij kishte rëndësi si përmbajtja dhe forma. I vinte zor të pyeste për diferencën e tyre dhe e ndjente se kjo do të ishte një tjetër pykë që shpejt a vonë do ta ndjente në kokë. Në fillim qe mirë se ndërsa ai çante hulli, i rrinte pranë vajza, por shpejt vuri re se ato filluan të ndërroheshin. Pastaj vuri re se ato kalonin sa në njërin hulli dhe në tjetrin. Në kokë ju bë një ekuacion delikat dhe i vështirë. Donte të pyeste, por kishte frikë sepse e dinte që ata e kishin venë qëllimisht ashtu heshtur në pyetje për kunjat dhe pyetjen. Vajza bënte sikur nuk e shihte dhe nuk e ngrinte kokën të shihte nga ai, të cilin, ai mund ta pyeste. E ëma e saj, gjithashtu as ajo, nuk shihte më fare as nga ai, siç bënte ditët e para që e shihte herë pas here, dhe as nga i shoqi. Vajza nuk ishte ajo lozonjarja e syve që të ndihmon të kuptosh e të dalësh nga situata, por farmacistja që di të të verë edhe në kurriz.. “Që të mendosh vetë për tu ngritur nga kjo grackë”, i dukej atij sikur i thoshte: “Këtu nuk je në auditor, ose para një libri. Kjo është shkollë pa mësues dhe pse nuk quhet universitet”. Kjo do të thoshte me fjalë të tjera o ke intuitë dhe kupto, ose dorëzohu e pyet. Unë kam profesionin tim tha djali me vete. Nuk më duhet të di formën e kunjave, ose me tepër se pyetjet, janë kunjat që lënë të mbijnë pyetjet mbi kunjat dhe mendimet.
Mbaronin punën e nisur nga i ati i vajzës, pinin gotën e rakisë dhe kafenë që bënte o e ëma e vajzës, o vajza, dhe merrnin në krahë, ai gruan djali vajzën. Vajza pranë djalit dhe e ëma e vajzës pranë të shoqit dhe kujtoheshin se ku kishte mbetur problemi. Djalit i kishte mbetur në sy diferenca midis kunjave që përdornin gratë për mbjellje dhe kishte frikë, nëse do ta pyesnin. Nuk e kuptonte formën e tyre të ndryshme. Gjithashtu, nuk kuptonte pse dy gratë ndërroheshin me njëra-tjetrën gjatë mbjelljes, duke kaluar sa në njërin, në tjetrin hulli. Për ta eliminuar mundësinë e një pyetje të tillë, ju kujtua se shtegu i zënë, ose laku i vënë kundra tij herën e fundit kishte qenë problemi i feve, ky për të ishte i thjeshtë, pasi kjo pyetje i që bërë prej kohesh dhe ai pati kohë për tu menduar dhe se në fund të fundit ishte punë feje. Tani ishin ballë për ballë. Duhej të pyesje që mos ti lije kohë që të pyesnin. Ose kështu të paktën e mendonte ai në krahasim me një pyetje të tmerrshme të kuptoje kuptimin e formave të ndryshme të kunjave për kaq pakë kohë. Sikur të prisnin të paktën derisa të mbinte e mbjella, do të ishte mirë, sepse ndofta do të dallonte diçka e do të kuptonte diferencën, por nëse do ta pyesnin pikërisht tani, kjo do të ishte e pamundur. Më e pamundur se një pitagorë e re. 
-Po çfarë feje keni ju?- hapi bisedën djali, -Sepse herën e fundit folëm për këtë dhe më thatë se i kam hyrë lumit me këmbë. Unë nuk i hyj lumit në këmbë.
-Po kështu ke thënë,-tha e ëma e vajzës.
-Ne kemi fenë X. Dhe gjërat që pyetën kanë kohën e tyre, -tha plaku.
-S'e kam dëgjuar ndonjëherë, se ka ndonjë fe me emrin X- tha djali, pra nuk e kam dëgjuar fenë tuaj. Juve po.
-Për kohën e ke fjalën, apo për fenë? Sepse feja nuk tregohet dhe as nuk bërtet feja,- i tha prapë i ati i vajzës.
-Po edhe unë atë fe kam,- u tha djali, duke pirë kafene që ja kishin vënë në tavolinën e mikpritjes, duke parë nga vajza që ngriti fshehur gishtin ok. -Edhe feja ime nuk bërtet.
-Jo,- i tha i ati i vajzës,- ne kemi pyetur.
-E çfarë feje u kanë thënë se kam?- duke parë nga vajza që i pohoi me kokë. Bërtiste feja ime? Çfarë u thanë?
-Nuk tregojnë.
-Po mirë,- u tha djali, - po jua tregoj unë.
Vajza hapi sytë e trembur dhe kërkoi kopsën e këmishës duke menduar se djali do ta zhvishte lakuriq problemin.
-Dhe po ju them, - tha djali, duke i rrudhur fshehur buzët vajzës,- se edhe unë kam fenë X, si edhe juaja që nuk bërtet.
Vajza kishte bërë një ok. me gishtat e dorës dhe me sy që të vazhdonte, duke e lëshuar kopsën e këmishës pa merak, në kokërr të qejfit.
-Nuk të besojmë,- u kishin thënë ata, prindërit e vajzës.
-Po, çfarë interesi kam unë tu gënjej për fenë?-duke parë nga vajza që vuri dorën tek fustani.
-Që të na marrësh vajzën.
-Po unë vajzën tuaj e dua. Më duket se problemi është ndryshe.
Vajza kishte çakërritur sytë në kuptimin e “pse-së” dhe kishte vënë dorën në mjekër.
-Të lumtë, e kuptove,- i kishte thënë i ati i vajzës,- sepse ne të fesë X, nuk duhet ti japim vajzë një djali të një feje tjetër, po të ishe ti vajzë, e vajza jonë djalë, atëherë kjo punë bëhej, sepse ne do të merrnim. Ndërsa në këtë rast, ne duhet të japim. Pra, feja jonë nuk e pranon të japë, por të marrë vajzë. Pra, problemi nuk është ndryshe, por i njëjtë, or ti na kupton apo jo, që ti i ke hyrë oqeanit me këmbë?- kishte theksuar ai në fund fjalët.
-Po, po të kuptoj,- i kishte thënë edhe djali. -Por duhet të dish një gjë: Ne arkitektët dimë të bëjmë ura për lumenjtë, tragete për detet dhe avion për oqeanet. Dhe atë fjalë që e themi, e mbajmë. Ore ju e kuptoni që ne duhemi?
Edhe atë ditë, njëmijë fjalë dhe gjithë të mirat... vajzë jo që jo.
Një ditë tjetër djali merr një taksi dhe shkon në qytetin e vajzës. Pinë prapë kafe me të atin e vajzës dhe plus problemeve të tjera, del problemi i partisë. As kush nuk e tregonte, se ishte anëtar i saj, o jo. Edhe këtu puna ishte me spec. Pasi i ati i vajzës e kishte pyetur se ishte, a nuk ishte ai në parti. Djali i qe përgjigjur me kundra pyetje:
-Po ju?
-Këto punë i di partia,- kishte thënë i ati i vajzës,- pse duhet ti dish edhe ti?
-Mirë thua,- kishte thënë djali,- kur thua, pse duhet ti dish edhe ti?
-Po unë të pyeta?- kishte thënë i ati i vajzës.
-Punë partie!?-ja kishte prerë djali.
-Jo.-tha plaku.
Të dy nuk treguan gjë. Nga të dyja palët përgjigja ishte X.
Edhe për punën e parave, sa ke, sa kam, të kesh apo të jesh, po me X u mbyll biseda, sepse doli problemi, i ke sot dhe ti hanë nesër. Ose, nuk thonë lumë kush i ka, por kush i ha. Kush i ha? Vërtet kush i ha, se njeriu ha, aq sa ka nevojë për të ngrënë. Po në këtë rast problemi nuk ishte kaq vulgar, sepse si i ati i vajzës edhe djali, i përgjigjeshin njeri-tjetrit me kundra pyetje dhe kjo nuk kuptohej se bëhej apo nuk bëhej e qëllimshme.
Para se të ndaheshin me dorë në qafë, djali gjeti një grimë kohe dhe i la një copëz letër vajzës në gishtin e mesit, pikërisht në atë që përdori ajo, kur ai kuptoi dallimin e fjalës hulli nga ulli dhe desh+ mori sëpatën në vend të belit. 
Në letër qe shkruar: 
“Para farmacisë është taksia... përdore me butësi...Ajde!”.
Kë të përdorte me butësi? Makinën? Vajza nuk kishte patente. Për një çast, mendoj se ja hodhi djali. Në dorë kishte letrën dhe gishtin ku ja la ai letrën. Ajde! U kujtua... Pas pak mori edhe ajo një letër dhe u ul e shkroi një letër për prindërit dhe u thotë se i pret për darkë në shtëpinë e përvëluesit të zemrës së saj dhe e ve para televizorit. Në fund të letrës jo “Ajde” që i shkroi djali, por “Ajdi”. I ati e kishte qejf emisionin e përrallave që fillonte herët dhe kur të vinte ora do ta ndizte atë, televizorin edhe letrën që i la e bija. Ishte një kohe që ata nuk kishin ngrënë ende darkë dhe do ta lexonin patjetër para se të hanin. Dhe kjo ishte e rëndësishme. Pa prapë gishtin ku ja kishte lënë djali letrën dhe që e këshillonte ta përdorte me butësi, dhe e drejtoi diku tutje në erë, nga mund të rrokte djalin që kishte marrë guximin tija hidhte një farmaciste. Veshi një trike verore dhe një fund të hollë dhe ndoqi edhe vetë rrugën për nga farmacia, pse nuk i pat shkuar ende mendimi nga koka që nuk kishte patentë për të ngrënë gishtin e mesit nga një arkitekt që projekton rrugë dhe darka gazmore, mëgjithse në fund të letrës shkroi: Ajdi.
Në vend që të shihte emisionin e përrallave, i ati dhe e ëma e vajzës, lexojnë letrën që ju duk vërtetë si përrallë. Lënë emisionin e përrallave atë mbrëmje pa parë dhe marrin një taksi për të ndjekur përrallën e adresës së shtëpisë së arkitektit duke verifikuar kështu, në ishte e vërtetë, apo përrallë siç donin të ishte përralla që kishte shkruar e bija. Mbërrijnë në shtëpinë e kopukut që u rrëmbeu vajzën si nëpër përralla dhe si nëpër përrallë panë aty edhe mësuesen e të bijës që e njihnin para pak vitesh, kur e bija e tyre ishte në vitin e maturës.
Vajza dhe djali po qeshnin.
-Je kopuk, - i kishte thënë i ati i vajzës, ndërsa përqafohet dhe prezantohet me prindërit e djalit duke pare nga mësuesja e dikurshme e të bijës. - Jeta është jetë, përrallat janë përralla, çfarë arkitekti je ti?- i qe drejtuar prapë ai atij, ndofta që i mbeti peng pa parë atë mbrëmje emisionin e përrallave.
Pasi hëngrën darkë, duke mos folur për asnjë X nga tërë ato probleme me X, për të cilët patën bërë debat sa e sa herë në shtëpinë e vajzës, por kishin rënë të njohur me njerëz të një anë dhe njerëz të tjerë, në të tëra anët e krahinave të tyre, i ati i vajzës në fund fare, u kishte thënë se do të merrte vajzën.
Kishte kërkuar për të parë sytë e mësueses, por vuri re që ajo, e shoqja, dhe e bija ishin zënë për dore, madje bashkë me to u afrua edhe e ëma e djalit, e kishte kuptuar për së dyti pse duhej humbur atë mbrëmje. Dhe në këtë rast nuk ishte fjala vetëm për një përrallë, por për të gjitha përrallat e tjera për fëmijët dhe fëmijët kur rritën.
-Ne të fesë X,- i thotë djali, nuk i japim vajzë, fesë tjetër. Për të marrë vajzë, marrim, por për të dhënë jo.
-Lëri përrallat, - i kishte thënë i ati i vajzës,- përrallat i shoh në televizor unë, do vish më në shtëpinë time ti? Ku e ke lexuar ti këtë punë?- dhe i kishte tundur gishtin, - vajzë, jo që jo,- duke pare nga e shoqja që rrinte në krahun e dhëndrit. 
-Po,- i kishte thënë djali,- do bije dhe do marrë vajzën. Më vonë, nuk e di edhe nipërit e tu. Sa për të lexuar unë lexoj shumë, po këtë herë nuk është nevoja për një gjë të tillë, por për të kuptuar. Ne arkitektet nuk lexojmë përralla. Ne arkitektet i realizojmë përrallat. I ke hyrë lumit me këmbë, ndërsa vajzë, jo që jo, duke e imituar atë me buzën në gaz.
-Edhe ato që më le pa parë sonte në televizor?- e kishte dreqosur fare i ati i vajzës vetën plot dashje. 
Dukej hapur që këtë gjë, e bënte me dëshirë të madhe dhe jo pa qellim. Me qëllimin që të dihej se përrallat nuk janë përralla, por realiteti vetë duhet të jetë përrallë dhe jo histori. Njëlloj si me fjalët “mbulim “ dhe “zbulim”. Ose me konceptin tjetër “Viti i Ri” dhe “Peri,udha e Re”. Por ai ishte njeri që ngulte këmbë si mushke duke e pare veten vetëm si të tillë, sepse i ati i dhëndrit qeshte dhe pse rrinte në krahun e tij, pra kuptohej që ishte iluzion, kahu i tij me krahun e tij,-ndaj ju drejtua dhëndrit prapë:
-Leri numrat! Mos bëj me mua numra! Erdhe NJË, duke parë nga e bija, që ja kishte sjellë në shtëpi. Unë me gruan të bëra kafe. Ne ishim tre, kur ju morët taksi. Edhe ne erdhëm me taksi. Tani më latë vetëm duke parë nga e shoqja dhe krushku hundë e vesh.
-Vi me ju,- tha djali, - bëhemi katër.
-AJDI, - i tha,-i ati i vajzës dhe i zgjati dorën e hapur.
-Jo,- foli i ati i të birit, duke ju drejtuar të birit,- me taksinë pesë.
-Po fëmijët? -kishin pyetur gratë.
-Trenin, - u kujtoi i ati i vajzës.-Ajdi! Aydin, Aydin, Айдин, Айдън, Aydin, Айдын, Aydin,
-Ippa!
-Hipem,- thanë të gjithë duke qeshur dhe u ulen në tavolinë për të festuar.
Të gjithë kishin qeshur. Një javë më pas bënë dasmën. Dhe kishte qëlluar pikërisht Viti i Ri dhe të atit të vajzës i qe ngulur në mendje si Peri,udha e Ré, për shakatë, numrat dhe i kishte ardhur vërtetë keq që kishte humbur emisionin e përrallave për atë mbrëmje duke e parë nga të gjithë me sytë paksa të përlotur midis trishtimit dhe lumturisë, si midis breshrit dhe orizit të bardhë.
Tomi dhe Tasi më panë nga larg dhe mua më ndërpriten tregimet e fqinjit që tashme është i martuar dhe ka fëmijë.

Friday, 29 May 2015

MALLKIMI I MADH!...



Tahsin Xh. Demiraj  


                    MALLKIMI I MADH!...
                                                                                                        
                                                             Llukanit


1.Gusht 2007.Sikur kishim kaluar vite duke bredhur nëpër shkretëtirë, dhe u gjëndëm të etur ne një oaz. Gjithë mall.          
E bere mire qe e theve akullin...Mireseerdhe!...Po u harruam, u harruam sikur te mos kemi bere hije mbi dhe...
Kjo kohë moderne- thonë se i shkurtoi shumë distancat.Vërtetë, u shkurtuan, kufijt e hapur të Europës, të gjitha mjetet rrugore, detare, ajrore në dispozicion, nga Parisi në Athinë për afro 2 orë, nga Tel Avivi në Milano për tre orë, nga Roma në Tiranë për 1 orë e 10 minuta, nga Milano në në New York për 7 orë, njëmij kilometra në orë....
…Po nuk qënkan distancat ato që i ndajnë njerëzit dhe i bëjnë të harrohen… 
…Hallet, hallet që na kanë vënë përpara dhe na shtyjnë nga shkon era…
Po ç’ishte ky mallkim që na ra mbi kokë, o Llukan?
Kush e merrte me mënd këtë katrahurë vëllaa!. Mallkim, mallkim i madh na ra në kokë…emër tjetër, nuk ka…
Kaqë mënd nuk kishim, sa të mos ndaheshim?...Mund të ishte e egër kjo ndarje ashtu siç është në të vërtetë?
Duhej që në mëngjes…Tashti që e mendojmë u bë vonë, po ktheje, ktheje këtë uzo.Ta heqim si na zuri…
Bisedonim të kredhur në humbëtirën e viteve, Llukani dhe unë, pas 14 vjetësh larg njeri tjetrit, në një bar, atje- në jugë të Athinës, buzë Egjeut…Nuk ishin 14 ditë po 14 vjet me nga 365 ditë secili…, 14 rrotullime të plota të tokës rreth diellit, a nuk janë shumë?...
Patëm humbje, patëm shumë humbje. Na ndodhi tamam si Akilit, kur u shkëputem nga toka...
Më shumë humbje se fitime.
Po ishte e natyrshme. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vdiq një sistem dhe lindi një tjetër…Dhe…nuk do të kishim vetëm gëzimet e lindjes por edhe konseguencat e tragjedisë së vdekjes. Këtë nuk e llogaritëm në atë eufori që na joshi vetëm nga e mira…
Thuaje një çikë më saktë, ranë në ujdi që të ndërrojë pak kursi se kishin zënë erë ujrat, kutërbonin.
Nuk ka ndodhur në botë ndërrim karrigesh pa gjak…Nuk të duket sikur bie erë pak tradhëti?...
Si e kaloni në Itali.
Keq.
Po ju këtejë.
Keq edhe neve, na trajtojnë si skllevër, na përdorin për interesat e tyre. Po t’ua prishë pak qejfin Tirana, këta hidhen e marrin hak mbi neve. Jemi në vënd të një topi futbolli.
Na mungojnë shumë nga të dashurit.
Mallkimi ju rëntë mbi kokë organizatorëve- inspirues të këtijë shpartallimi. Nuk kane si te jene te mire me ne, si Greket si Italianet, si Francezet si Gjermanet…Secili ka hallet e tij, neve na duan per hamej. Sapo te mos iu pelqeje ndonje gje dalin lakuriq ashtu siç jane, tinzare, padrone te ndyre, te gjithe nje surrat kane, te gjithe si bijë te nje nene, te gjithe te pa bese, Greket ashtu siç i njohim historikisht po, edhe Italianet fjale shume, fjalet e tyre si pordhet e qyqes…
Ne Kakavi!...
Ju nxorën pengesa në Kakavi?
Si ne Kakavi me…Kishte vajtur muti me gjunjë!
C’ deshe te thuash me kete.
E ç’ te te thote vellai o Lluke, nuk e di prejardhjen e Kakavise po ai muti ne gjunjë si andeje si keteje me ben te mendoj se mos ka te beje me të!...
Tallesh ti?...
…Po si nuk kane bere nje nevojtore more burre i dheut?...
Kush ata tanet apo keta?
Si ata ne anen e tyre si keta ne kete ane…
Nuk thua keq, gjithe ajo levizje, ç’te bejne edhe njerzit e shkrete, ne gjithe ate pritje shkojne e bejne nevojen kodrave…
Po jane bere kodrat mut more burre…
Nga nje nevojtore ne te dy anet e kufirit dhe mirembajtja do te shperblehej nga vete fekalet qe do te boshatiseshin here pas here nga autobotet dhe do te shperndaheshin  tokave me nje fare shperblimi…Fekalet jane ar i fekalte- thonim ne në ate kohe…
Lere, lere se prape tek fekalet dolem…A te kujtohet kur ishim ne Kooperativen “Jeta e Re” dhe u be ajo mbledhja e madhe per vjedhjen e 4 fuçive me fekale?...
Po si nuk me kujtohet, po athere ishim nen diktature, tani jemi ne kapitalizem.
Me kete desha te them se si diktatura si kapitalizmi, fekale jane?...
Mut ore mut- thuaje shqip te shkreten…
Pse si kujton ti?...Se u hapen kufijte dhe u be deti kos?...I dashur Lluke! Deti i kripur eshte gjithandeje…Mjere kujt i bien hallet permbi shpine…
Ashtu eshte…A ju nxoren pengesa ne kufi?
Po, na thanë- Pse vini nga Shqipëria, juve keni dokumenta Italiane, pse nuk u nisët nga Italia.
Kemi ardhur në Shqipëri por duam të shihemi edhe me njerzit tanë që janë në Athinë.
Eee…si u kuptuat?
Italisht nuk flisnin, pak anglisht fola dhe greqisht na përktheu një bashkudhëtar, na vunë vulën në pasaportat dhe kaluam. -Ja hodha, thash me vete, u sigurova se do të takoheshim më në fund-.Mu duk shumë e gjatë rruga, si duket nga malli që më mundonte të takohemi.
Si të duket Greqia.
Me një kalim që bëmë, na pëlqeu, një tjeter pejsazh… Ndofta është sugjestion, po mua kështu mu duk, sidomos kur kaluam nëpër një luginë përpara se të arrinim në Janinë, më dehu gjelbërimi…
Pamë me pas  pyje të djegur dhe ullishta te bere shkrumbe, për të ardhur keq. Barbarizmi tamam si ne lashtesi. Pirromania eshte perhapur ne gjithe Ballkanin neper Apenine e edhe ne Amerike…Ameriken e mberthyen Tornadot e permbytjet si asnje vend tjeter…Kalifornia digjet zjarr, kur te digjet ndonje dite edhe Hollivudi…
2. Janina të pëlqeu?
Nuk arrij të jap një considerate të saktë me një kalim-tangent, ndjeva emocion kur kujtova Ali Pasha Tepelenën kur tha: Janinë, Janinë e shkretë,/ Të paç ndërtuar vetë./ S’të gëzova as vetë as djemtë/ Të rëntë topi e të djegtë… Janina ishte qëndër tregëtare dhe shkëmbimesh ekonomike me Shqipërinë qe kohet e para por nje dite neve u vetizoluam dhe na harruan dhe u harruam… di që në Janinë kanë studjuar shumë nga njerzit tanë, qe perpara se  Shqipëria te  bëhej shtet më vete, gjimnazi Zosimea ishte me emër, vetëm kisha dëgjuar, provova emocion kur kalova në Janinë, nëpër gjithë atë hapsirë tanimë- vetem greke,  kujtova popullsinë Çame që zotëronte gjithe ato territore deri në Prevezë dhe dramen e madhe  qe pesuan nga Grekët e Venizellos që e katandisën muhaxhire që në Shqipëri e deri në Anadoll, kujtova shumë nga shokët e mi Çamër dhe më dolën përpara imazhet kur linin vatanin e iknin  si turma Biblike në vënde të huaja duke lënë tokat e tyre, begatine, vatanin, ullinjtë, shtëpitë e djegura, kanatat e dritareve që përplaseshin nga era, plumbat që ju tregonin rrugën në errësirë…
…Lamtumirë Çamëri!... kujtova vargjet e poetit të talentuar Çam Bilal Xhaferi, trajtimin e keq që ju rezervua popullsisë Çame në plazhin e Durrësit nga Rita Marko dhe diferencimin racor nëpër gjithë Shqipërinë sikur të  ishin jashttokësorë kur ata janë bij të tokës Shqiptare…
Duke kaluar atje neper Cameri, kujtova Bilal Xhaferrin kur diskutoi per romanin”Dasma” te Kadarese dhe arroganti i Partise se Punes, megallomani Fadil Paçrami u tregua aqe i vogel, aq i  ulet, aqe i panjerezishem me te, sa e beri ate djale te marre arratine  dhe te ikij perteje oqeanit…iku dhe mbeti andeje, u nda nga jeta ai brillant i letrave shqipe- kur ishte aqë i ri dhe kishte aqë shumë për ti dhënë letërsisë, larg, shumë larg, përtejë oqeanit…, kujtova shokun e tije, shkrimtarin Namik Mane që kam edhe unë shoqëri me të…Profesorin Kujtim Lluri, doktorat Nuri Bajrami, Jasin Çapari, piktorat Haxhi Murati e Hasan Çapari, mikun tim Isuf Mehmeti- tanimë i stabilizuar në La Spezia, të gjithë këta njerz të nderuar e punëtorë të zot, ish pronarë të këtyre visive…kujtova dhe qeveritaret tane qe shkojne e vijne nga Tirana ne Athine e nga Athina ne Tirane, puthen e perqafohen me ta e nuk ju çjerrin masken e te kerkojne te drejtat e çamerve…Ardhte dita e vente dore Zoti per vllezerit tane te fisshem qe kane marre rruget e botes…
…Emocione provova edhe kur kalova buzë liqenit të Artës edhe në Patra, bëra një fotografi në traghet, bëra fotografi edhe urën që kalon detin për të lidhur Patran me veriun. Urë në det!...
Mund të lidhen edhe  gadishulli Apenin me Ballkanin- me urë neper Adriatik-, kështu thonë.
Po, po, shkurton shumë rrugë në Korridorin e shtatë, janë afare me interes, investon Europa. Bëhet mirë edhe për neve…
U bënë të zakonshme këto tani që u hapën kufijtë e botës. Kemi jetuar të mbyllur, si kafshët nëpër zooparqe. Na izolonin për të zgjatur jetën e tyre, për të mos komunikuar me botën apo me ata që kishim më afër.Vetëm kështu nuk do të mund ta kuptonim se sa të varfër ishim ne. Eeee…më the që bëhet mirë edhe për neve, neve si gjithmonë- urë kalimi kemi qënë, për të tjerët, e ku është e mira për neve?...Të mirën tonë e bëri hi pesëdhjetvjeçari që na la vënd numëro, e tani bëjmë  krahasimin me të tjerët…Ja, u katandisëm mërgimtarë nëpër botë ”argatë në tokë të huaj” a ka si bëhet më keq? Italia ka një shekull që emigroi, tani e ka harruar, i ka harruar turmat e sajë që udhëtonin dy tre javë oqeaneve për të arritur Amerikën, i ka harruar prostitutat italane që furnizuan botën para një shekulli dhe tani llap për neve,  për të ulur përqindjen e krimeve nga vetë italianët…
Tashti që e shohim habitemi, vërtetë kaqë të pazot paskemi qënë sa të mos  mund të kërkonim të jetonim edhe neve si komshijtë tanë?...Mos janë më të zgjuar këta që kanë arritur këto standarte?
Iu nënështruam fatalitetit. Neve ishim letra bixhozi në duart e arqitektëve të Jaltës. Çërçilli e Rusvelti e Stalini bënin tregëti e nuk do t’ju digjej bytha për neve?..Të mbetet këtejë edhe Shqipëria- tha Stalini, me mëndje që të shtrinte ekspansionin e Jugosllavëve deri në Adriatik, të bënte një Rusi tjetër në Ballkan- Merre të qoftë- i tha Çërçilli. Merre i tha edhe i paralizuari i përtejë oqeanit…Greqia qe me fat, sopata ra vetëm mbi neve, as Greqia, as Italia po u gjendëm neve që ti bashkëngjitemi perandorisë së Kuqe…Çfarë do të prisnim neve nga burra të tillë të sëmurë,…Merre me mënd, luheshin fatet e botës nga një i paralizuar, me tru të atrofizuar, nga laburisti i Londrës dhe nga gjeorgjiani i masakrave të mëdha. Ata të tre vinin në provë kuriozitetin e tyre, donin të provonin se si do të ndodhte me popujt e lindjes që po i linin në anën e sovjetikëve…Dhe na lanë në dorë të mjeshtrave të shkatërrimit të vëndit, 50 vjete të gjatë, lindëm dhe u rritëm nën despotizmin e hoxhallarëve, Shehelerëve, Myftijve, Dervishlerëve e Priftërinjve të kastës së tijë ortodokse që i duartrokitëm- gjithëçfarë bënë, dhe na e lanë  vëndin në bisht të Europës…
Tani pas kaqë kohësh e kuptojmë më mirë lojën e tyre dhe preokupimin qesharak- ordiner që paskan pasur ata burra të mëdhenj shtetesh…
Kohë të shkuara, qofshin të harruara-themi neve…
Po po me një të tillë thënie, neve kalojmë një jetë dhe mbetemi me gjisht në gojë e kemi zili popujt e zhvilluar.
Fatin tone mos e paçin fëmijët tanë e brezat që vijnë.
3. Gëzuar!...
Kë nuk morëm nëpër gojë me Llukanin, Që nga Maria Kallas tek Ramis Alia, nga Papandreu tek Klintoni e Monika Lewinski, nga Pranvera Hoxha e plazhet e nudizmit, kadërdhëmet e Gjirokastrës, Krushovin, Mbledhjen e Moskës, Raisa Gorbaçiovin e Gëzim Libohovën, nga Klaudia Cardinale kaluam tek Fernandeli e Belmondo tek Berluskoni e Paolina Bonaparti, që nga Liz Teylori, tek Hasan Dervishi, Monika Belluçi, Lorenz Olivieri, Rene Klair, Ejzenshtejni, trupat e estradave…Burrat e shteteve, nga që po kthenim uzo i bëmë më ordinerët dhe lemsh, i çveshëm lakuriq, ashtu sic janë në të vërtetë, disa edhe më të rëndomtë se neve…Duçja për shembull kishte gjashtë fëmijë dhe dashurohej marrëzisht me Clarita Petaçin, Lenini e kishte për numur Krupskajën se kishte të tjera dashnore, kishte  edhe Dolores Ibarurin…Mao Ce Dunit, nuk i numërohen, bile shkonte me femrat  pa u larë e mburrej me këtë ves të fëlliqur, Klintoni e bëri bordell Shtëpinë e Bardhë e mori vesh një botë, u grindën dhe u rrahën si jevgjit, me të shoqen…
…Pinim dhe e zgjidhem gjuhen, flisnim ne, fliste rakija… kujtuam e morem neper goje edhe Kadri Roshin, folem per Mjeshtrin e Regjizures Mihallaq Luarasin, Alen Delonin dhe Vitorio Gassmanin, folëm ca per Israelin dhe Palestinën e për një çift Israeliano Palestines, folem për Montekët e Kapuletët, kujtuam edhe atë ballkonin e vogël të Veronës, folëm për Merlin Monron, Sharon Stone, poetin e hidhur te Lushnjes dhe Shqiperise Faslli Halitin, te medhate e Hollyvudit. Cameron Diaz, Deni Moor, Angelinë Zholjèèè… e Zhaklinë Kenedin e Aristotele Onasin, u hodhem pastaj ne Portën e Brandemburgut, folem për rrugën Durrës Prishtinë, u hodhëm në  ekonominë e tregut me çmimet marramëndëse e polarizimin tronditës që mbretëron nën flamurin e zi të spekullatorëve, në shoqërinë shqiptare, folëm për Parisin, Athinën, Romën, Montecarlon, Mikelanxhelo Buonarotin e Klod Mone, Kapelën Sistina e Piacën e Shën Pjetrit, Akropolin, kujtuam amfitetrin e Durrësit, Apolloninë dhe Koloseun në Romë.
Per burrat e shtetit, gati te gjithe u shumezuam me zero
Ku e kanë aftësinë këta kodosha, njerëz të rëdomtë që dalin në krye të turmës dhe marrin timonin në dorë?...Sa të pa aftë njerzit, milionat, turmat që i dëgjojnë e ju nënështrohen disa rrufjanëve…
Gëzuar. Në dashtë zoti jetofshim edhe ca sa të sistemojmë fëmjët…
Po ajo pela, gruaja e Papandreut këtu gjëndet?
Kush dreqi e di se ku është…Hiq dore more Taso, hiq dore nga grate e martuara, njeqind here te kam thene…
Kot o kot pyeta, për kuriozitet…
Hajt hajt se ia dime mire keto kuriozitete njeri tjetrit…Pooo…Nexhmien thonë që e kanë burgosur…
Punëra rrufjanësh! E mbyllën athere kur bëheshin trazirat, bënë një si punë gjyqi për abuzime në peshq e zarzavate, që paskan bërë ata të Bllokut të zi dhe sikur e dënuan me nja 5 vjet burg…E izoluan  Nexhmien, Ramizin dhe të tjerët për ti mbrojtur sa të ftohen gjakrat e njerzve.
Nuk thua keq.
Gëzuar. Bëmë mirë që u takuam përsëri e të mos lëmë kohë të gjatë pa u parë. Kemi nevojë për njëri tjetrin. Kaluam kaqë vite larg, pamë shumë e u njojtëm me shumë të tjerë por as unë, nuk të gjeta, as ti nuk më gjete.
Pasi brodhëm nëpër Athinë aritëm në kuotën e lartësisë së Akropolit, përkarshi, po e rikonstruktonin. Një pastërti që më kujtoi Zvicërrën dhe përtejë Akropoli. Ndënjëm në atë ditë të bukur Gushti që bënte si prandverë dhe u ngopa me pamje Athine, që ndryshe e përfytyronja deri athere…
Në darkë shkuam në Luna Park bashkë me motren time Dezin, me Labiken, Zefirën dhe Nasin. Kaluam një mbrëmje që nuk do të donim të mbaronte…
Gjith nga kalova pashë Kisha të vogla, një kujtim  të atyre që kanë rënë- në vend të lapidareve, kudo kisha të vogëla, pashë edhe nëpër kodrina, kur isha në udhëtim duke shkuar në Athinë, në periferi të Artës, në Patra- përpara se të arrinim në kanalin e Korinthit dhe më pas, më afër Athinës. Një  veçanti greke…
Më pëlqeu që kur hyra e përgjatë gjithë rrugës. Athina qënka qytet i pastër, me bukuri mahnitëse, antikitet qe i ben vend, i hap rruge edhe modernizmit. Ky është sekreti që më pëlqen. Pak interes kanë për mua se çfarë sistemi kanë pasur. Kryesore është se të gjithë ata që kanë governuar e kanë dashur vëndin, ju është dhëmbsur, e kanë shikuar me respekt të kaluarën dhe janë mburur me të, nuk e kanë share, nuk e kanë mohuar, nuk janë hakmarrë me vëndin për hasmëritë e kundërshtimet ideore që kanë pasur me njëri tjetrin. Natyrisht që kanë merita popujt që nuk i kanë lënë ti shfrytëzojnë aqë barbarisht sa na shfrytëzuan neve.
Po, po, nuk janë treguar si neve që e fshimë çdo gjë të vjetër, e humbëm identitetin, e harruam pamjen e qyteteve tona se si ishin, u bënë si njëri tjetri. Lushnja për shembull ngjan shumë me Patosin, Gramshin, Tepelenën, Fierin, Përmetin, Laçin, të njëjtat rrugë, shetitore, trotuare, pallate, pallati i kulturës- tip, të njëjta- standart, arqitekturë e kthyer përmbys. Do të qe më me vlerë të ishin ruajtur dhe restauruar disa nga godinat e rrugët që u sheshuan, e për të bërë pallate, ka sa të duash hapsirë e kodra…
Nga megallomania dhe injoranca ramë në mohimin e çdo gjëje të së kaluarës. Popujt kanë luftuar, nuk janë treguar si neve që u nënështruam  dhe bëmë gjumë, si buajt e lodhur…
Ne, me të ashtuquajturën”Teori e zeros”,pësuam edhe goditjen e fundit.
Po, ç’do të pritej nga gorbaçovi i vockël qe nuk u be kurren e kurres zjarr po mbeti nje xixe, kur ne TV çirrej se po e shkatërrojnë vëndin forcat distruktive e ai vetë ishte arqitekti i atyre taboreve të zeza distruktive që plaçkitën e sheshuan çdo gjë?...Fshihej pas tyre se kishte frikë se mos po e pësonte si Çaushesku dhe lëshonte fraza të bukura për sjellje të kulturuar kur nuk e kemi pasur, kurrë, në gjak- sjelljen e kulturuar, përfitonte kohë të ftoheshin gjakrat, fliste për pajtim kombëtar kur ai vetë na kishte hasmëruar me njëri tjetrin…
Nuk i dhimsej se nuk kishte dhënë një pike djersë për një gjysëm shekulli…
Këtu është sheshi Omonia, këtu i gjen çdo mëngjes emigrantët që kërkojnë punë. Omonia është merkatoja e emigrantave, si merkato e shitjes së peshkut.
Ndoshta në kohën e Aristotelit që mbretëronte e lulëzoi demokracia, ketu në këtë shesh shiteshin edhe skllevërit?…
Ja pra, që në shekujt e VI para Krshtit, që në fillimet e sajë, demokracia bashkjetonte me skllavërinë, e ne sot kërkojmë demokraci të kulluar ?…
Edhe sot e njëjta tregëti me skllevërit. Po jo tamam ashtu. Sot për shembull nuk i kontrollojnë nga dhëmbët por ja, i zgjedhin të rinj të fuqishëm që të ngrenë gurë e të ndërtojnë mure e të punojnë si kuajt në bujqësi. Mjerë i dobti!...
Bujqësia jonë mbeti e shkretë e ne po punojmë në bujqësiunë e Fqinjëve që edhe këta bëjnë sikur na paguajn- hilanjosë e grabitqarë…
Këto janë lojra mor Luke. Kopilat kanë qënë gjithmonë në krye, Populli është turmë, nga ta çojë era…
Ndaluam pak tek sheshi dhe harruam se ishim në Athinë, flisnin shqip, arabisht, një greqishte të shartuar me gjuhët e tyre…
Do të ndërojë Greqishtja në të ardhmen.
Po natyrisht ashtu si edhe Italishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja apo Anglishtja.
Në një të afërt këto gjuhë do të duken arkaizma, do të na duken si Greqishtja e vjetër e si Latinishtja, do të mbeten muzeale, dreqi e di se çfarë trajte do të marin gjuhët e Europës me këto dyndje rracash Afro- Aziatike e Latinoamerikane…
Në Italisht për shëmbull Buongiorno, sot, e shqiptojnë bongjorno- Latinoamerikanët
Kinezët me atë l në vënd të r Gracie-glaçie, prego-plego…
Do të ndërrojnë edhe racat, do të zhduken këto që gjetëm, do të bëhet Europa Afrikë dhe Azi…Kinezët ashtu si taborret e Xhingis Khanit, do ta bëjnë një që nga Kina deri në Portugali.
Ç’të bësh do ta bëjnë. Pse e harron bota Kolombin dhe explorimin e Europës në Amerikë?...Na tashti, u pushtua Europa nga Peruanët, Ekuadorianët, Portorikanët e gjithë anët e anët e anët e jugut të Amerikës- pasardhës të kolonizatorëve që shkuan e i pushtuan, tashti këthehen kushërinjt e Italianëve, Spanjollëve, Portugezëve, Inglezëve e tjerë. Në Londër në njëzet të zinj të bie rradha të shëkosh një të bardhë, në Paris akoma më rrallë, apo nuk shumohen si mizë lisi, martohen të bardhë me të zeza e të bardhat me mulatë e dalin specie të papara në rruzull, është akoma për te dalë edhe rraca jeshile. Merre me mënd kur të bëhen njerëzit jeshil, sikur të shtriheshin lakuriq në mes jonxhës, do ti hanin lopët. Lopët do të hanin njerëzit…
Lopet mishngrënëse?...
…Eee re lopet… nga  erbivore do të kthehen në karnivore.      
Irlandezët e bënë të tyren Amerikën.
Po pse neve a nuk do të ishim sot nën mbretërinë e Italisë?...Lufta bëri që të ndërrojnë drejtimet…
           Po, po, kështu kemi edhe ne në Genova sheshin- piacën”Ferrari”dhe në qëndër të qytetit sheshin para stacionit hekurudhor Brignole. Atje grumbullohen të pa punët e atje vijnë ata që kërkojnë punëtorë. Ka rënë shumë pazari i krahut të punës. Nga që e shëkojnë që vijnë emigrantë  nga ana e anës, paguajnë shumë pak. Bile nga jugu, në plantacionet e domateve, paguajn shumë pak, rreth 10 € në ditë. Piqen gjithë ditën në diell emigrantët për 10 €, të cilat janë më pak se për një orë punë.
Këtu mblidhen nga të gjitha anët e Athinës dhe presin që të vijë ti marrë kush të punojnë argatë në tokë të huaj, si një here e një kohë- si fshatarët tanë- argatë që punonin në toka të huaja edhe neve pasardhësit ndjekim rrugën e tyre, shkojnë e vrasin ditët, javët, muajt, kohën për të fituar diçka, për t’jua dërguar njerëzve të tyre, prindërve, familjeve, fëmijëve që i kanë atje…
E të tjerë, si neve që i morëm me vete fëmijët, ropatemi tërë ditën dhe mblidhemi mbrëmjeve me ta, rreth vatrës së ngrohtë. Kemi ngushëllimin e vetëm, dritat, ujin e ngrohtë, banjon dhe tavolinën, nuk na zien mëndja se nuk gjëndet buka, mishi, zarzavatet.Vërtetë janë kërkesa minimale por të përditëshme dhe atje në vëndin tone, këto nuk mund ti sigurojmë me pagat e ulëta.
Andejë çmimet janë më të larta se këtejë.
Eshtë shumuar Tirana, Durrësi, Vlora dhe janë shkretuar krahina të tëra
Duhet të vërë dorë shteti.
Ku është shteti? Fillimisht duhet të ekzistojë- të bëjë hije mbi dhe por s’është, nuk bëhet i gjallë, nuk duket gjëkundi horizonteve të Arbërisë.
Duhet të jetë shteti që të jetë edhe mbrojtja e rendit se nuk ka siguri për të nesërmen, janë shumuar maqinat si kurrë ndonjë herë nga më të shtrenjtat, dhe rrugët nuk kanë mirëmbajtje, nuk ka siguri në trafik, të shtyp një maqinë dhe shoferi ia shkel shkon në punën e tijë dhe shkon për dhjamë qeni, nuk funksionojnë semaforët, hyjnë mallra pa doganë dhe i shesin sipas qejfit- tregëti pa kontroll, Shiten viza për gjithë botën me çmime marramëndëse, duhet para së gjithash shteti, Ministria e financave …Hudhëra të importuara nga Kina- pashë në treg, se me çfarë i rrit Kina, një dreq e di…Në Itali mozarelë, qumësht dhe prodhime qumështi nga Kina…A e merr me mënd se çfarë hanë njerzit? Ku mbeti qumësht nga një miliardë e gjysëm Kinezë, të vijë dhe të tregëtohet në Europë?..Në Kinë, në vëndin tonë dhe kudo nëpër Europë mbretëron një liri kaotike, anarshia po e hedh vallen- sarabandë, nëpër botë…
Një ministri e ambienteve do të qe e nevojshme për vëndin tonë që është çveshur nga gjelbërimi, është shkatërruar ecosistema, të mbyt vapa, nuk mund të marrësh frymë, mungon oksigjeni.
Folëm për Revolucionin Hungarez të 1956  e pastaj për Ballshin, Poliçanin, e  për trafikun e armëve, për 97-ën, për eksplozionet në Martanesh e para dy vjetësh në Sinanaj të Tepelenës, për shpërthimin “atomik” në Gërdec. U hodhëm tek trafikantët e gomoneve, çdukjet…Otranton, klandestinët, trafikun e prostitutave, ikjet pa busull, nëpër botë, Francë, Rusi, Australi, Kongo, Africa e Jugut- Johanesburg, Pretoria, në Amerikë, Gjermani, Spanjë e Kanada, Thesari i shtetit, pasuria kombëtare, lekët me vlerë aqë të pavlerta që na shpërndanë për pasurinë Kombëtare që e shitën për pes para e për zonat naftëmbajtës që u shitën si copa tokash , për pluralizmin e për demokracinë e çuditshëme (aqë liberale) sa që i bën të ligjëshme 50, 60, 80 partitë në vëndin tonë të vogël, kur Amerika e madhe, Anglia, Gjermania kanë vetëm 2, 3, 4 parti, folëm për koalicionet e makinacionet që shkojnë e bashkohen partiçkat e bejnë ligjin kur të tjerë që kanë marrë një përqindje më të madhe heshin e nuk bëzajnë!!!.
Po si i humbëm të gjitha ato që vumë me aqë djersë e mund?
Nuk duhej hyrë në aventurën e teorisë së zeros.
Kishim ujë, jo të mjaftueshëm por kishim.Tani tregëtohet vetëm ujë mineral (Që mafiozët e marrin nëpër kanale dhe e shesin për ujë mineral) se ujë rubinetet nuk kanë, edhe në paçin e infektojnë…
Kishim tetaro dhe lëvizje kulturore si rrallë shtete. Tani mjerë teatrot dhe estradat, janë kthyer si dyqane zarzavatesh, regjisori Pirro Mani dhe Pavlina shesin bukë në New York, atje dhe Pellumb Kulla, Leka Bunga, Vasil Nocka. U shpërbëmë, u shpërfytyruam…Mendoj, mendoj dhe pyes veten: A mos ishim- ndoshta më mirë? A mos kërkuam vetullat për të humbur sytë?..Ndoshta edhe gaboj…
Ndërsa tani janë ngritur qindra e mijra lokale, ristorante, birrari e klube luksoze si në rrallë vënde të Europës…I vetmi sukses i madh, më duket mua, ky duhet të jetë për Shqipërinë pasdiktatoriale…
Paskemi pasur një uri tronditëse për të ndërtuar…
Individi qënka i papërmbajtëshëm. Nuk na kishte shkuar ndër mënd në atë shkretëtirë gjith shtetërore. Ishim të bindur se globi rotullohej vetëm nga ai sistem.
Sistemi ishte i bukur me çfarë po shohim nëpër botë por duhej vënë në jetë përsëmbari…
Degjeneroi, u bë çdo gjë shtetërore, u bë një shtet grykës, e qelbi me luften e klasave, u mbyll krejtësisht në vete, na izoluan krejtesisht nga bota…Duhej duhej te nderronin gjerat, vite te tera u terhoqem zvarre kur bota ecte revan…
…Mund mund të bëheshin reforma, mund të ecej në një rrugë të mesme, jo aqë ekstreme por jo edhe kaq të shthurur.
Ndoshta akoma është fillimi?
Thua se akoma jemi në provë?
Po, akoma periudhë transitive është…Do të na entusiazmojnë sukseset por do të ketë edhe shumë falimentime.
Ndoshta me turizmin do të shpërthejë ndonjë bum ekonomik që të arrijmë edhe neve Europën…
Asnjëherë të mos të të gënjejë mëndja, nuk ka për të pasur as bum as bam- tek neve. Turizmi në Shqipëri nuk ka për të lulëzuar asnjëherë. Nuk lë larua të hajë balua. Eshtë mafja turistike që e stimulon këtë kataklizmë në bregdetin tonë tamam për ta çpërbërë plazhin tonë, për ta varrosur rërën nën beton e për të mbajtur monopolin e turizmit…
A do të ketë ndonjëherë ujë të bollshëm të pishëm në vëndin tonë?...
A do të ketë ndonjëherë drita të mjaftueshme, ngrohje të domosdoshme për neve?
Atje në buzë të Egjeut atë ditë Gushti, folëm për punën që bëmë në Lushnje, unë kujtoja veprat e tijë ai të miat dhe në fund ju vumë një shenjë barazimi dhe rezultati…çdo gjë humbi, u fshi sikur të mos ishte…dolëm përsëri nëpër botë…në atë lokal të bukur dhe të qetë, të kredhur në nostalgji, pas shumë vitesh, takimi me mikun tim, sikur më dha energji të reja…
Aty pranë, një femër tërhiqej nga motoscafi, bënte ski nautike, rrëzohej dhe ngrihej përsëri. Kish për veshje banje një flamur amerikan, duhej të ishte greke dhe me brekët me strishiet dhe yjet e  flamurit amerikan, në ujrat e Egjeut. Hajde, hajde se ç’vete!...
Ku nuk është futur america, nëpër gjithë botën e deri edhe nëpër brekët e grave, i fut hundët Ameika që i rëntë pika i rëntë…
Gëzuar.
E re gëzuar po ku janë gëzimet që nuk po na duken gjëkundi!...Humbje të mëdha kujtojmë e prapë thërrasim gëzimet…
Jeta është e ngjizur me të gjitha dhe neve na duhet ti provojmë të gjitha…
Po, po”Djali që s’i bën të gjitha/ Dektë e mos zëntë dita!-themi neve nga Labëria.
Eeere te gjitha do ti bejme, do ti bejme qi çke me te- themi neve nga Myzeqeja.
Do zoti të shkojnë më mirë gjërat.
Po, po në Europën Sovjetike që po jeton në këto vite rënie ekonomike të paparë, në Europën e burrave llafazanë që çirren për supereuron e për rënien e dollarit e nuk shikojnë rënien ekonomike të milionave…Nëpër rrugë e sheshe organizohen manifestime qe të ngrenë nervat…Kërkojnë,seç kërkojnë hajde e kuptoje, një palë këndojnë”Giovineza” marchi fashist të hyrjes në Romë, te tjere kendojne “Bella çiao” Grekët ëndërrojnë Epirin e shume nga neve nderrojne kombesine…
…Nëpër rrugë e sheshe organizohen manifestime qe të ngrenë nervat…Kërkojnë, seç kërkojnë hajde e kuptoje, një palë këndojnë inetrnacionalen, ”Eshtë lufta finale,vendimtarja për ne….kërkojnë luftë, revolucion, përmbysje, të bëhet si në Rusinë Sovjetike, dalin me flamuj me drapër dhe çekan e me Ke Guevarën, Fidel Kastron e me Mao Dunin- tatuazh nëpër krahë, kërkojnë ta kthejnë Europën në Kinë apo ta shpien në Karaibe…
Të kisha gjë në dorë, do ti mblidhnja ku të ishin, do të mbushnja konteinerët me ta dhe me vaporra kromi do ti bëja peshk duke i rrotulluar nja dy muaj nëpër oqeane dhe do ti linja në brigjet e Kinës dhe të Kubës…
Të tjerë në manifestime Naziskin, dhe ata për një botë më të mirë.
Kush nuk e do një botë më të mirë more të mjerë, po ku mund të gjëndet, si mund të bëhet më e mirë?
Homoseksualë, transeksualë, gay manifestojnë për të drejta të barabarta por edhe në drejtimin  e shtetit. E çfarë do të pritet kur kërkojnë të drejtojnë botën një burrë që ka partner një burrë apo një femër që e gjen kënaqësinë e bashkjeton me një tjetër femër?...Dhe ka teoricienë bajatë që këto pisllëqe i arësyetojnë se i kanë rrënjët që në lashtësi…
Mund të jetë edhe kështu por ama të parët ishin Adami dhe Eva. Atje, atje, atje filloi zhvillimi i shoqërisë njerëzore mor te mjere…Të gjitha këto specie të tjera janë anormale dhe duhet shpata Naziste, fasciste apo komuniste që ti bënte zap, ndryshe me këtë demokracianarshiliberale…
Parlamentarë që meren me drogën…
Shpreson për më mirë?...Nuk kam aspak shpresë, kjo shoqëri po i ha kokën edhe planetit po e lëmë këtë muhabet sa na u bë koka daulle…
E ç’na duhet neve bota e madhe kur mezi bëjmë hije për fëmijet tanë.
Gezuar, gezuar, te na rrojne femijet. Dite me te mira ardhshin per femijet tane…
Gezuar o gezuar…’’Te rroje Partia’’…

Tahsin Xh. Demiraj