“Riformatimi i ekonomisë liberale: Rruga e
daljes nga tranzicioni i stërgjatur i vendeve ballkanike.”
Jona Mërkuri
Fundi i dekadës së parë të shekullit të
XXI do të mbahet mend nga përballja me një prej krizave më të madhe ekonomike.
Këtë herë, ajo kishte një karakter global. Kriza u shfaq, pothuajse papritmas,
në mes të vitit 2007 në SHBA, por shumë shpejt ajo u transferua në vende të
tjera të botës.
Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor gjenden në krizë për më shumë se dy dekada. Kriza aktuale
ekonomike e ka bërë situatën ekzistuese
jo të favorshmenë ecjen përpara, më komplekse dhe ka thelluar pabarazitë
aktuale dhe rreziqet e tregut. Proceset e reformave që janë kryer gjatë kësaj
periudhe nuk kanë arritur rezultatet e pritura, për shkak të rrethanave të
ndryshme, duke e shndruar Ballkanin
Perëndimor si pjesa më pak e zhvilluar
ekonomikisht e kontinetit të Europës.
Ballkani Perëndimor vazhdimisht ka qënë një vatër konfliktesh. Pas
përfundimit të luftës në Jugoslllavi në vitet 1990 dhe pas ndërhyrjes së NATO-s
në në 1999, u synua të gjëndej një
rrugë, ecja në të cilën do të forconte
zhvillimin ekonomik dhe demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe do
forconte bashkëpunimin e këtyre vendeve, duke u prerë rrugën konflikteve të
ardhëshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor me karakteristika të përbashkëta, që
burojnë nga e kaluara e tyre komuniste dhe pasojat e një ekonomie të
centralizuar të zhvilluar për gati 50 vjet , me një mungesa të theksuar të
një trashëgimie demokratike në politikë
tentojnë të gjitha së bashku dy objektiva kryesore:
Arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm
politik, dhe
Gjetjen e rrugëve të reja për daljen nga
kriza me anë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe rifformatimi i ekonomisë
liberale.
Në lidhje me aritjen e një stabiliteti të
qëndrueshëm politik , nisma erdhi nga
BE-se në formën e Paktit të Stabilitetit,
krijuar në vitin 1999, me synimin
për të zvendësuar politikën e mëparëshme konfliktuale dhe duke nisur kështu
rrugën për integrimin europian.
Mardhëniet e Ballkanit Perëndimor me
Bashkimin Europian filluan të
institucionalizozhen në vitet 1999. Në vitin 1996 krijimi i një sërë
shtetesh të reja si pasojë e shpërbërjes së
ish Jugosllavisë i imponoi BE të
përshtaste një Qasje Rajonale për Ballkanin, me objektiv … mbështetja
dhe implementimi i plotë i marrëveshjes së Dejtonit dhe krijimi i
qëndrueshmëris politike dhe ekonomike … edhe duke rinovuar aktivitetin
ekonomik. Por koha lindi nevojën e intensifikimit të marrdhënieve dhe të një
bashkëpunimi më të gjërë për shtetet që
do të bëheshin pjesë e Procesit të Stabilizim-Asocimit. Le të shohim
fillimisht raportet që kanë krijuar shtetet e Ballkanit
perëndimor me Bashkimin Europian.
a-Republika e Shqipërisë
Shqiperia vendosi mardhënit me BE
në vitin 1991. Në vitin 1999 Shqipëria bëhet pjesë e procesit të
Stabilizim-Asocimit, ndërsa në vitin 2000
do të merrte statusin e vendit kandidat potencial për t’u integruar në
BE. Në janar të vitit 2003 Komisioni Europian hapi zyrtarisht negociatat për
marrveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE. Më 12 qershor 2006
Shqipëria nënshkruan marrveshjen e Stablizim-Asocimit midis saj dhe
komuniteteve europiane, marveshje që hyri në fuqi më 1 prill 2009, duke
paraqitur njëkohësisht edhe kërkesen për
t’u bërë antare e Bashkimit Europian.
b-Republika e Bosnjë-Hercegovines
Ka qënë vatër konfliktesh të vazhdueshme etnike.
Në vitin 1995 marrveshja e Dejtonit vendosi sanksionoi përfundimin e luftës.Në
1998 përfitonte statusin e vendit
kandidat potencial.
c-Republika e Maqedonise (ish Republika e
Jugosllave e Maqedonise)
Quhet
edhe “Ish Republika Jugosllave e Maqedonis” për shkak të mosmarveshjeve
me Greqinë, mosmarveshje që bëhen shkak për mos hyrjen e saj në NATO.
Negociatat e saj me BE fillluan në vitin
2000.Në vitin 2001 nënshkruan MSA-n, e cila hyri në fuqi më 1 prill 2004 . Në
dhjetor të vitit 2005 siguron statusin e vendit kandidat.. Në vitin 2006 nënshkruan
marrveshjen për tregëti të lirë për Europën Qëndrore. Në 2009 përmbushi kriteret për heqjen e vizave duke u
siguruar shtetasve të saj lëvizje të lirë..
ç-Republika e Serbisë
Historia e Serbisë është e komplikuar
sepse ajo ka qënë burimi i shumë konflikteve në Ballkan. Në 1999 NATO-bormbadon
Serbinë për shkak të masakrave që kryen në Kosovë. Po në këtë vit Serbia bëhet
pjesë e Procesit të
Stabilizim-Asociimit. Bisedimet në kuadër të MSA u ndërprenë për shkak të mosbashkpunimit me Gjykatën
Ndërkombëtare të Hagës.Në vitin 2006 Mali I Zi shkëputet nga Serbia. Në shkurt
2008 Kosova shpalli pavarsinë e njëanëshme,
fakt që Serbia nuk e ka pranuar ende. Në prilli të vitit 2008 do nënshkruante
MSA me komunitetin Europian. Në
janar të vitit 2010 ka hyrë në fuqi
regjimi i ri i vizave me BE.
d- Republika e Malit te Zi
Mali i Zi, deri në vitin 2006 ka qënë pjesë
e Serbisë, nga e cila u shkëput
me anë të një referendumit ku u
vendos që të krijohej shtet më vete. Në
shtator të vitit 2007 Mali i Zi nënshkruan MSA. Në vitin 2008 parlamenti
malazez miratoi kushtetutën e vendit. Në dhjetor 2008 paraqet kërkesën për
antarësim në BE.
e-Republika e Kosoves
Në vitin 1999 NATO kryejti operacionin e
bormbadimeve ndaj Serbisë, si përgjigje e politikës dhe masakrave të saj në
Kosovë. Serbia u tërhoq dhe në Kosovë hynë forcat e NATO-s. Kosova shpalli pavarësine më 17/02/2008. Shume nga shtetet Europiane e
kanë njohur shtetin e ri, ndërsa Serbia
e konsideron shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Kushtetuta e shtetit
të ri hyri në fuqi në qershor 2008. Kosova është pjese e Procesit të
Stabilizim-Asociimit. Gjatë kësja periudhe Kosova ka siguruar nga BE
edhe asistencë financiare.
ë-Kroacia
Edhe Kroacia ka qenë një nga republikat e
ish Jugosllavisë e quajtur Republika Socialiste e Kroacisë dhe u shkëput prej
saj pas konfliktit të armatosur. Kroacia
është anëtare, e BE-së. Pas hyrjes në BE,
sfida e ardhshme për Kroacinë është për t'u bashkuar me zonën pa
kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga 28
shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj.
Pra, siç po shohim, veç Shqipërisë, vendet
e tjera të Ballkanit Perëndimor
erdhën nga shpërbërja e një shteti totalitar nëpërmjet një konflikti të armatosur, konflikt i cili shkatëroi edhe infrastrukturën dhe ekonominë
e këtyre vendeve. Konkretisht, dëmi
ekonomik i drejt- përdrejtë dhe i varur prej saj, gjatë viteve të luftës në
Bosnje-Hercegovinë llogaritet në 115 miliardë dollarë. Kur lufta përfundoi,
niveli i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) i këtij vendi ishte vetëm 20% në
krahasim me periudhën përpara luftës.
Kurse dëmi në industrinë dhe
infrastrukturën e Serbisë gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 u llogarit
29.6 miliardë dollarë.
Luftërat e përjetuara në hapësirën
gjeografike të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, ndikuan në mënyrë të
konsiderueshme edhe strukturën e banorëve të vendeve rajonit. Luftërat jo vetëm
që shkaktuan qindra mijëra të vdekur por shkaktuan edhe rreth 3 milion të
arratisur dhe të shpërngulur, dhe sipas
të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,
rreth 450 mijë refugjatë dhe njerëz që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga
vendet e Ballkanit perëndimor, vazhdojnë të presin për një zgjidhje.
Shtetet e krijuara nga shpërbërja e ish
Jugosllavisë si dhe Shqipëria, qysh në fillim të viteve ’90 synuan drejt
ekonomisë së tregut. Por këto vende qysh
në fillim hasën vështirësi në kapërcimin e
prapambetjes ekonomike të trashëguar, e cila buronte nga një ekonomi e
planifikuar.
Teknollogjia e prapambetur e
trashëguar, mungesa e përvojës dhe
vakumi ligjor me të cilën u ndeshën, mungesat valutore, mos njohja dhe mos zhvillimi i mjaftueshëm i
ekonomisë së tregut, liria ekonomike e
kufizuar, investimet jo frytdhënëse, përdorimi i donacioneve në mënyrë jo
produktive, vonimi i privatizimeve dhe sidomos dhënia prioritet objektivave
politike përpara atyre ekonomike janë bërë shkak për ndikimin negativ në
zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit.
Ndonëse duhet të pranojmë se me fillimet e
privatizimeve u dukën edhe rezultatet e para positive , sidomos në drejtim të
ritjes së Prodhimit Përgjithshëm Bruto. Kjo duket dhe në rritjen ekonomike në Shqipëri. Sipas raporteve vjetore të Bankës
së Shqipërisë, për vitet 1980 deri në 1990, rritja mesatare ekonomike ka qenë
në nivelin 0.9%. Viti me rënien ekonomike më të madhe është 1990, në nivelin
-10%. Viti me rritjen ekonomike më të madhe është 1989 në nivelin 9.8%.
Për
vitet 1991 deri në 2000, rritja mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 1.3%.
Viti me rënien ekonomike më të madhe është 1991 në nivelin -28%. Viti me
rritjen ekonomike më të madhe është 1999 në nivelin 13.5%.
Për vitet 2001 deri në 2011, rritja
mesatare ekonomike ka qenë në nivelin 5.3%. Viti me ngadalë -simin më të madh
të rritjes ekonomike është 2011-a, në nivelin 3.1%. Viti me rritjen ekonomike
më të madhe është 2001, në nivelin 7.9%.
Zhvillimi ekonomik për tre dekadat e fundit
të ekonomisë shqiptare ka një ritëm mesatar rritje në nivelin 2.5%. Por duhet
të theksojmë se ritja ekonomike përgjatë tranzicionit u gjenerua kryesisht nga
sektori i ri privat, i cili realizon
rreth 70 për qind të PBB-së. Por ky
sektor privat, po zhvillohet ende me një
strukturë të “atomizuar” të përbërë nga biznese të vogla e tepër të vogla e me
njëelement të ndjeshëm informal, gjë që
vështirëson si akumulimin e kapitalit, po
ashtu dhe institucionalizimin e tregut.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor
theksojmë se 3 vitet para krizës financiare globale të 2008-ës, norma mesatare
vjetore e rritjes ishte më e lartë se ajo e BE-së. Normat para krizës
financiare globale në shkonin mesatarisht në 5-7% në vit krahasuar me periudhën
deri në vitin 2000.
Por duke qënë se disa shtete të reja, anëtare të BE, arritën nivelet e ekonomive të përparuara të
BE-së në një kohë shumë të shkurtër dhe
sidomos në periudhën e tranzicionit, lindi pyetja se përse vendet e
Ballkanit Perëndimor nuk përparuan me të njëjtin ritëm. Arsyeja e ecjes së
ngadaltë të Ballkanit Perëndimor qëndron te fakti se reformat strukturore në ekonomi në këto
vende u kryen në mënyrë më të ngadaltë,
sidomos në uljen e ndikimit dhe të pronësisë shtetërore dhe përmirësimin e
aftësive qeverisëse. Problemet sociale që lindën me privatizimin e ekonomisë e
stepën klasën politike shqiptare, e cila aplikoi metodën “hiq e mos këput” duke
haruar se: .. “… gjërat e ngadalta bëhen
gabim dhe përfundojnë keq”( Balceroëics ).Përfundimi i keq, në këtë rast është
niveli i ulët i mirëqënies së
popullsisë.
Për të kuptuar edhe më mirë se në çfarë
niveli është mirëqenia në vendet e Ballkanit, le të krahasojmë mesataren e
vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ato të hapësirës gjeografike të
Ballkanit Perëndimor, bazuar në nivelin e fuqi-blerjes sipas PBB-së të çdo
nënshtetasi në këto vende. Kështu, në vitin 2013 PPB për frymë të popullsisë paraqitet si vijon:
Shqipëria 4.460.34 USD/Frymë, Bosnjë Hercegovina 4.661.76 USD/Frymë, Kroacia 13.597.92 USD/Frymë, Kosova 3.877.17 USD/Frymë, Maqedonia 4.838.46 USD/
Fr, Mali I Zi 7.106.85 USD/Frymë, dhe Serbia 6.353.83 USD/Frymë (Burimi Banka
Botërore ) ose në vitin 2015, niveli
mesatar i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për person në vendet e Ballkanit
është sa 40% e mesatares së vendeve të BE-së .
Ky nivel i ulët dikton aplikimin e
politikave ekonomike afatgjata . Vendet e Ballkanit kanë realizuar privatizime
të ekonomisë në forma të ndryshme, por përsëri ato hezitojnë të përfundojnë
privatizimin e shumë sektorëve madhorë të ekonomisë, duke vijuar të ruajnë
pronësinë shtetëror mbi to.
Mosprivatizimi i sektorëve të naftës dhe gazit, energjisë, sektorë të shumtë
shërbimesh aktualisht administruar nga Pushteti Vendor ka sjellur një “pengim” të ekonomisë në ecjen e saj drejt
liberalizimit. Ekonomia nuk mund të ecij gjysma drejt liberalizimit dhe gjysma
tjetër drejt etatizmit. Ajo ecën si një e tërë dhe vetëm në një drejtim. Balceroëitsc mendonte se
..Shteti minimal dhe tregu i lirë…ishin kushte të panegociue- shme për të
garantuar tranzicionin nga plani te tregu i lirë. .
Fridman theksonte se …Në një ekonomi tregu,
zvogëlimi i rolit të shtetit është mjeti i vetëm për të aritur lirinë politike
dhe ekonomike”.
Për vendet e Ballkanit, në vitin 2013,
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka përfunduar raportin e
saj të tranzicionit, me një frazë shumë ilustruese duke i quajtur... vende -
"Të ngecur në Tranzicion". Raporti thekson se edhe për 20 vite, shumica e ekonomive në
tranzicion, nuk do të jenë në gjendje të
arrijnë 60% të të ardhurave për frymë të
vendeve të BE. Madje edhe sot vendet e
Ballkanit cilësohen si vende …të
tranzicionit të vështirë,..të vonuar apo.. .të ndërprerë..
Ekonomia shqiptare është ende sot jo e stabilizuar e cila karakterizohet
nga:-Deficit i jashtëm i paqëndrueshëm, deficit fiskal i lartë, bujqësi
problematike, nivel i lartë papunësie, kreditim i pamjaftueshëm banker dhe
sidomos një privatizim i ngadaltë i sektorëve madhorë të ekonomisë, sektorë të
cilët i japin peshën dhe drejtimin zhvillimit ekonomik.
Me biznese të vogla, të lidhura me njera
tjetrën me një zinxhir borxhesh, me një rrezik falimentimi në seri, nuk mund të
pretendohet një zhvillim ekonomik modern dhe bashkëkohor. Bizneset e vogla kanë
profil familjar si në punësim ashtu dhe në prodhim. Portretin e një ekonomie
kombëtare e japin bizneset e mëdha, të afta të punësojnë masivisht, të konkurojnë në tregun
ndërkombëtar, të akumulojnë dhe
investojnë vlera të mëdha kapitalesh dhe
të realizojnë prodhime sasiore dhe cilësore me një kosto të kënaqëshme, duke
siguruar fitime nga shitja e tyre brenda apo jashtë vendit.
Aktualisht vendet e Ballkanit po zbatojnë
procese intensive kalimtare reformuese. Ata synojnë ndërtimin një model të ri të rritjes
ekonomike që duhet të mundësojë daljen nga kriza aktuale në afate kohore sa më
të shkurtëra. Shtegu i vetëm i kësaj daljeje është riformatimi i një ekonomie
liberale, duke krijuar një bazë bashkëkohore dhe demokratike të shtratit
ligjor.
Po të shohim kriteret për pranimin e antarëve të rinj në Bashkimin
Europian të cilat janë :
-Kriteri Politik – arritja e stabilitetit
të institucioneve që garantojnë demokracinë,pushtetin e ligjit, të drejtat e
njeriut dhe respektimin eminoriteteve.
-Kriteri Ekonomik – egzistenca e një
ekonomie tregu funksionale dhe konkuruese.
-Kriteri
Administrativ – aftësia për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë,
përfshirë edhe besnikërinë ndaj tendencës për bashkime politike, ekonomike dhe
monetare.
Duke analizuar kriterin ekonomik, në
përgjigje të pyetjes se çfarë është nje ekonomi tregu funksionale sqarojmë se
ekonomia e tregut presupozon egzistencën e:
- Liberalizimi i tregtisë – Aktualisht
Shqipëria është anëtare e OBT-së,që do
të thotë egzistenca e një tregëtie liberale. Por liberalizimi i tregtisë
presupozon sigurimin e një baze të forte për rritje ekonomike, me burim te
rritja e eksporteve.Liberalizimi i tregtisë I kërkon ekonomisë të përqendrohet
në sektorët potencialisht konkurrues me objektiv arritjen e një
ekulibri afatgjatë të tregut..
-Liberalizimi i çmimeve –Aktualisht Shqipëria ka
një shkallë të lartë të liberalizimit, por duhet të pranojmë se disa
çmime janë të komanduara dhe nuk janë rezultat i funksionimit të tgregut, si
psh çmimi i energjisë , ujit,etj.
-
Të drejtat mbi pronën janë elementet
kyçe në një ekonomi tregu që funksionon. Aktualisht zbatimi I kësaj të drejte
në Shqipëri është ende i vështirë.
Ndonëse ka përmirësim në kuadrin ligjor, zbatimi I kësaj të drejte në
praktikë është shumë i dobët. Pronësia
mbi tokën është ende me problem ligjore dhe ekzekutive, duke u shndruar në një
pengesë jo vetëm në ekonominë bujqësore por në gjithë sektorët e ekonomisë
shqiptare. Kthim kompesimi I pronave ecën shumë ngadalë dhe me probleme, duke
lënë shumë problem dhe konflikte pas.
- Stabiliteti makroekonomik.-Shqipëria ka
arritur një fazë të kënaqshme të stabilitetit makroekonomik.Ecuria e rritjes ka
qenë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Në mënyrë të veçantë, inflacioni ka
rënë dhe arriti në fund të vitit 2002 në 2,1 për qind nga 5.4% që ishte më
parë. Por gjithsesi, panorama është tepër problematike aktualisht. Niveli i
ulët investimeve, investimet e huaja, dërgesat nga jashtë janë karakterizuar nga një nivel minimal. Nga ana tjetër, niveli
i PBB-së për frymë është ende ndër më të ultit në Ballkan.
-Zhvillimi i sektorit financiar në
Shqipëri aktualisht lë për të dëshiruar. Privatizimi I bankave është njëra anë
e ekonomisë së tregut dhe në këtë drejtim Shqipëria ka bërë hapat e duhur.Por
zhvillimi I ekonomisë ka nevojë për banka active në kredidhënie. Në drejtimin e
dhënies së kredisë nga bankat Shqipëria renditet ndër vendet me tregues më të
vogël.
- Privatizimi.- Krahas privatizimeve të
vogla dhe të mesme, Shqipëria ka kryer edhe privatizime strategjike si Bankat, Telefoninë, kompanitë e sigurimeve
etj. Por siç kemi theksuar, ende mbetet për tu privatizuar kompani të tjera të
mëdha. Krijimi i shoqërive anonime me capital 100% shtetëror si psh AlbPetrol,
Petrol Alba etj nuk krijon resurse të ekonomisë së tregut por vetëm disa
costume liberale të pronës së shtetit që dëshmojn egzistencën e etatizmit në
ekonomi.
-Politika e konkurrencës. Reformat
ekonomike si liberalizimi i tregtisë dhe i tregut financiar, privatizimi etj.,
janë mjete për të nxitur konkurrencën dhe për të promovuar një efikasitet më të
madh cilësorë në prodhim dhe në tregëtim.Por duhet të pranojmë se politika e konkurrencës në Shqipëri ka
shumë nevojë për përmirësim.Hyrja në
treg ka shumë lehtësira në një kohë që dalja nga tregu për shkak të
falimentimit dhe paaftë -sisë paaguese
është tepër I vështirë. Konkurencën gjithashtu e dëmton rëndë edhe
ekonomia infformale e cila zë një peshë relativisht të lartë në Shqipëri. Lufta
ndaj informalitetit është një luftë për zhvillim të ekonomisë me kritere
afatgjatë, e detyrueshme për tu fituar.
Elementët e mësipërm, të analizuar në
rastin e Shqipërisë janë aktualë dhe gati identikë në të gjitha vendet e
Ballkanit Perëndimor. Vendet Ballkanike vuajnë nga e njëjta “sëmundje” dhe kanë
gati të njëjtat siptoma. Si të tilla,edhe “kurra” e tyre është gati e njëjtë,
me ndryshime të vogla në “dozat” e ilaçeve përbërëse.
Elementët e mësipërm, duke qënë pjesë
organike e një ekonomie liberale, janë si gjymtyrë të të njëjtit trup ku, shëndoshja
e të tërëve njëkohësish sjell
shëndoshjen dhe forcimin e trupit të ekonomisë.
Plotësimi i kritereve të pranimit në BE
është edhe fundi i periudhës së
tranzicionit ekonomik, duke sanksionuar egzistencën e një ekonomie liberale të
tregut. Pas kësaj kemi thjeshtë “garë” për zhvillimin dhe modernizimin e
ekonomisë.
“Ditët e mira pas kësaj vijnë” (Naim
Frashëri)
*-Referuar në Konferencën Ndërkombëtare
“Ditët e studimeve shqiptare 2017” më 29 Prill 2017 UET.
No comments:
Post a Comment