“RIKOSHETA” POETIKE E AHMET
PRENÇIT
-“Udhë në
pasqyrë ”- poezi nga shpirti i
dlirë i ish-kryepolicit shqiptar Ahmet Prençi, intelektualit dibran
që nuk e rresht kontributin e vet
në shoqërinë shqiptare-
E kam njohur këtë njeri
30 e kusur vite më parë . Një
djalë i gjatë , i urtë e po aq i mençur e fjalë -xhevap, me sy
të shkruar e një “shenjë
lundruese” , që e bënte njeri
të veçantë mes të
njohurve të shumtë . Ca
flokë të
zinj dhe krehur bukur, një
hundë “huazim” shqiponjash dhe
një sinqeritet fëminor “shkruar” në fytyrë
njeriu. “Më quajnë Ahmet Prençi, më tha. Kam shumë qejf të
shkruaj, por kam nevojë të
kuptohem drejt: dua sinqeritet. Nëse të
pëlqen ajo që shkruaj botoje, nëse jo, hidhe në “kosh”! Jam dibran nga Reçi dhe kam
ardhur në shkollë
për tu bërë ekonomist, por ky
është pasioni im: Fjala e shkruar…”
Në memorien time, thellë në
“arkivat” e trurit , Ahmet
Prençi, ka ngelur një nga
studentët më të
veçantë që trokiste ndrojtur tek redaksia “Studenti i Bujqësisë ”! Ajo zyrë e vogël, ku “fluturonin” aq ëndrra
të bukura studentore, ishte ndërtuar
në stilin amerikan. Dielli binte
direkt në një koridor të
bollshëm që ndanim me
shërbimin shëndetësor të
studentëve. Ajo ishte e vetmja godinë
me “diell në koridor”. Aty janë
palosur sa e sa kujtime dhe mbresa të
bukura me njerëz të mirë, intelektualë e poetë të së
ardhmes. Ahmet Prençi, ishte një nga ata të
rrallët dibranë që vinte tek “Studenti i Bujqësisë ” që jo
të “dukej” gazetar dhe të merrte provime qyl apo nën “hijen e gazette s”. Ai vinte
vetëm e vetëm të fliste për
letërsi dhe autorë, për shkrime dhe
reportazhe, për poezi dhe tregime, për
përkthime dhe botime interesante. Kurrë
nuk nuk trokiti e të thoshte:
“Nesër kam provim.. Duku… Ose thuaje një
fjalë …”. Ahmet Prençi ishte
një dibran ndryshe. Ai kishte një personalitet të “skalitur” nga modestia dhe karaktri
burrëror. Njomëzak në dukje, por burrëror në çdo fjalë e bisedë. Ky ishte Ahmet
Prenci, student e bashkëautor i atyre viteve në gazetën modeste “Studenti i
bujqësisë”. Prej atyre “ditëve të
bardha” në “Diktaturën e
Proletariatit”, ku Ahmeti botoi disa
reportazhe dhe poezi në gazetën
“Studenti i Bujqësisë ” që më ishte besuar ta drejtoja, u pamë rrallë
e më rrallë me
këtë “gjatosh dibran”. Por çdo
takim me këtë njeri, ishte “moment i
bekuar”. Po ai respekt dhe sinqeritet, po ajo buzëqeshje “pa hije”, po ato
fjalë të
mençura dhe po aq të ngrohta. Dhe
gjithmonë kur ndahesha pyesja veten:
Cili ë shtë sekreti i kesaj
“konstance shoqërore dhe njerëzore”?
Si ka mundë si ky njeri mbetet po aq njeri sa kur u pamë për herë
të parë ? Sepse natyra e punës më ka njohur me lloj-lloj tipash, dibranë e jo dibranë , që të
qasen dhe të lëpihen, të qeshin dhe “përkëdhelin”, të përulen dhe “fshinë këpucët”,
të betohen dhe thurin lavde….E pastaj? “Gjarpërinj në
ferra”(!!!) “Njeriu ynë i ri” apo “njeriu ynë i vjetër” kur bart “genin e ligësisë” nuk ka “mutacion”
që ta ndryshojë! Të këqinjtë, lindin e vdesin të tillë…
Ahmet Prençi ishte dhe koha e vërtetoi një “dibran ndryshe”, së paku në
“hartën” e atyre që kam njohur
unë personalisht,sepse për fatin tim nga
Shkolla e Mesme në Shkodër dhe deri këtu në
Amerikë , ku jetoj prej gati 20 vitesh, dibranët janë pjesë
e jetës sime. I tillë ka që
në Mustafa Koxhaj nga Bulqiza, Feti
Gjoka, Zabit Ceni, Lefter Daku, Agim
Kukeli, Myqerem Tafaj, Tefi Skera, Selman Meziu, Lulzim Keta(me gen të fortë
dibrani) e shumë e shumë të
tjerë . Ahmet Prençi ka një
portret ndryshe: Ka qënë afër dhe
larg meje!
Shumica jonë e njeh dhe mban mend Ahmet Prençin, kur duke qënë
në krye të Policisë
Shqiptare, priti, përcolli dhe ofroi pjesën e sigurisë që i
takonte kur presidentit Amerikan Xhorxh
W.Bush vizitoi Shqipërinë më 2007! Vizita e parë historike nga
shefi i Shtëpisë së Bardhë . Ne
të gjithë e kemi në
memorje këtë moment, që rasti e solli që Kryepolici Prençi të ishte
në qendrër të “frutunës” së
“orës së dorës”… Ai ende e mban
tek studioja e tij plot libra
fotografinë me Bushin, si
një nga momentet kulmore të karrierës së
tij. Ka ndodhur një dekadë më parë
. Një përvjetor të tillë
,kur kushdo tjetër do ta shrytë zonte për publicitet dhe “spote
ekranesh”, ndryshe , krejt ndryshe ,
Ahmet Prenç shfaqet befasisht në
publik në një
mënyrë krejt tjetër, ai vjen me
një vëllim poetik: “Udhë në
pasqyrë ”. Në këtë libër asnjë
poezi e asnjë fjalë për Bushin.
Ky është libër që poeti i lindur e
mbajti në “xhepat me cigare” për vite
e e dekada dhe si “meteor” e sjellë tek miqtë
dhe publiku, kur vetë
ngadalë dhe sigurt i afrohet “gjysëm shekullit” të parë
të jetë së
vet. Më gjeni një poet të
dytë shqiptar, që të
jetë kaq i durueshëm, kaq
konstant me vetveten, kaq jo abuziv me detyrat që ka kryer në
shtet dhe shoqëri, që librin e parë
me poezi e boton kaq vonë , kaq kuptueshëm në moshë e pjekuri, “i krrusur” nga përvoja, fatet, dramat dhe betejat për
sukses…Ky është vetëm Meti që njoh unë
dhe ju të tjerët. Ky është Ahmet Prençi, nga Reçi!
Libri “Udhë në
pasqyrë ” ka qënë një nga dhuratat më surprizë
që më ka ardhur nga
Tirana deri në Minneapolis. Sepse, për hir të së
vërtetës, në Shqipërinë tonë
të dashur, secili që takon do të të pyesë :“E lexove librin tim
të 10-të ”?! E ndihesh keq për një
moment pastaj, do të duhet të tundësh kokën dhe të vijosh
bisedën.
Ahmet Prençi i ofrohet
krejt ndryshe publikut dhe botës së poezisë. Lexon “Udhë në
pasqyrë ” dhe merr frymë thellë .U kthehesh serish “faqeve pasqyrë ”, dhe sërish “voltazhi” i fjalës së bukur në vargjët e Prençit, të drithëron
tërë trupin. Të
duhet të pish një gotë
ujë dhe të vijosh faqet dhe vargjet... (Ah sikur të ishte
një gllënjqkë nga Drini…(!!) Si një i përbetuar ndaj detyrimit për vendin e vet,
djali nga Reçi, e fillon librin me
vargje për Atdheun. Si shumë poetë që e
latojnë durueshëm këtë
temë dashurie nga mënyrat më të
larmishme, ai ngre siparin e
vargut të vet në mënyrën më
autentike të mundshme:
Atheu u
ngjitet shkallëve deri në qiell/ E
poshtë zbret deri në zemër të
tokës… Atdheu ngjitet kapilarëve, aortës sime/ E zbret poshtë si drithërimë
e zemres;…/
Vetëm në tre strofa të
thjeshta për Atdheun, poeti duket se ka kapur edhe modernizmin filozofik
të fjalës në vargje. Ai
skalit një “kult” të dashurisë
universale për Atdheun, që nuk ka
rëndësi nëse është Shqipëria, Greqia,
Kina apo Amerika, kudo qoftë atdheu, i
kujdoqoftë , ai është Atdheu. Thënë
më shkoqur, nisja e poetit në
këtë libër, është e hapësirave galaktike, sepse jam i sigurt, këtë poemth kaq të
bukur për Atdheun, në se njerëzimi “emigron” një ditë
në Mars, rrëngjethshëm do të recitonte
“Atdhun” e Ahmet Prençit, duke
nënkuptuar planetin Tokë ! Aq bukur e universalizon Atdheun
poeti, duke nënkuptuar në
qëndër të çdo Galaxie,
Shqipërinë tonë të vogël
dhe aq të madhe në ëndrrat dhe pasionet tona!
“Udhë në
pasqyrë ” është libri i parë dhe bukur i arrirë i Ahmet Prençit, i cili e ka nisur rrugën e poezisë 30 e kusur vite më parë , dhe vetëm pas dekadash “përtypje”
poetike , përsiatje, zhgarravitje në
mesnatë me një taketuke plot bishta cigaresh, pranë një
gotë vere të boshatisur, vendosi
të vijë
me një libër si detyrim dhe premtim ndaj vetes dhe miqve të vet. Në
vargjet dhe fjalët e tij, në
tematikën e gjërë , me vargun e çlirët, në filozofinë
e thjeshtë poetike, me bresat e thella fëminore që figurshëm buisin në çdo faqe të
librit, Ahmet Prençi jo vetëm
gdhend para lexuesit përkatësinë e tij të
patjetërsueshme, por si “tenor
poetik” i këndon magjishëm vendlindjes së vet, Drinit, pishave, zogjve, dashurisë ngjyrë ylberi, jetës, familjes, nënës, babës,
gjyshit,brezave dhe udhëve pa mbarim ku ai ec për të mos u ndalur kurrë … Ai ec qetësisht, dhe
“vjen” deri këtu në Minnesota,duke “vallëzuar” vargjet bukurthurura shqip në brigjet e Missisipit, këtij gjigandi rrjedhës
që i shkon mes për mes Amerikës! Sepse
shpirti i trazuar i poetit të rritur pranë Drinit të Zi, rezonon me çdo valë ujore të rruzullit tonë…
Kush e njeh sadopak Ahmet
Prençin, që poezitë e para i ka botuar tek “Student i bujqë sisë
” apo gazeta “Korabi”, duhet të
gjejë kohë të
shfletojë faqet e librit
“Udhë në
Pasqyrë ”, sepse sikurse unë
që më dukej sikur
poeti ishte “komshi në fshatit
tim”, po aq përputhshmëri do gjeni edhe juve.
Ai shkruan për vete dhe për ju, për mua dhe për miqtë e mi, për të
gjallë e për të ikur, për lindur dhe të pa lindur, për Migjenin dhe “Lulin e vocërr”,
për Argjironë e Kadarëse, dhe varret e pafundme të Jasharëve në
Kosovë .
Të “përtypësh” “diamantet” poetike të djalit nga Reçi, mbetesh “pa dhëmbë ” e “pa fjalë ”. Ai
është vetja dhe vetëm vetja, me dhimbje
e dashuri, me ëndrra dhe dështime, me pasione dhe makthe, në
çdo radhë e në çdo varg, Ahmet Prençi thotë
atë që ndien, dhimbshëm dhe me fjalë
të “ngjyera në lot”:
E varrosëm të vdekurin e radhës/ Megjithse ishte dimër me borë
e ngricë /Të vdekurit varrosen në të
gjitha stinët/ Në të gjitha stinët kanë lindur një
ditë / Në lindje dhe në vdekje jemi kaq njerëzorë / Në vdekje e në
lindje s’jemi hipokritë …”
Është tik-taku i përditshmë i jetë
së njeriut. Jo vetëm i
shqiptarëve. Poeti Prençi, ndryshe nga
poetët që janë “pa revole”, si kurrkush e ka ndjerë dhe përjetuar dhimbjen e krimit. Ai ka
përcjellë me ” buzë qeshje të ngrira” jo pak policë djem të
rinj, me ëndrra dhe shpresa të mëdha, por papritur kanë ikur. Kjo ndodh kudo me policët në botë , por Ahmet Prençi qëmton këtë moment dhe sheh se si para vdekjes “hedhim tutje hipokrizinë ” por
sapo largohemi sadopak nga ky solemnitet sublim i jetës, “përqafojmë ” egërrsinë dhe luftën ndaj njëri tjetrit, këtë instikt
shtazor që qënia njerëzore end e bart brenda vetes, dhe kjo i dhemb pa limit
autorit që është dashuruar manjetisht pas paqes dhe jetës…
Lexon vargjet e Ahmet Prençit,
dhe duket se je “viktimë ” e kësaj “rekoshete poetike” madje të duket se je “tabelë qitje” që
sado përpiqesh të largohesh duke
kërkuar “paqen tënde” autori të gjen
kudo, si dikur në lojën fëminorë “Ku kam fsheh”, i mbërthyer nga flatra-vargjesh, poeti butësisht të merr për dore
në “vallen e poezisë ”. E në këtë
valle pa fund, të duket sikur
vozit Drinit dhe Bunës, ngjitesh në
Korab apo Sharr, e zbret luginave ku kanë çelur mollët dhe qershitë . E kudo rrugët janë pasqyrë
e dritë - si amanet i shenjtë i
poetit Prençi! Së gjalli i thotë të
gjitha dhe i thotë bukur. Ai
sikur shkruan për atë që ke përjetuar vetë dhe ëmbëlsisht ta ofron jo si “rikoshetë ”
vetëvrasëse, por si një “joshje e
përgjakur” nga e vërteta e
pavdekësisë së jetës.
Nuk harroj kurrë se si ne vitet 80, në Konferencën Kombëtarë të
Talenteve të reja në Durrës, Ismail Kadareja do të dilte para asaj salle me plot djem e vajza
duke dhënë “mandatën e suksesit” në poezi e letërsi. “Njeriu hyn në letërsi për t’u bërë i madh” do të
thoshte pa frikë Ismail Kadareja
dhe do të shpjegonte më
pas se si këtë “fushbeteje” fiton
më i afti, dhe më i talentuari. Nuk e di pse Ahmet Prençi nuk
iu bashkua “delegacionit” të letrarë
vë të
ILB-së si Jak Përpali, Marash Mirashi,Spasse Thanasi e ndonjë tjetër, por dhe pa qënë aty, ai
duket se “ka marrë shënime nga Kadareja” kur shkruan:
Ah , Moj Gjirokastë r/ Ç’më bëre medet!/Krejt i dashuruar/Krejt, me ti,
jam mbret/
Ahmet Prençi, në këtë
libër ka “gjeografinë ” më alla
shqiparçe se çdo poet tjetër i brezit të vet.. Ai ka udhëtuar shumë , ai ka
qënë kudo në Europë
dhe Amerikë , por të befason
fakti që poezitë e tij “datojnë rreth Shqipërisë ” e vetëm brenda Atdheut. Kuptohet si poet edhe ai ka
ndjerë “cëmbithje frymëzuese” në Paris apo Londër, në Uashington apo gjetkë… Por në mënyrën më
njerëzore të mundëshme në librin “Udhë në pasqyrë ”, ai rri “këmbëkryq” tek
“konaku shqiptar” dhe me një patetizëm të
pashoq ndjek rrjedhën e Drinit ngarkuar me “elektrone poetike” e të duket një
version pa “bosht ideologjik” i poemës “Ku t’i kërkoj rrënjët e tua
Parti”. (!!!) Krejt ndryshe Ahmet Prençi gërmon në “valët dhe rrjedhat” e Drinit, të cilin qysh fëmjë e ka qëmtuar nga kulla e vet në vendlindje…
Tel sharkie Drini i Zi/
Temperohet buzë Strugës/Mbi nëntë male, me nëntë krushq/Si një
zanë zbret në Kukës…/ Herë
si zanë , herë si gjyshe/Lidh e
zgjidh shaminë si shkronjë
/Pranverë, vjeshtë , grua shtatzënë
/Dimër, verë si një lehonë … Që
kur linda e u rrita/ U përkunda bashkë
me ty/Nëpër shtigje, nëpër zalle / Gjith’ me afsh e dashuri…
Lexon “Kalëron Drini i Zi” apo
poemën “Vargje në udhë ”, e duket se
befas takohesh në vargje me një “Dritëro nga Veriu”.I mallshëm në çdo fjalë
e rrojke, i dashuruar pas kulumbirve dhe vajzave të
bukura me “fustane basme”, i harruar pas “perdeve të tylit” apo i qullur nga shiu dhe rrebeshet
në strehën e “puthjes së parë ”, Ahmet Prençi mbetet në udhë … Në
ikje. Në udhëtimin pa fund
të poetit. Ndërsa Agolli donte të sillte “një
copë baltë Devolli” në
Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
të Shqipërisë , tanimë poeti i ri, me një vëllim të vetëm, kur sheh
se kanë rënë e janë
bërë inekzistence gjithë
institucionet e fjalës dhe nderit
të shqipes poetike, duket se me një
“trastë plot poezi” ecën në “pasqyrë ” dhe sheh rrugën e vet si magji dhe
frikë se mos thyhet dhe “prishet
ëndrra”, ndaj në faqet e fundit me
pasionin e të riut nga fshati ardhur
në qytet, me drita dhe shpresë , thur
vargje dhe për Dritëroin e madh, i cili me gjithë armiqësitë
e rrethuara, mbeti “yll lakmie” për breza të tërë ..
Dritëroi ndezi qiririn nga të
dyja anët/Pamje e mrekullueshme gjeniu!/Në të
dyja anët i ndezur qiriu/As e ftoh, as e shuan veriu…!
Duket se Prençi nuk e fsheh afeksionin e vet ndaj gjeniut të Devollit, Dritëro Agolli. Është një
sinqeritet i bardhë si fjolla e
parë e borës, që bie ëmbël në
tokën e murrme edhe pse do shkrihet. Është një
“vetflijim” i njohur, por vetflijim i bardhë . Poeti është i sinqertë,
sepse rrëfen vetveten. Duke i shfletuar poezitë
e Ahmet Prençit, në mënyrë
të pavullnetshme mbetesh
“viktimë e rikoshetë s” së falës së
tij poetike:
Në oborre
dalin gjyshet/ Mbledhin thinjat në
shami/Herë si ninull, herë si ofshamë / Mërmërit ky Drin i zi… Në balluke floku i vajzës/ Kuturis me kulumbritë
/ Gjoks i kolm’ si plloç dëbore/ Jo më sysh,-të
plaçin sytë !!
Apo…
S’ka si dimri kur ke zjarrin/
Bardhësi pa fund e anë ; /S’ka si jeta
që ngroh mallin/ S’ka si mikja
që ke pranë …
Poeti është
një mëshirim i vetvetes dhe
realitetit shqiptar. Ahmet Prençi përbuz
hapur çdo shtirje për tu dukur “modern”, “perëndimor” , “bashkokohor”
apo “patriot-sharlatan”. Në këtë libër të
vetëm, ai ka përmbysur çdo teori
të kritikëve dhe llafollogëve të
paguar shqiptarë ! Ai është
vetvetja dhe duket se është sa me Migjenin, aq edhe me Lasgushin, sa me
Driteroin aq edhe me Kadarenë . Ai nuk e
fsheh faktin se ka “huazuar” diçka nga këto penelata poetike, për të ardhur tek “Pasqyra” që ëndërron poeti nga Reçi. Vetë titulli i librit “Udhë në
Pasqyrë ” më se miri tregon se ai
nuk vjen si një “zë i vetëm” por më tepër ndihet mirë të
shihet si një “shartim” i sukseshëm poezisë së
vet. Në këtë kuptim Ahmet Prençi shënon një “piedistal” suksesi, sepse ai ka kontrolluar
njerëzisht “egon poetike” për të ardhur
me të vetmin libër kur po u troket të 50-ve. Kjo është pjekuri poetike dhe njerëzore. Ky është
demonstrimi unik i një poeti tejet të përmbajtur dhe po aq të talentuar dhe
maturuar brënda “ëndrrës së vet”. Është
ky botim i vetëm që konfrimon se
“Dhe i vetëm trim në luftë ”, që do të
thotë se poezia është
“nervi i gjallë ” i të gjitha moshave
dhe momenteve njerëzore. Aq më tepër,
poezia tingëllon kaq e ëmbël, kaq
frymëzuese, kaq mbresëlënëse, kaq ngacmuese dhe “ironi pa kufi” nga Ahmet
Prençi. Si asnjë poet tjetër, me stilin
e “rromuzes dibrane” poeti Prençi nuk ngurron të përfshijë
në librin e vet vjershën “Sekretari i Partisë ” apo “CV
në kohën e Diktaturës” apo “Shkencë ” duke ironizuar në stilin e vet kohën që iku
për të mos u kthyer më kurrë … Ndërkohë poezia
“e hidhur alla dibrançe” e titulluar
“Xhevdeti” është rrëfimi më i sinqertë i poetit, që ndërsa sjell tipin
“Xhevdet” pa bereqet, thershëm kujton se çdo individ e qënie inteletuale, duhe
të matet nga kontributi dhe aftësia, jo
nga “Nëna e Baba”… Sepse “Xhevdeti”
figurshëm na kujton ata debila dhe idjota të kohës diktaturës që “shkëlqenin”
pa shkëlqim, por jo rastësisht kjo ironi therëse ka mbetur në faqet “Udhë në pasqyrë” sepse
edhe sot, mbase më shumë se dje “Xhevdetët” kanë 4-5 diploma, master e
doktoratura, madje janë edhe në parlament dhe kabinete qeveritare…(!!) Autori
thjesht do të thotë: “I përbuz Xhevdetët”. Dhe është një apel poetik e
shoqëror!
Xhevdeti ka një shtëpi dy katëshe/ Perde tyli/ televizor/Frigorifer për
të ngrirë/ Nuk e kam zili për këto e të tjera/ Por kur krekoset si miush i lëpirë..
Xhevdeti e ka babain shef
kuadri/ E të tjera/ E të tjera/ E të tjera/ …
Duke qënë “i plagosur” nga vargjet “rekoshetë ”
të ish-kryepolicit shqiptar Ahmet
Prençi, me duar të “përgjakura” e shpirt të
ngazëllyer nga vargjet e poetit, ju ftoj të gjeni kohë
të argëtoheni në një
“rikoshetë shiu poetik” të poetit të
merituar me një libër të vetëm, Ahmet Prençi.
I marrosur jam pas shiut/ Me
pikezat dhe rrëkezat/Kur lodhja më këput
gjurin/ E zogjtë tregojnë gjë e gjëzat…
Libri në fjalë
i ka të gjitha. Një shpirt
gati gjysëm-shekullor i një
djaloshi simpatik e të paepshëm,
një shpirt i tërë i kondensuar në vargje të
bardha e pika loti, si loti i nënës që mbetet -preludi i lavdisë së
poetit kur shkruan: S’ka më
të bukur se ti/Me sy të madhenj-një
pash qiell/E prehrin me nektar perëndish…
“Udhë në
pasqyrë ” është një sukses përmes pritjes shembullore dhe unike
në botën
e poezisë shqiptare. Ahmet Prençi
vjen dhe ikën me këtë libër si një
“rekoshtë poetike” e papërsërtishme. Ai duket se hap dhe mbyll “kanatet” e odës
së vet poetike, duke thënë qartë
: “Kjo është poezia ime. Ky
është shpirti im i tëri…Merrni atë që
u pëlqen, dhe ecni në rrugët tuaja
pasqyrë e dritë”.
Në këtë
mënyrë mund të themi pa frikë , se me librin e vetëm, Ahmet
Prençi e ka gjetur vendin e vet në
etazherët e botimeve dinjitoze
shqiptare. Autorit i mjaton kjo e vërtetë , për të mbetur ai që
është : Ahmet Prençi nga Reçi! Dhe jo vetëm kaq, si një shembull i madh
i pritjes dhe durimit, autori është edhe
një “ortek” i botimeve moderrne dhe
bashkëkohore. Ndaj libri “Udhë në pasqyrë” nuk vjen thjesht
një “palosje faqesh” por edhe një tingull i gjallë, që të ndjek nga pas
si jehona “shpateve të Korabit”…Fjalë,
zë, emocione e lot dashurie i shtojnë këtij botimi edhe
interpretimet zanore të poezive
të autorit nga aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Xhevahir Zeneli. Kjo
CD e mrekullueshme që shoqëron librin, është një “gotë vere” joshëse që ofron autori për dashamirësit e
poezisë së vërtetë…
Ndërsa mbyll kapakun e këtij libri, ndjen një trokitje
të largët, që të
kujton kërkëllitjen e derës së
odës së miqëve mbushur plot! E
thua natyrshëm: Faleminderit mik!
Shefqet Meko
Minneapolis , SHBA
July 4th, 2017
No comments:
Post a Comment