NXËNËSIT DURRSAK NË KRYE TË OLIMPIADAVE KOMBËTARE
Nga 57 nxënës fitues, 18 janë nga shkollat e Durrësit
Para dy ditësh, të hënën e 28 Prillit 2014, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
në Durrës, DAR organizoi ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve për nxënësit fitues
të klasave: 9–10–11–12, të qarkut të Durrësit, të cilët ishin pjesëmarrës në
olimpiadat kombëtare, në lëndët: matematik, fizik, kimi, biollgji dhe
informatik.
Në këtë veprimtari kaq të rëndësishme, në sallë ishin të pranishëm nxënësit
fitues, prindër, mësues, drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, publike
dhe jo publike dhe përfaqësues të DAR-së Durrës, Lindita Muka drejtore, Anesti
Shuka përgjegjës i kurikulës, Gani Meçe inspektor, Avni Çuni drejtor i QKF Durrës
dhe i ftuar i nderi Tasim Besho Doktor shkencash për matematikë. Për nxënësit,
prindërit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe strukturat drejtuese të arsimit
të qarkut të Durrësit, një takim i tillë festiv është diçka e zakonëshme, pasi
përsëritet çdo vit në këtë stinë bollëku me olimpiada. Në kushte të tjera këjo
veprimtari do të kalonte si një lajm i zakonshëm, që natyrisht përcillet me
emocione. Por ky vit ka diçka më shumë, diçka që e bën të dallohet e që do të
mbahet mend gjatë, pasi një numër i madh çmimesh, nga 57 fitues në shkallë kombëtare,
plot 18, afërsisht 1/3, janë fituar nga nxënësit e shkollave të qarkut të Durrësit.
Është vërtet një ngjarje dhe lajm i gëzueshëm për të gjithë, e cila e vlen të
festohet e publikohet, sepse pjesëmarrja dhe fitorja në konkurs është mënyra më
e mirë për të vlerësuar e dalluar më të mirët, ata që ne me mburrje i emërtojmë
“talente”. Është forma më e bukur, për të vlerësuar kujdesin që bëjnë drejtoritë
e shkollave edhe punën e kualifikuar të mësuesve të pasionuar të lëndëve
shkencore nëpër shkollat tona publike dhe jopublike. Kështu që, me kaq shumë çmime
e vënde nderi, cilido nga ne ka të drejtë të mburret e krenohet me arritjet e
nxënësve tanë.Nuk është gjë e re dukuria që vihet re në këto vitet e fundit. Numri
i nxënësve që i kushtohen lëndëve shkencore, sa vjen e rritet. Është një frymë
që kultivohet në familje dhe në shkollë. Vetë numri i fituesve të dalë nga faza
e dytë e olimpiadës, e cila zakonisht organizohet brenda qarkut, i bën të
panevojëshme fjalët e tepërta. Janë 106 fitues çmimesh të ndarë reciprokisht:
26 me çmim të I-rë, 15 me çmim të II-të, 26 me çmim të III-të dhe 38 nxënës që
morën fletë lavdërimi.
Në atmosferën e festës dhe emocioneve, të pranishmit i përshëndeti
Drejtoresha e DAR-së znj. Lindita Muka, e cila në fjalën e saj uroi nxënësit
fitues, që nderuan veten, familjen, shkollat dhe mësuesit e tyre, duke kërkuar
që në të ardhmen të shtohet më shumë numri i tyre. Durrësi ka nevojë për këta
nxënës të ditur, që nesër do t`i khtehen qytetit tonë si kuadro me vlerë. Një përshëndetje
dhe falënderim të veçantë u drejtoi mësuesve, sepse pas çdo nxënësi të sukseshëm
qëndron një mësues i zoti. Sepse janë pikërisht këta mësimdhënës që zbulojnë
talentet, e më pas me shumë durim e përkushtim, pa zhurmë e bujë, punojnë me ta
dhe po arrijë rezultate kaq të mira, të cilat na gëzojnë e na nderojnë të
gjithëve. Ne na vjen mirë që shkollat e Durrësit po arrijnë të konkurojnë e po
fitojnë denjësisht me më të mirat e vendit. Fitoret janë pasqyra dhe pashaporta
e emrit të tyre.
OLIMPIADAT KOMBËTARE 2014 Fituesit e Qarkut të Durrësit; Tabela
Lënda Matematik
Nr
|
Emir Mbiemri
|
Shkollat
|
Klasat
|
Pikët
|
Renditja
çmimi
|
Lënda
|
|
Gledis Kallço
|
Turgut Ozal
|
X
|
35
|
2
|
Matematik 12
|
|
Boriana Gjura
|
Turgut Ozal
|
XII
|
34
|
2
|
Matematik 12
|
|
Rei Myderrizi
|
Turgut Ozal
|
IX
|
32
|
3
|
Matematik 9
|
|
Devid Duma
|
Turgut Ozal
|
XII
|
29
|
3
|
Matematik 12
|
Shënim: Gledis Kallço, nxënës i klasës X-të, konkuron për
matematik 12.
Lënda Fizik
Nr
|
Emir Mbiemri
|
Shkollat
|
Klasa
|
Pikët
|
Renditja
çmimi
|
Lënda
|
|
Evis Hoxha
|
Turgut Ozal
|
XII
|
43
|
1
|
Fizik 12
|
|
Rubin Deliallisi
|
Rilindja
|
XII
|
38
|
1
|
Fizik 12
|
|
Genti Rustemi
|
Turgut Ozal
|
XII
|
36
|
2
|
Fizik 12
|
|
Xhoana Bylykbashi
|
Naim Frashëri
|
XII
|
32
|
3
|
Fizik 12
|
Lënda Kimi
Nr
|
Emir Mbiemri
|
Shkollat
|
Klasat
|
Pikët
|
Renditja
çmimi
|
Lënda
|
|
Xhesika Koroveshi
|
Turgut Ozal
|
XII
|
39
|
1
|
Kimi 12
|
|
Boriana Gjura
|
Turgut Ozal
|
XII
|
37
|
2
|
Kimi 12
|
|
Rubin Deliallisi
|
Rilindja
|
XII
|
36
|
2
|
Kimi 12
|
Lënda Biollogji
Nr
|
Emir Mbiemri
|
Shkollat
|
Klasat
|
Pikët
|
Renditja
çmimi
|
Lënda
|
|
Rubin Deliallisi
|
Rilindja
|
XII
|
38
|
1
|
Biollogji 12
|
|
Valentina Sadikllari
|
Turgut Ozal
|
XII
|
34
|
2
|
Biollogji 12
|
|
Fiona Metalla
|
Rilindja
|
XII
|
28
|
3
|
Biollogji 12
|
|
Andi Zaimi
|
Rilindja
|
XII
|
28
|
3
|
Biollogji 12
|
Lënda Informatik
Nr
|
Emir Mbiemri
|
Shkollat
|
Klasat
|
Pikët
|
Renditja
çmimi
|
Lënda
|
|
Devid Duma
|
Turgut Ozal
|
XII
|
50
|
1
|
Informatik 12
|
|
Evis Hoxha
|
Turgut Ozal
|
XII
|
48
|
1
|
Informatik 12
|
|
Jeton Shehu
|
Leonik Tomeo
|
XII
|
39
|
1
|
Informatik 12
|
Festa e shpërndarjes së çmimeve u shndërua në spektakël të bukur, pasi në
skenë u ngjit grupi i valltarëve të vegjël të QKF-së, i cili sapo ishte kthyer
nga një turne në Turqi, ku mori pjesë në një konkurs ndërkombëtar të fëmijëve.
Vallet e tyre të luajtura mjeshtërisht, u përcollën nga të pranishmit me
duartrokitje gjatë gjithë kohës. Urojmë
që takime dhe festa të tilla të kemi përherë!
Kadri Tarelli
No comments:
Post a Comment