Imagjinata, kjo vater
me veprimtari te larte nervore i drejtohet se panjohures per ta bere
te njohur, siell, perciell
emocione tronditse per ta bindur
lexuesin se ndodhet brenda
fenomenit apo reaksionit
qe po ndodh.Duke u larguar nga fantazia po zbres
ne vitet e jetes sime.
Shtepite tona
ne ujin e ftohte te Vlores ,
atje ku sot fillon
plazhi i Ri, mbi rrugen automobilistike Vlore
Sarande i dogji
lufta, ngelen pa u djegur dy pale
shtepi te vogela, qe i ndante nje rruge
ne mes.Ne me te mirat , pas lutes, shteti
solli per te banuar
nje familje , qe eshte
gjer sot.Ne tjetren, qe ishte me dhoga, kater dhoma dhe
dhoma e zjarrit me mur
, banonim ne .
Familja jone
perbehej prej Gjyshes, Nenes, Halles dhe
pese femije, nga te
cilet , me i vogeli isha Une.Drejtimin e shtepise
e kishte Gjyshja .
Grate e rregullonin aq mire shtepine,
sa rralle mund ta
shihje ate rregull dhe pasterti.
Mbi
keto shtepi ishin
ndertuar pese ndertesa trikatshe
nga italjanet, qe u bene konvikt
per nxenesit e ardhur
nga qytete dhe fshatra, nga rrethe
te tjere.
Per ti
mesuar keta nxenes
kishin ardhur mesonjes nga larg
Drejtor i ketij
konvikti ishte nje nga burrat me te
nderuar te Vlores, babaji i dy
deshmoreve Mustafa Luci.Nje
paradite te ngrohte erdhen vizite
ne shtepine tone dy gra
, qe ishin nene dhe bije.Shkolla pritej
te fillonte dy dite me vone.Asnjehere gjyshja
s'me ndante nga vetja.
- Une , tha nena e vajzes, kam ardhur
nga Tirana me vajzen, qe eshte
aresimtare e emruar ne kete konvikt,
por kushtet dhe aresye te tjera
me shtrengojne , qe t'mos ta le atje.Ne
qofte e mundur ti jipni nje dhome
per te banuar me ju,
ne do tju paguajme haken
qe ju mendoni.Vajza u skuq
ne fytyre dhe uli
koken.
Pasi e degjoi gjer
ne fund zonjen e ardhur i tha;
Po zonje
, vajza juaj do
banoje me ne , ne nje dhome me vajzen
time dhe per gjithe
kohen do te jete nen kujdesin
tone.Une s'dua asnje kacidhe
nga ju.Zonja e ardhur
u ndje si e zene ne faje
nga pergjigja e gjyshes.Ajo s'e priste kurre kaq bujari.Une
shikoja syte e saj , dritaret e
shpirtit , e vetmja
pjese e zbuluar e tij . Syte,
me alfabetin me te vjeter ne bote , qe ngelet i pandyshuar, por vec rinon.Ata flasin dhe pergjigjen
me kete alfabet Te nesermen e asaj
dite Fatimeja erdhi
per te banuar tek
ne.Ajo ishte truphedhur, floke verdhe
, te krehura me kujdes, ngrinte
nje dallge te lehte floku mbi
ball dhe i disiplinonte
ne dy gersheta te gjata qe
i zbrisnin nen bel.Syte e kalter dhe te
bukur i rrezatonin nje drite plot magji. Me
edukate , fisnike e zgjuar e thjeshte , punetore dhe teper e rregullte. Njerezit
thoshnin ; E bukur si
Fatimeja.Ushqimin ja mernin nga menca
e konviktit vellezerit e mij , me te mdhenj.Ajo shkonte vetem
per te dhene mesim ne
konvikt qe ishte jo me
shume se 200 metra larg. U be pjesetare e shtepise. Ditet kalonin
dhe ne njiheshim cdo
dite e me teper , respektoheshim me teper
dhe duheshim me teper.Kur punon apo
jeton me dike ke mundesi ta njohesh me shpejte dhe me mire, . Te nderon
vyrtyti, ndaj nderohet , packa se
vjen duke u dobesuar.Muaj me vone , i erdhen prinderit, ata pasi kishin
biseduar me vajzen e tyre
ngelen aq te kenaqur sa s'kishin
si ta shprehnin kenaqsine e tyre.Te
nesermen e asaj dite prinderit
u larguam . Muajte kalonin dhe
si pakuptuar..erdhi fundi
i vitit shkollore
dhe Fatimeja u nis per ne shtepine e saj.Ne e perjetuam ndarjen e gjate, me nje trishtim, qe desh
kohe te fashitej . Halla me nje nga vellezerit e
mi, e percolli gjer
ne Vlore.Kishin ardhu dallandyshet.
Ato i ndertuan folete
e tyre brenda folese tone, ne koridorin e shtepise .Nga vijne, si pregatiten per kete
udhetim ?
Si e kalojne
naten mbi det, c'busull
e perpikte i orienton gjer
ketu? A ushqehen ne ajer
/ dhe te tjera pyetje si
keto pa pergjigje me detyrojne
te kem nje ndjesi te vecante per
dallandyshet, mes gjithe atyre shtegtareve te tjere.Ato dilnin ne mengjes , kur gjyshja
hapte deren e shtepise dhe hynin ne fole , para se gjyshja te mbyllte
deren.Fatimeja erdhi , ne
shtepine tone , nderoi
humori erdhi si nje burim gezimi per ti bere me
te kendshme ditet. tona.Ishin , vitet
, 1949 - 50 cdo
gje per rreth ishte e virgjer, ne rruge shume rralle kalonin njerez,
edhe me rralle makina
. Kudo qetsi . Shtepia jone
ngjante si nje vile fshati buze
dhe larg xhadese.Varferia ishte
afruar bukes, jo rralle Fatimeja
tegonte gjera te bukura
dhe plot humor qe ne qeshnim te gezuar per ti
kaluar ne heshtje sinjalet
e nje stuhije, qe beheshim me te forte, se afroheshin me prane.
Koha fluturonte , Nje dite i erdhi
nje nga vellezerit
e saj.Ai qendroi per dreke
dhe pasdreken e asaj dite u largua
per ne qytet.Erdhi
perseri fundi i
vitit shkollore.Ne e perjetonim
hidhur se do na ikte Fatimeja
.Ajo u be pjesetare e shtepise , pjesetare
shpirterore Kur vinte
nga shkolla Une i dilja
perpara, Ajo me puthte
dhe me merte nje cope rruge ne
krah duke me cucuritur fjale te ngrohta per
te ngrohur femijenine time. Vera na u duk
e gjate pa Timin, andej nga fundi
i gushtit e pyeta gjyshen, se kur
do te vije Timi?
Ajo me keshilloi, te mbledh 10
guricka te vegjel dhe cdo
darke te heq nga nje (Me kishin mesuar per te
numeruar)Cdo mbremje une beja ritin
dhe ate darke qe flaka guricken e fundit , te nesermen
erdhi Fatimeja,Gezimi na nxori
nga shtepiteMbaj mend qe ato
bisedonin gjer vone, Une kisha
deshire dhe kureshtje te degjoja
c'tegonte Ajo ,por
nje mik
me i embel se tregimi
i saj me rrembeu dhe
une ngela pa vesh , pa sy ne preherin
e gjyshes nga gjumi i
embel i asaj moshe.Ka qene dite
tetori, kur ate mengjes ja
mbriten dy police mbi nje karro qe
e hiqnin dy kuaj.Ata dic
biseduan me gjyshen, hyne
brenda dhe fillimisht nxuaren me kujdes mobiljet tona
Italiane dhe i vecuan pak
larg.Ne s'i pame
me me sy gjer
sa ikem nga
Atdheu .Filluan me
nje urejtje te paspjeguar te
nxirnin placken jashte duke e demtur
Shikoja ata njerez qe reflektonin nje
barbarizem ne sy dhe veprim aq sa asnje i huaj s'do ta cfaqte kete urrejtje.Gjer ne dreke
kish marre fund
gjithecka.Ne u larguam me koken pas ,aty kishim lene shtepine tone
qe ishte e ngjeshur
me shpirt. Ketu filloi
shkaterimi yne dhe vazhdoi
gjer ne vdekjen e komunizmit .
Fatimeja do vinte si zakonisht
nga shkolla, si ditet e zakonshme, do mesonte te
verteten e hidhur, do merte pjesen e
dhimjes se saj
te cilen do ta ruante ne shpirtin e birshte
.Fatimeja s'erdhi me tek ne ,
se nje ardhje do i
kushtonte shume shtrenjte .Koha kalonte , pak me vone arrestohet
halla per agjitacion prapagande,
kjo e vulosi ndarjen per se gjalli me ate njeri
qe na u be aq e dashur.Pas
mbarimit te shkolles pedagogjike Minga > ne, Vlore nxenes i jashtem,u emrova mesonjes
ne fshatrat e Tepeles Prej
andej ushtare ne
kodrat e fshatit Shenvasi
ne Sarande.Ishim 31
aresimtare qe na lan ne nje
cader fjetje. Me vone
erdhen rreth
1000 ushtare te tjere
te reparteve speciale.Ushqimi i pamjaftushem , puna teper e rende , lufta nervore
dhe te tjera aresye i detyronin
ushtaret te benin marifete me
shendetin , gjer plagosjen e vetes
per pak dite pushim.Toga e aresimtareve ishte
model ne pune dhe disipline . Filluan reagime
nga ushtaret e ardhur rishtas
, qe detyruan komanden ,pas pak ditesh te vinte zv
ministri i mbrojtjes Tanush Shyti.Pasi degjoi ankesat. premtoi dhe te neserme
i realizoi premtimet.Midis te tjerash
solli gjenerator . Grupi i mjekve
qe erdhen sajuan me cadra nje
dhome te erret dhe filluan
pune.Aty vendosen aparatin e rontgenit dhe kur erdhi
radha e toges se ushtarev te
deklasuar , si quheshim ne ne
listat e tyre , nje oficer fliste emrat.Hyra brenda dhe doktori me drejtoi ne aparat.Qendroi gjate, me
mua, shume gajte duke m'e lene nje
dyshim shqetsues . Dite me
vone u vertetua dyshimi
.Me lajmeruan se do nisesha per
spital.Mbritem me mbremjen bashke
ne spitalin ushtarak, reparti
i ftiziatrise.
Te nesermen nje ushtarak me
perprese te bardhe, trup larte, simpatik , me mustaqe me mori
per kontrooll.
Pasi me vizitoi
gjate, me gjate se ne Sarande, ndezi
dritat dhe me pyeti
-Nga jeni ju shoku ushtare?
Nga Vlora dr.
-I kujt jini?
Ii thash atesine, pash ne syte
e tij nje drite shume te shkurter qe te conte atje
ku rine respekti, miqsia apo dashuri qofte dhe simpatia e fshehte.
-Une jam Dr Sezai
Agalliu, e kam njohur te tate.
-Ju i kini
mushkrite me te pastra se nje qenjgj pires, me tha
doktori , megjithe ate do rrish
pak dite, do kaloni ne nje dhome
tjeterdhe mos dorezo as luge as pirua.
Gjate pesembedhjete ditesh doktori vinte ne dhome , me pyeste
si ndihesha dhe largonte. Diten qe
dolla nga spitali , doktori me dha doren dhe me uroi rruge
te mbare!
Kisha zbritur
shkallet e pavionit, kur nje
ushtarak me bluze te bardhe me ndali
me dha doren dhe me
pyeti .
-Si jini,
a me njeh mua
shoku ushare?
I thirra kujteses , ajo hapi
deren , kontrollova rrufeshem,
por s'e gjeta fytyren e tij
brenda saj.
-Une jam
dr Asllan Sinani, i vellaji i
Fatime Sinanit.Erdhi Timi, u
cfaq para meje bukuria
me e sinqerte e njeriut,
thjeshtesia me ate shpirt te kulluar.Ju njoha
nga mbiemri, qe eshte zinxhiri
i pa shkeputur ne cdo fis , njerezit vdesin, ai
vazhdon ne breza.Ne u jemi shume
mirenjohes per cka ju kini
bere per motren tone Fatime.ju late tek
ne nje xhevahir te cmuar,
mirenjohjen , qe edhe pas kaq vitesh
ne s'mundem ta ndajme me
ju.Mirenjohja ka shume peshe, ka peshe hyjnore, jeton gjate, kurre s'plaket,
trasmetohet dhe ngelet e fresket ne breza.Ju vizitova , por s'ju dhash te njohur ne
Sarande se s'kishte asnje
kuptim pozitiv.C'te beja Une
per ju, u mendova dhe bera
kete qe bera .E pash me syte e mij ku ishe
dhe ju solla per tu qetsuar
fizikisht pak dite Kjo eshte
nje pjeseze e asaj qe ju
kini lene tek ne dhe
do te jetoje ne shpirtin
tone si bese, gezim, dhe frymezim per gjera te bukura ne jete.Ky s'eshte
borxhe ekonomik, jo ky eshte borxhe
moral, eshte i rende borxhi
moral, po eshte i rende se eshte
shpirtrore.Miresia eshte e shenjte, ka vlera te larta njerezore.Njerezit mendojne
se u harua, ajo
udheton si nje rrjedhe
uji i nendheshem gjersa te vije
nje dite per te dale diku pa
pritur dhe te jap nje kenaqsi qe
sjell gezim te vecante me nje shije, qe
njerezit ralle e me rralle po e shijojne.Kaq munda te beja, kjo te ngelet midis nesh.Sonte je mik nga ne .Shko takoje Timin
, Ajo po te pret, eshte drejtoresha e kopshtit
botanik, ketu ne Tirane
Takimi me Fatimene
ishte i vecante i gezushem i papershkrushem. Sa me pa nga larg
, hapi krahet te fluturonte
per te ardhur me shpejte
tek Une.U perqafuam dhe u
shtrenguam ne krahet e njeri tjetrit.Degjoheshin gjemimat e zemrave qe shpesh
s'i ndanim cila ishte
imja dhe cila e Timit
Asnje gjer me sot s'ka
mundur te hyje ne misteret
e trurit dhe te shpirtit per te
spjeguar c'ndodh brenda tyre , c'digjet per te shkaktuar keto emocione
kaq te fuqishme qe ne vec i
prekim tagent kur duam
te spjegojme keto zjarre
te brendeshme, keto rryma perveluese
qe cfaqen sa
embel aq tronditese ne rastet qe
perciellin .Timi kish
ndryshuar teper, por gjithesesi
shkelqente Ajo i perngjante nje qiriri , qe ne cdo pjese te tij digjet dhe drita eshte e barabarte .Filloi
te pyeste per te gjithe, Une i pergjigjesha, por kishte vende
qe s'doja ta coja se e ligeshtoja, ndaj kish pyetje
qe i fshikja, kish pyetje < qe si merja vesh>Ashtu
si bejne njerez qe
s'pergjigjen se pergjigjes s'i ka ardhur
kohe . ne marredheniet e tyre, ose s'duan ta expozojne ate pjese
qe e ruajne personale Me dhimbsej si
nje foshnje ,se ashtu i kish ngelur shpirti
i saj aq i paster , aq i
brishte. Gjate gjithe bisedes e veshtroja
ne syte e saj te bukur,veshtroja brazda, rrudha te thella
ne qafe, faqet edhe perse
te holla i vareshin nga pesha , fenomen ky qe
ndodh pas 60ve te femrat.Here pas here dicka
i qarkullonte, Ajo kthente koken
pak anash dhe dukej siku
atje mbushej me fryme.Me vjen nje ndenje e cuditshme, si
ofendim per Ate
kur them se po i
meshonte pleqeria , qe ne
kalendar ishte shume larg.Deshiren e
saj s'munda ta plotsoja, e priti keq
largimin tim.Syte ju mbyten dhe
nisi te zbriste loti.Ata
i ndanin faqet dhe ne mjeker i priste
nje shami dore e holle.U perqafuam me nje ndjenje te
cuditshme, te paspjegushme , se as e kam
provuar gjate gjithe jetes time gjer sot, si
nje ndarje pa kthimNje lloji ndarje
teper e vecante C'ishte kjo
ndarje me kaq peshe, asgje me teper
se nje ndarje e nje dashurie te
paster , qe ngeli gjer
ne fund femijenore U Ndieva bosh,
aty lash shume dashuri edhe mora shume, por
edhe nje dhimbje te lehte si nje
lajm jo te kendshem, mes kesaj dashurie, kesaj ndarje u nder nje
mas trishtimi qe me fundosi diku larg Te
dy zemrat sikur ndiheshin fajtore, sikur
lash nje borxhe pa e lare.Ktheva koken pas , ajo shami e bardhe m'e dha lamtumiren
e fundit.
Pas ushtrise
u internova familjarisht per 22 vjet
ne fshatin Sherishte te
Vlores.Aty gjeti rrugen, per tek ne lajmi
i kobshem per humbjen e saj
Dalan Luzaj
Cikago maji
10 -- 2014. ---==///
No comments:
Post a Comment