Përmendore Poetike kushtuar Sali Çekajt
( Emërtuar: "Puhizë mbi
KOSHARE")
Para disa kohësh u botua libri më i ri poetik, kushtuar veprës dhe jetës së
heroit Sali Çekaj.
Ky personalitet enigmatik, është protagonisti kryesor, jo vetëm i librit
dhe poezive por edhe i luftës së Koshares të cilën ai me germa të arta e
radhiti në histori, kurse ajo e ngriti atë në Hero të atdheut dhe kombit
përgjithmonë.
Përveç ndihmesës në përgatitje dhe strategji luftarake, Sali Çekaj u dallua edhe si njëri
ndër udhëheqësit kryesor të saj, i cili bashkë me heroin Agim Ramadani e
drejtuan me shumë sukses këtë betejë çlirimtare.
Aty, me ushtrinë e tyre të lavdishme çlirimtare, mundën serbët në përballjen frontale për ti
dëbuar ata njëherë e përgjithmonë nga trojet tona heroike.
Që prej invadimit të dhunshëm serbë, tokat tona ishin masakruar me prerje
cezarike, duke ndarë dhunshëm mes për mes vatra e familje, fusha e male, shumë
rajone dhe atdheun tonë më dysh.
Ndaj, Trimat u nisën nga majat më të larta, ku do të shkruhej piedestali i
historisë sonë më të re kombëtare-prej Koshares heroike, për zhbërjen
përgjithmonë të kufirit shqiptaro-shqiptar, i cili mëse 80 vite para betejës
ishte vendosur atje me forcë nga Serbia, ku do të mbahej po ashtu dhunshëm në qindra kilometra
gjatësi, duke ndarë Kosovën nga Shqipëria dhe shqiptarët në disa shtete.
Kështu që, edhe autorët e vargjeve të kësaj përmendoreje poetike, për
ngritjen e një “lapidari” poetik, sa më ndriçues e historik me rreshtat e
zgjedhur nga poezitë e tyre, skalitën dhe pikturuan aq mirë figurën përkujtuese
të heroit, me materialet më të mira
shpirtërore që kishin, të cilat pa mëdyshje do tu qëndrojnë kohëve e
viteve, e le të shpresojmë edhe shekujve në të ardhmen.
Secili dha maksimumin nga vetvetja dhe përmbajtjen më të mirë të mundshme që kishin, nga potencialet e tyre
krijuese të vjershërimit, duke filluar me poetin e mirënjohur kombëtar Visar
Zhiti, me të cilën edhe fillon valëvitja e kësaj puhize dhe këtij
Libri-Përkujtim.
Ai në poezinë e tij " Ploja në Kosovë" Dardanin tonë të vjetër do
ta quaj;
"Fushë e madhe e dhembjes.....
e cila sipas poetit;
mblodhi tragjeditë e Ballkanit....
të gjallëve e të vdekurve....
për ta vulosur domethënien e vargjeve të zgjedhura nga rreshtat e fundit të
poezisë ku shprehet plot ngazëllim se si:
"Liria e Kosovës sot është kryeliria e botës"
Autorja e radhës, Ajete Povataj, fatin e
atdheut e lidh me bëmat e figurës kryesore të luftës dhe fitores e cila
që në titull të poezisë, heroin e quan "Legjenda e kroit të
Dardanisë" ndërsa emrin e tij e pikturon të dubluar, si;
"dashuri për atdhe" dhe "dashuri për liri",
patriotizmi i të cilit, thotë se-qëndron mbi malet e Kosovës.
E përmasat admiruese ndaj tij, përpiqet ti shtyjë e përforcoj më tej edhe
Ali Alidemaj në poezinë "Heroi i Kosovës“ ku për Sali Çekajn ,thotë se;
"jeton në çdo zemër ,
në çdo shtëpi"
për të vazhduar me Agron Tolajn, i cili që nga burgu i Nishit në prillin e
vitit 2000, heroin tonë të shtrenjtë do ta emërtonte si;
"Udhërrëfyes të Lirisë"
Megjithëse titujt dhe fjalët e radhitura në Poezitë e Zgjedhura të
Autorëve, mundohen të jenë të ndryshme nga njëra tjetra, domethëniet e tyre
flasin të njëjtën gjuhë, dhe sikur të gjitha përnjëherë ledhatojnë barabartë
dhe aq përmallshëm heroin, gati me të njëjtat ndjenja prekëse duke ia thënë
pothuajse të njëjtës këngë lavdie, për bëmat e veçanta të tij.
Madje, poeti Ali Berisha, do të shkoj edhe më tej, duke personifikuar
ndjesitë e tij shpirtërore me gjuhën e personazhit, me ç`rast na bëhet sikur
vet Sali Çekaj, me gojën e tij, thotë këto fjalë;
"Rashë unë që t`ia shtoj luftës
krenarinë dhe Namin historisë së atdheut".
Pra, secili autor përpiqet që heroit t`ia ngrejë sa më lartë shkëlqimin,
përmes zgjedhjes së fjalëve më tingëlluese dhe porosive më ndriçuese që ata
kanë dhe dinë.
Me një shembull kësisoj na vjen edhe Arif Molliqi, apo njëri nga
përpiluesit e kësaj vepre, ,i cili mes tjerash në poezinë,"Te rrasa e
zogut" shprehet:
"Aty ku rrasa e zogut ju pret
.............................................
"Vjen Zëri i Sali Çekajt dhe thirrjet e frymëzuara të Agim
Ramadanit",
të cilët, sipas
autorit, i betohen;
" Të
Bukurës Kosovë" se, "Ne lindim
dhe vdesim për Ty"
Ndaj, njëjtë si
populli, vuajnë edhe poetët, për të drejta dhe liri, në vendin ku ata nuk mund
të mbijetonin pa heronjtë e tyre.
E kush më mirë
se një bir i një familje të dëbuar si vëllai ynë çam-poeti Bardhyl Maliqi, do ti vërtetonte këto me
vargjet e dalura nga shpirti i djegur dhe lëkura e rënë 9 herë, e një populli
dhe pjese të madhe të kombit tonë si çamët, të dëbuar me zjarr e hekur para
mëse 100 vitesh-nga grekët, pa të drejtë kthimi në tokat e tyre ku jetuan
gjyshër e baballarë, për të parë e shijuar, sadopak atdhe të ndaluar-çam?!...
Ai edhe në
Poezinë e titulluar "Paturpësisht
jetoj pas teje"e fton plot dhembje e nostalgji- heroin që atë dhe gjithë
të dëbuarit çamë, ti thërrasë në zgjim dhe frymëzoj për lirinë e Çamërisë, duke
ua përkujtuar besën të cilën ata kishin dhënë për trojet e tyre, dikur:
"Ngrihu o
im vëlla Sali Çekaj se të pret
Çamëria"
"Vjen e
troket në portën time çame dhe më thua"
Zgjohu burrë i
dheut, ku e ke besën për trojet e tua"
Kurse,autori
Beqë Lokaj në poezinë" Para lapidarit të heroit" shprehet se:
"natën e
luftës, "ecnin së bashku Krisma,Kënga dhe vdekja".
Derisa,Bilall Maliqi në poezinë
"Pavdekësia" është i bindur se ishte heroi ai i cili:
"Në udhët e idealit,
çeli portën e guximit"
Për të cilin,Bujar Salihu, në poezinë "Parakalimi i majave" sikur
ka dëgjuar;
" natën e fundit u foli burrave
Nesër do të hym në Deçan
Një flamur për ti lënë Jusuf Gërvallës..."
Ndaj,Dan Gashi me poezinë "Në Koshare" pas gjithë këtyre
vuajtjeve dhe peripecive, na njofton se:
"Në Koshare u hoq guri
U derdh gjaku u ngrit Flamuri"
Vend ku sipas Emrush Lokajt te poezia "Rrasë Koshare"çdo gjë
ishte bllokuar,dhe nuk vuanin më vetëm njerëzit nga ndalim-ndarja me kufi, por;
"ishin mërzit dheu e lisi
në Shqipni t`vjetër me shkue"
Rrugët e mbyllura të atdheut, mundi ti çelte vetëm një prijës epoke si
Sali Çekaj, për të cilin poeti Faruk Tasholli në poezinë "Një kuvendim me
Salih Çekajn"shprehet plot pietet:
"Përmes gjethesh rënë përtoke
Krah njeriu, prijës epoke".
Kaq të mëdhenj pra- ishin heronjtë e Koshares sa që sipas poezisë së
Fran Tanushit "Atë ditë".ata:
"Më 9 prill të vitit 99"
"Kodin e tmerrit deshifruan"
Për ç`shkak edhe autori i këtyre rreshtave i ekzaltuar nga mundja
ballë për ballë e armikut në betejën e lavdishme të Koshares, me gëzim grish në
"iso ",të gjithë bashkatdhetarët të këndojnë një strofë të zgjedhur nga poezia
"Heroit të Koshares" si këngë fitimtare:;
Kur Saliu me Agimin
Mundën gjakatarët
Qiell dhe Tokë e atdheut
Gëzuan
me shqiptarët"
Ashtu si në çdo luftë e betejë, fitorja me gjithë tërë sublimitetin e
saj, për fat të keq, nuk pati vetëm këngë e gëzim, por edhe gjak e varre, për
të cilën u dashtë të paguhet një çmim tejet
i lartë, përfshi edhe vet jetën e dy heronjve kryesor të saj.
Këtë,në poezinë "Dragoi Kosovar", na e kujton Halil Fazliu,i
cili për rënien e Sali çekajt,do të shkruante:
"Dhe pikat e gjakut aty i lëshove
E pastaj ato fluturuan në amshim"
Kurse Haxhi Vokshi, heronjtë i do ende të gjallë, dhe në rreshtat e
poezisë "Takim me Luftëtarët e lirisë" sikur takohet personalisht me
ta dhe imagjinon:
"Folëm për teoritë e luftës .....
...... për lirinë"
Me një nuancë pak më ndryshe, në përshkrimin e realitetit na vije poeti dhe
intelektuali i mirënjohur Kërçovar Ilmi Veliu,i cili në vargjet e Poezisë
"Me kokën lart" gërsheton historitë mitike me qëndrimin e burrëror
dhe të pa epur të heroit:
"Kryelartë në shumë beteja.....
... u bëre Kala:Gurë mbi gurë"
............................................
dhe kur të mori plumbi
me kokën lart si burrë"
Ndjesi edhe më të thella malli e krenarie për Sali Çekajn do të shprehte
miku i tij, Islam Sadiku,në poezinë
"Pranë Salihut"i cili heroin e portretizon edhe me fuqitë
fluturuese të legjendës dhe simbolikës së lindjes e zbardhimeve mëngjesore mbi
lartësitë e qiellit;
"Të gjeta në Koshare
Madhështia jote i ngjitej Diellit
Dhe Agimeve të Pavarësisë"
Relikti imagjinar, vazhdon edhe me poezinë e Liman Zogajt"Kur gjaku
bëhet liri"i cili shton se:
"Kosharen e zuri oshtima
kur shqiponjat
U bënë yje mbi gur"
Pasi që, sipas Maxhun Smajlit, tek poezia, "Dialog me luftëtarin
e lirisë" heronjtë tan u ngjitën:
"Atje ku vdekja vjen me shpejtësi
Për tu takuar me luftëtarët e lirisë"
Rrezatimi i të cilëve sikur zmadhohet edhe më tepër në poezinë me
titull "Ai n`hapa kolosal" nga Mentor Thaçi,i cili me krenari
shpjegon se si:
"Kolosi në Belle
me një palë krahshtrirje
mban Rugovë
mban krismën në Koshare"
Ndërsa Murteza Osdautaj, në poezinë "Baladë e vonuar", shprehet
kështu për të rënët;
"Erë blinjësh jeni bërë,frymë
lirie
Vargje legjendash si zë kënge
............................. luftëtar"
Ngase Heroi ishte i atillë që
"Syri nuk i trembej kurrë,...
nga fjalët e të cilit lëkundej edhe guri"
Ndaj, në shenj respekti, Jashar H.Selmanaj, në poezinë "Arkitekti i
luftës"
për heroin shpjegon se ;
"Në zemër ai kishte të qëndisur një flamur."
Kështu, stil kulmor i përshkrimit të veprës historike mbi heronjtë e
Koshares, për nga përmbajtja dhe metaformizmi i një kronike kohe të kthyer në
legjendë bashkëkohore, përjetohet më së ndjeshmi në vargjet e poetit të
mirënjohur, Musa Jupolli, i cili në Poezinë "Sali Çekaj i Dardanisë"
në mes tjerash apostrofon
" Kosharja në Kushtrim
.........................................................
Brigada 134 në kujtesë të historisë
..................................................
Sali Çekajn e Agim Ramadani,në bashkim të
Shqipërisë........................"
Ndërsa, Naim Fetaj në Poezinë "E diela pa te" kështu
shpreh,dhembjen,vuajtjet dhe mallëngjimin e pafund për rënien e heroit:
"Retë pikëlojnë pranverën
E dhembja lotët shkund"
E diela pa të
Qenka shumë e rëndë"
Derisa në anën tjetër ,poeti Naim Kelmendi i përveç shprehjes së gëzimit
për fitoren në betejën e Koshares,në poezinë e titulluar, "Mundja e
përbindëshave" numëron edhe vuajtjet nën okupim:
"Miliona orë terri në robëri
Burgu mi ka rrufitur prangat"
Kurse Nazif Ramabaja,në poezinë "Komandanti SalihÇekaj", vlerëson
lart vendosmërinë dhe vetit liridashëse të heroit, kurorëzuar me aktin më
sublim të tij, sepse:
"Ai nuk heshti
Kur ligjëroi e tha:
Këto bjeshkë s`kanë kufi
As nuk durojnë robëri"
Për të sqaruar me poezinë e Neki Lulajt,
" Te rrasa e zogut" se ai vend ishte;
" Fole ku fle e zgjohet trimëria"
Ndërsa, Nezir (Mexhit) Beqiri, në poezinë "Zëri i Koshares"
porosinë e bashkëluftëtarit të Sali Çekajt, Agim Ramadanit e sheh si formë-kushtrimi:
"prej Koshares flet Agimi
dërgon të fala Karadakut
Nga Dukagjini i Dardanisë
I bëjmë roje Shqipërisë"
Pra,trimëria e heronjve të Koshares, jo vetëm se ka impresionuar shumë
bashkëkombës anë e mban trojeve shqiptare, por të gjithë atdhedashësit sikur
kënaqen deri në pakufi me përkëdheljet dhe frymëzimin që ata përjetojnë nga
këto akte kaq sublime të shekullit XX, kudo që flitet shqip përfshi edhe
shtetin amë Shqipërinë.
Këtë na e dëshmon Nikollë Loka, në poezinë e tij me titull "Ti ëndrrën
na e mban gjallë", i cili nga vendlindja e tij e lirë, shprehet aq i
entuziazmuar me aktin e heroit:
"Atdheut iu bëre dritë
e shpirtin e shndërrove në flakë".
Nga krejt ajo sa u tha deri më tani, pothuajse tek të gjithë autorët pa
përjashtim, krijohet përshtypja se pa ndriçimin heroik të Sali Çekajt e Agim
Ramadanit me fitoren e luftës në Koshare, nuk mund ti kthehej lavdia e humbur
atdheut i cili për afro një shekull vuante nën terrin e robërisë.
Ndaj edhe okupimi mbi trojet dardane, u shkul me rrënjë bashkë me gurin që
ndante atdheun dhunshëm mbi koshare, aty ku heronjtë tanë, përfundimisht
bashkuan tokat shqiptare.
Kujtimet për Sali çekajn, do ti evokoi me shumë dhembje edhe aktori ynë i
mirënjohur, Nimon Muçaj, i cili në poezinë me titull artistik dhe domethënës
"Pranverë e këputur në koshare"na sjell si dëshmi, një fragment mjaft
prekës nga ditari i heroit, shkruar më datën 15.03.1999,apo vetëm rreth një
muaj,para rënies së tij,ku Sali Çekaj,i mbushur me vërshimin e shumë
kujtimeve,habitet dhe pyet:
" Çka nuk më përkujton kjo ditë "pranvere"
ku do ti pres ditët e ardhshme?"
Ndaj,i prekur thellë nga përmbajtja thuajse paralajmëruese e kësaj fraze,
për fatkeqësinë që së shpejti do të godiste mbi heroin, aktori gufon plot
dhembje;
"Gurkufiri....ka rënë përmbys",
por...
"........te gurishta ishte pusia"
e cila mjerisht nuk i dha më shumë kohë heroit, sesa para vdekjes të
urdhëronte:
"Mos i lëshoni pozicionet"
dhe
"racionin e fundit ,t`ia linte ushtarit"
ngase
"çetina shkundet e dëbora
përgjaket"
E kjo nuk ishte vetëm vuajtja e një personi,por edhe dhembje e madhe që
vret ende sot, një mynxyrë e pa-zbërthyer as për vet aktorin, i cili ishte më
tepër se dashamirë i përzemërt i heroit.
Kështu,gjatë udhëtimit nëpër faqet e këtij libri, ne arrijmë deri te
vargjet e titulluara "Nën rrezen e një përmendoreje" të Pal Sokolit,
i cili përshkruan peshën e kufirit të huaj, që na rëndonte të gjithëve mbi
qafë, por heroi e përjetonte atë më rëndë se të tjerët, ndaj ai me gjak do ta
hiqte prej andej.
"Me shekuj mbi qafë i rrinte,
peshë e gurziut kufi" ............
..............................................
të cilin,
"Me gjak na bënë të ngulitur
me gjak e hoqe ti"
Për këtë akt sublim, heronjtë tanë pranuan edhe çmimin më rëndë ta mbartin
mbi vete si qefin të bardh mbështjell rreth koke, traditë nga malësorët
kreshnik të kohës që dikur mbanin harxhimet e vdekjes me vete.Ndryshe nuk do të arrihej liria, me gjithë dhembjen e
madhe që ne ndjejmë për ta.
Ndaj, mallin për rënien e tyre e shpreh edhe poetja Rita Saliu, tek poezia
e titulluar "Në Koshare" me
fjalë përvuajtësie:
"Sa e vështirë qenka Bacalok
Të jesh në Koshare pa Agimin dhe Saliun"
Me ç`rast, duhet ta theksojmë fort se nuk ka si të tingëllojë ndryshe dhe
më prekshëm një shprehje e tillë sesa përcjellja e saj në mënyrën poetike, e
cila shpesh herë shpërthen në përmasa e largësi,ku njeriu nuk mund të
arrij kurrë?!.....
Një reflektim të veçantë të pezmit shpirtëror për flijimet e
heronjve,shpreh edhe poeti Sabit Rrustemi i cili tek poezia "Atdheu është
sall dashuri" shkruan me plot dëshpërim për vrasjen e tyre:
"Na i vranë djemtë në pritë
Lulediejt e lirisë
Shtigjet e pabesisë"
Ndaj kur njeriu lexon rënkime dhe dënesje të tilla që bëjnë të qajë gur e
dru, vetëm liria e arritur, për të cilën ata u flijuan, flladit sadopak plagët
shpirtërore të shqiptarëve të cilat edhe pas kaq vitesh ende nuk gjejnë shërim
as qetësi.
E lotët vazhdojnë të bien, edhe lapidarët kanë ulur kokën e qajnë, si në
poezinë "Para Obeliskut" të Sadik Krasniqit, i cili shprehet:
"e pash heroin
ulur në një gurë
***************
me sy përdhe
qante
E dita pse...."
Për të cilin, poeti i mirënjohur Sejdi Berisha sipas poezisë me titull:
"Edhe në bronz qëndro krenar",thotë se ndryshe e njihte sa ai
ishte gjallë;
"Posa kishe parë dritën e kësaj bote
Në sy kishe zjarr
******************
ndaj edhe pas vdekjes, ai nuk heziton ti bëjë thirrje atij;
Sikur të bekojnë nëna e toka
......edhe në bronz qëndro krenar"
Sali Çekajn, Skënder Zogaj në vargjet e poezisë "Dritë e
përjetshme" e konsideron, edhe:
"Orfe... e
..përhapës i dashurisë ........"
Kurse,Sofe Sadrijaj Rizaj, në poezinë "Shqetësimi i Heroit":sikur
kupton gjendjen e tij dhe shprehet aq e
brengosur ,sepse:
"përmallur...
..dhembja e ka pllakosur
si në ditët
pas rilindjes së tij"
duke vënë në zgripc të tendosjes lexuesin, që edhe ai të bëjë përpjekje për
ta kuptuar arsyen e vuajtjes së heroit?!
Ndërsa në poezinë "Amaneti i Sali Çekajt", Selman (B)
Sylaj-t,shkruan:
"E kam hapur një tokë të re...
.............. me emrin Koshare"
"......Për Kosovën
për Shqipërinë......"
Derisa, Shaban Cakolli në poezinë e tij "Ushtari Dardan", për
heroin Sali Çekaj,nuk kursen epitetet dhe shprehet me aq admirim:
"i madhi ushtari dardan
.......................................
Nga luksi i mërgimit në atdhe shkove
...................................................
sot në emrin tënd frymon liria"
I cili,për të realizuar të gjitha këto vepra të mira për vendin dhe
popullin e tij, përjetoi edhe trauma e shumë vuajtje të papërshkruara deri tek
përballja sy-a me sy me vdekjen.
Ndaj,disa nga peripecitë më të rënda të tij, na i përshkruan poeti i
nderuar Shefqet Dibrani, tek poezia "Vaji i Lokës", i cili,duke mos
dashur ti harroj as vuajtjet e bashkëfamiljatrëve, që ndanë dhembjet dhe
përjetimet e përbashkëta me heroin,na sqaron për aq sa lejojnë rreshtat e një
poezie, se në ç`kushte ai duhej të vepronte për ta vizitu familjen dhe të
afërmit, nëpër terr e fshehtësi në mënyrë që të mos dallohej nga armiku dhe
bashkëpunëtorët e tij, për të cilin autori, ndër të tjera me dhembje shkruan:
"Vetëm natën djali kthehej me i pa...
..................................................
kur thirrte
Nonen derën me ia hap
E ajo,
pa e ndezur
llampen e ka perqafue"....
........dhe
....... çizmet i
ka dath, kambet e enjtura ia ka mëkue.
...............................
por,
nona as dritën s
guxonte me kall
............................ndaj,
........është
mërzit lotët faqeve i janë rrezue...
Dhe nga
dëshprimi e dashuria e pashuar për ta parë djalin, me gjysmë zëri, Nona- do t i
lutej Zotit:
...........................................
oh Zot qoje një
vetëtimë, sa t`ia shoh djalit sytë
...........................................
për të fundit
herë ..............,
************************************
Pasi që ti kesh
kaluar gjithë këto përshkrime, malli,vuajtje e mundimi, bindesh se në këtë
vepër monumentale edhe mozaiku i poezive, është i shumëllojshëm dhe vije
nga hapësira të ndryshme mbarëkombëtare, duke përfshi jo vetëm treva e
krahina por edhe shtete e kontinente. Një gjeografi e gjerë e pjesëmarrësve me
autor shqiptar nga Vendi, Evropa dhe Bota.
Vet jeta e
heroit ndahet në tri cikle apo në një trilogji veprimesh me aktet më magjike,
të cilat e plotësojnë njëra tjetrën për të kulmuar me flijimin e heroit si
sublimim i çdo arritje të tij. Pasi që në të gjitha dimensionet, rolet dhe
aktivitetet, shkëlqen më bujshëm se në tjetrën, aq sa njeriu nuk di më se cilin
ndriçim të tij ta radhisë të parin, ngase heroi është i gjithanshëm.
Ndaj nuk ishte
rastësi, pse ndonjëri nga autorët e dëshpëruar, do të pyeste me shqetësim se
kush ishin ato qenie misterioze të veshura padukshëm, që vendosën zënëpritat
aty ku heroi do të binte.
E tillë ishte
historia e tij, dhe deri më sot, shumë ngjarje mbetën si realiteti i frikshëm
dhe enigma të pa-zbërthyera për një varg vdekjesh misterioze, pa dëshmitar as
autor të vrasjes.
Megjithatë, për
Kosovën dhe shqiptarët kudo, ai ishte dhe mbeti një hero i vërtetë, ndaj për
figura të tilla dhe me kaq shumë virtyte,e gjejë mëse të qëlluar këtë porosi
poetiko- autoriale:
"Për
heronjtë duhet zgjedhur fjalët
Shkrimet ,shprehjet dhe poezitë
Sepse siç i patën madhore veprat
Ata, të veçanta i kishin dhe
trimëritë"
Pra,Sali Çekaj ishte njëri prej atyre heronjve, që përveç shkrirjes në
bronz, meritonte qysh moti ngritjen edhe të një përmendoreje -arti e letërsie,
e cila fal shumë krijuesve të përkushtuar, pas një pune të gjatë e të
palodhshme të tyre, në Mars të vitit 2014, u realizua si vepër
monumentalo-memoriale e shkrirë në poezi dhe ngritur si Puhizë mbi Koshare, në
vendin historik ku ai realizoi aktin më sublim të jetës së tij.
Ky libër me poezi, edhe pse përmban disa forma monologjesh, të cilat nuk
ishte e lehtë të deshifrohen dhe nxirren kuptime krejtësisht poetike, në
përgjithësi ai është një pasqyrë e gjerë përkushtimesh shpirtërore, mbledhur
anë e mbanë trojeve shqiptare, nga dhjetëra autor, koloriti i të cilës do të
rrezatoj përjetë dhe shpreh porositë më të mira e sublime, njëjtë siç ndriçon
vet jeta dhe vepra e heroit, plot lavdi.
Gani Qarri Cyrih,Prill 2014
No comments:
Post a Comment