Dr Alpion zgjerron udhëtimin e “Nënë Terezës”
Rrrugëtimi Akademik i Leksioneve Publike të Dr Gëzim Alpion u ndal dje në
dy stacione të rrëndësishme londineze. I pari ishte një intervistë në zyrat e
VOA-s të Amerikës në Londër dhe tjetri në mjediset e Ambasadës së Kosovës.
Rrugëtimi vinte në këto stacione pas një të tilli në Tiranë ku interesimi i
lartë tregonte se figura e Nënë Terezës nga studiuesi më i njohur i saj në
gjuhën angleze Dr Alpion sa vjen e bëhet akoma më e ndriçuar dhe interesante.
Pra në Tiranë, Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e
Lokal organizoi në Tiranë një konferencë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së
Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani. Dr. Gëzim
Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe mbajti leksionin
publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.
Në një mori detajesh të kësaj figure të njohur, si në Tiranë përpara një
audience të madhe, ashtu dhe në Ambasadën e Kosovës, ku me iniciativën e
Shkëlqesisë së Tij, Lirim Grejçevci ai tërhoqi vëmendjen e një auditori të
larmishëm me studentë, klerikë dhe diplomatë, qytetarë, studiues dhe besimtarë,
shqiptarë dhe të huaj. Ishin pedagogë, lektorë, studiues, studentë, dhe mjaft
figura të shquara si At Gary Uellsh, John Thompson, dhe intelektualë nga
shoqata anglo-albanian.
Dr. Alpion ka studiuar në Universitetin e Kajros dhe mbrojti doktoraturën
në Angli, ku ishte lektor në disa universitete, para se të emërohej në
Universitetin e Birminghamit. Libri i tij më i njohur është Nënë Tereza: E
Shenjtë apo e Famshme, i botuar në Londër dhe Nju Jork, në Nju Delhi dhe në
Romë.
Por dr.Alpion pohoi dhe një herë sikurse dhe në Tiranë se
ka në dorë një libër të ri për Nënë Terezën.
Leksionit publik të dr.Alpion në Tiranë, iu bashkuan me kumtesa edhe
studiues të tjerë si prof. Përparim Kabo dhe dr.Nevila Nika, të cilët theksuan
aspekte të veçanta të veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, i pari besimin e
saj të lartë fetar dhe e dyta lidhjen e saj me kombin shqiptar.
Në Londër dhe në Tiranë dolën në pah kalvari i vuajtjeve të besimtarëve
shqiptarë nën diktaturën komuniste zgjati afro gjysëm shekulli, kur u vranë dhe
u burgosën mijëra klerikë dhe qytetarë të çdo besimi, sepse feja u ndalua me
ligj. Dr.Alpion beson se është me rëndësi që për Nënë Terezën dhe figura me
përmasa të tilla të diskutohet sa më shumë me të rinjtë universitarë.
Pas monografisë “Nënë Tereza e Shenjtë apo e Famshme”, dr.Alpion ka botuar
përmbledhje esesh, mes të cilave mbi qytetërimin nga Aleksandri i Madh te Nënë
Tereza. Ai është autor i studimeve mbi sociologjinë e fesë, kombit, mediave,
racës dhe etnicitetit të botuara në revista shkencore të Anglisë, Amerikës,
Australisë, Hollandës dhe Indisë.
I vlerësuar si studiuesi më i rëndësishëm në gjuhën angleze për Nënë
Terezën, dr.Alpion është ftuar të zhvillojë mëse 50 leksione dhe biseda në
konferenca ndërkombëtare dhe universitete të mirënjohura në 14 vende dhe
pikëpamjet e tij citohen vazhdimisht nga mediat botërore në mbi 25 vende.
No comments:
Post a Comment