Thursday, 24 November 2016
Tuesday, 8 November 2016
PËRCJELLJE CIKLIT
PLAGJIATOR I
PASHPALLUR, I VJEDH ATDHEUT MALLIN
PËRCJELLJE
CIKLIT POLIVALENT POETIK TË POETITT
GJOZA
Pa dyshim, me këtë
cikël të shkruar me frymëzim sipëran, estetikë, elegancë, ke rënë në shtresa të
begata poetike nga të cilat do ti, sigurisht, do të nxjerrësh mjaft gjatë
brilante thellësive të tua poetike, sepse
sonda e frymëzimit me një brilant
xixëllues në majë është e dashuruar dhe pasionuar me thellësitë e tij, ku bujtin brilantet poetike..., brilante që
do të zbukurojnë shpirtin njerëzor të lexuesit duke rrezatuar gjatë mbi gjoksin
e tij...
Përcjellje
kjo që kam dashur ta bëj që pas botimit të librit të parë poetik,“Mozaik” të
poetit të talentuar, Roland Gjoza, por rrjedhat e jetës nuk ma dhanë mundësinë.
Faslli Haliti
TË DUA MË SHUMË
SE VETEN
Të dua më shumë
se veten
dhe shkaktare e
harresave je ti
s'ha bukë
s'vë alkool në
gojë
kam harruar
emrin e poetit
që shkroi
fryu erë e detit
dhe rrëzoi hijen e lisit
dhe më kujtohet
kur bie të fle
ashtu krejt
papritur
i zhvendose
gjërat
zemra si duket
s'mbante më
stomaku s'treste
dhe mushkëritë e
donin një aparat oksigjeni
të gjitha
emocionet si letra të shtrenjta
i le si
kompjuteri në ajër
të qarkullojnë
në botën e madhe
të emocionojnë
të akulltit
mendove dhe për
të varfrit
më bëre bamirës
me fat
ushqeva tërë
pëllumbat e parkut
dhe të
pastrehëve iu dhashë para
sa i mirë u bëra
më i mirë se
dalai lama
ndihmoja pleq e
plaka
dhe iu flisja
ëmbël
s'isha unë, jo,
s'isha unë
i kisha të tuat
zemër, mushkëri,
puthje
se e ndieja
nga vështrimi që
më hidhnin nënat e reja
kur iu puthja
fëmijët!
ishe ti!
ishe ti vërtet
të dua më shumë
se veten!
I HOQA ZINXHIRËT
I hoqa zinxhirët
një nga një
të parin atë të
dashurisë
me bosin tim
amerikan e prisha kontratën
tani jam i lirë
pa zinxhirë
nju jorku më
shkel syrin nga ura e bruklinit ku kalonte treni që më çonte në tajms skuer
në ora 7 fiks
rri mbështetur te dritarja dhe shikoj katër trenat që më
kalojnë mbi çati r, e, f, m
dhe avionët e
jfk që s'kanë mbarim
ç'të bëj tani që
jam i lirë?
zinxhirët që më
kishin lidhur më mbanin lidhur dhe me të tjerët
s'kam më asnjë
lidhje
po sa trishtim
dhe mërzi!
ia nis nga e
para
kërkoj një
dashuri
mulates që kam
përbri i nxjerr gjuhën dhe lëpij buzët
ajo përsërit të
njëjtin veprim dhe kruan pëllëmbën e dorës
do para për kafe
dhe cigare
të parin lidh
sërish zinxhirin e dashurisë
dhe bosit hebre
i trokas për punë
lidh dhe
zinxhirin e dytë
i mbërthyer me
zinxhirë si skllevërit e piramidave
pres fundin
me zinxhirë
vjen karonti
atomik dhe m'i zgjidh
I THEM KAQ HERË
HIQ DORË PREJ MEJE
i them kaq herë;
hiq dorë prej meje
jam si një
gërmadhë me mistere
ditën errësirë
natën t'i shpon
sytë terri
të hysh brenda
lakuriq nate të
presin
po ti buzët më
kërkon dhe më jep burimin
këmishën më
zbërthen dhe më jep kraharorin
më ul zinxhirin
e pantallonave dhe më jep seksin
kërkon të hysh
në lakuriqësinë e dytë
po s'mundesh
ajo s'është as
imja
as e zotit
ai më ka
zgjedhur veç si shkrues
të gomarllëqeve
të tij
po ti gënjehesh
s'kam qenë kurrë
më i sinqertë
se sa te ky varg
fatalisti; hiq dorë prej meje!
po ti je grua
s'ke shpirt, as
zemër
po një krimb që
të bren
kureshtjen
e kanë këtë fat
poetët!
E ÇMENDUR
ËSHTË KJO NDJENJË
e çmendur është
kjo ndjenjë
dhe te pemët
dhe te ligatinat
e pista plot me lyshtra ku mbin papritmas zhumbrica
unë shkoj nga
shkoj dhe kthehem sërish te këto lule ngjyrë gurë kali që kanë mbirë te një e
çarë trotuari
dhe ngjyra është
si e larë
dhe dielli si
diamant pret në qiell pasqyra
dhe unë nga një
bëhem njëmijë
dallga e oqeanit
vjen në megapol dhe shtron mbi asfalt një blu saks të ndritshëm
peshq me ngjyra
me gjyslykë dielli
mbathin këpucët
e mia
dhe marrin në
dorëzim uoll stritin
që me kohë ka
hyrë në ujë dhe bëhet më jeshil
ka ardhur koha e
dashurisë
nisem dhe unë në
takim
s'i shpëtoj dot këtij
zakoni të rinisë
më ndjekin pas
të gjithë drurët e nju jorkut
zbathur i shkel
trampit
zyrën në dawn toun
zogjtë
si tenor e
soprano
prej foleve
dalin
kërkojnë miminë
e puçinit me një arie dashurie
zgjidhni, thotë
trampi, cilin grataçiel doni
një papafingo
piktori
sa më afër
qiellit
i le zgjedhjet
trampi
e le dhe
melaninë
merr për grua
një gjeraqinë që luan rolin e mimisë
e çmendur është
kjo ndjenjë
dhe te trampi
si unë
dhe ai
nga një
bëhet njëmijë
dielli si
diamant pret në qiell pasqyra
SHKRUAJ PËRDITË
shkruaj përditë
kur s'shkruaj
jam sëmurë
lexoj, përkthej,
merrem me dokrra
ja, që e zbulova
sekretin
rrallë e më
rrallë, kur më ka buzëqeshur suksesi
e kam huajtur
frymëzimin e shenjtë
ashtu fshehtas
me një
marrëveshje xhentëllmenësh
në borxhe jam
kredhur
e di prej nga më
vjen shkëndia hyjnore
po s'kam
ç'shpërblim të jap
askush s'më
kërkon t'ia kthej
pres një ditë të
më trokasin
një mandat për
gjyq të gjej poshtë derës
po asgjë
veç heshtje
jam kredhur në
borxhe të tmerrshme
të kishte
honorare shkrimi
të paktën
honoraret t'i dërgoja
një dorë me
kacidhe
po s'kam veç
penë e letër
paraja në
amerikë s'vjen për poetët
ulem dhe shkruaj
si i çmendur
vargje, vargje,
vargje
me një frymëzim
të huajtur
s'katranosa vetë
asgjë të hajrit
ç'më vjen e hedh
në letër
plagjiator i
pashpallur
i vjedh atdheut
mallin
PO E HUMBJA
po e humbja si
qytetërimin e vjetër balta dhe pluhuri
veç sytë i
kishin mbetur përjashta
në një stinë të
ndritshme
kur mjelma blu e
amerikës së veriut bënte dashuri në drurë
me mjelmën e
kuqe të amazonës
pra, ishte
pranverë
po veç me një
flatër
tjetrën e kishe
marrë ti nën dhe
po humbje dhe
sytë
dhe hëna më s'do
të dilte netve
fshehur
qepallave të tua
dhe dielli
zjarrin do të
humbte
prej syrit tënd
që mbante ballancën
s'kish më epshe
qenë platitur
dhe tufanet
deti me valë të
vogla si buzë foshnjeje
ai sy që po e
vajzëronte botën
kish kaq shumë
poezi
sa vetë esenini
ish ngjallur
me smoking dhe
bastun në dorë shkonte mespërmes parisit
i dehur si maji
kur kanë lulëzuar dhe hithrat
ai syri yt ka
mbetur ende pa e mbuluar krejt rrënojat
vetëm ai sy
mëngjesi
ende pa dalë
dielli
kur hëna është
nisur për në mbrëmje
IRIS TË KUQ
s'të putha dot
atëherë kur duhej
tani që erdhi
koha ti s'ke më buzë
si iris të kuq
që i zë vjeshta me furtunë
i vyshk
i këput
buzët
ia mora hua
ëndrrës
aq të bukura
ishin
sa më bënë
fatkeq
prej mungesës së
mishit
jo, s'isha
asnjëherë poet
s'të dashurova
dot në ëndërr
të doja të
zhveshur
gjinjtë
përpjetë
thithkat ndër
dhëmbë
kofshët që bëhen
gërshërë e hënës
vagina zbuluar
si misteri
po s'qenë mish
veç
iluzion
tani që erdhi
koha e dashurisë
na zuri vjeshta
me re
kur thahen
irisët e kuq
vyshken
dhe këputen
do të mësohem të
dashuroj në ëndërr
PREJ TË GJITHA
DASHURIVE QË PATA
prej të gjitha
dashurive që pata
aq të shkurtra
dhe gjithmonë në
pranverë kur çelnin lulet
atë mbaj mend
prej mosvëmendjes
as ma varte, as
më bënte lajka;
ah, këto
kaçurrelkat e tua!
s'më krahasonte
me personazhe romanesh
as poezinë s'ma
lexonte
as të bukur s'më
quante
për të gjitha
këto dështime të mia
unë synova
suksesin dhe e arrita
s'ishte maj, po
fund shtatori
kur i dhurova
karafilin e fundit
një vishnje të
errët
me njëqind fletë
të dhëmbëzuara
që ishin gati
t'i ngulnin dhëmbët çdo zemre
dhe kundërmonte
më fort se channel
e vuri në hundë
dhe ishte e para
herë që shpërtheu;
o, ç'aromë e
mrekullueshme!
dhe më la që të
puthja
nuk kam parë
dashuri si kjo
që të mos të të
duan!
ja, ky ishte
fillimi
pastaj ajo u
çmend për mua
ishte gruaja!
ORA SHTATË E
MBRËMJES
ora shtatë e
mbrëmjes
unë shkruaj
karrocat mondane
të nëntëqindës kalojnë nëpër cirkuid kolomb dhe avenjunë e pestë
çojnë zonjat në
operan metropolitan
mbushen
restorantet dhe teatrot te avenju e shtatë
në hotelet e
famshëm të americas avenue dhe rockfeller center zonjat me kamelje mbushin
dhomat e rezervuara
nju jorku i
ngjan një titaniku në oqean
jo si tragjedi
po si farsë
ç'dua unë këtu,
moj hënë?
po ti çdo mbi
këto rrokaqiej?
në amerikë as
një fustan s'të qepën
të lanë fukara
e kthej me fund
dhe më duket se do të kem sukses
kur më del pija
dua t'ia heq vetes
veç ti më
qetëson
kujtim i largët
hipi tek ti dhe
shkoj me shpejtësinë e zërit
ora shtatë e
mbrëmjes
DAL NATËN TË
NDEZ QIRINJ
dal natën të
ndez qirinj në varre, të zgjoj poetët e mi të varfër
që s'e njohën
famën, po mjerimin dhe turpin dhe barkun s'e mbushën me bukë
dashuruan vargun
më shumë se gruan dhe asaj më fort i kënduan
famën e donin
ashtu fshehtas, po qielli i tyre i mbyllur prej furtunës mbeti
s'u hap njëherë
qielli me njëmilion yje, për ta të pikonte të paktën veç njëri
të marrë nëpër këmbë
poetët e mi të varfër që veç ëndërruan një jetë më të mirë
dhe dashuruan
gratë më të bukura që asnjëherë s'ua vërshëllyen
se ata xhepat
bosh i kishin dhe të bukur s'i kish bërë natyra
dal natën të
ndez qirinj në varre dhe shoh barin që është rritur, gramin dhe ferrat
aty më tej
gjarpri lëviz dhe një grerëz ngrihet, më rrethojnë lypsarë dhe nëna të mjera
që për një
kacidhe janë gati të pastrojnë varret nga barërat e këqija
t'i lajnë dhe
t'i shplajnë mermerët që nxijnë, t'i nxjerrin në pah varret e poetëve
nën hënë të shkëlqejnë
dhe nën yjet që në supe atyre s'iu ranë, po veç shkëlqyen në supe kriminelësh
një klithmë
qyqeje dhe një furtunë dritash të kuqe vijnë prej qytetit të dafrungave dhe
orgjive
atje bëjnë qejf
mashtruesit dhe rezilët që s'dinë ç'është rima apo ritmi në një poezi divinë
po veç lexojnë
markat e armëve dhe të makinave dhe i mësojnë përmendësh si poetët homerin
unë dal natën të
ndez qirinj në varre dhe shoh poetët e mi si ngrihen vertikal mbi mermerë
dhe më duken
varret monumente që lëvizin dhe ajri i natës plot me yje sikur në qiej lart i
ndih
u desh të
vdisnin që të kishin dhe ata monumente, paçka se nuk duket njeri
dhe lule nuk
sjell askush, veç ferra dhe grami i ka mbështjellë, si një hakmarrje
i kanë harruar
poetët, se sot s'këndojnë të vërtetët, po kuakin bretkosat në moçale
dal natën të
ndez qirinj në varre, të zgjoj poetët e mi të varfër
t'iu them se
monument s'kishin në gjallje, po kanë në vdekje varret!
FATI I KEQ I
POETËVE
për Frederik
Rreshpjen
fati i keq i
poetëve që e kanë në ballë shkëndijën
e një ylli plot
shkëlqim
po s'i duan prej
këtij ylli ata që s'e kanë dhe ata janë shumë
po yjet i
duan
se budallenjtë
nuk ngopen me yje dhe e kanë mbushur pazarin e tyre me yje të gënjeshtërt
s'kanë fat poetët,
se në gjallje dështojnë
dhe në vdekje, ç'ju
duhet lavdia?
i poshtëruan
i fyen
i morën nëpër këmbë
i treguan me
gisht si të çmendur që s'dinë ç'është jeta
se nuk e vrasin
për modë dhe arturina
për pazare
tavolinash të pista
merren me veten
që e kanë lidhur
me fije peri të shenjtë me engjëjt në eternita
dhe rrinë
shtrembër në ajër
shkojnë në anën
e kundërt të nderit dhe zakonit
s'i njohin
ligjet tokësore
dhe armiqtë i
ndjekin
armiqtë e
panjohur të rregullit
të shthurur janë
bohemianët e mi
dhe varfëria pas
i ndjek si qen
aspak të
kujdesshëm kur paraqiten në festa që i urrejnë prej falsitetit
se s'dinë të
kujdesen
maskën e
hipokrizisë nga fytyra duhet të mos e heqin
as buzëqeshjen
servile
kurrizin të
thyejnë
e fjalët t'i
zgjedhin
për zhaptrashët
e pushtetit
gafa bëjnë
dhe mëkate
ata e dinë ç'heqin
të pakorigjueshëm
janë si kriminelët
edhe sikur t'iu
vënë litarin në fyt dhe t'i varin
s'pyesin për
vdekjen, po për vargun
kjo i çmend
vulgarët
ç'racë prej të
marrësh!
kot rroni në këtë
botë trutharësh, o poetët e mi të qiellit
më mirë shkoni
lart
trokisni në blunë
e ndritshme të hapësirës
prisni të hapet
për ju
dhe të zhdukeni!
s'është kjo tokë
e fëlliqur për shpirtbardhët
se këtu rrojnë
zuzarët!
dhe gratë s'iu
duruan
ju lanë
fëmijët ju përbuzën
se ju s'nxorët para
dhe me vargun
tuaj u tallën ziliqarët
miqtë armiqtë
tuaj
se ata i trembte
ylli
në ballin tuaj të
lartë!
të ndohtë jeni
dhe me zhele e
shtyni
s'vutë parfum
për ju
gjer në fund
harxhuan aromën lulet
buka iu dha dhe
lypësit
për ju
s'kishte!
rrugëve ju lanë
të zvarriteshit
të mos gjenit
kurrë qetësi
dhe strukjen
diku
prej dhimbjeve
mbledhur grusht
jua përgjuan
vdisni shpejt, të
shpëtojmë prej jush
s'iu duam!
po lapsin e
thyer harruan
dhe letrën e zhubrosur
ku ylli juaj
kish pikuar
nuk ju përcollën
për në banesën e fundit
po pinë sa u bënë
thumb
dhe ju shanë
dhe ju mallkuan
po a shahen, a
mallkohen të vdekurit?
ju e bëtë!
prandaj vuani
dhe s'e doni
veten
kur vargu i
poeteve gjëmon me dritë aureole
dhe ju s'keni ç'ti
bëni
të mundur jeni
po hiqeni
fitimtarë
ju
dështakë të përjetshëm
eternitaja
dhe qielli
dhe engjëjt
dhe gjithë ç'përmban
libri i librave, bibla
janë të poetëve
ju tavolina e
pistë ju ka mbetur
gota e rakisë
dhe kënga
për cicat e mëdha
të didisë me tallava
kur ju kujtojnë
poetët
ju bie damllaja!
kështu u ndanë
punët
dështakët pa yll
në ballë gëzojnë jetën
përjetësinë poetët!
Sunday, 6 November 2016
RËNIA
Jemi në fund së një epoke, muzikanti
u zhduk siç u zhduk poeti ... Është kjo vetëdije e thellë që e bën madhështinë
e poezisë së Różewicz-it. Pak poetë të shekullit XX e kanë pasur kaq të kulluar
perceptimin e fundit të një civilizimi dhe të artit të tij më madhështor, sa
poeti polak.
TADEUSZ RÓŻEWICZ 1921 -2014
Tadeusz Różewicz (Radomsko, 9 tetor
1921 – Breslavia, 24 prill 2014 ) ka qenë
poet,, dramaturgo dhe shkrimtar polack
RËNIA
APO ELEMENTE VERTIKALE DHE HORIZONTALE NË JETËN E NJERIUT BASHKËKOHOR
Shumë
shumë kohë më parë
na ishte një fund solid
që njeriu mund
ta prekte
***
njeriu që shtrihej aty
në sajë të shkujdesjes së tij
ose me ndihmën e të afërmit
shihej me frikë
interes
urrejtje
gëzim
tregohej me gisht
por ai nganjëherë
çohej
ngrihej përsëri
i ndotur dhe i lagur qull
***
Ishte një fund solid
mund të themi
një fund borgjez
***
një fund ishte për zonjat
një tjetër për zotërinjtë
në ato kohëra kishte
për shembull gra të korruptuara
të diskredituara
bankierë të falimentuar
një kategori
gati e panjohur sot
fondin e vet kishte politikani
prifti biznesmeni nëpunësi
arkëtari dhe eruditi
dikur kishte dhe një fund tjetër
sot ekziston ende një kujtim
amullt
por fund nuk ka më
dhe askush
s’mund ta prek
ose të mbetet në fund
***
Fundi që kujtojnë
prindërit tanë
ishte diçka konstante
në fund
megjithatë
ishte
i specifikuar
njeriu i humbur
njeriu që kishte gabuar
njeriu
që ngrihej sërish
nga fundi
***
nga fundi mund edhe
të shtrinin krahët për thirrur
"nga thellësia"
tani këto gjeste
nuk kanë asnjë kuptim
në botën bashkëkohore
fundi u hoq
***
rënia e pandërprerë
nuk favorizon qëndrime
piktoreske pozicione
të forta
***
La Chute Rënia
është ende e mundur
vetëm në letërsi
në ëndërra në ethe
kujtoni rrëfenjën
***
mbi njeriun e ndershëm
***
s’rendi në ndihmë
të njeriut që predikonte “degjenerimin”
për njeriun që praktikonte "degjenerimin"
gënjente e qëllonin me shuplakë
për këtë besim
***
i ndieri i madh, mbase, i fundit
moralist bashkëkohor francez
e mori çmimin
në vitin 1957
***
sa të pafajshme ishin rëniet
***
kujtoni
rrëfimet
e lashta
të Peshkopit të Hippo Regiusit
***
Ishte një dardhë afër vreshtit tonë,
që nuk joshte as me pamjen, as me shijen e saj.
Ne të rinjtë e përbuzur pasi i zgjatim shumë
shakatë tona nëpër rrugë, sipas një zakoni
famëkeq, shkuam atje në mes të natës,
për të shkundur pemën e për të vjelur dardhat.
Volëm në të një sasi të madhe, por jo për të bërë me to
një banket, por që t’ua hedhur derrave.
Edhe nëse shijuam ndonjë kokërr, qe vetëm për
të shijuar diçka të ndaluar. Ja zemra ime, Zot,
ja zemra ime për të cilën pate mëshirë,
kur ajo u gjend në fund të humnerës ...
***
«Në fund të humnerës»
***
mëkatarë dhe pendimtarë
martirë të shenjtë të letërsisë
qengjat e mi
jeni si fëmijë në gji
që do të hyjnë në Mbretërinë
(mëkat që ajo nuk ekziston)
***
- Ju, o atë, besoni në Zot? - bërtiti përsëri
Stavrogini
- Po, unë besoj.
-Thuhet se besimi lëviz malet. Nëse një
beson dhe i jep urdhër malit të
lëvizë, ai po
do të lëvizë ... më fal për pamaturinë, por më intereson
të di nëse ju, o atë, do ta lëvizni malin?
***
Pyetje të tilla bënte "përbindshi" Stavrogin
dhe kujtoni ëndrrën e tij
tablonë e Claude Lorrenit
në Galerinë e Drezdës
«Këtu jetuan njerëz shumë të bukur»
Kamys
La Chute Rënia
Ah, i shtrenjti im, për njeriun që është vetëm,
pa Zot e pa padron, pesha e ditëve është e tmerrshme
***
Ai mundës me zemër fëmije
imagjinonte
se kanalet koncentrike të Amsterdamit
qenë një rreth i ferrit
të ferrit borgjez
natyrisht
«Këtu jemi në raundin e fundit»
i thoshte një shoku të rastit
në bar
moralisti i fundit
i letërsisë franceze
që e mori nga fëmijëria
besimin në Fund
Duhej të besonte thellësisht në njeriun
Duhej ta donte thellësisht Dostojevskin
duhej të vuante sepse
nuk ka ferr
qill Qengji
gënjeshtra
i dukej se kishte zbuluar fundin
që të shtrihej në fundin
ku do të binte
***
Përkundrazi
***
fund nuk kishte më
e kuptoi pa dashur
një zonjush nga Parisi
dhe thuri një poemë
mbi aktitn seksual mirëdita trishtim
mbi vdekjen mirëdita trishtim
dhe lexuesit mirënjohës
nga të dyja anët
e asaj që u thirrje më pas
“cortina e hekurt”
e blenin
me peshë ari
ajo zonjusha zonjë
ajo zonjushë ajo zonjë
e kuptoi se Fund nuk ka
se nuk ka rrathë të ferrit
dhe s’ka ringjallje
dhe nuk ka Rënie
E gjithçka zhvillohet
në hapësirën e njohur
të kufizuar
midis
Rajonit të lashtë të gjinisë
rajonit pubisit
dhe rajonit gojor
***
dhe ajo që dikur ishte
holli i ferrit
u transformua
nga një shkrimtare e njohur
në një holl
vagine
***
Pyesni prindërit
ndoshta e kujtojnë ende
pamjen e Fundit të vjetër
fundin e mjerimit
fundin e jetës
fundin moral
***
"Dolce Vita"
ose Kristina Keller
jetonte në fund
raporti i lord Denningut
pohon
krejt të kundërtën
Mali i Pubisit
nga kjo majë
shtrihen horizonte
të gjerë në rritje
ku janë majat
ku është gremina
ku është fundi
***
ndonjëherë kam përshtypjen
se fundi i bashkëkohësve
gjendet paksa nën sipërfaqen
e jetës
por mbase është një iluzion i mëtejshëm
mbase ekziston "ditëve tona"
nevoja për të ndërtuar
një fund të ri
të përshtatshëm
për nevojat tona
***
Botë Qeni
sepse ky kuadër më bëri
një përshtypja të madhe që rritet ende
që rritet përherë
Botë Qeni një grusht në fytyrë
Botë Qeni film pa yje
Botë Qeni
ku hahet vallëzohet vriten kafshët
"bëhet dashuri" kërcehet lutet vdiset
reportazh me ngjyra
për agoninë
për agoninë e pleqve
për kuzhinën kineze
për agonia e një peshkaqeni
për erëzat
për vrasjen e pleqve
për makinat
kujtoj bluarjen e formave
shtypjen e metalit
poteren dhe gërvishtjen
asgjësimin e karrocerive
rropullitë e brendshme metalike të makinave omobilave
varreza e automobilave
një mënyrë tjetër pikturuari
tablo me ritëm të muzikës qiellore
në Paris gjurma e trupit mbi kanavacë të bardhë
vello e Shën Veronikës
fytyrat e artit
gojët e milionerëve dhe të grave të tyre
tiganisja e milingonave insekteve
dhe larvave
pirgje të zeza në legena argjendi
buzët e atij që ha
buzë të kuqe në Botën e Qenit
buzë të mëdha me shkëlqim të kuq
vëtiten në Botën e Qenit
***
Pastaj nisi diskutimi
mbi kapitulli III e skemës përkatës
në Kishë
për popullin e Perëndisë dhe i laikut
***
Cardinal Ruffini
shpjegoi
se koncepti i Popullit të Perëndisë
është mjaft i pasaktë
pasi Kapitulli III
s’e mori shumicën e cilësuar të votave
iu dërgua
Komisionit Liturgjik
për rishqyrtim
***
Ishte një dardhë në afërsitë e
vreshtit tonë,
që nuk joshte as për pamjen, as për
shijen ...
rrëfeu Agustini
***
keni vënë re se
brendsitë e shtëpive moderne të Perëndisë
të kujtojnë
sallën e pritjes të një stacioni hekurudhor
të një aeroporti
***
Duke rënë
nuk mund të marrim formën
e një pozicioni sakral
simbolet e pushtetit bien dore
***
duke rënë kultivojmë kopshtet tona
duke rënë rrisim fëmijët tanë
duke rënë lexojmë klasikët
duke rënë eliminojmë mbiemrat
***
fjala Bie nuk është
fjalë e saktë
nuk sqaron lëvizjen e trupit
dhe të shpirtit
në të cilën vrapon njeriu bashkëkohor
***
njerëzit rebelë
engjëjt e mallkuar
binin teposhtë
njeriu bashkëkohor
bie në të gjitha drejtimet
në të njëjtën kohë
poshtë lart anash
në formën e trëndafilit të erërave
***
një herë e një kohë bihej
dhe ngrihej
vertikalisht
Tani bihet
horizontalisht
***
1963 në Facen e tretë, 1968
Përktheu: Faslli Haliti
Subscribe to:
Posts (Atom)