Fotoreportazh nga Rekë e Keqe
Dita e sotme,24. Nëntor 2016, ishte në agjendën e kryetares së komunës së Gjakovës, z. Mimoza Kusari- Lila , për ta vizituar fshatin Smolicë, Rekë e Keqe, rreth 15 kilometra ne përmendim te Gjakovës. Për këtë qëllim, një ditë më parë, këshilltari i kryetares, zoti Ali Tafarshiku, më telefonin dhe kërkon mbështetje që të informohen fshatarët për vizitën e kryetares. Tafarshiku na sqaroj se vizita kishte qëllimin e vetëm, që kryetarja e Gjakovës,të informohet drejte për drejtë nga goja e fshatarëve për të gjitha hallet dhe nevojat e tyre,për problemet që i preokupojnë banorët e këtij fshati, e që nuk janë të pakta….
Kryetarja e Gjakovës me hallet e banorëve të Smolicës
Në një ditë vjeshte të ftoftë,ku mungonte vetëm bora që nuk shkelej me këmbë, me temperatura mjaft të ulëta, rreth ortës 12,30 arriti zonja e parë e Gjakovës, në shoqërimin edhe të zotërinjve,Shkumbim Kastrati,drejtor i Shërbimeve publike dhe Ali Tafarshiku,këshilltari i kryetares. Te lëndinat e njohura të Smolicës, kishin dalë një numër i konsiderueshëm njerëz nga fshati për ta pritur kryetaren. Me të zbritu nga makina,ajo u përshëndet me secilin dorë më dorë, ndërsa, pasi u pyet me banorët e fshatit,pyetja e parë e kryetares ishte:” pse këtu është ndërprerë asfaltimi i rrugë?…..”
Kryetarja e Gjakovës,z.Mimoza Kusari-Lila,duke dëgjuar me vëmendje qytetarët e fshatit Smolicë
“Pse këtu është ndërprerë asfaltimi i rrugës ?”- ishte gjithë problematika….
Pas shtruarjes së kësaj pyetje,si spontanisht,filluan ecjen këmbë të gjithë së bashku rrugës së pa asfaltuar ku drejtonte kah lagja e epërme e fshatit . Ani se e planifikuar disa herë më parë për asfaltim ,kjo rrugë është dashur të ishte e mbaruar që moti. Gjatë kalimit nëpër rrugë me gropa,kryetarja hidhte shikim gjithandej fshatit duke shikuar edhe shtyllat e rrjetit elektrik të fshatit dhe shtronte pyetje:” a keni rrymën në rregull,a keni probleme…?”. Në këtë kuptim u gjeten disa imtësi sa për ta ndalë hapin e ecjes dhe për t’i dëgjuar rrëfimet e fshatarëve. Hap pas hapi mbërritën te Bregu i Bezhanëve, dhe pasi zhvilluan disa biseda për rrjetin elektrik, njëri nga fshatarët, luti kryetaren Mimoza Kusari- Lila që të shkojnë në një odë burrash dhe të pinë kafe dhe të shtrojnë bisedat e hapura e jetike për banorët e këtij fshati. Ajo pranoj me kënaqësi dhe u drejtuan në oden e bukur të Qamil Veselit,në të hilen kishte hapësirë për 200 veta. Me të hyrë brenda,ra fytyrës ajri i ngrohët i dhomës së bukur,ku stufa e ndezur me dru bungu,gërlatke zëshëm duke përpi dru në këtë mot të ftohët vjeshte të vonë.
Në odë të Qamil Veselit në fshatin Smolicë,kryetarja e Gjakoves.
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila duke dëgjuar me vëmendja smolicat dhe kërkesat e tyre.
Pasi arritën kafetë,vendasit filluan të shtrojnë kërkesat e tyre kryetares Mimoza Kusari- Lila,të cilat (disa) janë jetike dhe kërkojnë një prioritet afatshkurtër për t’u realizuar. Banorët e Smolicës kërkuan nga kryetarja këto gjëra: asfaltimin e rrugës,sigurimin e ujët të pijshëm,i cili zvarrite me vite, ani se disa herë janë dhënë para për këtë qëllim, sigurimin e ujët dhe kanalin për ujitjen e disa mija hektarëve tokë,ku etja e kallë këtë vend që nga vitet e paraluftës dhe toka rrinë djerrinë. Pastaj,ishte për trajtim si kudo tjetër,çështja e papunësisë,ku ka përfshi rininë e këtij vendi,por edhe banorët e këtij fshati. Smolica, tani më,është një vend i njohur,si çerdhe e djemve të lirisë, aty u organizuan celulat e luftës nga mori rrugë nëpër shumë vende tjera. Prandaj një punësim me një prioritet do ishte(mendoj) një nderë ndaj këtyre banorëve të vuajtur.
Ngrohtësia e kryetares dhe çiltërsia e bisedave me këta banorë,ishte shkëlqesia e këtij takimi.
Duke u ndier e gëzuar në mesin e smolicasëve,duke qenë e kënaqur me bisedat dhe kërkesat e tyre të arsyeshme, kryetarja e Gjakovës,zonja Mimoza Kusari- Lila, sqaroi kohen e mandatit si kryetare,kushtet nën të cilat e ka gjetur komunën ,punët e bëra dhe synimet për të vazhduar në realizimin e të gjitha projekteve,kudo në komunë,por edhe në këtë fshat. Me fjalët e saja,ajo iu dha kurajë banorët se do i ven në prioritet afatshkurtër disa nga kërkesat e posaçërisht asfaltimin e rrugës në lagjen e Bezhanëve dhe vazhdimin e mëtejmë të saj. Ndërsa,zotëri Shkumbim Kastrati,banorëve të Smolicës u sqaroj disa gjëra buxhetore të komunës së Gjakovës.
Në këto rrethane,zonja Mimoza Kusari- Lila,qëndroj përballë banorë të Smolicës, në një odë fshati, duke dëgjuar të gjitha hallet, kërkesat dhe nevojat e tyre. Banorët e këtij fshati e falënderuan kryetaren për shumë sqarime e mbi të gjitha,për mënyrën e veprimit të dialogut të drejtë për drejtë me këta hallexhinj. Edhe ajo(kryetarja) i falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe sinqeritetin e bisedës.
Kryetarje para lapidarit të dëshmorëve të Smolicës,24.11.2016
Përulje dhe respekt për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Smolicë,24.11.2016
Pasi u përshëndet me banorët e Smolicës dhe mori rrugë për në Gjakovë, ndaloi makinën dhe u kthye për t’u përulur para të rënëve për lirinë e Kosovës. Bëri nderime te Lapidari dhe varrezat e dëshmorëve të kombit.
Me këtë përulje para të rënëve për liri,kryetarja përfundoi një vizitë me sukses në fshatin Smolicë ,komuna e Gjakovës,Rekë e Keqe.
No comments:
Post a Comment