CIKËL
POEZISH NGA PETRIT DERRAJ
Petrit Derraj
POROSI TIM BIRI
Qeveria
, bir, të do injorant,
Të të xhvat me taksa e me kamat,
Bankat
të duan për të të të mbytur,
përherë në borxhe të zhytur,
Të pasurit
të duan të përkulur
E ca
të tjerë të duan të përgjunjur,
Kumari të fton në gjirin e tij,
Të të lërë pa bukë e shtëpi,
Paret
ruaji se hajdutet ,po t`i gjetën,
Të marrin
edhe ato, edhe jetën,
Ndaj
mëso, që të jesh i lirë, Se
dija gjithnjë është arma më e mire.
KUR SHOH FEMIJE QE VUAJNË
Kur
shoh fёmijё qё vuajnё
pёrherё, Krejt qёnia sikur mё
mpaket,
Edhe shpirti mё
brengoset,
E sikur vazhmisht ai mё plaket,
Kur jeta disa fёmijёve u shndёrrohet,
Nё njё pavjon tё vёrtetё
mjerimi, Kur u shkёrmoqet e tashmja e shpresa u errёsohet,
Mё pushtojnё,
mё vrasin ethe trishtimi.
PER VITET QË IKËN NDJEJ MALL
Një pentagram
rrudhash mbi ballë,
Kërkon të ma
relativizoje
freskinë, Per vitet qe
ikën ndjej
mall,
Peri i
nostalgjisë më grish, më mendime,
Edhe
pse globi i viteve mbi supe më
rëndon, Dhe mbi flok ka
rënë pak argjend mënҁurie, Shpirti im i ri
më ngjason
Krejt
me një ëndër të bukur rinie,
Aksi i
vrulleve rinore më pëshpërit,
Nis e më ngjallen mijëra
kujtime, Shpirti më mbushet
gjithë dritë, Teksa shuaj
etjen te oazi me gëzime,
Kur
arshivën e ngjarjeve
shfletoj,
I madh ngjan panairi i ndodhive të rinisë, Kur shpesh miqtë e shokët
kujtoj,
Per ta flake ndizet zjarri i dashurise.
PYET NËNA ZEMËRTHYER
E pushtojnё nёnёn ca kujtime
Ca brenga e ca hidhёrime
Pyet nёna
rrёkenё e
lotit Ç`faj i pata bёrё Zotit?
E pyet
pёr halle e
derte
Qё s`ja shuajnё as 7 dete
Pёr brengat
qё e vranë Gati sa ja morёn xhan
Nёna pyet
kasapin
fat
Qё e
godititi rёndё me shpatё
Pastaj zё e nis
vajtimin
Thelle nga shpirti nxjerr mallkimin
– Ah kurbet, kurbet i shkretё
Ç’pate qё m`i hëngre djemtё?!
Emigrim, ah emigrim Pse ma thave shpirtin tim?!
ZBRISJE
SI THЁLLEZЁ TE BREGU
Zbrisje si thёllёzё te
bregu
Lehtё –lehtё
gjithё naze
Un tё zija pritё te
shtegu Tё tё zbrazja
ca maraze
Moj burbuqja nё
livadhe Çelur nё freski mёngjesi
Ma bёre etjen tё
madhe Belkёputura te mesi
Qerpikut e tu halorё
Ma plagosёn shpirtin
fare S`mё shёron asnjё
doktor
Veç ti labja lozonjare
E ngjeshur me hire plot
E gjitha njё
mrekulli
Gjithё tiparet e fytyrёs Janё gosti pёr
sytё e mi
DALE MOS
ME IK NXITUAR
Dale mos më ik nxituar, T`i
bëjmë hesapet shtruar,
Balli si qiell i qëruar, Për
nën të dy sy të shkruar, Digjesh
flake e digjesh shpuzë,
Mjalti me hoje në buzë, Dale, moj të bëjmë paqe,
Gjithë aromëlulesh
në faqe,
Kur vjen te kroi e ule,
Siku vjen maji me lule,
Mos më ik ashtu nxituar
Si
Hënë në të perënduar
No comments:
Post a Comment