SOTIR ATHANASI
🔜"ROMEO,
ZHULJETA DHE
SEKURITIVI🔚
( PARAMNEZI )
Buqeta me lule qëndronte
ende mbi tavolinë. Atë nuk e meritoi as tregimi I fundit
që
bënte
fjalë
për
sakrificën
ditën
e Shën
Valentinit. Njëzetë kilometra rrugë të përshkuara me këmbë
për
të
takuar të
dashurën,
u lanë
mënjanë
e tregimi u rreshtua pranë të tjerave të rëna tashmë poshtë si gjethe nga buqeta.
Arsyetimi për
t'a vlerësuar
ishte jo vetëm llogjik, por edhe i thjeshtë: Maratonomaku bëri
42 km. e kusur. Vërtet ai shpuri në Athinë lajmin e
fitores, por të takosh të dashurën në
distancë,
mos vallë
është
më
pak triumfuese?
Këtë
dëshmi
pranuar nga të gjithë, por edhe raskapitjen e
"Maratonomakut-dashnor", e rrëzoi dikush. Shkaku? Gradiacion I
pamjaftueshëm, - tha njëri nga ne që, vazhdimisht
metaforat I destilonte pranë shishes së rakisë.
- Sepse të
ka ndihmuar hapi I parë që duhet të ketë qënë si I çmëndur,
por veprimi s’qe prej të marri, - tha një
I dytë,
gjithashtu profesionist në të pirë, por që, kundërtinë
e gjërave
të
dy e nuhasnin dbe dinin t'a argumentonin nga pozicioni I tyre që
ua kishte zili çdo mashkull esëll. Rrëzimi pra, ishte
llogjik. Kërkohej e padëgjuara.
Ishim pesë
burra dhe të gjithë kishim rrëfyer historitë
tona. Secilit nga ne i qe dukur se do të tejshpinte caqet e konturimit në
kuotën
e buqetës
me lule për
heroizmin karshi të dashurës së tij.
Kur erdhi ai që
do t’a
meritonte vërtet këtë trofe-simbol, (të
cilin unë
mezi e prisja), të gjithë, thuajse e harruan shkakun pse ajo
orkide zbukuronte dhe ermonte trapezën tonë. Klientela që
vinte në
lokal do të kthente, mepatjetër kryet nga ne. Zilia e sidomos
lakmia për
t’a
pasur atë
qe si një
fqinjë
e dashur për këdo, tundonte gjithkënd.
Se ishte dita e Shën
Valentinit dhe kjo ndjehej kudo, sidomos në atë lokal mbushur me rini. Veçse...
Dikush madje, i kërkoi
një
lule kamarjeres dhe kur ajo, ngrijti supet e hutuar, ai I tha:
- Të paktën
sillna një
buzëqeshje
t'a vëmë
mbi tryezën
tonë.
Se është
dita e Shën
Valentinit.
Por ajo u hutua edhe më
shumë
për
momentin. Kur e kuptoi, u zgërdhi, gjë që
nuk kënaqi
askënd,
aq më
pak klientin. E qeshura e saj ngjante me një trëndafil të zhgaravitur nga
shiu e të flakur në rrugë.
Gjithsesi....
Ajo që do të
dëgjoni,
nuk mund të shpërblehet vetëm me një
orkide.
Jo. Madje, asnjë
kopsht I tërë me lule nuk e përmbush dot këtë
rekord të
ri e të
paarritshëm.
- Është
rradha jote të tregosh sakrificën për Shën Valentinin, - I thashë
unë
shokut tonët të sapo mbërrijtur.
Ai më hodhi një
vështrim
I befasuar.
- Vërtet s’e
keni marrë
vesh?
- Jo. Pse? Çfarë
duhet të
dinim?- bëra
të
paditurin dhe u bashkova me të tjerët që do të mësonin se ç’kishte ndodhur
edhe sepse ai e dinte që Sekuritivi I porsaardhur, ishte baxhanaku im dhe bënte
pjesë
prej kohësh
në
shoqërinë
tonë,
ndonëse
i një
tjetër
profili ai qe.
- Vërtet nuk e dini,
apo kërkoni
t’ua
them unë?
- përsëriti
pyetjen ai dhe iu drejtua të tjerëve. Kësaj here, mesadukej, kërkonte
të
bindej që,
sekreti nuk kishte dalë nga unë. Dhe nuk u gabua.
Për atë
ngjarje, krejtësisht të pazakontë, për
të
mos thënë
të
jashtëzakonshme,
duhet të
fliste vetë i zoti. Se kot nuk quheshim shoqëria xingografia.
Të gjithë
ngrijtën
supet dhe e siguruan se nuk dinim asgjë të veçantë për 'të.
- Këtë
buqetë
me lule do ta shpinit mbi varrin tim në qoftëse ditën e Shën
Valentinit të vitit që shkoi, do të qe realizuar
kurthi që
më
ngrijti, ish I burri I asaj që unë dashuroj dhe që
tashmë,
presim të
dy të
çelebrohemi.
Mënjanë
hatërmbetjes
pse kishte heshtur një vit të tërë.
Kaq mjafton që
të
lëmë,
jo vetëm
gotat, por edhe mbllaçitjen. Të mprehim veshët
e të
dëgjojmë.
Gara qëndron ende e
hapur për
fitoren e orkides.
Porositë akoma nuk kanë
ardhur dhe ne kemi gjithë kohën e mjaftueshme për
të
dëgjuar
historinë.
ishim të ndërgjegjshëm
se për
emrin e së
dashurës,
burri I vërtetë,
është
I heshtur si shkëmbi. Në rastin konkret, edhe pse mund të
bëhej
përjashtim,
ne nuk ia kërkonim atë. Veprimin po. Në
këtë
qëndronte
këmbëngulja
jonë
dhe ai, s’kishte pse t’a mbante të
fshehtë.
- Agjensia turistike ku
punonte e dashura, ndodhej në katin e shtatë.
Kurse, studioja ime e pikturës,
siç
edhe e dini,
është një kat më sipër,
por në
një
pallat dy kuadrate më tutje.
Për dashurinë
tonë,
(kështu
kujtonim ne ) nuk kishte dijeni njeri tjetër në atë godinë, përveç
sekuritivit në hyrje.
Edhe ky rastësisht,
tek po dilte nga takimi me mikeshën e tij që punonte në
një
OJQ-ë,
në
të
njëjtin
kat, na pa duke u puthur teksa ajo po më përcillte në ashensor.
Buzëqeshi dhe u
largua.
Unë, me ‘të
nuk është
se kisha ndonjë shoqëri, edhe sepse rastistte ndonjëherë
të
uleshin në
një
trapezë,
si sot. Kjo më bënte që , gjatë hyrje - daljeve,
nuk ia kurseja përshëndetjet e mirësjelljes me buzëqeshje,
si vërsnikë
rioshë
e tani, si të dashuruar rishtas.
Veçse, më
duhet të
pohoj që
të
dyve nuk na pëlqeu kjo..., flagrancë, të themi. Se, në
fund të
fundit e tillë ajo qe.
Sekuritivi e kishte komshie atë
dhe fatmirësisht, kur zbrita, do të më tregonte, se burri I saj kish një
egërsi
të
lindur, - kështu do t’a emërtonte ai. Prandaj për
fqinjën
time, qe e mirëpritur dashuria
juaj, z.piktor, - do të përfundonte fjalinë.
Sekuritivi, I kishte vënë
re duke u grindur edhe tek zbrisnin nga ashensori. Ai e sillte dhe e merrte vetë
nga vëndi
i punës.
Xhelozia e tij e linte ku e ku atë që kemi parë tek Otello.
Të gjitha këto,
nuk është
se nuk i dija. Mbasi m'i kishte thënë edhe e dashura.
Por sidoqoftë,
vërtetonin
fjalët
dhe shkaqet e saj,
pse s'mund të
vazhdonte jetën me atë njeri.
- Ji i kujdesshëm,
por mos iu trëmb, se ai është frikacak dhe, atë
që
nuk ka guxim të t’a bëjë ty, i zbrazet asaj që ti dashuron. Prandaj, mbroje.
Kjo qe porosia e Sekuritivit.
Që kishte dorë,
edhe unë
e dija. Por, s’mund t’i dilja hapur nga që
ai zyrtarisht ishte i shoqi dhe serioziteti e kërkonte, të zhbëhej
si i tillë.
Ajo konsiderohej ende grua e martuar pavarësisht se jetonin të
ndarë
secili në
dhomën
e vet, brënda
një
kulmi.
Kërcënimi
se do t’a
vriste, po t’a gjente në shoqërinë e dikujt, e tmerronte, me të
drejtë,
vajzën.
(Se, lavdi Zotit, ende nuk kishin fëmijë).
Kësaj I trëmbej
ajo deri në panik.
Gjyqi do të
zhvillohej pas dy ditësh, dhe unë nuk dëshiroja në
asnjë
mënyrë,
që
ajo t’a
humbte atë
proces të
cilin e kishte thuajse të fituar për faj të tij.
Dhe ishim në
vigjilje të ditës së Shën Valentinit.
Të nesërmen,
unë
kisha vajtur aty në kohën e drekës.
Në dorë,
siç
shtë
e kuptueshme, mbaja një orkide si kjo që keni vënë
këtu
mbi tavolinë.
Nuk kishim këmbyer
ende mirë
përshëndetjet
dhe puthjet e para,
kur më bën
zile Sekuritivi me të cilin sapo isha ndarë në hyrje, përpara se të
merrja ashensorin. E hapa celularin dhe dëgjoj zërin e tij që
folii shkurt, por I alarmuar:
- Avulloju se po vjen nga
shkallët
drejt teje!
S'ishte e nevojshme të
pyesja se kush. Dihej për kë bëhej fjalë.
Gjëja e parë
që
më
ra në
mënd
ishte: më
paska përgjuar
dhe më
ka ndjekur nga pas. Xhelozia çfarë nuk bën. S’kishte
kohë
për
fluturime filozofike. Kërkohej shpejtësi, fshehje të
provave fluturimthi, nga unë, kërkohej.
Prandaj, së
pari rrëmbeva
ngutshëm,
buqetën
e luleve nga tryeza e punës së të dashurës dhe e vendosa tek ajo e bashkëpuntores
tjetër
karshi që,
për
momentin ishte larguar me shokun e saj, si gjithë personeli në atë
godinë
zyrash, se qe DITA E SHËN
VALENTINIT.
Përvoja në
shumëkatëshin
ku banoj, më kishte bërë që të mbaja çelësin
që
e hap portën e kafazit të ashensorit kur ai difektohet me
njerëz
brënda.
Nuk duroja dot thirrjet dhe alarmin e banorëve të bashkëmbyllur në
atë
kabine metalike. Fakti që gjithë ditën e kaloj në studion time, më
bën
të
dëgjoj,
ndonëse
jo shpesh, komplet rastet difektoze të atij mekanizmi qytetërues.
Angari, por falë
asaj përvoje
të
bezdisshme, gjeta ganxhën e shpëtimit.
Çështja e së dashurës
sime me burrin ligjor, zgjidhej nesër dhe rregullohej kështu
një
gabim biologjik.
Kurse, nderi i saj, me patjetër,
duhet të
mbrohej sot
dhe mbante të
pastër
e të
mbrojtur karakterin e saj moral.
Futa dorën
në
xhep dhe u sigurova se çelsi I ashensorit, ndodhej aty.
Sfida kërkonte çmëndurinë.
Unë
e pranova atë.
Prandaj, instiktivisht me ngut
e një
shpajtësi-rrufe,
hapa portën
e kafazit të ashensorit dhe u futa brënda. E mbylla atë
dhe u kapa në kapriatat metalike. Dija që aty, një ganxhe mund t'i
ndryshonte drejtimin dhe t'a pengonte
ashensorin të ngjitej deri tek unë. E bëra, por a do të
funksiononte?
Çështja ime të rrosh, a të
mos rrosh, vendosej nga ai çast, menjëherë,
aty...
Nga ai pus hekurash, shihja
makaranë
e çelniktë,
tek ulej në
njërin
krahë
dhe kabinën
metalike që ngrihej në krahun tjetër.
Gjarpri po zbriste poshtë
si të
të
donte të
ushqente përbindëshin I cili po
ngjitej lart, drejt meje.
Zemra po më
rrihte me aq shpejtësi, si të ishte kthyer në
një
kundramekanizëm që do të qe në gjëndje të merrte në
dorë
fatin e jetës sime.
Të kryente atë
që
s'bënin
dot as mëndja
dhe as krahët e mi.
T'a ndalonte atë
kosh metali.
Në një
çast,
me të
dhjetat e sekondit, arsyetova:
mjafton që
unë
të
përqëndroj
shikimin te ajo masë gjigante e cila në një dekikë të
vetëm,
më
ngjau se nisi rrotullimin mbrapsht. Po. Ndaloi dhe vetëm atëhere,
kraharori im u mbush me frymë.
Ç’kishte ndodhur? Ndonjë
difekt...? Apo ishte numurimi kryengulthi i sekondave të jetës
sime? Nga një tjetër plasaritje, (gjithmonë
në
të
dhjetat e mbase qindtat e sekondës) pashë të
gjithë
procesin gjyqësor që do të zhvillohej të
nesërmen.
Fitoren e të dashurës që
mori divorcin për shkak xhelozie.
Dhe jo tradhtisë
që
mëtonte
I shoqi I saj si shkakun e ndarjes.
Pas kësaj, vërtet
ashensori u rinis dhe mua
nuk më doli zemra nga
kraharori,
veçse tani,
shpresëmadh te e
pandodhura deri më sot,
po e shihja me sy të
zgurdulluar që ai të ndalej.
Dhe... - e ndërpreu
ai rrëfimin.
- Dhe? - pyetëm
të
gjithë
ne me gjak të ngrirë.
O Zot, i madh! Ai u ndal një
herë
e mirë
në
katin e gjashtë.
Kjo vinte pas dy stacioneve
dhe ishte e treta, e vërteta
Frenimi i tij i beftë,
çuditërisht
më
ngjau me hingëllimën e një duzinë
kuajsh të
stërlodhur,
që
tërheqin
një
karrocë
dhe që
ndalen njëherësh,
për
të
mos shkelur njeriun që u ka dalë befas përballë.
Madje, unë
kisha ndjesinë edhe të zmbrapsjes së
tyre si shkakun e asaj hingëllime-protestë.
Thuhet se kuajt nuk e shkelin
kurrë
me dëshirën
e tyre njeriun.
Aq më pak, kur nuk e
ndjejnë
rrezikshmërinë
e tij.
Të jetë
kjo diçka
hyjnore, a si një mbrrojtje e veçantë për të përballuar të papriturat e jetës?
Mundet që
t'i ketë
paisur Qielli këto qënie të çuditshme edhe me cilësi
të
tilla huazuar nga njeriu? Apo është zhballancim që
bën
natyra për
të
kompensuar të keqen që mund të detyrohemi të
përballojmë
nga frymorë të tillë mostra?
(Ndërhyn autori për
të
shpjeguar paqartësinë dhe hutimin e Personazhit):
- Po, miqt e mi. Personazhi ynë,
të
cilin le ta quajmë Romeo, se dashuria e tij, thuajse një
fat të
ngjajshëm
e një
fund tragjik i kishte rezervuar. Është për këtë arsye që, ai me ndërgjeje
e priste kështu, t'ia sillte fantazia e tij e trazuar në
tru, përfundimin
allogjik.
- Thashë unë,
- ndërhyri
shoku ynë
i metaforave me pije. - Vetëm një i çmëndur nga dashuria, mund të
bëjë
veprime të
tilla.
Se dehja nga dashuria, ia
kalon të
gjitha llojeve të pijeve.
Ajo nuk është
lëng.
E një
gjë
që
s'është
lëng
dhe ti e do,
është shpirt që shpirtin tënd
kërkon.
Prandaj edhe thuhet për një rioshe tërheqëse:
"ishte e bukur si shpirt", QËNIA"!
Dhe kur ky shpirt të
do, siç
edhe ti e do, atëhere vjen dehja.
Pas saj dashuria, hyn në
garë
me çmëndurinë.
Në finale asgjë
s'mund të
parashikohet.
- E vërteta, miqt e mi
- nisi sërish
autori, - ishte krejt ndryshe. Dhe ja sepse:
Otello (le t'a quajmë
kështu
personazhin tjetër, xhelozin tonë, si mbeturinë
e së
shkuarës).
- Atavist, - ndërhyri
e tha dikush,
Otello pra, nuk kishte marrë
thikë
me vete.:Se atë ia kishte lënë adashit të tij me ngjyrë,
por trim.
Otellua ynë,
kishte dinakërinë e Odisesë. Prandaj, hapat e tij, tejet të
vrullshme, frenuan te portat e përgjimit.
Aty nis e merr flatra dinakëria
e Odisesë.
Sapo qe njohur me metodën e nxjerrjes se njerëzve nga ashensori, që
praktikonte ky piktor humanist. Si pasojë, mëndja e tij kishte përpunuar
likuidimin e kundërshtarit duke përdorur, pikërisht aftësinë
e tij shpëtuese.
Diallëzia përherë
ka bashkëudhëtuar
me mirësinë,
në mos për
t'a zhbërë,
të
paktën
për
t'a baltosur atë, të cilën e quante marrëzi.
- Akoma s'ka lënë,
bashkë
me shpirtin edhe kockat, pranë asaj që dashuron? -
kishte thënë
ai me vete dhe e mori ashensorin në katin e dytë. U nis nga
shkallët,
për
t'a rimarrë në të katërtin dhe të gjashtin. Aty, I
mbushur me vetësiguri për çfarë do të bënte, mori shkallët
për
në
të
shtatin.
Ky ishte edhe vëndi
i ekzekutimit.
Kur vajti në
zyrën
e gruas së
tij në
dorë
mbante tufën me lule, përzgjedhja e së
cilës
i përkiste
buqetave që shpien në funerale.
Në fytyrë,
kishte maskën e shpërfillësit për atë që pritej të ndodhte. Qe përzierja
me një
buzëqeshje
deri në
skaj të
shtirjes.
- Je gati e dashur? - I tha ai
dhe i dha tufën e luleve. Ironia e atij shikimi përkthehej
në
fjalët:
"Ke kuriozitetin të
shikosh fundin, a budallallëkun e bandillit tënd
që
do të
zgërlaqet?
Jargavitja në
të
folur dhe shtirja si ëmbëlsi, tek ajo përkthehej në ftesë
për
ekzekutim.
Shpirti i saj, atë
sekondë
Iu përgjigj:
"Po. Jam gati vetëm
të
më
hiqesh sysh". Por u përmbajt. Tjetri s'qe I denjë
as për
'to.
Prandaj, e zbehtë
në
fytyrë
e mori buqetën dhe si e hodhi në koshin e mbeturinave shkresore i
tha:
- Pse erdhe që
sot, apo nuk të durohet deri nesër ku do të shihemi në
gjyq?
Atij nuk I bëri
përshtypje
ky refuzim, ose u shtir si i tillë, se me padurim priste t'i thoshte
tjetër
gjë.
- Bashk për
ksi punësh
kam ardh'. Me të dhanë shkresën e Xhyçit
për
mos me mungue. Se e di se ti je ADALET femre dhe s'pyet as për
asni xhyçsh.
(Ndërhyn sërish
autori për
të
spjeguar gjuhën e tipit):
- Miqt e mi. Në
arsyetimet e këtij personazhi mos u çuditni kur shihni karakteristikat e
një
të
dehuri. Jo. Është normal dhe ka gjuhën e tyre që, të
diktuar nga rakia, kur duan të thonë ALAMET, për një
femër,
gjuha e tyre shkon si metatezë e thonë "ADALET
femre".
- Faleminderit, - tha ajo.-
por s'ishte aspak e nevojshme se ma solli posta dhe unë mezi pres të
të
shoh nesër,
në
atë
XHYÇSH
(e talli ajo të folurën e tij).
Ai vazhdimisht me atë
panatyrshmërinë e tij të pasuksesshme kërkonte
të
fshihte, por edhe të kapardisej me kurthin e ngrijtur fshehtësisht
dhe sidomos djallëzisht, për të pangjarën deri tani.
- Marrim ashensorin dhe aty
kam me t'a rrëfye NJI SURPRAIZË.
Ajo qeshi me sarkazëm,
tejet therëse. "Do të më mburret, mbase me krimin e përgatitur",-
mendoi ato çaste dhe bashkë me dridhjen e zemrës
ndjeu edhe një urrejtje e bindje të re në drejtësinë
e vendimit të saj për ndarje. Përbuzja pranë
kësaj
pretence qëndonte, neveria gjithashtu.
- Dhe, miqt e mi,
(u ngut të
marri fjalën autori e të jepte një shpjegim më
lehtësues
për
atë
që
do të
ndodhte më
pas).
- Otello iu drejtua ashensorit
e madje shtypi edhe butonin e tij, që ai të vinte nga kati i gjashtë,
si armën
vrasëse
nga qelia.
Asaj më shumë
I klithi zemra, se sa zëri ndonëse me të gjithë
fuqinë
e shpirtit u mundua t'a lëshojë.
Se për 'të,
mbërrijta
e ashensorit në atë kat,
qe baraz me zhbërjen
e të
dashurit, me humbjen e tij, me vdekjen e saj.
- Jo! Jo të
thashë!
- qe thirrja me sa kishte në kokë.
- Do të ngjitem me këmbë
në...,
atë
GJYÇIN
E MADH.
Dhe. . . - sërisht
ndërpritet
tregimi.
- Dhe? - qe pyetja bashkuar me
ankthin tonë.
- Dhe heroina u kthye në
zyrë.
Nuk arriti t'a mbylli portën,
që
mbeti përgjysëm
hapur.
Mëndjen e kishte te
bisturia me të cilën do të priste damarët
e dorës
dhe do të
shtrihej menjëherë e zalisur në dysheme.
Gjaku nuk e mbajti më
në
këmbë.
Qe e sigurtë
se nuk do të dëgjonte ulërimën e të dashurit të sajë,
kur t'a zinte si në çark ajo masë e hekurt. Prandaj, parapëlqeu
një
fund të
tillë,
të
butë
për
vete.
Nga dritareza e portës
së
ashensorit dukej koridori i gjatë që ishte gjysëm I ndriçuar,
si zakonisht.
Tani isha I bindur se një
kat më
poshtë
tij,
qëndronte i pa lëvizur,
ashensori, - do të shpjegonte Romeo.
Mrekullia ndodhi. Ajo nuk
ishte e ujqërve, siç kemi dëgjuar të
ketë
ngjarë
një,
a dy shekulj më parë për të shpëtuar nga "ujqërit
e bardhë"
një
zonjë
të
vërtetë
aristokrate.
Romeo jonë
pas asaj britme të së dashurës së tij, në vënd
që
t'i gëzohej
kësaj
mrekullie, shqetësohet dhe mundohet të shohi nga dritarja pas atij kafazi
ku burgosi vetveten.
Vështrimin atje e
kishte mbajtur vijueshmërisht e megjithatë,
nuk kuptonte ç'kishte
ngjarë.
I shqetësuar për
Zhuljetën,
(le t'a pagëzojmë
me këtë
emër
që
I përafron
fati I saj),
Romeo, pas asaj thirrje, si
klithëm
e ndërprerë,
hapi menjëherë
kafazin dhe kur doli jashtë,
përplasi portën
që
u mbyll me rrapëllëmë.
Ndërkaq, mbërrijti
Sekuritivi
Të dy u turrën
menjëherë
brënda
zyrës
dhe u befasuan:
Zhuljetën ishte shtrirë
në
dysheme.
Gjaku I kishte bërë
një
njollë
të
madhe mbi pantallona nga dora që s'rreshtte të
rridhte dhe që ajo e kishte vënë mbi këmbë.
Pranë, ishte bisturia.
Në sytë
e saj si të ngrirëi qe pasqyruar fytyra e burrit ligjor që:
si një heshtë
vrasse qëndronte
me kapardisjen e përhumbjen e një dudumi.
Ai nuk ngjante gjithaq me një
kriminel. Mbase me një gabim biologjik ai shëmbëllente. Dhe juridiksioni nuk e dimë
nëse
ka ligje për raste të tilla.
Fytyra e tij e zbehtë
si meit, nuk shprehte asgjë, edhe pse qe motivi I një
krimi.
Romeo me një
lëvizje
të
shpejtë,
mënjanoi
dudumin dhe ndërsa hoqi nxitimthi këmishën, e shqeu atë
me dhëmbë
siç
do të
dëshironte
të
bënte
me shkaktarin e kësaj drame dhe I lidhi dorën ëndrrës së tij të nëpërkëmbur.
Trëndafilit
të
zhgaravitur në shi!
Kur u sigurua se pulsi në
dorën
tjetër
punonte mirë,
e mori Zhuljetën
përpara
krahëve
të
tij për
të
zbritur nga shkallët.
Por, s'qe e domosdoshme.
Sekuritivi qe lëshuar prej tyre rrufe dhe qe rikthyer në
katin e shtatë me ashensor.
Kuptohet nga lexuesi ynë
i vëmëndshëm
se:
nuk kishte ndodhur asnjë
mrekulli.
Heroi në këtë
mes ishte Sekuritivi.
Ai e kishte ndjekur rrugën
e Otellos me dinakërinë e Odisesë,
por me një
qëllim
tejet human.
Ai kishte kujdes që
ashensori të mos e kalonte katin e gjashtë.
Në këtë
pikë,
ai uli automatin e siguresave, të cilin e ngrijti kur zbriti poshtë
dhe mundi të vijë sërish në katin e shtatë.
Romeo me Zhuljetën
përpara
duarve, bashkë me Sekutivin u futën në ashensor.
Edhe natyra bën
gabime.
Burri ligjor ishte një shëmbëll i gjallë.
Ai mbeti përjashta
dhe mori shkallët e zbritjes.
Shtatë kate nuk janë
shumë.
Se mund të
ishin edhe shtatëdhjetë e shtatë.
Buqetën e luleve ne
menduam se i takonte jo vetëm Romeos, por sidomos Zhuljetës,
të
cilën
pas kësaj,
dëshironim
t'a njihnim dhe t'a bënim pjestare të trapezës sonë
krijuese, emërtuar XINGOGRAFIA.
Financa jonë
fondin e saj nuk e kalon më
shumë
se një
orkidë
si shpërblim.
Prandaj ia dhamë
Romeos me kushtin që t'ia shpinte Zhuljetës. Pak nuk është?!?
Kurse Sekuritivit, i takonte
fjongua e saj.
Tek e fundit, detyrën
e mbrojtësit
të
jetëve
njerëzore
ai ka. Dhe atë, ai bëri shkëlqyeshëm.
SOTIR ATHANASI
Athinë,
7 Shkurt 2016
Redaktuar:
29, jan, 2017!
No comments:
Post a Comment