N
J E R Ë Z D H E K O H R A
GJASHTËDHJETË
VITE LARG ATDHEUT – SHPRESA DHE ZHGËNJIME.
Nga
KRISTO ZHARKALLIU
H Y
R J E
(DISA SHPJEGIME TË DHIMBËSHME PËR NJERËZ MËNDJESHKURTËR)
Ndoshta nuk do të mirrja mundimin të
shkruaja këtë “punim-rrëfimi” sikur të
mos isha ndeshur shpesh me sulme barbare nga disa njerëz “të vegjël” që nuk më
njohën aspak nga afër. Qëkurse u shthur gardhi me tela me gjëmba dhe
shqiptarët kaluan kufijt, u bë një çudi mitologjike: të gjithë sikur pine ujë
nga burimi i harresës,dhe nga një çast në tjetrin sikur truri i tyre pësoi një
transformim të pabesueshme. Por ata që pësuan
një ndryshim fatal ishin të
ashtuquajturit intelektualë-“të vërtetët dhe të rremët”.Cilësojmë intelektualë
të vërtetë ata që më pare shkruanin nga ndonjë artikull në gazetat komuniste se
si realizohej e e tejkalojhej plani i prodhimit të misrit…se të parët (të
rremët) zbuluan se na qenkeshin “intelektualë” sapo kapërxyen kufirin ndonse më
pare nuk kishin kapur laps me dorë. Sigurisht zbuluan një botë që nuk e kishin
imagjinuar por më e keqja ishte se imagjinata e tyre kapërxeu edhe këtu
realitetin dhe i shikonin gjërat ashtu si u pëlqente të ishin. Disa zbuluan se
në “botën e lire” gjithçka lejohej dhe gjithsecili mund të bënte ç’t’i donte
qejfi gjë që u praktikua dhe në atdheun e tyre duke e katandisur si mos më keq.
U zbulua se vjedhja nuk ndalohet as
ndëshkohet-sipas tyre- të bësh tregëti drogë është fitimprurëse dhe nuk duhet
të ndiqet ashtu si ”kuptuan” se prostitucioni është një “profesion” i dobishëm dhe nuk ishte turp
të nxirnin në trotuarë ose hotele të fëlliqura,grate, dashnoret akoma dhe
motrat e tyre. Kjo dukuri nuk ishte pronë vetëm e shqiptarëve por të të gjitha
vendeve ish “socialiste” (ndonse së shumë nga këto vende prostitucioni ishte i njohur që në kohën
komuniste) Shqiptarët ama-si njerëz të zgjuar që janë- zbuluan se na qënkeshin
patriotë të flaktë dhe se ishin bërë shtrrëmbërime dhe pasaktësi historike nga
diktatori prandaj shumë “fakte” që më pare nuk i lejonte diktatura t’i
trajtonin,duheshin patjetër të korrigjoheshin, studjoheshin dhe të vihej e
vërteta “shqiptare” në vendin e caktuar nga historia (e tyre) Prandaj nuk ishte
çudi bqë disa prej tyre “zbuluan” dhe arritën të thoshin se edhe çështja e
Kosovës ishte ndaluar nga diktatura për arsye, si thoshin paturpësisht dhe plotgoje se Enver
Hoxha pati shitur Kosovën e Metohinë tek Titoja
“kur dihej se këto treva shqiptare ja kishin dhuruar Shqipërisë
“nacionalistët” e famëshëm bashkë me nazifashistët italo gjermanë”(!!!)të cilët
kishin krijuar “Shqipërinë e madhe!” Dihej, sipas tyre, se Hoxha i kishte në
dorë këto troje dhe si pa të keq ja fali Titos-si kishte bërë Zogu me Vermoshin
e Shën Naumin. Ata që u gjenden në Greqi që e dinin se duhej patjetër të shahej
diktatura për çdo prapësi kombëtare dhe ja pra ku zbuluan dhe…arvanitasit të
cilët-edhe këta- Enveri i pati braktisur…Për fat të mire erdhën gazetarët dhe
kalemxhinjtë e shumtë shqiptarë që ta nxjerrin dhe këtë çështje në dritë me
qëllim të …shpëtohen arvanitasit nga asimilimi i plotë nga grekët.(TË NJËJTËN
GJË DONIN TË BËNIN DHE ME VLLEHËT POR KËTYRE GREKU U A VURI SINORIN TEK THANA!)
Sigurisht nuk më bëhet vonë në se shahet diktatori,(ai ka kaq mëkata e faje për
ta share sa nuk i duhen arvanitasit) por disa pseudogazetarë dhe pseudohistorianë
papritur gjetën dhe një nga shkaktarët kryesorë e shuarjes së gjuhës dhe
çështje arvanitase! Dhe kush ishte ky armik që pengoi shpëtimin e arvanitasve?
Sigurisht unë. Kush tjetër?(këtu shpëtoi diktatori…) Unë isha armiku dhe o
burra ta shfarosim se ky paska qënë shërbëtori i asfalisë greke që pengoi këtë
“çështje shqiptare” duke…marrë pjesë dhe në “vrasjen” (deri atje arritën!) e
Jorgo Marungës dhe të Aristidh Kolës (dhe kush e di sa të tjerë) Duket se këta
kalemxhinj na qënkan të sigurtë se këta të dy-dhe të tjerë- i helmoi në mënyrë
të pabesë ASFALIA greke! Dhe kush bashkëpunoi
me grekët? Sigurisht unë,kush tjetër!!!
Fatmirisht për kombin shqiptar këta zbuluan me kohë veprimtarinë time
antikombëtare qëkurse unë pata arrogancën të shkruaja se arvanitasit nuk qënkan
shqiptarë por grekë me prejardhje shqiptare!
Duke pasur lexuar lloj lloj marrëzirash për
arvanitasit dhe manipulimi që i ishte bërë në mënyrë të veçantë Aristidh Kolës, shkrojta dhe unë një shkrim
ku paraqisja të vërtetën të cilën e pata njohur shumë mire si kisha njohur dhe Aristidh
Kolën dhe të paharruarin Jorgo Marungën me të cilët kisha bashkëpunuar vite më
radhë madje para se të shëmbej diktatura.Kolën shumë prej tyre e njohën nga
unë.Arsyeja e shkrimit tim ishte se familjet e këtyre dy aktivistëve të shquar
arvanitase,nuk dëshironin të vazhdohej zhurma rreth tyre ashtu si nuk
dëshironin asnjë vlerësim të veçantë nga shteti shqiptar. Kjo se disa
mëndjendritur shqiptarë kërkonin t’u jipej titulli ”Nderi i Kombit”nga…Nishani
kur dihej se ata të familjeve kishin refuzuar të shkonin dhe në Prishtinë ku
ishin ftuar. Çfarë thashë unë? “I lini familjet të qetë!” Kjo u quajt
tradhëti…Në fillim m’u sul njëfarë Traboini i cili si më shante për shumë gjëra
duke arritur në përfundim se unë qënkesha bashkëpunëtor i asfalisë në…vrasjen e
Marungës dhe të Aristidh Kolës(!!!)…se këta ishin vrarë pabesisht nga grekët
nuk dyshohet aspak sipas tij,por tashmë pati gjetur dhe dorën kriminale që
kishte kryer këtë krim të shëmtuar “antishqiptar” dhe ky nuk ishte tjetër veçse
unë(!!!). Unë i isha përgjigjur në mënyrë të pastër këtij maskarait dhe
shpifësit-që thoshte se gjoja hante e pinte në shtëpinë e Aristidh Kolës para
se t’u a mbathte për në Amerikë duke mos përtuar të sulmonte në mënyrë të
pahijëshëm dhe Tito Johallasin për veprimtari “antishqiptare” kur dihej se
Johallasi ishte një albanolog i shquar që kishte dhënë një kontribut të madh
ndaj gjuhës shqipe,madje kishte mbyllur gojën atyre që pretendonin se suliotët
nuk ishin shqiptarë duke nxjerrë në dritë fjalorin e famëshëm të Marko Boçarit.
Besoja se i kisha larë hesapet me këtë pseudohistorian,pseudostudjues dhe
pseudoshkrimtar dhe për shumë kohë nuk kisha pasur parasysh sulmin që më bënte
një pseudohistorian tjetër se nuk kisha lexuar shkrimin e tij,i cili si hëngri
bukën e grekut disa vite, u a mbathi npër në Tetovë-atje gjeti duket më shumë
syleshë që të kapardiset- veçse nuk kam lexuar prej tij asnjë fjalë kundër
sllavëve…Për çdo gjë fajin e kanë pasur
grekët dhe ai është bërë specialist në zbulimin e zullumeve greke si zbuloi se
gjysma e popullsisë greke ka prejardhje shqiptare- që të mos themi janë
shqiptarë,ka ndjekur këmba këmbës-nga larg,nga Tetova-të gjithë priftërinjtë
dhe shovinistët antishqiptarë dhe,së fundi, zbulimin policesk se unë qënkam
vrasësi i Marungës dhe të Kolës…Nuk ka dyshim se shovinistët grekë kanë bërë
shumë zullume,por ky duket se ka burime special nga ku meson se si veprojnë dhe
sot grekët kundër Shqipërisë, e njeh me rrënjë Janullaton dhe Dulen dhe këtë e
bën nga larg, nga Tetova ku kujdeset shumë të mos lëndojë sllavët që ngahera
paskan qënë dashamirës të shqiptarëve! Është njohës i shumë gjërash -njeh një
vëllaun tim,njeh miqësinë që ka pasur familja jonë me agallarët e Konispolit
dhe arrin të na mohojë vendbanimin tone, Voskopojën veç për këtë askush nuk çan
kokën…Ky maskara që vetquhet historian dhe shkruan fantazira të marra, quhet
Arben Llalla- që të mos hidhërohet se nuk i paskam përmendur emrin për një
telefonatë të së kaluarës. Por ja ku erdhi koha t’i përmend emrin dhe t’ja
nxjerr petët lakrorit edhe këtij shpifësit ordiner. Ai jetoi disa vite në
Greqi-Selanik më duket- dhe shkruante edhe atëhere lirisht fallsifikimet e tij
pa e ngacmuar askush- që të mos na paraqitet dhe ky i përndjekur nga…grekët.
Por ky nuk gënjen vetëm për mua-ja kam dhënë përgjigjen për kërkesën e tij
rreth Marungës-por thotë se komunikonte
dhe me të shoqen-të venë e Marungës ndhe se kjo i kishte thënë se kishte frikë
nga…asfalia! Shpifësit dhe fallsifikatorët nuk njohin kufi dhe kur fillojnë nuk pëmbahen nga asnjë lloj morali.
Kur komunikoi me familjen Marunga dhe si? Nga e ka nxjerrë ky këtë përfundim se
Marungën (si dhe Kolën) e vrau asfalia greke? Këtu duket injornaca e tij se nuk
e di se ç’ishte Jorgo Marunga dhe se kush mund të guxonte ta prekte…Por (pa
dashur të tregoj se po përgjigjem këtij dallkaukut) duhet t’ju them se
përjetova me dhimbje gjithë periudhën e sëmundjes të mikut tim që e kisha dhe
më kishte si vëlla. Qëndrova pranë tij gjatë gjithë kohës që ishte shtruar në
spital-fillimisht në Metaksa të Pireut dhe pastaj në Hipokratio të Athinës.
Bashkë me mua ishte dhëndërri i tij
Periklis Papapteros- prefekt i Elefsinës aso kohe si dhe dy motrat
ndërsa deputetët dhe ministrat e PASOK-ut hynin e dilnin. Kishin ngarkuar
mjekët më të mire të Athinës që ta mjekonin por mjerisht kanceri i shkriu
mëlçinë dhe mushkëritë dhe nuk kishte shpëtim. Si rrjedhojë nuk kishte burrë që
mund t’i bënte keq Jorgos dhe jo ta…vriste si pretendojnë këta maskarenj që
gjoja na qënkan patriotë dhe mbrojnë…të drejtat e arvanitasve. Aristidh Kolën
nuk munda ta vizitoj kur ishte shtruar në spital se vetë ai kishte shprehur
dëshirën të mos pranoheshin vizitorët. Por jam i bindur se edhe atë nuk e…vrau
asfalia si çirren këta pseudopatriotët
që me fanatizmin e tyre ultranaciionalist,nuk janë më të mirë se shovinistët e
vendeve të tjera,shi fqinjëve të Shqipërisë. (Për vdekjen e Marungës pata
shkruar e botuar një shkrim të gjatë në gazetën “Liria” e Bostonit fill pas
vdekjes së tij)
Shënim:
nëqoftëse drejtësia i kapte këta shpifës ordinerë në Shqipëri (me atë drejtësi
të korruptuar që ka) dhe në Greqi të jenë të sigurtë se do t’i kisha denoncuar
duke i paditur për shpifës ordinerë që të paguanin dëmin moral që më kanë bërë.
Mjerisht njëri (Arben Llalla) është fshehur në Tetovë ku mbrohet nga
sllavomaqedonët,të cilëve u shërben me besnikëri (për këtë paguhet) dhe tjetri
(Kolec Traboini) kushedi ku është strukur diku në Amerikë nga ku leh si çdo
zagar që nuk kafshon dot. Nuk mund të shpresoj të më bien në dorë dikur se
atëhere do ta shikojnë se sa u vlen lëkura këtyre këlyshëve pa dhëmbë!
SHËNIM
2.Sot,28 shkurt 2017,lexova një intervistë të gazetarit dhe intelektualit të
njohur shqiptar në Athinë, Robert Goros dhënë në shtypin e Tiranës dhe
sinqerisht u gëzova se akoma kemi njerëz me vlera të tilla në emigracion. Ai u
a preu hovin shpifësve, mashtruesve dhe gënjeshtarëve profesionistë rreth
vdekjes parakohëshme të aktivistit arvanitas Aristidh Kola dhe dihet se ai,
Robert Goro-pas meje- ishte njeriu më i afërt nga Shqipëria për Kolën. Të
gjithë të tjerët-sidomos shpifësit e
lartpërmendur- vetëm e kishin dëgjuar të paharruarin Kola, ose e kishin
pare nga larg. Patriotizmi nuk bëhet me mashtrime dhe gënjeshtra (KAQ)
1.
NDËRROJMË TEMË: HERONJTË E DHJETORIT S’KANË TË MBARUAR…
Historikisht popujt janë drejtuar nga disa
njerëz që duan t’i quajnë “Udhëheqës”. Ngahera ose në përgjithësi popujt,ose
“turma” si do ta quanin arrogantët,kanë pasur dhe kanë besim të tepruar-që të mos
themi të verbër- ndaj disa figurave që janë shkëputur nga turma duke bërë
historinë, duke lënë gjurmat e tyre dhe shumë here flitet në histori për epokën
e filanit, ose tjetrit pa marrë parasysh askurrë se në fakt ata që e bënë atë
figure të njohur historikisht,ishin ata,njerëzit e thjeshtë që shumë here
derdhën gjakun e tyre lumë që të shquhej “udhëheqësi”. E keqja më e madhe është se shumë rrallë njerëzit e
thjeshtë kanë menduar se mos dhe “udhëheqësi” ishte një njeri si ata, me të
meta dhe aftësi si dhe dobësi njerëzore.
Jo,kanë besuar se këta kanë qënë njerëz të veçantë dhe kjo nuk mund të
përgënjeshtrohet as të mohohet plotësisht.
Arsyeja që më nxiti të rifilloj të shkruaj
disa nga kujtimet e mia-ose më mire-për disa figura ishte lajmi se si një i
njohuri im i vjetër kohët e fundit u fut në një parti intelektualësh,madje dhe emri i partisë
ka të bëjë me njerëzit e shkrimeve, madje
ky “ i njohuri im i vjetër” është
pjestar aktiv i kësaj partie dhe se po
përgatitet të futet në kuvënd që edhe ai të “shpëtojë” Shqipërinë. Në këtë
kuadër nuk harron t’i veshë vetes dafina lavdie për të kaluarën “heroike” duke
filluar nga koha e dhjetorit të njohur-duket se ky dhjetor nxori shumë ”heronj”
që Shqipëria s’i kishte nxjerrë për gjysmë shekulli-(edhe ai e quan vetn
“dhjetorist” si shumë të tjerë!) dhe nuk harron kohën që ka qënë në emigracion,
ku, si thotë ka qënë kryeredaktor i “gazetës më të madhe të Athinës” dhe se
rrezikohej së tepërmi nga grekët për shkrimet e tij të guximëshme në mbrojtje
të emigrantëve shqiptarë dhe, domosdo kundër grekëve!!! Ndoshta nuk do të
brengosesha dhe shumë për marrëzirat që lexoj përditë nga njerëz që unë i pata
njohur, sikur këta të mos gënjenin paturpësisht duke mashtruar lexuesit dhe të
njohurit e tyre që nuk njohin të kaluarën e tyre “të lavdishme”. Dihet se të
ashtuquajturit “dhjetoristë” nuk bënë dhe ndonjë heroizëm të madhe- u mblodhën
gjoja të demostronin kundër diktaturës, (shumë prej të cilëve e bënin ndershmërisht se besonin në një botë
dhe jetë më të mire,por këta mbetën të panjohur) kurse organizatorët që
drejtoheshin nga selia e PPSH-së pas ca kohë morën pushtetin në duart e tyre si
rrëmbyen dhe të gjithë pasurinë e vendit duke i dhënë popullit “lirinë” të
braktiste atdheun dhe të bëhej shërbëtor i të huajve në emigracion. Nuk do mend
se shumë nga ata që braktisën vendin kishin marrë pjesë në lëvizjen, ose demostratat
e dhjetorit,por që nuk përfituan kurrgjë përveç kalimin e kufirit në mënyrë
ilegale dhe duke punuar në vendet e huaja në mënyrë ta paligjëshëme-gjë që u
dha të drejtë të huajve (padronëve) t’i shfrytëzonin,poshtëronin madje dhe t’i
kërcënonin me jetë.
Njëri nga këta pra ishte dhe “politikani” i
sipërpërmendur,por ky nuk përballoi në Athinë kurrfarë rreziku se mbulohej me
statusin e gazetarit. Se kushdo nga emigrantët e paligjëshëm përballonte një
rrezik të përditëshëm jo vetëm se shfrytëzohej pa mëshirë nga vendasit por
rrezikohej të dëbohej nga vendi dhe nga puna pa e paguar e pa e shpërblyer
kush, nuk e mohon askush,por besoj se politikani i rishfaqur që e paraqet në
beografinë e tij rrezikun që gjoja përballonte për arsye të profesionit të
gazetarit,është krejt i pavërtetë. Por nuk është as i pari as i fundit që
paraqitet si viktimë jo vetëm e komunizmit por edhe të emigracionit. Për të
parën nuk e vë dorën në zjarr se përderisa ishte “student dhjetorist” nuk duket
të ketë qënë nga të përndjekurit e diktaturës, ashtu si nuk ishte shumica e
atyre që gjoja u ngritën kundër diktaturës-kur diktaturën ata e kishin mbajtur
më këmbë…Por edhe një pyetje më mbren nga brënda: kur dihet se këta “dhjetoristët”
morën pushtetin duke “shëmbur” jo vetëm komunizmin (i cili u vetëshëmb) por
edhe çdo gjë që ishte më këmbë në vend (kujtoni çekun e bardhë…)pse ky mori
arratinë që të bëhej gazetar dhe puntor krahu në një vend si Greqia që nuk
ishte aspak miqësor ndaj shqiptarëve “të paligjëshëm”,aso kohe? Kjo histotria e
“dhjetoristëve” dhe heroizmat e tyre të rreme më kujtojnë raste të tjera. Kur
vendi është i pushtuar nga të huajt shumë vendas bashkëpunojnë me pushtuesi por
kur i huaji largohet ose dëbohet, të gjithë na dalin patriotë dhe “luftëtarë të
rezistencës kundër pushtuesit…” Një rast tipik ishte koha shtatvjeçare e jundës
fashiste në Greqi. Dihet se borgjezia-klasa e mesme si quhet- uli zverkun dhe
urtë e butë jo vetëm pranoi në kurriz të popullit kolonelët e zinj,por dhe
bashkëpunoi për bukuri atje ku i leverdiste politika e egër fashiste. Kur junda
u vetëshëmb,(paçka se disa na thane se ata e kishin shëmbur…) na doli se i
gjithë populli,i madh dhe i vogël, i pasur dhe i varfër,të gjithë pa
përjashtim, kishin vuajtur e kishin bërë “rezistencë” antifashiste… Për fat të keq të mashtruesve një gazetë
(Elefterotipia e asaj kohe) bëri një bilanc duke numëruar një nga një të
gjithata që kishin rezistuar e ndëshkuar
nga fashistët dhe na doli se numëri i tyre nuk
i kalonte të shtatë mijë e pesqind vetë (7.500) një numër krejt i
papërfillëshëm për një popullsi rreth dhjetë milionë banorë. Kështu nuk bëhet
nga hera në histori? Pakica ngrihet gjithmonë, ajo sakrifikohet! Çdo
kryengritje, çdo rezistencë kundër çdo tiranit,bëhet nga një pakicë e
guximëshme paçka se gjatë rrugës bashkohen me ta masa të gjëra popullore…Ku
mund të hyjnë këtu “dhjetoristët” tanë? Asgjëkundi… Prandaj rrëfimet dhe
kapardisjet e tyre nuk i merr më askush seriozisht… si ngjet dhe me
“politikanin” e ri që është paisur me…heroizmat e dhjetorit. Dhe të mos
harrojmë katastrofën dhe tragjedinë e popullit shqiptar për shkak të
“heroizmave” të dhjetoristave të mallkuar.
2.NJERËZ
DHE KOHRA: ISHTE NOLI YNË ATEIST?
Kohët e fundit lexojmë disa shkrime që
na çudisin pak, për Nolin tone të madh dhe kjo,se po diskutohet në se ai ka
qënë ateist apo fetar. Sinqerisht ju them se më brengosi fakti që në këtë
diskutim mori pjesë shkrimtari dhe
“historian” i njohur Nasho Jorgaqi i cili paraqitet-dhe dua të besoj se
është- studjues i mire i figures së Fan
Nolit. Dikush shkrojti-duke “zbuluar” një “letër të një greku”ku thoshte se
Nolin a qënkej ateist (zbulim i madh ky! Grekët nuk kanë lënë akuzë dhe epitete
pa thënë kundër Fan Nolit,këtu do të ngurronin?) Për riprodhuesin e letrës
greke, dukej se kjo ishte një akuzë dhe
“njollë” në historinë e Nolit. Nasho Jorgaqi (i cili si thotë e njeh mire jetën
e shqiptarit të madh) i u kundërvu duke u përpjekur të kundërshtojë “akuzën” e
ateizmit dhe duke na “faktuar” se Noli jo vetëm nuk ishte ateist por besimtar i
madh i krishterë! Dhe ku i bazon këto studjuesi dhe shkrimtari i njohur Nasho
Jorgaqi? Se diçka i kishte thënë dikur nëna at Liolit, zonja Helena. Nuk do të
kundërshtoj burimet e tij pa ujë,por jam i detyruar të bëj një pyetje: Pse qënka akuzë që Noli ynë të ketë qënë
ateist? Qëkur është turp që dikush të jetë ateist? Ishte turp që një ateist t’i
shërbente Atdheut të tij me çdo mënyrë akoma dhe duke përdorur fenë ortodokse
që deri atëhere ishte në duart e grekëve? Nasho Jorgaqi kujton se e mbron Nolin
kur përpiqet ta paraqesë si besimtar i devotëshëm kristian? Si studjues i Nolit
ai duhej të dinte dhe akuza të tjera që grekët kanë shkrojtur, madje dikur e
dëbuan nga vendi i tyre se Noli bënte propaganda në favor të shqiptarëve. Për
dëbimin ose arratisja e tij në Egjipt,kanë përdorur dhe akuza të tjera banale..
Të gjitha këto Jorgaqi i ka shkrojtur
vetë . Me këtë rast dua t’ju tregoj një ngjarje të cilën deri sot nuk e kam
publikuar dhe që ka lidhje me Nolin dhe Nasho Jorgaqin, megjithëse disa shokë
më kanë nxitur të “kërkoja të drejtën time”.
Qëkurse u gjenda në Greqi, dëshira ime e
madhe ishte të mundja të takoja Nolin e madh. Mjerisht nuk kisha as mjetet as
mundësinë të udhëtoja në Amerikë se nuk kisha dokumentat e duhura dhe për mua
atëhere nuk u gjend asnjë shqiptar të më bënte një ftesë dhe të jipte garanci
si bëhej në atë kohë me shqiptarët e arratisur që dëshironin të kalonin
Atllantikun. Megjithatë askurrë nuk pushova të ëndërroja një takim me
shqiptarin e madh. Mjerisht pas tre katër viteve Noli vdiq dhe ëndrra ime mbeti ëndërr e parealizuar.
Megjithatë askurrë nuk pushova të gërmoj në arkivat greke ku gjendeshin
materiale të shumta që kishin lidhje me figurën e Nolit. Sigurisht kudo akuzohej si armik i
betuar i helenizmit. Duke e shikuar nga këndvështrimi i grekëve,mund t’u jipje
të drejtë se Noli u kishte bërë dëme dhe pabesi të mëdha shovinistëve dhe nacionalistëve
të “Megalis Ideas”. Ata e paraqisnin si një grek:-(zakon i njohur i
shovinistëve që kanë pretenduar ngahera se të gjithë ortodoksët shqiptarë na
qënkeshin grekë): ishte lindur në Trakë,ishte i krishterë,kishte mbaruar
Universitetin e Athinës, kishte punuar në Athinë dhe kishte botuar shkrimet e
para të tij në gjuhën greke me emrin MAVROMATIS (SYZIU!). Nga të gjitha këto
mua m’u ngulit dëshira të gjeja shkrimet e tija të para në shtypin grek,po në
gjuhën greke. Me ndihmën e historianit shqiptar (Kosovar) Shkëlzen Raça, më në
fund aty nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar zbuluam katër shkrimet e
tij të para. Ishin botuar në revistën “NUMAS” (ky ishte zbulimi im që më vonë e
shfrytëzoi dhe Raça). Historiani nga Prishtina pra mundi të fotokopjonte shkrimet
e Nolit dhe m’i dha mua që t’i përkthjeja shqip. Ai aso kohe dinte shumë pak
greqisht dhe mezi komunikonte në këtë gjuhë dhe në se e lane të hynte në disa
arkiva që qëndronin të mbyllura, u bë e mundur se ishte “jugosllav”kishte
pasaporto jugosllave dhe me “garancinë” e profesorit të tij,albanologu i
mirënjohur, Tito Johallas. Unë i përktheva me zell shkrimet e Nolit i cili
dukej që në rini të herëshme se kishte ide përparimare për kohën që
flasim-ishte fillimi i shekullit njizetë. Ajo që vihej re ishte guximi i tij
që, akoma student në universitet,shprehte
mendime tejet radikale. Shkrimet e përkthyera pra i mori Shkëlzen Raça
me qëllim t’i shfrytëzonte në Prishtinë ku deri atëhere ishin shkrojtur mjaft
studime për “Nolin tone” si e quanin kosovarët. Sigurisht mbajta për vete një
kopje dhe origjinalin në gjuhën greke. Pas ngjarje të vitit 1981 me
demostratat e studentëve në Prishtinë
dhe me politikën famëkeqe të “diferencimeve” botimet në Prishtinë pësuan një
rënie dhe besoj se për këtë arsye nuk u botuan dhe shkrimet e herëshme të
Nolit. Por…për habinë time këto shkrime i shfrytëzoi shkrimtari dhe studjuesi
shqiptar Nasho Jorgaqi!!! Ai i botoi si i kisha përkthyer unë-nuk e di se si i kishte
dërguar në Tiranë Shkëlzen Raça- por përderisa kam akoma kopjet e përkthimit
mund ta faktoj këtë ashtu si është fakt i pabesueshëm që Jorgaqi nuk përmend
asgjëkundi burimet e tij dhe sigurisht kurrkund emrin i…përkthyesit!!! (Për emrin tim e justifikoj se “atëhere”ishte i
ndaluar në Shqipëri)
Nuk
do të përmendja kurrë këtë ngjarje megjithse disa miq që njihnin të vërtetën më
nxisnin të shkruaja dhe të “zbuloja” të vërtetën nëqoftëse nuk do të bëhej
zhurma e fundit për Nolin thua se ishte turp që ai të ishte ateist (që në fakt
ishte). Mos zoti Jorgaqi beson se të gjithë klerikët e kishës kanë qënë
besimtarë të devotëshëm? Nuk e di ai-historian është deridiku- se feja nga vetë
natyra e saj, është një mashtrim i madh? Nuk e di ai se hipokrizia dhe
mashtrimi i injorantëve është mjeshtëri e klerikëve dinakë dhe të zgjuar? Në radhë të pare duhej
ta dinte se “themeluesi” ose ai që bëri të ligjëshme krishtërimin në
Perandorinë romake ishte perandori me prejardhje ilire-paraardhësit e
shqiptarëve- i ashtuquajturi Konstandini i Madh ose dhe Shën Konstandini prej
të cilit mori dhe emrin kryeqyteti Lindor I Pefrandorisë,Konstandinopoja. Është e njohur historikisht se Konstandini vet
nuk u bë kurrë i krishterë,si rrjedhojë konsiderohej “ateist”! Megjithë
përpjekjet e klerikëve të lartë dhe të nënës së tij (një figure e dyshimtë dhe
kriminale) që dihet kudo si Shën Elena që gjoja zbuloi vendin e varrimit të
Krishtit,ai nuk u pagëzua kurrë si i kërkonin klerikët. Por klerikët
dinakë-ndërmjet tyre dhe patriku- që e rrethonin në krevatin ku lëngonte,thane
se …pranoi të bëhej i krishterë para se të jipte shpirt! Kjo nuk mund të
vertetohet kursesi por kush guxonte atëhere të vinte në dyshim deklaratat e
klerikëve të…shënjtë? Me pak fjalë: feja-të gjithë fetë-nuk janë veçse një
mashtrim që kanë shfrytëzuar dhe shfrytëzojnë injorancës- dhe është e mundur që
Noli ynë të pranonte një besim të tillë? Besoj se kushdo që don të nderojë
Nolin ashtu si ishte me madhështinë dhe kulturën e tij të gjithanëshme, duhet
të pushojë të manipulojë për gjëra që nuk i njeh. Shumë pak janë ata klerikë që janë besimtarë
të vërtetë dhe këta janë ata që janë më injorantët dhe fanatikët
mendjeshkurtër.
3. NË EMIGRACION PARA SHËMBJES SË DIKTATURËS
Një shkrimtar i njohur më thoshte dikur: “Në
Greqi mund të jesh ashtu si deklaron vetë. P.sh.një druvar mund të të paraqitet
si shkrimtar dhe ti nuk ke veçse ta pranosh… ashtu dhe një tradhëtar e mban
veten si mëmëdhetar i shkëlqyer. Kam takuar në jetën tim ish bashkëpuntorë më
të zellëshëm të nazifshistëve që shtiren si
luftëtarë për liri dhe demokraci…” Sigurisht kjo nuk është meritë vetëm
e grekëve. Kur shqiptarët vërshuan në të
ashtuquajturat vëndet e lira,të gjithë paraqiteshin për intelektualë ashtu si
paraqiteshin si të përndjekur dhe
viktima e diktaturës. Para se të ngjiste kjo,në emigracion kishte pak shqiptarë
të shpërndarë në të katër anët e globit tokësor. Gjeje pak të tillë në
Australi,në Madagaskar, në Afrikë domosdo në Europë dhe kryesisht në Amerikë
,sidomos në SHBA dhe Kanada . Është e njohur ëndrra e shqipatëve për
Amerikën-jo më kot një italian xhiroi filmin e tmerrëshëm “l’Amerika” kur
shqiptarët braktisninn vatrat e tyre me ëndrrën e vetme të shkonin në Amerikë.
Çuditërisht unë asnjëherë nuk ëndërrova të kapërcej Atllantikun ndonse jo
njëherë m’u dha rasti nga njerëz që
interesoheshin për mua, sidomos vitet e fundit se deri në vitet tetëdhjetë nuk
kisha as mundësi financiare as edhe dokumentat e nevojëshme udhëtimi. Më
mjaftonte dhe më tepronte Europa ku edhe këtu nuk mund të udhëtoja lirisht deri
në fillim të viteve tetëdhjetë kur më në fund u paisa me dokumenta udhëtimi
“lasse-passe” të emigrantit politik (kisha kërkuar strehim politik) por edhe me
këto nuk mund të udhëtoja lirisht. Kërkohej për kudo vizë. Sigurisht me
marifete dhe ndërhyrje të ndryshme miqsh(kisha mjaft miq pas rënies se jundës
të cilët ishin ngjitur në piramidën ne
pushtetit) mirrja vizë,por kjo patjetër
ishte e lodhëshme dhe e kushtueshme për kuletën time. Megjithatë lidhjet e mia
me emigrantët,sidomos në Amerikë e Kanada kishte filluar që në vitet
gjashtëdhjetë nëpërmjet mikut Kamber Merdinit i cili kishte shkuar në Kanada më
herët. Ai më njohu me shtypin dhe me grupet shqiptare. Më dërgoi gazetat “Liria”“Dielli” “Kombi” “Iliria” e mjaft të
tjera që qarkullonin aso kohe dhe ishtem menjimënd ne habitëshme se si
qarkullonin ato gazeta me kaq pak lexues. Sigurisht shqiptarët nuk kishin
harruar zakonin e tyre: ishin grumbulluar nga pak veta në disa parti kështu kishim
partitë “Legaliteti” “Balli Kombëtar” “Bashkimi Demokrat”(Itali) Partia Agrare
dhe kështu me radhë. Këta përveç antikomunizmit,nuk harronin të shanin dhe
njeri tjetrin duke mbetur thellësisht të përçarë… Kësisoj bëra mjaft miq, pa i
takuar asnjëhere, si ishin Hasan Risilia (ishte sekretar i Legalitetit në
Amerikë ku nxirrnin gazetën Kombi),
Mitat Vranica që paraqitej si “Kryetar i Republikës së Kosovës (!), Esad
Bilalin, Peter Priftin (atëhere nuk e dija se kishte lidhje farefisnore me
shkrimtarin e mirënjohur komunist Naum Priftin) dhe mjaft të tjerë në
Europë,kryesisht në Itali dhe Francë. Për kohën që bëjmë fjalë nuk ishte e
lehtë të komunikoje jashtë vendit: komunikimi bëhej në përgjithësi nëpërmjet
shtypit të rrallë, të letërkëmbimi se për komunikim telefonik as që mund të
bëhej fjalë. Nga të gjithë këta miku im më i ngushtë u bë Hasan Risilia i cili,
pa më takuar kurrë më mbrojti madje ai u grind egër dhe me Arshi Pipën për
shkakun tim. Ky njeri fisnik,megjithse e dinte se nuk isha monarkist më nderoi
me miqësinë e tij dhe për këtë do të flasim pak më poshtë. Sigurisht pata
miqësinë e Isa Ndreut dhe të Lec Shllakut të cilët nga hera i kujtoj me
nostalgji dhe mirënjohje .E keqja ishte se me shkrimet e mia jo njëherë krijova
tension në marrëdhëniet tona dhe një nga këta që u përpoq të hakmerrej kundër
meje ishte Arshi Pipa! Nuk më vinte keq- akoma dhe sot- as do të zëmërohesha
kurrë për kritikat që do të më bënin për shkrimet e mia-e dija fort mire se në
demokraci nuk mund të ketë mendime të njëjta as mund të detyrohen të pajtohen mendimet e njeri tjetrit. Shumë
here më kanë kritikuar-akoma më kanë share madje dhe në anonimitet,por kjo nuk
më ka brengosur madje shumë rrallë u jam përgjigjur sharjeve dhe akuzave të pa
drejta që më janë bërë.Përderisa merr penën-ose kompjuterin tani- e shkruan për
të tjerët duhet të presësh që edhe të të përgjigjen akoma dhe të të shajnë…
Sigurisht nuk e prisja një gjë të tillë nga një professor që kishte bërë fame
akoma dhe në Amerikë…Por për këtë do të flasim më poshtë ashtu si do të flasim
për Sadik Premtja dhe mjaft të tjerë. Por fillimisht do të përqëndrohemi tek
miqt e mi në Greqi…
Në Greqi më përqafuan me ngrohtësi shumë intelektualë
grekë megjithse unë kurrsesi nuk mund të paraqitesha si i tillë. Në Kipseli ku
banoja në atë kohë jetonin shumë intelektualë grekë, madje konsiderohej si
lagjia më e privegjiluar për poetët, gazetarët dhe kryesisht të aktorëve më të
njohur të kohës. Njeriu i pare që m’u afrua-pa ja kërkuar- ishte Profesori
Aristotelis Tamassoklis,i cili në atë kohë ishte mësimdhënësi privat i trrashëgimtarit
të fronit mbretëror, (mbretit të mëvonëshëm) Konastandin si dhe professor në
shkollën ushtarake “Evelpidhes” nga ku dilnin dhe dalin oficerët e ushtrisë
greke. Ai më njohu dhe me diktatorin e ardhëshëm të Libisë, Muamar Khadafin i
cili ishte student në shkollën e oficerëve të Athinë me bursë të…mbretit Idriz.
Profesor Tamasoklis përveç miqësisë së tij-duke marrë përsipër të më mësonte
greqisht dhe anglisht në të njëjtën kohë,më futi në një rreth të gjërë
intelektualësh, sidomos gazetarë dhe
shkrimtarë. Vetë ai ishte gjuhëtar dhe, si më kishte thënë më vonë, kishte pas qënë bashkëstudent me Eqrem Çabeun
në Grac të Austrisë… Dhjetvjeçari i
gjashtëdhjetë (konkretisht nga viti 1961
kur kalova në Greqi derisa kolonelët e zinj shpallën jundën ushtarake më 1967 u përfshiva në një veprimtari
intensive si në lëvizjen demokratike ashtu dhe në rrethet kulturore të Athinës,
ndonse isha në hapat e para të mësimit të gjuhës greke) gjëndja në Greqi ishte
tepër e tensionuar dhe partitë politike grindeshin shumë ashpër ndërmjet tyre.Shqiptarë
nuk gjeje aso kohe në Athinë se sapo kalonin kufirin kërkonin të largoheshin
për gjetkë, sidomos për në Amerikë ku shumica e tyre kishte njerëz të njohur
dhe të afërm prej të cilëve u sigurohej ftesa, shpenzimet e udhëtimit dhe
garancia e banimit në demokracinë e madhe amerikane. Të tjerët fshiheshin, ose
deklaronin se ishin safi grekë,hynin në organizata të ndryshme shoviniste dhe
vazhdonin gjoja veprimtarinë antikomuniste që në fakt ishte antishqiptare.(Këta
në kohën e demokracisë shqiptare do të dekoroheshin si demokratë të kulluar për
veprimtarinë e tyre antikomuniste!) Unë duke pasur miq si Profesor Tamasoklis,
qëndroja larg këtyre organizatave sepse isha pranuar në shoqërinë intelektuale
si njeri “përparimtar me koncepte demokratike”kurse organizatat e lartpërmendur
konsideroheshin shoviniste-fashiste-reaksionare.Qëkurse shkela në Athinë i pari
që më këshilloi të qëndroja larg këtyre grupime (në atë kohë nuk kishte më
grupe shqiptarësh që stërviteshin për akte diversioni në Shqipërinë komuniste)
ishte një officer madhor amerikan i cili
më kishte paralajmëruar për rrezikun që përballoja duke u përfshirë në
grupimet (sillogjet)nacionali4ste shoviniste që nuk ishin aspak të pëlqyer nga
Uashingtoni; gjithashtu dhe profesori i cili kishte prejardhje qipriote (kështu shpjegohej dhe
mbiemri i tij Tamasoklis-nga Tamaso i Qipros) më kishte thënë se ato sillogje
nuk kishin aspak parasysh patriotizmin por fitimin se duke bërë një “sillog
vorioepirot” shteti grek i shpërblente dorëlëshuar me kompesime nga fondet
sekrete të Ministrisë së jashtëme që nuk kontrolloheshin prej askujt. Unë si i
ri që isha dhe krejt papërvojë politike, u habita në fillim por me kohë i
mësova këto si jo më mire. Prandaj u inkuadrova në lëvizjen intensive për
demokraci të atij dhjetvjeçarit të habitëshëm dhe shumë shpejt u njoha me
udhëheqesit e këtyre organizatave- që nga Miki Theodhoraqis si udhëheqësi I
Llambraqëve dhe më tej me Glezon, Pangallon, Melina Merkuri e të tjerë…
4. TAKIMI IM I PARË ME ARRVANITASIT E GREQISË
Nuk e dija se ekzistonin arvanitasit deri
atëhere. Një ditë ku po pinim kafe në një lokal të një shqiptarit që quhej Prokos-një shqiptar i
greqëzuar nga Permeti, dëgjova se si disa të panjohur pranë flisnin një shqipe
të çuditëshme. Pyeta përmetarin se si ishte e mundur që këta njerëz flisnin një
shqipe të tillë. “Ata janë arvanitas-më tha- dhe kanë ndialektin e tyre që
është ngatërruar shumë me greqishten. Rreth Athinës të gjitha fshatrat janë
arvanitase” Nuk i zura shumë besë. Si ishte e mundur? mendova. Disa ditë më
vonë vajtëm mëngjes herët në tregun e zarzavateve që aso kohe ishte në rrugën e Pireut ku më priti
një befasi tjetër: shumë tregëtarë flisnin ndërmjet tyre “ARVANITS” që të mos
themi shqip. Dalngadalë mësoja se kudo në Greqi kishte arvanitas por ajo që më
brengosi dhe më habiti ishte se këta nuk
e quanin veten shqiptarë, madje thoshin se
ai “është alvanos nga Alvania” dhe s’kishte asnjë lidhje me “arvanitasit
e Greqisë së ishin safi….helenë!” Propaganda njëshekullore kishte bërë për
bukuri punën e saj…por atëhere nuk mund ta imagjinoja se edhe arvanitasit dhe
gjuha e tyre do të shuheshin brënda shekullit të kaluar me ndryshimet e
vrullëshme të shoqërisë dhe të shkencës. Sidoqoftë unë u befasova ashtu si u
befasuan dhe gazetarët shqiptarë pas
ikjes masive nga Atdheu megjithse ata gjetën mbeturinat arvanitase mbasi brezi i ri nuk e përdorte më gjuhën e të
pareve të tyre.
Arvanitasit
e pare që unë takova ishin njerëz të njohur në Greqi që të mos themi të
famëshëm. P.sh. takimi i im me aktoren e njohur Eli Lambeti (mbiemri i vërtetë
i saj ishte Lluku) ishte një befasi e
papërshkruar . Shkova rastësisht në shtëpinë e saj me disa sende që kishte
porositur në dyqanin ku punoja dhe ajo më priti në fillim pak ftohtë,por kur
konstatoi se unë mezi bëlbëzoja akoma, disa fjalë greqisht, më pyeti nga isha.
I thashë se isha nga Shqipëria! Ajo buzëqeshi dhe më pyeti :”Di arvanite ti?”
“Di shqip..”I u përgjigja me ndrojtje…”Mirë,mund të kuptohemi…ne jena
arvanitase jo nga Alvania…” Që atë ditë
flisnim vazhdimisht gjuhën arvanitase gjë që e bënte Elin të shqyhej së
qeshuri…”Na në shpi llafosemi mono arvanitshe…Mëma ime di pak elinisht..” më
thoshte. Megjithatë nuk tregote se e lidhte gjë me shqiptarët e Shqipërisë, si
do të bënte dhe aktorja tjetër e njohur dhe partnere e Bekim Fehmiut, Irini
Papas,ndonse kjo e fliste gjuhën më pastër. Ndarja e tyre nga trungu mëmë e
Arbërisë, inkuadrimi i plotë në jetën e vendit, ishte diçka që nuk diskutohej.
Kjo ndikoi jo vetëm falë propagandës dhe fesë (shqiptarët konsideroheshin
myslimanë-turkallvani) por edhe për arsye se shteti shqiptar u vonua shumë të
krijohej dhe antiturkizmi i kishte bërë arvanitasit tanë jo vetëm ta ndienin
veten grekë por ishin faktori kryesor në luftën kundër turqëve,kryesisht për arsye
të besimit fetar ortodoks. Nga ana tjetët ekzistenca e pashallarëve shqiptarë
në shërbim të perandorisë otomane,imponimi i fesë muslimane në shumicën
dërmuese e popullit shqiptar i bëri arvanitassit armiqtë dhe luftëtarët më të
rreptë kundër Turqisë. Ata, pamvarësisht propagandës helmuese, e dinin se Ali
Pasha Tepelena ishte shqiptar (turkallvanos) gjithashtu dhe pashallarët e tjerë
që mbizotëronin në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme kishin origjinë shqiptare.
Propaganda i kishte bindur se Ibrahim Pashai ( i biri i Muhamet Aliut,themelues
i Egjiptit bashkëkohor) ishte shqiptar dhe me shqiptarët e tij gati sa nuk
shojtën Revolucionin e 21-së ku dihet se në krye të këtij Revolucionit faktori
arvanitas (shqiptar) ishte vendimtar. Suliotët, hidriotët, speciotët,fshatrat e
Atikës dhe të Biotisë, të gjithë ishin me origjinë shqiptare.Ashtu si ishin në
Korinth, Pelloponez e gjetkë,kudo. Jo më kot
i paharruari Jorgos Marungas kishte thënë :”Revolucioni grek të 1821
ishte një luftë civile ndërmjet shqiptarëve: nga njëra anë të krishterët e
helenizmit dhe nga ana tjetër myslimanët që ishin në shërbim të sulltanit!” Por
këtu nuk duam të bëjmë histori veçse duam të faktojmë e ishte e kotë entusiazmi
i disa gazetarëve dhe intelektualëve shqiptarë që sapo u ndeshën me elementin
arvanitas kujtuan se kishin zbuluar Amerikën. Sidoqoftë kontaktet e mia të para
me arvanitasit ishin të mira,megjithse shumë pak u interesonte Shqipëria. Qe të
ilustrojmë këtë fakt do të paraqesim një ngjarje tipike. Një shoqatë arvanitësh
do të bënte një darkë kulturore diku afër Elefsinës. Në këtë darkë isha ftuar
dhe unë nga Marunga. Aty kishte shumë arvanitas të njohur të kulturës dhe politikës greke.Ishte Pangallos, Melina,Jeros Stathis,Liapis,Pandeleoni
dhe të tjerë.Nuk më kujtohet në se ishte i pranishëm Aristidh Kola,por atëhere
ai ishte i panjohur akoma. Më vonë do të botonte një libër për arvanitasit që u
kritikua ashpër për pasaktësi historike. Që të tregonin se sa e rëndësishme
ishte kjo mbrëmje, si paraqitës kishin ftuar folkloristin më i njohur grek të
asaj kohe, Simon Karas. Ky do të paraqiste programin dhe sidomos këngët
folklorike arvanitase. . Si hyrje Karas tha këto fjalë: “ Duhet ta kemi të
qartë se arvanitasit tanë nuk kanë asnjë lidhje gjaku me shqiptarët myslimanë e Shqipërisë…” Kjo gjë
na indinjoi mua dhe Marungën dhe kërkuam
që të bëhet sqarimin e duhur. Sigurisht nuk na u dha fjala, veçse
organizatori tha këto fjalë: “Këtu nuk bëjmë as histori as studime
nacionaliste. Kushdo mban përgjegjësine e fjalës dhe konsiderohet mendim
vetiak..”
Si rrjedhojë që në fillim kisha kuptuar
se arvanitasit në fakt as i lidhte gjë as e donin të kishin lidhje me shqiptarët
e Shqipërisë. Nuk ishte rastësi që kurrë nuk e quanin veten shqiptarë as edhe
gjuhën që flisnin shqip. Ishin arvanitas dhe flisnin gluhën arvanitase. Prandaj
gjatë asaj kohe nuk isha interesuar kaq shumë për ta ashtu si nuk isha
interesuar për kosovarët dhe shqiptarët e tjerë jashkufijve,për të cilët isha
krejt i painformuar. Ishte e çuditëshme por m’u desh të gjendem në mërgim që të
njihem me të gjitha këto, ashtu si u njoha me prejardhjen shqiptare të Qemal
Ataturkut dhe të Muhamet Aliut. Për kosovarët më bëri të interesohem një vizitë
në Llavër,në kampin e refugjatëve shqiptarë të asaj kohe. Vajta të takoja një
bashkatdhetarin tim që sapo kishte ardhur dhe që kishte lajme-si thoshte- nga
familja jonë e internuar në Grabjan. Atje rastësisht vizitova një familje
kosovare që sapo kishte ardhur në Greqi. Menjëherë më hynë në zëmër ata njerëz
fisnikë. Nuk ka trëndësi se më vonë pata probleme me asfalinë greke për këtë
vizitë pa marrë leje nga organet kopetente. Më kishte denoncuar vetë shqiptari
të cilin kisha vajtur ta takoja! Fatmirisht atëhere punoja në shtypshkronjën e
Joanidhit në një bodrum të Psirisë dhe pata përkrahjen e tij, ashtu si do të
ndodhte kur më kërkuan të më punësonin në gazetën më të fuqishme të kohës
“Kathimetrini”…Por edhe atje u gjëndën dy gazetarë shumë të njohur si atëhere
ashtu dhe më vonë që do të më denonconin dhe do të më dëbonin nga Kathimerini
se sindikata e tipografëve nuk pranonte të huaj në gjirin e saj dhe unë,
përderisa nuk kisha shtetësinë greke, isha i huaj. Megjithatë, si në
shtypshkronjën e Joanidhit ashtu dhe në Kathimerini u njoha me shumë
intelektualë-sidomos gazetarë dhe shkrimtarë.
Kisha dëgjuar se të majtët-komunistët- ishin
njerëz përparimtarë, internacionalistë dhe kundër çdo shovinizmit dhe fesë.
Sigurisht isha i gabuar. Ashtu si Revolucioni frëng i la trrashëgimi njerëzimit
krijimin e shteteve-komb, edhe komunistët do të tregoheshin më nacionalistë nga
ata që kishin këtë emër. Vetadministrimi,vetpërcaktimi njerëzor dhe,kryesisht
të drejtat e njeriut dhe barazia u shkelën më egërsisht nga komunistët
duke imituar në mënyrë të rrafinuar
fashistët. Por këto janë historikisht të njohura tani dhe nuk është nevoja të
mirremi me hollësi. Në kohën kur bëjmë fjalë-dhjetvjeçari i gjashtëdhjetës
ishte menjimënd një periudhë tepër interesante. Në Greqi kishte një
antishqiptarizëm të përgjithëshme dhe ajo që më brengosi së tepërmi dhe të më
bëjnë të njoh më mire fytyrën e të ashtuquajturën vllazërimin e popujve dhe të
“internacionalizmit” që kishin predikuar teoricentët komunistë, ishte armiqësia
e “të majtëve”kundër Shqipërisë “socialiste’! Nuk ishte vështirë të kuptoja. E
majta greke ishte shumë e lidhur me Bashkimin Sovietik ashtu si ishin forcat
reaksionare fetare të lidhur me Rusinë për shkak se dhe rusët na qënkeshin të
krishterë ortodoksë.
5.
ARMIQËSIA NDAJ MEJE DHE SHQIPTARËVE NË
GREQI.
Thamë më lart se në Athinë gjeta një ngrohtësi të madhe nga
shumë intelektualë dhe njerëz të thjeshtë që përpiqeshin të më ndihmonin në çdo
mënyrë se isha i huaj në mes tyre. Shumë njerëz më hapën shtëpinë,më lane të
lire të mirrja librat që doja nga bibliotekat e tyre por edhe këtu pata një
incident të dhimbëshëm. Një ditë kisha shkuar në shtëpinë e një poeteshe të
re-më vonë do të bëhej shumë e njohur madje dhe akademike- dhe kur pashë një
bibliotekë shumë të pasur u hutova dhe nisa të shikoja titujt e librave-më mire
emrat e shkrimtarëve me aq sa kuptoja greqisht. Kisha ngahera probleme me sytë
dhe që të mundja të regjistroja në mendje atë që shikoja e vështroja pak me
ngulm dhe nga sa më afër kisha mundësi-gjë që keqkuptohej nga njerëzit që nuk e
dinin problemin tim. Gruaja e re-ishte pak më e madhe se unë ma merr mendja,më
pyeti pak brutalisht: “Çfarë shikon kështu?” “Ja,bëlbëzova unë si i zënë në
faj, po shikoj librat tuaja…” Dhje ajo më tha këto fjalë që më prekën dhe më
pikëlluan së tepërmi: “Qëkur shqiptarët dine dhe interesohen për libra?” Ika pa
e përshëndetur i pikëlluar më shumë se ajo grua e re ishte poete.Megjithse e
shikoja përditë në rrugë nuk i fola më kurrë. Madje dhe kur vinte në dyqan ku
punoja ndonjëherë, unë largohesha që të mos i shërbeja ose t’i flisja.
Profesori im i dashur u përpoq të zbuste dëshpërimin tim duke më thënë “Mos e
shikoje me ngulm dhe ajo keqkuptoi vështrtimin tend? Grua e re është Kiki! Dhe
ti je djal i bukur! Që nesër do të të dërgoj në një okulist që të të shikojë
sytë…!” Dhe më dërgoi tek Kosta
Korilla,një mjek dhe njeri i mrekullueshën që kurrë nuk e harroj… Shumë shpejt
do të ndeshesha me armiqësinë e të majtëve-aso kohë ndalohej në Greqi të
quheshin komunistë. Arsyeja ishte e thjeshtë: pse Shqipëria u prrish me BS dhe
përçau kampin socialist…Kudo që më takonin dhe mësonin se isha nga
Shqipëria,pyetja e pare ishte: “Pse Enver Hoxha tradhëtoi socializmin dhe hyri
në shërbim të imperializmit?” duke më
trajtuar mua si përfaqësues të Enver Hoxhës, madje dhe përgjegjës për përçarjen
komuniste! Më kot përpiqesha t’u shpjegoja se edhe unë isha viktimë e Enverit
dhe të komunizmit të tyre,për ata isha…përfaqësues i shqiptarëve në Athinë dhe
përderisa mirrja pjesë në lëvizjen për demokraci në Greqi duhej të mbaja dhe përgjegjësinë
e tradhëtisë shqiptare. Një episod tjetër që do të më mbetet i paharruar ishte
takimi në ishullin e internimit Jaro me poetin e njohur Jani Riços. I u afruam,
atje ku rrinte në vetmi mbi një shkëmb, bashkë me Manolis Glezon dhe si e
përshëndetëm Glezoja i tha se isha nga Shqipëria dhe..”se është nder për
rezistencën greke që kishte në radhët e saj dhe një shqiptar” kur Riçosi sikur
u zgjua nga një ëndërrim poetik tha: “Është nder të kemi në radhët tona një
shqiptar? Atëhere më thuaj pse Enver Hoxha
u prrish me Bashkimin Sovjetik duke përçarë kampin socialist?” Duke dashur të
zbus pak gjakrat i thashë se nuk isha unë përgjegjës për përçarjen as
përfaqësoja Enver Hoxhën…Por-shtova i pizmosur se isha tepër i ri atëhere-
ashtu si sillej Hrushovi me Shqipërinë mire bëri që ai u nda nga kampi
socialist”. Dhe me këto fjalë u largova ndërsa ai na kishte kthyer shpinën. Unë
atëhere kisha parasysh premtimet që i kishte dhënë Sofokli Venizellosit Hrushovi në lidhje me Shqipërinë e Jugut që
atëhere kishin bërë bujë në shtypin e Athinës.
Por papritur nisën të shfaqen dhe organizata
…enveriste! Këto sigurisht pasi ishte shëmbur junda fashiste se më pare askush
nuk guxonte. E majta komuniste kishte gjetur dhe një arsye tjetër të sulmonte
egër renegatin Hoxha: kishte guxuar të rivendoste marrëdhënie ndiplomatike me
Greqinë në kohën e jundës fashiste. Por këta-demokratët- nuk guxonin të
shpjegonin pse qeveritë greke të ashtuquajtura demokratike të pas luftës nuk
kishin vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, duke ngritur çështje
antishqiptare që cënonte akoma dhe tërësinë të shtetit shqiptar? Këtu edhe
njëherë u vertetua se e majta ka qënë dhe mbetet më reaksionare akoma dhe nga
ultraedjathta! S’do mend se Hoxha-që kaq shumë u sha si ekstremist nga e majta-
akoma dhe nga socialdemokratët- u tregua pragmatist dhe normalizoi marrëdhëniet
diplomatike me fqiun e tij jugor duke shpresuar se nuk do t’i binte më në qafë…(por
duket se i kishte krahët të ngtrohta përderisa Uashingtoni e kishte siguruar se
nuk do të cënohej vendi i tij përderisa ishte prrishur me Rusinë sovjetike!)Sigurisht
i kishte bërë hesapet pa hanxhinë…përsa u përkiste grekëve. Në këto kushte pra
u shfaqën grupet e para maoiste dhe enveriste që nxirrnin dhe gazeta me lajme
të marra enkas nga Tirana nëpërmjet radios. Njëra nga këto gazeta, më e
përhapur dhe më jetëgjatë ishte Llaikos Dhromos që u kishte hapur luftë
impetrialistëve dhe socialimperialistëve të Moskës…Krahas këtyre u shfaqën dhe
shtëpi botuese që botonte me radhë veprat e Hoxhës por dhe letërsi shqiptare.
Shtëpia më serioze ishte “Poria” e Niko Koçaftis i cili nxori në dritë mjaft
libra, sidomos të Kadaresë dhe të Dritëro Agollit.Kuçaftis që kishte dëgjuar
për mua nga gazetarë dhe shkrimtarë të ndryshëm,kërkoi ndihmën time për
përkthimin e librave shqipe në greqisht- si ishte Kështjella, Gjenerali i
ushtrisë së vdekur,Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo dhe patjetër për veprat e
Hoxhës. Pranova kërkesën e tij që ta ndihmoja,duke nkorrigjuar ato pjesë që
ishin përkthyer keq ose pasaktësisht, pa shpërblim sepse më vinte mire që libri
shqip të bëhej i njohur në Greqi. U pritën me interesim të madh librat e Hoxhës “Titistët” “Dy popuj miq” dhe
në mënyrë të veçantë vëllimi i 19-të ku flitej për prrishjen me sovjetikët.
Bënë bujë veprat e Kadaresë Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Kështjella kurse
Zyloja u konsiderua libër “desident” për kushtet e Shqipërisë të atëherëshme.
Ironi nuk është? U quajt Agolli desident që nuk u paraqit kurrë i tillë kurse
Kadareja nuk u komentua kurrsesi për qëndrim politik por si shkrimtar i mire.
Sa kanë ndryshuar kohrat! Dhe njerëzit…se kur ishte ftuar Kadareja të paraqiste
një nga librat e tij në Athinë Niko Kuçaftis i tha se e kisha ndihmuar unë në
përkthime dhe se dëshiroja ta takoja, ai refuzoi në mënyrë të prerë të takohej
,me mua! Ndoshta me të drejtë. Ndoshta, si thotë tani, kishte frikë të takonte
një armik të popullit.(E takova më vonë bashkë me Helenën dhe bënë sikur nuk më
kishin dëgjuar!)
Është fakt i padiskutueshëm se e majta greke
ka qënë gjithnjë armiqësore ndaj Shqipërisë dhe kot kemi akuzuar forcat
“monarkofashiste” (jo se këto forca nuk e urrenin Shqipërinë,por kishin motive
të tjera shumë here naïve!). E majta greke jo njëherë ka treguar se është më e
egër antishqiptare se sa e djathta.Nuk duket e çuditëshme që kjo e majtë që në
vitin 1949, e ndjekur këmba këmbës nga “monarkofashistët” për ta shfarosur,
gjeti shpëtim tek shqiptarët, në një vend që ishte dhe vetë i varfër dhe i
sfilitur? Shqiptarët atëhere ndanë kafshatën e tyre me “demokratët” grekë,
spitalet e pakta shqiptare u mbushën me të plagosur dhe të sëmurë “demokratë”
grekë,kur vetë vdisnin pa u u mjekuar
dhe pa barna…Për këtë nuk u dëgjua kurrë një fjalë mirenjohje, ashtu si
kërkojnë sot nga emigrantët shqiptarë të tregohen mirënjohës ndaj Greqisë që i
pranoi dhe u dha bukë-por kjo bukë shqiptarët e kanë fituar dhe e fitojnë me
djersën e ballit kurse “demokratët” grekë nuk pranonin të bënoin asnjëfarsoj
pune në Shqipërinë “socialiste”. Pas shëmbjes së diktaturës pra edhe vetë
komunistët grekë u përçanë në tre pjesë: besnikët e Moskës me PPG. Eurokomunistët
me të astuquajturën PPG. e brëndëshme dhe pjesa më e vogël maoistët dhe
enveristët që i kishin ngjitur vetes epitetin “marksistë-leninistë”. Por dhe
këta të fundit kur Hoxha u prrish me Kinën,i kthyen kurrizit “motrëzës së vogël”
të socializmit duke e lënë krejt vetëm, si to të thoshte dhe Kadareja me
romanin e tij të famëshëm që mëpastaj do të ndërronte titullin….Kjo armiqësi
ndaj shqiptarëve u duk më tepër gjatë luftës në Jugosllavi, sidomos ndaj UÇK-së
dhe ndrërhyrjes të NATO- kundër terrorit sërb. E majta greke ngriti më këmbë të
gjithë popullin grek kundër shqiptarëve duke përkrahur në mënyrë të zjarrtë
Milosheviçin dhe gjenocidin e tij kundër shqiptarëve. As kurrë nuk kam dëgjuar
që një popull i tërë- i majtë dhe i djathtë-të përkrahë një politikë dhe luftë
kriminale të spastrimit etnik deri në gjenocid duke akuzuar popullin viktimë
për fajtor. Ishte një propaganda histerike, e shëmtuar, duke mos harruar të
bërtisnin për përkatësinë fetare të ortodoksëve sërbë,çka i bënte vëllezër të
grekëve!Nuk do të harroj kurrë kur një “miku i shqiptarëve” ish minister dhe më
vonë President i Republikës i cili konsiderohej dhe i majtë, vajti në Beograd
ku u prit me salltanete nga Millosheviçi dhe kur doli nga zyra e Sllobodanit
deklaroi: “Kryetari Millosheviç më siguroi se shumë shpejt do të ketë larë
hesapet me terroristët shqiptarë duke i shporrur jashtë Jugosllavisë…”
Domethënë lavdëronte dhe e gëzonte spastrimn etnik (dhe kjo nga një grek që
kishte lavdëruar bamirësinë e shqiptarëve që të mos vdiste nga uria në kohën e
luftës kur kalonte kufirin dhe mirte miser nga shqiptarët dhe njohës i
tragjedisë së spastrimit etnik-Greqia e ka paguar disa here këtë luftë
kriminale në kurriz të saj)- lavdëronte aktin kriminal të diktatorit sërb…
Ashtu si nuk harrohet pritja madhështore që i u bë Karaxhiçit në Athinë në
kohën kur bombardohej Sarajeva dhe kryhej masakra e Srebenicës…Të gjitha këto i
përjetova me dhimbje se populli grek për mua është tepër i dashur. Dhe të
gjitha këto nuk i bënin ata që dikur quheshin “monarkofashiste” por komunistët
dhe të majtët grekë…
*************************************************************************************
6. ARVANITASIT DHE TË MËRGUARIT
SHQIPTARË: QËNDRIMI NDAJ MEJE
Ishte një kohë kur padashur isha shpallur
pothuajse “përfaqësusei i shqiptarëve” në Athinë. Çdo shqiptar, çdo kosovar që
do të kalonte nga Athina do të kërkonte të takohej patjetër me mua. Në fakt unë
nuk kisha asnjë lidhje me zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri ose në shqiptarët
e jashtkufijve,por mire thonë se më mire të të dale syri se sa emri. Pas
shëmbjes së jundës sidomos pasi ishin normalizuar marrëdhëniet diplomatike, nga
ana e ambasadës shqiptare kishte nisur një përgjim të vazhdueshëm ndaj meje dhe
familjes sime. Kushdo kalonte nga ambasada, e pyesnin pë ne, ç’bënim, në se
udhëtonim në mënyrë të fshehtë dhe të dyshmët drejt Shqipërisë…Ambasadori i
pare, Lik Seiti, ishte një diplomat karierë dhe sillej me shumë takt dhe kur e
takova nja dy tre here nëpër aktivitetet e ndryshme që organizonin të ashtuquajturit “miqtë e Shqipërisë” më
ishte sjellë ftohtë, por me butësi duke mos dashur të ndërrote shumë fjalë me
mua. Sigurisht ata që ishin më agresivë dhe nuk e fshihnin armiqësinë ndaj meje
ishin punonjësit e ambasadës të cilët unë nuk i njoha ndonse i kisha takuar në
aktivitetet e sipërpërmendura. Por ishin të detyruar të më duronin nëpër
këto aktivitete se isha i ftuar nga
organizatorët grekë të cilët të gjithë më kishin njohur, madje deri diku kisha
ndikuar unë që të bëheshin miq të Shqipërisë. Ndër të tjerë,më i çuditëshë
ishte Janis Manikas i cili paraqitej si…poet ndonse nuk mbahej mënd të kishte
botuar poezi të njohura,përveç dy
vjershave të tij për Shqipërinë socialiste,madje njëra kishte të bënte me dy
heroinat e ekzekturar nga nazistët në Gjirokastës. Ky kishte mjaft të
njohur-çuditëtrisht – erdhi dhe më gjeti dhe mua që ta ndihmoja të organizonte
mbrëmjen kushtuar Shqipërisë në një nga sallat më të njohura të Akademisë
greke.. Ai, në fjalën e tij, nuk mungoi të përmendte dhe mua duke thënë se e
kisha ndihmuar për njohjen e Shqipërisë-gjë që nuk u pëlqeu aspak diplomatëve
shqiptarë. Në atë mbrëmje të Manikës mori pjesë dhe Karolos Papulias i njohur
si “mik i shqiptarëve” por ajo që më befasoi më shumë ishte prania e akademikut
shqiptar Aleks Buda. Mendoja si ishte e mundur ai njeri injorant, Jani
Manikas,të kishte bindur Tiranën se na qënkej njeri me rëndësi, madje shkonte e
vinte-nga të parët- në Tiranë i ftuar here nga Lidhja e shkrimtarëve dhe here
nga vetë Akademia shqiptare? Por ajo që pati rëndësi për mua ishte takimi me
Aleks Budën me të cilin patëm një letërkëmbim të shkurtër më vonë. Ashtu dhe me
Papuljan që nuk e takoja për here të pare…
Aktivitete të tilla bëheshin shpesh atëhere
dhe kushdo që shkruante në ndonjë gazetë të Athinës lavdërime për sistemin
“socialist” të Tiranë e kishte të siguruar ftesën dhe pushimet (vizitën)
pesëmbëdhjetë ditësh në qëndrat më të mira shqiptare të asaj kohe, madje hotel
Dajti ishte i njohur nga të gjithë këta vizitorë Kësisoj shkuan si miq Vangjel
Liapis (e meritonte se ai ishte arvanitas i mire) Dino Kubatis,një maskara i
cili mashtroi më vonë paturpësisht poeteshën e re Majlinda Zenelin duke e
shtyrë të nxirte një gazetë shqip me premtimin se do t’i paguante ai shpenzimet
por në fund ja ktheu fjalën duke e detyruar Majlindën t’i paguante nga kursimet
e saja kësisoj nuk doli numër të dytë.
Në këtë çështje u ngatërrova dhe unë se më kërkoi të bëja disa përkthime me
premtimin se do të paguhesha gjë që nuk ndodhi kurrë . Ky njeri dikur arriti të
ftonte në Athinë Dritëro Agollin, Moikom Zeqon dhe Alfred Uçin,por si mbaroi
mbrëmja ja la barren Albert Zholit që të
mirrej me qëndrimin e tyre në Athinë ose në Elefsinë. Sigurisht mua-kisha kryer
punën e përkthyesit ku u njoha me Dritëronë dhe me Mojkomin me të cilët u miqësuam, ndërsa Alfred Uçi u
bë…mik me Kristo Jovanin të cilit i shkrojti dhe një libër autobeografik (të
Jovanit) dhe më tej i u afrua Aristidh Kolës- si bënin të gjithë- me shpresë se
mos i përkthehej ndonjë libër greqisht. Jovani megjithse kishte shtëpi botimi i
solli si pengesë përkthimin -ndonse kishte në
shërbim të tij Spiro Xhajin- kurse Kolia me të drejtë nuk kishte mundësi
të tillë. Atëhere Uçi m’u drejtua mua si “i vetmi përkthyes” si donin të
thoshin për mua sikur donin të më ledhatonin veshin. I thashë se nuk do të
mundja ta përktheja librin, jo se nuk doja
porse isha i bindur më se me propagandën e tmerrëshme antishqiptare të
asaj kohe, nuk kishte asnjë mundësi që të shitej libri shqiptar në Greqi. Dhe
këtë nuk e thoshja si justifikim por si realitet i hidhur në atë kohë për
rrethanat e Athinës.Ishte një kohë e tmerrëshme kur sapo ishte shëmbur
diktatura komuniste dhe njerëzit e kulturës shqiptare-njerëz menjimënd të
mëdhenj,u detyruan të poshtërohen nga disa xhambazë grekë që në fakt besonin se
do të pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve duke shfrytëzuar naivitetin,nevojat
dhe ndershmërinë e tyre. Dhe në fakt shumë prej tyre ja arritën. Kubatis u
martua me një grua të re shqiptare dhe tash vonë lexoj për të në shtypin
shqiptar lavdërime për punën që gjoja ka bërë. E çuditëshme dhe e tmerrëshmne…
Arvanitasi me aktiv, më i ndershëm dhe më demokrat
ishte patjetër Jorgos Marunga. Ai i u vu me mish e me shpirt çështjen e zgjimit
të arvanitasve, zbuloi dhe botoi jetëshkrimin e shumë intelektualve dhe
politikanë të së kaluarës me origjinë arvanitase. Ai nuk ngurroi kurrë të
shkruante të vërtetën. Nga viti 1976 deri sa vdiq në moshë shumë të re në vitin
1985, ai kreu kaq punë sa askush tjetër. Nxori revistën e famëshme Dialogji ku
pasqyroi historinë e vërtetë të arvanitasve.Në këtë revistë botuan punimet
shumë arvanitas që deri atëhere nuk
guxonin të thoshin origjinën e tyre. Kësisoj bashkëpunuan me të Pangallos,
Melina Merkuri dhe shumë ministra të ditëve të para të qeverisë Papandreu.Që të
mos flasim për shkrimtarët dhe poetët-si ishin Janis Skarimbas akoma dhe
nobelisti Odisea Elitis dhe piktori i famëshëm Haxhikiriakos Gjikas. Por për Marungën
dhe Aristidh Kolën, si dhe për njeriun e çuditëshëm, aravanitasi me emrin
Pandeli Pandeleon i cili nxori revistën “Nea Alvania” nuk është e mundur të mos
bëjmë një punim të veçantë,ndonse nuk kanë munguar shkrime të mia për ta në
gazetat e Athinës. Ndoshta duket si vetlavdërim por dua të theksoj se me të
gjithë këta bashkëpunova ngushtë dhe unë… Në këtë kohë na u shfaq dhe një njeri
tjetër i çuditëshëm, një prift arbëresh. Quhej Antonio Beluçi-ndoshta rron
akoma. (thua të ketë pasur lidhje farefisnore me aktoren e bukur dhe e
mirënjohur Monika Beluçi e cila ka gjak arbëresh-shqiptar? Pse nuk është folur
anjëherë për këtë?) Ai kishte ardhur në Greqi me një makinë van ku punonte
hante dhe flinte-duke mos bërë shpenzime të tepërta, dhe shkonte nga fshati në
fshat arvanitas ku përpiqej të mblidhte materiale gjuhësore duke bërë krahasime
se sa elemente gjuhësore të afërta kishin me gjuhën e arbëreshëve të Kalabriasë
dhe të arvaitasve,gjuha e folme shqipe. Ai citonte aty këtu këngën e mirënjohur
“Moj e bukura More” gjë që faktonte se shumica e arbëreshëve ishin larguar nga
Moreja e Greqisë për në Itali duke mos duruar reprezaljet dhe shtypjen e tiranisë
otomane. Antonio Beluçi na solli mjaft materiale nga studimet e tij si tek
arvanitasit ashtu dhe të arbëreshëve dhe mund të themi se kishte bërë një punë
të lavdërueshme.
Fillimisht u takua me Marungën mbasi ishte
njohur me punimet e tij në revistën Dialogji dhe nuk vonoi të më bënte një
vizitë në shtëpi bashkë me Marungën si bëhej zakonisht pothuajse njëherë në
javë ku Jorgo Marunga më kërkonte t’i
mësoja shqip ose t’i përktheja ndonjë punim-si u bë me “Eposi i Kreshnikëve” të Ismail Kadaresë.
Prifti (ose pseudoprifti, si e quante Marunga) ishte njeri interesant dhe
nëpërmjet tij mësuam shumë gjëra për arbëreshët e Kalabrisë dhe në përgjithësi
të Italisë. Madje ai na nxiti të bënim një udhëtim-unë dhe Marunga- në ato vise
ku akoma flitej gjuha arbëreshe. Na thoshin se
i kishin rezistuar kohës dhe ndikimit Italian për arsye se ata kishin
fenë ortodokse dhe jo katolike si ngjiste me italianët. Sidoqoftë njohja me
Beluçin ishte e dobishme dhe duhet theksuar se ai nuk gjeti pengesë asgjëkundi
nga organet pëprkatëse greke vetëm se policia e kishte këshilluar të mos flinte
në makinë se rrezikohej nga kriminelë dhe kusarë të ndryshme…Ai i kishte
kërkuar policies që të kujdesej për të nga larg…dhe vazhdoi të “jetojë” në
makinën e tij të cilën e kishte modifikuar si një shtëpi të vogël…Vite më vonë
mësova se kishte udhëtuar dhe në
Tiranë-në kohën e diktaturës- ashtu si lexova se kishte shkuar dhe në Prishtinë
i ftuar nga Instituti Albanologjik. (Jo, mua nuk më ftoi askush dhe asnjëherë
as në Tiranë as në Prishtinë!)
Pas vdekjes e parakohëshme të Marungës në
vitin 1985 në moshën 49 vjeç u duke se la pas një zbrazësirë të madhe në
“çështjen arvanitase”. Sigurisht u mbyll dhe revista Dialogji. U përpoq të
bënte diçka Pandeli Pandeleu ,por ky nuk kishte njohuri-ishte një autodidakt se
s’kishte mbaruar ndonjë shkollë- dhe interesohej më shumë për “Shqipërinë
socialiste” dhe jo për arvanitasit. Kishte
një arrogance dhe këmbëngulje të pa përshkrueshme ky njeri. Mua më njohu në
ishullin Jaro ku na kishin internuar kolonelët fashistë,dhe m’u afrua kur
mësoi-të gjithë e mësuan praninë time në ishullin në fjalë se isha i vetmi i
huaj dhe nga…Shqipëria. Ai ishte i organizuar në një grup enverist ilegalisht
dhe për këtë kishte ngrënë drurin më të egër kur e kishin kapur. Marunga
thoshte duke qeshur se sa dru ka ngrënë Pandeliu nga asfalitët,nuk kanë ngrënë
të gjithë gomerët e Greqisë dhe të
Qipros! Pas vdekjes së Marungës Pandeleu u aktivizua së tepërmi duke
krijuar shoqatën e miqësisë Greqi- Shqipëri. Për këtë ai kishte marrë firmat e
shumë politikanë dhe aktivistë të PASOK-ut kur ishin në prag të fitores. Kështu
firmosën si antarë të shoqatës në fjalë Alevras-kryetari i Parlamentit të
mëvonëshëm, ministrat Kakllamani, Valiraqis, Melina Merkuri e shumë të tjerë.
Sigurisht- e shikoni sa e natyrëshme duket? – për të gjitha vinte e bisedonte
me mua më sillte materiale të ndryshme dhe së fundi hapi zyra në qëndër të
Athinës dhe…nxori dhe revistën “Nea Alvania” të cilën pothuajse të gjithë e
shkruaja unë ose botonim shkrime të përkthyera po nga unë! E kishte mirë me
ambasadën- ambassador ishte i rrepti Ksenofon Nushi i cili,pasi kishte pare
materialin e revistës, i kishte premtuar se ambasada do të mirte gjashtëdhjetë
(60) cope me nga dy dollar copën…Veçse kur e detyruan Pandeleon të pohojë se
kush i shkruante ose i përkthente materialet e revistës, dhe dëgjuan emrin tim,
i thane të mirte revistën e tij dhe të mos shkelte here tjetër në ambasadë.
Ashtu si i u pre udhëtimet falas që bënte çdo vit në Tiranë…
Pandeliu kishte vizituar disa here Shqipërinë
dhe mburrej për këtë duke thënë përralla të pabesueshme për jetën e lumtur të
shqiptarëve në socializëm. E dija se thoshte përralla-shkruante përralla—por
duke e ditur se kështu “i donte mushka drutë” vazhdova të bashkëpunoja me
revistën e tij duke u munduar përherë të pare të paraqisja Rilindasit dhe
letërsinë shqiptare. Nuk ishte diçka e
lehtë të shkruaje të vërtetën tragjike për Papa Kristo Negovanin dhe për
reprezaljen në Shqipërinë e Jugut fill pas shpalljes së pavarësisë shqiptare,por
unë i shkrojta ashtu si paraqitëm vëllezërit Frashëri, Çajupin, Pashko Vashën e
shumë rilindas të tjerë, ashtu si përshkruam mjaft mire ndjekja e gjuhës dhe të
shkronjave shqipe nga klerikët dhe kryesisht nga Patrikana, në ato katër numëra
të revistësm “Nea Alvania”. Duhet ta theksoj se Pandeleu më kishte dhënë liri
të plotë të shkruaja çdo gjë për Shqipërinë. Patëm një shqetësim të vogël nga një organizatë shoviniste,por
Pandeliut nuk i dërsinte veshi nga kërcënimet fashste të cilat i njihte mire.
Mjerisht revista nuk pati jetë të gjatë se u sabotua e bojkotua nga shumë
faktorë dhe kryesisht nga posta greke që
nuk pranonte të shpërndante dhe qarkullimin e revistës,
ndonse kishte dale dhe botohej në mënyrë të ligjëshme. Kurse ambasada na kishte vënë sinorin tek thana
duke na sabotuar më keq se shovinistët.
Mundëm të shtypim dhe të qarkullonim
vetëm katër numëra.
7. QËNDRIMI ARMIQËSOR NDAJ MEJE NGA DISA
FIGURA TË NJOHURA - MANIPULIMI NDAJ ARVANITASVE
“Bojkotimi”ndaj meje ka qënë i herëshëm,para
se të binte muri i diktaturës. Njeriu që më sulmoi dhe më bëri një pabesi jo
njerëzore ka qënë Arshi Pipa. Ai ja arriti të mirte dhe kryesinë e Vatrës ku
drejtonte dhe gazetën Dielli në Boston. Unë kisha bashkëpunuar disa here me
gazetën duke përdorur pseudonimin “Voskopojari” madje në asnjë nga shkrimet e
mia që dërgoja nuk shkruaja emrin tim. Kisha shkrojtur një “artikull” me zarar
për disa çështje kombëtare që në atë kohë nuk ishin aspak të lejueshme dhe të
pranueshme në Greqi. Ja dërgova Diellit dhe merrni me mënd habinë time kur
poshte dhe në krye të artikullit në fjalë shkruhej me shkronja të mëdha emri im
i plotë. E dija se atë e drejtonte aso
kohe Arshi Pipa dhe dukej se nuk harronte mërinë e vjetër kundër meje.
Mospajtimi me të ishte për çështjen e gjuhës së njësuar shqipe, të cilin ai e
quante ‘enveriste”. Për këtë patëm grindje
madje edhe kur ai erdhi në Athinë ku u takuam, u ndamë pothuajse keq.
Nuk kisha pare deri atëhere njeri tjetër kaq mendjemadh, kaq agresiv dhe, së
fundi.(po e them!) antishqiptar. Çdo gjë i binte erë enverizëm. Ne kishim në
dorë një artikull shumë pozitiv të Nikolla Panos-të cilin e botuam si në
Dialogji ashtu dhe në Nea Alvania ,ku demaskoheshin me fakte historike
shovinistët dhe na dukej e pabesueshme që një njeri si Arshi Pipa të ishte kaq
agresiv jo vetëm me shqiptarët e Shqipërisë por edhe me kosovarët e të tjerët
që aso kohe ishin në përbërje të Jugosllavisë. Mua kjo më lëndoi më shumë se ai
akuzonte shqiptarët e ish Jugosllavisë,kryesisht intelektualët e Prishtinës se
duke adoptuar gjuhën e njësuar
“enveriste” kishin provokuar sërbët të cilët-sipas tij- me të drejtë mirrnin
masa shtrënguese kundër tyre!!! Ky qëndrim antishqiptar-antikombëtar të Arshi
Pipës ka mbetur në heshtje deri sot gjë që tregon se të gjithata që u shërbyen
të huajve, sidomos shovinistëve që rrethojnë kombin shqiptar, nderohen sot nga
Tirana dhe nuk do të habitem sikur t’i ngrenë një përmendore Arshi Pipës në
Shkodër ndonse ai ishte gjirokastrit, gjë që çuditësrisht e fshihte. “Këtë e
bënte-më thoshte një mërgimtar i vjetër dhe njohës i mire i Arshiut- se nuk
ishte i pari i qytetit dhe ishte xheloz deri në urrejtje ndaj bashkëqytetarit
Enver Hoxha!” Dukej qartë se profesori
në fjalë ishte inatçi dhe hakmarrës. Prandaj dhe futi emrin tim në Dielli. Unë
u ankova në gazetë dhe tek miku im i
panjohur nga afër-nuk e takova kurrë- Hasan Risilia. Risilia thirri menjëherë
mbledhjen e Vatrës dhe kërkoi shkarkimin e Pipës nga funksioni i kryetarit gjë
që u bë aty për aty ndërsa ai ishte duke udhëtuar drejt Tiranës (sapo ishte
shëmbur diktatura) si Kryetar i Vatrës
me hanxharin në brez që t’u priste kokën të gjithë shqiptarëve që i
kishin shërbyer diktaturës enveriste, duke filluar nga brigadierët e bujqësisë
deri tek antarët e byrosë…Mjerisht për të kur zbriti në Tiranë nuk ishte më
Kryetar i Vatrës dhe nuk ja vari njeri,megjithë nderet që i bënë demokratët e
rinj! (Mua më shkrojti një letër duke më kërkuar ndiesë për “gabimin” që ishte
bërë me publikimin e emrit tim dhe më premtonte se në numërin e ardhëshëm do të
“ndreqte gabimin” Për mua nuk kishte më asnjë rëndësi)
Si thamë më sipër emigrantët
shqiptarë-sidomos intelektualët- u
befasuan me ekzistencën e arvanitasve dhe nisën të smadhojnë dhe dhe të
shtrrëmbëronin realitetin për arsye se nuk e njihnin dhe ,më e keqja, sikur nuk
donin të mësonin të vërtetën. Ekzistenca e shoqatës arvanitase,pas vdekjes së
Marungës ishte aktivizuar shumë Aristidh Kola i cili kiishte bërë dhe bënte një
punë të lavdërueshme Akoma dhe për përkrahjen e shqiptarëve që kishin vërshuar
në Greqi. Por aktivitetin më intensive ai do ta bënte për mbrojtjen e luftës së
drejtë të shqiptarëve në ish Jugosllavinë. Ishte diçka absurd që dikush të
mbante qëndrim armiqësor ndaj Sërbisë dhe të përkrahte shqiptarët në Greqi ku
histeria antishqiptare e ushqyer nga shovinistët dhe e organizuar sa më mire
nga e majta greke, kishte arritu përmasa të egra madje kushdo që ishte kundër
Sërbisë dhe Millosheviçit konsiderohej armik i …Greqisë. Megjithatë Aristidh
Kola i kundërshtoi dhe mbrojti shjqiiptarët pa u trembur gjë që bënë dhe disa
gazetarë- si ishin Someritis dhe Niku.
Shumë nga të lartpërmendurit nuk janë më në
jetë dhe duket se ky brez-brezi ynë- po shkon drejt fundit të pashmangëshëm të
natyrëshëm. Me keqardhje kujtojmë ata që ikën para kohe-(unë si “steist” nuk e
kuptoj atë që thonë “ndërroi jetë”, domethënë kur dikush vdes shkon në një jetë
tjetër?) si ishte rasti i Marungës dhe të Aristidh Kolës. Duke qënë pra pjestar
i këtij brezit që po mbaron vit për vit-nuk kam nevojë të zbukuroj gjërat as të
mashtroj për njerëz dhe ngjarje të njohura. Njuk kërkoj as lëvdata as ndonjë
shpërblim nga askush. Kam lindur dhe pasur atdhe Shqipërinë ku jetova vetëm
afro 22 vjet të mundimëshëm të jetës sime
kurse afro 56 vjet i kam jetuar në “mërgim” në Greqi me të mirat e të
këqiat e saj. Por sim und të quhet mërgim kur kemi të bëjmë me një jetë të
tërë? Megjithatë asnjëherë nuk u shkëputa nga Atdheu im i herëshëm-nuk i mbajta
mëri askujt për mundimin,vuajtjet dhe poshtërimet që përjetova në rininë time.
Por dua të theksoj diçka thelbësore: nuk do t’i lejoj askujt që të nxijë të
kaluarën time me sharje dhe akuza të imagjinuara. Këta jetojnë në diktaturën e
tyre,përdorin metodat kriminale të shpifjeve ndaj njerëzve,sikur po mbrojnë
idealet e tyre antinjerëzore. Tipa të tillë nuk i kanë sjellë kurrë mire
“atdheut” se në fakt nuk kanë atdhe,kanë vetëm ambicje dhe interesa të vogla
personale që besojnë se përfitojnë duke shpifur kundër njerëzve të ndershëm dhe
mëmëdhetarë të vërtetë. Ultranacionalizmi i rremë është i rrezikëshëm për çdo
vend,për çdo shoqëri. Këta pseudonacionalistë ngahera e kanë shitur vendin e
tyre kur u ka leverdisur dhe dihet se sa më shumë bërtasin për patriotizëm,aq
më lehtë e shesin Atdheun,kombin dhe nderin e tyre. Prandaj nuk kam bërë as do
të bëj kurrë kompromis me ta. Ajo që më ka interesuar dhe më intereson është e
vërteta dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen,përsa kohë do të rroj akoma.
Shkrimi
i mësipërm ka pasur si qëllim të bëjë një përmbledhej e shkurtër të një jetë të
gjatë. E kuptoj se ka mjaft dobësi-nuk
ka një vijë të drejtë rrëfimi-por jeta askurrë nuk ka mundësi të jetë pa
zikzake.
9. PSE
NUK U BËRA SHKRIMTAR OSE MË MIRË:PSE NUK KAM BOTUAR ASNJË NGA LIBRAT E MI, OSE
SHKRIMET E MIA DERI SOT? ARSYET DHE SHKAQET-KU GJËNDEN SHKRIMET E MIA?
Për këtë çështje nuk doja të shkruaja,por
kur them “deri sot” duhet të kemi parasysh se nuk ka më të nesërme. Për këtë
kanë ndikuar mjaft-ose më mire shumë-faktorë. Një nga faktorët kryesorë mund të
themi se ka qënë “bllokada” kundër meje që është krijuar që në kohën e
komunizmit për shkrimet e mia. Shëmbull
tipik për kohën e diktaturës është rrëfimi i Foto Malos(i cili kërkoi të
takohej me mua sapo shkeli në Athinë) që në kohën e diktaturës ishte drejtor i
Shtëpisë Botuese (ose diçka të përafërt) .Kur në Greqi ishte vendosur diktatura
fashiste mundoheshim të rezistonim në çdo mënyrë. NJëra nga këto ishte dërgimi
i shkrimeve tona jashtë Greqisë në mënyrë ilegale që të mësohej e vërteta për
çka ngjiste në Greqinë fashiste.. Demokratët antifashistë grekë që burgoseshin
e internoheshin-ndër të cilët edhe shkruesi i këtyre radhëve besonin dhe
shpresonin se ndihma nga vendet “socialiste” ishte vendimtare. Sigurisht në
këto vende “demokratike” përfshihej edhe Shqipëria e Hoxhës. Kësisoj më nxitën
të shkruaja n një shkrim-libër- kundër jundës fashiste dhe ta dërgoja në rrugë
ilegale në Tiranë ku do botohej-sipas tyre- që të demaskohej edhe nga Shqipëria
regjimi fashist i koloneëve të zinj. Për ditë javë dhe muaj të tërë shkruaja
natën me një makinë shkrimi që më kishte sjellë miku Kamber Merdini nga
Kanadaja,duke u munduar të mos bëja zhurmë se mos më dëgjonin spiunët nga
jashtë Kësisoj u shkrojt vëllimi i pare i “trilogjisë” “Odos Esqillu”. Në
Athinë erdhi për vizitë e motra e Profesorit, “anglezja” Antigoni Ibbison dhe
ditën që do të largohej për në Londër i dhashë shkrimet e mia duke e porositur
t’i dërgonte në Tiranë. Ajo- duke i
ditur kushtet tona- i fshehu mire dhe mundi t’i nxirte nga Greqia dhe me të
mbrritur në Londër i postoi për në Shqipëri. Që atë ditë unë humba çdo kontakt
me shkrimet e mia dhe megjithëse zonja
fisnike Ibbison më kishte siguruar se shkrimet ishin postuar rekomande për në
Tiranë, më mbrente dyshimi. U deshën shumë vite- kur diktatura në Shqipëri
ishte shëmbur dhe Foto Malon e takova si emigrant ekonomik në Athinë që të
mësoja të vërtetën. (Ja si u shpjegua pse Dritëro Agolli kërkoi të takohej me
mua sapo arriti në Athinë…)
“Libri
yt u pëlqye shumë dhe ne në redaksi kishim vendosur ta botonim-më tha Foto
Malo- madje u konsiderua libri më i mire dhe më origjinal për atë vit dhe u
propozua për çmimin e pare…Veçse na erdhi urdhëri “nga lart” se shkrimtatari i
librit na qënka armik i popullit dhe i arratisur dhe nuk lejohej në asnjë
mënyrë botimin e librit ose ndonjë shkrimit tjetër të autorit…” Fati i librit tim nuk u mësua veçse kur u
takova me Dritëro Agollin i cili më tha se kishte ruajtur në kasafortën e tij
një shkrimin tim. Sigurisht për kohën e diktaturës kjo ishte “normale”,por ç’u
bë pasi diktatura u shëmb? Këtu ka …qyfyre të mëdha! Foto Malo e faktoi këtë
duke shkrojtur punimin e tij “13 PENA TË ARGJËNTA SHQIPTARE…” ku përfshihej dhe
emri im-një nga të trembëshjetët-dhe ku rrëfehej e vërteta rreth shkrimeve të
mia. Nuk e di në se ky shkrim u botua diku në Shqipëri sepse qëkurse Foto Malo
u largua nga Greqiia i zhgënjyer dhe i indinjuar nuk ktheu më kokën prapa. Më
sa kam dëgjuar ai jeton në qytetin e tij të dashur, në Gjirokastër…
Pas shëmbjes së diktaturës në Shqipëri u
krijua një atmosferë pothuajse qesharake me shkrimet e mia. Gënjeshtrat dhe
lajkat ishin të panumërta jo vetëm nga gazetarë,shkrimtarë, shtëpi botuese por
edhe nga diplomatë-domethënë ambasadorë. Kjo “shaka” filloi nga ambasadori i
pare demokrat Hysen Çabeun të cilin unë e simpatizova shumë dhe e kujtoj me respekt
akoma. Hysen Çabej lexoi një shkrimin tim ku mbroja gjuhëtarin e shquar Eqrem
Çabej duke i u kundërvënë Arshi Pipës i cili e akuzonte pse kishte pranuar dhe
firmosur vendimin për gjuhën e njësuar letrare shqipe. Kushdo që pranonte
gjuhën e njësuar (enveriste e cilësonte ai) ishte ose komunist, armik, ose
frikacak, sipas Arshi Pipës. Për këtë çështje u armiqësua dhe me mua dhe u
përpoq të…hakmerret! Por le ta kthehemi tek miqësia ime me ambasadorin Hysen
Çabej. Ishte hera e pare që për mua ambasada ishte hapur dhe ngahera isha i
mirëpritur nga vetë ambasadori. Më pare kisha pasur një lidhje të shkurtër e
ambasadorin e pare, Qazim Tepshin por miqësia me të kishte mbaruar “pa lavdi”. Në
kohën e Çabeut ishte periudha më e vështirë për shqiptarët dhe ,sigurisht për
ambasadën në Athinë. Ambasadori u qëndrontë më këmbë duke u shërbyer shumë here
vetë emigrantëve hallexhinj që dyndeshin me qindar e mijra përditë tek dera e
Ambasadës,Karahristos 1,ku ishte aso kohe. Unë e pashë të nevojëshme të
shkruaja diçka për atë atmosferë tragjike dhe përveç artikujve të përditëshëm
në gazetat e Athinës, i u vura punës të shkruaja romanin “FSHESA” duke pasur
parasysh fshesat e njëpasnjëshme të grekëve kundër emigrantëve “të paligjëshëm”
shqiptarë. Paralelisht i isha vënë punës të përshkruaja në një “libër” tjetër
tragjeditë e përditëshme shqipare të
cilën e quajta “Qoshka e demokracisë shqiptare”. Këtë shkrim ja besova-përveç
të tjerëve- gazetarit Frano Caka io cili botoi shumë pjesë në një gazetë të
përditëshme shqiptare…pa më pyetur e pa më lajmëruar asnjëherë se si i
shkëpuste pjesët e librit tim që më vonë u zhduk nga…tregu.Ndërkohë mbarova
FSHESËN dhe një mbasdite ja paraqita ambasadorit Çabej.. Pas dy ditëve më mori
telefon i entusiazmuar duke më përgëzuar për atë libër aktual që i duhej kaq
shumë Shqipërisë. Madje më theksoi se dorëshkrimin ishte duke e lexuar zonja
Vjollca- e shoqja e cila ishte filologe dhe njohëse e mirë e letërsisë. Si e
lexoi dhe ajo-mbeti shumë e kënaqur si më thane- vendosën ta dërgonin në Tiranë
në një shtëpi botuese të familje që të qarkullohej libri. Unë i thashë se nuk
kisha asnjë pretendim dhe se do të isha i kënaqur që libri im të lexohej nga
shqiptarët. Ç’u bë më tej? Kurrgjë…pata disa premtime me sot e me nesër,pastaj
u harrua si u largua dhe ai nga Athina,madje nuk dëgjova më asnjë fjalë për të
dhe për librin tim të…famëshëm. Por FSHESA pati një rrugë të gjatë të
çuditëshme,veçse asnjëherë nuk pa dritën e botimit:duhet ta kenë në arkiva disa
intelektualë dhe shtëpi botimi shqiptare,njëri nga këta ishte dhe arkivi i
Dritëro Agollit.Në arkivat e tyre e kanë dhe gazetari Abdurahim Ashiku dhe
shkrimtari Thanas Medi. Premtime të bujëshme pata pa kursim..Qo të mos
keqkuptohemi dua të bëj një sqarim të sinqertë: Nuk them se kam shkruar
kryevepra. Ka mundësi që shkrimet e mia të mos kenë vlera letrare shoqërore.
Këtë do ta pranoja në se do të ma thoshin ata që i lexonin: Shkrimtarët,
gazetarët, kritikët letrarë, specialistët e letërsisë. Të gjithata që i lexuan
i lavdëruan dhe më nxitën t’i botoja. A nuk do të ishte më e ndershme të më
thoshin troç se shkrimet e mia ishin pa vlerë? Jo, askush nuk tha një gjë të
tillë. Të gjithë i lavdëruan dhe më përgëzuan duke më premtuar … T’I BOTONIN!
PSE VALLË?!!!Askush nuk u kërkoi të më bënin qejfin!
Ajo
që më brengos më shumë ështe qëndrimi i kosovarëve ndaj meje-ose më mire ndaj
shkrimeve të mia. Pas ngjarjeve të vitit 1981 në Prishtinë përveç veprimtarive
të tjera për Kosovën, me shkrimet e mia po mirresha potthuajse vetëm me
ngjarjet për Kosovën. Fillimisht shkrojta disa shkrime satirike me titullin
“Motive nga Kosova” ku satirizoja sërbomëdhenjtë, të cilat u botuan në “Koha
jonë” e Isa Ndreut dhe të Lec Shllakut. Këto shkrime i nervozoi udbistët serbe
dhe dërguan nga Beogradi një agjent që të mësonte se kush fshihet prapa
pseudonimit Voskopojari. (më vonë do ta mësonin nga “patrioti” Arshi Pipa se
kosovarët në këto rrethana më mbrojtën dhe agjenti u kthye në Beograd
duarthatë). Pas shëmbjes së diktaturës i dërgova këto shkrime në Prishtinë-
madje i ridërgova pasi ishte çliruar Kosova nga sërbomëdhenjtë. Nuk mund të
ankohem! Më dhanë premtime…veçse me gurë në trastë. Ajo që brengos më tepër
është se para se të hapeshin kufijt e Shqipërisë sa kosovarë vinin në Athinë,
kërkonin të takoheshin me mua, madje në një rast më ngarkuan të kryej
funksionin e përkthyest për një delegacion sindikalist të metalurgëve
kosovarë-në një kongres europjan i sindikatave që organizohej në Athinë. Sa për
ilustrim mund të përmend se në krye të një delegacionit shqiptar (ishin dy të
tilla!) kryesonte i mirënjohuri “këlysh i Berishës”(si e karakterizoi vetë
veten e tij) Gëzim Kalaja… Nuk flasim këtu për Shkëlzen Raçën që e patëm si
djalin tone për disa vite kur ishte në seminarin Tito Johallës…se më vonë edhe
ky i rralloi vizitat në Athinë por edhe ai më premtoi e më lavdëroi(!!!) veçse
sëmundja ne mallkuar i preu jetën shumë herët. Më duket se ishte i sëmurë disa vite dhe nuk kishte kohë
të mirrej me shkrimet e mia… Nga ana tjetër qëkurse Kosova u bë shtet i pavarur
organizon çdo vit takime me emigrantët dhe me diasporën. Janë ftuar nga Athina
shumë intelektualë shqiptarë që bënin zhurmë rreth vetes se gjoja po
përpiqeshin të hapnin shkolla shqipe në Greqi (ose kishin hapur shkolla
imagjinare kudo në …Greqi!) të cilët nuk ishin interesuar pothuajse kurrë me
Kosovën në të kaluarën,as kishin shkruar diçka për shqiptarët e ish Jugosllavisë, kurse mua më
harruan fare-asnjë ftesë asnjë kujtesë. Duket se dhe në Prishtinë më kanë
vënë…vizë.
Për
Kosovën kemi shkuar më tej. Kam shkruar dy romane për ngjarjet e atjeshme “1.”BOMBARDONI BEOGRADIN”
dhe 2. “SIMBOLI”.Romanit të pare i u vu ky titull sipas deklaratës në Athinë të
një intelektualit të njohur Kosovar. Të Viton Surroit I cili në një konferencë
ballkanike në Athinë kishte deklaruar për situatën në Jugosllavinë e
atëherëshme. “Që të zgjidhet çështja e Jugosllavisë dhe t’i shmangemi luftës
ndërmjet popujve ka vetëm një zgjidhje: Bombardoni Beogradin”. Ishte koha kur
bëhej lufta në Bosnjë Herxegovinë dhe Kosova sikur kishte rënë në gjumë.Meqë u
gjënda në atë “seminar” dhe ndoqa me kurreshtje reagimi i ashpër i ish
ministrit të jashtëm grek të asaj kohe i cili thirri: “Do të të pëlqente ty që
dikush të bënte thirrje të bombardohet Tirana?” ndërsa Viton Surroi u përgjhegj
me qetësi: “Harroni zotni se unë jam shtetas jugosllav dhe kërkoj të
bombardohet kryeqyteti i vendit tim!” duke ja mbyllur gojën ish ministrit
mëndjemadh. Nga kjo ngjarje pra mora titullin e librit madje e përmend me
hollësi episodin e mësipërm. Prandaj e pashë të udhës ta dërgoja romanin edhe
gazetës “Koha Ditore” të cilën me sa dija drejtohej nga Surroi. Nuk do brengosesha në se nuk do t’i pëlqente
libri. Gjë më se normale për një lexues. Por a
nuk do të ishte normale të më kishte shkrojtur dy fjalë…”faleminderit
por romani i juaj është i keq dhe nuk më pëlqeu aspak”? Jo. Asnjë fjalë. Duket
qartë se ai që bezdis më tepër është emri im. Vetëm kur ma kishin nevojën më
gjenin kudo dhe kurdo,në çdo kohë në çdo orë.(Në Kosovë ky roman ka shkuar dhe
tek Shkëlzen Raça e nuk e di ku gjetkë. Asnjë përgjigje. Heshtje.)
Por nuk duhet të harrojmë se ky
roman, si dhe “Fshesa” pati një “karierë” shumë interesante dhe në Tiranë. Kur u shkrojt romani ambassador në Athinë
ishte miku im i mire Kastriot Robo me të cilin ishim njohur qëkurse ishte sekretar në ambasadë dhe
Ambasador Qazim Tepshi dhe Hysen Çabej.Ai-Robo- e lexoi romanin e pëlqeu-madje më bëri dhe disa
vërejtje për korrigjim gjë që u bë dhe më premtoi se do të vinte në kontakt me
një shtëpi botuese në Tiranë për ta botuar romanin…Për koiçidencë ato ditë
kishte ardhur në Athinë pronari i shtëpsë botuese “TOENA”.Më duket se quhej
Taçi ose Toçi.KJo s’ka rëndësi. Takimi me të ishte i përzëmërt dhe më tha se e
kishte parasysh librin tim dhe se kishte lexuar disa pjesë dhe i kishte
pëlqyer,duke theksuar se duhej të redakttohej dhe të korrigjohej se teksti
kishte mjaft mangësi gjuhësore-drejtshkrimore (gjëra që unë i njihja dhe i
pranoja) dhe së shpejti do të më dërgonte një kontratë bashkëpunimi. Kontrata u
bë unë pranova të gjitha kushtet dhe nuk mbeti gjë tjetër veçse të dilte romani
në qarkullim. Më kot prisja ndërsa muajt kalonin njëri pas tjetrit. Kastriot
Robo më jipte shpresa se së shpejti do të dilte në qarkullim libri se “TOENA” ishte shtëpi serioze madje përderisa
kishte marrë përsipër të shtypte librat shkollore të Kosovës,ishte një rast
fatlumë për të të nxirte në qarkullim një libër që trajtonte pikërisht luftën
kundër sërbomëdhenjve. Por…pas disa muajs mora një E mail të shkurtër që më thoshte:
“NA VJEN KEQ QË NUK MUNDIM TË NXJERRIM ROMANIN TUAJ SE NË SHQIPËRI LIBRAT PËR
KOSOVËN NUK SHITEN” (Pash nderin po! Kështu thoshte …librat për Kosovën
nuk shiten në Shqipëri…Po në Kosovë, do
të pyeste një njeri me vullnet të mire? As atje u shitkan librat për Kosovën?
Duket se as atje pëlqehen shkrimet që u nxjerrin të palarat sërbomëdhenjve të
Beogradit…Të ishte ndonjë libër që të akuzonte Enverin pëlqehej sa ç’ke me të…Por të shash Millosheviçin,Arkanin,
Karraxhiçin dhe Mlladiçin..”)
I a pamë hairin pra dhe “TOENA”s. Më tej kemi
romanet satirike “E VËRTETA E RREME” dhe “ISHTE NJË FARSË” të dyja vinin në
lojë ngjarjet në Shqipërinë demokratike deri tek vrasja e Azem Hajdarit. Romani
i pare i ishte dhënë Dritëro Agollit i cili e pa përmbajtjen tepër
“nacionalist” duke thënë me shaka: “Po t’ja japësh Sabri Godos dhe gazetës
Republika ta botojnë menjëherë por besoj se nuk është koha e përshtatëshme.”
Sigurisht nuk ja dhashë Sabri Godosa por u a dhashë mjaft të tjerëve që tani
nuk më kujtohet. E sigurtë është se kopje duhet të ketë familja e Dritëro
Agollit dhe Abdurahim Ashiku,ndoshta dhe Agim Jazi. Nuk duhet të harrojmë se
portalin elektronik “GAZETA KRITIKA” i ka publikuar të gjitha dhe i ka në
dispozicion(dhe në arkiv) si dhe ndonjë kopje i është dërguar Fatmir Terziut
(Fjala e lire) në Londër. Dua të falenderoj të dy këto portale për
dashamirësinë e tyre që kanë publikuar kaq shkrime të mia. Ç”na mbeti
pra?Shkrimet-artikujt që aty këtu ka botuar gazeta “Sot” dhe, sidomos “Dita” e
Tiranës. Këto shkrime-ato që botohen sipas shijes të kryeredaktorëve- duket se
pëlqehen dhe dua t’i falenderoj. Nuk do të flasim për shkrimet në gaazetat e
Athinës ato janë të pa numërta por të mos harroj të falenderoj edhe njëherë:
Ramadan Bigzan, Robert Goron, Ira Londo, Sonilla Laço dhe Abdurahim Ashikun për
mirëkuptimin e tyre,për besimin që
treguan ndaj shkrimeve të mia.Ramadan Bigza ishte i pari që më nxiti të botoja
shkrimet e mia në shtypin e Tiranës-më vonë bashkëpunuam në disa gazeta me të
kurse Abdurahim Ashiku ishte lexuesi dhe korrigjuesi i vazhdueshëm të shkrimeve
të mia madje më nxiste dhe më “qortonte” pse nuk I botoja librat e mi duke
paguar. Por unë isha i vendosur. Askurrë nuk do të nbxirrja libra në qarkullim
duke paguar se kësisoj qarkullonin lloj-lloj plehrash. As tani jam penduar se
veprova kështu. Një harresë e ndershme është më e mire se sa kujtesa me sharje
dhe mallkime.
Por sikur të mos mjaftonin këto që përmendem
dhe aq të tjera që nuk më kujtohen më,pata naivitetin të bëj dhe disa
përkthime. Nuk flasim për punime e librat e shkrimtarëve shqiptarë që i kam
pëmendur më lart,por për një roman -beografi tepër interesant të mbesës së Sulltan
Muratit “KENIZE MURATI: Princesha shqiptare” që sapo kishte qarkulluar në
Francë e në Greqi dhe kishte bërë bujë të madhe. Nuk do të përshkruajmë librin:
mjafton të theksojmë se që në fillim deri në fund autorja përshkruan lidhjet me
shqiptarët dhe në fund konkludon se edhe ajo ishte bija e një shqiptarit i cili
i kishte shpëtuar jetën. Përkthimin e çoi në Tiranë Abdurahim Ashiku i cili ja
dorëzoi një shtëpi botimi.
Sigurisht
akoma nuk i dihet fati i librit por kjo pak më brengos kur me dhjetra e qindar
shkrime të mia nuk dihet ku kanë shkuar. Fatmirisht kam mbajtur kopje nga të
gjitha-ose më mire nga shumica e tyre- dhe mendoj që para se të…ndërroj jetë
(si thonë kohët e fundit për vdekjen në Shqipëri,ndonse unë nuk shpresoj të bëj
jetë tjetër!) do t’i djeg ose do t’i shuaj nga kompjuteri gjë që pjesërisht e
kam bërë dhe deri tani por janë kaq të shumta sa pasardhësit e mi do të lodhen
që të “pastrojnë” shtëpinë nga shkrimet e mia,sidomos ato të vjetrat që janë
shkruar në letra dhe kemi dosje të tëra që nuk di ku t’i vendos më. Do të doja
të prek diçka tjetër: vitet e fundit Presidentët e Shqipërisë nuk kanë lënë antikomunist pa e
dekoruar e pa e shpallur “hero” duke shpërndarë me arrogance dhe paturpësisht
medaljet me Skënderbeun në gjokset e çdo kopuku. Nuk mund të mos brengosesh kur
dekorohen njerëz që paten shërbyer shovinistët për copëtimin e Shqipërisë akoma
dhe disa të ashtuquajtur “Patriotë nacionalistë” që kur pane se u rrezikohej
lëkura, vrapuan tek armiqtë e kombit arbëror
duke kërkuar ndihmën e tyre që t’i shpëtonin nga “komunistët” duke u premtuar
se ishin gati t’u dorëzonin shovinistëve Shqipërinë e Jugut, madje atrritën të
bëjnë plane për…”Bashkimin e Shqipërisë” me mëmën Greqi,me fjalë të tjera t’ja
falnin të gjithë vendin fqiut vetëm e vetëm që të shpëtonin ata lëkurën e
tyre!!! Ndoshta do të duhej t’u kujtoja takimin e “monarkofshistëve grekë” të
Zervës (që kohët e fundit po e shajnë e akuzojnë për gjenocid, duke u shtirur
se gjoja u dhimbsen shqiptarët e dëbuar) me “nacionalistët” shqiptarë (të dekoruar nga Nishani) në fshatin afër
Korçës, Voskop ku këta “patriotë”
shqiptarë (ndëmjet tyre, mjerisht, dhe një ish bashkëqytetari im) u kërkuan
grekëve t’i shpëtonin nga komunistët dhe ata ishin gati t’i lëshonin Greqisë
Vorio Epirin (Shqipërinë e Jugut) veçse grekët nuk ishin kaq naivë sa t’u
besonin atyre kufomave që kishin humbur
çdo shpresë dhe fuqi që t’u rezistonin vetë komunistëve…” Për këto
ekzistojnë dokumenta,por kush çan kokën andej nga Tirana për të
vërtetën?Mjafton që dikush-kushoqoftë dhe kriminelët ordinerë që kanë vrarë ose
therur dike gjatë kohës së diktaturës që sot të shpallet hero dhe të dekorohet
nga Nishani,ose Nishanët shqiptarë që të mos ja ngarkojmë fajin vetëm dordolecit të sotëm që quhet president i
Shqipërisë.
QËNDRIMI
I ÇUDITËSHËM I AMBASADËS DHE TË AMBASADORËVE SHQIPTARË NË ATHINË… Pothuajse me të gjithë ambasadorët e
Shqipërisë që kanë ardhur në Athinë pas shëmbjes së diktaturës jam njohur madje
me dy prej tyre besova se kishim miqësi. Këta ishin Hysen Çabej dhe Kastriot
Robi. Sigurisht u njoha dhe me Qazim Tepshi i cili,ndonse dukej njeri i mire-
besoj se ishte por i pafuqishëm si u duk- në fund ma punoi dhe ai dhe pastaj u
largua kush e di se ku. Por nuk duhet të harrojmë se ishte ai që më hapi për
here të pare derën e ambasadës-deri atëhere isha i ndaluar të shkelja atje- dhe
m’u suall miqësisht madje më ftoi për here të pare në aktivitete të ndryshme
modeste, sidomos për festat kombëtare. Por Ambasada zhvilloi dhe aktivitete të
tjera,kryesisht-më vonë- për të nderuar njerëzit e kulturës që banonin në
Athinë ose dhe më tej- si të vjetrit që ishin shumë të pakët dhe të
porsaardhurit nga Shqipëria. Para se të shëmbej diktatura më ftonin grekët që i
organizonin aktivitetet miqësore për Shqipërinë dhe kurdoherë krijohej tension
dhe pakënaqësi nga personeli i ambasadës- ambasadorëve,sidomos Ksenofon
Nushit,nuk munda t’u afrohem kurrë.Shumë here sapo dëgjonin emrin tim më
kthenin kurrizin në mënyrë armiqësore. Por ajo periudhë mbaroi dhe tashmë isha i
mirëpritur në ambasadë madje ngahera më bënte nder ambasadori përkatës të më
priste në zyrën e tij. Fjalën e kishim prapër aktivitete që bëheshin-dhe bëhen
ma merr mëndja- për të nderuar personalitete të shquara të emigracionit. Si
mbaruan me amigrantët e vjetër-ata që gjoja kishin luftuar kundër diktaturës
dhe ishin arratisur…-këta ishin tejet të pakët nisën aktivitete për të nderuar
aktivistë të emigracionit të ri, si shkrimtarë, poetë, gazetarë aktorë madje
dhe…biznesmene. U krijuan disa shoqata “kulturore” ‘letrare” në Athinë,kësisoj
ambasada nuk i harronte dhe aty këtu organizonte nga një mbrëmje në selinë e
saj për t’i nderuar dhe mire bënte dhe bën. E vërteta është se ngahera isha i
ftuar-nga ai që nderohej dhe jo nga ambasada- dhe unë mirrja pjesë pothuajse
gjithnjë. E atje më nderonin, më lavdëronin,donin të takoheshin me mua dhe më
ftonin të kaloja ndonjëherë nga zyrat e tyre…Edhe në festat kombëtare më ftonin
deri para disa vitesh se tani më kanë harruar fare. Ndoshta mendojnë se mos
kam…vdekur por besoj se aty këtu i lexojnë shkrimet e mia. Para dy tre viteve u
organizua një mbrëmje për të nderuar gazetarin e njohur Abdurahim Ashiku dhe
unë shkova i ftuar nga ai. Atje ishin shumë të njohur të mi-sidomos shkrimtarë
dhe gazetarë (Nase Jani, Miho Gjini,Ramadan Bigza, Ira Londo e shumë të tjerë
që ndoshta nuk më kujtohen. Nuk e di në
se ishte Robert Goro) Në atë mbrëmja pra Ira Londo,mike dhe bashkëpunëtore e
mire,botuese e Gazetës së Athinës, më tha: “Pse nuk është organizuar një
mbrëmje e tillë për ty?” Qesha duke ngritur supet dhe ajo më tha: “Do t’i bëj
unë një kërkesë ambasadorit të organizojë një mbrëmjen se ju e meritoni më
shumë se nga kush tjetër këtu!” U zëmërova pakëz, e kapa nga krahu dhe i thashë
prerë: “Në asnjë mënyrë! Më mjafton që më nderojnë dhe më respektojnë disa
njerëz si ti dhe nuk do të duroja të organizojnë një aktivitet në ambasadë se e kërkon një miku im! Ambasadori-të gjithë
ambassadorët-më kanë njohur dhe më njohin…Pastaj, duhet ta dish se shumë pak
janë ata që e meritojnë megjithë mënd një nder të tillë dhe unë nuk dua të
radhitem me ata që nuk e kanë merituar dhe janë nderuar kot për arsye politike…”
Kjo
është-shkurtimisht-një pjesë e jetës sime. Duke qënë afër të 80-ve e pashë të
nevojëshme të lë të shkruar disa nga bregat dhe “ankimet” e mia. Jo se dikush
do të brengoset-as e kam kërkuar as e dua që ndonjë burokrat të përdorë dhe të
shfrytëzojë emrin tim-jam në gjendje ta bëj vetë akoma këtë. Por duke e ditur
se shumë nga shkrimet e mia shumëvjeçare do të “zhduken” dhe të tjera do të
shfrytëzohen nga plagjiaturistë dhe nga tregëtarë të arteve,dëshiroj që dikush
të njohë të vërtetën prej meje për mua. Që këtej e tutje çdo gjë që do të
shkruaj-në se do të shkruaj- nuk do të ketë të bëjë me të kaluarën time ose
dikujt tjetri por thjesht përshkrimne e ngjarjeve bashkëkohore.
KRISTO
ZHARKALLI, Athinë 4 mars 2017.
No comments:
Post a Comment