27
SHTATOR-2017-VLORË
Ndikimet e Folklorit të Trevave të
Labërisë në Poezinë e ALI ASLLANIT, NEXHAT HAKIUT DHE FATOS ARAPIT[1]
Nga Arqile Gjata
Përmbledhje
Poezia lirike, si pjesë e rëndësishme e komunikimit dhe shprehje e botës së
brendshme të autorit drejt lexuesit; prekja e thellë e problematikave përmes
tematikave dhe mjeteve artistike të përdorura; gjuha në ligjërimin poetik dhe
diskursi i fjalës së përzgjedhur, përbëjnë boshtin e kësaj kumtese duke iu
referuar poezisë popullore labe, lirikave të dashurisë dhe atyre të natyrës tek
poetët Ali Asllani, Nexhat Hakiu dhe Fatos Arapi nën ndikimin e pashmangshëm të
folklorit të trevave të labërisë. Koncepti filozofik, nëpërmjet një analize
semantike të frazës, ka vendin e vet në funksion të gjuhës. Deduksioni shihet si një nga metodat themelore për
argumentimin dhe njohjen. Duke iu referuar të dy metodave për arsyetime, si
qasjes deduktive dhe induktive në arritjen e një analize të thellë e të
detajuar, metodologjia e përdorur përmes vëzhgimeve, si edhe nëpërmjet
krahasimit analitik, realizohet përmes ilustrimit të shembujve edhe në rrafshin
e poezisë lirike labe, edhe nëpërmjet ndikimit të saj tek poezia e këtyre
autorëve; elementët përqasës, për të treguar ngjashmëritë në fushën e
përzgjedhjes së tematikës, të mjeteve shprehëse gjuhësore, përdorimit të
leksikut me tipare thellësisht popullore krahinore, të figurave letrare dhe të
metrikës së përdorur, sjellin një tablo të poezisë së tyre, si një refren i
përsëritur në stade të ndryshme kohore dhe vlera të cilat poezia i mbart e i
përcjell tek lexuesi i saj, si shprehje të botës së brendshme të individit në
marrëdhënie me botën që e rrethon atë.
Hyrje
Gjuha e thjeshtë e poezive popullore, është gjuha me të cilën poetët
shprehin ndjenjat e tyre të fuqishme, si dhe u përgjigjen dëshirave e kërkesave
shpirtërore të tyre, pasi ata janë të dashuruar pas këngës popullore, janë të
dashuruar me hallet, brengat e gëzimet që një popull i thur në këngët e tij e
që mbeten në kohë si relike me vlerë, për ta identifikuar atë, në historinë e
përjetshme të tij.
Që në shek. XVIII, J.G. Herderi ka
mbrojtur pikëpamjen sipas së cilës kultura popullore vështrohet si pjesë e
rëndësishme e kulturës kombëtare.[2]
Si e tillë poezia popullore dhe
veçanërisht ajo me prejardhje nga labërishtja, me tematikë lirike, (lirikat e
dashurisë dhe ato të natyrës), është një thesar i paçmuar për letërsinë tonë.
Ajo ka rëndesë dhe shtrirje të madhe në gjithë trevat e zonave të Vlorës,
Tepelenës, Gjirokastrës e Himarës dhe përfshin vatra burimore ku ka shkëlqyer
si poezia me ndikime folklorike me specifikat e vecantitë e zonave përkatëse.
Studiuesi B. Gace thekson:
“Përkimet midis poezisë së A. Asllanit, N.Hakiut dhe F.Arapit dhe ndikimet e
folklorit të labërishtes në krijimtarinë poetike të tyre kanë tërhequr prej
kohe vëmëndjen e studiuesve, të cilët nëpërmjet fjalës së tyre, shpirtit të
tyre në vargje, më bëjnë të jetoj brenda bukurisë së poezive të tyre, me vlera
të vaçanta në letërsinë Shqipe”! [3]
Kështu përmendim: përkime të elementeve estetike;
përkime në përdorimin e shprehjeve e të njësive frazeologjike; përkime në
përzgjedhjen e tematikave të ndryshme; përkime në përbërësit gjuhësor e
leksikor etj., të cilat ndikojnë jo vetëm në vazhdimin e punës krijuese e
artistike me vlerë poetike, por jo vetëm. Ato janë thesar brenda thesarit
gjuhë. Të tilla ndikime, ku në themel të tyre qëndron fjala popullore, brezi i
artë i gurrës popullore, kanë qenë të pranishme dhe të domosdoshme në
krijimtarinë krijuese të poetëve në çdo kohë. Them të domosdoshme sepse ajo
është e pranishme kudo në këto krijimtari.
Refleksione, mendime, ide e diskutime rreth studimeve
mbi ndikimet e folklorit të labërishtes në poezitë e A.Asllanit, N.Hakiut dhe
F.Arapit më detyrojnë të vazhdoj, të gjej dhe të analizoj ato tipare, veçanti,
vlera dhe përkime të përbashkta, që folklori dhe lirika popullore mishërojnë
dihatjen e tyre në krijimtarinë e këtyre tre poetëve!
Për të parë dhe ndjerë ndikimin e lirikës popullore,
më parë duhet të zbulojmë kohën, situatat, vendin dhe përbërës të tjerë të
rëndësishëm, qofshin këta leksiko-semantikorë, morfo-gramatikorë,dhe periudhat
kur dhe si këto poezi janë shkruar. Analizat morfologjike, semantike e leksikore,
si dhe krahasimet e një lënde të bollshme, zënë vend për të dhënë argumentin se
sa e fuqishme është poezia, sa vlerë domethënëse shpreh dhe se si diskursi i
saj ndikon mbi lexuesin.
Ashtu si Shkodra, Pogradeci, Elbasani, Gjirokastra
etj., edhe Vlora ka personalitetet e saj përfaqësuese në letërsinë shqipe, që i japin asaj dhe
poezisë, dimensionin e duhur. Këto përmasa, e vendosin letërsinë vlonjate dhe
të trevave të saj në përfaqësinë e letërsisë lirike me vlera kombëtare
përkatëse dhe bëjnë epokë me poezitë e A. Asllanit, N. Hakiut dhe F.Arapit.
Natyrshmëria popullore, imagjinata si ndjesi e botës së brendshme shpirtërore,
poetika dhe entuziazmi, që e përshkojnë poezinë me ritmin dhe leksikun e
veçantë, me koloritin e tyre të gjallë nga gurra popullore, e bëjnë atë të
gëzueshme dhe me dozë humori, madje me një finesë të tillë që e veçojnë nga
krijimtaritë e tjera. Prej këndej marr shtysë të them se poetët, pjesë e kësaj
kumtese, dhe që i analizoj si modele shume të vlerësueshme në krijimtarinë e tyre
poetike, janë mbështetur në kulturën dhe traditën popullore të trevave të
Labërisë si modele me të dhëna të veçanta për nga leksiku, semantika (përfshi
këtu edhe figurativitetin shprehës e domethënës), dhe përdorimit të formave të
ndryshme morfo-gramatikore, që i japin këtyre ngjyrimeve artistike,
detaje dhe marrëdhënie të lexueshme e të veçanta, si pjesë e evidentimit
letraro-artistik dhe tejet popullor.
Ndikimet folklorike të trevës së labërisë në poezitë e
A. Asllanit, N.Hakiut dhe F. Arapit
Nëse lexojmë dhe prekim thellë ndër rrjeshta atë, që
këta poetë kanë skalitur me leksikun e tyre të përdorur me mjeshtëri, nuk është
rastësi, që të tre, kanë një qasje të hollë për gjuhën, duke i dhënë asaj
elementët estetikë si: melodinë, tingëllimën e lirikave të Labërisë dhe kanë
për objekt frymëzimi pëllumbeshën,
vashëzën shqiptare,bukuroshen, lozonjaren, leshverdhën, engjëllushen e butë,
miken më të mirë në jetë, të cilën na e përshkojnë me lirizëm, elegancë dhe
me ngjyrime të mëvetshme nga njëri-tjetri.
Për shembull, në poezitë me bazë burimore nga folklori
i Labërisë, ka perla të tilla (si këto më poshtë), që natyrisht janë vargje të
pa përsëritshme për vlerat e tyre estetike dhe letrare.
"Bilbil thuamë dhe mua! [4]
Ca nga ato këngët e tua,
Të këndoj krua më krua,
Të më vijë ajo që dua,
Leshraverdha gjer mbi thua."
Ca nga ato këngët e tua,
Të këndoj krua më krua,
Të më vijë ajo që dua,
Leshraverdha gjer mbi thua."
"Mike,
në të kam për mike?
Kur të vdes të bëhesh qiqe!
Të më qash brigje më brigje!
Dhe me lot moj dhe me ligje..."
Kur të vdes të bëhesh qiqe!
Të më qash brigje më brigje!
Dhe me lot moj dhe me ligje..."
Duke kërkuar kështu besnikëri të përjetshme nga e
dashura edhe pas vdekjes, për labin rëndësi ka vetëm morali i besës.
Vetëm në dasmat labe, gjen vargje të tilla, të dala
nga goja e motrës së dhëndrit, që i drejtohet nuses të sapo mbërritur me kalë,
duke e "qortuar" me:
Po u bëre
Hënë më more vëllanë!.."
Përdorimi i antitezës “Diell-Hënë”, vjen si shprehje
edhe e kontradiktës mes kunatave, por edhe e mosmohimit të vlerave të bukurisë
shqiptare, duke e quajtur nusen e vëllait “hënë”. Këtu, madje nën petkun e
simbolikes, diellin e gjejmë si flakë e dritë, i domosdoshëm për “dynjanë”, dhe
“hënën “ të personifikuar si vashëzën e dashuruar, që me bukurinë e saj ndriçon
çdo “errësirë”…!
“Ku më ishe, o shpirt’ o xhan / të prita mbrëmë në
stan … aman, aman, aman!” /“Ku më ishe, moj qen’ e qenit / Të prita te guri i
lëmit / Më griu era e shkëmbit!”[6]
kur të vdes të bëhesh qyqe,
të më qash brigje më brigje
jo me lot, por me ligje”.
“Moj e vogla si loti,
burrin tënd ta vraftë zoti,
Në këtë kontekst edhe krijimet poetike të tre poetëve,
duke i perballvënë me ato të gurrës popullore të Labërisë, kanë madhështinë e
formës dhe përmbajtjes, veçantinë e përzgjedhjes së gjuhës, e do të shpjegohen e qartësohen pasi të kemi
analizuar me argumente bindëse marrëdhëniet dhe ndikimet e folklorit të
labërishtes në krijimtarinë e të tre poetëve, që përbëjnë një pasuri shumë të
madhe për letërsinë Shqipe.
Profesor Çabej thotë: “Melodia e këngës së vjetër labe
është me burime baritore, ajo të kujtojnë melodinë e përfituar nga tingëllima e
këmborëve dhe zileve”[9],dhe
si e tillë ajo lidhet shumë mirë edhe me fjalën në gojën e bariut, bujkut,
mjelëses, vashëzës fshatare e të dashuruar, njeriut të thjeshtë që e përditëson
atë.
“Kush të
ka dërguar, hëna apo dielli? / Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qielli?[10]
Nëpër ato pate, madhëri e artë, / Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?
Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur, /Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall, / Që të ndez e derdh e utrin’ mbi zall?”
Nëpër ato pate, madhëri e artë, / Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?
Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur, /Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall, / Që të ndez e derdh e utrin’ mbi zall?”
Ti nga
gazi, nga mërzia Pyet ç'është dashuria, Por ajo nuk ka fytyrë, Nuk ka tingull,
nuk ka ngjyrë! Ajo s'ndihet as me fjalë, Vjen e fshehur dhe ngadalë, Vjen një
herë' e prap s'e njeh Brenda zemrës ti s’e sheh”.
Poezia s’njeh kohë, ajo shkruhet në çdo stinë të jetës
letrare! Kufijtë e saj kohore janë forca e brendshme e shpirtit. Për të
vërtetuar këtë i referohemi vargjeve të shkruara në kohë të ndryshme nga këta
poetë, ku krijimtaria e tyre poetike dhe
pse në kohë të ndryshme, ndihet e lexohet qartë ndikimi i folklorit nga trevat
labe. Krijimtarinë e tyre e përshkon dhe e pasuron fjala e bukur e qëmtuar me
sqimë si pikëza drite nga folklori popullor, e ndjerë, e jetuar dhe e ligjëruar
në vargje shpirti. Këto ndikime i shohim më të theksuara para viteve 50-të.
“Un' jam
un', saksi e vjetër! / Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër /
Un' e nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa / dhe me këngë ylyveri buz' e
gushë ja qëndisa / Nëpër vapëz i dhash' hije, nëpër hije er' e shije / i dhash'
shije poezie, gjith' fuqit' e një magjie / gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër
lule mbar e bije / ari i diellit me tallaze, ari i hënës fije-fije / dashuria
me dollira dhe me thelp lajthije pije…
Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë / i
dhash' lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj' / i dhash' vjershën time
valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'/ këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj”.
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'/ këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj”.
(Bota e brendshme e autorit, dashuria për jetën dhe
poezinë, përbënë atë që ne e quajmë “muzë poetike” ku ndihet lirika e
bukurshkruar vargjeve të A. Asllanit, që jo më kot e kemi quajtur “Princi i
lirikës shqiptare”. Ai e lidh bukurinë, dashurinë, natyrën, jetën me ndjenjën e
dashurisë dhe të urrejtjes, me shpirtin e tij, me poezinë të cilën e “qan”, e
“skalit”, i jep jetë, dhe e derdh atë në vargje duke na treguar karakterin
eksternalist të tij).
Ja po
piqet, mike, rrushi deg' e pjeshkës më një thyhet,/ t'i ka zënë faqet pushi /
edhe gjiri po të fryhet ... / Eja, mike, bashk të bredhim/ Erdhi koha që t'i
mbledhim:
Un’i
zgjedh ti i këput / Ca në dorë e ca në futë. /Në se degët nuk arrin,/ Do të
kap, moj, mu në mes: / Të të ngre, moj, mi peqin / Me një zemër; me një
shpresë.
Kokrrat
fshehur nëpër fletë / Hajt i mbledhim më nuk rriten, / Eja, mike, se un' vetë /
Ti këpus kam frik' se vriten!
“Shoqja ime, moj / me dy sy si nata
të mëdhenj, të zinj / me bukurinë tonë të virgjër / vdekjen po ushqejmë / se
kjo toke ka ftohtë / mardhi /e ka ngrirë. / Dhe ne biem mbi të, porsi bllaca
zjarri, / Futemi nën dhe porsi rrënjë ëndrrash,/ Që të vijë pranvera, që të
vijë behari, / Toka përmbi ne e balta të shkrijë,/ ëndrrat te shpërthejnë, si
shpërthen bari. / Dashuria jonë / Me dy sy si nata çuditërisht të zesë, / Nga
plumbat armike prerë mes për mes / Dashuri e lindur,/ Dashuri e rritur
Nën qiejt e thyer të varfërise shqiptare. / Dashuri tragjike / Për botën e madhe. /
Margarite, moj / Motra ime, moj, / Shoqja ime, moj.”
Nën qiejt e thyer të varfërise shqiptare. / Dashuri tragjike / Për botën e madhe. /
Margarite, moj / Motra ime, moj, / Shoqja ime, moj.”
Këtu tematika ndërthuret me
dashurinë për jetën, me dashurinë për lirinë, me dashurinë për shoqen…dhe
gjithçka për një jetë më të mirë, e lidhur me luftën dhe përpjekjet e
sakrificat për lirinë e atdheut. Figura e trimëreshës Margaritë, bukuria dhe
forca shprehëse nëpërmjet kësaj bukurie përfaqëson bukurinë e vajzave shqiptare
që luftuan dhe dhanë jetën në momentet më të bukura të jetsë, ia falën rininë
Shqipërisë, prandaj autori thotë “dashuri
tragjike për botën e madhe”.
Duke shfletuar poezitë e të tre
poetëve të sipërpërmendur, dallojmë mënyrën e organizimit, leksiku shfaqet me
ndikim të theksuar popullor, frazeologjia dhe vargu vjen si një këngë plot
ritëm dhe tregojnë më së miri se ata ishin njohës të thellë të folklorit, nga
ku merr shtysë ndikimi i poezisë popullore në poezitë e tyre lirike. Me
bukurinë e vargut, me mjetet artistke shprehëse, me strukturën e tyre të përsosur
poetike, me pasurinë e mendimeve e me forcën e gjuhës së brendshme, na bëjnë të
shijojmë botën e tyre krijuese të ndërtuar me mjeshtëri!
Përgjatë leximit të drejtpërdrejt
të vargut poetik të tyre, bie në sy përdorimi i mbiemrave shumë të gjetur, (pash dy syt' e tu që nxinin të groposur, të
brengosur; fllad i ëmbël; saksi e vjetër; madhëri e artë; moj nepërka gushë larike, foljeve kryesisht në
lidhore, (të më qash; të ndez; të rëntë;
t'i mbledhim; të ngre, etj.) lidhëzat krahasuese, (moj e vogla si loti; ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?; ëndrrat
të shpërthejnë, si shpërthen bari; Me dy sy si nata, etj.), e vecanërisht
përdorimit të apostrofit apo trajtës së shkurtër,( erdh’ pranvera me t’jeshile; deg' e pjeshkës; zotris’ sate; t'i ka zënë
faqet pushi; t'i mbledhim, etj.) dhe që vlen shumë për t’u theksuar
përdorimi i thirrmores “moj” p.sh. ku më ishe, moj qene e qenit; Margaritë,
moj / Motra ime, moj,/ Shoqja ime, moj; të të ngre, moj, mi peqin; do të kap,
moj, mu në mes, etj. si një dozë kompleksiteti për t’i dhënë më tepër
pathos poezisë. Them “kompleksitet” sepse përdorimi i tyre jo vetëm bën një
lloj diferencimi, por na shtyn më tej në atë që ne e quajmë folklor, taban
popullor, gurra popullore etj, gjë që i jep tonin dhe individualitetin poezisë
se tyre dhe madje e bënë këtë poezi shumë popullore e të pëlqyeshme, që
pavarësisht viteve kur ajo është shkruar, sot i ka rezistuar kohës dhe
tingëllon tejet aktuale për vlerat njerëzore.
“Loja” e bukur poetike e këtyre
poetëve luhet në trevat e toskërisë, ku fryma, stili, fjala e përzgjedhur me
ngjyrime të dallueshme, ka ndikime të forta nga tabani i folklorit të
labërishtes!
Poezia e Asllanit, Hakiut dhe
Arapit dhe lidhjet që ajo mbart me elementët morfologjike, e bënë më të plotë e
të kuptueshëm diskursin e këtij ligjërimi poetik. Përdorimet e përemrave
lidhorë, pjesëzave, apostrofit, trajtës së shkurtër, i japin po aq bukuri dhe
tonalitet vargut, sa edhe përdorimet e foljeve në kohë e veta të ndryshme,
emrave, kallzuesve, mbiemrave e ndajfoljeve, në të cilat gjejnë terren të
përshtatshëm sepse këto lidhje vijnë natyrshëm në fjali, për të arritur atë
mesazh fort të këndshëm e gazmor në poezitë e të tre poetëve.
Përemrat lidhorë përbëjnë të veçatën tek këto poezi.
Fenomeni i Polisisidentit, ose, siç
quhet më thjeshtë, grumbullimi i lidhëzave dhe i përemrave lidhor në një fjali,
përbëjnë vlerë dhe ndikim të përbashkët në poezitë e A. Asllanit, N.Hakiut dhe
F.Arapit dhe i japin vargut ngopjen e duhur estetike. Ato krijojnë efektin e
ndryshimeve sasiore dhe cilësore në ligjërim.
Siç dihet, lidhëzat dhe përemrat lidhorë janë fjalë të
pandryshueshme, që shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh, ose fjali
midis tyre. Një ndikim të tillë e ritheksoj për faktin se, roli i përemrave
lidhorë dhe lidhëzave në përgjithësi në këtë krijimtari poetike, si një fenomen
i përhershëm dhe i përdorur me mjeshtëri estetike nga autorët, i jep poezisë më
shumë dinamizëm, koloritin befasues, kontekste prekse dhe mendim të thellë
poezive, nuancë ngjyruese, lojra fjalësh ledhatuese, sikur të jetë kaq reale
dhe e prekshme sa edhe vetë poetët nuk e kanë imagjinuar kur e kanë thurur këtë
lloj vargu me shpirtin e tyre poetik:
”Vaj-
medet, çobankë, vaj! / Qaj, çobankë e vogël, qaj / Se kasollja ty t’u doq / Se
manarja ty t’u poq,/ Qaj çobankë, që të qaj / Se kjo bota qënka vaj! / Moj e
gjor’, çobankë e gjorë,/ Mbete moj me krrab’ në dorë / T’iku syska me këmborë,
/ Vaj- medet, çobankë, vaj!/ Qaj, çobankë e vogël, qaj / Se kjo bota qënka vaj!
/ Kú- kú- kú, çobanë kú,/ Bú-bú stani seç t’u doq / Pú-pú nëna seç t’u poq, /
Bú-bú-ú, çobankë, bú, / Ku je ti, çobankë ku, / Mbete qyqe dhe kërcu!
/….Há-há-há, çobankë, há / Qesh, çobankë e vogël, qesh / Se ky trimi të pru
desh,/ Qesh, çobankë, qesh, mos qaj, / bota qënka gas e vaj / Poezia Qesh,
çobank’, që të mos qaj!”.
Po t’i bashkojmë gjithë tingëllimat, muzikalitetin,
virgjërinë e këtyre poezive të shkruara në kohë e mjedise të ndryshme, lexuesi
do të ndihet si në një mbrëmje simfonike, ku fjala burimore bëhet “këngë e marrë’ “ “për botën tragjike”, “me një
zemër, me një shpresë”!
E, për të depërtuar qartazi tek efektet stilistike,
kam përzgjedhur tri poezi me të cilat dëshiroj të shpalos mendimet, idetë dhe
ndjenjat e autorëve përmes unit lirik,
ku mbizotërojnë përfytyrimet dhe përjetimet artistike, si dhe të tregoj se kemi
të bëjmë me prurje vetiake, të cilat shprehen përmes simboleve dhe figurave të
ndryshme stilistike, që i japin poezisë stilin individualizues. Në poezitë e
tyre diskursi paraqitet në vetën e parë, ose dhe në vetën e dytë si më poshtë:
Një
vështrim i arratisur [16]
Një vështrim i arratisur
Nga qepallat e qëndisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zezë të tu
Vjen më thotë ashtu-kështu
Më thot' jo edhe më ndez
Më thot' po edhe më vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
Një vështrim i arratisur
Nga qepallat e qëndisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zezë të tu
Vjen më thotë ashtu-kështu
Më thot' jo edhe më ndez
Më thot' po edhe më vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
Stili është tejet popullor me individualitete të
spikatura. Gjuha është e thjeshtë por e ndjerë, dhe e përzgjedhur bukur e me
forcë shprehëse, e cila na jep një tablo interesante e të vërtetë, të jetuar,
të bukur, të ndjerë shpirterisht. Ku autori të veçantën kërkon ta përgjithësoj
dhe të përgjithshmen ta kthejë në të veçantë. Rima shpesh formohet nga mbiemra:
i arratisur – e qëndisur; nga folje: ndez – vdes; zgjatet – matet; nga emra:
mërzia – dashuria, fytyrë – ngjyrë, etj., e vazhdon:
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve të këputur.
Dhe un' lus e kërkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se në syrin tënd të zi
N'ate sy të zi, mazi
Shenj' e buzës sime duket
Si një prush në re kur muget.
Ti nga
gazi, nga mërzia
Pyet
ç'është dashuria,
Por ajo
nuk ka fytyrë,
Nuk ka
tingull, nuk ka ngjyrë!
Ajo
s'ndihet as me fjalë,
Vjen e
fshehur dhe ngadalë,
Vjen një
herë' e prap s'e njeh
Brenda
zemrës ti s’e sheh!
Po t' ish
lule, fshehur barit,
Do
këputesh, do të thahesh,
Po t'ish
perlë, fij’ e arit
Do
rrëmbehesh, do të ndahesh;
Po t'ish
zog, do të vajtonte
Brenda
zemrës në kuvli,
Ta
liroje, do këndonte
Larg nga
ty, nga çdo njeri!
S'është
lule për në fushë,
S' është
perlë për në gushë,
S'është
as zog për në kuvli:
Ajo
zemrën ka shtëpi....
Ja se
ç'është dashuria!
Ësht' a
s'është nuk e di,
Por un'
di se lumturia:
Nuk është
vetëm dashuri!
Ti do të
më dashurosh patjetër[18]
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t'më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcej jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t'më dashurosh patjetër!
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?
Ti do t'më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcej jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t'më dashurosh patjetër!
Këtu vihet re
se ”Uni” lirik është i fuqishëm, i pazgjidhshëm, krenar, me frymëzim dhe
i dallueshëm midis tyre. Seicili nga autoret ka mikrobotën e vet poetike! “Sa
më shumë të hyhet në botën lirike të poetit (Ali Asllani), aq më tepër do të na
shpaloset dhe do të na zotërojë e veçanta, e papërsëritëshmja e poezisë së
tij”, thekson Fatos Arapi në konferencën shkencore,“Ali Asllani Princi i lirikës
Shqiptare”.
Po kaq individualitet dhe tipare vetjake gjejmë në
poezinë e N.Hakiut, apo në mënyrën e kompozimit dhe të lëvrimit prej tij të
poezisë, e cila vjen si prozë poetike!
Ndikimi i folklorit në poezinë e F.Arapit shihet si më
pranë poezisë moderne, si një përkushtim, i trajtuar dhe i realizuar në mënyrën
e vet, për nga struktura e vargëzimit. Në kqyrjen e vargëzimit të poetëve A.
Asllani, N. Hakiu dhe F. Arapit ballafaqohemi me stilin e secilit.
Elementët
stilistikë të këtyre poetëve, zgjerojnë marrëdhëniet e fjalëve dhe përftohen më
shumë ngjyrime semantike kuptimore. Është organizimi i tyre i të shprehurit për
të dhënë figuracionin domethënës; është organizimi i vargut, rimës, ku
figuracioni dhe natyrshmëria e të shprehurit marrin ngjyrimet poetike e i
dallon nga njëri-tjetri! Në këtë rast autori (poeti), rrëfen duke u nisur nga
ajo, çka zhvillohet në mendjen e personazhit, (p.sh. të së dashurës), ku
ndjenjat dhe mendimet i kaplojnë dhe i forcojnë me madhështi gjithë tiparet e
formave, ndodh ajo që e quajmë: “gjysma
më e mirë e vetes” të cilën e gjejmë të personalizuar me figura të
përzgjedhura nga bota ku jetojmë si p.sh:
“...Vidi-vidi
pëllumbeshë,
dëgjo zemrën virgjëreshë,
çdo gjë shkon e çdo gjë vete,
s'metet gjë, asgjë për vete...
Ato thashë e këto theme,
jan'të kota e të rreme,
e janë në ëndrra e përrallë,
e çdo ëndërr ësht' rrëmallë...
Po ajo që s'ka të sosur
gjer në diell të lemerisur,
mbetet yll në sy skalitur
janë kujtimet rreth flori,
rreth të shkretës dashuri.”
dëgjo zemrën virgjëreshë,
çdo gjë shkon e çdo gjë vete,
s'metet gjë, asgjë për vete...
Ato thashë e këto theme,
jan'të kota e të rreme,
e janë në ëndrra e përrallë,
e çdo ëndërr ësht' rrëmallë...
Po ajo që s'ka të sosur
gjer në diell të lemerisur,
mbetet yll në sy skalitur
janë kujtimet rreth flori,
rreth të shkretës dashuri.”
...Nga poema “Hanko Halla”, Ali Asllani, botuar 1960.
Për të parë më me kujdes tiparet dhe veçoritë e
lirikës dhe poetikës së Ali Asllanit, duhet të ndalesh seriozisht në lirikën e
dashurisë, veçanërisht në poemën “Hanko Halla”, ku vjershërimet e tij kanë
muzikalitetin e valleve popullore. Ai ka një përkujdesje brilante për ritmin,
rimën dhe vargun “këngëtimin me gaz në
buzë”, i jep poezisë “atë ermim dhe shije të papërsëritëshme që të lë në
buzë kripa e shkumës së valëve…”
Ali Asllani ka shkruar lirika dashurie, që dhe sot
janë të freskëta, plot ngjyra dhe ëmbëlsisht të ndjera, por ai përmëndet në
radhë të parë për “Hanko Hallën” me ritmin e gjallë njëmbëdhjetërrokësh e me
fjalorin e pasur popullor të qëmtuar me elegancë poetike.
“Hedhur
si lastare, hedhur si billonja,
Zonjat mu
si çupa, çupat mu si zonja;
Palët mu
si valët, shkon e vjen një tjetër,
Duket
thanë e kuqe edhe femr’e vjetër!
Dhe ajo
që duket, ëngjëlleshë e butë,
në një
shishe brenda dy shejtanër fut!
Llëra
lakuriq, këmba lakuriq
Demek, sa
për mua… edhe burri vdiq!”
Të tilla
vargje i bëjnë më të dallueshme ngjyrimet kuptimore semantike, nga ku vijmë në
përfundime të tilla se fraza, shprehje të ndryshme, njësi frazeologjike
kombinojnë leksikun morfologjikisht e sintaksisht,
në mënyrë estetike e artistike, për të sjellë perla të vërteta me vlera të një
letërsie lirike të mbështetur fort në vlerat folklorike kombëtare të popullit
tone, e vecanrisht në ato të trevave të Laberisë.
Prapa
drrasash, ther e kalbur, gojën pash të përgjëruar / Kur po çelte e zilepsur
afshe gazi mirësie, / U thëthiva i mahnitur se në buzn' e ngashëruar / M’u duk
zemra / kur më fale një përshtypje miqësie.
Në të
çarat, nëpër vrymat t'asaj portës mykur tënde, / Pash dy syt' e tu që nxinin të
groposur, të brengosur. / Dhe me zi pash këmb't e zbathur që po shkelnin n'ato
vende, / Ku, mes drrasash thyer e kalbur, po më fshihe e rreckosur...
Çast buzë
jonit[21]
Dhe vargjet erdhën me ritme të kaltra
Nër degë të tyre figurat e gjelbra
Çelin - si gjethet nëpër portokalle.
Nën degëza vargjesh fëshfërijnë figurat,
Si mbrëmjes Jonit fletësat e ullinjve.
E mbusha gojën me erëra të Jonit,
Ndjej nëpër dhëmbë kokrizat e jodit,
Shoh se si thyhen mirazhet mes valësh,
Se si thërmohen përflakjet mes gurësh...
Dhe jam i tëri
grimca dritaresh e ngjyrash.
Dhe vargjet erdhën me ritme të kaltra
Nër degë të tyre figurat e gjelbra
Çelin - si gjethet nëpër portokalle.
Nën degëza vargjesh fëshfërijnë figurat,
Si mbrëmjes Jonit fletësat e ullinjve.
E mbusha gojën me erëra të Jonit,
Ndjej nëpër dhëmbë kokrizat e jodit,
Shoh se si thyhen mirazhet mes valësh,
Se si thërmohen përflakjet mes gurësh...
Dhe jam i tëri
grimca dritaresh e ngjyrash.
Në poezinë e A.
Asllanit karakteristikë të veçantë përbënë dinamizmi gjithnjë në rritje i
fjalës dhe vargut.(si tek poezia-Vidi-vidi pëllumbeshë). Studiuesi Behar Gjoka
shkruan: “Ali Asllani, për nga natyra e
lirikës së tij, të përkujton hidhësinë e vargut të GJ.Fishtës, aq dhe
L.Poradecin për heretikën e brishtë” .[22]
Në krijimtarinë poetike të A.Asllanit ndeshemi shpesh
me një leksik që mbart ngjyrimin emocionues, që përftohen nga përdorimi i
prapashtesave të larmishme, të cilat pasurojnë fjalorin e tij poetik, krijojnë
një tingëllimë e një prehje, që e sjell vetëm poezia, p.sh:
“valëzë
moj valëzë,/ Fletëzë moj fletëzë, / them ta them një fjalëzë, / un’ poet i
shkretëzë, /as ta them. E as ma thua / këndoj këngëzat e tua /e mu bë një
halëzë! / gjithë jetën e jetëzë!” [23]
Tek poezia e
N.Hakiu ka më shumë ngjyrime, lirizëm dhe më shumë përshkrime. Poeti N. Hakiu
dallohet për detajet e tij poetike, ku mbiemrat foljorë, pjesëzat mohuese dhe
antitezat përbëjnë një risi dhe kanë efekte estetike, (në prozën poetike “Madrigal” dhe “Ç’ është dashuria?”). Ndërsa në poezinë e F. Arapit ndihet forca e
metaforës dhe figuracioni poetik me vargje të rregullta e të rimuara! (poezia “Ti do më dashurosh patjetër, ose “Margaritë
moj”). Në krijimtarinë poetike të tre poetëve, vargjet e tyre janë “britma”
dashurie! Aty gjejmë shumë elementë të përbashkët ndikues. Një nga këto është pyetja retorike, e cila shpesh shfaqet
si element dhe veçori e lirikës!
Pyetjet
retorike janë trope-t më shprehëse që përdoren me shumicë në dobi të efekteve
emocionalë. Ato s’kanë nevojë për përgjigje. Brenda pyetjes përgjigja qëndron e
fshehur dhe e kuptueshme: Si t’ju them
moj motra...?; Apo sjell melhemin zemrës së goditur?; Ej, ju vasha, doni
zemër...?; Mos vallë turp ka dashuria që sodit fshehtësinë, Apo druhe se je
veshur me një zhele të arnosur?; Do të vish a s’do të vish?, etj. Them se,
këto efekte janë dhe të veçantat e poezive të këtyre autorëve.
“Si një
zall të bardhë, si një zall të fortë
Me shami në krye anë e mbanë qëndisur
Dhe me flokë të gjatë prapa arratisur
Dhe me flokë të gjata deri mu në mes
Mu si natë janari sa të thellë të zes
Me shami të hollë balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri në qepalla kredhur
Me flori në gushë hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.”
Me shami në krye anë e mbanë qëndisur
Dhe me flokë të gjatë prapa arratisur
Dhe me flokë të gjata deri mu në mes
Mu si natë janari sa të thellë të zes
Me shami të hollë balle e faqe hedhur
sa t'i duket syri në qepalla kredhur
Me flori në gushë hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.”
“Merrni
zemër kush do zemër! / Ej, ju vasha, doni zemër / E kish marrë lozonjarja / Nga
kraharor' i një poeti! / E si mund ta mbante zemrën / Me tallazet e një deti /
Lundr' e thyer, pëlhur’-çjerrë, / Pa timon e kiç të shtrembër? / Po bërtet
përsëri kasneci / Se në dorë zemra i ngeci: / Ej ju vasha, doni zemër? / Kjo
nuk shitet, as nuk blihet, / Kini zemër, o ju vasha, / Se me zemër kjo shkëmbehet!”
“Në sytë
e tu diej të vegjël / e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër? / Ti do t'më dashurosh patjetër”
Mirë sot, po si durohet pa ty nesër? / Ti do t'më dashurosh patjetër”
“Ti do
vish, e dashur, si s’do vish? / Kur e di që unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja / si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt / e ti të vish…”
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja / si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt / e ti të vish…”
Elementë të
natyrës dhe lirika e dashurisë tek poezia e poetëve ALI ASLLANIT, NEXHAT HAKIUT
E FATOS ARAPIT
”Hej,
vend! / Plot diell e pa dritë / Pagan dhe fron për perënditë / Jetojmë nër male
të lartë / Ku qiellln me dorë mund të zëmë / Dhe prapë: / Në ç'humnera kemi
rënë!”.
Ose
“Lamtumirë /koha që shkoj / jam një copëz
pejsazhi nga vendi im.”
“I vogël,
me pantallona të shkurtëra / me këmbë të zbathura e një këmishë humaje / që e
qepte vetë gjyshja.
“Ashtu
darkë për darkë dilja në breg / Ndër gishtërinj të këmbës së ftohtë më rridhte
rëra / Unë prisja me orë të tëra/ gjersa përnjëherësh / tutje nëpër fushat e
gjera të natës ngriheshin kope të çuditshme, të panumërta / kuajsh të bardhë /…
/ të cilët hingëllinin në fushën e gjerë të natës …dhe suleshin nëpër fortunë
... Dhe tani, kudo që jam / ashtu
fantastik e i madhërishëm, më ndjek pas deti”.
Elementet e natyrës i gjejmë kudo,
ndër këto poezi. Jo vetëm si pjesë e jetës, por edhe si elemente simbolike, ato
paraqesin kontekste nga jeta njerëzore për të treguar qëndresën, besnikërinë,
zgjuarsinë, e mbi të gjitha të lidhura ngushtë me dashurinë njerëzore, me vete
jetën, duke i dhënë rrëfenjës poetike, dramaticitetin dhe realitetin e kohës.
Dielli – personifikon madhështinë,
dritën, vetë jetën etj.
Hëna – simbolike e vashëzës së
dashuruar etj.
Shpendët (bilbili, pullumbesha
etj.), - simbolike e shpirtit të lirë etj.
“prush me re kur muget” (retë) – si
shumësi e ndjenjave të ndryshme etj.
Brigje,
krua, zall, gurët etj., - janë elemente folklorike ku
shpalosen bukuritë e vendit, e këtyre zonave, që “japin zemër”, jetë e shpresë
poezisë së tyre.
Pemët, frutat, ullinjtë, pjerrgullat
me rrush – symbol i bollëkut etj.
Deti,
valët e detit, qielli etj. – shpesh sjellin idenë e madhështisë,
të luftës, të përpjekjeve, të
shqetësimeve. Por njekohesisht lidhen edhe me ledhatimet, butesine e
shpirtit njerëzor, ku prezantohen nëpërmjet përdorimit të prapashtesave
zbukuruese “valë-zë moj valë-zë” etj.
Stinët
– si
ndryshime të botës shpirtërore të
njeriut etj.
Për këto vlera me përmasa të
shëndetshme, që kurrë nuk e humbasin shkëlqimin e tyre estetik, studiuesit Albert Abazaj thekson: “Nexhat Hakiu mbahet mend si poet i ëmbël
dhe njeri i ditur. Kur themi që Nexhat Hakiu është tërësisht poeti i dashurisë,
kuptojmë, që ai e zbërthente dashurinë me detaje shpirti si një sistem zinxhir
në klasifikimin hierarkik të kësaj ndjenje universale, që thur ylberin më të
bukur të botës njerëzore. Më të vjetërit në qytet kujtojnë lirikat e tij
melodioze, (idilet e madrigalet) që vijnë si vijim i këndshëm nga këndvështrimi
i tij artistik e shpirtëror por përsëri, Nexhat Hakiu është zë i veçantë, sepse
është zëri i tij, origjinal, me këngët e zambares si një simfoni pranvere.”[28]
Në poezinë e këtyre tre poetëve,
është e dukshme vëmendja ndaj përzgjedhjes së leksikut. Ata kanë leksikun e
tyre, që i dallon më së miri nga njëri-tjetri, ku në çdo strofë e poezi, gjen
aty njëherazi përdorime morfologjikisht të zgjedhura emrash, mbiemrash,
foljesh, përemrash, lidhëzash, parafjalësh, ndajfoljesh etj., ku denduria e
përdorimit të tyre shfaqet si shprehje e individualizmit dhe e veçantisë.
Domethënia, semantika, kuptueshmëria dhe çka synon fraza përbëjnë hapësira dhe
dimensione në krijimtarinë e këtyre poetëve. Shprehjet e shumta ledhatuese,
frazat e goditura dhe njësitë frazeologjike (…dhe
ajo që duket engjëllushe e butë, në shishe brenda dy shejtanë fut; në dorë zemra
i ngeci; qeshi buza; prapa krahësh; dëgjo zemrën; mbete qyqe dhe kërcu; bota
qënka gas e vaj, etj.), i japin lezet poezisë dhe tipare folklori që i
përkasin trevave të Labërisë dhe e bëjnë atë të fuqishme në llojin e vet.
Ti
përhera në shtëpi / dhe përhera puth e pi. /Pi e puth / si një zog i zën' në
kurth
përpëlite nëpër odë, / mbush një godë e zbraz një godë / dhe me fletë për poezi.
përpëlite nëpër odë, / mbush një godë e zbraz një godë / dhe me fletë për poezi.
Prag më
prag duke trokitur ndezë mallin dhe kujtimin / Sa i rëndë dhe me ngadalë! /
Falë
shpresa më të reja duke zbutur zemërimin! / Zemërdjegurit me fjalë, / I
freskove zagushinë (kur për ty uroi çupa /. Kur të priti me të tok...) / Qeshi
buza, zemra deshi pranë mikes të ngre kupa, / Miqësia: shoqe-shok. E
mallëngjyer prapa krahësh me ca lemza u lëndua;
Ti do
vish[31]
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se unë ty të pres
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qëe unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt
…………e ti të vish
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se unë ty të pres
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qëe unë po të mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitnja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt
…………e ti të vish
Si
përfundim do të thosha se:
Gjerësia dhe moskufizimi me shprehje popullore e
frazeologjike, një liri poetike e lakmueshme tek këta poetë, ndërthuret qartazi
nën këndvështrimin: “frazelogji-gjuhë
poetike-individualitet krijues”.
Për të shtjelluar pak a shumë elementët që i bashkohen
frazeologjisë si gjuhë poetike dhe individualitetit tek këta poetë, shtoj se:
Tipar dallues është zgjerimi dhe
shtimi i vazhdueshëm i kuptimisë që ka çdo fjalë e tij- (nënkupto vargun).
Ata i kanë dhënë parësi kushtit barazfuqi teorike të fjalës poetike.
Trekëndëshi i mësipërm është një
pllajë ku lëviz trashëgimia gjuhësore e shoqërisë.
Frazeologjia e poetëve Asllani,
Hakiu dhe Arapi është shumë e pasur dhe origjinale.
Ata shfrytëzojnë frazeologjinë
popullore të trevave ku kanë jetuar. Frazeologjia gjuhësore është e përqasur si
individualitet, si një “materie” poetike e prekshme për gjatë leximit të
poezive të tyre.
Po kështu dhe leksiku i përdorur
prej tyre është në funksion të botës shpirtërore e materiale të Labërisë.
Ato janë me vlera semantike dhe me
ngjyresë krahinore, emocionale dhe shpirtërore.
Frazeologjia e tyre shquhet për
përmbajtje të gjerë, për figuracionin dhe për ngjyrim të fortë emocionues.
Frazeologjizmat me prejardhje
popullore në krijimtarinë poetike të të tre këtyre poetëve përbëjnë një vlerë
artistike e leksiko semantike në gjuhën Shqipe, sidomos në poezi, ku dhe
mundësia është më e kufizuar se në prozë.
Frazeologjitë e tyre i gjejmë më të
shumtat foljore, madje edhe të motivuara me krahasim dhe që përmbajnë lidhëzën
krahasuese “si” dhe atë sasiore “sa”, Pi
e puth/si një zog i zën' në kurth; zonja mu si çupa, çupat mu si nuse; me shami të hollë balle e faqe hedhur, sa
t'i duket syri në qepalla kredhur.
Apo edhe njësi të tilla
frazeologjike: T’i ka zënë faqet
pushi (është rritur e zbukuruar); qeshi buza (u gëzua); Merrni zemër kush do
zemër ( të kenë kurajë); ndezë mallin dhe kujtimin (rikujton të shkuarën), etj.
frazeologji emërore ku spikatin: yll në sy skalitur; zonja mu si çupa, çupat mu
si zonja; brigje më brigje, etj.
Në thelb, krijimtaria e poetëve
A.Asllani, N.Hakiu dhe F.Arapi ka individualitetin e tyre, që nuk tjetërsohen
me të tjerë pavarësisht ndikimeve nga e njëjta trevë burimore.
Ndikimet, nuk janë imitime, as
kopjime, ato janë pjesëza që përthithen në kohë nga krijues të ndryshëm. Janë
ato vlera, që në kohë të caktuara kanë rëndesën e tyre, që ndikojnë si hope cilësore
poetike tek të tre poetët!
[2] Ilir Mborja, “Kur Karl Marksi shkruante për shqiptarët”, 2016,
Antologji universal “Zëri I popujve ne këngë”1778, f. 79, J. G. Herderi.
[3]
Studime nga B. Gace, Konferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikës
Shqiptare”, Shtëpia Botuese”Malika”,2005.
[9]
Studime nga B. Gace, Konferenca Shkencore “Ali Asllani Princi i Lirikës
Shqiptare”, Shtëpia Botuese”Malika”,2007.
[12] A.Asllani 1882-1966, Zemra Shqiptare, 2014, f.3-6.
[15]
N.Hakiu, ”Këngët e Zambares”,Tirane 2005, f. 175.
[20] N.Hakiu “PërpjekjaShqiptare” Mars 1937, f. 22.
[23] Nxjerr nga: V. Bello Koferenca shkencore “A.Asllani
Princi i lirikës Shqiptare”,2007,f. 93.
[28]
http://www.forumishqiptar.com/threads/145176-Nexhat-Hakiu
No comments:
Post a Comment