STUDIM SHKENCOR I APROVUAR NË KOFERENCËN
SHKENCORE-NDËRKOMBËTARE
INSTITUTI I GJUHËSISË DHE LETËRSISË SHQIPE
NGA Dr. SHPRESA FUNDO-GJERGJI
FRAZEOLOGJIA SI SHPREHJE E NDRYSHIMEVE NË PËRMBAJTJEN E POEZISË
(Vëzhgime rreth poezisë në vitet 90 e deri sot.
Në fokus poezia e Arqile Gjatës si sintezë e frazeologjisë dhe retorikës.
1-ABSTRAKT
Tranzicioni në letërsi pati
ndikimin e vet edhe tek poezia. Fryma e re sa moderne po aq kombëtare, nisi te kultivohej si një domosdoshmëri e drejtuar
nga individi me nocionin e një diversiteti
frazeologjik si shprehje e ndryshimeve
për një varg të ri, ndryshe nga ai që trashëguam nga realizmi socialist.
Duke qënë se A. Gjata është
poet i viteve të tranzicionit dhe poezia e tij flet shumë, kërkojmë të
evidentojmë vlera të tilla frazeologjike, si shprehi të formës e përmbajtjes,
si në strukturën linguistike dhe përmbajtjen
kulturore, e vlerësuar ndryshe dhe e ndikuar nga faktorë social e kulturor, si
një proçes i mendimit dhe i gjuhës në krijimtarinë e tij poetike.
Gjithashtu frazeologjia në
punimet e tij letrare, si edhe tek vëllimi poetik ‘’Lumenjtë janë të vjetër’’,
i cili është objekti ynë bazë, vlen
shumë për tu studjuar, sepse vërtet rrjedh
si burim nga gurra popullore, por si thotë Prof. Memishaj, kur përshfaq
mundësitë e veta, ajo intelektualizohet dhe metafora e abstraktimi marrin
permasa të reja, ashtu si ndodh edhe në frazeologjinë e Gjatës.
Metaforizmi i frazeologjisë dhe shumëllojshmëria
tematikore janë objekti i punës po aq sa edhe mendimet filozofike për atë si
autor lirik e modern që trajton gjithë finesë vargun e lirë.
Vlerësimet e shumta nga
autorë me emër, interpretimet e ndryshme edhe ne gjuhë te huaja, që i bëhen
punës dhe veprës së Gjatës, janë një ogur i mirë për sot e nesër, për ne dhe
brezat që vijnë, në kritikën e kohës e më tej.
Fjalët kyçe: frazeologji,
vargu i lirë, komunikim gjuhësor,uni poetik, faktorë social e kulturor.
Hyrje
Të përballesh me një refleksion rreth marrdhenieve me
“Personazhet” e poezisë së krijuesit
Arqile Gjata, duke u përqëndruar tek
vëllimi i tij i fundit poetik “Lumenjtë janë të vjetër”, sigurisht, duhet të
gjejmë një ekuilibër mes asaj që perceptohet nga autori dhe ajo çka përcillet
tek lexuesi, nëpërmjet vargut poetik, fjalës së figurshme dhe asaj të
drejtëpërdrejtë si dhe filozofisë së intertekstit ku ajo kërkon dimension.
Së dyti do ti mëshoja zgjedhjes së fjalës
tek vëllimi poetik ‘’Lumentë janë të vjetër’’, si mjeti më i mirë shprehës
dhe vendi ku i takon në poezinë e tij. Sa e natyrshme dhe domethënëse është
frazeologjia e përdorur dhe retorika e bukur që i jep hijeshinë poetikës për tu
bërë e pëlqyeshme e sa më terhëqese nën dritën e figurshmërisë dhe brumit
artistik që përmban.
Së treti do të veçoja se sa e vlerësuar është poetika e
tij nga kritika e kohës, mendime të autorëve të tjerë për stilin dhe vecantinë
e fjalës e frazeologjisë, duke e parë këtë të fundit në kontekstin konceptual e
komunikues.
Do të shtoja se shumëllojshmëria
e tematikës i jep mundësi shprehese retorikës së fjalës si një mundësi më shumë
e lidhur drejtëpërsëdrejti me gjuhën si objekt në funksion të shprehjes e
mendimit. Sipas Prof. Terziut ‘’poeti
ynë flet qartë,ka stilin, gjuhën dhe vargun e tij’’.
3.Vargu i lirë dhe
gjuha retorike si shprehje e mendimit
Pikërisht këtu merr krah zanafilla
e këtij shkrimi. Si autor i poezisë, Gjata i përkushtohet diskursit të fjalës
së shpirtit, i del vetë, sikur fjala ti burronte e të mos i shterrte kurrë,
ashtu si lumenjtë e poezisë së tij. Pasi i kam lexuar dhe rilexuar poezitë e
tij, vë re se, që në titulli godasin bukur lexuesin, e tërheqin, e përlotin,
mbeten gjatë me brengën dhe gëzimet.
‘’Vargjet e tij janë një
peshë e rëndësishme fjalësh, që ashtu si atëherë kur u shfaqen në poezinë
europiane, me emërtimin në gjuhën franceze,(ku edhe ka lindur) vers libre –
vargu i lirë. Këto vargje lindën atëherë si shprehje e nevojshme e nevojës së
brendëshme të poetit, si nje domosdoshmëri e strukturimit të përmbajtjes, dhe
tashmë në ciklin e Gjatës kanë një arësye më shumë të lindin e të fiksohen si
të tilla, pasi ato pasqyrojnë botën e tij të brendëshme e të ndjeshme. Ky
strukturim i tij në poezi lidhet me poezinë moderne, që ushqehet
pikërisht nga rethana të tilla’’, citon Prof. Terziu në veprën e tij.1)
Nëse i referohemi shkrimeve
të Profesor Vangjush Ziko, shprehet për
poezine e Gjatës, se ‘’krijimtaria e tij
poetike ka shkuar drejt rritjes dhe konsolidimit të verbit poetik, të cilën ai e zbulon me pozitivitet
nëpërmjet një analize të detajuar, për
të treguar vlerat e shumta të poezisë së tij si shprehje e mendimit retorik e
gjuhesor’’.
Në krijimtarinë e poetit Arqile Gjata
mbizotëron vargu i lirë, i figurshëm dhe unik në të cilin
spikatin vlera artistike e sociale, ku na prezantohen thjeshtë dhe që
autori i ka përzgjedhur për shumë arësye të cilat do ti theksojmë ne këtë
punim.
Po risjell këtu mendime nga Profesor Vangjush
Ziko në një shkrim tek ‘’Fjala e lirë’’ on line : “Sot, në poezinë e shekullit tonë po fryn
një erë e re (për më mirë apo për më keq, nuk e them dot) e poezisë
postmoderniste, që ka në bazë mosbesimin dhe mosaprovimin, kriticizmin shpesh cinik, që e ka shvleftësuar apo
rivlerësuar arsenalin figurativ të poezisë së modernizmit, duke futur, sidomos
intertekstin historik, mitologjik, e ka zëvendësuar metaforën (që është
mbretëresha e poezisë moderniste) me metoniminë dhe entusiazmin me
ironinë.” Është një dilemë e kohës për
faktin se ka një çoroditje ne mënyrën e të shkruarit këto vitet e fundit.
Ndryshe ndodh me krijimtarinë e poetit Arqile Gjata, i cili zotëron natyrshëm
vargun e lirë. Jo vetëm se me të është më i lirshëm në krijim, po
përgjithësisht sepse mbështetet në gurrën e pashtershme popullore, për të sjellë
mendimin e për ta konkretizuar atë me gjithfarë mundesish, që gjuha e larmishme
ja jep, dhe bota e tij intelektualizon
frazën për të qenë vetvetja brenda kapacitetit të tij shpirtëror e shoqëror.
I madhi Prof. Ziko rrëfen,(në një
letër drejtuar autorit), jo vetëm që gjen një shumëllojshmëri të tematikës në
poetikën e Gjatës, por vë theksin se ‘’tematika shoqërore paraprihet nga tema
patriotike, dashuria për vendlindjen,
tema shoqërore, lirika intime vërtitet rreth kujtimeve dhe çasteve konkrete
,... kudo ndjehet fryma lirike dhe meditative, janë aktuale; dhe ajo filozofike
prek probleme të ekzistencës, të jetës dhe vdekjes; çaste, detaje të jetës, kujtime të
zbuluara dhe te zbërthyera në prizmin e përjetimit lirik’’.
Nuk është aspak gabim të themi me
gojën plot, se Gjata është një poet lirik modern, ku lirizmi i poezise së tij
ka një vel romantik, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe një sharm përrallor,
i përshkuar nga një ngazëllim i brendshëm i cili e shfaq atë nëpërmjet nje gëzimi dhe mallëngjimi
optimist.
1)Terziu, Fatmir, Kritika Ndryshe,Vëzhgim ne Brendësi të Prozës e Poezisë
Shqiptare,(2009), Arbëria.
Përsa i përket filozofisë së gjuhës, thekson Prof. Rrokaj, ’’ procesi gjuhësimit, nga njera anë dhe ai i njohjes
nëpërmjet gjuhës, nga ana tjetër, do të shiheshin të lidhur ngushtë me njeri
tjetrin, në të gjithë dialektikën e zhvillimit të shoqërise njerëzore’’. 2)
Si e tillë gjuha shpreh dhe
tregon për ecurinë e jetës në gjithë etapat e zhvillimit dhe dinamizmit që e
karakterizon atë, dhe bënë që
‘’individët të shtresëzojnë mbi gjuhën e
bashkësisë, efektet e tyre individuale e kontekstuale’’.3)
Konsiderohet poezi e hapur
dhe mjaft e natyrshme, dhe që brenda ka filozifinë e fjalës se mencur, të
përdorur me stil, e mund të quhet edhe e sofistikuar e jo fort e matur dhe e
rregullt në konturizimet e veta, ç’ka tregon më së miri botën e brendëshme të
poetit përmes pohimit dhe mohimit, jetës reale e asaj false, fjalës literale e
asaj të nënkuptuar, si pjesë e botës reale brenda universit ku jetojmë.
Disa nga punimet e tij,
si:
- ’’Arvanitas me shumë emër’’
Monografi për Aristidh Kolia, 2000.
- ‘’Kur trazohet jeta’’, vëllim
poetik , 2005.
- ‘’Kurorë me ngjyra’’, vëllim
poetik, 2006.
- ‘‘Qyteti që kërkon muzikë’’ ,
vëllim me tregime, 2007.
- ‘’Gratë e poetëve’’ vëllim me
poezi, 2009.
- ‘’Një ESSE për Jetën’’ vëllim me
Esse dhe mendime kritike, 2010.
- ‘’ Jeta më vjen si poezi’’ vëllim
me poezi, 2010.
- ‘’Kur Thinjet Deti’’ Vëllimi me poezi, 2012,.
- “Lumenjtë janë të vjetër”, Vëllim me poezi 2014 e tj., janë një process ripërtëritje i pandërprerë në
krijimtarinë poetike të poetit Gjata,
dhe shprehje e mendimit poetik që ia vlen të gërmosh parreshtur, për të nxjerë
në pah ato vlera specifike që e bëjnë këtë autor të vecantë në artin e fjalës
dhe mendimit krijues.
‘’Poezia e tij, thekson
Prof. Dr. Fatmir Terziu, vjen në kohën e duhur, e pjekur dhe jo e ‘zhuzhatur’,
dhe e vlerëson veprën e tij duke thënë se
‘’je në lartësine ku preken majat e poezisë shqiptare’’.4)
2) Rrokaj, Shezai, Filozofi e Gjuhës, 2010,
f.232.
3) Rrokaj, Shezai,
Filozofi e Gjuhës, 2010, f.232.
4) Gjata, Arqile,Kur
Thinjet Deti, 2012,f 8,(parathenie,F. Terziu).
4.Frazeologjia dhe personazhet e Gjatës si pjesë e
mendimit poetik
“Personazhet” e poezisë së
A.Gjatës dallohen për mendimet dhe filozofinë
që shprehin, pa pretenduar se i ka thënë në mënyrë përfekte. Jeta dhe ëndrat
janë energjia brenda harkut konceptor që dakortësimi te vijë natyrshëm. Mendimet e tij, përgjatë rrjedhës
së vargjeve, janë të thella si në
perceptim ashtu edhe nëse i sheh ato në lëvizje të pandalshme. Ato shprehin
vërtet një lloj dimensioni që të bëjnë
të mendohesh e të thellohesh në gjykimin ndaj tyre.
‘’Në poezinë e Gjatës ndihet
edhe ndikimi surealist, nëpërmjet metaforave që bëhen mbartëse të mesazhit. Ato
flasin vetë, shpalosin kohërat e ngjarjet historike, shembin themelet e ngrejnë
kështjella...Zgjojnë kujtime e të bëjnë të jetosh me to’’, shpreh mendimin e ti
estetik, Thanas Boçi tek Studime Letrare ‘’E Veçanta si njësi Estetike’’.5)
Ështe jashtëzakonisht metaforik që në
titujt që ai përdor, mbi kopertinën e librit me poezi: ‘’Kur thinjet deti’’, ‘’Kurorë
me ngjyra’’,Kur trazohet jeta’’, ‘’Lumenjtë janë të thinjur’’, etj.
Pjesa gri e metaforës së përdorur jo
vetëm që i jep interesanten krijimit, e bënë tërheqës në sytë e lexuesit, por
është fort e goditur për ti dhënë mendimit gjerësi, larmishmëri, energji të
brendëshme, simbolizim, e tj. duke e zgjeruar komunikimin si pasojë e
hamendësimit, për ta parë atë në kontekste të ndryshme ashtu sikurse mund të
konceptohet.
Nëpërmjet frazeologjise së figurshme si
p sh :
‘’m’u
kujtua ikja e yjeve’’, ‘’ eshtrat mi mbillni buzë detit’’, ‘’ka filluar të me
vdes koha’’,’’lexoj dritën e atij çasti’’, deri në qiell bubullimat e armëve
kërcejnë’’, ‘’ne ende jetojmë në forma të zbrazëta, jemi vdekja dhe fabula e
kapitalit’’,’’syri i diellit të me shuaj mallin’’, ’’vdekja-ëndërr! Na vjen për
të qarë, çelësin e saj e kemi tatuazh në gjoks’’, ‘’me sy si vezë të qelqta’’,
‘’pasqyra ecjen ngatërron’’, ‘’sytë e miqësisë me zarfin e ëndrrave m’i
dërgo’’, ‘’ dua pak fresk, derën e ajrit hapur e kam’’, ‘’deti i thinjur me të
qeshura të çmendet’’, etj., autori kërkon nëpër labirinte mendimesh të
sjellë botën e brendëshme të tij me brenga dhe gëzime, dhe këtë e bënë
nëpërmjet një uni poetik të papërsëritshëm, që ai vetë e ka ngritur si një
kështjellë brenda së cilës, ka akumuluar historinë e saj, të ngërthyer
pas mureve e pas gurëve të saj të motshëm e antik, madje edhe ajri brenda saj
ka frymën e historisë që e bënë të veçantë në unin e vet poetik.
Është një “egoizëm” të cilin
lexuesi e pëlqen dhe e do si formë e reflektimit dhe komunikimit brenda botës
së tij.
Është një dukuri, një
simpati e pastër që vërehet nga lexuesi, finesa e poezisë se tij të bënë ta
duash këtë lloj “egoizmi”, në poezi! Në
këtë mënyrë, ai evidenton,
tregon të veçantën, atë të papërsëritshmen tek të tjerët.
5)Boçi, Thanas, 2014, Studime Letrare, E Vecanta si Njësi Estetike,
Milosao.
...Duke qënë se poezia
moderne lë shumë hapsirë e terren
që të luash me fjalën, me mendimet, me figurat letrare, si rrjedhojë
“personazhet” e autorit(A.GJ) janë shumë emocionale. Ato kanë
dëshira, teka, pasione e komoditet,
çdo varg sjell arësyen për të medituar, ëndërruar, të grindesh me
heshtjen dhe të ‘’trazosh detin’’,
natyrën në çdo stinë e sheh pjesë të komunikimit mes “persanazheve” te cilat janë herë konkrete e herë abstrakte,
herë njerëz,(mjeshtri i mashtrimeve, i
moshuari, bujku, të poshtëruarit,
idealisti, e dashura, madje edhe Migjeni, edhe ai vetë, autori, është personzh
i poezive të tij ), e herë personazhe si:
mure, qytete, gurë, dritare, deti,
mizat e dheut, shpirtërat, yjet, fshati, pranvera, lulet e tj. , që sjellin
dukuri me tematika nga më të ndryshmet, brenda metaforave e figurave letrare
shumë të bukura e interesante.
Personazhet tek ‘’Lumenjtë janë të vjetër’’ flasin, dashurojnë, ëndërojnë shumë
madje, janë te brendëshem në koncept dhe të jashtem në dukje. Brenda botës
shpirtërore të njeriut gjen atë të imagjinuarën, e cila godet veset e
shoqërise, madje ka edhe pak revoltë, do ta quaja, kur thote: ’’Ne jemi të gjithë zota, zjarrin duam të
ndezim’’, tek poezia ‘’NJE
TJETER ZOT DO PIKTUROJME’’, ose tek poezia ‘’KOHA ECEN’’, vargu i tij gjëmon:’’Ejani...t’ja ndërtojmë muzeun’’, etj.
Stina e luleve për “Personazhet” e tij
është një botë e mbushur me ‘’ar të pastër’’ në vargjet që ai ka shkruar!
Të gjithë “Personazhet” shfaqen, përshkohen, ushqehen me ajrin e frymëzimit.
Dhe pikërisht është kjo që lexuesi ndjen, muza e tij poetike, frymëzimi i
autorit si ajo lulja kur çel, gjithë nur
e aromë, kjo pra, është ajo vecanti që e bënë të lexuar e të vlerësuar atë.
“Personazhet” e poezive të
Gjatës…, janë zhytur thellë në botën e pikëpyetjeve dhe pse e shijojnë më së
mirë fshehtësine e kësaj bote, edhe pse nuk munden ti prekin ato (pikëpyetjet),
e as t’u afrohen, edhe pse ato janë
interesante. Ato jetojnë kudo, nëpër enigma apo atje, ku’’ bukuria u pëlqen syve dhe butësia të magjeps shpirtin’’. Ato
jetojnë ku ka ‘’festa’’…’’nëpër dritëmuret e qyteteve’’…ose, ose
‘’në shtëpinë e të çmendurve’’ dhe
padyshim janë pjesë e realitetit
njerëzor.
“Personazhe” që janë sa
projektues, aq edhe të ankthshëm, sa mediokër edhe të urtë, sa pasionantë edhe
të lodhur e apatik, calë-calë e dembelë, pasi ato
’’ ecin
me qere në një botë me tym’’, gjithe labirinte. Ky është kontrasti i kohës
që jetojmë sot...
‘’Stilistika letrare e poezise se Gjates eshte nje funksion i qarte dhe nje
harmoni e nevojshme ne lidhje me gjithe detajet e poetikes. Ketu merr jete
poezia e tij dhe mbetet si nje krijim ritmik i botes se tij te brendeshme e te
ndjeshme’’, thekson Terziu ne parathenien e vellimit poetik,’’ 6)
Nëse do të vazhdojme akoma sdo të rreshtja së thëni se gjuha
e “Personazheve” ne vëllimin poetik i
bënë ato ‘’kokëkrisur’’, sa që kanë dalë nga reshtat simetrike të traditës, ata
kanë hapin e mendimit, forcën e figuracioneve, elegancën e fjalës së qëmtuar,
ngjyrime dhe nuanca të dukshme e të padukshme, kanë brenda gufimin e fshehtë të detërave dhe gjithë absurditetin e ‘’qyteteve sferike’’.
6)Gjata, Arqile, 2009, Gratë e Poetëve,ADA, f.6,(F. Terziu, parathënie).
Gjuha dhe frazeologjia te“Lumnjtë janë të vjetër”,
në përfytyrimin e personazheve tregon se ato nuk janë
prej guri. Kështu që, ato thyhen
para së bukurës dhe patjetër janë edhe të vjetër, kanë brenda tyre
histori, rrjedhin sëbashku me lumin dhe jetën! Kanë dhimbje…’’janë
të pangrëne, era i shkund, si gjethe këputen…e një këngë shiu për ta vajton’’!
Përmes
mendimit që ato komunikojnë, prezantohen të thjeshtë, elegant dhe fisnik,
shprehës dhe frymëzues! Personazhet e
poezive “Ne, nuk ikëm...” dhe “Dua të t’kujtoj” me japin mundësinë të kuptojmë se tashmë ato …kanë një hapsirë më të gjerë, kanë
arritur të kapin sensin e komunikimit kulturor mes vargut. Një sens që arrihet
nga dihama e saj metaforike, tërë arkitektura poetike, logjika, gjuha dhe
figurativiteti. Keto personazhe - vlerëson me fjalën e tij, Prof.Fatmir Terziu,
e gjejnë forcën mes diskursit që
paraqitet në lidhjen e tyre të komunikimit gjuhësor me anë të shqisave. Ato
janë të lidhura me arsyen e këtyre lëvizjeve dhe kuptimësia e tyre qartësohet
që në leximin e parë”.7)
Ne nuk ikëm
Ne nuk ikëm...
Ishte mjegull, dremiste moti,
Une qeshja me thashethemet e mjegullës.
Ndërsa ti
meditoje kohën duke vështruar retë,
Si treteshin mbi kokat tona!
Ne perseri nuk ikem,
Edhe kur qielli u be mermer.
Si dy banore te pastreh
Ngroheshim nga fryma jonë,
Beheshim kengë...
Ndryshe nga poetë më të hershëm, të realizmit socialist, ku mbizotëronin
rregulla te forta e të mirëpërcaktuara dhe ku kemi një rimë të lëvruar dukshëm,
poeti ynë i mëshon ritmit të brendshëm, botës së pasur shpitërore, e mbi të
gjitha një fraze tejet domethënëse, të pasuruar me vlera artistike të
shkelqyera.
Metaforizmi si edhe përdorimi i figurave të tjera letrare kanë shprehinë e
tyre të stisur. P.sh.
‘’dremiste moti’’, ‘’unë qeshja me thashethemet
e mjegullës’’, ‘’duke veshtruar retë si treteshin mbi kokat tona’’, ‘’kur qielli u bë mermer’’, ‘’ngroheshim nga
fryma jonë e bëheshim kengë’’, etj.
Shprehësia e fjalës brenda frazës, shprehje të tilla frazeologjike me
ngjyrime brenda kontekstit, vijnë si një mendim i thellë, për ta shprehur atë
me thellësine e oqeanit, që sa më shumë zhytesh, aq më shumë kuptime ka, sa më
shumë analizon, aq më shumë interpretime
socio-kulturore bënë, ku komunikimi me lexuesin, vjen i gjall e vital.
7) Terziu, Fatmir,
Kritika Ndryshe,Vëzhgim ne Brendësi të Prozës e Poezisë Shqiptare,(2009),
Arbëria.
‘’Personazhet’’ e bëjnë transparencën në praninë e tyre, gjë që tregon
personalitetin letrar në harmonizim me mendimet që përvidhen nëpër damarët e
figuracionit. ‘’Ndonëse metaforat nuk shërbejnë vetëm si forma artistike mbretëruese,
por e kanë mprehtësine e mjaftueshme sa të drejtojnë lexuesin te objektivi, ku padyshim, fshihet mesazhi
autorial. Ai mesazh vjen si një mendim i posaçëm, largëpërçues, dritëdjellës
dhe në pikëtakim me realitetin të ngulit perceptimin e dickaje të
brendëshme në shpërthim, të
përçueshmërisë së atij mendimi jashtë
kontureve të personales’’- shprehet Profesoresha, Zejnepe Ali Rexhepi.8)
...”Personazhet” e poetit
Gjata prej vitesh kanë folur mjaft qart.
‘’Madje ato kanë lidhje edhe me krijimtarinë e hershme poetike shqiptare, që
tentoi këtë shmangje nga tradita e
vargëzimit. Asdreni tek ‘’Psallmë murgu’’ (1930), krijoi dhe strukturoi në këtë
mënyrë. Kadare krijoi ‘’Llora’’ dhe në mënyrë perfekte realizoi një dukuri që
tashmë duket e zakonshme në poezinë e Gjatës. Poezia ‘’Llora’’ e Kadarese ka
një ngjashmëri në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes me poezinë e Gjatës “Poetët e Harlisur’’, thekson e vlerëson në
studimin e tij ‘’Kritika ndryshe’’, Prof. F. Terziu.9)
“Poetët e Harlisur’’
“Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndurë të poezisë
syshkruar,
mos ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës.
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin lot dhe shpresë,
Jo copra litari për fjalën e lirë...!10)
8)Ali Rexhepi,
Zejnepe,Refleksione Lirike, 2014, Tetotë.
9) Terziu, Fatmir,
Kritika Ndryshe,Vëzhgim ne Brendësi të Prozës e Poezisë Shqiptare,(2009),
Arbëria.
10)Gjata, Arqile, Gratë e poetëve, 2009,ADA.
5.Si Rezultat:
Nje shprehje thotë: “Poezia
është krijimtari ritmike e së bukurës në fjalë’’. Dhe gjithë sa më sipër, ajo e
kryen këtë mision të fjalës dhe shpirtit me shpirtdhimbjen e poezive post
moderniste bashkëkohore, ku poeti Gjata
e gjen veten denjësisht.
Dhe përfundoj me një thënie
të Prof. V. Memishaj se ‘’metafora e abstraktimi kuptimor marrin permasa të
reja, gjuha shpërfaq mundësitë e veta dhe intelektualizohet, pavarësisht se
burimi i njësive frazeologjike shpesh është i drejtëpërdrejtë nga gurra
popullore’’, ashtu si edhe poeti Gjata e lëvron atë dhe e sjell në poezinë e
tij gjithë sharm e të skalitur me një nivel të vlerësueshëm së tepërmi.
6.Konkluzione:
1.-Shprehësia frazeologjike
vjen më e pjekur dhe e arrirë nëpërmjet vargut të lirë.
2.-Komunikimi është më i
thellë dhe me i shpejtë.
3.-Metaforizmi e bënë këtë
komunikim më të shpejtë se sa literalisht.
4.-Interpretimi i frazës
varet nga konteksti dhe faktorë socio.kulturor.
5.-Edhe pse ska rimë
metrike, ritmi dhe muzikaliteti i frazës vjen natyrshëm me forcën shprehëse të
kuptimit apo të nënkuptimit nga interpretimi që mund ti bëhet.
Bibliografia:
1.Terziu, Fatmir, Kritika Ndryshe,Vëzhgim ne Brendësi të Prozës e Poezisë
Shqiptare,(2009), Arbëria.
2.Ali Rexhep, Zejnepe, Refleksione Lirike, 2014, Tetovë.
3.Rrokaj, Shezai, Filozofi e Gjuhës, 2010, Arbëria.
4.Boçi, Thanas,Studime Letrare, E Veçanta si Njësi Rstetike,2014, Milosao,
Sarandë.
5.Gjata, Arqile,Lumenjtë janë të vjetër,2014, Vllamasi, Tiranë.
6.GJata, Arqile, Gratë e poetëve,2009,ADA, Tiranë.
7.Gjata, Arqile, Kur thinjet Deti,2012, ADA,Tir
DISA MENDIME RRETH
VËLLIMIT POETIK TË POETIT ARQILE GJATA
“MIK ME AJRIN”
Zoti Gjata,
E lexova me endje vëllimin tuaj poetik ‘Mik me ajrin’.
Çmoj veçanërisht thjeshtësinë dhe natyrshmërinë e vjershave tuaja, faktin qe
ato rrjedhin lirshëm si në një bisedë miqësore, ku folësi/poeti nuk kërkon të
çudisë bashkëbiseduesin dhe t’i thotë: shih sa mirë e sa bukur di të flas unë,
shih si e përdredh frazën dhe si e ndërtoj metaforën. Përkundrazi, uni ose heroi
lirik i vjershave tuaja, ngjan me një mik të njohur, që kërkon më së pari të
ndërtojë një marrëdhënie intime me lexuesin dhe pastaj t’i përcjellë edhe
mesazhe.
Mesazhet që përcjell poezia juaj i
mbeten besnik tiparit të thjeshtësisë dhe humanizmit, që përmenda më lart. Në
fakt, vlera më e madhe e vjershave të vëllimit tuaj, sipas meje natyrisht,
është humanizmi, njerëzillëku që mishërohet sa në mënyrën e shprehjes, në tonet
e përgjithshme të ligjërimit aq edhe në mesazhet që përcjell.
Vendin kryesor ndër këto mesazhe e
zë dashuria, e konceptuar gjerë. Në radhë të parë dashuria për femrën, pastaj
dashuria për njeriun, për tjetrin, për natyrën, historinë/të kaluarën, vendin
etj.
Dashuria dhe mosha, kjo mbase është
një nga sythet që të bën të meditosh kur lexon këtë vëllim. Nga mijëra e mijëra
vepra letare që kam lexuar për dashurinë, në poezi dhe prozë, shpesh më
ndërmendet ‘Behari i vogël i një Forsajti’. Jo tani që jam në moshën e tretë
dhe tek Xholioni plak gjej pak nga vetja, por e kam kujtuar dhe rikujtuar edhe
shumë e shumë vite më parë. E kujtova edhe duke lexuar vjershat tuaja.
Por ka një dallim, në vjershat
tuaja, has të njëjtin ngashënjim që më ngjall proza në fjalë, por pa tragjizmin
e saj. Sipas poezisë suaj dashuria, edhe në moshën e tretë, është ndjenjë e
bukur, fisnikëruese, gjithë poezi dhe optimizëm. Madje njerëzore dhe pa ahe e uhe mbetet edhe
kur flet për vdekjen: ‘Eja në funeralin
tim, thjesht me fustan veror/ dhe pse do jetë e dhimbshme/ ti, me buzët e
kuqe do puthësh heshtjen./ Të pres, eja!’ Trupi i femrës së dashur, veshur me
fustan veror, gjithë forma dhe aroma në funeralin e poetit. Bukur!
Përshtypje gjithashtu më bëri edhe
një frymë e lehtë sureale me elementë hera-herës makabër, që shquan në vjersha
të ndryshme si ‘Kafka gjeni’, ‘Hija e tij’ etj. Edhe këtu mbetesh besnik i
tiparit të përgjithshëm: thjeshtësisë dhe natyrshmërisë. Zakonisht surealja dhe
elementi makabër të ndjellin drejt pamjeve gotike dhe duhet të kesh një
individualitet poetik të formuar që t’i shpëtosh kësaj ngasjeje.
Edhe një gjë të fundit, duke lexuar
këtë buzëmbrëmje vëllimin tuaj poetik, ju pata një çikë zili. Në fakt, fjala
‘zili’ në shqip ka një ngarkesë negative se jep e merr me fjalën ‘cmirë’. E pra
ju pata zili, por jo cmirë: Duhet të ndihesh mirë me veten, të ndihesh i
realizuar dhe pa pishmanllëk, që të shkruash kaq lehtë dhe kaq njerëzishëm.
Edhe sikur poezia juaj të shërbente vetëm për të realizuar këtë, do t’ia vlente
barra qeranë të shkruhej.
Nga Pr.Dr Çapajev Gjokutaj
17 Mars 2016
Refleksione Rreth Poezisë së Arqile Gjatës
13/10/2014 17:12:00
TË NJOHËSH VETVETEN...dhe “PERSONAZHET” E TU!
NJE ANALIZE QE NGRE PESHE SHPIRTIN E AUTORIT!
Të njohësh vetveten është çudi
e madhe dhe një lodhje raskapitëse që nuk të shqitet nga ajri e që të merr frymën cdo cast! Vështirësia qëndron tek
çengeli i ndërgjges se sa je i shëndetshëm, në se e ke pyetur veten se sa
peshon dhe kush je?! Kam dashur të shkruaj, të përballem me një refleksion
rreth marrëdhenieve me “Personazhet” e
poezisë të krijuesit Arqile Gjata, sidomos duke u përqëndruar tek
vëllimi i tij i fundit poetik “Lumenjtë janë të vjetër”!
Pikërisht këtu merr krah
zanafilla e këtij shkrimi. Si autor i poezisë, Gjata i përkushtohet diskursit
të fjalës së shpirtit, i del vetë, sikur fjala ti burronte e të mos i shterte
kurrë, sic janë lumenjtë e poezisë së tij.Pasi i kam lexuar dhe rilexuar
poezitë e tij, vë re se, që nga titulli godasin bukur lexuesin, e tërheqin, e
përlotin, mbeten gjatë me brengën dhe gëzimet.
Unë nuk jam specialiste në
fushën e kritikës letrare, por e dua shumë poezinë. Para pak ...lexova nga
Profesor Vangjush Ziko, ku shprehet se poezia e Gjatës, ‘’krijimtaria e tij
poetike ka shkuar drejt rritjes dhe konsolidimit të verbit të tij poetik’’ të cilën
ai e zbulon me pozitivitet nëpërmjet një analizë të detajuar, që sinqerisht më
bëri mua të ndalem sot me shumë seriozitet, për të treguar vlerat e shumta të
poezisë së tij unike.
Në krijimtarinë e tij, poeti Arqile
Gjata zotron aq natyrshëm vargun e lirë,
të cilin mendoj se e ka përzgjedhur për shumë arsye. Risjell në kujtesën time dhe po i ripërsërisë
disa të vërteta që u ndesha, pasi i lexova dhe i rilexova disa herë nga
Profesor Vangjush Ziko, që vërtetë më kane shkundur!
I madhi Prof. Ziko rrëfen jo
vetëm që gjen një shumëllojshmëri të tematikës në poetikën e Gjatës, por vë
theksin se ‘’tematika shoqërore paraprihet nga tema patriotike, dashuria për vendlindjen, tema shoqërore lirika intime vërtitet rreth kujtimeve dhe
çasteve konkrete ,... kudo ndjehet fryma lirike dhe meditative, janë
aktuale;dhe ajo filozofike prek probleme të ekzistencës, të jetës dhe
vdekjes; çaste, detaje të jetës,
kujtime të zbuluara dhe zbërthyera në prizmin e përjetimit lirik’’.
Nuk është aspak gabim të themi
me gojën plot se Gjata është një poet lirik ku lirizmi i poezise së tij ka një
’’vel romantik, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe një sharm përrallor, i
përshkuar nga një ngazëllim i brendshëm i cili çdo gjë e jep nëpërmjet nje
gëzimi dhe mallëngjimi optimist’’.
Personazhet tek ‘’Lumenjtë
janë të vjetër’’ flasin,dashurojnë,ëndërojnë shumë madje,janë real hera herës,
por edhe abstrakt. Brenda botës shpirtërore të njeriut gjen atë të imagjinuarën
e cila godet veset e shoqërise, madje ka edhe pak revoltë, do ta quaja, kur
thote:’’Ne jemi të gjithë zota, zjarrin duam të ndezim’’, tek poezia ‘’NJE
TJETER ZOT DO PIKTUROJME’’, ose tek poezia ‘’KOHA ECEN’’, vargu i tij
gjëmon:’’Ejani...t’ja ndërtojmë muzeun’’, etj.
“Personazhet” e Gjatës dallohen për
mendimet dhe filozofinë që shprehin, pa pretenduar se i ka thënë në mënyrë
perfekte, të kulluara mendimet e tij, përgjatë rrjedhës së vargjeve, por që në
fakt janë të thellë si në perceptim ashtu edhe në se i sheh ato në lëvizje të
pandalshme, shprehin vërtet në një lloj dimensioni që të bëjnë të mendohesh e
të thellohesh në gjykimin ndaj tyre.
Duke u shprehur kështu kërkoj të them se
ka njëfare ‘’egoizmi’’ dhe unë
“egoizmin” e tij e dua. Një dukuri, një simpati e pastër që unë kam si lexuese,ku
finesa e poezisë të bënë ta duash “egoizmin”e tij poetik.
...Duke qënë se poezia moderne
të lë shumë hapsirë, teren sportiv që të luash me fjalën, me mendimet, me
figurat letrare, si rrjedhoj “Personazhet” e autorit(A.GJ) janë shumë
emocionale.Ato kanë dëshira, teka, passione e komoditet në çdo varg për të medituar, ëndëruar, grinden me heshtjen dhe vënë në shërbim të
tyre natyrën në çdo stinë të saj!
Stina e luleve për “Personazhet” e tij
është një botë e mbushur me ‘’ar të pastër 24 karatsh’’ në vargjet që ai ka
shkruar!
Të gjithë “Personazhet”,shfaqen, përshkohen, ushqehen me ajrin e frymëzimit.
Dhe pikërisht është kjo që unë nderoj dhe vlerësoj, MUZA e tij poetike,
frymëzimi i autorit si ajo lulja kur cel, gjithë nur e aromë,kjo pra është ajo
vecanti që e bënë kaq të lexuar e të vlerësuar këtë autor.
Aq të zotë janë “Personazhet” e poezive të
Gjatës…,sa ato janë zhytur thellë në botën e pikëpyetjeve dhe pse e shijojnë më
së mirë fshehtësine e kësaj bote, edhe pse nuk munden ti prekin
ato(pikëpyetjet), e as t’u afrohen, edhe pse ato janë interesante. Por për cudinë time, ato
jetojnë kudo,nëpër enigma, ose atje ku bukuria u pëlqen syve dhe butësia të
magjeps shpirtin. Ato jetojnë ku ka ‘’festa’’…’’nëpër dritëmuret e
qyteteve’’…ose, ose në shtëpinë e të ‘’çmendurve’’ dhe padyshim janë pjesë e realitetit njerëzor.
“Personazhe” që janë sa projektues,aq edhe
të ankthshëm, sa mediokër edhe të urtë, sa pasionantë edhe të lodhur e
apatik,calë-calë e dembel, pasi ato ecin me qere në një botë me tym, gjithe
labirinthe.Ky është kontrasti i kohës që jetojmë sot...
Nëse do të vazhdoja akoma sdo të
rreshtja së thëni se “Personazhet” e vëllimit poetik janë edhe shumë
‘’kokëkrisur’’, sa që kanë dalë nga reshtat simetrike të traditës, ata kanë
hapin e mendimit, forcën e figuracioneve, elegancën e fjalës së qëmtuar,
ngjyrime dhe nuanca të dukshme e të padukshme, kanë brenda gufimin e fshehtë të detërave dhe gjithë absurditetin e ‘’qyteteve sferike’’.
Personazhet e“Lumnjtë janë të vjetër”,
nuk janë
prej guri. Kështu, ato thyhen
para së bukurës dhe patjetër janë edhe të vjetër, rrjedhin sëbashku me
lumin dhe jetën absurde! Kanë dhimbje…’’janë të pangrëne, era i shkund, si
gjethe këputen…e një këngë shiu për ta vajton’’!
Më duhet ta pranoj, ato janë edhe shumë
të bukur, elegant dhe fisnik, shprehës dhe frymëzues! “Personazhet e poezive “Ne, nuk ikëm...” dhe
“Dua të t’kujtoj” me japin mundësinë të
kuptojmë se tashmë ato …kanë një hapsirë
më të gjerë, kanë arritur të kapin sensin e komunikimit kulturor mes vargut.
Një sens që arrihet nga dihama e saj metaforike, tërë arkitektura poetike,
logjika, gjuha dhe figurativiteti. Keto personazhe e gjejnë forcën mes diskursit që paraqitet në
lidhjen e tyre të komunikimit gjuhësor me anë të shqisave. Ato janë të lidhura
me arsyen e këtyre lëvizjeve dhe kuptimësia e tyre qartësohet që në
leximin e parë”, vlerëson me fjalën e
tij, Dr.Fatmir Terziu!
‘’Personazhet’’ e bëjnë
transparencën në praninë e tyre, gjë që tregon personalitetin letrar, ne
harmonizim me mendimet që përvidhen nëpër damarët e gjakut, ndonëse metaforat
nuk shërbejnë vetëm si forma artistike mbretëruese, por e kanë mprehtësine e
mjaftueshme sa të drejtojnë lexuesin te
objektivi, ku padyshim, fshihet mesazhi autorial.Ai mesazh vjen si një
mendim i posacëm, largëpërcues, dritëdjellës dhe në pikëtakim me realitetin të
ngulit perceptimin e dickaje të brendëshme
në shpërthim, të përcueshmërisë së atij
mendimi jashtë kontureve të personales’’ shprehet Profesoreshe, Zejnepe
Rexhepi.
...”Personazhet” e poetit
Gjata prej vitesh kanë folur mjaft qart
dhe vijne kështu:
“Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndurë të poezisë syshkruar,
mos ma prishni buzëqeshjen e
varrit të nënës.
Nga cepat e vargjeve
rrëshqasin lot dhe shpresë,
Jo copra litari për fjalën e
lirë...!”
Këto vargje janë shkëputur nga vëllimi poetik
“Gratë e poetëve” 2009 i autorit A.Gjata.
Diku, kam lexuar:
“Poezia është krijimtari
ritmike e së bukurës në fjalë’’. Dhe gjithë sa thashë më sipër e kryen këtë
mision të fjalës dhe shpirtit me shpirtdhimbjen e poezive post modernistë
bashkëkohore ku poeti Gjata e gjen veten denjësisht!
Tetor 2014
***
Me behet qejfi, Arqile, per kete vleresim te merituar qe i behet
krijimtarise suaj.
Nuk e di kush eshte kjo zonje, por ajo ka shkruar me perkushtim nje koment dhe analize
te detajuar dhe te thelluar. Percillini nga ana ime urimet e mia dhe falenderimin e sinqerte
per konsideraten ndaj vleresimeve te mia per krijimtarine tuaj lirike te frymezuar.
Me respekt, Vangjush Ziko
Nuk e di kush eshte kjo zonje, por ajo ka shkruar me perkushtim nje koment dhe analize
te detajuar dhe te thelluar. Percillini nga ana ime urimet e mia dhe falenderimin e sinqerte
per konsideraten ndaj vleresimeve te mia per krijimtarine tuaj lirike te frymezuar.
Me respekt, Vangjush Ziko
Vjollca Tiku
Pasku Nje analize dinjitoze e zonjes Shpresa, rreth poezise
se poetit Arqile. Urime dhe suksese te metejshme ne rrugen e arte te poezise
dhe prozes z. Arqile Gjata!
· Musa Jupolli Me
shumë respekt për këtë shkrim të vyer për poetin ton e mik Arqile Gjata!
Nderime autorit!
· Katerina Dhima "Poezia
eshte krijimtari ritmike e se bukures ne fjale", Kjo shprehje permbledh
gjithcka
Zejnepe Alili – REXHEPI
Imazhi artistik dhe subtiliteti krijues i poetit Arqile
Gjata
Vëllimi poetik “Lumenjtë janë të
vjetër”, i Arqile Gjatës, poetit vlonjat që prej disa vitesh jeton në Athinë,
nxit asisoj ritme idesh që dallgëzohen si valë, me forma të përpikta renditjesh
poetike. Lumenjtë janë simbolika e udhëtimeve gjarpëruese mbi gjeografinë e
Atdheut, ashtu si poeti i kudondodhur, që gjithmonë e bart historinë e vendit
të tij, e bart shpirtin e dheut stërgjyshor. Asnjëherë nuk i përkufizon kufijtë
dhe kohën si perceptim i së veçantës personale, por i lë me ato përmasa
hapësirash shqiptare, të cilat i ka të njohuara edhe lexuesi. Vepra, veç
përcaktohet në disa linja përshkrimore: koha - dashuria = atdheu - ëndrra.
Arqile Gjata, kuptimisht është poet
paqësor, por që entuziazmi poetik i ndikur nga fati historik i vendit të tij, e
bën vargun më kumbues e të “sertë”, sepse dhembja është burim njohjesh e
frymëzimesh. Përvoja krijuese disa vjeçare, shkrimtarin e ka pajisur me urtinë
që u paraprin perceptimeve të jetës, duke i radhitur të njëpasnjëshme veprat:
“Kur trazohet jeta” (poezi) - 2005, “Kurorë me ngjyra” (poezi) - 2006, “Qyteti
që kërkon muzikë” (tregime) - 2008, “Gratë e poetëve” (poezi) - 2009, “Një ese
për jetën” (kritikë letrare) - 2010, “Jeta më vjen si poezi” (poezi) - 2010,
“Kur thinjet deti” (poezi të zgjedhura) - 2012, “Lumenjtë janë të vjetër”
(poezi) – 2014. Botimi i fundit është libri që e sjellim para lexuesit edhe
përmes këtij vështrimi letrar.
Në këtë vepër, poezia pararendëse
është “Dua të flas me ty Vlorë”, e cila e portretizon prejardhjen fisrore,
vendin e bekuar, të quajtur - vendlindje! Vargu domethënës “Dua të flas me ty Vlorë” plotësohet me
vargun “Të t’vi pranë përsëri me puthjen e
memories”. E sa shumë mall ngërthen ky varg!
Në këtë poezi, veçmas të bën përshtypje mendimi i Bertrand De Luvenel, shënuar
poshtë titullit të poezisë “Është
kapitalizëm, i dashur idiot. Një shoqëri e Deleve, krijon njëherazi një qeveri
të Uqërve”. Një antitezë shumë e fuqishme kjo, me këtë ndërthurje vargjesh
e thëniesh...?!
Përse një ndërlidhje e tillë,
pyetemi?
Duke u ndalur në rrethanat e
përgjithshme shoqërore, shpesh ndizen shkëndijëza dilemash dhe trazojnë
pikëllime njerëzore, madje edhe të shpiejnë në polemika, më të thella sesa
sipërfaqësore. Ndoshta, pikërisht këto dilema, do ta arsyetonin disi
ndërlidhjen e tillë të poetit!
Duke iu referuar titullit
përmbledhës të vëllimit, sidomos asociacionet që zgjon në ne simboli - lumi
(lumenjtë), e gjejmë ndërlidhjen e frymëzimit me imazhologjinë, ku figuracioni
artistik dhe eksplorimi mbi gjuhën (të pasur e të ndjeshme) të dërgojnë sinjale
deshifrimesh përtej kësaj, diku në lashtësi, në zanafillë..., ku fjala si porosi qëndron mbi formën
poetike. Pasqyrimi i hollësishëm i ngjarjeve, thellësia e mendimit dhe
lidhshmëria jetike e formëson boshtin tematik atdhetar, që shtjellohet nga
poezia në poezi, me seriozitet të mirëfilltë krijues.
Arqile Gjata, është nga ata
shkrimtarë, brezi i të cilit e vuajti më së shumti ideologjinë komuniste,
ndonëse sot, kur ai shkruan, ajo i reflekton “Nga memoria e largët” (50), duke
aluduar në një kohë më të artë, ndonëse e largët (antikiteti) dhe pamjaftueshëm
e njohur, siç shprehet në këto ngasje krijuse: “Nuk di kush ka lindur i pari në botën tonë,/as të vdekurin e parë...
askush nuk e di./Të gjithë puthën njëri-tjetrin!” Mandej, po me atë
intensitet të të shprehurit, vijon: “vendbanimi
i të parit/ende nuk ka atdhe,/t’i falesha, t’i flisja me shpirtin tim!”. Megjithëse me ngjyrim pikëllues, autori synon tubimin e shqiptarëve
rreth trungut kombëtar, që mallkimi të mos prekë askend e të mbetet jashtë
këtyre rrënjëve. Kjo është bota e brengave që bart me vete poeti, për të
mposhtur kohën që teksa rrjedh, fshin çdo gjë të paqëndrueshme para vetes.
Prandaj, Gjata, kërkon unitet shqiptar rreth një trungu të paluhatshëm. Poeti
në mërgim, më së shumti nga të gjithë e kupton këtë shqetësim, shqetësimin e
shkapërderdhjes së fisit nëpër rrugët e përbotshme.
Autori e bën transparente praninë e
tij, gjë që edhe e tregon personalitetin letrar, në harmonizim me mendimet që i
përvidhen nëpër damarët e gjakut, ndonëse metaforat nuk shërbejnë vetëm si
forma artistike mbretëruese, por e kanë mprehtësinë e mjaftueshme sa ta
drejtojnë lexuesin te objektivi, ku padyshim, fshihet mesazhi autorial. Ai
mesazh derdhet si mendim i posaçëm, largpërçues dhe në realitet të ngulit
perceptimin e diçkaje të brendshme në shpërthim të përçueshmërisë së atij
mendimi jashtë konturave të personales. Herë-herë, brenda poezive të Gjatës, i
ndesh vargjet hokku... dhe nxitesh
për të zbërthyer thelbësoren e brendisë së tyre “Fusha e shahut varrezë e tmerrshme/me ushtarë e kuaj të bardhë” apo
duke vijuar më tej “Nëpër kuadratet e
shahut ka dhe trima.../fillojnë e vdesin në moshë të rinisë/e lënë pas kuadrate
të përgjakur” (Kur luaj shah, 116). Në të vërtetë, historitë kombëtare janë
të pranishme përmes kujtimesh, andaj një poet edhe vetëm me dy - tre vargje të
shkurtëra, pa stërzgjatje vargëzimesh, e qartëson se ku aludon vargu i tij, ku
të shpie mesazhi i poezisë. Në brendinë e poezisë së Gjatës, ka plot vargje që
mund të qëndrojnë si të mëvetësishme, por gjithmonë me forcën përçuese të një
ngjarjeje të tërë...
Sipas një zgjedhjeje metodologjike,
formësore e ideprurëse, mbështetur mbi analogji idesh, del se lumi është rrjedha e jetës. Lumi, për
cilindo poet, është nisma e periodizimit të ngjarjeve përmes vargjeve, që
nënkupton se ama e pashterur dhe rrjedha e pandalur gjarpërojnë në
përkalimet kohore si në kapërcyllin e shekujve. T’i afrohesh sa më pranë
synimeve dhe ndjenjave të autorit, për lexuesin, është si të ribësh së jashtmi
udhën e tij. Kjo ndërlidhje: autor - lexues, është mishërim i universalizmit
tematik që dëshmojnë për formimin kulturor të poetit dhe objektet heterogjene
që mundet të perceptohen dhe zbërthehen nga lexuesit.
Në sajë të idesë, autori të shpie
vëmendjen gjetkë, brenda filozofive që të nxisin njëlloj lidhjeje a filiacioni
(bijësimi) për ndikimin nga lumenjtë dhe analizën logjiko-filozofike dhe atë
teoriko-estetike, që është trajtuar nga shumë autorë. Kërkimet e lidhjeve,
ngjashmërive ideore-tematike, afrisë dhe ndikimit, përkapen vetë me anë të
universalizmit të njohjeve, etapave kohore, situatave..., gjithmonë në raport
me përjetimin shpirtëror të poetit, sikur janë të pranishme “Në çdo stinë”
(126).
Në vëllimin e Arqile Gjatës, vëmë re
gjuhën e përzgjedhur e të begatshme (sintaksë të pasur e norma dialektore),
ndërlidhjen e mitologjisë (ilire) dhe të tjera të antikitetit, krahasime
ngjarjesh e figurash..., të cilat përmes një ndërthurjeje semantike, mbeten
poezi mesazhesh të pranueshme e të rëndësishme. Poezitë, të zgjojnë kërshërinë
e vazhdueshme për të kuptuar dhe njohur ndjesitë autoriale të përcjellura në
formë vlerash letrare.
Urime Prof.
Zejnep! Nje shikim i thelle dhe inteligjent, ja shumefishon vlerat poezise,
duke ja nxjerre ne pah edhe vlerat e kamufluara me qellim ose pa qellim nga
poeti! Lumenjte jane te vjeter ndersa poeti rinjihet pambarimisht. Urime!
Bukur
profesoreshe ne shkrimin tuaj evidentohet nje poet me vlera qe percon mesazhe
te rendesishme permes gjuhes artistike!
Shumë i
respektuar zot.Gjata. Më vjen mirë per fjalët e mira dhe me kompetencë. Unë ju
falenderoj nga zemra për të gjitha,si dhe ju përgëzoj për librin që më
dërguat.Jam mirënjohës peŕgjithëmonë!Njëkohësisht ju uroj punë të mbarë e të
suksesshme në rrugëtimin tuaj poetik!
Miqësisht,Zeqir Kadriu
Kur aestetika poetike pasurohet
mes ditarëve të jetës
Dr Fatmir Terziu on 26/05/2016
08:31:00
Kur
aestetika poetike pasurohet mes ditarëve të jetës edhe vetë fryma
poetike
qaset nga ritmika, lirshmëria, bukuria e leximit. Në jo pak raste e
kam
ndeshur këtë tek mjaft poetë “modestë”, tek mjaft të tjerë që
“alarmojnë”
me fjalët dhe tek disa që “vrasin” ende pa dalë në
jetë një
varg të quajtur ‘poezi’. Kjo vjen nga njohja dhe mosnjohja e
vetë jetës.
Njohja e jetës nuk është thjesht lexim. Nuk është as
thjeshtësia
e një togfjalëshi “por një koncept i gjerë dhe një proces
që nuk ka
fund”. A mjafton kjo për poetin?
Duhen
parë me kujdes se janë tre momente që
ndikojnë pa u ndjerë në thellësi të mesazhit poetik;
Së pari, qëndrimi aktiv në procesin e njohjes
së jetës, së dyti të njohë
jetën
poeti, do të thotë të njohë edhe zhvillimin e kulturës artistike
bashkëkohore
të shoqërisë, dhe së treti njohja dhe përcjellja e proceseve
dhe
ndryshimve në kohë, hapësirë dhe vend. Mes kësaj triambule vetë jeta e
udhëheq
poetin drejt aestetikës poetike, që pasurohet realisht dhe merr jetë
edhe nga
takime të mirëorganizuara letraro-artistike.
Në një
nga takimet e fundit letraro-artistike, që bëhen në mjedisin krijues
shqiptar
në Greqi, (në fakt që i japin jetë vlerave dhe fateve të krijuesve
e më
gjerë, duke mbushur hapësirën e zbrazur të përkujdesjes shtetërore)
poeti
Arqile Gjata lexoi një poezi. Poezia e tij “Unë jam Ajo...” me një
përemër
vetor “femëror”, pasoi dhe një përzgjedhje të kohëve të
fundit me
një përkushtim të autorit nga e vetmja poete femër e viteve
1937–1945,
Musine Kokalari, për të cilën (këtë të fundit), poeti Gjata u
përkujdes
duke përzgjedhur: “T’isha një lule...” (M.Kokalari, Vepra e
parë, f, 95);
“Anës detit” (Musine Kokalari, Vepra një, Shtëpia Botuese
“Geeer”
Tiranë, 2009, f, 82.); “Në gji të nënës”, M. Kokalari,
Vepra e
parë, f, 78.) etj.
Dhe
mjedisi poetik me të cilin ai “komunikoi”
formoi
një diskurs, tek i cili “Unë jam Ajo.../në çdo kohë e
freskët,/në
qiejt e natyrës jam “sundimtare”,
kaloi jo
pak vëmendje, pasi prurja maskuline për
një element femëror nga vargu i poetit shtoi tërësinë strukturore dhe me këtë
rast shpotiti vëmendjen. Pse? Së apri jo se një poet shkruan për ndjesinë femërore,
as dhe për të vënë në dukje karakteristikat e seksit tjetër nga kundërshti dhe
aestetika të ndryshme, por nga një fakt që përbën një faktor didakt në poezinë
e pjekur të Gjatës.
Dhe ky
lidhet me fundin mashkullor të vargut dhe me atë feminin të tij. Fundi
mashkullor
dhe fund femëror janë termat e përdorur në metrikë, studimi i
formës
vargore. “Mashkullori mbaron”, ose përfundon në varg i referohet
një linje
që përfundon në një rrokje të theksuar dhe pse ajo ka qasje
femërore:
“mos më thoni:/-Je e bukur!/Jam femër elegante/fryma ime është
buzëqeshje.”
(Gjata, Unë jam Ajo...). “Feminine, duke i dhënë fund
feminin”
është e kundërta e saj, duke e përshkruar një linjë që
përfundon
në një rrokje stresvogël. Ky përkufizim është i aplikueshëm
në
shumicën e rasteve, megjithatë, për një karakterizim më të rafinuar le
ta
ndjekim këtë vazhdim të poezisë në fjalë:
“Nuk lodhem nëpër
ëndërrimet
e jetës,/puthjen e kam të kuqe, /e dua muzikën e seksit,/di të
falë
përkëdheli...”
Kjo
poezi, si edhe e cituam, që u lexua në
takimin
poetik
shumë të sukseshëm, me pjesëmarrje të gjërë dhe me nivel shumë
të lartë
artistik, sipas vetë autorit Arqile Vasil Gjata, përfundon kështu:
“Ju
lutem, mos pëshpërisni:/-Je e marrë!” (Nga ditari i jetës)”.
Ky ditar
jete ka kohë që merr jetë në formatin poetik të Gjatës, tek i cili
ka batica
dhe zbatica të ndryshme poetike, por që në thelb e paraqesin një
emër
krijuesi të lidhur me vetveten, me personalitetin e tij krijues. Kjo
përforcon
leximin dhe rileximin e hershëm të poezisë së tij.
M’u desh
mjaft kohë që të lexoja e rilexoja poetin Arqile Gjata. E pashë
poezinë e
tij në ditët që lamë pas, muajt që ne u njohëm me poezinë e
tij,
vitet që ai ia ka përkushtuar vargut dhe bukurisë së tij.
Në
këtë „udhëtim“ lexuesi të interesuar pashë dhe ndjeva
mes gjuhës, vargjeve,
mesazheve,
edhe energjinë e tij të veçantë. Por ngula në mendje poetikën e
tij të
mprehtë e të veçantë, ndoshta atë që mjaft të tjerë kërkojnë
ta kenë.
Është një ‚poetikë‘ që del nga shpirti, nga ndjenja, nga të
gjitha anët
e komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm,
përvuajtës.
Më së
fundi rilexova ciklin e tij të hershëm, „Nata e Dhimbjes“ dhe
ri-fiksova
sërrish këtë poet që flet qartë, që ka stilin, gjuhën dhe
vargun e
tij tipik dhe tipologjik. Është një poet që krijon dhe lëvron
vargjet e
lira, sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe se natyra e
çiltër e
tij është e tillë, e lirë, e çliruar nga gjetja dhe humbja e
kohës.
Vargu i poezisë së tij në të shumtën e rasteve është i çliruar
nga ritmi
i rregullt, por ka në thelb ritmin fjalë-mesazhier, është i
çliruar
nga rima, por ka sensin e një të lexuari rrjedhshëm, me nge,
kuptueshëm.
Në
poezinë e Arqile Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një poezie me varg të
ndërlikuar
që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të rëndësishme
dhe në
ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore. Mjafton të
lexosh
ciklin e tij dhe të kuptosh këtë. Tek poezia „Fjalët“ e gjejmë
atë
dukshëm. Tercina (strofa treshe) e tij flet qartë: „Kur fjalët bëhen
re të
zeza,/e vijnë me pickama mbi dritaret e shpirtit,/ato bëhen gra të
përdala....“
Dhe po ta shohësh këtë poezi se është realizuar në
Athinë,
natyrshëm e kupton edhe shpirtin e përdhimbur të poetit, shpirtin e
një
krijuesi, që tashmë flet qartë dhe ka gjuhën e tij të vërtetë,
tipike,
natyrshëm kalon kohën me të cilën ai flet në varg, harron moshën e
tij dhe
menjëherë sjell parësisht atë që duhet dhe duket vërtet reale për
tu thënë
me ndjenjën e leximit.
Me
ndjenjën e leximit të poezisë së tij dhe me ndjenjën e një poezie, që
më ndjeu
pashë se vargjet e tij janë një peshë e rëndësishme fjalësh,
që ashtu
si atëherë kur u shfaqën në poezinë evropiane me emërtimin në
gjuhën
franceze (ku dhe ka lindur) vers libre – varg i lirë. Këto vargje
lindën
atëherë si shprehje e nevojshme e nevojës së brendshme të poetit si
një
domosdoshmëri e strukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e
Gjatës
kanë një arsye më shumë të lindin e fiksohen si të tilla, pasi ato
pasqyrojnë
botën e tij të brendshme e të ndjeshme. Ky strukturim i tij në
poezi
lidhet me poezinë moderne, që ushqehet pikërisht nga rrethana të
tilla.
Por këto
shenja të tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit i
gjejmë
edhe në poezi të tjera të krijimtarisë së tij. Madje ato kanë
lidhje
edhe me krijimtarinë e hershme poetike shqiptare që tentoi këtë
shmangje
nga tradita e vargëzimit. Asdreni tek „Psallme murgu“ (1930)
krijoi
dhe strukturoi në këtë mënyrë. Kadare krijoi „Llora“ dhe në
mënyrë
perfekte realizoi një dukuri që tashmë duket e zakonshme në
poezinë e
Gjatës.
Poezia
„Llora“ e Kadaresë ka një ngjashmëri në
strukturë dhe në filozofinë e shprehjes me poezinë e Gjatës,
„Poetët
e Harlisur“:
„Poetët e Harlisur/brigjeve të
fjalës,/dhëndurë të poezisë
syshkruar,/mos
ma prishni buzëqeshjen e varrit të nënës./Nga cepat e
vargjeve
rrëshqasin lot dhe shpresë,/Jo copra litari për fjalën e
lirë......
»
Duke parë
poezinë e Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe fuqinë e
personifimit
të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushta me shpirtin e
tij, me
ndjeshmërinë e tij. Janë ‘dhëndurë të poezisë syshkruar’,
thotë
poeti për poetët, dhe poeti u vesh poezive metafora dhe fjalë
figurative
si « syshkruara », këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë dhe
janë
tamam ajo plotësja e shpirtit dhe ndjenjës së poetit.
Një tipar
tjetër
dallues poetik i krijuar nën peshë emocionale është edhe elokucioni,
që ka të
bëjë me zgjedhjen e fjalëve dhe vendosjen e tyre në varg, në
mënyrë të
tillë që të ushtrojnë ndikim sa më të madh. Dhe këtu shihen
qartë,
sidomos tek poezitë «Pagjumësia. », «Rrugëve të Fjalës», «E
shkriva
moshën » siç janë shprehësia, qartësia, veçantia, pastërtia
gjuhësore,
eleganca, veçantia ideale, harmonia etj.
Stilistika
letrare e poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe
një
harmoni e nevojshme në lidhje me gjithë detajet e poetikës. Këtu mer
jetë
poezia e tij dhe mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të
brendshme
e të ndjeshme.
Edgar
Allan Poe thotë : «Poezia është krijimtari
ritmike e së bukurës në fjalë». Dhe këtë e kryen edhe poezia e këtij
poeti në shpirtdhimbje,
por edhe në një ridimensionim aestetik të fjalës,
vargut,
tërësisë së figurave me të cilat ai krijon në qetësinë e vet
modeste e
të pasuruar nga ditaret e jetës.
- PER NJE MIK E NJE
POET -
(Shenime per vellimin poetik "LUMENJTE JANE TE VJETER"
te poetit Arqile Gjata.)
Po Arqile,te vjeter jane lumenjte,madje me te vjetrit,sepse kane lindur perpara gjallesave dhe qe me pas,me
gurgullimen e tyre,here te qete,e here inatcore u bene bashkeudhetare te
njerzimit,(Shenime per vellimin poetik "LUMENJTE JANE TE VJETER"
te poetit Arqile Gjata.)
sepse:
"Lumenjte rreshqasin,s;dine se ku fshihen,
kerkojne buzeqeshjen e rrjedhjeve!"
Kerkojne buzeqeshjen e rrjedhjeve.....Oh,c;figure e bukur poetike!
Jam i detyruar qe ne porten e kesaj metafore brilante,te bej nje paralelizem me ne emigrantet qe te permalluar,duke udhetuar me mendimet tona ne toka te huaja,i ngjajme pikerisht,lumenjve qe kerkojne buzeqeshjet e rrjedhjeve,neper vegime enderrimtare,brigjet e shndriteshme te atdheut te munguar.Pak dallgesim lozonjar te Adriatikut e Jonit,pak ajer te paster te bjeshkeve.
Kete ndjenje madhore te dashurise per vendlindjen dhe ne pergjithesi per memedheun,e ndjen shume edhe te poezia "Dua te flas me Vloren":
"Dua te flas me ty Vlore!
Po mendoj....
te ngjis shkallet e rivieres,
te t'vi prane perseri me puthjen e memorjes,
te peshtillem me eren e detit,
Syri i diellit te me shuaje mallin,
per femijet e lagjeve ku kam fjetur,
te mbytem me aromen e luleve te limonit....
Nje meditim sa i ndjere,aq i sinqerte,por edhe i qindisur artistikisht.....
Poezia e Arqile Gjates,eshte nje atllas gjeografik i mendimit njerzor,e shtrire ne te gjitha trevat si himne te verteta per ndjenja te panumerta qe e shoqerojne njeriun gjate stadeve te jetes.Elegante,shperthyese,rebele eshte poezia e Arqilese.Ai eshte nje stilist i perkore qe e gdhend vargun me merakun e nje mjeshtri axhustator.....
Nje teme qe e ka per zemer poeti yne eshte ajo e dashurise,sa unuversale aq edhe vetesore.Me mijera perkufizime nga poete e sociologe kam lexuar per ate ndjenje te vjeter sa bota,asnje nuk me ka ngjitur,madje i kam harruar,por "Dashuria eshte veper arti e shpirtit",si c'e perkufizon poeti,eshte mbreselenese qe permbledh mendimin e paster,mpleksur me mistiken filozofike:
"Te zgjodha ty,per tu krahasuar me jeten,jo rastesisht,
por nga trishtimi qe kishin rrugicat kur ti kaloje,
E ja....tani ajo jeton si veper arti krijuar nga shpirti jone!"
Poezia e Arqile Gjates ngerthen ne gjymtyret e saj nje arsenal te pasur figurativ dhe leksikor,ku spikatin metaforat e goditura dhe krahasimet befasuese.Vargu i tij i lire eshte i zhdervjellet dhe elegant,gjithsesi,krijimtaria e tij,kerkon nje lexues te kulturuar e te specializuar qe e njeh dhe e dashuron letersine......
Poezia e Arqilese ka shume reminishenca me poete te njohur te shkuar e moderne,si nga Neruda,Lorka,Uitman,Migjeni etje.Nuk ka poete qe sadopak,te mos influencohen nga brezat e me parshem,gjithsesi,Arqilea eshte poet origjinal e i pa perseriteshem,eshte vetvetja.Te analizosh ne detaje kete poet do kohe dhe mund,e une jam kufizuar ne kete persiatje te shkurter analitike.Motivet dhe temat qe i perkushtohet poeti jane te larmishme,te paraqitura bukur,me nje gjuhe te pasur te standartit te shqipes letrare.
Mbresa me ka lene poezia "Koherat gri",qe evidenton me mjeshteri motive migjeniane:
"....me pamje te shemtuar nga uria duan te qeshin prane zjarrit....
te lene doreshkrimet neper gazetat e perdala me shprese te zgjohen
me duar te ngrohta.
E shumekush me ombrella te hapura mezi marrin fryme
nga kepucet e renda te mara nga muzeu i mjerimit...."
Mendime te mistifikuara ndene nje kurore mistike qe i ngjan nje apologjie per te sotmen dhe per te nesermen....
Natyrisht,jo shpesh here,poetet e meditimit dhe mendimit filozofik,te llojit te Arqile Gjates,duke u munduar te shprehin sa me ne thellesi argumentin mendesor,bien ne kurthin e nje konfuzioni dhe proliksiteti figurativ dhe stilistik qe e corodisin lexuesin.Poeti po humbi koherencen me veten e tij,pa dyshim,e ka humbur dhe me lexuesin.Ne krijime te vecanta,fatmiresisht,te pakta,miqesisht,ia kam vene ne dukje kete"semundje".Ai me ka mirekuptuar sepse Arqile Gjata nuk eshte vetem nje poet i spikatur,por edhe nje mik i mire.Gjithsesi,nga ai,edhe ne te ardhmen presim poezi dhe proze akoma me cilesore.
Klubi i shkrimtareve "Drita" ka privilegjin te kete ne gjirin e tij te tille kapacitete artistike qe e nderojne.Ata jane shume,por une do permend pak:Kryetarin e perkushtuar Nase Jani,Murat Alia,Noke Abileka,Myslym Maska,Kolec Traboini,e shume e shume te tjere ne Ballkan,Europe e pertej oqeanit,ne kontinentin e ri,deri ne Australine e larget.,pa dyshim edhe ne atdheun meme.Ata jane pasuri kombetare....
Larisa,tetor 2014
Tekst-linguistika si arsye
diskursive e poetikës
Në
mesin e krijimeve letrare, poezia e ka strukturën më komplekse, e cila buron
nga stili i saj, që ka qëllim për të nënkuptuar. Si pasojë, poezia është kanali
më i ngushtë ku gjuha poetike ka ndërtesën e vetë të vecantë të
kulturalizmit. Për këtë arsye, kjo anë
përshkruese që bazohet tek vëllimi më i ri poetik i Arqile V. Gjatës, ka për
qëllim të paraqesë karakteristikat dhe mënyrat e analizës së diskursit poetik
që konsiderohen si të komplikuara dhe të pakuptueshme dhe të mundësojë lexuesit
të flasin duke lexuar e mirëkuptuar të njëjtën gjuhë me poezinë që na sjell në
këtë vëllim poeti Arqile V. Gjata. Në këtë drejtim, analiza diskursive bëhet
dritë në poezi dhe faktor ndriçues në rrugët e errëta të poezive facebukiste,
apo internetike, duke shkuar thellë përtej saj në agravitetin e gjuhës dhe të
kuptimit të saj thelbësor. Analiza diskursive i përket gjuhës poetike më shumë
se niveli i vargjeve, kështu që shkon përtej kufijve të synimeve për të arritur
thelbin ose mesazhin e fshehur nën
sipërfaqe.
Diskursi
poetik i këtij vëllimi të Arqile V. Gjatës
nuk ka ndonjë prerje të thellë nga llojet e tjera të diskursit letrar
dhe poezia e tij në këtë prurje pasqyron karakteristikat e të dy diskurseve të
shkruara dhe gojore. Prandaj, në këtë diskurs studimi analitik është aplikuar
me kriteret tekst-linguistike. Në nivelin e sipërfaqes, ose të përgjithshmes
poezia “Ne, nuk ikëm...” e këtij vëllimi është paraprirë nga një citat i
Octavio Paz, që shtjellon se “Poezia lind nga dashuria për të rijetuar në
vargje”. Ajo është e rrethuar nga karakteristikat tekst-linguistike, të tilla
si kohezioni dhe ai i gjuhës figurative,
që është në fakt edhe mes një poetik-pajisje, të tilla si metaforë dhe epiteti,
kështu që në këtë ndërthurje poetike kritereve tekst-linguistike kohezioni,
koherenca, qëllimshmëria, pranueshmëria, informativiteti, situatiacioni dhe
intertekstualiteti janë arsye të shpjegimeve poetike, duke na qartësuar paisjet
poetike të tilla si imazhet, metaforat, krahasime, aliteracionet,
personifikimet, rimën, përsëritjen, paradoksin, aluzionin dhe tonin poetik që
janë prurë në këtë vëllim të jenë në gjendje për të trajtuar me një tekst
poetik dhe të kuptojnë kuptimin e shtrirë të nënkuptuar nga shprehjet. Mjafton
të ndalemi pak më hollësisht tek poezia e seleksionuar e Gjatës, “Ne nuk
ikëm...”. Autori na shtjellon diskursin e rrethnajës me një apriori delikate të
mjegullimit të gjërave: “ishte mjegull, dremiste moti” ku dicka e ndjeshme si e
përafërt me diellin jashtë mjegullës na konfiguron se “unë qeshja me
thashethemet e mjegullës,/ndërsa ti meditoje kohën duke vështruar retë,/si
treteshin mbi kokat tona.” Këtu diskursi formëson arsyen e gjuhës së përdorur,
kontekstualitetin e saj, dhe të gjithë formësimet vazhdojnë të flasin brenda
kontekstit: “Ne përsëri nuk ikëm/dhe kur qielli u bë mermer./Si dy banorë të pa
strehë/ngroheshim nga fryma jonë,/bëheshim këngë...” (Athinë, 3 Dhjetor 2012;
A.Gjata nga vëllimi poetik që ka pak ditë që ka dal nga shtypi). Tek poezia
tjetër “Dua të t’kujtoj” autori gjen forcën
mes diskursit të paraqesë lidhjen e tij të komunikimit gjuhësor me anë të
shqisave. Ai është i lidhur me arsyen e këtyre lëvizjeve dhe diskursi i tyre
qartësohet që në leximin e parë: “E dashur,
eja!/Eja të shlodhemi livadheve të kujtimeve tona!/Më prit në Kodrën e
Guackave/të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam!/Po të pres në Anfiteatrin
e çudirave,/atje ku flasin vetëm erërat/sa shumë u ngjaje bukurosheve të
antikitetit!/E bukur ishte ajo ditë.../Emri yt sup më sup syve të jetës/të
kujtohen trëndafilat!?”. Ajo që cituam më lart si një faktor plotësues i këtij
diskursi është edhe përsëritja e rrjeshtave, fjalës dhe gjuhës ritmike si “Eja
e dashur,/eja!/Tek shkëmbijtë e thinjur,/në qetësinë e natës, të puthemi/me
detin,/të puthemi./Kur të bien gjethet e fundit.../në përshpirtjen e udhëtimit
rrugëve të lotit/kujdes të kesh nga ret!/Eja në funeralin tim thjesht, me
fustan veror/dhe pse do jetë e dhimbshme/ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen.../Të
pres, ti eja!”.
Analiza
të tilla diskursive janë aplikuar në poezi të ngjashme të poetit Ted Hughes,
me një ndryshim se në poezinë e tij poeti dhe analisti kanë kapur “Tragjedinë e mollës” në një kënd të
ngjashëm me pasthirmën e poetit Gjata “Eja
në funeralin tim thjesht, me fustan veror”, ose edhe në poezinë
e Dylan Thomas,
që sheh procesin e “një refuzimi për të vajtuar vdekjen, me zjarrin, me një
fëmijë në Londër”, poezia e Yeats
që sheh “Notimin e Bizantit”, “Kopshti” nga Ezra Pound,
“Dënimi” nga Seamus Heaney,
“Nga zonjusha Tiresias” nga Carol Ann Duffy,
etj., që kanë diskursin në nivelin e
sipërfaqes si një arsye tektonike për pajisjet kohezive dhe poetike me të cilat
janë përshkruar mesazhet dhe struktura e thellë është arritur të plotësojë
kalimin në koherencë të plotë. Në këtë aplikim të Gjatës, po aq me një
ndërlidhje diskursive përshkruese vihet re se në nivel të diskursit poezia e
këtij vëllimi, në një lëvizje më të pjekur se të parat, ka arritur të jetë më e
lirë nga gjuha e ngjeshur, të flasë lirshëm dhe natyrisht mbulon tiparet e të
dyja formave të shkruarit dhe diskursit oral nga leximi i saj. pra është e
lexueshme, tërheqëse dhe simpatike në të shumtën e saj. Për më tepër, poezia e
Gjatës duket që në koherencë në strukturën e saj, por ajo ende mund të ketë një
unitet më kuptimplotë edhe në qoftë se koherenca e bën të ndërpleksur me gjëra
që nuk ekzistojnë dhe të gjitha tiparet të mbesin të shtrirë në strukturë të
thellë filozofike, mes derivatit kohë, hapësirë dhe vend, pra mund të
shpjegohet me anë komplekse derivative me të gjitha normat gjuhësore.
Kjo
vërehet tek disa poezi të autorit Gjata. Tek poezitë “E ndjeni luftën...?”; “Misteriozët e asaj lagjeje...”
dhe “Kujtesa e kujtimeve” kushtuar
shoqes së vegjëlisë... autori ka një strukturë më të lirë dhe derivati kohë,
hapësirë dhe vend është brenda një diskursi më të hapur. Tek e para kjo duket
tek: “E ndjeni ...?/Gjithë sytë e kohës e kanë parë , të moçmen luftë./Të
gjithë e urrejnë, ajo është e rënd,
ortek dëbore/jetimët e botës zemërgurë,
e vajtojnë...!/E kemi parë në lotët e nënave/e humnershme je o luftë/dhe
flokët i ke flakëruese/në çdo çast mbetesh dridhërim e lavdi!/Po nuk u dogjë
lufta/si do ta rindërtojmë fëmijërinë...?/Është për tu çuditur/se si ajo, e
domosdoshmja e kurrorëzuara/varrëmihsja luftë nuk shteron kurrë!/Vërtetë...!?
(Gjata: 5 Mars 2014). Tek “Misteriozët e asaj lagjeje...”
ajo ndjehet në një lagje ku shtëpitë janë të trembura dhe nuk marrin frymë “u
ngjajnë gjetheve të pemëve lagur nga shiu./Kopshti ka shumë porta të veshura me
gjelbërim
ato
hapen vetëm nga era! /Banorët e lagjes e bëjnë gjumin/në dhoma të drunjta, të
parfumuara. (Gjata: Shkurt 28-2014). Dhe tek “Kujtesa
e kujtimeve” kushtuar shoqes së vegjëlisë..., arsyeja shkon 60 vjet
dritë më parë… në atë kohë kur “jetonim në moshën e fëmijërisë së virgjër/me sy
e buzë pëshpërinim/jetonim në kohën e diellit,/tani/e duam dhe hënën!/Ishim
fëmijë,/ndërtonim skena nëpër kasolle/si tek filmi “Arkadi Gajdar”,/mblidhnim
pambuk e shkruanim hartime fantastike,/60 vite dritë të shkuara…/më pas u
takuam në planetin e moshës së tretë./Pëlhura e tjerrur e kujtimeve të
largëta/mbetur në krahët e harresës.../çuditshëm u ndje melodia e
frymëmarrjes,/nga viset e veriut polar/ndriti një shkëndi/erdh e u bë
tregimtare/kujtesa e kujtimeve rrjedh pikë...pikë! (Gjata: Shkurt 2014).
Sic
shihet edhe nga këto shembuj, që në fakt janë dhe dhjetra të tjerë, poezia e
Gjatës ka një udhë ku ana tekst-linguistike kohezioni, koherenca,
qëllimshmëria, pranueshmëria, informativiteti, situatiacioni dhe
intertekstualiteti janë arsye të shpjegimeve poetike, duke na qartësuar paisjet
poetike të tilla si imazhet, metaforat, krahasimet, aliteracionet,
personifikimet, rimën dhe tërë ato gjëra që ai si autor tashmë në rrugë të
pjekur i gjen tek vargu i bardhë. Rruga poetike e Gjatës ka një dritë të
hershme, të celur nga talenti, pasioni dhe diskursi i komunikimit, që ndjen dhe
ndjehet në tërë dimensionin e ecurisë. Detyra është të kapet dhe zhvillohet
edhe nga lexuesi, që natyrisht duhet ta ketë në duart e tij vëllimin e ri
poetik “Lumenjtë janë të vjetër” të poetit
tashmë të njohur Arqile V. Gjata.
Në radhë të
parë uroj mikun dhe kolegun Arqile Gjata për këtë prurje të re në rrugën e tij
krijuese dhe i uroj vëllimit të tij të ri "Lumenjtë janë të vjetër"
që në rrugëtimin e tij drejt lexuesve, t'i blerojë shpirtrat e tyre.
Vëllimin nuk e kam lexuar, por, duke i besuar mjeshtërisë, erudicionit, thellësisë dhe pjekurisë së penës analizuese të studjuesit Fatmir Terziu, e ndjeva dhe e shijova esencën e tharmit të ri poetik të poetit, të lumit të poezisë së tij, e këtij "lumi poetik të vjetër", që vjen duke e thelluar edhe zgjeruar shtratin e vet.
Mendimi krijues ka nevojë jetike për analiza të tilla të thelluara dhe të shumanshme rreth filozofisë krijuese bashkëkohore në proces ripërtëritjeje të pandërprerë.
Vëllimin nuk e kam lexuar, por, duke i besuar mjeshtërisë, erudicionit, thellësisë dhe pjekurisë së penës analizuese të studjuesit Fatmir Terziu, e ndjeva dhe e shijova esencën e tharmit të ri poetik të poetit, të lumit të poezisë së tij, e këtij "lumi poetik të vjetër", që vjen duke e thelluar edhe zgjeruar shtratin e vet.
Mendimi krijues ka nevojë jetike për analiza të tilla të thelluara dhe të shumanshme rreth filozofisë krijuese bashkëkohore në proces ripërtëritjeje të pandërprerë.
Kolegu i
nderuar dhe i respektuar, Arqile,
I lexova
me kujdes dhe me kënaqësi të gjitha poezitë.
Mbresa e
parë është se krijimtaria jote poetike ka shkuar
drejt
rritjes dhe konsolidimit te verbit tënd poetik.
Brendia e
poezisë sate ka një diapazon mjaft të larmishëm:intim, shoqeror dhe filozofik.
Tematika
shoqërore paraprihet nga tema patriotike, dashuria
për
vendlindjen, tema shoqërore aktuale;
ndërsa
tematika filozofike prek probleme të ekzistencës, të
jetës dhe
të vdekjes;
lirika
intime vërtitet rreth kujtimeve dhe çasteve konkrete,
me rrallë
abstrakte, në pergjithësi per dashurinë apo femrën.
Kudo
ndjehet fryma lirike dhe meditative, janë çaste, detaje të
jetës,
kujtime të zbuluara dhe zberthyera në prizmin e përjetimit
lirik, pa
rënë në përshkrime, jepet përjetimi i përshkuar, në
radhë të
parë, nëpër zemrën e heroit lirik dhe pastaj nëpër filtrin
e
arsyetimit logjik.
Kudo dhe
kurdoherë mbetesh një poet lirik.
Lirizmi i
poezisë sate ka (gjithnjë sipas gjykimit tim) një vel
romantik,
në kuptimin më të mirë të fjalës dhe një sharm përrallor,
i përshkuar
nga një ngazellim i brendshëm i cili çdo gjë e
jep
nëpërmjet një gëzimi dhe mallëngjimi optimist ku ndjehen
shpesh
edhe nota entusiazmi aspak rozë, përpiqesh të evidentosh
të
bukurën duke e veshur edhe trishtimin me vellon e saj; je pra,
nje poet
lirik optimist; stili yt (per mendimin tim) ec ne hulline
e stilit
te Pablo Nerudes (edhe në temat intime edhe në ato shoqerore), stil që përfton ndjenjën e
kënaqësisë të lexuesi, të relaksit.
Nuk po
zgjatem dhe nuk po hyj ne detaje përsa i përket fjalorit poetik
I cili
zotëron përdorimin me shije të epitetit dhe të metaforës dhe
atë që të
vinte në dukje edhe Fatmir Terziu,te një mendimi dhe ndjenje që shkon
vertikalisht
dhe jo horizontalisht, ka një diagramë meditative impulsive,
dinamike,
gjë që është karakteristike e poezisë moderne, që e ka fillesen
që një
shekull e më shumë më parë.
Sot, në
poezinë e shekullit tonë po fryn një erë e re (për më mirë
apo për
më keq, nuk e them dot) e poezisë postmoderniste, që
ka ne
baze mosbesimin dhe mosaprovimin, kriticizmin, shpesh cinik,
që e ka
shvleftësuar apo rivlerësuar arsenalin figurativ të poezisë
së
modernizmit, duke futur,sidomos intertekstin historik, mitologjik,
e ka
zëvendësuar metaforën (që është mbretëresha e poezisë moderniste) me metoniminë
dhe entusiazmin me ironinë.
Këtë
parantezë, i dashur Arqile, e hapa, sepse, duke qënë edhe vetë
simpatizant
i poezisë moderne, kam filluar të lëkundem duke lexuar poezinë më të fundit të
shekullit tonë dhe duke patur para sysh atë lexues të ri, nga mendimi
dhe
botëkuptimi pragmatist, nga filozofia posrmoderniste e shekullit më mundon dilema e hapave që duhet të hedh
mëtej në krijimtarinë time.
Por, sido
që të jetë,çdo krijim i vërtetë romantik, klasik, modernist mbetet
me vlera
të padiskutueshme artistike dhe estetike në çdo kohë.
Të
falenderoj, Arqile, për kënaqësine që më dhanë krijimet e tua të bukura poetike
dhe të uroj suksese të reja dhe frymëzim të pashterur!
Miqësisht
Vangjush Ziko
Nga ILIRIAN ALI
Pershendetje
i nderuar Arqile! Ju falem nderit per librin me poezi ."Lumenjte jane te
vjeter" E lexova me nje fryme . Poezite me pelqyen , jane te ndiera , me
emocion dhe te sinqerta .Ju keni krijuar tashme individualitetin tuaj ne Poezi
dhe kjo fal mjeshterise tuaj , jetes tuaj .Ju keni rrokur ne krijimtarine tuaj
nje panorame ,nje pejsazh te jetes suaj te perditeshme dhe e percillni ate sh
bukur ,sh thjesh ,me shume figuracion dhe metafora kur do te flasesh me
"Gushe bardhe valez Deti",apo "kur Jetes ti veshesh fustan
nuserie" ,"munde te flasesh me Vloren" , edhe me "vargjet
prej guri" etj etj qe jane poezi te goditura dhe me sh dashuri ,per mua .
Por mbi te gjitha , edhe me sh emocion ,si nje usta i vertet i qendisjes se
mendimit edhe te vargut.Urime Miku im dhe paci gjithmon suksese ne krijimtarine
tuaj.Me respekt Ilirian
08-25
10:56.MD
Urime e Suksese poetit!
Bota poetike e poetit Arqile Gjata konsiston
në vizionin , shpirtëror, real e virtual të ekzistencës humane, e arësyeshme
brënda përmbajtjes gjenetike të burrit, nëpërmjet gjërave që ai mëson nga
tradita e besimi, hapësira e koha, në të cilën ai ka ndërtuar krijimtarinë e
tij.Eksperiencat jetësore dhe përkushtimi krijues me të si ciltërsia e
ndjenjave, humbja, dhimbja, vetmija, dashuria, shpresa, intimiteti, ngazëllimi
apo enthusiazmi-do të jetë me vënd të them - se këto sentimente të jetës,
-poeti i ndjen të nevojëshme t’u japë zë duke I hedhur në poezi. Poezia e
poetit Gjata është rrëfyese, -jo abstrakte-ajo del nga realiteti aktual I botës
që jetojmë dhe thjeshtësia e jetës së përditshme. R.MOISIU
Urime, gjithshka eshte shkruar
nga Prof. Ziko, jane te verteta Z. Arqile, ju i meritoni plotesisht, poezia
juaj ka pesuar nje hop cilesor duke treguar boten e madhe, formen, ritmin,
kompleksitetin e saj domethenes, te cilat e bejne lexuesin sa te kenaqur dhe
kureshtare, te qeshe dhe te qaje njekohesisht, sepse brenda vargut edhe
lumturohesh edhe e ndjen majen therese kur godet me teknik dhe mjeshteri
shpirti e poeti, Fjala,gjuha ka peshen e vet dhe si e tille ju si poet e
perdorni mjaft mire.E pra, Urime edhe njehere.
Nje
analize kritike profesionale qe eshte me shume se nje vleresim letrar. Ne kete
vellim poetik duket jo vetem puna dhe djersa, por edhe kualiteti i
admiurueshem! Urime miku im dhe suksese!
Kur të
vlerëson një Vangjush Ziko i madh,nuk ka asnjë dyshim se te ti,o mik
Arqile,keni një kapital të kulturës artistike e shprehur në vargje.Gëzohem kur
dikush nuk harron njerëzit me vlerë,siç je ti,o miku im Arqile;pa asnjë
mëdyshje,kam shumë nderime për ty!Të paçim sa malet,o pasuria jonë kombëtare!
POETI QË TË
BEFASON...
I dashur miku im Arqile Gjata!
Siç dhe e kemi jetuar, unë e kam ndjekur hap pas hapi
krijimtarinë tuaj në përgjithësi, por në veçanti të këtij vëllimi poetik, pasi
mora përsipër përgjegjësinë të jem dhe në rolin e redaktorit.
Së fundmi, lexova me shumë vëmëndje gjithë librin poetik
që ke përgatitur për botim me titull “Lumenjtë janë të vjetër”.
Vet titulli është një gjetje interesante ku fantazia
krijuese do ta ndjek tër ngrehinën poetike të këtij vëllimi.
Me shumë sinqeritet deklaroj se më ke befasuar për
mënyrat e kompozimit dhe origjinalitetin e poezive në këtë vëllim poetik, që
ngjitet në shkallën më të lartë cilësore e i gjashtë si vëllim më vete me
poezi.
Kemi biseduar shumë herë për poezinë tënde. Në këtë libër
ke përpjekje të mrekullueshme dhe unë besoj se ia ke arritur qëllimit për të na
dhënë një poezi bashkëkohore qytetare, kryesisht meditative, por dhe me nuanca
të forta lirike. Unë mendoj se poezia tënde flet me një gjuhë letrare shumë të
pastër dhe korekte, kryesisht predominon MENDIMI. Është fakt se...në këtë libër
ka një hapsirë të gjërë tematike, dhe ajo që është më e rëndësishmja dhe duhet
veçuar si vlerë estetke është dukuria se: Poezitë janë trajtuar mjaft bukur, me
elegancë dhe artistikisht shumë të arritura! Më bënë të them:-Poeti nuk ka
moshë dhe as kohë...Në këtë libër më dukesh tridhjetëvjeçar!
Duke përfunduar dua t’ju rikujtoj mendimin e Dr.Fatmir
Terziut, se Gjata padyshim është një poet i mirëfilltë, një mjeshtër vargu, një
prurës i këndshëm e merakli i fjalës së bukur artistike. Gjithashtu të risjell
në vëmendje të lexuesit profecinë e kolegut dhe mikut tim Novruz Abilekaj që
thekson: “Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje
ku shpatojnë vetëtimat poetin Arqile Gjata!”
Urime, përqafime!
Myslim Maska
Athinë Tre Qershor 2014
Musa Jupolli
Takimi im me Arqile Gjatën !
Një meso burrë, në fytyrën e të cilit lexohet etje për njohje në takimin që pata në Koblenz të Gjermanisë i Nëntorit të 2013 -tës .
Atipik, i përgjegjshëm në kohë që e zotëron, n'atë pamje urtësie me shikim të mpreht. Gjatë bisedës duket se dominon bindshëm puna nën ndikim të penës së vet, kulturë e filozofisë poetike, ashtu si në letrat, në shkrimet e tij, një mik, një vizionar i gjuhës së bukur shqipe, vargjet e të cilit janë ushqyese për shpirtin, shpirt ngrohtësie, asnjëherë nuk harronte duke më thënë : “Fatmir Terziu është miku im »..., fjalë ëmbëltyrë n'atë respekt për mikun e vet, poetin tonë kombëtar !
Me Arqile Gjatën i ramë rreth e rrotull Atdheut duke e mveshur me rrobën më të bukur t'artit, sytë i shkëlqenin si rreze Hëne mbi liqen, melankoli të mërgimtarit të vargjeve me ngjyra të këtij shekulli të shkencës, poet e piktor, simbolist e romantik n'fole e pa rregullt ku ndihen dhimbjet shqiptare. Jeta e mergimtarit e vetmuar nga se shpirti është në vazhdimësi n' udhëtim në çdo pore t' Atdheut për frymëzim, çka në vargje të mia e konfirmon poezia e Arqil Gjatës, skena idilike në aromë të tokave arbërore, larë shpesh me lotin e Çamërisë, bumet e zemrës së Dardanisë, Historia e Shqipërisë.
Shpirti n' artin e Arqile Gjatës është shkrirë në vargje, tablo e jetës, amblemë e bashkëkohorës !
Takimi im me Arqile Gjatën !
Një meso burrë, në fytyrën e të cilit lexohet etje për njohje në takimin që pata në Koblenz të Gjermanisë i Nëntorit të 2013 -tës .
Atipik, i përgjegjshëm në kohë që e zotëron, n'atë pamje urtësie me shikim të mpreht. Gjatë bisedës duket se dominon bindshëm puna nën ndikim të penës së vet, kulturë e filozofisë poetike, ashtu si në letrat, në shkrimet e tij, një mik, një vizionar i gjuhës së bukur shqipe, vargjet e të cilit janë ushqyese për shpirtin, shpirt ngrohtësie, asnjëherë nuk harronte duke më thënë : “Fatmir Terziu është miku im »..., fjalë ëmbëltyrë n'atë respekt për mikun e vet, poetin tonë kombëtar !
Me Arqile Gjatën i ramë rreth e rrotull Atdheut duke e mveshur me rrobën më të bukur t'artit, sytë i shkëlqenin si rreze Hëne mbi liqen, melankoli të mërgimtarit të vargjeve me ngjyra të këtij shekulli të shkencës, poet e piktor, simbolist e romantik n'fole e pa rregullt ku ndihen dhimbjet shqiptare. Jeta e mergimtarit e vetmuar nga se shpirti është në vazhdimësi n' udhëtim në çdo pore t' Atdheut për frymëzim, çka në vargje të mia e konfirmon poezia e Arqil Gjatës, skena idilike në aromë të tokave arbërore, larë shpesh me lotin e Çamërisë, bumet e zemrës së Dardanisë, Historia e Shqipërisë.
Shpirti n' artin e Arqile Gjatës është shkrirë në vargje, tablo e jetës, amblemë e bashkëkohorës !
Përshëndetje mik ! musajupolli@paris
14/12/2013
Dy fjalë përcjellëse për poezinë e
Arqile Gjatës
Kur
dikush shkruan në moshë tepër të re, ia lexojnë vargjet me mosbesim dhe duhet
të kalojnë vite ta quajnë poet. Kur dikush tjetër fillon në moshë të madhe të
hedhë vargje në letër, përsëri ia lexojnë vargjet me mosbesim dhe i thonë se i
kanë kaluar vitet për t’u quajtur poet. A ka moshë krijimtaria?
Shumë
figura të shquara të letërsisë botërore, pyetjes “përse shkruan?”, i përgjigjen
në mënyra krejtësisht të ndryshme. Disa e quajnë sëmundje, të tjerët ethe apo
virus, disa shkruajnë sepse nuk mund të rrinë dot pa shkruar, ndonjë e quan
letërsinë tempull të shenjtë ku falet e nëpërmjet tempullit të saj rrëfehet...
Sidoqoftë të shkruash është gjë e bukur... Nuk përcakton dot moshë si në
sporte.
Edhe A.
Gjata shkruan sepse e ndjen së brendshmi poezinë e jetës, e cila e thërret ta
regjistrojë në letër, thirrje që ndoshta e ka ndjerë që në të ri, por rrethana
të tjera nuk e kanë lejuar t’i përgjigjet. Duke lexuar këtë libër të tij, dua
ta përshëndes për ndjeshmërinë poetike e cila dëshmohet nëpër
vargje
të tillë, të cilët vërtetë të emocionojnë e të bëjnë të mendosh: Ringjallja
lakmon/ dashurinë e humbur dikur”... ose “/ do të jem legjendë ose qytet i
braktisur.- te poezia “Në vitin 3942”.
Po
kështu ndjeshmëria thellësisht njerëzore
shprehet bukur artistikisht te poezia “Varri i peshkatarit”: “Peshq me sy të
përlotur/ shoqërojnë kortezhin nënujor/ të peshkatarit.
Duke i
mbyllur këto dy fjalë për librin e ri të Arqilesë, do t’i uroja atij që në të
ardhmen të kishte sa më shumë vargje të tillë, si te poezia “Në orën shtatë të
mbrëmjes”:
Në orën
shtatë të mbrëmjes/ ngjitin shkallët portretet.
Nga Fatmir Terziu
Arqile Gjata para disa ditësh në prag të ditëlindjes së tij rrëmoi në
arkivat e tij letrare dhe na solli edhe ditëlindjen poetike të tij me një poezi
të krijuar aty nga vitet 1966-të. Poezia “Shqerka” na sjell mes vetë vargjeve të saj këtë ditëlindje
poetike në një prag me Ditëlindjen fizike të poetit. Kjo poezi citon:Shqerka
“Shqerka mbetur aty,
si më parë
në një fletore.
E bukur si një
lule,
me fustan të bardhë.
E mallëngjyer
i gëzohej vështrimeve...
Luleshqerka me sy të njomë
si deti,
e buzë qumështor,
nxitonte...
me gjoksin rritur nëpër ëndërra.
Sytë e saj luanin me ngjyrat
e
dëshirave
dhe ca rënkime nxirte dita-ditës.
Shqerka,
si era e detit, iku,
e larguan....!
Nga
koha kur Arqile Gjata e ka shkruar këtë poezi në Selenicë-Vlorë, pra e
ka shkruar më 1966-en dhe përpunuar këto
dite që po qëndron në Vlorë, pas një rikthimi
nga emigrimi në Greqi, përbën një fakt
real në rrugën e hershme të poetit, por me shumë domethënie në rrugën e tij të gjatë e të pjekur. Kjo poezi është një pikëtakim malli me njeriun e mirë, familjarin, poetin
që sjell gjithmonë freski rinore në moshë të tendosur
jete. Të takosh Arqile Gjatën,
natyrshëm është njerëzore. Takon një njeri me vyrtyte, me moral, ndjenjë, arsye
dhe dashuri njerëzore. Një njeri që mbart mbi supe e rrudha amfiteatrin gjigant
të një jete me potere, zgrima e ndukje të tëra transformuese. Por, ke takuar
Njeriun. Të takosh poetin Gjata është kërkesë. Është jashtë çdo plani, jashtë
çdo lidhjeje tjetër, se është Poezia. Është poezia e tij që vjen në kohën e
duhur, e pjekur dhe jo e ‘zhuzhatur’. Para disa ditësh ja ç’më shkruante ai
edhe pse konfidenciale unë mendova se për poetin duhet pak ‘publik’. Duhet pak
ajër dhe liri edhe në ‘konfidencialitet’! Dhe konfidencialja në fakt është vetë
vyrtyty që e ndjek Njeriun e pastër Arqile dhe Poetin e mençur, Gjata: “Kur
vendosa që të shkruaj poezi, kërkova dhe i thashë vetes, të kem në vëmendje
këto kushte parasysh:1-Për moshën që kam dhe për atë përvojë të domosdoshme të përfituar nga koha, jam munduar të mos përsërisë atë që kanë thënë të tjerët, por duke pasur gjykimin e mendimin tim poetik të ndryshëm nga të tjerët.
2- Jam munduar që poezinë time mos ta reduktoj vetëm tek mesazhet që mund të përcjell, por dhe të krijoj një realitet poetik, që sigurisht sot, apo nesër do më gjykojnë.
3-Gjithashtu kam pasur shumë parasysh mendimin e Nekrasovit të madh kur thotë: ‘’Poet mund të mos jesh, por qytetar duhet të jesh’’...”
Kështu në prag të aritmetikës që numëron vitet e tij, vitet dhe vargjet e djersshme poetike dhe jo thjesht vargore, kjo aritmetike që shënon së shpejti 70-të, duket se është në një cep të flortë rinor ku vitet kapërcehen lehtë dhe sfidojnë elementaren e një aritmetike tip gozhde në jetë. Në hapësirën e kësaj metafizike, poezia e tij është më shumë se ‘refleksion në prag të ditëlindjes’ të cilën ne do ta shpalosim pak më herët, duke thyer edhe një zakon të festimit dhe urimit të saj në ditën dhe datën e duhur, por të rikujtimit të saj logjik në një kohë që duhet të mbetet pak më gjatë mes nesh, të paktën në ditët që gjallojnë me poetin e poezinë e tij. Arqileja, ky poet që ka vënë gjrmët e tij me poezi në mjediset letrare shqiptare, shprehet: ‘’Krijimtaria poetike i përngjan asaj vijës së horizontit, të cilës sa më shumë i afrohesh, aq më shumë ne (krijuesit) i jemi larg saj.’’ Me këtë dua të them thotë Gjata, se, unë jam një gjethe në një pyll të pafund të poezisë. Por, kjo ‘gjethe’ më duket se meriton më shumë se sa një ‘rrap’ që ka mbetur vitesh e vitesh në një korrije me lëvdata të urdhëruara. Arqile Gjata, poeti vlonjat tashmë me emrin e tij në letrat shqipe, edhe kështu si një ‘gjethe’ me tërë funksionin e saj të pastrimit të CO2 –shit dhe të prodhimit të O2 të pastër poetik natyrisht meriton më shumë. Më shumë në këtë ditëlindje të tij të 70-të! Me kwtw rast nw kwtw ditwlindje tw dyfishtw tw poetit po sjellim pwr lexuesin gjithë poezitë e shkruara nga poeti në harkun kohor Janar 2011 deri më datën 5 Qershor 2011. Të gjitha janë të shkruara në Athinë dhe këto janë shumica dhe një pjesë në Vlorë.
Tredimesionaliteti i poezisë së
A.Gjatës
... Me këto vargje:
” Të shikosh dëborën
dhe erën kaq afër nëpër fshat e t’i ledhatosh me
duar cung”
Je në atë lartësi që prek Majat e Poezisë Shqiptare.
*
Gjata është një poet i fjalës së natyrshme. Një poet
që meriton, respekt, përkushtim dhe impenjim për ta lexuar.
Ai është jo thjesht një zë poetik. ËSHTË një POET i
MIRËFORMUAR.
*
Tri veçori pikasen lehtë teksa lexon poezitë e A.
Gjatës. Poezi që ndërtohen mes një itinerari logjik të mendjes, gatesë
elokuente të shpirtit dhe paraqitjes estetike...
Gjata pa dyshim është një poet i mirëfilltë, një
mjeshtër vargu, një prurës i këndshëm e merakli i fjalës së bukur artistike.
...Të tre veçoritë në poezinë e A.Gjatës, nuk janë
rastësi, apo një krijimtari e ngjeshur dhe e rëndomtë, por një logjikë
tredimensionale që duhet vënë në interes të vëmendjes kritike. Duhet respektuar
si poezi me vlerat e saja në rritje.
Fatmir Terziu
N. Abilekaj on
20/10/2011 12:52:59
Këto
poezi mund të nderojnë çdo emër, sado të ndriçuar, midis poetëve.
|
Poezitë e Arqile
Gjatës,këtë radhë,sikur kanë vënë "flatra",dhe sikur janë shkruar
nga një dorë"qiellore".
|
Xhavit Gasa on 20/10/2011 16:53:55
Urime
z Gjata, faleminderit per keto emocine qe na dhuron me poezite tuaja te
mrekullueshme.
|
lidalazaj on 22/10/2011 10:24:31
Kur
fantazise i vijne ne ndihme krahasime, metafora, figura kaq elegante, lind
kjo krijese e quajtur poezi.
Kjo krijese"i del duarsh" krijuesit, dhe Flirton me cilindo qe e çmon. Faleminderit, mik! Krijo, krijo, kemi shume nevoje per poezi |
Mentor Thaqi
Perla poetike dhe kjo dyfishonë vlerën
kur vjen nga mërgata.
Arqile Gjata ka kohë që është emër i
dëshmuar në majat e poetikës tonë.
Ai ka pushtuar zemrat artdashëse të
lexuesve masiv Shqiptarë. Pata kënaqësinë e madhe të rifreskoja
shpirtin dhe trurin me vargje brilante.
Alush Avduli
.Poezia e Arqilesë është si melodia e bukur që na vjen
para natës së thellë. Poezia e tij - fllad përkëdhelës që shfleton ditarin e
zemrës e cila trokon drejt artit
Fatime Kulli
“Të shikosh dëborën dhe
erën kaq afër nëpër fshat e ti ledhatosh me duar cung
Në këto vise të veriut
rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave që si muzikë pop
bredhërijnë nëpër fshat.”
Mjafton të analizosh këto
vargje dhe gjen të gjithë elementët e një poezie të mirë,
e një poezie metaforike e
filozofike.
22-12-2009
Prof.Dr Zeqir
Kadria (Shkup)
Z.Arqile !
Janë të rallë ata njerëz që unë i çmoj!
Por njëri nga atë je ti. Këtë nuk ta them që të bëj
qejfin, po ti e meriton.
Nga ato që pash e lexova.
Je i mrekullueshëm!::
Cikli i fundit...(cikli poetik i Nëntorit) më bëri të
mendoj e të gjykoj se e ardhmja yte do jetë me perspektivë.
Petraq Kote
Je në qiell i dashur Arqile,
Je dhe diell i dashur Arqile.
Dhe erë,
Je dhe pyll,
Je dhe pemë e vetmuar,
Je dhe fjalë e hidhur!
30 Nëtor 2010
Beatriçe Balliu
E lexova librin tënd me poezi Arqile dhe ishte një suprizë e bukur për mua,
të gjej në vargje aq shumë dëshira njerëzore e gati rinore, që më bëjnë të
mendoj, se poezia për ty është diçka shumë e rëndësishme. Të krijohet
përshtypja se je në miqësi të vjetër me të dhe komunikon lirshëm e me
sinqeritet. Në një poezi shkruan se ‘’lëkundesh në shtratin e shpresës, por unë
mendoj se ti më tepër’’sulmon kështellën e kohës drejt majave, ku do arrish’’
Nëntor 2010 -Elbasan
Iliriana Sulkuqi
Librin tuaj (të A. Gjatës) e lexova
me një frymë... shumë nga poezitë i kisha lexuar ... dhe më kishin lënë
mbresa për gjetjet dhe stilin tuaj të veçantë ... Kam hedhur diçka në letër
që e kam titulluar “Ah, sikur të isha gruaja e poetit ...!
Koço Mërtiri (Kosta)
... në qoftë se në poezi ka Ben Xhohsi e Karl Luis,
Arqile Gjata në mes të rrugës realizon një sprint të fuqishëm, iu afrohet atyre
që udhëheqin garën.
28 Mars 2010
Luan
Xhuli
...”Dikush, e ngriti në krah deri
te frymëmarrja që i përgjigjej peshës së tij të lodhur...”
Një poetizim sa metaforik,
aq meditativ dhe filozofik... një frymëmarrje.
Poeti, që di të zgjedh ozonin
poetik mes atmosferës krijuese.
... Arqilea, di të magazinojë të
tilla frymëzime!
27-12-2009
Odise Goro
A. Gjata ndihet poet i
ditëve të sotme dhe si i tillë, ai nuk pranon të mbetet në kohërat e shkuara
poetike. Veten e mbanë rob të ndryshimeve të vazhdueshme...
Gazeta “Tribuna” Janar 2010
Raimonda Moisiu
Te poezia “Gratë e poetëve ... poeti Gjata ka dhënë
gjithë esencën e një krijimi, i cili përmban në brendësi cilësinë e të gjitha
krahasimeve dhe shoqërimet, që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimet
e tyre
Shtator
2009 (Fjala e Lirë)
Roland Gjoza
I uroj sukses të mëtejshme
mikut tonë (Arqile Gjatës) për poezitë e veçanta që shkruan, për atë
vështrim metaforik të botës, për vështrimet meditativo-lirike me një
ngjyrim të spikatur ....
Spiro Xhavara
... në krijimtarinë e Arqile
Gjatës impulsivi i talentit pas akumulimit të gjatë ndër vite është i dukshëm.
... ka një këndvështrim të
vetin në ambientin krijues apo vizual që e rrethon.
02-04-2010
Thanas Boçi
Vëllimi poetik”Gratë e poetëve” i
Arqile Gjatës përshkohet nga metafora e kujtesës që konverton në një entusiazëm
tepër rinor e romantik që burojnë nga dallgët e shpirtit dhe bjerrin fuqinë e
tyre deri sa shuhen ngadalë-ngadalë
si puhiza të lehta.
Dhjetor 2009 “Fjala e Lirë”
Thodhori Baba
Autori (A. Gjata) di të përdorë
figuracionin letrar. Ai di njëkohësisht të gërshetoj vargun metrik, me atë të
lirë, apo ta thyej pa humbur muzikalitetin...
Gazeta “Tribuna” 26 Shtator 2008
Gëzim Uruçi
I nderuar Arqile!
Ju lexova me shumë endje i
dashtun mik!
Keni bërë goxha punë të arrirë,
që më kënaqën.
...gjeta shpirtin tuaj elokuent
dhe plotë figura e fantazi poetike të cilat po i jetoj dhe tek libri juaj që më
dhuruat ‘’Gratë e Poetëve’’, jeni realist, emocionues e plotë energji, si tek
‘’Valsi i Diellit’’
Vullnet Mato
... Në vargjet e tu
ndjenjat pleksen bukur me element të natyrës dhe detaje të gjetura me kujdes,
të cilat shprehin nëntekstin e tyre në harmoni me fjalën e fuqishme poetike
... Je një poet i pjekur, që e
kërkon të bukurën gjithandej dhe e stolis mirë brenda vargjeve.
13-3-2010
GËZUAR DITËLINDJEN DHE NGA HERA PAÇ POEZI
MIKU IM ARQILE GJATA
Edhe pse e njoha vonë Arqile
Gjatën u ndjeva me fat që e takova...Se është poet i vërtetë dhe aspak
mburravec si tufa e hiçëve, ose
gumenëve, siç i quaj unë.
I thjeshtë dhe i qetë erdhi një
ditë në barin tim dhe dikush ma prezantoi ftohtë...kur lexova edhe moshën e
tij, e besova atë tjetrin...
Veç në njohjen tonë të parë mora
shumë përshtypje të mira, sepse Arqileja fliste pak dhe skuqej si çupëlinë e
paputhur kur ai fliste për poezinë.
Nuk e ke të vështirë, o poet dhe
ti o lexues me mençuri e shije, që pasi t’a lexosh A.Gjatën, me vete të
pëshpëritësh;’’Ky qenka poet i vërtetë,
pa poza e artifice, pa deklarata, që mburkat i tremb me shkop në dorë.’’
Unë e di...që tek shkallët e
Olimpit janë rreshtuar ata, që janë gati të hedhin edhe bomba që t’i
‘’shtrijnë’’ të gjithë përtokë, ose si kaptera të keq, t’i vënë poetët në
radhë, apo resht. Hiçërit rinë në tufa dhe të nxjerrin sytë po tu prekësh
njërin prej tyre. Çdo poet i vërtetë do të ndihet i pikëlluar me çka po ngjet
në këtë vend me poezinë dhe poetët. Këtë
pikëllim e ka dhe miku im i ri dhe i vjetër Gjata, e shprehur në poezinë e tij.
‘’...Shkruaj o poet, se edhe në
këtë vend do vijnë kohë të tjera, kur gumenët do të ikin...tutje thatësirës dhe
gërxheve!’’
Poetëve nuk u vë dot numra mbi
bluza, kështu që, si edhe unë e të tjerë poet vlonjat, nuk kemi numra në Odën e
poezisë. Vetëm se një gjë është e qartë; Arqileja është në këtë ODË dhe ka
bukurinë e vetë e do ta ketë në breza, sepse kush ka poezi të shprehur e të
stilizuar, ai ka pasuri të pavlerësuar.
Poezia e vërtetë nuk mbulohet,
sepse ajo e ka kokën lartë, nga bukuria e sajë marrin gjelbërim e jetë kodrat
dhe vendet.
Të falënderoj Arqile, që shkruan
bukur edhe për mua...! Jetë të gjata dhe suksese në krijimtari!
Nga Xhemil Lato
Vlorë më 16-6 2011
Shpirtdhimbja e poetit që krijon
bukurinë në fjalë
Nga Fatmir Terziu
Mu deshën pak kohë që të
lexoja poetin Arqile Gjata . E
pashë poezin e tij në vite
pashë edhe energjinë e
tij të veçantë . Është një poetikë që delnga shpirti, nga ndjenja,
nga të gjitha anët e
komponentit përbërës të shpirtit të tij të dhimbshëm, përvuajtës .
Mësë fundi rilexova
ciklin më të ri të tij, ‘’Nata e dhimbjes’’ dhe fiksova sërish këtë poet
që flet qartë, që ka
stilin, gjuhën dhe vargun e tij . Është një poet që krijon dhe
lëvron vargjet e lira,
sepse ato janë të çliruara nga metri, dhe pse natyra e çiltër e tij
është e tillë, e lirë,
e çliruar nga gjetja dhe humbja e kohës , Vargu i poezisë
së tij në tëshumtën e
rasteve është i çliruar nga ritmi i regulltë, por ka në thelb
ritmin fjalëmesazhier,
është i çliruar nga rima, por ka sensin e një të lexuari të
rrjedhshëm, me nge,
kuptueshëm . Në poezinë e Gjatës, gjejmë muzikalitetin e një
poezie me varg të
ndërlikuar që mbështetet në organizimin e njësive ritmike të
rëndësishme dhe në
ritmin që organizon njësitë kuptimore dhe tingëllore .
Mjafton të lexosh
ciklin e tij të fundit dhe të kuptosh këtë . Tek poezia ‘’ Fjalët’’
e gjejmë atë dukshëm .
Tercina( strofa treshe) e tij flet qartë .
‘’ Kur fjalët bëhen re
të zeza,
e vijnë me pickima mbi
dritaret e shpirtit,
ato bëhen gra të
përdala…’’
Dhe po ta shohësh këtë
poezi se është realizuar në Athinë më 8-11-2008 ora 20 ;40,
Natyrshëm e kupton edhe
shpirtin e përdhimbur të potit, shpirtin e një krijuesi që
tashmë flet qartë dhe
ka gjuhën e tij të vërtet, tipike . Me ndjenjën e leximit të
poezisë së tij dhe me
ndjenjën e një poezie që më ndjeu pash se vargjet e tij
janë një peshë e
rëndësishme fjalësh që ashtu si atëhere kur u shfaqën në poezinë
evropiane me emërtimin
në gjuhën franceze( ku dhe ka lindur) verslibre-varg i lirë .
Këto vargje lindën
atëhere si shprehje e nevojs së bredëshme të poetit,
si domosdoshmëri e
srukturimit të përmbajtes, dhe tashmë në ciklin e Gjatës
kanë një arsye më shumë
të lindin dhe të fiksohen si të tilla, pasi ato pasqyrojnë
botën e tij të
brendëshme e të ndjeshme . Ky strukturim i tij në poezi lidhet me
poezinë moderne, që
ushqehet pikërisht nga rrethana të tilla .
Por këto shenja të
tilla poetike, që shmangen nga tradita e vargëzimit i
gjejmë edhe në poezi të
tjera të këtij cikli dhe të krijimtarisë së tij .
Madje ato kanë lidhje
me krijimtarin e
hershme poetike shqiptare që tentoj këtë shmangje nga
tradita e vargëzimit .
Asdreni te ‘’Psallme murgu ‘’(1930) krijoj dhe strukturoj
në këtë mënyrë . Kadare krijoj ‘’Llora’’ dhe në mënyrë
prefekte realizoi një
dukuri që tashmë duket
e zakonshme në poezinë e Gjatës . Poezia ‘’Llora’’
e Kadares ka ngjashmëri
në strukturë dhe në filozofinë e shprehjes
me poeznë e Gjatës, ‘’Poetët e harlisur’’.
‘’ Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndur të poezisë
syshkruar,
mos ma prishni
buzëqeshjen e varrit të nënës .
Nga cepat e vargjeve
rrëshqasin lotë dhe shpresë,
Jo copra litari për
fjalën e lirë….’’
Duke parë poezinë e
Gjatës në kënd më të ngushtë, shikon edhe
Fuqinë e personifikimit
të tij poetik, që krijohen në lidhje të ngushtë me
shpirtin e tij, me
ndjeshmërinë e tij . Janë ‘’dhëndur të poezisë
syshkruar’’
që poeti u vesh poezive
syshkruara, këtyre gjërave pa shpirt, sikur ndjejnë
dhe janë tamam ajo
plotsja e shpirtit dhe ndjnjës së poetit .
Një tipar tjetër
dallues në këtë cikël poetikë të krijuar nën peshën
emocionale është edhe
elokucioni, që ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve
dhe vendosjen e tyre në
varg, në mënyrë të tillë që të ushtrojnë ndikim
sa më të madh . Dhe
këtu shihen qartë, sidomos tek poezitë ‘’Pagjumësia’’
‘’Rrugëve të fjalës’’,
‘’E shkriva moshën’’- siç janë shprehësia, veçantia, pastërtia
gjuhësore, eleganca,
veçantia ideale, harmonia etje.
Stilistika letrare e
poezisë së Gjatës është një funksion i qartë dhe
një harmoni e nevojshme
në lidhje me gjithë detajet e poetikës . Këtu merr
jetë poezia e tij dhe
mbetet si një krijim ritmik i botës së tij të brendëshme
e të ndjeshme , Edgar
Allan Poe thotë :’’ Poezia është krijimtari
ritmike e së bukurës në
fjalë ‘’
Dhe këtë e kryen edhe
poezia e këtij poeti në shpirtdhimbje .
16 – Nëntor – 2008 Posted by M.I.P
VERTIKALE POETIKE – SYNIM I PIKËTAKIMIT TË VLERAVE
Nga Xheladin Mjeku
Arqile
V. Gjata: “KUR THINJET DETI”, poezi të zgjedhura, botoi Botimet ADA – Tiranë,
2012
Arqile V. Gjata (1942), poet dhe shkrimtar vlonjat, që
jeton dhe krijon jashtë vendlindjes, duke ndier peshën e rëndë të dheut të huaj
në mërgim, provokohet nga tema e ngjarje të ndryshme që e prekin unin e tij
krijues për të sjellur pak mall vendlindjeje në ambientet e tij ku jeton e
vepron. Në librat poetik “Kur
trazohet jeta” (2005), “Kurorë
me ngjyra” (2006), “Gratë
e poetëve” (2009) dhe “Jeta
më vjen si poezi” (2010), spikat tema e dashurisë për atdheun, për
të kaluarën e tij dhe për dëshirat e pafund të arritjeve të reja dhe kthimit në
folen e vendlindjes, aty ku frymon pjesa tjetër e njerëzve të tij.Përzgjedhja e poezive ndër të realizuarat nga opusi krijues i autorit në librin me titull “Kur thinjet deti” paraqet pasqyrën e krijimtarisë së tij disavjeçare, duke përmbushur kështu një detyrë ndaj lexuesit, i cili në çdo kohë mëton të ketë ajkën e krijimtarisë, për të njohur më për së afërmi me gjithë atë që sjell krijimtaria e tij shumëvjeçare. Me kurreshtjen prej lexuesi po shfletoj një për një gjithë ciklet poetike të librit, që konsiderohen si përfaqësim i librave të botuar gjatë periudhës së deritashme krijuese të Arqile V. Gajtës.
Poezi
me aromën e vendlindjes
Nga krijimtaria letrare e Arqile V. Gjatës nuk kisha
lexuar ndonjë libër më parë, derisa takova një version elektronik të librit me
poezi “Gratë e poetëve”,
meqë autori vepron jashtë atdheut e libri tashmë ka një rrugë tepër të vështirë
ta arrijë lexuesin e dëshiruar, përveç rrugës elektronike që të shumtën e
herave na bën të takohemi e të këmbejmë përvojat dhe të shijojmë vlerat e
ndërsjella, apo të gjejmë miq e bashkëveprimtarë, që na gëzojnë shumë këto
gjetje të reja, gjithandej kah frymon jeta e komunitetit krijues. Nuk ka si të
jetë ndryshe, kur tashmë librin duhet ta distribuoj vetë autori dhe falë
takimeve të shpeshta kohëve të fundit, nëpër aktivitete kulturore dhe letrare
në të gjitha trojet etnike, pa ndonjë pengesë zyrtare na mundësojnë kontaktet e
këtilla, që rezultojnë me njohje vëllazërore e miqësore. Libri me poezi të zgjedhura “Kur thinjet deti” vjen në radhët e mundësive të shqyrtimeve letrare, pas një kënaqësie leximi dhe mbresave që më bënë kurreshtar t’i qasem një analize të shkurtër, për të prekur disa nga shumë vlerat dhe çasjet e autorit. Më mban shpresa se i kam rënë pikës, për faktin se këtu takoj një prezantim të përgjithshëm të krijimtarisë së tij. Poashtu, edhe një arsye tjetër që e përforcon qëndrimin tim për ta analizuar këtë poezi është trajtimi i shumë temave dhe ngjarjeve të jetuara, duke i ngritur në vlerat e pakontestueshme artistike me imagjinatën e tij krijuese dhe mbi fondin e pasur të leksikut letraro-artistik, që ia ngrisin vlerën në përmasën e dëshiruar.
Vargjet që burojnë nga nostalgjia për vendlindjen dhe mungesa e pakompensuar për shijimin e freskisë së detit pothuajse gjatë gjithë krijimtarisë së Arqile Gjatës, vijnë si katalizator të frymëzimeve dhe shtytje e rrugëtimit të tij poetik shtigjeve të pafund të temave të nduarnduarshme nga atdheu, mërgimi, emocionet nga ngjarje të ndryshme dhe shumëçka që takojmë këtu. Pa iu qasur trajtimit të çdo cikli a poezie, do të veçoja ndonjërën, si: “Tek ajri janë gjithë gërmat e shpirtit”, “Përfytyrime nëpër vargje”, “Unë endacaku”, “Në vendin tim”, Rreth e rrotull globit”, “Kur mbusha 2000 vjet”, “Pisha Flamur”, “Rrezarta”, etj. për të pasqyruar rrugëtimin poetik në gjithë materjen që prezanton libri, pa veçuar cikle të saj, që në fakt vijnë të prezantuara pjesë nga secila përmbledhje e botuar më parë.
“Deti i trazuar bridhte
dallgëshumë,
në breg ai dëgjonte
frymëmarrjen e rëndë
të peshqve,
që flenë deri në agim kur
mblidhen rrjetat
e pulëbardhat bien mbi valë.
(“Me sy nga vendlindja”, fq. 76)
Arqile V. Gjata,
për asnjë çast nuk lë pa prekur edhe tema tjera, që për synim ka paraqitjen e
ndryshimeve historiko-politike dhe përkushtime personalitetesh të dëshmuara, që
takojmë në poezitë: ”Nata e
bardhë”, “Fjalët e
pemëve”, “Heroina”,
etj. Në prizmin e vargut të tij gjejmë edhe poezitë për më të dashurit e jetës,
për familjen, që me pietet u kushton vargje plotë mall: “Në kopshtin e dashurisë sonë”,
“Familja nëëndërrime”,
“Për babanë”, “Nëna”, “Siborës”, “Elegji për time motër”, e
ndonjë tjetër, për të mos anashkaluar edhe dhimbjen që shkakton jeta në mërgim,
(“Në konakun e emigrimit”,
“Ku shkoni, o të plakur?”,
etj). Të rëndësisë së veçantë janë edhe një numër i konsideruar i poezive që
për shtjellim kanë pikërisht jetën dhe ballafaqimet e poetit si veprimtar
krijues, me pafundësinë e dhimbjes, përpëlitjeve, brengave, gëzimeve e
shpresave që e përcjellin në kohë, që i mësojmë duke lexuar poezitë: ”Sa e dhimbsur poezia…!“, “Poetike”, “Librat” “Poetët”, “Poetë të harlisur”, gjithnjë
duke kujtuar edhe librin tashmë të njohur “Gratë
e poetëve”. Mbresat nga leximi i poezisë së Arqile Gjatës kanë një rëndësi të llojit të saj, sidomos kur kihet parasysh komunikimi poetik, si te poezia: “Gratë e poetëve”, ku interpretimi i ngjarjes ka kuptimin universal të shprehjes, që për faktin se ky komunitet kulturor, pothuajse në të shumtën është realiteti që preket këtu.
“Vijnë gratë e poetëve
palë – palë,
mbushur shpirtin me këngë.
Këto gra me luk të ndryshuar,
ditë e natë përtypin ëndrra
për burrat e trullosur nga frymëzimet.”
Gratë e poetit Gjata - Nga
Abdurahim Ashiku
Në vend të një diskutimi në shoqërinë “Liter
art”
Poezia është të duash, dhe dashuria nuk ka moshë. Do të desha sot këto t’ia
them dashnorit të ri të poezisë, shokut, moshatarit tim, Arqile Gjatës në tubimin për të dhe për “Gratë e poetëve” të Liter Art, diku në
një auditor në Akadhimias dhe Ipokratus 22. Nuk munda. Puna në emigracion nuk
njeh moshë, është si të thuash, si poezia, me ndryshimin se poezinë, fjalën
poetike e sjell çasti, muza, gurra e shpirtit. Punën e sjell afendikoi. Nuk
refuzohet, madje, në këto momente krize “alla greke” të duhet t’i vraposh pas.
Kështu ndodhi edhe me mua sot më 28 të marsit 2010. Nuk mund ta refuzoja ditën
e punës për hir të një tubimi poetësh.
E rëndë kjo fjalë, e rëndë në shpirt, megjithatë e pashmangshme.
Atqilea u mërzit kur i thashë se midis tij dhe punës po zgjedh të dytën. Më kishte kërkuar të them “dy fjalë” për të dhe poezinë e tij. Nuk ia thashë atje, midis disa dhjetëra poetëve ikanakë dhe të ftuarve të tij, midis “Grave të poetëve”. Po ia them këtu, në një auditor të gjerë, në kufij universi, botës që jetojmë.
Nuk do të ndalem të analizoj, siç analizojnë kritikët, prozën dhe poezinë e Arqile Gjatës, nuk do të shfletoj fletët e “Grave të poetëve”. Ato janë me poetët dhe të poetëve, në jetë dhe në muzë. Do të ndalem tek vendi në hapësirë i Arqile Gjatës, hapësirën ku mblidhen poetë e shkrimtarë e plugojnë, herë thellë e herë cekët, sipas një teknologjie të caktuar “bio” të kultivimit të ushqimit të jetës, në hapësirën e internetit, arës së madhe ku mblidhen, mbjellin dhe korrin krijuesit e universit shqiptar, shqip, në gjuhën e të parëve.
Fatmir Terziu i letrave shqipe në rrënjë të Albionit të lashtë kap dhe gërryen siç gërryen gjeologu tokën thellë në kërkim të mademeve të çmuara. Kap “Tredimensionalitetin e poezisë” së Arqile Gjatës. E përcjell atë në internet, ma sjell edhe mua për t’ia përcjellë lexuesit emigrant nëpërmjet “Gazeta e Athinës”.
E rëndë kjo fjalë, e rëndë në shpirt, megjithatë e pashmangshme.
Atqilea u mërzit kur i thashë se midis tij dhe punës po zgjedh të dytën. Më kishte kërkuar të them “dy fjalë” për të dhe poezinë e tij. Nuk ia thashë atje, midis disa dhjetëra poetëve ikanakë dhe të ftuarve të tij, midis “Grave të poetëve”. Po ia them këtu, në një auditor të gjerë, në kufij universi, botës që jetojmë.
Nuk do të ndalem të analizoj, siç analizojnë kritikët, prozën dhe poezinë e Arqile Gjatës, nuk do të shfletoj fletët e “Grave të poetëve”. Ato janë me poetët dhe të poetëve, në jetë dhe në muzë. Do të ndalem tek vendi në hapësirë i Arqile Gjatës, hapësirën ku mblidhen poetë e shkrimtarë e plugojnë, herë thellë e herë cekët, sipas një teknologjie të caktuar “bio” të kultivimit të ushqimit të jetës, në hapësirën e internetit, arës së madhe ku mblidhen, mbjellin dhe korrin krijuesit e universit shqiptar, shqip, në gjuhën e të parëve.
Fatmir Terziu i letrave shqipe në rrënjë të Albionit të lashtë kap dhe gërryen siç gërryen gjeologu tokën thellë në kërkim të mademeve të çmuara. Kap “Tredimensionalitetin e poezisë” së Arqile Gjatës. E përcjell atë në internet, ma sjell edhe mua për t’ia përcjellë lexuesit emigrant nëpërmjet “Gazeta e Athinës”.
Liter art
“Të gjithë në mënyrën e vetë/ sodisin heshtjen e bukurisë, /dridhur nga frika si lypsarë” merr nga nektari i luleve të kopshtit poetik të Arqile Gjatës për të treguar se: “Janë tre dimensione që kanë një lidhje. Janë “të gjithë” që lidhen me veten, me soditjen e bukurisë dhe me dridhjen nga frika si lypsarë”
“...Tre veçoritë në poezinë e Arqile Gjatës, nuk janë rastësi apo një krijimtari e ngjeshur dhe e rëndomtë, por një logjikë tredimensionale që duhet vënë në interes të vëmendjes kritike. Duhet respektuar si poezi me vlerat e saj në rritje” (Cituar sipas “Gazeta e Athinës”)
Eva i shkruan Arqilesë për “Gratë e poetëve”: “Ishte një udhëtim që në fillim mu duk rreth 30 faqe poezi, por më pas, duke shëtitur labirinteve të atij vëllimi, nuk e di se si humba sensin e kohës dhe vendit ku isha, gjithçka rreth meje u vesh me një shkëlqim të butë dhe si të zbritur nga qielli, me ngrohtësi dhe pritje për të vazhduar edhe një hap udhëtim, edhe një poezi ndjenje...
Kam vallëzuar me muzikën e ëmbël që rridhte nga vargjet e tij dhe asnjëherë nuk e dija se si do të ishte vargu më pas...”
“Arqilea është tashmë modeli i rezervës poetike të pa shprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën, modeli i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës...” vjen një vlerësim tjetër “kozmik” për “Gratë e poetëve” dhe kavalierin e tyre.
Raimonda Moisiu, gruaja më e pranishme në “Fjala e lirë” me krijimet e saj të bukura nuk ka heshtur pasi ka hyrë në jetën e “Grave të poetëve”.
“Te poezia “Gratë e poetëve”, nga ku ka marrë edhe titullin vëllimi me poezi, shkruan ajo, poeti Gjata ka dhënë gjithë esencën e një krijimi, i cili përmban në brendësi cilësinë e të gjitha krahasimeve dhe shoqërimet që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimet e tyre, është GRUAJA – bota rreth saj e brenda saj, për të shprehur atë universalen, ekzistencën e burrit – dashurinë – frymëzimin!”
“Të shikosh dëborën dhe erën kaq afër nëpër fshat e ti ledhatosh me duar cung, në këto vise të veriut rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave që si muzikë pop, bredhërijnë nëpër fshat”. Mjafton të analizosh këto vargje dhe gjen të gjithë elementët e një poezie të mirë, e një poezie metaforike e filozofike”. është ky vlerësimi i poetes së njohur Fatime Kullit për poezinë dhe krijimtarinë e Arqile Gjatës.
Luan Xhuli shkruan: ...”Dikush, e ngriti në krah deri te frymëmarrja që i përgjigjej peshës së tij të lodhur...” Një poetizim sa metaforik, aq meditativ dhe filozofik...një frymëmarrje. Poeti që di të zgjedhë ozonin poetik mes atmosferës krijuese. Gjithmonë poezitë e shkurtra, janë miniatura konstrukti të temave të mëdha. Arqilea di të magazinojë të tilla frymëzime”
Të dielën më 28 mars “Gratë e poetëve” dolën nga “kulla e ngujimit” ku i kish mbledhur “kanuni” i poetit, dolën për u ulur në karriget e sallës, për të parë e dëgjuar sa vlen lëkura e tyre e butë, shikimi i ëmbël, zëri melodioz, përqafimi poetik. Kishin vite “ngujuar”, vite sa nuk i mbajnë mend, vite që sollën “borë” të bardhë mbi kokë. Kishin dalë nga “orteku” i muzës së vargut, muzës së dashurisë që nuk njeh moshë. I kishte nxjerrë Gjata i viteve të gjata mbajtur në gji.
E kush thotë se poezia është si rinia, është e rinisë, është ëndërr e moshës së brishtë, e filizave të jetës? E kush thotë se poezia shpronëson moshat, siç pronëson “dëborën” mbi leshrat e kohës? Në qoftë se dikush e thotë, nën apo mbi zë, në notën e poshtme të pentagramit apo në më të sipërmen e tij, le të shkojë të laj fytyrën në kroin e “Grave të poetëve”...
Një vërejtje e kam për Arqilenë, vërejtje që ma diktuan dy tregime të tij... “Burri Gruaja dhe i Dashuri i Gruas” dhe “Bisedë me një Grua që Di të Pi Vetëm Verë”. I kalova të dy tregimet më programin QEP të Kosovës, një vepër me të vërtetë kombëtare për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Vërejta se kishte shumë fjalë të nënvizuara me të kuqe, shenjë që tregon se për gjuhën shqipe, për drejtshkrimin e saj, duhet të tregojmë kujdes. Dikur, brezi im i gazetarëve qe i detyruar të japë provim “Drejtshkrimin e gjuhës shqipe”, qe i detyruar që në tavolinën e punës të kishte “Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe”, gazetat (edhe institucionet) kishin në organikë “korrektorin letrar” pa firmën e të cilit shkrimet (shkresat) nuk kalonin në shtypshkronjë (për firmë tek titullari). Sot, i vetmi mjet për të mos e vdirr gjuhën shqipe, për ta shkruar atë me të 36 germat e alfabetit, është që çdo shkrim, çdo shkresë të kalojë nëpër programin QEP të Kosovës. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që shkruajnë shqip. Mbi të gjitha këtë duhet ta bëjnë shkrimtarët dhe poetët…
Nga arkivi im gjeta dhe po përcjell një fotografi poetësh flokëthinjur, poetësh e shkrimtarësh emigrantë. Po e përcjell si dokument se poetët janë poetë deri në amshim
Athinë, 28 mars 2010
Përshëndetje për suksesin e Arqile Gjatës në vëllimin
poetik
“Gratë e poetëve”
Të nderuar krijues dhe miq
të krijuesve,
Ja se
si desha të shpreh para jush rrugëtimin e Arqiles drejt lartësive poetike:
Në moshën 12 vjeçare u
luta para prindërve të mi dhe përballë madhështisë së maleve:
“Sikur të isha
shkrimtar”.
Lutjen, dëshirën,
ëndërrimin ma nxori nga shpirti një tablo impresionuese e natyrës së fshatit
tim soditur nga e
quajtura Qafë e Palipjeshkës.
Duke mbështetut me
kujdes këmbët shkrep më shkrep e rrëpirë mbi rrëpirë arritën në qafë.
Aty ishte stacioni i
frymëmarrjes për të gjithë kalimtarët. Të lodhur nga ngjitja e së përpjetës
thuajse vertikale,
secili u ul në një dërrasë guri. Para nesh, mbi hundën përtej rripit të hollë
të
një fushëze, zbardhnin
mes gjelbërimit shtëpitë e mëhallës dhe, në mes të tyre, shtëpia jonë
e dorëzuar tek të
afërmit që i qëndruan besnikë fshatit. Përreth lartësoheshin majat e maleve;
Trënajoi, Qore, Çika,
Bogonica. U pushtova nga dëshira për të përkthyer në fjalë atë bukuri
mahnitëse, atë dhuratë perëndie, siç mund të
thoshte Naimi e Çajupi. Por fjala mungonte.
Vetëm shpirti mundi të
regjistronte, të fotografonte, të arkivonte. Mungonte fjala dhe megjithatë
unë deklamova para prindërve të mi:
-Sikur të isha
shkrimtar!
Kështu thashë, sikur të
isha shkrimtar, se poeti më dukej i largët, i tejdukshëm, i paarritshëm.
Madje nuk e dinim akoma
kush ishte dhe ku ishte poeti. “Vjershëtori si ai” shkroi Andon Zako
për Naimin ...Të mirët prindër, të cilët ato
vite kishin mësuar shkronjat në kurset kundër
analfabetizmit,
vështruan njeri-tjetrin të mrekulluar që i biri shikonte të tilla ëndrra dhe
dinte
fjalë kaq të larta. Nga
ana tjetër m’u duk se u trembën se mos biri i tyre shtatshkurtër bëhej
engjëll dhe ngjitej
atje lart te shkrimtari, te ZOTI. Po shkarpat kush do t’ua mblidhte? Po
bagëtitë
kush do t’ua mblidhte në të errur? Po bukën e
gojës kush do t’ua siguronte kur t’i linin fuqitë?
Kështu që ëndrrën e
futa në sirtar, sirtari ishte një vrimëz zarigogash në dheun e bardhë të
minierës
së zezë.
E përcolla këtë kujtim të fëmijërisë sime të ditëve kur po lexoja faqet
e para të “Afërdita
përsëri në fshat” për
të zbritur në Skelë të Vlorës, në rërën e imtë buzë Adriatikut, atje ku i
shikonte
ëndrrat Arqile Gjata.
Ato ëndrra me kaltërsi, me perëndime magjike të diellit në shtegun midis
Sazanit e Karaburunit,
me valët që i sulmonin këmbët e zbathura, me dallgët stërkalashumë tek
përplaseshin zhurmshëm në faqet e shkëmbinjve
të Ujit të Ftohtë, me varka të vogla e vaporë
të bardhë , me
peshkatarë të rreshkur e peshkarexhe që plakeshin shikonte ato realitete si ëndrra
dhe i mbartte në shpinën e shpirtit për të mos
i braktisur kurrë, por edhe pa gjetur rast e mundësi
t’i përcillte tek të tjerët. Kaluan vitet.
Arqileja duhet të mbijetonte. Prandaj impresonet u depozituan
në vatrat e trurit, u
trupëzuan me frymën dhe shpirtin e tij, por nuk gjetën kohë t’i shalonin fjalës
dhe të dilnin në mejdanin e letrave, atje ku
pret lexuesi, aq më pak patën nge të ngjiteshin në sallonet
e aristokracisë së të lexuarit. Ama, prisnin
ringjalljen. Me këmbënguljen e tij virtuoze Arqileja filloi
dritësimin e tyre një e
nga një. Në fillim nuk dinte mirë se ku duhet t’i kapte e si t’i tërhiqte drejt
dritës së jetës dhe u dukeshin plagët, por, me provat e shumta, në
bashkëshoqëri me fjalën e zgjedhur, arriti të nxjerrë impresione të pagjymtuar
shumë, pastaj më pak të gjymtuar, pastaj të plota, pastaj edhe mjaft të plota.
Dua t'i kreh flokët Vlorës / bërë kurorë ulliri ....
Era e fëmijërisë-një e
qeshur / e largët, e tretur në lëngun e jetës / më ledhaton sa herë jam i
pafuqi. ...
E kyça detin në gjoksin
tim / të mos i dëgjoheshin jashtë meje rënkimet ...
Jo vetëm mbresa e vizatime nga e kaluara, por
edhe brendia e njeriut, edhe fjala si shprehje e mendimeve
dhe emocioneve, edhe morali, lufta për jetën,
dashuria apo urrejtje zunë vend në motivet poetike
të Arqilesë ... Si qëmtuesit
e mirë të kësaj fushe shumëngjyrëshe, përsëri Arqileja, ka arritur të eci
në të njëjtën
trajektore ngjitëse, ka udhëtuar me frymëmarrje të rregullt duke u shfaqur
pranë lartësive poetike. Para disa viteve kjo dukej e pamundshme. Një nga
skeptikët isha dhe unë. Por duke lexuar poezitë Pagjumësia, Fjalët,
Fluturimthi, Sa e donte nëna diellin dhe të tjera ndiej gëzim për rritjen
artistike të mikut dhe më burojnë këto fjalë që thashë para jush.
Mos pastë vdekje vargu
yt, o miku im Arqile. Qoftë pemë e veçantë në pyllin e pafund të poezisë!
Novruz Abilekaj
PROFILI POETIK I POETIT ARQILE GJATA
2012-06-26 në orën 12:14.MD
ILIAZ
BOBAJ
‘’Të gjithë kemi harruar të qajmë,
M’i vodhën lotët,
Njerëzit e tokës sime’’.
Ndoshta mund të jetë
edhe kështu siç thotë poeti Arqile Gjata.Në këto kohë të trazuara,ku vuajtja
dhe stresi janë dukuri të përgjithshme,të rënduara deri në lodhje,ndoshta loti
nuk bën më efekt.Dhe poeti e ka lënë mënjanë të qarën.E ka harruar atë.
Veç nuk ka harruar të
këndojë.
Poeti Arqile Gjata di
të këndojë bukur me artin e tij poetik.
Pasi ka mbledhur dhe ka
përpunuar në laboratorin e tij krijues për një kohë të gjatë,më në fund ka
shpërthyer me disa libra,njeri më i bukur se tjetri,ku ndjehet vibrimi i tij i
ndjeshëm poetik,i cili i ngjan vibrimit të një flete nën frymën e flladit të
lehtë.
Poezia,tepër
delikate,por e llastuar hijshëm prej tij,ka një portret tepër tërheqës.
Askund më tepër se në
poezi nuk mund ta gjesh të plotë dhe të gjallë,shpirtin e këtij poeti të
mirëpritur veçanërisht vitet e fundit.
Në letërsi nuk vendosin
vitet.Vendosin vlerat. Nuk ka rëndësi se kur vjen dhe kur ikën.As mosha,as
mënyra e ardhjes.
Autor i 7 librave me
poezi,ai ka plotësisht të drejtën t’i thotë vetes poet,kurse ne miqtë e tij
poetë,kemi nderin ta vlerësojmë veprën e tij letrare dhe kontributin e tij
letrar,për prurjet e tij plot freski dhe finesë.Ky krijues i palodhur,përherë
kërkues i fjalës së bukur,i formës së hijshme dhe i brendisë së ndjerë,nuk e ka
lëshuar asnjëherë penën nga dora.E them me çiltërsi:e admiroj për punën e tij
të palodhur,për këmbënguljen,durimin,pasionin e tij të madh,me të cilin ai ka
thyer kohën dhe vitet,duke i kthyer ata në vite pune krijuese plot rendiment.
I ngrohtë dhe
meditativ,i brishtë dhe fluror,i prekshëm deri në detajet më të imët,me një
vërtetësi prekëse dhe ndjesi të natyrshme,ai pikturon lirshëm me fjalën e tij
të dlirë një poezi që të
hyn në shpirt,të shlodh e të kulturon,por që të vë në mendim,duke të tërhequr
në oazet e saj plot freski.
‘’Jam
i dashuruari i tingujve
Të poezisë !
I ngjaj elektroneve të
padukshme,
Nga loti i fjalës
drithërohem....’’
Ai hyn në botën e
shpirtit,lirshëm,ashtu siç hyn një njeri në shtëpinë e vet,pa trokitje të
panevojshme,pa stanjacione poetike,që do të të lodhnin me pritjen e tyre dhe
pasi lë aty mesazhet më fisnikë,të
cilët veçse do ta fisnikëronin më tej shoqërinë njerëzore,si një krijues i
vërtetë e plot hir poetik,del andej po kaq natyrshëm,pa bujë,pa tamtame
poetikë,ashtu siç hyri.Me një thjeshtësi të admirueshme.Të duket sikur poeti
hyn në një vend të shenjtë,në të cilin,pasi përkulet me nderim,duke lënë
njëherësh edhe urimin e tij,del prej andej më i fisnikëruar se më parë:
‘’I neveritshëm suksesi,
Karikaturë e pështirë që të
tradhëton,
Kush ndjen dhimbje.
Dehur nga humbja e përfoljes,
Si gur i ftohtë,
Përsëri dhimbja dëfrehet me
suksesin.
Rritur nëpër gjethe
2
Ushqyer me të kokrrat e
lotëve,
Ndodh...
Ndonjë fluturak guxon t’i
thotë:
‘’Eja,
Fluturo me mua !
Të mos lagesh nga shirat
E suksesit
Dhe i vdekur të ngrohesh
Në dëshirat e lexuesit
hirplotë’’.
I tillë është poeti edhe kur
mediton para mbesës së tij,e cila sapo ka filluar të hedhë hapat e parë në
jetë.Në këtë rast poezia e tij ka një fluiditet prej ikone.
‘’Si një kukull e pikturuar,
Dhuruar për mua,
Vjen rrotull nëpër shtëpi,
Mbesa ime,Maria.
Kur më thotë shpeshherë,
‘’dua mele,babo’’,
Me dy doçkat
Qafës harkuar,
Atëhere,m besoni,
Jam duke fluturuar’’.
Me një natyrshmëri të tillë të
admirueshme hyn dhe mediton ai edhe në mjediset e natyrës,ku Vlora e tij dhe
deti që i lag buzët e bregut të saj,mbeten dobësia e tij e përjetshme.Aq më
mirë që i shpërfaq këto dobësi.Në këtë mënyrë ai bëhet edhe më i bukur,më
tërheqës,më poetik,më bindës.Kur shpërfaq dobësi të tilla,njeriu bëhet më
bindës.Më i vërtetë.Aq më tepër poeti.Në këto raste poeti Gjata derdh mbi varg
të gjithë koloritin e tij poetik.Deri në dhimbje.Në një gërryerje të
brendëshme,ku mungesa e qytetit tënd dhe e njerëzve të tu të dashur ka ngritur
folëzën e vet.Me dashuri të pamatshme,por pa rënë në rrjedhën e saj të
rrëmbyeshme,duke ruajtur sensin dhe masën e rrjedhshmërisë artistike.
‘’Kur ika nga Vlora,
E kyça detin në gjoksin tim,
Të mos dëgjoheshin jashtë meje
rënkimet.
Kur më merr malli për të,
Shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj
Këngët e fëmijërisë’’.
* * *
Është e rëndësishme të
theksohet në këtë takim poetik,se poezia e Arqile Gjatës ka një hapësirë
poetike të admirueshme,gjë që i zgjeron asaj hapësirat e lëvrimit të saj,ku
rrjedhimisht edhe gjurmët që lë kjo poezi kanë një gjeografi më të pasur.Poetit
i lënë mbresa të thella ngjarjet e mëdha,ato që kanë hyrë në historinë e botës
dhe të kombit tonë dhe që duhen trajtuar si të tilla edhe në letërsi.Poeti nuk
mund të jetë jashtë këtyre ngjarjeve,aq më tepër që ai e ka detyrë t’i
përjetësojë ato me artin e tij të fjalës.
Le të flasë kush të dojë për
një letërsi të kulluar,le të sjellë edhe argumente për të argumentuar një
mendim të tillë,faktet e sjella nga letërsia botërore dhe nga letërsia jonë
kombëtare,kanë treguar dhe tregojnë se letërsia nuk mund të jetë e tillë veçse
në mendjen e ndokujt,që i pëlqen ky mendim.Poeti nuk i harron as buzët e
atdheut të tij,që,siç shprehet ai ‘’qeshin rrallë’’,as heronjtë e kombit të vet.Përkulet
para tyre me
3
nderim,duke u blatuar
një buqetë poetike.Harresa të tilla janë me pasoja,pasi njeriu që nuk e nderon
historinë e kombit të vet,e harron atë.
Për poetin një harresë e tillë
do të rëndonte edhe më tepër.
Si mund të qëndrojë poeti
jashtë ngjarjeve në Kosovë,pavarësia e së cilës e përmasoi kombin tonë,e pse
jo,edhe e rilindi atë,si ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme pas Pavarësisë
sonë Kombëtare,100-vjetorin e së cilës e festojmë këtë vit ?
Shpërthimi i poetit është
krejt i natyrshëm,si një njeri që flet për kombin e vet.Lirshëm,pasi flet për
veten e vet,si një pjesëz e këtij kombi.
Por me art,jo me parulla
standarte:
‘’Në natën e bardhë,
Me jehonë zbret së lari
I shenjti lis,
Adem Jashari !
U çelën portat e festës...
Për të kuvenduar me etërit,
Ai,
Nga zemra e maleve hapon drejt
kullës,
ku ende është i varur qielli i
vranur’’.
* * *
Sivjet miku ynë,poeti Arqile
Gjata feston 70-vjetorin e tij.Për këtë 70-vjetor,të cilin po e festojmë së
bashku sot,ai na ofron veprën e tij letrare,ku poezia është ‘’nusja’’
fustanbardhë dhe sykaltër e kësaj feste.Kështu i pëlqen Arqilesë të pikturojë
atë.
Unë besoj se ai nuk do ta
lëshojë kurrë nga dora penelin e tij poetik.Derisa të ketë frymë.Ai nuk mund të
jetojë ndryshe.
Ja se si thotë në një poezi:
‘’Jetë,
Akoma nuk ka rënë nata
për mua.
Të dua jetë,
Do të t’mbaj shtrënguar,
Ashtu si je !’’.
Ne,me siguri do të mblidhemi
sërish për të.Për të shijuar poezinë e tij të dlirë.
Por deri atëhere kemi kohë.
Sot,në këtë festë të paharruar
për atë dhe për ne,edhe pse nuk munda të jem pranë mikut tim,urimi im
vëllazëror,është aty:
‘’GËZUAR 70-VJETORIN E
LINDJES,POET DHE MIK I NDERUAR,ARQILE GJATA !
GËZIME DHE LUMTURI NË FAMILJE
!
DHE SUKSESE TË MËTEJSHME NË
KRIJIMTARINË TUAJ LETRARE !’’.
Patra,qershor
2012.
Αρχή φόρμας Τέλος
φόρμας
Impulsimi i talentit pas akumulimit të gjatë
ndër vite i poetit Arqile Gjata.
Nuk është e vështirë të kuptohet
se në krijimtarinë e Arqile Gjatës impulsimi i talentit pas akumulimit të gjatë
ndër vite, është i dukshëm. Dhe ky është një fenomen krejt i natyrshëm, ku
krijuesi grumbullon në jetë emocione, mbresa, vizione, tema e gjithçka tjetër
dhe një ditë këto padyshim, duke mos mundur t’i mbajë më brenda vetes së vet,
do t’i hedh në letër, në poezi a prozë, në pikturë apo muzikë.
Më tepër se tek çdokush tjetër ky
fenomen është i dukshëm tek Arqileja, i cili në krijimtarinë e tij ka një
këndëvështrim origjinal të vetin në ambientin krijues apo vizual që e rrethon.
Do të thoja se shpërthimi i talentit të Arqiles është i vrullshëm, brenda pak
kohe ai na ka dhënë disa vëllime me poezi e në prozë si dhe mjaftë publicistikë
të kategorisë së vëzhgimit, vlerësimit dhe të esesë. Në këtë bagazh letrar që
vazhdon të shtohet, sepse Arqileja krijon vazhdimisht dhe kjo është një anë
tjetër pozitive e tij, kemi një larmi temash. Tematika e krijimeve të tij është
marr nga përditshmëria e fenomeneve, por përpara këtyre, shumica e tematikës së
trajtuar është produkt i një fantezie dhe imagjinate të hollë, me të cilat
Arqileja është gjithmonë i veshur si me një kostum transparent..Falë kësaj
imagjinate të ndezur, ai të befason në poezi me këthesa të papritura që të
japin gjithnjë kënaqësi dhe ta çojnë mendimin në lartësi të tilla, ku botën e
shikon të gjithë, në çdo cep e skutë të saj. Padyshim në këtë tematikë që vjenë
duke u zgjeruar më tej, ajo e dashurisë zë vendin më të madh. Këtu A.Gjata na
ka dhënë poezi shumë të bukura. Le të kujtojmë për shembull, “Shoqja e ëndrrave
të mia”, “Balada e fustanit të bardhë”, “Një degë e tharë”, “Të vdes i
dashuruar”, etje Por nuk mund të lëmë pa përmendur që shumë poezi të ndjera ai
i ka thurrur për vendlindjen e tij të dashur, Vlorën, të cilës i këndon me
gjithë shpirt, duke e përshkruar bukurinë e saj që kur hyntek blloku i
ullinjve,, kur ngjitesh në Kuzbaba, apo kur vete të pish një kafe në Ujë të
Ftohtë e Llogara, pale kur ri e
frskohesh në anëdeti.Në të gjitha këto tema vështron dhe trajton anën e
padukshme të fenomeneve, pikërisht atë që nuk e shikonë një sy i zakonshëm,
duke rahur kështu trajtesa të veçanta dhe që janë personalisht të tij.
A.Gjata ka prurjet e tij, ka
zerin e tij në poezi, ka emrin e tij dhe për këtë duhet të jrtë krenar si ai
dhe ne shokët e tij. Por ne që jemi dhe shokët e tij duhet t’themi edhe se
duhet të punojë më shumë për punimin dhe ripunimin e vazhdueshëm si të poezisë
dhe të tregimit, sepse asgjë nuk mund të dalë e saktë dhe e bukur siç duam,
qysh me hedhjen e parë në letër.
Diskutim i mbajtur në takimin e
organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Në Greqi LIER-ART për
diskutimin letrarë të poezisë së A.Gjatës më 28-3-2010 Athinë
Nga SPIRO XHAVARA
Start i vonuar, por vrapim
poetik
që duhet admiruar
Rreth vëllimit poetik “Gratë e poetëve” të
A.Gjatës
Nëqoftëse ecjen e poezisë
në përgjithësi do ta quanim vrapim, nëqoftë se në poezi k A Ben Xhohsi e Karl
Luis, Arqile Gjata në mes të rugës realizon një sprint të fuqishëm, ju afrohet
atyre që udhëheqin garën. Ka akoma kilometra për të përfunduar vrapimin. Me
këtë libër të fundit me poezi A.Gjata ka kapërcyer disa vrapues, por mbi të
gjitha ka kapërcyer vetveten.
Duke e lexuar librin u
futa, ose jetova një ëndër. Ndjeja blunë e qiellit vlonjat, blunë e detit,
stërkalat e Jonit të më lagin, sikur duan të më sgjonin nga gjumi, nga
fëshfërima e ullinjëve, limonave e portokalleve që ma bënin ëndrrën dhe më të
bukur. E ndërsa libri po mbaronte, pra ëndrrës po i vinte fundi, nuk doja
t’hapja sytë, s’doja të mbaronte.
Ndjeja e po takoja
diçka të dashur, për shëmbull, nënën, që më mungon prej vitesh, një vajzë që e
kam dashur dhe më mungon, një shok. Pra, po takoja poezinë e vërtetë që aq
shumë e dua. Dhe i mbylla përsëri sytë
që ëndrra të vazhdonte! Tani lexoja ngadalë, nga e para, që ëndra të zgjaste.
Por sa? Përsëri erdhi
fundi. Hapa sytë dhe mendova:
Sa mirë do të ishte që
libra të tillë të mos mbaronin kurrë!
Vargje lirike, herë me
rimë e herë të bardhë, por dhe në rastin e dytë duke mbajtur një ritmik të
pëlqyeshme.Në të dy rastet shpaloset mendimi i pastër filozofik.
Midisë dy varianteve,
Arqilen do ta kshilloja të zgjidhte njerin prej tyre në të ardhmen, atë që
mendon ai se e shpreh më mirë, për të krijuar kështu një formë të tijën të
caktuar poetike.
I uroj Zotit Gjata
sinqerisht suksese për të ardhmen, ecje dinjitoze në rrugën e bukur, por të
vështirë të poezisë.
Diskutim në takimin
letrar mbi krijimtarin poetike të A.Gjatës organizuar nga Liter-Art më 28 Mars
2010 Athinë.
Nga
Koço Mërtiri (Kosta)
DISA VLERESIME NGA SHOKE TE NDRYSHEM
Fatmir Terziu
veçori pikasen lehtë teksa lexon poezitë e A. Gjatës. Poezi që ndërtohen mes një
itinerari logjik të mendjes, gatesë elokuente të shpirtit dhe paraqitjes
estetike...
Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të
pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në
bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer
digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit
poetik.
Novruz Abilekaj
Nesër, në majat më të larta
U ndjeva mirë kur
Arqile Gjata më besoi të jemi syri i parë në përgatitjen e këtij vëllimi me
poezi që “maten sup më sup„ me më të arrirat e ditëve të sotme.
U ndjeva mirë sepse kam
qenë rreshtuar në skeptikët e poezive të para, kam paragjykuar daljen e tij me
vonesë në mejdanin ku beteja artistike është më e mprehtë se në çdo fushë
tjetër të artit.
Tashmë, duke parë ngjitjen
e suksesshme vertikale të Gjatës, po e riformuloj hap pas hapi opinionin tim.
Ardhja në dorë e tufës së poezive që do të përmblidhen në këtë vëllim ishte
rasti më i përshtatshëm për këtë riformulim. Krejtësisht e paprofetizuar prej meje dhe
prej miqve rrotull nesh ky vertikalitet gjatë përjetimeve të fillimit, kur
dukej sikur autori sapo filloi bëlbëzimet.Arqile Gjata është sot,
sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i
këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin
poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku
ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik. Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje ku
shpatojnë vetëtimat …
Novruz Abilekaj
Njeriu natyrshem e ndjen mendimin tipologjik te poetit
Arqile Gjata, qe shemb mitet e krenarise se tepruar... Edhe kjo pike modestie e ben ate me natyral, me
njerezor. Kafja e ftohte ne tavoline, dhe pamjet tejet domethenese ne bagraund
jane pasqyre thjeshtesie. Me kujtohet kur i ndjeri Profesori Vehbi Bala shtronte para studenteve qe thjeshtesia nuk ishte
thjesht zbukuron njeriun, por e nderon talentin e tij. A nuk ben shembull ketu
vete z Gjata?
Fjala elire
Lire Intelektuali qe
identitetin e ka ne gjak, natyrshem mbetet nje lidhje e padiskutueshme jo vetem
e vetvetes, arsyes, dashurise njerezore dhe tere dimensioneve qe lidhen me
Kombin. Simbolika e kesaj fotoje eshte po aq e fuqishme sa tere kjo lidhje.
Fantastike..
Z Arqile
,respekt per ju ,ju jeni dhe do mbeteni mik i gjithe shqiptarve, me vlera te
medha, por modest , i thjeshte, simbol i njeriut fjale pak , i talentuar ju do
mbeteni gjithmone i ri , dhe befasues ne krijimet e tua . te jesh gjithmone
keshtu miku im me i mire, z Arqile.
2013-09-23 ·
Krenohem, më
vjen mirë me kushëririn tim Arqile Gjata, për më tepër kur lexoj edhe komentet
e ndryshme vlerësuese nga lexuesit, miqtë dhe shokët. Të përqafoj i dashur
Arqile. Paç përherë frymëzime për të shkruar..
Edhe para 115
vjeteve ka patur NJEREZ TE VERTET! Kujtim i bukur me te cilin kane te drejte te
krenohen brezat e stafetes "GJATA"!
Arqile ndjej arsyen intelektuale te shprehem me ndjenjen
me te mire te asaj qe jo me kot thuhet e mbahet shtrenjte ne sofatet e
shpirtrave njerezore: Memorja Kulturore qe flet edhe me kete gjuhe, me gjuhen e
fotografise... Deshmi per orrigjinen fisnike. Respekte
No comments:
Post a Comment