FASLLI
HALITI
Viz. S.kamberi
«Artist i Popullit»
ATA
Hije poetësh
ata rrinë nën hije
rrepesh dhe lisash
si për
t‘u bërë
rrepe -
poetë
lisa -
poetikë me insulina.
Por
mbeten kaçube xhuxhe,
të thara
nga amoniaku,
urina
shkurra
dhe
kaçube
të
ndotura me shurrë
me të
vjella pijanecësh…
Dhe dehen
ata
duke
imituar Eseninin,
madje
edhe Eseninit ia kalojnë në dehje.
Mjekrrat
i mbajnë më të gjata se Tolstoi,
më të
gjata se Sollzhenicini…
s‘pushojnë
së vëni baste
për
konkurse, për çmime…
dhe nëse ndonjeri,
i shpëton jurisë…
pa i dhënë
çmim
flamujt ngrihet në çast, në
gjysmë shtizë
ngrihet në çast flamuri
kombëtar
i komunitetit të poezisë.
Dhe s‘lënë ata poet
pa përgojuar,
pa fyer
pa sharë,
pa
denigruar:
Kadarea,
Agolli,
Arapi,
demode,
anakronikë…!
gjersa
s’mbajnë mjekërr,
mustaqe,borsalinë,kapelë
republikë…
Poetin e
kombit secili pozon,
secili
Nobelin
pret,
po
“Nobeli”,
pse po
vonon kështu,
pse po
vonon kaq shumë vërtet?
AUTOPUBLICITET
Poezitë e
tua
bori,
çangë,
sirenë,
si dikur
(e ç’na
duhet boria.
s’ka më
zbore…
e ç’na
duhet çanga !
s’ka më
kooperativa,
ferma.
kazmat,
belat, lopatat,
u
ndryshkën, po kalben.
e ç’na
duhen sirenat ?
s’ka më
fabrika,
kombinate,
uzina.
agregatët,
rotativët,
ingranazhet
kanë
zënë, pezhishka, merimanga,
nëpër
polezhët kanë bërë fole minjtë,
në rripat
e transmisionit
ecin
hardhucat,
gjarpërojnë
gjarprinjtë…
Bjeri
violinës më mirë !
njerëzit
janë të stresuar,
s’i zë
gjumi,
bëjnë
gjumë të shqetësuar)
Poezia
ime po
violinë,
Unë i vë
njerëzit
në gjumë
të mëndafshtë,
në gjumë të pambuktë,
rozë
në gjumë të verdhë zhabine
me vargun tel violine…
me poezinë time
violinë.
Poezia jote,
njerëzve u prish gjumin,
Durohet vargu yt
çangë,
bori,
sirenë…?
poezia
ime po!
vargu im
një rrjedhë e kthjellët
mes barërash blerosh.
Vargu im
një rrjedhë
që pastron blerimin
Poezia jote,
çjerr pantallonat, nëpër
gjemba,
gris këmishën e
djersitur,
nëpër
ferra.
Poezia
ime
liqen,
liqen i
kaltër, i qetë lasgushian,
Poezia
jote pellg nevrastenik
me dallgë
mistrece
që grinden me brigjet
plot leshterikë,
Poezia
jote
bori
alarmi,
çangë
që
tërbon,
sirenë që
ulurin…
Poezia
ime Zanë mali,
mis
kozmosi,hënë biondinë…
PËRSOSMËRIA
Sëmuremi,
Çmendemi,
Çalojmë,
vdesim
Vuajmë
mëkatin e Evës, Adamit,
Vrasim,
vjedhim, përdhunojmë,
Bëhemi
pre e djallit
Po kur
lindim
Fëmijë
Të vebër,
Me një sy
Ose pa buzë,
Ose gjysmë
buzë,
Ose me dy,
Ose shurdh
Ose pa veshë,
Ose ose me katër sy
Ose me
një vesh të salduar në tëmth
Ose pa
hundë ose me hundën shyt
Pa
këmbë, pa duar.
Kush
përgjigjet
Kush
Përgjigjet
për këtë
Zoti që
na krijoi apo vetë ne...?!
2018
LICEISTES
Gjoksi
I flashkur.
Buza
pa petale…
Në
përfytyrimin tim
Buza dhe gjoksi yt
Përsëri
me sythe,
Me
sythe pa lule natyrisht...
Nuk t’i
preka e nuk t’i putha asnjëherë
Ato
buzë
Ato
gji sfungjer
T’i puthja,
T’i përkëdhelja,
Me duart
blu të syve të mi.
Kur ti
vetë më vije në ëndërr
Më
kërkoje dashuri...
Me duart
e buzëve dhe të syve
Po t’i
prek,
Po t’i
puth ,
E do të t’i puth përherë
Si në
rini
Dhe
Prapë
Tani
Në
pleqëri.
Me afsh do t’i puth si
atëherë
Ato
buzë ata sy, atë gjinj
Sfungjerë…
Dyzet vjet prita të më dashuroje,
Po ti
s’më dashurove assesi.
Më mirë o
dashuria ime
E padshur
Më bëre
Të
shkruaj poezi
Që në rininë time deri tani në pleqëri ...
1997-
2017- 2018
BELBËZIMI I BUKUR
. nipit Aleksandër .
Ku i ke
farat e fjalëve?
Në
lëndinën e gjuhës së blerttë?
Kur do
të plasë sythi i parë
Baaa...?
Kur do
të çelë lulja e bardhë
Maaaaaa?
Çeli
kumbulla,
Çeli
molla,
Çeli dhe
qershia,
Pas të
la…
Mbushe lëndinën e gjuhës,
Me blerim
Të njomë
Me lule
fjalësh , nipçe
Mos bëj
me gjyshin vetëm “ha, ha ha…”
SA PAK
Zemra të zeza gurë
Që nxijnë jetë.
Zemra
Të zeza
gurë
Që nxijnë
ngrehina shpirtrash
Me çati të kuqe dhe mure të bardha
Shkallmojnë qoshe
Të lëmuara
Me lima shpirti,
Zemra të zeza si gurë të zinjë
Zemra rrënuese mizore, të zeza
Zemra rrënonuese
ke sot
Zemra që mbushin
Detet, oqeanet
Me lot.
Sa pak zemra ke që rrahin për zemrat,
Për dashurinë moj botë !
VAJZA SHQIPTARE
Vajza shqiptare!
Dje
Punonit
me tre turne
Uzinave,
Fabrikave,
Kombinateve,
Në
Punë
Vullnetare,
Aksioneve
me goditje
Të përqëndruar
Non stop,
Nën tik- take të përzishme orësh,
Ecejakje turpi trotuaresh
nëpër botë
Nën reflekset të turpshme
semaforësh...
ËSHTË
PËRJETËSI
Kam
dasuruar vetëm një herë,
Një
herë të vetme në jetë.
Ishte e bukur?
Ishte bukuri.
Ishte e menҫur
Ishte
Menҫuri
Ishte
E dashur?
Ishte dashuri.
Ishte
E besnike?
Ishte besnikëri
Është
Përsëri ?
Ishte përjetësi...
Tetor
2017
No comments:
Post a Comment