8888
EPIRI
PASTHIRRMË JUGU
(Poemë)
Nga Pirro Loli
(Botuar Sh.B. “Plejad”), 2013
“Kujtesa dhemb kudo që ta prekësh”(J.Seferi)
HYRJE
Do t’i fryj hirit, të ndez zjarrin e f
ikur. Atje
Nata
vajton mbi pyje por,
unë do kthehem ku dergjen
kujtimet e pavarrosura. Atje
ku hithrat e kujtimeve të
hidhura rriten pas derës. Atje
Ku kishat e moçme dhe muret e
shtëpive vezullojnë nga
myshku. Atje
Ku nëpër ugarin e butë digjet
portokalli si diell...
I vonuar jam si i ngritur nga varri
Zemra më përplaset nëpër brinjë. Dua të
vrapoj.
Ka shekuj që më presin. Të vdekurit e mi
Të patretur
shtrirë pingul mes përmes gadishullit
Veri - Jug.
* * *
O qiell, qiell i kaltër, më i kthjellëti
në botë, lësho një vetëtimë
mbi mua, o të më djegë të tërin, o kthema
fustanellën në
valle…t’ia marr asaj këngës me oii, oii që
më gërmon në zemër...
“Çish të ikim nga shtëpia?
Çish t’i lëm gjushrit në varre,
me kurmet pa tretur fare?...”
Oiiii, oiii!!
* * *
Kjo poemë , e vetmja në krijimtarinë time,
nuk ka datë
f illimi. Dhe, mesa shoh, nuk do të
ketë as fund.
Ajo është shkruar f illimisht në
mendje, e pse jo, para se të lindja
unë. E ka shkruar e gjithë elita e
Zagories sime dhe e kombit
mbarë brenda dhe jashte vendit,
është ADN-ja e patriotizmit më të kulluar
të shqiptarizmit,
fqinjësisë së mirë, lirisë dhe drejtësisë
shoqërore;
është lënda e trashë e gjakut, ankthi
tragjik i copëtimit barbar
të kombit shqiptar.
Mua, thjesht më ra radha të shprehem me
vargje.
Por,
Unë nuk di të shkruaj tragjedi.
Nuk dua të ringjall Eskilin, as
gjakun ta laj me gjak, nuk pres të
vërsulet një ditë Shën Gjergji me
kalin e bardhë, të gozhdojë
me heshtë dragoin fajtor.
Jo, jo, unë nuk di të shkruaj
tragjedi, anipse trojet e mia gjatë e
gjerë të përgjakura, thellë e më
thellë arrijnë deri te rrënjët...
Ato janë projektuar në Moskë,
Beograd e Athinë dhe lulëzuan
në mugëtirën mjegullore të Londrës
(1913) ku skelete duarsh
makbethiane ulën perdet e rënda, f
ikën qirinj e llambadarë
dhe me fytyrat e errëta për rreth,
trupin tim e ndanë si kokrrën
e pjeshkës në një pjatë të zezë.
* * *
Në shpirtin tim kanë heshtur gjatë
mijëra violina që mund
të vajtonin nëpër balada e
nekrologji popullore, por askush
nuk mund të ma ndalë trëndaf
ilin e fjalës
As gjethin e lotit tim të këndojë.
Çamëria e dhjetëra qytete e fshatra
të nxjerrë nga rrënjët e
tyre të lashta, masakruar me djepe e
me varre nga tortura
bizantine e moderne;
Dhe ata, arvanitët, të heshtur në
gurë, gdhendur në varre
shekullore dhe mermerë...;
vertebrat e eposit të lashtë rrokullisin
brigjeve ortekë e
rënkojnë,
e thyhen shtëpi, pemë, balada
tinguj.
* * *
Unë jam me Elitin, vëlla me Jorgo
Seferin,
jam gjak i De Radës, Naimit e
Çajupit. “Ne nga Homeri rrjedhim
të gjithë... - Poshtë leshit të
deshve që kulluf iste Polifemi, do
të dilnin nga shpella të gjithë
poetët e botës - ...
Por unë jam teli i këputur i
violinës buzë muzgut
Larguar
brigjeve të mia
Ku jargavanët vrapojnë si kuajt.
* * *
Në këtë botë që gjithnjë ngushtohet,
secili prej nesh ka nevojë
për të gjithë të tjerët. Duhet ta
kërkojmë njeriun, gjithkund ku
mund të jetë - Po, i thashë,
faleminderit, Jorgo Seferi,
faleminderit, poet!... Por, dëgjo
dhe mua: nuk e kapërcej dot
ngërçin që më mbetet në fyt, kur
murgjit, e tu që atëherë, kur
dhe historia nuk i mban mend, mohuan
e shtrembëruan
gjithçka pelazgjike e iliriane,
shpërf illën qindra historianë,
profetë e poetë grekë e latinë e
botërorë, kur katundarët miopë
të Athinës së re, ma vënë në dyshim
origjinën, gjuhën, kulturën,
universitetin, akademinë, këngën,
fustanellën e vallen, të
vdekurit e mëdhenj, heronjtë e
luftëtarët (që të çliruan ty nga
nata osmane), historinë dhe kombin...
Është e frikshme kjo,
vëlla, e frikshme siç mund të jetë dhe
ksenofobia ime, por,
të parët tanë që kanë ndriçuar dhe mendjet
e botës, na thanë
se njeriu që kalon masën, duhet të
ndëshkohet (Herakliti) –
“as dielli nuk e kalon masën, ndryshe
ndërhyjnë erinitë,
zbatuese të së drejtës...”
...
Unë jam kambanë e kristaltë, kam zërin tim
modest
Mos ma ndaloni lotin e dashurisë,
Me dhimbje, vërtet, por trokas me grusht
në portat e erinive:
S’ka miq në honet e vajtimit. S’ka ura në
pellgjet e gjakut.
S’ka pëllumba në shpellat e krimit. Dy
anët e urës së lashtë, dy
skaje dhimbjeje kanë ngrirë në erë.
Në Epir karaf ili nuk shkrep më.
Drizat kanë çelë para agut
Rrugët janë prerë.
* * *
... Është e pikëlluar dora ime në supin
tënd, vëlla, Mos prit të
lulëzojnë bajamet. Jargavanët nuk do t’i
ndezë deti. Mermerët
nuk do shkëlqejnë në diell. Dhe deti nuk
do marrë frymë.
As fustanella ime nuk valëzon si duhet në
trup të huaj. Le të
zbardhë agu i ftohtë i agimit, me atë
borinën mbi shelgje. Në
kryqëzimin e erës, mbi Epir është varur
Kutia e Pandorës
(shih si varet e lëkundet në ajër)
Copëtuar,
Çarë
E shtypur nga të gjitha anët.
* * *
E braktisa vetveten: Unë, politikani
“modern” si lepur me bark
të bardhë
jam përkulur, jam fshehur në ferrë
kam buzëqeshur nga frika. Jam blerë e jam
shitur
kam heshtur, kur odave të Brukselit dhe të
OKB-së
Si ujk i plagosur
Duhet të ulërija.
Po sot jehon një zë tej shkëmbit tej
gjumit e barit
Kontinenti po lëviz qepallat nëpër
paragrafe
Po bije dylli nga timpani i veshit
Po vjen në vend bebja e syrit por,
Tek ty është i frikshëm pylli
Ku nuk lëviz asnjë gjeth,
asnjë vijë uji
Asnjë pemë
Asnjë zog.
* * *
Çdo trup me hapësirë kuf izohet.
Asgjë nuk do ndryshojë
Veç në kodrat e urrejtjes akulli do
të shkrijë
në zyrat e doganës dhe në liqenin e
Janinës
Me të qeshur do na presë e përcjellë Vasha
e pashait
Burimet e kulluara
Dhe simfonia e gjelbëroshe mbi ullinjtë e
Epirit.
I
PASTHIRRMË E PRERË
1.
Kjo pasthirrmë shpon mesin e qiellit të
grabitur
Te kërthiza e prerë
Te pika e lotit të trazuar
Tek e shenjta e njohur,
klithmë e bardhë pulëbardhe
që baticën e shtyn më tej.
* * *
Unë jam palca e Epirit të lashtë.
Unë jam Çamëria
Andej ku bleta thith sumbullat e gjirit
Ku pikon nektari nga hojet e arta
E trupi i mandarinës
mbushet me mornica.
Atje lart te burimet e ftohta
Shtëpia ime buzë liqenit të Janinës
Përjetësisht derëhapur për pulëbardhat;
që kur është krijuar bota.
Nën vete në oborrin e shtëpisë
Flenë eshtrat e stërgjyshërve
Që nga koha e bronzit
Dhe trupi i një djaloshi 12 vjeçar
që u vra sot
kokulur
tek mbillte ullinj me të atin.
Dy plumba iu shkrinë në shpatull...
* * *
Një hije, ndoshta, pasthirrma ime,
Një akrep ore në fushën e diellit
Një anije me vela
Në syprinën e ujit që drithërohet nga era
Drejt atij bregu
ku më presin hyjnitë.
Pasthirrma ime
Rikthim te vetvetja
Përmes një lumi të turbullt.
2.
Hap sytë në errësirën e natës mbushur me
mullarë të zinj
Ulërij në boshllëk
Qenkam gjallë
Buzë më buzë me një dhimbje therëse
100 vjeçare
Të një plage
që rrjedh gjak të freskët,
gjak të kulluar
Jam gjallë... Banoj pranë parlamentit tuaj
Ku ushtarët ndërrojnë turnet me shpatë në
dorë
E fustanellën time veshur...
Shpirti im plot batica e zbatica, uturin
i errët si toka, gjëmon
thellë - thellë si deti.
Mbrujtur
plot me vese e virtyte
shkrirë tek unë poeti dhe profeti
por dhe djalli dhe i biri
që nuk qenka e lehtë
t’i nxjerrësh nga vetja...
3.
Po u drejtohem gjetheve
dhe zogjve
dhe poeteve:
Gjethet gjethuan
Dhe psherëtinë
Zogjtë e gëzuar mbi degën e prillit
u puthën në buzë...
Poetët,
nuk e di pse varën kokën të trishtuar.
Me ritmet dhe rimat e tyre në të dyja
gjuhët
ramë dakord të heshtnim në një paanshmëri
të thellë,
Syulur, të turpëruar
që akoma nuk e kemi vrarë veten.
Sidoqoftë unë vetëm me gjethet, zogjtë dhe
poetët
Mund të arrij
te stacioni i kërkuar.
4.
Poetët i njohin këngët e njëri-tjetrit
Trillet e zogjve
Kopenë e deleve të Epirit që i hëngri ujku
Dhe fluturimin e fajkoit.
Një dorë poetësh jemi, Homeri, Eskili,
Naimi, Eliti...
Në suferinat e detit para nesh
me duart e shtrënguara në tëmtha na prin
Jorgo Seferi me një grup marinarësh
Të mbytur.
Atje ku janë çelur ishujt
dhe deti është mbushur me të vdekur,
prej dore më merr Eliti
Dhe më tregon me gisht
se bisha ulërin ndër pisha
e thika vetëtimash e presin detin
thela-thela...
Në dhomat e të urtëve qiri i përjetshëm
digjet Kostandin Kavafi.
Nuk kemi as vota as paragrafë për
njëri-tjetrin.
Unë dhe ata
statuja të heshtura mermeri
të ftohta
me fajin e paanshmërisë së thellë.
Nga pala ime kam Homerin. Dhe De
Radën.
Dhe Naimin zëëmbël tek këndon
“O alithis pothos ton alvanon”.
Ende
s’qenka zbutur mëria e Akilit?!
Ndruhet Seferi të hedhë hapa më
tej:
Kudo që ecën shkel nëpër
plagë...” O mendje e shkundur,
o Athinë,
o pyll i vjetër, plot me miq të
vrarë...
Shumë herë në stinën e prillit
mbrapsht m’i ke kthyer zambakët
kokëvarur
të përgjakur në ujëra...
* * *
Harroje gjuhën e qyqes kobzezë
Harroje lakminë
Harroji bandat e andartëve,
Kokat e prera
rivrasjen e eshtrave
5.
- Po lëvizin statujat – tha Jorgo Seferi –
po vdesin, po
mbarohen
... Çdo natë nga puset e tharë...
- ...
- Bajamet po shfaqen në dritaren time,
Deti do t’i ndezi të gjithë jargavanët
Dhe malet do të jenë blu..
?! ...
Fjala e shpon letrën e del nga ana
tjetër
për të mbirë në ngricë e dëborë
dhe te maja e plumbit dhe te
lulja e limonit
fjala ka damarë të trashë si druri
ka zemër të bardhë si mermeri
gjak të kaltër si engjëlli
e plagë të thella hap
deri te lumi e deti
deri te trupi i gruas krejt lakuriq.
II
BATICAT E KRIMIT
1.
E kush tha që Shqiptari është i duruar si
pema
Kush tha që dhe i kryqëzuar
nuk vdes
Kush tha që ka lindur nga vdekja
Dhe vdekjen e përqesh?!
Unë nuk jetoj dot në këto hije të
rënda heronjsh
I kam lënë pozat e gjakut
Nuk ndeshem dot as me Hektorin as me
Akilin
Nuk dua të jem Gjergj Elez Alia
Me nëntë plagë në trup
Që i del bajlozit përballë
Për të shpëtuar vendin - nuk e besoj
Që i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin - nuk
Jam Davidi i vogël
Që me një të goditur
Shtriu Goliathin - as ai heroi që u hodh
mbi tank
Dhe mbeti si një shuk flake në ajër...
Më ka lodhur heroi, historia dhe legjenda.
O zot, besomë
Unë jam zvogëluar, zvogëluar shumë
dhe nuk dal në mes të rrugës për role
makbethiane
megjithëse tragjeditë i kam më të thella.
... Kanë qindra vjet që kreshnikët e mi
zbritën nga legjenda
Dhe u strehuan në një shpellë qëkur
Kishte dalë plumbi...
Por unë përsëri e vazhdova të pamundurën.
Dhe endem, rrotullohem si fije
kashte
Shpesh verbohem
Dhe harroj ku kam lindur
Atje midis dy rrudhash
shtrënguar
Në mes të përroit,
Në dallgën e detit
a në brinjën e malit.
2.
Epiri
Temperaturë e lartë në prushin e buzës
sime
Kaproll i kapur në kurthin e pabesisë nga
jashtë dhe nga
brenda. Bastardët e mi
I thurin lavde tigrit
Që dalëngadalë t’i gllabërojë.
E njoh gjakun tim
Racën time e di
Shpesh gjarpërinj të kapërthyer në ekstazë
Pjellin fatin tim
Të zi….
Kam njohur Hamza Kastriotin
Nipin e Gjergjit të madh. Kam njohur
lloj-lloj ballabanë,
tradhtarë, bastardë, zervistë që nga
muret e përgjakura të
Kostandinopojës deri te zjarri i Çamërisë
Mbirë mbi gjakun tim rebel si metastaza
Dhe nuk e kam pasur të lehtë
t’i nxjerr gëlbazat pa neveri
pa dhimbë
e pa kollë.
Harabelë rrjepacakë të kohës’ sotme
Të shitur për thërrime buke,
Bretkosa bërrakash kuakin
për fletëra të ndryshkura rrapi -
certifikata –
letra bakalli – falsifikime - kuak- kuak!
Marrin emra grekë, sjellje e veshje e
kombësi
Dhe kafen turke pinë ekspres.
Greqishten e flasin
barbarisht
Kuak, kuak, kuak! Lejomëni t’u puth
dorën
mesihorite, qirje ! Kuak- kuak
–kuak!
Rrofshi xhelatë të mi!
Pas kënetash kulmakësh të kalbur
Efkaristo poli!
* * *
E zgjedhur kjo fara ime mbirë atje
Në tokë të butë
Lule, sythe, kristale, fruta çelin për të
huaj
Por hije nuk kanë, sikur s’kanë qenë e sikur
s’janë më
Fjalë të pathëna
Harruar.
Fuqia e lavdisë së tyre
Në gjakun pa damarë
Gjethe kurore që thahet e zhbëhet
Drita e hënës së zbetë sipër në pllajë
Nuk është as ujë as ajër..
* * *
Lumenjtë e duarve të mia dalin nga shtrati
Pa tru
Përmbytin fusha
Thyejnë pemë
Dhe detin e turbullojnë.
Bastard,
s’kam të bëj me ty që vjedh e vret
Mallkuar ai gen i pabesë
Paçka se çdo pyll ka derrat e vet.
Përpara bretkocave kuak – kuak - i ul sytë
i turpëruar
Përbrenda ulërij:
nga ç’qilar kacikokleftësh i nxjer batica
valë-valë.
Si fije kashte i shtyn
Atje dhe këtu.
3.
Vikasin dhe heronjtë e tu
Sajuar
në sqetulla të errëta të natës
Ku as qerpiku i hënës nuk hyn.
Mega – alo - idea
mallkimi yt
çmenduri e verbër
epidemia juaj kombëtare
170 vjet ngarkuar me ankthin e kolerës mbi
shpinë.
Megalo – mavro-ide,
me koletër, andartë, xacër, venizellos,
zervasë, krisi avgjistë, millosheviçë,
29-nëntoristë...
tundin leckat nëpër pemë
Shartuar dardha në gorricë...
MAVI korb sqepngulur nëpër eshtra njeriu
Pendët e veta shkul një nga një
e kështu lakuriq, pa pendë nëpër ekrane
gdhihet korb i bardhë..
MAVI- mbushur kërcunj të vjetër dhe
bistakë të rinj
Kufoma mbetur në lëndinë,
Racistë, armiqtë e vërtetë të Eladhës
Që dhe portokallet e limonët, dhe qentë e
rrugës
zhytin kokën në baltë
Të turpëruar. Hiena që vetë hienat do t’i
përbuzte
Nepërka neveritëse që nepërkën e helmojnë
në buzë
E gjakun e diellit derdhin nëpër copat e
mishit tim
Nëpër rrugët e Athinës zjarre ndezin
pa kuptim kundër hyjnisë.
Në Kurvelesh, Përmet e Hormovë...
vdekja brodhi kaluar
Në buzët e andartëve si në nofullat buzët
e ujqërve
kishte gjak
Dhe, të pavarrosur i lanë pleqtë e
fëmijët. Qentë dhe macet
Në oborrin e kishës pa varr e lanë dhe
heshtjen
Dhe moskokëçarjen e botës.
Pllanga-pllanga gjaku i kulluar
Nëpër muret e kishës dhe të shkollës
Akoma çel lulëkuqe të njoma.
Dhunë e errët në truallin e heshtur
Të gjakut
Dhe të varrit të virgjër
Gjëma gjëmoi brenda gjëmës
Tej e tej Epirit
Zjarri ra mbi varre të lashtë
Po rrufeja goditi në Hormovë..
“Qaj moj Shqipëri, ulëri e gjorë
Gratë e Kurveleshit me foshnja në dorë”...
Janë kate-kate të vdekurit e mi
Të patretur. Qenë nisur për në Parajsë
Tani ngrihen nga nata si fantazma. Më
flasin
Më urdhërojnë dhe zbresin madhështorë deri
te vdekja.
Ja tek mblidhen, të numërojnë, eshtrat e
tyre
Një kokë e prerë, e patretur,
një krah, një brinjë
Foshnja të nxjerra nga barku i nënës
Dhe burra të therur me thikë
I nxehtë ky gjak rrëshqet nëpër
gurë. Në mesnatën e
Makbethit
dhe në mesditën me diell...
Shpirti i tyre heshti gjatë si gjarpri
në dimrin e shpellës së zezë
Nuk janë bar i egër a krisje
kanceroze
atje në cep të arës
Rritur vetvetiu, por
farë e zgjedhur hedhur nga shkalla e
sipërme
Në tokën helene
të butë e të ngrohtë
Djepe që përkundin mërinë, pabesitë
dhe sherret, urrejtje gjaku
dallgë-dallgë. Peshkaqenët
dhëmbënxirë
plagosur kafshojnë mishrat e tyre
III
NETËT E MAKBETHIT
Me fytyrë nga Evropa kemi besuar.
Prej andej,
Thjesht mashtrim e gogësimë dhe ca
tespihe të verdha
që rrotulloheshin nëpër duar.
Se për ne Zoti gjithmonë
Vjen vonë
Duke çaluar.
Ishte kali i Trojës
Ndërtuar me dhogat e Moskës, Beogradit
Athinës
Që trokun e mbajti në Berlin, Londër e
Paris...
Nuk dolën heshta, mburoja e zjarre nga
barku i tij
Por mjete moderne
Firma e zarfe...
Vula mbi dyllë të zi.
1913.
Rusi
Berlin
Londër
Paris...
Duar të bardha fantazmash stërvitur në
varre mesjete
Bisturi grek -o-serb- o- malazeze
Prerje gjeometrike
në pjesët më të shëndosha të trupit tim
E në çdo prerje maleve e fushave e
burimeve të mia
Gjaku i kulluar valëzonte
e bënte dallgë.
* * *
Pi një kafe të hidhur, në Berlin, Londër,
Paris
e në filxhan shoh një pyll të prerë
një ari rusoplak dhëmbënxirë
një hartë të grisur
një bisht dhelpre të fshehur
e krahë korbash
që dridhen nga kufomat.
Kronikë e thatë. Londër 1913.
Epiri drithërimë
Pa formë,
Pa trup
Pa shpirt pa jugë e veri
Një pasthirrmë pas klithme
Hakmarrje, sokëllimë
Nuremberg i munguar.
* * *
Këshilli i (mos) Sigurimit
OKB epokë e trishtuar
Monotone, fosil i mbetur nga hiri i Luftës
shefa burokratë
me bërryla të ngrënë;
Nëpër tavolina me lustër
salla grilambyllur ku përplasen tri miza
të majme
E kuqe
E verdhë
Blu
Që bëjnë zhu zhu zhu..mbi masakra,
intriga, copëtime,
fragmente lufte...
copa-copa, malet, luginat, pemët,
njerëzit...
Ku koka, ku këmba, ku sytë…
Dosje gjaku
me kilometra katrore…
* * *
Kur u zgjova atë mëngjes pas
netëve makbethiane
Në atë mjegull të trashë
metropolesh
Nuk e dija
ku e kisha gjysmën e zemrës,
veshkën, mushkërinë,
këmbën e djathtë
Dhe mëlçinë e hidhërimit.
Dhe Zoti ishte larg, larg
Ai gjithmonë vjen vonë
Duke çaluar...
Heshtën perënditë, mbylli sytë
bota
U kyçën nofullat, u mbyll
timpani i veshit
Damarët çanë burimet dhe mëmat e
Epirit
nëpër hone t e dëshpërimit
Çirrnin faqet
E pranë kryqit
ulërinin
Krushqia sllavo-greke,
me makbethin e Londrës
Nuk i dëgjuan klithmat e maleve e deteve
tona
Pa frymë xixëllonjat
Në allçi pema dhe lumi
Ngujuar në metal zërat, sirenat,
meloditë...
* * *
Çamëri, pasthirrmë e vonuar, ulëri!
Akull i ngrirë,
Hi i ftohur
kufomë e patretur eh, eeeh!
Ç’më ka grirë malli për vallen tënde,
Loti më është tharë e nuk qaj dot si
zog...
Me Oiiiiii, oiiiiii!
“Çamët duke ikur
e duke luftuar
ngarkuar me plaçka
dhe foshnjat në duar,
hedhin sitë prapa:
shtëpitë përvëluar,
ka gjulet e topit
ullinjtë të copëtuar.
Çamëri e shkretë
shumë u përvëlove
çdo pëllëmbë tokë,
me gjak e mbëlove.
E pa dinjaja me si,
ç’bë Zerva në Çamëri.
mbilli njerzit në shtëpi,
i therri si bagëti.
Dhe grave që ishin me barrë,
me thikë në bark u ranë,
ua nxorrën jenët gjallë,
dhe ata me thikë i vranë
Kur dola në Mal të Zi,
klaj, moj, klaj për Çamëri,
pashë gratë nën ulli,
pashë nuset pa stoli,
burrat shkuan eksori
Kafshët mbenë pa bari,
lehte qëni në shtëpi,
bukë nuk i hidh njeri.”
Epir,
pasthirrmë e vonuar!
Kambanë memece 100 vjeçare çahu, thërrmohu
Ulëri, zgjohu kufomë e ngrirë në bronz!
O qiell, qiell i kaltër, më i kthjellëti
në botë,
lësho një vetëtimë mbi mua,
o digjmë të tërin, o kthema fustanellën në
valle...
t’ia marr këngës çame me oi, oi...
Pirololi1945@hotmail.com