Poeti dhe publicisti Tahir Bezhani shpallet “ Qytetar nderi i Tropojës”
...........................................................................................................
POET I DHEMBJES DHE I DASHURISË…
................................................................
Në një ceremoni emocionale, me pjesmarrjen e qytetarëve të shumtë, krijuesve dhe intelektualëve nga Tropoja, Gjakova, Peja, Prishtina etj, organizuar nga “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” dhe Bashkia B. Curri, me 12.01.2013, në mjedisin e sallës “ Eurobushi” ju dorëzua titulli “ Qytetar nderi” i Tropojës poetit dhe publicistit nga Gjakova Tahir Bezhani, për kontribute të veçanta në drejtim të lidhjeve kulturore mes krijuesve të Malësisë së Gjakovës dhe më tej, sikurse edhe për qëndrime të spikatura atdhetare dhe promovim të imazhit patriotik dhe kulturor të Tropojës.
PASQYRËZ E RRUGËTIMIT JETËSOR
............................................................
Tahir Bezhani u lind me 17 maj l947 në Smolicë të Rekës së Keqe, në komunën e Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse studimet e larta në SHLP ”Bajram Curri” në Gjakovë- dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Ai, që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruajë dhe botojë poezi e prozë në faqet e gazetave dhe revistave letrare të kohës. Poezinë e parë e botoi në revistën e atëhershme, “Zani i Rinisë, në vitin 1967. Një kohë bashkëpunoi me gazetën “Rilindja” dhe me periodikët e tjerë.
Për aktivitetin e tij në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në vitin 1995 e dënoi atë me dy vjet burgim.
Tahir Bezhani është anëtar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar Lidhjes së Poetëve Bashkëkohor të Globit(W.P.S. )
Ka marrë pjesë në disa takime, organizuar nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve “Pegasi” në Gjirokastër dhe Tiranë.
Është i përfshirë në disa antologji poetike, dhe poezitë e tij janë të botuara edhe jashtë vendit.
Për rreth dyzetë vjet, ai ka punuar si polic në kuadër të Shërbimit Policor të Kosovës, duke qenë njëri ndër policët e parë të shkolluar të Kosovës.
Kjo ka qenë një periudhë, me gjurmë të thella jetësore, me përpjekje të pandalshme dhe sakrifica njerëzore, në emër të kauzës së atdheut, familjes dhe figurës së ndershme të policisë shqiptare.
Një epokë e cila ka kaluar në valë stuhie, gjatë të cilave, Bezhani nuk u zmbraps, por eci, shtegtoi, krijoi një hallkë të çmueshme pune, veprimi, duke synuar gjithmonë drejt horizontit të së ardhmes, duke shpresuar lirinë dhe pavarësinë e ëndërruar…
Tahir Bezhani jeton dhe vepron në Gjakovë.
DERI ME TASH TAHIR BEZHANI KA BOTUAR KËTO VEPRA:
...............................................................................................
1.“ Koha lind vigaj”, monografi (2001)
2.“ Përplasje kohe”, poezi (2002)
3.“Pëlcitje e vonuar”, poezi (2004)
4.“Rapsodët e Rekës së keqe”, monografi (2005)
5.“Shkollat shqipe në Rekë të Keqe”, monografi (2006)
6.“Smolica bastion i lirisë”, monografi (2007)
7.“Frymëzim në errësirë”, poezi (2008)
8.“Jetë në furtunë”, kujtime (2009)
9.“Piskamë e heshtur”, poezi (2010)
10.”Urtësi nga Reka e Keqe”, (2011)
11.“Mureve të heshtjes sime”, poezi (2011), botuar nga “Lulu” në SHBA
12.“Leximi i shkrumbit”, poezi, (2012)
POEZI NGA TAHIR BEZHANI
............................................
JE BRENGË
Kosovë,
Varr i shpirtit tim,
Pëlhurë e qëndisur
Me varre e lapidarë
Egërsirat ulërijnë
Duan të copëtojnë
Pjesët e trupit
Mërdhirë ne acar
Kjo botë është e çmendur
Prapë bëjnë pazar!….
NË ZOGAJ (Vendlindjes të nënës sime, në Shqipëri )
Jam këtu,
Mes jush,
Në rrënjën time
Në zemrën e zemrës
Me lotin e nënës
Plot mall
Si zjarr
Që pëlcet shkëmbinj
Jam këtu,
Mes jush,
Nip pa nënë në të pamë
Në shpirt kam shpirtin e saj
Ngarkuar në plengën e kohës
Dashuri e zjarrtë.
Jam këtu,
Të zbraz lotin e saj
Çative të djegura
Porosi e la…
Një grusht dhe të marr nga Zogaj
Për varrin e saj
Mbulesë kujtimi në hirin e tretur
Zjarr e prush i përjetshëm
Në bebëzat e hapura
Ngujuar në bririn e kohës,,,
MIKLIM MALLI
Në kafene “Shkëlzeni”
Katër poet kafe pimë
Llafojmë tema të kohës
Shikimet përplasen shpatijeve
Luli,Gjoni e Asllani
Ndrydhin kujtimet në parzëm
Loti tradhton mallin që djeg…
Aromë e pishave freskon
Në qytetin Bajram Curri
Në Bujan në Tropojë,
Valbona këndshëm gurgullon
Nga Shalë e Rragamit,
Te Maja e Hekurave buron
Puhia e Alpeve përplaset në kujtime
Freski në zemra poetësh krijon.
Kujtimet lëvrojnë kohët e djegura në kohë
“ Mbi gjashtëdhjetë vite rrugëtim,
Për tridhjetë minuta udhëtim….”
Thotë poeti Hamit Aliu
Tingull i ëmbël në kohë solemne.
MALLI QË MË DJEG PRORE
(Poetit të madh, Din Mehmetit)
Atje lart
Mbi Gjocaj e Jasiq
Mot i mrrolur e re te zeza
Lodrojnë qiellit pa kufi
Gjëmojnë,lotojnë dhimbshëm!
Rrasë e Zogut psherëtin thellë
Këngët e fshehura dënesin,
Ushtojnë,ulërijnë,vajtojnë
Pëlcasin si gështenjat
Rrugës së zjarrit
Plot mall….
Atje lart!….
Edhe Gjerovica ka dhimbje
Temperaturë ka vargu
Me diellin e shpirtit i djegur etje
Zemra ka luftë
Me mallin e jetës-
Zjarrishtave të kuqe rrugëton….
Fytyra jote bukuri e rrallë
Ti nuk je i vdekur
Në zemrat tona prore rron
Përmendore poeti e i skalitur
Bacaloku im…
KANË THËNË PËR KRIJIMTARINË E TAHIR BEZHANIT:
.....................................................................................
DIN MEHMETI:
......................
Poezia e Tahir Bezhanit dallon për kah vlera e pakontestueshme artistike. Autori ka shkelë pllajat e pjekurisë poetike, jo vetëm për temat që trajton, që padyshim i bëjnë jehonë kohës sonë, por edhe për mënyrën e shprehjes së figurshmërisë që përdor.
Fati i poezisë së tij dhe i vetë poetit është i lidhur në mënyrë të pashkëputshme me fatin e Atdheut.
Poezia e Bezhanit është poezi e dhimbjes së thellë për një botë më të mirë, poezi që do të lartësojë autorin si poet bashkëkohor dhe serioz.
ALI D. JASIQI:
.....................
Është ky një shpirt i trazuar, kur nga zemra e pëlcitur shpërthen kënga e kuqe dhe në të njëjtën kohë edhe kënga e bardhë,si mall i djegur në flakadanin e kaltërsive mallëngjyese.
Poeti e ka të rëndë këngën, kur ajo pikon gjak,të rëndë e ka barrën e kohës që e bart në shpirt:
“ Rrugës së gjuhës
Nëpër zjarr e flakë.”
Përndryshe, subjekti lirik i kësaj poezie është mjaft i gjerë dhe i shumëllojshëm, ashtu siç janë të shumëllojshme edhe mënyrat e hartimit të poezive, përkatësisht shprehjeve poetike.
Poezia e tij i bën jehonë kohës së sotme, por edhe së kaluarës, qoftë kjo e afërt apo edhe e largët, me një shprehje që është, sa klasike, aq edhe moderne.
Në poezinë e Bezhanit i këndohet fatit të Kosovës së vuajtur, të vrarë e të sakatosur, Kosovës së ndjekur dhe të gjenociduar në kohën tone, por edhe në ditët e së kaluarës.
SEJDI BERISHA:
.........................
…Secili krijues e ka zërin e vetë, e ka vargun dhe mesazhin me të cilët kuvendon me njeriun, bisedon me kohën e për kohën, me dhembjen e me lumturinë, të cilat, së bashku ndërtojnë kullën e jetës dhe të përplasjeve nëpër te që dot nuk rrënohet. Këtë karakteristikë e hasim edhe tek krijuesi Tahir Bezhani, por pak më ndryshe e me etjen për t’i thënë të gjitha që i vlojnë përbrenda vetvetes, bile edhe ato gjëra të cilat asnjëherë nuk mund të këndohen tërësisht, sepse, qëndrojnë diku thellë nëpër labirintet e çuditshme të rrugëtimit, e që sikur marrin gojë dhe i thonë apo e lusin poetin që mos t’i nxjerrë në formën e zjarrmisë dhe të hidhërimit, pasi që ato janë vetë plagët, por që mund të lindin edhe plagë tek lexuesi.
Një veçanti të tillë, nëse i bëjmë analizë të mirëfilltë veprave të T. Bezhanit, na imponohet si çështje thelbësore e këndimit edhe atëherë kur vargu nuk shkruhet, por mbetët përbrenda etjes së autorit. Ky është edhe një provokim për ta analizuar akoma më mirë vargun dhe poezinë e T. Bezhanit.
…Trazimi i poetit është shoqërues i përhershëm i tij për shumëçka e për gjithçka: “Brenda/Nëpër damarë/Më shprush vuajtja/E hiri im i fjetur/Rrudhave të ballit tim/Lodhjeve të kohës”. Në këtë rrugëtim, ai e plotëson dhe e bën çështje me kuptim filozofik ecjen nëpër periudha, gjatë të cilave është kënduar, është derdhur loti, e ku dhembja është shndërruar në krenari e në qëndresë. Këtë e dëshmojnë edhe vargjet: “Edhe kur dehem në këngë/Dhembjet nuk e kanë ndërmend/Të pushojnë/As në shtratin e vdekjes”!…
HAMIT ALIAJ:
....................
Tahir Bezhani shkruan shkurt. Gjithçka duket e hulumtuar dhe e dalë nga shpirti njerëzor, gjë bukur e vështirë, por e domosdoshme për çdo poet.
Poezia e Tahir Bezhanit është poezi meditative.
LULZIM LOGU:
.......................
Të jesh njeri i angazhuar i kohës dhe poet lidhës i dashurive të merituara, është padyshim një lajtmotiv që i ka dhënë Tahir Bezhanit personalitet dhe integritet si dhe dinjitetin e mirëpranuar të qytetarit bashkëkohor, në bindjen e të cilit të qënit i ndjeshëm ndaj atdheut, lirisë dhe shpresës, gjithmonë është një vlerë.
Ai ka besuar dhe shpresuar pandalur në forcën madhore të poezisë, e cila i dha atij njohje dhe komunikim të gjerë. Poezia e tij, është një tharm i mrekullueshëm përplot dhimbje, mall dhe nostalgji, me një formë moderne dhe ritëm jetësor, dhe tashmë paraprinë si një “pasaportë” që hap pa pushim dyer zemrash, vendesh dhe hapësirash pafund…
ASLLAN OSMANAJ:
..............................
Tahir Bezhani, simbol i vatërzimit të spektrit të dashurive! Në gjenet e tij gëlojnë e harlisen dashuritë prej prindi, miku, shoqërive ku përfshihen tërë hapësirat shqiptare.
Në këtë kontekst, krijimtaria e Tahir Bezhanit rrezaton mirësi, tek ngjitet kurrizit të dritës, lidhur me lakun e dashurive.
Ç’ka veç fisnikërohet!…
GJON NEÇAJ:
......................
Tahir Bezhani është një poet i cili zbriti nga piedestali i buronjave mëmëzonja të ditëve zymëtira të një jete që kurrë nuk u shua, ndonëse u munduan ta errësojnë e ta zhdukin.
Jo vetëm jetën, por edhe racën e këtyre poetëve që kanë lindur dhe shkruar në tokën e larë me gjak dhe kanë ngjyer penën në lulebegonjat e shpateve të bjeshkëve të Sharit e Pashtrikut.
Tahir Bezhani ende rrugëton kah Diogjeni skutave të botës, për të sjellë dritë, dritë që nuk shuhet, kombit të tij…
.......................................................
Intervistë me poetin, Tahir Bezhani

GJURMË MALLI NË JETËN TIME…
Qafa e Morinës për 60 vjet me radhë, ishte sinonimi i ndarjes së njerëzve të një gjaku, prindërve nga fëmijët, vëllait nga vëllai, motrës nga motra, kur vetëm pak metra ishin larg njëri tjetrit, e çdo mëngjes shiheshin dyshekllëku i kullave trekatëshe shumëshekullore. Pra, aq afër, sa, siç i themi nga anët tona, vetëm “një pash njeriu”.
Njëri nga ta, është edhe protagonisti dhe personazhi i intervistës sonë, Tahir Bezhani, nga Smolica e Gjakovës, tashmë me banim në një lagje në periferi të këtij qyteti, intelektuali dhe krijuesi 65 vjeçar, rrëfen…
1) Ku jeni lindur dhe si ishte fëmijëria e juaj e hershme?
Unë jam lindur në Smolicë të Gjakovës në maj të vitit 1947, nga nëna ime, Razë dhe babai Avdullai. Ime ëmë ishte bijë e fshatit Zogaj, të krahinës së Bytyçit të Tropojës, e shtëpisë së Zenun Halilit, e njohur për mikpritjen, besën dhe bujarinë në krejt fisin e më gjerë.
Pas lindjes sime, kur nuk isha vetëm pesë javësh, siç më ka treguar më vonë ime ëmë, kemi shkuar te dajat, sipas traditës së atëhershme, se mashkulli pas pesë javësh duhet të kalojnë një natë te dajallarët, e unë i lidhur lulak, para duarve të nënës, kemi kaluar bokave në rrugën leqe-leqe përmes fshatit Babaj i Bokës e në Zogaj. Fshati i prindërve të nënës ishte afër, dhe duhej kaluar vetëm një biçim qafe për të shkuar atje.
E pas tri netësh te dajat, kurrë për jetë nuk u takuam…( Këtu Tahiri ofshan dhe ndalon bisedën tonë, ndërkohë sytë i mbushen me lot).
2) Si e kalonte jetën nëna e juaj pas ndarjes me prindërit?
Kur mbusha 6-7 vjeç dhe vijova shkollën fillore me moshatarët e mi, sa herë që kthehesha në shtëpi (atëbotë jetonim në Smolicë në kullën trekatëshe, që tashmë nuk ekziston, se u shkatërrua nga lufta e fundit), gjeja nënën time duke qarë me lotë. Qante vazhdimisht, po unë nuk dija pse ajo qante e qante çdo ditë e natë.
Një herë, më kujtohet dhe nuk më shqitet kurrë nga mendja, teksa po luaja në fushë afër kullës, u afrova në oborrin e kullës, e nga brenda saj vinte një vajtim, gjëmë e dhimbshme, e ushtonte krejt kulla trekatëshe. Ato gjëmë, ofshama dhe lot që rridhnin si gurrë, më shponin zemrën time të njomë.
Hyra brenda dhe u afrova afër saj, ku kishte dalë në dritare të dyshekllëkut të kullës, e drejtuar prej vendlindjes së saj, Zogajve, dëneste e thoshte nëpër dhëmbë, e trishtuar :
“Kurrë nuk do t’ju shoh ma, as babë, as nanë, as motër, as vëlla. As dasmë,as dekë nuk do të përjetoj ma kurrë, kurrë…
E ajo kalonte në dyshekllëkun tjetër të kullës, në drejtim të Tropojës, atje ku kishte të martuara dy motrat: Hyrën në Shipshan e Kadën në Bujan.
“Qyqja unë, e mjera unë, pse të jem gjallë. Ç’ka më duhet kjo jetë pa askënd të gjakut tim”, dëneste nëna ime.
E vaji e dhimbja vetëm shtohej, e ndërkohë fillova të qaj edhe unë. Ajo, kur më pa u shtang, u turr drejt meje, më përqafoi…Pse qan?- e pyeta. E kjo pyetje e thënë shumë e shumë herë prej meje, fëmijë, mbeti pa përgjigje me vite e vite.
Kështu më ndodhte herë pas here me nënën time të zhuritur nga malli për prindërit e saj, vendlindjen, Zogajt e Bytyçit të Tropojës.
3) Si e përjetove si një fëmijë 12 vjeçar vdekjen e nënës Razë?
Vitet kalonin të rënda si plumbi. Nuk e di as sot e kësaj dite se nga e kishte marrë lajmin për vdekjet radhazi që i kishin ndodhur: babait, nënës dhe vëllait të vetëm Selimit në ushtri, kurse për kushërinjtë e farefisin nuk dinte se kush kishte vdekur e kush ishte gjallë.
Tashmë ajo, ndonëse vetëm 47-vjeçare, ishte thinjur, e me shumë sëmundje në trupin e saj.
E, një ditë pranvere të vitit 1960, duke u kthyer nga shkolla, mora lajmin e hidhur për vdekjen e nënës sime. Ajo kish ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit.
Edhe sot e kësaj dite, kur kujtoj ato çaste rrëqethem, drobitem e sytë më lotojnë. Unë , fëmijë 12-vjeçar, në lulen e jetës, për një çast u shtanga, dielli ndaloi rrezet, terri kaploi jetën time, e çdo gjë në ato momente i ngjasonte vdekjes. Ajo plagë nuk më shërohet kurrë, kurrë. Unë jetova, u rrita dhe po plakem, por kalvari i jetës, rritja jetim, nuk harrohen kurrë, edhe po të lidheshin dy jetë në një rrëfanë.
4) Në takimin pas 60 vjetësh me të afërmit e nënës, ç’emocione ndjeve?
I ngarkuar gjithë jetën me peshën e dhimbjes dhe mallin për të afërmit e asaj që më kishin bërë kokën, në fillimvitet nëntëdhjetë, sapo frynë erërat e demokracisë, kalova në Tropojë, në fshatin e lindjes së nënës, Zogaj, te dajallarët e mi. Kam ndier emocione që nuk përshkruhen, kur jam takuar me tezen Hyrë e bashkëshortin e saj, Mustafën, me djemtë, kushërinjët e mi, Aliun, Ademin e Bajramin, ndërsa Kada, motra tjetër e nënës nuk jetonte.
Në Zogaj jam pritur ngrohtësisht nga të afërmit e nënës, se nga trungu familjar nuk kishte të jetuar, pasi kishin vdekur prej kohësh. Këto përjetime më kanë frymëzuar edhe më tepër për të shkruar, e siç thotë një shkrimtar i madh, jeta e vështirë të frymëzon në krijimtari, duke thirrur muzën pranë.
Kështu edhe mua, kam shkruar e botuar shumë libra, duke pasur burim frymëzimi jetën time 65 vjeçare.
Dajallarët, Alushin, Ademin e Sadikun i kam në kujtesën time të përjetshme, si mishërim i gjakut tim dhe të nënës Razë.
Herë pas here me Isufin, Kujtimin e Gëzimin, takohemi në “Bajram Curri”(vendlindja ime e dytë ) apo në Smolicë e Gjakovë, duke kujtuar të kaluarën, e duke iu gëzuar këtyre viteve që arritëm të takohemi pas një ndarjeje të dhimbshme prej 60 vjetësh.
Moment që nuk më shqitet nga mendja, është vizita te varri i gjyshit tim, Zenun Halilit.
5) Ç’është jeta sipas jush, meqë jeni edhe krijues ?
“Malli shpërlahet nëpër kohë, e koha përsërit dhimbje”, jam shprehur diku në një varg poezie.
Shumë vite pas vdekjes së nënës, kuptova e mësova për kufirin e hekurt e plot gjemba që gëlltiti jetë njerëzish, që përvëloi zemra për së gjalli, si nënën time.
Me që kështu ishte e “shkruar”, jetën e përballa me zymtësinë e saj, duke përjetuar shumë hidhërime e pak gëzime, të paktën deri në moshën e burrit.
Por, unë tashmë eci krenarisht, qëndroj vertikalisht, në sy e shikoj botën trimërisht. Akoma këtu jam….
Tashmë mbaj në kujtesë çdo të kaluar me dhimbje të jetës sime. Tashmë dua të shijoj çdo gjë të sotme që nuk e shijuam as unë, as moshatarët e mi dikur.
Unë, çdo ditë jam në Zogaj e në Bajram Curr, herë me dajallarët e herë me shokët e kolegët e mi krijues.
Jeta rrjedh e në trungun e saj, rrojmë bashkërisht.
Jeta ime, siç u kam thënë fëmijëve të mi, është gjurmë malli, ndaj duhet risjellë në kujtesë herë pas here.
Ju faleminderit për intervistën dhe ju dëshirojmë çdo të mirë në jetë ju dhe fëmijëve tuaj.
Faleminderit juve.
PERGATITI: LULZIM LOGU
SEJDI BERISHA
GJON NEÇAJ
TROPOJË

No comments:
Post a Comment