Sejdi BERISHA
(Me rastin e 16-vjetorit të Betejës së
Kosharës)
LOGU I DRITËS
-Poemë (në
frymën popullore) kushtuar Koshares-
Heu Prekaz o
histori,
Eu Gjllogjan o
trimëri,
Oj Koshare oj
vendosshmëri,
Na nderuat e na
bashkuat,
Për t’luftuar
për t’u çliruar,
Për ta hequr
ndryshkun dhe hirin,
Për ta thyer e
për ta shlyer edhe kufirin,
Të kësaj toke –
Iliri,
Këtë e bënë
djemtë trima për liri.
1.
Një djalë nga
Zhegra e Gjilanit,
Me shpirt poeti,
piktori por edhe luftëtari,
Ky është Agim
Ramadani,
Bën dritë në
Dukagjin ndër të parët dhe i pari.
Ky artist e
poet,
Artin dhe
poezinë e kishte zgjedhur rrugë të vet.
Këtë e kishte me
gjithë mend;
Në pikturë e në
pëlhurë,
Shprehte
vizionin e ardhmërisë,
Kështu, në vitin
1998 u bë anëtar
I Akademisë
Evropiane të Arteve.
Ishte kjo një
dëshmi,
Sa kulturë dhe
në shpirt kishte madhështi,
Kishte marrë
edhe Medaljen e Art Grand-Prix.
Por, dielli,
drita e liria,
E kanë
përcjellur me zërin e porosisë,
Që t’ia kthejmë
dritën Dardanisë.
Dhe Agimit, të
madhit trimit,
I trokasin
vargjet që i shkroi;
“Një jetë
tjetër” e kishte pagëzuar librin,
Në mars 1998 në
Gjocaj-Jasiq,
Kishte thënë pa
lufutar nuk bën hiq.
Pikturoi, shkroi
poezi dhe luftoi,
Të gjitha këto
sa mirë u koordinuan,
Në Brigadën 138
sa shumë u tubuan;
Në Koshare ia
kanë mësyer,
Aty është një
kufi që duhet thyer,
Se çka s’ke ndi’
e çka s’ke pa’
Nuk ka mundur
për t’u takuar
Vëllau me motër,
motra me vëlla
As s’kanë mundur
kurrë më u pa.
Andaj, këtu në
Koshare
U këndua, u
luftua…
Sa n’Rrasë të
Zogut e sa n’të Koshares,
Sa në Vrojtore,
te Lisat e Zi,
Vende këto që me
shkekuj janë n’histori.
Vjen Agimi me
shokë t’vet,
Si strateg kurrë
pa u mbërthyer,
Kishte ardhur
koha kufirin për ta thyer.
Me nëntë prill
’99,
U gëzua toka
edhe qielli,
U hoq guri,
rrezoi dielli:
Në Koshare
histori,
Edhe luftë edhe
madhështi.
Por, dy ditë më
vonë,
Edhe më shumë
trimat po luftojnë;
Më njëmbëdhjetë
prill,
Ushton Kosova,
dëgjon Malësia,
Tek fillon jeta
dhe pavdekësia
E një djalit, e
një viganit,
Përjetësia e
Agim Ramadanit.
Pushon pak
poezia, edhe brusha për pikturë,
O, Agim sa i
madh je,
Në Koshare u
bëre dritë e pashuar!
U varrose në
Bajram Curr
Për t’mos vdekur
kurrë.
Do të këndohen
këngë
E do t’shkruhen
poezi pa pushuar fare
Agim Ramadani
është fanar në Koshare.
Duke shkruar
këngë e poezi,
Gjeneratat do ta
kanë lakmi!
2.
Në Koshare e në
Dukagjin,
Këtë gjithkush
mire e di,
Kanë luftuar
djemtë e Kosovës,
Edhe ata që ia
diten vuajtjet e saj.
Ndër më t’parët
ishte djal azgani,
Adem Bajram
Selmani – tropojani.
Gjithmonë trimat
në Tropojë,
S’kanë duruar
pranga as robëri,
Këtë Ademi e
dëshmoi:
Kurrë nuk iku as
nuk shkoi.
Në qershor ‘98
Ra dëshmor për
Kosovë dhe liri,
Shumë të tjerë
vijnë pas tij.
Janë do fshatra
edhe n’mal edhe në vrri,
Kanë djem trima
Që nuk e bëjnë
dert jetën për liri.
Te Juniku, aty
është Jasiqi,
Ku gjithmonë i
bëri ballë armikut,
Ka djem që bëjnë
mrekulli
Siç është Avdyl
Ali Jasiqi.
Ky dhjalosh
kurrë s’kishte harruar
Se si familja
gjithnjë i ishte keqtrajtuar.
Kjo e kishte
godit gjithnjë Avdylin,
Dhe, në mars 1998
bëhet ai i mirë ushtar,
Katër muaj
rresht asnjëherë pandarë
Bënte luftë në
Junik e në Jasiq
Me armik, me
paramilitarë.
Me njëzetë e
tetë korrik ’98,
Fusha e minuar
në vendin Zhare
E bëri Avdylin
yll të lirisë,
Kështu lufta ia
nisi,
Seç krenohen
prindërit Ali e Zize Jasiqi.
3.
Është një ditë
historike,
Që nuk shlyhet
kurrë,
As sot e kësaj
dite:
Më nëntë prill
’99,
Kështu kjo datë
kishte qëlluar
Të heqet një gur
ogurzi
Në tokën
shqiptare-Iliri.
Janë do trima në
Koshare,
Që për jetë nuk
lodhen fare.
Në këtë betejë
patën privilegjë
Që të bëhen
dritë e pashuar:
Abush Loku,
Rifat Çelaj e Ramiz Krasniqi,
Rrahman Tafa e
Bashkim Jasiqi.
Mos u mërzitni
për ne, o djelmni,
Por vazhdoni
luftën për liri
Sikur kështu
thanë këta trima
Zemër lua e të
shpejtë si vetëtima.
Abush Loku i
Kotlinës së Kaçanikut,
Me familje dhe
historikisht
Kishin shpirt
lirie dhe të tilla aspirata
Të gjithë
përherë
Merrnin pjesë në
protesta dhe n’demonstra.
S’bënte punë të
punosh as mekanik,
Thoshte Alushi
Se çdokund ishte
nga një armik.
Në fund
t’janarit ’99 ai shkon në Papaj;
Edhe aty si
mekanik por edhe si ushtar,
Ishte përcaktuar
të jetë atdhetar plotësisht,
E kishte kryer
edhe kursin tankist.
E kishte Agushi
një dëshirë si shumë të tjerë,
Ta thyejë
kufirin shqiptaro-shqiptar,
Më nëntë prill
’99 hyn n’histori,
Bien dëshmor
duke e asgjësuar një kufi.
U varros në
Bajram Curr
Për të mos
vdekur kurrë,
Por e kishte një
porosi pa të keq as panik
Që të prehet në
Kaçanik.
Tash Abushi atje
bën dritë,
Natë për natë e
ditë për ditë.
Po këtë ditë
Nuk po ndahet as
Rifat Çelaj.
Djalosh ky i
Leçinës së Skënderajt,
Pa i bërë as
njëzetë vjet
Shpirtin e
kishte të madh dhe aspak të qetë,
Në fillim me
përtesë dhe mallëngjim,
Merr një rrugë
plot mundim.
Është nisur
djali për Gjermani,
Por kur arriti
Rifati n’Hungari,
I thotë shpirti
shpejtë kthehu për në Shqipëri.
Atje të presinë
shokët e lirisë,
Që dojnë t’ia
kthejnë dritën Dardanisë.
Më katër mars në
Papaj arrin Rifati,
Aty vendoset
sepse vedit s’i gjet qare,
Për t’u kyçur në
Brigadën 138 në Koshare.
Mirë ia dinte
hujin mitralezit të këmbësorisë,
Me vullnetin e
zemrës t’atdhetarisë.
Nëntë prilli
ishte edhe i tij,
Pa caktim as
ditë kohore,
U bë dritë në
Vrojtore.
Nuk mendonte për
vetveten,
As për t’ia
dërguar familjes
Në vend të
lajmit zi një urim,
Por qante për dy
shokët
Dhe për
komandantin Bashkim.
Thotë Rifati: do
t’na shihni
Si dritën deri
në qiell këtu n’Koshare,
Pra, këndoni
prore
Edhe për
t’Koshares Vrojtore.
Lëshon zërin Rrahman
Tafa:
A po mbahi more
djem;
Sot e thyem një
kufi.
Mos u mërzitni
se jemi bashk,
Tash nuk jemi të
ndarë;
Do të pushojmë e
do t’këndojmë për lirinë,
Kështu ecën për
atdhetarinë,
Thotë ky djalë i
Carralevës,
Nga familja me
traditë,
Edhe për luftë
edhe në demonstrata,
S’u hamend as
nuk u korit.
Në trazirat e
vitit nëntëdhjetë
I vëllai, Aliu
bëhet dëshmor,
Ka të tillë
shumë në Kosovë.
Por, të flasim
edhe pak për Rrahmanin,
Lë katër fëmijë
dhe emigron,
Por malli për
liri asnjëherë s’e lëshon.
S’është mahi kur
ke vullnet për liri;
N’Grykë të
Cërnalevës, në Llapushnik,
N’Grykë të Rancës
dhe n’Qafë të Duhles,
Fortë ia
shtrëngojnë këmbëzen pushkës.
Shumë aksione
për liri;
Për të bërë edhe
më shumë,
Rrahmani me
njëqind e njëzetë të rinj
Vendos si
kurkushi
I bashkohet
komandant Mujë Krasniqi-Kapuçi.
Duke sjellur
armatim,
Dikush merr plagë
e dikush s’ka shpëtim;
Njëmbëdhjetë
prilli ishte ditë e veçantë fare
Çdo gjë është
lëkundur në Koshare:
Bie Rrahmani –
bëhet dritë.
Bie edhe një
meteor në këtë ditë
Ishte i
përgjakshëm ky mejdani
Aty prehet edhe
Agim Ramadani.
Ishte betejë te
Rrasë e Koshares,
Gjaku i tyre ia
shton vlerën
Edhe tokës, edhe
farës.
Ra Rrahmani, bën
dritë Agimi
Bën roje edhe
Ahmet Isufi.
Është shumë
nderë,
Për t’u prehur
në këtë tokë
Tash Rrahmani në
Cërnalevë
Përgjithmonë
pushon me shumë shokë.
4.
Në këtë datë
madhështore
Shokëve t’vet
nuk u ndahet Ramiz Krasniqi,
Por as Bashkim
Ramadan Jasiqi.
Ramadani si
luani:
Jam nga Deja e
Rahovecit,
Jemi shtatë
vëllezër
Që kemi zemër e
vullnet,
Për Kosovë të
gjithë me vdek’ krejt!
Në protesta e
revolta kemi treguar,
Se Kosova duhet çliruar.
Me dymbëdhjetë
maj ’98,
Ia ka filluar
djali në Ratkoc,
Nuk harrohet as
në betejat
Në Rahovec e
Bellacerkë.
Ndërsa, më tre
shtator
Ia ka nisur për
t’marrë orë.
Më vonë, së
bashku me shumë luftëtarë
Është nisë drejt
rrugës së lirisë;
Njëherë në Kalimash,
E pastaj, pa
pushuar fare
Ia mësyejnë
Frontit në Koshare.
Me nëntë prill
’99,
Të forcuar e
dorë për dore,
Ramiz Krasniqi
bëhet dritë në Vrojtore,
Nëpër male me
drunj t’pishës,
Heu, shumë
luftoi Ramizi
Nën komanden e
Hysen Berishës!
Edhe Bashkim
Jasiqi,
Që studioi
histori e gjeografi,
I dëshmoi botës
për vendosshmëri,
Jetën për ta
dhënë,
Për atdhe e për
liri
Asnjëherë nuk
duroi robëri.
E dëshmoi këtë
më të vërtetë
Me dhjetë prill
nëntëdhjetë e tetë,
Në Shtabin e
Ushtrisë Çlirimtare u kyç
Në vendlindje –
në Jasiq.
Ishte por si
luani,
Në Brigaden 138
“Agim Ramadani”,
U bë dritë e u
bë hi
Për ta thyer një
kufi.
Vritet në
Vrojtore – në Koshare,
Këtu me dëshmorë
tjerë tash pushon
Përgjithmonë
është këngë
Të cilën
gjithkush e këndon.
5.
Harun Beka, haj
medet,
Don për të
vdekur krejtë:
Në prill më
datën dhjetë,
Ky djalë trim i
Gushafcit të Mitrovicës,
Vazhdon
rezistencën dhe heroizmin e familjës:
Më 1994, nëntë
meshkuj të kësaj sofre,
Maltretohen e
kërcënohen
Për ta lëshuar
përgjithmonë Kosovën.
Por qëndrojnë
heroikisht,
Për t’luftuar
shumë vendosshmërisht
Edhe kur u vranë
pa u bërë dreka
Nebih, Mehmet e
Jahja Beka.
Harun Beka
emigron në Gjermani,
Përgatitet për
t’u flijuar për shqiptari;
Nuk shëtiti por
vuri kontakte për Kosovën,
Në Turqi,
Poloni, Shqipëri e çak n’Rusi!
Pesë prilli ’99
mos të harrohet,
Le të mbahet
mend:
Sigurisht, keni
dëgjuar e keni parë,
Vjen n’Koshare
Harun Beka me
tridhjetë ushtarë
Dhe, më nëntë
prill merr pjesë
Në rrënimin e
kufirit që këtë tokë
Padrejtësisht e
kanë ndarë.
Tri ditë më
vonë, kjamet i madh,
Vdes Haruni ky
vigani,
Edhe komandanti,
Agim Ramadani.
Atë ditë, qante
tokë e qante bar,
Në Koshare ejani
sot t’u tregojmë
Sa djem t’fortë
në te pushojnë!
6.
Më dhjetë prill,
U shndërruan në
dritë të pashuar,
Arben Jusufi, Driton
Veliu,
Sylejman Shala e
Emri Curri.
Janë këta trima
të një toke,
Për t’u bërë
diell i këtij dheu
Lanë vëllezër,
familje e nënat loke,
Është Arbeni i
Cërnicës nga Gjilani,
Që nga koha e
Turqisë,
I lufton familja
për të treguar ç’është vatani.
Në Papaj e në
Babinë
Ka ushtruar fa
fije droje,
Për t’u
përjetësuar në Vrojtore.
Bashk me trimat
bie edhe Driton Veliu
I Polacit
t’Skënderajt;
Për t’luftuar ka
traditë familjare,
Këtë gjithkush
fort mirë e din,
Si në Novi Pazar
e n’Kollashin,
Edhe në Luftën e
Dytë.
Kudo në front,
arave dhe fushës
Ishte përkrahës
i Shaban Polluzhës.
Kur dëgjoi për
luftën n’Prekaz,
Pa hamendje u
nis për n’Kosovë;
Qysh atëherë, si
të ishte vet kapidani,
Kishte lidhje me
eprorët,
Rrustem Berisha
e Agim Ramadani.
Në aksionin e
“Feniksi-t”,
Asgjëson
aqmitë-ushtarë,
Nuk e koritë as
vetën as t’parët e fisit,
Më nëntë prill,
në pikën e zjarrit,
Përjetësohet në
Shkozë t’Mulliqit
Driton
Veliu-shpirti i nënës pika e djalit.
Nuk harrohet
viti 1913,
Kur gjyshi i Emri
Currit
Vritet me gjashtëmbëdhjetë
vetë.
Kjo i lë vrragë
trimit për liri,
Më njëzetë janar
’99
Kyçet në Njësinë
Speciale,
Më pesë prill
arrinë n’Koshare.
N’Rrasë të
Koshares Emriu lufton:
Unë po vdes o
shokët e mi,
Shkoni deri në
fund
Për ta fituar të
shtrenjtën liri,
Se për jetë
palla s’m’han,
Por më vizitoni
ndonjëherë në Elez Han.
Nga Vidishiqi i
Mitrovicës,
Është familja e Sylejman
Shalës,
Që ka dhënë
oficerë pa dermane,
Edhe luftëtarë
të Kadri Bistricës
Dhe Perandorisë
Osmane.
Babai i trimit
minator tridhjetë vjet
Ka luftuar për
bukë e për liri,
Në lëvizjet të
viteve ’89-’90,
S’rrinë rehat
fusha, male as kodra,
Te Ura e Gjakut
se ç’po vritet Selman Vojvoda.
Sylejmani për
nëntë vjet punon në Gjermani,
Shtëpia e tij
ishte çerdhe për ushtri,
Me nëntë prill
me shumë shokë ishte n’kufi
Tri ditë më vonë
shuhet jeta e djalit ri,
Në Shkozë
t’Mulliqit nën një bli.
Aty u vra edhe
Driton Veliu:
Ngritu, o
Driton,
Ta shikojmë edhe
njëherë Dukagjinin,
Ta shohim
bjeshkën edhe vrrinin.
Tani këta trima
i kanë varret në Koshare
Me gjakun e tyre
është ushqyer toka shqiptare.
7.
Se ç’kanë nisur lulet me qelë,
Për t’u mbajtur
mend kjo pranverë.
Genc Bytyçi nga
Gjakova,
Nuk shkruan
drama si Kolë jakova.
Në fillim kishte
shkuar djali në Gjermani,
Por një zë e
shqetësonte atje në shtëpi,
Është ai zëri
për t’luftuar për liri.
Pa hamendje, i
vendosur
Bashkohet në
Brigadën 138.
Ishte trim e jo
mahi,
Në çdo anë po
jehonte pushka e tij,
Kështu ishte pa
ndërprerë e pa pushuar.
Më trembëdhjetë
prill
Ra heroikisht –
u bë dritë
Në Koshare mund
ta vizitoni për çdo ditë.
8.
Një ditë më
vonë,
Bashkim Idrizi, Fisnik
Salihu,
Korab Binxhiu e Mujdin
Aliu
Shumë luftojnë
për këtë tokë
Bashkë me ta
edhe shumë shokë.
Bashkim Idrizi,
ishte lindur
Në Ditë
t’Flamurit,
Ishte trim dhe
azgan:
I mbronte
nxënësit e qytetarët
Nga
t’pandershmit e nga huliganë.
Në qershor ’98 u
bë ushtar në Junik,
Mori krihë në
betejat e Kallavajës,
Të Dobroshit e
në Nivokaz,
Kishte forcë
edhe maraz,
Duke luftuar me
mercenarë,
Mu te Rrasa në
Koshare
Shpejtë u ngrit
një lapidar,
Tash pushon në
varrezat gjakovare.
Ky Fisniku i
Morinës së Gjakovës,
Nga studimet ik
në Malishevë,
Për t’u bërë
ushtar i mirë e mendalosh
Flakë qitte në
Junik e në Dobrosh.
Ishte në
njësitin elitë,
Për t’luftuar e
për t’zënë pritë,
Për ta thyer
kufirin,
Me plotë zemër e
pa frikë;
Por çfarë ndodhi
me Fisnikun,
Mori plagë në
vendin Shkozë,
E përqafoi tokën
si mikun.
As plagëve s’u
është frikësuar,
Kjo me trima
kështu ndodhë,
Kishte vendosur
të vdes për Kosovë.
Edhe një djalë
gjakovar,
Nga familje
intelektuale,
Ishte ky Korab
Binxhiu,
Dëshira për liri
don ta qitte fare,
I ndërprenë
studimet në Juridik,
Për t’luftuar me
armik.
Për fillim
kishte emigruar n’Belgjikë,
Kur i shkon
mendja se ka ik’,
Ishte kthyer në
atdhe-shiste lodra e sheqerka,
Por as kjo
s’bëri punë,
Me shokë tjerë,
Në Baballoq e në
Gllogjan u bashku’n.
Nuk pushonte
prej dashurisë e prej dertit,
I madhështonte
betejat e Gllogjanit, Vokshit,
Të Rastavicës,
Strellcit e t’Prejlepit.
E pastaj, të
përgatitur e pa panik,
Me shumë shokë e
komandant Ramushin,
Ia mësyejnë drejtë për në Junik.
U luftua
pandërprerë dymbëdhjetë ditë,
Bie Korabi në
Rrasë t’Koshares,
Tani Korabi nuk
është mal
Por është dritë
çdo natë e çdo ditë
Luftojnë trimat,
Që kanë ardhur
nga t’gjitha anët,
Nga Kosova,
Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia.
Një prej tyre
është edhe Mujdin Aliu,
Nga Opoja e
Tetovës;
Erdhi në
Dukagjin,
Për t’i ndihmuar
Kosovës.
Ishte në Njësinë
“Skënderbeu”-speciale,
Ra dëshmor te
Rrasa në Koshare,
Kështu bëri se
nuk mund duroi,
Tani prehet në
vendlindje, në Poroj.
9.
Në muajin prill,
datë pesëmbëdhjetë,
Afrim Selmanaj
nga Savrova e Shtimjes;
Nëpër Rijekë e
Itali se ç’kalitej djali i ri.
Luftoi gjithnjë
pandërprerë,
Më pesëmbëdhjetë
prill në Koshare,
Ra Afrimi, por
s’u vra fare.
10.
Hiç betejat s’po
pushojnë,
Duke kënduar të
gjithë luftojnë;
Kësaj radhe Fadil
Maloku, Gëzim Morina,
Kasim Uka e Selver
Kryeziu, Xhevat Nitaj,
Zekri Dardhishta
e Zeki Shulemaja,
Shtatë djem të
ri si luajë,
Biejnë dëshmorë,
Kishin thënë se
janë darsmorë.
Fadil Maloku,
nga Gjocajt e Junikut,
Kërdi bëri në
shumë beteja,
Në çdo vend i
zuri priten armikut:
Në Gllogjan,
Junik, në Voksh
E në shumë vende
të tjera,
Më
gjashtëmbëdhjetë prill,
Ra dëshmor në
Rrasë në Koshare,
Oh sa ëmbël po
pushon
Në këto fusha
n’këto livadhe,
Bashkë me shokë
e luftëtarë,
Nga Kosova,
Italia, Franca dhe Algjeria.
Gëzim Morina nga
Gjergjajt e Gllogocit,
I familjes
atdhetare
Nga Drenica e
vendi mbarë,
Vatër e lirisë
dhe e Ballit Kombëtar.
S’ishte vetem
por me shokë,
Prej fillimit
deri n’mbarim;
Luftoi Gëzimi
n’Kleçkë, Malishevë e Gllogjan,
Pa panik edhe
n’Junik.
I mbyll sytë
trimi n’Shkozë t’Junikut,
Për t’ia
zbardhur fytyrën Kosovës,
Për të ngelur
histori në rreth t’Gjakovës.
Në Ponashec,
Smolicë e në Bërjahë,
Lufton Kasim Uka
kurrë pa ia nda’.
Babë Ibishi e
Nëna Fanë,
I kanë rritur
tetë fëmijë,
Edhe Kasimin me
trimëri.
Amanet oj nëna
ime,
I ke edhe shtatë
drita e bëhu trime,
Se pa luftuar
nuk kam qare,
Jemi disa shokë
në Koshare;
Nëse e vëreni
datën katërmbëdhjetë prill,
Mirë ta dini e
mbani mend prore,
Është vrarë
Kasimi në Vrojtore,
Është vrarë
Kasimi është vrarë trimi.
Nëse më te keni
dëshirë për t’u takuar fare,
Janë do rreze që
bëjnë dritë
Ku tjetër pos
n’Koshare.
Në Rogaçicë, në
Kamenicë,
Janë disa t’ri
që s’i matë toka as njeriu,
Në mes tyre
është edhe Selver Kryeziu.
Kur kishte qenë
në Kroaci,
Shumë kishte
menduar për Kosovë e për liri.
Kur është kthyer
në atdhe,
Fortë e
fortë ishte betuar,
Për Kosovë kam
për t’u flijuar:
Më njëzetë e
nëntë prill ’99,
Nuk dorëzohet pa
u shkri,
Në Rrasë
t’Koshares është bërë fli.
Paska lindur
n’Voksh të Deçanit,
Mu në vitin
1978,
S’është
kokëfortë por trim me fletë
Xhevat Nitaj i
pathyer,
Paskan thënë dhe
ashtu ka qenë
Djemtë e Vokshit
kudo paskan luftuar,
Bjeshkëve,
vrrinit, anë e kënd Dukagjinit,
E, Xhevat Nitaj ndër
të parët,
Edhe n’thyerjen
e kufirit.
Në Korbaliq të
Kaçanikut,
S’është lindur
Azem Bejta as Gjergj Fishta,
Por është ky Zekri
Dardhishta,
Që e njofti tërë
Kosova në luftë n’Koshare;
Babë Musliu e
nënë Habibja,
U thonë djemëve
tjerë krenohi o trima.
N’krah me lirinë
asgjë nuk është sevdaja,
Kështu paska
thënë Zeki Shulemaja,
Që është lindur
në Prishtinë,
Për t’luftuar
për shqiptarinë.
Në Brigadën
njëqind e tridhjetë e tetë,
Ky djalosh
përgjithmonë paska mbet’;
Te Rrasa e
Koshares janë do Pishnaja,
Tani aty prehet
Zeki Shulemaja.
11.
Në tetor
gjashtëdhejtë e nëntë,
Paska dalur një
zë i pari,
Se është lindur Halil
Bajraktari.
Si të gjithë
djemtë e Kosovës,
Prej Podujevës
në Rrafsh të Krushës,
Paska qenë në
krah të Shaban Polluzhës.
Ishte trim, s’ia
kishte dronë frikës,
Ra në Shkozë të
Molliqit,
Ndërsa prehet në
Polac t’Drenicës.
S’kalon ditë pa
u ndëzur nga një dritë,
Këtë Kosharja
mirë e vërente e mirë e ka dit’,
12.
Në këtë vend po
pushon
Edhe luftëtari Gëzim
Sahiti.
Nëna Monë i
kishte shtatë fëmijë,
Por Gëzimi
s’kishte fare rehati,
Nuk pushoi as në
Itali,
Se një zë e
thërriste për liri.
Gëzim Sahiti nga
fshati Pojatishtë,
Ishte i vendosur
djalë babloku,
Në njësitin e
komandant Shiqer Maloku.
13.
Në prill ’99 me
datë nëntëmbëdhjetë,
N’altar të
lirisë hiq më pak se dhjetë vetë:
Aziz Gashi e Hysen
Temaj,
Ilir Hoxha, Izet
Morina e Luan Gashi,
Mejdi Korrani, Shefqet
Mustafa,
Xhafer Lipoveci,
Bejtë Kajdomçaj e Sali Çekaj.
Janë këta djem
të Kosovës,
Janë trima të
lirisë e dëshmorë t’atdhetarisë.
Aziz Gashi nga
Balinca e Malishevës,
I tregoi
vendlindjes dhe tërë trevës,
S’bëhet rehat
trupi i tij,
Në Slloveni as
n’Gjermani.
Gjashtëmbëdhjetë
orë luftë pandërprerë,
Te Rrasa e
Koshares i jep fund:
Kështu e ka
lufta, o shokët e mi,
Krenohuni se
gjaku ynë është liri.
Hysni Temaj nga
Kushnini i Prizrenit,
Ka dëshmuar për
rrjedha t’historisë,
Se si gjyshërit
e tij
Ishin luftëtarë
të Ali Pashë Gucisë.
Në fillim në
Zonë t’Drenicës,
E më vonë në
Dukagjin e në Smolicë,
Tani, Hysni
Temaj prehet në Landovicë.
Luan Gashi i
Hoçës Vogel,
Gjashtëmbëdhjetë
vjeç emigroi në Gjermani,
Gjithnjë ishte
në demonstrata pa pushuar,
Kalitej Luani
për Koshare.
Më nëntë prill
’99,
Vet i tetëdhjetë
e pesti luftëtarë,
Thyen kufirin
shqiptaro-shqiptar.
Rrasa e kësaj
toke është krenare,
Që luftuat dhe u
flijuat,
Për t’bërë dritë
në Koshare.
Mejdi Korrani i
Pozhoranit të Gjilanit,
Menjëherë
inkuadrohet në ofesnivën e parë,
Ishte si
Feniksi, sa te ara sa te lisi.
Punët me program
i kishte pykë,
Sa në njëren sa
në tjetrën grykë:
Në betejat
n’Grykë të Cërnalevës,
Në Llapushnik,
Kleçkë, Ramc e Petrovë,
Në Reçak e në
Luzhak.
Se ç’po thoshte
Mejdiu i Pozhoranit:
Të mos luftosh
në Koshare,
Është njësoj si
të mos kishe luftuar fare.
Shefqet Mustafaj
i Gllogjanit,
Gjithnjë ishte
në sy t’armikut;
S’është habi as
çudi,
Kur
t’vëllanë me pesë vjet burg ia dënojnë,
Jo pse i
adhuronte vajzat as zonjat
Por pse
ishte pjesëtar i grupit “Shqiponjat”.
Ishte në Zvicër
e Gjermani,
Merrte zemër e
trimëri.
Pas qëndresës së
Haradinajve në Gllogjan,
Shefqeti shumë
zemrohet, bëhet azgan,
Këtë shumë mirë
gjithkush e din
Luftoi në
Baballoq, Gramaçel e n’Carrabreg,
Në Rastavicë,
Loxhë, Raushiq
E në tërë
Dukagjin.
Më
nëntëmbëdhjetë prill ’99,
Bie Shefqeti te
Rrasa e Koshares;
Të gjithë
trimërinë dëshmi e kanë,
Tani djali
prehet n’Gllogjan.
Ilir Hoxha, nga
fshati Dushanovë e Prizrenit,
Nga familje e
përndjekur,
Kështu Iliri
ishte pjekur,
Më tridhjetë
mars ’99,
Me shumë djem të
Dushanovës
Trup e tërthor i
biejnë Kosovës,
Në Kalimash
kishin shkuar,
Në Koshare për
t’luftuar.
Më
nëntëmbëdhjetë prill,
Lufton Iliri,
vesh nuk merr,
Edhe kur
qëllohet me snajper,
Ra për liri dhe
Iliri,
Për ta bashkuar
tokën dhe rrënuar një kufi.
Izet Morina, nga
Astrazubi i Malishevës
Është kalitur
dhe është zemëruar;
Më njëzetë e nëntë
korrik ’98,
Po ia vrasin
mixhën e vet,
Shkoi Izeti në
kurbet,
Në Kroaci dhe
Gjermani,
Por nuk lihet
atdheu në robëri.
Kthehet djali në
Koshare:
Dëgjo Astrazub e
oj Malishevë,
Sa ëmbël qenka
të prehesh
edhe në këtë
trevë!
Xhafer Lipoveci
i lindur në Gjakovë,
Po lufton në
Smolicë ky trim i ri,
Në Nec, Rracaj
dhe tek Lisat e Zi,
Më
nëntëmbëdhjetë ’99 – lajm i ri:
Pak pa ra terri
vritet Xhaferi.
Edhe Bejt
Kajdomçaj,
Nga Dedaj të
Hasit të Prizrenit,
Si shumë
luftëtarë të tjerë,
Merr aminin e
lirisë,
Edhe privilegjin
e përjetësisë.
14.
Ali Thaçi kishte
nëntë fëmijë,
Hamëz Thaçi
ishte njëri prej djemëve të tij,
Më nëntë prill
hyri n’histori,
Së bashku me
shumë trima
E kishin thyer
një kufi.
Dymbëdhjetë ditë
më vonë,
Në një luftë të
përgjakshme,
Të gjithë kanë
thënë,
Ra Hamza
trimërisht,
Duke luftuar e
duke kënduar.
Afër Prizrenit
në Dushanovë,
Nazim Lushaj
organizonte demonstrata,
Në qytet edhe në
shkollë.
As bukëpjekës në
Deçan nuk ishte i qetë,
Ushton Kosharja,
liria e thërret,
Ra Nazimi për
atdhe si më i pari,
O, sa bukur,
Mbi trup të tij
gufon bari.
15.
Në Gjakovën
trime e t’kuqe,
Dukagjin Vula
fëmija më i madh n’familje,
Punonte për
kafshatë goje,
Por liria i
bënte roje.
Plagë të rënda
kishte marrë,
U vra djali për
Kosovë e Dukagjin,
Dhe tani prehet
në Gjakovë
Shumë i nderuar
ky trim.
16.
N’Rahovec e në
Reti,
Paska lindur një
djal i ri,
Është Bekim
Thaçi që luftonte për liri.
Në Kukës qenka
bashkuar me vullnetarë,
Të palgosurëve
në ndihmë u ka dalë;
Më njëzetë e
shtatë prill ’99,
Po luftonte në
Rrasë t’Koshares,
Me shumë djem e
luftëtarë,
Po atë ditë
tokës së Kosovës,
Gjakun ia kishte
falë.
Po këtë ditë –
datë njëzetë e shtatë,
Në rras
t’Koshares po këndon,
Se, për liri
jetën e dhuron;
N’Shajne të
Dragashit nuk mbajnë zi,
Por krenohen
edhe pse kanë pak mërzi:
Fetah Sylejmani
është ngritur lapidar në kufi.
Kështu këndojnë
sot dy fëmijët e tij:
Në Rrasë, me
vullnet e pa frikë,
Me tromblon dhe
automatik,
Bie Fetahu bëhet
dritë.
Tash prehet në
Sharrin legjendar,
Kush të dojë
këtu mund të kthehet,
Këtë dritë për
ta parë.
17.
Një ditë më
vonë,
E tërë Kosharja
po ushëton,
Luftojnë do
trima me krihë si fleta,
Të gjithë ishin
në njësitin “Delta”;
Aty është edhe Shpëtim
Bojku,
Djalë i ri nga
Peja e Haxhi Zekës,
I lë namin me
trimëri vetës.
Tash, te Rrasa e
Zogut,
Është një
monument historik,
Në te stoliset
emri i Shpëtimit,
Bashk me te të
gjithë bëjnë dritë.
Këtu, n’këto
vise,
Nuk matet dita
as ora,
Se prej këndej
shihet e tërë Kosova.
Trimat, në këtë
vend prehen e nuk presin,
Nga këtu me sy
të etur të gjithë përshendesin;
Më njëzetë e
tetë prill merr vesh vrrini
Sot u vra trim
Shpëtimi!
Milazim Mavraj
nga Saradrani,
Ky student i
makinerisë,
Sot ia fali
trupin tokës e jetën lirisë.
Ky bir i kësaj
toke,
Që pasardhës la
tre fëmijë,
Pat dhuruar edhe
shumë para për ushtri.
Rrasë e Koshares
është ai vendi,
Ku me njëzetë e
tetë prill
U përjetësua
Milazim Mavraj – “Çeçeni”!
Janë tre
vëllezër e një motër,
Gjithnjë në
protesta e të pakënaqur,
Një prej tyre-Jusuf
Hoxha,
Atij zemra i
ishte shkrumbuar në mërgim
Andaj e thërret
atdheu shqim;
Vjen në Durrës e
deri në Kukës,
Shtegton maleve
e lugut arës,
Deri sa arrin në
çuk t’Koshares.
Më njëzetë e
tetë prill
Ra dëshmor – nuk
harrohet,
Prehet në Kleçkë
në Varrezat e Dëshmorëve.
Po këtë ditë si
përhera,
Luftojnë djemtë
që nga Shkupi e Gjakova,
Edhe Hasan
Latifi nga Kumanova.
18.
Po afrohet
prilli për t’përfunduar,
Sinan Thaçi nga
Zajza e Prizrenit,
I jep zemër e
detyrë vedit,
Amanetin e
t’parëve në vend për ta çuar.
S’është qetësuar
në mërgatë,
Kishte thënë e
kishte menduar:
Më mirë është në
Kosovë
Për të ngrënë
bukë thatë.
Në Brigaden 138
“Agim Ramadani”,
Te komandant
Skënderi është rreshtuar
Armikun për ta
luftuar.
Paska mbrojtur
shumë ushtarë të lirisë,
Dhe në fund
bëhet rreze e ardhmërisë.
Kështu bëri edhe
Shaban Hajzeraj
Nga Veriqi i
Istogut,
I familjës me
traditë të luftës
Për luftë dhe
shumë të besës,
Gjyshërit e tij
bashkëluftëtarë të Azem Bejtës.
Prej Kalimashi
drejtë në Koshare,
Luftoi Shabani
pa u trembur fare.
19.
Më 1912 lufton
familja Musiqi në vend t’vet,
Asnjëherë nuk
është dorëzuar kurrën e kurrës,
Ishte
bashkëluftëtare e Shaban Polluzhës.
Kështu ishte në
vazhdimësi,
Edhe Lutfi
Musiqi nga e lashta Vushtrri,
Ishte ky një
intelektual,
Që studioi në
Angli.
Por, atdheu e
ftoi gjithnjë,
Tek radhitet në
Brigadën “Agim Ramadani”,
U japë zemër të
gjithë shokëve e luftëtarëve;
Më tridhjetë
prill biejnë granata,
I thotë vetës:
mos u dorëzo, o Lutfi,
Se shkon loti në
familjei e në shtëpi.
Oh sa është
madhështi,
Prehet Luta në Vushtrri.
Se ç’po bën
dasmë fshati Polluzhë,
Për Rifat
Kastratin i cili kështu e deshi fatin,
Familja Kastrati
janë të malit edhe të fushës,
Por edhe të
gjakut të Shaban Polluzhës
Prej fillimit e
prej të parit,
Ishte në miqësi
me familjën e Rifat Jasharit.
Nënë Sofija e
babë Xhelili kishin tetë fëmijë,
Por Rifati sikur
ishte më dai;
Shkoi n’mërgim
për t’u njoftuar me atdhetarë,
Mëpastaj në
Kosovë për të ardhë,
Në Koshare për
t’luftuar,
Në këtë vend për
t’u përjetësuar.
Tash prehet në
Polac dhe bën dritë,
Është diell që
kurrë s’ka për t’u fikë.
20.
Një sportist
gjakovar gjithmonë i parë,
Për t’luftuar
vendim ka marrë,
Xhafer Thaçi
djalë i malësisë
Kampion evropian
ka marrë rrugën e lirisë;
Lamtumirë nënës
i kishte thënë
Në rrugën e
shenjtë kur është nisë:
Ndoshta
s’kthehna asnjëherë,
Por ta dijsh se
më ke gjithmonë me nderë.
Mori rrugën për
Gllogjan,
Shumë beteja i
zhvilloi në Ratishë e Gllogjan,
Por as kjo nuk i
del,
Vazhdon në
Jabllanicë e n’Gramaçel.
Bie dëshmor në
Vrojtore,
Pra dëgjo, oj
Kosovë,
Prehet Xhaferi
në Varrezat e Dëshmorëve
Bën dritë në
Dukagjin edhe n’Gjakovë.
21.
Hajt moj nënë e
mos baj dert,
Mirë e di ç’bën Besim
Rexhepi,
Jemi familje me
traditë,
Kjo s’është
lehtë, por s’kam faj
Të gjithë e
dijnë në Ferizaj.
Nëse shkoni në
Koshare,
Pa u takuar me
te, te Rrasa
Nuk bën fare;
Vritet djali
Besim Rexhepi,
S’është i vetmi,
as i pari por as i treti.
22.
Thërret Besimi,
Sinani e Jusufi,
Po ku je, o Rifat
Guxhufi
I Kaliqit të
Prishtinës:
Mësyja Rrasës e
Vrojtores.
Kam marrë plagë
për liri,
Janë të ëmbla si
bakllavë,
Po pushoj
përgjithmonë në “Majagllavë”,
Se, është maji,
e lulet kanë dale!
23.
Vazhdojnë lulet
për të çelë,
O, sa fortë na
ka marrë malli
Për këtë
pranverë,
Për ta parë
Kosovën e lirë,
E, ujë Peje për
të pirë.
Kur i dëgjuan
trimat këto fjalë,
U trimëruan Januz
Zjenullahu,
Shabi Kajolli, Murat
Aliu,
Florin Maliqi e Ramush
Shatrolli,
Edhe Behxhet
Shabani e Haxhi Kajolli.
Thanë ta bëjmë
t’anin karakollin;
Janë ra trimat
për një ditë,
Më pesë maj pikë
më pikë!
Kishte Shkupi
shumë Kajolla,
Kështu flisnin
tre sokola,
Shabi Kajolli
paska thënë pa fije tute:
I kemi dalë
përballë ushtrisë turke,
Kemi luftuar më
armikun fyt për fyt
Edhe në atë
Luftën e Dytë.
Në Shkup
t’Vjetër kemi dyqan,
Jemi mësuar për
t’luftuar me kapidanë,
Tash, n’Rrasë të
Koshares ja ku jam!
Bini djema se po
vjen pranvera,
Do të çelin lule
e kurrë më therra,
Thotë Shabi duke
kënduar,
Pas vetes i kam
lënë edhe katër djem,
Katër djem e
mijëra trima,
N’katër anë po
shkon oshëtima!
Kishte punuar në
Gjermani për nëntë vjet,
Në Kosovë vjen
apet,
Por kësaj radhe
më shumë shokë
Vjen drejt
n’Koshare;
Këtu është vendi
për t’luftuar,
E më vonë, edhe
për të pushuar.
Kështu bëri Ramush
Shatrolli
Nga fshati
Pleshinë,
E ndjeu Shkupi,
edhe Tirana me Prishtinë.
Murat Muhamed Ali,
Një mik i lirisë
nga Algjeria,
Tash e njeh tërë
Kosova dhe Shqipëria.
La prind,
familje atdhe,
Për Kosovë u bë
pre;
N’Rrasë të
Koshares ra dëshmor,
Përgjithmonë për
këtë tokë është madhor.
Januz Zejnullahu
i Gjylekarës së Vitisë,
Studijoi gjuhë
në Siri,
Jo për Azi as
për Arabi,
Por për t’u
ngjeshur me dituri.
Kudo që predikoi
si imam,
Në Dobrosh,
Kravariç, në Vuthaj e n’Gjylekar,
E kishte kombin
në radhë t’parë.
Seç lufton
Jonuzi në Koshare,
Plotë duart
bomba – hyn n’bunker,
E hudh n’ajr një
asqer.
Me pesë maj,
Jonuzi ndërron jetë:
Komandant
Rrustem Berisha,
Kishte thënë për
te në Koshare,
Kudo, nëse doni
edhe te Roshkodoli,
Në këtë shekull
kishe lindur,
Edhe një Mic
Sokoli!
Florim Maliqi i
Sadovinës së Ferizajt,
Rrugë kishte
marrë për n’Koshare,
Pa u mëdyshur as
hamendur fare,
Për t’luftuar
dhe për t’u martirizuar.
Behxhet Shabani
nga fshati Baks,
S’ishte i ri por
shumë naks;
Nuk pushonte në
protesta e demonstrata,
Kishte shkuar në
Tuz e Kroaci,
Në Slloveni
dhenë Itali,
Kishte mësuar
edhe shumë gjuhë,
S’është friguar
as për forcë e as për fjalë;
Një ditë shumë
ishte mërzit,
Kishte vendosur
rrugë për t’marrë.
Ka ardhur koha,
Vuajtjet të
marrin fund
Në Dukagjin edhe
gjithkund,
Kështu i kishte
thënë nënës dhe familjës.
Behxhetit kurrë
s’i huqte kamza,
Kështu luftone
ai me nofkën “Hamza”.
Bie dëshmor si
të tjerët,
U varros në
Koshare – n’kopshtin e ri,
Të gjithë e kanë
emrin liri.
Por ishte dhimbë
e shumë mallë,
Shtatëmbëdhjetë
vjet djalin
Familja se
kishte parë,
Rivarroset në
vendlindje, haj medet,
Prehen eshtrat e
Behxhetit
Pranë të afërmve
t’vet.
Ra dëshmor dhe
nuk humbi,
Haxhi Kajolli,
që n’Koshare erdhi nga Shkupi.
24.
Biejnë dëshmorë
trimat e ri,
T’i numërojmë
një nga një:
Afrim Krasniqi
nga Malisheva,
Ai rritët në
Prishtinë dhe kalitet për lirinë,
S’kishte më
shumë se trembëdhjetë vjet,
Kur Afrimi në
demonstrata të studentëve,
Për shumë gjëra
sa mirë shërbente.
Shumë të rinjëve
u sjellte ushqim,
Ua shuante
etjen,
Për çdo ditë u
siguronte lajme edhe gazetën.
I bashkohen edhe
dy shokë:
Pelle Christop
dhe Cim Sundin;
Kur arrin djali
n’Koshare,
E kishte edhe
një veti,
S’mund të flinte
pa e shkruar edhe ndonjë poezi.
Për t’ia lexuar
të gjithë ia marrin,
Sidomos ato që i
kishte shkruar
Për luftëtarët
dhe komandantin, Adem Jasharin.
Me gjashtë maj ’99,
Lufta dhe pena e
tij pushojnë,
Veprat e tij
s’mund t’i harrojmë.
Liman Rekaj nga
Muhaxheri i Ferizajt,
Nga një familje
me prejardhje
Nga Popoci i
Leskovcit,
Ka qëndruar me
fuqi t’Zotit;
Shkon Limani në
Angli,
Por shpejt u
kthye n’atdhe,
Në tokë t’vet
edhe njëherë me le.
Është nisur për
n’Koshare:
Pak aftësohet te
Elshani,
Pastaj bëhet
luftëtar
Në Brigadën
“Agim Ramadani”.
Njazi Rexhepi,
nga Sllatina e Vitisë,
Fort dëshmon se
babë e gjysh
I kishte pas
trima të lirisë.
Të gjithë dijmë
për masakrën e Tivarit,
Axha i tij ishte
dëshmi e tërë këtij kalvarit,
Babai Ramizi më
1968,
Ngrit flamurin
në fshat t’vet.
Me gjashtë maj
Njazi Rexhepi ra n’Koshare,
Tash e
përgjithmonë bën dritë natë e ditë.
Safet Qemajl
Rexhepi nga fshati Zhiti në Viti,
Gjithmonë e familjarisht,
Armikun e kishte
mërzi.
Edhe pse i ri,
Pak djali shkon
në Gjermani,
Nuk rri shumë
dhe kthehet në Dukagjin;
Sa i ri por
shumë trim,
Ra Safeti për
liri – kështu thonë,
Në Koshare
prehet përgjithmonë.
Tafil Osmani nga
Kçiçi i Vogël i Mitrovicës,
Që t’parët e tij
ishin luftëtarë t’Azem Galicës,
Me sistemin
s’është pajtuar,
Për këtë nga
shkolla është përjashtuar.
Emigron në
Gjermani e Itali,
Por askund
Tafili s’gjenë rehati.
Më nëntë prill,
sikurse shumë luftëtarë,
Ka marrë pjesë
në thyerjen
E kufirit
shqiptaro-shqiptar.
Shokët e luftës
se ç’kanë thënë,
Çdoherë në luftë
e paska kënduar një këngë,
Ishte kënga
“Besa-Besë”,
Të cilën e
këndonte
Në mbrëmje edhe
n’mëngjes.
Më këtë këngë
paska fjetur,
Përgjithmonë i
gjallë për t’mbetur.
25.
Të nesërmen
paskan vdekur edhe dy trima,
Të cilët në
beteja ishin si vetëtima,
S’janë shqiptar,
por e kanë dashur shumë lirinë,
Është Francesco
Guizepe Bider nga Italia,
Shumë luftëtarë
kishin ardhur në Kosovë:
Nga Holanda,
Danimarka, Gjermania e Italia,
Nga Spanja,
Irani e Japonia,
Nga Amerika,
Suedia, Anglia e Algjeria,
Në front të
luftës ishin përherë,
Siç ishte nga
Franca Patllard Arnaud Pierre.
26.
Muaji maj, data
njëmbëdhjetë,
Edhe sa trima
sot paskan rënë e nuk kanë vdekë:
Rrustem Loshaj, Urim
Mehmeti, Nikollë Dodaj,
Naim Orllati, Izet
Beqiraj e Kreshnik Ademaj,
Emin Kryeziu, Ali
Ivaja e Fatos Ademaj,
Besim Nuha e Ali
Hasi,
Të gjithë trima
e të shpejtë si shkreptima.
Xhevdet Loshaj
nga Carrabregu,
Shumë kishte
bartur armatim,
Por thoshte: më
shumë për fshatin tim,
Erdhi kjo ditë
që të bëjë Xhevdeti dritë.
Urim Mehmeti nga
fshati Cernicë
Me Arif Zeqirin
shkon në fshatin Pjetërshticë;
Pak më vonë, pa
u hamendur e pa folë,
Shkon n’Tropojës
Vuqipol,
Gjatë tërë
kohës,
Siguron e
përcjell armatim,
Për t’luftuar
për çlirim.
Depërton në
rrugën Pejë-Gjakovë
Nën granatim e
mitralim,
Pastaj shkon në
Hereq, Dubravë e në Gllogjan,
Për t’u vendosur
në Prapaqan.
Kishte detyra
shumë t’vështira të vëzhguesit:
Në pikat-Rrasë e
Zogut, Padeshë e Kamenicë,
Gjithkah shkonte,
fshat më fshat edhe n’Smolicë.
Më nëntë prill
se ç’kishte ndërmarr Urimi,
Që nuk dinte se
ç‘është pushimi:
Më njëmbëdhjetë
pjesëtarë të Policisë Ushtarake,
Dhëmbë për
dhëmbë e flakë për flake,
Don ta merr
karakollin në Koshare.
Dhe të nesërmen,
me përkrahjen e artilerisë,
Luftuan shumë e
hollë e hollë,
Tash karakolli
ishte nën kontrollë.
Çfarë po ndodhë
një ditë më vonë,
Komandantin me
shumë ushtarë
Urimi tek po i
mbron,
Fill pas kësaj
trimi pushon!
Shumë ishte
zemruar,
Nikollë Dedaj
nga Dujaka e Gjakovës,
Për kësi trimi
rrallë keni dëgjuar.
Rrallë keni
dëgjuar e rrallë keni parë,
Në të hyrë
t’Gjakovës
Edhe babën ia
kishin vrarë.
Nga Zvicra e
deri në Dukagjin,
Iu kanë dukur
Nikollës vjet dyqind.
N’Rrasë të
Koshares qenka ra,
Se si prehet
këtu përherë,
Mund të ktheni
ndonjëherë.
Naim Arllati nga
Brestovci i Rahovecit,
S’keni parë as
s’keni dëgjuar,
Aqë i ri djali
lirinë e ka përqafuar.
Kishte hyr në
Brigadën 124,
Të udhëhequr nga
Skënder Hoxha,
Për gjithçka
Naimi vraponte fluturim,
Në detyrën e korierit
për furnizim me armatim.
Më njëmbëdhjetë
maj ’99,
Luftë e madhe
është zhvilluar,
Të gjithë
luftojnë sa nuk pëlcasin,
Vrahet Naimi
bashk me komandant Ali Hasin.
Kreshnik Ademaj
nga Peja – Katundi i Ri,
Edhe ky djal
trim por shumë i ri,
Qumësht kosove
nëna i kishte dhënë n’gji,
E kishte lënë
tërë familjën për liri.
Kishte thënë:
nuk kam ardhur në kazerma t’rri,
Por të luftoj
për atdhetari.
Ra Kreshniku në
Koshare,
Aty ku gjaku i
tij lagu tokën,
Në atë vend
është mbirë lulja,
Ka aromë për
tërë botën.
Tash moj nënë ke
mbetur pa mua,
Por jam këtu me
shokë duke pushua’.
Izet Beqiraj nga
Baballoqi i Deçanit,
Ishte shpresa e
familjës:
Shumë punoi
djali n’mërgim.
Por, për çdo
ditë kishte parë kishte dëgjuar,
Se si janë
vëllazërit duke luftuar;
I tregoi vëllaut
Brahes, por edhe Gazmendit,
Ja, ia mbërrina
në Kosovë,
Në Koshare për
të shkuar,
Atje janë djemtë
e Kosovës e t’Dukagjinit,
Po e ndërtojnë
një kala,
Deri më tash
askund në botë,
Të tillë nuk ka.
Pritni pak,
thotë Izeti,
Pa u vrarë për
atdhe,
Nuk e dini
ç‘është gëzimi as lezeti;
Kam një vajzë
edhe një djalë,
Edhe këta
atdheut i qofshin falë!
Edhe një djalë i
Katundit t’Ri,
Për Kosovë është
bërë fli,
Është Fatos
Ademaj që nuk duronte robëri.
Nëna Hale kishte
tre fëmijë,
Por Fatosi e
vëllai Feimi si vetëtima,
Me shumë shokë
në Koshare hynë këta trima;
Në luftë
s’vdiset edhe kur vdiset,
Nuk vrahet edhe
kur vritet,
Hej, mbi varrin
e Fatosit,
Bari idhnak
shumë po rritet.
Emin Kryeziu nga
Rogaçica prej Kamenice,
E familjës
bujare e partiotike,
Sa është kthyer
nga kurbeti në Koshare,
Pushon Emini me
shumë shokë në këtë tokë.
Ali Ivaja nga
Cërnilla e Ferizajt,
Kur i kishte
vetëm pesëmbëdhjetë vjet,
Nga armiku
maltretohet e keqtrajtohet,
Por vetëm
kalitet, asnjëherë nuk dorëzohet.
Edhe pse punoi
në Greqi e Gjermani,
Pas betejës në
Prekaz, niset Aliu për në atdhe,
Për të vdekur si
me le.
Në shumë beteja
ka marrë pjesë:
Në Bardh të
Madh, Suharekë e Malishevë,
Është koha më e
mirë për liri në pranverë.
Bëhet dritë në
Koshare,
Për t’u
përmendur gjeneratë pas gjenerate:
Thotë nëna: o,
Ali
Jetën kurrë për
liri s’e mate!
Ali Hasani nga
Cërmjani i Gjakovës,
Ishte mësues që
shpërndante dituri,
Mirë e dinte se
nuk ka shkollë as mësim,
Pa pasur edhe
liri.
Kështu, Aliu i
edukoi t’rinjt e Dushkajës,
Të luftojnë e të
mësojnë,
Që atdheun ta
çlirojnë;
S’kishte kursyer
djem as vedin,
Ishte bashk me
Visarin dhe Armendin.
Edhe motrën
Atifete,
Shumë e kishte
porositur,
Për t’iu ofruar
ndihmë t’plagosurve,
Gjithnjë të jetë
e përgatitur.
Me njëmbëdhjetë
maj
Se ç’po ndodhë
në Padesh,
Vritën këta
trima atdhetarë.
Së bashku me ta
edhe tjerë ushtarë.
Besim Nuha nga
Mitrovica,
I ka rrënjët nga
familja bujare,
Që ndihmoi
popullin pa dilemë fare,
Me ushqim,
mbulojë e veshmbathje.
Ishte përkrahës
edhe me minatorë,
Prej viti në
vit, prej nëntori në nëntor;
Pas shumë
lëvizjesh e punë të tjera,
Mbërrin për
t’pushuar pak,
Në t’Tiranës
Laprak,
Pastaj merr
rrugën për n’Koshare:
Mori nënë, more
vëllazni,
Mos u mërzitni
për Besimin,
Se n’këtë vend e
keni trimin.
27.
Muharrem Mehmeti
e Ilmi Bajraktari,
Sikur shtyhen
kush t’vdes i pari;
Muharremi i
Pakashticës,
Ka nis vetën për
ta ngushtuar,
Në mërgim paska
shkuar,
Por masakrat në
Dukagjin e n’Drenicë,
S’e kthejnë
djalin në Podujevë as n’Pakashticë,
Por drejtë te
Pishat në Koshare,
Për t’luftuar e
për t’u ngjitur në lapidare.
Ilmi Bjaraktari
ishte trim pa presedan,
Po luftonte me
nofkën “Oçalan”.
Ishte lindur në
Bllaç t’Dragashit,
Është treguar jo
vetëm prej tashtit;
Si nxënës e si
student,
Me zemër çelik,
me shpirt i madh,
E ka lindur nëna
për Sharr.
Emigroi në
Rumani, Zvicër, Itali e Austri,
Me kurbet ishte
djegur e përvëluar,
Më tetë maj ’99
n’Kosovë djali tek po shkon,
Tash dihet se ku
bën dritë dhe ku pushon.
Përkujtohet
gjithmonë dhe tash,
I pushon trupi
në Dragash.
28.
Hasan Çerkini nga
Zaskoku i Ferizajt,
Po bisedon në
Gjermani
Me disa shokë
djem dai,
Do të shkojmë në
Kosovë,
Në Kosovë e
drejtë n’Koshare,
Për liri nuk na
dhimbset shpirti,
Nuk i japim as
pesë pare.
Shkrep diçka dhe
bëhet dritë;
Paska rënë
Hasani te Maja e Kokës,
Për t’ia shtuar
namin atdheut dhe tokës.
Abaz Thaçi nga
Osdrini i Ferizajt,
S’e ka harruar
asnjëherë traditën:
Më mirë është të
vdesësh se të kesh frikën,
T’parët e Abazit
paskan qenë
Në shumë çeta në
shumë prita,
U kanë prirë
Shaqir Smaka, Kamer Loshi,
Nak Berisha e
Azem Galica.
Abazi edhe më
shumë kishte mbërri;
Për trimëri e
dituri kishte kryer edhe akademi,
Ishte ngjeshur
me njohuri në Zagreb,
Për t’u bërë
edhe n’Koshare strateg.
N’Rrasë të
Koshares ka luftuar,
Trim i madh
është dëshmuar:
Të gjitha sulmet i qet matanë,
I vjen radha të
prehet në Tiranë,
Në Tiranë prehet
dhe shumë tregon,
Prej atje me
liri tërë Kosovën e rrezaton.
29.
Në muajin maj,
datë tetëmbëdhjetë,
Është zhvilluar
edhe një betejë e vërtetë:
Biejnë do trima
për liri,
Në Koshare
s’ndalet lufta e vëhen prita,
Të gjithë
armiqëve u ka hyr frika.
Bën Lulzimi haj
medet,
S’po kam dert
unë për veti,
Por u vranë Fitushi,
Burimi e Safeti!
Katër drita
ndizen përnjëherë,
Përnjëherë e
përgjithmonë.
Le të mburren
babë e nanë
Dhe të gjithë
kend kanë
Këta luftuan për
vatan.
Thotë Fitushi,
mor Burim:
S’e kam ditur se
je burrë edhe kaq trim,
Nëse kam fat për
të shpëtuar,
Shumë këngët kam
për t’i kënduar.
Ky Burimi me
plagë shumë,
I thotë Safetit,
po ku je more lum,
T’përqafohemi
fortë e fortë,
Të tregojmë për
zotësi e unitet,
Kjo na duhet sot
e gjithmonë
Të gjithëve këtë
t’ua lamë amanet!
Janë këta pra, Lulzim
Zenelaj
nga Reçani i
Suharekës,
Fitush Kukaj e Burim
Graçenci,
Që të dy nga
Prishtina,
Dhe, Safet
Gjinovci nga Makërmali,
Në Skënderaj
thonë s’ka pasur kësi djali.
30.
Vetëm një ditë
më vonë,
Afrim Gashi nga
fshati Hajvali,
Në vendin e
luftës paska mbërri;
Tek Pishat – në
vendin Shkozë,
Bien Afrimi për
t’pushuar një pikë fare,
Ku pos tjetër
veç n’Koshare.
Faik Çabrati nga
Planeja e Prizrenit,
Qysh i ri
gjashtëmbëdhjetë vjeçar,
Kishte marrë një
rrugë të mbarë;
Nëpër fusha
nëpër male,
Ka ndihmuar
Ushtrinë Çlirimtare.
Edhe në betejat
vendimtare,
Lufton djali pa
asnjë frikë,
Pushon tash në
Varrezat e Dëshmorëve
Në Landovicë.
31.
Januz Krasniqi
është i lindur në Dushanovë,
Prej atëherë
sikur është përcaktuar,
Për të vdekur
për Kosovë.
Viti njëmijë e
nëntëqind e pesdhjetë e gjashtë,
Për familjën
Krasniqi mbahet mend,
Kur armiku kinse
për armë s’i la vend;
Më dhjetë korrik
’98,
Në Shtabin e
Vrrinit kur ka shkuar,
Për liri Januzi
është betuar,
Më vonë djali
qenka hidhëruar bash,
Me shumë shokë
tek po shkonte në Kalimash,
Në Koshare
Jonuzi luftoi,
Aty ra dhe
kombin nderoi!
Mentor Humolli i
Lupçit Poshtëm të Podujevës,
Lë studimet edhe
mësimet,
Shkon në luftë
vendin për ta çliruar,
S’bën të jesh i
robëruar.
Edhe në vitin
1990,
Për liri e jo
për vete,
Heroikisht
vritet motra Ylfete.
Nuk i friksohej
as dajakut as stupcit,
Merrte flakë në
demonstratat e Lupçit.
Thotë Mentori,
edhe unë qare s’pata
Pa marr pjesë në
demonstrata;
Në vazhdim e më
vonë në Brigadën 138,
Kalitet e
përgatitet Mentori,
Për liri për
t’luftuar dhe për të vdekë.
Ra dëshmor në
muajin maj, datë njëzetë e një,
Prehu djalë e
dert mos ke,
Si shumë trima
edhe ti sot je!
Nazim Buduri nga
Hoça e Prizrenit,
Don t’i tregojë
botës tërë miletit
Se do t’ia lë
namin vetit;
Babai i tij edhe
si bari e duke ruajtur fushën,
Mbante lidhje me
Muharrem Bajraktarin
Edhe me Shaban
Polluzhën.
Këtij djali,
policia po i bënte tortura t’mëdha,
Por luftës për
liri asnjëherë s’iu nda.
Thotë Nazmiu:
Bieni djema për
liri,
Unë asnjë plagë
nuk po e ndi’.
Xhemshir Islami
nga Mikushnica-keni dëgjuar,
Me shumë shokë
luftën e kishte filluar:
Mikushnica ka
hitori, po për besë,
Që nga viti 1924
e deri në ate dyzetë e pesë,
Kështu ishte
edhe në vitin 1912,
Vazhdon lufta
për atdhe e pavarësi,
Si kudo në
shqiptari.
Vjen Xhemshiri
nga Gjermania në Koshare,
Për ta bërë
armikun batare.
Në maj, datë
njëzetë e një,
Xhemshiri i
mbyllë sytë,
Duke luftuar me
armikun,
Gjoks me gjoks e
fyt për fyt.
32.
Sa i vështirë e
sa i rëndë është kurbeti,
Atje paska
lindur Hamdi Sheremeti,
Në Helibran të
Gjermanisë,
Rritët e piçet
për idealin e lirisë.
Shumë dasma dhe
shumë festa,
Hamdiu këto i
shndërronte
Në n’demonstrata
e në protesta.
Janë tubuar
shumë luftëtarë,
Në Kosovë duan
me ardhë.
Më njëzetë e
katër maj ’99,
Në Koshare ra
djaloshi,
Por s’u bë
kjameti,
Këtu u
përjetësua Hamdi Sheremeti.
33.
Ismet Mustafa
nga Çerkezi – Kumanova,
Mirë e dinte se
ç’po heqte e tërë Kosova;
Ditë për ditë e pak
ngapak,
E pezmatoi
masakra n’Reçak,
Eletricist me
profesion,
Nuk kursehet por
rrast lufton.
Në Koshare shumë
dëshmohet,
Tash prehet në
Çerkez të Kumanovës.
34.
Imer Kryeziu nga
fshati Pagarushë,
Shumë heret
mendja iu kishte mbush’,
Në Koshare ishte
shëmbull e krenari,
La pas vetës
dymbëdhjetë fëmijë,
La më të madhen
pasuri.
Në muajin e
luleve, datë njëzetë e tetë,
Ra Imeri dhe
ndërroi jetë,
Shumë krenohen
mal e fushë,
Edhe fshati
Pagarushë!
35.
Gëzim Berisha
nga Gllogoci,
Ra dëshmor ky
djalë fisi,
Me vullnet të
madh luftën e nisi.
36.
Ramadan Salihu
nga Zaskoku i Ferizajt,
Në demonstrata e
revolta,
Nuk është vetëm,
Por më të gjithë
vëllezër edhe motra;
Për padrejtësitë
donte t’i tregonte botës,
Merrte pjesë në
të gjitha vendet e Evropës.
Mbaron shkollë
të mesme e fakultet nis,
Ne Këln e
Vuppertal të Gjermanisë,
Por s’ka mundur
për t’duruar,
Me shumë shokë
është bashkuar,
Për n’Kosovë të
gjithë janë t’filluar.
Luftojnë trimat
në Koshare,
Me tridhjetë maj
se ç’po këndonte Ramadani,
Pastaj pushon trimi
si t’jetë fjetur,
Përgjithmonë rri
i qetë zemër luani.
Gazmend Berisha
me prejardhje nga Çeskova,
Kësi trimi nuk
lind Peja as Gjakova,
Nënë Ryva e babë
Zeneli,
Kishin rritur
dymbëdhjetë fëmijë,
Të gjithë të
besës e për liri.
Në Koshare me
pesë qershor,
Tek po shtohet
edhe një dëshmor.
37.
Milazim Shala i
Baballoqit në Dukagjin po lufton;
Pas masakrës në
Gllogjan e në Drenicë,
Është radhitur
ndër luftëtarë,
Në rreth
t’Gjakovës ishte ndër t’parë.
Lufton djali në
Carrabreg, në Prejlep,
Në Jabllanicë e në
Rastavicë.
Djersët në luftë
janë të ëmbla e jo të njelmëta,
Kur lufton
Milazimi së bashku me njësitin “Delta”.
Në muajin maj me
datë tridhjetë e një,
Luftë e ashpër
se ç’po bëhej tek Piramida C-1.
Nëpër male,
fusha, kodra e nëpër bokë,
Mbahet mend:ra
Milazimi me katër shokë.
Xhemajl Fetahaj
nga fshati Raushiq,
Ishte student i
historisë,
Edhe ai, me
shumë shokë luftës ia nisë.
Nuk e pengonte
vapa, shiu as shtërngata,
S’bën punë burgu
as gjashtë vjet,
Në demonstrata
del Xhemajli me shumë vet,
Në Pejë, Istog e
në Gjilan,
Në Prishtinë e
në Deçan.
Ky Xhemajli
është i kullave dhe i oxhaçeve,
Kishte arritur
shumë edhe në pajtimin e gjaqeve.
Kishte ardhur
koha t’emigrojë,
Por këtë dhimb
Xhemajli smundi ta përballojë,
Andaj, shumë të
rinj ai i bashkoi,
Shumë djelmosha
i kishte bashkuar,
Drejtë në
Koshare për të shkuar.
Po luftonte si
drangua,
Me shumë shokë
ishte bashkuar;
Rrasa e Zogut
tash ndriqon,
Në këtë vend
edhe djali i Fetahajve
Përgjithmonë
pushon.
38.
Ernest Zariqi
nga Prishtina,
Në Brigadën 138,
Po lufton si
trim me fletë.
Për ta mos
zgjatur fare,
Ra dëshmor
Ernesti,
Ku tjetër veç se
në Koshare.
39.
Remzi Xhaferi
nga e Shkupit Haraçinë,
Shumë e deshi
dhe e ëndërroi këtë lirinë;
Për shumë vite e
maltretojnë,
Shtëpinë sa herë
ia kontrollojnë,
Ky djalosh
kishte luftuar në Kroaci,
Pastaj kthehet
në Kosovë,
Për t’luftuar
për çlirim e për liri,
Për t’u bërë i
pavdekshëm te Bunkerët,
Për t’u flijuar
si të tjerët.
Babë Demushi se
ç’po thotë:
Djalë Remziun
nuk e kam rritë kot,
Për ate nuk më
rrjedh asnjë pikë lot,
Në Koshare do ta
vizitoj,
Ditë për ditë e
mot për mot!
40.
Fatmir Kerqeli
nga Liskoca e Kamenicës,
Nga familja
atdhetare e shumë bujare,
Nuk ka ndenjtur
në Gjermani,
Paska shkuar në
Koshare,
Ftuar e ka e
shtrenjta liri.
Më datën dhjetë
qershor,
Fati i Mirë ra
dëshmor,
Tash n’Koshare
gjithnjë pushon,
Gjithkush trimat
i nderon,
Por edhe
shumëkush
Fort e shumë u
lakmon.
Haziz Tola nga
Potoçani i Rahovecit,
Shumë mirë
armiku e ka njohur,
Në demonstrata e
në protesta,
Se betejat i
konsideron si festa.
Edhe ky, po
ashtu me dhjetë qershor,
U bë dritë e
meteor.
41.
Arsim Rexhepi,
nga një vend i quajtur Sazli,
Kishte vendosur
për Kosovë për t’u bërë fli.
Nënë Halidja e
babë Rexhepi,
I kanë rritur
gjashtë fëmijë,
Për atdhe e për
liri.
Nga Solingeni i Gjermanisë,
Ia kishte mësyer
Arsimi tokës së Shqipërisë;
Pa humbur kohë e
plotë vullnet,
Niset për
n’Koshare trimi drejtë.
Aty u bë dritë
për t’u kënduar prore,
Paska rënë trimi
në Vrojtore.
42.
Bylbyl Breqani
nga Markaj në Shqipëri,
Iu bashkohet kosovarëve
për liri.
Edhe gjyshëritë
e këtij trimi,
Ishin pjesëtarë
të revolucionit për demokraci,
Në Luftën e
Dytë,
Axhallarët e
Bylbylit:
Cen Selimi e
Shaban Sadiku,
Luftuan kundër
çdo armiku;
Kanë luftuar pa
u trembur aspak,
Prej Korçe deri
n’Sanxhak.
Djalë Breqani,
djalë azgani,
Më eprorët
Rrustem e Hysen Berisha,
Por edhe më
shumë tjerë luftëtarë,
E thyen kufirin
shqiptaro-shqiptar.
Bylbyl Breqani
duke i tërhequr
Trupat e disa
shokëve të vrarë,
Trimërisht ra në
të lirisë altar.
Por, edhe më
shumë për t’u nderuar,
Bashkia Bajram
Curri e Komuna Bujani në veri
E shpallen
Bylbylin qytetar nderi.
43.
Ali Fejzullahu
nga fshati Bajgorë,
Kurrsesi nuk
duroi robëri,
Në ushtrinë
sllave dezerton,
Prej aty shkon
në Itali.
Kishte vendosur
për të luftuar për liri.
Në Koshare
lufton Aliu çdo ditë,
Më njëzetë e
pesë qershor kumtoi lajmi:
Në Koshare edhe
një lule u fik.
Tash vepra e tij
folë
Aliu prehet
n’Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.
44.
Bujar Jasiqi
bashk me t’vëllanë 18 vjeç,
Biejnë dëshmorë
si dy bineçë.
Gjyshi i tyre,
Ramë Jasiqi kishte thënë:
Ja armët e mia,
Amanet dua me ua
lënë,
Të luftoni dhe
Kosovën ta çlironi,
Edhe pse i kam
nëntëdhjetë vjet,
Kam dëshirë së
bashku me juve
Në luftë të
shkoj apet!
Djalë Bujari,
djalë sugari,
Luftoi n’Junik,
në Gjocaj e n’Jasiq,
Më njëzetë e
pesë qershor,
Së bashku biejnë
dy meteorë,
Dy vëllezër:
Bujari e Besniku,
Në një minut, në
t’njejtën orë.
Të flasim pak
edhe për Besnikun,
Shumë i ri por
me vullnet e zemër zjarr,
Bashkë me
t’vëllanë në beteja paska dalë;
Përveq n’Gjocaj,
Junik e në Jasiq,
Shumë dallohet
në betejat në Dobrosh,
Në Hereç,
Gramaçel e në Isniq.
45.
Këtë këngë të
gjatë e t’lavdishme,
Që të gjithë do
ta kujtojnë e do ta këndojnë,
Me një trim të
veçantë do ta përfundojmë.
Është Sali Çekaj
i lindur në Broliq të Deçanit;
Do të flasim pak
histori prej nga vjen familja e tij.
Nëse për fshatin
Belle keni dëgjuar,
I cili nga
armiku disa herë është djegur e përcëlluar,
Por asnjëherë
nuk është zhdukur as dorëzuar.
Është me rëndësi
për t’u treguar,
Njëzetë e dy burra
të këtij fshati,
Nga hordhitë e
Malit Zi kanë qenë pushkatuar,
Edhe dymbëdhjetë
trima tjerë të këtij vendi
I pushkatojnë
armiqët pa skrupull e drojë
Të cilët çerdhen
e kishin në Pejë e Bellopojë.
Poashtu, si për
inat e s’është në pyetje habia,
Këtë fshat e
kishte djegur edhe Italia.
Sali Çekaj e
filloi shkollën në Prapaqan,
Kurse të mesmën
e mbaron në Deçan,
Vjen gjithnjë
djali duke u pjek’
Ka kryer edhe
fakultet,
Fakultet për
drejtësi,
Por për ta
mbrojtur edhe të shenjtën liri.
E ka filluar dhe
e ka kryer me vullnet,
Çdo punë dhe
aktivitet.
Kur ka hyrë në
UÇK-ë,
I zbaton të
gjitha detyrat hë për hë;
Në aksione
t’shumta në Deçan,
Në Baballoq e në
Çakorr,
Nëpër shi e
nëpër borë,
Me shumë trima e
me shumë shokë,
Pas një shekulli
në Kosharë,
E ka thyer murin
e Berlinit shqiptar.
Ra dëshmor
n’Rrasë të Koshares,
Ia la namin tërë
Kosovës edhe babës!
Shihni e dini,
or vëllazni,
Në Koshare është
ngritur një lapidar,
Për të mësuar të
gjithë histori,
Por, edhe mend
për të marrë!...
Këtë madhështi
nuk mund ta ndërtojë,
Asnjë dorë as
muratorë,
As arkitekti dhe
as fjala e plakut,
Por vetëm e
vetëm
Forca dhe vlera
e gjakut!
(Nga libri
“Fjala e gjakut” botuar në vitinn 2006)
No comments:
Post a Comment