Sunday, 8 January 2017

Vihelme Vrana Haxhiraj : Qytetarëve që e quajnë veten shqiptarë?!

Vihelme Vrana Haxhiraj : Qytetarëve që e quajnë veten shqiptarë?!

Shkas për analizën psiko-kombëtare që vijon më poshtë , u bë ndalimi i turpshëm i z.Ramush Haradinaj në Francë. Përmes përshëndetjes drejtuar shqiptarit të madh, Prof.Dr. Eshref Ymeri, Akademisë Shqiptaro-Amerkane dhe personave që janë indinjuar me autoritet Franceze, po jap komentin tim:

I nderuar Prof.Dr. Eshrefi!
 Urime për shkrimi tuaj!

 Përshëndes gjithashtu Akademinë Shqiptaro –Amerikane dhe të gjithë zotërinjtë që me të drejtë ndaj autoriteteve franceze shprehin indinjatën e thellë për cënimin dhe dhunimin e të drejtave legjitime si qytetar i botës së lirë, z.Ramush Haradinaj. Një shqiptar, një atdhetar që kërkon të mbrojë identitetin kombëtar, zbatimin e ligjeve ndërkombëtare për ruajtjen e sovranitetit, i cili do paprekshmërinë e kufijve dhe respektimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, e akuzojnë fajtor, kur Gjykata e Hagës, i ka dhënë pafajësinë. Edhe sa kohë do të vazhdojnë lojërat e padrejta politike  të shovinistëve ndaj shqiptarëve të gjorë?!

Është mëkat të dënosh fajtorët e pafajë dhe të përkrahësh ato shtete që kanë kryer krime makabre deri në genocid dhe nuk u dënuan asnjëherë për të tillë nga gjykata ndërkombëtare. Që të mbledhin mendjen fqinjët tanë duhet të përsëritet një Nuremberg i shekullit XXI, për gjithë krimet e shekullit të kaluar. Porse një gjë kam mësuar nga jeta, se derrat janë të gjithë njësoj, kanë një turiçkë...    Të jesh shqiptar i vërtet është gjë e madhe,se po të kishte atdhetarë, kombi nuk do të leqendisej në këtë mënyrë të turpshme...


E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja
                                                ndryshe

             Tradhtia e Madhe ndaj Kombi -  Analizë psiko-kombëtare
       
“Vetëm ai që ka zemër të ndihmojë, ka të drejtë të kritikojë.” Abraham Linkoln

    Këtë shkrim analitik po e nis me tri pyetje:
    *Si mund të bëhet nesër vallë një fëmijë i shitur për adoptim qysh në embrion, kur ende është në bark të nënës? 
    *Ç’shembulltyrë do të ketë një kombësi kur i kanë shitur apo ia kanë rrëmbyer padrejtëisht atë që i takon: tokën, pasuritë tokësore e nëntokësore, bukurinë e natyrës, ajrin, madje bashkë me to edhe shpirtin?!
    *Cili i huaj shkeli me këmbë dinjitetin kombëtar, na injektoi idetë e një sistemi të paprovuar që binte ndesh me identitetin tonë iliro-pellazg, duke na i mohuar lirinë dhe gjithë të drejtat dhe neve(shumicës)na imponuan që t’i quanim“miq për kokë?!” Mjafton një retrospektivë që të shohim se sa herë e ka shitur atdheun  politika shqiptare. Ne që jemi dëshmitarë që fatkeqësisht e kemi jetuar dhe e dimë mirë se ç’do të thotë të të mashtrojnë e të hedhin hi syve për interesat e ngushta të politikanëve. Kjo ka ndodhur se për shumicën pa përkrahje, Frika ruan vreshtin...
     Në të tre rastet jemi para tradhtisë së madhe kombëtare, se ujku qimen ndërron, por zakon s’e harron.
   Fajtorët e pafajë, bota dhe shumëkush nga ne përsëri pyesim: çfarë spjegimi duhet t’i japim kohës, që na i ka dhënë të gjitha mundësitë dhe kushtet e zhvillimit, kurse ne jemi akoma në tranzicion të tejzgjatur? Mos vallë, nuk duam ne të ndryshojmë, apo të tjerët po na mbajnë peng, ngërthyer në çark, për vazhdimin e kopshtit eksperimental të Botës së Madhe Evropiane?!
Çudi e Madhe me ne?!

Me këtë rast po kujtoj titullin e novelës së Mitrush Kutelit:“E madhe është gjëma e mëkatit”. Mirë kur mëkaton vet dhe e vetpaguan lojën e mëkatit, por ç’faj kanë të tjerët, një komunitet,apo një komb i tërë që duhet ta vuajë gjëmën e mëkatit të të çmendurve dhe të të pafeve? Kjo ishte gjëma që ndodhi me Shqipërinë, pasi vendi ynë u përfshi në Luftën e Dytë Botërore. Sidomos me organizimin e Partisë Komuniste Shqiptare nisi e keqja e madhe e Kombit. Kjo lvizje drejtohej nga trekëndëshi  Moskë, Athinë, Beograd, meqënëse të tria i bashkonte kisha ortodokse helene. 
    Që në fillimet e saj, në vitet 20 të shek.XX kur erdhën në atdhe Ali Kelmendi me idetë e Kominternit e Sejfulla Malëshova nga Leningradi, nisi lëvizja komuniste në Shqipëri, e cila në vitet 30 u vu nën ndikimin dhe nën kontrollin e plotë të agjenturës jugosllave. Në këto vite në Vlorë ishte vendosur Konsullata Jugosllave , e cila vendosi lidhjet me lëvizjen e të rinjve  kundër regjimit të A.Zogut. Gjithashtu në Korçë konsull i Jugosllavisë ka qenë Stanoje Simiç, i cili pasluftës u bë ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Simiç, njohu nga afër udhëheqësin e ardhshëm komunist të Shqipërisë, E. Hoxha. Emri i tij nuk ishte i panjohur për agjenturën jugosllave,ndaj e piketuan si udhëheqës të denjë për Shqipërinë komuniste, i planifikuar nga PKJ.
 Në fillim të viteve 1940 Dushan Mugosha,serbi i lindur në territorin shqiptar(Kosovë) u dërgua enkas në Tiranë për të ndihmuar lëvizjen komuniste shqiptare të lindur, por e paorganizuar. Mugosha merr orientimet nga P K J(Serbe) që të marrë pjesë në organizimin e PKSh. Mundësisht të depërtojë sa më në brendësi të problemeve të brendshme të Shqipërisë.
***
*Aktiviteti  i agjenturës jugosllave në Shqipëri
Koha nga Stanoje Simiç deri te Miladin Popoviç ndahet në 2 etapa: 1941-1944
 Dhe 1944-1948.
Pas sulmit të 22-VI-1941 të Gjermanisë kundër BS, roli i emisarëve jugosllavë do të ishte parësor në strukturimin e PKSh dhe njësive ushtarake, si: batalione e brigada. Në shtator 1941, njërit nga komunistët e parë shqiptar, Koço Tashko, PKJ i rekomandoi të nxirnin njeriun e saj në Shqipëri, Miladin Popoviç, i internuar në një shkollë të vjetër të Peqinit, i  zënë rob nga italianët në prill 1941 pas kapitullimit Jugosllavi. Veshur si fshatar, e nisën drejt Pezës, ku u bashkua me Dushan Mugoshën, që kishte ardhur në Shqipëri pak kohë më parë. Madje ishte takuar me dy grupet komuniste të Shkodrës dhe të Vlorës, pasi i Korçës s’pranoi të takohej me të. Me kërkesë të MiladinitMugosha u bashkua me të, meqë fliste"gjuhën shqip".
 Më 8 nëntor 1941, të dy jugosllavët mblodhën në Tiranë anëtarë nga: Grupi i Korçës, Koço Tashko, E.Hoxha, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe e Sotir Vullkani; Grupi i "Të Rinjve", Ramadan Çitaku, Anastas Lula, Sadik Premte dhe "një shok kosovar"; Grupi i Shkodrës, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova: (Rezolucion i grupeve komuniste nëntor 1941 "PPSH dokumenta kryesore", faqe 27). Radhita emrat e tyre vetëm që lexuesi të bindet për fatin e secilit nga këta “luftëtar lirie” , nga të cilët mbeti gjallë vetëm E.Hoxha. Si ka mundësi? Të gjithë këta gabuan e vetëm “Ai, i Madhi”, që s’kishte kryer studimet universitare, (i vetmi kryetar shteti në botë pa diplomë) ishte i pagabueshëm? Por me shpresën e jetëgjatësisë në pushtet u lidh me jugosllavët, rusët dhe grekët. Çuditërisht u lidh me dy fqinjët tanë në veri dhe në jugë të kufijve kombëtar, me ata që ua kanë pasur me hile, me prapaskena monstruoze shqiptarëve. Historikisht dimë se armiqësia serbe, greke e malazese nuk ka qenë e re dhe as teoria e Vorio-Epirit nuk ka qenë problem i ri në vitet 40 të shek XX. Ka qenë i njohur qysh më 1821 pas formimit të shtetit grek, ku bijtë e Çamërisë autoktone shqiptare luftuan trimërisht, për të mbrojtur trojet e të parëve. A mund ta vriste kush Çerçiz Topullin?Vetëm hienat serbe, ardhacakët e Ballkanit, bënë gjëmën mes mashtrimit dhe pabesisë. Po paraqes një dëshmi okulare të Sejfi Vllamasi(familja e tij ndihmoi ekonomikisht E.Hoxhën kur Bari Omari ia preu bursën, se nuk frekuentonte universitetin për 11 vjet qëndrimi në Paris): “Më 16 korrik 1915 më thirri gjeneral Veshoviq( që kishte vr arë 2000 shqiptarë), të kem edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të thërras kur të kem nevojë” ...bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku u takuam me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malazese i mërzitur tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi shtoi: “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i Krail Nikollës ( që shkonte mirë me serbët dhe më 1918 e bashkoi Malin e Zu me Serbinë) Nëse majori vjen sonte, të dy të burgosurit kanë shpëtue”. Mjerisht, Bahri Begolli u vonua dhe natën e 17 korrikut 2015, duke u gdhirë, patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli e Muço Qulli u pushkatuan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem, nga malazesët. Se si ndodhi vrasj, e morëm vesh në janar të vitit 1916. Në kontrollin e gropës ku hodhën  Muço Qullin e Çerçizin, gjetëm pirgje me eshtra. Më vonë mësuam se gjeneral Veshoviq kishte vrarë më se 2.000 shqiptarë të groposur aty. Çerçizi u vra me nxitjen e Tozlit, tregtar grek në Shkodër, për ta marrë hakun e peshkopit grek që e kishte varë Çerçizi bashkë me Mihal Gramenon më 1907.Kurse Muço Qulli u vra si austrofil.” (Sejfi Vllamasi,në “Ballafaqime politike në Shqipëri”(20)
*Direktiva e E.Hoxhës e datës 3 nëntor 1943, dërguar në emër të të PKSH‑së, K. Qarkore, thotë: "Duhet të popullarizojmë luftën na‑çl  jugosllave dhe greke. Të nxisim vëllazërimin tonë me të dy fqinjët... Të krijohet  bindja në popull, se lëvizja na‑çl greke e jugosllave nuk cënon indipendencën tonë, por ndihmon për ta fituar. Kisha greke ka të drejtën e drejtimit të kishës shqiptare.("PPSH dok.kryesore", vëll.I, fq.221, Tiranë 1971).Pra qysh atë kohë  drejtimin e kishës autoqefale Shqiptare Enveri ia dha Greqisë “në emër të miqësisë e vëllazërimit me shovinizmin greko-serb” që synonin të na eliminonin si komb.
  *Miladin Popoviç e Dushan Mugosha ishin themeluesit e PKSH‑së më 8 nëntor 1941. Personat që ndikuan në përgatitjen e lidershipit komunist në Shqipëri kanë qenë:
Konsulli jugosllav vepronte në Vlorë më 1932 dhe Stanoje Simiç ( konsull i Jugosllavisë në Korçë në vitet 30‑të të shek.XX), si dhe Miladin Popoviç,Dushan Mugosha,Bllazho Jovanoviç-( emisar  i PKJ‑së në Konf.Labinot) ,- Zvetovar Vukmanoviç (Tempo),‑Velimir Stojniç,‑Savo Zllatiç.
*Kongresi i Përmetit(24-28 maj1944-ishte imitim  AVNOJ‑jugosllav (29 nëntorit 1943), ku u përcaktua Faderata Jugosllave. Në punimet e Përmetit u përfshi edhe datëlindja e Titos 25 maj 1892. Elementët nacionalistë shqiptarë që ishin kundër agjenturës jugosllave dhe qëndrimit tradhtar të PKSh, filluan t’i vrasin. Nga nëntori '41 e deri në marsin e '43 kur Enveri u zgjodh në krye të PKSH, u vranë Qemal Stafa, Vasil Shanto dhe Sadik Stavaleci, të cilët ishin kandidatë kryesorë për kreun e PKSH. Për të mos patur kundërshtarë, i vranë të tre.  Vrasjet pa gjyq, pas krahëve vazhduan në Vlorë.“Pas mbledhjes te Stani i Bazit në jugë të Shqipërisë(bazë e agjenturës serbe),nga dolën D.Mugosha, Liri Gega, Qatip Devishi erdhën në Gjormë ,ku pas krahëve të mi vranë Mynyr Xhindi Kanina- arsimur në Itali, ish kryetar i bashkisë Vlorë,(dëshmi e Ibrahim Ramadan Ramadani luftëtar lirie, mësues nga Tragjasi).Veledin Rustemi – Armen, e morën me forcë natën nga shtëpia, e vranë pa mëshirë. Ndëkohë Bexhet Pashaj nga Koculi(me arsim Tregtar) e vranë në Turbulla të Vllahinës. Faslli Mystehak Nelaj-Mavrova e vranë në shpellat e Velçës.Vrasja e pabesë u bë pas qëndrimit njëjavor të E.Hoxhës në shtëpinë e tij, ku kishin debatuar për luftën dhe i zoti i shtëpisë ishte kundër drapër e çekanit sovjetik dhe yllit në kapele e në flamur. Për këtë kundërshti e vranë pabesisht.Vranë Isak Mete-Smokthina. Si antiserb e antifashist në Armen vranë katër (4) burra, si Faslli Osmëni. Nelo Nexhipine çuan natën në Prroin e Thellë. Po atë kohë, nusen e re, një  bijë Vlore, me shkollë tregtare që me kurajo hapi kurse kundër analfabetizmit  në fshat, sahanlëpirsit komunistë të Serbisë, e ndanë nga burri dhe djali i saj.Vranë Ramize Gjebrenë, pafajësia e së cilës bëri që të vritej edhe Zaho Koka, duke shkuar me këmbët e tij në kishë ku ishin gjermanët. Si ka mundësi vallë, kur atdhetarët që ishin kundër vartësisë serbe apo fashizmit i vranë,i dogjën, i burgosën, kurse bashkëpunëtorët e tyre PKSh-ja i përkrahu. Këta jo vetëm morën shpërblime nga Fashizmi, por në diktaturë u trajtuan si besnikë të PPSh-ës. Madje edhe sot fëmijët e nipat e tyre janë nëpër poste me rëndësi n ë të gjitha pushtetet.
  *Pse u quajt Kongresi i Përmetit kopim i Mbledhjes së Dytë të AVNOJ‑it
Në Përmet u zgjodh K. NaÇl (organi legjislativ), Kr/Këshilli (në rol presidenti) Omer Nishani, sekretar Koço Tashko.Komiteti KANÇ ‑it (me atributet e qeverisë së të pashpallur, me në krye E. Hoxha. U vunë edhe gradat ushtarake,u dha modeli i krijimit të Konfederatës Ballkanike, (kërkesë e Juosllavisë).Stema e Kong.Përmetit u kopjua stema e AVNOJ-n-2, duke koregjuar datën.ku mbi"29 nëntor 1943", komunistët e Shqipërisë vendosën "24 maj 1944" që njihet si "lindja e pushtetit popullor". Në Kongresin e 5‑të, Tito përmendi emrin e komunistit Miladin Popoviç si aktivist i tyre të shquar që ndihmoinë organizimin e PKSh dhe në "shtypjen pa mëshirë" të "fraksionit të Vlorës".

*Tradhtia e  Madhe ndaj kombit, u duk në vrasjen e nacionalistëve. Urrejtja e komunistëve kundër fisnikërisë e gjeti shprehjen në eliminimin e tyre fizik. Në Vlorë gjatë vitit 1944 ata vranë 17 persona, më 1 maj 5 veta, më 22qershor 11 të tjerë, më 17 dhjetor një njeri. Ishin të gjithë nga familje fisnike vetëm se ishin nacionalistë dhe të arsimuar në perëndim të cilët pasi i pushkatuan, i hodhën në një gropë tek ura mbi spitalin e Vlorës, që është njohur si “Ura e Ballistave”. Pesë të datës 1 maj i hodhën në një gropë në Mesovun të Kaninës. Nëse shohim emrat e të gjithë atyre që u ngritën për liri e demokraci të vërtetë, si bashkëthemelues të të gjitha formacioneve organizative partiake apo me atributet e Pushtetit dhe që kanë përfaqësuar gjithë luftëtarët e lirisë, mbi 90% e tyre u vranë pabesisht. Lind pyetja: Kush e vrau Neki Imerin(kryetar i Çetës Plakë) nga Gjormi? Po Qazim Koculin pse e vranë pas shpine se përballë nuk ia dilte dot askush.  Kush i vrau dhe pse i vranë gjithë ata djem nënash? Lufta brenda llojit është më e keqe dhe e ulët nga pikëpmja morale e zakonore si komb. Ata vranë më parë trimërinë dhe shqipatrinë, vranë shqiptarët e vërtetë që e donin kombin pa kushte, ndaj u vendos regjimi diktaturë komuniste. Viti 1944 shënoi mbarimin e luftës, si dhe të etapës  së parë të agjenturës jugosllave në organizimin, orientimin dhe të përdorurit e PKSh-ës si mashë për realizimin  e qëllimeve të tyre me synim krijimin e Federatës Ballkanike nën drejtimin e Serbisë. Por e veprimi shkatërrues dhe armiqësor i  Serbisë vazhdoi edhe në vitet e ardhshme. Ku bazohemi?
     *I pari që u ngrit kundër marrëveshjes së Mukjes, ishte Miladin Popoviçi, pasi atyqë u ngrit dhe foli për Shqipërinë Etnike ishte Isuf Luzaj, një nga 12 përfaqësuesit e Ballit Kombëtar në Mukje dhe i pari që u ngrit për Kosovën. Miladini urdhëroi E. Hoxhën që të vriteshin si tradhëtarë, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Por pasi Xhelal Staravecka botoi në gazetën "Bashkimi i Kombit", proces –verbalin e mbledhjes së Vithkuqit, ku M.Popoviçi dënoi me vdekje Y. Dishnicën e M. Gjinishin. Me ç’të drejtë sllavi ardhacak u bë zot në vendin më të lashtë të kontinentit  dhe merr vendime ekstreme ndaj shqiptarëve? Botimi i vendimit të Vithkuqit pengoi vrasjen e Dishnicës (dhëndri i E.Hoxhës) kurse M.Gjinishin e vranë tradhtisht, pas krahëve. Ky qëndrim armiqësor i PKSh ndaj vëllezërve të një gjaku e një race tregon se, 
*Komunistët shqiptarë kanë qenë antinacionalistë, pasi nacionalizmin rëndom e quanin "shovinizëm" , kur nuk ka ekzistuar kurrë shovinizëm shqiptar. Por nuk është rastësi që  ata shpallën "shovinistë" ata shpallën Gjergj Fishtën, Haki Tahën, gjithë klerin katolik, që i vranë e i burgosën egërsisht e sa e sa të tjerë.
*M.Popoviçin e vrau atdhetari kosovar Haki Taha,Pasi u shpreh publikisht : “Kosova është e Jugosllavisë dhe nuk do të ketë vetëvendosje të Kosovës.” Kurse E.Hoxha më 1948,e quan H. Tahën “shovinist”se gjoja është kundër miqësisë Shqipëri- Jugosllavi, se me demek Popoviçi ishte pro Kosovës. Pak kohë pas vrasjes së Miladinit, Haki Taha u vra, ndërsa shoqëruesi i tij QazimVula, pasi vuajti në burgjet e Jugosllavisë, u arratis në Shqipëri ku vuajti burgjet e tmerrshme të komunizmit këtu. Pse u trajtua si armik nga qeveria komuniste e vendit të tij? Cila është e vërteta për të, se u burgos si nga serbët, por edhe nga sigurimi i shtetit shqiptar?
    *Gjithsesi kujtojmë se M. Popoviçi, që bëri të pamundurën për vendosjen e E. Hoxhës në pushtet, mban akoma "Urdhërin e Flamurit"e medaljen e "Kujtimit"( (vendim nr 117, dt 5 shtator 1945 të KANÇ ("Gaz.Zyrtare", nr46,20 shtator 1945, fq. 5). 
Kështu në Konferencës e Parë të PKSH‑së të Labinotit më 17 ‑ 22 –III- 1943, ku u zgjodh edhe E.Hoxha sekretar i përgj. i Partisë, ku rolin kryesor e kishte i dërguari i KQ të PKJ‑së,Bllazho Jovanoviç. Konferenca miratoi vijën terroriste dhe prosllave të P.K.Sh. që u vetquajt një shtojcë e PKJ‑së.( gazeta "Bashkimi"28-XI-1947) .Për këtë, Sekretar. PKSH‑së Tuk Jakova në Kongresin e I-rë të saj, nëntor 1948 theksoi:”Konferenca caktoi vijën politiko- organizative të Partisë për të ardhmen dhe zgjodhi Komitetin Qendror definitiv, për të cilin ka influencuar i deleguari i K.Q.P.K. të Jugosllavisë, Bllazho Jovanoviç. Ne u mbështetëm në këshillat e tij, spse na mungonte eksperienca në çështjet organizative me besimin se pikpamjet e Bllazho Jovanoviçit ishin të drejta.Anëtarët e KQ‑ së u shpërndanë seicili në qarkun e tij dhe në qendër mbeti E. Hoxha, i zgjedhur sekretar i Përgjithshëm, me një numër anëtarësh të KQ, që zgjodhën në unanimitet Byronë Politike". Ky ishte i zgjedhuri dhe i preferuai i P. K.Jugollave. 
    Në gusht 1943, erdhi në Shqipëri Zvetovar Vukmanoviç (Tempo) për të formuar një "shtab ballkanik"që do të drejtohej nga jugosllavët. Emisarët komunistë jugosllavë luajtën një rol kryesor negativ si në Marrëveshjen e Mukjes,dhe përgatitën terrenin për një Federatë Ballkanike
Konferenca e II NaÇl (e para në Pezë  më 16 -9- 1942) që u mbajt më 4 ‑ 9 shtator 1943 në Labinot-Elbasanit,e cila denoncoi marrëveshjen e Mukjes, ngaqë ishte kundër interesave sllave në Shqipëri. Kuptohet që rolin kryesor këtu e patën M.Popoviç dhe D. Mugosha.
Më 15 maj 1944, në Helmës të Skraparit u mbajt Pleniumi i Parë i PKSH‑së, në të cilin u pa plotësisht roli udhëheqës i emisarëve jugosllavë. Kurse më 8 gusht 1944 u mblodh Kong. i I-rë    i Rinisë Antifashiste. 
Në shtator 1944, pas largimit të Miladin Popoviçit nga Shqipëria, vendin e tij e zyri Velimir Stojniç, pasi emisarët jugosllavë kishin një pozicion mëkëmbësi në Shqipëri. Stojniç bashkë me Nijaz Dizdareviç ishin dirigjuesit kryesorë të Pleniumit të Dytëqë njihet "Plenium i Beratit" (23 ‑ 27 nëntor 1944). 
***
*Pse 29 nëntori është dita e përbashkët e fitores  së komunistëve të Shqipëri-Jugosllavisë?
 S’ka rëndësi se kur kaloi kufirin e Shqipërisë londineze ushtari i fundit gjerman. Kjo për disa arsye:
* Gjermania kurrë nuk i shpalli luftë Shqipërisë dhe as vuri në diskutim pavarësinë dhe sovranitetin e saj, pasi ushtria e saj nuk erdhi këtu si pushtuese, kërkoi rrugë kalimi.
*Ushtria gjermane u largua vet pa ndonjë presion nga formacionet luftarake komuniste. 
*Midis termave "çlirim" dhe "largim" nuk ka  asnjë ngjashmëri. Kur nuk shkrepet asnjë armë, nuk quhet betejë.
 *Nuk ka as arsye dhe as shkaqe, që vendosja e regjimit komunist nëpërmjet dhunës,të quhet "çlirim i atdheut" në një kohë që vendi figuronte prej kohësh si i pavarur.
 *Çështja e pushtetit mori fizionominë e luftës civile, e vërejtur në fundin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
*Prej vitit 1925 kur vendosën bazat e tyre, agjentë serbe në  zona e  pika kyçe të vendit tonë deri më 1948 emisarët jugosllavë arritën 3 objektiva që kishin si synim
  1-Themeluan PKSH‑në si mjet për ta pasur agjenturë solide të tyren, 
  2-Futën Shqipërinë në një luftë civile, që solli armiqësi mes shtresave të popullsisë, përmes demagogjisë marksiste leniniste, duke i futur në hasmëri me njëra- tjetrën, gjë që vazhdon edhe sot.
  3-Eliminuan e larguan nga pushteti  e shëndosh nacionalist shqiptar, duke zhdukur shtresën e mesme dhe inteligjencën.Në këtë mënyrë vranë palcën dhe trurin  e kombit.
  4-PKSH‑ja,u përdor si instrument në duart e jugosllavëve, pa kushte, por verbërisht pranoi të njihte si festë të përbashkët 29 nëntorin për shkak se kjo ishte një datë historike për Jugosllavinë.
5- Kalimi i Kosovës në Republikën e Gjashtë e Federtatës Jugosllave
 Serbia kishte vite duke përgatitur kushtet që Shqipëria të ishte Republika e VII e Fedreratës Jogosllave.
 Kjo nisi me unifikimin e datave të rëndësishme kombëtare shqiptare me ato jugosllave, si p.sh: 
Së pari unifikuan datën e çlirimit të vendit tonë me atë të Jugosllavisë.  Ishte 29 nëntori 1943, Mbledhja e Dytë e AVNOJ‑it (Këshilli Na Çl Jugosllav), ku u përcaktua forma e shtetit të ardhshëm jugosllav.
  Së dyti: Më 29 nëntor 1945, Asambleja Popullore shpalli Republikën Federative Popullore (më vonë Socialiste) të Jugosllavisë. 
Për ta dobësuar e për ta vrarë shqiptarizmin e nacionalizmin, nga njëra anë vepronte agjentura jugosllave, kurse nga ana tjetër bashkëpuntorët e pushtuesit. Vizhdan Risilia (Prefekt i Vlorës) (kushëri i 3 komunistëve të betuar që për fat të keq ishin nga Kanina, Manush Myftiut, Ibrahim Dervishit dhe i afërt Arianit Çelës), më 14-8-1944, te gjermanët ai dorëzoi 40 vlonjatë drejt vdekjes, mes tyre Aleko Bezhani (Vlorë)..., 26-Skënder Xhevit Vranari (Kanina)..., 40-Gani Beqir Bejkosala(Vlorë)...që  përfunduan në Krematorium-Aushvic-( AQSh- V.nr152, v.1944)
 



Nëse ato që shkruam më sipër i analizojmë me kujdes do të shihet, jo vetëm nga ata që kanë dy gramë mend, por edhe nga një me ndërgjegje mëse të zakonshme Etapa e parë e veprimit të agjentëve të PKJ, veç vrasjeve pas krahëvembaroi me urdhrin që dha E.Hoxha për arrestimin e mbi 70 personave, luftëtarë të lirisë me akuzën “Kriminelë lufte” . Po tregoj një rast në Vlorë. Me pushtimin fashist më 7 prill 1939, të parët që u ngritën të luftonin ishin studentët e Shkollës Tregtare, me në krye profesorin e tyre Isuf Luzaj. Rrugët e Vlorës buçisnin nga zërat e mbi 1000 protestuesve dhe po aq studentëve apo të rinj të mbledhur nga e gjithë krahina. Për këtë arsye disa nga këta i arrestuan. Isuf Luzaj, profesori i filozofisë dhe gjuhës frënge thotë: “ së pari na çuan në burgun e Vlorës e pastaj në atë të Durrësit, prej nga, pas disa muajsh, na transferuan së bashku me 12 studentë në Brindisi të Italisë. Mes studentëve të shkollës TregtaresVlorë,  ishte edhe Petro Marko”. Ky ishte burgu më i keq që kam parë në jetë. Prej burgut të Brindisit na transferuan në Gaeta e prej atje në Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin më të madh që ka pasur raca shqiptare. Aty u njohëm me rrethet revolucionare të Italisë e më gjerë, sepse në Luftën e Dytë Botërore u përfshi Shqipëria e jo më shtetet e tjera. Për jetën e mëvonshme të Isuf Luzit, pas largimit nga Shqipëria, si dhe të studentëve të tregtares, pati rëndësi njohja me Sandro Pertinin në ishullin Ventotene. Me ndërhyrjen e Ernest Koliqit, atë kohë Ministër Arsimi në Tiranë, studentët bashkë me profesor Luzin i liruan. Njohja me Pertinin luajti rol për filozofin e ardhshëm, Isuf Luzin, se përktheu Kuranin në shqip, dorëshkrimin e të cilit ia vodhën atje në qeli. Gjithashtu Isufi në bashkëpunim me Mit’hat Abdyl Frashërin dhe Ali Këlcyrën, formuluan programin e Ballit Kombëtar i quajtur Dekalogu. (Intervistë e I.Luzit-Çikago-1983 nga Vehbi Bajrami).
Shqiptarizmi që ishte ideja dhe feja e shqiptarit ndër shekuj, tashmë ishte shndërruar në një besë farse,sepse vendin kryesor e zinte Partia me ideologjinë e orientuar nga Moska dhe Beogradi. Me ardhjen e emisarëve jugosllavë D. Mugoshës, M. Popoviçit dhe Svetovar Vukmanovic Tempo në Shqipëri për organizimin e Partisë komuniste shqiptare, shënuan fillimet e instalimit të diktaturës në Shqipëri. Me propozimin e tyre në krye të Partisë Komuniste shqiptare u vu E. Hoxha, që kurrë nuk mori pjesë në asnjë betejë kundër të huajit. Miqësia e ngushtë me jugosllavët, bëri që E. Hoxha t’i japë të drejtat në vendimmarrje dhe drejtimin e Brigadës së I-rë.serbit Mugosha me pseudonimin “Sali Murati”.


Vo:Këto fakte i publikoi, Kastriot Dervishi ish drejtor-Arkivit të Ministrisë së Brendshme botoi : Zëri Islam 28-shtator 2009-

Pas marrëveshjes së Mukjes që u prish nga Miladin Popoviçi dhe agjentët e tjerë sllavë, u vazhdua vrasja dhe burgosja pa shkak e të rinjve anëtar të Rinisë Antifashiste, që pasi njohën politikën vëllavrasëse të PKSh, e huajtur nga shovinizmi  sllavo-grek, kaluan me forcat nacionaliste. I lidhën e i tërhoqën zvarrë që nga kalaja e Kaninës deri në majat e thepisura të Labërisë dy të rinjtë e shkollës Tregtare Haki Xhelo-Vlorë dhe Duro Elmazi-Kaninë. Pasi i vranë i lidhën në dy pemë që t’i hanin korbat dhe sorrat. Askush nuk e di vendin e saktë të krimit. Kurse shokun e tyre Shaban Xhyheri, e arrestuan më 20 tetor 1944 bashkë me 70 të tjerë, me urdhër të E.Hoxhës,( akuzuar si Kriminelë Lufte).Burgosën në Beden(Kavajë) një nga themeluesit e çetës plakë, Axhem Mahmut Qataj, i cili ngeli pa diplomuar në Univ. e Bolonjës, se nisi Lufta e Dytë Botërore, u mbyllën shkollat dhe ai u kthye në atdhe e doli malit për liri. 
   Regjimi i lakejve besnik të Tiranës, zbatonte urdhërat e shefave të Beogradit, që kërkonin një festë të përbashkët që Shqipëria të shkonte gradualisht drejt humbjes së pavarësisë.

* Duke qenë se forcat gjermane po largoheshin nga Ballkani, PKJ s’mund të vendoste kontroll në Kosovë pa ndihmën e PKSh . Komisari i Korparmatës së I‑rë, Hysni Kapo më 20-9-1944, urdhëroi brigadat 3 dhe 5 :"Të popullarizohet miqësia e popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë, të theksohet lufta Mihajlloviç, Deva, e Mitrovica që janë shkaktarë...të përçarjeve midis popujve të Jugosllavisë dhe atij të Kosovës,.....të propagandohet lufta e përbashkët kundër okupatorit dhe nevoja e bashkëpunimit dhe e miqësisë midis popujve....Ne duhet të jemi të pamëshirshëm ndaj elementëve reaksionarë..". – Nuk di se kujt mund t’I besojmë. Një komunitet që lufton për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tij, apo PKSh që I akuzon shqiptarët e Kosovës  si anarshist dhe reaksionar?! Për arsye të tilla dhe për bashkërendimin e hakmarrjes ndaj shqiptarëve të pabindur,forcat rebele komuniste, ndërkohë që arrestonin shqiptarë të pafajshëm, më 23 tetor 1944 u futën në Junik, më 26 tetor në Deçan, më 7 nëntor hynë në Gjakovë dhe më 16 e 17 nëntor në Prizren dhe Pejë.Si morën nën kontrollkëtë zonë të  Kosovës, divizionet 5 dhe 6‑të PKSH, më 30 nëntor 1944 u bashkuan me forcat jugosllave dhe luftuan"kundër armikut të përbashkët"në Tuz,Podgoricë Novi-Varosh, Priepolje dhe Vishegrad, ku ishte spitali partizan. Ishin 3 të plagosur, mes të cilëve edhe i riu 17 vjeçar ish delegat i Kong,I-rë të Rinisë Antifashiste, Sami Pashaj(Koculi). Agjentët jugosllavë hodhën zjarr mbi municionet që gjëndeshin në katin e parë dhe e gjithë ndërtesa u hodh në erë.  Pak muaj më parë PKSh  me urdhër të agjentëve jugosllavë, kishte vrarë  kushërin e tij të parë, nacionalistin Bexhet Pashaj, kurse Samiu u vra si partizan. Në atë ndërtesë ishin tre djem të rinj partizanë të plagosur,që nuk u ngeli as nam e as nishan.(shtëpi-spital në Vishegrad).
*Vo: Bexhet dhe Sami Pashaj ishin të dy dajot e mi(vivra)
  Përgjegjësia bije mbi ata që drejtuan forcat rrebele komuniste kundër shqiptarëve në Kosovë, që ishin, komandanti Brigadës së 5‑të,krimineli Shefqet Peçi, komisarin politik të Divizionit të V‑të (ku bënin pjesë brigadat me numur 3, 5 dhe 25) Ramiz Alia e komisarin e Korparmatës së I‑rë, H. Kapo.Të tre këta ishin në shërbim të agjenturës serbe në Shqipëri në vitet e regjimit komunist. Dihet se shumë vite më vonë caktimi i Alisë si pasardhës i Hoxhës, kaloi nëpërmjet një skeme të pëgatitur prej shërbimit sekret serb.
Jashtë vëmendjes nuk duhet lënë bashkëpunimi luftarak midis forcave rebele komuniste të Shqipëisë, brigadat 5 e 18) dhe atyre maqedonase siç ishte rasti i marrjes nën kontroll  nga serbët i qytetit të Dibrës më 2 shtator 1944.
Pas lufte, emisari më i rëndësishëm pas atij zyrtar që ishte ambasadori jugosllav në Tiranë, Josip Gjergjia e më pas Drago Kosmerlj, u bë Savo Zllatiç. Ky i fundit do të ndërhynte sa herë që t'i tekej në punët e PK Sh që konsiderohej nga ata si një celulë e P K Jugosllavisë.
Në prag të triumfit të plotë të rrebelimit komunist në mbarë Shqipërinë, forcat komuniste,përkatësisht Brigada e 5‑të e më pas Brigada e 3‑të, më 5 tetor 1944, kaluan kufirin e Shqipërisë londineze (që atë kohë nuk ekzistonte) në ndihmë të homologëve të tyre jugosllavë me kërkesë të tyren për të nënshtruar plotësisht Kosovën dhe për t'ia dorëzuar atë pa probleme serbëve. Ashtu si në mbarë jugun e veriun e Shqipërisë londineze, ashtu edhe në këtë pjesë të Shqipërisë lindore, formacionet rrebele komuniste ushtruan në mjaft raste terror mbi popullsinë shqiptare me justifikimin e goditjes së "reaksionarëve" . Të ashtuquajturit reaksionarë ishin elementët e shquar antiserbë që nuk pranonin të viheshin në shërbim të komunistëve dhe që shikoheshin me dyshim nga ata. 
  Kalimi i formacioneve komuniste të Shqipërisë në Kosovë u bë me kërkesën e Shtabit Suprem të Ushtrisë NaÇl (rrebele) Jugosllave. Në verën e vitin 1944, në Shqipëri erdhi  misioni ushtarak jugosllav , derjtuar nga Zvetozar Vukmanoviç (Tempo). Jugosllavët oientuan forcat komuniste shqiptare  të pengonin “konsolidimin e njësive armike (lexo "problem shqiptare" )". U planifikua për të dërguar në Kosovë kishin qenë formacionet komuniste të brigadave I dhe III. Për pamundësisë  në Kosovë shkoi Brigada e 5‑të.Formacionet komuniste dypalëshe shqiptaro-jugosllave  nisën terrorin ndaj nacionalistëve të Kosovës. 
Humbjet më të mëdha forcat shqiptarei nddhën jashtë trojeve shqiptare si në Mal të Zi apo në Bosnjë. (Më 21 -6- 1946 nga këto treva sollën eshtrat e 350 partizanëve të vrarë në Mal të Zi dhe Bosnjë). Popullsia shqiptare e Kosovës, ju shmang pëplasjes së armatosur me forcat komuniste që vinin nga Shqipëria londineze, që të mos merrte përmasat e një lufte civile. 
Një ish pjestar i Brigadës së 5‑të komuniste, Zenel Hamiti,më 18-3-1945,në gazetën "Bashkimi", botoi në disa numra kujtimet e tij:"Më datën 14 nëntor 1944, batalionet luftuan rreth Prizrenit. Në orën 6.00 të mëngjezit qyteti ra në duart tona, i paprekur, pa djegur e plaçkitur, por rrugët ePrizrenit ishin plot me kufoma Nacinalistësh kosovar. rrugën Prizren ‑ Kukës, depo materiali kapen si dhe fuqia më e madhe luftarake vendase që kish qenë në shërbim të armikut dorëzohet....Brigadës e 5‑të  luftonte bashkë me forcat e Titos, sepse kështu e kryente misionin e vet".
Kjo politikë antikombëtare binte në sy në konferenca e kongrese.  Për nder të 2 vjetorit të shpalljes së RFPJ‑së, në Tiranë u mbajt një konferencë akademike më 29 nëntor 1947, ku ministri pa portofol, Pandi Kristo theksoi:"Në këtë luftë ne gjetëm ndihmën direkte dhe eksperiencën e paçmueshme të popujve të Jugosllavisë heroike. Popujt tanë u vëllazëruan përjetë në zjarrin e derdhur në të njejtat llogore dhe kundër të njejtëve armiq. Lufta e popujve të Jugosllavisë me mareshallin Tito në krye, i dha dorë popullit tonë të çlirohet nga okupatorët dhe tradhëtarët e vendit. Rrethanat historike, bënë që populli ynë të festojë sot i lirë dhe sovran dy data të mëdha dhe shumë të rëndësishme për ekzistencën e tij të lumtur: ditën e madhe të çlirimit dhe shpalljen e RFPJ‑së, e cila për ne është një nga garancitë më të shëndosha për lirinë, indipendencën dhe sovranitietin kombëtar për të ardhmen e vendit tonë.....Rroftë aleanca dhe vëllazërimi i popullit tonë me popujt vëllezër të Jugosllavisë së re, dita e 29 nëntorit, dita e RFPJ‑së dhe e mareshallit Tito.”Të njëjtën gjë pohon edhe H.Kapo
  
Vo:Publikoi AQSh, Kastriot Dervishi ish drejtor-AQSH botoi: më 2009-2011-2015,2016, si dhe botime nga shumë autorë si Ana Lalaj, Liri Gega,Mehmet Imeri (vëlla i Neki Imerit),Fiqirete Shehu, Liri Belishova,(një mësues partizan,dëshmitar krimi në Gjormë, Ibrahim Ramadani), Zenel Hamiti etje

vazhdon...

No comments: