BIO-Poezia e Preng Macaj
Faruk Myrtaj
Pak ditë më parë, në “Milosaon” e Gazetës Shqiptare, pashë
një cikël me poezi që ma rrëmbeu vëmendjen dhe kohën për “Të Tjerët”. Qenkeshin
poezi marrë prej një libri, nja dy emra prej redaktorëve e botuesve në
kopertinën e brendshme, Sadik Bejko e Ndue Gjika, ishin të afërt për mua–lutemi
që Ndue të jetë sa më mirë ndërkohë…, dhe ua nisa një mesazh, më saktë nje
titull emaili: “Po ky qenka POET, or miq!”
Teksa koha rrjedh, dhe si ujrat njerëzit shfaqen diku e në
momentin tjetër sikur humbasin, por padyshim janë aty, shfaqen burimesh të
tjerë, ne e kemi për detyrë, përvec kënaqësi të thellë, të brendshme, t’i
sjellim ndërmend çfarë dashamirët tanë bënë dhe bëjnë për ne, dhe ndjehemi mirë
sa herë që kujtohemi se të gjithë, përjetshëm, kemi nevojë për “Dorën e
Tjetrit”.
Autorin e këtij cikli poetik, Preng Maca, as e dita dhe as e
kisha lexuar.
Dy fjalët e mia, përcjellë tek ai nga Sadik Bejko, mu kthyen
në një email si “e mira, hedhur në det”, të mirë që, tek e fundit, për Veten e
bëjmë!
Edhe Sadik Bejko promovon një libër poetik këto ditë, por
s’di pse e kam ndjesinë se më mirë Dy Fjalë për Preng Macën se sa të shkruaja
sërish për të!
Mirënjohja merr pafund formash, mjaft që të jetë e shpëtuar
prej kalkulimeve të imponuara prej Hijes së Të Tjerëve…
Behet edhe me mire nese citoj ketu pak fjale te Sadik Bejkos:
Po ky eshte poet..Prenga e ka poezine te lehte si frymemarrje e fryme nxjerrje,
po dhe aq e thelle....ushqyer prej vogelsive te perjetshme te tej-jetshme te
perditshmerise.
Ai jeton permes vargjeve si zogjte ne ajer, si peshqit ne
uje. Eshte ne mjedisin e vet. Dhe eshte i tejdukshem dhe i vertete..." Poezitë
e Preng Macës zor se pranojnë koment. Nëse nuk është përdorur edhe më parë si
term, më duket se u shkon për shtat cilësimi “bio”. Bio-Poezi.
Mund t’i lexojmë sërish e sërish…
========
Lutje
njerëzve
kur
ngjiteni në pushtete
ju
lutem ruajeni zemrën,
mbajeni
me vete!
Udhëtim
Det
i trazuar, gjithë dallgë
ne
jemi nisur për diku
vetëm
udhëtimi …na shpëton!
Të
gjithë jemi në anije.
Askush
prej nesh nuk e di
kush
është në …timon!
Stinë
asokohe
isha shumë i varfër,
vishja
këpucë të riparuara,
e
shihja këpucarin, si perëndi,
vrapoja
tek ai për riparimet e radhës,
duke
ja shkelur syrin,
që
të m‘i bënte këpucët , si të reja
pasi
i vishja,
nëpër
takime e rrugë
vrapoja
si era.
Iku
ajo kohë,
tani
kam këpucë të reja,
që
më presin në radhë,
këpucë
për xhiro, për verë, për dimër,
këpucë
për tango
por
dreqi ta hajë
tani
më vrasin… kallot.
Mungesë
ndodhesh
aq larg
aq
e përkryer!
Dashuria
ime…e kursyer!
Shi
bie
shi pa pushim
nën
çadra ecim nxituar,
për
ti ikur zemërimit të qiellit…
duke
mbrojtur secili veten nën çadra
harrojmë…njeri-tjetrin!
Zogj
dhe xhama
Nga
dera e hapur hyn zogu
i
gëzuar se tashmë është ngrohtë
shpëtoi
nga akulli përjashta.
Pas
pak provon daljen
Nuk
e gjen më derën
Xhamave
të mëdhenj përplaset
Ose
siç thonë rëndom njerëzit
“Vrau
veten!”
Rrugës
jemi
gjithnjë të lirë
kur
jemi rrugës.
Kudo
qëndrojmë në vende fikse
Vetëm
ndërrojmë…burgjet.
Deti
i munguar
Akuarium
me peshq
Peshq
në akuarium!
Pronari
i akuariumit
Mashtron
peshqit
Se,
gjoja,akuariumi është …deti.
Larg
prej dhomës gjëmon deti!
Po
peshqit janë tashmë të shurdhër,
Janë
të lumtur peshqit!(?)
Vetmi
mos
më lër vetëm!
Nga
zemërimi yt
Bien
çastete e mia të gëzuara
Si
një pemë prej së cilës bien frutat
Prej
erës së fortë,prej erës së tërbuar!
Mos
më lër vetëm!
Ngjaj
brenda zenkave,
Si
një fetus,
Me
kokën në…duar
Mbreti
Ai
më tregoi,se rastësisht u panë
krejt
rastësht së bashku u njohën
ishte
rasti fatlum dhe u deshëm
kësisoj
rasti, pra, është Mbreti i botës!
Pastaj
erdhi rasti dhe u ndanë
(sa
keq ishte ndjerë pas ndarjes!)
E
vërtetë, se prapë rasti është sërish Mbret
por
kësaj radhe ishte një Mbret vrasës!
Instinkt
Mos
u tremb
në
këtë jetë asgjë nuk humbim!
Nëse
shpirti ynë,
e
tradhton…trupin!
Brishtësi
kur
do që ta kapësh,kërcen si top
nga
dyshemeja në tryezë.
kur
bie poshtë,
rrezikohet
të thyhet si një vezë.
përpëlitur
në dëshira
zihem
si në një lak, në…pendesë!
Kob
në
grykë e kam Atdheun tim
një
dënesje, një parandjenjë, një si…kob!
mbeti
deteve gjithë jetën
kurrë
nuk u bë Kolomb!
Skeptikët
Ata
rrijnë e vështrojnë vezën e çarë, habiten me lëvozhgën
ndërsa
mbi kokën e tyre shkon “ushtria” e zogjve!
Shtëpi
Mendimet
e mia janë trarët,
çastet
e fiksuara janë…çatia,
fjalët
e shkruara janë…muret,
raportet
me jetën e vdekjen janë…themelet,
ndërsa
dashuria ime janë…dritaret!
Ju
gjithnjë mund të shihni
çfarë
ndodh në këtë shtëpi,
brenda
së cilës gjendem i mbyllur,
nga
mungesa e dyerve,
shkaktuar
prej pavetëdijes!
Për
dashninë
sa
do të kisha dashtë
me
e vu kangën time për dashninë
e
të shëndrrohej ajo në një… burim!
ndonjë
ditë të mbrame,
të
pijsh e etur ujin
e
kohës së tashme
e
të shihesh në atë ujë,
si
në veten tande!
Varkat
në fëmijëri
kur
isha fëmijë e plot ëndrra
lëshoje
mbi lumin e qytetit tim verior
varka
prej letre,
mbi
to shkruaja dëshirat e mia të shumta
aq
shumë i kam dashur ato varka prej letre
e
mendoj se ato akoma nuk janë mbytur
tashmë
lundrojnë… nëpër dete!
Sekret
i lexueshèm
Ti
je gjithnjë brenda meje
Siç
rri shiu e fshehur pas njè…reje!
Ditë
si një vezë…
ditë
të rrumbullakta krejt si…vezë Pashke
trembem
tek e mbaj në dorë,
mos
bie dhe e thyej, pa dashje
e
kriset, e thyhet
e
përfshihemi të gjithë në…ngjarje!
Antigjetje
Aq
shumë e kërkuar, ti je gjëja e duhur
në
këtë pyll të ngatërruar… gjetje e pamundur!
Ne
jemi të hutuar dhe pafajësisht …të humbur!
No comments:
Post a Comment