MAKTHI I NJË BURRI
-Tregim-
Leko Xoka ishte një ndër pedagogët që
shpesh i mbante librat nëpër xhepa.Çanta I dukje e rëndë. Ai ishte i vemti i radhës së vet që jo rrallë harrohej në bibliotekë dhe mezi
kapte autobuzin e fundit për në Tiranë. Të gjithë thoshin se ai “marroset pas
leximit”. Por ajo që bënte Leko Xoka nuk ishte thjesht leximi, ai futej thellë
në një botë të kodifikur të librave të vet. Bëhej pjesë e një engimë qe shtonte
engimat, dhe ai si një mendje që thithje çdo engimë, përpiqej të hidhte sa më shumë enigma midis
studentëve kur shjegonte lëndën e vet. Kur vinte radha të shpjegonte leksionet,
ai bluante lloj- lloj skenarësh në
mendje, por lënda që jepte nuk ishte e lehtë të bëhej tërheqëse. Biokimia i Lekos
ishte e mërzitshme për shumë studentë:
Formula, rregulla strikte, emra të çuditshëm, që shpesh edhe duhe t’i
memorizoje. Ai e dinte se se shumica e studentëve urrenin lëndën e tij,
por ishte i ndërgjegjshëm, bikokimia e Leko
Xokës, ishte shjegim i jetës. “këta njerëz do më kuptonë kur të kem vdekur”-
thoshte shpesh herë Leko Xoka, kur futej në sallën e leksioneve dhe studentët lëviznin
si të përgjumur.
-Ju nuk më kuptoni. Kjo është lënda
e jetës sepse zbulon ca ligje qe ju nuk
e dini se sa të rëndësishme janë. Janë ligje që qarkullojnë në trupin tuaj. Janë
ligje jete! Mos e nënvlerësoni këtë lëndë!- u thoshte studentëve që e vështronin
të lodhur dhe të përhumbur në ato që kishin dëgjuar.
Sërish lënda e tij mbetej midis
tmerrevë të shumicës së studentëve. Kjo e bëntë që emri i tij shpesh të lakohej në raporte dhe analiza të ndryshme pedagogjike.
Por kjo nuk e shqetësonte. Ai ishte i
bindur se ai paguhej që t’u mësonte studentëve
shkecën dhe të vërteta shkencore, e nëse këto ishin të vështira për t’u përtypur
e kuptuar, kjo shpesh nuk ishte shqetësimi i tij. Ai kishte mbetur një pedagog
legjendar, sepse kurrë nuk e kishte kompromentuar veten. Nuk pinte kurrë kafe
nga studentët dhe me ta shihej vetem në sallat e leksionit ose në laborator ku
flitej për Biokiminë. Atë nuk e shqetësonte
fakti që kolegë të tij punin kafe dhe shpesh hanin dreka qyl nga sutentët, ai
udhëhiqej nga një filozofi tjetër: jeta ka ligje të brendshme bio-kibernetike që
i ëndërronte t’i zbulonte dhe t’i shjegonte një ditë. Por kjo ditë nuk po
vinte. Ai i kishte falur aq kohë, studim, përkushtim, lëndës që jepte. Lexonte
të gjithë autorët: rusë, amerikanë, evropianë.
I merrte idetë e tyre dhe qëmtonte mbi të vërtetat e mundshme. Shpesh
mendonte se ai ishte më i zoti se ta, por edhe më i pafati se çdo kush tjetër.
“Pse mëndon kështu Leko? Ti je i madh”- i
thoshte një zë. “Jo dhe aq sa mund të thuhet” pëgjigjej ai.
Ai njihej si pedagogu më autoritar
dhe më hokatar në gjithë ata pedagogë që
përpiqeshin të krijonin personalitetin e vet në atë shkollë të lartë, ku
driketivat ideologjike dhe të vërtetat shkencore shpesh luanin shpatë më shpatë. “Ideologjitë nuk
janë për mua. Bikoimia dhe formulat e
saj janë të miat” thoshte me vete pedagogu që ishte bërë edhe i famshëm me humorin e thjeshtë dhe thumbues. Ai e
dinte se shpesh në auditorë kishte përballë një turmë që vetëm dëgjonte e hakmetisur
shpejgimet e tij dhe as që merrte mundimin të studionte qoftë edhe 1/100 e asaj
që kishte bërë ai për të arritur deri këtu.
“Unë kam harruar edhe familjen time për ju, orë trutharë” ishte gati t’u bërtiste
studentëve që shpesh e revoltonin më plogështinë dhe motivet e zbehta që kishin
në jetë.
Ai nuk kishte shokë. U besonte vetëm
librave dhe autorëve suprizë që zbulonte
nëpër revista. Pastaj ai bënte porositë speciale dhe i vinin libra dhe revista nga jashtë që i bluante gati me dhëmbë. Për të përsoanlietit i
një njeriu ndërtohej përmes librave. “Librat jnë oqeani ku dua të vdes i mbytur
nga idetë që nuk i kupton askush, vetëm unë” thoshte shpesh shpesh me vehte.
Kishte lindur i tillë: I veçantë. Një vëlla e kishte
shkrimtar dhe shpesh bëntë humor me librat e tij. Midis tij vinin gjithmonë vërdallë
formulat biokimike dhe humoret që krijonte aty për aty. Kur ishe më i ri ishte
me i rreptë, por dukej se mosha po e thyente. Të gjithë e kishin në piedistalin
e dijes, për të tjerë e kishite një “kleçkë”.
“Pedagog shumë i mirë, por jo aq si prind” thoshin ata që nuk e arrinin dot. Ai i dëgjonte të
tillët, i dëgjonte dhe mbushej me revoltë
për t’i rrëzuar përtokë të gjithë që e shanin në këtë mënyrë, por zgjidhte
heshtjen. Ai e njihte veten më mirë se kushdo. Librat që kish botuar kohët e
fundit ishin zhdukur shpejt nga libraritë
se të gjithë i kishin blerë si duke
lexuar tezat e famshë të Lekos “Dimë të
hamë a dimë të ushqehemi”. Zino Liqeni,
një student që drejtonte gazetën lokale të
Universitetit, e kishte për zemër pedagogun fjalëpakë. Shpesh me të
fliste lirshëm. Një ditë ai i kishte kërkuar një intervistë për gazetën. Leko Xoka e kishte parë në sy dhe i kishte thënë:
-Merri interviste rekotrit, dekanit,
sekratarit, ata janë të madhenj. Unë thjesht një pedagog.
Zino Liqeni e kundërshtoi. Ai tha se
me siguri se pedagogu Leko Xeka do
jepte një intervistë të paparë më parë.
-Ore Zino pe verteti/ lerja falën një
të treti- i ishte përgjigjur me shaka pedagogu.
Kishin qeshur së bashku. Zino i
tregoi se sa shumë lakohej emri i Leko Xekës për qyfyret me studentët dhe shakatë pa fund në kohë
provimesh.
-Janë të gjithë të dala ngë goja
jote, profesor ?- e kishte pyetur Zino
Liqeni.
-Ca nga unë, ca nga ata, qesh me lot
kjo dynja!- ia kishte pritur duke qeshur
së bashku.
Shpesh Leko Xeka futej në mendime. Me
sy gjysëm të mbyllur, bluante ca mendime në mendje e befas kujtohej se mbase
revista e re kishte arritur në biblioketë dhe shkonte atje. “Ajo bibliotke e
xhamtë sikur më bën të flyturoj nëpër qiell” i kishte thënë ai Zino Liqenit.
Një ditë Zino e ftoi për kafe. Leko Xeka nuk
ja prishi. Mbasi mbaroi u hodhi një sy ca eksperimenteve që në laborat i tha se
po vine shpejt. Ishte fill mbas botimit të një interviste që sapo ishte botuar
në gazetë që kishte patur një jehonë të madhe. Zino Liqeni ndihej shumë mirënjohës që ia kishte besuar
atë intervsitë atij dhe i dukje sikur
kishte “vjedhur “ pak nga lavdia e pedagogut që lexonte në gjuhë të huaja. Edhe
intervista dukej sikur ishte bërë për “të huaj” sepse Leko Xeka nuk e kishte përmendur askund Partinë dhe “Xhaxhin” siç
kishin filluar ta quanin udhëheqsin në
ato vite. Por Zino Liqeni që e njihte
mirë politikën botuese i kishte sugjeruar pedagogut që të fuste ca fraza me
“Partinë dhe shokun Enver”. Leko Xeka
nuk shtoi asnjë radhë, por i pat dhënë lejë që “frazat politike t’i rregullonte
vetë Zino Liqeni”.
-I dashur presor, faleminderit që më
dhe lejë të fusja njëçikë “Parti dhe shoku Enver” tek intervista.Se pjesa tjetër
ishte brilante.- i pat thënë ai ndërsa
prisnin klafetë të bëheshin gati.
Leko Xeka nuk kishte qejf bisedat politikë. Për të shkenca dhe shakaja
ishin si “sheqer dhe kripë” që shkrihen njësoj në ujë.
-Unë kam besim tek ty Zino, që
gjithmonë ndjek vijën e drejtë.- i pat
thënë me thumb pedagogu.
-S’ka shaka aty, presor, Ti e di më
mirë se unë- i ktheu Zino.
-Unë nuk di gjë fare. Ato gjëra i
dini ju dhe ata.- vijoi shakanë Leko
Xeka.
Atij iu bë qejfi që më së fundi ajo
intervistë kishte gjallëruar bisedat e studentëve, por pedagogu mbetej skeptik
dhe thumbues. Zino i përcolli disa komente dhe përshrkime entuziaste rreth
intervistës dhe pastaj dilluar te flisnin për më të fundit e shkencës së
biokimisë.
-Pse është kaq e vështirë dhe disi e
pakuptueshme lënda jote, pedagog?- e pyeti
Zino.
-Sepse kjo lëndë, që thua ti
Zino, është mbi të vërteta, por jo mbi të
vërteta të thjeshta, por mbi fenomene misterioze që mbajnë jetën më këmbë.
Befas Zino Liqenit i erdhi në mëndje
t’i bënte pedagogut një pyetje që kurrë nuk mund t’a bënte në gazetë. Iu duk një
një moment interesant për të zhbiruar jetën dhe eksperiencën e më të moshuarve
dhe sidomos të një pedagogu të kalibrit të Leko Xekës.
-A mund të të bëj një pyetje që nuk
ta kam bërë kurrë presor?- i tha Zino
Liqeni.
-Po unë sapo ta dhashë intervistën
Zino!- i tha pedagogu duke rufitur kafenë.
-Është pyetje nga ato që nuk
botohen, por unë kam qejf të ta bëj thjesht pyetje.- i tha bashkëbiseduesi.
-Mirë, ti pyet unë përgjigjem, besoj
nuk është nga “teza e provimit”- qeshi pedagogu.
Zino ndjeu si ai ishte momenti më i
bukur për të zhbiruar diçka në botëne heshtur e shpesh të trishtë të pedagogut
që kurrë nuk u ankua kund, por çdo gjë e bluante midis mustaqeve të verdha dhe
fletëve të librave qe mbane nëpër xhepa. Ai kishte dëgjuar shumë histori për
pedagogun që ai vetë e shihte si një shkëlqim të dijes dhe përpjekjes së pashoqe që ai mplakej duke
lexuar më shumë. Zino ishte shumë kurioz të dinte se si së fundi pedagogu i tij aq i preferuar do të
ishte përballë një pyetje befasuese nga ish-studneti që i pat rrëmbyer 10-ën
nga duart. Ishte momenti të shprehej.
-Po ja presor, le ta zemë se do të
jetoje jetën nga e para, si do ta jetoje
të lutem. Ne të rinjtë shpesh jemi në mëdyshje. Po Leko Xeka nëse i rikthehej
rinisë s’i do ta jetonte jetën?
Ai sikur ngriu në fytyrë. Ca si re të
zea sikur u vërdallosën dhe u përplasen me avujt që ende dilnin nga filxhani i
kafesë. Sikur gjithë ajo gumëzhitje në kafene ra në një qetësi për të pritur përgjigjen
e tij, ndërkohë ai ai ishte kthyer si një statujë e bronxtë. Leko Xeka solli më mëndje gjithshka ç’kish bërë
drejt e çfarë nuk kish bërë si duhet, çfarë kish harruar dhe çfarë nuk do
deshte ta kishte anashkaular kurrë. Kujtoi nga fillimi deir në fund dhe sikur të zgjohej nga gjumi e pa drejt në sy
Zino Liqenin dhe i tha duke lëshuar me zor një të qeshur të lehtë:
-E do të vertetën, apo e do për
gazetën?
-Të vërtetën dhe vetëm të vërtetën
presor. Të lutem. Ti je një shkollë e veçantë për mua!-i tha Zino.
Ai e pa sërish në sy studentin që i
kishte dhënë mësim. Solli në mendje gjithë atë përkushitm të tij që të thithte
gjithshka nga pedagogu dhe se si vërtet ia mori notën që meritonte. Mënyra se
si Zino student i djeshëm demonstroi dijen
për të marrë notën e merituar, e bëri pedagogun që prej asaj dite dhe në
vijim të ndëronin një lloj miqësi reciproke ku përplaseshin lehtësisht moshat e
tyre. Leko Xeka në moshë ishte me moshën
e baballarëve të studentëv që mësonte. Ishte gati gati mosha e babait të Zino
Liqenit, por tronditej kur shihte se si ndërsa mësontë fëmijët e të tjerëve,
fliste aq hapur me fëmijët e të tjerëve, u mësonte shkencë, alternativa, teori
dhe hipoteza, por për të vetët e tij? “Koha
për të folur” i tha vetes Leko dhe e pa në sy bashkëbiseduesin.
-Po ta them, o Zino Liqeni por
do të të mbetet në mendje tërë jetën,- i
tha duke e parë në sy.
-Natyrisht, ndaj edhe po të pyes që
ta mbaj mend tërë jetën,- iu ktheu tërë qejf Zino.
-Por do të të ngelë mendja aty, dhe
do thuash pse këshu o presor!
-Të lutem. Ma thuaj! – iu përgjërua
Zino.
- Me kusht që ta arrosh sapo të dëgjosh,-ia
ktheu Leko.
-Të premtoj!
-Po ta them pra, por qetë-qetë. Unë po të them se nëse do ta
filloja jetën sërish, do të isha martuar me një grua shterpë që të mos lindtë fëmijë
kurrë…
Zino Liqeni u shokua. U drodh i tëri.
I nguli sytë pedagogut të tij të dashur dhe iu duk se sikur qielli kishte rënë
mbi të. Të dy panë njëri-tjetrin në sy si dy njërëz të një kohëmoshe të
ndryshme, por njësoj shokuar, tronditur dhe befasuar. Ashtu në atë shikim njerëzor sikur kërkonin një varkë për të shpëtuar
nga ajo përmbytje që sapo kishte ndodhur
midis të dyve. Zino Liqeni nuk dinte se ç’të thoshte, nuk dinte si ta kapërdinte atë që kishte dëgjuar ballë për ballë docentit të tij të preferuar. Ajo që ja
kishte thënë ballazi ishte një tërmet që
ende i trondiste të dy.
-U habite?- i tha docenti!
-Pse ma the miku im? Pse?! - pëshëpriti
gati i përlotur Zino.
-Të thashë që do të ngelet mendja,
dhe as vetë nuk e di pse ta thashë. Këtë stilemë e kisha rujatur vite e vite brenda meje, dhe
ja, e nxorra nga brenda,e ndava me ty dhe se si ndihem… Bëra mirë apo keq?
-Ju jeni njeriu më i mirë që unë kam
njohur deri më sot. Gjithkush nderon dhe
respekton personalitetin tënd. Ti shpesh na dukesh si një gjeni, nuk di ç’të
them… iu përgjigj Zino Liqeni që vetja i dukej mes dallgësh së një dhimbje të
madhe e thënë në një fjali të thjeshtë, që askush nuk do të mund të formulonte.
Docent Leko Xeka ndihej i lënduar.
Sytë e vegjël në një ngjyrë bojëqielli të lehtë,sikur kërkonin diçka tek mosha e njomë
e ish-studentit të tij. Momentalisht iu
duk si djali i tij, si pjella që ëndërroi aq shumë ta shihte të sukseshëm, të mënçur
dhe me ambicje për jetën si shumë ish-studentë, lindur nga prindër që ai kurrë
nuk i njohu, që kishin dëgjuar
leksionet e tij, dhe tashmë ishin në një rrugëz jete diku që e
kishin zgjedhur vetë, por e gjitha kjo fantazi sikur e lëndonte edhe më shumë.
Ai e ëndërroi këtë, por nuk e jetoi dot. Dy djemtë që kishte sjellë në jetë,
kishin qënë sa e sa larg babës prej të
cilit kishin gjeneruar gjenetikisht. Jo vetmë kaq, por i kishin dhënë sa e sa
dhimbje, shqetësim, dalldisje deri
edhe në dhimbje tragjike. Por ai nuk
preferonte të ndante më shumë detaje me dikë që e konsideronte mik dhe djalë të
mençur. Dhimbja ishte e tija, që e
kishte kapërdirë sa e sa herë, dhe si ilaç të vetëm ndaj saj kishte pasur vetëm
leximin, fantazinë shkencore, gjetjet e reja, debatet e pafundme që e
futnin brenda universit të molekulave, qëlizava,
atomeve… Për të jeta aq e pakufij e parë si një gjallëri në hapësirën
midis qeillit dhe tokës, ishte po aq e paskajshme edhe në thellësinë e çdo molekule… Ndaj ai e shihte jetën midis
këtyre dy kontrasteve të pafund që askush nuk mund t’i përfytyronte më mirë se
ai. Leko Xeka si askush tjetër jetonte midis dy universeve të tejskajshme:
pafundësisë qiellore dhe befasisë qelizore e molekulare. Ishte vërtet i madh
dhe i pashok në interpretimet filozofike të shkencës, por aq i pafat dhe “i pazoti”
sipas tij, si baba… Kishte mbetur baba vetëm i vajzës së vetme, dy djemtë prej
të cilëve priste aq shumë, ëndërronte aq shumë, shpresonte rilindjen e vet,
ishin kthyer befasisht në një extrem i tejskashëm i tij: në vagabondë rrugësh,
që vidhnin, mashtronin, përfundonin në
gjyqe lagjesh e burgje dhe një
ditë të dy në vetrasje njëra pas tjetrës. Ai pedagog aq i talentuar dhe filozof
i shkencave molekulare, kurrë nuk kish mundur ta kuptonte pse-në e dramës së
vet prindërore. Të gjithë dhimbjet i kishte gëlltitur heshturazi, bashkë me
gruan e vet që e deshte aq shumë dhe kurrë nuk e fajësoi. Shpesh në atë moshë që
u afrohej, jetonin me fantazmat e
dhimbjes dhe fatkeqsisë që ai e
shpjegonte me “mutacionet” psikologjike e shoqërore!
-Dua një kafe të dytë, Zino! – theu
heshtjen docent Xeka. Djali ri që qëndronte para shkoi shpjet e
shpjet në banak dhe solli kafen e nxehtë.
-Faleminderit, presor!Të dua dhe të çmoj,
por,mos, mos të lutem fajëso kaq shumë
veten. Në të gjithë t’i dimë vlerat dhe peshën e mendimit!-i tha Zino.
Ai po rufiste kafenë nxehtë. Kuptoi
se ajo që i kishte thënë Zinos, ishte si një
meteor i rënë nga qielli duke krijuar një shembje të madhe në botën plot
ëndrra të ish-studentit të tij që tanimë
dejtonte gazetën dhe shkruantë shpesh në
shtypin qëndror të kohës.
-Më fal për tronditjen Zino, por
pedagogu jot për herë të parë shprehu diçka që e mbante nga breda për dekada.
Se je ende aq i ri, nuk dua ta ngarkoj trurin tënd me
dramat e fatet e moshës sonë, por janë ca fate që të lenë gjithmonë pa
gjumë!
-Kuptoj, i dashur mik. Shpesh
këto janë fate që të bjenë në pjesë dhe nuk ke ç’bën, por vetëm t’i
jetosh siç i ke jetuar aq denjësiosht
edhe ti..Pastaj, kur vjen puna edhe
kryeministri nuk pati aq shumë fat me fëmijët e vet!- i tha Zino Liqeni duke vështruar
thellë në bebe të syrit docentin. Kishte dëshirë të zhytej përtej atyre bebeve
të vockëla dhe të futej në trurin e vet, të lexonte idetë, mendimet, vuajtjet
dhe ëndrrat bashkë me makthet e këtij
burri që ai e shihte si një gjeni që nuk e çmonte gjithkush. Por ai e çmonte
tmerrësisht pozivisht, sepse nuk kishte asnjë pedagog të dytë të kishtë ndërtuar
një kurikulum shkencor dhe pedagogjik si Leko. Ai ishte me emër,
profesionist, pasioniant ndaj librave dhe
ideve shkencore, filozof dhe interpetues i dukurive shkencore, hulumtues i dukurive në universin molekular biologjik…
Për Zino Liqenin ai ishte një “Da Vinç”
i biokimisë. Desh ta thoshte këtë me zë të lartë dhe ta dinin të gjithë por
docenti e ndërpreu duke rufitur kafenë që
po ftohej:
-A e di se ç’është jeta dhe fati Zino Liqeni?
-Fati është fat presor!- ia preu ai.
-Jo Zino, jo. Jeta është një shans
dhe fati është një rastësi. Po të më pyesje mua, po të më dëgjonin mua, po të
isha unë në krye të punëve të vendit, do t’i lija njerëzit të luanin me jetën
dhe fatin e vet në mënyrë të lirshme dhe të çmendeshin me lrinië dhe fatin e
vet. Dhe atëhere ne do të shihnim se kjo liri e fatit do sillte ca domosdoshmëri
kokëforta që do ta bënin jetën më të mirë. Tama si në ligjësitë biokomike. Ka
ca ligje të rrepta darviniane, ende të pazbuluara por të aplikuara në jetën tonë për përditshme…Ti nuk e di Zino,
as ata nuk e dinë, as unë nuk jam i qartë, por është një e vërtetë universle që…
-Filozofia jote medituese docent Xeka!-
ia priti Zino duke qeshur dhe iu mbushi gotnë me ujë.
-Nuk është filozofi: është realitet.
Jeta është si një fishekzjarr që shpërthen nga seksi në krevatin epshor deri
tek vdekja. I ke parë grykat e nga
derdhen fishekzjarret gjigande? Befas një
“bole kimikatesh” shpërthen në qindra dhe dhjetra xixa dhe drita si për
të mashtruar ataqë vështrojnë të habitur dhe shuhen shpejt larg njëri tjetrin
dhe në vetminë e vet të ftohtë. Kështu dhe jeta, fillon me prushin përvëlues të seksit dhe përfundon në varrin e
ftohtë, kur vijnë krimbat dhe
mikoroganizma të tjerë fantazmë, qetë-qetë ndihmojnë dekompozimin tënd… Tamam si ato mijra dritëza
të bukura në qiell që të dala nga një grykë
e vetme, shpërndahen dhe harbohen në hapësirë për të shuar vetmas dhe larg njëra
tjetrës…Kështu ndodh dhe me ne të mjerit njerëz. Bashkohemi dyshe në një shtrat të çmendur eposh dhe dashuror,
hedhim “fishekzjarret” thellë e më thellë
dhe nuk e dimë sa shuhen dhe sa “ndizen gjetkë”.. Aty fillon fati. Fati është
jashtë durave të tua. Fati bëhet një rëstësi që ose të lumturon ose të vreros
siç ndodhi me mua… Por, por mos harro, miku im i mirë, në të gjithë tjemi ca
fishkezjarre të hedhur rastësisht në hapësirë që pasi bëjmë trjaktoren mes shkëlqimit the dritës,
shuhemi diku të vetëm dhe larg njëri
tjetrit…të harruar dhe braktisur, të vetëm dhe të heshutr, me shpresë por pa
fuqi… Ka qënë kështu dhe për shekuj do
jetë kështu…
Docenti
po filozofonte. Hipur mbi një”kalë të
bardhë” ëndrrash ai filozofonte. Zino shihte në këtë filozofim një brengë që platitej qetësisht brenda syve të
tij. Ai nuk ishte fjator për fatin e vet dhe sërish fajësonte veten.
- Presor, kot fajëson veten. Siç thotë ajo shprehja
“Fate-fate kjo dynja, fati-fatit nuk u ngja…”- i tha Zino duke u munduar të memorizonte ato kumtime interesante të docentit, i cili
sikur të kish harruar gjithshka çfarë kishte thënë fshiu ca lotë të thatë në sy:
-Sikur të vinte prap ajo kohë, dhe
t’i kisha to bebe në duart e mija… Kurrë nuk do harbohesha sërish pas punëve
dhe leksioneve, pa qënë i sigurt se ato
do ta ndienin praninë time… Ah sikur të kthehej koha mbrapsh!- belbëzoi Leko
Xeka!
-Ti nuk je fajtor për fatin që të
ra, presor - tha Zino.
-Fajtor nuk jam, por prap kam faj…- the docent Leko Xeka.
Befas jashtë xhamave filloi një shi
i rrebyeshëm dhe plot bubullima.
Sikur të ishte një përpjeke e natyrës për të larë gjynahet dhe
makthet e Leko Xekës.
-E shikon, po qan me ne edhe koha për
gjynahet e mia!- tha ai duke buzëqeshur lehtë.
Kishte ardhur vjeshta…
Minneapolis, 9 dhjetor 2017
No comments:
Post a Comment