REFLEKTIME NDËRKOHORE
I DALLDISUR NGA DALLGËT E DHUNËS
I vogël, fëmijë kam qenë dikur
6 vjeç, vishesha me këmishë pëlhurë
Një dorë e Zezë ra mbi ne, si silurë.
Gjithë jetën na ndoqi. Zjarr në furrë.
Larg vatanit, sokaqeve të fshatit tim
Larg kushërinjve, fqinjëve jetova
Na e vodhën lirinë, na lanë jetim,
Pa të drejta, veç përulje përjetova.
Thonë se paqja do vendoset në Tokë!
JO! Vrasësit ndjellin egërsi dhe lotë,
Si korbat krrokasin, kërma kërkojnë
Shumica për drejtësi, pakicat egërsi diktojnë.
Shumë boshllëqe jeta na rezervoi
Adoleshenca, rinia në vuajtje kaloi,
Periudha e burrërisë kërkonte kujdes
Vështirësi të mëdha larg vendlindjes
Ndjekje, gjueti vrasëse, si kafshë të egra.
Detyruan shpërnguljen, shpërndarjen tënë,
Sharjet, përbuzjet i shpërndanë me erëra
Thua se mahsheri erdhi, na bënë çep e këmë.
Dora e Zezë e huaj, ndolli vrer dhe tek "gjaku".
Mbijetesa kërkonte shumë punë e zgjuarsi
Pasi zërat e ligësisë, arrinin deri tek plaku,
Na trazuan shpirtin e dëlirë, na lanë pa qetësi.
Në moshë pensioni, rri e kujtoj të shkuarën
Si një film me subjekt vetëm vuajtje e trysni
Me dalldi nga dallgët shumëballshe të dhunës
Plotësisht, tërësisht të padrejta. Vodhën çdo dritë.
Nga dita e largimit, gjenocidit të pabesë
Shtatë dekada, vuajtje dhe egërsi mbollën
Mbijetuam me dhëmbë, punë e shpresë
Me virtyte, punë dhe zgjuarsi ia dolëm.
Dhe thonë se koha për plagët është alfi,
Jo! Plaga jonë, stisur nga zemër katranët
Do mbetet gjallë, derisa lejlekët të kthehen përsëri,
Toka jonë, të lulëzojë me zambakë e tulipanë.
"Dielli". Demokracia perëndimore, na erdh'
Të zezat re të shovinizmit, nisi të largojë
Qielli ende i pa pastërt, shpresa zgjimi derdh'
Marrëzitë, egërsitë dypalëshe ti
korigjojë.
Shtatëdhjetë e katër vjet! Sa lindje, vdekje dhe martesa
Dije se ti o Tokë, gjithnjë prezent, e pa harruar.
Pjesëmarrëse në kuvende (1), gëzime, hidhërime e festa
Në çdo vatër çame, me valle, këngë e vaje! Përmalluar.
66 vjeç erdha të vizitova. S'të mbaja mënd! Fëmijë!
Andej nga deti shkela tënden stere,
Gumenica, e rrethuar në formë harku nga mali e deti,
Zbrita. Të putha,Toka ime. Rashë në sexhde (2).
Ti më përpive! Frymëmarrje tjetër më dhe.
Imazhi yt, imazhi i nënës, feksi detin, tokën, qiellin!
Unë ecja e ecja me ty! Realitet i gëzuar.
Mirserdhe më the,
Dialoguam tri epokat, të ardhmen të mirësjellim.
Thonë se paqja do vendoset në Tokë!
JO! Vrasësit ndjellin egërsi dhe lotë,
Si korbat krrokasin, kërma kërkojnë
Shumica për drejtësi, pakicat egërsi diktojnë.
O lumi Thyamis,
por dhe Kalama të thonë!
A mban mend sa mijëra vjet moshë ke?
Më poshtë, në Fushën e Zonjës, vëllai Aheron,
Rrjedhjen vazhdon, në Jon derdhet pa pré.
Nuk ju ndahen edhe Lurosi me Araktusin,
Sështë bashku vllezër, jeni damartë e gjakut,
Gjallëri mbani nga Ambrakia në Stugarë e Samantas,
Ujë, jetë, dashuri, pambarim. Të rinj, të pa plakur!
Uji juaj - gjaku im; mosha juaj - gjeneza ime.
Fushat, kodrat, malet, gjallesa e pemë. Ç'simfoni!
Krijuar për njëri-tjetrin. Veç poezi e kompozime,
Zemra e nënës Tokë, dashuri e saj. Në përjetësi!
Erëra mali, erëra deti lëmojnë atë Tokë,
Përcjellin diell, shi dhe shumë pak borë,
Invazione që nga Pirro Burri e deri sot,
Shtiza, heshta, helmeta dhe shumë taborë.
Tre Gurët e Zezë né fshatin Skamine (3)
Me malet e Sulit, rrezet e agimit lëshojnë,
Deti i Zonjës, Parga me kala pérmbi re,
Anën perëndimore të Çamërisë vezullojnë.
Preveza me Gjirin e Artës jugun dëftojnë
Samantas, Likojani, Saraqini në veri
Kufijtë veriorë të Çamërisë, vizojnë.
Dodona, Nikopoli gjurmë në historinë.
Dhe thonë se koha për plagët është alfi,
Jo! Plaga jonë, stisur nga zemër katranët
Do mbetet gjallë, derisa lejlekët të kthehen përsëri,
Toka jonë, të lulëzojë me zambakë e tulipanë.
Shovinizmat po besojnë vërtet në Zot!
Duhet të distancohen nga i paudhit "satana",
Mbasi nuk është vetëm një fé në botë,
Dhe se ato nuk diktohen me topana.
Zgjedhje vetiake, parajsa apo ferri
Profetët predikimet i kanë dhënë
Ç'do kush besimin vetë e zgjodhi
Qoftë për kryq apo për gjysmë hënë.
Dihet para Krishtit dhe Muhamedit,
Paganizmin kishin besim në lashtësi
Papazllarët, Krishtin kanë si Perëndi
Për imamët Parajsa, është islamizmi.
Genocidi, marrëzi njerëzore, e shkuar të mbesë,
Galileo Galileas, kisha i kërkoi ndjesë
Mjaft më me marrëzi. Ti hapet rrugë pendesës,
Dihet, Elefanti vetëm në vendlindje do vdesë.
Masakruesi kundër presë së tij bërtet:
Zhdukje, shfarosje. Nuk ekziston!.
Dhe praninë e emigrantëve, e shet
Si ekuivalencë për pronat sekuestër.
Europën si përherë e di si e
mashtron.
Epitetet, kolaboracionistë, pseudoçam
Apo anti grek! Fraza boshe dhe pa bosht
Çamët janë thesprotë, Çamërinë kanë vatan.
Miqësinë me helenët e vërtetë askush nuk e mposht.
Presimi hapjev e portave të hekurta të pritës.
Por e egër egërsia e të egërve. Si në mesjetë,
Vranë, prenë,
dogjën, shkretuan! Zëra klithës!
Kush? Nëna e demokracisë! Ligësi e vërtetë!
Vallë, kush e lindi këtë farë? Shpirt e deje djall!
Fara të përziera. Shpërthim biologjik mutacioni.
Nga këto lloj specie, vetëm bastardë do të dalë!
Racë e pabesë me qendrim e ngjyrë kameleoni.
Çezarianë, bizantë, otomanë, kolonë
Masakra, dhunë, shkatërrime, djeg'je.
Kthyer në shkretëtirë. Tokë të zjarrtë.
Dymijë vjet.Vend i bukur. I lakmuar. Amazonë!
Ka 105 vjet, Junani (4) hedh vetëm baltë.
Pirotët e Epirit, shtegtarë të detyruar,
Të larguar dhunshëm. Presin veç drejtësi,
Genet
e Piros, dihet vlerësohen për trimëri.
Nuk mendojnë
ndonjë projekt për të luftuar.
Mbasi dihet, zaptuesit nuk kanë përjetësi.
Dhe thonë se koha për plagët është alfi,
Jo! Plaga jonë, stisur nga zemër katranët
Do mbetet gjallë, derisa lejlekët të kthehen përsëri,
Toka jonë, të lulëzojë me zambakë e tulipanë.
Drejtësinë me lutje, askush se ka takuar
Varfërinë, dhembjet, shumicës - diktuar
Gjithëmonë ka ndodhur, kështu po ndodh
Ndaj duhet shumica për barazi të reflektojë
Zemërkatranët, egërsinë njerëzore ta dënojë.
Thonë se paqja do vendoset në Tokë!
JO! Vrasësit ndjellin egërsi dhe lotë,
Si korbat krrokasin, kërma kërkojnë
Shumica për drejtësi, pakicat egërsi diktojnë.
Tiranë, më 25 maj 2005 (E përditësuar).
●●●
Shënim (1): Kuvendim burrash.
Shënim (2): Në gjunjë.
Shënim (3): Mëna.
Shënim (4): Edhe
kështu quhej Greqia.
Bergamo, më 19. 01. 2018.- Fahri
Dahri
KOSOVA E LIRË
Sot, Kosova me plisin e bardhë
Dardan zgjohet,
An’ e kënd trapezoidali kosovar
vetëm zbardhon,
Mbi eshtrat e të parëve nën tokë -
themel betonohet,
Ndërtesat e larta të jetës drejt
qiellit pa re synon.
Një shekull, vetëm gjak, përbuzje
e trysni parreshtur,
Skllavëri në kohë moderne,
zaptuesi instaloi e zbatoi,
Shumica mbuloi rrezet e diellit -
mjergull e dëndur,
Por pakicës, dritën qiellore nuk
ia mbuloi.
Dimër i egër, i gjatë dhe
shekullor. Jo! Kurrë shpresë pa liri,
Përleshje mes dallgësh
shumëballëshe. Jo! Kurrë Dheun pas dore,
I sigurtë për liri - eshtrat,
shpirtërat e të parëve - kurrë nën robëri,
Erdhi dita. Kosova qesh, gëzon
rrezet e diellit dhe dritën qiellore.
Festë e madhe, hareja, gëzimi,
kudo nji emër i vetëm – Iliri,
Gufon zemra e dardanit, arbërit,
kaonit, thesprotit, mollosit,
Arbëria me qeleshen e bardhë zgjat
duart: ”Mirëseerdhe Dardani”,
Thesprotia me festen e bardhë
uron: “Gëzuar, paç këmbën e mbarë”.
Zhgaba në Dardani, Shqiponja në
Arbëri, Ipja në Thesproti,
Emër i të njëjtit shpend, maj
malesh me fole - Dihet absolut për liri,
Shpend symbol lirie, krenarie, bukurie,
jetëgjatësie - qielli e ka stoli,
Shpend që pëlqeu në botë
fiset Ilire, i pagëzoi me emrin - Shqipëri,
Urime Kosovë. Popujt kudo urojnë,
njohje nga shumë shtete,
Të tjerët, le ta kuptojnë,
trileniumi - symbol demokracie. Jo i friguar,
Popujt thërrasin: lumturi, barazi
- disa shtete ende me siklete,
Na pri Kosovë drejt paqes, lirisë
- shembull i qëndresë. Gëzuar.
Kaçanik, Dreçan, Reçak, vende me
emër në histori,
Gjak heronjsh, tokën vaditur për
liri, për pavarësi,
Krushe, Prekaz, Rahovec - Gërma të
arta në Dardani,
Njëzëri të gjithë thërrasim,
brohorasim: ”Amaneti u kry”!
Sot, lot gëzimi gjithë trupi Ilir,
nga Mitrovica gjer në Artë,
Flatrat e Zhgabave nga Gryka e
Rugovës , Flamurin “Kuq e Zi”,
Në qiell shpalosin, e shtrijnë
jaram nek(¹) tre Gurët e Zezë të lashtë,
Zhgaba, Shqiponja, Ipja
brohorasin: ”Rrofsh Pavarësi!”.
Shënim(¹): Sipas
dialektit çam: Jaram nek=deri tek.
Tiranë, shkruar më 17/shkurt/2008
TIRANA E SHQIPTARËVE!
Tirana, e shqiptarëve në përjetësi
Netët e ndërrimviteve vezullon
Me elementë festivë, plot stoli
Gjithënjë dhuron ngrohtësi,
bujari.
Të shndërrojnë sikur je prej brumi
Format ti ndryshojnë hera-herës
Politikanët e ardhur nga “katundi”
Fantazi "dimërit" si
edhe "verës".
Epokat, brumit format i ndërrojnë
Shtatoret vendin i lënë
njëra-tjetrës
Antagonizmat e radhës plotësojnë
Njerëzit u “tremben”viteve të
jetës
Tiranë e dashur, populli yt të
kërkon
Brumin tënd mos lejo ta përqisin
(1)
Orekset e grykësave me korrupsion.
Zgjidhi vetë ata që duhet të
qeverisin.
Jo më “lista” me deputetë
partiakë,
Por deputetë, me vetdije shqiptare
Ndërgjegje, përgjegjshmëri të
lartë
Mjaft më me premtime gënjeshtare.
Tiranë! Të duam përherë krenare!
Veç tek ti Universi të shqipërojë!
Vështirësira ndër shekuj ke parë
Urojmë, shteti ligjor të ligjërojë.
Shënim: (1).-Shpërdorim.
31.12.2017
KUR SHKEL MBI DHEMBJET
Muaji qershor na pjek qershitë
Edhe ferrat dhurojnë manaferra
Kurse njerëzit gëlltisin
demagogjitë
Kishte “pak” para për votae e
blera
Flamuj të përzier, ndër makina
Simpatizantët pas parave sulen
Që nga veriu, Fieri apo Zaranika
Fushatra me ego? Partitë rrudhen
Tirana kryetarin pa mandat e la
Pasi PS-ja në vrapim ja rrëmbeu
Inat i paparë, shfryrë zyrave u pa
Kqz-ja votoi unanim votat që pëlqeu
Korrik - Dhjetor, qetësi afër buzë
Lanës
Zyrat të zbrazta, kudo shumë
zymtësi
Shkaku ishte humbja e mandatit të
Lalës
Strukje, gjumë letargjik. Partia
në zi!
Karierat u siguruan me demagogji
Qëllimi, arrihej me shtrirje
krahinore
Muzhikët, i blinin gjoja me
ideollogji
E ngritën kupolën mbi baza fisnore
Foleja strehoi mediokër pa shkollë
Dy fjalë në foltore nuk artikuluan
Kodi zgjedhor i “krreu” ata të
gjorë
Dhe nga paaftësia, asgjë nuk
kuptuan
Ishte lojë!!. Pasuritë kupolës ja
siguruan
Në
letargji gjashtë muaj, zëri është shuar
Deri në "njëzetenjëshin"
qetësi duan
Shpresa?: Flamujtë dhe paratë në
duar.
Tkurrja, shenjë e keqe nuk duhej
lejuar!
Dinakëria e pështirë. Jo brenda
shtëpisë
Shfrytëzohen plagët, gjoja për ti
shëruar
Përsëri të lënduarve ilaçin e
“tradhëtisë”!
Itali, Janar 2018
KUR SHTYJMË JETËN
Sot shtyjmë dhimjet e pandara
Sot gëzojmë disa të mira, të
rralla
Sot presim një tjetër ndërrim
Sot mblidhemi veç për gëzim.
Sot, në këtë ditë të vetme në vit
Të gjithë e presim ashtu, si një
mit
Gjatë vitit që sonte ikën e shkon
Të gjitha ndodhitë kushdo i
kujton.
Me dëshirë, për mirësi janë
treguar.
Prandaj urime të shumta ju
përcjell
Që viti i ri, gaz e lumturi t'ju
sjellë.
Përshëndes përzemërsisht: Gëzuar!
Nesër gjithçka e re, nis me siguri
Mulliri i blojes, prap do
rrotullohet
Qoftë me ujë, erëra apo me energji
Nisja me të djeshmen do vazhdohet.
Ata, që viti i ikur jetën u a
rrëmbeu
Për 100 vjet, dhimbjet do të rrojnë
Se mbahen në kujtesë nga “mbidheu”
Pastaj, në renditje të tjerë do
kujtojnë.
Jeta këtë vazhdimësi kujtdo i
ofron
Dihet:“Asgjë shumbet, asgjë
skrijohet
në natyrë transformohet”. Kush
zotëron?
Askush, veç atyre që mendja i
“tërbon”!
Jeta është vetiake, sjellja dhe
veprimet
Mpleksen gjatë kohës në çdo
shoqëri,
Shumicës së njerëzve u ruhen
nderimet
Keqbërësve, mbi e nëndhé u ruhen
ligësi.
Itali 31.12.2017
NJË MUAJ E 13 VJET MË I PARË
Sunami njerëzor, pemët shekullore
shkuli
Rrënjët thellë në tokë, si gjethe
i shkundi
Trupat e gjakosur për sorrat, në
kërmë
Skeletet e gjalla lëviznin, shtëpitë
i lënë.
Varganët e mjerimit ecnin me
dëshpërim
Drejt yllit polar të drobitur për
shpëtim
Me hanxharë, sopata, vrasësit në
duar
Fara e tërbimit, çmenduria u ishte
shtuar.
Konispoli, Ninati ndanin kufirin
vdekës
Turma e cfilitur, gjeti prehrin e
jetës
Kllogjeri strehoi me pikëllim
prekës
Fuqishterurit, frymësosurit prej
tiranisë
Sot e mot përmendore e pavdeksisë
Lapidar i dhimbjes, kulmi i
egërsisë
Jetëgjatët drejt rrugëtimit
mërgimtar
Maraz pashuarit, siguruan
trashëgimtarë.
Të shpërndarë, të panjohur, të
paparë
Të brengosur, përmalluar,
zemërvrarë,
Shpirtlënduar, tërë jetën,
dëshpëruar
Foleja prindërore, shpresë
pashuar.
Ata, mbi vite shkelin, koha ecën,
Kështu jetët mes tyre këmbehen
Rutinë, mjë brez ikën, një tjetër
vjen
Vitet ikin - vijnë përsëri
syrgjinë.
Plot shtatëdhjetekatër vjet, zjarr
i pashuar
Lëngojnë zemrat, vitet vdekjet
rrokullisin
Mesazhe njëra-tjetrës, në mendje
shkruar
Çamëria, vend i shenjtë,
shpirtrat kolisin(¹)
Andej jam lindur, një muaj e 13
vjet më i parë
Rrugëtimin historik të njerëzve
vatanlarguar
Në fletët e librave, shkruaj çfarë
kanë ngjarë
Ashtu, si Namiku me proza, poezi
në duar! .
Prozator, poet, shkrimtar,
gjithmonë krijimtari
Flet me natyrën, madhështinë
shqiptare zbulon!
Mendja i krijon, shkrime shumë për
trojet - Iliri
Polenin mbledh, me mjaltë çdo helm
e lufton!.
Shënim: (¹)-
Ngjisin
Shënim:- Një urim i
përzëmërt për 67 vjetorin e mikut tim, poetit, shkrimtarit dhe studiuesit çam
Namik Selmani. Jetë të lumtur, të gëzuar me njerëzit më të dashur e të shtrenjtë.
Bergamo, më 18 nëntor 2017.-
---------------------------
No comments:
Post a Comment