Monday, 23 September 2019

Në ajër

Në ajër 
Nga Fatmir Terziu

Nga ajri, ia dhamë njatjetën për herë të fundit, njëri-tjetrit. Dhe sikurse ndodh në ajri, e fundit shenjëz ndër sy ishte madhështia e Tij. I shndritshëm në kanapenë e bulëzave të ujsisë në gjatësinë dhe gjerësinë e vet, ndjesia e tij po ndukte atë që kapërcente shikimi nga lart. 
Si nuk e kisha parë kështu më parë? 
Ishte ndryshe, krejt ndryshe si në Hartën e tij të bukur.
 Ishte krejt ndryshe. 
I veçantë! 
            Nuk e di pse po e shihja ndryshe si më parë. 
Nuk e di vallë. 
Goja e tij ishte plot me qirinj të ndezur. Dhe dylli i nxehtë depërtonte nga dhëmbët e tij të mëdhenj, që shtriheshin gjeografikisht jouniformë. Gjuha e tij nuk kishte arsye tjetër dhe asgjë tjetër përveç bujës dhe zjarrit, që i sulej nga anët e tij të forta. 
Ishte e tëra flakë.
Flakë? 
Dhe nuk di nëse bëhej ta gëlltiste atë flakë
Dhe mbytej në tym, derisa nxehtësia dilte si një mangall i prushtë dhe i jepte më shumë arsye të digjej në fytin e tij gati të tharë. Ose duhej ta pështynte tërë atë dyll.
Dhe pastaj shikoja gjithçka rreth tij, por ajo që ndodhte rreth meje ishte një djegmë më e padukshme, një ndjenjë mes fjalës dhe diskursit. 
Fshiva sytë. 
I rifshiva. 
Sapo kishim lënë të rrëndën metalike në zhurmën e fundit të rrotave në tokë. Isha tashmë me sytë hapur. 
I gjithi, isha tashmë larg, krejt jashtë… fare jashtë diskursit. 
Isha sikur po ndodhte auto-kontrolli i impulsit. 

No comments: