HOXHË MULLA SULA
SI ZHOZEF FUSHE
(Analizë Librit të publikuar me memoare në internet:
“Kush ma prek kombin”- ma ka sharë Fenë, 2019).
NGA KALOSH ÇELIKU
Vite më parë e kisha lexuar romanin e Stefan Cvajgut:? ”Zhozef Fushe”. Libër, që e gëlltita me një frymë brenda një nate. Errësirë. Zhozef Fushe, një prift që e rrezikonte edhe në politikë Napolon Bonapartën. E, ai si demokratë i pushtetit, gjithmonë e shpërblente me poste politike, por sa më larg vetes si prift.
Dukuri, që nuk ndodhi me liderët e Partive Politike Shqiptare “demokratrike” të popullit shqiptar, që nateditë çirren gjatë zgjedhjeve lokale e parlamentare për poste politike. Kurrë, nuk më ka shkuar mendja, se: shumë vite më vonë do të lexoj në internet edhe një libër gati plotësisht identik me memoare, Kush ma prek Kombin, ma ka sharë Fenë, po të kësaj natyre nga Haxhi ef. Sulejman Rexhepi me pak dallime fetare e politike: Priftin duke e zëvendsuar me një hoxhë në xhami e pranë Oxhakut (veten). Edhe, atë: Pas këngës popullore të javës nga Radio Shkupi: Dhentë e mia kush i do, se: Do loz me Miken –o.
Përçudi, në prag të këtij “Bajrami” (2019), nonstop brenda një dite e dëgjoja edhe një këngë tjetër popullore: “Tridhjetë ditët e Ramazanit”. Këngë, të cilën e kisha dëgjuar edhe më herët përmes valëve të Radio Shkupit. Dorën në zemër, më pëlqente kjo këngë popullore. Sidomos, pas publikimit të Komplet memoareve të Haxhi ef. Sulejman Rexhepit: “Kush ma prek Kombin, ma ka sharë Fenë”. Këngë popullore, që e kisha dëgjuar edhe më herët: “Kur të vij Dita e Bojromit, bashkë me lalën do shkojmë në Xhomi”./ Bashkë me lalën do pimë raki.
Edhe, pse: kësaj radhe e dëgjoja në një verzion tjetër, pak më ndryshe me një fjalë pak më të “butë” shqipe. Këngëtari popullor, rakinë e kishte zëvendsuar me dolli. Mund të jetë edhe limunadë. Ose, bozë Tetove dhe Gostivari. “Armikun e pabesë” të Omar Khajmit, që Hoxha i Allahut nateditë nëpër Shtëpi Publike e kishte rrokullisur në Shtetet Arabe, Bullgari e Turqi. E tejkaloi edhe Priftin Zhozef Fushe. Përdallim nga ai, se: Ky Kryehoxhë për çdo ditë në gjueti vriste nga dy derra të egër (?!).
E veçantë në këtë Libër është, se: Hoxha i Allahut na i zbulon rrufjanët me emër e mbiemër, që ne i kemi ditur e s’i kemi ditur në shoqërinë shqiptare dhe shtetin e “përbashkët”, që shëtisnin lirshëm nëpër institucione dhe partitë tona politike shqiptare si “turistë” partiak në Reprizën e “vëllazërim-bashkimit”. Guxim i pashoq nga një hoxhë në letërsinë shqipe.
KryeHoxha, në hyrje të librit tij kërkon edhe inkuarjim të ketë lexuesë në këto faqe, me bindje, guxim që të dalë edhe me libër, në të cilin do t’i përmblidhte të gjitha memoaret e publikuara në mjetet e informacionit. Kërkesën e tij patriotike, edhe pse në fillim e mora me rezervë, i jap përkrahje që ta botojë edhe si libër. Dihet, pasi e lexova me një frymë librin “Kush pa prek kombin, ma ka sharë Fenë”, e ka përkrahjen time si lexues rasti: Publikoi, o burrë mejdani memoaret, që edhe populli shqiptar më në fund ta shohi veten në pasqyrë! I vetmi shpëtim, që i ka mbetur në Ditën e Sotshme.
Edhe, e di pse?! Shkaku, se: I ke imituar Bitëllsat?! Ndoshta, asaj kohe kemi qenë në një gjeneratë të studimeve: Ti në Medresenë e Prishtinës, e unë në Fakultetin Filosofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Nuk jemi njohur asaj kohe. E as pas kalimit tim në Shkup. Edhe, pse: unë kam pasur shoqëri në Medrese me disa hoxhallarë. E di arsyen, pse? Jo, nuk e di. Në banesat e tyre frekuentonin shumë vajza shqiptare e serbe. Një mik i imi hoxhë e mori njërën nga ato vajza edhe për Grua. I marr me mend edhe lotët e tu në Medresenë e Prishtinës. Forcat e tua për t’u matur me medresantët. Pehlivan i Sullarës Epërme të Shkupit. Porosinë e babait, se: “më mirë kalohet me policinë jugosllave duke i shërbyer, se sa duke i kundërshtuar.” Edhe, Unë e qaj me lotë në Sy, edhe Sot e kësaj dite atë Kohë në Universitetin e Prishtinës!
E vërtetë: Medreseja e Prishtinës asaj kohe, ishte “infektim nacionalist”. Babai yt, ka pasur të drejtë, largojë (“shpëtojë”) në shtetet arabe. Gabim, që ti iu binde babait si hoxhë i Ditës Nesërme. I fshive nga memorja yte, gjithë ato shokë me të cilët kuvenduat “shiptarçe” dhe me tone nacionaliste”. Edhe, u brumose me kulturë dhe njohuri islamo – arabe.
Fatkeqësi e madhe, që nuk të ka joshur pamja e femrave arabe (e thua vetë në memoare). Veshja e tyre tradicionale. Femra, që edhe sot e kësaj dite me ferexhetë e zeza hedhur krahëve, e çmendin edhe botën. E kanë pushtuar edhe Shkupin Historik. Arsyen, e di: Ato i ke pasur “motra”, sipas Muahmedi. a. s. Pak gjë, shkruan për Sullarën e Epërme tënden me tradita dhe rite “anti islame”. Aqmëtepër, e dëshmon me vepra fetare e patriotike shqiptare. Edhe, pse: Iu nënshtrove përjetë traditave shqiptare të vendit tënd malor, për të qenë vetëvetja. Lakuriq, t’i zhveshësh hoxhallarët e rrejshëm me këmbët dhe trutë në legen. Politikanët e arratisur, Akademikët, intelktualët, profesorët, mësuesit, gazetarët, shkrimtarët dhe “muslimanët” me kokën nëpër institucione në shtetin e “përbashkët” e bythën në polici.
Nuk e besoj, se: Martesa të ka bërë burrë. Kotnasikoti përpiqesh ta bindësh lexuesin me nënën tënde, që donte të të martojë “rehatojë” me një grua katundi: “Gjithë ky dash duhet të ndalet disi”. Aqmëpak, kur ju hoxhallarët e keni pasur për idol Muhamedin a. s. Burrin e shtatë grave me “niçaf” e dhjetra të tjerave pa “niçaf”, ua keni marrë gratë komandantëve pas lufte.
I sinçert je, kur thua, se: të kanë thënë edhe Skënderbe. Po, ti je rritur me emrin Gjorgje Petrov. Gjorgje Petrovi në mes të Prishtinës. Edhe, pse e dije, se: nuk je as Skënderbe, as Gjorgje Petrov në mes të Prishtinës. Plot gojën e thua, se: Një ditë, vdiq Gjorgje Petrovi. Dhe, se do të jesh Sulejman Rexhep. Po, pse jo o burrë, edhe Skënderbe?!
Periudha e marksizëm-leninizmit, kur vlonte Kosova nga kjo ideologji. Lojën e UDB –ës me qëllim që t’ju fusi në grusht përjetë si bashkëpuntorë. Grepi ishte femra. Hoxhë me “perde” i ngarkuar me mëkat, nga i cili edhe vështirë mund të shpëtoje. Vetë i treti si hoxhallarë përfunduat në hyzmeqarë të UDB –ës. Edhe pse, ti asaj kohe u përbetove se, do të hakmerresh ndaj këtij shërbimi sekret, që kurrë nuk të la rehat në shtetin e “përbashkët”(?!).
Përinatë, u bëre komunisti – Çegevara me farmerka e me “shangajka”, dhe me një maicë të kuqe në mes të Kuvajtit. Provokimeve, që të dilnin papritmas në rrugë. Kacafytjet me këdo që tallej me shqiptarët dhe ta shanin komunizmin. Një ditë, fytas u kape keq edhe me profesorin për shkak të shokut Tito.
Plotësisht ke të drejtë, kur, thua, se: “vëllazërim-bashkimi”, doli më i suksesshëm se Islami. Porosinë e Babait: “Birë, nëse do të kalosh mirë në jetë, kalo mirë me pushtetin, mos e kundërshto pushtetin!” Ditën kur e preve biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoje për në Kuvajt, pas katundarit tënd, Topallit, të kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin kokë më kokë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, t’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS -it. Pasi u bind, se ti me gjithë shpirt ishe jugosllav i zjarrtë, të porositi: “Këtë imazh ta përcjellësh kudo që do të shkosh, sepse, kështu do të dalësh i nderuar atje por edhe brenda shtetit të “përbashkët”. Informoi se, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri - tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri – tjetrin.” Prandaj, të tha: “hap sytë dhe, më mirë të raportosh ti për shokët, sesa shokët tu të raportojnë për ty si hoxhë. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave.” Kujdes, të tha, “shtetet arabe janë në anën tonë. Prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Hap pas hapi, do t’i vëzhgosh këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminosh nga pozicioni i gjuetarit, të tha si në shaka e që, duke të shtrënguar damarin e qafës desh të paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, të tha pasi të uroi udhë të mbarë për në Kuvajt.“
Që nga ai moment, të gjithë që të provokonin, qofshin ata edhe miqtë e tu më të ngushtë, menjëherë krijoje përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi, të të përcjellin, prandaj në të tilla situata reagoje i papërmbajtur. Prandaj, i reagove aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç t’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit të duhej t’i raportoje sa herë që ktheheshe në Shkup. Por, jo rrallë i raportoje edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që të takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, të thoshin fare pa t’u prezantuar. Sapo ta përmendnin emrin e tij, e dije që janë të lozës së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ju duhet të jeni shembull i Jugosllavisë së “vëllazërim-bashkimit”. Shembull këtë, që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep anembanë botës arabe e shqiptare.
Përbetimin ndaj mikut të ngusht – Zulhajrati, se: do ta djegësh këtë njeri. “Mos më thënshin Sulë, nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin!”- u pate betuar më vete. Urrejtjen, ndaj marksizëm – leninizmit. Atyre që e donin Shqipërinë, po aq sa ti në Jugosllavi. I vetmi dallim, që ato e donin Enver Hoxhën, e ti Shokun Tito. Komunizmi jugosllav të pëlqeu si sitem më i sigurtë dhe më i përshtashëm për zhvillimin e Fesë Islame, kundër armiqëve të Allahut, dhe u rreshtove në taborrin që i luftonte pamëshirë të gjithë armiqtë e komunizmit jugosllav.
Në takimin e parë me Subashiqin, pas ardhjes nga Kuvajti vitin e parë të studimeve, sapo u ulët në tavolinë, ai t’i porositi dy gota raki: një për ty, një për vete. Përpak, desh i rae në qafë. Kurrë, nuk ke qenë më nervoz si në atë moment provokativ. I the: “ta kisha pushkën e gjuetisë do të të vrisja në vend si derr i egër”!
“– Hej, urtë! Trus bythën në karrige. Ne kemi fakte dhe fotografi që ti, për 28 Nëntor, ke pirë e je bërë zuzë në një kafe, në periferi të Kuvajtit.
Gjysëm e vërtetë, thae më vete. Këtë rast nuk e dinte askush tjetër përveçse Zulhajratit. Sapo ta tha këtë gjë Subashiqi, në atë çast vendose që të rrëfesh gjithçka për shokun tënd të cilin e doje me aq shpirt. Paska qenë i lig!
Më 28 Nëntor të vitit të parë të studimeve, shkuat në një lokal të hapur ku kishte edhe muzikë të gjallë si dhe dridhje barku e gjoksi nga kërcimtaret profesioniste. Morët nga një nargile. Ti e kërkove më të shtrenjtën, ndërsa Zulhajrati e mori me shije të mollës. Sapo e tërhoqe nja dy-tri herë të ra në kokë. Nisi të të sillej tërë lokali, fillove të qeshesh, vetëm qesheshe. Kurrë në jetë nuk ke qenë më i lumtur e më i gëzuar. Thjesht, po fluturoje. Për herë të parë në jetë e kishe përjetuar atë ndjenjë. Nuk dije sa ka zgjatur, nuk mbaje mend asgjë. Kur i ke hapur sytë, ke qenë në spital, 24 orë pa vetëdije. I dehur tërësisht. Jo me alkool, natyrisht. Me nargile, kurse kurrë nuk e more vesh se ç’kishte pasur ajo nargile. Kishe vjellë shumë. Pas 24 orëve dole nga spitali i qytetit dhe u lëshove në kërkim të Zulit. Vetëm ai mund të dinte se në ç’gjendje kishe qenë atë natë. Ja, tashmë e dinte edhe rreshteri i vjetër, Subashiqi, edhe pse ky të tha që kishe qenë i dehur me raki rrushi, apo kumbulle. Qysh atëherë u pate frikësuar se do të ta keqpërdorin këtë dehje si rezultat i dëshirës së flaktë patriotike për ta shënuar Pavarësinë e Shqipërisë Nanë, mu në mes të Kuvajtit. Dhe, do të ta keqpërdorin deri në këto çaste kur po i publikon këto memoare. Kot që betohesh se kurrë në jetë nuk ke pirë asnjë gotë raki, ndërsa, nuk mund të bësh be se nuk ke qenë i dehur. Madje ke qenë tapë, dërrasë…!
Vendosja yte, që mos të jesh aq intim me shokun tënd, Zulhajratin. Prandaj, edhe nuk pranove të kthehesh bashkë me të, në të njëjtën ditë, për në Kuvajt. Sugjerimi i rreshterit Suba: “Ruaju prej tij, por mos i shkëput të gjitha lidhjet! Mos i jep shenjë që të dyshojë në ty se tashmë ti di për të gjithçka, sepse pastaj edhe ai do të ruhet prej teje. Mbaje afër, por gjithnjë manipuloje, gënjeje, sille në maje të “kalemit”, të pat thënë Subashiqi, i cili, të tha edhe një gjë shumë të çuditshme: “Birë”, të tha: “po flas për të mirën tënde dhe jo se po të manipuloj që me ty të ngritem në karrierë. Edhe në KOS, si në kierarkinë ushtarake, rreshti i vjetër, pa fakultet, ngel përjetë në atë nivel të gradës. Nuk ka rritje, kështu që, më dëgjo, sepse të mirën që ta dua unë nuk ta do as babai yt biologjik”.
Subashiqin, çuditërisht, përsëri e takove në aeroportin e Beogradit. Të tha, që kishte ardhur enkas për ty, të të përcjellë “haxhi” në Mekë. Fjalën e parë që ta tha ishte konstatimi i tij se tashmë në ty po shihte një lider të ardhshëm fetar në Maqedoni. Sipas tij, arsyeja se, pse: shqiptarët po rrinin larg Institucionit Fetar, dhe se pse nuk po i përgjigjeshin jetës institucionale, paska qenë pikërisht fakti që Institucioni i Bashkësisë Fesë Islame “kurrë nuk ishte udhëhequr nga një shqiptar”. Aspak e vërtetë. Bashkësia e Fesë Islame përpara teje udhëhiqej nga një shqiptar Jakup Selimovski, i kamofluar si “maqedonas”. Shkollën fillore, në kohën e “Shqipërisë Madhe” me ministrin Historik Shqiptar të asaj kohe Ernest Koliqin e kreu në vendlindje, fshatin Cërvicë të Kërçovës. Në ish Jugosllavi, ai arriti edhe postin më të lartë si “musliman” i devotshëm, por jo edhe si shqiptar. Me shkatrrimin e Jugosllavisë, ai mbeti pa punë dhe u përpoq të kthehet në vendin e vjetër të punës si Kryetar i Bashksisë Fetare Islame në Maqedoni. Kohë, kur u zhvillua edhe një luftë e ashpër mes Haxhi ef. Sulejman Rexhepi si fetarë (besnikë i “vëllazërim-bashkimit”, dhe Jakup Seleminvskit Jugosllavisë të Shokut Tito, po aq edhe, sa: ti e shpalle edhe “murtat”(?!) Selimovskin (Vëllain tënd të “vëllazërim-bashkimit. Poashtu, lider fetar i “vëllazërim-bashkimit”. Që e humbi luftën Fetare dhe Politike, por përçudi, përsëri u bëtë bashkë si “muslimanë” për ta shitur popullin shqiptar me pare e pa pare. Fakt, që ti edhe e përmend kalimthi në këtë libër me memoare. Besnik, duke i qëndruar Porosisë të Subashiqit, kur të tha: Që, të përgatitesh mirë, sidomos të mësosh shkathtësi si të notohet në pozitat e liderit dhe, me ndihmën e tij dhe të miqve të tij, së shpejti ti do të ishe në krye të institucionit fetar, i cili do t’i tubonte të gjithë shqiptarët myslimanë. Edhe, të krishterë për një “Shqipëri Etnike”.
Të pëlqeu si ide, ë?! Edhe pse, u habite për brengën e një shkau që po e shprehte për shqiptarët myslimanë të Maqedonisë! Nëse nuk do të ishe ti në krye të këtij institucioni, dhe nëse do të lejohej që edhe më tej ta udhëhiqte këtë BFI ndonjë joshqiptar (Selimovski), ai dhe krejt UDB -a dhe KOS -i kishin frikë se së shpejti shqiptarët myslimanë do të gjenin mënyrë sesi të organizonin jetën e tyre fetare jashtë institucionit. Frikë ishte se do të përhapeshin lëvizje radikale. Radikalizmi fetar do ta ushqente urrejtjen kundër të tjerëve dhe kjo pastaj do ta rriste edhe më shumë nacionalizmin shqiptar. Kjo ishte frika e Subës dhe e shokëve të tij. Tashmë, po të projektonin si shpëtimtarë të islamit burimor në Maqedoni dhe me këtë edhe si tredhës të nacionalizmit shqiptar, që më vitin 1968 ishte provuar se ishte shumë i egër dhe i rrezikshëm për vlerat e socializmit jugosllav. Thënë shkurt, në plan kishin të ngrisin kuadro teologjike të cilët, përmes predikimeve fetare, do ta kultivonin edhe më shumë “bashkim-vëllazërimin”. Ide gjeniale, ide kjo që tashmë ishte realizuar shumë mirë te priftërinjtë. Në këtë makineri, padyshim që duhej të futej edhe elementi teologjik islam. Këtë ide po e nisnin me Ty?!
E, ty babai ta kishte lënë amanet: “Me vllastin (kështu i thoshte pushtetit) veç me të mirë! Kurrë mos e kundërshto, sepse është si ta godasësh murin me kokë. Me të mirë ecë larg e më larg. Bëni shokë të jetës të gjithë ata që ta duan “gajretin”, qofshin këta edhe shkije, sepse, pa ndihmën e tyre nuk shkohet përpara. Kështu e kemi dërzhavën (pra, shtetin), nuk je as në dovlet e as te Baba Mbret. Lehtë është në Kuvajt të jeshë mysliman, eja provoe në Jugosllavi, në Maqedoni. Më mirë, siç thoshte babai yt, musliman i ndershëm, i dëgjueshëm e bashkëpunëtorë me “vllastin” (pushtetin), se sa musliman rrebel, nacionalist shqiptar, dhe t’ju japësh shkas shkijeve që të ta tredhin edhe nacionalizmin por edhe ta ngulfasnin islamin. Gjynah i madh do të ishte kjo për mua. Prandaj vendosa që të studioja shumë, trimërinë e kisha, të mësoja disa shkathtësi dhe, unë gjallë e pa u bërë lideri i muslimanëve të Maqedonisë nuk e lë. Ky preokupim mu bë motiv i jetës sime që nga biseda e fundit me Subashiqin në aeroportin e Bogradit. Nuk u takova kurrë me të. Kishte vdekur disa muaj pas ndarjes sonë. Për mua i kishte folur gjatë Donevskit. Më vonë, për hirë të dashurisë së madhe që kishte pasur për mua Subashiqi dhe, në respekt të tij, u bëmë miq të ngushtë me Donevskin, i cili, do të më ndihmojë pa masë në kapjen e fronit të BFI që do të ndodhë pas mëvetësimit të Maqedonisë, dmth pas prishjes së Jugosllavisë.” Edhe pse, ti Babait ia vodhe paratë, dhe ia shave Nanën.
Kohë, kur nise bukur mirë të komunikosh edhe në gjuhën arabe. Jo,aq sa në Gjuhën Shqipe. I ndiqje ligjëratat e Sheriatit. Profesorët, ku thonin dhe të përgadisnin për jetë Ditën e Nesërme: “Nëse, studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk.” Para, ku pate plot. Kredi të mirë studentore nga Jogosllavia. Për studentët e Jugosllavisë ishe tamam sheik. Prandaj, edhe shtyheshe me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kishe shumë qejf t’i imitosh ata dhe jetën e tyre. “Pare po, femra po – zgjate Zot këtë jetë! Kur e bëjnë këtë arabët, pse nuk e bëj edhe unë si shqiptar?!” Kështu nise edhe në këtë rrugëtim t’i emitosh sheikët kuvajtianë. Pare, bari, femra shi’ite! Niqah me hoxhë, pa i detyruar dhe pa e dhunuar askend. Gjithçka me dëshirë, me qejf dhe me bindje se po bëni punë të mira. “Allahu alem”! Kështu, thotë: Mulla Sulejman ef, Rexhepi, në mes të Shkupit Shqiptar.
Kohë, kur nuk e hante “llokum” nëpë shekuj: Kryengritësi im shqiptar. Den Babaden në Luftë me krajl e Mbret. Luftë, me publikime publicistike, poezi “Erotike”. Dhe Libra të “rrezikshëm” për “vëllazërim-bashkimin” dhe Fenë Islame.
Edhe, kur u lodhe në Basra, pas gati dy viteve rresht, vendose që mos ta frekuentosh më atë relacion deri në Basra. Vendose të lëvizësh tutje. Bagdati t’u bë obsesion. Nise ta vizitosh shpesh këtë qytet. Bagdatin e Ali Babës, dhe dyzetë hajdutëve. Edhe, ku të ngjallet dëshira për të qenë hajdut, për t’u futur në botën e hajnave, dhe të ngjallet dëshira e flaktë për të qenë njëri nga ata dyzet hajdutët e Ali Babës. “Trim po, i sertë po – parakushte këto për t’ju qasur hajnisë”.
Shkak, pse nise ta vizitosh si shpesh qytetin e Bagdadit: “Më mirë aty ku të zhvillohej kjo filozofi, sesa në Basra ku mbi fakir femrat shuhej epshi shtazarak.” Gjith sheikët të dukeshin si shtazë, derra të egër të Karshiakës, që ti i vrisje pamëshirë në Malësinë e Shkupit. Shpërtheve: “Unë, edhe sot kur e vras ndonjë derr të egër, kam përshtypjen se kam vrarë një nga ata sheikë derra të shkretëtirave kuvajtiane. Edhe, Karshiakës…”
Papritmas, edhe u rebelove, u ngrite kundër fanatizmit tyre të sëmurë. U bëre: “atraktiv për rininë ateiste, për rininë që dëshironte t’i jepej “ibadeteve” si dhe për shtresën intelektuale të cilët ishin lodhur me hoxhallaret e bërë për “ibret.”
Synim jetësor duke ia imponuar vetes një imazh më tjetërfarëshe nga ata që ishin mësuar deri atëherë myslimanët e vendit. Nise t’i mbash flokët e gjata, si shizik, i rrisje deri pas shpine, ecje me farmerka, me këmisha e maica të ngjitura për trupi. Dëshiroje të të shihej trupi muskuloz, të bije në sy, jo vetëm si i shkathët por edhe si trim.
Dorën në zemër, kështu të kishin thënë ata “të zinjtë” në polici, të dukesh sa më atraktivë për të rinjtë, të futesh në mesin e tyre dhe të jeshë i tëri sy e veshë për të dëgjuar se çka flasin e çka mund të planifikojnë kundër fryteve të socializmit. Ishte plan i përbashkët që ti të tregohesh i zoti, jo vetëm në mesin e të rinjëve por herë pas herë të shkoje me ta për punë administrative dhe të ngrisje zërin aty e t’ju bërtisje të gjithëve: “Duhet të krijoni një personazh trim, një Mulla Sulë që i dridhë “slluzhbenikët” (nënpuenësit).”
Edhe, Kush nuk kishte qejf të rrijë me ty nateditë si hoxhë shqiptar (mysliman rebel), të ecë Ditën e Nesërme, në Baba Tomor. Bashkë, krahpërkrahu me arritjet “fantastike komuniste” të Shokut Tito. Kur, shumë “slluzhbenikë” (nënpuenës), nuk çanin kokën as për parti komuniste, as për fe, as për hoxhë me “Din e Iman”. Parti Politike Shqiptare. Të korruptuar me mish e shpirt dreri në palcë nga Gjuetia Politike, Apo, me shoqërimin e tyre për në Gjueti shqiptare. Kësisoi u bëtë edhe gjuetar profesionistë me çifte në krah, sepse duhej disi t’ju shërbeje “slluzhbenikëve” (nënpuensëve) Sot: Politkës Shqiptare.
Fantastike, është memoarja e Librit: Kush ma prek Kombin, ma ka sharë Fenë, angazhimit tënd në xhaminë e Moranës. Shkaku, se: Unë si mësues në ato anë kam punuar pesëmbëdhjetë vite me radhe nën kthetrat e Partisë Komuniste Jugosllave. Hoxha, në fshatin ku punoja unë si mësues, vinte një herë në javë. Ditëve të “xhumave” (premteve). Shtëpinë e fshatit, gati e rrënuar përdhe, ku më parë në kohën e “Shqipërisë Madhe” me ministër arsimi Ernest Koliqi, asaj kohe kishte qenë si shkollë fillore, sot shërbente si xhami pa minare. Hoxhë, që kurrë gjatë atyre viteve si mësues nuk erdhi në shkollë. As unë, i shkova në xhami. I kam njohur ato fshatarë edhe si marrin frymë. Gjatë gjithë rrugës për në punë, në autobus e kam pasur një fshatar, ku punoje ti si hoxhë me kësulën e bardhë të Bajram Currit.
Edhe, memoarien tënde në Libër: “Angazhimi im në këtë xhami, hala kishte myslimanë që ishin të bindur se islami rrinte në tërleme e në kapela gabelësh siç i mbanin ata të Karshiakës. Hala kishte nga ata që nuk pinin ujë në këmbë pa u ulur, madje kishte nga ata që edhe pse uleshin, nëse qëllonin pa kapelë, e venin dorën mbi kokë deri sa pinin ujë. Hala kishte nga ata që kur pëshurreshin binin në dy gjunjë. Dmth kishte nga ata myslimanë të cilëve dikush islamin ua kishte mësuar si me tallje. Fillova që t’i gëdhend e t’i fus si (pyka shelgu k. ç.) në fe. Myslimanët e Shkupit duhet të ma dijnë mua për nder që i bëra myslimanë të vërtetë, dhe që i nxora nga situatat cirkuzante ku ishin deri sa nuk i futa në zhvillimin e jetës islame në vend. Kush guxonte të më bëjë gëk me gojë. Me pushtet i fortë, me njohuri fetare i fortë, me shokë po, besa edhe me armë! “ Duratrokitje, meriton për këtë vepër patriotike, e kem parë vetë me sy mesdite.
Vite, kur arrite famë fetare sa, çfarëdo që të bëje nuk mund të të kundërshtonte askush, dhe as të të përfolte, sepse pastaj do t’i dilte punë me ty si hoxhë. “Më lehtë kalonin me kafshimin e Gjarpërit se sa me inatin. Mos ta teproj shumë, por njerëzit filluan të flasin e të gjallërojnë mu sikur kur erdhi Pejgamberi s.a.v.s. në mesin e myslimanëve: injorantë e analfabetë. Madje shpesh thoshe më vete se, sikur të ishe ti në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., po çfarë Ebu Bekri a çfarë Alie r.a. apo Omeri r.a. do të mund të të dilnin përpara. I njihje arabët, i dije se çfarë trimash janë, prandaj të vinte shumë keq që nuk ke qenë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. për t’ia lehtësuar punët. Nejse, çka ikë nuk kthehet!”
Inkuadrimi yt në Këshillin e Shkupit, që atëherë ishte si sot Myftinia e Shkupit, u përcollë edhe me inkuadrimin tënd në Lidhjen Komuniste të Qytetit të Shkupit. Merrje pjesë rregullisht nëpër mbledhjet e Partisë Komuniste, ndërsa po kaq shpeshë duhej të takoheshe edhe me njëfarë serbi që të thoshte ta thërrasish “Çiçko” (Xha) Stojimir. Shka e shkuar shkijeve. Tepër kopil e i shkathët. Ishte si rojtari më i madh i komunizit.”
“Çiçko” (Xha) Stojimiri e kishte për detyrë që prej teje të bënte liderin e ardhshëm, bëjë prototipin e Hoxhës komunist. Ai kërkonte që çdo gjë, gjithçka, madje edhe islami të ishte në shërbim të komunizmit! Sepse, nëse bie ky sistem, atëherë bashkë me ta do të ikje edhe ti si hoxhë me “Din e Iman”. Kjo tezë e tij t’i hapi shumë sytë. Për t’u arritur kjo, duhej që ti të gëzoje një autoritet shumë të madh, jo vetëm në mesin e teologëve të vendit por edhe të mbarë myslimanëve. Ky autoritet nuk arrihet vetëm me dituri. Ti dituri kishe sa Shejtani! Kërkohej që të ishe edhe më trim, më kacafytës me anëtarët e Lidhjes Komuniste të Qytetit! Por, jo t’i provokoje, t’i ofendoje, por të kërkoje prej tyre që edhe islamin, si dhe pjesëtarët e kësaj feje të shiheshin me sy të mirë dhe të përfshiheshin, të paktën, në Komunalec. “Shtetin Shqiptar”.
Pakrëndësi ka, në Shtetin Shqiptar “Komunist” të Edi Ramës, apo shtetin Shqiptar të Bashës “mysliman”. Ose, të Zaevit (Shpëtimtarit të shqiptarëve). Që, kënaqen edhe me një “fshisë partiake” në dorë. Por, edhe këta pastrues duhej të ishin lojalistë të Ish Sistemit Komunist.
Këto magarë politik, i kemi dëgjuar me vite e vite, me emër e mbiemër në mjetet e informacionit nateditë në Facebook, para syve të Popullit Shqiptar. A, ka mundësi si “idelog mëdhenj” të Shqiptarisë, Fesë Islame, Krishtere dhe të Partisë Komuniste të m’i nxirrni në treg: “Bit - Pazar”, t’i shes edhe pa pare?!
Shpesh e pyesje Veten: “Po, a mundet njeriu t’i mbajë dy shalqinjë në një dorë! Nën sjetulla?! Nëse jo, le ta hudhi njërin në hendek, rrugë para kalimtarëve?! Dhe, për ty si Hoxhë, shumë pak rëndësi ka, Sot: Të mbahemi me Xhadinë, apo me Feishte, të mbahemi për komunizëm, sesa: për Fe! Sepse, të tillët do të ishin vetëm barrë e qelbur e Fesë Islame.
Fatkeqësisht, nuk e ke ditur se në strukturat e Lidhjes Komuniste kishte qenë edhe një person tjetër, i cili ishte më i avansuar se ti si hoxhë. Madje, më i avansur ishte edhe në strukturat e Bashkësisë Fesë Islame të Maqedonisë. Përpak, desh plase nga inati, kur e morre vesh. E, sidomos, kur të thanë, se: Kishin njerëz edhe shumë më të aftë dhe më burgi se ti. Kjo ta theu në dysh zemrën. Megjithatë, të qetësuan kur të thanë: Që, mos të brengosesh shumë se, personi në fjalë, edhe ky teolog, do të jetë gjithë jetën në shërbimin tënd “partiak”. Ai nuk ishte konkurrenti yt, por njeriu që do ta luante lojën fetare në llogarinë tënde. Ishte Sherif Dehari, kryetari i shoqatës “Ilmije”, i cili, sipas traditës, si të gjithë kryetarët pararendës të kësaj shoqate, ishte i zgjedhur në këtë post nga Lidhja Komuniste e Maqedonisë dhe se të gjithë kishin qenë të infiltruarit e sistemit Neokomunist.
“Unë isha kurthi i madh, ndërsa Sherif Dehari, shprehur me gjuhën e gjuetarit të Malësisë Shkupit, e kryente rolin e zagarit, i ndiqte viktimat duke i lehur pas me të katra, ndërsa viktimat nuk kishin se kah të shkojnë malit, drejt e te unë në pusi, Hoxha i Allahut. E patëm luajtur shumë mirë këtë lojë gjuetie. Madje, për sinqerietin dhe besnikërinë e vet, më vonë, shumë vite më vonë, Sherif Deharin, ndonëse për një kohë të shkurtër gjuetie, do ta gjejmë edhe në postin e Kryetarit të BFI në RM. Në atë kohë, unë isha tërhequr, si ndëshkim nga strukturat shtetërore për faktin që e kisha minuar një projekt gjigant që po e udhëhiqte Jakup Selimovski me do bashkëpunëtorë të tjerë që rastësisht gjendeshin në Këshillin e Tetovës (Myftinia e sotme e Tetovës). Arrita që ta rrënoj atë projekt antimusliman, ndërsa si ndëshkim më larguan mua si hoxhë. Pastaj, na urdhëruan që të afrohemi të gjithë, të bashkëpunojmë, të kyçemi nëpër struktura të larta të BFI -ës dhe, sërish unë u bëra kryetar, dikush tjetër myfti në Tetovë, dikush kryetar Kuvendi të BFI-ës, dikush drejtor i sektorit arsimor, ndërsa Sherifin e pensionuam duke e futur në Myftininë e Gostivarit.”
Lojë e përkryer është vetëm ajo Kurtizane me Dy shamia lidhur për brezi. Rrugaçe. Pse, jo edhe me dy Shtamba verë?! Që, të lidhë këmbeduar në Shtrat. Dorëzohet, sipas udhëzimeve të instruktorit të Vëllait Madh. Ne, të gjithë fatkeqësisht e kishim tërë brezi të njëjtin instruktor, edhe pse këtë nuk e kishim ditur kurrë edhe Sot e kësaj dite. “Uh, sa derra të egër që kam vrarë asaj dite! Po çfarë mishi të mrrekulueshëm që kanë?! Pata hëngër vetëm një herë në një rast dhe, kurrë më. Myslimani nuk e ha mishin e derrit.”
Padyshim, gjatë leximit të këtyre memoreve kësaj redhe, hasa edhe në një lidhje shpirtërore të Mulla Sulës me Imam -in Shoku Tito. Ndërtimit tij intelektual, natyrisht, si në Kosovë ashtu edhe në shtetet arabe, që për motive politike ia kishin parë hajrin, kishte liderin më të njohur dhe më të madh të asaj kohe, Josip Broz Titon. Emër, të cilit ia kishin parë hajrin. Jo, edhe shqiptarët, por e gjithë Bota mbarëkmnbëatre. Përgëzime! Në Kuvajt, shkaku se: Po vinte nga vendi i Titos. “Vdiq Tito – vdiq çdo gjë e shëndoshë! Shumë keq!”
Edhe, vazhdojnë memoaret e Mulla Sulës si Zhosef Fushe: “E dija që po përgatitej një pojekt shumë më i madh, dhe se tani do të duhej të isha shumë i kujdesshëm. Thjesht, mos ta prekja Arushën aty ku nuk duhet (me shkop te bytha k. ç)! I kisha dhënë detyrë vetes që ta nguli Selimovskin dhe, kjo ngulje do të arrihej vetëm duke e përkrahur unë në atë projekt që të tjerët po e hartonin. Selimovski po përgatitej që të kalonte në Kryetar të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë. Kurse, mua po më përgatisnin për të mbetur kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Selimovski do të kishte ndikim në Bashkësinë e Fesë Islame të Bosnjës, kurse unë në Bashkësinë Fetare Isame të Kosovës dhe, kështu, të gjitha bashkësitë fetare në Jugosllavi do t’i kishim nën kontrollë. Ai do të kishte punë me ndrydhjen e “Vëllezërve myslimanë”, kurse unë do ta mbaja nën vëzhgim nacionalizmin, seperatizmin dhe enverizmin shqiptar. Lufta ime ishte më e ashpër dhe më e shenjtë, sepse, vetëm përmes syçeltësisë sime do të garantohej jetëgjatësia e komunizmit dhe e Jugosllavisë së Titos.
Selimovskin vetëm unë mund ta bëja Kryetar të BFI të Jugosllavisë. Më shtrënguan fortë miqtë e mi të gjyetisë, duke dyshuar se do t’ia nguli thikën pas shpine, kurse unë e dija që ndihma ime për të do të thoshte pozicionim i imi në krye të BFI të Maqedonisë. Si? Unë me miqtë e mi ta përkrahnim, do të lëshoheshim në fushatë për të dhe, kur do të vinte momenti i votimin, votat tona, të delegatëve nga Maqedonia, do të ishin vendimtare për të fituar ai. Natyrisht, jo vetëm që më konvenonte por dhe kështu veprova pasi mora garanci të forta se, unë do të jem udhëheqësi i ardhshëm i muslimanëve të Maqedonisë. Skenarin e përgatitëm mbi Malin e Thatë të Gostivarit. Dolëm atje në gjyeti dhe, në një moment, sakaq, një nga fytyrat e panjohura përmua tha: shefo, nëse nuk arrijmë të gjuajmë ndonjë gjë, po t’ia krisim kësaj “zhivotinje” (kafshe), e tha këtë duke aluduar në mua)! Atëherë, m’u dridhën këmbët, por nuk e dhashë veten. E pyeta Stojmirin, se: kush ishte ai motërqimë?! Ndërhyri Stojimiri, dhe na e qetësoi situatën. Nga ai moment nuk ia ktheva më shpinën, e përcillja çdo lëvizje të tij. Nuk e kishte besuar se unë isha aq i pakulturuar. Atëherë i thashë që, në mes të pyllit nuk ka kulturë dhe se këtu, të gjithë jemi të barabartë. “Edhe mua edhe ju, na shpon i njëjti plumb”, u kërcënova. Sapo e vramë një lepur, pasi e përgatitëm, e vumë mbi prush dhe nisëm ta pjekim. U bë gati lepuri, u ulëm përdhe dhe, gjuetari që kurrë më parë nuk e kisha parë, nxorri një shishe nga çanta e tij, e shpërlamë ngapak fytin dhe, ia krisëm pastaj, pak mish e pak muhabet. Stojimiri më uli tensionin. Më tha, që më kishin sjellë aty sa për të më treguar se, zgjedhja ime në krye të BFI të Maqedonisë ishte punë e kryer, dhe se tashmë i kisha dhënë të gjitha provimet e hoxhës besnik dhe lojal ndaj vlerave të komunizmit e të porosive të Shokut Tito. I garantova se, angazhimi im do të ishte edhe më i madh për sa i përket propagimit dhe kultivimit të këtyre vlerave, veç sa të ulem në atë fron.”
Si gjithë të varfërit, edhe ti si hoxhë, qysh në adoleshencën tënde, ëndërroje të kishe para, sa më shumë, para, para, para dhe vetëm para. Asgjë nuk të interesonte tjetër përveçse parave. Nuk doje që një ditë të të urrenin fëmijët e tu, siç e urreje ti babain tënd. E kishe kripë në sy! Sa herë kur i kërkoje para e ai të thoshte: “nuk ka”, të shkonte mendja t’ia këpusësh me sëpatë kokën si zogut të ngratë! Sepse, kjo përgjigje pastaj ta zhvillonte imagjinatën për t’u bërë hajn, për të vjedhë. Prandaj, edhe ia punove mirë babait tënd. Sapo e shiti lopën, menjëherë e kape momentin kur duhej t’i kërkoje para. Edhe kësaj radhe, si çdo herë, të tha: “nuk ka”! Ahaa, thae: Kurr mos paçsh, he ta q… nanën! Atë ditë, bashkë me nënën, zbritën në Sullaren e Poshtme, për ta uruar motrën tënde, për fëmijën e parë që ju kishte lindur. Sapo dolën ato, ti i hyre dhomës, nuk lae dyshekë e jorgan pa rrotulluar bythekrye. Në fund, poshtë një kauçi të shkatërruar, në një qese duhani, të mbështjellë në mindil, i gjete një mijë banka të kuqe. I more, i fute në xhep dhe i rregullove të gjitha gjërat ashtu siç ishin më herët. Nuk lae shenjë për të dyshuar se u kishte hyrë dikush në dhomë. U bë hata e madhe. Ti dhe nëna e padisnit si harrestarë, desh ia nxorrët mendtë duke e akuzuar se i ka fshehur diku e nuk po i kujtohen. Sot, kujton që, që në atë moment, babait tënd i luajti mendja dhe, gjithmonë kishte frikën e harresës. Ai luajti mendsh e ti me para në xhep. Një muaj ke hëngër bukë e suxhuk në “Gjorçe Petrov”. “Që nga ai moment, t’u shtua lakmia për para. E binde veten se arritja e parasë qenka e lehtë, nëse nuk të vjen përmes punës, vidhe, grabite, rrëmbeje, paraja i takon njeriut!”
Kësisoi, nuk zgjodhe punën, sepse synimi yt jetësor ka qenë të vije te paraja. Si nxënës në shkollën e mesme, e fitoje çdo javë. Ishe i fuqishëm, belaxhi, nuk i përtoje rrahjes, ishe i pafrikshëm, sepse: në brez mbaje një thikë shumë të mprehtë, ndësa në xhep një boks hekuri. Prandaj, çdo të shtune e të diele, bashkë me nja dy shokë, ishit të parët në sportelet e kinemasë në Prishtinë. Prisnit me orë të tëra, askush as që guxonte të të afrohej e të të shtyente. Hapej sporteli, blije me qindar bileta kinemaje, dhe pastaj i shitje më shtrenjtë. Dyfish më shtrenjtë i shitje sidomos kur jepeshin filmat erotikë. Llapjanët, por edhe karadaklitë, mundoheshin edhe paranë e fundit me e dhënë vetëm për një biletë për filma erotikë. Deçanlitë dhe gjakovarët nuk afroheshin aty ku i shisnim biletat, kishin turp dhe ruheshin qe mos t’i shohe dikush. Ata u prisnin disa te çajtorja e disa te Kafja e Rinisë, aty ua çonit biletat dhe, ata futeshin në kinema vetëm pasi të fikeshin dritat dhe të fillonte filmi, kurse poashtu iknin nëper terr, fillimisht në WC e pastaj jasht! Të ngratit, asnjëherë nuk e shikonin deri në fund filmin, sepse, sapo ia niste të gjithë përfundonin, në rresht, në WC -në e kinemasë, nuk u përballonin filmave me skena të nxehta. Ti i kishe qejf këta filma, jo se i shikoje, por, sepse të sillnin fitime të majme.
Pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë specile po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organzuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqiptar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi. Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte nesër..
“Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër seperatizmit shqitar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri - tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën. Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha, se: Nëse e kryej këtë punë, atëherë do t’i kem të gjitha dyert e hapura, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre. M’u dha detyrë për t’i përcjellë nja dy vetë për të cilët kurrë më parë nuk kisha dëgjuar. M’i dhanë fotografitë e tyre dhe, pasi i fiksova mirë e mirë, pasi mora informacione të bollshme për ta, u nisa për në Prishtinë, si medresnt dhe si njohës i mirë i rrugëve, i lagjeve por edhe i mentalitetit kosovar. Duhej të sillja sa më shumë informacione për Afrim Zhitinë dhe për Ali Ahmetin. Kire Fuzofski më pat thënë që, nëse e kryej mirë këtë punë do të më niste në një rrugë edhe më të largët.”
Tri javë më vonë, u ktheve me informata se ku banonin ata dy figura të “rrezikshme” të shtetit “përbashkët” Jugosllav, me kë rrinin, me kë shoqëroheshin, kah silleshin më shumë, çka hanin, çka pinin, çka lexonin, kur shkonin në fakultete, kur në meze të studentëve, kur mbylleshin në banesat e tyre, kush i vizitonte më shumë etj. Menjëherë doli propozimi që të të nisnin për në Berlin. Ti kërkove që ky aktivitet të shtrihej edhe nëpër më shumë qytete dhe, atë, jo si angazhim i UDB -ës por si angazhim i hoxhallarëve në disa qytete të Perëndimit, sidmos nëpër qendrat ku po vlonte nacionalimi shqiptar. Kësisoi, ike për në Berlin, ndërsa me propozimin tënd deri te Kire Fuzofski, u dakorduan që në Hamburg ta nisnin Zulhajrat Fejzullahun, në Bruksel ta dërgonin Sherif Deharin si dhe në Dortmund ta dërgonin shokun tënd të ngushtë, Vahid Shabanin. Natyrisht, ju kishit mision parësor që të përcjellni dhe të mblidhni sa më shumë të dhëna për mërgatën shqiptare. Nuk qëndrove shumë, sepse gati të zbluan, dhe, pas disa muajve u ktheve në Shkup. Pas teje do të kthehen edhe të tjerët, sepse, gati të gjithë ishin zbuluar, ndërsa më së keqi kishte kaluar Sherif Dehari, i cili gati ishte vetëdekonspiruar, sepse, në mënyrë tepër amatore kërkonte informacione. Nuk dinte që të sillej në atë mënyrë që informacioni vetë t’i vinte atij, por angazhohej pas informacioneve si pula pa kokë.
Punësimi yt në “Beko” të bëri edhe më të fortë në KQ të Qytetit të Shkupit. Të shkonte fjala havëll. I godisje ata “muslimanë” që duhej të shtriheshin për toke, por ama edhe i lavdëroje disa të tjerë, si shqiptaromëdhenj që nuk janë rrezik për Maqedoninë por që janë dashamirë të shqiptarizmit. Të duhej kjo lojë Gjuetie, sepse përmes kësaj loje, për të cilën ishit marrur vesh paraprakisht, të duhej të futeshe në mesin e intelektualëve si dhe të nacionalistëve, përkrahja e të cilëve të duhej aq shumë për në postin e kryetarit të BFI-së. Nga ana tjetër, do të ishe më besnik në mesin e tyre të cilët para teje do të flisnin pa kurrfarë ngurrimi. Kështu me kohë do të merreshin vesh planet dhe projektet e tyre, të cilat, në atë kohë konsideroheshin si plane e projkete nacionaliste e seperatiste. Ty të interesonte përkrahja e tyre dhe jo fati i tyre.
Natyrisht, se: Përveç revoles, me vete merrje edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që t’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasje në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Dihet, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të të shihnin dikush se po ndaje para, sepse e dije që në mesin e xhematit kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën tënde dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. “Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…”
“Trim po, i zgjuar po, i aftë po, i shkathët po, nanqimë po…” Kurë, nuk arrite ta kuptosh se prej nga buronte tek ti gjithë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po, si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se, ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoje, me të gjithë që e kaloje ditën dhe natën, ta mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentisët. Kjo ta shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo t’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorje në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoje të kenë fshehur nga ti ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishit të sinqertë, të gjithë angazhoheshit për ruajtjen e shtetit të “përbashkët të vëllazërim-bashkimit”. Se, nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për “Shqipërinë e Madhe”, këtë kurrë nuk arrite ta kuptojsh edhe sot e kësaj dite.
Publikisht, në këto memore: “Kush ma prek Kombin ma ka sharë Fenë”, për herë të parë e pranon, që ke bashkëpunuar me ta, dhe mes rreshtave të këtyre menoareve po ju kërkon falje të gjithë atyre që i ke lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi yt, se: ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhesh kryetar i kësaj Bashkësie Fetare Islame, sepse e ke ditur se, nga ky pozicion do të mund t’u ndihmosh shumë shqiptarëve. Nga ana ime si shkrimtar, je i falur. Zoti të ndihmoftë!
Ishte momenti kur në skenën politike shpërtheu sistemi shumëpatiak dhe se kishin nisur të krijoheshin partitë nacionale. Shërbimet e shtetit e kërkonin lojalitetin tënd sepse, e dinin që duke qenë kryetar i çdo myslimani, pra edhe i kryetarëve të partive shqiptare, do të kishe ndikim të madh mbi ta dhe ma mirë me thanë, do t’i paralizonit më lehtë. Kurse, ti, duke e ditur këtë fakt, punoje që t’ju afrohesh sa më shumë partive shqiptare me qëllim që t’ua bësh me dije se ti je ai kryesori dhe mos të përpiqeshin askush të të dilnin përpara. Çudiërisht, për këtë gjë do të të bindet vetëm njëri, Abdurrahman Aliti, krytar i PPD-së, i cili, jo njëherë, të gjithë deputetëve dhe ministrave të tij ju ka thënë, se: “Fjala e fundit në veprimarinë e tyre duhet të jetë fjala e Mulla Sulës dhe se ky burrë, në atë moment kur do të thotë, lëshojeni Qeverinë dhe parlamentin, ju të gjithë duhet të dilni madje edhe të përgatiteni t’i kapni armët, sepse këtu e kemi komandantin! Kurse, Zoti na ka nderu me superkomandant duke na e dërguar në krye të BFI -ës sypatremburin, Sulejman Rexhepin. Më herët, liderët paraprakë të kësaj Partie, Nevzat Halili dhe Mitat Emini, nuk t’u bindën kurrë, “prandaj dhe e hëngrën t’nanës!”
Tani, nga kjo distancë kohore, e pranon fare lehtë sesi haje llokumat e drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim. T’i impononin disa njerëz të cilët ti nuk i duroje organikisht, të cilët i konsideroje si armiq të përbetuar. Dhe, çdo herë pastaj të vinin me emra alternative, me një propozim më të “butë” dhe, edhe ti zbuteshe, i pranoje ata propozime, të cilat, në fakt po del puna se paskan qenë strategji e tyre. Për shembull, kur konstatove se do të të duhet një zëdhënës, apo një gazetar, nisën të ta imponojnë Rexhep Zllatkun, ish-kryeredaktorin e «Flakës së Vëllazërimit»! Për këtë njeri interesohej edhe Jakup Selimovski, madje nga Sarajeva. Shefi i sektorit të dytë të UDB -ës në qytetin e Shkupit, Nikolla Ilievski, këmbëngulte që ta pranojsh Mustafa Spahiun, gazetar dhe poet për fëmijë. Kiro Fuzofski të tha që t’i refuzososh që të gjithë, sepse janë gjarpinj të hatashëm. Në fund, nuk e di se si u bë dhe kush e drejtoi kah Bashkësia Islame një gazetar që ishte dëbuar nga Televizioni i Prishtinës. Ishte ky Agim Mehmeti. Në një drekë rasti, afër teje erdhi e u ulë Fehmi Muça, baballëku i Lubomir Fërçkovskit, baba i kushtetutës diskriminuese e antishqiptare të Maqedonisë. Të luti që ta kesh parasysh kandidatin Agim Mehmeti, sepse na e paska pasur mik. Në një takim që e pate me të, menjëherë t’u duk se do të kesh punë me një dallaverxhi, me një gazetar të zgjuar dhe shumë të zoti. E pranove në punë Agim Mehmetin. Çuditërisht nuk pate kurrfarë reagimi nga ata të UDB -ës. Thua të kesh pranuar njeriun e tyre?! Kurrë nuk e beson, edhe pse hala nuk e kupton heshtjen dhe mosreagimin e tyre me këtë punësim. Që nga ky moment kurrë më nuk të imponuan dhe as nuk të dërguan njerëz për punësim. Ta patën dhënë listën se kë duhet ta kesh në kabinet dhe, aq, nuk u përzinë më asnjëherë. “Elhamdulilah”!
Pastaj, përmes një lidhje të Qufli Osmanit, në shërbimin për informim si dhe në gazetën e “Hënës së Re”, nisi të angazhohet edhe një gazetar tjetër i cili, edhe ky ishte dëbuar nga Kosova pasi që policia serbe ua kishte mbyllur gazetën dhe redaksinë. Avni Halimi kishte punuar në gazetën studentore “Bota e Re”. Fillimisht dhae urdhër që ta dëbojnë, mos ta lënë të futet brenda. Të dukej njeri i kotë, si një idiot, si i sëmurë. Agim Mehmeti nisi të të bindë se Avniu është një gazetar që gëzon respekt të madh në Kosovë, që ka shumë miq gazetarë, që ka qasje në shumë redaksi. Megjithatë, nuk ta mbushte syrin, ishte shumë i ngathët, nuk ishte aleat i mirë. Ia lëshove sekretarin tënd, Zenun Berishën, që të merret me të dhe ta keqtrajtojë pa shpirt, deri në largim të tij. Çuditërisht, gjithnjë e më shumë të bindte se patjetër duhej punësuar edhe ai. Në BFI shpesh vinin i ndjeri Fehmi Agani dhe Ali Aliu të dërguar të Presidentit Rugova dhe, në një moment, kur e ke parë sesi e merr ngryk Fehmi Agani Avni Halimin, se me sa mall përshëndetet me të, t’u këputën këmbët. Menjëherë dhae urdhër që t’ia lëshojnë vendimin. Kështu, me Agim Mehmetin dhe Avni Halimin nise luftën me të gjithë armiqtë e tu si dhe me “të përgëdhelurit” e UDB -ës që i kishe në kabinet! Brenda dy-tri viteve shkove shumë larg. I bërë dy aleatë që të mbanin vetëm përpjetë. Tashmë, çdo lëvizje kombëtare qoftë në Maqedoni apo në Kosovë, si dhe të gjithë përpjekjet fetare në Shqipëri, kalonin nëpër kabinetin tënd. Tani më ti ishe bërë pjesë e projekteve kombëtare, ndonëse për gjithçka e informoje edhe Kire Fuzofskin. Të tjerët ishin larg informacioneve. Dhe, prej këtyre “të tjerëve” do të luhen lojëra të mëdha, lojëra të atilla sa në rrafshin politik brenda vendit të destabilizonin shumë, kurse në rrafshin kombëtar krijoje mbështetës shumë të fuqishëm, sepse tek ata këtë destabilizim ua prezantoje si përpjekje e UDB -së për ta detronizuar të vetmin Institucion shtetëror legal që e kanë në dorë shqiptarët jashtë shtetit amë. Këtë luftë shumë mirë dhe në mënyrë profesionale ta luajtën dy aleatët e tu besnik, Mehmeti-Halimi.
Në memoarien paraprake, kishe theksuar se në zyrën tënde shumë shpesh vinin Fehmi Agani dhe Ali Aliu. Fehmiu e dinte shumë mirë se kush ishte Ali Aliu, këtë e dinte edhe Ibrahim Rugova. Me qëllim që në shërbimet sekrete maqedonase mos të kishte dezinformta dhe zmadhim të kotë të gjërave, qëllimisht e mbanin Ali Aliun, sepse, e dinin që ai ishte raportues besnik. Njerëz të këtillë, pra raportues besnikë, shpesh përdoren nga sturkturat e caktuara me qëllim të futjes së hutive. Sepse, informatorët e tillë do të afronin vetëm ato informata çka i dinin, për ato që nuk i dinte njeri tjetër. Shpesh në zyren tënde futej vetë Fehmi Agani, kurse Ali Aliu rrinte në zyrën e tokmakut tënd, Shinazi Memetit, sepse, kishte gjëra që nuk duhej t’i dinte Ali Aliu, në të nuk kishte fort besim Fehmi Agani. Më vonë, e ke kuptuar që këtë truk qëllimisht e përdorte Agani, me qëllim që të të gënjejë ty, kurse Ali Aliu si banor i Maqedonisë të mos mbante përgjegjësi për dezinformatat e tua.
Viktor Gaberri ju kishte dhënë informacion, se: Nga Shqipëria, SHIK -u po punon në shkatërrimin e Partisë për Prosperitet Demokratik, si parti kolabracioniste me partitë nacionaliste maqedonase. Shërbimi sekret maqedonas i paskësh caktur detyrë vetes që ta komprementojnë këtë aksion të SHIK -ut shqiptar, duke e nxjerrë këtë aktivitet si të shërbimit maqedonas. Kjo do t’i iritonte shqiptarët e vendit dhe, kështu, për inat të shërbimit sekret maqedonas do ta donin dhe përkrahnin edhe më shumë Partinë për Prosperitet Demokratik. Të thanë që, bashkë me deputetët e kësaj Partie, Ismet Ramadanin dhe Eshtref Aliun, Abdurrahman Alitin dhe Mahi Nesimin, edhe ty të kishin futur në atë ekipë, i cili natëeditë do të duhej të fliste nëpër shqiptarë e myslimanë se: Shërbimi sekret maqedonas do ta shkatërrojë Prosperitetin dhe se do ta krijojë një parti të re në krye të të cilit do ta vinin kryetarin e degës së Tetovës, Menduh Thaçin. Këtë detyrë e more me një pasion të pashembulltë, sepse e shikoje si plan që do të godiste mbi dy iniciativa të cilat, nëse forcoheshin do të të dëbësonin ty. Ishe luftëtar i denjë i këtij plani të DBK -ës maqedonase, deri sa një ditë, tek sa po ktheheshe rrugës për në shtëpi, te ura e Sullares së Poshtme, sapo hyre në kthesë, të ndalën dy-tre persona, të cilët, me një shqipe të “Shqipërisë”, të thanë që të kesh kujdes se çfarë po vepron, përndryshe, herën tjetër, në këtë kthesë makina do të të rrëshqasë në përrockën e fshatit! Natyrisht, i tregove kryetarit të shtetit, z Kiro Gligorov, për këtë kërcënim dhe ai të zbuti duke të thënë se, ndoshta kanë qenë udbashët e vendit, nga ana e Strugës, të cilët të kanë provokuar lojalitetin tënd.
Atë ditë, vrave tre derra të egër, dy lepuj dhe një dhelpër. Arusha të iku! Tërë gjuetinë ua dhae Kiros, “Sabahudinit” dhe “Bajramit”. Ja, u the: Këtë e keni dhe gjithmonë do ta keni si peshqesh nga unë! Jo, tha, “Bajrami”, me këtë gjueti nuk mund t’u shpëtoshë detyrimeve finansiare që i ke karshi Drejtorisë sonë. Kurrë, u the! Atëherë, të kërcënoi “Bajrami”: Përgatitu, që të përjetosh destabilizime të ashpra që do të të vijnë gjithandej, sidomos nga Shkupi, Kumanova dhe Tetova. Do të kuisësh edhe më keq se këta derra të egër kur po i vret!”
Dikur ata dy u kthyen, kurse ti ngele vetëm me Kiron, i cili me dëshpërim të tha, se: Këta dy ishin eprorë të tij, se tashmë po e shkilte koha atë dhe se, duhet të kesh shumë kujdes, sepse këta dy do të shkojnë deri te demaskimi i aktiviteteve të tua “fetare” e shqiptare si kodosh. Masë, që është e paraparë dhe në strategjitë e të gjitha shërbimeve sekrete në botë. Në momentin, kur rrebelohet një bashkëpunëtor i tyre, në aksion hidhet demaskimi, devalvimi dhe dekonspirimi i tyre. O, ua pranove edhe këtë lojë, vetëm nuk pranove që t’ju japësh një denarë nga paratë e tua që po i fitoje me djersë (nuk është lehtë të bëshë, siç thotë populli, dallavera). E dije që tashmë e kishe fituar simpatinë e opinionit mysliman të vendit. Sepse, gjithnjë e më shumë paraqiteshe si “nacionalistë”, kurse ky guxim i yti i paralizonte planet e DBK -ës në lidhje me ty si hoxhë. Edhe vetë ata e dinin se, kundërsulmi i tyre do t’i rriste ty aksionet. Prandaj, nuk nguteshin ata, kurse ti fluturoja me mendjen tënde: “Hajt Mulla Sulo mashallah, fluturo more me krah…”
Shqiptarët, subjektet politike, nuk ndërmerrnin asnjë veprim pa të përfshirë edhe ty si hoxhë në brumosjen dhe nismën e ideve kombëtare. Vetëm në partinë e Arbën Xhaferit nuk kishe qasje, por që i kishe vënë vetes detyrë që një ditë, edhe këtë parti do ta fusje nën grushtin tënd dhe do ta kompremetoje deri në palcë. Kryetari i PPD-ës, e cila po participonte në qeveri bashkë me LSDM –ën. Abdurrahman Aliti, u kishte thënë deputetëve dhe ministrave të vet: Që, nëse thotë Mulla Sula të gjithë të dilni prej sistemi, kjo do të ndodhë pa më të voglin reagim. Në Maqedoni vetëm Mulla Sula është faktor, të gjithë ne të tjerët jemi argatë të tij, kështu thoshte Durra, siç e quanit Abdrrahman Alitin.” Falë kësaj peshe dhe këtij faktorizimi, ti përfshiheshe në çdo aksion të faktorit shqiptar. More pjesë në ngjizjen e idesë për referendum dhe për shpalljen e Iliridës! Ky ishte aksioni jetik që do të të rikthente shumëfish më të rëndësishëm në shërbimin sekret, sepse, po raportoje për një projekt kombëtar që po ia dridhte themelet Maqedonisë, deri në barazim të plotë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasëve. Natyrisht, ky barazim i plotë nuk të konvenonte ty, as si lider fetar por as si epror i shërbimit sekret, sepse, shqiptarët si komb, do të dilnin jasht sferës të interesave këtij shërbimi, interes do të përbënin vetëm individët e rrezikshëm, të cilët do të gjuheshin prej informatorëve të dorës së dytë a të tretë. Ose, siç thua ti shpesh mes rreshtave të këtyre memoareve: Do të vriteshin si derra të egër!
Afera e armëve, të cilën, çuditërisht, para teje e kishin dekonspiruar vëllzërit Zimberi, njëri deputet e tjetri gazetar, sikur të dha isharete, apo më mirë me thanë, sikur ta bëri me dije se po të humbte pesha në këtë shërbim, prandaj, nuk e lae me kaq, por, shkove edhe më thellë. Thjesht, ua bëre me dije se, ky aksion nuk ishte i militantëve terroristë nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë por që drejtohej nga shërbimi sekret i Shqipërisë, përmes veglave të veta që i kishte instaluar në Kroaci. Thjesht, ky aksion do të kujtohej si vazhdë e përpjekjeve për ta dekomponuar tërësisht kreaturën Jugosllavi, dhe jo si ndërhyrje nga shërbimet e huaja që ia donin gajretin e shkatërrimit Maqedonisë.
Rëndësinë, dhe peshën tënde e riktheve në DKZ me informacionin mbi themelimin e Universitetit të Tetovës. Deri sa ishe brenda këshillit iniciativ për themelimin e këtij Universiteti, kjo nismë nuk bëri asnjë hap tutje, sepse, paraprakisht dekonspirohej si ide dhe si zhvillim. Kur të larguan dhe të lanë anash, kur u kyçën njerëz “akademikë”, dhe kur veçmë po qarkullonin ide se ti ishe i parëndësishëm dhe i rrezikshëm në tërë këtë projekt, atëherë, ua turbullove mendimet. E more mbi vete finansimin e gazetës ‘Studenti’! BFI -ja po e finansonte botimin e kësaj gazete, kurse thashethemet e mundshme para studentëve të parë të këtij Universiteti u mbyllën, dhe askush nuk i merrte si të vërteta. Të jetë i rrezikshëm njeriu i cili finanson gazetën?! Nuk i besonte askush kësaj përralle, prandaj, sërish i rregullove pozicionet e tua nëpër strukturat më të larta politike e kombëtare në Maqedoni. Nga ana tjetër, DKZ u bind përfundimisht se, pa ty e ka të vështirë dhe është fare e pafuqishme për t’u futur në botën shqiptare.
E kë do ta pengonte fuqia yte më shumë se Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DZK). Para opinionit dukeshe si “armiku” më i madh i këtij insttucioni shtetëror, kurse brenda këtij Institucioni ishe një ndër faktorët më të rëndësishëm. Kishte ardhur momenti që të të avansojnë, sepse kishe dekonspiruar disa projekte shumë të rënda të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe, jo vetëm në Kosovë, veçmë kishin filluar celulat e para të grupeve militare shqiptare, të cilët më vonë do të vetëquhen si Ushtria Çlirimare e Kosovës (UÇK). Nuk ishin gjithëaq të rrezikshme këto grupe, sepse, tek ata i kishte futur duart UDB -ja serbe. Të rrezikshme ishin ato grupe që po përgatiteshin në Shqipëri, nga SHIK -u. Ekzistonin informacione se grupe të ndryshme po stërviten në Shqipëri dhe nuk dihej saktësisht asgjë. Ishte përpjekje e madhe, madje edhe përmes njerëzve të ambasadës së Maqedonisë në Tiranë që të mësohet sado pak diçka nga këto grupe. Në këtë kohë ambasador i Kosovës në Tiranë ishte akademik Ali Aliu prej të cilit vetëm kisha informata se grupe individësh, kryesisht nga diaspora, po vijnë në Shqipëri dhe po përgatiten për aktivitete guerile, por se ku po përgatiten këtë askush nuk e flet! Këtë ta pohonte edhe Fehmi Agani, madje, në një habi tënden sesi askush nuk di asgjë, të pat thënë, se: Kryetari Rugova e di, është takuar me këtë grup por që deri më tani nuk ka folur akoma me asnjë njeri. Në një udhëtim zyrtar që e pate në Turqi, me vete e kishe marrë edhe gazetarin Agim Mehmeti, i cili, seç përziente punë me strukturat më të larta të guerilës boshnjake të Alia Izetbegoviqit. Në një takim të rastësishëm që e pate me disa njerëz të qeverisë në ekzil të boshnjakëve, e pate dëgjuar Agim Mehmetin tek ju fliste sesi po përgatitet edhe një front i ri nga ana e shqiptarëve të Kosovës, të cilët po përgatiten nga SHIK -u, në Veri të Shqipërisë, maleve të Bajram Currit. Në bisedën më të hapur që e pate me Agim Mehmetin, e patë që edhe ai nuk dinte asgjë, por që ndërtonte gënjeshtra mbi informata të cekta që i kishte. Madje, të tha që kishte qenë në kamp dhe që i kishte takuar të gjithë. “Të mjaftoi kjo fjali dhe mezi prisje që të kthehesh dhe ta lidhje si qen Agim Mehmetin e ta dorëzoje drejtë e në DZK.” Por, seç ta ofroi një ofertë shumë interesante. Të tha që, do të bësh shumë mirë nëse i shfrytëzon kanalet e tia në Turqi si dhe nëpër shtetet arabe, të mbledhni fonde dhe t’ia dorëzoni shtabit të përgjithshëm në të cilin ishte i involvuar edhe nipi i tij, dhëndri i akademik Rexhep Qosjes. Ky informaion ishte i saktë, sepse, atë kohë, i vetmi Rexhep Qosja ishte intelektuali që shkruante hapur dhe që e shprehte nevojën e përgatitjes së shqiptarëve për një luftë të gjatë e të rëndë. Agim Mehmeti të garantoi se, prej donacioneve të përgjithshme njëzet për qind do të takojnë ty. Kjo ofertë sikur të joshi, sikur ta hapte një shteg për t’u futur sa më thllë këtij projekti dhe për të pasur mundësinë e dekonspirimit të plotë dhe të goditjes së “gjarpërit” mu në kokë e jo te bytha. Por, vendose që të mos ngutesh, mos të ofrosh kurrfarë informacioni, sepse, çka nëse mund të vije deri në donacione luftarake! Përfitimet do të ishin shumë të majme!
Edhe sot e kësaj dite druan për fatin e tij, madje këtë droje ta shtoi Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri, i cili, menjëherë pas akcionit policor në Brodec, t’u paraqit në telefon:
“– Hallo! Si je Mulla Sulë!
– Kush je bre ti?
– Hoxha i hoxhallarëve! Xheza! Të mora me t’vetë si e ke djalin, policin. A e paskan plagosë në Brodec, a! A është hala në spital!
– Jo, jo, nuk është shumë, pak, e ka përla një plumb. Nesër e lëshojnë!
Prej nga e mori vesh Xhezair Shaqiri? Kush i tregoi atij? Do me thënë që edhe Xheza paska informatorë të veten në polici. Kjo punë është shumë e rrezikshme, sepse hiç nuk i zë besë këtij farë komandanti të hamamit!“
Ishte koha e miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve. E dije që qindra e mijëra dosje tashmë ishin në duart e Mnduh Thaçit dhe të Dosta Dimovskës, ish funksionare e lartë e VMRO-së së Lubçe Georgievskit. Menduh Thaçi, veçmë kishte filluar një fushatë të tmerrshme kundër teje, sidomos pasi i kishin rënë në duar disa dosje në të cilat figuronte edhe pseudonimi yt policor, “Zharko”. Filloi të të sulmojë fëlliqtë dhe, në çastin kur po e ndjeje se do të të vërsulej edhe më egërsisht, u tërhoqe, dorëzove detyrën e Kryetarit të BFI -së dhe ike.
Gjashtë vite më vonë do të pendohet për këtë që ta bëri, sepse, nëse kishte një gjë që u lidhte bashkë ishte urrejtja juaj shumë e furishme kundër mjekrave, selefistëve dhe vehabisëve, të cilëve, me largimin tënd BFI -në e morën në duar, e pushtuan përmes BDI-së në pushtet. Tani, Menduh Thaçi po e ndjente se do të kthehej në pushtet, ndaj dhe të afroi dorën e pajtimit. Ti, nuk u hamende por familjarisht u rreshtove nga ana e Thaçit, jo se i zije besë apo se e doje, por, mbi të gjitha, tani deshe të devalvohet Menduh Thaçi, sepse tashmë ose tërë ato muhabete që i kishte folur për ty do të dilnin gënjeshtra. Ose, Thaçi pranoi të bashkëpunojë me ty si një bashkëpunëtor policor dhe, përmes kësaj ai drejt për drejt të kyçej në radhët e bashkëpunëtorëve kodoshë. Angazhimi i tij si dhe i Arbën Xhaferit, angazhimi i komplet strukturës së PDSH -së dhe i grupit të Kondovës që sërish të kthehesh në krye të BFI -së, edhe atë me virtyte të një patrioti të pashoq, të bëri të madh, kurse në opinion nisi tatëpjeta e PDSH -së, e Menduh Thaçit si dhe e grupit të Kondovës. Sepse, që të gjithë tashmë ti i kishe në duar dhe kjo të bënte shumë të fortë, me shumë avantazh që tashmë kah ti të këthehet edhe më fuqishëm BDI -ja e Ali Ahmetit. Ali Ahmeti, dikur thoshte, se: Ti, mund të jesh gjithçka, por jo dhe “musliman”. Sot, e thua publiksht me plotë gojën, në Komplet Memoaret e tua: Kush ma prek Kombin, ma ka sharë Fenë, se: “Është në gjendje që të t’i “fërkojë topat”! U realizua ëndërra yte: ta devalvosh Thaçin dhe PDSH -në deri në thyerje të kurrizit. Kurse, Ali Ahmeti të bindej, se ti: Megjithatë, je njëfarë faktori shumë i rëndësishëm në këtë shoqëri të “vëllazërim-bashkimit”.
Në një ndejë, në një sofër plotë mish të pjekur, pate dëgjuar Ali Ahmetin duke e kënduar këngën “Moj parti ty ta lumsha syrin”, që i kushtohej Enver Hoxhës. E dije që po të provokonte ty, dhe se me këtë këngë po të thoshte që lirisht të shkoje në polici e ta paraqisje, sepse ai tashmë e kishte flakur frikën dhe se do t’i këndonte për qejf Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. Po, ç’tu bë ty kompleks kjo këngë. Asesi, nuk mund ta harroje, ngado që lëvizje e këndoje edhe ti atë këngë patritoke. Këngë, që t’u bë frymëmarrje, mes Shkupit Historik. Natyrisht, ti e këndoje ashtu siç të konvenonte ty, me tekst tjetër, sepse origjinalin nuk e mbaje mend: “Moj parti ty ta lumsha syrin, nuk e la pa ta rrasë kepën…”
E pranon si Hoxhë “Ehamdurila”, se Sot: Të mori në duar Shejtani i Allahut para vetes në Xhaminë Shqiptare, ende pa Flamurin kuqezi me Shqiponjën Dykrenare në minare. Mos, e them: Unë, si shkrimtar me “Din e Iman”. Dexhalli. Facebooku në fakt është fryma e shenjtë e Shejtanit. Të frynë, dhe të ha Nama e zezë. Ty desh të hëngër në Xhami, por falë njeriut që ia ke borxh Jetën, Afrim Tahirit, shpëtove! Shpëtove faqe bardhë nga Dexhalli!
Fiziksht, desh përfundove në Xhaminë “muslimane”. Jo, në minare të Xhamisë me Flamurin kombëtar kuqezi. Shqiponjën Dykrenare, në Maqedoninë Shqiptare! Nuk ishe i qetë as shpirtërisht. Të kaploi një dëshirë e djallëzuar hoxhe me “Din e Iman”, që të futesh në një aventurë, aqsa të thellë, poaq edhe të “rrezikshme” konbëtare. Nise të komunikosh, fillimisht e pastaj edhe të filtrosh, me një femër të cilën nuk e kishe parë asnjëherë në jetën e përditshme në mes të Shkupit. Biseda, fillimisht ishte në relacion një myslimane pyet Reisin. Pyetjet ishin të llojllojshme në suaza të kufijve të etikës “Fetare”. Më vonë, fatkeqësisht, duke u bërë vetë ti shkas, biseda degjeneroi. Nisët të bisedoni si dy të dashur e të vdekur nga Dashuria e Allahut. Apo, më mirë me thënë: si dy adoleshentë që kurrë nuk e kishit provuar dashurinë. Ia kërkove një foto dhe ajo ta nisi përmes Facebook -ut! E komplimentoi për bukurinë që kishte: “Dy metra e gjatë, gushën si simit, nga buzët shumë mishtore, si ato të viqit dymuajsh, sytë si kaprolle, hundën majore e pak të lakuar mbi buzë. Vetullat i kishte mu sikur krahët e shqiponjës. Flokët ia preknin gati vithet. Ishte vetë Pehria!
-Si të dukem, më pyeti pas një heshtje të gjatë!
- Më çmende, ia kthej unë!
- Ngadal ngadal hoxho, plus i martuar!
-Jam hoxhë dhe e respektoj denjësisht parimin se, muslimani është për “Shtatë gra!”
Kam pasuri dhe kushte të njëjta për Shtatë Gra”!
-Po, veç mos harro se: Gruaja e mirë, është për një Katund”, ta priti!
E di, ti heshte si Hoxhë i Allahut me “Din e Iman”. Në jetën tënde, nuk je ndjerë më xheloz! U përgjigje: Ecë, Derën e ke të hapur krahmëkrah Nateditë. Po. të jesh në duart e mia me gjithë këto fjalë, pa të pasë vrarë si derr i egër mes maleve të Karshiakës, nuk të kisha lënë të gjallë, thae me vete si Hoxhë i Allahut. Të erdhi shumë inatë. Doje të pëlcisje nga inati! “Gruaja, do me thënë: Ajo, vetë si “muslimane”, dhe qenka për një Katund, a?! Ehu, pushkë Gjuetie: Që, për çdo ditë vret nga Tre derra të egër mes maleve! He, loçkë Shqiptare brez pas brezi besnike, dilëm Zot edhe Sot tek Pragu i Shtëpisë!”
Të nesërmen, tërë këtë storie, këtë ndodhi historike ia tregova Afrim Tahirit, të vetmit mik që ende e kisha dhe ndaja besimin e plotë instutucional. E pranon, sikur mos të ishte ai, ti do të nguleshe shumë keq! Ose, do të përfundoje me atë vajzë, ose do të përfundoje në faqet e errëta të historisë sonë, si një hoxhë i pamoralshëm! Afrimi, të tha: O Kryetar, nëse është puna për dashuri të sinqertë dakord, por mund të jetë ndonjë agjente sigurimi apo ndonje spiune që mund të të marrë në qafë. T’u rrënqeth trupi, sikur të të zinte rryma elektrike. Por, nuk e dhae veten. Hajde bre, i thae vetes: “Nuk e ha derri - derrin.”
Kishit shkuar në Stamboll, në një konferencë të Shuras Euro-aziatike dhe, pasi u ngarkove mirë me lejthija (apo ma mirë me thënë me “lajthaja”), badema, fëstëka e arra indie, lëngje Dimes (pate shpresë se kompania e Dimes me lëngjeve do të ta sponsorizojë botimin e dy vëllimeve me memoaret e tua), u ngjite në dhomën e hotelit. Po planifikoje që të zbresësh edhe një herë dhe në restorantin me tryezë suedeze ta mbushje mirë pjatën me mish e të kyqeshe pastaj në dhomë. I the në telefon Afrimit të behej gati dhe të zbriste me ty në restorant, të të ndihmonte për mishin, sepse, hahaha sa të qeshet, në Austri, një herë ishe rrasur me mish të dyshimtë e ti duke menduar se është mish viçi! Afrmi nuk të tregoi se çfarë mishi kishe hëngër duke menduar se ti pastaj do t’i nxirrje jashtë edhe zorrët. I thae: “O Afrim, çka të futet nëpër zorrë dhe kah të rrëshqet nëpër to, te unë nuk del nga goja, por edhe nga bytha.
Hahahaha, sa kemi qeshur, bre. Nesje, pasi Afrimi më tha: Që, ta merrja pa shybe, sepse ishim në Stamboll, ku nuk mund të ketë mish të tillë (derri k. ç.), aq më tepër në një konferencë islamike, u rehaova dhe, pak para darke sikur më kishte kotur gjumi.
Vjen Afrimi, dhe e hapë derën e dhomës rrëmbimthi?! Çohem, i trembur dhe gati për t’ia krisur një shuplakë! Çka u bë bre, bërtita! Jo! Jo, më tha Afrimi, asgjë nuk është bërë çka mund të bëhet! Më pyeti se, kush e ka kodin e Facebookut! I them, shefi i kabinetit, Agroni! Ta paska ngulë, më tha! Shiko se cilën foto e ka bërë “laike”, apo më mirë me thënë “llajk”!
Ç’të, shoh: “Mrekullia Historike Shqiptare?! Ajo vajza, me të cilën po komunikoje ti nateditë, kishte nxjerrë në profilin e saj një foto të veten të bashkuar qafëpërqafe me fotografinë time të Hoxhës. Dukeshim, si dy zogjë më të lumtur në botë duke cicërruar degë më degë në “Sarajevë, të Pashait” Turkut.,:me “Din e Iman”. Parajsë (“Xhehnet”, k. ç.), të lindur për njëri – tjetrin, dhe të bashkuar me vullnetin e Zotit Madh ”Eahmdurila” në Jogosllavi.
Pamje, më të bukura e të mrekullueshëme: Nuk të kishin zënë ende sytë e ballit në Ditën e Sotshme. Për, ty të “përvuajturin”, në “Xhehnem”, duke u djegur nateditë në zjarr të “Xhehnemit” me “Din e Iman”. Dhe, e prisje radhën për në “Xhehnetin” e tyre: Parajsë. Përska,j, madhështores Hyjnore: Dy Shtambave me verë të kuqe mbi tavolinë kokë mbi kokë të një Engjëllueshe! Ua bëra me Dije, Unë “Hallall”.
“-Kape shpejt atë idiot dhe thuaji që ta heq atë foto se të bëri Zoti horror, shpërtheu gjithë nervozë Afrimi. U tmerrova, nisa të dridhem si thupër. Një frikë vdekjemarrje më kaploi. E marr Gonin në telefon, dhe nuk lë gjë pa e sharë. E budalla, ai që më thotë: O, Kryetar, e bëra për ty, për imazhin tënd si hoxhë mbarëkombëtarë?!
-Ta kam, qi imazhin e Nanës, i bërtita si i çartur duke i thënë që ta heq menjëherë sa nuk e kanë marrur edhe të tjerët. Afrimin e kapa për dorë dhe desha t’a puthë. Më shtyu dorën, duke më thënë që, asgjë nuk ka mbaruar, gjatë kësaj Nate! Menjëherë, më tha: Që, të futesha në Facebook -un tim, ta kërkoja atë vajzë, t’i lutesha që ta hiqte atë foto”erotike”, nga profili i saj provokativ në rrjetet sociale.! Dhe, si kundërshpërbim t’i premtoja çfarë t’i donte shpirti Asaj NateDitë: Edhe, Dy Shqipaonjave Kuqezi Shqipatre. “
Brenda dy-tre minutave niset komunikimi! Fillimisht, e qortove për veprën që kishte bërë por, sakaq ajo nisi të të kundërshtojë dhe duke ta tërhequr vërejtjen që mos të bëhet nervoze. E pae, që kësaj radhe pyka me pykë nuk do të dilte në rrugë. Prandaj, ia rrotullove pllakën. I thae, se: E qortove si njeriun tënd më të afërt të shpirtit! Sepse, njerëzit e largët nuk ke se pë çfarë t’i qortosh. Të tha: Që, tashmë ajo ishte gati të bënte gjithçka për ty, madje nëse e do nevoja të të presë deri në ditën e Kjametit. Dakord, iu përgjigje: Më pritë, të premtoi, se: Nuk do të na dalë shpirti pa u bashkuar ashtu si në “Xhehnet”, si në atë foto, por që foton duhet me patjetër ta heqësh! Sepse, thae vetë: Je kryetari BFI, je hoxhë. Përmëtepër, je “mysliman” i devotshëm, i cili nuk duron që gratë e juaja t’i shohi askush në tabllonë e maturantave të shkollave të mesme arsimore! E pranove, Atë “muslimanen”?! Muslimanja, me ferexhenë hedhur krahëve, se: kërkesën tënde, duke të premtuar që do t’i bëhej qejfi për të të mbështjellë Natën e varrit me sexhade, hidhe qafe!! I thae: “më pritë, ma shkakto ndjenjën e pritjes! Sepse, nuk ka gjë më të bukur se të të presë dikush në Jetë!” Pastaj, me vete thae: “Moj ti, hiqi atë foto se, me të zënë dikund ta këpus kokën si të derrit egër. Faishe!”
Të nesërmen, ishe i dërmuar, mezi shkove në Kongresin e Shurës Euro-aziatike. Zure vendin tënd dhe, një kollitje e thatë të ngacmonte fytin. Në krah të djathtë e kishe reisin e Azarbejxhanit, Allashykyr Pashazaden, të cilit, si duket po i shkoje në nerva me atë kollitje të thatë, sikur kur të xigilon diçka fytin, të tha: “Kontrolloje sheqerin. Mund të jeshë me diabet të rëndë! Eu, seç mu dha me t’ia krisë një turinjve!”
Konferenca, nisi dhe po defilonin një e nga një, diskutantët, jo më shumë se nga dy minuta. Ti kishe ngulur këmbë ose 20 minuta ose nuk delë hiç! Natyrisht, që nuk të lanë, por edhe ti nuk dole në mejdan. Madje, as që e kishe vëmendjen se çka po ndodhë. Po e kontrolloje faqen tënde në Facebook, kur, ja, u futë Hyrija!
“ -S.a.
-A.s.
-Si të kam?
Hajde për hajër, thashë më vete. Ia dogja kësaj. Më pyet edhe “si të kam”?
-Mirë. Natën kam fjetë si qingj!
-Nuk më pae në ëndërr?
-Unë hala nuk të kam pa kështu, të gjallë. Si me të pa në ëndërr?
-A do me të ardhë aty ku je, në dhomë?
-Mos se m’i qite mendtë. Mos, se po ia qi nanën e Kongresit e po e bëj berbat sallën.
-Hahahaha… Merre veten me të mirë, o haxhi Reis!
-Para teje dhe për ty, jam veçse Sulë, asgjë më tepër.
-E, unë Sulovica, a?! A t’i nisi do foto, janë pak provokative.
-Nisi shpejt! Po a mundet me mi pa dikush, a? Apo veç unë!
-Veç ti, nëse nuk ia ke dhënë dikujt tjetër pasvordin tënd.
-Jooo, nuk e ka askush! Nismi! Mezi po pres!”
Sapo ta nisi fotografinë e parë, ku ishte fytura e saj me do buzë të zgjatura sikur të bëra gati për puthje, vërejte se po të përcillte me bisht të syrit Allashykur Pashazade! “Estakfurullah”, pëshpëriti, ndërsa ti ia ktheve: “Shko bre në t’nanës!…” Kishe frikë se do të flasë diku por, doli tamam mysliman, mysliman e shkuar myslimanit, të cilit nuk i intereson asgjë nga jeta private e të tjerëve. Hallall i qoftë. Me pas qenë unë nuk do të isha përmbajtur. Të gjitha konferencave, organizatave e institucioneve islame nëpër botë do t’ju shkruaja për ndonjë person me peshë që tashmë ka rrëshqitur moralisht. Ehee, prandaj nuk ka mbetur kot shprehja “turlifarë myslimani”!
Allahu e shpërbleftë atë njeri madje edhe e bekoftë, që e ka shpikur Facebook -un. I qoftë hallall qumshti i nanës prej çfarëdo cice që ka dalur. Amin, Allah!
Një ditë, vonë pas dite, kur ngela vetë në zyrë, por edhe në BFI, njëri prej këtyre dy mutave të mëdhenj m’u paraqitë dhe kërkoi një takim që do të realizohej brenda pak minutave. Do të vinte ky M. -uti me një M -ut tjetër (Musa dhe Mijallkovi) për një punë urgjente. I printe Muti Shqiptar. Erdhën pa i hetuar askush. Me vete e kishin marrë edhe Orce Kamçevin.
Sapo hynë, ky farë muti ynë, Musa, ishte ngelë me një shuplakë fytyrë, mbante kokën ulur, kurse ky muti tjetër, Mijallkovi ma përplasi një dosje mbi tavolinë. Ja, tha, shiko se çka flet dhe çka shkruan ti, efendiu im! Turp për ty! Kërkon të të mbroj nga Bekir Halimi, nga Shefqet Krasniqi, kërkon të të mbrojë nga mjekrrat që janë në varshmëri prej meje, kurse vetë ia fut bisedave erotike me dynjanë, pa e ditur se kush është në anën tjetër të celularit. Shiko se çfarë mesazhesh ke postuar dhe çka ke pranur. Të gjitha i ke të regjistruar.
Muti ynë (Musa), më folë në gjuhën shqipe, shumë i brengosur dhe gati pa shpirt:
– O Reis, kanë ardhur me të shkelë, dhe, ma mirë prano me të shkelë se sa me ta marrë fytyrën si Hoxhë.
– Hë, çka duhet të bëj?
Musa ia krisi maqedonisht, me atë maqedonishten e tij prej fillestari:
– Orce Kamçevit i duhet parcella në Kalanë e Shkupit, të cilën ua ndau shteti për rezidencë. Janë ngutur dhe nuk e paskan ditur se atë tokë kishte kohë që e kishte nën vëzhgim Kamçevi, prandaj, tërhiqu dhe dosja mbyllet.
– Po kemi paguar mbi 40 mij euro deri tani në procesin e kalimit të kësaj toke në pronësinë tonë, si BFI?
– Edhe këtë shpenzim duhet ta harroshë. Nuk të ka faj Kamçevi që je ngutur dhe ke synuar një tokë që nuk të takon, o Mulla Sulë, ma priti muti ynë, Musa!
– Pranoje këtë dhe, merri e mbaji ti këto transkriptime që ia kemi bërë komunikimeve tua telefonike, më tha Mijallkovi me arrogancë! Edhe diçka, nëse do që neser t’ia dorëzoj Blerimit dhe Izetit dosjen tënde me nofkën “Zharko”. Atëherë, na duhet edhe një ujdi. Dije që, dosja jote me nofkën “Zhiko” të cilën e ka Menduh Thaçi nuk është asgjë në krahasim me dosjen “Zharko”! Po pseudonimi “Sheriat”, a të flet gjë, a! – më fliste Mijallkovi me një nënqeshje tipike serbçe të pëzirë “maqedonase”
– Pse ma thua këtë? – e pyeta!
– Sepse ti duhet të heqësh dorë prej vendit të Burmali Xhamisë, duhet të heqësh dorë prej Xhamisë së djegur në Perilep, si dhe prej sahat kullave në Prilep e Manastir. Janë vende, ku nuk ka asnjë frymë myslimane, dhe ty nuk ka se çka të duhen! Angazhimi yt rreth këtyre objekteve po na shkakton probleme si shtet i “përbashkët” Jugosllav! Kuptove?
– U tha dhe u bë – ishte përgjigja ime!”
Reagove në këtë mënyrë, sepse: Kishte plotësisht të drejtë Mijallkovi! Pse ta rikthenit Burmali Xhaminë, kur tashmë e kishit humbur çdo milimetër të tokës së Shkupit matanë Urës së Gurit! Rikthimi i Burmali Xhamisë në atë pjesë do të ishte provokim i pastër i “maqedonasëve” dhe, kjo do të binte ndesh me angazhimin tuaj për mirëqenie dhe bashkëjetesë.
Strukturën organizative si BFI -ja , nuk e ka asnjë subjekt tjetër, në Shtetin e “përbashkët” Jugosllav. Infrastrukturën e garantuar si BFI, nuk e ka asnjë subjekt tjetër instituciaonnal. Buxhetin, Po, llogari mos t’i japësh askujt, po! Megjithatë, të mungon imuniteti! Nga ana tjetër, duke e marrur lakmi jetën tënde si dhe popullaritetin tënd të gjithë liderëve politik, ke hetuar se tek ato, po shtohet gjithnjë e më shumë një urrejtje e paparë kundër teje si Kryetar i BFI. Janë në gjendje që të ta ngulin pas shpine!
Prandaj, po ngutesh: Që, sa më parë ta formosh një Parti Politike Shqiptare, ta shndërrosh BFI -në në subjekt politik, dhe t’i detyrosh të gjithë liderët e mutit të të biejnë në sexhade. Ti je lider i një milion myslimanëve në Maqedoni (Sot Mqedoninë Veriore), të cilët, zyratrisht dhe logjikisht ty duhet të ta japin votën e “shenjtë”, jo Ali Ahmetit. Kërçovarit, me sejmenët e tij përmbrapa, apo Menduh Thaçit (tollumbaxhiut të Tetovës). Ti je edhe më trim se ata, edhe më patriot, por: Edhe, më fetar si mysliman shqiptar!
Nuk je, as marksist, as leninist, por as shovinist e seperatist shqiptar! Je, Shqiptar. Madje, as komunist, i papërmisueshëm! Je, shqiptar. Gjithë jetën ke qenë dhe do të vdesësh si shqiptar, ke qenë më i madh edhe se çdo lider tjetër politik! E formove, edhe sektorin për diasporë. E di, ke qenë në BFI, me qëllim që të bini në kontakte me diasporën, me elektoratin tuaj duke e shfrytëzuar buxhetin e BFI -së. Veç kësaj, kishe menduar se do ta shtonit buxhetin edhe më shumë duke dalur në terren e duke kontaktuar me myslimanët tuaj anembanë botës. Por, e hëngrët passhpine palidhje. Më tepër shpenzuat dhe po shpenzoni duke lëvizur në diasporë me qëllim që t’i bindni se duhet shqiptarët të ju përkrahin, dhe institucionet tuaja ”Evropjane të Ballkanit”, ndërsa ato po qëndrojnë gjithnjë e më larg jush, si Lëvizje qytetare. Fetare myslimane e katolike - Shqiptare. Më shumë po shpenzoni, duke i vizituar (ndihmuar) e shpenzuar me para buxhetin e tyre “Shqiptar” anti “vëllazërim – bashkimit” Jugosllav, sesa: po shpenzoni, për “myslimanët” me Tri Fe Politike. Vendit, me “Din e Iman”. Për shtetin e përbashkët Shqiptar: Shqipërinë Etnike. Pothuajse, që nuk po japi asgjë, përveçse. “ Din e Iman”. Ditën e Nesërme për në “Xhehnet”. Natedoitë, e kërkoni “Xhehnemin”. Kurse, paratë e buxhetit, përditë po avullohen, mes rrugaçëve “kuqezi”, të Partive Politike Shqiptare si “komandantë lufte” të Hamamit!
Mbase, është momenti i fundit që, edhe ato pak para që u kanë ngelur nga buxheti i shtetit ”përbashkët,” të shfrytëzohen duke agjituar për Partinë e ardhshme që do ta themelojnë Shqiptarët, dhe të ikni të gjithë :nga BFI -ja. Prosperiteti Demokratik. PDSH- ja. BDI- ja, Besa e partia politike me radhë. Historikisht, shqiptarët kanë pjellë kurva dhe kopila, që i kanë ndjekur pas brez pa brezi kultorofagët. Kurva, nuk ka më bukë! Kush të dojë perspektivë dhe karrierë politike, le të të bashkangjiten ty në Partinë tënde Politike Shqiptare dhe, ecni përpara! Por, fillimisht duhet të të betohen, si: “Mulla Sulë, të betohemi se nga rruga jote nuk largohemi”!...
Duartrokitje! Hoxhë Mulla Sula: Që,ti je ende gjallë. Po, të ishte ende gjallë Jugosllavija e Shokut Tito, ti si Mulla Sula, Sot do të ishe lider fetar dhe shqiptar i gjithë Jugosllavisë. Nuk do të ishte çudi, edhe kryetar i Jugosllavisë komuniste. Asaj kohe, ka qenë kryetar Sinan Hasani. Pse, Sot gjatë “ndryshimeve demokratike” të mos jetë edhe Mulla Sula?! Athua, ne shqiptarët: Sot, duhet të kënaqemi si popull i “lumtur” vetëm me Talat Xhaferrin në Kuvend?! Dhe, të hidhemi e përdridhemi para kamerave televizive me këngë e valle si “populli më i lumtur” shqiptar në botë.
Në memoaret e tij: Kush ma prek kombin, ma ka sharë Fenë, haptas shihet se, gjatë gjithë karrierës së tij fetare dhe politike, ai i ka pasur nën sjetulla gati të gjithë liderët dhe politikanët shqiptar të partivre politike. Mulla Sula, si ëndërr historike e ka pasur edhe shndërrimin e Bashkësisë Fesë Islame në Parti Politike Shqiptare. Edhe, një duartrokitje për Mulla Sulën! Nëse, ai ia arrin qëllimit një ditë BFI -në ta shpallë si Parti Politike Shqiptare. Edhe, në minare të xhamive shqiptare të valojë flamuri kombëtar kuqezi me Shqiponjën Dykrenare, e jo ai turko-arab ne gjysmëhënën. “Hallall”, i qoftë buka!.
Fatkeqësisht, me veprimet e tia si Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, ai duke i “përkrahur” Partitë Politike Shqiptare dhe koalicionet “maqedonase” (argatët e Partive Politike Shqiptare përmbrapa), siç duket do ta përfundojë karrierën e tij fetare dhe politike mbi nivelin e këtyre “patriotëve” shqiptar si liderë, ministra, deputetë të popullit, akademikë, profesorë unievrsitar, “analistë politik”, dhe argatë politik me qerre në Qeverinë e “vellazërimit-bashkimit” me proçese gjyqësore. E thotë, edhe vetë në këto memoare. Aqsa, i ka përdorë ai si “pyka shelgu” në qëllimet e tia të përfitimeve tia personale, “fetare dhe patriotike”, po aq e ka përdorë shërbimi sekret jugosllav, liderët shqiptar partiak për të mbetur gjallë në karrierën e tyre fetare dhe politike deri në vdekje.
Mulla Sula, publikisht i pranon gabimet e tia personale. Dhe, në këto memoare të publikuara e shpall veten si lider Shqiptar fetar dhe politik: Kush ma prek kombin, ma ka sharë Fenë. Hë për hë, ende: Jo! Populli shqiptar, me tri-katër fe më shumë fetare dhe politike, mund t’ia fshi të gjitha mëkatet Mulla Sulës: Prishtinë, Kuvajt, Basra dhe Shkup. Po, jo edhe mosshpalljen e Xhamisë Shqiptare, valimin e Flamurit Kuqezi në minare të Xhamive Shqiptare.
Spiunët hoxhallarë, më shumë në shërbime të institucioneve sekrete antishqiptare, sesa në dobi të institucioneve fetare e arsimore, kulturore shqiptare, ndoshta i keni lexuar edhe si Thirrje Historike në shkrimet e mia të herëpas-hershme publicistike. Dhe, në Librat e mi për Ditën e Nesërme Shqiptare. Shkaku, se: Im Atë, në fëmijëri ma nguli në kokë si Pykë Lisi një ngjarje të pas Luftës Dytë Botërore. Fitoret e Luftës, kur duheshte t’i ndanim së bashku Shqipëria dhe Jugosllavia, hoxhallarët qenë ato që në emër të “xhematit” (popullit shqiptar), e nënshkruan “marrëveshjen historike antishqiptare”: Shqiptarët e Kosovës, Malit Zi dhe Maqedonisë, duan të jetojnë në Jugosllavi?! Shtetin e “Vëllzërim – bashkimit”, nuk duan t’i bashkohen Shtetit amë, Shqipërisë Etnike.
Dhe, përshak të shkrimeve mia publicistike, poezive “Erorike” dhe librave të mi “politik”, ma dogjën për së dyti herë Shtëpinë e Babait në Shkup. Shtetin e “përbashkët të vëllazërim-bashkimit”. Librat. Pikturat. Edhe, m’i lanë dritaret pa xhama. Porosinë, se: Nuk ke nevojë më të dalësh e hysh nga Oxhaku!
Derën, ende e mbyll Vetë me çelës, pasmesnate. Dimër e Verë, i kam të hapura nateditë dritaret. krah më krah, ecni armiq dhe miq, hyni dyert e dritaret i keni për hakmarrje. Edhe, atë: Shkaku, Tri maceve rrugaçe kryengritëse. Poezi.
Sot, nuk kam nevojë të dal e hyj nga Oxhaku i Shtëpisë time të Babait. Edhe, atë: Kur, nuk keni guxim të ma mbyllni Derën e Madhe të Shtëpisë. Dhe, po të mos ishte Djali Madh, Unë edhe kësaj radhe do të hyja nga Dritarja e djegur prush përmes Oxhaku, e hapur në Livadhin përpara Shtëpisë krah më krah mes Dimrit Madh. Edhe, mu si Dje, dal në Liri. Edhe Sot, dalë nga Oxhaku mu si Dje mbi Çati t Lugat.
Dhe, edhe Unë mu si Dje: Lugat. Edhe, Rebel. Poet, dalë nga Oxhaku i Shtëpisë, mbi Çati. Struken krahëve të Babait nga Oxhaku: mbi Çati, majë lisave.
Hë për hë, krahpërkrahu me Gruan Besnike: Poezinë…
No comments:
Post a Comment