Remzi Limani: Bashkimi i Principatave Shqiptare në art
BASHKIMI I PRINCIPATAVE SHQIPTARE
NË ARTET FIGURATIVE
Nga Remzi Limani
Kur
flasim për veprat historike në artet figurative, pashmangshëm na merr
vëmendjen, artistja, Arta Regjepaj. Me vepren e saj figurative "Bashkimi i
Principatave Shqiptare", artistja jonë Arta, na dhuroi diçka të bukur dhe
të vacantë në kuptimin e trajtimit artistik të ngjarjeve historike. Në veprën
në fjalë, Arta na servon një kompozicion piktural të lakmueshëm. Vepra e saj
flet për ngjarjet nëper kohë dhe hapësirë, ku në vetvete ngërthen të kaluarën
duke e shtjelluar ngjarjen në një narracion figurativ. Në këtë kontekst,
artistja me një kujdes të veçantë, i qaset një pune serioze, për ta kuptuar talentin
e saj në fushën e pikturës. Pra, pa asnjë dyshim, Arta me sukses na del para sfidave pikturale, të cilat
flasin për mjeshtrinë e saj të padiskutuedhme, sepse, në gjithë pikturën e
paraqitur, vërejmë qartazi edhe njohuritë e saja në fushën e vizatimit. Së
këndejmi, vepra në fjalë nxjerr në pah edhe vlerat etnografike, duke e veshur
pikturën edhe me një dimension artistik, e cila flet me gjuhën e etnosit tonë
indigjen në trojet e veta stërgjyshore. Andaj. shtjellimi figurativ, i kësaj
vepre, na jep shumë dimensione figurative të begata në kuptimin artistik dhe
poashtu në paqyrimin e vlerave etnografike, sepse, figurat e paraqitura në këtë
tablo janë të veshura me kostume tradicionale nga gjithë trojet e principatave
shqiptare.
Në qendër
të pikturës, shohim Kryetrimin Legjendar dhe Heroin Kombëtar i gjithë
shqiptarëve - figura më e shquar në historinë shqiptare deri më sot. Pra, jo
rastësisht, artistja jonë, në qender të vëmendjes e vë figurën e fisnikut tonë,
Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, në cilësinë e prijetarit të fisit të tij, në
mbrojtje të tokave shqiptare.
Së
këndejmi, tabloja e mbushur me rreth dyzetë figura, patjetër se na jep një
kompozicion të lakmuar me një baraspeshë të duhur estetike, e cila mjeshtërisht
e shfrytëzon teorinë e hapsirës pikturale. Piktura në përgjithësi ka një
kolorit sensibël, i cili nuk na rrudhë sytë nga kontrastet e tepruara,
përkundrazi, paleta e përpunuar me ngrohtësinë e ngjyrave, pikturën e bën më
joshëse dhe të kapshme për syrin e çdo shikuesi. Po ashtu, sfondi piktural i pikturës
me bjeshkët e shkrira në mugëtirë kohe…, na japin edhe një dimension, sa
artistik po aq edhe filozofik, ngase, forca dhe qëndresa e bjeshkëve shqiptare
flasin me metaforën e të pamposhturës…
Dhe,
krejt në fund, artistes Arta Rexhepaj i dëshirojmë suksese të reja, të
vargëzuara në gjerdanin e bukur të kulturës shqiptare.
No comments:
Post a Comment