TË DUA SHQÌPËRÌ
Poemë
Të dua Shqipëri
Për njëmijë e
një të mirave, begati!
Për tokën, për
diellin që të ngroh,
Për njerëzit e
dashur, punëtor e të besës që mban!
Je vendi im e
i t'parëve të mi,
I Skënderit e
Bajram Currit
I Isa begut e
i Malo burrit.
Je vendi ku
është ngritur e valëvitet flamuri
Me ngjyrë të
kuqe gjaku,
Shqiponja
n'mes se ç'ia shtoka nurin!
Të dua
Shqipëri
Për malet që
janë vetë lartësitë,
Zgjaten e
zgjaten e puthen me "Perënditë".
Për bjeshkët e
mbuluara me dëborë,
Me bar të
butë, drethëza e boronicë,
Nga
"Bjeshkët e Nëmura"gjer ne Sulbicë.
Me ahishte të
gjelbra e çetina,
Ku bilbilat
gem më gem cicërojnë,
Për shqipet
krahëlëshuara
Nga maja
malesh fluturojnë!
Për lumenjtë e
kulluar që zbresin
Maleve,
brigjeve, sukave duke gurgulluar,
Për krojet e
akullta, të kristalta
Që shuajnë
etjen e udhëtarëve kaluar,
Në
këmbë, a me ngarkesa në duar!
Të
dua Shqipëri
Për
bagëtinë, për qingjat e kecat që fushave ladrojnë,
Për
fushat e mbjella, arat me drithë,
Për
bariun me gunë supit
Në
verë a suferinë
Që
ruan e shton bagëtinë
Për
fyellin që i bie mallshëm,
Mbi gurë e
gërxhe të thepisura
Buzë krojeve e
mrizeve
Nën hijen e
lisave e çetinave të harlisura.
Do doja të
dilja
E mes
bardhokave e syskave të rri
E me bariun,
një gotë qumësht të freskët ta pi.
E kështu në
stane e verri
Do të më zinte
gjumi, i qetë e i ëmbël si fëmi!
Për lumenjtë
që shtrihen si damarët,
Në tërë trupin
tënd Shqipëri!
Për rrugët e
gjata, të shtruara e të pashtruara,
Në qytete e
fshatra, nga jugu në veri
Që në to udhëtoja,
luaja si burrë e dikur në rini.
Për liqejtë e
bukur që ka vendi ynë
Për ujin e
kaltërt, të pastër e peshkun që mban,
Për pushuesit
që vijnë e s'pushojnë,
Nga qytetet,
nga malet, fushat, çdo anë!
Për Adriatikun
e paanë që lag gjithë Shqipërinë,
Për Jonin e
kaltërt, për tërë atë krahinë.
Atje ku
gjethon gjethi e bleron gjithësia
Ato, të
gjitha, me mall i dua
Ato janë
vendet e mia!
I dua malet,
bjeshkët, Theth e Valbonë,
Shkodrën loce,
Dukagjin, Vlorë,
Të gjitha
fshatrat që ka vendi im
Pasuritë e shumta
mbi tokë e nëntokë,
Deri në
thellësitë e maleve mbuluar me dëborë,
Nga lartësite
ku buron e rrjedh Valbona,
Gjer në Çamëri
janë trojet tona!
Nënë e thirren
Skëndërbeu e Hasan Prishtina
Kjo është toka
jonë: "Shqipëria"
Je e bukur si
vetë bukuria
Të ka krijuar
e bekuar të virgjër për ne
Veç Perëndia!
Pa ty Shqipëri
s'do të kishte dashuri.
Ti për ne je
vetë dashuria,
Je e sotmja, e
ardhmja,
Ke qenë dhe
je: Krenaria!
Dua qytetin
tim, ku rrita fëmijërinë
Shkollat ku
mësova e fitova diturinë
E prej vitesh
në to punova!
E dua për
kujtimet e mira e të hidhura
Derisa vitet
kaluan e u burrërova!
I dua nxënësit
e shokët e mi,
Mësuesit, me
të cilët kafe të qetë pi!
E dua për
këngët, vallet e bukura popullore
Që fitojnë
medalje, flamuj në festivale e Dizhone!
Për gjuhën e
ëmbël e të lashtë që flasim,
Për dy
dialektet që ka shqipja,
Për
gegërishten e Fishtës e toskërishten e Naimit,
Me të gjitha
nëndialektet, e ka falë Perëndia,
Prandaj e dua
dhe është e imja Shqipëria!
I dua njerëzit
e mirë e të thjeshtë që ka kjo tokë,
Janë të
dashur, trima e bujarë,
Mikëpritës
janë edhe atëherë kur s'kanë,
Kafshatën e
bukës si në liri e luftë e ndajnë.
Si zogjtë
shtegtarë nëpër botë u shpërndanë,
Për një jetë
më t'mirë, kështu e morën dhenë,
Por
kudo ku shkuan e vanë,
S'harruan
për mbret e lavdi, Skëndërbenë!
Ditë
e natë Shqipëri ,s'vure sy në gjumë,
Si dje në
luftë e sot në punë
Thure
ëndrra-ëndrra shumë
Të jetoje e
qetë, e lirë e pa dhunë!
Ëndërrove ta
hidhje hapin, tashmë të shpejtë
Si shumë vende
e popuj të tjerë,
Ta kapje kohën
e humbur,
Të jetoje si
komb krenar e me nder!
Kombet e
qytetëruara e din fort mirë,
Ashtu siç e
dimë e s'i harrojmë ne,
Aq
personalitete të shquara e të panumërta,
Në të gjitha
fushat, ka nxjerrë ky dhè!
Rreshti do t'ishte
shumë i gjatë,
Po të rrish e
kush i numëron?!
Korifej të
letrave shqipe kemi shumë
Kadarenë,
Qosen, Dritëron e tjerë.
Ç'u drithëruan
teatrot në Paris,Bruksel,
Berlin, Londër
e Vjenë
Kur Aleksandër
Moisiu luante Hamlenë
Kudo ku aktroi
artisti i madh
Nderoi kombin
e Mëmëdhenë!
Prandaj të dua
si sytë, Shqipëri!
E them për
veten e botën mbarë,
Por edhe më
shumë, kur jam larg e kam mall,
Jam krenar e i
lumtur që jam shqiptar!
Nënë të
thirrën bijtë e bijat e dheut,
Prej shekujsh
me etje e zjarr lirie,
Nga ditët tona
deri tek lavdi e Skëndërbeut,
Të shikonin me
dhimbje e dashuri fëmijë!
Ta duash Nënën
s'është dashuri folklorike,
Kjo është e
hershme, që nga koha biblike,
Mos harro
kurrë trojet, emrin shqiptar, gjuhën që flet,
Është nga
t'parët, përjetë të jetëve, Amanet!
Nga një popull
trim, hero e fisnik,
Dashuria për
të është e pamatë,
Ajo është e
thellë oqean, është det,
Nuk ka vdekje
kurrë, dheu s'e tret!
Kudo nëpër
botë, apo Shqipëri të jeshë,
I pasuruar,
apo në varfëri të plotë të kesh mbetë,
Është vendi
yt, s'tjetërsohet jo, jo, kurrë!
Asnjë dashuri
s'mund ta zëvëndësojë në jetë!
Dashuria për
trojet s'mund të jetë kurrë moral,
Këtë e kanë
treguar kohërat, shekujt e kanë shkruar,
Për atdhe e
liri shqipen, s'ka forcë ta ndalë,
Ajo
qëndron e pashuar, flakadan e zjarr,
E lartë,e
lartë në zemër sa një mal!
Sa heronj,
burra trima, ka nxjerrë kjo tokë,
Shekuj më parë
e deri në ditët tona,
Të shtrenjtën
fjalë nga ta kemi dëgjuar,
Po, po
Shqipëri, ti ke qenë dhe je, jona!
Kush thotë:
"S'më mbajti dot Shqipëria",
Me trastë, a
gunë supit nëpër shkretëtira,
E mora dhenë e
ika nëpër botë,
Do të
jesh ti, Ai, që do të t'zhurisë malli
E për folenë
tënde, do mbytesh në lotë!
Partitë dhe
qeveritë në pluralizëm shkojnë e vinë,
Ndërrojnë
"stinët" nga votat e sovranit,
Dikush gjen
dimër, të tjerët pranverë,
"bekuar"
prej Kushtetutës, Biblës, Kur'anit,
Solemnisht betohem para flamurit e himnit të Vatanit!
Kështu
Shqipëria ka ëndërruar e aspiron shumë,
Të shtrimë
hapin bashkë me shumë të tjerë,
Dikush
punëmirë e sekush përlumë,
Ta duam
Shqipërinë, ashtu, siç e mendoj Unë!
“Nëna, nënë
mbetet, e pasur, a n'varfëri,
Mos harrojmë
kurrë, nga gjoksi i saj, gji kemi pi!”
...........................................................................................................
SI
RREZE LIRIE
Poemë
Kushtuar mikut e shokut tim,
Idriz Zeqirit nga Kosova.
Në këto
vargje,
N'rreshta
t'poezisë,
Poezia për ty,
Herët ka nisë!
A mund të
ndalet pranvera,
Me shumë lule
pa u çelur?!
A mund të
ndalen krojet,
Burimet me
ujrat pa shterrur?!
Si mund të
vritet liria,
Kur ajo vrasje
s'ka?!
A mund të
lidhet me zinxhira,
Kur ajo është
pavdeksia?!
E kuptoje
ndryshe lirinë, qe vizionar,
Si zgalem mes
fortunave çaje,
Ta rrokje, të
puthje në kraharor,
Ta shtrëngoje
fort vëllanë, e doje!
Kosova të kish
djalë,
Ajo të ka dhe
sot burrë,
Ti as për gjak nuk vritesh,
Jo, jo, asnjëherë, kurrë!
Studenti nga Kosova, gjithnjë i pagjumë,
Dy fakultete kish nisë të mbaronte,
Gjuhë-letërsinë
e gazetarinë,
Ditë e natë
Ai, veç studionte!
Si hije të
zeza, hijenat e përgjonin,
Edhe latat e
bukës, ai i shiste,
Veç studentëve
në Kosove e gjetkë,
Revista,
gazeta, leksione u niste!
Ata të ndoqën,
të shanë,
Si mijra të
tjerë vranë,
Ata që kishin
dëshirë, Atdheun amë,
U
internuan, persekutuan, nëpër burgje vanë!
Të
gjitha këngët e pakënduara,
Të
kënduara qenë,
Me
zë e nën zë u mer-më-ruan,
Ato
buçitën, morën dhenë!
Për
shumë vite ta vranë rininë,
Por
diçka s'kishin kuptuar,
Ajo
qe e ndezur si zjarri,
E
buzëqeshur, flakëdan i pashuar!
Bijtë
e bijat, Kosovë, kurrë s'të kanë harruar,
Kokën
e saj të gjakosur në supe mbështetur,
Me zërin e
qindra viteve kërkuar,
Pushka e
liria, kurrë s'kanë fjetur!
Buzëqeshja
jote e ëmbël,
S'do më hiqet
kurrë nga sytë,
Ajo mes shtrëngatave
sjell tek ne,
Të gjitha, të
gjitha mirësitë!
Se si vjen ajo
tek ne?!
Si liria që
shtegton zemër për zemër,
Se ajo për ne
ishte dhe është,
Më i shtrenjti
emër!
..........................................................................................
MAGJA IME
Poemë
Ti, o magja
ime
Ç'e gatuake
brumin,
Nga pena
poetike
E forcoke
burrin!
T'u këndoka
kënga,
Këngë dalë nga
shpirti,
Ç'i rrëmbeve
njerëzit,
Zemrat peshë ua
ngriti!
Po t'ishte
Petrarka,
Të shkruante për
ty,
Kënga jote mik
Do bëhej magji!
Do dridhërohej pena
E Dritëroit, e Ismailit,
Pse jo e
Pindarit,
E Sergej
Eseninit!
Ç'gjëmoka
kënga
E dridhëroka
botën,
Jehona e saj
pushoka
Shtrëngaten e
shqotën!
Kënga rrëmbeka
N'mall
rapsodin,
Në sytë e
nënave
Ç'e ngacmoka
lotin!
Këngën time
Kjo penë ka
qëndisë,
Ajo
është kënduar
Ende
pa u nisë!
Me këngën time
Vashë, nise dashurinë,
Le ta këndoj
buza
Për
ardhmërinë!
Le t'pikoi
loti
Në vargun prej
guri,
Ty, o vashë
Do të shtohet nuri!
Dëgjojeni ju nëna,
Ju nëna-nënoke,
Do ju rrëmbejë kënga
Si dallgë shqote!
Niseni punën
Me gëzimin e këngës,
T'ju rinohet
jeta
Nga fjalet e
zemrës!
Gjithmonë në
zemër
Do ta mbaj këngën,
Kurrë nga dora
S'do ta ndaj
penën!
Gatova brumin
Në magje për
ty,
Të t'mos përloten,
Kurrë ata sy!
Fjala ngacmon
fjalën,
Në prush
ndizet flaka,
Ajo si zjarri,
Flamurit ç'i
ngjaka!
Ah, ti varg
Me dhimbje
krenare,
Ç'po
vjershëroke
Në zemrën e
çdo nëne!
Nuk pushoka magja
Brumin tuj gatua,
Fjalë e vargje
Rrjedhin porsi
krua!
Gatuaje brumin
Fort, ti magja
ime,
Se e ke
miellin,
Të asaj krahine.
Kush ka ngrënë
Në sofrat
magji,
Kurrë s'është
ngritur
Syrin pa ngi.
Sa miell deshe
O magja jonë?
Hidh sa të
duash,
Është nga toka
jonë.
Lexoje mik,
lexoje
Lexoje vëlla,
Magjes sime
S'ke për t'ju
nda!
Se ç'ka një
shije
Ky vargu i
poetit?
Ç'u lexoka
ëmbël
Edhe n'ditë
t'kjametit!
Nuk u ndaka
libri
Edhe vargu i
tij,
Pa e ngopur
zemrën,
Shpirtin pa e
ngi!
.....................................................................
LOTI
I MALLIT
Poezi
Ku po
rrokullisesh
O lot i praruar?
Në t'purpurat faqe,
T'vashës dashuruar.
Loti rrokullis lotin,
Lëmsh mblidhet n'fyt,
Loti qan lotin,
N'lum loti u mbyt.
Gëlltite lotin
O vashë e dhëmshuruar,
Çiltëroje syrin,
Atë sy të shkruar!
S'e duroj lotin
Që shpirtin ta ngashroka,
Në mallin tënd
Marrka pjesë dhe toka!
S'e dashka toka,
As syri që t'shihka,
Pikëllimin tënd
Për djalin që pritka!
Shikoje shiun,
Kur ndriska
dielli,
Nga rrezet e
tij,
Shkëlqeka
ylberi!
Loti i mallit,
Orteg i
shfrenuar,
Qan
loti-lotin,
Fytyrën me duar mbuluar!
Loti shtyn lotin
Nga shpirt i trazuar,
Lasgushi më jep vargun
Duke mer-më-ruar!
Mall që djeg gurin
Për t'dashurin e vet,
Zhurit e përvëlon burrin,
Ai lot, ta dish,
flet!
Ky lot i përvëluar
Si s'paska të sosur,
Ka mall për djalin,
O lot "i marrosur"!
Mos qaj, o vasha ime
Se do t'marr erë,
Si t'parës lule,
Që çel në pranverë!
Ndale vrapin,
O lot i
pasosur,
Na e shkrive
vashën,
Shpirtin e
brengosur!
Ti je aroma
E të gjithave
lule,
Loti yt, bie
si vesa,
Ky lot Ajkune!
Qofsh lule mali,
Apo lule
fushe,
Je si gjerdan
ari,
Medalion rreth
gushe!
Lotin e mallit
Ktheje
n'dashuri,
Kjo ndjenjë
natyrore,
Është më e
bukura magji!
...................................................................
KULLAT E JASHAREVE
(Poemë)
Shohim
frëngji,
goditur
me gjyle,
goditur
me topa,
s'ka
rrëzim!
Komandant
Jashari,
pavdeksi,flamuri,
ndaj dhe
gjith’ Kosova,
tek ty
zemrën vuri!
ç'janë
këta njerëz?
këto
kulla biblike?
ç'është
kjo madhështi
nga kjo
tokë fisnike?!
Të
lavdishëm burrat,
gratë si
Shote Galica,
Gjaku
çel balada,
Endrra,sakrifica.
Të
gjithë një betim,
amanet shqiptari!
Farë e fisit tim
Me farë, prej gaca zjarri!
Flakë na vu dushmani,
po kullat s'po digjen
me
kushtrim Drenice
Jasharët
përgjigjen.
Kullat
istikame,
istikame
trupat
buzët
tek liria
Tek
gjokset që s’tuten.
Si të
jetë dashuria
më e dhimbshme në botë,
kur bien të gjithë
për liri e tokë!
Kombi ju nderoi
ju mbuloi lavdia,
nga gjaku,Kosovës,
i erdhi liria.
Emrat shkruar radhë
mbi çdo pllakë varri,
çdo
shkronjë shëndrit,
me rreze
prej ari.
Dhe të
rënët,vetë
Po
ngrihen nga varri,
kur
"Për liri!",burra
brohoret
Jashari.
ç'janë
këta lisa?
ç'është
kjo tokë e sertë?
50-të të
vrarë,
nga
Jasharët vetë.
Tokë e
gjakosur,
me martirë pa fund,
një flamur mbi ta,
palët po përkund!
Varret e të rënëve,
në heshtje qëndrojnë,
po sërish mbi ta,
neve kuvendojmë.
ç'ka bërë ky popull,
ç'është
kjo qëndresë?!
Sa vlerë
paska liria
që
shpirti t’mos vdesë!
Valëvitet
flamuri,
që me gjak u lye,
dëgjohet
betimi:
"Bacë,
u krye!"
................................................................
No comments:
Post a Comment