Qatip Mara
DUKE KUJTUAR
DITËT E SPITALIT
Në
ditën e fundit të muajit Maj 2013 ,herët në mëngjes po ecja rrugës në tortuar
tek kryqëzimi 21 dhjetorit , u trondita nga shpërthimi trazirane në stomak. Me
njëi taksi shkova në shtëpi. Duke i vlerësuar ttrazirat e stomakut si helmim ushqimi nuk shkova në spitalin
gjerman që ishte disa dhjetëra metra larg nesh. Qëndrova në shtëpi në shtrat,
kisha humbur të gjitha lëngjet e organizmit, nuk qëndroja dot në këmbë.Ditën
tjetër vajzat të shqetësuara këmbëngulën për të më shpurë tek politeknika e lagjes
5, të cilët më vizituan duke më bërë një serum. Mjekët më thanë keni helmim
ushqimi,na rekumanduan të shkoja në shtëpi.Pasi dy ditëve qëndrimi në shtëpi u
keqësova shumë, në koridor më kishte rënë të fikët. Kur më gjeti aty vajza
menjëherë lajmëroi motrën më shpunë tek Qëndra spitalore “Nënë Tereza”.Mjekët e
spitalit civil nuk kishin kuptuar se kisha infarkt, ndërkohë kishte ardhur nga
Amerika bashkshortja , e cila kishte komunikuar me telefon me vajzën Bruna
.Vajza Bruna shumë e shqetësuar për shëndetin tim ,me telefon udhëzonte mjekët
civil të cilët kuronin veshkat e jo zemrën e dëmtuar nga infarkti . Më kishin
shtruar në spitalin gjerman ,por unë isha në gjëndje kome pa shpresë jete.
Në spitalin
gjerman Tiranë
Mjeku gjerman Dejvid së bashku me tre mjekë të aftë më kishin kuruar që
të më risillnin jetën. Shpresat ishin të pakta për të jetuar. Vajza Bruna nga
Amerika bisedonte në telefon me mjekun kardiolog Maksi dhe mjekun anestezist
Sokol duke shkëmbyer se si të kurohesha për të fituar jetën. Mjekët e spitalit
gjerman kishin konstatuar se zemëra ishte dëmtuar shumë, barkushja e majtë
kishte rënë në gjumë, nuk punonte fare.Edhe barkushja e djathë punonte me 20%
të kapacitetit. Pasë pesë ditëve unë u zgjova nga koma,isha në dhomën
reanimacionit.Isha dobësuar shumë. Çdo orë më vinin vizitorë nga vllazëria e
miqësia.
Shokët e mi të ngushtë Ramiz Doko,Murat Gecaj,
Përparim Hysi vinin çdo ditë në spitalin gjerman.Kur më takonin shikoja të
shqetësuar e nga sytë u ridhnin lotë, sepse ata e dinin që isha me pak shpresa
për të jetuar. Kolegu im Artur Hasani dhe gjitoni im Xhevair Gorani më erdhën
disa herë duke më dhënë kurajo se do të shërohesha. Mjekët e spitalit më kishin
kuruar me shumë korrektësi e aftësi profesionale.
Më bënë dy herë konorare dhe më rikthyen
jetën.Më hoqën nga dhoma e reanimacionit duke më sistemuar në dhomat e tjera.
Ditën e caktuar shkova tek spitali gjerman për të bërë analizat. Kur mbrita
atje duke ecur në koridor më ra të fikët ,menjëherë më shtruan në spital.
Vëllezërit kishin biseduar me mjekët që të më kuronin për largimin e ujit në
këmbët e mushkri,që të mundësohej të udhëtoja për në Torino Itali,ku vëllai i
më priste të shkoja sa më parë.
Mjekët gjermanë më kuruan në mënyrë intensive duke
më këshilluar të udhëtoja vetëm për në Itali e jo për në Amerikë. U nisëm nga
aeroporti Rinasit për në Milano , më shoqëronin bashkshortja dhe vëllai im. Kur
do të nisej avioni kontrolli policisë së avionit kërkoi të më zbriste nga
avioni sepse isha i sëmurë e duhej të shoqëroja me personel mjekësor. Për fat
afër sediles time ishte ulur mjeku kardiolog Maksi i spitalit gjerman në
Tiranë. Ai punonte tre ditë në javë në spitalin e Milanos. U ngrit nga sedilja
e tij dhe bisedoi duke u thënë se ishte shoqëruesi im si mjek kardiolog.
Mbritëm në Milano shumë mirë pa shqetësime shëndetsore.Në aeroport më priste
vëllai ,me makinën e tij u nisëm për në Torino tek shtëpia e tij. Pas pesë
minutave që kisha hyrë në shtëpinë e vëllait pësova krizë në frymëmarrje. Vëllai
lajmëroi urgjencën mjeksore, e cila mbiti menjherë në shtëpi duke më shtruar në
spitalin Ivrea Torino.
Në spitalet
italiane Torino Milano
Mjekët e spitalit ” Ivrea” vepruan shumë shpejtë duke më kuruar në
mënyrë intensive gjatë gjithë natës. Në mëngjes isha përmirësuar,por në këtë
spital nuk kishte vënde për të më shtruar . Ata rekomanduan për të më shtruar
në spitalin e zemrës në ” Circie “Torino. Spitali ishte në një kodër mes
gjelbërimit, por ishin godina shumë të vjetra ,dhomat e tij ishin si stalla
kuajësh. Mjekët u munduan të më shërbenin sa më mirë,konsultoheshin me njëri
tjetrin dhe kishin konkluduar se isha në rrezik jete.Personeli infermierëve
kishte edhe të pa aftë nga ana profesionale që gabonin në proçesin e kurimit
tim.
Çdo ditë që kalonte unë keqësohesha,këmbët mbusheshin me ujë.Isha
dobësuar aq shumë që nuk ngrihesha dot në këmbë. Një infermiere më largoi nga
salla e madhe ku ishim shumë të sëmurë dhe më shpuri tek një dhomë dyshe,por
pas pesë minutave më goditi aritmia e zemrës, kisha humbur ndjenjat duke kaluar
në gjëndje kome. Kishin përdorur sistemin elektronik duke më rikthyer në jetë.
Në spitalin “Circie “qëndrova 22 ditë. Vëllai komunikonte vazhdimisht me mjekët
për gjëndjen time shëndetsore. Në këtë spital më erdhi vajza e shtrenjtë Bruna
e cila qëndroi disa ditë ,duke treguar dashuri për mua.Ajo më dha kurajo e
shpresë për të jetuar,sepse do më merrte në New York kur të përmisohesha
shëndetrisht që ta përballoja udhëtimin me avion pa pasoja rrezik jete.Kur u
largua Bruna për te fëmijët,ishte biseduar me dhëndërin që të krijohej mundësia
e shtrimit në spitalin e Milanos. Në këtë spital dhendëri kishte shokun e
ngushtë mjekë kirurg për operacionet e zemrës Aleksandro,me të cilin bisedoi që
të më merrte në spitalin ku punonte në Milano. Kur u miratua shtrimi në
Spitalin e Milanos,vëllai i bisedoi me mjekët e spitalit “Circie “Torino që të
më trasportonin me ambulancë për në spitalin e Milanos.
Mjekët i kishin thënë se nuk mundë të udhëtoja
sepse nuk kishin shpresa se do të jetoja.Vetëm shefi pavionit kishte thënë se i
sëmuri kur përballoi udhëtimin me avion nga Shqipëria në Torino,e pëballon pa
pasoja udhëtimin me ambulance për në Milano. Vëllai porositi një ambulance
private . Më 9 korrik 2013 shtrirë në shtrat më hipën në ambulancë, më shtruan
në Spitalin e Milanos. Spitali ishte institucion universitar , kishte kushte
komode , por ishte privat , kishte edhe një pavion shtetëror.
Kur
u shtrova në spitalin e Milanos administrata e spitalit më shtroi në pavionin
privat.Kërkuan dokumentat e indentitetit tim dhe dosjet e spitalit gjerman në
Tiranë e Torino. Dhoma ku më shtruan kishte dy krevata,por mjekët nuk sollën të
sëmurë tjetër. Çdo ditë e natë vëllezërit vinin nga Torinua duke përshkruar
qindra kilometra me shpenzime të shumta financiare. Bashkshortja ime më
shërbente ditën e natën me përkushtim duke më dhënë kurajo e shpresë se do të
shërohesha. Mjekët e spitalit filluan mjekimet duke patur pak shpresa se do të
jetoja. Gjëndja ime shëndetsore po keqësohej çdo ditë. Isha bërë kockë e
lëkurë, me plagë ulçeroze në këmbë e pas trupit për shkak të qëndrimit në
shtrat, kisha mungesë oreksi. Kisha kaluar dy aritmi të tjera të zemrës, e cila
funksiononte me 20% të saj..
Mjeku
kirurg i zemrës Aleksandro që ishte shokë me dhëndërin kërkoi të më bënin
mjekim intesiv. Ai gjeti mjeken më të mirë Daniela Pini, e cila kishte studjuar
në Amerikë. Mjekja me aftësi të larta profesionale më shtroi në një dhomë të
veçantë ku vizitorët familjarë vinin me grafikë vetëm një orë. Personeli
infermierë ishin shumë të përkushtuar. Në këtë dhomë i vetmuar qëndrova një
javë,pastaj më kaluan në një pavion tjetër duke më bërë mjekimin intesiv. U
përmirësova nga shëndeti. Mjekët kishin rekomanduar se e përballoja udhëtimin
me avion. Aeroporti Milanos nuk kishte shërbim mjekësor, vetëm aeroportet
gjermane trasportonin të sëmurë për në Amerikë.Më kaluan përsëri tek dhoma e
fillimit. Mjekët e spitalit Milano kishin mendim të më bënin operacion për të
vendosur në barkushen e majtë makineri elektronike me ushqim elektrik jashtë
trupit. Për operacionin spitali kërkonte 170 mijë euro, të cilat ishin të
papërballushme. Unë i lutesha Zotit që të më ndihmonte për të jetuar. Një natë
në endërr pashë nipin tim, i cili ishte futur poshtë zemrës time duke vendosur
duart e tij të vogla. Kujdesi bashkshortes dhe vëllezërve të mi dhe sidomos
kujdesi i jashtëzakonshëm i vajzës Bruna më dhanë shumë shpresa jete.
Administrata e spitalit kur verifikoi dokumentat e identitetit tim na kërkoi të
paguanim 33 mijë euro.
Kur
vëllai kërkoi shërbim falas se jemi nga Shqipëria,administrate e spitalit
kishte thënë nuk e kemi Shqipërinë në listën e vendeve të varfëra,por po të
ishim nga Afrika do ta kishim mjekimin falas. Kjo krijoji shqetësim se ishin
marrë borxhe për të paguar spitalin gjeerman në Tiranë. Ndërkohë vajzat në
Tiranë kishin hapur një nr llogarie në bankë për ndihma nga vllazëria e
miqësia.Por shumë pak vetë dhanë borxhe,pjesa më e madhe u treguan
indiferentë.. Pesha e pagimeve financiare u përballua nga vajza Bruna e cila
mori kredi në bankën amerikane duke shlyer spitalin e Milanos. Bruna e dhëndri
kishin pronotuar një avion privat që të më merrte nga spitali Milanos. Ata
kishin paguar edhe këstin e parë,por avioni privat amerikan nuk kishte mjekë që
të më shoqëronte me siguri jete. Vëllai gjeti një shoqëri private
italo-gjermane që shërbente me mjekë e kushte të sigurta për të mbritur në
spitalin e New Yorkut. .
Udhëtimi
jashtëzakonshëm me ambulancë fluturuese Milano – New York
Pasi qëndrova dy muaj i shtruar në
spitalin gjerman Tiranë dhe spitalet italiane Torino Milano erdhi dita që
udhëtoja për në Amerikë. Dhëndëri kishte marrë borxhë mijëra dollarë për të
paguar avionin privat. Më datën 9 gusht 2013, në orën dhjetë paradite mjekët e
avionit të shoqërisë italo-gjermane erdhën në dhomën ku isha shtruar,bënë
instalimet e aparaturave në trupin tim. Kur dola jashtë nga dera e spitalit të
Milanos pashë pas dy muajve rrezet e diellit. Më hipën në gjëndje shtrati në
avionin privat që ishte ambulancë fluturuese me madhësi sa një makinë benzi.
Ambulanca fluturuese kishte vetëm
gjashtë vënde. Dy ishin pilotë,dy ishin mjekë me laboratorin e shërbimit
mjekësor dhe unë e bashkshortja ime. Ambulanca nuk mori as valixhet tona.Kur
nisi fluturimin ambulanca fluturuese mendoja me shqetësim nëse ajo do të
arrinte në New York. Pas disa orësh mbritëm në aeroportin e Islandës ku moti
bënte ftohët.Ambulanca mori furnizim me karburant që të vazhdonte udhëtimin. Pas
kontrollit doganor të Islandës ambulanca fluturuese rinisi fluturimin. Pas dia
orëve mbritëm në pjesën jugore të ishullit të Groelandës, ambulanca fluturuese
u ul në një bazë furnizimi për të marë karburant për të vazhduar fluturimin.
Kur u ulëm në aeroportin e Groelandës bënte shumë ftohët me reshje dëbore.
Përsëri ambulanca fluturuese rinisi
udhëtimin drejt brigjeve të Kanadasë.Kur po mbrinim në aeroportin e brigjeve të
Kanadasë mjekët më lejuan që të mos qëndroja në shtrat por ulur në një karrike.Gjatë
udhëtimit mjekët na jepninn ushqim për të ngrënë.Pasi ambulanca fluturuese mori
furnizim me karburantë rinisi përsëri fluturimin. Pas dia orëve ambulanca
fluturuese u ul në aerportin e Kuebekut Kanada për të marrë furnizim karburanti
dhe rinisi përsëri fluturimin për në aerportin e Bronxit New York. Pas disa
orëve mbritëm në aeroportin e Bronxit New York. Kishim udhëtuar 15 orë nga
nisja e aeroportit të Milanos. Sapo më zbritën nga avioni,pas kontrollit
doganor më muarën me ambulancën e spitalit Montefiore të Bronxit New York
Në spitalin Montefiore New York
Opercioni parë, 14 gusht 2013
U shtrova në Spitalin ku kishte punuar
Bruna kohë më parë.Bruna kishte siguruar siguracion shëndetsor, të gjitha
shërbimet mjeksore i kishja falas.Mjekët e spitalit “Montefiore” gjithë natën
më vazhduan kurimin intesiv, por gjëndja ime shëndetsore ishte keqësuar.Pas dy
ditëve më kishte rënë aritmi zemra. Mjekët amerikan kirurg kardiolog u
shetësuan dhe kishin vendosur të më bënin operacion. Kirurgu kadiolog Dejvid
D’Alesando që do të më oporonte bisedoi me mua, se do më bënin operacion për të
vendosur aparurat elektronike në barkushen e majtë me ushqim elektrik jashtë
trupit tim. Vendosja e aparaturave elektronike në barkushen e majtë krijonte rrezikun
e hemoragjive,sidomos hemoragjinë në tru. M’i treguan aparaturat, të cilat kur
i pashë m’u dukën të mëdha,por firmosa dokumentat e pranimit të operacionit.Nuk
kisha frikë nga operacioni por shpresoja tek Zoti se do më ndihmonte për të
jetuar.Minutë për minutë kujtoja emrat e vajzave të mija,familjes time dhe
mbesës e nipit të dashur.Mjekët më thanë se ky operacion do jetë një zgjidhje e
përkohshme se më vonë do më bënin trasplantin e zemrës.Kur shkova në sallën e
operacionit vura re një sallë moderne ngjyrë ari që të verbonte sytë. Mjeku
kirurg Dejvid D’Aleksandro që do bënte operacionin ishte shoku i ngushtë i
kirurgut Italian Aleksandro Barbone që ishte shokë me dhëndrin. Personeli
mjeksor me ekip të kualifikuar vepronte me kujdes për të kryer operacionin.
Mjeku anestelog më vndosi maskën tek hundët duke më vendosur në gjumë.Kur u
përmenda në dhomën e remanacionit pashë Brunën e dhendrrin që më flisin. Pas dy
ditëve më filluan të më shqetësonin zëra të ndryshëm që më linin pa gjumë. Isha
në një gjëndje melakonie që më rridhnin lotë.
Atë ditë të operacionit Brunës i
kishte ndodhur aksident, një makinë e kishte goditur para makinës, fitoi
siguracionin dhe pas dy muajve siguracioni e rregulloi makinën e Brunës. Bruna
shkonte në shkollë tek spitalet e Nju Xhersit ,mundohej gjithë ditën në
operacione dhe vinte edhe tek mua në spital me dhëndrin duke më sjellur
ushqime.Kur ika nga dhoma e renaminacionit më hoqën tubacionet e shkarkimit të
ujërave brënda organizmit.Insruktorët specialistë mjeksor më tregonin se si
fuksiononin aparatura elektronike. më shpjegonin se si të përdorja aparaturat
jashtë trupit.Aparatura jashtë trupit lidhej brenda trupit me një tubë që dilte
mbi stomakun.Aparati furnizohej me elektricitet nga një makineri e
madhe.Lidhjet midis dy aparaturave bëheshin me tubacione deri në tre metra të
gjata, të cilat më kufizonin lëvizjet për të shkuar në tualetë.
Kur filloja të ecja aparatin
jashtë trupit e lidhja me dy bateri që rëndonin 5 kg duke i mbajtuar në një
çantë krahqafë gjithmonë. Kur flija hiqja bateritë dhe bëja lidhjen me
aparaturën elektrike të madhe e të palëvizshme.
Çdo ditë në mëngjes aparaturën e
kontrolloja me sinjalin e alarmit dhe lexonim matjet e tij,të cilat i shkruaja
në një tabelë ,sepse kontrollohej nga spitali. Personeli infermiereve më
shërbente me shumë kujdes e ngrohtësi. Mjekët çdo ditë më vizitonin duke u
treguar shumë të dashur. U përmirësova shpejtë, por kishja problem me
grumbullimin e ujit në këmbë e mushkri,për shkak se barkushja e djathtë funksiononte
me 20% të kapacitetit të saj dhe nuk bënte furnizimin me gjak të veshkave.Pas
17 ditëve të operacionit më 31 gusht dola nga spitali.Shkova në shtëpi i gëzuar
se do të isha midis mbesës e nipit tim të dashur.
Bruna me kujdesin më të madh kishte
krijuar kushtet me krevatë të ri e me komodinë të re ku ishin vendosur
aparaturat elektrike.Ilaçet më sillte farmacia në shtëpi falas.Bruna në një
kuti me kuadrate të vogla vendoste ilaçet të përcaktuara për çdo ditë të javës
dy here në ditë. Një herë në çdo tre ditë mjekonte vendin ku delte tubacioni
aparuturave nga brenda trupit. Kujdesi Brunës për regjimin e ushqimit ishte
maksimal. Muajin e parë që dola nga spitali agjensia e shërbimit mjeksor më
dërgonte dy instruktor që më bënin ushtrime fiskulture.Fillova të
përmirësohesha dhe dilja shëtitje me nipin,mbesën e bashkshorten.
Kur shkoja për shëtitje kisha ankthin e
frikës se mos digjej aparati elektronik që ushqhej nga dy bateri,të cilat
duheshin ndërruar çdo 6-8 orë.Për siguri merrja me vete aparatin elektronik
rezervë. Bëja një jetë të stresuar ,kishja pagjumësi se më shqetësonin
aparaturat e bateritë që rëndonin në supin tim.Natën trishtohesha kur shikoja
që trupi im ishte gozhduar me tubacione.Një natë aparati elektronik dha
alarmin,ishte djegur dhe duhej zvëndësuar me aparaturën elektronike tjetër. U
hutova duke dëgjuar alarmin.Bruna dhe dhëndëri u ngritën nga gjumi,erdhën
menjëherë duke e zvëndësuar aparaturën elektronike.
Çdo javë Bruna më shpinte në spital
për të bërë kontrollin mjeksor dhe analizat e gjakut. Për çdo javë më bënin
kontrollin me aparaturat dhe radiografin e mushkrive. Pas gjashtë muajve të
operacionit të parë të 14 gushtit 2013,mjekët e spitalit Montefiore lajmëruan
që të paraqiteshim çdo javë në laboratorët e spitalit për të bërë testet e
kontrollit për t’u rregjistruar në listën e trasplantimeve të zemrës.
Fillimisht u bënë vizitat dhe analizat e çdo organi të organizmit.
Mjeku kirurg që më operoi Dejvid
D’Aleksando, kardilog Snehal Petel ,Diagostini dhe Sesilja ishin shumë
dashamirës për të më ndihmuar që të shkruhesha në listën e trasplantit të
spitalit .Ata më sqaruan se operacioni trasplantit është më i vështirë se
operacioni parë i vendosjes së aparatit elektronik. Ata më treguan se pas
operaconit të trasplantit do të pija shumë ilaçe. Gjatë muajit nëntor e dhjetor
vazhduan në mënyrë intesive testet e kontrollit ,të cilat bëheshin jo vetëm në
laboratorët e spitalit Montefiore,por edhe në klinika private të përcaktuar nga
komisioni ndërspitalor i trasplantimeve të New Yorkut. Në New York kryenin
operacione trasplantimi katër spitale,të cilat drejtoheshin nga komisjoni
ndërspitalor që kontrollonte e miratonte listën e operacionit sipas radhës .
Testet në klinikat krijonin vështirësi
sepse ishin shumë larg spitalit Montefiore me qëllim që mos bëhej korrupsion
nga spitali që do të kryente operacionin e trasplantit. Në laboratoret e spitalit Montefiore testet e
stomakut më dolën shumë mirë. Probleme krijoji testi mushkrive , veshkave e
kolonoskpoia ,të cilat nuk dualën mirë.Mushkria grumbullonte ujë. Mjekët hoqën
dy herë ujë nga mushkria e djathtë që shaktohej nga mos funksionimi me
kapacitet të plotë e barkushes së djathtë .Testi kolonoskopisë u përsërit dy
herë se gjetën një trup të huaj që kishte mbetur nga operacioni 20 korrikut
2009 në Manhatan në spitalin Lukas-Rusvelt.Trupin e huaj e hoqën duke bërë
analizat, të cilat dualën negativ. Testi kockave doli mirë. Në mesin e muajit
dhjetor u miratua operacioni trasplantit nga komisjoni ndërspitalor. Pasi u
shkruajta në listën e trasplantimeve duhej të prisja deri një vitë radhën për
operacion.Vazhdimisht pasi më shkruajtën në listën ,bëja kontrollet mjekësore
nga mjekët specialist të zemërs,analizat e gjakut dhe testet e kontrollit të
mushkrive me radiografi,të cilat rregjistroheshin në monitorin e spitalit.
Pas
nëntë muajve të operacionit të parë nuk kisha energji për të lëvizur në
tortuarin e rrugës. Mjekët nga analizat përcaktuan se kisha hemoragji të
brendshme dhe ishte ulur shumë hemoglobina. Bruna më shtroi në spital. Në
spitalin Montefiore në dritaren e dhomës në katin e gjashtë për pak minuta
hynin dhe iknin shpejtë të vetmet vizitore - rrezet e diellit. Me duar të
lidhura nga serumet përqëndroja shikimin tek ora varur në faqen e murit
përballë krevatit tim, ku akrepat e orës më dukeshin sikur nuk lëviznin fare. Mjekët
amerikanë me shumë dashamirësi e kulturë shërbimi mjeksor më bënin optimist për
ta sfiduar sëmundjen. Vazhdimisht në çdo orë të natës e ditës shërbimi i
cilësor mjeksor amerikan ishte pranë krevatit tim.
Personeli mjeksor lëvizte shpejt me monitorin duke rregjistruar të
dhënat e analizave , ekzaminimeve, testeve të zhvilluara pët të sëmurët.
Fillimisht kujtoja se ata komunikonin në fb, dhe unë doja të komunikoja me
miqtë e mi, por interneti argëtues ishte rreptësisht i ndaluar..Pasi më hodhën gjak
në organizëm ,çdo ditë kryenin testet për të gjetur vendin e gjakderdhjes në
organet e tretjes. Me metodat moderne kryen endoskopinë e stomakut dhe
kolonoskopinë e organeve të tjera të tretjes. Rezultatet dualën negativ.Mjekët
amerikan me përkushtim dhe në bashkpunim me njeri tjetrin në ekipin e tyre të
shërbimit mjekësor më kërkuan që të pranoja përdorimin e vidio mikrokamerës në
organet e tretjes. Kamera duke lëvizur në rrugët e organeve të tretjes
komandohej me bateri jashtë trupit tim.
Në sipërfaqen
e trupit tim ishin instaluar kapsula që fotografonin brendësinë e organeve të
tretjes. Përsëri rezultati ishte negativ. Mjekët amerikan konkluduan se ndoshta
përdorimi i disa ilaçeve ka shkaktuar gjakderdhjen e madhe në organet e
tretjes.Të gjitha paisjet e dhomës dhe të trupit të sëmurit janë sterile e
ndërrohen çdo ditë. Që herët në mëngjez personeli shërbimit na pasrtonte
trupin. Televizori dhe telefoni janë pranë shtratit të të sëmurit. Ushqimi
është cilësor dhe i larmishëm. Në dhomë qëndrojnë vetëm dy të sëmurë në kushte
komod. Isha optimist se edhe në këtë betejë do ta sfidojë sëmundjen.Të gjitha
shërbimet mjkeksore më bëhen falas nga siguracioni shoqëror. Më 16 maj 2014
dola nga spitali ku mjekët konkludjuan se hemorgjia shkaktohej nga përdorimi i
një ilaçi. Kur shkova në shtëpi ilaçin e ndaluan dhe hemoragjia u ndërpre.
Gjëndja ime shëndetsore po përmirsohej.
Operacioni vështirë i
trasplantit të zemrës 29 maj 2014
Më
28 maj 2014 në mbasdite erdhi lajmërimi për të shkuar për të bërë operacionin e
trasplantit të zemrës. Kur na u dha
njoftimi se do të bëhej operacioni trasplantit u hutuam ,nuk e besuam se erdhi
radha operacionit të trasplantit sipas listës së komisjonit ndërspitalor.Bruna
erdhi shpejtë , më shtroi në spitalin Montefiore,ku kishte punuar para pak
vitesh.Mjekët dhe personeli infermierë më pritën me shumë ngrohtësi duke më
sqaruar se si do të bëhej operacioni. Filluan e më bënë vizitat mjeksore
,analizat e gjakut dhe instaluan aparaturat në trupin tim duke më shtruar në
dhomën e renaminacionit që ishte afër me sallën e operacionit. Përsëri do më
operonte kardiologu kirurg Dejvid D’Aleksandro. Natën në ora 4 oo ,kur po
gdhihej dita e 29 majit 2014 kishin filluar operacionin e trasplantit. Pasi një
pune të lodhshme ,kur sapo kishin përfunduar trasplantin,mjekët të befasuar ,me
shumë shqetësim filluan të përdornin aparaturat për organizmin .
Personeli mjekësor kishte biseduar me Brunin në telefon duke shprehur
gjëndjen e rëndë me pak shpresa për të jetuar. Gjatë javës pas operacionit unë
kam qënë në gjëndje kome. Kur u zgjova pashë me trishtim tubacionet që dilnin
nga goja ime që qëndronte hapur nga aparaturat.Nuk flisja dot nga tubacionet që
dilnin nga goja. Kraharori dhe gjithë pjesa e barkut ishin me plagë ku dilnin
tubacionet e shkarkimit të mbeturinave të gjakut e lëngjet e tjera të shkaktuar
nga operacioni. Filluan të më jepnin lëngje frutash .Personeli infermierë më
shërbente me shumë kujdes e përkushtim.Kur filluan të më jepnin ushqim më
ndihmuan që të ngrihesha në këmbë duke më ulur në një kanape.Tubacionet e e
lidhura me zemrën dhe mushkritë më shkaktonin shumë dhimbje , më pengonin për
të ecur.Më hoqën disa nga tubacionet duke lënë tubacionet e zemrës dhe
mushkrive të cilat lidheshin me enën matëse që ishte e rëndë dhe më pengonin
ecjen.
Më
bënin çdo ditë radiografinë e muashkrive,vinte specialisti me makinerin e
Grafisë tek krevati im. Më bënë biopsinë e parë në
laboratorin modern në katin e
dytë që quhej zona e kuqe e rrezikimit të jetës.
Kisha lexuar në internet informacione teorike për biopsinë por praktikisht nuk
e dija se si kryhej. Kur më shpunë në sallën ku bëhej biopsia, u befasova kur
pashë aparatura moderne të montuara në tavan që lëviznin mbi trupin tim të
shtrirë, kuptova se biopsia ishte operacion i vogël.Mjekja e biopsisë udhëzoi
personelin mjeksor që të kryente ekzanimimet për tensionin,për të instaluar
aparaturat dhe serumin .
Mjekja më mbuloi trupin me mbulesat e mbrojtjes nga rrezatimi
aparaturave që me makineri lëvisëse e dy monitorëve me ekrane lexoheshin të
dhënat e biopsisë.Poshtë nofullës ,në krahun e djathë afër veshit të djathtë
ndjeva një dhimbje të madhe,bërtita nga dhimbjet.Biopsia kishte filluar e cila
zgjati më shumë se një orë.Dhimbjet ishin të padurueshme,po unë shtërngoja
dhëmbët fortë për të mos bërtitur.Mjekja vazhdonte të punonte me intrumenta
duke lëvizur aparaturat rregjistruese.Dhimbjet i kisha të mëdha sepse ndoshta
mjekja nuk kishte bërë mpirjen e vendit ku bëhej biopsia.Kur u bë biopsia e
dytë nuk kisha shumë dhimbje se ilaçi mpirjes kundër dhimbjeve kishte vepruar
më mirë. vazhduan për çdo javë biopsitë të cilat bëhen me grafikë nga
spitali.Pas biopsisë së parë më hoqën nga dhoma e renaminacionit më shtruan në
një dhomë afër laboratorit të biopsisë në katin e dytë. Gjëndja ime shëndetsore
ishte e rrënuar nuk qëndroja dot në këmbë,nuk shkoja dot në tualet.Infermierët
që më shërbenin silleshin shumë keq,ishin të pa afta dhe kur i bija zles për
ndihmë vinin me shumë vonesë.
Ato
nuk dinin të gjenin venat për analizat e gjjakut,por më gjakosnin disa herë për
të marrë analizat e gjakut.Grumbulloheshin të gjitha bashkë në dhomën e tyre
duke bërë humor e qëndronin indiferent me të sëmurin.U ankova tek mjekët që më
vizitonin duke u shprehur shqetësimin tim.Ata më dëgjonin me shumë vëmëndje dhe
më premtuan se do më shpinin në katin e gjashtë,ku personeli infermirë
shërbente me shumë përkushtim e kulturë intelektuale. Në katin e gjashtë më
shtruan në një dhomë ku më shërbenin me shumë dashamirësi.Mjekimet intensive
vazhdonin ditën edhe natën.Fillova të ecja në këmbë nëpr koridoret e spitalit.
Mjekët specialist vinin duke më sqaruar për regjimin që duhet të zbatoj pas
daljes nga spitali.
Mjekja medicinë më mësoj se si do të përdorja ilaçet. Më tregonte llojët
e ilaçeve për ti njohur nga pamja e jashtme,forma,ngjyra dhe veprimet e tyre
anësore. Disa nga këto ilaçe më kanë shkaktuar dridhjen e duarëve, me dorën e
djathtë nuk mbaj dot as lugën e gjellës. Disa ilaçe më kanë shkaktuar sëmundjen
e diabetit.Katër herë në ditë bëjë insulinën.Problem ishte grumbullimi ujit në
këmbët, të cilat kuroheshin me një ilaç shkarkues që më largonte edhe lëngjet e
tjera të organizmit duke më dobësuar muskujt e këmbëve.
Mjekja e ushqimit më sqaronte se cilat ushqime lejoheshin.Nuk duhet të
haja bukë,e brumra, karboidrate por duhet të haja spinaq e lakra të
ziera.Mishin e kuq nuk duhet ta përdorja,por duhej vetëm të përdorja mishin e
bardhë ,mishin e pulës e peshkun.Nga frutat të mos konsumohej asnjëherë shega,
qitroja dhe panja,sepse shkaktonin kundërshtimin e organizmit ndaj trasplantit
Edhe frutat e tjera duhet konsumuar me pakicë.Ndalohej kosi,por lehohet
konsumimi qumshtit payndyrnë.Mjekët më mbajtën një muaj në spital,që ishte sa
dyfishi qëndrimit të operacionit të parë. Kur më hoqën tubacionet e tjera
lëvizja pavështirësi.Pasi dola nga spitali mjekët donin të më shtronin në
spitalin e reabilitimit,por siguracioni shëndetsor nuk pranoi të bënte
shpenzime të tjera.
Kisha dëgjuar që kur njerëzit shpëtonin nga aksidentet në punë apo
automobilistike e vlerësonin si jeta e dytë.Mes vuajtjeve të shumta nëpër
spitale gjatë vitit 2013-2014 nuk e humba shpresën për të jetuar.Të gjithë të
afërmit e mi e personeli mjeksësor e dinin se zemra ime punonte me 20% të
kapacitetit të saj por nuk më tregonin.Në të gjitha spitalet ku isha shtruar
përballova me durim e kurajo çdo dhimbje pas operacioneve.Me besimin tek Zoti
sfidova sëmundjen duke treguar guxim para operacioneve. Falnderoj mjekët amerikan
që më risollën jetën,të cilët me përkushtim e dashuri njerzore u kujdesën për
shëndetin tim.Mirënjohje pafund për sigurimet shoqërore shëndetsore amerikane,
të cilat kanë përballuar shpenzimet e shumta financiare duke më bërë dy
operacione falas.Po jetoj dhe nuk më besohet që kam filluar jetën e dytë që ma
dhuroi vajza ime e shtrenjtë Brunilda Mara me bashshkortin e saj mjekë kirurg.
Falnderoj me mirënjohje të gjithë miqtë e mi që vazhdimisht më kanë dërguar
mesazhe urimi ,të cilat më kanë dhënë optimizëm e shpresë për të jetuar.Tani
pas tre muajve të operacionit të trasplantit gjëndja shëndetsore përmirësohet,
çdo ditë dalë shëtitje nëpër parqet me gjelbërim të bregdetit Bayside Queens
New York,të cilat janë shumë të bukura,por këto bukuri nuk më sjellin gëzim
sepse malli për atdheun më lag sytë me lotë
Mirënjohje për
Brunilda Mara
Janë
qindra miq të mi që më kanë dërguar përshëndetje mirënjohje për vajzën time të
shtrenjtë Brunilda Mara.Duke vlerësuar shëmbullin e saj të sakrificës
financiare që shpenzoi për të më risjellur mua në jetë, e kanë cilësuar atë,si
“Yllin mbrojtës”, si “Ëngjëllin shpëtimtar” etj. Edhe unë e vlerësoj si
“Shënjtoria ime” që më rilindi jetën,më dhuroi jetën e dytë. Kujdesi saj për
përmirësimin e shëndetit tim është i jashëzakonshëm,me përkushtim e aftësi
profesionale mjeksore.Së bashku me dhëndrin mjek kirurg ndjekin hap pas hapi
gjëndjen time shëndetsore duke më shërbyer me shumë devotshmëri e dashuri. Edhe
pse ka dy fëmijë të mitur,Brunilda erdhi në spitalin e Torinos për të më
takuar,qëndroi atje një javë duke u interesuar që të përmirësohesha për të
përballuar udhëtimin me avion Milano-New York. Me shumë dashuri,ajo më dha
kurajo,shpresë duke më premtuar se do të më merrte me çdo çmim në New York.
Pas daljes nga spitali Montefiore New York më ka
krijuar kushte komode të fjetjes,veshjeve e ushqimit.Ajo me shumë prekupacion
kujdeset për reabilitimin e shëndetit tim dhe ndjehet shumë e lumtur që unë kam
filluar të bëjë shëtitje në bregdetin Bayside Queens New York.
Nga Prof. Murat Gecaj
Letër: Brunilda Marës, bijës së dashur dhe të
çmuar të kolegut e mikut tim, Qatip Mara, Nju Jork (SHBA)
Të
përshëndes përzemërsisht nga Tirana e Shqipëria dhe të përqafoj ngrohtësisht,
me ndjenjë malli e vlerësimi të lartë, si bijën time, Mirelën.Që të jem i
sinqertë me ty dhe lexuesit e kësaj letre time, këto ditë kisha menduar dhe
vendosur të shkruaja e nisja një letër të tillë. Isha i nxitur nga përkushtimi
i madh e i merituar, që ke dëshmuar gjatë tërë kësaj kohe, për babin tënd të
shtrenjtë, por dhe mikun tim të mirë, Qatipin. Por ja që, sot në mengjes, për
ketë gjë më erdhi në “ndihmë”, si me porosi, pikërisht ai, me mesazhin e
ngrohtë dhe dashamirës, që më dërgoi. Përmes rreshtave të tij, mësova me
kënaqësi se babi yt, pak e ngapak dhe gjithnjë e më mirë, po e merr veten, pas
gjithë atyre shqetësimeve të jashtëzakonshme shëndetësore, si në Shqipëri e
Itali dhe aty në Nju Jork.
Por, falë edhe shpirtit e karakterit të tij të fortë, guximit e
vendoshmërisë dhe dashurisë së pafundme për jetën, pas kurimeve të shumta e
intensive, por dhe ndërhyrjeve kirurgjikale, zemra e tij e bardhë dhe ku gjen
dashurinë e një njeriu të veçantë, ka nisur të rrahë e të punojë, si më parë,
pra me ritmin e zakonshëm. Sigurisht, së pari, kjo gjë është një mrekulli e fat
i madh për vetë atë, por dhe për motrat e tua, mamin tënd e familjarët e tjerë,
si dhe për të gjithë ne, kolegët e miqtë dhe të njohur të shumtë të tij.
Ndërsa për këtë mrekulli të jetës, unë dua të veçoj ty, Brunilda, ashtu
siç ka bërë babi Qatipi, në mesazhin që më ka dërguar. Pra, pa u zgjatur, ty do
të quaja një ndër shpëtimtarët e jetës së tij dhe “yllin mbrojtës”, pasi iu ke
gjendur dhe po i gjindesh atij pranë, në çdo çast. Kështu, po tregohesh vajzë
shumë e edukuar dhe e dhembshur, që ke trashëguar traditat më të çmuara të
familjes suaj e të bijave më të mira shqiptare. Këtë gjë, që përmenda më lart,
ti Brunilda, po e shprehë pa kursim ndaj njërit prind, në një kohë kur, për fat
të keq, është lëkundur sadopak familja shqiptare, në përgjithësi dhe ndjenjat
njerëzore të fëmijëve ndaj prindërve e gjyshërve po zbehen. Këtu, po të
rikujtoj një mësim të kahershëm të babait tim, i cili më thoshte se, mund të
bëhesh njeriu më i dëgjuar, më i zgjuar dhe më i pasur, mund të shkosh edhe
deri në fundin e botës, por askush nuk të bëhet, nëna e babai yt!
Kam
mësuar nga Qatipi se, megjithëse jeton me të mirat e jetës amerikane, pra në
Nju Jork, ku edhe unë kam qenë disa muaj, më 1993 e 1994, por ti asnjhëherë nuk
i ke harruar as nuk i harron vendlindjen e Atdheun tënd. Me krenarinë e një
shqiptareje të vërtetë, ti e mban lart e me nder mbiemrin e krahinës, nga
Kropishti i Vlorës, pra Mara. Ndjenjat e adhedashurisë, përmes mësimit të
gjuhës amtare shqipe, ti po ua mëkon, edukon dhe mëson fëmijëve tu. Po kështu,
me të drejtë, krenohësh duke e mbajtur pranë Flamurin tonë Kombëtar, me
shqiponjën dykrenore në mes.
Për
këto, mund të thuheshin shumë fjalë miratimi e përgëzimi, por këtu po mjaftohem
vetëm, duke të thënë, nga zemra: “Të lumtë, Brunilda!”. Ndoshta, ndonjë ditë
babi Qatipi do të tregojë se familjet tona kanë edhe lidhje krushqie, pasi një
nip i imi është martuar me një bijë nga Kropishti. Por, kryesorja, është se ne
të dy kemi kalitur një miqësi disavjeçare, të fortë, të sinqertë e të
qendrueshme. Prandaj dhe kur ai pati gjendje të rënduar shëndetësore, me
mundësitë e mia, iu ndodha atij pranë, në Tiranë. Aty njoha edhe mamin tënd, dy
motrat tua, xhaxhain e familjarë të tjerë. Por dhe më pas, hap pas hapi, si në
Torino e Milano, por dhe kur Qatipi erdhi në Nju Jork, jam përpjekur që të jem
sadopak pranë tij e ta ndaj shqetësimin me të, sigurisht përmes Internetit dhe
të mësoj ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore.Ja, për fatin e mirë të të
gjithë njerëzve të shumtë, që don e respekton Qatip Mara, tani ai po shërohet.
Kam shpresë e besim të plotë, që do të bëhët “si kokrra e mollës”, më pas, duke
ardhur përsëri edhe në Tiranë e në Shqipëri.Babi yt, Qatipi më shkruante se
dëshiron dhe po punon të shkruajë një libër të posaçëm, për rilindjen e jetës
së vet ose për fitoren e plotë mbi sëmundjen etj. Sigurisht, kjo është një gjë
shumë e mirë, prandaj e nxitë dhe e përshëndes, në këtë drejtim. Por kam një
këshillë vëllazërore e miqësore, si për atë vetë dhe për ju, familjarët e tij
atje: Siç dhe e dini, çdo hap e çdo sforcim i tij, sidomos tani, mund ta
përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Për këtë arsye, si punën në kompjuter dhe
lodhje të tjera të panevojshme, duhet t’i masë me peshoren më të saktë, për të
mos e kaluar sadopak masën.
Mund
të shkruaja edhe më gjatë në këtë letër timen, Brunilda, të cilën së pari do ta
lexojë babi Qatipi, pasi po e nisi përmes e-mailit të tij. Po, përmbledhurazi,
dua ta shprehi edhe një herë falënderimin, respektin e dashurinë time ndaj
teje, që ke dëshmuar dhe po dëshmon kujdes të jashtëzakonshëm ndaj babit tënd,
duke marrë kështu mirënjohjen e të gjithë atyre, që e njohin atë. Uroj e shpresoj
që, së shpejti, ty do të takoj në kryeqytetin tonë, Tiranë, bashkë me babin
tend, aq të mirë e të dhembshur, të dashur e të mrekullueshëm, Qatip Mara.
Të përqafoj fort, nga larg, si bijën time dhe ju
dërgojmë shumë të fala të përzemërta, unë e bashkëshortja, si në familjen tënde
dhe në atë të babit:
Nga: Murat Gecaj
Tiranë, 29 qershor 2014
Nga Brunilda Mara
I nderuar miku babit tim Profesor Murat Gecaj, !
Ju
falnderoj për letrën humane prindërore që më dërguat. Sigurisht edhe unë ju
vlerësoj , respektoj e konsiderojë së babin tim të shtrenjtë që ju e keni mik e
kaluar mikut, sepse miqësia provohet në ditë të vështira. Ashtu si më ka thënë
mami im ,kur babi ishte i shtruar në spitalin gjermanë në Tiranë, ju i nderuar
mik i vërtetë pa interesa përfituese shkonit çdo ditë për ta takuar në spital ,
ju rridhnin edhe lotë ,gjë që dëshmonë se jeni me vlera të larta shpirtërore.
Edhe babi im ju vlerëson e respekton me dashuri të pastër njerzore kujton me mall.
Bota shpirtërore është pasuri më e madhe se sa pasuria materiale,sepse edhe kur
largohesh nga jeta ,pasurinë materiale nuk e merr me vete, por shpirti hyjnorë
tek i madhi Zot.
Faleminderit
për vlerësimet që keni shkruar në letër për personalitetin tim, të cilin me
edukatën e familjes time të shtrenjtë e kam formuar në atdheun tim duke
përvetësuar gjuhën e bukur shqipe, e cila është palca e shtyllës kurrizore e
kombit shqiptar sepse një komb kur humbet gjuhën po thuaj ka vdekur. Në atdheun
tim u bëra 20 vjeçe, u arsimova atje kam fëmininë e adoleshentën shkollore, të
cilat i ruaj në botën time shpirtërore. Atdheu im është pasuri që nuk
shkëmbehet me asgjë në këtë botë të trazuar. Kur largohesh nga atdheu e ndjen
më shumë mugesën e tij, e mbartë me vete me shpirtë kudo qëtë shkosh,sepse nuk
mund të duash atdhe tjetër. Mund të marrës nënshtetësi tjetër por kombësia
shqiptare është e përjetshme në zemrat tona.Babi është në proçes biopsie që
zgjatë një vit, me një rregjim të rreptë higjene, me ushqim të përcaktuar nga
spitali, sepse disa ilaçe shkaktojnë dëmtime anësore, si sëmundjen e
diabetit.
Bashkë me bashkshortin tim mjek
kirurg kujdesemi për përmirësimin e shëndetit të tij, por sidomos për
proçedurat e biopsisë që bëhen në laboratorin modern të spitalit këtu në New
York, që janë proçedura të rëndësishme për të mos lejojë që organizmi të
kundërshtoj dhe mohoj trasplantin. E fituam betejën me trasplantin por beteja
vazhdon duke treguar kujdes sipas këshillave të mjekëve, të cilët periodikisht
kontrollojnë me biopsi e analiza gjaku gjendjen shëndetsore të babit dhe
ndryshojnë ilaçet të cilat na i sjellin në shtëpi farmacitë falas. Shërbimi
mjeksor me siguracion është falas, në 10 muaj babit kirurgët e spitalit
amerikanë i bënë dy operacione shumë të vështira ,të cilat me lutjet tuaja, të
miqëve dhe lutjeve tona, Zoti na ndihmoi duke rilindur jetën e babit tim të
shtrenjtë.
Faleminderit për këshillat tuaja për të
mos lejuar që babi të sforcohet e lodhet duke shkruar librin,për të cilin do
shkruhet pas një viti, kur të jetë konsoliduar shëndeti babit.
Ju dërgojë përshëndetjet më të
sinqerta familjes tuaj, juve mik e vëlla i babit tim. Ju uroj shëndetë e gëzime
në familje. Të jetoni sa më gjatë për të gëzuar jetën e mbesë Dorela dhe të
fëmijëve të tjerë të fëmijëve tuaj të shtrenjtë.
Ju përqafoj nga larg si prindin tim të
respektuar. Edhe një herë faleminderit për letrën prindërore që më dërguat, e
cila më solli shumë emocione gëzimi
Me respekt si vajza juaj
Brunilda Qatip Mara
New York 29 qershor
2014
Qatip Mara
New York 29 gusht 2014
No comments:
Post a Comment