Drita Lushi
LARG KONTINENTIT, NËPER UDHË TË
KALTRA
Udhëpërshkrime vere.
NGA DRITA LUSHI
Vjet,
teksa pushoja në Sarandë, shihja e heshtur dritat e Korfuzit, ishullit aq afër
dhe aq larg(dikur) për shqiptarët e buzëdetit. Gjithnjë me grishte dëshira që
ta prekja atë ishull..I premtova vetes që do ta vizitoja patjetër.
Kështu,vendosëm
së bashku me familjen, që të pushonim disa ditë në Korfuz, dhe zgjodhëm për këtë fillimgushtin.
Nisim
rrugëtimin drejt Gjirokastrës e prej andej,drejt pikës kufitare të Kakavijës. Rradha e gjatë
në kufi, dhe temperaturat e larta na
bënin që shpesh të humbnim durimin, por
gjithsesi ne vazhduam.Pasi kalojmë doganën, nisim rrugën drejt Janinës Atë, e kisha vizituar edhe më parë,por këtë herë Janinën do ta
linim në të majtë për të mbërritur në Igumenicë dhe prej andej ne port.
Rruga
ishte e gjatë, dhe ishte hera e parë që e shkelnim( në terrritorin grek).
Megjithse shumë orë udhëtim, përsëri kurioziteti për të parë e për të ndjerë
pak aventurë dhe liri pushimesh larg përditshmërisë thuajse të njëjtë, bëri që
të mos e ndjenim lodhjen.
Në
Igumenic mbërrijmë në 15.15 thuajse
fiks me tragetin që do të na çonte në ishull.
Të gjitha
gjërat atë ditë për çudi,po i bënim në limitet kohore, dhe kjo na jepte një
ndjesi të veçantë aventure, drejt një ishulli që se kishim shkelur kurrë, duke
lënë pas Kontinentin!
Pamja nga
trageti ka ndjesitë e veta individuale që më shumë përjetohen sesa mund të
shpjegohen apo shprehen. Udhëton nëpër blu-në e qielldetit dhe zhytesh në mendime dhe imagjinatë ku humb
dhe harron të këmbesh fjalë me bashkëudhëtuesit. Por, sapo syri kap ishullin dhe konturet e tij të lashta,
jam e sigurt qe çdokush thotë pa u menduar :Sa bukur!
I
themi “mirdita”vendit ku kroçierat
gjigande, tragetet, anijet, skafet, avionet e barkat që të vijnë aq afër, të
ftojnë drejt një mikrobote të re dhe të bukur.
Lashtësia
dhe qytetërimi sapo lëmë portin, të ftojnë drejt njohjeve, të vërtetave të
tanishme dhe të fshehtave shekullore. Ullinjtë si pleq të moçëm të ftojnë në
një paqe të sigurtë ndërsa je e rrethuar e tëra
nga blu, dhe kaltërsi.
Një
ishull me sipërfaqe mbi 300 km katror,
në të cilin më i spikaturi është turizmi.
Personalisht,
pushimet s’i kam parë asnjëherë si ngujim në një vend, por si lëvizje,
kuriozitet, zhbirim, njohje.
Nëse do
të ndihesh si vendasit, të mësosh si jetohet, si shpenzohet, si pushohet , si
psoniset, si shëtitet, duhet marrë një
shtëpi me qera; Këtë bëmë dhe ne.
Ky, ështe
një komoditet që të fton në privatësi dhe qetësi, por nisur nga ana ekonomike
për shqiptarët është shtrenjtë.
Nje hartë
të bënte mjaft punë, por dhe një çift shqiptar që jetonte prej 22 vitesh në
ishull e që i njohëm atje, ishin orjetuesit tanë në dëshirën për të parë të
veçantat e ishullit.
Një
pasdite ia kushtuam vajtjes në Perithia, një fshat i lashte vendosur në një
pikë të lartë të ishullit, ku mund të
vizitoje fshatin e vjetër dhe shtatë kisha që datonin me mbishkrime rreth
shekullit të 17-të.Kjo ishte një ndër gjërat
qe s’duhej lënë të të ikte pa e parë. Gjithmonë kam menduar që pa njohur të
kaluarën e një vendi, nuk mund të kuptosh të tashmen e tij, atë që zhvillohet
dhe ekzsiton në atë vend.
Vizita
në kalanë e qytetit, ose qytetin e
vjetër sic thuhej ndryshe,ishte plani i një dite të tërë.
Veç
antikitetit, aty gjeje një universitet artesh, bibliotekë dhe barkafe; Në një
fare mënyre ishte si një ndërlidhje ose vazhdim i lashtësisë me të sotmen.
Pastaj,kalojmë
në këmbë dhe qytetin e sotshëm ku dyndja
e turistëve ishte masive e të mendosh që temperaturat ishin shumë të larta.
Megjthatë çdo gjë ka vendin e saj. Në humanët, nuk tërhiqemi para asgjëje, kur
duam ta bëjmë një gjë e bëjmë dhe pikë.Duke kaluar nëpër rrugicat e qytetit të
zhurmshëm herë herë më bëhej se isha në rrugicat e Venecias. Ishte thuajse i
njëjti stil ndërtimi.Vendasit thonin se edhe ullinjtë në ishull i kishin
mbjellë italjanët.
Nuk
harrojmë të kujtoj-më që kemi vajtur edhe për të shijuar detin dhe diellin, për
të dalë në psonisje në shijim e drekave dhe ushqimeve të ndryshme.
Një festë
e veçantë ishte ajo që bëhej në zonën ku ishim vendosur ne,nën ritmin e
muzikës, këngëve, valleve në rrugë dhe servirjes së ushqimeve në ambjent
buzëdetit, ku mes fishekëzjarresh pritej kthimi i anijeve dhe peshkatarëve.Nuk
e mësova plotësisht se cili ishte simboli i k saj feste, por natyrisht u
përfshimë bukur në të.
Festa të
tilla, bëheshin thuajse çdo javë në zona e fshatra të afërt.
Ditët
lëviznin me shumë shpejtësi.
Mëngjeset
zbardhin të paqta. Eshtë momenti më i bukur per tu ndjerë dhe për ta ndjerë
fillimin e një dite; Veç dallgët e detit që e kemi komshi dhe karshi, dëgjohen
të lehta a thua se dhe ato janë në zgjim
dhe, fëshfërijnë fjalë të qeta nga frika
se mos zgjojnë banorët e turistët.
Zgjimi në
ishull është i vonë ndryshe nga ne shqiptarët që zgjohemi herët me shëtitjet buzëdetit, me
lokalet që hapen herët e mund të pish kafenë qysh orët e para të agut.
E
rrethuar nga ullinjtë dhe deti, ndihesh në një mbretëri të paqtë të një ishulli
të lashtë.
Hotelet
kanë dyndje turistësh dhe janë shumë më lirë se shtëpitë e zonës, nëse prenotohen në formë paketash.
Ishulli
ka gjire të bukur, det të pastër, ka rërë, ka privatësi ndihesh lirshëm dhe
qetë.Është një ishull i pastër dhe ullinjtë i japin një gjelbërim të bukur në
sintoni me blunë e detit dhe kaltërsinë e qiellit.
Me ato
ç’ka pashë them se edhe aty ndihej kriza që ka përfshirë Greqinë dhe shtete të
tjerë evropianë. Nuk ka nevojë për gjera të mëdha, që ta kuptosh këtë. Këtu
nisem nga mungesa e mirëmbajtjes së shumë objekteve apo vendeve që ishin në
varësi të shtetit. Gjithsesi për mua dhe çdo njeri, duhen përvojat, udhëtimet,
eksperiencat…
Por….
Eshte
mëse e vërtetë shprehja, që “gjërat e bukura i kemi çdoherë afër nesh, mjat’të
kemi dëshirë t’i shohim”
Bregdeti
shqiptar ka plazhe vërtet shumëëë të bukur, dete e brigje mahnitës, për të
cilët kam shkruar me shumë dëshirë e dashuri. Mund të mungojnë gjëra të vogla,
por kurrsesi s’do ti ndërroja me tjetër…
No comments:
Post a Comment