Sadulla Zendeli Daja
SHKOLLA SHQIPE ËSHTË VATRA E
SHENJTË E SHPIRTIT TONË
Gjatë dhe pas luftërave çlirimtare
për shpëtim nga diktatura pansllaviste, shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami
të reja, duke iu lutur Perëndisë për shpëtim nga ferri. Me paratë e
mërgimtarëve tanë të destinuara për armatim, kishat islamike shqiptare kanë
mbirë si këpurdhat pas shiut, gjithandej në Kosovë e Maqedoni. Këta
”intelektualë” posedojnë autoritet tek fanatikët tanë dhe kamarila shoviniste
sllavo-maqedone. Demokraci e hyrë në varr për së gjalli! Që nga Tetova deri në
Gostivar, kemi më shumë xhami se sa shkolla, katakombe turko-arabe që janë
investuar me miliona euro! Ku janë shkollat shqipe, more matrapazë? Këta janë
duke bërë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës shqipe, një nga tre
gjuhët më të vjetra të botës, paralelisht me greqishten dhe armenishten.
Nga Sadulla Zendeli Daja (Suedi)
Unë jam
lutur që nga fëmijëria e deri më sot, i moshuar, dhe vazhdoj t’i lutem Zotit.
Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë, por jo të shpojnë me bajoneta ose të
ekzekutojnë apo vajtojnë që të të duan vetëm kur je i vdekur! Thonë se me
aktivitetin tim që bëj për mërgimtarët tanë qenkam njeri i madh! Thonë se
qenkam meteor që i bëj dritë mërgatës shqiptare, të cilën dashje-padashje e
pret asimilimi i pjesshëm, madje edhe ai i plotë. Prandaj Ju lus që me shkrime
të shkëlqyera të ndjekim shembujt e hebrenjve dhe të ndihmojmë mërgatën tonë!
Vendlindja
ime ishte e okupuar nga shovinistët sllavë të cilët emigruan nga Kaukazi dhe u
instaluan në tokat Arbërore. Kur isha dhjetë vjeç, mbaj mend luftën e Dytë
Botërore. Shqiptarët luftonin kundër çdo armiku që rrezikonte trojet tona.
Babai më zgjodhi mua nga dy vëllezërit dhe një motër të filloj shkollën e
besimit islam. Më 1945-46 më tha: ”Ti biri im, do të vazhdosh shkollën e parë
shqipe që është një vatër e shenjtë në fshatin tonë”. Këtë shkollë e themeloi
një nga intelektualët e shquar shqiptarë në rrethin e Gostivarit, profesor
Ahmet Pere nga Tirana. Nuk shkoi shumë kohë dhe regjimi nacionalist sllav e
gjykoi me vdekje, dhe pastaj me 17 burg të rëndë. Në vitin 1945 Jugosllavia e
posaformuar kishte filluar një fushatë rekrutimesh me ushtarë për mbrojtjen e
një shteti artificial. Këtu do të formohej edhe Ushtria Nacional Çlirimtare
Jugosllave.
Asokohe
ishte Brigada e Shtatë Sulmuese Shqiptare me flamurin shqiptar, e cila kishte
marrë në patronazh për të ndihmuar për çlirimin e viseve shqiptare në Kosovë e
Maqedoni, për të çrobëruar edhe trojet tjera amtare. Kjo brigadë ishte një
dhunti e Zotit që do të vihet në ballë të luftës çlirimtare duke u përleshur me
ushtrine hitleriane. Ishte kjo një nga luftrat
e fundit kundër okupatorit. Nga fshati im u bashkuan në këtë betejë 22
djem të rinj, duke u shkrirë në një front në fushën e Sremit, për të luftuar
kundër ushtrisë gjermane. Bilanci ka qenë rrëshqethës: 20 djem u vranë duke
luftuar heroikisht, dhe 2 tjerë u plagosën. Jugosllavia gradualisht fillon të
forcohet. Republikat e marrin pushtetin në dorë. Gradualisht po konturohej
shteti sllav, edhepse neve nuk na lidhte asgjë me këtë racë rusofone.
Riorganizimi
i pushteteve po bënte edhe seleksionin e parë në drejtim etnik, duke na lënë të
paintegruar. Sllavët ishin kudo në organet shtetërore vendimmarëse, ku ende
edhe tani në Maqedoni, Mal të Zi, Bujanovc, Medvegjë, Preshevë dhe Çamëri, e
sundojnë padrejtësisht etninë tonë që nuk është pjesë, as e Serbisë, as e
Maqedonisë, as e Malit të Zi dhe as e Greqisë. Edhe simbolet kombëtare filluan
të cenzuroheshin. Flamuri shqiptar u ndalua. Shqiptarët jetonin duke dhënë
ryshfete ku edhe sot ky virus ballkanik vazhdon. Një gjenocit i paparë
diskriminues na ka shoqëruar sistematikisht konform sintagmës: ”Je shqiptar,
shko në Shqipëri”! ”Je turk, shko në
Turqi!” ”Je arixhi, shko në Kosovë a Shqipëri!” ”Na vjen keq, por je pakicë!”
Kjo ishte filozofia e shtetit të ri jugosllav.
Sipas
doktrinës pansllaviste, shqiptarët na qenkan turq të ardhur në trojet sllave
Sipas
doktrinës pansllaviste, shqiptarët na qenkan turq të ardhur në trojet sllave,
siç kanë trumbetuar edhe akademikët e xhindosur maqedonas në enciklopedinë e
tyre. Për këtas pseudoshkencëtarë, besimi islam na qenka dëshmi gjoja se
shqiptarët qenkan ”ardhacakë”, kurse sllavët ”autoktonë”. Gjithësesi,
shqiptarët qëndruan të fortë e të patundur në trojet e tyre Arbërore. Këta bij
shqipesh, gjithmonë i kanë dhënë përparësi kombit si pjesa më e
shëndetshme e Bashkimit Kombëtar. Besimi
fetar, si në kohë të sundimit osman, por edhe kohëve të fundit, vjen me do
aktorë`”modernë”, me do deputetë
shqipfolës e me me disa ”intelektualë” me dioptri shkurtpamëse. Këta janë
duke bërë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës shqipe, një nga tre
gjuhët më të vjetra të botës, paralelisht me greqishten dhe armenishten.
Gjatë dhe
pas luftërave çlirimtare për shpëtim nga diktatura pansllaviste, shqiptarët
filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke iu lutur Perëndisë për shpëtim nga
ferri. Me paratë e mërgimtarëve tanë të destinuara për armatim, kishat islamike
shqiptare kanë mbirë si këpurdhat pas shiut, gjithandej në Kosovë e Maqedoni.
Këta ”intelektualë” posedojnë autoritet tek fanatikët tanë dhe kamarila
shoviniste sllavo-maqedone. Demokraci e hyrë në varr për së gjalli! Që nga
Tetova deri në Gostivar, kemi më shumë xhami se sa shkolla, katakombe
turko-arabe që janë investuar me miliona euro! Ku janë shkollat shqipe, more matrapazë?
Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë, ardhmëria e
kombit tonë të shenjtë. Ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë
qylima me artizanat arab e persian. Disa liderë partiakë, kryetarë komunash dhe
disa ”intelektualë”´ të shitur, për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë
fetare të haxhiqamilizmit, vetëm e vetëm që t’i zgjedhë populli për deputetë,
një fushatë e egër pas së cilës pasojnë bajraktarizmi, nepotizmi, familiarizmi
dhe privilegje të tjera.
Pushojnë
nga puna profesionistë, njerëz të aftë e me përvojë shumëvjueçare në arsim ose
në fusha të tjera, dhe në vend të këtyre punësohen persona servilë të partisë
në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse. Këto alternativa
janë pengesë për zhvillimin e kombit. Populli shqiptar duhet të shpëtojë nga
reziku modern që i kanoset në periudhën tranzicionit nga diktatura në
demokraci. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone, të
lashtësisë së famshme iliro-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenj në shtetin
maqedon, disa liderë tanë dalin në sheshe për të pritur Iftarin, Ramazanin,
Kurban Bajramin, duke i përcjellë ma ceremoni fetare, me lodra e curle dhe
tam-tame haxhijtë në shkretëtirat e Arabisë. Festë e gëzim i madh, që nga
fshatrat e deri te sheshi kryesor i një qyteti tonë që dha gjak kundër armiqve
osmanë e sllavë.
Nuk
shkohet në Eruropë me urime e trumbetime për të vajtur në Mekë dhe Medine.
”Myslimania” ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke i zëvendësuar plisat e
badhë me do lecka (terlike) të zeza, duke kultivuar veshjet myslimane, duke
tejkaluar çdo normë nacionale, duke u bërë më katolikë se Papa, apo më Muhamed
se Muhamedi. Jo të paktë janë ata që me dy javë në Mekë si turist, merr
diplomën e pedagogut për ligjrërimin e fesë
islame. Në dasma e në mitingje dalin para flamurit kombëtar me tespitë
në dorë, duke i numëruar njëzetëetetë hazretlerët e arabistanit, duke dredhur
buzët për shenjtërinë e tyre bajate, banale dhe artificiale.
Ishudbashët
e djeshëm me shall të bardhë e zemër të zezë, e kanë zëvendësuar Tungjatjetën
me Esselamu Alejkum! Zoti qenka këshilluar me këta Mubarakë të një feje që
diskriminon femrën, që pret koka fëmijësh
pafajshëm në Siri dhe Irak. Haxhijtë armiqësohen madje edhe me të
afërmit e tyre, nëse nuk i respektojnë duke përmendur ”gradën” përpara emrave
të tyre: Haxhi Baba, Haxhi Aga, Haxhi Efendiu, Haxhi Filani dhe Haxhi Fisteku.
Këto janë refreni i përditshëm. Vajmedet për ne! Europë e mallkuar! E ke ndarë kombin shqiptar në copa dhe tani
do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Europën e
Bashkuar, sikur mos me qenë europianë. Edhepse jemi populli më i lashtë në
Europë, ç´të bëjë Europa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi: hazërxhinj
dhe çallamxhinj, porsi demebelat e Stambollit! Na falni se jo për të gjithë e
kemi fjalën.
Ishte një
absurditet në kundërshtim me arsyen e shëndoshë dhe me logjikën normale
Gjatë
rinisë sime punoja si llogaritar finaciar në sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup,
dega në Gostivar. Isha anëtar i partisë komuniste, delegat i komunës, delegat
në komitetin e PK. Pozitat i kisha goxha! Por kush na pyeste neve? Ishim vetëm në numër simbolik,
sipërfaqësor, sepse vendimet i merrnin ata. T´ju them të drejtën, kur përmed
këtë aktivitet më duket se akoma kam dhimbje në shputat e duarve duke
brohoritur e duartrokitur: Rroftë regjimi, Rroftë komunizmi, Rroftë udhëheqësia
e Shkupit dhe Beogradit, Rrofshin Lenini, Stalini, Titoja, Kolishevski,
Çubriloviqi! Mo zo më keq! Ishte një absurditet në kundërshtim me arsyen e shëndoshë
dhe me logjikën normale. Politikë e çoroditur e shantazheve të egra për të të
mposhtur, për të të përkulur dhe për të detyruar një popull të veprojë në dobi
të tjerëve.
Kur
zgjohesha në mëngjes për të shkuar në punë, para banesës rrinin 10-15 shqiptarë
që pritnin për t´i ”ndihmuar”, duke u shkruajtur lutje se do të shesin kalin,
lopën gomarin, ndonjë gjel apo pulë që e sillnin nda fshati 20-50 km., për t’i
shitur në pazar, për një kafshatë buke. Në dilemën e bashkëpunimit me
pushtuesit sllavë, largimi nga vendlindja ishte shansi i fundit dhe zgjidhja më e mirë. Zgjodha më të
mirën e të keqes. Emigrova! Pse? Sepse
ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërive të mij, të atyre që mbanin
plis të bardhë, të atyre që e donin flamurin kombëtar, të atyre që këndonin dhe
kërcenin valle shqiptare, të burgosurve politikë që për faj kishin dashurinë
për Shqipërinë. Kurse këtë nuk mundsha
ta bëj. Prandaj zgjodha më të keqen rrugë, duke emigruar nga vendi im i dashur,
nga ai vend ku çuditërisht gurët që m‘i vrisnin këmbët e zbathura, më dukeshin
më të butë se mjalta. Më dukej sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime
të shtrenjtë! Vendosa të shkoj kudoqoftë, në hënë e veç në sktërrë jo! Fati më
ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më prurë në Suedinë e largët.
Kam
prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit
tim do të realizohet. Me drojën e një emigranti të „paatdhe“ do të nisja
aventurën emigruese por me fatin e madh. Ky ishte një vrull atdhedashurije nga
dita e parë në këtë vend nordik. Që në ditën kur kam dalë nga Universiteti i
Uppsalës, kam shijuar lirinë, rendin dhe demokracinë në këtë vend. Kjo ishte drita ime e davaritur
nga mjegullat e Ballkanit. T’i ndihmoj popullit, desha, dhe ky vend m’i hapi
dyert e lirisë dhe më frymëzoi! Askush nuk të pyet se çka je dhe i cilës fe je!
Me rëndësi është njeri të jesh dhe mos të cënosh lirinë e askujt. Kur hyn në
thellësinë e shpirtit suedez, të japin fuqi idetë. Në shpirtin suedez gjen
gjëra shumë të mira. Kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira, dhe mu këtu
bëhet pikëtakimi. Po
të mos ishte Suedia, unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve
nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës
sonë dhe fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi ndikoi që të integrohem në një
shoqëri me një demokraci të lartë. Kjo më dha mundësi të shmangem nga diopria e
shkurtëpamëssisë ballkanike.
Në
ndërkohë kam studjuar edhe në Sofje, gjuhën shqipe në katedrën e prof. Thoma
Kacorit. Pastaj kam ndjekur shkencat filozofike në Uppsala të Suedisë, kurse në Borås
Shkollën e Lartë Bibliotekare, drejtimi i Biblotekave Universitare dhe
Bibliotekave të Sipërmarrjeve. Ç’më kujtojnë këto kohëra? Universiteti i
Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin bullgar, prandaj edhe m’u dha
mundësia t´i thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes pasi
diplpmova në Universitetin e Uppsalës. Enti për punësim më këshilloi të vazhdoj
një skollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova shkollën e Lartë të Bibliotekarisë
në Borås. Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në
qytetin Nybro. Këtu gjeta edhe shpirtin
bashkëatdhetarëve tanë. Ata ishin njerëz të progresit që e deshën larine
Atyre u duhej vetëm një nxitje. Ka qenë fat që unë të jem mes tyre. Ata vinin
nga Ohri, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Tetova dhe Kosova.
Çka don
të thotë të jesh përkthyes?
Të jesh
përkthyes (me gojë dhe me shkrim) për mërgimtarët shqiptarë, duhet të jesh
njeri me një kulturë të lartë, i integruar në këtë shoqëri. Për këtë ekziston
nevoja e një përvoje të gjatë, të kesh krakter dhe diturinë që posedon, të kesh
moral dhe dinjitet, të kesh një shpirt të madh dhe të jesh vizionar. Secili që
mërgon tejmatanë brigjeve të atdheut, i ka hallet e veta shumë të mëdha. Pse?
Sepse e braktis vendlindjen, familjen, farefisin, miq e shokë. Shkulet nga një
vend ku kanë jetuar të parët e tij dhe vendoset në një cep të botës. Përkthyesi
duhet të bashkohet me shpirtin e këtij mërgimtari. Pse je shpërngulur, pse ke
lënë vendin, pse është shpërngulur madje edhe përkthyesi? Duhet ti dalësh zot
si vëlla, si shqiptar dhe si njeri. Ka patur raste kur ndonjë përkthyes ka qenë
pasiv gjatë pëkthimit, kështuqë zyrtari që ka dëgjuar ka shprehur dyshim për
këtë hallexhi që e kanë dëbuar nga vendi i tij dhe kërkon të vendoset në këtë
shtet. Madje edhe i kanë kthyer prapë, sidomos kur ishte lufta e Kosovës i
kthenin në Beograd, dhe dihej se ç´mund t’u ndodhte vëllezërive tanë në atë qendër të zezë për shqiptarët. Jo të
padobishëm janë përkthimet e librave për fëmijë, fjalorët etj. Po jap vetëm një shembull: Një libër
për fëmijë nga Fatmir Toçi e përktheva
në suedisht. Libri dha një pasqyrë të dukshme tek fëmijët suedezë, por edhe tek
fëmijët shqiptarë. Roli i shkrimtarit bëhet më i fuqishëm kur ke aftësi si
përkthyes dhe si shkrimtar.
Po me arsimin shqip si qëndron puna?
Që nga marsi i vitit 1975 kam hapur shkollat e para shqipe në Nybro, në
Emmaboda dhe në Kalmar. Erdha në mërgim, po si të flija
i qetë! Çfar të bëja për kombin tim?
Përveç profesionit si bibliotekar, u bëra edhe mësues dhe mësuesi ka detyrë të
shenjtë dhe fisnike. Prandaj, pa u vonuar bëra çmos të bëj të pamundshmen që
fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun e tyre. Si mësues nga dy orë
i shtova në katër orë. Paga mujore si shef i bibliotekave të shkollave ishte më e lartë se paga e arsimtarëve në një
diferencë goxha të madhe. Unë zgjodha të ndihmoj nxënësit shqiptarë, të përkrah
bashkëkombësit e mi hallexhi, e jo të pasurohem! Nga këta nxënës sot kanë dalë
mbi 100 intelektualë vetëm në qytetin Nybro, mbi 50 të punësuar në lëmi të
ndryshme. Mbi 40 nxënës të qytetit Kalmar kanë tashmë janë intelektualë të
shquar. Disa punojnë në institucione të ndryshme dhe disa vazhdojnë studimet.
Universiteti në Uppsala, në Sofje dhe në Borås, si dhe
katër fjalorët themelorë më morën një kohë mbi 20 vjet. Janë redaktuar nga
dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë.
Një pjesë e tyre janë botuar me financat e shtetit suedez, kurse të tjerët me
kontribute private.
Kam patur
një bashkëpunim të shkëlqyer me shtëpinë Botuese Toena në Tiranë, në disa
krijime të disa librave për fëmijë në
gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim
dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Biblioteka Mbretërore në Stockholm, nga universiteti i Sofjes dhe
nga qendrat arsimore në Borås dhe Göteborg të Suedisë. Dhe kisha marrë me vete
bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashuri këto që më dhanë guxim
për të hapur shollat e para shqipe, për të punuar pa u lodhur, për të marrë
pjesë në demonstrata dhe për të të përkrahur çështjen shqiptare, duke hartuar
fjalorë apo studime gramatikore. Pse? Sepse këto u duheshin bashkatdhatrëve
tanë. Kontakti dhe respekti i tyre më bëri shumë të fortë, edhepse për 20 vjet
isha i ndaluar të vizitoj vendlindjen time të dashur. Bashkatdhetarët janë
shtytja më e madhe që unë të punoj dhe veproj, dhe këto më bëjnë më të fortë,
pa e braktisur kurrë mallin e pashuar
për vendlindjen.
Baltiku,
Adriatiku dhe fjala shqipe në mërgim
Pas
diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë, duhej të punësohesha. Si
vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Motivi ka qenë se duke qenë larg
atdheut, mërgimtarët tanë i pret asimilimi i pjesshëm apo ai i plotë. Ajo që e
brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut, është kultivimi i
gjuhës. Mendoja se detyra e secilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve
në mërgim. Në ishullin Öland është njëra nga urat më të gjata në Europë. Këtë
vend e zgjodha duke e paramenduar si ishull shqiptar. Ky ishull më solli
frymëzime. Asokohe i pata thënë
vetëvetes: Unë do të banoj në një ishull. Shpresoj se një pikë e detit
të madh Baltik do të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujdhesa e ëndërrimeve
të mia, e Shqipërisë sime të dashur. E formulova kështu. Dhe këtu më lindën
shumë frymëzime. Këtu është jeta ime në Färjestaden (Qyteti i vaporave). Nuk
është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur
ku u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Mendoja se edhe kur do të vdes, po qe se
nuk do ketë kush të më dërgojë te varret e stërgjyshërve të mi, le të më hedhin
në detin Baltik! Valët e mërgatës do të më
dërgojnë në detin Adriatik, atje në Vlorë, në Durrës a në Sarandë, dhe
aty do të pushoj në shtipinë time të fundit. Aty do të dëgjoj fjalën shqipe,
këngën shqipe, të qeshurit e të qarët e vendasve mi.
Kontribute
konkrete për pasurimin e bibliotekave suedeze me literaturë shqiptare
Kush është pishtar i arsimit shqip në
Suedi dhe autor i fjalorit më të madh Shqip-Sudisht dhe Suedisht-Shqip? Ministria
e Arsimit dhe Kulturës së Suedisë kishte bërë një marrëveshje me shtetin
jugosllav. Në këtë marrëveshje theksohej se emigrantët nga Jugosllavia ku bënin
pjesë edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe trojeve tjera amtare, duhej që
të kishin domosdoshmërisht për fjalor atë serbo-kroatisht. Kroatët dhe
maqedonët bënë fjalorin e vetë: Svensk-Kroatisk dhe Svensk-Makedonisk. Nga kjo
u dëshpërova shumë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës
Småland në Entin për shkollim të Suedisë në Stockholm. Në bibliotekën e tyre kishte
rafte librash me emrin e shtetit respektiv. Unë nuk e njihsha Jugosllavinë si shteti im. Shkova tek
rafti i librave të shtetit shqiptar, por për fat të keq libra nuk kishte. U
mblodhëm me arsimtarët për të diskutuar
sipas planprogramit që kishim. Vendosa ti drejtohem ´Entit për shkollim` për
mungesën e librave shqipe. Në këtë institucionë më thanë se ju nuk vini nga
Shqipëria, por jeni shtetas jugosllav dhe dokumentat tuaja që ju posedoni janë
të nacionalitet jugosllav. Unë iu luta të porosisin libra shqip që të vihen në
raftin e librave të shtetit tim, Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako
me libra shqip, natyrisht pa karakter politik.
Pas një
muaji kërkova të takohem me drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin
e Fjalorëve Lexin për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën
serbokroate. U thash se gjuha shqipe ka një dallim të madh nga
serbo-kroatishtja. Dallimi është porsi gjuha suedeze me gjuhën rusishte.
Kërkova të na ndihmojnë, sepse emigrimi i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe
trojet shqiptare filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë fluturoi për në Beograd dhe u takua me udhëheqësit e
Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më tha: ” Shkova deri në Beograd, u takova dhe u thashë se Fjalori
Suedisht-Shqip në grupin e fjalorëve Lexin patjetër duhet ta bëjmë, sepse kemi
shumë shqiptarë nga Kosova, Maqedonija dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më
shikuan dhe dolën nga dera duke më lënë vetëm”. U ktheva në Suedi, bisedova me
ekspertët e grupit Lexin dhe vendosëm që fjalori Suedisht-Shqip të jetë në
pjesën e programit të gjuhëve të tjera, duke motivuar se ky fjalor është i
domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi”. Pas një konkursi të
dhënë me shkrim dhe me gojë, e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe
dhe entuziazëm ta nxjerr në dritë këtë vepër të ndaluar nga organet e
Jugosllavisë me qëllim që shqiptarët të mos kenë të drejtë në gjuhën e tyre
amtare. Kjo vepër doli në dritë. Ishte një monument shumë i rëndësishme që u
duhej bashkatdhetarëve tanë të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre shekullore. Ky
ishte fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë, Fjalori i dytë me 28.500
fjalë, Fjalori i tretë për fëmijë Shqip-Suedisht, Fjalori i katërt me 35.000
fjalë dhe 1.544 faqe botuar më 2014.
Po me kohën si qëndron puna? Për
hirë të së vërtetës koha nuk më mjafton dhe e kam të kronometruar, duke i
qëndruar me besnikëri shpërndarjes së saj. Nëse do bëja një ndarje, do të
kishte këto korniza: gjumë rreth 5-6 orë, televizor 1-2 orë, shëtitje reth 1
orë. Gjumi më kaplon nga ora 3-4 e natës. Flej deri nga ora 9-10 e ditës. Nuk
kam kohë. Koha më mungon. Jam ekonomist me profesion, por tani merrem me
shkrime. Cili ¨shtë dallimi mes asaj që kam përjetuar në Maqedoni dhe sot këtu në
Suedi? Që të integrohem në shoqërinë suedeze kam frekuentuar një kurs prej 8ë
muajsh në Universitetin e Lundit. Studiova terminologjinë e ekonomisë suedeze.
Shkrimet publicistike ma shtojnë jetën, sepse kjo ndikon që të çlirohem nga ajo
që më ka munduar në vendlindje. Nuk mund ta harroj vjeshtën e përgjakur të
vitit 1945. Kalonim Vardarin e turbullt duke na shtyrë me bajoneta. Isha 10
vjeç asokohe. Urën e Vardarit e kishin zënë dhe ne duhej të kalonim në anën
tjetër duke e vënë jetën në rezik. Një shkrimtar, një publicist, një
leksikolog, kërkon të jetë për gjithëçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht
me natyrën e profesionit, e pse jo, edhe të personit. Si duket Daja sot?
Mos
infekto fëmijët që janë ardhmëria e një kombi!
I urtë i
sjellshëm, komunikues, pa komplekse. Kam humor dhe e adhuroj humorin. Nuk jam
xheloz dhe nuk kam zili, edhe nëse dikush shpreh të pavërtetën vetëm e dëgjoj,
pa e kundërshtuar. Nuk e shikoj të arsyeshme të këshilloj një të ritur. Një
fjalë e urtë popullore thotë: ”Qenin nuk mund ta mësosh të ulet kurr është i
rritur”. Prandaj, duke shijuar moralin e kësaj thënieje, e shikoj të
paarsyeshme të merrem me kundërshtime. Ekuivalenca do të ishte sikur arsimtari
t’u thoshte nxënësve: ”Të dashur nxënës! Të keni kujdes nga lugati!” Lugetërit
ekzisojnë! Kemi 28 profetër që janë të dashurit e Perëndisë, e disa nga këta
kanë biseduar me Perëndinë”. Dhe këto fjalë janë më të vjetra se sa shkenca,
sepse feja është më e vjetër se shkenca!
Eh! Këtë e shikoj si ”shkencë” e shkatërrimit të një kombi. Perëndija na
ka në dorë. Armiku bën punët e veta në vendin tonë! Këshillat e mija janë: Beso
për vete! Mos e tepro! Mos infekto të tjerët, sidomos fëmijët që janë ardhmëria
e një kombi! Unë kur emigrova në Suedi, të metat ballkanike i futa në një thes
të zi dhe e mbylla hermetikisht thesin. Po ta hap këtë thes, do ta infektojë
një lagje, një fshat apo një qytet. Si e
ndjen Daja veten veten si poet, si
shkrimtar, si publicist dhe si përkthyes në mërgim?
Jam i
gëzuar që pata mundësi të bëj sadopak për bashkëkombësit e mi dhe nxënësit e mi
brenda 50 vitesh. Jam i gëzuar që bëra 4 fjalor suedisht-shqip dhe
shqip-suedisht, të cilët ishin të ndaluar nga shteti Jugosllav, me motivin se
shqiptarët janë dygjuhësorë. Publicistikën që kam shkruar më ka shëruar dhe më
ka bërë që të ndihem mirë. Libri im i parë me poezi më jep kurajo të vazhdoj të
shkruajë edhe poezi. Nëse dal nga modestia, për hirë të së vërtetës, është
pritur më shumë se mirë në Panairin e Librit e 14-të në Tiranë, si nga kritika
ashtu edhe nga lexuesi, madje edhe shtypi periodik i kushtoi një vëmendje të
posaçme vëllimit poetik ”Ditari i dimbjeve”. Por edhe unë u ndjeva i vlerësuar
kur e përditshmja ”Republika” që më ka dhënë një vlerësim si krijues, si dhe
për kontributin në hapjen e shkollës shqipe. Ja pra se si vlerësohet
patriotizmi në një gazetë prestigjioze! Shkrimet publicistike janë koha kur kam
qenë 10 vjeç. Kam shkruar atë që e kam përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për
dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku pansllavist që e okupoi vendin tonë.
Sjellja e tyre ka qenë tejet brutale ndaj një populli të tërë që për ”faj”
kishin vetëm krenarinë shqiptare.
Çka duhet
bërë më tej për shpëtimin e shpirtit shqiptar? Situata dikton të ndihmojmë
Kosovën dhe trojet tona amtare. Këtu qëndron thelbi. Në Shqipëri, Kosovë dhe
trojet tona të ndara, duhet një ndihmë e veçantë. Këtë ndihmë mund ta sigurojmë
ne të gjithë, në atdhe dhe në mërgim. Të stimulohen arsimtarët (liderët e
kombit), për një ndihmë gjithëshqiptare, më e gjerë dhe më konkrete. Duhet të
edukohemi për atë që është shqiptare. Most a keqpërdorim atë që e kemi në dorë!
Mos të keqpërdoret atdheu për ideologji fetare, për pasuri personale etj. Kombi
vjen mbi të gjitha. Inkompetenca dhe
korrupsioni duhet të likuidohen e të ndëshkohen. Të marrim shembull nga
Perëndimi, sidomos nga vendet nordike. Përse ata kanë më pak se ne korrupsion?
Një deklaratë financiare për të ardhurat vjetore parashtron pyetjen: Tepricën
ku e ke marrë? Si mund të justifikosh të pasurinë e fituar pa djersë? Kam drojë
se do ta hidhërojmë Europën dhe miqtë tanë amerikanë, dhe atëherë do të bëhemi
skllevër të ri në robërinë e vjetër!´Duke huazuar shembujt e perëndimit, do të
jemi të zotët të ndërtojmë vendin tonë dhe trojet tona që janë në mjerim.
Ardhmëria
jonë tashmë është në Europë
Duke qenë
progresiv për edukimin, zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit shqiptar, do ta
ndërtojmë atdheun që nuk kemi patur mundësi ta ndërtojmë. Të ardhurat e trojeve
tona i kanë dhe i shfrytëzojnë okupatorët. Kështu do të dalim pa pengesa në Europën
e Bashkuar. Ardhmëria jonë tashmë është në Europë. Fëmijët tanë duhet t’i
afrohen Europës. Nuk duhet t’i tregojmë Europës se sa fetarë të mëdhenj jemi
ne. Duhet të tregojmë se sa të aftë jemi. Kjo do të bëhet kur ne do të lirohemi
nga ajo që na ka penguar dhe ende na pengon. Shkolla duhet të ketë vendin e
vet. Besimi fetar të ketë vendin e vet. Këto dy fenomene nuk janë të barabartë.
Po të vazhdojmë kështu si jemi, do
të mbesim pas të tjerëve, dhe kjo do të na kushtojë kohë. Shqiptarët nuk kanë
nevojë për nxitje fetare që shkon në dëm të shenjtërisë nacionale. Po qe se i japim prioritet
fanatizmit fetar, atëherë një okupim i ri na pret. Tërë jeta na shkoi me
okupime, që nga pushtimi osman e deri te ai pansllavist. Po nuk u zgjuam sot, do tu lëmë
gjeneratës sonë të shenjtë një pengesë të madhe dhe të pashërueshme. Shqiptarët
tashmë janë të bashkuar. Ne kemi dy shtete në Ballkan: Shqipërinë dhe Kosovën.
Kosova
është Shqipëri. Shqiptarët e Maqedonisë shqiptare janë Shqipëri. Shqiptarët e
Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës janë shqiptarët e Shqipërisë. Shqiptarët e
Malit Zi janë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Çamërisë dhe Çamëria
është Shqipëri. Bashkimi i partive politike shqiptare në Maqedoni, Kosovë,
Shqipëri, Mal të Zi, Medvegjë, Bujanovcë dhe Preshevë i bashkon këto troje
shqiptare të shkëputura nga shteti amë, Shqipëri. Po të jenë të bashkuar kombëtarisht,
do të zgjidhet çështja e shqiptarëve të ndarë nga shteti amë. Do ta çojnë
popullin shqiptar në rradhë të integrimit të Europës së bashkuar. Do të rritet
prodhimtaria nacionale. Duke qenë i bashkuar, do të zgjedhin njerëz të aftë.
Primare të jetë kombi e jo ideologjia fetare, sepse atëherë shqiptarët do të
dalin nga kriza që e mundon kombin tonë me vite. Atëherë kombi shqiptar do të
jetë 15 milonë në Ballkan. Nuk mund të bëhemi të fortë duke ndërtuar xhami dhe
kisha. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar. Kur jemi një, të sinqertë dhe
kombëtarë, atëherë jemi fitimtarët e këtij shekulli. Po si t´i bashkojmë këta liderë kaq
të mëdhenj që populli i ka votuar? Në Suedi më pak bisedojnë për zhvillimin e
partisë. Ata propozojnë ligje, alternativë në interes të popullit në tërësi, pa
marrë parasysh se cila parti propozon, vetëm të jetë në favor të popullit në
tërësi dhe buxhetit të shtetit. Kur është fjala e popullit, suedezët janë
nacionalistë të betuar për shtetin dhe kombin e vet. Nuk vrapojnë të ia marrin
atij tjetrit. Ata mbrojnë të veten dhe nuk e përvetësojnë pasurinë e tjetrit.
Në Suedi
”nuk e ruan shtetin policia”, por shtetin e ruan populli, e ruajnë të gjithë
partitë politike të zgjedhura nga populli. Në votimet e muajit janar më 2012,
Partia Socialdemokrate ishte në prag të zgjedhjeve për liderin e kësaj partie,
por për një gabim të vogël në një faturë udhëtimi me veturën e vet private, e quajtën
si keqpërdorim paratë e shtetit, nuk e votuan si lider të kësaj partie, por e
votuan një tjetër. Kur është fjala për komb, suedezët janë të gjithë për
kombin, jo 30 a 50 a 70%, por ata janë 100% për kombin. Përse ne nuk mund të
marrim disa gjëra të mira nga shteti suedez, danez, novegjez apo finlandez?
Partitë tona janë gjithashtu kombëtare, por fatkeqësihst shumica duan të bëhen
deputetë, kryetarë shteti, shefa departamentesh, vetëm për të zënë vend në
Parlament, edhepse diturinë e kanë të kufizuar. Kur Parlamenti do të ketë shqiptarë të zotë dhe të bashkuar,
atëherë do të fillojnë të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve. Për shembull në
Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit është e pazgjedhur. Po të jemi të bashkuar, do të
zgjidhen toponimet të emërtuara nga okupimi i Bullgarisë së vjetër, apo nga ai
i mbretërive të Serbisë e Jugosllavisë. Shqiptarët janë përgjegjeës për
armiqësinë e tyre mes partive politike. Papjekuria, servilizmi, korrupsioni dhe
shantazhit politik. Klerikët fetarë janë përgjegjës për ideologjinë e tyre
destruktive, duke i dhënë përparësi çështjes fetare e jo asaj nacionale.
Populli është i pafajshëm. Historia dhe gjaku i dëshmorve do t´i dënojë. Çka të mundon, çka të pengon dhe çka të
gëzon, më pyet një bashkatdhetar.
• Më
mundon fakti pse kombi shqiptar që jeton në trojet e veta etnike nuk është i
barabartë për të drejtat elementare (në Maqedoni, Serbi dhe Greqi)
• Më
mundon fakti se ajo që është e imja ma marrin të tjerët.
• Më
mundon diskriminimi, padrejtësia, barazimi ekonomik, korrupsioni dhe shantazhi
i egër politik kundër popullit shqiptar.
• Më
mundojnë ata që deri dje ishin pa histori, pa gjuhë dhe pa shtet, dhe më 1945
formuan shtetin me ndihmën e shqiptarëve, kurse tani shqiptarët nuk janë të
barabartë me shtetasit maqedonë. Pse?
• Më
mundojnë shqiptarët në Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë pse nuk janë të barabart
me serbët.
• Më
mundon diskriminimi i popullit çam me troje të okupuara nga grekët dhe pa të
drejtën elementare për liri dhe progres kulturor dhe kombëtar.
• Më
mundon besimi fetar i tepruar dhe liria e femrës shqiptare, e cila është
edukatore e gjeneratës së re e ardhmërisë së kombit tonë të bekuar.
• Më
mundojnë kungujt tanë që i shkelin traditat dhe zakonet shqiptare, që i kanë
zëvendësuar ato me traditat e huaja, qofshin ato gjermane apo amerikane apo
turko-arabe, duke i mohuar traditat autoktone shqiptare.
• Më
mundon Marrëveshja e pazgjidhur e Ohrit. Përse?
•
Shqipëria dhe Kosova duhet të ndihmojnë për të drejtat e shqiptarëve në
Maqedoni, në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë. Shqipëria dhe Kosova duhet t’u
ndihmojnë shqiptarëve në Mal Zi dhe Greqi.
• Duhet
të realizohet modeli i të drejtave të pakicave, porsi si në Kosovë ku 8% pakicat janë të barabarta me popullin
shqiptar (92%). Pse nuk mund ta kenë këtë model edhe shqiptarët që jetojnë në
trojet e tyre etnike të ndara nga shteti amë?!
• Jam i
lumtur se shqiptarët kanë arritur, por jo aq sa duhet,
No comments:
Post a Comment