Sokol Demaku
NË BORÅS TË
SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”
Poezia ka veti
dhe aftësi të mrekullueshme për të
shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak
rreshta.
Në një atmosferë
madhështore në qytetin Borås të Suedisë në organizim të Qednrës Kulturore
Shqiptare Migjeni nga ky qytet dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptar në Suedi ”Papap Klemnti XI” Albani për herë të tretë me radhë u mbajt
Festivali i poezisë ”Sofra poetike Borås 2015”.
Të prnanishëm
anëtar të QKSH ”Migjeni”, anëtar të ShShASh në Suedi, poetë, poete, miq suedez,
anëtare të shoqatave kulturore shqiptare si motra të QKSH Migjeni në Suedi,
anëtar të shoqatave suedeze që kanë miqësi dhe bashkëpunim me QKSH Migjeni,
albanologu i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick, poetë dhe poete
nga Norvegjia, Gjermnai, Zvicra dhe peot suedez dhe shqiptar që jetojnë dhe
veprojnë në Suedi. Puntor kulturor dhe udheheqës të enteve kulturore të qytetit
Borås ku edhe e zhvillon akvitietin e vetë QKSH Migjeni.
Me fjalën e moderatorës solide dhe sharmante Saranda
Iseni filloj punën Festivali i tretë me radhë i poezisë ”Sofra poetike Borås
2015” në qendër të qyteti të textilit në Borås. Hapjen solemne të këtij
evenementi e bënë Krystari i ShShASh në Suedi Hysen Ibrahimi dhe Kryetari i
QKSH Migjeni në Borås Bahtir Latifi.
Ata në fjalën e tyre thanë se janë krenar me ate cka bejnë
për zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në mërgatë dhe se
edhe me do angazhohen në të ardhmen në këtë drejtim, ata u dëshiruan të
pranishmëve momentet ë këndshme në
shijimin e krijimeve poetike të autorëve tanë nga vendlindja dhe mërgata.
Pastaj mori
fjalen anëtari i kryesisë së QKSH Migjeni Hamit Gurguri i cili në emër të kësaj
shoqate falendertoj së pari miqt suedez
për ndihmen që japin në punën e shoqatave tona kulturore këtu dhe respetkin që
tregojnë për gjuhën dhe kulturën tonë.
Fastivalin
përshendeten edhe Erika Strömber nga Borås, Bardha Mance nga Athina, Behide
Hasani nga Zvicra një humanitare e nohur nga mergata atje, si dhe me fjalën e
tij prej albanalogu i dha ate që meriton ky manifestim peotik pra me fjalne e tij Ullmar Qvick.
Fjala e mikut të shqiptarëve në Festival Ullmar Qvick
Kära deltagare i
poesidagen ”Sofra Poetike”!
Först vill jag rikta ett varmt tack till arrangörerna för denna albanska poesidag, då framför allt till Sokol Demaku och Albanska kulturcenret Migjeni här i Borås. Jag vill också hälsa ledningen för den albanska författar- och konstnärsföreningen, med Hysen Ibrahimi som ordförande och som uppkallats efter påven Clemens XI, som hade albanskt ursprung.
Min hälsning till er alla denna poesidag anknyter till poesins egenart och den innebörd och betydelse som denna konstart har. För många år sedan läste jag om en skald under vikingatiden, som uttryckte varför han blivit diktare. Han sa med det högtidliga språk som användes för 1000 år sedan:
JAG UNDFICK SMÄRTANS GÅVA, OCH DÄRFÖR BLEV JAG SKALD. Denne okände poet för ettusen år sedan ger oss budskapet att lidandet och smärtan kan ses positivt, som en gåva, eftersom den kan förvandla det onda till något gott och vackert, till poesi.
Först vill jag rikta ett varmt tack till arrangörerna för denna albanska poesidag, då framför allt till Sokol Demaku och Albanska kulturcenret Migjeni här i Borås. Jag vill också hälsa ledningen för den albanska författar- och konstnärsföreningen, med Hysen Ibrahimi som ordförande och som uppkallats efter påven Clemens XI, som hade albanskt ursprung.
Min hälsning till er alla denna poesidag anknyter till poesins egenart och den innebörd och betydelse som denna konstart har. För många år sedan läste jag om en skald under vikingatiden, som uttryckte varför han blivit diktare. Han sa med det högtidliga språk som användes för 1000 år sedan:
JAG UNDFICK SMÄRTANS GÅVA, OCH DÄRFÖR BLEV JAG SKALD. Denne okände poet för ettusen år sedan ger oss budskapet att lidandet och smärtan kan ses positivt, som en gåva, eftersom den kan förvandla det onda till något gott och vackert, till poesi.
Den albanska
poesin har mycket smärta och likaså mycket längtan efter frihet. Därför tror
jag att denne vikingatidens nordiska poet har en samhörighet med de albanska
poeterna i våra dagar.
Smärtan över hemlandets öde, över grymma fienders dåd, över döden som drabbar hårt och skoningslöst, allt detta är ingredienser i albansk poesi. Naturligtvis finns där också kärlekslycka och optimism, men ändå inte så mycket som smärta och längtan.
Smärtan över hemlandets öde, över grymma fienders dåd, över döden som drabbar hårt och skoningslöst, allt detta är ingredienser i albansk poesi. Naturligtvis finns där också kärlekslycka och optimism, men ändå inte så mycket som smärta och längtan.
Jag undfick
smärtans gåva och därför blev jag skald. Genom tusen år talar forntidens poet
till oss.
Här finns tanken på rening och försoning genom lidandet och att smärtan förvandlas till en gåva, som kan räckas fram till nästan. Det är poesins underbara förmåga att föra fram glädje och sorg, lidande och seger till oss, ofta på några få rader. Poesin går genom årtusenden och har viktiga budskap också till nutidens människor. Jag hälsar därför med stor glädje detta initiativ att på nytt sätta den albanska kulturen och poesin e centrum för vår uppmärksamhet och hoppas att alla får en god behållning av dagen.
Här finns tanken på rening och försoning genom lidandet och att smärtan förvandlas till en gåva, som kan räckas fram till nästan. Det är poesins underbara förmåga att föra fram glädje och sorg, lidande och seger till oss, ofta på några få rader. Poesin går genom årtusenden och har viktiga budskap också till nutidens människor. Jag hälsar därför med stor glädje detta initiativ att på nytt sätta den albanska kulturen och poesin e centrum för vår uppmärksamhet och hoppas att alla får en god behållning av dagen.
Të dashur
pjesëmarrës në ditën e kulturës ”Sofra poetike”!
Së pari dua të
shpreh falënderimet e mia të ngrohta për organizimin e kësaj dite të poezisë
shqipe, në plan të parë Sokol Demakut dhe Qendrës së kulturës shqiptare
”Migjeni” këtu në Borås. Përshëndetja ime i drejtohet edhe kryesisë së Shoqatës
së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi, me në krye Hysen
Ibrahimi, shoqatë që mban emrin e Papës Klementi XI, i cili ishte me prejardhje
shqiptare.
Përshëndetja ime
për ju të gjithë në këtë ditë të poezisë është e lidhur me karakterin e poezisë
dhe me domethënien dhe kuptimin e kësaj lëmie të artit. Para shumë vitesh
lexova për një poet në kohën e Vikingëve i cili spjegoi pse ishte bërë poet. Ai
e shprehu me gjuhën solemne të përdorur para njëmijë vitesh. E MORA DHURATËN E
DHIMBJES, DHE PRA U BËRA VJERSHËTAR. Ky
poet i panjohur para një mijë vitesh na jep mesazhin se si vuajtja dhe dhimbja
mund të shihen pozitivisht si dhuratë, duke qenë se ajo mund të shndërrojë të
keqën në diçka të mirë dhe të bukur, në poezi.
Poezia shqipe ka
shumë dhimbje dhe në të njëjtën kohë shumë mall për lirinë. Për atë arsye besoj
se ky poet nordik nga koha e lashtë ka një lloj ngashjërie me poetët shqiptarë
deri në ditët tona. Dhimbja për fatin e atdheut, për krimet e armiqëve mizorë,
për vdekjen që vjen papritur dhe pa mëshirë, të gjitha këto janë pjesë
përbërëse në poezinë shqipe. Kuptohet se në këtë poezi jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe
optimizmi, prapë jo aq shumë sa dhimbja dhe malli.
E mora dhuratën
e dhimbjes, pra u bëra vjershëtar. Nga koha e lashtë na flet poeti nordik. Këtu shihet mendimi për një pastrim dhe një
pajtim përmes vuajtjes, se si shndërrrohet dhimbja në një dhuratë për ti
dorëzuar njeriut tjetër. Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe
fitore, shpeshherë në pak rreshta. Poezia kalon nepër shekuj dhe përmban
mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë. Për atë arsye mirëpres me
gëzim të madh këtë iniciativë për të futur përsëri kulturën shqipe dhe poezinë
në qendër të vëmendjes duke shpresuar që të kemi të gjithë dobi dhe kënaqësi
nga dita e Sofrës poetike.
Fetah Bahtiri
Recension
NJË ROMAN
AUTOBIOGRAFIK PLOT ME NDJENJA, EMOCIONE E PËRRMALLIM PËR VENDLINDJEN
NUHA ZULLUFI:
”LARG VENDLINDJES”, Roman, PRISHTINË, 2014
Botues: Shoqata
e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Libri roman me titullin ”Larg
vendlindjes” i kushtohet familjes së autorit, prejardhjes së saj, vendosjes si
muhaxhir në Kosovë e në Suedi, jetës së rënduar gjithnjë larg vendlindjes.
Libri fund e krye është i sajuar në
bazë të kujtimeve, mbushur me përmallim plot me travaje për vendlindjen, për
florën e faunën e saj, për gjeografinë dhe për njerëzit e saj.
Gjërat janë shtruar dhe thënë ashtu
si i ka parë syri, si i ka kuptuar mendja dhe si i ka ndier shpirti i autorit.
Në libër hasim shkrirje ndjenjash dhe
emocionesh të cilat depërtojnë me lehtësi edhe në shpirtin secilit lexues.
Prej nga lind gjithë ky frymëzim, ky
përmallim, kjo dashuri dhe kjo vuajtje kaq e madhe e autorit?
Fati jetësor deshti që familja
muhaxhire e autorit përsëri u bë muhaxhire - në Suedi, larg vendlindjes, me çka
tani edhe një herë, pra përsëri, u bë muhaxhir në vendlindje – në Koliqin dhe
Kosovën e tij të dashur. Muhaxhir në Kosovë, muhaxhir në Suedi!...
Muhaxhir një herë…
Muhaxhir dy herë!...
Muhaxhir shumë herë!...
Romani është i shkruar larg
vendlindjes, në formën e vetës së parë (unë) dhe ka karakter autobiografik.
Pra, është i mbështetur në kujtimet e autorit për ngjarjet e ndodhitë me të
cilat jeton dhe në të cilat ai ”gjen ngushëllime”, i përshkuar me mall e
përmallim për vendlindjen - Koliqin, me dashuri për atdheun, për familjen e
farefisin (sidomos për nënën dhe babain), me përshkrime edhe romantike e edhe
realiste të ngjarjeve, ambienteve e të njerëzve të vendlindjes, por edhe me
shumë tabllo të jetës muhaxhiriane në Suedi.
Naracioni në formë të një kronike për
familjen dhe vendlindjen gjatë një kohe të caktuar është një mënyrë e të
shprehurit dhe e derdhjes së kujtimeve me ngjyra artistike, të cilat librit ia
ndërtojnë vlerën dhe kriterin për t´u klasifikuar edhe në beletristikë, por më
shumë i përket publicistikës.
Romani është i pasur me figura
stilistike, me primesa të një gjuhe e nëndialekti të vendlindjes së autorit, me
shumë shprehje e fraza të bukura popullore, cilën gjuhë autori dëshiron dhe
insiston ta ruaj e ta kultivojë, karakteristika këto të cilat paraqesin një
kolorit interesant për lexuesin dhe
librit ia shtojnë vlerën. Ndërkaq, me një sistematizim më të mirë struktural
romani do të mund të ishte edhe më i suksesshëm.
Libri: “Vec një zemer”
Autor: Shuquri Sejdijaj
U vazhdua me
promovimin e librit të autorit Shuquri Sejdijaj me titull “Vec një zemer” për
të cilën foli Hysen Ibrahimi, e ku në mes tjerash ai tha se ky libër është një
në të cilin lexuesi do gjejë vendlindjen dhe mallin e autorit për te, do gjejë
idilin e vendlindjes, o do gjejë edhe ndjenjen e atdhedahsurisë dhe daurinë
ndaj vendlindjes. Eshtë një libër që lexuesi memzi pret të kaloj nga poezia në
poezi për të mbushur shpirtin me ndjnejn
e poetit.
Recension
Qibrije Hoxha
RINOJE JETËN
EDHE ATËHERË KUR TË BËHET SHTRIGË PLAKË
Të nderuar miq,
pjesëmarrës të festivalit të poezisë ”Sofra poetike Borås 2015” edhepse
fizikisht sot nuk jam me ju, sepse gjindem në Kosovë, kam nderin që të flas për
poezinë e poetes tonë Lebibe Zogiani.
Êshtë shumë e
lehtë ti lexosh dhe të ndjesh kënaqësi me poezitë e bukura të Lebibes. Êshtë
kënaqësi e jashtëzakonshme të lundrosh lehtë nëpër vargjet kuptimplota herë
herë të trazuara të poetes.
Por nuk është
aspak e lehtë që të dish të përcjellësh bukurinë e fjalës saj dhe mesazhin
tejet njerëzor të shpirtit të dlirë të Lebibes. Për ta bërë këtë me sukses
duhet të kesh bukurinë e shpirtit të saj dhe fuqinë e lapsit të saj gjë të
cilën jo të gjithë ne kemi fatin ta posedojmë.
Ajo që mua më
dha guximin që ti shkruaj këta rreshta modest për poezinë e Lebibes, është
mesazhi të cilin e përshkon mrekullueshëm me anë të poezisë RINOJE JETËN EDHE
ATËHERË KUR TË BËHET SHTRIGË PLAKË.
Ju lutem me
guximin tim sot dhe çdo ditë Qoftë edhe një ëndërrë të vetme, mos e kaloni Jepni jetë, dritë , rinone jepni shpirt Provo,
të rilindish edhe për herën e dytë Nuk
ka më bukur se të vdesësh guximshëm Kur edhe nata të bëhet dritë…! Poezia e
Lebibes nuk është vetëm shprehje e lineare e ndjenjave të saj. Ajo përcjell
mesazhe të cilat afirmojnë vlerat njerëzore. Poezitë kushtuar Nënës, Atëdheut,
Nënë Terezës, këngëtareve të kombit Nexhmije Pagarushës dhe Vaçe Zelës dhe disa
të tjera, përbajnë mesazhin e vlerave, të cilat lenë gjurmë te lexuesit,
mësojnë për vlerat dhe rëndësinë bukurisë dhe traditave kombëtare.
Êshtë kënaqësi të
njohësh dinjitetin e lartë të një femre e cila këtë dinjitet e fitoi me ”luftë”
të guximshme me vehten dhe ngadhnjen në betejat e saj. Këto mesazhe krijojnë
respekt për poeten por edhe mesojnë se
si ngadhnjehet:
Jo, nuk mund ta
falë krenarinë Më falë Nëse nuk e dua veten time
Nuk do t’më
duash as ti …………………………..
Sa herë desha të
jem ti
Nuk isha më unë
E shkurt e gjatë
Më duaj kështu
si jam
Fjala më e bukur
që ma fale
Krenari të kam,
më the atë ditë aq ëmbël
Dhuratë që e
ruaj me shumë mall…
Betejat e
Lebibes për fitoren e dinjitetit të saj ajo i pasqyron jashtëzakonisht bukur
tek poezitë: SHPRESA NUK VDES ME TY dhe DASHURIA NUK VDES ME TY. Guximshëm dhe
bukur poetja ligjëron për jetën e saj, përvojat e saja të hidhura të cilat në
vehte mbartin mesazhin shumë të fuqishëm femror apo njerëzor.
Më së bukuri,
për ruajtjen e dinjitetit, Lebibja i bën thirrje femrës, bën thirrje dhe lutet
shpirtërisht, pafundësisht që guximi të mbizotërojë shpirtin e femrës në mënyrë
që të ngadhnjejë dinjiteti i saj. Dhe këtë poetja e bën fuqishëm në poezinë e
saj TË THËRRAS ME MALLIN E GËZIMIT TËND
Të thërras me
mallin gëzimit tënd O NËNË
Vlerat themelore
të traditës tone kombëtare, që është falënderimi, poetja Lebibe Zogiani i sjell
në poezinë MIKUT ULLMAR QVICK
Dashurinë për
Atëdheun poetja e shpreh me një ngrohtësi dhe thellësi të mrekullueshme
njerëzore në poezitë:
MI MORI FJALËT
DHEMBJA, 100 VJET DESHA TË UDHËTONTE GËZIMI e tj.
Presim edhe
shumë tituj librash poetja jonë e mrekullueshme Lebibe Zogiani, sepse pa
mesazhet tua për dashurinë, për njerëzoren dhe drejtësinë ne do të mbetemi më
të etshëm, më të zbrazët dhe më të paguximshme.
Të uroj shëndet,
rrezatim të bukur të buzëqeshjes tënde, dridhjen e këndshme të zërit të të
bukur me recitimet tua të cilat na mbushin me energji, mirësi dhe dashuri!
Suksese të tjera me tituj të ri, poetja e dashur
Lebibe Zogiani!
FESTIVALI I POEZISË ”SOFRA POETIKE BORÅS 2015”
VENDIMI I JURISË
Festivalin e poezisë ”Sofra poetike
Borås 2015” e kanë organizuar bashkërtisht Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe Qendra Kulturore Shqiptare
”Migjeni”, Borås, Suedi.
Bartësit e
manifestimit kanë formuar një juri të cilës i është dhënë detyra që t´i
vlerësojë të
gjitha poezitë
konkuruese në Festival dhe t´i ndajë çmimet. Juria ka këtë përbërje:
Fetah Bahtiri,
kryetar
Xhavit Çitaku,
anëtar dhe
Bahtir Latifi,
anëtar.
Jurisë i janë dërguar të gjitha
poezitë që kanë konkuruar për çmimet. Sipas kërkesës së Jurisë, poezitë janë
dorëzuar të koduara, pra me shifra dhe juria nuk ka pasur njohuri se cilët janë
autorët e krijimeve letrare. Kështu, të gjithë autorët kanë qenë anonimë.
Ka pasur edhe ndonjë poezi pa shifër,
pa kod – me emrin e saktë të autorit, por këto poezi nuk janë marrur fare në
konsiderim për ndonjë çmim.
Juria e ka pranuar detyrën dhe
çështjen e ka shtruar me përgjegjësi të plotë dhe ka punuar shumë seriozisht,
në mënyrë vetëmohuese. Juria ka hasur në vështirësi serioze. Ka hasur në shumë
poezi tepër të bukura, shumë të suksesshme, ashtu që ka pasur vështirësi t´i
përcaktojë 4 + 4 për çmime.
Pas shumë konsultimesh të ndërsjella,
Juria ka vendosur:
Së pari, të
gjithë pjesëmarrësve që kanë konkuruar për çmime në Festivalin e poezisë ”Sofra
poetike Borås 2015” e që sot janë të pranishëm këtu në manifestim, t´u ndahet
nga një fletëfalënderimi.
Juria u shpreh
falënderime dhe respekt të veçantë për miqtë suedezë të cilët kanë konkuruar me
krijime e tyre në gjuhën suedeze dhe kështu e kanë pasuruar veprimtarinë tonë
dhe është konkretizuar një bashkëpunim i frytshëm shumëvjeçar i dy kulturave –
asaj shqiptare dhe suedeze.
Tack ska ni ha,
våra svenska vänner! Tack så mycket!
3.
SHSHASHS i ndan këto çmime:
- Çmimi i parë për peozinë më të mirë dhe 300:- kr i
ndahet autorit ”Bora 7” për
poezinë ”Vëllaut tim”. Autore
Lebibe Zogiani.
- Çmimi “Gjergj Fishta” dhe
200:- kr i ndahet autorit “Bora 8” për poezinë
“Nëse koha pret”. Autore Myrvete Almazi
- Çmimi “Lasgush Poradeci” dhe 200:- kr i ndahet autorit "Bora 28" për
poezinë “Zhgënjimi”. Autor
Bajram Muharremi
- Çmimi prej “Ali Podrimja” dhe 200:- kr. i ndahet autores Lusi
Hordvardson të poezisë në gjuhën suedeze
“Lyssna, lyssna”.
4. QKSH Migjeni i ndan këto çmime:
- Çmimi i parë për peozinë më të
mirë dhe 300:- kr i ndahet autorit “70VL44-12-W-8”për poezinë “Hapma zemrën, o nënë!” Autor Vilhelme
Vranari
- Çmimi “Naim Frashëri” dhe 200:- kr i ndahet autorit “Bora 4” për poezinë “Ik ti!...”Autor Isa Ferizi
- Çmimi “Migjeni” dhe 200:- kr i ndahet autorit “Bora 21” për poezinë ”Uuuuuu!...”Autor
Vaso Papaj
- Çmimi Azem Shkreli prej 200:- kr. i ndahet autorit Henrik Mimersson të poezisë në gjuhën suedeze “Du”.
Borås, 28.03.2015 Juria e
Fesdtivalit ”Sofra poetike Borås 2015”
No comments:
Post a Comment